SURJA 05
El Maide Sofra
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا أَوْفُوا بِٱلْعُقُودِ ۚ أُحِلَّتْ لَكُم بَهِيمَةُ ٱلْأَنْعَـٰمِ إِلَّا مَا يُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ غَيْرَ مُحِلِّى ٱلصَّيْدِ وَأَنتُمْ حُرُمٌ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ يَحْكُمُ مَا يُرِيدُ ١
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تُحِلُّوا شَعَـٰٓئِرَ ٱللَّهِ وَلَا ٱلشَّهْرَ ٱلْحَرَامَ وَلَا ٱلْهَدْىَ وَلَا ٱلْقَلَـٰٓئِدَ وَلَآ ءَآمِّينَ ٱلْبَيْتَ ٱلْحَرَامَ يَبْتَغُونَ فَضْلًۭا مِّن رَّبِّهِمْ وَرِضْوَٰنًۭا ۚ وَإِذَا حَلَلْتُمْ فَٱصْطَادُوا ۚ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَـَٔانُ قَوْمٍ أَن صَدُّوكُمْ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ أَن تَعْتَدُوا ۘ وَتَعَاوَنُوا عَلَى ٱلْبِرِّ وَٱلتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى ٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ٢
O besimtarë! Mos e shkelni shenjtërinë e Simboleve të Allahut,6 as të muajit të Shenjtë,7 as të kurbanit,8 as të kurbanit të shënuar me gjerdan,9 as të atyre që vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë,10 duke kërkuar mirësinë e Zotit të tyre11 dhe kënaqësinë e Tij.12 Pasi të hiqni Ihramin, mund të gjuani.13 Dhe, të mos ju nxisë urrejtja ndaj disa njerëzve, për shkak se ju penguan të vizitoni Xhaminë e Shenjtë, që t’i kaloni kufijtë (kundrejt tyre)!14 Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqiat15 dhe jo në gjynahe e armiqësi!16 Kini frikë Allahun, sepse vërtet, dënimi i Allahut është i ashpër.17
Komentimi 12 shënime
Shënimi 6
Simbolet e Allahut janë shenjat që Allahu i ka vendosur për të treguar bindjen ndaj Tij, ndalesat e Allahut, ritet e pelegrinazhit, ndalesat e Ihramit, haremi i Allahut (vendet e shenjta). Besimtarët ndalohen nga cenimi i shenjtërisë së këtyre simboleve dhe nga shkelja e tyre, qoftë duke besuar lejueshmërinë e tyre apo duke i shkelur ato me veprat e tyre.
Shënimi 7
Mos e cenoni shenjtërinë e katër muajve të shenjtë të Allahut, duke luftuar në këto muaj apo duke bërë padrejtësi të tjera në to [Shiko ajetin 217, të sures el bekare]. Më hollësisht për muajt e shenjtë dhe shenjtërinë e tyre do të flitet në suren “Et Teube”.
Shënimi 8
Është për qëllim kurbani i dedikuar Allahut për t’u flijuar në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, në Meke. Allahu ndalon që të shkelet shenjtëria e këtyre kurbaneve, qoftë me pengimin e arritjes së tyre në Meke, apo me vjedhjen apo me dëmtimin e tyre.
Shënimi 9
Kurbanet e shënuara duke u vendosur gjerdan në qafë me qëllim që të shfaqen simbolet e Allahut dhe ajo kafshë të respektohet. Kur pelegrini e shënon kurbanin e tij që do e sakrifikojë në Meke, ai menjëherë hyn në Ihram dhe duhet të veshë rroben e bardhë të Ihramit.
Shënimi 10
Mos e cenoni shenjtërinë e vizitorëve të Kabes, as me fyerje e ofendim, por i respektoni dhe i nderoni ata. Këtu përfshihet edhe sigurimi i rrugës së tyre për në Meke, që të mos cenohen rrugës nga asnjë dëmtim njerëzor.
Shënimi 11
Të bëjnë tregti të lejuar dhe të fitojnë nga ajo, si mirësi nga Allahu që ua ka lejuar këtë gjë edhe kur shkojnë për pelegrinazh.
Shënimi 12
Me kryerjen e riteve të pelegrinazhit ashtu si ka urdhëruar Allahu dhe si ka vepruar i Dërguari i Tij, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).
Shënimi 13
Pas heqjes së Ihramit, pelegrinit i lejohet të gjuajë kafshët e steres, gjë e cila i ndalohej gjatë Ihramit për kuptime të tjera që kanë të bëjnë me shenjtërimin e simboleve të Allahut, prej të cilave edhe Ihrami.
Shënimi 14
Allahu i ndalon besimtarët nga padrejtësia dhe nga tejkalimi i kufijve të Tij edhe kundrejt atyre që i kanë penguar nga vizita e Shtëpisë së Shenjtë për Haxh apo Umra, edhe nëse ata u kanë bërë padrejtësi besimtarëve. Besimtarët janë të drejtë dhe ndjekin urdhrat dhe ligjet e Allahut në çdo rast dhe ndaj çdo individi, pa marrë parasysh emocionet dhe dëshirat e tyre vetjake.
Shënimi 15
Ndihmojeni njëri-tjetrin për të kryer urdhrat e Allahut dhe për t’ju ruajtur ndalesave të Tij.
Shënimi 16
Mos e ndihmoni dhe mos e përkrahni njëri-tjetrin në mëkate dhe lënie të urdhrave të Allahut, dhe as në tejkalimin e kufijve të Allahut duke cenuar të drejtat e të tjerëve.
Shënimi 17
Kini frikë Allahun dhe ruani urdhrat dhe ndalesat e Tij, sepse dënimi i Allahut është vërtetë i ashpër ndaj atyre që thyejnë urdhrat e Tij dhe që shkelin ndalesat dhe simbolet e Tij.
حُرِّمَتْ عَلَيْكُمُ ٱلْمَيْتَةُ وَٱلدَّمُ وَلَحْمُ ٱلْخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيْرِ ٱللَّهِ بِهِۦ وَٱلْمُنْخَنِقَةُ وَٱلْمَوْقُوذَةُ وَٱلْمُتَرَدِّيَةُ وَٱلنَّطِيحَةُ وَمَآ أَكَلَ ٱلسَّبُعُ إِلَّا مَا ذَكَّيْتُمْ وَمَا ذُبِحَ عَلَى ٱلنُّصُبِ وَأَن تَسْتَقْسِمُوا بِٱلْأَزْلَـٰمِ ۚ ذَٰلِكُمْ فِسْقٌ ۗ ٱلْيَوْمَ يَئِسَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا مِن دِينِكُمْ فَلَا تَخْشَوْهُمْ وَٱخْشَوْنِ ۚ ٱلْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِى وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلْإِسْلَـٰمَ دِينًۭا ۚ فَمَنِ ٱضْطُرَّ فِى مَخْمَصَةٍ غَيْرَ مُتَجَانِفٍۢ لِّإِثْمٍۢ ۙ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ٣
Ju është ndaluar e ngordhura18, gjaku,19 mishi i derrit,20 ajo që theret jo në emër të Allahut,21 kafsha e mbytur22, kafsha e ngordhur nga goditja23, kafsha e ngordhur nga rrëzimi nga lartësia, kafsha e ngordhur nga brirët e kafshëve të tjera, kafsha e ngrënë nga egërsirat24 - përveç atyre që ju i therni para se të ngordhin,25 si dhe kafsha e therur mbi altar (për idhujt).26 Ju ndalohet gjithashtu kërkimi i njohjes së fatit me short.27 Të gjitha këto janë dalje nga bindja ndaj Allahut.28 Sot,29 ata që nuk besojnë e humbën çdo shpresë për t’ju larguar nga feja tuaj,30 prandaj mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë vetëm prej Meje!31 Sot jua përsosa fenë tuaj32, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.33 Por, nëse dikush detyrohet nga uria,34 pa anuar nga gjynahu,35 padyshim se Allahu është Falës, Mëshirëplotë.36
Komentimi 19 shënime
Shënimi 18
Allahu e ka ndaluar ngrënien e mishit të kafshës së ngordhur, kafshës së cilës i ka dalë shpirti pa u therur dhe që nuk i ka dalë gjaku bashkë me daljen e shpirtit. Por karkaleci dhe peshku janë përjashtuar nga ky gjykim, dhe janë lejuar të hahen, siç ka ardhur një gjë e tillë në hadithet e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).
Shënimi 19
Gjaku i derdhur i kafshës është i ndaluar. Padyshim se ai përmban sëmundje e dëme për njeriun, të cilat Allahu i di më së miri, ndaj edhe e ka ndaluar atë me Dijen dhe Urtësinë e Tij.
Shënimi 20
Të butë dhe të egër, që të dy janë të ndaluar të hahen, dhe nuk është e vërtetë ajo që pretendojnë Ithtarët e Librave të mëparshëm prej hebrenjve dhe të krishterëve, se Allahu ua ka lejuar atyre ngrënien e mishit të derrit, prandaj edhe e ka theksuar këtu. Mishi i derrit është nga gjërat e ndyta, të këqija e të dëmshme, të cilat Allahu i ka ndaluar për besimtarët.
Shënimi 21
D.m.th. që është therur në emër të idhujve, apo njerëzve të mirë, yjeve, etj, gjë e cila është shokvënie Allahut (shirk).
Shënimi 22
Me lak apo me dorë duke i shtrënguar fytin deri sa të ngordhë. Nuk lejohet të hahet sepse nuk i ka dalë gjaku bashkë me shpirtin.
Shënimi 23
Me shkop, gurë apo diçka tjetër të rëndë, që nuk e çan por e shëmb. As kësaj nuk i del gjaku me daljen e shpirtit, prandaj nuk lejohet.
Shënimi 24
Nëse kafsha ngordh nga kafshimi i egërsirave, ajo nuk lejohet të hahet. Këtu pëfshihen edhe kafshët apo zogjtë e gjyetisë.
Shënimi 25
Nëse kafsha që i ballafaqohet ngordhjes, theret para se të ngordhë, atëherë lejohet të hahet.
Shënimi 26
Apo për idhuj dhe në emër të tyre. Thuhet gjithashtu se mund të jenë për qëllim therja e kurbaneve mbi disa gurë të caktuar dhe lyerja e tyre me gjakun e kurbaneve si madhërim për ata gurë.
Shënimi 27
Në kohën e injorancës paraislamike, kur dikush donte të ndërmerrte një udhëtim apo një luftë, a diçka tjetër, hidhte short me disa kupa të posaçme, ku në njërën prej të cilave shkruhej “bëje”, në një tjetër “mos e bëj” dhe një e tretë ishte pa shënim në të. Nëse i qëllonte kupa ku shkruhej “bëje”, ata vazhdonin atë që kishin ndërmarrë, e në të kundërt, jo. Ky lloj falli apo shorti u ndalua sepse ai u bë sikur të ishte ndarësi i fatit të tyre. Në vend të këtij shorti, Allahu i mësoi të Dërguarit të Tij namazin dhe lutjen e quajtur “Istihara”, dhe i dërguari ua mësoi atë besimtarëve, për t’ju lutur Allahut që t’ju japë zgjidhjen më të mirë në një çështje të caktuar para se ata ta ndërmarrin atë.
Shënimi 28
Të gjitha ndalesat që u përmendën më sipër janë dalje nga bindja ndaj Allahut në bindjen ndaj djallit.
Shënimi 29
Këto ajete iu shpallën të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), në ditën e Arafatit, në vitin kur ai bëri haxhin për herë të fundit në jetën e tij.
Shënimi 30
Mohuesit dhe idhujtarët i humbën të gjitha shpresat që kishin për t’i kthyer muslimanët nga feja e tyre në idhujtari e mohim të fesë së Allahut. Këtë vit, në të cilin i Dërguari i Allahut bëri haxhin e tij të lamtumirës, asnjë idhujtar nuk bëri haxh dhe asnjë i zhveshur nuk bëri tavaf rreth Kabes, ashtu si bënin më parë.
Shënimi 31
Mos ju trembni idhujtarëve dhe mohuesve të Islamit, o besimtarë, sepse ata nuk mund të triumfojnë mbi ju, por të më keni frikën vetëm Mua, që të mos kundërshtoni urdhrin Tim dhe të mos tejkaloni kufijtë e Mi, përndryshe do të meritoni dënimin Tim.
Shënimi 32
Urdhrat dhe ndalesat, hallallin dhe haramin, bazat dhe degët, dhe çdo gjë që ju nevojitet në fenë dhe në të gjitha lëmitë e jetës suaj, në dynja dhe në botën tjetër; të gjitha këto jua kam sqaruar në Kuran dhe në Sunetin (traditën) e të Dërguarit Tim. Prej këtu, kushdo që pretendon se njeriu ka nevojë të mësojë filozofinë apo shkenca të tjera për të njohur gjërat që lidhen me besimin dhe me ligjet e Allahut, ai është injorant dhe i gabuar në pretendimin e tij, sepse ai pretendon që feja nuk plotësohet veçse me atë që thotë ai, dhe kjo është prej padrejtësisë dhe përgënjeshtrimit më të madh ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).
Shënimi 33
E zgjodha Islamin si fenë tuaj dhe ju zgjodha ju që të jeni ithtarët e tij, prandaj praktikojeni atë plotësisht në mënyrë që kështu të falënderoni Zotin tuaj për të gjitha mirësitë e Tij ndaj jush, më e madhja e të cilave, ajo që Ai jua zgjodhi Islamin si fenë tuaj, jua plotësoi atë me zbritjen e Kuranit dhe të Dërguarit të Tij të fundit, dhe ju bëri muslimanë. Islami është feja e të gjithë të Dërguarve të Allahut, por me dërgimin e Muhamedit ai u plotësua përfundimisht, dhe përveç plotësimit, ai pastroi pluhurin dhe sqaroi devijimin që i ishte bërë atij nga ithtarët e Librave të mëparshëm prej hebrenjve dhe të krishterëve.
Shënimi 34
Dhe ha diçka prej atyre që u ndaluan më sipër.
Shënimi 35
Pa pasur për qëllim të shkelë ndalesat e Allahut.
Shënimi 36
Ia mbulon këtë gjynah këtij personi të detyruar në këtë rast, ia fal atij atë dhe nuk e dënon për të në botën tjetër, sepse Allahu është Mëshirëplotë dhe nga mëshira e Tij, Ai e ka lejuar ngrënien e të ndaluarave kur të kanoset vdekja nga uria.
يَسْـَٔلُونَكَ مَاذَآ أُحِلَّ لَهُمْ ۖ قُلْ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَـٰتُ ۙ وَمَا عَلَّمْتُم مِّنَ ٱلْجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ ٱللَّهُ ۖ فَكُلُوا مِمَّآ أَمْسَكْنَ عَلَيْكُمْ وَٱذْكُرُوا ٱسْمَ ٱللَّهِ عَلَيْهِ ۖ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ٤
Të pyesin ty (o Muhamed): çfarë ju lejohet atyre (nga ushqimet)? Thuaju: “Ju lejohet çdo ushqim i mirë,37 dhe ato që jua gjuajnë kafshët që i keni stërvitur për gjueti, ashtu siç ju ka mësuar Allahu.38 Pra, hani atë që e zënë për ju, dhe përmendni emrin e Allahut!39 Dhe kini frikë Allahun! Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari.40
Komentimi 4 shënime
Shënimi 37
Çdo ushqim i dobishëm apo i shijshëm, që nuk e dëmton shëndetin fizik apo mendor të njeriut. Prej këtu, të gjitha ato ushqime apo lëndë të ndryshme që e dëmtojnë shëndetin fizik apo mendor të njeriut, janë haram, të ndaluara në Islam.
Shënimi 38
Gjahu i zënë nga kafshët apo shpendët e gjuetisë që janë të mësuara dhe të stërvitura për gjah, është i lejuar që të hahet, përderisa ato nuk e zënë gjahun për ta ngrënë vet, por e zënë për padronin e tyre, duke mos ngrënë prej mishit të tij. Nga ajeti përfitohet gjithashtu lejimi i mbajtjes së qenve të gjyetisë, kurse mbajtja e qenëve pa nevojë është e ndaluar në Islam, siç thuhet në hadithet e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem).
Shënimi 39
Allahu i mëson njerëzit që përdorin kafshë gjuetie, që t’i stërvisin kafshët e tyre se si të gjuajnë për ta dhe të mos hanë nga gjahu, si dhe të përmendin emrin e Allahut (të thonë “Bismilah”) kur i lëshojnë kafshët e gjuetisë. Prej rregullave që duhet të dijnë gjuetarët është gjithashtu se nëse kur arrijnë te gjahu, e ai është ende gjallë, duhet ta therin atë në mënyrë që të lejohet ngrënia e mishit të tij. Po kështu, kusht për lejimin e ngrënies së gjahut është që ai të ketë ngordhur nga çarja e dhëmbëve të kafshës së gjahut apo nga shtiza apo shigjeta, ose arma e gjyetarit, e cila e ka çare gjahun dhe i ka nxjerrë gjakun atij, përndryshe, nëse gjahu ka ngordhur nga ndonjë rrëzim apo faktor tjetër si ato që u përmendën në ajetin para këtij, mishi i tij nuk lejohet të hahet. Vërtet që Allahu me mirësinë e Tij e ka zgjeruar së tepërmi rrethin e të lejuarës për njerëzit, dhe kjo vërehet edhe te lejimi i ngrënies së gjahut të zënë nga kafshët e gjuetisë.
Shënimi 40
Ruajuni ndalesave të Allahut dhe përmbajuni ligjeve të Tij, qoftë në lidhje me hallallin dhe haramin në ushqim apo në çdo gjë tjetër, sepse Allahu llogarit shpejt gjithçka që ju veproni dhe ju merr në llogari për to, pastaj ju jep atë që meritoni prej shpërblimit apo dënimit të Tij.
ٱلْيَوْمَ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَـٰتُ ۖ وَطَعَامُ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ حِلٌّۭ لَّكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلٌّۭ لَّهُمْ ۖ وَٱلْمُحْصَنَـٰتُ مِنَ ٱلْمُؤْمِنَـٰتِ وَٱلْمُحْصَنَـٰتُ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ مِن قَبْلِكُمْ إِذَآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَـٰفِحِينَ وَلَا مُتَّخِذِىٓ أَخْدَانٍۢ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِٱلْإِيمَـٰنِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُۥ وَهُوَ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ مِنَ ٱلْخَـٰسِرِينَ٥
Sot, janë lejuar për ju gjërat e mira e të pastra.41 Edhe ushqimet (të therurat) e atyre që u është dhënë Libri janë të lejuara për ju, dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata.42 Ju janë lejuar gjithashtu femrat e lira e të ndershme besimtare (muslimane) dhe femrat e lira e të ndershme prej atyre që u është dhënë Libri para jush43, nëse ju u jepni dhuratën e martesës (mehrin), duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. E Kushdo që mohon besimin,44 veprat e tij asgjësohen menjëherë, dhe në jetën tjetër, ai do të jetë prej të humburve.45
Komentimi 5 shënime
Shënimi 41
Prej kafshëve të lejuara që i therni apo që i zini gjah, dhe prej ushqimeve të mira e të dobishme. Kurse ushqimet e dëmshme dhe të ndyta janë haram në Islam.
Shënimi 42
Allahu na e ka lejuar ngrënien e mishit të kafshës së therur nga ithtarët e Librit, prej hebrenjve dhe të krishterëve, dhe na e ka ndaluar mishin e therur nga mohuesit e Islamit apo idhujtarët e tjerë të çdo feje qofshin. Kjo sepse ithtarët e Librit i anëtarësohen besimit në të Dërguarit e Allahut dhe në Librat e shpallur nga Ai, dhe të gjithë të Dërguarit e Allahut u kanë mësuar popujve të tyre se therja në emër të dikujt apo diçkaje tjetër përveç Allahut është shirk (idhujtari, shokvënie Allahut). Ajeti ka për qëllim të therurat e ithtarëve të Librit dhe jo ushqimet e tjera, pasi që këto të fundit janë të lejuara për muslimanët edhe nëse merren nga idhujtarët e çdo besimi qofshin, përderisa në origjinë janë gjëra të lejuara në Islam. Myslimanit i lejohet t’i japë apo t’i shesë ithtarëve të Librit nga ushqimet dhe të therurat e tij.
Shënimi 43
Prej hebrenjve dhe të krishterëve. Me këtë ajet i bëhet një përjashtim ajetit 221, të sures Bekare, ku thuhet: “Mos u martoni me idhujtaret, deri sa ato të besojnë.” Nga ajeti kuptohet se martesa me femrat robëresha është e ndaluar, edhe nëse ato janë besimtare myslimane, me përjashtim të dy rasteve: kur dikush nuk ka mundësi materiale që të martohet me femër të lirë besimtare dhe kur dikush i druhet rënies në kurvëri nëse nuk martohet me atë robëreshë, siç e pamë në ajetin 25, të sures En Nisa. Kurse martesa me robëreshë çifute apo të krishtere nuk lejohet në asnjë rast. Po kështu nuk lejohet në asnjë mënyrë martesa me prostituta, myslimane qofshin apo të çdo feje tjetër, sepse Allahu thotë: “Laviri nuk mund të martohet veçse me lavire apo idhujtare, dhe laviren nuk mund ta marrë veçse një lavir apo një idhujtar. Kurse për besimtarët, kjo është e ndaluar.” [En Nur, 3].
Shënimi 44
Kushdo që mohon ato që Allahu ka urdhëruar të besohen, prej Njësimit të Tij, profetësisë së Muhamedit dhe të gjithçkaje me të cilën Allahu e ka dërguar atë.
Shënimi 45
Shpërblimi për veprat e mira që ka bërë në dynja ky njeri, do të anullohet në botën tjetër, dhe atje ai do të jetë nga të humburit dhe të mjeruarit, për shkak të mohimit të Muhamedit dhe veprës jo në bindje ndaj Allahut. Duket sikur këtu janë për qëllim më shumë ithtarët e Librit, prej hebrenjve dhe të krishterëve.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ فَٱغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى ٱلْمَرَافِقِ وَٱمْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى ٱلْكَعْبَيْنِ ۚ وَإِن كُنتُمْ جُنُبًۭا فَٱطَّهَّرُوا ۚ وَإِن كُنتُم مَّرْضَىٰٓ أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوْ جَآءَ أَحَدٌۭ مِّنكُم مِّنَ ٱلْغَآئِطِ أَوْ لَـٰمَسْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمْ تَجِدُوا مَآءًۭ فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًۭا طَيِّبًۭا فَٱمْسَحُوا بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ ۚ مَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُم مِّنْ حَرَجٍۢ وَلَـٰكِن يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمْ وَلِيُتِمَّ نِعْمَتَهُۥ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ٦
O besimtarë!46 Kur të ngriheni për të falur namaz,47 lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje.48 E nëse jeni të papastër (xhunub),49 pastrohuni (duke u larë krejtësisht)!50 Por, në qoftë se jeni të sëmurë, ose në udhëtim,51 ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë synoni diçka të sheshtë e të pastër që gjendet mbi tokë52 dhe fërkoni fytyrat e duart me të.53 Allahu nuk dëshiron t’ju ngarkojë ndonjë vështirësi,54 por dëshiron t’ju pastrojë55 dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush,56 që të jeni falënderues (të Tij).
Komentimi 11 shënime
Shënimi 46
Ju, që keni besuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe gjithçka që ka ardhur nga Allahu.
Shënimi 47
Kur të ngriheni për të falur namaz, qoftë të detyrueshëm (pesë namazet e ditës dhe natës), vullnetar apo namazin e xhenazes, duke qenë se nuk e keni pastërtinë e vogël (abdesin) por keni vetëm të madhen (guslin), atëherë merrni abdes në mënyrën e përshkruar në vijim të ajetit.
Shënimi 48
Ajeti rendit pjesët e trupit që duhen larë gjatë pastrimit të posaçëm (abdes) për të falur namaz, kurse tradita profetike sqaron në hollësi mënyrën e marrjes së abdesit, duke filluar me larjen e duarve së pari, pastaj me shpëlarjen e gojës dhe të hundës, të cilat përfshihen në fytyrë, pastaj me larjen e fytyrës, pastaj me larjen e parakrahëve deri në bërryla duke filluar me të djathtin, të gjitha këto duke i larë nga tre herë. Pastaj fërkon kokën me njërën ose me të dyja duart e lagëta dhe në fund lan këmbët deri në kyçe duke filluar me larjen e këmbës së djathtë pastaj të së majtës.
Shënimi 49
Është fjala për papastërtinë e madhe, xhunubllëkun; gjendjen e njeriut pas marrëdhënieve intime apo pas daljes së spermës në çdo mënyrë që të ndodhë, zgjuar apo në gjumë.
Shënimi 50
Pastrohuni me pastrimin e madh; merrni gusël, duke larë të gjithë trupin me ujë të pastër.
Shënimi 51
Dhe ju ndodh të bëheni xhunub, duke ju dalë sperma nga ëndërrimi në gjumë apo duke qenë zgjuar.
Shënimi 52
Ndonjë pllakë, gurë, apo dhe të pastër që gjendet mbi sipërfaqen e tokës.
Shënimi 53
Nga mëshira e Allahut për robët e Tij, ua ka lehtësuar atyre praktikimin e fesë dhe kryerjen e obligimeve të tyre fetare. Kjo vërehet edhe në këtë ajet, ku Allahu i lejon besimtarëve që të përdorin dheun e pastër për pastrim simbolik, në vend të larjes së trupit (guslit) dhe abdesit, kur ngrihen për t’u falur dhe nuk gjejnë ujë për t’u pastruar. Ky pastrim simbolik quhet “Tejemmum” dhe bëhet thjesht duke fërkuar shuplakat e duarve mbi dhe të pastër dhe pastaj me to të fërkohet fytyra dhe pastaj duart me njëra-tjetrën, deri në kyçe. Marrja e Tejemumit në vend të guslit apo abdesit lejohet vetëm në rast sëmundje, gjatë së cilës përdorimi i ujit do e përkeqësonte atë, si dhe në rast se gjendesh në udhëtim e sipër dhe nuk gjen ujë, apo uji që të ndodhet është i mjaftueshëm vetëm për të pirë gjatë udhëtimit.
Shënimi 54
Me urdhrin për pastrim të përgjithshëm të trupit (gusël) apo të pjesshëm (abdes), prandaj edhe ua ka bërë këto lehtësime në kryerjen e obligimeve fetare, duke marrë në konsideratë gjendjen tuaj.
Shënimi 55
Trupin e jashtëm nga papastërtitë, dhe shpirtin nga gjynahet.
Shënimi 56
Prej të cilave edhe lejimi i marrjes Tejemum në vend të guslit ose abdesit, kur nuk gjen ujë apo nuk mund ta përdorësh atë për shkak të sëmundjes.
وَٱذْكُرُوا نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَمِيثَـٰقَهُ ٱلَّذِى وَاثَقَكُم بِهِۦٓ إِذْ قُلْتُمْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۖ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٧
Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush dhe besën që ka marrë nga ju, kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!”57 Pra, kini frikë Allahun! Vërtet, Allahu di gjithçka që fshihet në gjokse.
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Allahu i drejtohet besimtarëve që të kujtojnë mirësitë e Tij, sepse kështu ata e falënderojnë Atë, si dhe të kujtojnë besën që i kanë dhënë Allahut me hyrjen në Islam, me besimin tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, gjë e cila bën të detyrueshme bindjen ndaj tyre, prandaj thotë: “kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm”, d.m.th. dëgjuam ajetet e Tua kuranore, pamë shenjat e tua në gjithësi dhe t’u bindëm Ty në gjithçka që na urdhëron apo na ndalon.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا كُونُوا قَوَّٰمِينَ لِلَّهِ شُهَدَآءَ بِٱلْقِسْطِ ۖ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَـَٔانُ قَوْمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعْدِلُوا ۚ ٱعْدِلُوا هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ ۖ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ ٨
O besimtarë! Të jeni dëshmues dhe zbatues të drejtësisë për Hir të Allahut, dhe të mos ju nxisë urrejtja ndaj dikujt për të bërë padrejtësi.58 Mbani drejtësi, se kjo është më afër devotshmërisë!59 Dhe kini frikë Allahun!60 Pa dyshim, Allahu është Njohës i thellë i gjithçkaje që ju veproni.61
Komentimi 4 shënime
Shënimi 58
Allahu i urdhëron besimtarët që të zbatojnë drejtësinë dhe urdhrat e Tij në të gjitha gjendjet dhe rastet, dhe këtë ta bëjnë vetëm për Hir të Allahut dhe jo për ndonjë interes personal apo duke qenë të njëanshëm në dëshmi për shkak të afërsisë së gjakut apo armiqësisë ndaj dikujt, sepse Allahu nuk e do padrejtësinë dhe i ndëshkon të padrejtët. [Kthehu në ajetin 135, të sures en Nisa].
Shënimi 59
Mbani drejtësi ndaj çdokujt prej njerëzve, qoftë mik apo armik, sepse drejtësia ju bën më të devotshëm ndaj Allahut dhe më të ruajtur nga shkelja e ndonjë urdhri të Tij apo kryerja e ndonjë ndalese të Tij. Kurse padrejtësia çon në të kundërtën e devotshmërisë ndaj Allahut, sepse ajo çon në shkeljen e urdhrave të Allahut dhe në kryerjen e ndalesave të Tij.
Shënimi 60
Veproni drejt ashtu si ka urdhëruar Allahu, në çdo vepër e fjalë, vend e kohë, rast e gjendje, përndryshe do të meritoni ndëshkimin e Tij.
Shënimi 61
Dhe ua regjistron të gjitha ato, për t’ju dhënë shpërblimin e merituar, në këtë botë dhe në botën tjetër, prandaj ruajuni Atij dhe përmbajuni ligjeve të Tij.
وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ ۙ لَهُم مَّغْفِرَةٌۭ وَأَجْرٌ عَظِيمٌۭ ٩
Allahu u ka premtuar falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh të gjithë atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.62
Komentimi 1 shënim
Shënimi 62
Atyre që besojnë Allahun, të gjithë të Dërguarit e Tij, Librat e Tij dhe botën tjetër, si dhe bëjnë vepra të mira që burojnë nga ky besim, ashtu si i ka urdhëruar Allahu, këtyre Allahu u ka premtuar falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh, madhësinë e të cilit nuk e di veçse Allahu i Madhëruar, e Allahu nuk e thyen kurrë premtimin e Vet.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِـَٔايَـٰتِنَآ أُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلْجَحِيمِ ١٠
Kurse ata që nuk besojnë dhe i mohojnë shpalljet tona, ata janë banorët e Zjarrit.63
Komentimi 1 shënim
Shënimi 63
Ata që e mohojnë Allahun apo diçka nga ato që kanë ardhur prej Tij, si dhe përgënjeshtrojnë provat e Allahut që argumentojnë të vërtetën e qartë e të sigurtë, këta do të jenë banorët e përhershëm të zjarrit të xhehenemit, nga ku nuk do të dalin kurrë.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱذْكُرُوا نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ هَمَّ قَوْمٌ أَن يَبْسُطُوٓا إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ فَكَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ ۖ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ١١
O besimtarë! Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjaste duart mbi ju, por Allahu i pengoi duart e tyre nga ju.64 Kini frikë Allahun dhe vetëm Allahut t’i mbështeten besimtarët!65
Komentimi 2 shënime
Shënimi 64
Allahu u kujton besimtarëve mirësitë e Tij, në mes të të cilave edhe asgjësimin e kurtheve të armiqve dhe pengimin e tyre nga arritja e dëmtimit të muslimanëve, në mënyrë që muslimanët të falënderojnë Allahun për të gjitha këto mirësi. Sigurisht që mirësia e pengimit të armiqve të muslimanëve nga dëmtimi dhe luftimi i tyre është e përgjithshme, në çdo vend e kohë, por në lidhje me shkakun e zbritjes së këtij ajeti, ka disa mendime në mesin e dijetarëve të tefsirit, ku secili bazohet në transmetime të ndryshme, që kanë të bëjnë në përgjithësi me dështimin e hebrenjve apo të idhujtarëve, kur tentonin që të vrisnin të Dërguarin e Allahut, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij bashkë me të, e ndoshta këtu është pikërisht për qëllim shpëtimi që Allahu i bëri të Dërguari të Tij dhe besimtarëve që ishin bashkë me të te hebrenjtë e fisit Beni Nadir, ku shkuan për të paguar gjakun e një burri që vrau Amër ibën Umejje, sepse ajetet në vijim do të flasim pikërisht kundër hebrenjve dhe do i kërkohet profetit që t’i falë ata. (Tefsiri i Taberiut, Zadul Mesir i Ibnul Xheuzi, Tefsiri i Es Seadi).
Shënimi 65
Kini frikë Allahun, o besimtarë, dhe mos e shkelni besën që i keni dhënë Atij, dhe vetëm tek Allahu mbështetuni në të gjitha çështjet tuaja të fesë dhe të dynjasë, dhe jo në forcat tuaja, e padyshim se kushdo që i mbështetet Allahut, Allahu i mjafton atij, e mbron atë dhe e ndihmon gjithnjë. Mbështetja tek Allahu është nga detyrimet e zemrës së besimtarit dhe ajo ndryshon në gradë nga një besimtar te tjetri në varësi të forcës së besimit.
۞ وَلَقَدْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَـٰقَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَبَعَثْنَا مِنْهُمُ ٱثْنَىْ عَشَرَ نَقِيبًۭا ۖ وَقَالَ ٱللَّهُ إِنِّى مَعَكُمْ ۖ لَئِنْ أَقَمْتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَيْتُمُ ٱلزَّكَوٰةَ وَءَامَنتُم بِرُسُلِى وَعَزَّرْتُمُوهُمْ وَأَقْرَضْتُمُ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًۭا لَّأُكَفِّرَنَّ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَلَأُدْخِلَنَّكُمْ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ۚ فَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ١٢
Allahu u pati marrë besën bijve të Izraelit, dhe prej tyre dërguam dymbëdhjetë mbikëqyrës.66 Allahu u tha atyre67: “Unë jam me ju!68 Në qoftë se do e kryeni namazin, do e jepni zekatin, do i besoni të dërguarit e Mi dhe do i ndihmoni ata69, si dhe do i jepni Allahut hua të mirë70, patjetër që Unë do t’jua shlyej gjynahet dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj.71 Por, kushdo që mohon prej jush pas kësaj, ai, domosdo, e ka humbur rrugën e drejtë.72
Komentimi 7 shënime
Shënimi 66
Allahu u pati marrë besën hebrenjve prej bijve të Izraelit (Jakubit, alejhis selam), në Teurat (Dhiata e Vjetër) se ata do t’i bindeshin Atij, do t’i besonin të gjithë të Dërguarit e Tij dhe do t’i ndiqnin ata, siç thuhet edhe në vazhdim të ajetit. Dhe për t’i kujtuar vazhdimisht me këtë besë, Allahu u caktoi atyre 12 mbikëqyrës e përfaqësues, që t’i shtynin në zbatimin e asaj që ishin urdhëruar dhe që të ishin dëshmitarë kundër tyre. Dijetarët e Tefsirit përmendin këtu disa transmetime ku thuhet se në kohën kur Allahu urdhëroi Musën (alejhis selam) të shkonte bashkë me popullin e vet në tokën e shenjtë, e cila banohej nga tiranët, i tha atij: “Shko atje dhe lufto armiqtë që gjenden në të. Zgjidh 12 përfaqësues nga populli yt, nga çdo fis nga një përfaqësues, me qëllim që të jetë garantues se fisi i tij do e përmbushte atë që urdhërohej.”
Shënimi 67
Mbikëqyrësve dhe të gjithë bijve të Izraelit.
Shënimi 68
Unë jam me ju, me ndihmën dhe me përkrahjen Time kundër armikut tuaj dhe armikut Tim, që ju urdhërova t’i luftoni, nëse ju e përmbushni besën që më keni dhënë.
Shënimi 69
Të gjithë të Dërguarit e Allahut pa përjashtim, mes të cilëve edhe vulën e tyre, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë të dërguarit e Allahut!). Allahu i urdhëron ata që t’i besojnë të gjithë të dërguarit e Tij dhe gjithçka me të cilën ata kanë ardhur nga Allahu, t’i madhërojnë ata, t’i respektojnë, tu binden atyre dhe t’i ndihmojnë ata me të gjitha mundësitë, me pasuritë dhe me jetët e tyre.
Shënimi 70
Jepni lëmoshë në mënyrë vullnetare nga pasuria e pastër dhe e lejuar, vetëm për Hir të Allahut dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. E kemi sqaruar më parë, në ajetin 245, të sures el Bekare, domethënien e “Huasë së mirë” dhe thamë se ajo është shpenzimi nga pasuria e pastër dhe e lejuar me të cilën kërkohet të arrihet kënaqësia e Allahut të Madhëruar, duke e shpenzuar atë në rrugë të hajrit, dhe se askush që ka logjikë nuk thotë se Allahu ka nevojë për hua nga njerëzit, ashtu siç thanë hebrenjtë, sepse çdo gjë që ekziston është pronë e Allahut. Këtu mund të përfshihet edhe ndalesa nga borxhi me kamatë, gjë me të cilën u dalluan dhe dallohen sot hebrenjtë, duke i hapur luftë Allahut dhe duke e çuar njerëzimin në kriza ekonomike për shkak të përlyrjes së tyre me kamatën. Allahu i urdhëron bijtë e Izraelit dhe pasardhësit e tyre që të japin zekatin e detyruar, lëmoshë vullnetare dhe borxh pa kamatë, dhe padyshim se në dhënien e borxhit pa kamatë ka shpërblim tek Allahu i Madhëruar.
Shënimi 71
Në qoftë se ata do e përmbushnin besën e dhënë Allahut, duke i zbatuar këto që u përmendën më sipër, Allahu do ia falte dhe do ia shlyente gjynahet atyre, duke mos i ndëshkuar për to, dhe do i fuste në kopshtet e Xhenetit, ku do jetonin përgjithmonë, dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, por janë ata që e thyen besën e tyre që i dhanë Allahut, megjithëse secili është peng e veprës së vetë dhe përderisa vazhdon të jetë i gjallë në këtë botë, e ka mundësinë para vetes që të pendohet tek Allahu dhe t’i kthehet besës së dhënë Atij, duke besuar Allahun dhe të gjithë të dërguarit e Tij, mes të cilëve edhe Muhamedin padyshim. Pra, të pranonte Islamin dhe gjithçka me të cilën Muhamedi ka ardhur nga Allahu.
Shënimi 72
Kushdo prej hebrenjve që e mohon besën e dhënë Allahut për besimin e Tij dhe të dërguarve të Tij, si dhe për bindjen ndaj urdhrave të Tij dhe të dërguarve të Tij, gjë për të cilën ata do të kishin shpërblim të madh te Allahu, ashtu si u ka premtuar Allahu besimtarëve të Tij, padyshim se ata e kanë humbur rrugën e drejtë me vetëdije të plotë, kështu që do të marrin ndëshkimin e merituar. Dhe ashtu ndodhi, siç e vërteton ajeti në vazhdim.
فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَـٰقَهُمْ لَعَنَّـٰهُمْ وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَـٰسِيَةًۭ ۖ يُحَرِّفُونَ ٱلْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ ۙ وَنَسُوا حَظًّۭا مِّمَّا ذُكِّرُوا بِهِۦ ۚ وَلَا تَزَالُ تَطَّلِعُ عَلَىٰ خَآئِنَةٍۢ مِّنْهُمْ إِلَّا قَلِيلًۭا مِّنْهُمْ ۖ فَٱعْفُ عَنْهُمْ وَٱصْفَحْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ ١٣
Por, për shkak se ata e thyen besën e tyre, Ne i mallkuam dhe ua ngurtësuam zemrat.73 Ata shtrembërojnë fjalët nga konteksti i tyre dhe një pjesë të mirë të atyre që u thuheshin e kanë harruar.74 Ti (Muhamed) vazhdimisht do ta vëresh pabesinë e tyre, përveç një pakice prej tyre;75 por fali ata dhe mos ua vë re, sepse vërtet, Allahu i do bamirësit.76
Komentimi 4 shënime
Shënimi 73
Por bijtë e Izraelit dhe pasardhësit e tyre prej hebrenjve, e thyen besën e dhënë Allahut, dhe si rezultat merituan ndëshkimin e Tij; Allahu i mallkoi ata, i nxori dhe i largoi nga mëshira e Tij, i ngurtësoi zemrat dhe i ashpërsoi ato duke i bërë që të mos u bëjnë dobi këshillat, paralajmërimet dhe provat e Allahut; sa që nuk ka gjë që t’i bëjë për vete apo që t’i frikësojë nga dënimi i Allahut, e ky është ndëshkimi më i madh që mund t’i bëhet njeriut në këtë botë; të ketë një zemër të tillë, që nga udhëzimi dhe e mira të mos nxjerrë e përfitojë veçse të keqen. Dhe padyshim që në një zemër të tillë nuk ekziston pikë mëshire për krijesat e Allahut, gjë te cilën e shohim qartë në veprat dhe fjalët e hebrenjve, në çdo kohë e vend, prandaj edhe njerëzit që i njohin dhe që i kanë pasur pranë, nuk duan t’i kenë në shtetin e tyre, madje as në kontinentin e tyre, sepse ata nuk kanë zemër njeriu por janë zemërgurë, që mendojnë vetëm për vete në llogari të gjithë njerëzve apo krijesave të tjera.
Shënimi 74
Ata harruan dhe humbën një pjesë të asaj që Allahu i shpalli Musës (alejhis selam) në Teurat (Dhiata e Vjetër), si ndëshkim për ta. Por kjo ka edhe kuptimin figurativ, me kuptimin se harruan besimin dhe zbatimin e një pjesë të mirë të asaj që thuhej në Teurat, dhe këtu përfshihet edhe mohimi i disa të dërguarve të Allahut që erdhën pas Musës (alejhis selam), siç është Isai dhe profeti ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te gjithë të dërguarit e Allahut!).
Shënimi 75
Hebrenjtë janë të pabesë dhe kjo është cilësi e tyre e pandarë, me përjashtim të ndonjë pakice që udhëzon Allahu me mëshirën e Tij, për shkak se ata e përmbushin besën e tyre të dhënë Allahut, duke besuar Muhamedin dhe të gjithë të dërguarit e Allahut, dhe duke hyrë në Islam të nënshtruar ndaj Allahut.
Shënimi 76
Përderisa i njohe se cilët janë hebrenjtë, nuk ke pse të habitesh për veprat dhe pabesinë e tyre ndaj teje kur tentuan të vrasin, o Muhamed, prandaj falja kësaj rradhe dhe mos i ndëshko për pabesinë e tyre ndaj teje, sepse falja është bamirësi dhe Allahu i do bamirësit. Dijetarët janë ndarë në dy mendime në lidhje me abrogimin apo jo të këtij gjykimi, por mund të thuhet se të dyja qëndrimet lejohen dhe të pabesët mund të ndëshkohen ose të falen, si të shihet më e përshtatshme dhe më e dobishme, duke parë në të ardhmen, e Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urti.
وَمِنَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا إِنَّا نَصَـٰرَىٰٓ أَخَذْنَا مِيثَـٰقَهُمْ فَنَسُوا حَظًّۭا مِّمَّا ذُكِّرُوا بِهِۦ فَأَغْرَيْنَا بَيْنَهُمُ ٱلْعَدَاوَةَ وَٱلْبَغْضَآءَ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۚ وَسَوْفَ يُنَبِّئُهُمُ ٱللَّهُ بِمَا كَانُوا يَصْنَعُونَ١٤
Edhe prej atyre që thanë: “Ne jemi përkrahës (të Isait)”77, e morëm besën, por edhe ata harruan një pjesë të mirë të atyre që u thuheshin (në Libër),78 kështu që Ne futëm armiqësinë dhe urrejtjen mes tyre, deri në Ditën e Kiametit,79 dhe patjetër që Allahu do t’i njoftojë ata për veprat që kanë bërë.80
Komentimi 4 shënime
Shënimi 77
Edhe prej atyre që thanë se janë përkrahës dhe pasues të Isait (alejhis selam), apo të krishterë, Allahu mori besën, ashtu si edhe prej bijve të Izraelit, apo hebrenjve prej tyre.
Shënimi 78
Në Inxhil (Dhiata e re), pra harruan një pjesë të mirë të tij, si dhe harruan të vepronin sipas asaj që thuhej në të, duke ndjekur kështu rrugën e popullit të humbur prej hebrenjve, në thyerjen e besës së dhënë Allahut dhe në mohimin e të dërguarve të Tij, siç bënë me mohimin e të dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë të dërguarit e Allahut!), megjithëse e kishin të shënuar në Librin e tyre.
Shënimi 79
Përderisa ata e thyen besën e dhënë Allahut, patjetër që merituan ndëshkimin e Tij për thyerjen e besës; Allahu nxiti armiqësinë dhe urrejtjen mes tyre. Këtu përfshihet edhe ndarja e tyre në grupe të ndryshme në lidhje me çështjen e Isait (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe çështje të tjera që lidhen me besimin dhe bindjet. Megjithatë, ndëshkimi i tyre nuk ishte si ai i hebrenjve me mallkim dhe ngurtësim të zemrës, prandaj edhe numri i atyre që kthehen përsëri tek besa e dhënë Allahut duke pranuar Islamin, prej të krishterëve, ka qenë dhe do të vazhdojë gjithnjë e në rritje, me mirësinë dhe mëshirën e Allahut që ua mundëson atyre që kërkojnë vërtet të vërtetën dhe pëlqimin e Zotit të tyre. Do ta shohim në ajetin 82 të kësaj sureje, se Allahu dëshmon se të krishterët janë më të afërt me muslimanët se sa hebrenjtë dhe të gjithë idhujtarët.
Shënimi 80
Allahu i ka regjistruar të gjitha veprat që ata kanë bërë në dynja dhe do t’ua tregojë në Ditën e Gjykimit, që të jenë edhe vetë dëshmitarë kundër vetvetes, pastaj do i japë ndëshkimin e merituar në zjarrin e Xhehenemit. Ky është përfundimi nëse vazhdon në thyerjen e besës së dhënë Allahut dhe nuk pendohesh e nuk kthehesh tek Ai, por nëse pendohesh dhe kthehesh tek Allahu me sinqeritet, Atëherë Allahu është Falës i Madh dhe e pranon pendimin e robërve të Tij. Përderisa vazhdon të jesh i gjallë në tokë, nuk është kurrë vonë që të pendohesh dhe të kthehesh në besën e dhënë Allahut: t’i besosh Atij dhe të gjithë të dërguarve dhe Librave të Tij, të cilët janë vulosur me Muhamedin dhe me Kuranin, dhe çdo gjë që Allahu e ka shpallur në Librat e mëparshëm e gjen në Kuran dhe Traditën profetike të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).
يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ قَدْ جَآءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًۭا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَيَعْفُوا عَن كَثِيرٍۢ ۚ قَدْ جَآءَكُم مِّنَ ٱللَّهِ نُورٌۭ وَكِتَـٰبٌۭ مُّبِينٌۭ ١٥
O ithtarët e Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë (Muhamedi), i cili ju sqaron shumë gjëra që ju i fshinit prej Librit dhe ju fal shumë gjëra të tjera.81 Juve ju ka ardhur prej Allahut dritë (Islami dhe Muhamedi) dhe Libër i qartë (Kurani).82
Komentimi 2 shënime
Shënimi 81
Pas thyerjes së besës në Teurat dhe Inxhil, Allahu i jep një mundësi tjetër hebrenjve dhe të krishterëve për ripërtëritjen e saj, duke i urdhëruar të besojnë Muhamedin, vulën e vargut të profëteve të Tij, për profetësinë e të cilit ka fakte dhe prova të padiskutueshme, prej të cilave është pikërisht ky Kuran, i cili ua nxjerr në shesh shumë gjëra që ata ua fshehnin njerëzve, nga Libri i Shenjtë, madje edhe vetë popullit të tyre të paditur. Paria hebreje dhe ajo e krishtere ishin të vetmit që kishin dije nga Shpallja Hyjnore në atë kohë dhe kushdo që kërkonte dijen, nuk mund ta arrinte atë veçse duke shkuar tek ata, kështu që ardhja e Muhamedit analfabet me këtë Kuran madhështor, i cili sqaron dhe nxjerr në dukje ato gjëra që hebrenjtë dhe të krishterët i fshehnin prej Librit, është nga provat e padiskutueshme të profetësisë së tij.
Shënimi 82
Allahu u drejtohet ithtarëve të Librit dhe mbarë njerëzimit, duke u thënë se Ai ka dërguar tek ata dritën e udhëzimit, e ajo dritë është Islami dhe Muhamedi, si dhe Libër të qartë, e ai libër është Kurani i Shenjtë, në të cilin sqarohet gjithçka që njerëzit kanë nevojë në jetën e tyre materiale dhe shpirtërore, në këtë botë dhe në botën tjetër.
يَهْدِى بِهِ ٱللَّهُ مَنِ ٱتَّبَعَ رِضْوَٰنَهُۥ سُبُلَ ٱلسَّلَـٰمِ وَيُخْرِجُهُم مِّنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذْنِهِۦ وَيَهْدِيهِمْ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ ١٦
Me anë të tij (Kuranit), Allahu udhëzon këdo që ndjek pëlqimin e Tij, drejt Rrugëve të Paqes, i nxjerr ata nga errësira në dritë me Vullnetin e Tij dhe i udhëzon në Rrugën e Drejtë.83
Komentimi 1 shënim
Shënimi 83
Me Kuranin mund të udhëzohen vetëm ata që kërkojnë pëlqimin e Allahut dhe që kanë qëllim të pastër. Kurani udhëzon drejt rrugëve të paqes e të shpëtimit nga dënimi i Allahut në të dyja botët, të shpie në banesën e paqes së përjetshme, në Xhennet, të nxjerr nga errësira e idhujtarisë, mohimit, mëkateve, shpikjeve në fe dhe injorancës, në dritën e besimit të pastër, bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe dijes; dhe e gjitha kjo ndodh me Vullnetin e Allahut dhe suksesin që vjen nga Ai. Rrugët e paqes janë rrugët e dijes dhe njohjes së të vërtetës dhe të vepruarit me të. Rrugët e paqes janë rrugët që të çojnë drejt Allahut dhe që përfshijnë gjithçka që Allahu ka ligjëruar në Islam, në fenë dhe rrugën e Tij të drejtë.
لَّقَدْ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْمَسِيحُ ٱبْنُ مَرْيَمَ ۚ قُلْ فَمَن يَمْلِكُ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا إِنْ أَرَادَ أَن يُهْلِكَ ٱلْمَسِيحَ ٱبْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُۥ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا ۗ وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۚ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ١٧
Pa dyshim, kanë mohuar ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!”84 Thuaj: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?”85 Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë.86 Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.87
Komentimi 4 shënime
Shënimi 84
Kjo është fjala e disa prej të krishterëve, e cila provon pikërisht thyerjen e besës së dhënë Allahut në Inxhil. Këta të krishterë kanë thënë një fjalë që nuk e ka thënë askush para tyre në të gjithë njerëzimin, duke e quajtur të Dërguarin e Allahut, Mesihun Isa, të birin e Merjemes, si zotin e tyre në vend të Allahut, apo si bir të Zotit, dhe e gjitha kjo nga që ai lindi pa babë, por vetëm me nënë, megjithëse njësoj si shembulli i tij u krijua edhe nëna e njerëzimit, Havaja, pa babë, madje Ademi u krijua pa babë e pa nënë. Atëherë përse nuk i quajtën zota edhe këta?! Jo, por fjala e tyre është e padrejtë, e pavërtetë, e pabazë dhe shumë e rëndë para Allahut, madje mohim i Tij dhe shokvënie Atij, duke i dhënë krijesës së Tij cilësi Hyjnore. Përveçse është e palogjikshme, kjo fjalë e tyre është humbja më e madhe për ta në të dyja botët, përveç nëse pendohen, kthehen nga ajo fjalë, dhe dëshmojnë njësimin e Allahut dhe ndjekin fenë e Tij, Islamin, përndryshe i pret dënimi i Allahut, i përgatitur për mohuesit e Tij.
Shënimi 85
Sepse që të gjitha këto janë krijesa të Allahut dhe askush nuk e pengon Allahun që të veprojë me krijesat e Tij si të dëshirojë. Po kështu edhe Mesihu Isa dhe nëna e tij janë prej krijesave të Allahut, dhe askush nuk e pengon Allahun të bëjë me ta çfarë të dojë. Pra, a do të mendoni dhe të flisni drejt, apo dëshironi të merrni dënimin e merituar?!
Shënimi 86
Përderisa e dini se është kështu, atëherë përse çuditeni me krijimin e Mesihut Isa pa babë?
Shënimi 87
Allahu krijon dhe vepron çtë dojë dhe si të dojë, e Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.
وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ وَٱلنَّصَـٰرَىٰ نَحْنُ أَبْنَـٰٓؤُا ٱللَّهِ وَأَحِبَّـٰٓؤُهُۥ ۚ قُلْ فَلِمَ يُعَذِّبُكُم بِذُنُوبِكُم ۖ بَلْ أَنتُم بَشَرٌۭ مِّمَّنْ خَلَقَ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۚ وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ وَإِلَيْهِ ٱلْمَصِيرُ ١٨
Hebrenjtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”.88 Thuaju: “Atëherë, përse Ai ju dënon për gjynahet tuaja?89 Përkundrazi, ju jeni njerëz si të gjithë ata që Ai ka krijuar. Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë.90 Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre, dhe vetëm tek Ai është kthimi.91
Komentimi 4 shënime
Shënimi 88
Me fjalën “bijtë e Allahut”, hebrenjtë kanë për qëllim “të dashurit e Tij” dhe jo bijtë e vërtetë, sepse sipas tyre, Allahu i shpalli Izraelit (Jakubit) se njërin prej fëmijëve të tu bashkë me pasardhësit e tij do i fus në zjarr, ku do të qëndrojnë 40 ditë, deri sa zjarri t’i pastrojë ata dhe të përpijë gjynahet e tyre. Pastaj do të thërrasë një thirrës (prej engjëjve) dhe do të thotë: “Nxirrni nga zjarri të gjithë rrethprerët (e bërë synet) nga bijtë e Izraelit!” Dhe ata do të dalin nga zjarri. Kjo është edhe për qëllim me fjalën e tyre: “Ne nuk do të na prekë zjarri veçse disa ditë të numëruara” [Al Imran, 24]. Kurse disa të krishterë thonë se Mesihu është biri i Allahut, për t’u mburrur me dikë që thonë se është nga mesi i tyre dhe jo se të gjithë ata janë bijtë e Allahut. Por sigurisht që këto janë pretendime të shpikura prej tyre dhe të pabazuara, prandaj edhe në vijim të ajetit, Allahu u kundërpërgjigjet atyre me argumente logjike.
Shënimi 89
Siç e pohuat edhe vetë që do të dënoheni vetëm 40 ditë, nëse do të supozonim vërtetësinë e fjalës suaj, por jo vetëm që ju do të dënoheni, por do të qëndroni përgjithmonë në zjarr, nëse vdisni në atë jeni prej mohimit të Allahut me mohimin e një pjese të Shpalljeve Hyjnore apo të Dërguarve të Tij, siç është Kurani dhe Muhamedi. Pra, ju jeni gënjeshtarë dhe mashtrues të vetvetes dhe të njerëzve të tjerë.
Shënimi 90
O ithtarë të Librit, jeni si gjithë njerëzit e tjerë, pa asnjë dallim, përndryshe kjo do të ishte padrejtësi ndaj disa njerëzve dhe Allahu nuk i bën askujt padrejtësi, por Ai gjykon mes tyre me drejtësinë e Tij absolute dhe me mirësinë e Tij, duke ia falur gjynahet atij që do, me mirësinë e Tij, nëse ai plotëson kushtet e faljes së gjynaheve, dhe duke e dënuar atë që do (që është mohues dhe që nuk pendohet për gjynahet e veta), me drejtësinë e Tij. Tek Allahu nuk ka dallim i bardhi nga i ziu apo i pasuri nga i varfri, veçse në varësi të devotshmërisë dhe bindjes ndaj Allahut, dhe ky dallim është vetëm në ligjet që kanë të bëjnë me botën tjetër, kurse në këtë botë, që të gjithë gjykohen me të njëjtat ligje të Allahut, qofshin besimtarë apo mohues.
Shënimi 91
Ku secili do të marrë shpërblimin e vet ashtu si e meriton, pa iu bërë padrejtësi askujt.
يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ قَدْ جَآءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ عَلَىٰ فَتْرَةٍۢ مِّنَ ٱلرُّسُلِ أَن تَقُولُوا مَا جَآءَنَا مِنۢ بَشِيرٍۢ وَلَا نَذِيرٍۢ ۖ فَقَدْ جَآءَكُم بَشِيرٌۭ وَنَذِيرٌۭ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ١٩
O ithtarët e Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë (Muhamedi), i cili jua qartëson gjërat pas një ndërprerje relativisht të gjatë të (vargut të) të dërguarve,92 që të mos thoni: “Nuk na ka ardhur asnjë përgëzues dhe asnjë paralajmërues.”93 -Ja, ju erdhi përgëzues dhe paralajmërues.94 Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.95
Komentimi 4 shënime
Shënimi 92
I Dërguari i fundit i vargut të profetëve të Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë të dërguarit e Allahut!) erdhi pas një periudhe kohore të gjatë që nga profeti i fundit që kishte ardhur para tij, Mesihu Isa, biri i Merjemes, me rreth 500 e disa vjet, në një kohë kur nevoja e njerëzve për një të dërguar nga Allahu ishte më se e domosdoshme, dhe kjo ishte një arsye më shumë për besimin tek ai dhe tek ajo me të cilën ishte dërguar nga Allahu. Faktet për profetësinë e Muhamedit ishin të pamohueshme, sepse ai erdhi me të vërtetën, me udhëzimin e drejtë, me sqarimin dhe dallimin e së vërtetës nga e pavërteta, gjë e cila ishte pështjelluar nga ithatëret e Librit prej hebrenjve dhe të krishterëve, madje ishte e pështjelluar edhe për vetë këta të fundit, siç ishte çështja rreth Isait dhe nënës së tij. Dhe kështu, përderisa e vërteta u bë e qartë dhe u nda përfundimisht nga e pavërteta, ithtarëve të Librit dhe njerëzve në përgjithësi, nuk u ka mbetur më asnjë justifikim para Allahut, për të thënë se nuk e dinim, apo se nuk na kishte ardhur ndonjë paralajmërues.
Shënimi 93
As ndonjë përgëzues me shpërblimin e madh të Allahut në dynja dhe në Xhenet për ata që e besojnë dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, as ndonjë paralajmërues me dënimin e ashpër e të dhembshëm të Allahut në dynja dhe në xhehenem për ata që e mohojnë Allahun dhe e përgënjeshtrojnë të Dërguarin e Tij, si dhe veprojnë në kundërshtim me urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Shënimi 94
E Ai është Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Kështu që, tashmë nuk ka më justifikim për O ithtarë të Librit, dhe për asnjë njeri në faqen e dheut, që dëgjon dhe mëson për ardhjen e Muhamedit, të Dërguarit të fundit të Allahut për mbarë njerëzimin.
Shënimi 95
Allahu e ka të lehtë ta ndëshkojë atë që e kundërshton Urdhrin e Tij dhe ta shpërblejë atë që i bindet Atij, prandaj kini frikë ndëshkimin e Allahut dhe mos e kundërshtoni Atë apo të përgënjeshtroni të Dërguarin e Tij, dhe kërkoni shpërblimin e Allahut duke ju bindur Atij dhe duke besuar përgëzuesin dhe paralajmëruesin e Tij, Muhamedin, të cilin e ka dërguar për mbarë njerëzimin.
وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦ يَـٰقَوْمِ ٱذْكُرُوا نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَعَلَ فِيكُمْ أَنۢبِيَآءَ وَجَعَلَكُم مُّلُوكًۭا وَءَاتَىٰكُم مَّا لَمْ يُؤْتِ أَحَدًۭا مِّنَ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٢٠
Kujto,96 kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur prej jush bëri profetë97, ju bëri sovranë98 dhe ju dha atë që nuk ia kishte dhënë asnjë populli para jush!99
Komentimi 4 shënime
Shënimi 96
Allahu i drejtohet Muhamedit dhe mbarë njerëzimit, që të kujtojnë historinë e hebrenjve dhe të parëve të tyre, që në kohën e profetit të tyre, Musait (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), për të parë se si kanë qenë të parët e tyre, megjithëse Allahu u kishte dhënë mirësi të shumta dhe i kishte ngritur mbi popujt e tjerë që ishin paganë, duke u dërguar atyre të dërguar nga mesi i tyre dhe duke i bërë sovranë të vetes, dhe se si vazhdojnë ata të jenë edhe sot e kësaj dite, në mënyrë që të mos brengosen nga tirania dhe padrejtësitë e tyre, sepse largimi nga Allahu dhe nga e vërteta i sjell këto gjëra, dhe ata do të marrin dënimin e merituar nga Allahu, në këtë botë dhe në botën tjetër. Dënimi në botën tjetër është i qartë, kurse dënimi në këtë botë është pikërisht jeta e mjeruar që ata bëjnë, fakti se ata nuk e dinë se ç’është lumturia, e ndëshkime të tjera që ata i shijojnë në këtë botë, e të cilët nuk i di veçse Allahu. Shpërblimi është sipas veprës, e Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.
Shënimi 97
Dërgoi lajmëtarë të Tij nga mesi i tyre, që iu vinin me shpalljet e Tij, gjë të cilën nuk ia kishte mundësuar asnjë populli tjetër bashkëkohës të tyre.
Shënimi 98
Popull sovran dhe zotërues të vetes dhe të familjes e pasurisë së tyre, madje u mundësoi edhe marrjen e robërve që u shërbenin atyre, dhe në atë kohë nuk ishin të robëruar nga të tjerët, siç kishin qenë më parë apo siç u ndodhi më pas kur ata thyen besën e Zotit të tyre.
Shënimi 99
Në kohën e Musait (salallahu alejhi ue selem), Allahu i kishte ngritur bijtë e Izraelit mbi të gjithë popujt e tjerë dhe u kishte dhënë nga mirësitë e tij gjëra të cilat nuk ia kishte dhënë asnjë populli tjetër deri në atë kohë, dhe në shenjë falënderimi ndaj Allahut, ata duhet t’i kujtonin këto mirësi dhe të vepronin ashtu si urdhëroheshin nga Allahu, por ata mohuan, dhe mirësitë që iu ishin dhënë, iu kthyen në ndëshkim të merituar.
يَـٰقَوْمِ ٱدْخُلُوا ٱلْأَرْضَ ٱلْمُقَدَّسَةَ ٱلَّتِى كَتَبَ ٱللَّهُ لَكُمْ وَلَا تَرْتَدُّوا عَلَىٰٓ أَدْبَارِكُمْ فَتَنقَلِبُوا خَـٰسِرِينَ ٢١
O populli im!100 Hyni në Tokën e Shenjtë101 që Allahu e ka caktuar për ju102 dhe mos u ktheni mbrapa, se përndryshe do të ktheheni të humbur!”103
Komentimi 4 shënime
Shënimi 100
Vazhdon fjala e Musait drejtuar popullit të tij, prej bijve të Izraelit.
Shënimi 101
Në tokën e pastër nga idhujtaria dhe të begatë. Është për qëllim me Tokën e Shenjtë: Toka e Kudsit në Jerusalem, ose kodra Tur dhe zona rreth saj, ose të gjitha vendet e Shamit, ku përfshihet Palestina, Siria, Libani dhe Jordania.
Shënimi 102
Nëse ju e meritoni atë me bindjen tuaj ndaj Allahut dhe duke ju bindur të Dërguarit të Tij, Musait (alejhis selam). Por, përderisa ata nuk iu bindën Musait (alejhis selam), ajo tokë iu ndalua nga Allahu për 40 vjet, dhe pas kësaj kohe, hyri në të Joshea dhe Kalib, prej bijve të Izraelit që ishin bashkëkohës të Musait (alejhis selam) dhe që ishin subjekt i kësaj fjale të Allahut. Por thuhet gjithashtu se me fjalën “ketebe” është për qëllim urdhërimi i tyre nga Allahu për të hyrë në Tokën e shenjtë, dhe jo se ajo ishte caktuar për ta apo që u ishte premtuar atyre.
Shënimi 103
Allahu i urdhëron bijtë e Izraelit që ishin me Musain (alejhis selam), që t’i binden atij dhe të shkojnë drejt Tokës së shenjtë, qoftë edhe duke luftuar tiranët që e kishin pushtuar atë, sepse ajo tokë u takonte atyre, por nëse ata do të ktheheshin mbrapa dhe nuk do t’i bindeshin Allahut dhe të dërguarit të Tij, padyshim se do të humbnin dynjanë dhe botën tjetër; dhe ashtu ndodhi, siç do ta shohim në vijim.
قَالُوا يَـٰمُوسَىٰٓ إِنَّ فِيهَا قَوْمًۭا جَبَّارِينَ وَإِنَّا لَن نَّدْخُلَهَا حَتَّىٰ يَخْرُجُوا مِنْهَا فَإِن يَخْرُجُوا مِنْهَا فَإِنَّا دَٰخِلُونَ ٢٢
Ata thanë: “O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fuqishëm,104 dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata. Vetëm nëse ata dalin, atëherë do të hyjmë.”
Komentimi 1 shënim
Shënimi 104
Sipas transmetimeve thuhet se ata ishin një popull i fuqishëm, trupmëdhenj dhe tiranë (amalekët – pasardhës të Amlik bin Laudh bin Iram bin Sam bin Nuh -alejhis selam), të cilët kishin mundur të gjithë popujt e tjerë të vendeve përreth. Sipas historisë, këta ishin fise beduine arabe që jetuan në Lindjen e Mesme dhe Egjipt para Islamit dhe para ardhjes së Isait (alejhis selam), dhe thuhet se mbreti i Egjiptit në kohën e Jusufit (alejhis selam) ishte pikërisht nga këta. Por hebrenjtë sot thonë se të gjithë arabët janë Amalekë, armiqtë tanë të betuar, të cilët duhet t’i shfarosim sipas teksteve të Teuratit, të cilin ata e kanë shtrembëruar sipas dëshirave të tyre.
قَالَ رَجُلَانِ مِنَ ٱلَّذِينَ يَخَافُونَ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمَا ٱدْخُلُوا عَلَيْهِمُ ٱلْبَابَ فَإِذَا دَخَلْتُمُوهُ فَإِنَّكُمْ غَـٰلِبُونَ ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَتَوَكَّلُوٓا إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ٢٣
Dy burra, nga ata që frikësoheshin (Allahut), të cilëve Allahu u dhuroi mirësi,105 thanë: “U hyni atyre nga porta (e qytetit), sepse nëse hyni në të, do të jeni triumfues. Dhe vetëm tek Allahu mbështetuni, në qoftë se jeni besimtarë!”106
Komentimi 2 shënime
Shënimi 105
Thuhet se ata dy burra ishin Joshea ibën Nun dhe Kalib ibën Jufna, të cilët e përmbushën besën që i dhanë Musait (alejhis selam), kur i dërgoi bashkë me 10 mbikëqyrësit e tjerë për të sjellë lajmet e popullit tiran dhe ushtrisë së tyre, se nuk do i tregonin popullit të tij se çfarë kishin parë atje prej fuqisë dhe forcës së armikut, kurse 10 të tjerët treguan. Por thuhet gjithashtu se ata ishin dy burra nga populli tiran, të cilët iu frikësuan Musait dhe popullit të tij, dhe pranuan Islamin duke ju bashkuar Musait. Këta e dinin se populli i tyre tiran ishte gjithashtu i frikësuar dhe mjaftonte që populli i Musait të hynte nga porta e qytetit për t’ia dorëzuar atij qytetin në paqë dhe pa luftë. Nëse është kështu, mirësia që Allahu u dha këtyre ishte udhëzimi në Islam, e nëse janë për qëllim dy burra nga populli i Musait, atëherë frika që kishin ata ishte ajo nga Allahu dhe mirësia që Allahu u dha atyre ishte trimëria, bindja e vendosmëria, gjë e cila i bëri ata t’i jepnin zemër dhe kurajo popullit të tyre për të sulmuar armikun.
Shënimi 106
Mjaftonte që ata të ishin të vendosur dhe të ndërmerrnin sulmin kundër armikut, duke ju mbështetur Allahut të Madhëruar, i Cili është i Vetmi që i jep triumfin kujt të dojë, pastaj të shkonin deri te porta e qytetit ku gjendeshin tiranët, dhe ata menjëherë do të dorëzoheshin para tyre, por ata nuk e bënë këtë, duke treguar se ishin frikacakë, të luhatur në besimin e tyre dhe të pabindur ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Do ta shohim në ajetin në vijim se çfarë i thanë ata Musait (alejhis selam), dhe le të bëjmë një krahasim midis këtyre ndjekësve të Musait (alejhis selam) prej hebrenjve, dhe midis ndjekësve të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) prej shokëve të tij, kur ai i urdhëronte për diçka, qoftë edhe duke dhënë jetën dhe pasurinë e tyre në rrugë të Allahut.
قَالُوا يَـٰمُوسَىٰٓ إِنَّا لَن نَّدْخُلَهَآ أَبَدًۭا مَّا دَامُوا فِيهَا ۖ فَٱذْهَبْ أَنتَ وَرَبُّكَ فَقَـٰتِلَآ إِنَّا هَـٰهُنَا قَـٰعِدُونَ ٢٤
Ata thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë në të, përderisa ata (tiranët amalekë) vazhdojnë të gjenden aty. Kështu që, shko ti dhe Zoti yt e luftoni, kurse ne do të qëndrojmë këtu.”107
Komentimi 1 shënim
Shënimi 107
Nuk ka fjalë më të shëmtuar se kjo me të cilën ata ia kthyen të Dërguarit të tyre në këtë gjendje të vështirë, kur ata e kishin detyrim dhe njëkohësisht nder e krenari përkrahjen dhe ndihmën e të Dërguarit të tyre. Krahaso tani mes kësaj thënie dhe qëndrimin të hebrenjve ndaj të Dërguarit të tyre, Musait (alejhis selam) dhe mes popullit mysliman, e pikërisht shokëve të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) ndaj tij, kur ai u konsultua me ta në lidhje me luftën e Bedrit, edhe pse ai nuk ua kishte bërë të detyruar atë luftë, kurse ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Edhe sikur të na drejtosh drejt detit, do të vijmë pas teje (megjithëse thënësit e asaj fjale e kishin frikë detin dhe lundrimin në të, e aq më tepër luftën në det), edhe sikur të synosh qytetin e Abisinisë, askush nga ne nuk do të kthehej mbrapa. Ne nuk themi kurrë ashtu si i tha populli i Musait Musait: “shko ti dhe Zoti yt e luftoni, kurse ne do të qëndrojmë këtu”, por ne themi: “Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, dhe ne do të luftojmë bashkë me ju.” Kush lexon librat e historisë profetike të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), i sheh qartë atributet dhe cilësitë e shokëve të tij, histori të cilat kurrë nuk i ka shkruar historia as para dhe as pas tyre, sepse me të vërtetë ata ishin burra të cilët Allahu i zgjodhi për të qenë shokë të profetit të Tij të fundit dhe ndihmues e mbartës të fesë së Tij. Këta janë populli i Muhamedit, populli më i mirë që ka parë njerëzimi, siç e thotë edhe Allahu në ajetin 110, të sures Al Imran.
قَالَ رَبِّ إِنِّى لَآ أَمْلِكُ إِلَّا نَفْسِى وَأَخِى ۖ فَٱفْرُقْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ ٱلْقَوْمِ ٱلْفَـٰسِقِينَ ٢٥
Musai tha108: “O Zoti im! Unë nuk mund të detyroj askënd përveç vetes dhe vëllait tim, prandaj na veço prej këtij populli të pabindur!”109
Komentimi 2 shënime
Shënimi 108
Pasi që pa paturpësinë e popullit të vet, Musai iu drejtua Allahut i dëshpëruar.
Shënimi 109
Të pabindur ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe mohues të tyre, prandaj Musai i kërkoi Allahut që ta veçojë atë nga populli i tij, duke kërkuar kështu që Allahu të zbresë ndonjë dënim mbi ta sipas Urtësisë së Tij, dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tij, si në ajetin në vijim.
قَالَ فَإِنَّهَا مُحَرَّمَةٌ عَلَيْهِمْ ۛ أَرْبَعِينَ سَنَةًۭ ۛ يَتِيهُونَ فِى ٱلْأَرْضِ ۚ فَلَا تَأْسَ عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْفَـٰسِقِينَ ٢٦
Allahu tha 110: “Ajo (Toka e Shenjtë) u është ndaluar atyre për dyzet vjet, duke u sjellë të çoroditur nëpër tokë, por ty mos të të vijë keq për atë popull të pabindur.”111
Komentimi 2 shënime
Shënimi 110
Në përgjigje të lutjes së Musait kundër popullit të tij.
Shënimi 111
Meqënëse Musait i vinte keq për popullin e tij, nga mëshira që Allahu kishte futur në zemrën e tij, Allahu i thotë atij që të mos ndiejë keqardhje, sepse ata po marrin ndëshkimin e merituar dhe ndoshta ky ndëshkim u jep mësim dhe i bën që t’u fallen gjynahet e mëparshme.
۞ وَٱتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ٱبْنَىْ ءَادَمَ بِٱلْحَقِّ إِذْ قَرَّبَا قُرْبَانًۭا فَتُقُبِّلَ مِنْ أَحَدِهِمَا وَلَمْ يُتَقَبَّلْ مِنَ ٱلْـَٔاخَرِ قَالَ لَأَقْتُلَنَّكَ ۖ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلْمُتَّقِينَ ٢٧
Lexoju (o Muhamed) atyre112 saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit113, kur që të dy ata flijuan nga një kurban, dhe njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Atëherë ky i tha: “Unë do të të vras gjithsesi.” Ai i tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve.114
Komentimi 3 shënime
Shënimi 112
Hebrenjve që ishin në kohën e tij dhe që tentuan ta vrisnin atë dhe shokët e tij, që ta dijë i gjithë njerëzimi se hebrenjtë janë si biri i Ademit, Kabili, i cili për shkak të zilisë ndaj vëllait të tij përse Allahu ia pranoi atij kurbanin kurse këtij jo, dhe për shkak të kryeneçësisë ndaj Allahut dhe babait të tij, zgjati dorën dhe vrau vëllanë e tij, për t’u bërë kështu vrasësi i parë në tokë. Po kështu, edhe këta hebrenj që zgjasin duart e tyre kundër teje, o Muhamed, dhe kundër çdo njeriu tjetër, e bëjnë këtë për të njëjtat arsye, duke harruar se kështu ngarkojnë veten e tyre me gjynahe dhe për këtë do të marrin dënimin e merituar nga Allahu i Madhëruar.
Shënimi 113
Kabilit dhe Habilit.
Shënimi 114
Shkaku që Habilit ju pranua kurbani dhe Kabilit jo, ishte devotshmëria e të parit ndaj Allahut të Madhëruar dhe sinqeriteti i tij ndaj Allahut, gjë të cilën tjetri nuk e kishte, madje kishte të kundërtën e saj. Shenja e pranimit të Kurbanit në atë kohë, ishte zbritja e një zjarri nga qielli dhe përpirja e kurbanit prej tij, e në të kundërt, nëse zjarri nuk zbriste dhe nuk e përpinte kurbanin, kjo do të thoshte se ai nuk pranohej nga Allahu për shkak të mungesës apo mangësisë në sinqeritetin dhe devotshmërinë ndaj Allahut të atij që e ofronte atë kurban.
لَئِنۢ بَسَطتَ إِلَىَّ يَدَكَ لِتَقْتُلَنِى مَآ أَنَا۠ بِبَاسِطٍۢ يَدِىَ إِلَيْكَ لِأَقْتُلَكَ ۖ إِنِّىٓ أَخَافُ ٱللَّهَ رَبَّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٢٨
Nëse ti zgjat dorën të më vrasësh mua, unë kurrë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.115
Komentimi 1 shënim
Shënimi 115
Dhe jo nga frika prej teje dhe as sepse jam i dobët, por ai që ka frikë Allahun, nuk guxon të bëjë gjynahe, e aq më tepër ato të mëdhatë, siç është vrasja. Kështu që, edhe ti, o vëllai im, ki frikë Allahun dhe mos guxo të bësh një krim të tillë!
إِنِّىٓ أُرِيدُ أَن تَبُوٓأَ بِإِثْمِى وَإِثْمِكَ فَتَكُونَ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلنَّارِ ۚ وَذَٰلِكَ جَزَٰٓؤُا ٱلظَّـٰلِمِينَ ٢٩
Unë preferoj të kthehesh (tek Allahu) me gjynahun tim dhe gjynahun tend116, e kështu të bëhesh prej banorëve të Zjarrit. Ky është ndëshkimi i të padrejtëve.”117
Komentimi 2 shënime
Shënimi 116
Unë nuk e ngre dorën të të vras, ashtu si ti, por preferoj që ti të kthehesh tek Allahu me gjynahun që do të marrësh nga vrasja ime dhe me gjynahet e tua që ke bërë më parë dhe që do të bësh më pas, dhe të marrësh dënimin e merituar, kurse unë të shpëtoj nga dënimi i zjarrit, me devotshmërinë time ndaj Allahut në zbatimin e urdhrave të Tij dhe në ndalimin nga ndalesat e Tij, prej të cilave edhe mosngritja e dorës kundër teje për të të vrarë, gjë të cilën Allahu e ka ndaluar.
Shënimi 117
Ajeti tregon se vrasja është nga mëkatet e mëdha, autori i të cilave meriton zjarrin e xhehenemit nëse nuk pendohet për to dhe nëse Allahu nuk ia fal ato.
فَطَوَّعَتْ لَهُۥ نَفْسُهُۥ قَتْلَ أَخِيهِ فَقَتَلَهُۥ فَأَصْبَحَ مِنَ ٱلْخَـٰسِرِينَ ٣٠
Dhe vetja e tij (Kabilit) e shtyu atë në vrasjen e të vëllait (Habilit) dhe ai e vrau atë, për t’u bërë kështu, nga të humburit.118
Komentimi 1 shënim
Shënimi 118
Nga ata që kanë humbur dynjanë dhe ahiretin. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka njeri që vritet padrejtësisht, veçse një pjesë e gjynahut të atij gjaku të derdhur i shkon edhe atij birit të parë të Ademit, sepse ai ishte i pari që e hapi rrugën e vrasjes.” [Buhariu dhe Muslimi].
فَبَعَثَ ٱللَّهُ غُرَابًۭا يَبْحَثُ فِى ٱلْأَرْضِ لِيُرِيَهُۥ كَيْفَ يُوَٰرِى سَوْءَةَ أَخِيهِ ۚ قَالَ يَـٰوَيْلَتَىٰٓ أَعَجَزْتُ أَنْ أَكُونَ مِثْلَ هَـٰذَا ٱلْغُرَابِ فَأُوَٰرِىَ سَوْءَةَ أَخِى ۖ فَأَصْبَحَ مِنَ ٱلنَّـٰدِمِينَ ٣١
Pastaj Allahu dërgoi një sorrë, që filloi të gërmonte në tokë, për t’i treguar atij se si ta groposte kufomën e të vëllait.119 Ai (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i aftë të bëj si kjo sorrë e ta gropos trupin e vëllait tim?!” Dhe kështu, u bë nga të penduarit.120
Komentimi 2 shënime
Shënimi 119
Meqenëse ai ishte i vdekuri i parë në tokë dhe ky nuk e dinte se si veprohej me të vdekurin, Allahu dërgoi një sorrë të gjallë tek një sorrë e ngordhur, për ta groposur atë në tokë, duke i mësuar kështu bijve të Ademit se si duhej të vepronin me të vdekurit e tyre që nga ajo kohë e deri në ditën e Kiametit.
Shënimi 120
Për vrasjen e të vëllait, ashtu si ndodh edhe me të gjithë ata bëjnë gjynahe pas gjynaheve të tyre, të cilat u mbjellin atyre pendim në zemër dhe i bëjnë të ndiehen keq shpirtërisht.
مِنْ أَجْلِ ذَٰلِكَ كَتَبْنَا عَلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنَّهُۥ مَن قَتَلَ نَفْسًۢا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍۢ فِى ٱلْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ ٱلنَّاسَ جَمِيعًۭا وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَآ أَحْيَا ٱلنَّاسَ جَمِيعًۭا ۚ وَلَقَدْ جَآءَتْهُمْ رُسُلُنَا بِٱلْبَيِّنَـٰتِ ثُمَّ إِنَّ كَثِيرًۭا مِّنْهُم بَعْدَ ذَٰلِكَ فِى ٱلْأَرْضِ لَمُسْرِفُونَ٣٢
Për këtë arsye,121 Ne gjykuam ndaj bijve të Izraelit se kushdo që vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri apo që nuk ka bërë ndonjë shkatërrim në Tokë,122 është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit.123 Dhe se, kush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e të gjithë njerëzve.124 Të dërguarit tanë u sollën atyre prova të qarta, por shumë nga ata (bijtë e Izraelit), edhe pas kësaj, i tejkalojnë kufijtë (e Allahut) në Tokë.125
Komentimi 5 shënime
Shënimi 121
Që e përmendëm në historinë e dy bijve të Ademit, ku njëri vrau tjetrin dhe u bë vrasësi i parë në tokë, duke marrë kështu gjynahun e vet dhe të vëllait të vet, si dhe një pjesë të gjynahut të të gjithë atyre që do të vrisnin në tokë padrejtësisht, dhe duke u bërë prej të humburve dhe të penduarve në këtë botë dhe në botën tjetër për shkak të kësaj vepre të shëmtuar.
Shënimi 122
Allahu ia ndaloi vrasjen bijve të Izraelit (hebrenjve) dhe të gjithë njerëzimit, përveç dy rasteve ku vrasja është e drejtë, e ato dy raste janë: kur dikush vret dikë padrejtësisht, ai vritet për gjakun e derdhur, dhe rasti i dytë kur dikush bën shkatërrime dhe çrregullime në tokë, qoftë duke terrorizuar njerëzit, duke u zënë rrugën atyre për t’u grabitur pasuritë. Vrasja e këtyre është e drejtë dhe e merituar, sepse dëmi i këtyre nuk mund të eliminohet veçse në këtë mënyrë. Në një hadith të të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) thuhet: “Nuk lejohet derdhja e gjakut të asnjë myslimani që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, veçse në një nga këto tre raste: një burrë i martuar që bën kurvëri, ai që vret dikë tjetër (padrejtësisht) dhe ai që e braktis fenë dhe ndahet nga shoqëria myslimane.” [E ka nxjerrë Buhariu, Muslimi, etj.] Kurse shkatërrimi në tokë që përmendet në ajet, është për qëllim vepra e atyre që u zënë pritë njerëzve për t’i plaçkitur e për t’i vrarë, vepra e banditëve dhe e kusarëve.
Shënimi 123
Gjynahu i tij është shumë i madh, dhe ndëshkimi i tij gjithashtu i madh, njësoj sikur të kishte vrarë të gjithë njerëzit. Këtë vrasës që guxon të vrasë një njeri, nuk e pengon asgjë nga vrasja e një tjetri, e kështu me rradhë, prandaj ai duhet vrarë, sepse vetëm me këtë mënyrë shpëtohet jeta e njerëzve që mund t’i kanoset vdekja prej tij, dhe vetëm me këtë mënyrë zhduket e keqja dhe dëmi i tij nga shoqëria. Rritja e dënimit për atë që vret një njeri deri në atë masë sikur të kishte vrarë të gjithë njerëzit është bërë për herë të parë ndaj bijve të Izraelit dhe ata qenë të parët që e merituan këtë rritje të dënimit për shkak të mosbindjes së tyre edhe pse e dinin të vërtetën dhe e shihnin qartë atë, prandaj edhe Allahu i kujton ata me birin e parë të Ademit që vrau vëllanë e tij dhe mori edhe gjynahet e tij bashkë me të vetat. E gjithë kjo erdhi kur ata tentuan disa herë për të vrarë jo një njeri të thjeshtë, por të Dërguarin e Allahut, vulën e profetëve, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), ashtu siç kishin tentuar edhe më parë me të dërguarit e Allahut, madje disa prej tyre i vranë vërtet, edhe pse e kishin të ndaluar dhe dënimin për vrasjen e një njeriu e kishin shumëfish. Këta janë hebrenjtë.
Shënimi 124
Kush e lë gjallë një njeri duke pasur frikë Allahun dhe dënimin e Tij, megjithëse vetja dhe emocioni i tij dëshiron ta vrasë atë, e ka shpërblimin gjithashtu të madh, dhe padyshim se këtu përfshihet në mënyrë parësore edhe ai që bëhet shkak për shpëtimin e një jete me çdo lloj mënyre qoftë.
Shënimi 125
Me gjynahe dhe thyerje të urdhrrave të Allahut dhe të Dërguarve të Tij, prandaj ti, o Muhamed, mos u brengos me tentativat e tyre për të të vrarë ty dhe shokët e tu, sepse ata janë si biri i Ademit vrasës dhe do të marrin ndëshkimin e tyre të merituar.
إِنَّمَا جَزَٰٓؤُا ٱلَّذِينَ يُحَارِبُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَسْعَوْنَ فِى ٱلْأَرْضِ فَسَادًا أَن يُقَتَّلُوٓا أَوْ يُصَلَّبُوٓا أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم مِّنْ خِلَـٰفٍ أَوْ يُنفَوْا مِنَ ٱلْأَرْضِ ۚ ذَٰلِكَ لَهُمْ خِزْىٌۭ فِى ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ ٣٣
Pa dyshim, ndëshkimi i atyre që luftojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë126, është të vriten ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët në mënyrë tërthore, ose të dëbohen nga vendi.127 Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh.128
Komentimi 3 shënime
Shënimi 126
Që luftojnë fenë e Allahut dhe robët e Tij, që u zënë pritë njerëzve për t’i frikësuar, për t’i plaçkitur dhe për t’i vrarë ata, që janë kusarë e banditë. Këta janë ata që bëjnë shkatërrime në tokë, që u përmendën edhe në ajetin para këtij.
Shënimi 127
Dënimi i këtyre njerëzve është në varësi të krimit që bën secili prej tyre: dënimi i atij që pret rrugën dhe vret, është të vritet, dënimi i atij që pret rrugën, plaçkit dhe vret, është të kryqëzohet, dënimi i atij që pret rrugën dhe plaçkit, por nuk vret, është t’i pritet njëra dorë dhe njëra këmbë në mënyrë të tërthortë (dora e djathtë dhe këmba e majtë), dhe dënimi i atij që pret rrugën dhe frikëson udhëtarët, por nuk plaçkit dhe nuk vret, është të dëbohet nga vendet e banuara deri sa të pendohet. Të gjitha këto dënime zbatohen nga shteti Islam përderisa autori i tyre kapet para se të pendohet dhe të kthejë rrugë, duke i kthyer edhe të drejtat atyre që jua ka shkelur nëse mund të kthehen, përndryshe, nëse ai pendohet para se të kapet, lirohet nga dënimi, siç thuhet në ajetin pas këtij.
Shënimi 128
Në zjarrin e xhehenemit,nëse vdesin në këtë gjendje, pa u penduar për veprat e tyre dhe pa u kthyer në rrugën e drejtë të Allahut. Kjo tregon se kusaria dhe banditizmi janë prej gjynaheve të mëdha që meritojnë poshtërimin dhe fëlliqjen në këtë botë dhe dënimin e ashpër të botës tjetër, dhe se kush e bën një vepër të tillë, ai ka luftuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kjo do të thotë gjithashtu se pastrimi i tokës nga këta kusarë e banditë dhe sigurimi i rrugëve dhe shtegjeve të njerëzve, është nga veprat më të mira që Allahu ka urdhëruar dhe i do. Pra, kjo gjë është përmirësim në tokë, e kundërta e shkatërrimit dhe prishjes në të.
إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا مِن قَبْلِ أَن تَقْدِرُوا عَلَيْهِمْ ۖ فَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ٣٤
Me përjashtim të atyre që pendohen129 para se t’i zini. Ta dini se Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.130
Komentimi 2 shënime
Shënimi 129
Për këto vepra të shëmtuara, të kusarisë dhe banditizmit, dhe kthehen të penduar te Allahu i Madhëruar dhe rruga e Tij e drejtë.
Shënimi 130
Dhe nga bujaria e Tij, Allahu e rrëzon të drejtën e Vet (dënimet e përmendura më sipër) kundrejt atij kusari e banditi që pendohet para se të zihet nga shteti musliman, madje rrëzon edhe të drejtën e njerëzve (pasuria e plaçkitur dhe gjaku i derdhur) që ky u ka hyrë në hak nëse më parë ka qenë jomusliman dhe pastaj pendohet dhe bëhet musliman, por kuptohet se e drejta e njerëzve në këtë rast iu kthehet nga shteti musliman.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱبْتَغُوٓا إِلَيْهِ ٱلْوَسِيلَةَ وَجَـٰهِدُوا فِى سَبِيلِهِۦ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ٣٥
O besimtarë! Kini frikë Allahun131, përpiquni t’i afroheni Atij132 dhe luftoni në Rrugën e Tij,133 në mënyrë që të dilni me sukses!134
Komentimi 4 shënime
Shënimi 131
Ruajuni dënimit të Tij duke iu larguar ndalesave dhe duke zbatuar urdhrat e Tij.
Shënimi 132
Me besim tek Ai dhe me ato vepra që Ai pëlqen, prej atyre që jua ka bërë detyrim dhe atyre vullnetare.
Shënimi 133
Përpiquni me të gjitha forcat dhe mundësitë materiale, fizike dhe ideologjike të luftoni armiqtë e Islamit dhe armiqtë tuaj.
Shënimi 134
Të shpëtoni nga zjarri i Xhehenemit dhe nga çdo e keqe që i keni frikën dhe të fitoni Xhenetin dhe çdo të mirë që dëshironim duke arritur kështu lumturinë e përjetshme dhe kënaqësinë e pafund.
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ أَنَّ لَهُم مَّا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا وَمِثْلَهُۥ مَعَهُۥ لِيَفْتَدُوا بِهِۦ مِنْ عَذَابِ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ مَا تُقُبِّلَ مِنْهُمْ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ٣٦
Me të vërtetë, sikur mohuesit të kishin tërë pasurinë që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, e ta sakrifikonin për të shpëtuar nga dënimi i Ditës së Kiametit, nuk do të pranohej prej tyre; ata do të kenë dënim të dhembshëm.135
Komentimi 1 shënim
Shënimi 135
Kjo do të jetë gjendja e atyre që mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, apo qoftë edhe diçka të vogël nga ato që Allahu i ka shpallur të Dërguarit të Tij, dhe vdesin në këtë gjendje, pa u penduar dhe pa u kthyer tek Allahu, dënimi i tyre do të jetë i padurueshëm dhe i pafund, ashtu si e kanë merituar, e Zoti nuk i bën padrejtësi askujt.
يُرِيدُونَ أَن يَخْرُجُوا مِنَ ٱلنَّارِ وَمَا هُم بِخَـٰرِجِينَ مِنْهَا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌۭ مُّقِيمٌۭ ٣٧
Ata (mohuesit) do të dëshirojnë të dalin nga Zjarri, por nuk do të dalin kurrë prej tij. Ata do të kenë dënim të përhershëm.
وَٱلسَّارِقُ وَٱلسَّارِقَةُ فَٱقْطَعُوٓا أَيْدِيَهُمَا جَزَآءًۢ بِمَا كَسَبَا نَكَـٰلًۭا مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌۭ ٣٨
Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart,136 si ndëshkim për atë që kanë bërë dhe si dënim nga Allahu.137 Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.138
Komentimi 3 shënime
Shënimi 136
Ligji për atë që vjedh ¼ dinar ar (1 dinar ar = 4.25 gr.; ¼ dinar ar = 1.08 gr. ar) ose vlerën e tyre, a më shumë, fshehurazi, nga vendi ku ato ruhen zakonisht, duke qenë person juridik dhe kur nuk ekziston ndonjë dyshim që e anullon zbatimin e këtij ligji, është që t’i pritet dora e djathtë që nga kyçi i saj, nga shteti Islam. Nëse vjedhësit që i është prerë dora, e përsërit vjedhjen, atëherë i pritet këmba e majtë, e nëse vjedh përsëri, atëherë i pritet dora e majtë, pastaj këmba e djathtë, ose burgoset deri në vdekje. Ky është dënimi i vjedhësit që cënon pasurinë e të tjerëve padrejtësisht dhe pa pëlqimin e tyre, dhe vetëm me vendosjen e këtij ligji hyjnor mund të ruhen pasuritë e njerëzve, dhe të pakësohen vjedhjet dhe prishjet në tokë. Këto kushte dhe rregulla janë përfituar nga hadithet profetike dhe nga domethënia gjuhësore e fjalës vjedhje.
Shënimi 137
Për shkeljen e ligjit të Tij dhe për cënimin e pasurisë së tjetrit. Ligji me prerjen e dorës së vjedhësit, është pastrim për vjedhësin nga mëkati i tij, nëse ai pendohet, si dhe ruajtje e pasurive të njerëzve nga vjedhja.
Shënimi 138
Allahu është i Plotfuqishëm për ndëshkimin evjedhësit dhe të gjithë mëkatarëve që shkelin ligjet e Tij, dhe Ai është i Urtë në vendosjen e ligjeve të Tij dhe në vendimet e Tij mbi ata që i shkelin ato ligje. Prandaj, zbatoni këto ligje, sepse Allahu që di gjithçka dhe është i Urtë, nuk ndalon veçse atë që është e keqe dhe në dëmin tuaj dhe të shkelësve të ligjit të Tij gjithashtu, dhe nuk urdhëron veçse të mirat për ju, në të dyja botët.
فَمَن تَابَ مِنۢ بَعْدِ ظُلْمِهِۦ وَأَصْلَحَ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَتُوبُ عَلَيْهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌ٣٩
Kurse, atij që pendohet pas padrejtësisë së bërë dhe përmirësohet, Allahu ia pranon pendimin. Vërtetë, Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë. 139
Komentimi 1 shënim
Shënimi 139
Vjedhësit që pendohet për mëkatin e tij, dhe për çdo mëkat tjetër me të cilin i bën padrejtësi të tjerëve apo vetvetes duke tërhequr mbi vete ndëshkimin e Allahut, dhe që përmirësohet duke vepruar në bindje ndaj Allahut, patjetër që Allahu ia pranon pendimin atij, dhe nuk e ndëshkon për atë gjynah në botën tjetër, sepse Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë ndaj robërve të Tij besimtarë.
أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ يُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَيَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ٤٠
A nuk e di ti, se vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës?! Ai dënon kë të dojë dhe fal kë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.140
Komentimi 1 shënim
Shënimi 140
Allahu i drejtohet të Dërguarit të Tij me këtë fjalë, por ka për qëllim ato grupe të Beni Izraelëve që thonë se nuk do i prekë zjarri veçse disa ditë të pakta, dhe se ata janë bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij, a nuk e dinë ata se Allahu sundon gjithçka që gjendet në qiej e në tokë, dhe se ai ndëshkon kë të dojë prej atyre që mohojnë dhe kundërshtojnë urdhrat e Tij, që në këtë botë edhe në botën tjetër, e Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka, e asgjë nuk mund ta pengojë?!
۞ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلرَّسُولُ لَا يَحْزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْكُفْرِ مِنَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا ءَامَنَّا بِأَفْوَٰهِهِمْ وَلَمْ تُؤْمِن قُلُوبُهُمْ ۛ وَمِنَ ٱلَّذِينَ هَادُوا ۛ سَمَّـٰعُونَ لِلْكَذِبِ سَمَّـٰعُونَ لِقَوْمٍ ءَاخَرِينَ لَمْ يَأْتُوكَ ۖ يُحَرِّفُونَ ٱلْكَلِمَ مِنۢ بَعْدِ مَوَاضِعِهِۦ ۖ يَقُولُونَ إِنْ أُوتِيتُمْ هَـٰذَا فَخُذُوهُ وَإِن لَّمْ تُؤْتَوْهُ فَٱحْذَرُوا ۚ وَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ فِتْنَتَهُۥ فَلَن تَمْلِكَ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا ۚ أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَمْ يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يُطَهِّرَ قُلُوبَهُمْ ۚ لَهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا خِزْىٌۭ ۖ وَلَهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ ٤١
O i Dërguar (Muhamed)! Mos u brengos për ata që nxitojnë në mosbesim,141 qofshin nga ata që me gojët e tyre thonë: “Besojmë”, ndërkohë që zemrat e tyre nuk besojnë, apo prej hebrenjve, të cilët i dëgjojnë shumë trillimet142; dëgjojnë njerëzit e tjerë që nuk kanë ardhur tek ti.143 Ata i shtrembërojnë fjalët (e Teuratit) nga vendi (kuptimi) i tyre dhe thonë: “Nëse ju jepet kjo (përgjigje), pranojeni, por nëse nuk ju jepet, atëherë ruhuni!”144 Kur Allahu dëshiron ta lërë dikë në humbje,145 ti nuk mund të bësh asgjë për të.146 Këta janë ata, të cilëve Allahu nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat.147 Ata do të kenë poshtërim në këtë jetë, dhe ndëshkim të rëndë në jetën tjetër.148
Komentimi 8 shënime
Shënimi 141
Nga mëshira që Allahu kishte vënë në zemrën e të Dërguarit të Tij, ai ishte i mëshirshëm me krijesat dhe në merak për to, prandaj edhe shqetësohej shumë kur ndonjë prej njerëzve që kishte shfaqur besimin më parë, të kthehej në mosbesim, por Allahu e qetëson atë duke i thënë se këta njerëz janë hipokritë dhe nuk kanë hyrë sinqerisht në besim, por vetëm me gojët e tyre, kështu që mos u merakos për ta. Besimtarët e vërtetë që hyjnë në Islam, nuk kthehen kurrë më prej tij dhe nuk dalin nga ai. Ata që e bëjnë këtë, janë ose hipokritë, ose çifutë, cilësitë e të cilëve përmenden në vijim të ajetit.
Shënimi 142
Trillimet e parisë dhe udhëheqësve të tyre shpirtërorë, të cilët ndryshojnë kuptimin e fjalëve të Librit të shenjtë dhe shumë të tjera i fshehin, ashtu siç bënë edhe me ligjin për dënimin e të martuarit që bën prostitucion. Kur dikush prej fisnikëve të beni Izraelëve që ishte i martuar bëri imoralitet, ata u mblodhën që ta gurëzonin atë (ta godisnin me gurë deri në vdekje), por fisnikët dhe shkalla e lartë e tyre e ndaluan zbatimin e këtij ligji mbi këtë person. Më pas, bëri prostitucion dikush prej shtresës së ulët, dhe pasi u mblodhën që ta gurëzonin, njerëzit e kësaj shtrese e ndaluan këtë gjë duke u thënë që të gurëzojnë edhe njeriun e tyre po qe se gurëzojnë këtë. Atëherë, bijtë e Izraelit u mblodhën për të gjetur një zgjidhje, duke e shfuqizuar gurëzimin, dhe në vend të tij caktuan dënimin me 40 shkopinj dhe hipjen mbrapsht mbi një gomar, me fytyrë të nxirë, duke u sjellë rrotull nëpër qytet. Kështu vepruan deri sa Allahu dërgoi Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), kur një grua prej fisnikëve të hebrenjve bëri prostitucion, babai i saj dërgoi disa njerëz, shokë të vet, te i Dërguari i Allahut, dhe u tha: “Pyeteni për ligjin e kurvërisë dhe se çfarë i është shpalluar atij për këtë? Sepse kemi frikë se mos na fëlliq dhe na zbulon atë që kemi bërë (prej fshehjes dhe ndryshimit të këtij ligji nga vetja e tyre). Nëse ai ju thotë se ligji për këtë është goditje me kamxhik, merreni fjalën e tij dhe zbatojeni, por nëse ju urdhëron për gurëzim, atëherë ruhuni dhe mos e merrni atë.” Ata erdhën te i Dërguari i Allahut dhe e pyetën, e ai u tha “Gurëzim!” Me këtë rast zbriti edhe ajeti në fjalë.
Shënimi 143
Parinë dhe dijetarët e tyre që dërguan njerëz te i Dërguari i Allahut për ta pyetur për ligjin e atij që bën prostitucion duke qenë i martuar.
Shënimi 144
Ata e kishin ndryshuar ligjin e Allahut që thuhej në Teurat, në lidhje me dënimin e të martuarit që bën prostitucion, dhe për të treguar edhe një herë këmbënguljen e tyre në arrogancë dhe në mohim të Allahut dhe të dërguarit të Tij, Muhamedit, ata dërguan njerëz (ndoshta ishin ata hipokritët që përmenden më sipër) tek ai për ta pyetur se çfarë i ishte shpallur nga Allahu për këtë; jo për ta zbatuar këtë ligj dhe për të ndjekur Muhamedin, por për ta parë të vërtetën e profetësisë së tij edhe një herë dhe për ta refuzuar atë hapur dhe me kryeneçësi, dhe ashtu bënë. A thua i bënë dëm Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe besimtarëve?! Apo i bënë dëm Allahut?! Vazhdimi i ajetit e tregon përfundimin e tyre.
Shënimi 145
Qoftë nga hipokrizia apo kryeneçësia e tij.
Shënimi 146
Kështu që mos u mërzit për ta, sepse tashmë e di se kush dhe si janë ata.
Shënimi 147
Si hipokritët edhe kryeneçët hebrenj, kanë zgjedhur mohimin, idhujtarinë, kryeneçësinë dhe gjithçka të keqe, të prishur e të ndytë që u ka pushtuar zemrat, kështu që zemrat e tyre janë të vulosura dhe kurrë nuk mund të pastrohen me pastërtinë e Islamit dhe të besimit, përveç nëse Allahu dëshiron të pastrojë ndonjërin prej tyre dhe ta udhëzojë në Islam dhe në besimin e vërtetë, për ndonjë cilësi që gjendet tek ai, përndryshe, të gjithë ata që Allahu i lë në humbje, do të marrin dënimin e merituar: poshtërimin dhe përçmimin në këtë botë, dhe dënimin e përhershëm të zjarrit në botën tjetër.
Shënimi 148
Turpërim dhe përbuzje në dynja, dhe dënim në zjarrin e xhehenemit e zemërimin e Allahut në botën tjetër.
سَمَّـٰعُونَ لِلْكَذِبِ أَكَّـٰلُونَ لِلسُّحْتِ ۚ فَإِن جَآءُوكَ فَٱحْكُم بَيْنَهُمْ أَوْ أَعْرِضْ عَنْهُمْ ۖ وَإِن تُعْرِضْ عَنْهُمْ فَلَن يَضُرُّوكَ شَيْـًۭٔا ۖ وَإِنْ حَكَمْتَ فَٱحْكُم بَيْنَهُم بِٱلْقِسْطِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ ٤٢
Ata janë pranues të gënjeshtrës dhe ngrënës të mëdhenj të së pandershmes (ryshfetit).149 Nëse vijnë tek ti (për gjykim), gjyko mes tyre, ose shmangiu! E, nëse u shmangesh, nuk do mund të të dëmtojnë aspak por, nëse gjykon, gjyko mes tyre me drejtësi!150 Vërtet, Allahu i do të drejtët.151
Komentimi 3 shënime
Shënimi 149
Këto janë cilësi të hebrenjve, që u përmendën edhe në ajetin para këtij.
Shënimi 150
Allahu e lë të dërguarin e Tij të zgjedhë vetë nëse dëshiron të gjykojë mes ithtarëve të Librit që vijnë tek ai për gjykim mes tyre, apo të mos gjykojë; por nëse gjykon mes tyre, ai urdhërohet të gjykojë drejt sipas ligjit të Allahut, e nëse iu shmanget dhe nuk gjykon mes tyre, ata nuk mund ta dëmtojnë aspak. Kjo, sepse ata nuk vijnë tek i Dërguari i Allahut me qëllim që ai të gjykojë drejt mes tyre dhe pastaj ata ta zbatojnë gjykimin e tij, sepse në çdo rast do të ndjekin epshet dhe interesat e tyre. Po kështu edhe të gjithë gjykatësit muslimanë tek të cilët shkojnë për gjykim njerëz jomuslimanë, u lejohet të gjykojnë mes tyre, por me kusht që të gjykojnë me drejtësi sipas ligjit të Allahut.
Shënimi 151
Allahu i do ata që gjykojnë drejt në gjykimet e tyre mes njerëzve dhe që zbatojnë ligjin e Allahut (drejtësinë) që e ka shpallur në Librin e Tij dhe që ua ka zbritur të dërguarve të Tij.
وَكَيْفَ يُحَكِّمُونَكَ وَعِندَهُمُ ٱلتَّوْرَىٰةُ فِيهَا حُكْمُ ٱللَّهِ ثُمَّ يَتَوَلَّوْنَ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ ۚ وَمَآ أُولَـٰٓئِكَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ ٤٣
Por, si të drejtohen ty (o Muhamed) për t’i gjykuar, përderisa e kanë Teuratin, në të cilin gjendet gjykimi i Allahut, e më pas shmangen gjithsesi?!152 Ata assesi nuk janë besimtarë.153
Komentimi 2 shënime
Shënimi 152
Si vijnë të marrin gjykimin tënd, o Muhamed, duke qenë se ata e mohojnë profetësinë tënde, ndërkohë që ata i janë shmangur gjykimit Tim që gjendet në librin e tyre, në Teurat, në librin që i kemi shpallur Musait, profetësinë e të cilit ata e pranojnë?!
Shënimi 153
Hebrenjtë shpresonin të merrnin nga Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) një gjykim që i përputhej epsheve të tyre në lidhje me çështjen e kurvërisë, megjithëse e kishin shumë të qartë në Teurat, në librin që Allahu ia kishte zbritur Musait (alejhis selam) dhe të cilin ata e besonin dhe pretendonin se e ndiqnin, por kur ai u dha gjykimin e Allahut të njëjtë me atë që gjendej në Teurat, ata iu shmangën, si gjykimit të Muhamedit ashtu edhe gjykimit që e kishin në Teurat, e kjo vepër nuk del nga besimtarët dhe as kjo rrugë nuk është rruga e besimtarëve, prandaj në fund të ajetit thuhet se ata nuk janë besimtarë.
إِنَّآ أَنزَلْنَا ٱلتَّوْرَىٰةَ فِيهَا هُدًۭى وَنُورٌۭ ۚ يَحْكُمُ بِهَا ٱلنَّبِيُّونَ ٱلَّذِينَ أَسْلَمُوا لِلَّذِينَ هَادُوا وَٱلرَّبَّـٰنِيُّونَ وَٱلْأَحْبَارُ بِمَا ٱسْتُحْفِظُوا مِن كِتَـٰبِ ٱللَّهِ وَكَانُوا عَلَيْهِ شُهَدَآءَ ۚ فَلَا تَخْشَوُا ٱلنَّاسَ وَٱخْشَوْنِ وَلَا تَشْتَرُوا بِـَٔايَـٰتِى ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا ۚ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْكَـٰفِرُونَ ٤٤
Ne e kemi zbritur Teuratin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë154. Me të, profetët e nënshtruar Allahut,155 i gjykonin hebrenjtë, dhe po kështu vepronin edhe dijetarët e devotshëm dhe rabinët, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut dhe ishin dëshmitarë të tij.156 Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje, dhe mos i këmbeni Fjalët e Mia me ndonjë vlerë të vogël! 157 Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ata janë mohuesit.158
Komentimi 5 shënime
Shënimi 154
Allahu i shpalli Musait (alejhis selam) Teuratin, në të cilin kishte udhëzim në rrugën e drejtë të Allahut dhe dritë për t’u ndriçuar në errrësirën e mosbesimit, injorancës, dyshimit dhe epsheve.
Shënimi 155
Të gjithë profetët që erdhën pas Musait, i gjykonin bijtë e Izraelit sipas ligjit të Allahut të shpallur në Teurat. Madje edhe i Dërguari ynë, Muhamedi, në çështjen e gurëzimit të imoralëve, gjykoi mes tyre sipas ligjit të Allahut të shpallur në Teurat dhe në Kuran gjithashtu.
Shënimi 156
Dijetarëve dhe rabinëve iu qe besuar ruajtja e Librit të Allahut, Teuratit, nga ndryshimet, shtesa apo heqja në të, si dhe ishin urdhëruar të mos e fshihnin atë, por të ishin dëshmitarë të drejtë të tij.
Shënimi 157
Ajeti i drejtohet së pari dijetarëve dhe rabinëve hebrenj që ishin prezent në kohën e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), duke i kujtuar atyre detyrën që iu ishte ngarkuar për ruajtjen e Librit të Allahut nga devijimi dhe gjykimin sipas tij pa fshehur asgjë, kështu që të gjykonin sipas ligjit të Allahut në Teurat në lidhje me ndëshkimin e atyre që bëjnë kurvëri dhe të mos e fshehin atë nga frika prej njerëzve, apo për ndonjë interes a përfitim të ulët të kësaj bote. Megjithatë, në kuptimin e përgjithshëm të ajetit përfshihen të gjithë dijetarët që kanë mbi supet e tyre dijen dhe fenë e Allahut, të cilën duhet t’iua mësojnë njerëzve ashtu si e ka shpallur Allahu dhe ta praktikojnë vetë gjithashtu.
Shënimi 158
Gjykimi me ligj tjetër nga ai që ka shpallur Allahu është prej veprave të kufrit (mohimit të Allahut), që mund të jetë kufër i madh që të nxjerr nga Islami, dhe kjo është në rastin kur e mohon ligjin e Allahut apo beson se lejohet të gjykosh me ligj tjetër përveç ligjit të Allahut; por mund të jetë edhe mëkat i madh dhe vepër kufri, autori i të cilit meriton ndëshkimin e Allahut. [Es Seadi]. Kurse Taberiu, në Tefsirin e tij, në lidhje me këtë ajet dhe dy ajetet e mëpasshme “ata janë të padrejtët (45)” dhe “ata janë të shthururit (47)”, përmend pesë mendime të dijetarëve: 1. Janë për qëllim hebrenjtë, të cilët shtrembëruan Librin e Allahut dhe ndryshuan ligjin e Tij (si në çështjen e ndëshkimit të imoralit). 2. Në ajetin e parë “mohuesit” i drejtohet muslimanëve, “të padrejtët” i drejtohet hebrenjve dhe “të shthururit” i drejtohet të krishterëve. 3. Me këëto ajete është për qëllim kufri i vogël që nuk të nxjerr nga Islami, padrejtësia që nuk të nxjerr nga Islami dhe shthurja që nuk të nxjerr nga Islami. Kjo është përcjellë edhe nga Ibën Abasi e të tjerë. 4. Këto ajete kanë zbritur për ithatërt e Librit por në to përfshihen të gjithë njerëzit, muslimanë e jomuslimanë. 5. Mohues janë ata që e mohojnë ligjin e Allahut, kurse të padrejtë dhe të shthurur janë ata që e pohojnë ligjin e Allahut por veprojnë në kundërshtim me të për ndonjë interes apo përfitim personal duke ndjekur epshet e tyre. Pas renditjes së këtyre fjalëve dhe transmetimeve të atyre që i thonë ato, Taberiu thotë: Fjala më e saktë, sipas mendimit tim, është fjala e atyre që thonë se këto ajete kanë zbritur në lidhje me mohuesit prej ithtarëve të Librit, sepse ajetet para dhe pas këtyre flasin pikërisht për ta. Nëse dikush thotë: “Ajetet flasin në përgjithësi për të gjithë ata që nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu, atëherë si i kufizon ato për një grup të veçantë njerëzish?” I thuhet: “Allahu i Madhëruar ka përgjithësuar në këtë gjykim njerëzit e një populli që e mohuan gjykimin e Allahut në librin e Tij, dhe njofton se ata u bënë mohues me lënien e tyre ligjin e Allahut me atë mënyrë që ata e lanë atë, dhe ky përfundim vlen për të gjithë ata që nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu duke e mohuar atë, padyshim se ata janë mohues (të dalë nga Islami), siç ka thënë edhe Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sepse në këtë rast , mohimi i ligjit të Allahut pasi e ka mësuar se ai është ligji i Allahut që e ka shpallur në Librin e Tij, është njësoj si mohimi i profetësisë së Muhamedit pasi e mëson se ai është i Dërguar i Allahut.”
وَكَتَبْنَا عَلَيْهِمْ فِيهَآ أَنَّ ٱلنَّفْسَ بِٱلنَّفْسِ وَٱلْعَيْنَ بِٱلْعَيْنِ وَٱلْأَنفَ بِٱلْأَنفِ وَٱلْأُذُنَ بِٱلْأُذُنِ وَٱلسِّنَّ بِٱلسِّنِّ وَٱلْجُرُوحَ قِصَاصٌۭ ۚ فَمَن تَصَدَّقَ بِهِۦ فَهُوَ كَفَّارَةٌۭ لَّهُۥ ۚ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ ٤٥
Ne u përcaktuam atyre (hebrenjve) në Teurat: jeta (shpaguhet) me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plagët shpaguhen në masë të njëjtë.159 Por kushdo që e fal shpagimin si lëmoshë, kjo është falje gjynahesh për të.160 E kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ata janë të padrejtët.161
Komentimi 3 shënime
Shënimi 159
Kjo ishte masa e shpagimit dhe hakmarrjes e përcaktuar në Teurat: kush vret padrejtësisht dhe me qëllim, vritet, dhe kush plagos, plagoset në të njëjtën masë. Ky ligj i Allahut ishte për të gjithë njerëzit pa përjashtim, por si zakonisht, hebrenjtë edhe kësaj rradhe e shtrembëruan atë ligj duke e praktikuar vetëm ndaj më të dobtëve të tyre, kurse ndaj të fortëve dhe parisë, nuk e praktikonin, prandaj edhe Allahu thotë në fund të ajetit se: kush nuk gjykon me ligjin e Allahut, ata janë të padrejtët në veprën dhe gjykimin e tyre, të devijuar nga ligji i Allahut.
Shënimi 160
Ligji i shpagimit apo i hakmarrjes tek hebrenjtë ishte vetëm shpagimi në të njëtën masë ose falja krejtësisht e hakmarrjes kundrejt asgjëje. Kurse me ardhjen e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), i cili erdhi me lehtësim për njerëzit nga ato barra që iu ishin ngarkuar bijve të Izraelit si pasojë e veprave të tyre, në ligjin e hakmarrjes u shtua edhe shpagimi me vlerë materiale, dhe kështu, njerëzit e të vrarit kanë të drejtë të hakmerren duke marrë gjakun e njeriut të tyre të vrarë me paramendim dhe padrejtësisht, ose të pranojnë vlerën e përcaktuar material që quhet “ed dijeh” dhe që është 100 deve.
Shënimi 161
Të devijuarit nga ligji dhe rruga e drejtë e Allahut. Padrejtësia në këtë rast mund të jetë e madhe që arrin deri në dalje nga feja e Allahut, dhe mund të jetë mëkat i madh, siç e pamë në sqarimet e ajetit para këtij.
وَقَفَّيْنَا عَلَىٰٓ ءَاثَـٰرِهِم بِعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ ۖ وَءَاتَيْنَـٰهُ ٱلْإِنجِيلَ فِيهِ هُدًۭى وَنُورٌۭ وَمُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَهُدًۭى وَمَوْعِظَةًۭ لِّلْمُتَّقِينَ ٤٦
Në pasim të gjurmëve të tyre (profetëve), Ne dërguam Isain, të birin e Merjemes, si vërtetues të Teuratit që kishte ardhur para tij162, dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin kishte udhëzim dhe dritë,163 si vërtetues të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhëzim e këshillë për të devotshmit.164
Komentimi 3 shënime
Shënimi 162
Teurati ishte Libri që Allahu i shpalli Musait, e Isai e vërtetonte këtë gjë dhe gjykonte sipas Teuratit, me përjashtim të disa ligjeve me natyrë lehtësuese që Allahu i zbriti atij si mëshirë për njerëzit, dhe këto ligje lehtësuese gjenden kryesisht në Ungjill, plotësuesin e Teuratit, vërtetuesin e tij si Fjalë të Zotit dhe lehtësuesin e disa ligjeve që iu ishin ngarkuar hebrenjve si ndëshkim për veprat e tyre.
Shënimi 163
Në Ungjill kishte sqarim të ligjeve që njerëzit në kohën e Isait (alejhis selam) nuk i njihnin, dhe ndriçim të errësirës së injorancës dhe mosbesimit.
Shënimi 164
Sepse vetëm ata që i binden Allahut me devocion, ata e ndjekin udhëzimin e Tij dhe marrin mësim nga këshillat e Tij.
وَلْيَحْكُمْ أَهْلُ ٱلْإِنجِيلِ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فِيهِ ۚ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ ٤٧
Pra, le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit sipas asaj që ka shpallur Allahu në të (Ungjill),165 e kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ata janë të pabindurit.166
Komentimi 2 shënime
Shënimi 165
Ithtarët e Ungjillit, të krishterët ishin të urdhëruar që të gjykonin sipas Ungjillit, deri sa të shpallej Kurani, sepse kur të shpallej Kurani, ata urdhëroheshin në Ungjill që ta besonin dhe ta ndiqnin atë, ashtu si edhe hebrenjtë ishin urdhëruar me të njëjtën gjë në Teurat.
Shënimi 166
Të dalët nga bindja ndaj Allahut dhe urdhrat që i gjejnë në Librin e Tij. Shih sqarimin e ajetit 44 për kuptim sa më të plotë të ajetit.
وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ بِٱلْحَقِّ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ ۖ فَٱحْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَهُمْ عَمَّا جَآءَكَ مِنَ ٱلْحَقِّ ۚ لِكُلٍّۢ جَعَلْنَا مِنكُمْ شِرْعَةًۭ وَمِنْهَاجًۭا ۚ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةًۭ وَٰحِدَةًۭ وَلَـٰكِن لِّيَبْلُوَكُمْ فِى مَآ ءَاتَىٰكُمْ ۖ فَٱسْتَبِقُوا ٱلْخَيْرَٰتِ ۚ إِلَى ٱللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًۭا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ ٤٨
Pastaj të zbritëm ty (o Muhamed) Librin (Kuranin) me të vërtetën,167 si vërtetues të shkrimeve të mëparshme dhe mbikëqyrës të tyre.168 Prandaj, gjyko mes tyre sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke ju shmangur të Vërtetës që të është shpallur.169 Për secilin prej jush170, Ne caktuam ligj dhe rrugë të qartë.171 Sikur të donte Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai kërkon që t’ju provojë në atë që ju ka dhënë172, andaj bëni garë për punë të mira!173 Të gjithë do të ktheheni te Allahu, e Ai do t’ju njoftojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti. 174
Komentimi 8 shënime
Shënimi 167
Kurani ka zbritur nga Allahu me të vërtetën, gjithçka që thuhet në të është e vërtetë dhe ai nuk përmban asnjë të pavërtetë. Nuk ka dyshim se ai është nga Allahu, dhe ai ndan të vërtetën nga e pavërteta në shkrimet që ithtarët e Librit kishin në duart e tyre dhe në të cilat kishin përzierë të vërtetën me të pavërtetën.
Shënimi 168
Allahu e zbriti Kuranin si vërtetues të Librave të mëparshëm dhe mbikëqyrës mbi ta, dëshmues dhe ruajtës të origjinalitetit të tyre, d.m.th. të asaj që është shpallur vërtet nga Allahu prej Librave qiellor para Kuranit, gjë të cilën Kurani e përfshin në vargjet e tij dhe zbardh të vërtetën në lidhje me shtrembërimet që ka bërë dora e njeriut, prej hebrenjve dhe të krishterëve, në librat qiellor.
Shënimi 169
Allahu e urdhëron të Dërguarin e Tij, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), që nëse gjykon mes ithtarëve të Librit dhe çdokujt tjetër prej mohuesve e idhujtarëve që vijnë tek ai për gjykim, të gjykojë me drejtësinë që i ka shpallur Allahu në Kuran dhe të mos ndjekë dëshirat dhe interesat e tyre.
Shënimi 170
Për secilin popull, prej ithtarëve të Librit dhe muslimanëve.
Shënimi 171
Të gjithë të dërguarit e Allahut kanë ardhur me të njëjtën fe dhe të njëjtat baza të besimit, dhe kjo nuk bie ndesh me faktin se disa dispozita dhe ligje të posaçme që u janë shpallur të dërguarve të ndryshëm të ndryshojnë nga njëri-tjetri si sprovë për njerëzit dhe ne përshtatje me kohën apo vendin e secilit prej tyre. Kështu, nuk është kusht që të gjitha dispozitat juridike të Kuranit të jenë të njëjta me ato të Teuratit apo të Inxhilit dhe anasjelltas, por bazat e besimit janë të njëjta dhe të pandryshueshme.
Shënimi 172
Sikur të donte Allahu, të gjitha ligjet e shpallura të dërguarve të ndryshëm mund t’i bënte të njëjta për të gjithë, por Ai vepron me urtësinë e Tij si të dëshirojë, dhe i sprovon njerëzit në bindjen ndaj Tij dhe të Dërguarve të Tij me çfarë të dëshirojë, pa iu bërë atyre padrejtësinë më të vogël.
Shënimi 173
Për çdo punë të mirë që ka urdhëruar Allahu dhe duke iu larguar çdo ndalese të Allahut, qoftë kundrejt Allahut apo kundrejt krijesave të tij duke i dhënë secilit hakun që i takon dhe duke mos iu futur askujt në hak.
Shënimi 174
Të gjithë popujt e hershëm e të mëvonshëm do të kthehen tek Allahu dhe do të japin llogari për veprat e tyre dhe nëse i janë bindur apo jo ligjeve të Allahut që i kishin në Librat e shpallur nga Ai. Atje do të mësojnë se kush ka qenë në të drejtë dhe kush në të gabuar, dhe secili do të marrë shpërblimin që meriton.
وَأَنِ ٱحْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَهُمْ وَٱحْذَرْهُمْ أَن يَفْتِنُوكَ عَنۢ بَعْضِ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيْكَ ۖ فَإِن تَوَلَّوْا فَٱعْلَمْ أَنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُصِيبَهُم بِبَعْضِ ذُنُوبِهِمْ ۗ وَإِنَّ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلنَّاسِ لَفَـٰسِقُونَ ٤٩
Pra, gjyko mes tyre sipas asaj që të ka shpallur Allahu, dhe mos ndiq dëshirat e tyre!175 Dhe bëj kujdes që ata mos të të nxisin të largohesh nga një pjesë e asaj që të ka shpallur Allahu! Nëse ata i kthejnë kurrizin gjykimit tënd, atëherë, dije se Allahu do vetëm që t’i dënojë ata për disa gjynahe të tyre. Në të vërtetë, shumë njerëz janë të shthurur.176
Komentimi 2 shënime
Shënimi 175
Përsëritet ndalesa nga ndjekia e dëshirave të ithtarëve të Librit për të zmadhuar rrezikun e saj.
Shënimi 176
Shumë prej hebrenjve në veçanti dhe prej njerzve në përgjithësi nuk e zbatojnë atë që thuhet në Librin e Allahut dhe dalin nga bindja ndaj Tij, e si pasojë e veprave të tyre të këqia pësojnë ndëshkim në këtë botë para botës tjetër.
أَفَحُكْمَ ٱلْجَـٰهِلِيَّةِ يَبْغُونَ ۚ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ ٱللَّهِ حُكْمًۭا لِّقَوْمٍۢ يُوقِنُونَ ٥٠
A mos kërkojnë ata gjykimin e kohës së injorancës (paganizmit paraislamik)?! E ku ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm?177
Komentimi 1 shënim
Shënimi 177
Cili gjykim dhe ligj është më i mirë se ai i Allahut për një popull që beson bindshëm dhe me dije të plotë se Allahu është Një, nëse O ithatrë të Librit, jeni vërtët njësues të Tij?
۞ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَتَّخِذُوا ٱلْيَهُودَ وَٱلنَّصَـٰرَىٰٓ أَوْلِيَآءَ ۘ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍۢ ۚ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُۥ مِنْهُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ٥١
O besimtarë! Mos i bëni miq as hebrenjtë, as të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën miq ata, ai është prej tyre.178 Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në Rrugë të Drejtë njerëzit e padrejtë.179
Komentimi 2 shënime
Shënimi 178
Allahu i Madhëruar, pasi përshkruan cilësitë e hebrenjve dhe të krishterëve në ajetet e mësipërme, i udhëzon robët e Tij besimtarë që të mos i marrin ata për miq e përkrahës kundër muslimanëve, sepse ata janë miq vetëm të njëri-tjetrit: hebrenjtë miq të hebrenjve dhe të krishterët miq të krishterëve, dhe bashkohen së bashku kur vjen rasti kundër muslimanëve, madje nuk kursejnë asgjë për t’i larguar ata nga feja e Allahut. Nuk i bën miq hebrenjtë dhe të krishterët veçse dikush që është si ata sepse miqësia e plotë do të thotë kalim në fenë e tyre, kurse miqësia e pakët të tërheq tek e shumta dhe më pas bëhesh gradualisht si ata. Gjithësesi, muslimani duhet të bëjë dallim mes miqësisë dhe dashurisë për hebrenjte apo të krishterët, gjë që nuk lejohet sepse ka lidhje me fenë, dhe mes marrëdhënieve ekonomike apo shoqërore që kanë të bëjnë me dynjanë, gjë që Islami e lejon dhe urdhëron që muslimanët të jenë të drejtë dhe të veshur me moralet Islame kundrejt çdokujt me të cilin kanë marrëdhënie dynjaje të çfarëdo lloji.
Shënimi 179
Allahu nuk i jep sukses në udhëzimin e drejtë atyre që e vendosin miqësinë jo në vendin e saj, duke i bërë për miq hebrenjtë apo të krishterët të cilët i kanë shpallur armiqësi Allahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve.
فَتَرَى ٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌۭ يُسَـٰرِعُونَ فِيهِمْ يَقُولُونَ نَخْشَىٰٓ أَن تُصِيبَنَا دَآئِرَ ةٌۭ ۚ فَعَسَى ٱللَّهُ أَن يَأْتِىَ بِٱلْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍۢ مِّنْ عِندِهِۦ فَيُصْبِحُوا عَلَىٰ مَآ أَسَرُّوا فِىٓ أَنفُسِهِمْ نَـٰدِمِينَ ٥٢
I sheh disa që kanë sëmundje180 në zemrat e tyre, se si vrapojnë për t’u miqësuar me ata (hebrenjtë), duke thënë: “Druajmë se mos na vijnë kohë të këqia”.181 Por, ndoshta Allahu do të sjellë fitoren,182 ose diçka tjetër nga ana e Tij (për muslimanët), kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.183
Komentimi 4 shënime
Shënimi 180
Sëmundje hipokrizie, dyshimi dhe besimi të dobët.
Shënimi 181
Se ndoshta rrotullohen gjërat dhe vjen një kohë që hebrenjtë apo të krishterët arrijnë ndonjë fitore ose nëse ju vjen ndonjë sulm i jashtëm apo fatkeqësi tjetër dhe këta hipokritë nuk kanë kujt t’i kërkojnë mbrojtje.
Shënimi 182
Çlirimin e Mekës apo çdo lloj triumfi tjetër të muslimanëve kundër armiqve të tyre.
Shënimi 183
Sepse atëherë do të shohin se kanë humbur vërtet gjithçka të kësaj bote dhe të botës tjetër.
وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓ أَهَـٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَقْسَمُوا بِٱللَّهِ جَهْدَ أَيْمَـٰنِهِمْ ۙ إِنَّهُمْ لَمَعَكُمْ ۚ حَبِطَتْ أَعْمَـٰلُهُمْ فَأَصْبَحُوا خَـٰسِرِينَ ٥٣
Atëherë, besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë ishin me ju184?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë të humburit.185
Komentimi 2 shënime
Shënimi 184
Besimtarët do të shohin të habitur përfundimin në këtë botë dhe në botën tjetër të hipokritëve që betoheshin rrejshëm me betime solemne sikur ishin në anën e besimtarëve, ndërkohë që ata ishin në anën e armikut.
Shënimi 185
Veprat e mira sipërfaqësore që ata bënë në sy të besimtarëve do të fshihen për shkak se ata e shitën botën tjetër për këtë botë dhe ata do të jenë humbësit e vërtetë të kësaj bote dhe të botës tjetër.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا مَن يَرْتَدَّ مِنكُمْ عَن دِينِهِۦ فَسَوْفَ يَأْتِى ٱللَّهُ بِقَوْمٍۢ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُۥٓ أَذِلَّةٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ يُجَـٰهِدُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا يَخَافُونَ لَوْمَةَ لَآئِمٍۢ ۚ ذَٰلِكَ فَضْلُ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ ٥٤
O besimtarë! Kushdo prej jush që braktis fenë e vet,186 ta dijë se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të butë me besimtarët dhe të ashpër me mohuesit; që luftojnë në Rrugën e Allahut dhe nuk i tremben kërcënimit të asnjë kërcënuesi.187 Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh, i Gjithëditur.188
Komentimi 3 shënime
Shënimi 186
Fenë e vërtetë të Allahut, Islamin. Kushdo që e braktis Islamin, nuk i bën dën veçse vetvetes, sepse Allahu nuk ia ka nevojën askujt dhe Atij nuk i bëhet asnjë lloj dëmi.
Shënimi 187
Allahu i paralajmëron besimtarët me besim të luhatshëm, për dezertimin nga Islami pas vdekjes së të Dërguarit të Tij, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), siç ndodhi vërtetë me disa njerëz të fshatrave dhe beduinë, dhe historia tregon se Allahu solli në vend të tyre besimtarë të devotshëm dhe me të gjitha cilësitë dhe virtytet me të cilat Allahu i përshkruan ata në ajet. Në shumë transmetime dhe komentime të dijetarëve thuhet se këta besimtarë me këto cilësi janë Ebu Bekri dhe shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata, të cilët i luftuan dezertorët deri sa ata u rikthyen në Islam.
Shënimi 188
Allahu i jep sa të dojë dhe kujt të dojë prej të dashurve të Tij besimtarë, dhe Ai e di mirë se kush e meriton mirësinë dhe bujarinë e Tij e kush jo, si dhe sasinë e përshtatshme e të dobishme të secilit.
إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُمْ رَٰكِعُونَ٥٥
Miku dhe mbrojtësi juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur.189
Komentimi 1 shënim
Shënimi 189
Miqtë e vërtetë dhe të vetëm të besimtarëve muslimanë janë Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët e sinqertë, dhe nuk janë as hebrenjtë, as të krishterët dhe askush tjetër. Pra, çështja e miqësisë dhe përkrahjes është e një rëndësie serioze dhe të rrezikshme, sepse sipas saj vendosesh në krahun me të cilin je në të vërtetë, kështu që besimtari musliman duhet të marrë për miq, përkrahës e mbrotjës vetëm ata që ka urdhëruar Allahut dhe jo ata që Allahu ka ndaluar të merren për miq.
وَمَن يَتَوَلَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا فَإِنَّ حِزْبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلْغَـٰلِبُونَ ٥٦
E, ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, pa dyshim se pala e Allahut do të jetë ngadhënjyese.190
Komentimi 1 shënim
Shënimi 190
Ata që kanë mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, këta janë pala e Allahut dhe e kundërta e palës së shejtanit, dhe padyshim se pala e Allahut është ngadhënjyese.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَتَّخِذُوا ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا دِينَكُمْ هُزُوًۭا وَلَعِبًۭا مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَٱلْكُفَّارَ أَوْلِيَآءَ ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ٥٧
O besimtarë! Mos i bëni miq ata, të cilët fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush, apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë!191
Komentimi 1 shënim
Shënimi 191
Allahu i ndalon robët e Tij besimtarë nga marrja për mik e hebrenjve, të krishterëve dhe mohuesve të ndryshëm, duke i dashur ata, duke i ndihmuar në ndonjë çështje që është në dëm të Islamit dhe muslimanëve apo duke u zbuluar të fshehtat e muslimanëve. E këtë gjë nuk e bëjnë vetëm se besimtarët e vërtetë, ata të cilët i frikësohen Allahut dhe i binden urdhrave të Tij.
وَإِذَا نَادَيْتُمْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ ٱتَّخَذُوهَا هُزُوًۭا وَلَعِبًۭا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌۭ لَّا يَعْقِلُونَ ٥٨
Edhe kur thërrisni për namaz, (ezanin) ata e marrin atë për tallje dhe lojë, sepse janë njerëz që nuk kuptojnë.192
Komentimi 1 shënim
Shënimi 192
Sepse nuk e njohin Zotin dhe nuk e kuptojnë se çfarë të mire kanë nëse i përgjigjen thirrjes për namaz dhe çfarë e keqe i pret nëse tallen me të, përndryshe nuk do e bënin këtë gjë.
قُلْ يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّآ إِلَّآ أَنْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَـٰسِقُونَ ٥٩
Thuaju: “O ithtarët e Librit! A na urreni për gjë tjetër, përveç asaj se besojmë Allahun, shpalljet që na janë zbritur neve dhe ato që janë zbritur më parë, kurse shumica prej jush janë të pabindur ndaj Allahut?”193
Komentimi 1 shënim
Shënimi 193
Disa prej hebrenjve shkuan tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), dhe e pyetën: “ Cilët janë të dërguarit e Zotit qe ti beson?” Ai u përgjigj: “Besoj në Allahun, në atë që na është shpallur neve dhe në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbatëve, si dhe atë që i është dhënë Musait dhe Isait, dhe atë që i është dhënë të gjithë të Dërguarve nga Zoti i tyre, pa bërë asnjë dallim mes tyre. Ne i jemi nënshtruar plotësisht Allahut.”Kur përmendi Isan (Mesihun), ata e mohuan profetësinë e tij dhe thanë: “Ne nuk besojmë në atë që beson ti (Isanë – Mesihun). Në atë çast, Allahu i shpall të Dërguarit të Tij këtë ajet. [Taberiu]. Në një transmetim tjetër thuhet se ata thanë: “Pasha Zotin! Nuk dim të ketë popull të ndonjë feje më të pafat se ju në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe as fe më të keqe se feja juaj!” Atëherë Allahu zbriti këtë ajet ku thuhet se feja jonë dhe besimi ynë është pikërisht ky, që është besimi i drejtë e i vërtetë, por jeni ju ata që keni devijuar dhe keni dalë nga rruga e Zotit, ne kërkim të dynjasë dhe pushtetit në të, prandaj edhe na urreni e na sulmoni. Megjithatë, jo të gjithë ithatërt e Librit janë kështu, sepse ka prej tyre që e besuan dhe vazhdojnë ta besojnë Muhamedin menjëherë sa mësojnë për të.
قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّۢ مِّن ذَٰلِكَ مَثُوبَةً عِندَ ٱللَّهِ ۚ مَن لَّعَنَهُ ٱللَّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ ٱلْقِرَدَةَ وَٱلْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ ٱلطَّـٰغُوتَ ۚ أُولَـٰٓئِكَ شَرٌّۭ مَّكَانًۭا وَأَضَلُّ عَن سَوَآءِ ٱلسَّبِيلِ ٦٠
Thuaju (gjithashtu): “A t’ju tregoj një dënim më të rëndë se ky194 tek Allahu? Mallkimi i atyre që Allahu i ka mallkuar, me të cilët është zemëruar dhe disa prej të cilëve i ka shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë djallin. Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe më larg Rrugës së Vërtetë”.
Komentimi 1 shënim
Shënimi 194
Për të cilën na tallni, apo që thoni se kemi fenë më të keqe në tokë! E supozojmë se është ashtu si thoni ju, por e keqja juaj është më e madhe se kjo dhe dënimi juaj do të jetë dënimi më i madh që ekziston! Atëherë kush meriton të jetë i talluri: ne apo ju?!
وَإِذَا جَآءُوكُمْ قَالُوٓا ءَامَنَّا وَقَد دَّخَلُوا بِٱلْكُفْرِ وَهُمْ قَدْ خَرَجُوا بِهِۦ ۚ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا كَانُوا يَكْتُمُونَ ٦١
Kur vijnë te ju, thonë: “Besojmë!”. Por, në të vërtetë, ata me mosbesim hyjnë, e me mosbesim dalin! Por, Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.195
Komentimi 1 shënim
Shënimi 195
Në zemrat e tyre prej hipokrizisë dhe mosbesimit, prej intrigave dhe devijimit nga rruga e drejtë, kështu që do u japë ndëshkimin që meritojnë.
وَتَرَىٰ كَثِيرًۭا مِّنْهُمْ يُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ وَأَكْلِهِمُ ٱلسُّحْتَ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ ٦٢
Ti i sheh shumë prej tyre196 të nxitojnë drejt gjynahut197, tejkalimit të kufijve (të Allahut) dhe ngrënies së haramit198. Njëmend, sa të këqija janë ato që veprojnë!199
Komentimi 4 shënime
Shënimi 196
Prej hebrenjve, e veçanërisht gjykatësit prej tyre.
Shënimi 197
Mëkatit dhe mohimit.
Shënimi 198
Pasurinë e paligjshme si: ryshfeti, etj.
Shënimi 199
Ata janë të prirë për të këqija, kështu që si tallen me muslimanët dhe pretendojnë se janë të mirë?! Padyshim se ata janë sprovë për njerëzit në tokë dhe djaj prej njerëzve ashtu siç është Iblisi djall prej xhinëve! Prandaj muslimanët i luten Allahut në suren el Fatiha që të mos ndjekin rrugën e tyre e të mos veshen me asnjë prej cilësive të tyre.
لَوْلَا يَنْهَىٰهُمُ ٱلرَّبَّـٰنِيُّونَ وَٱلْأَحْبَارُ عَن قَوْلِهِمُ ٱلْإِثْمَ وَأَكْلِهِمُ ٱلسُّحْتَ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَصْنَعُونَ ٦٣
Përse rabinët dhe dijetarët nuk i ndalojnë ata nga fjalët e paligjshme200 dhe ngrënia e haramit? Njëmend, sa e keqe është vepra e tyre!201
Komentimi 2 shënime
Shënimi 200
Gënjeshtrat dhe betimet e rreme në gjykimet e tyre mes njerëzve, duke lënë mënjanë Ligjin e Allahut në Librin e tyre (Teurat dhe Inxhil), dhe duke gënjyer për Allahun (duke thënë se gjykimi i tyre është gjykimi i caktuar nga Allahu në Libër). E gjitha kjo për disa fitime të dynjasë. Po kështu ngrënia e haramit dhe marrja e ryshfetit ishte një krim tjetër i rëndë që ata bënin.
Shënimi 201
Krimi i parisë fetare të tyre është edhe më i madh, sepse mosndalimi i njerëzve nga e keqja që këta e dinë është krim i ndërtuar mbi dije dhe mosndalimi është lënie e detyrës dhe dezertim.
وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ يَدُ ٱللَّهِ مَغْلُولَةٌ ۚ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُوا بِمَا قَالُوا ۘ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَآءُ ۚ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيرًۭا مِّنْهُم مَّآ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ طُغْيَـٰنًۭا وَكُفْرًۭا ۚ وَأَلْقَيْنَا بَيْنَهُمُ ٱلْعَدَٰوَةَ وَٱلْبَغْضَآءَ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۚ كُلَّمَآ أَوْقَدُوا نَارًۭا لِّلْحَرْبِ أَطْفَأَهَا ٱللَّهُ ۚ وَيَسْعَوْنَ فِى ٱلْأَرْضِ فَسَادًۭا ۚ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلْمُفْسِدِينَ ٦٤
Hebrenjtë thanë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.”202 Iu lidhshin duart203 atyre dhe qofshin të mallkuar,204 për atë që thanë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura e Ai jep si të dojë.205 Kjo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt,206 me siguri që shumë prej tyre (hebrenjve) do t’ua shtojë teprimin207 dhe mohimin208. Ne kemi hedhur midis tyre209 armiqësinë dhe urrejtjen deri në Ditën e Kiametit210. Sa herë që ata ndezin zjarrin e luftës,211 Allahu e shuan atë.212 Ata përpiqen për shkatërrime në Tokë, por Allahu nuk i do shkatërrimtarët.213
Komentimi 12 shënime
Shënimi 202
Hebrenjtë nuk kanë lënë fjalën më të keqe dhe blasfeminë më të madhe për Allahun veçse e kanë thënë, dhe këtu thonë se Allahu është dorështrënguar, ndërkohë që Allahu është Bujari më i madh dhe bujaria është atribut absolut i Tij. Në të vërtetë kopracia është cilësi dalluese e vetë hebrenjve, si mallkim kundër tyre për shkak të fjalës së rëndë e të padrejtë që thanë për Allahun.
Shënimi 203
Iu lidhshin duart nga kryerja e veprave të mira, mosbëfshin bamirësi apo hajër!
Shënimi 204
Mallkimi është largimi nga mëshira e Allahut dhe mirësia e Tij.
Shënimi 205
Allahu është Bujari më i madh. Ai i mban krijesat e Tij dhe Ai i furnzion ato. Ai i jep kujt të dojë me tepricë nga mirësia e Tij dhe i ndalon kujt të dojë me urtësinë e Tij. Gjithçka shkon sipas një Ligji universal preciz të vendosur nga Allahu, i Gjithëdijshmi, i Urti. Ajeti tregon gjithashtu se Allahu ka dy duar, dhe ato janë cilësi e Tij, por duart e Tij nuk i ngjajnë duarve të njerëzve apo të ndonjë krijese tjetër, sepse Ai ka cilësitë më të larta dhe askush e asgjë nuk i përngjet Atij.
Shënimi 206
Kurani në përgjithësi dhe këto sekrete që dijetarët dhe paria e beni Izraelëve i mbanin të fshehta në veçanti.
Shënimi 207
Teprimin në mohimin e profetësisë së Muhamedit megjithëse e dinë shumë mirë vërtetësinë e saj.
Shënimi 208
Mohimin e madhështisë së Allahut dhe cilësimin e Tij me cilësi nga të cilat ai është i pastër dhe larg tyre, siç e cilësuan atë me kopraci.
Shënimi 209
Hebrenjve dhe të krishterëve.
Shënimi 210
Prandaj ata kurrë nuk e duan njëri-tjetrin dhe kurrë nuk bashkohen në një mendje, përveç ndonjë bashkimi sipërfaqësor për interesa të përbashkëta.
Shënimi 211
Duke ngritur kurthe të njëpasnjëshme kundër Islamit dhe muslimanëve, madje kundër gjithë njerëzimit.
Shënimi 212
Allahu ua prish kurthet dhe atyre nuk u realizohet asnjë qëllim, por dështojnë në gjithçka. Ky është përfundimi i tyre sa herë që ndezin zjarrin e luftës dhe fusin përçarje mes popujve, dështimi dhe përçmimi, e megjithatë ata fillojnë nga e para dhe vazhdojnë me ngritjen e kurtheve megjithëse e dinë se nuk do të kenë kurrë sukses deri në ditën e Kiametit. Vërtet, ata janë e keqja në tokë që kërkon të luftojë të mirën, por e mira triumfon gjithnjë në fund, sepse e mira është pala e Allahut.
Shënimi 213
Hebrenjtë prishin në tokë, shkelin ligjet e Allahut, mohojnë provat e Tij, përgënjeshtrojnë të dërguarit e Tij, kundërshtojnë urdhrat dhe ndalesat e Tij, por Allahu nuk i do këto gjëra në tokën e Tij kështu që do u japë atyre dënimin që meritojnë për veprat e tyre.
وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ ءَامَنُوا وَٱتَّقَوْا لَكَفَّرْنَا عَنْهُمْ سَيِّـَٔاتِهِمْ وَلَأَدْخَلْنَـٰهُمْ جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٦٥
Sikur ithtarët e Librit të besonin214 dhe të ruheshin215, Ne do t’ua shlyenim veprat e këqija dhe do t’i fusnim në kopshtet e lumturisë.216
Komentimi 3 shënime
Shënimi 214
Të besonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) dhe të ndiqnin atë që iu shpall atij nga Allahu (Kuranin dhe Sunetin).
Shënimi 215
Nga mohimi i Allahut dhe nga gjithçka që Allahu ua ndaloi.
Shënimi 216
Megjithë përmendjen e veprave negative të hebrenjve dhe nxjerjen në pah të palarat e tyre, Allahu me bujarinë e Vet ua jep rastin gjithësesi për t’u penduar dhe për t’u kthyer nga rruga e tyre sa do të këqia të kenë bërë, mjafton të pendohen sa të jenë gjallë në këtë jetë dhe Allahu do ua falë gjithçka të keqe e do i fusë në kopshte të begata, në Xhenet, ku do të jetojnë të lumtur përgjithmonë. Por sa prej tyre e bëjnë këtë?!
وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُوا ٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِم مِّن رَّبِّهِمْ لَأَكَلُوا مِن فَوْقِهِمْ وَمِن تَحْتِ أَرْجُلِهِم ۚ مِّنْهُمْ أُمَّةٌۭ مُّقْتَصِدَةٌۭ ۖ وَكَثِيرٌۭ مِّنْهُمْ سَآءَ مَا يَعْمَلُونَ ٦٦
Sikur ata t’i përmbaheshin Teuratit e Inxhilit, dhe asaj që u është shpallur nga Zoti i tyre,217 do të furnizoheshin nga lartë dhe nga poshtë tyre218. Disa prej tyre janë të matur,219 por veprat e shumë prej tyre janë të këqija.220
Komentimi 4 shënime
Shënimi 217
Për profetësinë e Muhamedit. Pra, sikur hebrenjtë dhe të krishterët t’i përmbaheshin Teuratit (Toras) e Inxhilit (Ungjillit) dhe asaj që Allahu u shpalli atyre në këto Libra për profetësinë e Muhamedit -siç është shpallur në Teurat me të njëjtin emër-, apo Ahmedit –siç është shpallur në Inxhil dhe me të cilin është për qëllim Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), do të kishin shpërblimin e përmendur në vazhdim të ajetit.
Shënimi 218
Nga qielli dhe nga toka, me ujin dhe begatinë e qiellit dhe prodhimet e begatitë e tokës.
Shënimi 219
Të përmbajtur para blasfemisë dhe gjynaheve; të matur në fjalën për Mesihun, Isanë, të birin e Merjemes, duke mos e quajtur Zot apo bir të Zotit, por rob të Zotit dhe të dërguar të Tij.
Shënimi 220
Sepse mohojnë Allahun dhe të Dërguarit e Tij; të krishterët mohuan profetësinë e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe thanë se Mesihu është biri i Allahut, kurse hebrenjtë mohuan profetësinë e Isait dhe të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dy ata!).
۞ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلرَّسُولُ بَلِّغْ مَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۖ وَإِن لَّمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُۥ ۚ وَٱللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ ٱلنَّاسِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٦٧
O i Dërguar! Komunikoje atë që të shpallet nga Zoti yt!221 Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij222; Allahu të ruan ty prej njerëzve.223 Natyrisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit mohues.224
Komentimi 4 shënime
Shënimi 221
Kuranin dhe Sunetin, si dhe gjithçka që Allahu të ka shpallur në lidhje me zbulimin e sekreteve të hebrenjve dhe të krishterëve që përmenden në këtë sure dhe në sure të tjera të Kuranit.
Shënimi 222
E padyshim se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e komunikoi shpalljen të plotë, e përmbushi amanetin dhe e këshilloi ymetin musliman e mbarë njerëzimin.
Shënimi 223
Prandaj mos ju frikëso numrit dhe fuqisë së atyre që nuk të besojnë ty dhe numrit të vogël të besimtarëve që janë përkrah teje, sepse Allahu të ruan ty nga njerëzit dhe çdo krijesë e Tij.
Shënimi 224
Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë dhe nuk i jep sukses atij që devijon nga e vërteta me vetëdije, që mohon profetësinë e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), apo që nuk i përmbahet urdhrave dhe ndalesave të Allahut.
قُلْ يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ لَسْتُمْ عَلَىٰ شَىْءٍ حَتَّىٰ تُقِيمُوا ٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ ۗ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيرًۭا مِّنْهُم مَّآ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ طُغْيَـٰنًۭا وَكُفْرًۭا ۖ فَلَا تَأْسَ عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٦٨
Thuaj (O Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të jeni në asgjë,225 derisa t’i përmbaheni Teuratit e Inxhilit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj.226 Kjo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt,227 me siguri që shumë prej tyre do t’ua shtojë teprimin228 dhe mohimin229. Por ti mos u hidhëro për popullin mohues.230
Komentimi 6 shënime
Shënimi 225
Nga ajo që pretendoni se besoni në atë që i është shpallur Musait dhe Isait.
Shënimi 226
Dalluesi i të vërtetës nga e kota – Furkani, e që është Kurani. Ai që u shpall pas Teuratit dhe Inxhilit ishte Furkani - Kurani që iu shpall Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) nga Zoti, njësoj si iu shpall Teurati Musait dhe Inxhili Isait (Paqja e Allahut qoftë mbi ta!), prandaj hebrenjtë dhe të krishterët e pretendojnë kot besimin në Zot përderisa i Njëjti Zot që i ka shpallur Librat që ata besojnë, e ka shpallur edhe Kuranin, kështu që nuk mund të bëjnë dallim mes të dërguarve të Zotit duke i besuar disa e duke i përgënjeshtruar të tjerë, sepse kjo është mohim i Zotit që i ka dërguar ata. Padyshim, kush përgënjeshtron një të dërguar apo një Libër të Allahut, ai i ka përgënjeshtruar dhe mohuar të gjithë ata, dhe si rrjedhojë ka mohuar Allahun.
Shënimi 227
Kurani në përgjithësi dhe këto sekrete që dijetarët dhe paria e beni Izraelëve i mbanin të fshehta në veçanti.
Shënimi 228
Teprimin në mohimin e profetësisë së Muhamedit megjithëse e dinë shumë mirë vërtetësinë e saj.
Shënimi 229
Mohimin e madhështisë së Allahut dhe cilësimin e Tij me cilësi nga të cilat ai është i pastër dhe larg tyre, siç e cilësuan atë me kopraci.
Shënimi 230
Sepse ata e kanë zakon përgënjeshtrimin e profetëve, madje edhe të profetëve që janë dërguar nga vetë mesi i tyre, e jo më me ty, o Muhamed.
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَٱلَّذِينَ هَادُوا وَٱلصَّـٰبِـُٔونَ وَٱلنَّصَـٰرَىٰ مَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَعَمِلَ صَـٰلِحًۭا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ٦٩
Padyshim, ata që besojnë231, hebrenjtë, të krishterët dhe sabiinët232- kushdo prej tyre që beson Allahun dhe Ditën e Fundit (sipas Kuranit) dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), nuk do të ketë frikë dhe nuk do të pikëllohet.233
Komentimi 3 shënime
Shënimi 231
Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, si dhe gjithçka që i është shpallur atij nga Allahu.
Shënimi 232
Popull që adhuronin engjëjt.
Shënimi 233
Të gjithë popujt e tjerë para ardhjes së të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), kanë pasur kusht ndjekjen e të Dërguarit të tyre dhe atë që i shpallej atij nga Allahu, dhe vetëm ata që e kanë bërë këtë nuk do të kenë frikë e nuk do të pikëllohen në botën tjetër, por me ardhjen e Muhamedit, që të gjithë ata e kanë detyrim besimin në të dhe ndjekjen e tij që të mund të plotësojnë kushtin për t’u siguruar nga frika dhe pikëllimi. Shih komentin e ajetit 62 të sures El Bekare, ku flitet më gjerë rreth kësaj çështje.
لَقَدْ أَخَذْنَا مِيثَـٰقَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَأَرْسَلْنَآ إِلَيْهِمْ رُسُلًۭا ۖ كُلَّمَا جَآءَهُمْ رَسُولٌۢ بِمَا لَا تَهْوَىٰٓ أَنفُسُهُمْ فَرِيقًۭا كَذَّبُوا وَفَرِيقًۭا يَقْتُلُونَ ٧٠
Vërtet, Ne u morëm besën bijve të Izraelit dhe u dërguam atyre të dërguar.234 Por, sa herë që u vinte ndonjë i dërguar me diçka që nuk i përshtatej dëshirave të tyre, ata ose e përgënjeshtronin, ose e vrisnin.235
Komentimi 2 shënime
Shënimi 234
Allahu e përmend besën e marrë nga bijtë e Izraelit (Jakubit) për të dytën herë në këtë sure, pas përmendjes së saj në ajetin 12, përt’ua rikujtuar atyre atyre vazhdimisht atë se ndoshta kthehen në besën e dhënë, dhe për t’u thënë muslimanëve dhe të gjithë botës që të mos e harrojnë se si është ai popull i pabindur dhe të mos mashtrohen assesi prej tyre apo të bëhen si ata.
Shënimi 235
Dhe në këtë mënyrë ata thyenin vazhdimisht besën e dhënë Allahut. (Shih ajetin 12 të kësaj sure).
وَحَسِبُوٓا أَلَّا تَكُونَ فِتْنَةٌۭ فَعَمُوا وَصَمُّوا ثُمَّ تَابَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ ثُمَّ عَمُوا وَصَمُّوا كَثِيرٌۭ مِّنْهُمْ ۚ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِمَا يَعْمَلُونَ ٧١
Ata kujtuan se nuk do t’i vinte kurrfarë sprove,236 prandaj u bënë të verbër dhe të shurdhër237. Pastaj, Allahu ua pranoi pendimin,238 por më pas shumë prej tyre u bënë përsëri të verbër dhe të shurdhër (ndaj së vërtetës); Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata.239
Komentimi 4 shënime
Shënimi 236
Kur bijtë e Izraelit thyen besën dhe bënë ato që bënë, kujtuan se nuk do iu vinte asnjë sprovë për të provuar mbajtjen e besës së tyre, apo ndonjë ndëshkim nga Allahu si rezultat i veprave të tyre.
Shënimi 237
Përballë të vërtetës dhe mbajtjes së besës së dhënë.
Shënimi 238
Kur iu erdhën sprovat e ndryshme, ata u penduan për një farë kohe për veprat e tyre të këqija dhe Allahu iua pranoi pendimin.
Shënimi 239
Dhe do i japë shpërblimin e merituar për të gjitha veprat e tyre; të mirat me të mirë dhe të këqijat me të keqe.
لَقَدْ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْمَسِيحُ ٱبْنُ مَرْيَمَ ۖ وَقَالَ ٱلْمَسِيحُ يَـٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱعْبُدُوا ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبَّكُمْ ۖ إِنَّهُۥ مَن يُشْرِكْ بِٱللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِ ٱلْجَنَّةَ وَمَأْوَىٰهُ ٱلنَّارُ ۖ وَمَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِنْ أَنصَارٍۢ ٧٢
Pa dyshim, kanë mohuar (Allahun) ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!”240, ndërsa vetë Mesihu ka thënë: “O bijtë e Izraelit, adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin juaj!” Pa dyshim, kushdo që i bën Allahut shok, Allahu ia ka ndaluar Xhenetin dhe vendi i tij do të jetë Zjarri. Për të padrejtët nuk ka ndihmës.241
Komentimi 2 shënime
Shënimi 240
Këtë e thotë sekti i krishter i qujtur Yakubieh apo Yacoubiyah.
Shënimi 241
Që t’i ndihmojnë e t’i shpëtojnë në ditën e Kiametit nga Allahu dhe ndëshkimi i Tij.
لَّقَدْ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا إِنَّ ٱللَّهَ ثَالِثُ ثَلَـٰثَةٍۢ ۘ وَمَا مِنْ إِلَـٰهٍ إِلَّآ إِلَـٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ ۚ وَإِن لَّمْ يَنتَهُوا عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ ٧٣
Pa dyshim, kanë mohuar (Allahun) edhe ata që thonë: “Allahu është njëri prej Trinisë!”242 Por, në të vërtetë, nuk ka veçse një Zot të Vetëm të Vërtetë!243 Kështu që, nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë244, patjetër që mohuesit, nga mesi i tyre,245 do t’i godasë dënim i dhembshëm.
Komentimi 4 shënime
Shënimi 242
Siç thotë dhe beson shumica e të krishterëve.
Shënimi 243
Nuk ekziston Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç një Zoti të Vetëm, të Pashoq, që nuk është i lindur, nuk ka lindur fëmijë dhe nuk ka bashkëshorte, sepse nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por gjithçka që ekziston, ekziston prej Tij dhe ka nevojë për Të. I Lartësuar është Allahu dhe i Pastër nga çdo e metë e mangësi.
Shënimi 244
Si ata të fjalës së parë se “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes”, edhe këta të fjalës së dytë “Allahu është njëri prej Trinisë”.
Shënimi 245
Mohues janë të gjithë ata që i thotë këto fjalë prej bijve të Izraelit, të krishterëve apo prej çdo populli tjetër, sepse vetë këto fjalë janë blasfemi, mohim i Allahut dhe shokvënie Atij.
أَفَلَا يَتُوبُونَ إِلَى ٱللَّهِ وَيَسْتَغْفِرُونَهُۥ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ٧٤
Përse nuk kthehen me pendim tek Allahu e t’i kërkojnë falje Atij246?! Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë!247
Komentimi 2 shënime
Shënimi 246
Për ato që thanë duke e mohuar Atë.
Shënimi 247
Dera e Allahut është gjithnjë e hapur për çdokënd që i kthehet Atij me pendim, qoftë edhe nëse ka thënë apo ka bërë të keqen dhe blasfeminë më të madhe, sepse Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë me robët e Tij që kthehen tek Ai me pendim e kërkim të faljes për veprat e tyre të këqia.
مَّا ٱلْمَسِيحُ ٱبْنُ مَرْيَمَ إِلَّا رَسُولٌۭ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ ٱلرُّسُلُ وَأُمُّهُۥ صِدِّيقَةٌۭ ۖ كَانَا يَأْكُلَانِ ٱلطَّعَامَ ۗ ٱنظُرْ كَيْفَ نُبَيِّنُ لَهُمُ ٱلْـَٔايَـٰتِ ثُمَّ ٱنظُرْ أَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ ٧٥
Mesihu, i biri i Merjemes, nuk është tjetër veçse i Dërguar (i Allahut), para të cilit kanë kaluar edhe të Dërguarit e tjerë.248 Edhe nëna e tij nuk ka qenë veçse njeri i drejtë e i sinqertë (sidikah)249. Që të dy hanin ushqim (si të gjithë njerëzit)250. Shiko si ua sqarojmë atyre shpalljet Tona,251 pastaj shih se si i kthejnë shpinën252!
Komentimi 5 shënime
Shënimi 248
Dhe nuk është as Zot, as bir i Zotit. Kjo është e vërteta dhe besimi i drejtë, prandaj pendohuni dhe kthehuni tek e vërteta, o ju që e thoni atë fjalë dhe që e besoni atë.
Shënimi 249
Grada më e lartë që arrin njeriu në këtë botë, pas gradës së profetësisë, është ajo e sinqeritetit më të lartë dhe veprimit të drejtë (sidik); arritja i dijes së sigurtë, bindjes së plotë dhe kryerja e veprave të mira; dhe Merjemja e arriti këtë gradë e nuk ka nder më të madh se ky për të, por jo më shumë se kaq, që do të thotë se ajo nuk ishte e dërguar e Zotit si biri i saj, e jo më që të ishte pjesë e Trinitetit të trilluar që ata pretendojnë. Me këto prova reale dhe logjike, Allahu i lehtëson rrugën e pendimit atyre që kanë humbur rrugë dhe janë larguar nga e vërteta.
Shënimi 250
Që do të thotë se ishin të nevojshëm për ngrënie e pirje, e për të gjitha nevojat jetike të njerëzve, sepse ishin vetëm njerëz të Zotit.
Shënimi 251
Që vërtetojnë pavërtetësinë e fjalëve të tyre të mësipërme.
Shënimi 252
Të vërtetës dhe provave Tona, duke vazhduar me kokëfortësi në humbjen dhe devijimin e tyre.
قُلْ أَتَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّۭا وَلَا نَفْعًۭا ۚ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ٧٦
Thuaju (o Muhamed)253: “A adhuroni përveç Allahut diçka, që nuk është në gjendje t’ju sjellë as dëm, as dobi, ndërkohë që Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi?!”254
Komentimi 2 shënime
Shënimi 253
Këtyre mohuesve të krishterë që thonë ato fjalë mohimi që u përmendën më sipër.
Shënimi 254
Prandaj vetëm Allahun adhuroni dhe vetëm prej Tij kërkoni, sepse vetëm Ai dëgjon dhe di hollësisht gjithçka për ju dhe vetëm Ai ka fuqi të plotë për gjithçka që ju dhe të gjitha krijesat keni nevojë.
قُلْ يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ لَا تَغْلُوا فِى دِينِكُمْ غَيْرَ ٱلْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعُوٓا أَهْوَآءَ قَوْمٍۢ قَدْ ضَلُّوا مِن قَبْلُ وَأَضَلُّوا كَثِيرًۭا وَضَلُّوا عَن سَوَآءِ ٱلسَّبِيلِ ٧٧
Thuaju: “O ithtarët e Librit!255 Mos e teproni në fenë tuaj256 e të dilni nga e vërteta,257 dhe mos ndiqni dëshirat e një populli që ka humbur më parë258, që ka çuar në humbje shumë njerëz dhe që e ka humbur krejtësisht Rrugën e Drejtë.”259
Komentimi 5 shënime
Shënimi 255
Janë për qëllim ithtarët e Inxhilit, të krishterët.
Shënimi 256
Duke e quajtur Mesihun zot apo bir të Zotit, apo duke besuar verbërisht në Trinitet.
Shënimi 257
E vërteta e shpallur nga Zoti, se Ai është vetëm Një Zot dhe se Mesihu është i Dërguari i Zotit ashtu sit ë dërguarit e tjerë dhe se nëna e Mesihut, Merjemja është besimtare me gradat më të larta të besimit e që është sinqeriteti dhe virtyti i lartë (siddikah).
Shënimi 258
Ai popull janë populli hebre, të cilët më parë kishin përgënjeshtruar disa të dërguar të Allahut, madje edhe kishin vrarë disa prej tyre, dhe që tani përgënjeshtrimi i rradhës ishte ai ndaj Mesihut, madje jo vetëm kaq, por e quajtën bir të lindur jashtë martese dhe nënën e tij të sinqertë e të ndereshme, Merjemen, e quajtën të pandershme. Është për t’u habitur fakti se si të krishterët mund të mashtrohen e të ndjekin këta njerëz të cilët jo vetëm që e kanë mohuar fenë dhe të dërguarin e tyre, por edhe ua kanë pështjelluar atë duke shtrembëruar tekstet e Librit të Shenjtë dhe duke iua fshehur të vërtetën atyre?!
Shënimi 259
Allahu i drejtohet të krishterëve me këshillë hyjnore të përjetshme: të mos ndjekin rrugën e hebrenjve që kanë humbur rrugë më parë dhe që vazhdimisht punojnë ditë e natë që t’i nxjerrin njerëzit nga rruga e drejtë dhe nga besimi i vërtetë, me të gjitha mënyrat e mundshme, që me futjen e duarve në tekstet e Librave të Shenjtë (Toran dhe Biblën) për t’i shtrembëruar ato e deri në përpjekjet e vazhdueshme bashkëkohore nëpërmjet medias ku dominon publikimi i programeve prishëse të besimit të vërtetë, shoqërisë dhe moralit. Madje kjo këshillë vlen edhe për muslimanët që të ruhen nga ata njerëz prishës dhe kurthet e tyre.
لُعِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا مِنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ لِسَانِ دَاوُۥدَ وَعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ ۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُوا يَعْتَدُونَ ٧٨
Ata që mohuan, prej bijve të Izraelit260, u mallkuan nga gjuha e Dautit dhe e Isait, birit të Merjemes, për shkak se kundërshtuan dhe shkelnin çdo kufi.261
Komentimi 2 shënime
Shënimi 260
E kemi përmendur edhe më parë se “Izrael” është emri i profetit Jakub (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), dhe bijtë e Izraelit janë pikërisht bijtë dhe pasardhësit e tij, por që më pas u vetëquajtën “Jehud”, emër me të cilin Allahu i përmend shpesh në Kuran. Kurse emri i tyre me të cilin njihen sot në botë është Hebre, kurse nga shqiptarët si “çifutë”.
Shënimi 261
Për shkak të mohimit, kundërshtimit, kokëfortësisë, veprave të këqija dhe mos ndalimin e të tjerëve nga e keqja, hebrenjtë janë mallkuar në Teurat në kohën e Musait, pastaj në Zebur në kohën e Daudit, pastaj në Inxhil në kohën e Isait dhe më pas në Kuran në kohën e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë të dërguarit e tjerë!). [Transmetim nga Ibën Abasi; Tefsiri i Taberiut].
كَانُوا لَا يَتَنَاهَوْنَ عَن مُّنكَرٍۢ فَعَلُوهُ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ ٧٩
Nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga veprat e këqija që bënin.262 Vërtet, nuk ka më të shëmtuar se vepra që bënin ata!
Komentimi 1 shënim
Shënimi 262
Nëse e shihnin dikë duke bërë një të keqe, e kritikonin, por më pas uleshin dhe hanin e pinin me të. Kur u shpall ajeti para këtij dhe ky ajet, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ishte i mbështetur por menjëherë u ngrit dhe qëndroi ulur, pastaj tha: “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im! Do të urdhëroni për mirë dhe do të ndaloni nga e keqja, dhe do ta merrni mëkatarin për dore deri sa të kthehet te e vërteta dhe ta lërë mëkatin e tij, përndryshe Allahu do fusë armiqësi në zemrat tuaja për njëri-tjetrin dhe do ju mallkojë ashtu s ii mallkoi ata!” [Taberiu].
تَرَىٰ كَثِيرًۭا مِّنْهُمْ يَتَوَلَّوْنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا ۚ لَبِئْسَ مَا قَدَّمَتْ لَهُمْ أَنفُسُهُمْ أَن سَخِطَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ وَفِى ٱلْعَذَابِ هُمْ خَـٰلِدُونَ ٨٠
Ti i sheh shumë prej tyre të miqësohen me mohuesit.263 Vërtet, nuk ka më të keqe se ajo që i përgatisin ata vetes: që Allahu të jetë i zemëruar me ta dhe të mbesin në dënim përgjithmonë.
Komentimi 1 shënim
Shënimi 263
Ti, o Muhamed, i sheh hebrenjtë të miqësohen me idhujtarët e mohuesit dhe të urrejnë besimtarët e vërtetë.
وَلَوْ كَانُوا يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلنَّبِىِّ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِ مَا ٱتَّخَذُوهُمْ أَوْلِيَآءَ وَلَـٰكِنَّ كَثِيرًۭا مِّنْهُمْ فَـٰسِقُونَ ٨١
Sikur ata264 t’i besonin Allahut, të Dërguarit (Muhamedit) dhe asaj që iu shpall atij,265 nuk do t’i merrnin mohuesit për miq, por shumica prej tyre janë të pabindur.266
Komentimi 3 shënime
Shënimi 264
Bijtë e Izraelit, hebrenjtë.
Shënimi 265
Sikur të besonin se Muhamedi ishte i Dërguari i Allahut, dhe të besonin e të ndiqnin Kuranin dhe Sunetin që ju shpall Muhamedit nga Allahu.
Shënimi 266
Dalin nga bindja ndaj Allahut dhe thyejnë urdhrat e Tij, ia bëjnë të lejuar vetes ato që Allahu ia ka ndaluar, qofshin ato fjalë apo vepra.
۞ لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ ٱلنَّاسِ عَدَٰوَةًۭ لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱلْيَهُودَ وَٱلَّذِينَ أَشْرَكُوا ۖ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُم مَّوَدَّةًۭ لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱلَّذِينَ قَالُوٓا إِنَّا نَصَـٰرَىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًۭا وَأَنَّهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ ٨٢
267Do të vëresh se njerëzit me armiqësi më të fortë kundër besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët,268 kurse njerëzit më afër përzemërsisë ndaj tyre janë ata që thonë: “Ne jemi Nesara – ndihmues të Isait (të krishterë)”. Kjo, për shkak se ndër ta ka priftërinj e murgjër,269 dhe se ata nuk bëjnë mendjemadhësi (ndaj së vërtetës).270
Komentimi 4 shënime
Shënimi 267
*[Xhuzi i Shtatë]
Shënimi 268
Njerëzit me armiqësi më të fortë kundër besimtarëve muslimanë që kanë besuar Allahun dhe të gjithë të dërguarit e Tij, përfshirë edhe Muhamedin, janë hebrenjtë dhe idhujtarët e politeistët që adhurojnë shumë zota në vend të Allahut, dhe për atë që i njeh hebrenjtë dhe i lexon cilësitë e tyre në Kuran, nuk ka çudi që ata të vendosen bashkë me idhujtarët në këtë vend.
Shënimi 269
Klerikë të sinqertë të dhënë pas dijes dhe adhurimit, të cilët kur e mësojnë diçka të vërtetë, e ndjekin atë dhe i nënshtrohen asaj me thjeshtësi.
Shënimi 270
Ndryshe nga hebrenjtë që nuk kishin asnjë prej këtyre cilësive por krejt të kundërtën e tyre. Këta priftërinj e murgjër për të cilët bën fjalë ajeti kanë qenë në kohën e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), dhe thuhet se bëhet fjalë për mbretin e Abisinisë, Nexhashin dhe ata priftërinj e të krishterë rreth tij që iu bashkuan atij dhe e besuan Muhamedin dhe Kuranin, duke pranuar kështu Islamin, si dhe mirëpritën në vendin e tyre emigrantët e parë muslimanë që u detyruan të emigrojnë nga Meka në Abisini për shkak të përndjekjes nga idhujtarët Kurejsh në atë kohë. Thuhet gjithashtu se janë për qëllim disa të krishterë të tjerë, të cilët kur dëgjuan Kuranin dhe mësuan për Islamin, e pranuan se ai ishte i vërtetë nga Allahu dhe nuk bënë mendjemadhësi ndaj tij ashtu siç bënë hebrenjtë. Gjithësesi, të krishterët janë më pranë muslimanëve se hebrenjtë në çdo kohë, prandaj sheh se shumë prej tyre e pranojnë lehtësisht Islamin, ndryshe nga hebrenjtë, dhe padyshim se ai që nuk ka mendjemadhësi është më pranë të mirës dhe hajrit se ai që ka mendjemadhësi.
وَإِذَا سَمِعُوا مَآ أُنزِلَ إِلَى ٱلرَّسُولِ تَرَىٰٓ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ ٱلدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُوا مِنَ ٱلْحَقِّ ۖ يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱكْتُبْنَا مَعَ ٱلشَّـٰهِدِينَ ٨٣
Kur dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit (Kuranin), i sheh sytë e tyre t’u rrjedhin lotë, për shkak të së vërtetës që mësuan, dhe thonë: “Zoti ynë! Ne besuam271, prandaj na llogarit ndër ata që dëshmojnë!272
Komentimi 2 shënime
Shënimi 271
Besuam atë që dëgjuam prej Librit dhe shpalljes Tënde tek i Dërguari yt, Muhamedi, e pranuam atë dhe dëshmojmë se ai është i vërtetë dhe ka ardhur prej Teje.
Shënimi 272
Ndër popullin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ndër muslimanët. Ajo që dëshmojnë muslimanët është se Muhamedi dhe gjithçka me të cilën ai ka ardhur, është prej Allahut dhe se Muhamedi e përmbushi misionin e tij në komunikimin e fesë së Allahut në mënyrën më të mirë e më të plotë.
وَمَا لَنَا لَا نُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَمَا جَآءَنَا مِنَ ٱلْحَقِّ وَنَطْمَعُ أَن يُدْخِلَنَا رَبُّنَا مَعَ ٱلْقَوْمِ ٱلصَّـٰلِحِينَ ٨٤
Si të mos besojmë Allahun dhe të Vërtetën që na ka ardhur, kur shpresojmë se Zoti ynë do të na bashkojë me njerëzit e mirë?!”273
Komentimi 1 shënim
Shënimi 273
Njerëzit e mirë janë ata që besojnë Allahun dhe i binden Atij; Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), shokët e tij, e të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.
فَأَثَـٰبَهُمُ ٱللَّهُ بِمَا قَالُوا جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلْمُحْسِنِينَ ٨٥
Për këtë që thanë, Allahu do t’i shpërblejë ata me kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i punëmirëve.274
Komentimi 1 shënim
Shënimi 274
Punëmirët janë ata që adhurojnë vetëm Një Zot të Vetëm, të Cilit nuk i bëjnë shok, që besojnë të gjithë të Dërguarit e Zotit dhe gjithçka iu është shpallur atyre nga Zoti, që zbatojnë Urdhrat e Zotit dhe i largohen ndalesave të Tij.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِـَٔايَـٰتِنَآ أُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلْجَحِيمِ ٨٦
Ndërsa ata që mohuan dhe i përgënjeshtruan shpalljet Tona, ata do të jenë banorët e Zjarrit.275
Komentimi 1 shënim
Shënimi 275
Ata që mohuan Njëshmërinë e Allahut dhe përgënjeshtruan profetësinë e Muhamedit dhe shenjat e Shpalljen e Allahut, ata janë banorët e përjetshëm të zjarrit përvëlues të xhehenemit.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تُحَرِّمُوا طَيِّبَـٰتِ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوٓا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْمُعْتَدِينَ ٨٧
O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes ato të mira që Allahu jua ka lejuar dhe as mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin. 276
Komentimi 1 shënim
Shënimi 276
Allahu i drejtohet besimtarëve që të mos ia ndalojnë vetes ato të mira që ata i duan e i pëlqejnë, e që Ai ua ka lejuar dhe të mos marrin shembull murgjët dhe priftërinjtë të cilët i ndaluan vetes martesën dhe ushqimet e mira e të lejuara, por njëkohësisht iu tërheq vërejtjen që të mos e teprojnë dhe të mos i kalojnë kufijtë dhe ligjet e Tij.
وَكُلُوا مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَـٰلًۭا طَيِّبًۭا ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ٱلَّذِىٓ أَنتُم بِهِۦ مُؤْمِنُونَ ٨٨
Hani nga ato të mira të lejuara që ju ka dhënë Allahu, dhe frikësojuni Allahut, të Cilit ju i besoni!277
Komentimi 1 shënim
Shënimi 277
Frikësojuni Allahut dhe përmbajuni ligjeve të Tij, nëse jeni besimtarë njësues të Tij, sepse besimi e kërkon këtë dhe nuk plotësohet veçse me këtë.
لَا يُؤَاخِذُكُمُ ٱللَّهُ بِٱللَّغْوِ فِىٓ أَيْمَـٰنِكُمْ وَلَـٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا عَقَّدتُّمُ ٱلْأَيْمَـٰنَ ۖ فَكَفَّـٰرَتُهُۥٓ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَـٰكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍۢ ۖ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلَـٰثَةِ أَيَّامٍۢ ۚ ذَٰلِكَ كَفَّـٰرَةُ أَيْمَـٰنِكُمْ إِذَا حَلَفْتُمْ ۚ وَٱحْفَظُوٓا أَيْمَـٰنَكُمْ ۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ٨٩
Allahu nuk ju ndëshkon për betimet tuaja të paqëllimta278, por ju ndëshkon për betimet e bëra me qëllim279; larja e gjynahut për thyerjen e këtij të fundit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e asaj që ushqeni familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose lirimi i një skllavi. Ai që nuk ka mundësi (për asnjërën nga këto), le të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja për thyerjen e betimeve tuaja, kur betoheni. Pra, ruani betimet tuaja280! Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Veta281, që të jeni mirënjohës.282
Komentimi 5 shënime
Shënimi 278
Betimi i paqëllimtë është ai betim që bëhet nga pavëmendja apo kur mendon se fjala apo çështja për të cilën betohesh është ashtu si kujton ti, por që në realitet është ndryshe dhe ti nuk e di që është ndryshe dhe betohesh sipas asaj që di.
Shënimi 279
Allahu ndëshkon për thyerjen e betimit të bërë me qëllim, d.m.th. të atij betimi që bëhet me vetëdije dhe pastaj thyhet. Në këtë gjykim përfshihet edhe thyerja e zotimit i cili ka kuptim të përafërt me këtë lloj të betimit.
Shënimi 280
Nga betimi i rrejshëm, nga betimet e shumta dhe nga thyerja e betimeve, me përjashtim të rastit kur thyerja e betimit është më e mirë se përmbushja e tij.
Shënimi 281
Ligjet dhe rregullat e fesë së Tij.
Shënimi 282
Ndaj Allahut për gjithçka që ju ka dhuruar e që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا إِنَّمَا ٱلْخَمْرُ وَٱلْمَيْسِرُ وَٱلْأَنصَابُ وَٱلْأَزْلَـٰمُ رِجْسٌۭ مِّنْ عَمَلِ ٱلشَّيْطَـٰنِ فَٱجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ٩٠
O besimtarë! Me të vërtetë, alkooli283, bixhozi284, idhujt dhe shigjetat e fallit,285 janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni prej tyre, që të shpëtoni!286
Komentimi 4 shënime
Shënimi 283
Alkool është çdo pije dehëse, që të humb logjikën dhe arsyen, pa marrë parasysh frutin apo lëndën nga përfitohet ai.
Shënimi 284
Kumari dhe të gjitha lojërat e fatit.
Shënimi 285
Shih ajetin 3 të kësaj sure për kuptimet e hollësishme të këtyre fjalëve.
Shënimi 286
Sepse shpëtimi i vërtetë është vetëm me largimin nga ato që ka ndaluar Allahu dhe bindjen ndaj urdhrave të Tij.
إِنَّمَا يُرِيدُ ٱلشَّيْطَـٰنُ أَن يُوقِعَ بَيْنَكُمُ ٱلْعَدَٰوَةَ وَٱلْبَغْضَآءَ فِى ٱلْخَمْرِ وَٱلْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَن ذِكْرِ ٱللَّهِ وَعَنِ ٱلصَّلَوٰةِ ۖ فَهَلْ أَنتُم مُّنتَهُونَ ٩١
Vërtet, djalli kërkon që nëpërmjet alkoolit dhe bixhozit të fusë armiqësi e urrejtje287 midis jush dhe t’ju pengojë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Pra, a po i jepni fund?288
Komentimi 2 shënime
Shënimi 287
Sepse alkooli dhe bixhozi janë vërtet nënë e çdo të keqeje dhe prishje e përçarje mes njerëzve.
Shënimi 288
Alkoolit dhe bixhozit, e t’i ktheheni bindjes ndaj Zotit tuaj, kryerjes së namazeve të detyruara dhe përmendjes së Zotit sa më shpesh, që të arrini suksesin e dëshiruar nga ju në këtë botë dhe në botën tjetër.
وَأَطِيعُوا ٱللَّهَ وَأَطِيعُوا ٱلرَّسُولَ وَٱحْذَرُوا ۚ فَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَٱعْلَمُوٓا أَنَّمَا عَلَىٰ رَسُولِنَا ٱلْبَلَـٰغُ ٱلْمُبِينُ ٩٢
Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit,289 e bëni Kujdes290! Nëse ktheni shpinën291, ta dini se i Dërguari ka për detyrë vetëm të komunikojë shpalljen qartë!292
Komentimi 4 shënime
Shënimi 289
Në gjithçka që ju urdhërojnë dhe ju ndalojnë.
Shënimi 290
Bëni kujdes që Allahu të mos ju shohë duke vepruar ato gjëra që ju ka ndaluar apo të mos veproni ato që ju ka urdhëruar.
Shënimi 291
Bindjes ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij.
Shënimi 292
Që t’ju sqarojë rrugën e vërtetë të Allahut, e nëse ju nuk i bindeni, pasojat do të bienë mbi ju dhe jo mbi atë, dhe ju nuk do të keni asnjë justifikim tek Allahu.
لَيْسَ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ جُنَاحٌۭ فِيمَا طَعِمُوٓا إِذَا مَا ٱتَّقَوا وَّءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ ثُمَّ ٱتَّقَوا وَّءَامَنُوا ثُمَّ ٱتَّقَوا وَّأَحْسَنُوا ۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ ٩٣
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk kanë gjynah për atë që kanë ngrënë (më parë)293, përderisa janë ruajtur (nga të ndaluarat), kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, e më pas sërish janë ruajtur dhe kanë besuar, e sërish janë ruajtur e kanë vepruar mirë294. Allahu i do vepërmirët.295
Komentimi 3 shënime
Shënimi 293
Janë për qëllim ata besimtarë që vdiqën para se të shpallet ndalimi për alkoolin dhe bixhozin dhe ata i kanë pas bërë ato, e Allahu thotë se ata nuk kanë gjynah për atë që ka kaluar, përderisa kanë besuar dhe kanë praktikuar gjithçka që kishte zbritur nga Allahu përsa ishin në jetë.
Shënimi 294
Këtu janë për qëllim veprat e mira vullnetare dhe jo ato të detyrueshme, gjë që tregon arritjen e gradave të larta të besimit në mënyrë graduale, siç e përshkruan ajeti. Ruajtja e parë në ajet: është ruajtja e Allahut duke e pranuar dhe besuar urdhrin e Tij dhe duke e zbatuar atë; ruajtja e dytë: duke qëndruar me vendosmëri në këtë besim dhe duke mos ndryshuar; ruajtja e tretë: ruajtja duke vepruar vepra të mira dhe duke u afruar tek Allahu me vepra vullnetare.
Shënimi 295
Ata që veprojnë mirë kundrejt Krijuesit me zbatimin e ligjeve të Tijdhe kundrejt krijesave duke vepruar në dobi të tyre.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَيَبْلُوَنَّكُمُ ٱللَّهُ بِشَىْءٍۢ مِّنَ ٱلصَّيْدِ تَنَالُهُۥٓ أَيْدِيكُمْ وَرِمَاحُكُمْ لِيَعْلَمَ ٱللَّهُ مَن يَخَافُهُۥ بِٱلْغَيْبِ ۚ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَلَهُۥ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ٩٤
O besimtarë! Allahu do t’ju provojë296 me diçka prej gjahut, që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja297, që Allahu të dijë se kush i frikësohet Atij në fshehtësi.298 E, kushdo që pas këtij (sqarimi) i kalon kufijtë, ai do të ketë dënim të dhembshëm.299
Komentimi 4 shënime
Shënimi 296
Gjatë kohës kur jeni në Ihram për kryerjen e Haxhit ose të Umras.
Shënimi 297
Gjah i vogël që kapet me dorë apo i madh që e gjuani me shigjeta; e këto kanë të bëjnë me gjahun e tokës dhe jo të detit, sepse i detit lejohet për muhrimin; e qëllimi është që prova do të jetë me diçka që zihet lehtë me dorë apo shigjetë, e jo me diçka të pamundur, se përndryshe prova nuk do të kishte kuptim.
Shënimi 298
Padyshim se Allahu e di se kush i frikësohet e kush jo, e Ai di gjithçka në hollësi që para se të ndodhë, por kjo është për të provuar me fakte të qarta dhe të dukshme për të gjithë, për të qenë të gjithë dëshmitarë se Allahu është i Drejtë dhe askujt nuk i bën padrejtësinë më të vogël; kush i frikësohet Allahut në fshehtësi, duke u ruajtur nga ndalesat e Tij dhe duke kryer urdhrat e Tij, edhe pse nuk e sheh Atë, Allahu e di atë dhe do i japë shpërblim të madh dhe bujar, kurse ai që i frikësohet syrit të njerëzve dhe vepron me syefaqësi, padyshim se Allahu e di shumë mirë këtë dhe do i japë atë që meriton.
Shënimi 299
Nga Allahu.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَقْتُلُوا ٱلصَّيْدَ وَأَنتُمْ حُرُمٌۭ ۚ وَمَن قَتَلَهُۥ مِنكُم مُّتَعَمِّدًۭا فَجَزَآءٌۭ مِّثْلُ مَا قَتَلَ مِنَ ٱلنَّعَمِ يَحْكُمُ بِهِۦ ذَوَا عَدْلٍۢ مِّنكُمْ هَدْيًۢا بَـٰلِغَ ٱلْكَعْبَةِ أَوْ كَفَّـٰرَةٌۭ طَعَامُ مَسَـٰكِينَ أَوْ عَدْلُ ذَٰلِكَ صِيَامًۭا لِّيَذُوقَ وَبَالَ أَمْرِهِۦ ۗ عَفَا ٱللَّهُ عَمَّا سَلَفَ ۚ وَمَنْ عَادَ فَيَنتَقِمُ ٱللَّهُ مِنْهُ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌۭ ذُو ٱنتِقَامٍ ٩٥
O besimtarë! Mos e vrisni gjahun duke qenë në gjendje të shenjtë (Ihram)!300 E kushdo prej jush, që e vret atë (gjahun) me vetëdije, shpagimi për të është që të therë kurban në Kabe, një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën e gjuajtur, sipas vlerësimit të dy njerëzve të drejtë midis jush;301 ose të ushqejë disa të varfër për të larë gjynahun302; ose të agjërojë në të njëjtën masë303, në mënyrë që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë304. Allahu e fal atë që ka kaluar305, por kush i kthehet asaj (gjuetisë gjatë Ihramit)306, Allahu do të hakmerret ndaj tij. Allahu është i Plotfuqishëm, i Zoti për hakmarrje.307
Komentimi 8 shënime
Shënimi 300
Në gjendje të Shenjtë. Këtu vjen ndalesa e prerë dhe e qartë e gjahut kur je në Ihram, pra kur je në “gjendje të shenjtë e të ndaluar”, dhe ke veshur rrobën e bardhë të Ihramit, e ke bërë nijetin për kryerjen e Haxhit apo të Umras.
Shënimi 301
Dy njerëz të drejtë dhe ekspertë në përcaktimin e kafshës më të përafërt nga madhësia apo vlera me kafshën e vrarë si gjah nga muhrimi.
Shënimi 302
Aq të varfër sa mund të ushqehen me kafshën shtëpiake të caktuar në vend të gjahut të vrarë.
Shënimi 303
Aq ditë sa numri i të varfërve që mund të ushqehente me atë kafshë.
Shënimi 304
Për vrasjen me vetëdije të gjahut, gjë të cilën e Allahu e ndaloi për muhrimin gjatë Ihramit, si provë për të.
Shënimi 305
Vrasjen e gjahut gjatë Ihramit në Haxh apo në Umra, para Islamit dhe para zbritjes së ndalimit nga Allahu në Kuran.
Shënimi 306
Gjë që bëhej nga pelegrinët në kohën e injorancës paraislamike.
Shënimi 307
Asgjë nuk mund ta ndalojë apo ta pengojë Allahun nga hakmarrja dhe nga ndëshkimi i çdokujt që Ai do, sepse të gjitha krijesat janë krijesat e Tij dhe e gjithë çështja dhe urdhri i përket vetëm Atij. E Ai është i Drejti, i Urti.
أُحِلَّ لَكُمْ صَيْدُ ٱلْبَحْرِ وَطَعَامُهُۥ مَتَـٰعًۭا لَّكُمْ وَلِلسَّيَّارَةِ ۖ وَحُرِّمَ عَلَيْكُمْ صَيْدُ ٱلْبَرِّ مَا دُمْتُمْ حُرُمًۭا ۗ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ٱلَّذِىٓ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ ٩٦
Ju është lejuar juve308 gjahu i detit dhe çdo ushqim prej tij309, si kënaqësi për ju310 dhe udhëtarët311, por ju është ndaluar gjuetia e tokës, përderisa jeni në gjendje të shenjtë (Muhrim). Kijeni frikë Allahun, tek i Cili do të tuboheni!312
Komentimi 5 shënime
Shënimi 308
O Besimtarë muslimanë, qofshit në Ihram apo jo.
Shënimi 309
Peshk apo çdo gjallesë e detit që ka ngordhur në det dhe ka dalë në sipërfaqe.
Shënimi 310
Kur jeni në udhëtim për në Haxh apo Umra, apo në çdo udhëtim tjetër.
Shënimi 311
Udhëtarët që janë bashkë me ju në rrugën për në Haxh por që nuk synojnë haxhin. Sigurisht që lejimi përfshin të gjithë udhëtarët e detit pa përjashtim.
Shënimi 312
Ky është paralajmërim nga Allahu që njerëzit t’i përmbahen ndalesave të Tij dhe të mos i shkelin ato, sepse që të gjithë do të tubohen para Tij në Ditën e Llogarisë dhe do të japin llogari për veprat e tyre, pastaj do të shpërblehen me atë që meritojnë.
۞ جَعَلَ ٱللَّهُ ٱلْكَعْبَةَ ٱلْبَيْتَ ٱلْحَرَامَ قِيَـٰمًۭا لِّلنَّاسِ وَٱلشَّهْرَ ٱلْحَرَامَ وَٱلْهَدْىَ وَٱلْقَلَـٰٓئِدَ ۚ ذَٰلِكَ لِتَعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَأَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ٩٧
Allahu e ka bërë Shtëpinë e Shenjtë të Kabes, muajin e shenjtë, kurbanin dhe kafshët e shënuara me gjerdan,313 mbajtëse të njerëzimit314, në mënyrë që ju ta dini se Allahu di gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në Tokë, dhe se Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Komentimi 2 shënime
Shënimi 313
Kurbanet e shënuara duke u vendosur gjerdan në qafë me qëllim që të shfaqen simbolet e Allahut dhe ajo kafshë të respektohet. Kur pelegrini e shënon kurbanin e tij që do e sakrifikojë në Meke, ai menjëherë hyn në Ihram dhe duhet të veshë rroben e bardhë të Ihramit.
Shënimi 314
Këto janë shenjat e mëdha të Allahut në Tokë dhe vlera të mëdha për të mirën e njerëzimit, sepse në bazë të këtyre vlerave dhe qëndrueshmërisë e ngritjes së tyre në Tokë, vazhdon jeta dhe besimi, kurse me humbjen e këtyre vlerave dhe shenjave, vjen Kiameti dhe fundi i kësaj bote. Shih ajetin nr. 2 të kësaj sure për të rikujtuar domethënien e hollësishme të këtyre shenjave.
ٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ وَأَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ٩٨
Dijeni se Allahu është i Ashpër në ndëshkim, dhe se Allahu është Falës, Mëshirëplotë.315
Komentimi 1 shënim
Shënimi 315
Falës i atyre që i binden dhe i kthehen Atij me pendim, dhe i Mëshirshëm ndaj tyre prandaj nuk i ndëshkon për veprat e tyre të mëparshme pasi që janë penduar dhe i kanë kërkuar falje Atij.
مَّا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلْبَلَـٰغُ ۗ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا تَكْتُمُونَ ٩٩
I Dërguari nuk ka për detyrë veçse të kumtojë Shpalljen, e Allahu e di çfarë bëni haptazi e çfarë fshehni.316
Komentimi 1 shënim
Shënimi 316
Detyra e të Dërguarit është kumtimi i asaj që i shpallet nga Allahu, kurse Allahu është Ai që shpërblen atë që i bindet të Dërguarit dhe që dënon atë që nuk i bindet, e Allahu di gjithçka për çdokënd; Atij nuk i shpëton vepra e askujt, qoftë e publikuar apo e bërë në fshehtësi, dhe secilit i jep shpërblimin sipas veprave të veta.
قُل لَّا يَسْتَوِى ٱلْخَبِيثُ وَٱلطَّيِّبُ وَلَوْ أَعْجَبَكَ كَثْرَةُ ٱلْخَبِيثِ ۚ فَٱتَّقُوا ٱللَّهَ يَـٰٓأُولِى ٱلْأَلْبَـٰبِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ١٠٠
Thuaj: “Nuk është e barabartë e keqja me të mirën317, edhe sikur të të habisë moria e së keqes.318 Prandaj, kijeni frikë Allahun, o njerëz me intelekt319, në mënyrë që të shpëtoni”.320
Komentimi 4 shënime
Shënimi 317
Idhujtaria dhe mosbesimi me njësimin dhe besimin, vepra e keqe me veprën e mirë në përgjithësi, apo njeriu i keq e jobesimtar me njeriun e mirë besimtar, banorët e zjarrit me banorët e xhenetit.
Shënimi 318
Edhe sikur e keqja dhe të këqinjtë të jenë të shumtë në numër, sepse e keqja nuk do i bëjë dobi vepruesit të saj dhe përveç kësaj, vendimtar është përfundimi i secilit; Allahu i afatizon të këqinjtë por fundi i tyre nuk mund të barazohet kurrë me fundin e të mirëve të bindur ndaj Allahut.
Shënimi 319
Njerëz me logjikë e mendje të shëndoshë; sepse nga ata që kuptojnë e logjikojnë pritet t’i përgjigjen thirrjes dhe pritet që të besojnë e të veprojnë mirë e drejt.
Shënimi 320
Të shpëtoni nga dënimi i zjarrit në botën tjetër dhe të fitoni atë që shpresoni tek Zoti juaj.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَسْـَٔلُوا عَنْ أَشْيَآءَ إِن تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ وَإِن تَسْـَٔلُوا عَنْهَا حِينَ يُنَزَّلُ ٱلْقُرْءَانُ تُبْدَ لَكُمْ عَفَا ٱللَّهُ عَنْهَا ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌۭ ١٠١
O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju tregoheshin hapur, do t’ju bënin të ndjeheshit keq,321 e nëse pyesni për to gjatë shpalljes së Kuranit, do t’ju bëhen të qarta.322 Allahu jua ka falur ato323. Allahu është Falës, i Butë.324
Komentimi 4 shënime
Shënimi 321
Allahu i ndalon robët e Tij nga pyetja për gjëra që nëse i mësojnë, do i mërzisin dhe do i bëjnë të ndjehen keq, siç ishte për shembull pyetja e disa prej shokëve të Pejgamberit në lidhje me prindërit e tyre: se cili ishte vendi dhe gjendja e tyre në botën tjetër; sepse nëse dikujt do i thuhej se babai yt është në zjarr, padyshim se kjo gjë do e mërziste së tepërmi. Po kështu pyetja për gjëra të supozuara, për gjëra të padobishme dhe që nuk i interesojnë kujt, apo pyetja për provokim.
Shënimi 322
Nëse pyetja juaj përkon me kohën e shpalljes së Kuranit, Allahu do t’jua sqarojë atë që ta kuptoni mirë, por nëse Allahu nuk flet për diçka, atëherë mos pyesni, sepse Allahu jua ka falur dhe ju ka bërë lëshim në të, e nëse do të pyesnit, do t’ju ngarkoheshin detyrime që do t’ju rëndonin dhe do ishin të vështira për ju, ashtu si ndodhi me hebrenjtë që shumë prej detyrimeve të rënda i kishin si dënim për pyetjet e tyre.
Shënimi 323
Pyetjet tuaja të pavend që i keni bërë më parë.
Shënimi 324
Allahu është gjithnjë Falës, i Butë dhe Bamirës, prandaj kërkoni faljen dhe mirësinë e Tij, mëshirën dhe kënaqësinë e Tij.
قَدْ سَأَلَهَا قَوْمٌۭ مِّن قَبْلِكُمْ ثُمَّ أَصْبَحُوا بِهَا كَـٰفِرِينَ ١٠٢
Pyetje të tilla kanë bërë edhe disa njerëz para jush, por pastaj u bënë mohues të tyre.325
Komentimi 1 shënim
Shënimi 325
E mohuan mrekullinë që kërkuan apo përgjigjen që ju erdhi nga qielli, duke vulosur kështu mohimin dhe mosbesimin e tyre.
مَا جَعَلَ ٱللَّهُ مِنۢ بَحِيرَةٍۢ وَلَا سَآئِبَةٍۢ وَلَا وَصِيلَةٍۢ وَلَا حَامٍۢ ۙ وَلَـٰكِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا يَفْتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ ۖ وَأَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ ١٠٣
Allahu nuk ka shenjtëruar ndonjë Behira326, Saibe327, Vesile328 apo Ham329, por ata që mohuan trillojnë gënjeshtra për Allahun,330 kurse shumica e tyre nuk kuptojnë.331
Komentimi 6 shënime
Shënimi 326
Behira (veshshpuar) quhej ajo deve, të cilës idhujtarët e kohës së injorancës i shponin veshin dhe e ndalonin hipjen mbi të, duke e konsideruar të shenjtë.
Shënimi 327
Saibe (e lënë) ishe ajo kafshë, që po të plotësonte apo arrinte diçka të caktuar tek ata, lihej dhe shpallej e shenjtë; asaj nuk i hipej, nuk ngarkohej dhe nuk therrej për mish. Disa prej tyre thjesht zotoheshin për një kafshë që donin dhe e bënin të lënë - Saibe.
Shënimi 328
Vesile (lidhëse) ishte kafsha femër prej dy binjakëve; kur lindte një mashkull dhe një femër, në këtë rast ata nuk e therrnin mashkullin dhe nuk e bënin kurban për zotat e tyre.
Shënimi 329
Ham (i mbrojtur) ishte deveja mashkull që kishte kaluar një moshë të caktuar dhe një numër të caktuar ndërzimesh.
Shënimi 330
Duke thënë se është Allahu Ai që i ka shenjtëruar këto kafshë me këto cilësi. E vërteta është se paria e idhujtarëve dhe e mohuesve (ku nuk përjashtohen hebrenjtë) ishin ata që i trillonin këto gjëra, kurse shumica e pasuesve të tyre ishin imitues të verbër.
Shënimi 331
Por pasojnë verbërisht dhe në injorancë trillimet e mohuesve, duke mos e kuptuar se ato ishin trillime dhe dalje nga e vërteta dhe rruga e drejtë e Allahut.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا إِلَىٰ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَإِلَى ٱلرَّسُولِ قَالُوا حَسْبُنَا مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ ءَابَآءَنَآ ۚ أَوَلَوْ كَانَ ءَابَآؤُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ شَيْـًۭٔا وَلَا يَهْتَدُونَ ١٠٤
Kur atyre332 u thuhet: “Ejani në atë që ka zbritur Allahu dhe te i Dërguari!” - ata thonë: “Na mjafton rruga, në të cilën kemi gjetur etërit tanë”. Vallë, edhe pse etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë,333 e as nuk kanë qenë në rrugën e drejtë?!
Komentimi 2 shënime
Shënimi 332
Atyre që kishin trilluar çështjen e shenjtërimit të disa kafshëve dhe ndjekësve të tyre idhujtarë që nuk kuptonin.
Shënimi 333
Rreth të vërtetës në lidhje me ato kafshë që i shenjtëronin dhe në lidhje me besimin e vërtetë tek Allahu.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ ۖ لَا يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا ٱهْتَدَيْتُمْ ۚ إِلَى ٱللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًۭا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ١٠٥
O besimtarë! Ruani veten tuaj!334 Ai që ka humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë.335 Kthimi i të gjithëve është tek Allahu, e Ai do t’ju njoftojë për gjithçka që keni punuar.336
Komentimi 3 shënime
Shënimi 334
Duke ju bindur urdhrave të Allahut dhe duke ju larguar ndalesave të Tij me qëllim që ta shpëtoni veten tuaj nga dënimi i Allahut dhe ta afroni atë tek Ai dhe shpërblimi i Tij.
Shënimi 335
Nëse ju besimtarë, jeni në rrugën e drejtë të Allahut: zbatoni urdhrat e Tij dhe i ndaloheni ndalesave të Tij, kryeni detyrën tuaj kundrejt atyre që nuk janë udhëzuar duke i ftuar ata në fenë e Allahut, urdhëroni për mirë dhe ndaloni nga e keqja, atëherë mohuesit dhe ata që ndjekin rrugë tjetër nga ajo e drejta, të cilët nuk e marrin parasysh këshillën dhe ftesën tuaj për t’u kthyer në rrugën e drejtë, nuk mund t’ju dëmtojnë aspak në besimin tuaj, përderisa ju e keni kryer detyrimin tuaj kundrejt tyre. Dijetarët e tefsirit përmendin këtu edhe Hadithin ku i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, ta ndalojë atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij, por kjo e fundit është besimi më i dobët.” [Hadith Sahih; “Sahihul Xhami”, 6250]. Pra, thirrja dhe ndalimi nga e keqja bëhet sipas mundësisë, por assesi nuk lejohet që të lihet, sepse përndryshe i kemi për shembull të keq njerëzit e së shtunës prej beni Izrailëve, historinë e të cilëve Allahu e përmend në Suren el A’raf, ajeti 163.
Shënimi 336
Kthimi i të gjithë njerëzve është tek Allahu, e Ai di gjithçka në hollësi për secilin se çfarë ka vepruar në dynja, kështu që secilin do e njoftojë me veprat e veta në gjykimin e tij para Sunduesit të Ditës së Gjykimit, pastaj do t’i japë secilit shpërblimin apo ndëshkimin që meriton.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا شَهَـٰدَةُ بَيْنِكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ ٱلْمَوْتُ حِينَ ٱلْوَصِيَّةِ ٱثْنَانِ ذَوَا عَدْلٍۢ مِّنكُمْ أَوْ ءَاخَرَانِ مِنْ غَيْرِكُمْ إِنْ أَنتُمْ ضَرَبْتُمْ فِى ٱلْأَرْضِ فَأَصَـٰبَتْكُم مُّصِيبَةُ ٱلْمَوْتِ ۚ تَحْبِسُونَهُمَا مِنۢ بَعْدِ ٱلصَّلَوٰةِ فَيُقْسِمَانِ بِٱللَّهِ إِنِ ٱرْتَبْتُمْ لَا نَشْتَرِى بِهِۦ ثَمَنًۭا وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰ ۙ وَلَا نَكْتُمُ شَهَـٰدَةَ ٱللَّهِ إِنَّآ إِذًۭا لَّمِنَ ٱلْـَٔاثِمِينَ ١٠٦
O besimtarë! Kur t’ju afrohet vdekja e të lini testamentin, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush337, ose dy të tjerë që nuk janë prej jush,338 nëse ju vjen vdekja ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër tokë339. Nëse dyshoni në ndershmërinë e atyre dyve, mbajini ata pas namazit, dhe të betohen në Allahun (duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin me asnjë çmim, edhe nëse është fjala për ndonjë të afërm, dhe nuk do ta fshehim dëshminë e Allahut340, sepse, atëherë do të ishim vërtet mëkatarë”. 341
Komentimi 5 shënime
Shënimi 337
Prej muslimanëve të ndershëm e të drejtë, apo prej të afërmve tuaj muslimanë të drejtë.
Shënimi 338
Që nuk janë prej muslimanëve, qofshin ata hebrenj, të krishterë apo të tjerë, por marrja e këtyre për dëshmitarë bëhet vetëm në rast nevoje të domosdoshme kur nuk gjen muslimanë. Disa dijetarë mendojnë se me “dy të tjerët” në këtë ajet janë për qëllim dy muslimanëqë nuk janë nga të afërmit apo fisi i atij që gjendet në shtratin e vdekjes dhe lë testament. Por gjithësesi, në rast se nuk ka muslimanë, lejohet që të merrën dëshmitarë dy jomuslimanë në këtë rast.
Shënimi 339
Pra, kushti i marrjes së dëshmitarëve jomuslimanë është mungesa e muslimanëve, gjë që ndodh zakonisht kur je në udhëtim nëpër vende të ndryshme të botës, në vende jomuslimane.
Shënimi 340
Dëshminë dhe amanetin e marrë në Emër të Allahut dhe për të cilin Allahu ka urdhëruar që të përmbushet dhe të çohet saktë dhe me ndershmëri në vendin e vet.
Shënimi 341
Nëse njerëzit e të vdekurit që ka vdekur në udhëtim e sipër dhe që u ka lënë testament dy dëshmitarëve që kanë qenë me të, dyshojnë në dëshminë e dëshmitarëve duke menduar se ata fshehin diçka nga testamenti dhe nga pasuria që ka lënë i vdekuri amanet, atëherë ata duhet t’i mbajnë ata të dy në xhami pas namazit të ikindisë, dhe në këtë rast që akuzohen me diçka, ata kanë të drejtën e vetëmbrojtjes duke u betuar në Allahun se nuk fshehin gjë nga dëshmia dhe se kurrë nuk do e shisnin betimin dhe besimin e tyre në Allahun me diçka të përkohshme nga gjërat e kësaj bote.
فَإِنْ عُثِرَ عَلَىٰٓ أَنَّهُمَا ٱسْتَحَقَّآ إِثْمًۭا فَـَٔاخَرَانِ يَقُومَانِ مَقَامَهُمَا مِنَ ٱلَّذِينَ ٱسْتَحَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْأَوْلَيَـٰنِ فَيُقْسِمَانِ بِٱللَّهِ لَشَهَـٰدَتُنَآ أَحَقُّ مِن شَهَـٰدَتِهِمَا وَمَا ٱعْتَدَيْنَآ إِنَّآ إِذًۭا لَّمِنَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٠٧
Nëse më pas zbulohet se ata dy kanë merituar mëkat, atëherë të zëvendësohen nga dy të tjerë prej atyre që këta u kanë bërë padrejtësi342, dhe këta dy (të fundit) le të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre dy të parëve. Ne nuk e kapërcyem të vërtetën (në betimin tonë), sepse përndryshe do të ishim prej të padrejtëve”.343
Komentimi 2 shënime
Shënimi 342
Nga dy prej trashëgimtarëve të të vdekurit, sepse në origjinë trashëgimtarët janë ata që trashëgojnë të gjithë pasurinë e trashguesit të tyre kur ai vdes, e nëse dy dëshmitarët që kanë qenë present në vdekjen e tij pretendojnë se ai ka lënë testament apo porosi pë rata apo për ndonjë të afërm të tyre, por më pas zbulohet dhe dalin në pah prova që ata kanë gënjyer, atëherë dy prej trashëgimtarëve të të vdekurit betohen se e gjithë trashëgimia u takon atyre dhe se i vdekuri nuk i ka lënë testament apo porosi askujt tjetër përveç atyre.
Shënimi 343
Prej atyre që marrin padrejtësisht diçka që nuk i takon dhe që betohen rrejshëm për të grabitur pasuritë e njerëzve; prej atyre që duan dhe kënaqen me haramin, dënimi i të cilëve është i ashpër tek Allahut i Madhëruar, në këtë botë dhe në botën tjetër.
ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَن يَأْتُوا بِٱلشَّهَـٰدَةِ عَلَىٰ وَجْهِهَآ أَوْ يَخَافُوٓا أَن تُرَدَّ أَيْمَـٰنٌۢ بَعْدَ أَيْمَـٰنِهِمْ ۗ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱسْمَعُوا ۗ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَـٰسِقِينَ ١٠٨
Kështu është më afër që ata ta bëjnë dëshminë e tyre ashtu si qëndron, ose përndryshe të frikësohen se e drejta e betimit do t’i kthehet të tjerëve pas betimit të tyre (të rrejshëm)344. Kini frikë Allahun dhe dëgjoni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit e prishur.345
Komentimi 2 shënime
Shënimi 344
Kur pala akuzuese nuk ka provë, pala e akuzuar ka të drejtën e mbrojtjes me betim në Allahun dhe kështu del e pafajshme, por nëse zbulohet se pala e akuzuar është betuar rrejshëm, atëherë e drejta e betimit i kalon palës akuzuese që nuk kishte provë ne akuzën e saj. Nëse dëshmitarët e dinë këtë, atëherë le të kenë frikë në dëshminë e tyre dhe t’i ruhen turpërimit me hedhjen poshtë të betimit dhe dëshmisë së tyre dhe kthimin e betimit tek pala akuzuese. Ky turpërim në sytë e njerëzve është një pengesë më shumë dhe një shkak i fortë që ata që mbartin një dëshmi dhe një amanet të mos gënjejnë por ta çojnë në vend atë ashtu si qëndron, kurse tek Allahu ata ndëshkim tjetër edhe më të rëndë.
Shënimi 345
Allahu nuk i jep sukses atyre që dalin nga rruga e Zotit, që thyejnë urdhrat e Tij dhe që i binden djallit. Ata që betohen rrejshëm janë prej këtyre njerëzve.
۞ يَوْمَ يَجْمَعُ ٱللَّهُ ٱلرُّسُلَ فَيَقُولُ مَاذَآ أُجِبْتُمْ ۖ قَالُوا لَا عِلْمَ لَنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّـٰمُ ٱلْغُيُوبِ ١٠٩
Atë Ditë346, kur Allahu do t’i tubojë të Dërguarit e do t’u thotë: “Si iu përgjigjën347 (njerëzit thirrjes suaj)?” Ata do të thonë: “Ne s’kemi dijeni;348 vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”.349
Komentimi 4 shënime
Shënimi 346
Kini frikë, kujtojeni dhe përgatituni për atë ditë…
Shënimi 347
Çfarë përgjigje morët nga popujt tuaj kur ju i ftuat të besojnë Allahun dhe të ndjekin fenë e Tij, dhe si iu përgjigjën ata thirrjes suaj?
Shënimi 348
Nuk kemi dijeni të hollësishme përveç asaj që kemi parë nga jashtë dhe asaj që na ke mësuar Ti.
Shënimi 349
Di të vërtetën e gjërave, të dukshmen dhe të fshehtën, dhe di gjithçka në hollësi.
إِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَـٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱذْكُرْ نِعْمَتِى عَلَيْكَ وَعَلَىٰ وَٰلِدَتِكَ إِذْ أَيَّدتُّكَ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ تُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًۭا ۖ وَإِذْ عَلَّمْتُكَ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ ۖ وَإِذْ تَخْلُقُ مِنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ بِإِذْنِى فَتَنفُخُ فِيهَا فَتَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِى ۖ وَتُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ بِإِذْنِى ۖ وَإِذْ تُخْرِجُ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِى ۖ وَإِذْ كَفَفْتُ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ عَنكَ إِذْ جِئْتَهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌۭ ١١٠
Allahu do të thotë350: “O Isa, biri i Merjemes, kujto mirësinë Time ndaj teje dhe nënës tënde: se si të përforcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin)351, e ti u flisje njerëzve kur ishe në djep dhe i rritur352; se si të mësova Librin dhe Urtësinë353, Teuratin dhe Inxhilin; se si me vullnetin Tim formoje nga balta një formë shpendi, pastaj fryje në të dhe ai bëhej zog, me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim, i shëroje të verbërit e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim, i ngjallje të vdekurit;354 se si i pengova tentativat e bijve të Izraelit ndaj teje355, kur iu solle atyre prova të qarta356 e mohuesit prej tyre thanë: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse magji e qartë!”;
Komentimi 7 shënime
Shënimi 350
Ditën që do të tubojë të dërguarit e Tij. Në vijim, Allahu numëron disa prej mrekullive dhe provave që ju ka dhënë disa prej të Dërguarve të Tij, e pikërisht Isait, birit të Merjemes, me qëllim të qortimit të mosbesimtarëve që i panë ato prova dhe megjithatë nuk e besuan të Dërguarin.
Shënimi 351
Me engjëllin Xhibril, i cili është quajtur “shpirti i shenjtë” për arsye se Allahu e ka krijuar atë duke ia dhënë vetë shpirtin, pa e lindur atë ndonjë prind, dhe kështu e quajti “shpirt”. Po për këtë arsye është quajtur edhe Isai “shpirt”, ngaqë Allahu e krijoi atë duke ia dhënë vetë shpirtin atij, pa pasur baba. Ndërsa fjala “i shenjtë” (el kudus), ka kuptimin “i pastër”.
Shënimi 352
Në djep ai foli për pastërtinë dhe pafajësinë e nënës së tij nga ajo me të cilën e akuzuan, kurse i rritur ai predikoi dhe kumtoi shpalljen e Allahut, Teuratin dhe Inxhilin.
Shënimi 353
“Libri” në këtë rast është shkrimi e leximi, kurse “Urtësia” është kuptimi i domethënieve të Teuratit dhe të Inxhilit.
Shënimi 354
Të gjitha këto ishin mrekulli dhe prova të mëdha që Allahu ia dha Isait (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), e ai sfidoi me to të gjithë mjekët e kohës së vet dhe të gjitha kohërave, por që në kohën e tij mjekësia ishte në lulëzimin e saj, prandaj edhe mrekullitë që Allahu i dha atij ishin në kohën dhe vendin e duhur.
Shënimi 355
Kur ata kishin vendosur vrasjen e tij.
Shënimi 356
Që dëshmonin për profetësinë tënde dhe se gjithçka me të cilën kishe ardhur ishte e vërtetë nga Allahu.
وَإِذْ أَوْحَيْتُ إِلَى ٱلْحَوَارِيِّـۧنَ أَنْ ءَامِنُوا بِى وَبِرَسُولِى قَالُوٓا ءَامَنَّا وَٱشْهَدْ بِأَنَّنَا مُسْلِمُونَ ١١١
dhe se si kur i frymëzova apostujt357: “Më besoni Mua dhe të Dërguarin Tim!” - ata u përgjigjën: “Ne besuam, prandaj dëshmo se ne jemi muslimanë (të nënshtruar Ty, o Zoti ynë)!”
Komentimi 1 shënim
Shënimi 357
Apostujt janë ndihmuesit e Isait, nxënësit e tij, shokët e tij që e besuan dhe e ndoqën rrugën e tij.
إِذْ قَالَ ٱلْحَوَارِيُّونَ يَـٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ هَلْ يَسْتَطِيعُ رَبُّكَ أَن يُنَزِّلَ عَلَيْنَا مَآئِدَةًۭ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ۖ قَالَ ٱتَّقُوا ٱللَّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ١١٢
(Kujto) kur apostujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?”358 Ai tha: “Kini frikë Allahun, nëse jeni besimtarë të vërtetë!”359
Komentimi 2 shënime
Shënimi 358
Apostujt i kërkuan Isait një mrekulli të prekshme: një sofër me ushqime të llojllojshme që të zbriste nga qielli, që ta shihnin me sytë e tyre për të larguar çdo dyshim dhe për të forcuar bindjen tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij.
Shënimi 359
Kërkesa e apostujve të jep të kuptosh se ata kishin dyshim në profetësinë e Isait apo në fuqinë e Zotit, prandaj Isai e quajti të madhe fjalën e tyre dhe u tha që të kenë frikë Allahun e të mos e bëjnë këtë pyetje, në qoftë se janë vërtetë besimtarë.
قَالُوا نُرِيدُ أَن نَّأْكُلَ مِنْهَا وَتَطْمَئِنَّ قُلُوبُنَا وَنَعْلَمَ أَن قَدْ صَدَقْتَنَا وَنَكُونَ عَلَيْهَا مِنَ ٱلشَّـٰهِدِينَ ١١٣
“Ne dëshirojmë të hamë nga ajo360 – thanë ata -, të na qetësohen zemrat361, ta dimë se na ke thënë të vërtetën362 dhe të jemi dëshmitarë të saj”.363
Komentimi 4 shënime
Shënimi 360
Nga sofra e zbritur direkt nga Zoti; diçka mahnitëse dhe bereqet i pakufishëm. Kjo fjalë e tyre tregon gjithashtu se ata kishin vërtet nevojë për të ngrënë dhe nuk e kërkuarn thjesht për provë.
Shënimi 361
Të bindemi plotësisht për fuqinë e Allahut dhe të mos mbesë në zemrën tonë asnjë grimcë dyshimi nga e cila mund të futet shejtani për të bërë cytje.
Shënimi 362
Për profetësinë tënde dhe ato që na thua për Zotin.
Shënimi 363
Apostujt këmbëngulën në kërkesën e tyre, që të bindeshin plotësisht në besimin e tyre, të hanin vërtetë nga bereqeti i zbritur direkt nga Allahu dhe të ishin dëshmitarë të asaj që panë tek njerëzit e tjerë.
قَالَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ ٱللَّهُمَّ رَبَّنَآ أَنزِلْ عَلَيْنَا مَآئِدَةًۭ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ تَكُونُ لَنَا عِيدًۭا لِّأَوَّلِنَا وَءَاخِرِنَا وَءَايَةًۭ مِّنكَ ۖ وَٱرْزُقْنَا وَأَنتَ خَيْرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ١١٤
Isai, biri i Merjemes tha: “O Allah, o Zoti ynë! Na zbrit një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parët dhe të fundit tanë364, si dhe provë prej Teje365, dhe na furnizo, se Ti je Furnizuesi më i mirë!”366
Komentimi 3 shënime
Shënimi 364
Për ata që janë gjallë prej nesh dhe prej atyre që do të vijnë më pas nga ndjekësit tanë.
Shënimi 365
Provë për Fuqinë dhe Njëshmërinë Tënde dhe për vërtetësinë e të qenët tim i Dërguari Yt.
Shënimi 366
Na jep nga të mirat e Tua të pafund, sepse Ti je Buajri më i madh dhe Dhuruesi më i mirë. Pra, Isai (alejhis selam) e kërkoi sofrën për dy arsye të dobishme: e para ishte arsye fetare dhe besimi: që të jetë provë e vazhdueshme dhe mrekulli që do e përkujtojnë njerëzit çdo vit, dhe e dyta arsye dhe dobi materiale e kësaj bote: që të jetë furnizim për ta.
قَالَ ٱللَّهُ إِنِّى مُنَزِّلُهَا عَلَيْكُمْ ۖ فَمَن يَكْفُرْ بَعْدُ مِنكُمْ فَإِنِّىٓ أُعَذِّبُهُۥ عَذَابًۭا لَّآ أُعَذِّبُهُۥٓ أَحَدًۭا مِّنَ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١١٥
Allahu tha: “Unë do t’jua zbres atë. Por, cilido nga ju që do të mohojë pas saj, Unë do ta dënoj atë me një dënim që nuk do të dënoj askënd tjetër në botë”.367
Komentimi 1 shënim
Shënimi 367
Ka mendime të ndryshme në lidhje me sofrën, nëse Allahu e zbriti atë apo jo, edhe për shkakun se ajo nuk përmendet absolutisht në Bibël, por shumica mbështesin transmetimet që thonë se Allahu e mbajti premtimin e Tij dhe e zbriti sofrën, por disa prej tyre e mohuan atë, kështu që merituan dënimin më të rëndë të Allahut, siç ka ardhur në disa transmetime, ku në njërin prej tyre, Abdullah Ibën Amër thotë: “Njerëzit që do të kenë dënimin më të rëndë janë tre: hipokritët, ata që mohuan prej njerëzve të sofrës dhe njerëzit e Faraonit.” [Taberiu].
وَإِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَـٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ءَأَنتَ قُلْتَ لِلنَّاسِ ٱتَّخِذُونِى وَأُمِّىَ إِلَـٰهَيْنِ مِن دُونِ ٱللَّهِ ۖ قَالَ سُبْحَـٰنَكَ مَا يَكُونُ لِىٓ أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِى بِحَقٍّ ۚ إِن كُنتُ قُلْتُهُۥ فَقَدْ عَلِمْتَهُۥ ۚ تَعْلَمُ مَا فِى نَفْسِى وَلَآ أَعْلَمُ مَا فِى نَفْسِكَ ۚ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّـٰمُ ٱلْغُيُوبِ١١٦
Pastaj Allahu tha368: “O Isa, biri i Merjemes! A ishe ti ai që u the njerëzve: “Më adhuroni mua dhe nënën time si dy zota, përveç Allahut”?!369 Ai (Isai) tha: “I Lartësuar dhe larg çdo të mete je Ti!”370 Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam të drejtë!371 Po ta kisha thënë këtë, Ti me siguri do ta dije.372 Ti e di çfarë ka brenda meje373, kurse unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde.374 Vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë.375
Komentimi 8 shënime
Shënimi 368
Në ditën e Gjykimit kur do të tubojë të dërguarit e Tij.
Shënimi 369
Ky është qortim i të krishterëve që besojnë e madhërojnë Isain dhe Merjemen, apo që besojnë trinitetin, gjë të cilën e kanë shpikur vetë ata, kurse Isai shfajësohet duke e mohuar fuqimisht këtë të pavërtetë dhe trillim të madh ndaj tij dhe nënës së tij.
Shënimi 370
Larg çdo të mete je Ti o Zot, dhe i Lartësuar e i Pastër nga ky trillim i shëmtuar.
Shënimi 371
Dhe që nuk është e vërtetë, sepse unë jam rob i krijuar dhe nëna ime është robëresha Jote, kështu që si mund të pretendojmë hyjnizimin dhe të kërkojmë nga njerëzit që të na adhurojnë në vend të Allahut apo përkrah Tij?! As engjëjt, as të dërguarit dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të adhurohet apo të kërkojë të adhurohet, sepse që të gjithë janë krijesa të Allahut, të dobëta dhe që kanë nevojë për Allahun, që nuk kanë fuqi t’i sjellin dobi apo t’i largojnë të keqen as vetes së tyre, por vetëm Allahut i drejtohen për gjithçka, sepse vetëm Ai është Zot i gjithçkaje, i Plotfuqishëm për çdo gjë, që nuk ia ka nevojën askujt, por të gjithë kanë nevojë për Të.
Shënimi 372
Dhe nuk ka dyshim se Allahu e di se çfarë i ka thënë e çfarë nuk i ka thënë Isai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) popullit të tij, por këtu është për qëllim që të gjithë të krishterët që e besuan atë në dynja ta dëgjojnë hapur nga goja e tij se besimi i tyre ishte i përzierë me të pavërteta dhe se ata i bënin shok Allahut në diçka që i përket vetëm Atij, e shokvënien Allahu nuk e fal në asnjë mënyrë, përveç nëse personi që e bën atë pendohet sinqerisht para se të vdesë.
Shënimi 373
Ti o Zot, di jo vetëm atë që e kam shprehur por edhe atë që e kam çuar në mendje dhe që nuk e kam shprehur, e Ti di gjithçka në hollësi.
Shënimi 374
Unë nuk di për Ty vetëm se atë që më ke treguar vetë Ti, sepse vetëm Ti je Zot kurse unë jam krijesa jote që nuk di asgjë tjeter përveç asaj që më mëson Ti.
Shënimi 375
Ti di gjithçka të fshehtë që nuk mund ta dijë askush tjetër përveç Teje.
مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَآ أَمَرْتَنِى بِهِۦٓ أَنِ ٱعْبُدُوا ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبَّكُمْ ۚ وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًۭا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ ۖ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِى كُنتَ أَنتَ ٱلرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدٌ ١١٧
Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!”376 Kam qenë dëshmitar ndaj tyre377, për sa kohë që isha midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre.378 Ti je Dëshmitar për çdo gjë.379
Komentimi 4 shënime
Shënimi 376
Kjo është fjala që u ka thënë Isai popullit të vet dhe këtë e dëshmon edhe Bibla tekstualisht, kështu që Isai shfajësohet totalisht nga devijimet dhe besimet e gabuara që ndoqi populli i tij pas tij, dhe ja në këtë vend, në Ditën e Gjykimit, ai do të dëshmojë të vërtetën në lidhje me besimin dhe do të shfajësohet nga rruga që ndoqi populli dhe ndjekësit e tij.
Shënimi 377
Dhe veprave të tyre.
Shënimi 378
Unë dëshmova prej punëve të tyre ato që i vepruan sa isha mes tyre, kurse pasi më more Ti në qiell, vetëm Ti ishe Mbikëqyrës dhe Ruajtës i tyre.
Shënimi 379
Sepse Ti sheh dhe di gjithçka në hollësi, dhe dëshmon të vërtetën, kurse unë (Isai) nuk di veçse një pjesë të atyre që kam parë kur kam qenë në mesin e njerëzve.
إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ ۖ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ١١٨
Nëse Ti i dënon ata - robërit e Tu janë, e nëse i fal, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi, i Urti.” 380
Komentimi 1 shënim
Shënimi 380
Nëse i dënon ata që kanë besuar trinitetin dhe që kanë adhuruar Isain (Jezusin) dhe nënën e tij përkrah Allahut, duke i lënë të vdesin në këtë gjendje dhe pa u penduar dhe pa u kthyer në besimin e drejtë dhe në Njësimin e Allahut, padyshim se dënimi Yt është i merituar nga ata dhe është i drejtë, por gjithësesi ata janë robët e Tu dhe, nëse i fal ata, kjo do të ishte nga bujaria dhe mëshira jote e Madhe, se përndryshe Ti je i Plotëfuqishëm për t’i dënuar ata ashtu si e meritojnë, dhe Ti je i Urtë; e di mirë se çfarë është më e mirë të bëhet dhe se kë duhet të dënosh e kë jo. Këtu tregohet mëshira dhe dhembshuria që ka vendosur Allahu në zemrat e të dërguarve të Tij për popujt e tyre, dhe fjalët e Isait e tregojnë më së miri këtë gjë, edhe pse ai e di mirë se kushdo që ka vdekur duke i bërë shok Allahut, atij nuk i falet kjo gjë dhe vendi i tij është Zjarri përvëlues ku do të jetë përgjithmonë.
قَالَ ٱللَّهُ هَـٰذَا يَوْمُ يَنفَعُ ٱلصَّـٰدِقِينَ صِدْقُهُمْ ۚ لَهُمْ جَنَّـٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۚ رَّضِىَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ١١٩
Allahu tha: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u bën dobi sinqeriteti i tyre.381 Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, e aty do të qëndrojnë përjetësisht, përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të.382 Kjo është fitorja e madhe!”383
Komentimi 3 shënime
Shënimi 381
Dita e Gjykimit, dita në të cilën Allahu do të tubojë edhe të dërguarit e Tij, është Dita në të cilën bën dobi vetëm sinqeriteti i njeriut gjatë jetës së tij në Tokë, d.m.th. sinqeriteti në besimin dhe adhurimin e Një Zoti të Vetëm, Allahut, dhe veprat e sinqerta të urdhëruara nga Allahu dhe konform mënyrës dhe traditës së të Dërguarit të Tij të fundit, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Kjo është dita në të cilën çdo njeri do të shpërblehet me veprën e vet ashtu si e meriton, pa iu bërë padrejtësia më e vogël, madje tolerimi do të jetë dominant në çdo rast, sepse Mëshira e Allahut dominon mbi Zemërimin e Tij.
Shënimi 382
Allahu është i kënaqur me veprën dhe jetën e besimtarëve muslimanë konform ligjeve të Allahut në dynja, dhe ata janë gjithashtu të kënaqur me Allahun dhe me shpërblimin e madh që Ai do u japë në botën tjetër, dhe kjo është padyshim fitorja e madhe e përjetshme.
Shënimi 383
Fitorja që ata kërkonin në dynja dhe për të cilën u përpoqën dhe punuan me trupin dhe jetën e tyre, dhe më në fund e arritën atë, sepse kur e kërkon sinqerisht diçka dhe përpiqesh për ta arritur atë, patjetër që Allahu do ta japë atë, sepse ky është ligj universal i vendosur nga Allahu, i Gjithëdijshmi, i Urti.
لِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا فِيهِنَّ ۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۢ ١٢٠
Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës, dhe gjithçka që gjendet në to.384 Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
Komentimi 1 shënim
Shënimi 384
Sundimi i gjithçkaje që ekziston i takon vetëm Allahut dhe askujt tjetër përveç Tij, as ndonjë engjëlli as ndonjë profeti, as Isait apo nënës së tij, dhe askujt tjetër, por vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë.





Komentimi 5 shënime
Shënimi 1
Ju, që keni besuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe gjithçka që ka ardhur nga Allahu.
Shënimi 2
Të gjitha marrëveshjet, qoftë ato që keni lidhur me Allahun, për të adhuruar vetëm Atë dhe për t’ju bindur dhe nënshtruar urdhrave të Tij në mënyrën më të plotë, apo marrëveshjet e lidhura me njerëzit dhe detyrimet ndaj tyre.
Shënimi 3
Të gjitha kafshëve të buta e të egra, me përjashtim të atyre që ndalohen në këtë sure, në ajetin nr. 3, dhe të atyre që i ka ndaluar Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), me urdhër të Allahut, sepse ai nuk ndalon asgjë nga vetja e tij, siç është mishi i kafshëve dhe shpendëve mishngrënëse (si luani, tigri, ujku, qeni, shqiponja, etj.).
Shënimi 4
Allahu e ka ndaluar për myslimanin që ka veshur rrobën e bardhë të Ihramit dhe që ka bërë nijetin për Haxh apo për Umra në Meke, që të gjuajë dhe të hajë nga mishi i asaj që gjuan. Por nëse dikush tjetër që nuk është muhrim (në Ihram), ka kapur gjah për veten e vet dhe i jep të hajë prej tij ndonjë muhrimi që ndesh rastësisht, kjo lejohet.
Shënimi 5
Dhe të gjitha vendimet dhe ligjet e Allahut janë në përputhje me urtësinë e Tij absolute.