SURJA 74
El Muddeththir I mbuluari me rrobë
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلْمُدَّثِّرُ ١
O ti i mbuluar me rroba!1
قُمْ فَأَنذِرْ ٢
Ngrihu dhe paralajmëro!2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Ngrihu nga shtrati yt dhe paralajmëro njerëzit për dënimin e Allahut!
وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ ٣
Zotin tënd madhëro!3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Madhëroje dhe njësoje vetëm Zotin tënd me adhurim e lavdërim!
وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ ٤
Rrobat e tua pastro!4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Pastro rrobat e tua nga ndytësitë, sepse pastërtia e jashtme është pjesë e plotësimit të pastërtisë së brendshme.
وَٱلرُّجْزَ فَٱهْجُرْ ٥
Nga ndyrësia (idhujt) largohu!5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Vazhdo të shmangesh nga idhujt dhe figurat që adhurohen përveç Allahut dhe nga çdo vepër që përmban idhujtari; mos u afro tek ato!
وَلَا تَمْنُن تَسْتَكْثِرُ ٦
Mos bëj një nder, duke pritur më shumë në këmbim!6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Mos jep dhurata apo ndihma me qëllim që të marrësh më shumë në këmbim, por bëji veprat e tua vetëm për kënaqësinë e Zotit tënd!
وَلِرَبِّكَ فَٱصْبِرْ ٧
Dhe për Zotin tënd duro!7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Dhe për hir të Zotit tënd, qëndro i durueshëm ndaj urdhrave dhe ndalesave të Tij!
فَإِذَا نُقِرَ فِى ٱلنَّاقُورِ ٨
E kur të fryhet në Sur (Trumbeta e madhe e Kiametit),8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Kur të fryhet në “Sur” (trumbetë) për ringjallje dhe daljen nga varret,
فَذَٰلِكَ يَوْمَئِذٍۢ يَوْمٌ عَسِيرٌ ٩
ajo Ditë do të jetë vërtet një ditë e vështirë,9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
ajo ditë do të jetë shumë e vështirë për jobesimtarët —
عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ غَيْرُ يَسِيرٍۢ ١٠
për mohuesit nuk do të jetë aspak e lehtë.10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
aspak e lehtë për ta, që të shpëtojnë nga ajo që i pret, nga llogaritja e rreptë dhe tmerret e mëdha të asaj dite.
ذَرْنِى وَمَنْ خَلَقْتُ وَحِيدًۭا ١١
Më lër Vetëm me atë që e kam krijuar,11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Më lër Mua, o i Dërguar — Vetëm për vetëm me që e krijova në barkun e nënës së tij të vetmuar e të veçantë, pa pasuri e pa fëmijë,
وَجَعَلْتُ لَهُۥ مَالًۭا مَّمْدُودًۭا ١٢
që i kam dhënë pasuri të bollshme,12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
dhe i dhashë pasuri të bollshme e të gjera,
وَبَنِينَ شُهُودًۭا ١٣
dhe fëmijë që i ka pranë,13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
dhe fëmijë që i qëndrojnë pranë në Mekkë pa i munguar,
وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمْهِيدًۭا ١٤
dhe ia kam bërë jetesën shumë të lehtë,14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
dhe ia lehtësova rrugët e jetesës;
ثُمَّ يَطْمَعُ أَنْ أَزِيدَ ١٥
e megjithatë, ai lakmon që t’i jap edhe më shumë.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
e ai, pas këtyre mirësive, lakmon që Unë t’ia shtoj edhe më shumë pasurinë e fëmijët, e megjithatë më mohoi.
كَلَّآ ۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِـَٔايَـٰتِنَا عَنِيدًۭا ١٦
Por jo! Me të vërtetë, ai ka qenë kokëfortë kundër shpalljeve Tona.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Nuk është siç pretendon ky mizor i lig — nuk do t’ia shtoj më tepër; sepse ndaj Kur’anit dhe për argumenteve të Allahut mbi krijesat e Tij, ai ishte kundërshtar kokëfortë dhe mohues;
سَأُرْهِقُهُۥ صَعُودًا ١٧
Do ta ngarkoj me mundim që vetëm rritet.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
do t’i shkaktoj atij vështirësi nga dënimi dhe lodhja, pa asnjë rehati. {Këtu bëhet fjalë për El Uejld bin el Mugijra, i cili u përpoq t’i kundërvihej të Vërtetës dhe luftoi kundër Allahut dhe të Dërguarit; ky është dënimi për çdokënd që kundështon dhe e përbuz të Vërtetën me kokëfortësi.}
إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ ١٨
Vërtet, ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit).18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Ai mendoi brenda vetes dhe përgatiti ato që do të thoshte për të sulmuar Muhammedin dhe Kuranin;
فَقُتِلَ كَيْفَ قَدَّرَ ١٩
I mallkuar qoftë, si kurdisi!19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
prandaj u mallkua dhe meritoi shkatërrimin. Si e përgatiti në zemrën e tij këtë sulm?!
ثُمَّ قُتِلَ كَيْفَ قَدَّرَ ٢٠
Përsëri, i mallkuar qoftë, si kurdisi!20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Pastaj u mallkua përsëri.
ثُمَّ نَظَرَ ٢١
Pastaj shikoi (mendoi),21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Pastaj mendoi me kujdes mbi atë që kishte caktuar dhe përgatitur për të goditur Kuranin;
ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ ٢٢
pastaj ngrysi vetullat dhe u vrenjt,22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
pastaj iu vrenjt fytyra, u forcuan rrudhat dhe zverdhjet e tij nga mërzia dhe pakënaqësia, kur i mbaruan rrugët dhe nuk gjeti asnjë të metë që t’ia shpifte Kuranit.
ثُمَّ أَدْبَرَ وَٱسْتَكْبَرَ ٢٣
pastaj u kthye mbrapa me mendjemadhësi23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Pastaj u kthye duke u larguar nga e vërteta dhe u madhështua që ta pranojë;
فَقَالَ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ يُؤْثَرُ ٢٤
dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar!24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
dhe tha për Kuranin: “Ky Kuran nuk është gjë tjetër, veçse magji e marrë nga të lashtit?
إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا قَوْلُ ٱلْبَشَرِ ٢٥
Ky nuk është gjë tjetër, veçse fjalë e njeriut!”25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Kjo është vetëm fjalë e krijesave, të cilën Muhammedi e mësoi prej tyre, e më pas pretendoi se është nga ana e Allahut!”
سَأُصْلِيهِ سَقَرَ ٢٦
Unë do ta hedh atë në Sekar (zjarrin e Xhehenemit).26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Unë do ta fus atë në Sekar - zjarrin e Xhehenemit; që të shijojë nxehtësinë e tij dhe të digjet nga zjarri i tij.
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا سَقَرُ ٢٧
E ç’të bën të dish se ç’është Sekari?27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
A do të të tregoj çfarë është Sekari - Xhehenemi?
لَا تُبْقِى وَلَا تَذَرُ ٢٨
Ai nuk kursen askënd dhe nuk lë asgjë.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Ai nuk lë as mish e as kockë pa e djegur;
لَوَّاحَةٌۭ لِّلْبَشَرِ ٢٩
Nxin e djeg lëkurat.29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
ndryshon ngjyrën e lëkurës, e nxin lëkurën, e djeg atë.
عَلَيْهَا تِسْعَةَ عَشَرَ ٣٠
Mbikëqyret nga nëntëmbëdhjetë (engjëj).30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Atë e ruajnë dhe e mbikëqyrin nëntëmbëdhjetë engjëj të ashpër të quajtur zebanijeh.
وَمَا جَعَلْنَآ أَصْحَـٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَـٰٓئِكَةًۭ ۙ وَمَا جَعَلْنَا عِدَّتَهُمْ إِلَّا فِتْنَةًۭ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسْتَيْقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلْكِتَـٰبَ وَيَزْدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَـٰنًۭا ۙ وَلَا يَرْتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْمُؤْمِنُونَ ۙ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌۭ وَٱلْكَـٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَـٰذَا مَثَلًۭا ۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ ۚ وَمَا يَعْلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَ ۚ وَمَا هِىَ إِلَّا ذِكْرَىٰ لِلْبَشَرِ ٣١
Ne nuk i kemi bërë rojet e Zjarrit veçse engjëj, dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë për mohuesit — me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri, dhe besimtarëve t’u shtohet besimi, dhe të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët; ndërsa ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe mohuesit të thonë: “Ç’deshi Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu e humb kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë; dhe askush nuk i di ushtritë e Zotit tënd, përveç Tij. Ky (Sekari) është vetëm një përkujtesë për njerëzit.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Ne nuk i kemi bërë rojet e Zjarrit veçse engjëj të ashpër e të fortë, dhe nuk e kemi caktuar atë numër (nëntëmbëdhjetë) veçse si një sprovë për mohuesit — që ata ta kundërshtojnë nga mendjemadhësia e tyre — në mënyrë që atyre që u është dhënë Libri (çifutëve dhe të krishterëve) t’u forcohet bindja se ajo që përmendet në Kuran për rojtarët e Xhehenemit është e vërtetë nga Allahu, sepse pajtohet me ç’kanë në Librat e tyre. Kështu edhe besimtarëve u shtohet besimi në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në ligjet e Tij. Dhe as ata që u është dhënë Libri, as besimtarët e sinqertë nuk do të kenë dyshim për këtë, ndërsa hipokritët dhe mohuesit do të thonë: “Ç’deshi Allahu me këtë numër të çuditshëm?” Me shembuj të tillë, Allahu i humb ata që dëshiron t’i lërë në devijim dhe i udhëzon në rrugën e drejtë ata që dëshiron t’i udhëzojë. Dhe askush nuk e di numrin e saktë të ushtrive të Zotit tënd — ndër to edhe engjëjt — përveç Allahut Vetë. Dhe Zjarri është vetëm një këshillë dhe paralajmërim për njerëzit.
كَلَّا وَٱلْقَمَرِ ٣٢
Por jo! Betohem për Hënën,32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Jo, çështja nuk është ashtu siç thanë ata, duke mohuar të Dërguarin dhe atë që solli ai. Allahu i Madhëruar betohet për Hënën,
وَٱلَّيْلِ إِذْ أَدْبَرَ ٣٣
dhe për natën kur largohet,33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
për natën kur tërhiqet e largohet,
وَٱلصُّبْحِ إِذَآ أَسْفَرَ ٣٤
e për agimin kur zbardh,34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
dhe për agimin kur ndriçon e shfaqet.
إِنَّهَا لَإِحْدَى ٱلْكُبَرِ ٣٥
se vërtet, ai (Sekari) është një nga të mëdhatë (katastrofat),35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Vërtet, Zjarri është një prej katastrofave më madhështore dhe më të frikshme,
نَذِيرًۭا لِّلْبَشَرِ ٣٦
paralajmërim për njerëzit,36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
— ky është paralajmërim dhe këshillë për njerëzit —
لِمَن شَآءَ مِنكُمْ أَن يَتَقَدَّمَ أَوْ يَتَأَخَّرَ ٣٧
për atë ndër ju, që dëshiron të ecë përpara, ose të mbetet pas.37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
për atë ndër ju që dëshiron t’i afrohet Zotit të tij me vepra të mira, ose të vonohet duke u zhytur në mëkate.
كُلُّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ ٣٨
Çdo njeri është peng i asaj që ka fituar (veprave të veta),38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Çdo shpirt do të jetë i mbajtur peng për veprat e tij të këqija dhe mëkatet që ka bërë; nuk do të çlirohet derisa të shlyejë atë që i takon prej ndëshkimit dhe llogarisë. Përjashtim bëjnë vetëm besimtarët e sinqertë — ata që janë në të djathtë — të cilët e kanë çliruar veten me bindje dhe adhurim.
إِلَّآ أَصْحَـٰبَ ٱلْيَمِينِ ٣٩
përveç atyre të djathtëve (të shpëtuarve),39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
فِى جَنَّـٰتٍۢ يَتَسَآءَلُونَ ٤٠
të cilët do të jenë në kopshte, ku do të pyesin njëri-tjetrin,40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Ata do të jenë në kopshte të mrekullueshme, përshkrimi i të cilave nuk mund të përfytyrohet. Ata do të pyesin njëri-tjetrin
عَنِ ٱلْمُجْرِمِينَ ٤١
për kriminelët:41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
për jobesimtarët që e shkatërruan veten e tyre:
مَا سَلَكَكُمْ فِى سَقَرَ ٤٢
“Çfarë ju ka sjellë në Sekar?”42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
“Çfarë ju futi në Xhehenem dhe ju bëri të shijoni zjarrin e tij?”
قَالُواْ لَمْ نَكُ مِنَ ٱلْمُصَلِّينَ ٤٣
Ata do të thonë: “Nuk ishim prej atyre që faleshin,43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Kriminelët vepërkëqinj do të përgjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namazin,
وَلَمْ نَكُ نُطْعِمُ ٱلْمِسْكِينَ ٤٤
dhe nuk ushqenim të varfërit,44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
as nuk ushqenim të varfrit dhe nuk u bënim mirë nevojtarëve,
وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلْخَآئِضِينَ ٤٥
por zhyteshim në fjalë boshe, me ata që zhyteshin në fjalë boshe,45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
dhe bisedonim me njerëzit e humbur në fjalë të kota dhe të pavërteta,
وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ ٱلدِّينِ ٤٦
dhe mohonim Ditën e Gjykimit,46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
dhe përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë,
حَتَّىٰٓ أَتَىٰنَا ٱلْيَقِينُ ٤٧
derisa na erdhi e vërteta (vdekja).”47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
derisa na erdhi vdekja, ndërsa ne vazhdonim në humbje dhe gjynahe.”
فَمَا تَنفَعُهُمْ شَفَـٰعَةُ ٱلشَّـٰفِعِينَ ٤٨
Atëherë, nuk do t’u bëjë dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Prandaj, ndërmjetësimi i ndërmjetësve — qofshin engjëj, profetë apo të tjerë — nuk do t’u bëjë asnjë dobi atyre, sepse ndërmjetësimi pranohet vetëm për ata që Allahu është i kënaqur me ta dhe i ka dhënë leje ndërmjetësuesit të ndërmjetësojë për ta.
فَمَا لَهُمْ عَنِ ٱلتَّذْكِرَةِ مُعْرِضِينَ ٤٩
Ç’kanë ata, që largohen nga përkujtimi,49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Ç’është vallë me këta idhujtarë që largohen nga Kurani dhe këshillat që janë në të,
كَأَنَّهُمْ حُمُرٌۭ مُّسْتَنفِرَةٌۭ ٥٠
sikur të ishin zebra të frikësuara,50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
sikur të ishin zebra, që ikin me frikë të madhe,
فَرَّتْ مِن قَسْوَرَةٍۭ ٥١
që ikin prej luanit?!51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
duke u arratisur nga një luan grabitqar?!
بَلْ يُرِيدُ كُلُّ ٱمْرِئٍۢ مِّنْهُمْ أَن يُؤْتَىٰ صُحُفًۭا مُّنَشَّرَةًۭ ٥٢
Jo, por secili prej tyre dëshiron t’i jepen fletë të hapura nga Allahu (shkrime të veçanta për vete).52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Në fakt, secili prej këtyre idhujtarëve dëshiron që Allahu t’i zbresë atij një libër të hapur nga qielli, ashtu siç i është zbritur Muhamedit ﷺ.
كَلَّا ۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلْـَٔاخِرَةَ ٥٣
Jo, kurrësesi! Por, ata nuk i frikësohen botës tjetër.53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Por jo, çështja nuk është siç pretendojnë ata — e vërteta është se ata nuk kanë frikë nga bota tjetër dhe nuk besojnë në ringjalljen dhe shpërblimin pas vdekjes.
كَلَّآ إِنَّهُۥ تَذْكِرَةٌۭ ٥٤
Me të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë (përkujtim),54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Vërtet, Kurani është një këshillë e thellë dhe e mjaftueshme për t’u bërë mësim për ta;
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ ٥٥
prandaj, kush të dojë, le ta kujtojë atë!55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
prandaj, kush dëshiron të marrë mësim, përfiton nga udhëzimi i Kuranit dhe e ndjek atë.
وَمَا يَذْكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ ۚ هُوَ أَهْلُ ٱلتَّقْوَىٰ وَأَهْلُ ٱلْمَغْفِرَةِ ٥٦
Por, ata nuk mund të kujtojnë veçse nëse do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë dhe i Denjë për të falur.56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Por askush nuk mund të përfitojë prej tij, veçse nëse Allahu dëshiron për të udhëzimin. Allahu është i Denjë që të kihet frikë dhe t’i bindemi Atij, dhe i Denjë që të falë këdo që beson në Të dhe i bindet Atij.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
O ti i mbuluar me rrobat e tua!