SURJA 54
El Kamer Hëna
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
ٱقْتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلْقَمَرُ ١
U afrua Ora dhe u ça Hëna!1
وَإِن يَرَوْاْ ءَايَةًۭ يُعْرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحْرٌۭ مُّسْتَمِرٌّۭ ٢
Megjithatë, sa herë që ata shohin ndonjë mrekulli, kthejnë shpinën dhe thonë: “Magji kalimtare!”2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Megjithatë, sa herë që idhujtarët shohin ndonjë mrekulli apo provë për vërtetësinë e të Dërguarit Muhamed ﷺ, ata shmangen nga besimi në të dhe e mohojnë duke e quajtur gënjeshtar, dhe pas shfaqjes së provës thonë: “Kjo është magji e rreme, e pavlefshme, që do të zhduket e nuk do të ketë qëndrueshmëri.” Kështu thanë kur panë Hënën të çarë më dysh: se e kishin nga magjia që u bëri Muhamedi ﷺ.
وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهْوَآءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍۢ مُّسْتَقِرٌّۭ ٣
Ata përgënjeshtruan dhe ndoqën dëshirat e veta, por çdo gjë do të marrë zgjidhjen e vet.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Ata e përgënjeshtruan të Dërguarin ﷺ dhe ndoqën humbjen e tyre dhe atë që i shtyu tek mohimi prej dëshirave të tyre. Por, çdo çështje, qoftë e mirë apo e keqe, do t’i ndodhë atij që e ka bërë atë Ditën e Kiametit, kur do të shfaqet shpërblimi dhe ndëshkimi.
وَلَقَدْ جَآءَهُم مِّنَ ٱلْأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزْدَجَرٌ ٤
Atyre u kanë ardhur tashmë histori, në të cilat ka mjaftueshëm për t’i penguar (nga mohimi).4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Mohuesve të Kurejshit u kanë ardhur tashmë histori nga popujt e mëparshëm që mohuan të dërguarit e tyre, dhe për dënimin që i goditi ata — në të ka mjaftueshëm për t’i penguar ata nga mosbesimi dhe humbja e tyre.
حِكْمَةٌۢ بَـٰلِغَةٌۭ ۖ فَمَا تُغْنِ ٱلنُّذُرُ ٥
(Ky Kuran është) Urtësi e përsosur, por paralajmërimet nuk u bëjnë dobi atyre.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Ky Kuran është një Urtësi e madhe, që arrin përsosmërinë e saj; por çfarë do t’u sjellin dobi paralajmërimet një populli që është shmangur dhe i ka përgënjeshtruar ato?
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ ۘ يَوْمَ يَدْعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَىْءٍۢ نُّكُرٍ ٦
Prandaj, largohu prej tyre (o Muhamed)! (Dhe prit) Ditën, kur thirrësi do t’i thërrasë drejt diçkaje të tmerrshme!6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Prandaj shmangu prej tyre, o i Dërguar, dhe prit për ta një Ditë të madhe — ditën kur Engjëlli do të thërrasë me fryrjen në “Sur”, duke i ftuar në një ngjarje të tmerrshme e të frikshme: qëndrimin për llogari!
خُشَّعًا أَبْصَـٰرُهُمْ يَخْرُجُونَ مِنَ ٱلْأَجْدَاثِ كَأَنَّهُمْ جَرَادٌۭ مُّنتَشِرٌۭ ٧
Me sytë të përulur, do të dalin nga varret e tyre, si karkaleca të shpërndarë,7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Me shikimet të përulura, do të dalin nga varret si një tufë karkalecësh të shpërndarë në çdo anë,
مُّهْطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِ ۖ يَقُولُ ٱلْكَـٰفِرُونَ هَـٰذَا يَوْمٌ عَسِرٌۭ ٨
duke nxituar drejt thirrësit. Atëherë, mohuesit do të thonë: “Kjo është një Ditë e vështirë.”8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
duke nxituar drejt vendit ku janë thirrur për llogari; dhe mohuesit thonë: “Kjo është një ditë e vështirë, plot tmerr e mundim.”
۞ كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍۢ فَكَذَّبُواْ عَبْدَنَا وَقَالُواْ مَجْنُونٌۭ وَٱزْدُجِرَ ٩
Para tyre, ka përgënjeshtruar populli i Nuhut; e përgënjeshtruan robin Tonë (Nuhun) dhe thanë: “I çmendur!” - dhe u pengua e u kërcënua.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Para popullit tënd, o i Dërguar, ka përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut; ata e mohuan robin Tonë, Nuhun dhe thanë: “Ai është i çmendur”, dhe e qortuan me kërcënime të ndryshme, duke e kanosur me lloj-lloj mundimesh nëse nuk do të ndalonte thirrjen e tij.
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّى مَغْلُوبٌۭ فَٱنتَصِرْ ١٠
Kështu që, ai iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Atëherë Nuhu iu lut Zotit të tij: “Unë jam i pafuqishëm për t’u përballur me këta njerëz; prandaj më ndihmo Ti me një ndëshkim prej Teje kundër mosbesimit të tyre ndaj Teje!”
فَفَتَحْنَآ أَبْوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٍۢ مُّنْهَمِرٍۢ ١١
Atëherë, Ne hapëm dyert e qiellit me ujë të rrëmbyeshëm,11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Dhe Ne iu përgjigjëm lutjes së tij; hapëm portat e qiellit me ujë të shumtë e të rrëmbyeshëm,
وَفَجَّرْنَا ٱلْأَرْضَ عُيُونًۭا فَٱلْتَقَى ٱلْمَآءُ عَلَىٰٓ أَمْرٍۢ قَدْ قُدِرَ ١٢
dhe e bëmë tokën të shpërthente me burime, e ujërat u bashkuan, sipas një urdhri që ishte caktuar.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
dhe çamë tokën në burime që shpërthenin ujë, e kështu uji i qiellit dhe ai i tokës u bashkuan për shkatërrimin e tyre, ashtu siç kishte caktuar Allahu për ta, si ndëshkim për idhujtarinë e tyre.
وَحَمَلْنَـٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلْوَٰحٍۢ وَدُسُرٍۢ ١٣
Ndërsa atë (Nuhun) e bartëm mbi një anije (të ndërtuar) prej dërrasash dhe gozhdësh,13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Ndërsa Nuhun dhe ata që ishin me të, Ne i bartëm në një anije të përbërë nga dërrasa dhe gozhdë të forta,
تَجْرِى بِأَعْيُنِنَا جَزَآءًۭ لِّمَن كَانَ كُفِرَ ١٤
e cila lundronte nën Sytë Tanë - si (dënim për ata) dhe shpërblim për atë që u mohua (Nuhun).14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
që lundronte nën Sytë Tanë - nën vëzhgimin dhe mbrojtjen Tonë; ndërsa ata që e mohuan, i mbytëm si ndëshkim për mosbesimin e tyre dhe si ndihmë për Nuhun — paqja qoftë mbi të. - Në këtë ajet ka edhe një dëshmi për vërtetimin e cilësisë së Syve për Allahun e Lartësuar, ashtu si i takon Atij në përsosmëri.
وَلَقَد تَّرَكْنَـٰهَآ ءَايَةًۭ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ١٥
Dhe, Ne e lamë atë (ngjarje) si shenjë; vallë, a ka ndonjë që merr mësim?15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Dhe Ne e lamë historinë e Nuhut me popullin e tij si mësim dhe dëshmi të fuqisë Sonë për ata që erdhën pas tij, që të marrin shembull dhe të këshillohen nga ajo që ndodhi me popullin që mohoi Zotin e vet. A ka vallë ndonjë që merr mësim?
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ ١٦
E si ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
E sa i ashpër dhe i dhimbshëm qe dënimi dhe paralajmërimi Im për ata që Më mohuan dhe përgënjeshtruan të dërguarit e Mi, pa u këshilluar nga ajo që u erdhi! Vërtet, ai dënim ishte i madh dhe i dhimbshëm.
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ١٧
Me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kujtuar; vallë, a ka ndonjë që merr mësim?17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë, si në shqiptim për lexim e mësim përmendësh, ashtu edhe në kuptim për të kuptuar e medituar, për këdo që dëshiron të përkujtojë e të marrë mësim. A ka vallë ndonjë që merr këshillë prej tij?
كَذَّبَتْ عَادٌۭ فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ ١٨
Populli i Ad-it përgënjeshtroi (të dërguarin Tonë); e si ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Populli i Adit e përgënjeshtroi Hudin, prandaj Ne i ndëshkuam ata. E sa i ashpër ishte dënimi Im ndaj tyre për shkak të mosbesimit të tyre, dhe paralajmërimi Im për shkak të përgënjeshtrimit të të dërguarit të tyre e mosbesimit në të! Vërtet, ai dënim ishte i madh dhe i dhimbshëm.
إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًۭا صَرْصَرًۭا فِى يَوْمِ نَحْسٍۢ مُّسْتَمِرٍّۢ ١٩
Ne dërguam mbi ta një erë të ftohtë, të egër, në një ditë me tmerr të pandërprerë,19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Ne dërguam mbi ta një erë shumë të ftohtë e të furishme, në një ditë fatkeqe që vazhdoi me dënim dhe shkatërrim për ta;
تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍۢ مُّنقَعِرٍۢ ٢٠
që i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje palmash të shkulura.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
ajo erë i shkulte njerëzit nga vendet e tyre dhe i hidhte me kokë poshtë, duke u thyer qafat e duke ua ndarë kokat nga trupat, derisa i la të shtrirë si trungjet e palmave të shkulura nga rrënjët.
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ ٢١
E si ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
E sa i ashpër ishte dënimi dhe paralajmërimi Im për ata që më mohuan, përgënjeshtruan të dërguarit e Mi dhe nuk besuan në ta! Vërtet, ai dënim ishte i madh dhe i dhimbshëm.
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ٢٢
Me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kujtuar; vallë, a ka ndonjë që merr mësim?22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë në shqiptim për lexim e përmendje, dhe në kuptim për të kuptuar e medituar, për këdo që dëshiron të përkujtojë e të marrë mësim.
كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ ٢٣
Populli i Themudit i përgënjeshtroi paralajmërimet Tona.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Populli i Themudit — që ishte populli i Salihut — i përgënjeshtroi shenjat me të cilat u paralajmëruan.
فَقَالُوٓاْ أَبَشَرًۭا مِّنَّا وَٰحِدًۭا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذًۭا لَّفِى ضَلَـٰلٍۢ وَسُعُرٍ ٢٤
Ata thanë: “A duhet të ndjekim një njeri të vetëm (Salihun), nga mesi ynë? Atëherë do të ishim në lajthitje dhe çmenduri.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Ata (populli i Themudit) thanë: “A do të ndjekim ne një njeri si vetja jonë, ndërkohë që jemi një grup i madh e ai vetëm një? Nëse do ta bënim këtë, atëherë me siguri do të ishim shumë larg së vërtetës dhe në marrëzi.”
أَءُلْقِىَ ٱلذِّكْرُ عَلَيْهِ مِنۢ بَيْنِنَا بَلْ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٌۭ ٢٥
A është zbritur Kujtesa (Shpallja) vetëm mbi të, mes nesh? Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
A mos vallë atij i është zbritur shpallja dhe është veçuar me profetësi prej nesh, ndërkohë që është vetëm një nga ne? Jo, përkundrazi — ai është gënjeshtar dhe mendjemadh, thanë ata.
سَيَعْلَمُونَ غَدًۭا مَّنِ ٱلْكَذَّابُ ٱلْأَشِرُ ٢٦
Nesër do ta mësojnë se kush është gënjeshtari mendjemadh.26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Por ata do ta shohin, kur t’u zbresë dënimi në këtë botë dhe në Ditën e Kiametit, se kush është në të vërtetë gënjeshtari mendjemadh.
إِنَّا مُرْسِلُواْ ٱلنَّاقَةِ فِتْنَةًۭ لَّهُمْ فَٱرْتَقِبْهُمْ وَٱصْطَبِرْ ٢٧
Ne do t’u dërgojmë atyre devenë si sprovë për ta; prandaj vëzhgoi ata (o Salih) dhe duro!27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Ne do ta nxjerrim devenë, të cilën ata e kërkuan, nga shkëmbi — si sprovë për ta; prandaj ti, o Salih, prit se çfarë dënimi do t’i godasë, dhe qëndro i durueshëm në thirrjen tënde dhe ndaj mundimeve që të shkaktojnë!
وَنَبِّئْهُمْ أَنَّ ٱلْمَآءَ قِسْمَةٌۢ بَيْنَهُمْ ۖ كُلُّ شِرْبٍۢ مُّحْتَضَرٌۭ ٢٨
Dhe tregoju atyre se uji do të ndahet ndërmjet tyre dhe devesë; çdo palë ka radhën e vet për të pirë.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Dhe thuaj popullit tënd, o Salih, se uji do të ndahet mes tyre dhe devesë: devesë i takon një ditë për të pirë, dhe atyre një ditë tjetër; çdo palë le të pijë në ditën që i është caktuar, dhe askush të mos afrohet në ditën që nuk është pjesa e tij!
فَنَادَوْاْ صَاحِبَهُمْ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ ٢٩
Por ata thirrën shokun e tyre, e ai mori thikën dhe e theri (devenë).29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Atëherë ata thirrën shokun e tyre më të keq, duke e nxitur që ta therë devenë; ai e mori devenë me dorën e tij dhe e their atë.
فَكَيْفَ كَانَ عَذَابِى وَنُذُرِ ٣٠
E si ishte ndëshkimi Im dhe paralajmërimet e Mia!30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Atëherë Unë i ndëshkova ata — e sa i ashpër ishte dënimi Im ndaj tyre për mosbesimin e tyre dhe paralajmërimi Im për ata që kundërshtuan të dërguarit e Mi!
إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ صَيْحَةًۭ وَٰحِدَةًۭ فَكَانُواْ كَهَشِيمِ ٱلْمُحْتَظِرِ ٣١
Ne dërguam mbi ta një britmë të vetme, dhe ata u bënë si kashta e copëtuar e shtrojës (së bagëtive).31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Ne dërguam tek ata Xhibrilin, i cili i goditi me një britmë të vetme, dhe ata u zhdukën të gjithë pa mbetur asnjë; u bënë si bari i tharë që përdoret si shtrojë për devetë dhe bagëtinë.
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ٣٢
Me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kujtuar; vallë, a ka ndonjë që merr mësim?32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për lexim dhe përmendje, dhe kuptimet e tij për të kuptuar e për të medituar, për këdo që dëshiron të përkujtojë dhe të marrë mësim. A ka vallë ndonjë që merr këshillë prej tij?
كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍۭ بِٱلنُّذُرِ ٣٣
Populli i Lutit i përgënjeshtroi paralajmërimet.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Populli i Lutit i përgënjeshtroi shenjat e Allahut, me të cilat ishin paralajmëruar.
إِنَّآ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٍۢ ۖ نَّجَّيْنَـٰهُم بِسَحَرٍۢ ٣٤
Ne lëshuam mbi ta një shi gurësh, përveç familjes së Lutit — ata i shpëtuam para agimit,34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Ne lëshuam mbi ta gurë (si dënim), përveç familjes së Lutit — Ne i shpëtuam ata nga ndëshkimi në fund të natës, para agimit,
نِّعْمَةًۭ مِّنْ عِندِنَا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِى مَن شَكَرَ ٣٥
si një mirësi nga Ne; kështu i shpërblejmë Ne ata që falënderojnë.35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
si një mirësi prej Nesh për ta; kështu e shpërblejmë atë që beson tek Ne dhe është mirënjohës ndaj Nesh.
وَلَقَدْ أَنذَرَهُم بَطْشَتَنَا فَتَمَارَوْاْ بِٱلنُّذُرِ ٣٦
Ai (Luti) i kishte paralajmëruar ata për ndëshkimin Tonë, por ata i kundërshtuan paralajmërimet.36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Dhe vërtet, Luti i kishte paralajmëruar njerëzit e tij për dënimin dhe ndëshkimin e Allahut, por ata nuk e dëgjuan; përkundrazi, dyshuan në fjalët e tij dhe e përgënjeshtruan.
وَلَقَدْ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيْفِهِۦ فَطَمَسْنَآ أَعْيُنَهُمْ فَذُوقُواْ عَذَابِى وَنُذُرِ ٣٧
Ata i kërkuan (Lutit) t’u dorëzonte mysafirët e tij (engjëj), por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia!”37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Ata i kërkuan Lutit të kryenin veprën e turpshme me mysafirët e tij — engjëjt. Atëherë Ne ua verbuam sytë, kështu që nuk panë asgjë, dhe u thamë atyre: “Shijoni dënimin Tim dhe paralajmërimin që ju kishte bërë Luti, paqja qoftë mbi të!”
وَلَقَدْ صَبَّحَهُم بُكْرَةً عَذَابٌۭ مُّسْتَقِرٌّۭ ٣٨
Dhe në mëngjes, ata i goditi një dënim i përhershëm.38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Dhe në agim, atyre i erdhi një dënim i përhershëm, që do të vazhdojë me ta deri sa t’i çojë në dënimin e botës tjetër. Ai dënim ishte që u gurëzuan me gurë dhe u përmbysën qytetet e tyre, duke u kthyer përmbys — pjesa e sipërme poshtë.
فَذُوقُواْ عَذَابِى وَنُذُرِ ٣٩
“Shijoni ndëshkimin Tim dhe paralajmërimet e Mia!”39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Atyre iu tha: “Shijoni dënimin Tim që zbrita mbi ju për shkak të mosbesimit dhe përgënjeshtrimit tuaj, dhe shijoni paralajmërimin që ju kishte bërë Luti!”
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا ٱلْقُرْءَانَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ٤٠
Me të vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kujtuar; vallë, a ka ndokush që merr mësim?40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për lexim dhe përmendje, dhe kuptimet e tij për të kuptuar e për të medituar, për këdo që dëshiron të përkujtojë dhe të marrë mësim. A ka vallë ndonjë që merr këshillë prej tij?
وَلَقَدْ جَآءَ ءَالَ فِرْعَوْنَ ٱلنُّذُرُ ٤١
Vërtet, paralajmërimet Tona i arritën edhe njerëzve të Faraonit.41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Me të vërtetë, pasuesve të Faraonit dhe popullit të tij u erdhi paralajmërimi Ynë për dënimin që do t’i godiste për shkak të mosbesimit të tyre.
كَذَّبُواْ بِـَٔايَـٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذْنَـٰهُمْ أَخْذَ عَزِيزٍۢ مُّقْتَدِرٍ ٤٢
Ata i përgënjeshtruan të gjitha shenjat Tona, prandaj Ne i ndëshkuam ata me ndëshkimin e Një të Plotfuqishmi të Plotpushtetshëm.42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Ata i përgënjeshtruan të gjitha shenjat Tona, që tregonin për Njësinë Tonë dhe për vërtetësinë e profetëve Tanë; prandaj Ne i ndëshkuam me dënimin e të një Fuqiploti që nuk mposhtet dhe që është i Zot i çdo gjëje që dëshiron.
أَكُفَّارُكُمْ خَيْرٌۭ مِّنْ أُوْلَـٰٓئِكُمْ أَمْ لَكُم بَرَآءَةٌۭ فِى ٱلزُّبُرِ ٤٣
A mos janë mohuesit tuaj më të mirë se ata, apo keni ndonjë garanci të veçantë në Shkrimet (hyjnore)?43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
A mos vallë, mohuesit tuaj, o njerëz të Kurejshit, janë më të mirë se ata që u përmendën më parë, të cilët u shkatërruan për shkak të përgënjeshtrimit të tyre? Apo vallë keni ndonjë garanci në Librat e shpallur profetëve, që ju mbron nga dënimi i Allahut?
أَمْ يَقُولُونَ نَحْنُ جَمِيعٌۭ مُّنتَصِرٌۭ ٤٤
Apo mos thonë: “Ne jemi një grup i fortë, që do të fitojë?”44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Apo mos vallë, mohuesit e Mekës thonë: “Ne jemi njerëz të mençur e me vendosmëri, dhe çështjet tona janë të bashkuara; ne jemi një grup i fortë dhe askush që dëshiron të na bëjë keq nuk mund të na mposhtë?”
سَيُهْزَمُ ٱلْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ ٤٥
Por së shpejti, grupi do të mposhtet dhe ata do të kthejnë shpinën (duke ia mbathur).45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Së shpejti, grupi i mohuesve të Mekës do të mposhtet përballë besimtarëve dhe do të kthejnë shpinën duke ikur — dhe kjo ndodhi në Luftën e Bedrit.
بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَٱلسَّاعَةُ أَدْهَىٰ وَأَمَرُّ ٤٦
Ora (e Kiametit) është koha e tyre e caktuar, dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhur.46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
Ora e Kiametit është koha e caktuar kur ata do të marrin shpërblimin që meritojnë, dhe ajo Ditë është shumë më e madhe dhe më e ashpër se dënimi që i goditi në ditën e Bedrit.
إِنَّ ٱلْمُجْرِمِينَ فِى ضَلَـٰلٍۢ وَسُعُرٍۢ ٤٧
Vërtet, kriminelët janë në humbje (në këtë jetë), dhe në Zjarr të ndezur (në jetën tjetër).47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
Vërtet, kriminelët gjynahqarë janë në humbje të thellë në dynja, të lodhur dhe në vuajtje, kurse në botën tjetër do të jenë në Zjarr.
يَوْمَ يُسْحَبُونَ فِى ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ ذُوقُواْ مَسَّ سَقَرَ ٤٨
Ditën, kur do të tërhiqen zvarrë në Zjarr, me fytyrat e tyre: “Shijoni prekjen e Zjarrit!”48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Ditën kur do të tërhiqen zvarrë në zjarr mbi fytyrat e tyre, do t’u thuhet: “Shijoni ashpërsinë e dënimit të Zjarrit të Xhehenemit!”
إِنَّا كُلَّ شَىْءٍ خَلَقْنَـٰهُ بِقَدَرٍۢ ٤٩
Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar çdo gjë të paracaktuar, në mënyrë të përkryer.49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Vërtet, Ne e kemi krijuar çdo gjë me masë të caktuar që e kemi përcaktuar dhe vendosur më parë, dhe dijenia jonë për të ka qenë që më parë, ashtu si edhe është shkruar në Librin e Ruajtur (El-Lauh el-Mahfudh).
وَمَآ أَمْرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٌۭ كَلَمْحٍۭ بِٱلْبَصَرِ ٥٠
Urdhri Ynë është vetëm një fjalë e vetme — që realizohet sa hap e mbyll sytë.50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Urdhri Ynë për një gjë, kur e duam atë, nuk është veçse një fjalë e vetme — “Bëhu!” — dhe ajo bëhet menjëherë, sa hap e mbyll sytë, pa u vonuar as sa një të rrahur qepallash.
وَلَقَدْ أَهْلَكْنَآ أَشْيَاعَكُمْ فَهَلْ مِن مُّدَّكِرٍۢ ٥١
Ne i shkatërruam ata që ishin si ju; vallë, a ka ndonjë që merr mësim?51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Ne kemi shkatërruar para jush popuj të ngjashëm me ju në mosbesim; a ka vallë ndonjë që merr mësim nga ajo që u ndodhi atyre — nga ndëshkimi dhe dënimi që i goditi?
وَكُلُّ شَىْءٍۢ فَعَلُوهُ فِى ٱلزُّبُرِ ٥٢
Çdo gjë që ata kanë bërë është e shkruar në Librat (e veprave).52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Çdo gjë që kanë bërë të ngjashmit tuaj më parë — qoftë e mirë apo e keqe — është e shkruar në Librat që i kanë regjistruar engjëjt mbikëqyrës.
وَكُلُّ صَغِيرٍۢ وَكَبِيرٍۢ مُّسْتَطَرٌ ٥٣
Çdo gjë, e vogël apo e madhe, është e regjistruar.53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Çdo vepër e tyre, e vogël apo e madhe, është e shënuar në fletët e veprave të tyre, dhe për to do të shpërblehen ose do të ndëshkohen.
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّـٰتٍۢ وَنَهَرٍۢ ٥٤
Vërtet, të devotshmit do të jenë në kopshte dhe pranë lumenjve,54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Vërtet, të devotshmit do të jenë në kopshte madhështore dhe pranë lumenjve të gjerë, në Ditën e Kiametit.
فِى مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍۢ مُّقْتَدِرٍۭ ٥٥
në një Vend Nderi, tek një Sundues i Plotfuqishëm.55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Në një vend nderi e të vërtetë, ku nuk ka as fjalë të kota e as mëkat, pranë Allahut — Mbretit të Madhërishëm, Krijuesit të çdo gjëje dhe të Fuqishmit mbi çdo send. I Lartësuar dhe i Bekuar qoftë Ai!





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Ora e Kiametit është afruar dhe Hëna u nda më dysh. Kur mohuesit e Mekës i kërkuan të Dërguarit ﷺ t’u tregonte një shenjë, ai iu lut Allahut, dhe Ai ua tregoi atë shenjë: çarjen e Hënës më dysh.