SURJA 60
El Mumtehine Sprovuesja
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُواْ عَدُوِّى وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَآءَ تُلْقُونَ إِلَيْهِم بِٱلْمَوَدَّةِ وَقَدْ كَفَرُواْ بِمَا جَآءَكُم مِّنَ ٱلْحَقِّ يُخْرِجُونَ ٱلرَّسُولَ وَإِيَّاكُمْ ۙ أَن تُؤْمِنُواْ بِٱللَّهِ رَبِّكُمْ إِن كُنتُمْ خَرَجْتُمْ جِهَـٰدًۭا فِى سَبِيلِى وَٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِى ۚ تُسِرُّونَ إِلَيْهِم بِٱلْمَوَدَّةِ وَأَنَا۠ أَعْلَمُ بِمَآ أَخْفَيْتُمْ وَمَآ أَعْلَنتُمْ ۚ وَمَن يَفْعَلْهُ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ ١
O besimtarë! Mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke u shprehur atyre dashuri - ndërkohë që ata e kanë mohuar të vërtetën që ju ka ardhur dhe e dëbuan të Dërguarin dhe ju, vetëm sepse besuat në Allahun, Zotin tuaj - nëse keni dalë për të luftuar në rrugën Time dhe për të kërkuar kënaqësinë Time! Ju u shprehni atyre dashuri fshehurazi, ndërkohë që Unë e di mirë atë që fshihni dhe atë që bëni haptazi. Kushdo prej jush, që e bën këtë, me siguri ka devijuar nga Rruga e Drejtë.1
إِن يَثْقَفُوكُمْ يَكُونُواْ لَكُمْ أَعْدَآءًۭ وَيَبْسُطُوٓاْ إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ وَأَلْسِنَتَهُم بِٱلسُّوٓءِ وَوَدُّواْ لَوْ تَكْفُرُونَ ٢
Nëse ata ju mposhtin, do të jenë armiqtë tuaj; do t’i zgjasin duart dhe gjuhët e tyre për t’ju dëmtuar dhe do të dëshironin që ju të mohonit (besimin).2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Nëse këta, të cilëve ju u shprehni dashuri, do t’ju kapnin, do të jenë armitë tuaj të betuar, do t’i zgjasin duart për t’ju vrarë e për t’ju marrë robër, dhe gjuhët e tyre do të jenë me ofendime dhe fyerje kundër jush; ata, në çdo rast, dëshirojnë që ju të mohoni (të bëheni si ata).
لَن تَنفَعَكُمْ أَرْحَامُكُمْ وَلَآ أَوْلَـٰدُكُمْ ۚ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ يَفْصِلُ بَيْنَكُمْ ۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌۭ ٣
As të afërmit tuaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju bëjnë dobi; në Ditën e Kiametit, Ai do të ndajë mes jush. Allahu i sheh mirë të gjitha ato që bëni.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Nuk do t’ju shërbejnë farefisnitë tuaja e as fëmijët tuaj kur ju i bëni miq (të afërm) jobesimtarët për shkak të tyre; në Ditën e Gjykimit Allahu do t’ju ndajë nga njëri-tjetri, duke futur në Xhenet ata që i janë bindur Atij dhe në Zjarr ata që e kanë kundërshtuar Atë; dhe Allahu sheh gjithçka që ju bëni, asgjë nga fjalët dhe veprat tuaja nuk i shpëton Atij.
قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌۭ فِىٓ إِبْرَٰهِيمَ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥٓ إِذْ قَالُواْ لِقَوْمِهِمْ إِنَّا بُرَءَٰٓؤُاْ مِنكُمْ وَمِمَّا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ كَفَرْنَا بِكُمْ وَبَدَا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ ٱلْعَدَٰوَةُ وَٱلْبَغْضَآءُ أَبَدًا حَتَّىٰ تُؤْمِنُواْ بِٱللَّهِ وَحْدَهُۥٓ إِلَّا قَوْلَ إِبْرَٰهِيمَ لِأَبِيهِ لَأَسْتَغْفِرَنَّ لَكَ وَمَآ أَمْلِكُ لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍۢ ۖ رَّبَّنَا عَلَيْكَ تَوَكَّلْنَا وَإِلَيْكَ أَنَبْنَا وَإِلَيْكَ ٱلْمَصِيرُ٤
Me të vërtetë, ju keni një shembull të shkëlyqer tek Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të tyre: “Ne shkëputemi plotësisht nga ju dhe nga ato që adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë, dhe mes nesh e jush është shfaqur armiqësia dhe urrejtja përgjithmonë, derisa të besoni në Allahun Një e të Vetëm.” — Përveç fjalës së Ibrahimit drejtuar babait të tij: “Me siguri do të kërkoj falje për ty, por nuk mund të të mbroj dot para Allahut nga asgjë.” (Dhe thanë:) “Zoti ynë! Tek Ti mbështetemi, tek Ti kthehemi me pendim, dhe tek Ti është kthimi i fundit.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Ju, o besimtarë, patët një shembull të shkëlqyer te Ibrahimi dhe ata që ishin me të nga besimtarët, kur u thanë popullit të tyre mohues: “Ne jemi të pakënaqur ndaj jush dhe ndaj asaj që adhuroni përveç Allahut, zotat dhe idhujt tuaj; ne ju mohojmë ju dhe e kundërshtojmë atë që jeni nga mohimi; armiqësia dhe urrejtja është e hapur mes nesh dhe jush, për sa të mbeteni në mohimin tuaj, deri sa të besoni vetëm në Një Zot.” - Por në përzgjedhjen që duhet t’i ndiqni nuk hyn lutja e Ibrahimit për babanë e tij; sepse ajo ishte para se t’i bëhej Ibrahimit e qartë se i ati ishte armik i Allahut; dhe kur atij iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Pastaj thanë: “O Zoti ynë, ne mbështetemi tek Ti, tek Ti kthehemi me pendim, dhe tek Ti do të jetë kthimi në Ditën e Gjykimit!”
رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا فِتْنَةًۭ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ وَٱغْفِرْ لَنَا رَبَّنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٥
Zoti ynë! Mos na bëj sprovë për ata që mohuan dhe na fal, o Zoti ynë! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi, i Urti.”5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për ata që mohojnë, me ndëshkimin tënd ndaj nesh, dhe mos i lejo jobesimtarët të sundojnë mbi ne duke na larguar nga feja jonë, e as të dalin fitimtarë ndaj nesh dhe për këtë të sprovohen duke thënë: “Po të ishin këta në besimin e vërtetë, nuk do t’u ndodhte ky dënim”, kështu që të shtohen në mohimin e tyre; mbulo gjynahet tona me faljen tënde, o Zoti ynë! Me të vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi që nuk mund të mposhtet, dhe i Urti në fjalët e veprat e Tij.
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِيهِمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌۭ لِّمَن كَانَ يَرْجُواْ ٱللَّهَ وَٱلْيَوْمَ ٱلْـَٔاخِرَ ۚ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ ٦
Me të vërtetë, tek ata (Ibrahimi dhe ata që ishin me të), ju keni një shembull të shkëlqyer, për këdo që shpreson tek Allahu dhe tek Dita e Fundit. E kushdo që kthen shpinën – s’ka dyshim se Allahu është i Pasuri, i Denji për çdo lavdërim.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Ju, o besimtarë, keni te Ibrahimi a.s. dhe ata që ishin me të një shembull të mirë për këdo që shpreson të mirën nga Allahu në këtë botë dhe në botën tjetër; e ai që i shmanget asaj që Allahu i ka porositur — të marrë shembull nga profetët e Tij — dhe i bën miq armiqtë e Allahut, le ta dijë se Allahu është i Pasur (i Pavarur) nga robërit e vet, i Lavdëruar në vetitë dhe atributet e Tij, dhe i Merituar për çdo lëvdatë.
۞ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَجْعَلَ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَ ٱلَّذِينَ عَادَيْتُم مِّنْهُم مَّوَدَّةًۭ ۚ وَٱللَّهُ قَدِيرٌۭ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ٧
Ndoshta Allahu do të vendosë dashuri ndërmjet jush dhe atyre që tani i keni armiq. Allahu është i Fuqishëm, dhe Allahu është Falës e Mëshirëplotë.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Mundet që Allahu të bëjë mes jush — o besimtarë — dhe atyre të afërmve tuaj nga idhujtarët, me të cilët ju jeni në armiqësi për shkak të besimit tuaj, dashuri pas urrejtjes, dhe ngrohtësi pas përçarjes, duke i hapur zemrat e tyre për Islamin; me të vërtetë Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë, dhe Allahu është Falës për robërit e Tij, i Mëshirshëm ndaj tyre.
لَّا يَنْهَىٰكُمُ ٱللَّهُ عَنِ ٱلَّذِينَ لَمْ يُقَـٰتِلُوكُمْ فِى ٱلدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُم مِّن دِيَـٰرِكُمْ أَن تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوٓاْ إِلَيْهِمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ ٨
Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe me drejtësi ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do ata që janë të drejtë.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Allahu nuk ju ndalon — o besimtarë — që të silleni mirë me ata jobesimtarë që nuk ju luftuan për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbuan nga shtëpitë tuaja; tregohuni të drejtë ndaj tyre me mirësinë dhe përkujdesjen tuaj ndaj tyre. Me të vërtetë, Allahu i do ata që janë të drejtë në fjalët dhe veprat e tyre.
إِنَّمَا يَنْهَىٰكُمُ ٱللَّهُ عَنِ ٱلَّذِينَ قَـٰتَلُوكُمْ فِى ٱلدِّينِ وَأَخْرَجُوكُم مِّن دِيَـٰرِكُمْ وَظَـٰهَرُواْ عَلَىٰٓ إِخْرَاجِكُمْ أَن تَوَلَّوْهُمْ ۚ وَمَن يَتَوَلَّهُمْ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ ٩
Por, Allahu ju ndalon vetëm nga ata që ju luftojnë për shkak të fesë, ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja dhe ndihmojnë të tjerët në dëbimin tuaj — që të mos i merrni ata për miq! Kushdo që i merr ata për miq, është prej të padrejtëve.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Allahu ju ndalon vetëm që t’u jepni mbështetje dhe dashuri atyre që ju luftuan për shkak të fesë, ju dëbuan nga vendbanimet tuaja dhe bashkëpunuan me jobesimtarët për t’ju dëbuar; dhe kush i merr ata si ndihmëtarë ndaj besimtarëve dhe si të dashur, ata janë të padrejtë ndaj vetes së tyre dhe kanë dalë jashtë kufijve të Allahut.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا جَآءَكُمُ ٱلْمُؤْمِنَـٰتُ مُهَـٰجِرَٰتٍۢ فَٱمْتَحِنُوهُنَّ ۖ ٱللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَـٰنِهِنَّ ۖ فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَـٰتٍۢ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى ٱلْكُفَّارِ ۖ لَا هُنَّ حِلٌّۭ لَّهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ ۖ وَءَاتُوهُم مَّآ أَنفَقُواْ ۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ أَن تَنكِحُوهُنَّ إِذَآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ ۚ وَلَا تُمْسِكُواْ بِعِصَمِ ٱلْكَوَافِرِ وَسْـَٔلُواْ مَآ أَنفَقْتُمْ وَلْيَسْـَٔلُواْ مَآ أَنفَقُواْ ۚ ذَٰلِكُمْ حُكْمُ ٱللَّهِ ۖ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ ۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌۭ ١٠
O besimtarë! Kur gratë besimtare vijnë tek ju si emigrante, sprovojini ato (në besim) - Allahu e di më mirë besimin e tyre - dhe nëse e shihni se janë besimtare, atëherë mos i ktheni tek jobesimtarët; ato nuk janë të lejuara për ta (si bashkëshorte), dhe as ata nuk janë të lejuar për to. Jepuni jobesimtarëve atë që kanë shpenzuar (si mehër), dhe nuk ka gjynah për ju që t’i merrni ato për gra, pasi t’u jepni shpërblimin e tyre (mehrin). Mos i mbani gratë jobesimtare si bashkëshorte, kërkoni atë që keni shpenzuar (mehrin), dhe le të kërkojnë edhe ata atë që kanë shpenzuar. Ky është gjykimi i Allahut; Ai gjykon midis jush. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
O besimtarë, kur të vijnë tek ju gratë besimtare, të cilat kanë emigruar nga vendi i mosbesimit në vendin e Islamit, provojini ato që të dini sinqeritetin e besimit të tyre; Allahu e di më së miri gjendjen e besimit të tyre. Nëse e shihni se janë besimtare sipas asaj që ju shfaqet nga shenjat dhe provat, mos i ktheni ato te burrat e tyre jobesimtarë, sepse grave besimtare nuk u lejohet të martohen me jobesimtarët, dhe jobesimtarët nuk u lejohet të martohen me gratë besimtare. Jepuni burrave të grave që u bënë muslimane atë që kishin shpenzuar për to si mehër (dhuratë martese e detyrueshme); dhe nuk ka gjynah mbi ju nëse martoheni me to pasi t’u keni dhënë mehrin e tyre. Dhe mos i mbani në lidhje martese gratë tuaja jobesimtare; kërkoni prej politeistëve atë që keni shpenzuar si mehr për gratë tuaja, të cilat u larguan nga Islami dhe iu bashkuan atyre; dhe le të kërkojnë ata atë që kanë shpenzuar për mehrat e grave të tyre myslimane që besuan dhe iu bashkuan juve. Ky është vendimi që Allahu cakton mes jush, prandaj mos e kundërshtoni. Allahu është i Gjithëdijshëm, asgjë nuk i shpëton, dhe i Urtë në fjalët dhe veprat e Tij.
وَإِن فَاتَكُمْ شَىْءٌۭ مِّنْ أَزْوَٰجِكُمْ إِلَى ٱلْكُفَّارِ فَعَاقَبْتُمْ فَـَٔاتُواْ ٱلَّذِينَ ذَهَبَتْ أَزْوَٰجُهُم مِّثْلَ مَآ أَنفَقُواْ ۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ٱلَّذِىٓ أَنتُم بِهِۦ مُؤْمِنُونَ ١١
E nëse ndonjëra nga gratë tuaja ikën te jobesimtarët, e pastaj fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë jepuni atyre burrave që u kanë ikur gratë, aq sa kanë shpenzuar (për to). Dhe kini frikë Allahun, në të Cilin besoni!11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Nëse ndonjë nga gratë tuaja e lë fenë dhe ikën e i bashkohet jobesimtarëve, dhe jobesimtarët nuk ua kanë kthyer mehrat që ju ua kishit dhënë, e pastaj ju i mposhtni këta jobesimtarë ose të tjerë dhe fitoni mbi ta, atëherë jepuni atyre muslimanëve, të cilëve u ikën gratë, nga plaçka e luftës ose nga pasuritë e tjera, të njëjtën masë që u kishin dhënë më parë si mehr grave të tyre; dhe kini frikë Allahun, të Cilit ju i besoni!
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِذَا جَآءَكَ ٱلْمُؤْمِنَـٰتُ يُبَايِعْنَكَ عَلَىٰٓ أَن لَّا يُشْرِكْنَ بِٱللَّهِ شَيْـًۭٔا وَلَا يَسْرِقْنَ وَلَا يَزْنِينَ وَلَا يَقْتُلْنَ أَوْلَـٰدَهُنَّ وَلَا يَأْتِينَ بِبُهْتَـٰنٍۢ يَفْتَرِينَهُۥ بَيْنَ أَيْدِيهِنَّ وَأَرْجُلِهِنَّ وَلَا يَعْصِينَكَ فِى مَعْرُوفٍۢ ۙ فَبَايِعْهُنَّ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُنَّ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ١٢
O i Dërguar! Kur gratë besimtare vijnë tek ty për të të dhënë besën, se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të shpifin duke trilluar ndonjë trillim midis duarve dhe këmbëve të tyre (nuk do t’u atribuojnë burrave të tyre fëmijë të paligjshëm), dhe nuk do të të kundërshtojnë ty në asgjë që është e drejtë, atëherë pranoje besën e tyre dhe kërkoji Allahut falje për to! Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
O i Dërguar, kur të vijnë tek ti gratë besimtare në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe të të japin besën se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë në adhurim, nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do të vrasin fëmijët e tyre pas lindjes ose para saj, nuk do t’u bashkëngjisin burrave të tyre fëmijë që nuk janë të tyre dhe nuk do të të kundërshtojnë ty në diçka të drejtë që ti ua urdhëron, atëherë pranoje besën e tyre për këto dhe kërko për to falje te Allahu; me të vërtetë Allahu është Falës për gjynahet e robërve të Tij që pendohen dhe Mëshirues ndaj tyre.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَوَلَّوْاْ قَوْمًا غَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ قَدْ يَئِسُواْ مِنَ ٱلْـَٔاخِرَةِ كَمَا يَئِسَ ٱلْكُفَّارُ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلْقُبُورِ ١٣
O besimtarë! Mos i bëni miq ata njerëz, ndaj të cilëve Allahu është i zemëruar. Ata e kanë humbur çdo shpresë për jetën e përtejme, ashtu siç e kanë humbur shpresën jobesimtarët (nga ata) që janë në varre.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
O ju që besuat Allahun dhe të Dërguarin e Tij, mos i bëni miq e shokë ata, ndaj të cilëve Allahu është i zemëruar për shkak të mohimit të tyre; ata kanë humbur shpresën për shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ashtu si jobesimtarët e varrosur e humbën shpresën për mëshirën e Allahut në Botën Tjetër, kur panë të vërtetën me vdekjen e tyre, dhe kur e kuptuan se nuk do të kenë pjesë prej Xhenetit, ose siç janë dëshpëruar jobesimtarët për ringjalljen e të vdekurve të tyre (banorët e varreve), për shkak të besimit të tyre se ringjallja nuk do të ndodhë.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij, mos i merrni armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj për miq të ngushtë e të dashur, duke ju sjellë atyre me dashuri dhe duke u bërë të njohura lajmet e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe të myslimanëve, ndërkohë që ata mohuan të vërtetën që ju ka ardhur – besimin në Allahun, të Dërguarin e Tij dhe në Kuranin që i është zbritur atij! Ata e dëbuan të Dërguarin dhe ju dëbuan edhe ju, o besimtarë, nga “Meka”, vetëm sepse besuat në Allahun, Zotin tuaj, dhe sepse e njësoni Atë. Nëse ju, o besimtarë, keni emigruar dhe luftoni në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time, atëherë mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke u shfaqur atyre dashuri fshehurazi, sepse Unë e di mirë çfarë fshihni dhe çfarë shfaqni! Kush prej jush e bën një gjë të tillë, ai ka gabuar rrugën e së vërtetës dhe është shmangur nga rruga e drejtë.