SURJA 67
El Mulk Pushteti suprem
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
تَبَـٰرَكَ ٱلَّذِى بِيَدِهِ ٱلْمُلْكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ ١
I Bekuar qoftë Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti suprem, dhe që është i Fuqishëm për çdo gjë!1
ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلْمَوْتَ وَٱلْحَيَوٰةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًۭا ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْغَفُورُ٢
Ai, i Cili krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju vënë në provë se cili prej jush do të bëjë veprat më të mira; Ai është i Plotfuqishmi, Falësi i Madh.2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Është Ai, i Cili krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar ju, o njerëz, se kush prej jush do të bëjë veprat më të mira dhe më të sinqerta. Ai është i Plotfuqishmi, që asgjë nuk mund ta pengojë, dhe Falësi i Madh për ata që pendohen. - Ky ajet përmban nxitje për të bërë vepra të mira dhe paralajmërim kundër kryerjes së gjynaheve.
ٱلَّذِى خَلَقَ سَبْعَ سَمَـٰوَٰتٍۢ طِبَاقًۭا ۖ مَّا تَرَىٰ فِى خَلْقِ ٱلرَّحْمَـٰنِ مِن تَفَـٰوُتٍۢ ۖ فَٱرْجِعِ ٱلْبَصَرَ هَلْ تَرَىٰ مِن فُطُورٍۢ ٣
Ai, i Cili krijoi shtatë qiej njëri mbi tjetrin; nuk sheh asnjë parregullsi në krijimin e të Gjithëmëshirshmit. Ktheje shikimin (drejt qiellit) — a sheh ndonjë plasaritje?3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Është Ai, i Cili krijoi shtatë qiej të rregulluar në harmoni, njëri mbi tjetrin. Ti, o vëzhgues, nuk do të shohësh në krijimin e Mëshiruesit asnjë mospërputhje apo parregullsi. Ktheje vështrimin edhe njëherë drejt qiellit – a sheh ndonjë çarje apo plasaritje në të?
ثُمَّ ٱرْجِعِ ٱلْبَصَرَ كَرَّتَيْنِ يَنقَلِبْ إِلَيْكَ ٱلْبَصَرُ خَاسِئًۭا وَهُوَ حَسِيرٌۭ ٤
Pastaj ktheje shikimin (drejt qiellit) përsëri e përsëri — por, do të të kthehet i përulur e i lodhur.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Pastaj ktheje vështrimin edhe një herë, e pastaj përsërite atë disa herë; do të kthehet te ti shikimi i përulur dhe i pafuqishëm, i lodhur e i pamundur të gjejë ndonjë mangësi në krijimin e Allahut.
وَلَقَدْ زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنْيَا بِمَصَـٰبِيحَ وَجَعَلْنَـٰهَا رُجُومًۭا لِّلشَّيَـٰطِينِ ۖ وَأَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابَ ٱلسَّعِيرِ ٥
Ne e kemi stolisur qiellin më të afërt me llampa (yje) dhe i kemi bërë ato si shigjeta për të gjuajtur djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin e Zjarrit përvëlues.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt, atë që e shohin sytë tuaj, me yje ndriçues e madhështorë, dhe i kemi bërë ato si predha flakëruese për të djegur djajtë që përpiqen të vjedhin dëgjimin. Ndërsa për ta (djajtë), në botën tjetër, kemi përgatitur dënimin e Zjarrit të ndezur, të cilin do ta përjetojnë me gjithë nxehtësinë e tij.
وَلِلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ ۖ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ ٦
Ata që e mohojnë Zotin e tyre, do të kenë dënimin e Xhehenemit — sa fund i keq është ai!6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Për mohuesit e Krijuesit të tyre është dënimi i Xhehenemit, dhe sa i keq është ai vend dhe fund për ta!
إِذَآ أُلْقُواْ فِيهَا سَمِعُواْ لَهَا شَهِيقًۭا وَهِىَ تَفُورُ ٧
Kur të hidhen në të, do të dëgjojnë hungërimën e tij, ndërsa ai vlon furishëm,7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Kur mohuesit të hidhen në Xhehenem, do të dëgjojnë prej tij një zë të fortë e të tmerrshëm, ndërsa ai do të vlojë me një vlim të ashpër e të frikshëm.
تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ ٱلْغَيْظِ ۖ كُلَّمَآ أُلْقِىَ فِيهَا فَوْجٌۭ سَأَلَهُمْ خَزَنَتُهَآ أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَذِيرٌۭ ٨
gati sa nuk shpërthen nga zemërimi! Sa herë që aty hidhet ndonjë grup, rojtarët e tij i pyesin: “A nuk ju erdhi ndonjë paralajmërues?!”8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Xhehenemi vlon furishëm, sa gati nuk shpërthem nga zemërimi i tij i madh ndaj mohuesve. Sa herë që në të hidhet një grup njerëzish, engjëjt që janë caktuar për ta i pyesin me qortim: “A nuk ju erdhi në botën e mëparshme një i dërguar që t’ju paralajmëronte për këtë dënim në të cilin ndodheni tani?”
قَالُواْ بَلَىٰ قَدْ جَآءَنَا نَذِيرٌۭ فَكَذَّبْنَا وَقُلْنَا مَا نَزَّلَ ٱللَّهُ مِن شَىْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِى ضَلَـٰلٍۢ كَبِيرٍۢ ٩
Ata u përgjigjen: “Po, na erdhi një paralajmërues, por ne përgënjeshtruam dhe thamë: ‘Allahu nuk ka zbritur asgjë; ju jeni vërtet në një humbje të madhe!”9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Ata u përgjigjen duke thënë: “Po, na erdhi një i dërguar nga Allahu dhe na paralajmëroi, por ne e përgënjeshtruam atë dhe thamë për atë që solli nga shenjat: ‘Allahu nuk i ka zbritur asgjë askujt prej njerëzve.’ Ju, o të dërguar, nuk jeni veçse në një largim të madh nga e vërteta.”
وَقَالُواْ لَوْ كُنَّا نَسْمَعُ أَوْ نَعْقِلُ مَا كُنَّا فِىٓ أَصْحَـٰبِ ٱلسَّعِيرِ ١٠
Dhe do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar apo kuptuar, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit Flakërues!”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Dhe do të thonë, duke pranuar fajin e tyre: “Sikur të kishim dëgjuar me vëmendje si ai që kërkon të vërtetën, ose të kishim menduar për atë në të cilën ishim thirrur, nuk do të ishim sot ndër banorët e Zjarrit!”
فَٱعْتَرَفُواْ بِذَنۢبِهِمْ فَسُحْقًۭا لِّأَصْحَـٰبِ ٱلسَّعِيرِ ١١
Kështu, ata do ta pranojnë fajin e tyre; pra, larg mëshirës së Allahut qofshin banorët e Zjarrit Flakërues!11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Ata pranuan përgënjeshtrimin dhe mosbesimin e tyre, me të cilat e merituan dënimin e Zjarrit. Pra, larg qoftë mëshira e Allahut nga banorët e Zjarrit.
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِٱلْغَيْبِ لَهُم مَّغْفِرَةٌۭ وَأَجْرٌۭ كَبِيرٌۭ ١٢
Vërtet, ata që i frikësohen Zotit të tyre edhe kur janë të vetmuar, do të kenë falje dhe shpërblim të madh!12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Ata që i frikësohen Zotit të tyre, e adhurojnë Atë dhe nuk e kundërshtojnë edhe kur janë larg syve të njerëzve, dhe kanë frikë nga dënimi i botës tjetër para se ta shohin atë, do të kenë falje nga Allahu për gjynahet e tyre dhe shpërblim të madh – Xhenetin.
وَأَسِرُّواْ قَوْلَكُمْ أَوِ ٱجْهَرُواْ بِهِۦٓ ۖ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ١٣
Qoftë nëse e fshehni fjalën tuaj, apo e shfaqni haptas, Ai e di mirë atë që është në zemrat tuaja.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Fshiheni fjalën tuaj, o njerëz, në çdo çështje që e thoni ose shpalleni hapur, sepse për Allahun të dyja janë njësoj. Ai është i Dijshëm për atë që fshehin zemrat, e si mund t’i fshihen Atij fjalët dhe veprat tuaja?
أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلْخَبِيرُ ١٤
A nuk di Ai që ka krijuar; ndërsa Ai është i Buti, i Gjithëinformuari.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
A nuk i njeh Zoti i botëve krijesat e Tij dhe gjendjet e tyre, ndërkohë që është Ai që i ka krijuar dhe e ka përsosur krijimin e tyre në mënyrën më të bukur? Ai është i Butë me robërit e Vet, i Gjithëinformuar për ta dhe për veprat e tyre.
هُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ ذَلُولًۭا فَٱمْشُواْ فِى مَنَاكِبِهَا وَكُلُواْ مِن رِّزْقِهِۦ ۖ وَإِلَيْهِ ٱلنُّشُورُ١٥
Është Ai që e bëri Tokën të nënshtruar për ju; ndaj, ecni nëpër shtigjet e saj dhe hani nga furnizimi i Tij! Dhe tek Ai është ringjallja juaj.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Vetëm Allahu është Ai që e bëri Tokën të sheshtë dhe të përshtatshme për ju, që të mund të banoni mbi të. Ecni pra nëpër anët dhe skajet e saj dhe ushqehuni nga furnizimi që Allahu nxjerr për ju prej saj. Vetëm tek Ai do të ringjalleni nga varret për llogari dhe shpërblim. - Ky ajet nxit në kërkimin e rizkut dhe të punës së ndershme, tregon se vetëm Allahu është Zoti i vërtetë pa asnjë shok, dëshmon për fuqinë e Tij, kujton begatitë e Tij dhe paralajmëron kundër mbështetjes së tepërt në jetën e kësaj bote.
ءَأَمِنتُم مَّن فِى ٱلسَّمَآءِ أَن يَخْسِفَ بِكُمُ ٱلْأَرْضَ فَإِذَا هِىَ تَمُورُ ١٦
A u siguruat nga Ai që është në qiell, se nuk do t’ju fundosë në Tokë, ndërkohë që ajo dridhet me forcë?16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
A mos u ndjetë të sigurt, o jobesimtarë të Mekës, nga Allahu që është mbi qiell, se Ai nuk do ta bëjë Tokën t’ju përpijë dhe të lëkundet nën këmbët tuaja derisa t’ju shkatërrojë?
أَمْ أَمِنتُم مَّن فِى ٱلسَّمَآءِ أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًۭا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ ١٧
Apo u siguruat nga Ai që është në qiell, se nuk do të dërgojë mbi ju një stuhi gurësh? Atëherë, do ta merrni vesh se si është paralajmërimi Im!17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Apo mos u ndjetë të sigurt se Allahu që është mbi qiell, nuk do t’ju dërgojë një erë që t’ju godasë me gurë? Atëherë do ta kuptoni, o mohues, se si ishte paralajmërimi Im ndaj jush, por atëherë dija nuk do t’ju bëjë dobi. - Ky ajet dëshmon se Allahu i Lartësuar është lart, në qiell apo mbi qiell, ashtu siç i përshtatet madhështisë së Tij.
وَلَقَدْ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ ١٨
Edhe ata që ishin para jush përgënjeshtruan; e si ishte ndëshkimi Im?18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Vërtet, ata që ishin para mohuesve të Mekës, si populli i Nuhut, Adit dhe Themudit, i përgënjeshtruan të dërguarit e tyre. E si ishte ndëshkimi Im ndaj tyre? Unë ua ndryshova gjendjen e mirë që kishin, duke u zbritur dënimin dhe duke i shkatërruar.
أَوَلَمْ يَرَوْاْ إِلَى ٱلطَّيْرِ فَوْقَهُمْ صَـٰٓفَّـٰتٍۢ وَيَقْبِضْنَ ۚ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا ٱلرَّحْمَـٰنُ ۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَىْءٍۭ بَصِيرٌ ١٩
A nuk i shohin ata zogjtë sipër tyre, se si hapin dhe mbledhin krahët e tyre? Askush tjetër, përveç të Gjithëmëshirshmit nuk i mban ata në ajër. Me të vërtetë Ai sheh çdo gjë.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
A mos janë të pavëmendshëm mohuesit dhe nuk shohin zogjtë mbi ta, se si i hapin krahët kur fluturojnë në ajër dhe herë pas here i mbledhin pranë trupit të tyre? Asgjë tjetër nuk i mban që të mos bien, përveç të Gjithëmëshirshmit. Vërtet, Ai i sheh të gjitha gjërat dhe në krijimin e Tij nuk ka asnjë mangësi apo parregullsi.
أَمَّنْ هَـٰذَا ٱلَّذِى هُوَ جُندٌۭ لَّكُمْ يَنصُرُكُم مِّن دُونِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ۚ إِنِ ٱلْكَـٰفِرُونَ إِلَّا فِى غُرُورٍ ٢٠
E kush është ajo ushtri që mund t’ju ndihmojë, përveç të Gjithëmëshirshmit? Mohuesit janë vërtet në mashtrim.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
E kush është, sipas pretendimit tuaj, o mohues, ajo ushtri që mund t’ju mbrojë e t’ju ndihmojë kundër të Gjithëmëshirshmit, nëse Ai dëshiron t’ju godasë me ndonjë dënim apo të keqe? Mohuesit, me këtë mendim të tyre, nuk janë veçse në mashtrim dhe humbje nga djalli.
أَمَّنْ هَـٰذَا ٱلَّذِى يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُۥ ۚ بَل لَّجُّواْ فِى عُتُوٍّۢ وَنُفُورٍ ٢١
E kush është ai që mund t’ju furnizojë, nëse Ai e ndalon furnizimin e Tij? Por, ata vazhdojnë në kryelartësi dhe largim.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
E kush tjetër është ai që ju furnizon, nëse Allahu ndalon furnizimin e Tij për ju? Jo, por mohuesit vazhdojnë në kryelartësinë dhe humbjen e tyre, me kokëfortësi dhe largim nga e vërteta, pa dashur ta dëgjojnë apo ta ndjekin atë.
أَفَمَن يَمْشِى مُكِبًّا عَلَىٰ وَجْهِهِۦٓ أَهْدَىٰٓ أَمَّن يَمْشِى سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ ٢٢
A është më i udhëzuar ai që ecën zvarrë me fytyrën përtokë, apo ai që ecën drejt në Rrugën e Drejtë?22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
A është më i udhëzuar ai që ecën me fytyrën përmbys, pa ditur nga shkon e ku shkel, apo ai që ecën drejt, i qëndrueshëm dhe i sigurt në një rrugë të qartë pa shtrembërim? - Ky është një shembull që Allahu e ka dhënë për mohuesin dhe besimtarin.
قُلْ هُوَ ٱلَّذِىٓ أَنشَأَكُمْ وَجَعَلَ لَكُمُ ٱلسَّمْعَ وَٱلْأَبْصَـٰرَ وَٱلْأَفْـِٔدَةَ ۖ قَلِيلًۭا مَّا تَشْكُرُونَ ٢٣
Thuaju: “Është Ai që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrat (mendjen); por pak e falënderoni!23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Thuaju, o i Dërguar: “Allahu është Ai që ju krijoi nga asgjëja dhe ju dha dëgjimin që të dëgjoni, sytë që të shihni dhe zemrat që të kuptoni me to, por pak falënderim i bëni Zotit tuaj për këto begati që Ai ju ka dhënë.”
قُلْ هُوَ ٱلَّذِى ذَرَأَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ ٢٤
Thuaju: “Është Ai që ju ka shpërndarë nëpër Tokë, dhe tek Ai do të mblidheni.”24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Thuaju gjithashtu: “Allahu është Ai që ju krijoi dhe ju shpërndau nëpër tokë, dhe tek Ai do të mblidheni pas kësaj shpërndarjeje, për llogari dhe shpërblim.”
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَـٰذَا ٱلْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٢٥
Ata thonë: “Kur do të ndodhë ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Mohuesit thonë: “Kur do të ndodhë ky premtim për ringjalljen, o Muhamed? Na tregoni kohën e tij, o besimtarë, nëse jeni të vërtetë në atë që pretendoni.”
قُلْ إِنَّمَا ٱلْعِلْمُ عِندَ ٱللَّهِ وَإِنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ ٢٦
Thuaju: “Dija për këtë është vetëm tek Allahu, kurse unë jam vetëm një paralajmërues i qartë.”26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Thuaju, o i Dërguar: “Dija për kohën e Kijametit është vetëm tek Allahu. Unë jam vetëm një paralajmërues për ju, që t’ju frikësoj nga pasojat e mosbesimit dhe t’ju sqaroj qartë atë që Allahu më ka urdhëruar ta bëj të ditur.”
فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةًۭ سِيٓـَٔتْ وُجُوهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَقِيلَ هَـٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تَدَّعُونَ٢٧
Kur ta shohin (dënimin) afër, fytyrat e atyre që nuk besuan do të zymtohen, dhe atëherë do t’u thuhet: “Kjo është ajo që kërkonit ta përshpejtonit!”27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Kur mohuesit ta shohin dënimin e Allahut afër tyre dhe ta përjetojnë me sytë e tyre, poshtërimi dhe trishtimi do të shfaqën në fytyrat e tyre, dhe atyre do t’u thuhet me qortim: “Ky është ai dënim që ju e kërkonit me ngut në dynja!”
قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِنْ أَهْلَكَنِىَ ٱللَّهُ وَمَن مَّعِىَ أَوْ رَحِمَنَا فَمَن يُجِيرُ ٱلْكَـٰفِرِينَ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍۢ٢٨
Thuaju: “Ç’mendoni: nëse Allahu më shkatërron mua dhe ata që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë mohuesit nga një dënim i dhembshëm?”28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Thuaju, o i Dërguar, mohuesve: “Më tregoni, nëse Allahu më vdes mua dhe ata që janë me mua prej besimtarëve, siç dëshironi ju, ose nëse Ai na mëshiron duke na zgjatur jetën dhe duke na shpëtuar nga dënimi i Tij – kush është ai që do t’ju mbrojë dhe do t’ju shpëtojë ju nga një dënim i dhembshëm e i ashpër, i cili do t’ju vijë patjetër, nëse do të vazhdoni në mohimin dhe përgënjeshtrimin tuaj?”
قُلْ هُوَ ٱلرَّحْمَـٰنُ ءَامَنَّا بِهِۦ وَعَلَيْهِ تَوَكَّلْنَا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ فِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ٢٩
Thuaju: “Ai është i Gjithëmëshirshmi; në Të kemi besuar dhe vetëm tek Ai mbështetemi. Së shpejti do ta merrni vesh se kush është në humbje të qartë.”29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Thuaj: “Allahu është i Gjithëmëshirshmi; ne e kemi besuar Atë, kemi vepruar sipas ligjit të Tij dhe i jemi bindur Atij; dhe vetëm tek Ai mbështetemi në të gjitha çështjet tona. E së shpejti do ta dini, o mohues, kur të zbresë dënimi, se cili nga ne dhe ju është larguar qartë nga Rruga e Drejtë e Allahut.
قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِنْ أَصْبَحَ مَآؤُكُمْ غَوْرًۭا فَمَن يَأْتِيكُم بِمَآءٍۢ مَّعِينٍۭ ٣٠
Thuaju: “Ç’mendoni: nëse uji juaj zhytet thellë në Tokë, kush do t’ju sjellë ujë të pastër e të rrjedhshëm?”30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Thuaju, o i Dërguar, mohuesve e idhujtarëve: “Më tregoni, nëse uji juaj që pini humbet në thellësitë e Tokës dhe ju nuk keni asnjë mënyrë për ta nxjerrë, kush tjetër përveç Allahut mund t’ju sjellë ujë që rrjedh në sipërfaqe, që të mund të pini, t’i jepni bagëtive e të vadisni tokën tuaj?” – Vetëm Allahu, Zoti i botëve!





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Është shtuar dhe shumuar mirësia dhe begatia e Allahut mbi të gjitha krijesat e Tij; Atij, në Dorën e të Cilit është i gjithë pushteti dhe sundimi i kësaj bote dhe i botës tjetër; në to vepron urdhri dhe vendimi i Tij, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. - Nga ky ajet kuptohet se cilësia e “Dorës” i përket Allahut në një mënyrë që i shkon për shtat madhështisë dhe lavdisë së Tij, pa krahasim dhe pa përngjasim me krijesat.