KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 49

El Huxhurat Dhomat

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Medinase • 18 ajete • Ajetet 1–18

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

49:1

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُقَدِّمُواْ بَيْنَ يَدَىِ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌۭ ١

O besimtarë! Mos veproni në asnjë çështje pa urdhër të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe kini frikë Allahun! Vërtet, Allahu është Dëgjues, i Dijshëm.1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, mos gjykoni dhe mos vendosni për ndonjë çështje të fesë suaj pa urdhrin e Allahut dhe të të Dërguarit, që të mos shpikni risi (bidate). Kini frikë Allahun në fjalët dhe veprat tuaja, që të mos bien në kundërshtim me urdhrin e Allahut dhe të të Dërguarit. Vërtet, Allahu i dëgjon fjalët tuaja, i di qëllimet dhe veprat tuaja. - Në këtë ka një paralajmërim për besimtarët, që të mos shpikin në fe dhe të mos vendosin ligje, për të cilat Allahu nuk ka dhënë leje.

49:2

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَرْفَعُوٓاْ أَصْوَٰتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ ٱلنَّبِىِّ وَلَا تَجْهَرُواْ لَهُۥ بِٱلْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَن تَحْبَطَ أَعْمَـٰلُكُمْ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ ٢

O besimtarë! Mos i ngrini zërat tuaj mbi zërin e të Dërguarit dhe mos e thërrisni atë me zë të lartë, siç i thërrisni njëri-tjetrit, që të mos ju asgjësohen veprat tuaja, pa e kuptuar.2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

O ju që keni besur Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vepruat sipas ligjit të Tij, mos i ngrini zërat tuaj mbi zërin e të Dërguarit, kur i drejtoheni atij dhe mos i thërrisni atij me zë të lartë dhe as në emër (o Muhamed!), ashtu siç thërrisni njëri-tjetrin, por nderojeni në të folur, ashtu siç është i veçuar nga të tjerët për misionin e mbajtjes së shpalljes së Zotit të tij, për detyrimin e besimit në të, dashurisë, bindjes dhe ndjekjes së shembullit të tij, duke e thirrur me zë të ulët (o i Dërguari i Allahut!); që veprat tuaja të mos bëhen të pavlefshme, ndërkohë që ju nuk e ndieni dhe nuk e kuptoni.

49:3

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصْوَٰتَهُمْ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ أُوْلَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱمْتَحَنَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمْ لِلتَّقْوَىٰ ۚ لَهُم مَّغْفِرَةٌۭ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ ٣

Me të vërtetë, ata që e ulin zërin e tyre pranë të Dërguarit të Allahut — janë ata, zemrat e të cilëve Allahu i ka provuar për devotshmëri. Për ta ka falje dhe shpërblim të madh.3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Vërtet, ata që e ulin zërin e tyre pranë të Dërguarit të Allahut, janë ata që Allahu i ka provuar zemrat e tyre dhe i ka pastruar për devotshmëri ndaj Tij. Për ta ka falje nga Allahu për gjynahet e tyre dhe shpërblim të madh – që është Xheneti.

49:4

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِن وَرَآءِ ٱلْحُجُرَٰتِ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ ٤

Vërtet, ata që të thërrasin ty nga jashtë dhomave të tua, shumica e tyre nuk mendojnë.4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Vërtet, ata që të thërrasin ty – o i Dërguar – nga jashtë dhomave të tua me zë të lartë, shumica prej tyre nuk kanë aq mend e kuptim sa t’i shtyjë në sjelljen me edukatë të mirë dhe në respektin që i takon të Dërguarit të Allahut ﷺ.

49:5

وَلَوْ أَنَّهُمْ صَبَرُواْ حَتَّىٰ تَخْرُجَ إِلَيْهِمْ لَكَانَ خَيْرًۭا لَّهُمْ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ٥

Sikur të duronin, derisa të dilje tek ata, do të ishte më mirë për ta. Por, Allahu është Falës dhe Mëshirues.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

E sikur ata të kishin duruar derisa të dilje ti tek ata, do të kishte qenë shumë më mirë për ta tek Allahu, sepse Allahu i ka urdhëruar ata që të të respektojnë ty. Allahu është Falës për atë që bëjnë nga padija dhe shkelja e rregullave të mirësjelljes, dhe është i Mëshirshëm me ta, sepse nuk i ndëshkoi menjëherë.

49:6

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن جَآءَكُمْ فَاسِقٌۢ بِنَبَإٍۢ فَتَبَيَّنُوٓاْ أَن تُصِيبُواْ قَوْمًۢا بِجَهَـٰلَةٍۢ فَتُصْبِحُواْ عَلَىٰ مَا فَعَلْتُمْ نَـٰدِمِينَ ٦

O besimtarë! Nëse ndonjë njeri i lig ju sjell ndonjë lajm, verifikojeni atë, që të mos godisni ndokënd pa ditur, pastaj të pendoheni për atë që keni bërë!6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

O ju që i besuat Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe vepruat sipas ligjit të Tij, nëse ju vjen një njeri i lig e gjynahqar me ndonjë lajm, verifikojeni mirë para se ta besoni dhe ta përcillni, derisa të siguroheni për vërtetësinë e tij; nga frika se mos godisni një popull apo njeri të pafajshëm me një padrejtësi prej jush dhe pastaj të pendoheni për atë që keni bërë!

49:7

وَٱعْلَمُوٓاْ أَنَّ فِيكُمْ رَسُولَ ٱللَّهِ ۚ لَوْ يُطِيعُكُمْ فِى كَثِيرٍۢ مِّنَ ٱلْأَمْرِ لَعَنِتُّمْ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ حَبَّبَ إِلَيْكُمُ ٱلْإِيمَـٰنَ وَزَيَّنَهُۥ فِى قُلُوبِكُمْ وَكَرَّهَ إِلَيْكُمُ ٱلْكُفْرَ وَٱلْفُسُوقَ وَٱلْعِصْيَانَ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلرَّٰشِدُونَ ٧

Dhe, dijeni se i Dërguari i Allahut është në mesin tuaj! Sikur ai t’ju bindej juve në shumë çështje, do të viheshit në vështirësi. Por, Allahu jua bëri të dashur besimin dhe e zbukuroi atë në zemrat tuaja, kurse mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen i bëri të urryer për ju. Të tillët janë të udhëzuarit drejt - 7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Dhe dijeni se në mesin tuaj është i Dërguari i Allahut, prandaj siluni me edukatë dhe respekt ndaj tij; sepse ai e di më mirë se ju atë që është e dobishme për ju, ai dëshiron për ju të mirën, ndërsa ju ndonjëherë dëshironi për veten tuaj gjëra që janë të dëmshme dhe nuk përputhen me atë që dëshiron i Dërguari për ju. Sikur ai t’ju bindej juve në shumë çështje që ju i zgjidhni sipas dëshirës suaj, kjo do t’ju sillte vështirësi dhe mundime. Por Allahu ua bëri të dashur besimin dhe e zbukuroi atë në zemrat tuaja, kështu që ju besuat, dhe ua bëri të urryer mohimin e Allahut, daljen nga bindja ndaj Tij dhe mëkatin ndaj Tij. Ata që kanë këto cilësi janë të udhëzuarit drejt, të cilët ecin në rrugën e së vërtetës.

49:8

فَضْلًۭا مِّنَ ٱللَّهِ وَنِعْمَةًۭ ۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌۭ ٨

si dhuratë dhe mirësi nga Allahu (për ta). Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Kjo mirësi që iu dha atyre është një dhuratë dhe mirësí nga Allahu mbi ta. Allahu është i Dijshëm për atë që e falënderon për dhuntitë e Tij dhe është i Urtë në rregullimin e çështjeve të krijesave të Tij.

49:9

وَإِن طَآئِفَتَانِ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٱقْتَتَلُواْ فَأَصْلِحُواْ بَيْنَهُمَا ۖ فَإِنۢ بَغَتْ إِحْدَىٰهُمَا عَلَى ٱلْأُخْرَىٰ فَقَـٰتِلُواْ ٱلَّتِى تَبْغِى حَتَّىٰ تَفِىٓءَ إِلَىٰٓ أَمْرِ ٱللَّهِ ۚ فَإِن فَآءَتْ فَأَصْلِحُواْ بَيْنَهُمَا بِٱلْعَدْلِ وَأَقْسِطُوٓاْ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ ٩

Nëse dy grupe besimtarësh luftojnë njëri-tjetrin, pajtoni mes tyre. E nëse njëra palë sulmon padrejtësisht tjetrën, atëherë luftoni kundër asaj që sulmon, derisa të kthehet te urdhri i Allahut. Nëse ajo kthehet, pajtoni mes tyre me drejtësi dhe gjykoni drejt, sepse Allahu i do ata që zbatojnë drejtësinë.9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Nëse dy grupe prej besimtarëve përleshen dhe luftojnë me njëri-tjetrin, atëherë pajtoni – o besimtarë – mes tyre duke i thirrur që të gjykojnë me Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij. Por, nëse njëra nga palët tejkalon kufijtë, sulmon padrejtësisht palën tjetër dhe refuzon të pranojë këtë gjykim, luftoni kundër saj derisa të kthehet te urdhri i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij. Kur të kthehet, pajtoni mes tyre me drejtësi, dhe vendosni gjykim të drejtë, pa e tejkaluar në gjykimet tuaja atë që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Allahu i do ata që gjykojnë me drejtësi midis krijesave të Tij.

49:10

إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌۭ فَأَصْلِحُواْ بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ ۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ١٠

Me të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni mes vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të mëshiroheni!10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Besimtarët janë vëllezër në fe, prandaj pajtoni mes dy vëllezërve tuaj kur bien në grindje, dhe kini frikë Allahun në të gjitha çështjet tuaja, me shpresë që të mëshiroheni prej Tij!

49:11

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا يَسْخَرْ قَوْمٌۭ مِّن قَوْمٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُونُواْ خَيْرًۭا مِّنْهُمْ وَلَا نِسَآءٌۭ مِّن نِّسَآءٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُنَّ خَيْرًۭا مِّنْهُنَّ ۖ وَلَا تَلْمِزُوٓاْ أَنفُسَكُمْ وَلَا تَنَابَزُواْ بِٱلْأَلْقَـٰبِ ۖ بِئْسَ ٱلِٱسْمُ ٱلْفُسُوقُ بَعْدَ ٱلْإِيمَـٰنِ ۚ وَمَن لَّمْ يَتُبْ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ ١١

O besimtarë! Të mos tallen disa prej jush me disa të tjerë, se ndoshta ata të tjerët mund të jetë më të mirë se këta; as gratë mos t’i tallin gratë, se ndoshta ato janë më të mira se këto. Mos e përqeshni njëri-tjetrin dhe mos u thirrisni me nofka të këqija! Sa emër i shëmtuar është mosbindja pas besimit. E kush nuk pendohet, ata janë të padrejtët.11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

O ju që besuat Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vepruat sipas ligjit të Tij, të mos tallen disa besimtarë me disa të tjerë; ndoshta ai që tallet prej tyre është më i ulët se ai me të cilin tallet. As mos tallen disa gra besimtare me disa të tjera; ndoshta ato që tallin janë më të ulëta se ato me të cilat tallen. Mos e përqeshni njëri-tjetrin dhe mos e thërrisni njëri-tjetrin me nofka që nuk i pëlqejnë! E shëmtuar është të quhet dikush mëkatar me nofkën e fyerjes dhe talljes, pasi keni hyrë në Islam dhe e keni pranuar atë. E kush nuk pendohet nga tallja, përqeshja dhe fyerja, ata janë të padrejtë ndaj vetvetes me kryerjen e këtyre ndalesave.

49:12

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجْتَنِبُواْ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ ٱلظَّنِّ إِثْمٌۭ ۖ وَلَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا ۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًۭا فَكَرِهْتُمُوهُ ۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٌۭ رَّحِيمٌۭ ١٢

O besimtarë! Largojuni shumë prej dyshimeve, sepse vërtet, disa dyshime janë gjynah. Dhe mos spiunoni, as mos përgojoni njëri-tjetrin! A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur?! Ju do ta urrenit këtë! Pra, kini frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit, Mëshirëplotë.12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

O ju që besuat Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vepruat sipas ligjit të Tij, shmangni shumë nga dyshimet e këqija ndaj besimtarëve; se një pjesë e atyre dyshimeve janë vërtet mëkat. Mos kërkoni të zbuloni të metat e muslimanëve, dhe mos flisni keq për njëri-tjetrin pas shpine me atë që nuk pëlqehet. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të tij të vdekur? Ju e urreni këtë, pra urreni edhe përçmimin e tij (përgojimin). Druajuni Allahut në atë që u ka urdhëruar dhe ndaluar. Vërtet, Allahu pranon pendimin e robërve të Tij besimtarë dhe është Mëshirëplotë me ta.

49:13

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَـٰكُم مِّن ذَكَرٍۢ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَـٰكُمْ شُعُوبًۭا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓاْ ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ ٱللَّهِ أَتْقَىٰكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌۭ ١٣

O njerëz! Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër, dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai që është më i devotshëm ndaj Tij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo gjëje në hollësi.13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

O njerëz, Ne ju kemi krijuar prej një babai të vetëm, Ademit, dhe një nëne të vetme, Havasë. Prandaj nuk ka përparësi ndërmjet jush në prejardhje. Dhe përmes shumimit, ju kemi bërë popuj dhe fise të ndryshme, që të njihni njëri-tjetrin. Vërtet, më fisniku dhe më i nderuari ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshmi ndaj Tij. Allahu është i Dijshëm për të devotshmit, i Mirënjohur për gjendjen e tyre.

49:14

۞ قَالَتِ ٱلْأَعْرَابُ ءَامَنَّا ۖ قُل لَّمْ تُؤْمِنُواْ وَلَـٰكِن قُولُوٓاْ أَسْلَمْنَا وَلَمَّا يَدْخُلِ ٱلْإِيمَـٰنُ فِى قُلُوبِكُمْ ۖ وَإِن تُطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَا يَلِتْكُم مِّنْ أَعْمَـٰلِكُمْ شَيْـًٔا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌ ١٤

Beduinët thanë: “Ne kemi besuar”. Thuaj: “Ju nuk keni besuar, por thoni: ‘Ne jemi dorëzuar’, pasi besimi ende nuk ka hyrë në zemrat tuaja. Nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk do t’ju pakësojë asgjë nga veprat tuaja. Vërtet, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.”14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Beduinët thanë: “Besuam në Allahun dhe të Dërguarin e Tij me besim të plotë.” Thuaju – o i Dërguar –: “Mos ia atriboni vetes besimin e përsosur, por thoni: ‘Ne u bëmë muslimanë’, sepse ende nuk ka hyrë besimi i plotë në zemrat tuaja. E nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t’ju mungojë asgjë nga shpërblimi i veprave tuaja.” Vërtet, Allahu është Falës për atë që pendohet prej mëkateve dhe i Mëshirshëm me të. - Në këtë ajet ka qortim për ata që e shfaqin besimin dhe ndjekjen e Sunetit, ndërkohë që veprat e tyre dëshmojnë të kundërtën.

49:15

إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُواْ وَجَـٰهَدُواْ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّـٰدِقُونَ ١٥

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, pastaj nuk dyshojnë, dhe luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre, në Rrugën e Allahut. Të tillët janë ata, të sinqertët.15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Besimtarët e vërtetë janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe vepruan sipas ligjit të Tij, pastaj nuk dyshuan aspak në besimin e tyre, dhe shpenzuan nga pasuritë e tyre më të çmuara dhe dhanë jetët e tyre në xhihad në rrugën e Allahut, për bindjen dhe kënaqësinë e Tij. Këta janë ata që janë të sinqertë në besimin e tyre.

49:16

قُلْ أَتُعَلِّمُونَ ٱللَّهَ بِدِينِكُمْ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ ١٦

Thuaj: “A doni t’i tregoni Allahut për besimin tuaj, ndërkohë që Allahu di gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë?” Dhe, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Thuaju – o i Dërguar – këtyre beduinëve: “A po i tregoni Allahut për fenë tuaj dhe për atë që është në zemrat tuaja, ndërkohë që Allahu e di çfarë ka në qiej dhe në Tokë?” Allahu është i Dijshëm për çdo gjë, nuk i fshihet Atij ajo që keni në zemrat tuaja, qoftë besim apo mohim, mirësí apo mëkat.

49:17

يَمُنُّونَ عَلَيْكَ أَنْ أَسْلَمُواْ ۖ قُل لَّا تَمُنُّواْ عَلَىَّ إِسْلَـٰمَكُم ۖ بَلِ ٱللَّهُ يَمُنُّ عَلَيْكُمْ أَنْ هَدَىٰكُمْ لِلْإِيمَـٰنِ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ١٧

Ata e konsiderojnë si nder për ty, që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e konsideroni si nder për mua se keni pranuar Islamin; përkundrazi, Allahu ju ka bërë nder juve, që ju udhëzoi në besim, nëse jeni të sinqertë!”17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Këta beduinë ta përmendin si nder të madh ndaj teje, o i Dërguar, pranimin e tyre të Islamit, ndjekjen dhe ndihmën ndaj teje. Thuaju: “Mos e konsideroni si një nder për mua hyrjen tuaj në Islam, sepse dobitë e saj kthehen vetëm tek ju. Përkundrazi, Allahu është Ai që ju ka bërë nder duke ju udhëzuar për të besuar në Të dhe në të Dërguarin e Tij, nëse jeni të sinqertë në besimin tuaj.”

49:18

إِنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ غَيْبَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ ١٨

Vërtet, Allahu e di të fshehtën e qiejve dhe të Tokës. Allahu e sheh mirë atë që veproni.18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Vërtet, Allahu e di të fshehtën e qiejve dhe të Tokës, asgjë nga ato nuk i fshihet Atij. Allahu është i Vëmendshëm ndaj veprave tuaja dhe do t’ju shpërblejë për to: nëse janë të mira – me shpërblim të mirë, e nëse janë të këqija – me ndëshkim sipas së keqes.

El Huxhurat · 18 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi