KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 77

El Murselat Erërat e dërguara

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 50 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

77:1

وَٱلْمُرْسَلَـٰتِ عُرْفًۭا ١

(Betohem) Për të dërguarat (erërat) njëra pas tjetrës,1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Allahu i Lartësuar betohet për erërat që fryjnë njëra pas tjetrës, / ose mund të jenë për qëllim engjëjt e dërguar me erërat.

77:2

فَٱلْعَـٰصِفَـٰتِ عَصْفًۭا ٢

dhe ato që fryjnë fort,2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

dhe për erërat e forta që shpërndajnë e shkatërrojnë,

77:3

وَٱلنَّـٰشِرَٰتِ نَشْرًۭا ٣

dhe ato që shpërndajnë (re, shi, mëshirë),3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

dhe për engjëjt që janë caktuar për të lëvizur retë dhe për t’i drejtuar ato aty ku do Allahu,

77:4

فَٱلْفَـٰرِقَـٰتِ فَرْقًۭا ٤

dhe ata (engjëjt) që ndajnë saktësisht (të vërtetën nga e pavërteta),4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

dhe për engjëjt që zbresin nga Zoti me shpallje, që dallon të drejtën nga e gabuara, të lejuarën nga e ndaluara,

77:5

فَٱلْمُلْقِيَـٰتِ ذِكْرًا ٥

dhe ata që përcjellin shpalljen,5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

dhe për engjëjt që marrin shpalljen prej Allahut dhe e zbresin te profetët —

77:6

عُذْرًا أَوْ نُذْرًا ٦

- për t’i dhënë fund justifikimeve ose për paralajmërim,6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

— si një shfajësim dhe paralajmërim nga Allahu për krijesat e Tij, që të mos kenë asnjë justifikim ndaj Tij.

77:7

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٌۭ ٧

me të vërtetë, ajo që ju premtohet do të ndodhë!7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Vërtet, ajo që ju është premtuar — Dita e Kiametit me llogari e shpërblim — është e sigurt dhe do t’ju ndodhë pa asnjë dyshim.

77:8

فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتْ ٨

Kur yjet të shuhen,8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Kur yjet të shuhen e të humbasin dritën e tyre,

77:9

وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتْ ٩

dhe qielli të çahet,9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

dhe kur qielli të çahet,

77:10

وَإِذَا ٱلْجِبَالُ نُسِفَتْ ١٠

dhe malet të shpërbëhen në pluhur,10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

dhe kur malet të shpërbëhen e të shpërndahen në pluhur që e shpërndan era,

77:11

وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتْ ١١

dhe të caktohet koha për të Dërguarit (që të dëshmojnë);11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

dhe kur të dërguarve t’u caktohet një kohë për gjykim dhe dëshmi mes tyre dhe popujve të tyre,

77:12

لِأَىِّ يَوْمٍ أُجِّلَتْ ١٢

për cilën Ditë është caktuar kjo (koha e të dëshmimit të të Dërguarve)?12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

do të thuhet: “Për ç’ditë të madhe është shtyrë koha e të Dërguarve për dëshmi e gjykim?”

77:13

لِيَوْمِ ٱلْفَصْلِ ١٣

Për Ditën e Vendimit Përfundimtar (Gjykimit)!13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

— për Ditën e Vendimit Përfundimtar, Gjykimit dhe ndarjes mes krijesave.

77:14

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ١٤

E ç’të bën të dish se ç’është Dita e Vendimit Përfundimtar?14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

E ç’të bëri të dish, o njeri, se çfarë është Dita e Gjykimit dhe sa e rëndë dhe e frikshme është ajo?

77:15

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ١٥

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Mjerë mohuesit atë ditë, për shkak të përgënjeshtrimit të tyre ndaj asaj Dite të premtuar!

77:16

أَلَمْ نُهْلِكِ ٱلْأَوَّلِينَ ١٦

A nuk i shkatërruam Ne të parët?16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

A nuk i shkatërruam Ne të parët nga popujt mohues — si populli i Nuhut, i Adit dhe i Themudit — për shkak se përgënjeshtruan të Dërguarit?

77:17

ثُمَّ نُتْبِعُهُمُ ٱلْـَٔاخِرِينَ ١٧

Pastaj do të bëjmë të ndiqen edhe nga të mëvonshmit.17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Pastaj do të bëjmë që mohuesit e parë të ndiqen nga mohuesit e tjerë që erdhën pas tyre, ata që u sollën njësoj si ata në mohim dhe mosbindje.

77:18

كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِٱلْمُجْرِمِينَ ١٨

Kështu veprojmë Ne me mëkatarët.18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Ashtu siç i shkatërruam ata, do të veprojmë edhe me këta mëkatarë, mohuesit e Mekës, për shkak se përgënjeshtruan të Dërguarin ﷺ.

77:19

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ١٩

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Shkatërrim dhe dënim i ashpër në Ditën e Kiametit për çdo njeri që mohon se Allahu është i vetmi Zot i vërtetë, pa shok në hyjninë e Tij, si edhe për ata që mohojnë profetësinë, ringjalljen dhe llogarinë.

77:20

أَلَمْ نَخْلُقكُّم مِّن مَّآءٍۢ مَّهِينٍۢ ٢٠

A nuk ju kemi krijuar prej një lëngu të përçmuar,20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

A nuk ju krijuam Ne, o mohues, nga një lëng i dobët e i përbuzur — nga një pikë fare?

77:21

فَجَعَلْنَـٰهُ فِى قَرَارٍۢ مَّكِينٍ ٢١

të cilin e vendosim në një vend të sigurt (mitrën e nënës),21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Dhe Ne e vendosëm atë në një vend të sigurt, në mitrën e gruas,

77:22

إِلَىٰ قَدَرٍۢ مَّعْلُومٍۢ ٢٢

deri në një afat të caktuar?!22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

deri në një afat të caktuar dhe të ditur nga Allahu.

77:23

فَقَدَرْنَا فَنِعْمَ ٱلْقَـٰدِرُونَ ٢٣

Kështu e përcaktuam (krijimin e njeriut); Sa të Shkëlqyer jemi Ne në përcaktim!23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Kështu e përcaktuam Ne formimin, krijimin dhe nxjerrjen e njeriut në jetë; sa të Shkëlqyer e të Përsosur jemi Ne në përcaktimin dhe krijimin Tonë!

77:24

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ٢٤

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Shkatërrim dhe dënim i ashpër do të jetë në Ditën e Kiametit për ata që mohojnë fuqinë Tonë.

77:25

أَلَمْ نَجْعَلِ ٱلْأَرْضَ كِفَاتًا ٢٥

A nuk e kemi bërë Ne Tokën një vend që mban25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

A nuk e kemi bërë Ne këtë Tokë, mbi të cilën jetoni, që të mbajë

77:26

أَحْيَآءًۭ وَأَمْوَٰتًۭا ٢٦

të gjallë e të vdekur;26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

që të mbajë në sipërfaqen e saj një numër të madh të gjallësh, dhe në brendësinë e saj një numër të madh të të vdekurish?

77:27

وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ شَـٰمِخَـٰتٍۢ وَأَسْقَيْنَـٰكُم مَّآءًۭ فُرَاتًۭا ٢٧

dhe kemi vendosur në të male të larta e të patundshme; dhe ju kemi dhënë të pini ujë të ëmbël?27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Dhe a nuk vendosëm në të male të forta e të larta, që të mos lëkundet me ju? Dhe ju dhamë të pini ujë të ëmbël e të këndshëm për t’u pirë?

77:28

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ٢٨

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

Shkatërrim dhe dënim i madh do të jetë në Ditën e Kiametit për ata që mohojnë këto mirësi dhe nuk i njohin begatitë e Allahut.

77:29

ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢٩

“Ecni drejt atij (Zjarrit) që e mohonit!29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Do t’u thuhet mohuesve në Ditën e Kiametit: “Ecni drejt dënimit të Xhehenemit, të cilin e mohonit në dynja dhe talleshit me të!

77:30

ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ ظِلٍّۢ ذِى ثَلَـٰثِ شُعَبٍۢ ٣٠

Ecni drejt një hijeje me tri degë (tymi) të mëdha,30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

Ecni dhe strehohuni — nëse mundeni — nën hijen e tymit të Xhehenemit, i cili ndahet në tre degë të mëdha!

77:31

لَّا ظَلِيلٍۢ وَلَا يُغْنِى مِنَ ٱللَّهَبِ ٣١

që nuk bën hije (freskuese) dhe nuk mbron nga flaka!31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

Por ajo hije nuk do t’ju mbrojë nga vapa e as nuk do të largojë zjarrin që ju përvëlon.

77:32

إِنَّهَا تَرْمِى بِشَرَرٍۢ كَٱلْقَصْرِ ٣٢

Vërtet, ai (Zjarri) hedh shkëndija të mëdha sa kështjella,32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Vërtet, Xhehenemi do të hedhë prej vetes shkëndija gjigante, secila sa një pallat madhështor për nga madhësia dhe lartësia.

77:33

كَأَنَّهُۥ جِمَـٰلَتٌۭ صُفْرٌۭ ٣٣

sikur të ishin deve të verdha (të zeza).”33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

Dhe ato shkëndija që shpërthejnë prej Zjarrit janë si deve të zeza, që ngjajnë me ngjyrë në të verdhë nga shkëlqimi zjarrit — të frikshme dhe të zjarrta.

77:34

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ٣٤

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

Shkatërrim dhe dënim i ashpër në Ditën e Kiametit për ata që mohojnë paralajmërimet dhe kërcënimet e Allahut.

77:35

هَـٰذَا يَوْمُ لَا يَنطِقُونَ ٣٥

Kjo është Dita, kur ata nuk do të flasin,35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Kjo është Dita e Kiametit, në të cilën përgënjeshtruesit nuk do të flasin me ndonjë fjalë që t’u sjellë dobi,

77:36

وَلَا يُؤْذَنُ لَهُمْ فَيَعْتَذِرُونَ ٣٦

as nuk do t’u lejohet të arsyetohen.36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

as nuk do t’u jepet leje të flasin për t’u arsyetuar — sepse ata nuk kanë asnjë arsye që t’i justifikojë.

77:37

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ٣٧

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

Shkatërrim dhe dënim i ashpër atë Ditë për ata që mohojnë këtë ditë dhe gjithçka që ndodh në të.

77:38

هَـٰذَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ۖ جَمَعْنَـٰكُمْ وَٱلْأَوَّلِينَ ٣٨

Kjo është Dita e Vendimit Përfunditar! Ne ju kemi mbledhur ju dhe të mëparshmit.38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

Kjo është Dita në të cilën Allahu do të ndajë krijesat dhe do të dallojë të vërtetën nga e pavërteta. Ne do t’ju mbledhim në të — o mohues — së bashku me mohuesit e parë nga popujt e mëparshëm.

77:39

فَإِن كَانَ لَكُمْ كَيْدٌۭ فَكِيدُونِ ٣٩

Prandaj, nëse keni ndonjë plan (për të shpëtuar), atëherë zbatojeni atë kundër Meje!39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Nëse keni ndonjë dredhi për të shpëtuar nga dënimi, atëherë përgatitni atë dhe shpëtoni veten nga egërsia dhe hakmarrja e Allahut.

77:40

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ٤٠

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

Shkatërrim dhe dënim i madh në Ditën e Kiametit për ata që mohojnë vetë Ditën e Kiametit.

77:41

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى ظِلَـٰلٍۢ وَعُيُونٍۢ ٤١

Vërtet, ata që kanë pasur frikë (Allahun) do të jenë nën hije dhe pranë burimeve,41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

Vërtet, ata që e kanë pasur frikë Zotin e tyre në këtë botë dhe janë ruajtur nga dënimi i Tij duke iu bindur urdhrave dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, në Ditën e Kiametit do të jenë nën hijet e pemëve të dendura dhe pranë burimeve të rrjedhshme.

77:42

وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشْتَهُونَ ٤٢

ku do të kenë çdo lloj fruti që dëshirojnë.42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

Aty do të kenë fruta të shumta, nga ato që u pëlqejnë e i dëshirojnë, dhe do të kënaqen me to.

77:43

كُلُواْ وَٱشْرَبُواْ هَنِيٓـًٔۢا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ٤٣

“Hani e pini me kënaqësi, për atë që keni bërë!”43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

Do t’u thuhet: “Hani me shije dhe pini me kënaqësi, si shpërblim për veprat e mira që keni bërë në jetën e kësaj bote!”

77:44

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ٤٤

Kështu i shpërblejmë Ne ata që veprojnë mirë.44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

Me shpërblim të tillë të madh i shpërblejmë Ne ata që janë të mirë e të përkushtuar në adhurimin ndaj Nesh.

77:45

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ٤٥

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

Ndërsa përgënjeshtruesve të Ditës së Llogarisë dhe shpërblimit — me gjithë kënaqësitë dhe dënimet e saj — u përket shkatërrim dhe dënim i ashpër në Ditën e Kiametit.

77:46

كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجْرِمُونَ ٤٦

“Hani dhe kënaquni për pak kohë, se ju jeni vërtet kriminelë!”46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

Pastaj Allahu i kërcënoi mohuesit duke u thënë: “Hani nga të mirat e kësaj bote dhe kënaquni me dëshirat tuaja kalimtare për një kohë të shkurtër, sepse ju jeni vërtet kriminelë që i keni bërë shok Allahut.”

77:47

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ٤٧

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

Shkatërrim dhe dënim i ashpër në Ditën e Kiametit për ata që mohojnë Ditën e Llogarisë dhe të Shpërblimit.

77:48

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرْكَعُواْ لَا يَرْكَعُونَ ٤٨

Kur u thuhej atyre: “Përkuluni (para Allahut në namaz)!” — ata nuk përkuleshin.48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

Kur idhujtarëve u thuhej: “Faluni për Allahun dhe përkuluni para Tij!”, ata nuk përkuleshin dhe nuk faleshin, por vazhdonin me kryelartësi dhe mendjemadhësi në mohimin e tyre.

77:49

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ٤٩

Mjerë atë Ditë, për ata që përgënjeshtrojnë!49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

Shkatërrim dhe dënim i ashpër në Ditën e Kiametit për ata që mohojnë shenjat dhe argumentet e Allahut.

77:50

فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَهُۥ يُؤْمِنُونَ ٥٠

E në cilën fjalë, pas këtij (Kurani), do të besojnë?!50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

Nëse nuk besojnë në këtë Kuran, atëherë në cilin libër apo fjalë tjetër pas tij do të besojnë mohuesit e idhujtarët? Ai është libri që sqaron gjithçka, i qartë në urdhrat, gjykimet dhe tregimet e tij, dhe i mrekullueshëm në fjalët dhe kuptimet që përmban.

El Murselat · 50 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi