SURJA 68
El Kalem Pena
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
نٓ ۚ وَٱلْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ ١
Nūn. Betohem për penën dhe për atë që ata shkruajnë,1
مَآ أَنتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍۢ ٢
se ti (o Muhamed), me mirësinë e Zotit tënd, nuk je aspak i çmendur!2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Se ti, o i Dërguar, për shkak të mirësisë së Allahut ndaj teje me profetësinë dhe shpalljen, nuk je as i mangët në mendje e as i pamatur në gjykim!
وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍۢ ٣
Për ty ka shpërblim të pandërprerë.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Me të vërtetë, përballë vështirësive që ti, o i Dërguar, has në përçimin e mesazhit, ke një shpërblim të madh, të plotë dhe të pandërprerë.
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍۢ ٤
Me të vërtetë, ti je me moral të lartë.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Dhe me të vërtetë, ti, o i Dërguar, je me moral të lartë, ashtu siç përmban Kurani nga virtytet më fisnike; sepse zbatimi i Kuranit ishte natyra jote, i bindur ndaj urdhrave të tij dhe i përmbajtur nga ndalesat e tij.
فَسَتُبْصِرُ وَيُبْصِرُونَ ٥
Së shpejti do ta shohësh, por dhe ata do ta shohin,5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Së shpejti do ta shohësh ti, o i Dërguar, dhe do ta shohin edhe mohuesit,
بِأَييِّكُمُ ٱلْمَفْتُونُ ٦
se cilin prej jush ka prekur çmenduria.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
se kush prej jush është në sprovë dhe në lajthitje – ti apo ata.
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعْلَمُ بِٱلْمُهْتَدِينَ ٧
Me të vërtetë, Zoti yt e di më mirë se kush ka devijuar nga Rruga e Tij, dhe Ai e di më mirë se kush është në Rrugë të Drejtë.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Zoti yt është më i Dijshmi për atë që është i mbrapshtë dhe largohet nga feja e Allahut dhe rruga e udhëzimit, dhe Ai është më i Dijshmi për atë që është i devotshëm dhe ecën në rrugën e së vërtetës.
فَلَا تُطِعِ ٱلْمُكَذِّبِينَ ٨
Prandaj, mos iu bind mohuesve!8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Prandaj, qëndro i palëkundur, o i Dërguar, në atë që je – në kundërshtimin e përgënjeshtruesve – dhe mos iu bind atyre e mos i dëgjo ata!
وَدُّواْ لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ ٩
Ata dëshirojnë që ti të bësh kompromis, që edhe ata të bëjnë kompromis.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Ata dëshirojnë dhe do të donin që ti të bëje lëshime dhe kompromis me ta në një pjesë të asaj që janë, që edhe ata të bëjnë lëshime ndaj teje.
وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍۢ مَّهِينٍ ١٠
Por ti mos iu bind asnjë betari të përçmuar;10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Por ti, o i Dërguar, mos iu bind asnjë njeriu që është shumë betues, gënjeshtar e i përbuzur,
هَمَّازٍۢ مَّشَّآءٍۭ بِنَمِيمٍۢ ١١
përgojuesi, që vrapon për të përhapur thashetheme,11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
që përgojon njerëzit dhe ecën mes tyre duke përhapur thashetheme e përçarje,
مَّنَّاعٍۢ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ ١٢
penguesi të së mirës, shkelësi e keqbërësi,12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
që është koprrac me pasurinë e tij dhe e mban larg të drejtës, që e ndalon të mirën, e kalon kufirin në armiqësi ndaj njerëzve dhe në veprime të ndaluara, që është i dhënë pas mëkateve,
عُتُلٍّۭ بَعْدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ ١٣
të vrazhdi dhe, për më tepër, të linduri jashtë martese!13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
i fortë në mosbesimin e tij, i vrazhdë dhe i ulët, madje që është i lidhur me një prejardhje të turpshme – i lindur jashtë martese.
أَن كَانَ ذَا مَالٍۢ وَبَنِينَ ١٤
Vetëm pse ka pasuri dhe fëmijë,14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Për shkak se ai kishte pasuri dhe djem, u bë kryelartë dhe mendjemadh ndaj së vërtetës,
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَـٰتُنَا قَالَ أَسَـٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ ١٥
kur i lexohen shpalljet Tona, ai thotë: “Këto janë përralla të të parëve!”15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
dhe kur i lexohej ndonjë prej ajeteve të Kuranit, ai e përgënjeshtronte dhe thoshte: “Këto janë përralla dhe trillime të të parëve.” - Edhe pse këto ajete zbritën për disa mohues e idhujtarë të caktuar, si El Valid ibn el Mugirah, ato përmbajnë gjithashtu një paralajmërim për myslimanët që të mos ndjekin ata që kanë këto cilësi të neveritshme.
سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلْخُرْطُومِ ١٦
Ne do ta damkosim atë në hundë!16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Do t’i vendosim mbi hundë një shenjë të përhershme që nuk do ta lëshojë; dënim për të, që të turpërohet para njerëzve sa të jetë gjallë, dhe po ashtu në botën tjetër. (Dhe kjo i ndodhi el Velid ibën el Mugijrah në luftën e Bedrit, ku ju pre hunda).
إِنَّا بَلَوْنَـٰهُمْ كَمَا بَلَوْنَآ أَصْحَـٰبَ ٱلْجَنَّةِ إِذْ أَقْسَمُواْ لَيَصْرِمُنَّهَا مُصْبِحِينَ ١٧
Ne i vumë në sprovë ata (banorët e Mekës), ashtu siç vumë në sprovë pronarët e Kopshtit, kur u betuan se do t’i vilnin frutat e tij në mëngjes herët,17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Ne i sprovuan banorët e Mekës me uri dhe thatësirë, ashtu siç i sprovuan pronarët e Kopshtit, të cilët u betuan ndërmjet tyre se do t’i vilnin frutat e kopshtit të tyre herët në mëngjes, që të mos hante prej tyre askush tjetër, as i varfër e as nevojtar,
وَلَا يَسْتَثْنُونَ ١٨
por nuk thanë “nëse do Allahu”!18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
dhe nuk thanë: “Nëse do Allahu.”
فَطَافَ عَلَيْهَا طَآئِفٌۭ مِّن رَّبِّكَ وَهُمْ نَآئِمُونَ ١٩
Kështu që, mbi të (kopshtin) kaloi një fatkeqësi nga Zoti yt, ndërkohë që ata ishin në gjumë,19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Atëherë Allahu dërgoi mbi kopshtin e tyre një zjarr që e dogji gjatë natës, ndërsa ata ishin në gjumë,
فَأَصْبَحَتْ كَٱلصَّرِيمِ ٢٠
dhe ai u bë i zi si nata.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
dhe në mëngjes, kopshti ishte djegur krejtësisht dhe ishte bërë i zi, si nata e errët.
فَتَنَادَوْاْ مُصْبِحِينَ ٢١
Në agim, ata thirrën njëri-tjetrin:21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Në agim, disa prej tyre i thirrën të tjerëve:
أَنِ ٱغْدُواْ عَلَىٰ حَرْثِكُمْ إِن كُنتُمْ صَـٰرِمِينَ ٢٢
“Shkoni herët në arën tuaj, nëse doni t’i vilni të gjitha frutat (për vete)!”22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
“Të shkojmë herët te kopshti, nëse doni t’i vilni të gjitha frutat për vete!”
فَٱنطَلَقُواْ وَهُمْ يَتَخَـٰفَتُونَ ٢٣
Dhe u nisën, duke pëshpëritur mes tyre:23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Dhe ata u nisën me nxitim, duke biseduar fshehurazi mes tyre dhe duke thënë:
أَن لَّا يَدْخُلَنَّهَا ٱلْيَوْمَ عَلَيْكُم مِّسْكِينٌۭ ٢٤
“Mos lejoni asnjë të varfër që të hyjë tek ju (në kopsht) sot.”24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
“Të mos lejojmë asnjë të varfër që të hyjë në kopshtin tonë sot!”
وَغَدَوْاْ عَلَىٰ حَرْدٍۢ قَـٰدِرِينَ ٢٥
Dhe shkuan herët, të vendosur në qëllimin e tyre, duke menduar se janë të aftë ta realizojnë.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Dhe u nisën herët në mëngjes drejt kopshtit të tyre, me qëllimin e keq për t’i penguar të varfrit nga frutat e tij, duke menduar se ishin plotësisht në gjendje ta realizonin atë që kishin planifikuar.
فَلَمَّا رَأَوْهَا قَالُوٓاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ ٢٦
Por, kur e panë (kopshtin), thanë: “Duhet të kemi gabuar rrugën!26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Kur panë kopshtin e tyre të djegur, ata nuk e njohën dhe thanë: “Duhet të kemi gabuar rrugën!”
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ ٢٧
Jo, por jemi të privuar (nga frutat e tij)!”27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Por, kur e kuptuan se ishte vërtet kopshti i tyre, thanë: “Jo, nuk kemi gabuar rrugën, por jemi të privuar nga frutat e tij, për shkak të qëllimit tonë për koprraci dhe për pengimin e të varfërve.”
قَالَ أَوْسَطُهُمْ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ لَوْلَا تُسَبِّحُونَ ٢٨
Më i arsyeshmi prej tyre tha: “A nuk ju thashë se duhet të madhëroni Zotin?”28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Më i arsyeshmi prej tyre tha: “A nuk ju thashë të bënit përjashtim dhe të thoshit: ‘Nëse do Allahu’?”
قَالُواْ سُبْحَـٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَـٰلِمِينَ ٢٩
Ata thanë: “I lartësuar qoftë Zoti ynë! Vërtet, ne kemi qenë të padrejtë.”29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Ata thanë, pasi u kthyen në vetvete: “I lartësuar qoftë Zoti ynë nga çdo padrejtësi në atë që na ndodhi; ne vetë ishim të padrejtë ndaj vetes sonë, duke mos bërë përjashtim dhe me qëllimin tonë të keq!”
فَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ يَتَلَـٰوَمُونَ ٣٠
Dhe filluan të qortojnë njëri-tjetrin.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Pastaj u kthyen njëri ndaj tjetrit, duke e qortuar secili tjetrin për mosbërjen e përjashtimit dhe për synimin e tyre të gabuar,
قَالُواْ يَـٰوَيْلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَـٰغِينَ ٣١
Pastaj thanë: “Mjerë ne! Kemi qenë vërtet shkelës të kufijve!31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
dhe thanë: “Mjerë ne, vërtet kemi tejkaluar kufijtë në ndalimin e të varfërve dhe në kundërshtimin e urdhrit të Allahut!
عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبْدِلَنَا خَيْرًۭا مِّنْهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ ٣٢
Ndoshta Zoti ynë do të na japë një kopsht tjetër më të mirë se ky; sepse ne, me të vërtetë, po i drejtohemi Zotit tonë me shpresë!”32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Ndoshta Zoti ynë do të na japë një kopsht më të mirë se ky, për shkak të pendimit tonë dhe pranimit të fajit tonë. Ne vetëm te Zoti ynë drejtohemi me shpresë dhe kërkojmë falje e mirësi prej Tij.”
كَذَٰلِكَ ٱلْعَذَابُ ۖ وَلَعَذَابُ ٱلْـَٔاخِرَةِ أَكْبَرُ ۚ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ ٣٣
I tillë është dënimi (në këtë botë), por dënimi i botës tjetër është shumë më i madh, sikur ta dinin!33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Kështu është ndëshkimi që Allahu i dha pronarëve të kopshtit në këtë botë, si shembull për çdo njeri që kundërshton urdhrin e Tij dhe tregohet koprrac me mirësitë që i ka dhënë, duke mos dhënë të drejtën e Allahut në to; ndërsa dënimi i botës tjetër është shumë më i madh dhe më i ashpër se dënimi i kësaj bote — sikur ta dinin, do të përmbaheshin nga çdo vepër që sjell ndëshkim.
إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ ٣٤
Me të vërtetë, për të devotshmit, te Zoti i tyre, ka kopshte kënaqësie.34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Ata që iu ruajtën dënimit të Allahut duke vepruar sipas urdhrave të Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij, do të kenë tek Zoti i tyre në botën tjetër kopshte plot begati të përhershme.
أَفَنَجْعَلُ ٱلْمُسْلِمِينَ كَٱلْمُجْرِمِينَ ٣٥
Vallë, a do t’i trajtojmë Ne ata që Na nënshtrohen (muslimanët) njësoj me kriminelët?35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Vallë, a do t’i trajtojme Ne ata që Na nënshtrohen me bindje, të njëjtë me mohuesit e kriminelët?
مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ ٣٦
Ç’keni vallë? Si gjykoni kështu?36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Ç’është me ju, si mund të gjykoni me një gjykim kaq të padrejtë, duke i barazuar ata në shpërblim?
أَمْ لَكُمْ كِتَـٰبٌۭ فِيهِ تَدْرُسُونَ ٣٧
Apo keni ndonjë Libër, në të cilin lexoni,37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
A mos keni ndonjë Lbër të zbritur nga qielli, në të cilin gjeni se i binduri është si mëkatari, që ju të mbështeteni në atë që thoni?
إِنَّ لَكُمْ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ ٣٨
se do të keni gjithçka që dëshironi?38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
A ka në atë Libër diçka që ju jep atë që dëshironi? Jo, nuk e keni një gjë të tillë.
أَمْ لَكُمْ أَيْمَـٰنٌ عَلَيْنَا بَـٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۙ إِنَّ لَكُمْ لَمَا تَحْكُمُونَ ٣٩
Apo keni ndonjë zotim nga Ne, të vlefshëm deri në Ditën e Ringjalljes, se do të keni çfarëdo që gjykoni vetë?39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Apo mos keni ndonjë premtim apo besëlidhje prej Nesh, që do të merrni gjithçka që dëshironi dhe kërkoni?
سَلْهُمْ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ ٤٠
Pyeti ata, se kush ua garanton këto?40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Pyeti, o i Dërguar, idhujtarët: “Cili prej tyre është garant dhe përgjegjës për këtë gjykim që pretendojnë?
أَمْ لَهُمْ شُرَكَآءُ فَلْيَأْتُواْ بِشُرَكَآئِهِمْ إِن كَانُواْ صَـٰدِقِينَ ٤١
Apo kanë shokë (zota të tjerë)? Le t’i sjellin ata shokë, nëse janë të sinqertë!41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Apo mos kanë zota të tjerë që ua garantojnë atë që thonë dhe i ndihmojnë të arrijnë atë që kërkojnë? Le t’i sjellin, nëse janë të sinqertë në pretendimin e tyre.
يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍۢ وَيُدْعَوْنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ ٤٢
(Kujto) Ditën, kur do të zbulohet Këmba dhe ata do të thirren të bien në sexhde, por nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Në Ditën e Kijametit, çështja do të jetë tepër e rëndë dhe tronditëse. Atëherë Allahu i Lartësuar do të vijë për të bërë gjykimin përfundimtar ndërmjet krijesave dhe do të zbulojë Këmbën e Tij madhështore, e cila nuk i përngjan asgjëje nga krijesat. I Dërguari ﷺ ka thënë:“Zoti ynë do ta zbulojë Këmbën e Tij, dhe çdo besimtar e besimtare do të bierë në sexhde për Të. Ndërsa ata që bënin sexhde në dynja për sy e faqe, do të përpiqen të bien në sexhde, por shpinat e tyre do të ngurtësohen si një pllakë e vetme.” (E transmeton Buhariu).
خَـٰشِعَةً أَبْصَـٰرُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌۭ ۖ وَقَدْ كَانُواْ يُدْعَوْنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمْ سَـٰلِمُونَ ٤٣
Sytë e tyre do të jenë të përulur, i mbulon poshtërimi, sepse dikur thirreshin të binin në sexhde, ndërsa ishin të shëndoshë (asgjë nuk i pengonte).43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Sytë e tyre do të jenë të përulur dhe nuk do të mund t’i ngrenë, do t’i mbulojë poshtërimi i rëndë nga dënimi i Allahut. Në dynja ata thirreshin për në namaz dhe adhurim ndaj Allahut, ndërsa ishin të shëndetshëm dhe të aftë, por nuk binin në sexhde nga mendjemadhësia dhe arroganca.
فَذَرْنِى وَمَن يُكَذِّبُ بِهَـٰذَا ٱلْحَدِيثِ ۖ سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ ٤٤
Prandaj, më lër Mua me ata që e mohojnë këtë fjalë (Kuranin); Ne do t’i tërheqim ata gradualisht, me mënyra që ata nuk mund t’i kuptojnë.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Prandaj, më lër Mua (o i Dërguar) me ata që e përgënjeshtrojnë këtë Kuran — sepse për ta është ndëshkimi dhe hakmarrja Ime. Ne do t’i furnizojmë me pasuri, fëmijë dhe të mirat, si një tërheqje e ngadaltë për ta, nga një burim që ata nuk e ndiejnë si shkak të shkatërrimit të tyre;
وَأُمْلِى لَهُمْ ۚ إِنَّ كَيْدِى مَتِينٌ ٤٥
Do t’u jap afat; por kurthi Im është vërtet i fortë.45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Do t’u japim kohë dhe do t’u zgjatim jetën, që ata të grumbullojnë sa më shumë gjynahe. Vërtet, kurthi Im ndaj njerëzve të mohimit është i fortë dhe i rëndë.
أَمْ تَسْـَٔلُهُمْ أَجْرًۭا فَهُم مِّن مَّغْرَمٍۢ مُّثْقَلُونَ ٤٦
Apo vallë, ti po kërkon prej tyre ndonjë shpërblim, dhe ata janë rënduar nga borxhet?46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
Apo vallë, ti, o i Dërguar, po kërkon ndonjë shpërblim tokësor nga këta idhujtarë për përcjelljen e mesazhit, që ata, për shkak të tij, të jenë të ngarkuar me një barrë të rëndë?
أَمْ عِندَهُمُ ٱلْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ ٤٧
Apo mos e kanë ata të fshehtën, kështu që po shkruajnë prej saj?47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
Apo mos kanë ata dije për të fshehtën e shënuar në Librin el Leuhu el Mahfudh, e prej tij shkruajnë atë që u pëlqen vetë — se do të jenë më të nderuar e më të lartë tek Allahu se besimtarët?
فَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلْحُوتِ إِذْ نَادَىٰ وَهُوَ مَكْظُومٌۭ ٤٨
Prandaj, duro për vendimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Balenës (Junusi), kur u lut (Zotit të vet), ndërsa ishte i dëshpëruar!48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Prandaj duro, o i Dërguar, për atë që ka caktuar Zoti yt dhe ka vendosur për ty — ndër to edhe vonesën e ndihmës dhe fitores kundër armiqve të tu — dhe mos u bëj si Njeriu i Balenës, pra si Junusi (paqja qoftë mbi të), në zemërimin e tij dhe mungesën e durimit ndaj popullit të vet, kur i thirri Zotit të tij i mbushur me trishtim, duke kërkuar që dënimi të binte menjëherë mbi ta.
لَّوْلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعْمَةٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلْعَرَآءِ وَهُوَ مَذْمُومٌۭ ٤٩
Sikur të mos e kishte kapluar mëshira e Zotit të vet, ai do të ishte flakur në një shkretëtirë, i fajësuar.49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Sikur të mos e kishte kapluar mëshira e Zotit të tij, që e udhëzoi drejt pendimit dhe ia pranoi atë, do të ishte hedhur nga barku i peshkut në një tokë të zbrazët e të ashpër, duke qenë i qortuar.
فَٱجْتَبَـٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ ٥٠
Por, Zoti i tij e zgjodhi atë dhe e bëri prej të drejtëve.50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Por Zoti i tij e zgjodhi për shpalljen dhe e bëri prej të drejtëve, të cilët i kanë të drejta dhe të mira të gjitha qëllimet, veprat dhe fjalët.
وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَيُزْلِقُونَكَ بِأَبْصَـٰرِهِمْ لَمَّا سَمِعُواْ ٱلذِّكْرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجْنُونٌۭ ٥١
Me të vërtetë, mohuesit janë gati të të rrëzojnë me shikimet e tyre, kur dëgjojnë Kuranin, dhe thonë: “Ai është vërtet i çmendur.”51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Sa herë që mohuesit dëgjonin Kuranin, thuajse do të të godisnin me sy — do të merrnin mësysh, nga urrejtja që kanë ndaj teje — sikur të mos ishte mbrojtja dhe ruajtja e Allahut për ty; dhe ata thonë (nga zilia e tyre): “Ai është vërtet i çmendur.”
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ لِّلْعَـٰلَمِينَ ٥٢
Por ai (Kurani) është vetëm një kujtesë për mbarë botët.52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Por, Kurani është vetëm një këshillë dhe një përkujtim për të gjithë botët — për njerëzit dhe xhinët.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Nūn – është një nga shkronjat e ndara, për të cilat është folur në fillim të sures El Bekare. Allahu betohet për penën, me të cilën shkruajnë engjëjt dhe njerëzit, dhe për atë që ata shkruajnë prej së mirës, dobisë dhe dijes;