SURJA 75
El Kijameh Kiameti
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
لَآ أُقْسِمُ بِيَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ ١
Betohem në Ditën e Kiametit,1
وَلَآ أُقْسِمُ بِٱلنَّفْسِ ٱللَّوَّامَةِ ٢
dhe betohem në shpirtin qortues!2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
dhe betohet për shpirtin e besimtarit të devotshëm që vëren dhe qorton veten kur lë detyrat e adhurimit dhe bën çka është e ndaluar, se njerëzit do të ringjallen.
أَيَحْسَبُ ٱلْإِنسَـٰنُ أَلَّن نَّجْمَعَ عِظَامَهُۥ ٣
A mendon njeriu se Ne nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij?!3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
A mendon njeriu mohues se Ne nuk do të mund të mbledhim kockat e tij pasi të jenë shpërndarë?
بَلَىٰ قَـٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّىَ بَنَانَهُۥ ٤
Sigurisht që po! Madje Ne jemi të Zotë t’i rikthejmë edhe majat e gishtave të tij!4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Sigurisht që do t’i mblledhim; dhe Ne jemi të Aftë që—pasi t’i kemi mbledhur dhe riorganizuar—t’i krijojmë përsëri majat e gishtave të tij ashtu siç kanë qenë para vdekjes – ato maja gishtash që janë të ndryshme tek secili njeri që ka qenë, është dhe do të jetë në këtë botë.
بَلْ يُرِيدُ ٱلْإِنسَـٰنُ لِيَفْجُرَ أَمَامَهُۥ ٥
Por, njeriu dëshiron të vazhdojë në gjynahet e tij sa të jetë gjallë,5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Por njeriu e mohon ringjalljen, sepse dëshiron të vazhdojë në mëkat e shthurje gjatë ditëve që i kanë mbetur nga jeta.
يَسْـَٔلُ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلْقِيَـٰمَةِ ٦
prandaj pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Mohuesi pyet me përçmim dhe largim nga e vërteta: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?” – të cilën në fakt, nuk e beson dhe nuk dëshiron që të vijë kurrë.
فَإِذَا بَرِقَ ٱلْبَصَرُ ٧
Por, kur shikimi të verbohet,7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Kur sytë të shtangen nga tronditja dhe tmerri i asaj që shohin prej ngjarjeve të frikshme të Ditës së Kiametit,
وَخَسَفَ ٱلْقَمَرُ ٨
Hëna të errësohet,8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
dhe kur të shuhet drita e Hënës,
وَجُمِعَ ٱلشَّمْسُ وَٱلْقَمَرُ ٩
dhe Dielli e Hëna të bashkohen,9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
e të bashkohen Dielli dhe Hëna në errësirë — pa dritë për asnjërën prej tyre -
يَقُولُ ٱلْإِنسَـٰنُ يَوْمَئِذٍ أَيْنَ ٱلْمَفَرُّ ١٠
atë Ditë, njeriu do të thotë: “Ku është shpëtimi?”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
— atëherë njeriu do të thotë: “Ku është shpëtimi? Ku mund të iki nga dënimi?”
كَلَّا لَا وَزَرَ ١١
Jo! Nuk ka strehim!11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Jo, çështja nuk është siç dëshiron ti, o njeri, duke kërkuar shpëtim e arratisje — nuk ka për ty as strehë, as vend shpëtimi.
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ ٱلْمُسْتَقَرُّ ١٢
Tek Zoti yt është - atë Ditë - vendqëndrimi përfundimtar.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Tek Allahu do të jetë kthimi dhe qëndrimi i të gjitha krijesave në Ditën e Kiametit, dhe Ai do të shpërblejë secilin sipas asaj që ka merituar.
يُنَبَّؤُاْ ٱلْإِنسَـٰنُ يَوْمَئِذٍۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ ١٣
Atë Ditë, njeriut do t’i tregohet çfarë ka bërë në jetën e tij dhe çfarë ka lënë pas.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Atë Ditë, njeriut do t’i tregohet gjithçka që ka bërë në jetën e tij dhe çdo gjë që ka lënë pas prej veprave të mira apo të këqia që vazhdojnë t’i shkojnë atij.
بَلِ ٱلْإِنسَـٰنُ عَلَىٰ نَفْسِهِۦ بَصِيرَةٌۭ ١٤
Madje, njeriu do të jetë dëshmitar kundër vetvetes,14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Madje, vetë njeriu do të jetë dëshmi e qartë kundër vetes së tij, që e detyron për atë që ka bërë apo ka lënë pa bërë;
وَلَوْ أَلْقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ ١٥
edhe sikur të sjellë arsyetimet e tij.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
edhe sikur të sjellë çdo justifikim për krimet e tij, ai nuk do t’i bëjë dobi.
لَا تُحَرِّكْ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِۦٓ ١٦
Mos e lëviz gjuhën tënde me të (Kuranin), për të nxituar në përvetësimin e tij!16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Mos e lëviz, o i Dërguar, gjuhën tënde me nxitim gjatë zbritjes së shpalljes për ta mësuar sa më shpejt, nga frika se mos e harron.
إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُۥ وَقُرْءَانَهُۥ ١٧
Me të vërtetë, Ne jemi përgjegjës për mbledhjen e tij (në zemrën tënde) dhe leximin e tij.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Vërtet, është detyra Jonë ta mbledhim atë në zemrën tënde, që të mund ta lexosh me gjuhën tënde kur të duash.
فَإِذَا قَرَأْنَـٰهُ فَٱتَّبِعْ قُرْءَانَهُۥ ١٨
Prandaj, kur Ne ta lexojmë atë, ti paso leximin e tij!18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Prandaj, kur i Dërguari Ynë, Xhibrili, ta lexojë ty Kuranin, dëgjoje me vëmendje dhe qëndro i heshtur; pastaj lexoje ashtu siç ai ta ka lexuar.
ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُۥ ١٩
Pastaj, është detyra Jonë që ta shpjegojmë qartë atë.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Dhe është detyra Jonë gjithashtu të ta sqarojmë kuptimin dhe të të shpjegojmë çfarëdo që mund të të jetë e paqartë nga domethënia dhe dispozitat e tij.
كَلَّا بَلْ تُحِبُّونَ ٱلْعَاجِلَةَ ٢٠
Jo! Por, ju e doni jetën e kësaj bote kalimtare,20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Jo, çështja nuk është siç pretendoni ju, o idhujtarë — se nuk ka ringjallje e as shpërblim! Por ju jeni një popull që e doni jetën e kësaj bote dhe zbukurimet e saj,
وَتَذَرُونَ ٱلْـَٔاخِرَةَ ٢١
dhe e lini pas dore botën tjetër.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
ndërsa e lini pas dore botën tjetër dhe kënaqësitë e saj.
وُجُوهٌۭ يَوْمَئِذٍۢ نَّاضِرَةٌ ٢٢
Disa fytyra, atë Ditë, do të shkëlqejnë,22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Fytyrat e banorëve të lumturisë në Ditën e Kiametit do të jenë të ndritshme, të bukura e të qeta;
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٌۭ ٢٣
duke shikuar Zotin e tyre.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
ato do ta shohin Krijuesin dhe Zotëruesin e tyre, dhe do të gëzohen me këtë pamje madhështore.
وَوُجُوهٌۭ يَوْمَئِذٍۭ بَاسِرَةٌۭ ٢٤
E disa fytyra të tjera, atë Ditë, do të jenë të zymta,24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Ndërsa fytyrat e të këqinjve në Ditën e Kiametit do të jenë të zymta, të zeza e të shtrembëruara nga tmerri,
تَظُنُّ أَن يُفْعَلَ بِهَا فَاقِرَةٌۭ ٢٥
duke e ditur se do t’u ndodhë diçka, që do t’u thyejë kërbishtin.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Duke pritur me bindje se do t’i godasë një fatkeqësi e madhe – diçka që do t’u thyejë kërbishtin - pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore.
كَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِىَ ٢٦
Vërtet, kur shpirti të arrijë në grykë,26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Vërtet, kur shpirti të arrijë në grykë,
وَقِيلَ مَنْ ۜ رَاقٍۢ ٢٧
dhe të thuhet: “A ka ndonjë shërues?”27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
dhe disa nga të pranishmit t’u thonë të tjerëve: “A ka ndonjë që mund ta shërojë, ndonjë që mund t’i bëjë rukje?”,
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلْفِرَاقُ ٢٨
atëherë, ai (që është duke vdekur) e kupton se ky është çasti i ndarjes.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
dhe ai që është duke vdekur ta kuptojë me siguri se ajo që e ka goditur është ndarja nga kjo botë — sepse tashmë ka parë me sytë e tij engjëjt e vdekjes —
وَٱلْتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ ٢٩
Pastaj, këmba do të ngjitet me këmbën.29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
atëherë bashkohen vuajtjet e fundit të kësaj bote me fillimin e vështirësive të botës tjetër.
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ ٱلْمَسَاقُ ٣٠
Atë Ditë, ai do të sillet te Zoti yt.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Në fund, tek Allahu është kthimi i robërve në Ditën e Kiametit: ose drejt Xhenetit, ose drejt Zjarrit.
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ ٣١
Ai as nuk besoi, as nuk u fal,31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Mohuesi nuk besoi as te i Dërguari e as te Kur’ani, dhe nuk i përmbushi obligimet e namazit ndaj Allahut;
وَلَـٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ٣٢
por përgënjeshtroi dhe u largua,32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
ai mohoi Kur’anin dhe u largua nga besimi,
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ ٣٣
pastaj, shkoi te familja e tij, duke u krekosur.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
pastaj shkoi te familja e tij duke ecur me mendjemadhësi dhe i krekosur në ecjen e tij.
أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰ ٣٤
Mjerë për ty, e mjerë për ty!34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Shkatërrim për ty — Shkatërrim!
ثُمَّ أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰٓ ٣٥
Sërish: mjerë për ty, e mjerë për ty!35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Pastaj përsëri shkatërrim për ty — Shkatërrim!
أَيَحْسَبُ ٱلْإِنسَـٰنُ أَن يُتْرَكَ سُدًى ٣٦
Vallë, a mendon njeriu se do të lihet pa përgjegjësi?36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
A mendon ky njeri, që mohon ringjalljen, se do të lihet pa u urdhëruar e pa u ndaluar, pa llogari dhe pa dënim?
أَلَمْ يَكُ نُطْفَةًۭ مِّن مَّنِىٍّۢ يُمْنَىٰ ٣٧
A nuk ishte ai një pikë fare që derdhej,37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
A nuk ka qenë ai një pikë uji e pavlerë, e derdhur në mitër?
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةًۭ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ ٣٨
pastaj u bë një gjak i ngjizur, e Ai e krijoi dhe e përsosi,38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Pastaj u bë një copë gjaku e mpiksur, dhe Allahu, me fuqinë e Tij, e krijoi dhe e përsosi në formën më të bukur?
فَجَعَلَ مِنْهُ ٱلزَّوْجَيْنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلْأُنثَىٰٓ ٣٩
dhe prej tij bëri dy gjinitë: mashkullin dhe femrën.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Dhe prej këtij njeriu, Allahu krijoi dy lloje — mashkullin dhe femrën.
أَلَيْسَ ذَٰلِكَ بِقَـٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحْـِۧىَ ٱلْمَوْتَىٰ ٤٠
A nuk është Ky Krijues, i Aftë të ringjallë të vdekurit?!40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
A nuk është pra Ai, që krijoi gjithë këto, i Fuqishëm të ringjallë krijesat pasi të jenë zhdukur? - Po, vërtet Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahu, i Madhëruar, betohet për Ditën e Llogarisë dhe të Shpërblimit,