SURJA 83
El Mutaffifin Mashtruesit në peshojë
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
وَيْلٌۭ لِّلْمُطَفِّفِينَ ١
Mjerë për ata që mashtrojnë (hanë) në peshë e masë,1
ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكْتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسْتَوْفُونَ ٢
të cilët, kur marrin masë (blejnë) nga njerëzit, kërkojnë ta marrin masën të plotë,2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
ata që kur blejnë nga njerëzit, duan t’u jepet plotësisht masa apo pesha,
وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ ٣
por, kur u matin apo u peshojnë atyre, u pakësojnë.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
por kur shesin vetë — u pakësojnë masën dhe peshën të tjerëve. E ç’do të thuhet për ata që vjedhin hapur, që përvetësojnë mallin e njerëzve,
dhe u marrin padrejtësisht të drejtën? Vërtet, ata janë më të denjë për dënim sesa ata që thjesht mashtrojnë në matje.
أَلَا يَظُنُّ أُوْلَـٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُونَ ٤
A nuk mendojnë këta, se do të ringjallen,4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
A nuk besojnë këta mashtrues se Allahu do t’i ringjallë dhe do t’i marrë në llogari për veprat e tyre
لِيَوْمٍ عَظِيمٍۢ ٥
në një Ditë madhështore,5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
në atë Ditë madhështore e të tmerrshme,
يَوْمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٦
Ditën, kur njerëzit do të qëndrojnë para Zotit të botëve?6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
kur njerëzit do të qëndrojnë para Zotit të botëve, të përulur e të nënshtruar, dhe do të gjykohen për çdo gjë — të madhe e të vogël?
كَلَّآ إِنَّ كِتَـٰبَ ٱلْفُجَّارِ لَفِى سِجِّينٍۢ ٧
Por, jo! Me të vërtetë, libri (caktimi) i të këqijve është në Sixhin (burg).7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Vërtet, fati dhe vendbanimi i të këqijve do të jetë në Sixhin – në burg, në një vend të ngushtë e të rëndë, në Xhehenem.
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا سِجِّينٌۭ ٨
E ç’të bën të dish se ç’është Sixhini?8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
E ç’të bën të dish se çfarë është ky Sixhin, ky burg e ky ngushtim?
كِتَـٰبٌۭ مَّرْقُومٌۭ ٩
Është një libër (caktim) i vulosur.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Ai është një burg i përhershëm dhe një dënim i dhembshëm, një vendim i shkruar dhe i caktuar për ta, që nuk shtohet as pakësohet — është i prerë dhe i pandryshueshëm.
وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ١٠
Mjerë atë Ditë, për përgënjeshtruesit,10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Një ndëshkim i ashpër do t’i godasë atë Ditë përgënjeshtruesit,
ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوْمِ ٱلدِّينِ ١١
ata që e mohojnë Ditën e Gjykimit.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
ata që mohojnë Ditën e Shpërblimit dhe të Llogarisë.
وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ ١٢
E atë Ditë, nuk e mohon askush, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi,12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Dhe nuk e mohon atë Ditë, veçse një njeri mizor dhe mëkatar i madh, që shkel çdo kufi të Allahut,
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَـٰتُنَا قَالَ أَسَـٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ ١٣
të cilëve, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të të parëve!”13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
të cilit, kur i lexohen ajetet e Kuranit, thotë me përçmim: “Këto janë përralla të të parëve!”
كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ يَكْسِبُونَ ١٤
Por, jo! Në fakt, në zemrat e tyre është bërë një mbulesë, për shkak të veprave të këqia që bënin.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Jo, nuk është siç pretendojnë ata! Kjo është Fjala e Allahut dhe Shpallja e Tij dërguar Profetit të Tij ﷺ. Por mëkatet e shumta që kanë bërë u kanë mbuluar zemrat, duke i penguar të besojnë dhe të pranojnë të vërtetën.
كَلَّآ إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍۢ لَّمَحْجُوبُونَ ١٥
Por, jo! Atë Ditë, ata do të jenë të penguar nga shikimi i Zotit të tyre,15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Jo, nuk është siç mendojnë jobesimtarët — ata në Ditën e Gjykimit do të jenë të privuar nga shikimi i Zotit të tyre të Madhëruar. (Ky ajet tregon se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në Xhenet).
ثُمَّ إِنَّهُمْ لَصَالُواْ ٱلْجَحِيمِ ١٦
pastaj, me siguri, do të hidhen në Zjarr,16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Pastaj ata do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit, ku do të përjetojnë nxehtësinë dhe vuajtjen e tij,
ثُمَّ يُقَالُ هَـٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ١٧
pastaj do t’u thuhet: “Ky është ai, që ju e përgënjeshtronit.”17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
dhe do t’u thuhet: “Ky është Zjarri dhe dënimi që ju e mohonit në botën e mëparshme.”
كَلَّآ إِنَّ كِتَـٰبَ ٱلْأَبْرَارِ لَفِى عِلِّيِّينَ ١٨
Por, jo! Me të vërtetë, libri (caktimi) i të drejtëve është në ‘Il-lijjin’ (lartësi).18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Vërtet, libri i të drejtëve — që janë të devotshmit — do të jetë në shkallët më të larta të Xhenetit.
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ ١٩
E ç’të bën të dish, se ç’është ‘Il-lijjin’?19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
E ç’të bën të dish, o i Dërguar, se çfarë janë këto shkallë të larta e të nderuara?
كِتَـٰبٌۭ مَّرْقُومٌۭ ٢٠
Është një libër (caktim) i vulosur.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Ky libër e aktim i të mirëve është i shkruar përfundimisht, nuk shtohet as nuk pakësohet prej tij, e ai është vendi i tyre i lartë e i nderuar në Xhenet.
يَشْهَدُهُ ٱلْمُقَرَّبُونَ ٢١
Atë e dëshmojnë të afruarit e Allahut (engjëjt).21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Atë e shikojnë dhe e dëshmojnë engjëjt e afërt te Allahu, nga çdo qiell të krijuar nga Allahu i Madhëruar.
إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ لَفِى نَعِيمٍ ٢٢
Me të vërtetë, të drejtët do të jenë në lumturi (Xhenet),22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Vërtet, ata që ishin të sinqertë dhe të bindur ndaj Allahut në dynja do të jenë në Xhenet, duke u gëzuar e kënaqur me mirësitë e tij.
عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ٢٣
të mbështetur mbi divane, do të sodisin.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Ata do të rrethohen nga nderimi, të ulur mbi shtretër të lartë e të stolisur, duke shikuar Zotin e tyre dhe mirësitë e panumërta që Ai u ka përgatitur.
تَعْرِفُ فِى وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ ٱلنَّعِيمِ ٢٤
Në fytyrat e tyre do të shihet shkëlqimi i lumturisë.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Në fytyrat e tyre do të shihet ndriçimi dhe gëzimi i begatisë.
يُسْقَوْنَ مِن رَّحِيقٍۢ مَّخْتُومٍ ٢٥
Do t’u jepet të pinë verë të pastër e të vulosur,25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Do t’u jepet të pijnë nga një verë e pastër, të derdhur në enë të përsosura,
خِتَـٰمُهُۥ مِسْكٌۭ ۚ وَفِى ذَٰلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ ٱلْمُتَنَـٰفِسُونَ ٢٦
fundi i së cilës është aromë myshku — e për këtë le të garojnë garuesit!26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
që mbyllet me aromë të mrekullueshme të miskut - Për këtë kënaqësi të përhershme, le të garojnë ata që duan të garojnë për shpërblimin Hyjnor.
وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسْنِيمٍ ٢٧
Dhe, ajo (verë) do të jetë e përzier me ujë nga “Tesnimi”,27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Kjo pije e mrekullueshme është e përzier me ujë nga një burim në Xhenet, i quajtur “Tesnim”,
عَيْنًۭا يَشْرَبُ بِهَا ٱلْمُقَرَّبُونَ ٢٨
një burim, nga i cili pinë të afërmit e Allahut.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
një burim i lartë e fisnik, nga i cili pijnë engjëjt dhe të afruarit tek Allahu, duke shijuar ëmbëlsinë e tij hyjnore.
إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضْحَكُونَ ٢٩
Me të vërtetë, ata që bënin keq, talleshin me besimtarët,29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Vërtet, ata që bënë mëkate dhe mohuan, tallenin me besimtarët në jetën e botës së kaluar.
وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ ٣٠
dhe, kur kalonin pranë tyre, i përqeshnin duke i shkelur syrin njëri-tjetrit.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Kur kalonin pranë tyre, u bënin shenja me sarkazëm e përçmim, duke i shkelur syrin njëri-tjetrit,
وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهْلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ ٣١
dhe, kur ktheheshin te familjet e tyre, argëtoheshin duke u tallur me ta,31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
dhe kur ktheheshin tek familjet e tyre, argëtoheshin duke qeshur e tallur besimtarët.
وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوٓاْ إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ ٣٢
dhe, kur i shihnin ata (besimtarët), thoshin: “Këta janë të humbur!”32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Kur këta mosbesimtarë shihnin shokët e të Dërguarit ﷺ, të cilët kishin ndjekur udhëzimin hyjnor, thoshin:“Me të vërtetë, këta janë njerëz të humbur!”
وَمَآ أُرْسِلُواْ عَلَيْهِمْ حَـٰفِظِينَ ٣٣
Por, ata nuk ishin dërguar si mbikëqyrës të tyre.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Por ata nuk qenë dërguar si mbikëqyrës mbi shokët e Profetit ﷺ, e as nuk u takonte të gjykonin bindjet e tyre.
فَٱلْيَوْمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ ٣٤
Por sot, besimtarët do të qeshin me mohuesit,34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Por atje, në Ditën e Gjykimit, besimtarët që i besuan Allahut dhe ndoqën udhëzimin e Tij do të tallen me jobesimtarët, ashtu siç ata dikur talleshin me ta në këtë botë — si shpërblim i drejtë dhe i përsosur nga Allahu.
عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ٣٥
të mbështetur mbi divanë të lartë (në Xhenet), duke soditur.35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Të mbështetur mbi divane e vende të larta të nderuara, besimtarët do të sodisin me gëzim atë që Allahu u ka dhuruar nga nderimi, mirësia dhe kënaqësitë e Xhenetit — dhe më e madhja prej të gjitha këtyre dhuratave do të jetë shikimi i Fytyrës Fisnike të Allahut të Lartësuar.
هَلْ ثُوِّبَ ٱلْكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفْعَلُونَ ٣٦
A nuk janë shpërblyer mohuesit, për atë që bënin?36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
A nuk janë shpërblyer mohuesit me ndëshkimin që përputhet plotësisht me atë që vepronin në botë — me të këqijat, gjynahet dhe padrejtësitë që kryenin?! – Sigurisht që po!





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Një ndëshkim i ashpër i pret ata që mashtrojnë e hanë në peshore e në matje,