SURJA 90
El Beled Qyteti i Shenjtë (Meka)
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
لَآ أُقْسِمُ بِهَـٰذَا ٱلْبَلَدِ ١
Betohem për këtë Qytet të Shenjtë (Mekën),1
وَأَنتَ حِلٌّۢ بِهَـٰذَا ٱلْبَلَدِ ٢
— në të cilin, ti (Muhamed) je banor, i lejuar të luftosh —2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Ti banon në këtë qytet – banor i nderuar i Mekës; që të lejohet lufta në të përkohësisht – gjatë çlirimit të Mekës, Profetit iu lejua ajo që askujt tjetër s’i është lejuar. Ky ajet tregon nderin e Profetit ﷺ dhe Mekës njëkohësisht.
وَوَالِدٍۢ وَمَا وَلَدَ ٣
dhe për prindin dhe për atë që lind prej tij,3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Allahu betohet edhe në atin e njerëzimit, Ademin (paqja qoftë mbi të), dhe në pasardhësit e tij. Disa dijetarët të tjerë thonë se ajeti nënkupton çdo prind e fëmijë, duke theksuar rëndësinë e lidhjes njerëzore. Betimi tregon rëndësinë e jetës, krijimit dhe lidhjeve të gjakut.
لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ فِى كَبَدٍ ٤
se Ne e kemi krijuar njeriun, për të qenë në mundim të vazhdueshëm!4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Vërtet, Ne e kemi krijuar njeriun për t’u munduar dhe përpjekur, duke u ballafaquar me vështirësitë e jetës në këtë botë. Jeta e njeriut është një udhëtim nga vështirësia në vështirësi: lindje, rritje, sprova, punë, vdekje. Kjo është natyra e jetës njerëzore – nuk është vend rehatije, por provë.
أَيَحْسَبُ أَن لَّن يَقْدِرَ عَلَيْهِ أَحَدٌۭ ٥
A mendon ai, se askush nuk ka pushtet mbi të?5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
A mos vallë mendon ai, për shkak të pasurisë që ka grumbulluar, se Allahu nuk do të ketë fuqi mbi të? Kjo është pyetje qortuese për njeriun mendjemadh, që e harron Zotin dhe mendon se është i pavarur. Ai e harron faktin se fuqia dhe jeta i përkasin Zotit.
يَقُولُ أَهْلَكْتُ مَالًۭا لُّبَدًا ٦
Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri pa masë!”6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Ai thotë me mburrje: “Kam shpenzuar shumë pasuri!” Jobesimtari mburret me shpenzimet për kotësi, për t’u dukur, jo për hir të Zotit. Por në Ditën e Gjykimit, asgjë nga ajo nuk do t’i vlejë.
أَيَحْسَبُ أَن لَّمْ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ ٧
A mendon ai, se askush nuk e ka parë?7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
A mendon vallë se Allahu i Lartësuar nuk e sheh dhe se nuk do ta llogarisë për çdo gjë, të vogël apo të madhe?
أَلَمْ نَجْعَل لَّهُۥ عَيْنَيْنِ ٨
A nuk i kemi dhënë atij dy sy,8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
A nuk i kemi dhënë atij dy sy që të shohë me to,
وَلِسَانًۭا وَشَفَتَيْنِ ٩
një gjuhë dhe dy buzë,9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
një gjuhë dhe dy buzë që të flasë me to,
وَهَدَيْنَـٰهُ ٱلنَّجْدَيْنِ ١٠
dhe ia kemi treguar atij qartë, të dyja rrugët?10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
dhe ia kemi treguar rrugën e së mirës dhe të së keqes?
فَلَا ٱقْتَحَمَ ٱلْعَقَبَةَ ١١
Por, ai nuk e kapërceu shpatin e vështirë.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Por, mohuesi nuk e kapërceu shpatin e vështirë - që Taberiu përmend se është një mal në Xhehenem – dhe atë shpat apo mal mund ta kapërcejë duke zbatuar ajetet në vijim. - Kjo është rruga e virtytit dhe sakrificës, që pak njerëz e ndjekin. Kjo metaforë tregon se rruga për në Xhenet kërkon përpjekje.
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْعَقَبَةُ ١٢
E ç’të bën ty të dish, se ç’është shpati i vështirë?12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
E ç’të bën të dish se çfarë është vështirësia e botës tjetër dhe çfarë ndihmon për ta kapërcyer atë?
فَكُّ رَقَبَةٍ ١٣
Ai (shpati i vështirë) është çlirimi i një skllavi,13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Ai (shpati i vështirë) kapërcehet duke liruar një rob besimtar nga prangat e skllavërisë,
أَوْ إِطْعَـٰمٌۭ فِى يَوْمٍۢ ذِى مَسْغَبَةٍۢ ١٤
ose ushqimi në një ditë urie14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
ose duke ushqyer, në një ditë të urisë së madhe,
يَتِيمًۭا ذَا مَقْرَبَةٍ ١٥
i një jetimi të afërm,15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
një jetim nga të afërmit – ku bashkohen mirësia e lëmoshës me lidhjen farefisnore –
أَوْ مِسْكِينًۭا ذَا مَتْرَبَةٍۢ ١٦
ose i një të varfëri të mjerë.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
ose një të varfër të mjerë që nuk ka asgjë. - Ky ajet tregon esencën e moralit islam: Bamirësi, dhembshuri, solidaritet me më të dobëtit.
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوْاْ بِٱلصَّبْرِ وَتَوَاصَوْاْ بِٱلْمَرْحَمَةِ ١٧
Përveç kësaj, të jetë nga ata që besojnë, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe që këshillojnë njëri-tjetrin për mëshirë.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Pastaj, bashkë me kryerjen e këtyre veprave të mira, ai duhet të jetë prej atyre që e kanë pastruar besimin e tyre vetëm për Allahun, që këshillojnë njëri-tjetrin për durim në bindje ndaj Allahut dhe për përmbajtje nga gjynahet, dhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për mëshirë ndaj krijesave.
أُوْلَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ ١٨
Këta janë njerëzit e së djathtës.18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Ata që kryejnë këto vepra janë banorët e së djathtës — ata që në Ditën e Kiametit do të merren nga ana e djathtë dhe do të dërgohen në Xhenet.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَـٰتِنَا هُمْ أَصْحَـٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ ١٩
Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e së majtës,19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Ndërsa ata që mohuan Kuranin, janë ata që në Ditën e Kiametit do të merren nga ana e majtë dhe do të dërgohen në Zjarr.
عَلَيْهِمْ نَارٌۭ مُّؤْصَدَةٌۢ ٢٠
mbi ta do të jetë një Zjarr i mbyllur hermetikisht.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Dënimi i tyre do të jetë Xhehenemi, i cili do të mbyllet hermetikisht mbi ta; pa dalje, pa dritë, pa shpëtim.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahu betohet për qytetin e shenjtë të Mekës - qyteti më i nderuar në Tokë, vendi ku ndodhet Kabeja. Allahu bën betim në të, duke e nderuar, sepse aty ndodhi shpallja e parë dhe u dërgua Profeti Muhamed ﷺ.