KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 82

El Infitar Fillimi i çarjes së qiellit

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 19 ajete • Ajetet 1–19

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

82:1

إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنفَطَرَتْ ١

Kur qielli të fillojë të çahet e të shpërthejë,1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Kur qielli të fillojë të çahet e të shpërthejë nga brenda jashtë, dhe rendi i tij të prishet,

82:2

وَإِذَا ٱلْكَوَاكِبُ ٱنتَثَرَتْ ٢

dhe yjet të shpërndahen,2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

dhe yjet të bien e të shpërndahen,

82:3

وَإِذَا ٱلْبِحَارُ فُجِّرَتْ ٣

dhe detet të shpërthejnë,3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

dhe detet të shpërthejnë e të përziehen me njëri-tjetrin, duke u tharë uji i tyre,

82:4

وَإِذَا ٱلْقُبُورُ بُعْثِرَتْ ٤

dhe varret të hapen,4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

dhe varret të hapen e të nxirren prej tyre të vdekurit,

82:5

عَلِمَتْ نَفْسٌۭ مَّا قَدَّمَتْ وَأَخَّرَتْ ٥

atëherë, çdo shpirt do ta dijë se çfarë (veprash) ka dërguar përpara dhe çfarë ka lënë pas.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

atëherë çdo shpirt do ta dijë qartë çdo vepër që ka bërë — ato që ka bërë dhe ato që ka lënë pa bërë — dhe do të shpërblehet për to siç e meriton.

82:6

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلْإِنسَـٰنُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ ٱلْكَرِيمِ ٦

O njeri (mohues)! Ç’të ka mashtruar ty kundër Zotit tënd Bujar,6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

O ti njeri që mohon ringjalljen, çfarë të mashtroi e të bëri të jesh i pakujdesshëm ndaj Zotit tënd Bujar, të Pasurit me mirësitë e shumta, që meriton falënderim dhe adhurim?

82:7

ٱلَّذِى خَلَقَكَ فَسَوَّىٰكَ فَعَدَلَكَ ٧

i Cili të krijoi, të modeloi dhe të përshtati,7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

A nuk është Ai që të krijoi, të formoi me përmasat më të përsosura, të rregulloi e të pajisi me aftësitë e tua,

82:8

فِىٓ أَىِّ صُورَةٍۢ مَّا شَآءَ رَكَّبَكَ ٨

në formën që deshi, të formësoi.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

dhe në formën që deshi Ai, të krijoi dhe të përshtati?

82:9

كَلَّا بَلْ تُكَذِّبُونَ بِٱلدِّينِ ٩

Por, jo! Në fakt, ju përgënjeshtroni Ditën e Gjykimit.9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Jo, nuk është ashtu siç pretendoni — se jeni në të drejtë duke adhuruar dikë tjetër përveç Allahut; përkundrazi, ju përgënjeshtroni Ditën e Llogarisë dhe të Shpërblimit.

82:10

وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَـٰفِظِينَ ١٠

Por, vërtet, mbi ju ka rojtarë (engjëj),10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Vërtet, mbi ju ka engjëj mbikëqyrës

82:11

كِرَامًۭا كَـٰتِبِينَ ١١

fisnikë dhe shkrues (të veprave),11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

të nderuar tek Allahu, që shënojnë me përpikëri gjithçka që u është ngarkuar të regjistrojnë. Asgjë nga veprat dhe fshehtësitë tuaja nuk u shpëton atyre;

82:12

يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ ١٢

që dinë mirë çdo gjë që ju bëni.12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

ata dinë mirë çdo gjë që bëni — qoftë e mirë apo e keqe.

82:13

إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ لَفِى نَعِيمٍۢ ١٣

Me të vërtetë, të drejtët do të jenë në lumturi (Xhenet).13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Vërtet, të devotshmit, ata që i përmbushin siç duhet të drejtat e Allahut dhe të njerëzve, do të jenë në begati dhe lumturi të përhershme.

82:14

وَإِنَّ ٱلْفُجَّارَ لَفِى جَحِيمٍۢ ١٤

Dhe, me të vërtetë, të këqijtë do të jenë në Zjarr,14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Ndërsa të ligjtë mohues, ata që kanë neglizhuar të drejtat e Allahut dhe të robërve të Tij, do të jenë në zjarrin e Xhehenemit,

82:15

يَصْلَوْنَهَا يَوْمَ ٱلدِّينِ ١٥

në të cilin do të hyjnë, në Ditën e Gjykimit15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

ku flaka e tij do t’i përvëlojë Ditën e Gjykimit.

82:16

وَمَا هُمْ عَنْهَا بِغَآئِبِينَ ١٦

dhe nuk do të mungojnë (dalin) kurrë prej tij.16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Ata nuk do të shpëtojnë prej ndëshkimit të Xhehenemit, as me vdekje, as me dalje prej tij.

82:17

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلدِّينِ ١٧

E ç’të bën të ditur ty, se ç’është Dita e Gjykimit?17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

E ç’të bën të ditur ty se çfarë madhështie ka Dita e Llogarisë?

82:18

ثُمَّ مَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلدِّينِ ١٨

Përsëri, ç’të bën të ditur ty, se ç’është Dita e Gjykimit?18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Po, ç’të bën të ditur ty se sa e madhe dhe e rëndë është ajo Ditë?

82:19

يَوْمَ لَا تَمْلِكُ نَفْسٌۭ لِّنَفْسٍۢ شَيْـًۭٔا ۖ وَٱلْأَمْرُ يَوْمَئِذٍۢ لِّلَّهِ ١٩

Ajo është Dita, kur askush nuk mund t'’i bëjë dobi askujt; atë Ditë, e gjithë çështja i takon vetëm Allahut.19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Në atë Ditë, askush nuk do të mund t’i bëjë dobi askujt, dhe çdo çështje, çdo pushtet e çdo vendim do t’i përkasin vetëm Allahut të Vetëm, Atij që askush nuk mund ta mposhtë, as ta detyrojë, e as t’i kundërshtojë urdhrin.

El Infitar · 19 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi