KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 85

El Buruxh Yjësitë

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Mekase • 22 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

85:1

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْبُرُوجِ ١

Për qiellin me yjësi!1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Allahu i Lartësuar betohet në qiellin me yjësi, nëpër të cilat kalojnë Dielli dhe Hëna; Allahu bën betim me krijesat e Tij madhështore për të tërhequr vëmendjen e njeriut drejt rregullit dhe harmonisë së kozmosit, që tregon fuqinë dhe urtësinë e Krijuesit.

85:2

وَٱلْيَوْمِ ٱلْمَوْعُودِ ٢

Për Ditën e Premtuar!2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Allahut betohet në Ditën e Kiametit – Ditën kur premtimet e Allahut për shpërblim dhe ndëshkim do të realizohen.

85:3

وَشَاهِدٍۢ وَمَشْهُودٍۢ ٣

Për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Betohet gjithashtu në dëshmitarin që dëshmon dhe në atë mbi të cilin dëshmohet. - Kujtesë se çdo njeri është dëshmitar dhe i dëshmuar njëkohësisht – veprat tona janë dëshmi e fateve tona.

85:4

قُتِلَ أَصْحَـٰبُ ٱلْأُخْدُودِ ٤

Mallkuar qofshin njerëzit e hendekut,4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

U mallkuan ata që hapën në tokë një hendek të madh për të dënuar besimtarët! Ajeti i referohet historisë së “Njerëzit e Hendekut”, që tregohet në hadithet e sakta: Një mbret persekutoi besimtarët monoteistë (nga populli i Jemenit) dhe hapi gropa të zjarrta, ku i hodhi gjallë burrat, gratë e fëmijët që nuk mohonin Allahun. Hadithi në “Sahih Muslim” përmend djalin dhe magjistarin, ku djaloshi shpalli fenë e vërtetë dhe u vra, pastaj populli i mbretit besoi, dhe mbreti i dogji të gjithë në gropa zjarri.

85:5

ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلْوَقُودِ ٥

të zjarrit të stërmbushur me lëndë djegëse,5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

Zjarri që ata përgatitën ishte i fuqishëm, me shumë lëndë djegëse (dru e vajra). Ky ajet përshkruan ashpërsinë e mizorisë së tyre: e ndezën zjarrin për të torturuar njerëzit që thanë “Zoti ynë është Allahu!”

85:6

إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌۭ ٦

kur ata rrinin ulur rreth tij,6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

Ata rrinin ulur pranë zjarrit duke shikuar besimtarët që digjeshin — një pamje e ftohtë e zemrës dhe arrogancës njerëzore.

85:7

وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌۭ ٧

dhe ishin dëshmitarë të asaj që bënin ndaj besimtarëve!7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Ata nuk e bënin fshehurazi; ishin dëshmitarë të mizorisë së tyre, dhe nuk ndienin as pendesë, as turp.

85:8

وَمَا نَقَمُواْ مِنْهُمْ إِلَّآ أَن يُؤْمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ ٨

Ata nuk i urryen për asgjë tjetër, vetëm pse besuan në Allahun, të Plotfuqishmin, të Denjin për lavdërim,8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Ata nuk i ndëshkuan për ndonjë faj tjetër, përveçse besonin në Allahun – të Plotfuqishmin që nuk mund të mposhtet, dhe të Denjin për çdo lavdërim në fjalët, veprat dhe cilësitë e Tij,

85:9

ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدٌ ٩

të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës, dhe Allahu është Dëshmitar për çdo gjë.9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

të Cilit i përket mbretëria e qiejve dhe e Tokës, dhe Ai është Dëshmitar për çdo gjë; asgjë nuk i fshihet Atij. Ata që digjnin besimtarët harruan se po vepronin në Tokën dhe nën qiellin e Zotit, dhe se Allahu dëshmon çdo gjë. Ai është Zot i gjithçkaje, dhe Ai di gjithçka që ndodh në gjithësi.

85:10

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُواْ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ ١٠

Me të vërtetë, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret, e pastaj nuk pendohen, do të kenë dënimin e Xhehenemit dhe dënimin e Zjarrit flakërues.10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Vërtet, ata që i torturojnë, përndjekin e djegin me zjarr besimtarët dhe besimtaret, me qëllim që t’i largojnë nga feja e Allahut, e pastaj nuk pendohen, do të kenë në botën tjetër dënimin e Xhehenemit dhe për ta është përgatitur një dënim i ashpër dhe djegës.

85:11

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ لَهُمْ جَنَّـٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْكَبِيرُ ١١

Kurse, për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte (të Xhenetit), nën të cilat rrjedhin lumenj — kjo është fitorja më e madhe.11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Kurse ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe bënë vepra të mira, do të kenë kopshte (xhenete) nën kështjellat e të cilave rrjedhin lumenj; ky është shpëtimi dhe suksesi i madh. Ky është kontrasti hyjnor: pas përshkrimit të mizorëve, Allahu ngre lart besimtarët që qëndrojnë në sprova. Ky ajet është ngushëllim për besimtarët që u torturuan — shpërblimi i tyre është Xheneti i përjetshëm.

85:12

إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ ١٢

Vërtet, goditja e Zotit tënd është e fortë.12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Dënimi i Zotit, kur vjen, është i shpejtë dhe i pamëshirshëm për jobesimtarët.

85:13

إِنَّهُۥ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ ١٣

Vërtet, Allahu është Ai që krijon (për herë të parë) dhe e përsërit atë (krijimin).13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Allahu është Ai që krijoi për herë të parë dhe do të ringjallë përsëri. Kjo është përgjigje për ata që mohojnë ringjalljen: siç krijoi nga hiçi, mund edhe ta përsërisë.

85:14

وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلْوَدُودُ ١٤

Ai është Falës i Madh, Plot Dashuri,14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Allahu është Falës pa fund i atyre që pendohen, shumë i Dashur dhe i mbushur me dashuri për robërit e Tij besnikë.

85:15

ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ ١٥

Zotërues i Arshit (Fronit) të Lavdishëm,15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Zotëruesi i Fronit të lavdishëm, i cili ka arritur kulmin në dhunti dhe bujari;

85:16

فَعَّالٌۭ لِّمَا يُرِيدُ ١٦

Veprues i gjithçkaje që dëshiron.16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Ai është i Plotëfuqishëm dhe bën çdo gjë që dëshiron, pa kufizim, pa pengesë.

85:17

هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلْجُنُودِ ١٧

A të ka arritur ty lajmi i ushtrive —17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

A të ka arritur, o i Dërguar, lajmi për popujt mohues që përgënjeshtruan profetët -

85:18

فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ ١٨

të Faraonit dhe të Themudit?18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

– Faraoni dhe Themudi – çfarë ndëshkimi i ashpër i goditi ata?

85:19

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِى تَكْذِيبٍۢ ١٩

Megjithatë, ata që mohuan vazhdojnë në përgënjeshtrim,19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Megjithatë, këta njerëz nuk morën mësim nga kjo; përkundrazi, ata që mohuan vazhdojnë në përgënjeshtrim, ashtu si ata që ishin para tyre.

85:20

وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطٌۢ ٢٠

ndonëse Allahu i rrethon ata nga çdo anë (me dijen dhe fuqinë e Tij).20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Allahu i ka përfshirë ata me dijen, drejtësinë dhe fuqinë e Tij; asgjë nga veprat dhe qëllimet e tyre nuk i fshihet Atij.

85:21

بَلْ هُوَ قُرْءَانٌۭ مَّجِيدٌۭ ٢١

Përkundrazi, ky është një Kuran madhështor,21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Dhe Kurani nuk është, siç thonë idhujtarët mohues, poezi apo magji; ata e përgënjeshtruan atë pa të drejtë. Përkundrazi, ai është një Kuran madhështor dhe fisnik, Libër i lavdishëm, i nderuar, plotësisht i vërtetë.

85:22

فِى لَوْحٍۢ مَّحْفُوظٍۭ ٢٢

në një Pllakë të Ruajtur mirë (Leuhi Mahfudh).22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

i ruajtur në një pllakë të mbrojtur (Leuhi Mahfudh).

El Buruxh · 22 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi