KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 69

El Hakkah E vërteta e pashmangshme

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 52 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

69:1

ٱلْحَآقَّةُ ١

E Vërteta e pashmangshme!1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Kjo është ngjarja e Kiametit të vërtetë, ku do të përmbushet premtimi dhe kërcënimi.

69:2

مَا ٱلْحَآقَّةُ ٢

Ç’është e Vërteta e pashmangshme?2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Po çfarë është kjo ngjarje madhështore e Kiametit në realitetin dhe gjendjen e saj?

69:3

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْحَآقَّةُ ٣

E ç’të bën ty të dish se ç’është e Vërteta e pashmangshme?3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

E ç’të ka bërë të ditur ty, o i Dërguar, dhe ç’të ka treguar ty për realitetin e Kiametit, që ta njohësh plotësisht madhështinë, tmerrin dhe ashpërsinë e tij?

69:4

كَذَّبَتْ ثَمُودُ وَعَادٌۢ بِٱلْقَارِعَةِ ٤

Themudi dhe Adi e përgënjeshtruan Goditësen e Madhe.4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Populli Themud, që ishte populli i Salihut, dhe populli Ad, që ishte populli i Hudit, e përgënjeshtruan ngjarjen Tronditëse të Kiametit — atë ditë që trondit zemrat dhe botën me tmerrin e saj.

69:5

فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهْلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ ٥

Sa për Themudin – ata u shkatërruan nga një britmë e tmerrshme.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Sa për popullin Themud, ata u shkatërruan nga një britmë e madhe tronditëse që tejkaloi çdo kufi në fuqinë dhe ashpërsinë e saj;

69:6

وَأَمَّا عَادٌۭ فَأُهْلِكُواْ بِرِيحٍۢ صَرْصَرٍ عَاتِيَةٍۢ ٦

Ndërsa Adi u shkatërrua nga një erë e fortë, e akullt dhe e egër,6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Ndërsa populli Ad u shkatërrua nga një erë e ftohtë dhe e furishme,

69:7

سَخَّرَهَا عَلَيْهِمْ سَبْعَ لَيَالٍۢ وَثَمَـٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومًۭا فَتَرَى ٱلْقَوْمَ فِيهَا صَرْعَىٰ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ خَاوِيَةٍۢ ٧

të cilën Allahu e lëshoi mbi ta për shtatë net dhe tetë ditë radhazi; i shihje njerëzit të rrëzuar përmbys, sikur të ishin trungje palmash të zbrazëta.7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Erë, të cilën Allahu e dërgoi mbi ta për shtatë netë dhe tetë ditë rresht, pa pushim e pa ndërprerje. Kështu, i shihje ata njerëz të vdekur, të rrëzuar përdhe, sikur të ishin trungje palmash të kalbura e bosh brenda.

69:8

فَهَلْ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٍۢ ٨

A sheh vallë ndonjë mbetje prej tyre?8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

A sheh ndonjë shpirt që shpëtoi prej tyre pa u shkatërruar?

69:9

وَجَآءَ فِرْعَوْنُ وَمَن قَبْلَهُۥ وَٱلْمُؤْتَفِكَـٰتُ بِٱلْخَاطِئَةِ ٩

Faraoni, ata që ishin para tij, dhe qytetet e përmbysura (të popullit të Lutit) u zhytën në gjynahe të mëdha,9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

Erdhi Faraon tirani, dhe ata që e paraprinë nga popujt që mohuan të dërguarit e tyre, si edhe banorët e fshatrave të popullit të Lut-it, të cilëve ua përmbysëm shtëpitë për shkak të veprës së tyre të shëmtuar — mohim, shirk dhe mëkate të neveritshme.

69:10

فَعَصَوْاْ رَسُولَ رَبِّهِمْ فَأَخَذَهُمْ أَخْذَةًۭ رَّابِيَةً ١٠

dhe kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, prandaj Ai i kapi ata me një ndëshkim të ashpër.10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Secili nga këta popuj kundërshtoi të dërguarin e Zotit të tyre që u ishte dërguar, prandaj Allahu i ndëshkoi me një ndëshkim jashtëzakonisht të ashpër.

69:11

إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلْمَآءُ حَمَلْنَـٰكُمْ فِى ٱلْجَارِيَةِ ١١

Vërtet, kur vërshoi uji i përmbytjes, Ne ju bartëm në anije,11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Vërtet, kur uji kaloi kufirin e tij, derisa u ngrit e u lartësua mbi çdo gjë, Ne i mbartëm paraardhësit tuaj me Nuhun në anijen që lundronte mbi ujë,

69:12

لِنَجْعَلَهَا لَكُمْ تَذْكِرَةًۭ وَتَعِيَهَآ أُذُنٌۭ وَٰعِيَةٌۭ ١٢

për ta bërë atë (ngjarje) një përkujtues për ju, dhe që ta kuptojë çdo vesh i vëmendshëm.12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

në mënyrë që ta bëjmë atë ngjarje — në të cilën u shpëtuan besimtarët dhe u mbytën mohuesit — një mësim e këshillë për njerëzit; dhe që çdo vesh, që është i aftë të dëgjojë e të kuptojë Fjalën e Allahut, ta ruajë dhe ta përvetësojë atë.

69:13

فَإِذَا نُفِخَ فِى ٱلصُّورِ نَفْخَةٌۭ وَٰحِدَةٌۭ ١٣

Dhe, kur të fryhet në Sur një fryrje të vetme,13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Kur engjëlli të fryjë në “Sur” një fryrje të vetme — fryrja e parë, në të cilën do të shkatërrohet gjithësia —

69:14

وَحُمِلَتِ ٱلْأَرْضُ وَٱلْجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةًۭ وَٰحِدَةًۭ ١٤

dhe Toka e malet të ngrihen e të thërrmohen me një goditje të vetme,14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Dhe Toka e malet do të ngrihen nga vendet e tyre, do të thërrmohen e do të shkatërrohen plotësisht;

69:15

فَيَوْمَئِذٍۢ وَقَعَتِ ٱلْوَاقِعَةُ ١٥

atë Ditë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti).15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Atë ditë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme e Kiametit.

69:16

وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِىَ يَوْمَئِذٍۢ وَاهِيَةٌۭ ١٦

Qielli do të çahet, sepse atë ditë do të jetë i dobët,16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Qielli do të çahet, duke u bërë i dobët dhe i brishtë, pa forcë e pa qëndrueshmëri.

69:17

وَٱلْمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرْجَآئِهَا ۚ وَيَحْمِلُ عَرْشَ رَبِّكَ فَوْقَهُمْ يَوْمَئِذٍۢ ثَمَـٰنِيَةٌۭ ١٧

ndërsa Engjëjt do të jenë në skajet e tij; atë Ditë, tetë (engjëj) do të mbajnë mbi ta Arshin e Zotit tënd.17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Engjëjt do të jenë në anët dhe skajet e qiellit, dhe atë Ditë, tetë engjëj të mëdhenj do të mbajnë Arshin e Zotit tënd mbi ta.

69:18

يَوْمَئِذٍۢ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَىٰ مِنكُمْ خَافِيَةٌۭ ١٨

Atë ditë, ju do të paraqiteni (para Allahut); asnjë e fshehtë e juaja nuk do të mbetet e fshehur.18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Atë ditë, o njerëz, do të paraqiteni para Allahut për llogari dhe shpërblim, dhe Atij nuk i fshihet asgjë nga të fshehtat tuaja.

69:19

فَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَـٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقْرَءُواْ كِتَـٰبِيَهْ ١٩

Sa për atë që do t’i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do të thotë: “Ja, lexoni librin tim!19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Sa për atë që do t’i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, ai do të thotë me gëzim e hare: “Merreni, lexoni librin tim!

69:20

إِنِّى ظَنَنتُ أَنِّى مُلَـٰقٍ حِسَابِيَهْ ٢٠

Unë isha i bindur se do të përballesha me llogaridhënien time.”20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Unë isha i bindur në jetën e kësaj bote, se do të përballesha me shpërblimin tim në Ditën e Kiametit, prandaj u përgatita për të me besim dhe vepra të mira.”

69:21

فَهُوَ فِى عِيشَةٍۢ رَّاضِيَةٍۢ ٢١

Ai do të jetojë në një jetë të kënaqshme,21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Ai do të jetojë në një jetë të lumtur e të kënaqshme,

69:22

فِى جَنَّةٍ عَالِيَةٍۢ ٢٢

në një kopsht (Xheneti) të lartë,22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

në një kopsht të lartë të Xhenetit, me shkallë të larta e të bukura;

69:23

قُطُوفُهَا دَانِيَةٌۭ ٢٣

ku frutat janë afër e lehtësisht të arritshme.23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

frutat e tij do të jenë afër, që t’i marrë si në këmbë, ashtu edhe ulur apo i shtrirë.

69:24

كُلُواْ وَٱشْرَبُواْ هَنِيٓـًٔۢا بِمَآ أَسْلَفْتُمْ فِى ٱلْأَيَّامِ ٱلْخَالِيَةِ ٢٤

(Do t’u thuhet): “Hani e pini me shije e gëzim, për atë që keni bërë në ditët e kaluara!”24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Dhe atyre do t’u thuhet: “Hani e pini me kënaqësi, të sigurt e të shpëtuar nga çdo e keqe, si shpërblim për veprat e mira që keni bërë gjatë ditëve të jetës suaj në botë.”

69:25

وَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَـٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَـٰلَيْتَنِى لَمْ أُوتَ كِتَـٰبِيَهْ ٢٥

Ndërsa ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im;25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Sa për atë që do t’i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, ai do të thotë me keqardhje e pendesë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im!

69:26

وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ ٢٦

dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Sikur të mos e kisha ditur çfarë më pret si shpërblim!

69:27

يَـٰلَيْتَهَا كَانَتِ ٱلْقَاضِيَةَ ٢٧

Ah, sikur ajo (vdekja) të kishte qenë fundi im!27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Sikur vdekja që përjetova në botë të kishte qenë fundi i gjithçkaje dhe të mos isha ringjallur më pas!

69:28

مَآ أَغْنَىٰ عَنِّى مَالِيَهْ ۜ ٢٨

Pasuria ime nuk më vleu aspak!28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

Pasuria ime nuk më bëri asnjë dobi sot.

69:29

هَلَكَ عَنِّى سُلْطَـٰنِيَهْ ٢٩

Autoriteti im u zhduk!”29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

arsyet dhe justifikimet e mia u zhdukën — nuk më ka mbetur më asnjë argument për t’u mbrojtur.”

69:30

خُذُوهُ فَغُلُّوهُ ٣٠

(Do t’u thuhet engjëjve): “Kapeni dhe lidheni me pranga,30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

Do t’u thuhet rojeve të Xhehenemit: “Kapeni këtë mëkatar të lig! Lidhjani duart pas qafës me pranga të rënda,

69:31

ثُمَّ ٱلْجَحِيمَ صَلُّوهُ ٣١

pastaj digjeni në zjarrin e Xhehenemit,31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

pastaj futeni në zjarrin e Xhehenemit që të përjetojë nxehtësinë e tij të padurueshme,

69:32

ثُمَّ فِى سِلْسِلَةٍۢ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًۭا فَٱسْلُكُوهُ ٣٢

pastaj lidheni në zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë!32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Pastaj lidheni në një zinxhir prej hekuri, të gjatë shtatëdhjetë kutë (krahë = rreth 64-80cm x 70 = 45-56m).”

69:33

إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ ٱلْعَظِيمِ ٣٣

Sepse ai nuk besonte në Allahun e Madhërishëm,33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

Ky ndëshkim, sepse ai nuk besonte se Allahu është i vetmi Zot i vërtetë, pa shok e pa ortak, dhe nuk vepronte sipas udhëzimit të Tij,

69:34

وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلْمِسْكِينِ ٣٤

dhe nuk nxiste për ushqyerjen e të varfërve.34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

as nuk i nxiste njerëzit që të ushqenin të varfrit dhe nevojtarët.

69:35

فَلَيْسَ لَهُ ٱلْيَوْمَ هَـٰهُنَا حَمِيمٌۭ ٣٥

Prandaj, sot ai nuk do të ketë këtu asnjë mik të ngushtë,35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Prandaj, ky mohues në Ditën e Kiametit nuk do të ketë asnjë të afërm që ta mbrojë nga dënimi,

69:36

وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍۢ ٣٦

as ushqim tjetër përveç qelbit të ferrit (gislīn),36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

dhe nuk do të ketë ushqim tjetër veçse qelbin e njerëzve të zjarrit — një lëng i neveritshëm,

69:37

لَّا يَأْكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلْخَـٰطِـُٔونَ ٣٧

të cilin nuk e ha askush, përveç gjynahqarëve.37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

që e hanë vetëm mëkatarët kokëfortë, ata që kanë ngulmuar në mosbesim ndaj Allahut.

69:38

فَلَآ أُقْسِمُ بِمَا تُبْصِرُونَ ٣٨

Betohem në gjithçka që ju shihni,38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

Betohem për gjithçka që shihni me sytë tuaj

69:39

وَمَا لَا تُبْصِرُونَ ٣٩

dhe për gjithçka që nuk e shihni,39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

dhe për gjithçka që nuk e shihni — për të fshehtat që për ju janë të panjohura —

69:40

إِنَّهُۥ لَقَوْلُ رَسُولٍۢ كَرِيمٍۢ ٤٠

se ky (Kuran) është vërtet lexim i një të Dërguari fisnik,40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

se me të vërtetë, Kurani është fjala e Allahut, e kumtuar dhe e lexuar nga një i Dërguar me nder e madhështi,

69:41

وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَاعِرٍۢ ۚ قَلِيلًۭا مَّا تُؤْمِنُونَ ٤١

dhe nuk është fjalë poeti — por sa pak besoni!41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

dhe nuk është fjalë poeti, siç pretendoni ju; por sa pak që besoni!

69:42

وَلَا بِقَوْلِ كَاهِنٍۢ ۚ قَلِيلًۭا مَّا تَذَكَّرُونَ ٤٢

Nuk është as fjalë falltari — por sa pak përkujtoni!42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

As nuk është fjalë e rregulluar me rimë si ajo e falltarëve; sa pak që meditoni dhe dalloni mes tyre!

69:43

تَنزِيلٌۭ مِّن رَّبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٤٣

Ai është shpallje nga Zoti i botëve!43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

Por ai është Fjalë e Zotit të botëve, që Ai e ka zbritur mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të).

69:44

وَلَوْ تَقَوَّلَ عَلَيْنَا بَعْضَ ٱلْأَقَاوِيلِ ٤٤

Sikur ai (i Dërguari) të kishte trilluar ndonjë fjalë në Emrin Tonë,44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

Sikur Muhammedi të kishte shpifur diçka që Ne nuk ia kemi zbritur,

69:45

لَأَخَذْنَا مِنْهُ بِٱلْيَمِينِ ٤٥

Ne do ta kishim kapur atë me të Djathtë,45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

Ne do ta kishim ndëshkuar: do ta kapnim me Dorën e djathtë, me forcë e fuqi,

69:46

ثُمَّ لَقَطَعْنَا مِنْهُ ٱلْوَتِينَ ٤٦

pastaj do t’ia kishim këputur damarin e qafës,46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

pastaj do t’i prisnim nyjat e zemrës -

69:47

فَمَا مِنكُم مِّنْ أَحَدٍ عَنْهُ حَـٰجِزِينَ ٤٧

e askush prej jush nuk do të mund të Na ndalonte.47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

dhe askush prej jush nuk do të mund të ndalte ndëshkimin Tonë ndaj tij.

69:48

وَإِنَّهُۥ لَتَذْكِرَةٌۭ لِّلْمُتَّقِينَ ٤٨

Me të vërtetë, ai (Kurani) është këshillë për të devotshmit.48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

Me të vërtetë, ky Kuran është këshillë për të devotshmit, ata që i përmbahen urdhërave të Allahut dhe shmangin ndalesat e Tij.

69:49

وَإِنَّا لَنَعْلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ ٤٩

Ne e dimë mirë se ndër ju ka që e mohojnë atë (Kuranin),49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

Ne e dimë mirë se ndër ju ka prej atyre që e mohojnë këtë Kuran, edhe pse shenjat e tij janë të qarta,

69:50

وَإِنَّهُۥ لَحَسْرَةٌ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ ٥٠

por, me të vërtetë, ai është një burim keqardhje për mohuesit.50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

por, me të vërtetë, mohimi i tij do të jetë pendim i madh për mohuesit, atëherë kur të shohin dënimin e tyre dhe begatitë e besimtarëve që e kanë besuar.

69:51

وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلْيَقِينِ ٥١

Dhe ai është, me të vërtetë, e vërteta absolute.51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

Dhe pa dyshim, ai (Kur’ani) është e vërtetë e patundur, një siguri absolute pa asnjë dyshim.

69:52

فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ ٥٢

Pra, madhëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!52

Komentimi 1 shënim

Shënimi 52

Lartësojeni pra Allahun, të Madhërishmin, dhe përmendeni me Emrin e Tij Madhështor e të Shenjtë!

El Hakkah · 52 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi