SURJA 01
El Fatiha Hapja
Rreth kësaj sureje Shënimi 1
El Fatiha do të thotë: Hapja. Kjo sure është quajtur me këtë emër për shkak se Kurani hapet me të dhe me të fillohet leximi nga Kurani në namaz. Kjo sure është quajtur edhe me emra të tjerë, siç ka ardhur në hadith të saktë të transmetuar nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ajo (Fatihaja) është Nëna e Kuranit, Hapja e Librit dhe Shtatë të përsëriturat (ajetet)” [Hadith i saktë. “Es Sahiha” 1183. E ka nxjerrë Darakutni 118, Bejhakiu 2/45].
Xhuz do të thotë pjesë. Kurani është i ndarë në 30 xhuze.
Sure do të thotë ndarje apo kapitull, dhe me këtë emër quhen vetëm suret e Kuranit. Kurani ka 114 sure.
Mekase do të thotë që ka zbritur në Meke para emigrimit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Medine, ndërsa suret që kanë zbritur pas emigrimit janë quajtur sure Medinase.
Ajet do të thotë shenjë. Ajetet janë quajtur kështu për shkak se ato janë shenja dalluese për ndarjen e një fjale, fjalie apo paragrafi nga një tjetër. Ose sepse ato janë si shenjat udhëzuese në rrugë.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!2

I gjithë lavdërimi i përket Allahut, Zotit të të gjitha botëve,3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Krijuesit, Rregulluesit, Zotëruesit të Pashoq dhe të Pashembullt. Kjo është domethënia e fjalës “Rabb”. Zotit të të gjitha botëve, njerëzve dhe xhinëve, brez pas brezi, si dhe të gjitha krijesave në të gjitha kohërat.

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

Sunduesit të Ditës së Llogarisë.4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Askush tjetër nuk zotëron asnjë gjykim dhe asgjë atë Ditë, Ditën e Llogarisë dhe shpërblimit për veprat e bëra në këtë botë, Ditën e Gjykimit.

Vetëm Ty të adhurojmë
dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë e mbështetje!5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Në adhurimin tonë ndaj Teje dhe në të gjitha çështjet tona, dhe nuk i mbështetemi askujt tjetër.

Na udhëzo në Rrugën e Drejtë;6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Dhe na mundëso qëndrueshmërinë në të. Udhëzimi është dy llojesh: 1. Udhëzim për të gjetur rrugën e drejtë, e cila është është Islami, feja e Allahut, në të cilën nuk ka as kthesë as shtrembërim, dhe 2. Udhëzim në rrugën e drejtë, d.m.th. në sunetin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe në njohjen e hollësive të fesë dhe praktimin e tyre. [Es Seadi].



në rrugën e atyre të cilëve u ke dhuruar mirësi,7
jo të atyre që kanë merituar zemërimin (Tënd),8
as të atyre, të cilët kanë humbur!9
Komentimi 3 shënime
Shënimi 7
Na udhëzo në rrugën e atyre të cilët të binden dhe të adhurojnë vetëm Ty. E ata janë: engjëjt, Profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe vepërmirët. [Taberiu; nga Ibën Abasi].
Shënimi 8
Ata janë hebrenjtë, të cilët e dinë të vërtetën, por veprojnë të kundërtën e saj.
Shënimi 9
Ata janë të krishterët, të cilët nuk janë udhëzuar tek e vërteta, dhe veprojnë pa dije.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
D.m.th. Filloj leximin me Emrin e Allahut. Kështu e ka mësuar Allahu të Dërguarin e Tij dhe të gjithë besimtarët, që para se të fillojnë çdo vepër apo thënie, ta fillojnë atë me Emrin e Allahut (Bismilah).
“Allah” është emër i përveçëm nga emrat e Zotit që do të thotë: i hyjnizuar dhe i adhuruar nga të gjitha krijesat.
Mëshirues i të gjitha krijesave, në këtë botë dhe në botën tjetër.
Mëshirues i besimtarëve posaçërisht, në këtë botë dhe në botën tjetër.