SURJA 76
El Insan Njeriu
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
هَلْ أَتَىٰ عَلَى ٱلْإِنسَـٰنِ حِينٌۭ مِّنَ ٱلدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْـًۭٔا مَّذْكُورًا ١
A nuk ka kaluar për njeriun një periudhë kohore, kur ai nuk ishte asgjë që të përmendej?1
إِنَّا خَلَقْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ مِن نُّطْفَةٍ أَمْشَاجٍۢ نَّبْتَلِيهِ فَجَعَلْنَـٰهُ سَمِيعًۢا بَصِيرًا ٢
Vërtet, Ne e krijuam njeriun nga një pikë uji e përzier - për ta sprovuar - dhe e bëmë që të dëgjojë e të shohë.2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Vërtet, Ne e krijuam njeriun nga një pikë uji e përzier — nga uji i burrit dhe i gruas — për ta vënë më pas në provë me detyrimet dhe urdhrat hyjnore. Për këtë arsye, Ne i dhamë atij dëgjim dhe shikim, që të dëgjojë shenjat e shpalljes dhe të shohë argumentet e qarta.
إِنَّا هَدَيْنَـٰهُ ٱلسَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًۭا وَإِمَّا كَفُورًا ٣
Vërtet, Ne ia treguam atij Rrugën e Drejtë — ose të bëhet mirënjohës, ose të bëhet mosmirënjohës.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Ne ia sqaruam dhe ia treguam njeriut rrugën e udhëzimit dhe të shmangies, të së mirës dhe të së keqes, që ai të zgjedhë vetë: ose të jetë besimtar mirënjohës, ose mohues mosmirënjohës.
إِنَّآ أَعْتَدْنَا لِلْكَـٰفِرِينَ سَلَـٰسِلَاْ وَأَغْلَـٰلًۭا وَسَعِيرًا ٤
Me të vërtetë, për mohuesit, Ne kemi përgatitur zinxhirë, pranga dhe Zjarr flakërues.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Me të vërtetë, Ne u kemi përgatitur mohuesve pranga hekuri me të cilat do t’u shtrëngohen këmbët, dhe zinxhirë që do t’u lidhin duart me qafën, dhe një zjarr me të cilin do të digjen.
إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِن كَأْسٍۢ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا ٥
Ndërsa të drejtët do të pinë kupa me verë të pastër - të aromatizuar me Kamfur,5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Me të vërtetë, njerëzit e drejtë dhe të sinqertë, të cilët i përmbushin të drejtat e Allahut, në Ditën e Kiametit do të pinë kupa të mbushura me verë të pastër e të këndshme, të përzier me aromën më të mirë — me ujin e Kamfurit.
عَيْنًۭا يَشْرَبُ بِهَا عِبَادُ ٱللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفْجِيرًۭا ٦
nga një burim, prej të cilit pinë robërit e Allahut — ata e bëjnë atë (burim) të burojë kudo që duan.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Kjo pije, e përzier me aromën e kamfurit, është nga një burim nga i cili pinë robërit e Allahut — ata e drejtojnë dhe e rrjedhin atë si të duan e ku të duan, me lehtësi e kënaqësi.
يُوفُونَ بِٱلنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًۭا كَانَ شَرُّهُۥ مُسْتَطِيرًۭا ٧
Janë ata që i përmbahen zotimit të tyre dhe i frikësohen një Dite, tmerri i së cilës është gjithëpërfshirës.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Këta janë ata, që në botë i përmbushnin me përpikëri zotimet që i kishin bërë vetes për t’iu bindur Allahut dhe kishin frikë nga ndëshkimi i Tij në Ditën e Kiametit, një ditë e rëndë e tmerrshme, ku dëmi dhe e keqja do të përfshijnë të gjithë njerëzit, përveç atyre që i mëshiron Allahu.
وَيُطْعِمُونَ ٱلطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ مِسْكِينًۭا وَيَتِيمًۭا وَأَسِيرًا ٨
Që japin ushqim - edhe pse vetë kanë nevojë për të - për të varfërin, jetimin dhe të zënin rob,8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Ata u japin ushqim - megjithëse vetë e duan dhe kanë nevojë për të - të varfërve që s’kanë mundësi të fitojnë asgjë nga kjo botë, jetimëve që kanë mbetur pa mbrojtje dhe pasuri, dhe robërve të zënë në luftë — qofshin idhujtarë apo të tjerë.
إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ ٱللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمْ جَزَآءًۭ وَلَا شُكُورًا ٩
(duke thënë:) “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut; nuk duam prej jush as shpërblim, as falënderim!9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Dhe në zemrat e tyre thonë: “Ne ju bëjmë mirë vetëm për hir të Allahut dhe për të fituar kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij; nuk kërkojmë prej jush as shpërblim, as falënderim, as lavdërime!
إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًۭا قَمْطَرِيرًۭا ١٠
Ne i frikësohemi Zotit tonë, një Dite të zymtë e të vështirë.”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Vërtet, ne kemi frikë nga Zoti ynë, në një Ditë të rëndë, në të cilën fytyrat do të errësohen dhe ballet do të rrudhen nga tmerri dhe ashpërsia e saj.”
فَوَقَىٰهُمُ ٱللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ ٱلْيَوْمِ وَلَقَّىٰهُمْ نَضْرَةًۭ وَسُرُورًۭا ١١
Kështu që, Allahu do t’i ruajë ata prej tmerrit të asaj Dite dhe do t’u dhurojë shkëlqim dhe gëzim,11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Kështu që, Allahu do t’i shpëtojë ata nga vështirësitë dhe tmerret e asaj dite, do t’u japë bukuri e dritë në fytyrat e tyre, si dhe gëzim e hare në zemrat e tyre,
وَجَزَىٰهُم بِمَا صَبَرُواْ جَنَّةًۭ وَحَرِيرًۭا ١٢
dhe për durimin e tyre, do t’i shpërblejë me Xhenet dhe rroba mëndafshi.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
dhe si shpërblim për durimin e tyre në këtë botë, për bindjen dhe qëndrueshmërinë në adhurim, Ai do t’u japë një kopsht madhështor në Xhenet, nga i cili hanë çfarë të duan, dhe veshin mëndafsh të butë e të hollë.
مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ ۖ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًۭا وَلَا زَمْهَرِيرًۭا ١٣
Të mbështetur në kolltuqe luksoze, ku nuk do të shohin as Diell të nxehtë, as të ftohtë të ashpër.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Ata do të qëndrojnë të mbështetur mbi kolltukë të zbukuruar me pëlhura të hijshme dhe perde të ndritshme; aty nuk ndjejnë as nxehtësinë e Diellit, as të ftohtin e ashpër.
وَدَانِيَةً عَلَيْهِمْ ظِلَـٰلُهَا وَذُلِّلَتْ قُطُوفُهَا تَذْلِيلًۭا ١٤
Hija e Kopshtit do të jetë pikërisht mbi ta, dhe frutat e tij do të jenë shumë të lehta për t’u arritur.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Pemët e Xhenetit janë afër tyre, duke u bërë hije, dhe frytet e tyre u janë lehtësuar aq shumë, sa i marrin pa mundim.
وَيُطَافُ عَلَيْهِم بِـَٔانِيَةٍۢ مِّن فِضَّةٍۢ وَأَكْوَابٍۢ كَانَتْ قَوَارِيرَا۠ ١٥
Do t’u shërbehet me enë argjendi dhe kupa kristali - 15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Rreth tyre do të sillen shërbëtorët, duke mbajtur enë ushqimi prej argjendi dhe kupa pijeje prej kristali —
قَوَارِيرَاْ مِن فِضَّةٍۢ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًۭا ١٦
- kristal prej argjendi, të mbushura me saktësi, sipas dëshirës së tyre.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
- kristali që shkëlqen si argjend — të përmasave të përpikta, të përgatitura sipas dëshirës së atyre që pijnë, as më shumë e as më pak.
وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًۭا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا ١٧
Dhe do t’u jepet të pinë një gotë vere të pastër, të aromatizuar me xhenxhefil,17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Të devotshmit do të pinë në Xhenet nga një kupë të mbushur me verë të pastër, e përzier me aromën e xhenxhefilit,
عَيْنًۭا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلْسَبِيلًۭا ١٨
nga një burim që quhet “Selsebil”.18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
nga një burim në Xhenet që quhet Selsebil, për shkak të pastërtisë së tij, lehtësisë në pirje dhe shijes së këndshme.
۞ وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَٰنٌۭ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًۭا مَّنثُورًۭا ١٩
Atyre do t’u shërbejnë djem përherë të rinj; kur t’i shikosh, do t’i marrësh për margaritarë të shpërndarë.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Rreth këtyre të devotshmëve do të sillen për t’i shërbyer djem të rinj që do të jenë përherë në të njëjtën gjendje të rinisë e bukurisë; dhe kur t’i shohësh, për shkak të hijeshisë së tyre, pastërtisë së ngjyrës dhe ndriçimit të fytyrave të tyre, do t’i mendosh si margaritarë të shpërndarë që ndriçojnë.
وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًۭا وَمُلْكًۭا كَبِيرًا ٢٠
Ngado që të shohësh atje, do të shohësh begati dhe një mbretëri të madhe.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Ngado që të shohësh në Xhenet, do të shohësh begati që s’mund të përshkruhen me fjalë, dhe një mbretëri madhështore e të gjerë, pa kufi e pa mbarim.
عَـٰلِيَهُمْ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضْرٌۭ وَإِسْتَبْرَقٌۭ ۖ وَحُلُّوٓاْ أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٍۢ وَسَقَىٰهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًۭا طَهُورًا ٢١
Ata do të veshin rroba mëndafshi të hollë të gjelbër (nga brenda) dhe mëndafsh të trashë (nga jashtë), do të stolisen me byzylykë argjendi; dhe Zoti i tyre do t’u japë të pinë një pije të pastër.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Ata do të jenë të mbuluar dhe të zbukuruar me rroba, brendësia e të cilave është prej mëndafshi të hollë e të gjelbër, ndërsa sipërfaqja e tyre prej mëndafshi të trashë e të ndritshëm. Do të stolisen me byzylykë prej argjendi, dhe Zoti i tyre do t’u japë, përmbi gjithë këtë begati, një pije të pastër të veçantë — pa asnjë ndotje apo papastërti.
إِنَّ هَـٰذَا كَانَ لَكُمْ جَزَآءًۭ وَكَانَ سَعْيُكُم مَّشْكُورًا ٢٢
(Do t’u thuhet:) “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në dynja) është vlerësuar (pranuar).”22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Do t’u thuhet atyre: “Kjo është përgatitur për ju si shpërblim për veprat tuaja të mira; dhe veprat tuaja në jetën e kësaj bote kanë qenë të pëlqyera dhe të pranuara tek Allahu.”
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ ٱلْقُرْءَانَ تَنزِيلًۭا ٢٣
Vërtet, Ne ta kemi zbritur ty (o Muhamed) Kuranin pjesë-pjesë.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Vërtet, Ne ta kemi zbritur ty, o i Dërguar, Kuranin nga Ne, si shpallje hyjnore, pjesë-pjesë, në mënyrë që të kujtosh njerëzit me atë që përmban — premtime e paralajmërime, shpërblime e ndëshkime.
فَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ ءَاثِمًا أَوْ كَفُورًۭا ٢٤
Prandaj, bëj durim ndaj vendimit të Zotit tënd dhe mos dëgjo asnjë gjynahqar, apo mohues, prej tyre!24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Prandaj, duro me kënaqësi ndaj vendimit që Zoti yt ka caktuar për ty dhe pranoje atë; dhe përmbaju urdhrave të Tij në fe, duke vepruar sipas tyre pa u lëkundur. Mos iu bind asnjë prej idhujtarëve — atyre që janë zhytur në dëshira e gjynahe, apo që e kanë tepruar në mohim dhe devijim.
وَٱذْكُرِ ٱسْمَ رَبِّكَ بُكْرَةًۭ وَأَصِيلًۭا ٢٥
Dhe, përmend emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Dhe vazhdo ta përmendësh dhe ta lutësh Zotin tënd rregullisht, në fillim të ditës dhe në fund të saj.
وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَٱسْجُدْ لَهُۥ وَسَبِّحْهُ لَيْلًۭا طَوِيلًا ٢٦
Dhe, gjatë një pjese të natës, bjer në sexhde për Të, dhe madhëroje Atë shumë gjatë natës.26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Dhe gjatë natës, përulu para Zotit tënd, falu për Të dhe qëndro në adhurim e namaz nate për një kohë të gjatë, duke iu përkushtuar me devotshmëri.
إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ يُحِبُّونَ ٱلْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَآءَهُمْ يَوْمًۭا ثَقِيلًۭا ٢٧
Vërtet, këta njerëz (mohues) e duan jetën e shpejtë (këtë botë) dhe lënë pas dore një Ditë të rëndë (Ditën e Gjykimit).27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Vërtet, këta idhujtarë e duan jetën e kësaj bote dhe merren vetëm me të, duke lënë pas shpine përgatitjen për botën tjetër dhe për shpëtimin e tyre në një Ditë plot me vështirësi e tmerr të madh.
نَّحْنُ خَلَقْنَـٰهُمْ وَشَدَدْنَآ أَسْرَهُمْ ۖ وَإِذَا شِئْنَا بَدَّلْنَآ أَمْثَـٰلَهُمْ تَبْدِيلًا ٢٨
Ne i kemi krijuar ata dhe ua kemi përsosur strukturën (fizike); e nëse duam, i zëvendësojmë ata me të tjerë si ata.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Ne i krijuam ata dhe e kemi përsosur krijimin e tyre; dhe nëse dëshirojmë, do t’i shkatërrojmë, e do të sjellim një popull të bindur që i përmbahen urdhrave të Zotit të vet.
إِنَّ هَـٰذِهِۦ تَذْكِرَةٌۭ ۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًۭا ٢٩
Vërtet, kjo është një këshillë (përkujtim); kush të dojë, le të ndjekë rrugën që e çon te Zoti i tij.29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Kjo sure është vërtet një këshillë për të gjithë njerëzit; kushdo që dëshiron mirësi për veten, në këtë botë dhe në tjetrën, le të marrë si rrugë besimin dhe devotshmërinë, që ta çojnë në faljen dhe kënaqësinë e Allahut.
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا ٣٠
Por ju nuk do të doni, përveç nëse do Allahu. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Ju nuk mund të dëshironi apo të vendosni asgjë, veçse me caktimin dhe vullnetin e Allahut. Allahu është i Dijshëm për krijesat e Tij dhe i Urtë në planin dhe urdhërat e Tij.
يُدْخِلُ مَن يَشَآءُ فِى رَحْمَتِهِۦ ۚ وَٱلظَّـٰلِمِينَ أَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۢا ٣١
Ai fut në mëshirën e Vet kë të dojë, ndërsa për të padrejtët, Ai ka përgatitur një dënim të dhembshëm.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Ai fut në mëshirën e Tij kë të dojë, ndërsa për zullumqarët, që e kalojnë kufirin e Allahut, Ai ka përgatitur një dënim të dhembshëm.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Sigurisht, ka kaluar mbi njeriun një kohë e gjatë, para se atij t’i fryhej shpirti, kur ai nuk ishte asgjë që të përmendej, as kishte ndonjë gjurmë a njohje për të. [Mund të jetë për qëllim koha nga fillimi i krijimit të Ademit, kur ishte baltë e pjekur, deri sa iu fry shpirti dhe u bë njeri; ose koha para se ai të krijohej e të ekzistonte].