SURJA 59
El Hashr Dëbimi
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۖ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ١
Allahun e madhëron çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.1
هُوَ ٱلَّذِىٓ أَخْرَجَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ مِن دِيَـٰرِهِمْ لِأَوَّلِ ٱلْحَشْرِ ۚ مَا ظَنَنتُمْ أَن يَخْرُجُواْ ۖ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُم مَّانِعَتُهُمْ حُصُونُهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَأَتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِنْ حَيْثُ لَمْ يَحْتَسِبُواْ ۖ وَقَذَفَ فِى قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعْبَ ۚ يُخْرِبُونَ بُيُوتَهُم بِأَيْدِيهِمْ وَأَيْدِى ٱلْمُؤْمِنِينَ فَٱعْتَبِرُواْ يَـٰٓأُوْلِى ٱلْأَبْصَـٰرِ ٢
Është Ai, që i nxori nga vendbanimet e tyre ata që nuk besuan, prej ithtarëve të Librit (hebrenjve), në dëbimin e parë. Ju nuk mendonit se ata do të dilnin, ndërsa ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por, Allahu i goditi prej nga nuk e prisnin, dhe hodhi frikë në zemrat e tyre, kështu që ata shkatërruan shtëpitë e tyre me duart e veta dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o njerëz të mençur!2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Ai – i Lartësuari – është Ai që nxori nga banesat e tyre ata që mohuan profetësinë e Muhamedit ﷺ, nga njerëzit e Librit, që ishin hebrejtë e Benu Nadirit, të cilët banonin pranë myslimanëve rreth Medinës. Ky ishte dëbimi i tyre i parë nga Gadishulli Arabik, drejt Shamit (Levantit). Ju, o myslimanë, nuk mendonit se ata do të dilnin nga shtëpitë e tyre me kaq poshtërim e nënçmim, për shkak të fuqisë dhe mbrojtjes së tyre të fortë. Ndërsa hebrejtë menduan se kështjellat e tyre do t’i mbronin nga ndëshkimi i Allahut dhe se askush nuk do t’i mundte. Por Allahu u erdhi prej andej nga nuk e prisnin, dhe hodhi frikë e tmerr në zemrat e tyre, saqë filluan të shkatërronin shtëpitë e tyre me duart e veta dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, merrni mësim, o ju që keni mendje të shëndoshë dhe zemra të kthjellëta, nga ajo që u ndodhi atyre.
وَلَوْلَآ أَن كَتَبَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمُ ٱلْجَلَآءَ لَعَذَّبَهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ عَذَابُ ٱلنَّارِ٣
Sikur Allahu të mos kishte caktuar dëbimin për ta, Ai do t’i kishte dënuar në këtë botë; e në botën tjetër, ata do të kenë dënimin e Zjarrit.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Sikur Allahu të mos kishte shkruar dhe caktuar për ta dëbimin nga vendi i tyre, Ai do t’i kishte dënuar në këtë botë me vrasje dhe robëri; ndërsa në botën tjetër, ata do të kenë dënimin e Zjarrit.
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ ۖ وَمَن يُشَآقِّ ٱللَّهَ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ٤
Kjo, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij; e kush i kundërvihet Allahut, duhet ta dijë se Allahu është i ashpër në ndëshkim.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Kjo që i goditi këta hebrenj në këtë botë dhe ajo që i pret në botën tjetër ndodhi sepse ata kundërshtuan urdhrat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij në mënyrën më të rëndë, u ngritën kundër tyre dhe u përpoqën në mëkat dhe mosbindje. E kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, vërtet Allahu është i ashpër në ndëshkim ndaj tij.
مَا قَطَعْتُم مِّن لِّينَةٍ أَوْ تَرَكْتُمُوهَا قَآئِمَةً عَلَىٰٓ أُصُولِهَا فَبِإِذْنِ ٱللَّهِ وَلِيُخْزِىَ ٱلْفَـٰسِقِينَ ٥
Çdo palmë hurme (të hebrenjve), që ju e prisni, ose e lini të qëndrojë në rrënjët e saj, kjo është me lejen e Allahut, në mënyrë që Ai t’i poshtërojë të pabindurit.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Çdo pemë hurme të bebrenjve që ju, o besimtarë, e prisni ose e lini të qëndrojë mbi rrënjët e saj, bëhet me lejen dhe urdhërin e Allahut dhe ju jeni të lirë të veproni si të doni; sepse me këtë, Ai do t’i poshtërojë ata që dalin kundër Tij dhe shkelin urdhrat e Tij, duke ju vënë juve në pushtet mbi prerjen dhe djegien e hurmave të tyre.
وَمَآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ مِنْهُمْ فَمَآ أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍۢ وَلَا رِكَابٍۢ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُۥ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ٦
Ajo plaçkë e tyre (hebrenjve), që Allahu ia dha të Dërguarit të Tij pa luftë, ju nuk u lodhët për të me kuaj apo deve, por Allahu i jep pushtet të Dërguarve të Tij mbi këdo që dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Ajo pasuri që Allahu ia dha të Dërguarit të Tij nga pasuritë e hebrenjve të Benu Nadirit pa luftë, ju nuk u lodhët për ta fituar, as me kuaj e as me deve; por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Tij mbi kë të dojë nga armiqtë e tyre, dhe ata dorëzohen pa luftë. Allahu është i Fuqishëm mbi çdo gjë, dhe asgjë nuk e sfidon Atë.
مَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ مِنْ أَهْلِ ٱلْقُرَىٰ فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَـٰمَىٰ وَٱلْمَسَـٰكِينِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ كَىْ لَا يَكُونَ دُولَةًۢ بَيْنَ ٱلْأَغْنِيَآءِ مِنكُمْ ۚ وَمَآ ءَاتَىٰكُمُ ٱلرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَىٰكُمْ عَنْهُ فَٱنتَهُواْ ۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ٧
Ajo plaçkë që Allahu i jep të Dërguarit të Tij prej banorëve të vendeve të tjera, pa luftë, i përket Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij (Dërguarit), jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve në nevojë — në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm mes të pasurve tuaj. Dhe, çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, pranojeni; dhe çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Dhe kini frikë Allahun; vërtet, Allahu është i ashpër në ndëshkim.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Ajo pasuri që Allahu ia jep të Dërguarit të Tij nga pasuritë e idhujtarëve të vendeve përreth, pa luftë e pa përdorur kuaj apo deve, i përket Allahut dhe të Dërguarit të Tij — dhe ajo shpërndahet për nevojat e përgjithshme të myslimanëve, për të afërmit e të Dërguarit ﷺ, për jetimët — që janë fëmijët e varfër që u kanë vdekur prindërit — për të varfrit dhe për udhëtarin që ka mbetur pa mjete dhe pa pasuri gjatë udhëtimit të tij. Kjo është bërë që pasuria të mos qarkullojë vetëm ndër të pasurit, ndërsa të varfrit të përjashtohen. Dhe çdo gjë që i Dërguari ju jep, qoftë pasuri apo ligj që jua ka përcaktuar, merreni, dhe për çdo gjë që ai ju ndalon, largohuni prej saj. Kini frikë Allahun duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u shmangur nga ndalesat e Tij. Vërtet, Allahu është i ashpër në ndëshkim ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe nuk i binden urdhrave të Tij. - Ky ajet është bazë për detyrimin e ndjekjes së Sunetit të Profetit ﷺ, qoftë me fjalë, me vepra apo me miratim.
لِلْفُقَرَآءِ ٱلْمُهَـٰجِرِينَ ٱلَّذِينَ أُخْرِجُواْ مِن دِيَـٰرِهِمْ وَأَمْوَٰلِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًۭا مِّنَ ٱللَّهِ وَرِضْوَٰنًۭا وَيَنصُرُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّـٰدِقُونَ ٨
(Pjesë në atë plaçkë kanë) edhe emigrantët e varfër, të cilët u dëbuan nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Këta janë të sinqertët e vërtetë.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Po ashtu, nga plaçka që Allahu ia jep të Dërguarit të Tij pa luftë, u jepet edhe emigrantëve të varfër, të cilët idhujtarët e Mekës i detyruan të largohen nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar prej Allahut mirësinë dhe furnizimin në këtë botë, si edhe kënaqësinë e Tij në botën tjetër. Ata ndihmojnë fenë e Allahut dhe të Dërguarin e Tij, duke luftuar në rrugën e Allahut. Këta janë të sinqertët e vërtetë, të cilët e kanë vërtetuar me vepra atë që kanë thënë me fjalë.
وَٱلَّذِينَ تَبَوَّءُو ٱلدَّارَ وَٱلْإِيمَـٰنَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِى صُدُورِهِمْ حَاجَةًۭ مِّمَّآ أُوتُواْ وَيُؤْثِرُونَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌۭ ۚ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِۦ فَأُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ٩
Ndërsa banorët vendës (ensarët e Medines), të cilët e kishin përqafuar besimin para mbërritjes së tyre (emigrantëve Mekas), i duan ata që emigruan tek ata dhe nuk ndjejnë zili në zemrat e tyre për atë që u është dhënë. Ata i japin përparësi të tjerëve ndaj vetes, edhe pse vetë janë në nevojë. E kush ruhet prej lakmisë së shpirtit të vet, ata janë fituesit e vërtetë.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Ndërsa banorët vendës të Medines (ensarët), të cilët kishin besuar para se të vinin emigrantët, i duan emigrantët (muhaxhirët), i ndihmojnë dhe ndajnë me ta pasurinë e tyre, pa ndier asnjë smirë në zemrat e tyre për atë që u është dhënë emigrantëve nga pasuria e fituar (el-fej’u dhe të tjera). Ata i vënë të tjerët përpara vetes, edhe nëse vetë janë në nevojë dhe varfëri. Kushdo që është ruajtur nga koprracia dhe nga ndalimi i së mirës, ata janë të shpëtuarit dhe të fituarit, që kanë arritur atë që dëshirojnë.
وَٱلَّذِينَ جَآءُو مِنۢ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَٰنِنَا ٱلَّذِينَ سَبَقُونَا بِٱلْإِيمَـٰنِ وَلَا تَجْعَلْ فِى قُلُوبِنَا غِلًّۭا لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ رَبَّنَآ إِنَّكَ رَءُوفٌۭ رَّحِيمٌ ١٠
Ndërsa ata që vijnë pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që na kanë paraprirë në besim, dhe mos lejo në zemrat tona asnjë urrejtje ndaj atyre që besuan! Zoti ynë! Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë.”10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Ndërsa ata që do të vijnë pas emigrantëve dhe ensarëve nga besimtarët do të thonë: “Zoti ynë, na fal neve gjynahet tona dhe fali edhe vëllezërit tanë në fe që na paraprinë në besim, dhe mos lejo në zemrat tona smirë apo urrejtje ndaj asnjërit prej besimtarëve! Zoti ynë, vërtet Ti je i Butë dhe Mëshirëplotë ndaj robërve të Tu.” - Ky ajet tregon se muslimani duhet t’i përmendë paraardhësit e tij me mirësi, të lutet për ta, t’i dojë shokët e të Dërguarit ﷺ, t’i përmendë me respekt dhe të lutet që Allahu të jetë i kënaqur me ta.
۞ أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نَافَقُواْ يَقُولُونَ لِإِخْوَٰنِهِمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ لَئِنْ أُخْرِجْتُمْ لَنَخْرُجَنَّ مَعَكُمْ وَلَا نُطِيعُ فِيكُمْ أَحَدًا أَبَدًۭا وَإِن قُوتِلْتُمْ لَنَنصُرَنَّكُمْ وَٱللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّهُمْ لَكَـٰذِبُونَ ١١
A nuk i sheh ata që janë hipokritë, të cilët u thonë vëllezërve të tyre që nuk besuan, prej ithtarëve të Librit: “Nëse dëboheni, edhe ne do të dalim me ju, dhe kurrë nuk do t’i bindemi askujt kundër jush; e nëse sulmoheni, me siguri që do t’ju ndihmojmë.” Por, Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
A nuk i ke parë hipokritët? Ata u thonë vëllezërve të tyre në mohim, hebrejve të Benu Nadirit: “Nëse Muhamedi dhe shokët e tij ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja, ne do të dalim bashkë me ju, dhe nuk do të dëgjojmë askënd që t’ju braktisim; dhe nëse luftojnë kundër jush, ne do t’ju ndihmojmë kundër tyre.” Por Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë në ato që u premtuan hebrenjve të Benu Nadirit.
لَئِنْ أُخْرِجُواْ لَا يَخْرُجُونَ مَعَهُمْ وَلَئِن قُوتِلُواْ لَا يَنصُرُونَهُمْ وَلَئِن نَّصَرُوهُمْ لَيُوَلُّنَّ ٱلْأَدْبَـٰرَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ ١٢
Nëse ata (hebrenjtë) dëbohen, hipokritët nuk do të dalin me ta; dhe nëse sulmohen, nuk do t’i ndihmojnë; e nëse përpiqen t’i ndihmojnë, me siguri do të kthejnë shpinën dhe pastaj nuk do të ndihmohen.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Nëse hebrejtë do të dëbohen nga Medina, hipokritët nuk do të dalin me ta, dhe nëse ata luftohen, hipokritët nuk do të luftojnë bashkë me ta siç u kishin premtuar. Edhe nëse do të luftonin përkrah tyre, do të kthenin shpinën duke ikur të turpëruar, dhe Allahu nuk do t’i ndihmojë, por do t’i lërë të poshtëruar dhe të braktisur.
لَأَنتُمْ أَشَدُّ رَهْبَةًۭ فِى صُدُورِهِم مِّنَ ٱللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌۭ لَّا يَفْقَهُونَ ١٣
Frika që ata kanë ndaj jush në zemrat e tyre është më e madhe se frika që kanë ndaj Allahut. Kjo, sepse ata janë një popull që nuk kupton.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Frika dhe droja që hipokritët kanë në zemrat e tyre ndaj jush, o besimtarë, është më e madhe dhe më e fortë sesa frika që kanë ndaj Allahut; dhe kjo është sepse ata janë njerëz që nuk e kuptojnë madhështinë e Allahut, nuk kanë besim të vërtetë në Të dhe nuk frikësohen nga ndëshkimi i Tij.
لَا يُقَـٰتِلُونَكُمْ جَمِيعًا إِلَّا فِى قُرًۭى مُّحَصَّنَةٍ أَوْ مِن وَرَآءِ جُدُرٍۭ ۚ بَأْسُهُم بَيْنَهُمْ شَدِيدٌۭ ۚ تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًۭا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌۭ لَّا يَعْقِلُونَ ١٤
Ata nuk luftojnë kundër jush të bashkuar, përveçse në fshatra të fortifikuara ose prapa mureve. Armiqësia midis vetë atyre është e ashpër; ti mendon se janë të bashkuar, por zemrat e tyre janë të përçara. Kjo, sepse ata janë një popull që nuk mendon.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Hebrenjtë nuk do t’ju përballen në luftë të bashkuar, veçse nga brenda fshatrave të fortifikuara me mure e hendeqe, ose nga pas mureve që i mbrojnë. Armiqësia mes tyre është e ashpër, dhe ti mund të mendosh se janë të bashkuar në një qëllim, por zemrat e tyre janë të përçara; dhe kjo është sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë urdhrat e Allahut dhe nuk i meditojnë shenjat e Tij.
كَمَثَلِ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ قَرِيبًۭا ۖ ذَاقُواْ وَبَالَ أَمْرِهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ١٥
Këta (hebrenj) janë si ata që ishin pak para tyre, të cilët shijuan pasojat e veprave të veta (dënimin në këtë botë), dhe do të kenë një dënim të dhembshëm (në botën tjetër).15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Shembulli i këtyre hebrenjve, në atë që i goditi nga ndëshkimi i Allahut, është si shembulli i idhujtarëve të Kurejshit në ditën e Bedrit, dhe si hebrejtë e Benu Kajnukaas, të cilët e provuan fundin e hidhur të mosbesimit dhe armiqësisë së tyre ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ në këtë botë; ndërsa në botën tjetër, ata do të kenë një dënim të dhembshëm dhe të ashpër.
كَمَثَلِ ٱلشَّيْطَـٰنِ إِذْ قَالَ لِلْإِنسَـٰنِ ٱكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّى بَرِىٓءٌۭ مِّنكَ إِنِّىٓ أَخَافُ ٱللَّهَ رَبَّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٦
Ndërsa ata (hipokritët) janë si djalli, që i thotë njeriut: “Moho!” Por, kur ky mohon, djalli i thotë: “Unë nuk kam të bëj aspak me ty! Unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve!”16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Shembulli i këtyre hipokritëve, të cilët i nxitën hebrejtë të luftonin dhe u premtuan ndihmë kundër të Dërguarit të Allahut ﷺ, është si shembulli i shejtanit, që ia zbukuron njeriut mohimin dhe e thërret në të, por kur ai mohon, i thotë: “Unë nuk kam të bëj me ty, sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithë krijesave.”
فَكَانَ عَـٰقِبَتَهُمَآ أَنَّهُمَا فِى ٱلنَّارِ خَـٰلِدَيْنِ فِيهَا ۚ وَذَٰلِكَ جَزَٰٓؤُاْ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٧
Fundi i të dyve këtyre (djallit dhe njeriut që e ndoqi) është se ata do të jenë në Zjarr, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është shpërblimi i keqbërësve.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Dhe përfundimi i shejtanit dhe i njeriut që e ndoqi atë duke mohuar, është se të dy do të jenë në Zjarr, ku do të qëndrojnë përgjithmonë; dhe ky është dënimi për ata që tejkalojnë kufijtë e Allahut.
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌۭ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍۢ ۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ ١٨
O besimtarë! Kini frikë Allahun dhe secili të shikojë se çfarë ka përgatitur për të nesërmen! Kini frikë Allahun, sepse Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që veproni!18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Allahut, kini frikë Allahun dhe ruhuni nga dënimi i Tij, duke bërë atë që Ai ju ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ajo që ju ka ndaluar! Le të meditojë çdo njeri për veprat që ka bërë e ka dërguar për Ditën e Kiametit! Kini frikë Allahun në çdo gjë që bëni dhe në çdo gjë që lini pas dore! Vërtet, Allahu është i Dijshëm për ato që punoni, asgjë nga veprat tuaja nuk i fshihet Atij, dhe Ai do t’ju shpërblejë sipas tyre.
وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ نَسُواْ ٱللَّهَ فَأَنسَىٰهُمْ أَنفُسَهُمْ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ ١٩
Dhe mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Ai i bëri t’i harrojnë vetvetet! Ata janë të pabindurit e vërtetë.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Dhe mos u bëni, o besimtarë, si ata që e lanë pas dore kryerjen e detyrimeve ndaj Allahut, për këtë arsye Ai i bëri të harrojnë vetveten dhe pjesën e tyre të të mirave që do t’i shpëtonin nga dënimi në Ditën e Kiametit! Këta janë gjynahqarët e vërtetë, që kanë dalë jashtë bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
لَا يَسْتَوِىٓ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصْحَـٰبُ ٱلْجَنَّةِ ۚ أَصْحَـٰبُ ٱلْجَنَّةِ هُمُ ٱلْفَآئِزُونَ ٢٠
Nuk janë të barabartë banorët e Zjarrit me banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit janë fitimtarët.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Nuk janë të barabartë banorët e zjarrit, që do të ndëshkohen, me banorët e xhenetit, që do të gëzojnë begati. Banorët e xhenetit janë ata që kanë fituar çdo të mirë të dëshiruar dhe janë shpëtuar nga çdo e keqe e urryer.
لَوْ أَنزَلْنَا هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانَ عَلَىٰ جَبَلٍۢ لَّرَأَيْتَهُۥ خَـٰشِعًۭا مُّتَصَدِّعًۭا مِّنْ خَشْيَةِ ٱللَّهِ ۚ وَتِلْكَ ٱلْأَمْثَـٰلُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ ٢١
Sikur ta zbrisnim këtë Kuran mbi ndonjë mal, do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika ndaj Allahut. Ne ua sjellim këto shembuj njerëzve, që ata të mendojnë.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Sikur ta zbrisnim këtë Kuran mbi ndonjë mal, dhe ai ta kuptonte atë që përmban — premtime dhe paralajmërime — do ta shihje, megjithë forcën, qëndrueshmërinë dhe madhësinë e tij, të përulur, të nënshtruar e të copëtuar nga frika e Allahut të Lartësuar. Këto shembuj, Ne i tregojmë dhe i sqarojmë për njerëzit, që ata të mendojnë mbi fuqinë dhe madhështinë e Allahut. - Ky ajet është thirrje për të medituar mbi Kuranin, për të kuptuar domethëniet e tij dhe për të vepruar sipas udhëzimeve të tij.
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ عَـٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَـٰدَةِ ۖ هُوَ ٱلرَّحْمَـٰنُ ٱلرَّحِيمُ ٢٢
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (të denjë për t’u adhuruar); Njohësi i së fshehtës dhe i së dukshmes; Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Ai është Allahu, i Lartësuari, i adhuruari me të drejtë, përveç të cilit nuk ka zot tjetër të vërtetë. Ai është i Dijshmi për të fshehtën dhe të dukshmen, di atë që nuk është e pranishme dhe atë që është e pranishme. Ai është i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të Cilit përfshin çdo gjë, dhe Mëshirëploti ndaj atyre që besojnë në Të.
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِى لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْمَلِكُ ٱلْقُدُّوسُ ٱلسَّلَـٰمُ ٱلْمُؤْمِنُ ٱلْمُهَيْمِنُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْجَبَّارُ ٱلْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَـٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ ٢٣
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (të denjë për t’u adhuruar); Sunduesi, i Shenjti (i Pastër nga çdo e metë), i Përsosuri (pa asnjë të metë), Vërtetuesi i të dërguarve të Vet, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Nënshtruesi, Madhështori. I lartësuar është Allahu mbi gjithçka që ata i shoqërojnë!23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Ai është Allahu, i adhuruari me të drejtë, nuk ka zot tjetër përveç Tij; Sunduesi i gjithçkaje, që vepron e drejton çdo gjë pa pengesë e pa kundërshtim; Ai është i Shenjti i pastër nga çdo mangësi; i Përsosuri i pastër nga çdo e metë; Vërtetuesi që vërteton të dërguarit dhe profetët e Tij me shenjat e qarta që u dërgon; Ai është Mbikëqyrësi mbi të gjitha krijesat në veprat e tyre; i Plotfuqishmi që askush nuk mund ta mposhtë, Nënshtruesi që i ka nënshtruar të gjithë robërit e Tij, dhe i Madhërishmi, të cilit i përket krenaria dhe madhështia absolute. Allahu është i pastër dhe i lartësuar nga çdo gjë që ata i bashkojnë Atij në adhurim.
هُوَ ٱللَّهُ ٱلْخَـٰلِقُ ٱلْبَارِئُ ٱلْمُصَوِّرُ ۖ لَهُ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ ۚ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٢٤
Ai është Allahu — Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Atij i përkasin Emrat më të Bukur. Atë e madhëron gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Ai është Allahu, i Lartësuari, Krijuesi që ka caktuar krijimin, Shpikësi që i ka sjellë gjallesat në ekzistencë sipas urtësisë së Tij, Formësuesi që i jep krijesave pamjen dhe formën që dëshiron. Atij i përkasin Emrat më të Bukur dhe Cilësitë më të Larta. Atë e madhëron çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi, që ndëshkon ashpër armiqtë e Tij, dhe i Urtë në drejtimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave të Tij.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë e lartëson dhe e pastron Allahun nga çdo gjë që nuk i përshtatet Atij. Ai është i Plotfuqishmi, që askush nuk mund ta mposhtë, dhe i Urti në caktimin, drejtimin, krijimin dhe ligjësimin e Tij — vendos çdo gjë në vendin e duhur.