KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 02

El Bekare Lopa

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Medinase • 286 ajete

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

2:1

الٓمٓ ١

Elif, Lam, Mim.1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

Këto janë gërma prej gërmave të alfabetit arab. Njëzet e nëntë sure të Kuranit hapen me një apo më shumë germa të ndryshme për domethënien e të cilave ka shumë mendime tek dijetarët e tefsirit, por domethënien e vërtetë të tyre nuk e di veçse Allahu i Madhëruar. Këto i gjen në tefsirin e Taberiut, Kurtubiut, etj.

2:2

ذَٰلِكَ ٱلْكِتَـٰبُ لَا رَيْبَ ۛ فِيهِ ۛ هُدًۭى لِّلْمُتَّقِينَ ٢

Ky është Libri,2 në të cilin nuk ka pikë dyshimi.3

Ai është udhëzues për të devotshmit,4

Komentimi 3 shënime

Shënimi 2

Kurani, të cilin Allahu ia ka shpallur të Dërguarit të Tij Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), të ndarë në një periudhë kohore prej 23 vjetësh.

Shënimi 3

Se është nga Allahu.

Shënimi 4

Besimtarët, të cilët i ruhen Allahut me ruajtjen prej ndalesave të Tij dhe me kryerjen e urdhrave të Tij.

2:3

ٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِٱلْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ يُنفِقُونَ ٣

të cilët besojnë në të fshehtën5, kryejnë faljen6 dhe shpenzojnë nga ajo që Ne u kemi furnizuar;7

Komentimi 3 shënime

Shënimi 5

E fshehta (el Gajb) është ajo gjë të cilën njerëzit nuk e shohin, por për ekzistimin e saj ka njoftuar Allahu në Kuran; siç janë engjëjt, Profetët, ringjallja pas vdekjes, dita e gjykimit, Xheneti dhe Xhehenemi, etj.

Shënimi 6

Kryejnë rregullisht faljen e detyrueshme, pesë herë në një ditë-natë, në atë formë që është përcjellë nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 7

Nxjerrin zekatin e pasurive të tyre dhe shpenzojnë për ata ndaj të cilëve kanë detyrime.

2:4

وَٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ وَبِٱلْـَٔاخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ ٤

dhe të cilët besojnë në atë që të është zbritur ty8 (O Muhamed) dhe në atë që është zbritur para teje9, dhe besojnë me bindje të plotë në botën tjetër.10

Komentimi 3 shënime

Shënimi 8

Ajo që i është zbritur Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është Kurani dhe Suneti (tradita Profetike).

Shënimi 9

Të gjitha librat dhe fletushkat qiellore të mëparshme, të cilat Allahu ua ka zbritur Profetëve të mëparshëm, si: Teurati, Zeburi, Inxhili, fletushkat e Ibrahimit dhe Musait.

Shënimi 10

Besojnë bindshëm në jetën në botën tjetër, në ringjallje, në llogari, në peshojë, në shpërblim e dënim, etj.

2:5

أُولَـٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدًۭى مِّن رَّبِّهِمْ ۖ وَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ٥

Këta janë të udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre,11 dhe këta janë të shpëtuarit.12

Komentimi 2 shënime

Shënimi 11

Ata janë në dritë nga Zoti i tyre dhe të qëndrueshëm në atë që u ka ardhur nga Ai, si rezultat i suksesit të dhënë nga Allahu dhe mundësimit nga Ai.

Shënimi 12

Të fituarit, të cilët arritën atë që kërkonin tek Allahu i Lartësuar me besimin dhe veprat e tyre, prej fitimit të shpërblimit, përjetësisë në kopshtet e xhenetit dhe shpëtimit nga dënimi që Allahu ka përgatitur për armiqtë e Tij.

2:6

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا سَوَآءٌ عَلَيْهِمْ ءَأَنذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنذِرْهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ ٦

Për ata, të cilët mohojnë13 është njësoj: t’i këshillosh, apo të mos i këshillosh, ata gjithësesi nuk besojnë.14

Komentimi 2 shënime

Shënimi 13

Mohuan profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e fshehën çështjen e tij nga njerëzit, megjithëse e njihnin atë ashtu siç njihnin bijtë e tyre, sepse e kishin të shënuar në librin e tyre, në Teurat. Kështu vepruan priftërinjtë hebrenj të cilët ndodheshin në Medine, në kohën e ardhjes së Muhamedit.

Shënimi 14

Ata kanë mohuar edhe më parë atë që u ka ardhur nga Zoti i tyre duke qenë se e dinin mirë se ishte nga Zoti, kështu që si do ta dëgjojnë këshillën dhe paralajmërimin tënd, ndërkohë që ata kanë mohuar edhe vetë librin e tyre ku flitet për ty, o Muhamed.

2:7

خَتَمَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ وَعَلَىٰ سَمْعِهِمْ ۖ وَعَلَىٰٓ أَبْصَـٰرِهِمْ غِشَـٰوَةٌۭ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ ٧

Allahu ua ka vulosur zemrat dhe dëgjimin atyre, ndërsa në sytë e tyre ka perde, dhe ata do të kenë dënim të madh.15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Kur gjynahet pasojnë njëri-tjetrin, ato e mbyllin zemrën dhe kur zemra mbyllet, asaj i vjen vulosja nga Allahu i Madhëruar, kështu që besimi nuk gjen rrugë për në zemrat e tyre dhe as mohimi nuk gjen rrugë për të dalë.

2:8

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَبِٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ ٨

Disa njerëz16 thonë: “Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e Fundit17”, por në të vërtetë, ata nuk janë besimtarë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 16

Ajetet në vijim kanë zbritur në lidhje me disa njerëz hipokritë të cilët gjendeshin në Medine në fillim të Islamit, megjithatë ato bëjnë fjalë për cilësitë e hipokritëve në çdo kohë.

Shënimi 17

D.m.th. ditën e kiametit, ditën e ringjalljes. Është quajtur “dita e fundit” për shkak se pas saj nuk ka më ditë-natë.

2:9

يُخَـٰدِعُونَ ٱللَّهَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ ٩

Ata kërkojnë të mashtrojnë Allahun dhe ata që kanë besuar18, por në të vërtetë, nuk mashtrojnë veçse vetveten, por nuk e ndiejnë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Me shprehjen e besimit me gjuhë duke qenë se në zemër fshehin dyshim dhe përgënjeshtrim. Këtë e bëjnë nga frika dhe për t’i shpëtuar ligjit të Allahut të Madhëruar në lidhje me përgënjeshtruesit. Ky është mashtrimi që ata bëjnë.

2:10

فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌۭ فَزَادَهُمُ ٱللَّهُ مَرَضًۭا ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۢ بِمَا كَانُوا يَكْذِبُونَ ١٠

Në zemrat e tyre ka sëmundje,19 që Allahu ua ka shtuar edhe më shumë. Dhe, ata do të kenë dënim të dhembshëm, për shkak se gënjejnë.20

Komentimi 2 shënime

Shënimi 19

Sëmundje dyshimi në besim dhe në fe, në të besuarit e Muhamedit dhe në atë me të cilën ai ka ardhur nga Allahu.

Shënimi 20

Kur thonë se besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit.

2:11

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِى ٱلْأَرْضِ قَالُوٓا إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ ١١

Kur atyre u thuhet: “Mos prishni në Tokë!”, ata thonë: “Ne jemi vetëm rregullues e pajtues.”21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Prishja është: mosbesimi, kryerja e ndalesave të Allahut dhe humbja e atyre që Ai ka urdhëruar të ruhen. Ata thonë: Duam të pajtojmë mes dy grupeve: besimtarëve muslimanë dhe ithtarëve të librit (hebrenjve e të krishterëve).

2:12

أَلَآ إِنَّهُمْ هُمُ ٱلْمُفْسِدُونَ وَلَـٰكِن لَّا يَشْعُرُونَ ١٢

Por, jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë prishësit, por nuk e ndiejnë.

2:13

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ ءَامِنُوا كَمَآ ءَامَنَ ٱلنَّاسُ قَالُوٓا أَنُؤْمِنُ كَمَآ ءَامَنَ ٱلسُّفَهَآءُ ۗ أَلَآ إِنَّهُمْ هُمُ ٱلسُّفَهَآءُ وَلَـٰكِن لَّا يَعْلَمُونَ ١٣

Dhe, kur u thuhet: “Besoni ashtu si kanë besuar njerëzit22!”, ata thonë: “A të besojmë ashtu siç besojnë mendjelehtët?” Por, jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Janë për qëllim shokët e Muhamedit, si dhe të gjithë ata që e besojnë atë dhe mesazhin e tij të ardhur nga Allahu.

2:14

وَإِذَا لَقُوا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا قَالُوٓا ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَـٰطِينِهِمْ قَالُوٓا إِنَّا مَعَكُمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِءُونَ ١٤

Ndërsa, kur takojnë ata, të cilët kanë besuar, u thonë: “Ne besojmë”, por kur veçohen tek djajtë23 e tyre, thonë: “Në të vërtetë, ne jemi me ju.24 Ne vetëm sa tallemi me ta.”

Komentimi 2 shënime

Shënimi 23

Kokat dhe shokët e tyre në mosbindje, mosbesim, idhujtari, prishje e në çdo të keqe.

Shënimi 24

Në fenë tuaj dhe ndihmësit tuaj kundër Muhamedit dhe shokëve të tij, kundër besimtarëve.

2:15

ٱللَّهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ وَيَمُدُّهُمْ فِى طُغْيَـٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ ١٥

Allahu tallet me ta dhe i lë (të jetojnë) të sorollaten edhe më shumë në humbjen dhe mosbesimin e tyre.25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Tallja është vepra apo fjala e shfaqur nga tallësi para atij që kërkon të tallë, duke pasur për qëllim ta mashtrojë, ta gënjejë dhe ta fusë në kurth. Por në të vërtetë, Allahu tallet me hipokritët si ndëshkim për ta; kur të ringjallen në botën tjetër bashkë me muslimanët dhe kur të mendojnë se do të futen me ta në xhenet, Allahu do t’i ndajë ata nga miqtë e Tij, dhe do t’i fusë ata në skajin më të thellë të Zjarrit, duke u tallur me ta, duke i mashtruar dhe duke i futur në kurth. Por kjo cilësi e Allahut, është në vendin e saj dhe e drejtë, sipas asaj që ata meritojnë dhe jo tallje e padrejtë. Allahu ka cilësitë më të larta, më të përsosura dhe vetëm pozitive, ndryshe nga krijesat e Tij dhe shumë më të larta nga ato që njerëzit i përshkruajnë. [Taberiu].

2:16

أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشْتَرَوُا ٱلضَّلَـٰلَةَ بِٱلْهُدَىٰ فَمَا رَبِحَت تِّجَـٰرَتُهُمْ وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ١٦

Të tillët janë ata, të cilët e kanë blerë humbjen me udhëzimin, por tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk ishin të udhëzuar në Rrugën e Drejtë.26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Zgjodhën humbjen dhe lanë udhëzimin, ndërruan besimin me mosbesimin pasi u urdhëruan të besonin.

2:17

مَثَلُهُمْ كَمَثَلِ ٱلَّذِى ٱسْتَوْقَدَ نَارًۭا فَلَمَّآ أَضَآءَتْ مَا حَوْلَهُۥ ذَهَبَ ٱللَّهُ بِنُورِهِمْ وَتَرَكَهُمْ فِى ظُلُمَـٰتٍۢ لَّا يُبْصِرُونَ ١٧

Shembulli i tyre është njësoj si shembulli i atij që ndez një zjarr, dhe pikërisht kur ai zjarr ndriçon gjithçka përreth, Allahu ua merr dritën dhe i lë në errësira, e ata nuk shohin.27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Shembulli i ndriçimit të hipokritëve me shfaqjen e Islamit me gjuhët e tyre duke u thënë besimtarëve se besojnë Allahun dhe ditën e fundit, gjë me të cilën ata u përfshinë në gjykimin e përgjithshëm të njëjtë me muslimanët në dynja, duke ruajtur gjakun, pasuritë dhe sigurimin e fëmijëve nga robërimi, si dhe në martesë e trashëgimi; shembulli i tyre në të gjithë këtë është si shembulli i atij që ndez një zjarr dhe ndriçohet me të, dhe pikërisht kur zjarri ndriçon vendin përreth, ai fiket dhe i ikën drita, duke e lënë njeriun në errësirë dhe frikë. Kjo sepse hipokriti vazhdon të ndriçohet me dritën e fjalës me të cilën ai ka ruajtur jetën dhe robërinë, edhe pse fsheh të kundërtën e saj dhe mendon se mashtron Allahun, të dërguarin e Tij dhe besimtarët, por kur të kthehet tek Zoti i tij në botën tjetër dhe duke menduar se do të shpëtojë nga Ai ashtu si shpëtoi në dynja me gënjeshtër e hipokrizi, ai mbet në errësirë dhe e pret dënimi i dhimbshëm, siç thotë Allahu në suren “El Hadid”, 13-15. [Taberiu].

2:18

صُمٌّۢ بُكْمٌ عُمْىٌۭ فَهُمْ لَا يَرْجِعُونَ ١٨

Të shurdhër, memecë e të verbër28, kështu që nuk kthehen.29

Komentimi 2 shënime

Shënimi 28

Nuk e dëgjojnë të vërtetën, nuk e shprehin atë me gjuhët e tyre dhe nuk e shohin atë që të mund ta meditonin, pasi që Allahu ua ka vulosur zemrat atyre për shkak të hipokrizisë së tyre dhe ata nuk udhëzohen.

Shënimi 29

Nga humbja në udhëzim dhe nuk pendohen nga hipokrizia e tyre.

2:19

أَوْ كَصَيِّبٍۢ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فِيهِ ظُلُمَـٰتٌۭ وَرَعْدٌۭ وَبَرْقٌۭ يَجْعَلُونَ أَصَـٰبِعَهُمْ فِىٓ ءَاذَانِهِم مِّنَ ٱلصَّوَٰعِقِ حَذَرَ ٱلْمَوْتِ ۚ وَٱللَّهُ مُحِيطٌۢ بِٱلْكَـٰفِرِينَ ١٩

Ose si një shtrëngatë nga qielli,30 me errësirë, gjëmim e shkreptimë, e prej frikës së vdekjes nga rrufeja, ata i fusin gishtat në veshët e tyre, por, Allahu i ka gjithnjë në Dorë mohuesit.31

Komentimi 2 shënime

Shënimi 30

Shembulli i ndriçimit të hipokritëve me dritën e pranimit të Islamit me gjuhët e tyre duke mbajtur fshehur mosbesimin, është si shembulli i ndriçimit të atij që ndez një zjarr, në formën e përshkruar nga Allahu i Madhëruar më sipër, ose si shembulli i një shiu të rrëmbyeshëm që vjen nga qielli, në një natë të errët pus, e cila simbolizon mosbesimin, humbjen dhe hipokrizinë e tyre.

Shënimi 31

Do t’i bashkojë të gjithë në Xhehenem.

2:20

يَكَادُ ٱلْبَرْقُ يَخْطَفُ أَبْصَـٰرَهُمْ ۖ كُلَّمَآ أَضَآءَ لَهُم مَّشَوْا فِيهِ وَإِذَآ أَظْلَمَ عَلَيْهِمْ قَامُواۚ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَذَهَبَ بِسَمْعِهِمْ وَأَبْصَـٰرِهِمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ٢٠

Shkreptima gati sa nuk ua merr shikimin. Sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në të, ndërsa kur i lë në errësirë, ata mbesin në vend. E sikur të donte Allahu, do t'ua kishte marrë dëgjimin dhe shikimin. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka.32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

Shkreptima simbolizon besimin e tyre të jashtëm, i cili u siguron atyre disa përfitime të kësaj bote, dhe sa herë që ata i shohin këto përfitime, vazhdojnë dhe ecin në atë rrugë, ndërsa kur nuk shohin ndonjë interes në Islam; kur Allahu i sprovon robët e Tij besimtarë me ndonjë fatkeqësi, ata qëndrojnë në hipokrizinë dhe në humbjen e tyre.

2:21

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱعْبُدُوا رَبَّكُمُ ٱلَّذِى خَلَقَكُمْ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ٢١

O njerëz! Adhurojeni33 Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që kanë qenë para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm;34

Komentimi 2 shënime

Shënimi 33

Allahu i urdhëron të gjithë njerëzit që të njësojnë Allahun duke adhuruar vetëm Atë, duke iu përulur dhe nënshtruar vetëm Atij, duke e veçuar Atë si të vetmin Zot, Krijues, Rregullues dhe Zotërues të gjithçkaje.

Shënimi 34

T'i ruheni Allahut dhe dënimit të Tij duke adhuruar vetëm Atë dhe duke iu bindur Atij.

2:22

ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ فِرَٰشًۭا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءًۭ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَخْرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزْقًۭا لَّكُمْ ۖ فَلَا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَندَادًۭا وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ ٢٢

i Cili për ju e ka bërë Tokën shtrat35 dhe qiellin tavan36, e nga qielli, Ai zbret ujë (shi), me të cilin nxjerr prej fryteve të ndryshme, si furnizim për ju. Prandaj, mos i bëni shokë Allahut, duke qenë se e dini.37

Komentimi 3 shënime

Shënimi 35

D.m.th: të rrafshët dhe të përshtatshme për të ecur, qëndruar e jetuar mbi të.

Shënimi 36

Qielli është quajtur “sema” – i ngritur, për shkak se ai është i ngritur lartë Tokës dhe krijesave që gjenden në të, dhe ai (qielli) është si tavan dhe kupolë për Tokën.

Shënimi 37

E dini që nuk ka Zot tjetër që t'ju ketë krijuar e t'ju furnizojë përveç Allahut, dhe e dini se ajo në të cilën iu thërret Profeti (Muhamedi) është e vërteta në të cilën nuk ka dyshim.

2:23

وَإِن كُنتُمْ فِى رَيْبٍۢ مِّمَّا نَزَّلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا فَأْتُوا بِسُورَةٍۢ مِّن مِّثْلِهِۦ وَٱدْعُوا شُهَدَآءَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٢٣

E nëse jeni në dyshim për këtë që i kemi zbritur robit Tonë, atëherë, sillni një Sure të ngjashme me të, dhe thërrisni edhe dëshmitarët38 tuaj, përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

Ndihmuesit dhe shokët tuaj në përgënjeshtrimin e Allahut dhe të Profetit që t'ju ndihmojnë në formulimin e një sureje të ngjashme me Kuranin.

2:24

فَإِن لَّمْ تَفْعَلُوا وَلَن تَفْعَلُوا فَٱتَّقُوا ٱلنَّارَ ٱلَّتِى وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلْحِجَارَةُ ۖ أُعِدَّتْ لِلْكَـٰفِرِينَ ٢٤

Por, përderisa nuk e keni bërë, dhe as nuk do të mund ta bëni kurrë, atëherë39 ruajuni Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët; i përgatitur për mohuesit.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Atëherë iu është bërë e qartë e vërteta, prandaj ruajuni zjarrit… [Tabariu; nga Ibën Abasi].

2:25

وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ أَنَّ لَهُمْ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ۖ كُلَّمَا رُزِقُوا مِنْهَا مِن ثَمَرَةٍۢ رِّزْقًۭا ۙ قَالُوا هَـٰذَا ٱلَّذِى رُزِقْنَا مِن قَبْلُ ۖ وَأُتُوا بِهِۦ مُتَشَـٰبِهًۭا ۖ وَلَهُمْ فِيهَآ أَزْوَٰجٌۭ مُّطَهَّرَةٌۭ ۖ وَهُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ ٢٥

Ndërsa ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, përgëzoi se do të kenë xhenete (kopshte), nën të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre u jepet furnizim nga ndonjë fryt i atyre (xheneteve), ata thonë: “Ky është si ai që kemi ngrënë edhe më parë (në dynja)!” Ngaqë u jepen fryte të ngjashme40. Ata do të kenë në to edhe bashkëshorte të pastra41 dhe ata do të jenë përgjithmonë në to (xhenete).

Komentimi 2 shënime

Shënimi 40

Në ngjyrë dhe emër, por jo në shije, ose vetëm në emër dhe në asnjë cilësi tjetër.

Shënimi 41

Nga çdo e metë, mangësi a neveri, si: të përmuajshmet, lehonia, jashtëqitja, etj.

2:26

۞ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَسْتَحْىِۦٓ أَن يَضْرِبَ مَثَلًۭا مَّا بَعُوضَةًۭ فَمَا فَوْقَهَا ۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ ۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا فَيَقُولُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَـٰذَا مَثَلًۭا ۘ يُضِلُّ بِهِۦ كَثِيرًۭا وَيَهْدِى بِهِۦ كَثِيرًۭا ۚ وَمَا يُضِلُّ بِهِۦٓ إِلَّا ٱلْفَـٰسِقِينَ ٢٦

Allahu nuk e ka për turp të sjellë si shembull, qoftë duke filluar nga një mushkonjë, e deri në diçka më të lartë se ajo. Sa për ata, të cilët kanë besuar, ata e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre, ndërsa ata, të cilët mohuan, thonë: “Çfarë ka pasur për qëllim Allahu me këtë si shembull?” Me të (shembullin e mësipërm) Ai humb shumë42 dhe udhëzon shumë (të tjerë), por nuk humb me të, veçse të pabindurit;43

Komentimi 2 shënime

Shënimi 42

Prej krijesave të Tij; d.m.th. hipokritët dhe mohuesit.

Shënimi 43

Allahu nuk e ka për turp që për të vërtetën të sjellë shembuj të mëdhenj apo të vegjël, për të sprovuar me të robët e Tij, me qëllim që të dallohen besimtarët nga mosbesimtarët, dhe si humbje nga Ai për disa njerëz dhe udhëzim nga Ai për të tjerë. Thuhet gjithashtu se Allahu e ka sjellë këtë shembull për të krahasuar dynjanë me mushkonjën e cila vazhdon të jetojë përderisa është e uritur, dhe kur ngopet, vdes. Po kështu edhe këta njerëz për të cilët Allahu e ka sjellë këtë shembull, kur ngopen dhe mbushen nga dynjaja, Allahu i merr ata befasisht.

2:27

ٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مِيثَـٰقِهِۦ وَيَقْطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ ۚ أُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَـٰسِرُونَ ٢٧

ata të cilët44 thyejnë besën e dhënë Allahut, pas lidhjes së saj45, shkëpusin ato, për të cilat Allahu ka urdhëruar që të mbahen lidhur,46 dhe bëjnë prishje47 në Tokë. Këta janë të humburit.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 44

Mohuesit dhe hipokritët prej hebrenjve dhe të gjithë njerëzve që kanë këto cilësi të përmendura më sipër duke filluar që nga ajeti nr. 6 deri në ajetin nr. 20.

Shënimi 45

Besën e dhënë Allahut në librat e zbritur nga Ai tek të dërguarit e Tij tek ata dhe me gjuhën e të dërguarve të Tij: se do të ndjekin Muhamedin dhe mesazhin e tij nga Allahu, do t’i binden Allahut në atë që u ka bërë detyrim në Teurat: se do t’ia sqarojnë njerëzve çështjen e Muhamedit dhe do t’i njoftojnë ata se e gjejnë atë të shënuar në Librin e tyre dhe se ai është i dërguar nga Allahu. Këtë nuk do ta fshehnin në asnjë mënyrë, por ata e thyen besën e dhënë. Në përmbajtjen e këtij ajeti përfshihen të gjithë ata që kanë cilësitë e këtyre prishësve prej hipokritëve dhe mohuesve; në thyerjen e besës, shkëputjen e lidhjeve familjare dhe prishjen në Tokë.

Shënimi 46

Lidhjet familjare, të drejtat e të afërmve dhe çdo gjë që Allahu ka urdhëruar të mbahet.

Shënimi 47

Mohojnë Allahun, përgënjeshtrojnë të dërguarin dhe e mohojnë profetësinë e tij, kundërshtojnë Allahun dhe mohojnë të vërtetën që iu ka ardhur nga Allahu.

2:28

كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِٱللَّهِ وَكُنتُمْ أَمْوَٰتًۭا فَأَحْيَـٰكُمْ ۖ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ٢٨

Si mund ta mohoni Allahun, kur dihet se keni qenë të vdekur48 dhe Ai ju dha jetë, pastaj ju vdes, pastaj ju ringjall, pastaj do të ktheheni tek Ai?49

Komentimi 2 shënime

Shënimi 48

Nuk keni qenë asgjë, nuk keni pas ekzistuar në dynja, nuk njiheshit e nuk përmendeshit.

Shënimi 49

Sepse Allahu i ringjall njerëzit në varret e tyre, para se të mblidhen në tokën e Mahsherit dhe të dalin para Tij për të dhënë llogari.

2:29

هُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ لَكُم مَّا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا ثُمَّ ٱسْتَوَىٰٓ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَسَوَّىٰهُنَّ سَبْعَ سَمَـٰوَٰتٍۢ ۚ وَهُوَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ ٢٩

Është Ai, i Cili për ju e krijoi gjithçka që gjendet në Tokë50, pastaj synoi51 qiellin dhe e përsosi atë (duke e ndarë) në shtatë qiej.52 Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 50

Duke nënshtruar gjithçka për njeriun që t’i shërbejë atij.

Shënimi 51

D.m.th. synoi krijimin e qiellit. Për domethënien e fjalës “isteva ila” ka dy mendime tek dijetarët e Ehli Sunetit. Imam Taberiu ka zgjedhur domethënien “u ngrit dhe u lartësua”, njësoj si kuptimi i fjalës “Isteva ala”, ndërsa Ibën Kethiri ka zgjedhur domethënien “synoi”. Shejh Abdurrahman es Seadi, në tefsirin e tij, ka zgjedhur fjalën e Ibën Kethirit, dhe po kështu Ibën uthejmin i ka dhënë epërsi mendimit të Ibën Kethirit, se në këtë rast vjen me kuptimin “synoi” (kasade), e Allahu e di më mirë.

Shënimi 52

D.m.th: pasi përsosi tokën dhe e bëri atë të përshtashme për njeriun me gjithçka i duhej atij, si mirësi nga Allahu dhe mëshirë prej Tij, Allahu i Lartësuar rregulloi dhe përsosi qiellin duke e ndarë atë në shtatë qiej të përsosur dhe të rregullt, me fuqinë, vullnetin dhe dijen e Tij absolute.

2:30

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ إِنِّى جَاعِلٌۭ فِى ٱلْأَرْضِ خَلِيفَةًۭ ۖ قَالُوٓا أَتَجْعَلُ فِيهَا مَن يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ ٱلدِّمَآءَ وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ ۖ قَالَ إِنِّىٓ أَعْلَمُ مَا لَا تَعْلَمُونَ ٣٠

Dhe, (kujto) kur Zoti yt u tha engjëjve53: “Unë do të vendos një zëvendës të trashëgueshëm54 në Tokë”, ata thanë: “A do të vendosësh në të, dikë që bën prishje në të dhe derdh gjakrat55, ndërsa ne të madhërojmë Ty me lavdërim dhe të shenjtërojmë56 Ty?” Ai tha: “Unë di çfarë nuk dini ju.57

Komentimi 5 shënime

Shënimi 53

Allahu i ka krijuar engjëjt nga drita dhe ata janë quajtur me emrin “Melaike” për shkak të mesazhit që përcjellin nga Allahu tek Profetët dhe robërit e Tij ku Ai i dërgon ata.

Shënimi 54

Ademin si zëvendës të Allahut në zbatimin e urdhrit të Tij në Tokë, dhe njëkohësisht i trashëgueshëm nga bijtë e tij, të cilët edhe ata do të trashëgojnë njëri-tjetrin, deri në ditën e Kiametit.

Shënimi 55

Për komentimin e kësaj fjale të engjëjve ka disa transmetime. Mendimi më i saktë është fjala se engjëjt i kërkojnë Allahut t’u tregojë: “A po vendos në Tokë krijesa me cilësi të tilla (që prishin dhe derdhin gjak), duke mos pasur për qëllim Ademin por disa prej pasardhësve të tij, dhe nuk na bën ne zëvendësit e Tu në Tokë, ndërkohë që ne të madhërojmë Ty me lavdërim dhe shenjtërim?” Por nuk kanë për qëllim të kundërshtojnë diçka të tillë. Engjëjt e mësuan se njeriu do të bënte prishje dhe derdhje gjaku në tokë me njoftimin e Allahut, sepse ata nuk dinë nga e fshehta veçse atë që u tregon Allahu.

Shënimi 56

Të lartësojmë, të lavdërojmë dhe të madhërojmë në formën më të plotë.

Shënimi 57

Prej gjërave që engjëjt nuk dinin ishte se në mesin e tyre gjendej edhe Iblisi (djalli, shejtani), i cili fshihte brenda vetes kundërshtimin e parë që iu bë urdhrit të Allahut, mendjemadhësinë. Gjithashtu engjëjt nuk e dinin se prej njerëzve do të kishte Profetë, të sinqertë, dëshmorë dhe vepërmirë, të cilët do ia kalonin atyre për nga grada dhe vendi që kanë tek Allahu.

2:31

وَعَلَّمَ ءَادَمَ ٱلْأَسْمَآءَ كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمْ عَلَى ٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ فَقَالَ أَنۢبِـُٔونِى بِأَسْمَآءِ هَـٰٓؤُلَآءِ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٣١

Dhe ia mësoi Ademit58 të gjitha emrat (e gjërave), pastaj ua paraqiti ato engjëjve dhe u tha: “M’i tregoni emrat e këtyre, nëse jeni të saktë.”59

Komentimi 2 shënime

Shënimi 58

Njeriut të parë, i cili u quajt Adem për sepse u krijua nga dheu i marrë në vende të ndryshme nga sipërfaqja e tokës.

Shënimi 59

Në fjalën tuaj se me vendosjen e njeriut në tokë, pasardhësit e tij do të bëjnë prishje dhe gjakderdhje, ndërsa sikur të na vendosësh ne atje, do të adhurojmë, madhërojmë, do të bindemi plotësisht dhe nuk do ta thyejmë Urdhrin Tënd.

2:32

قَالُوا سُبْحَـٰنَكَ لَا عِلْمَ لَنَآ إِلَّا مَا عَلَّمْتَنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ ٣٢

“Lavdi të qoftë Ty!”, -thanë ata- “ne nuk dimë veçse atë që na ke mësuar Ti. Vetëm Ti je i Gjithëdijshmi, më i Urti.”60

Komentimi 1 shënim

Shënimi 60

Engjëjt u tërhoqën menjëherë nga fjala që thanë duke madhëruar Allahun dhe duke e pastruar Atë nga të diturit e tyre diçka që të mos ja ketë mësuar Ai. Pastaj thanë se Allahu është i Vetmi, dija e të Cilit nuk është e përfituar dhe as e mësuar nga dikush tjetër, por dije absolute dhe gjithëpërfshirëse.

2:33

قَالَ يَـٰٓـَٔادَمُ أَنۢبِئْهُم بِأَسْمَآئِهِمْ ۖ فَلَمَّآ أَنۢبَأَهُم بِأَسْمَآئِهِمْ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّىٓ أَعْلَمُ غَيْبَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَأَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ ٣٣

Ai tha: “O Adem! Tregoja atyre emrat e tyre.” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, (Allahu) tha: “A nuk ju kam thënë se Unë e di të fshehtën e qiejve dhe të Tokës, dhe e di atë që ju shfaqni dhe atë që e mbani fshehur?”61

Komentimi 1 shënim

Shënimi 61

Në lidhje me atë që engjëjt mbanin fshehur ka dy komentime: I pari: Është për qëllim ajo që fshihte Iblisi, i cili në atë kohë ishte në mesin e engjëjve. I dyti: Kur engjëjt mësuan se Allahu do të krijojë një krijesë të re, i thanë njëri-tjetrit në fshehtësi se Allahu nuk ka për të krijuar krijesë më të nderuar dhe me vend më të lartë tek Ai se sa ata. Komentimi i parë është përcjellë nga Ibën Abasi ndërsa i dyti nga El Hasen dhe Katade. Më i saktë është mendimi i parë për shkak se është i argumentuar dhe atë e përkrahin edhe ajetet në vijim.

2:34

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَٱسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ٣٤

Dhe, kur62 u thamë engjëjve: “Bëni sexhde63 për Ademin!”, ata menjëherë ranë në sexhde me përjashtim të Iblisit64, i cili refuzoi, bëri mendjemadhësi dhe u bë prej mohuesve.65

Komentimi 4 shënime

Shënimi 62

Kujtoni gjithashtu që prej mirësive të Mia ndaj jush është se e nderova babanë tuaj duke urdhëruar engjëjt që të bëjnë sexhde para tij, në shenjë nderimi për të, dhe jo adhurimi.

Shënimi 63

Sexhde quhet përkulja dhe vendosja e ballit dhe hundës në tokë.

Shënimi 64

Iblis do të thotë: i pashpresë. Allahu e ka nxjerrë atë nga çdo e mirë dhe e ka bërë djall të mallkuar për shkak të gjynahut të tij. Ai është krijuar nga flaka e zjarrit dhe nuk është prej engjëjve por prej xhinëve.

Shënimi 65

Prej mohuesve të mirësive të Allahut me kundërshtimin e urdhrit për t’ju përulur Ademit.

2:35

وَقُلْنَا يَـٰٓـَٔادَمُ ٱسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ ٱلْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَـٰذِهِ ٱلشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ٣٥

Pastaj thamë: “O Adem! Ti dhe bashkëshortja jote banoni në Xhenet dhe hani prej tij sa të doni e ku të doni, por mos ju afroni kësaj peme66, se përndryshe do të bëheni prej të padrejtëve.67

Komentimi 2 shënime

Shënimi 66

Mos hani prej frutave të saj. Emri i asaj peme nuk është përmendur në ndonjë tekst Kuranor apo Hadith.

Shënimi 67

Ndiqni rrugën e atyre që i kalojnë kufijtë e Mi, kundërshtojnë urdhrin Tim dhe bëjnë të lejuara ndalesat e Mia.

2:36

فَأَزَلَّهُمَا ٱلشَّيْطَـٰنُ عَنْهَا فَأَخْرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِ ۖ وَقُلْنَا ٱهْبِطُوا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّۭ ۖ وَلَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّۭ وَمَتَـٰعٌ إِلَىٰ حِينٍۢ ٣٦

Por, djalli i shtyu ata të dy që të gabonin në të68 dhe i nxori69 ata nga ajo ku ishin. Ne u thamë: “Zbritni! Ju jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të keni vendqëndrim dhe jetesë, deri në një kohë të caktuar.70

Komentimi 3 shënime

Shënimi 68

Në lidhje me pemën, duke i mashtruar që të hanin prej frutave të saj.

Shënimi 69

U bë shkak që Allahu t’i nxjerrë ata nga e mira në të cilën ishin në xhenet.

Shënimi 70

Do të jetoni dhe do të furnizoheni në të brez pas brezi deri në ditën e kiametit.

2:37

فَتَلَقَّىٰٓ ءَادَمُ مِن رَّبِّهِۦ كَلِمَـٰتٍۢ فَتَابَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ٣٧

Ademi pranoi disa fjalë nga Zoti i tij71, e Ai e fali atë. Vërtet, Ai është Pranuesi i Madh i pendimit72, Mëshirëploti.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 71

Allahu i paraqiti Ademit disa fjalë dhe ai i pranoi ato i penduar, dhe Allahu ia pranoi atij pendimin dhe ia fali gabimin me shqiptimin dhe pranimin e atyre fjalëve. Kurani bën shenjë se fjalët e pranuara nga Ademi janë ato që thuhen në ajetin: “O Zoti ynë! Ne i bëmë padrejtësi vetvetes dhe nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve.” [El Araf, 23].

Shënimi 72

I Cili e pranon pendimin e robërve të Tij mëkatarë të kthyer tek Ai për t’iu bindur dhe të penduar pas gjynahut të kryer, dhe i fal gjynahet e tyre duke mos i dënuar për to, si mirësi tjetër nga mëshira e Tij e madhe.

2:38

قُلْنَا ٱهْبِطُوا مِنْهَا جَمِيعًۭا ۖ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُم مِّنِّى هُدًۭى فَمَن تَبِعَ هُدَاىَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ٣٨

Ne u thamë: “Zbritni që të gjithë73 prej tij (Xhenetit), dhe sigurisht që do t’ju vijë udhëzim74 prej Meje; dhe, kushdo që do të ndjekë udhëzimin Tim, për ta nuk do të ketë as frikë, as nuk do të brengosen.”75

Komentimi 3 shënime

Shënimi 73

Ademi, Havaja dhe Iblisi.

Shënimi 74

Sqarim për urdhrin Tim dhe bindjen ndaj Meje dhe udhëzim në rrugën dhe fenë Time. Kjo do t’ju vijë me anë të të dërguarve dhe Profetëve të Mi.

Shënimi 75

Nuk do të kenë frikë nga tmerret e ditës së Kiametit dhe nga dënimi i Allahut, dhe nuk do të brengosen për atë që kanë lënë mbrapa në dynja pas vdekjes.

2:39

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِـَٔايَـٰتِنَآ أُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ ٣٩

Ndërsa ata, të cilët do të mohojnë dhe do të përgënjeshtrojnë shpalljet76 Tona, pikërisht ata do të jenë banorët e Zjarrit, ku do të jenë përgjithmonë.77

Komentimi 2 shënime

Shënimi 76

Shenjat e Allahut janë argumentet dhe provat e Tij për Njëshmërinë dhe Hyjnizimin e Tij, si dhe shenjat dhe dëshmitë me të cilat kanë ardhur Profetët e Allahut për vërtetimin e Njëshmërisë së Allahut dhe vërtetësisë së asaj që ata kanë njoftuar nga Zoti i tyre.

Shënimi 77

Është fjala për banorët e përhershëm të Zjarrit, pasi që do të ketë edhe njerëz të tjerë që do të hyjnë në Zjarr si dënim për gjynahet e tyre dhe më pas do të dalin prej tij dhe do të hyjnë në Xhenet. I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Sa për banorët e Zjarrit, të cilët janë banorët e tij, ata as vdesin në të dhe as jetojnë, por janë disa njerëz (njësues të Allahut, besimtarë) të cilët i ka kapur Zjarri për shkak të gjynaheve të tyre dhe i vdes ata një të vdekur sa që kur bëhen prush, jepet lejë (nga Allahu) për ndërmjetësim. Pastaj sillen torbe-torbe (si plaçkat) dhe përhapen mbi lumenjtë e Xhenetit. Pastaj thuhet: “O banorë të Xhenetit! Derdhni ujë mbi ta!” Atëherë mbijnë si fara e bishtajoreve mbi sjelljet e lumit.” [Muslimi, 458].

2:40

يَـٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱذْكُرُوا نِعْمَتِىَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَوْفُوا بِعَهْدِىٓ أُوفِ بِعَهْدِكُمْ وَإِيَّـٰىَ فَٱرْهَبُونِ ٤٠

O bijtë e Izraelit78! Kujtoni mirësinë Time ndaj jush dhe mbani besën që më keni dhënë, që edhe Unë të mbaj premtimin79 që ju kam dhënë, dhe vetëm Mua më kini frikë!

Komentimi 2 shënime

Shënimi 78

Bijtë e Profetit Jakub, birit të Is’hakut, birit të Ibrahimit. Jakubi u quajt Israil (Izrael) me kuptimin: Rob i Allahut dhe i zgjedhuri i Allahut nga mesi i krijesave të Tij.

Shënimi 79

Premtimi i Allahut është se do t’i fusë në Xhenet, nëse ata e përmbushin besën e tyre.

2:41

وَءَامِنُوا بِمَآ أَنزَلْتُ مُصَدِّقًۭا لِّمَا مَعَكُمْ وَلَا تَكُونُوٓا أَوَّلَ كَافِرٍۭ بِهِۦ ۖ وَلَا تَشْتَرُوا بِـَٔايَـٰتِى ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا وَإِيَّـٰىَ فَٱتَّقُونِ ٤١

Besoni atë që kam zbritur (Kuranin), i cili është vërtetues i atij që keni ju80, dhe mos u bëni mohuesit e parë të tij (Kuranit), as mos i shkëmbeni ajetet e Mia për një vlerë të pakët, dhe vetëm Mua të ma kini frikën!

Komentimi 1 shënim

Shënimi 80

Nëse ju besoni Kuranin, keni besuar edhe Teuratin e Inxhilin, e në të kundërt: nëse e përgënjeshtroni Kuranin, keni përgënjeshtruar edhe Teuratin e Inxhilin që keni në duar, për shkak se ajo që thuhet në Kuran për profetësinë e Muhamedit dhe urdhëri për pasimin e tij, thuhet edhe në Teurat dhe Inxhil, kështu që kush e përgënjeshtron Kuranin, ka përgënjeshtruar edhe Teuratin e Inxhilin.

2:42

وَلَا تَلْبِسُوا ٱلْحَقَّ بِٱلْبَـٰطِلِ وَتَكْتُمُوا ٱلْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ ٤٢

Mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën, dhe të fshihni të vërtetën, duke qenë se e dini!81

Komentimi 1 shënim

Shënimi 81

Mos ia ngatërroni njerëzve çështjen e Muhamedit, o rabinë të ithtarëve të Librit, dhe mos e fshihni atë që gjeni në Librin tuaj në lidhje me të, duke qenë se ju e dini të vërtetën; e dini se Muhamedi është i Dërguari i Allahut për të gjithë njerëzimin dhe se Kurani është prej Allahut.

2:43

وَأَقِيمُوا ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا ٱلزَّكَوٰةَ وَٱرْكَعُوا مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ ٤٣

Falni namazin, jepni zekatin dhe përuluni bashkë me ata që përulen!82

Komentimi 1 shënim

Shënimi 82

Zekati është pastrimi i pasurisë dhe kultivimi i saj me dhënien e një pjese të caktuar si lëmoshë për ata që u takon.

2:44

۞ أَتَأْمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ وَأَنتُمْ تَتْلُونَ ٱلْكِتَـٰبَ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ٤٤

A i urdhëroni njerëzit për punë të mira, ndërsa veten tuaj e harroni, ndërkohë që ju lexoni Librin (Teuratin)? A nuk logjikoni?

2:45

وَٱسْتَعِينُوا بِٱلصَّبْرِ وَٱلصَّلَوٰةِ ۚ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى ٱلْخَـٰشِعِينَ ٤٥

Kërkoni ndihmë me durimin83 dhe namazin, megjithëse kjo është e madhe, por jo edhe për të përulurit,84

Komentimi 2 shënime

Shënimi 83

Origjina e durimit është që t’ia ndalosh vetes epshet dhe dëshirat e saj.

Shënimi 84

Besimtarët e vërtetë të cilët kanë frikë Allahun dhe dënimin e Tij.

2:46

ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَـٰقُوا رَبِّهِمْ وَأَنَّهُمْ إِلَيْهِ رَٰجِعُونَ ٤٦

të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.

2:47

يَـٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱذْكُرُوا نِعْمَتِىَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَنِّى فَضَّلْتُكُمْ عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ ٤٧

O bijtë e Izraelit! Kujtoni mirësinë Time ndaj jush, kur ju favorizova ndaj të gjitha krijesave.85

Komentimi 1 shënim

Shënimi 85

Të asaj kohe, kur u dërgonte Profetë, Libra dhe u dha pushtet.

2:48

وَٱتَّقُوا يَوْمًۭا لَّا تَجْزِى نَفْسٌ عَن نَّفْسٍۢ شَيْـًۭٔا وَلَا يُقْبَلُ مِنْهَا شَفَـٰعَةٌۭ وَلَا يُؤْخَذُ مِنْهَا عَدْلٌۭ وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ ٤٨

Dhe, kini frikë atë Ditë, kur askush nuk mund t’i shlyejë askujt asgjë,86 as nuk pranohet ndërmjetësimi i ndokujt, as nuk merret shpërblesë nga askush, as nuk do të ndihmohen.87

Komentimi 2 shënime

Shënimi 86

Askush nuk shlyen borxhin e dikujt tjetër as nuk i bën dobi me asgjë, as prindi fëmijës dhe as fëmija prindit, pasi që kthimi i të drejtave në ditën e gjykimit do të jetë prej veprave të mira e të këqia.

Shënimi 87

Allahu i drejtohet hebrenjve me këtë ajet, të cilët thoshin: “Ne jemi bijtë e Allahut, të dashurit e Tij dhe bijtë e Profetëve të Tij, kështu që prindërit dhe të parët tanë kanë për të ndërmjetësuar tek Allahu për ne.” Atëherë Allahu i njoftoi ata se në ditën e Gjykimit askush nuk i bën dobi askujt dhe as nuk ndërmjetëson për askënd, deri sa gjithsecili të marrë hakun e tij. Megjithëse shprehja e këtij ajeti është e përgjithshme, qëllimi i tij është i kufizuar për nga komentimi, për shkak se janë përcjellë hadithe nga i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili ka thënë: “Ndërmjetësimi im do të jetë për vepruesit e gjynaheve të mëdha nga populli im.” [Mishkatul Mesabih, 5598; Ebu Daudi 4739, Tirmidhiu 2435] Ai ﷺ gjithashtu ka thënë: “Çdo Profeti i është dhënë e drejta e një lutjeje, ndërsa unë e ruajta lutjen time për të ndërmjetësuar për popullin tim, dhe ai (ndërmjetësimi im), me Lejen e Allahut, do të përfshijë prej tyre të gjithë ata, të cilët vdesin dhe nuk i kanë bërë shok Allahut asgjë.” [Muslimi, 490]. Ndërsa në ajet përfshihen ata që vdesin duke qenë mosbesimtarë dhe pa u penduar tek Allahu i Madhëruar. [Taberiu].

2:49

وَإِذْ نَجَّيْنَـٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ يُذَبِّحُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ ۚ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌۭ٤٩

(Kujtoni) Kur ju shpëtuam nga njerëzit e Faraonit, të cilët ju shkaktonin vuajtjet më fyese: ju thernin bijtë tuaj, ndërsa gratë tuaja i linin gjallë.88 Padyshim, këtu kishte sprovë (mirësi) të madhe për ju, nga Zoti juaj.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 88

I thernin të posalindurit meshkuj dhe i linin gjallë ato që ishin femra, nga frika se prej bijve të Israilit do të dilte dikush që do ia merrte pushtetin faraonit.

2:50

وَإِذْ فَرَقْنَا بِكُمُ ٱلْبَحْرَ فَأَنجَيْنَـٰكُمْ وَأَغْرَقْنَآ ءَالَ فِرْعَوْنَ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ ٥٠

Dhe (kujtoni), kur e ndamë detin89 për ju, e ju shpëtuam, ndërsa njerëzit e Faraonit i mbytëm, ndërsa ju shihnit.90

Komentimi 2 shënime

Shënimi 89

Duke hapur 12 rrugë në det për të kaluar 12 fiset e bijve të Izraelit.

Shënimi 90

Mrekullinë që u ndodhi atyre me ndarjen e detit në rrugë për t’i shpëtuar faraonit dhe mbylljen e atyre rrugëve që u hapën për të mbytur faraonin dhe njerëzit e tij.

2:51

وَإِذْ وَٰعَدْنَا مُوسَىٰٓ أَرْبَعِينَ لَيْلَةًۭ ثُمَّ ٱتَّخَذْتُمُ ٱلْعِجْلَ مِنۢ بَعْدِهِۦ وَأَنتُمْ ظَـٰلِمُونَ ٥١

Dhe (kujtoni), kur i caktuam takim Musait91 për dyzet net, ndërsa ju morët viçin (për zot) pas tij92 dhe ishit të padrejtë.93

Komentimi 3 shënime

Shënimi 91

Që të shkonte në malin e Turit të fliste me Allahun dhe t’i shpallej Teurati.

Shënimi 92

Pas ikjes së Musës në malin e Turit.

Shënimi 93

Me vendosjen e adhurimit jo në vendin e vet, pasi që adhurimi i përket vetëm Allahut, ndërsa ju adhuruat viçin.

2:52

ثُمَّ عَفَوْنَا عَنكُم مِّنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ٥٢

Por, edhe pas kësaj, Ne jua falëm juve, në mënyrë që të falënderoni.

2:53

وَإِذْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْفُرْقَانَ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ ٥٣

Dhe (kujtoni), kur Ne i dhamë Musait Librin (Teuratin) dhe Furkanin,94 me qëllim që të udhëzoheni.95

Komentimi 2 shënime

Shënimi 94

Dalluesin e të vërtetës nga e pavërteta. Kjo është cilësi e Teuratit dhe e të gjithë librave të zbritur nga Allahu.

Shënimi 95

Me të, d.m.th. me Teuratin, i cili ishte dallues mes të vërtetës dhe të pavërtetës.

2:54

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦ يَـٰقَوْمِ إِنَّكُمْ ظَلَمْتُمْ أَنفُسَكُم بِٱتِّخَاذِكُمُ ٱلْعِجْلَ فَتُوبُوٓا إِلَىٰ بَارِئِكُمْ فَٱقْتُلُوٓا أَنفُسَكُمْ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌۭ لَّكُمْ عِندَ بَارِئِكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ٥٤

Dhe, kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Vërtet, ju i bëtë padrejtësi vetvetes me marrjen e viçit (për zot), ndaj kthehuni tek Krijuesi juaj me pendim dhe vritni vetet tuaja96, kjo është më e mirë për ju tek Krijuesi juaj. Ai jua pranoi pendimin. Vërtet, Ai është Pranuesi i Madh i pendimit, Mëshirëploti.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 96

Duke vrarë njëri-tjetrin, dhe transmetohet se në këtë ngjarje janë vrarë 70 mijë prej tyre, sa që thuajse u shuan të gjithë. Me këtë vepër iu pranua pendimi dhe u falën të gjithë, të vrarët dhe ata që mbetën gjallë.

2:55

وَإِذْ قُلْتُمْ يَـٰمُوسَىٰ لَن نُّؤْمِنَ لَكَ حَتَّىٰ نَرَى ٱللَّهَ جَهْرَةًۭ فَأَخَذَتْكُمُ ٱلصَّـٰعِقَةُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ٥٥

Dhe (kujtoni), kur ju thatë: “O Musa! Ne nuk do të besojmë ty, deri sa ta shohim Allahun hapur97!” Atëherë ju kapi e befasishmja, ndërsa ju e shihnit (atë).98

Komentimi 2 shënime

Shënimi 97

Me sytë tanë dhe pa perde. Këtu, Allahu u kujton atyre (hebrenjve) kundërshtimin e të parëve të tyre dhe mos qëndrimin drejt të tyre megjithë provat dhe argumentet që Allahu u sillte atyre. Me këtë ajet Allahu u bën të ditur hebrenjve prej bijve të Israilit, të cilët ndodheshin në Medine në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), se me përgënjeshtrimin dhe mohimin e tyre, ata nuk do të jenë më tepër se paraardhësit e tyre, të cilët dilnin nga feja vazhdimisht.

Shënimi 98

Dëgjuan zë të fortë, ose u ra tërmet apo zjarr dhe vdiqën të gjithë. Taberiu transmeton se këta që vdiqën ishin 70 burra të zgjedhur nga Musai (alejhi selam) për të shkuar në malin e Turit dhe të kërkonin falje për veprën e popullit të tyre. Këta i kërkuan Musait që të dëgjonin Fjalët e Zotit të tyre kur i fliste Musait dhe ai e bëri këtë, dhe ata e dëgjuan. Pastaj i kërkuan që ta shihnin Zotin me sytë e tyre… Pas vdekjes së tyre, Musai iu lut Allahut që t’i ringjallë ata…

2:56

ثُمَّ بَعَثْنَـٰكُم مِّنۢ بَعْدِ مَوْتِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ٥٦

Më pas, ju ringjallëm pas vdekjes tuaj, me qëllim që të falënderoni.99

Komentimi 1 shënim

Shënimi 99

Pastaj Ne ju ringjallëm pasi ju kishte goditur vdekja nga rrufeja, në mënyrë që të falënderonit për mirësinë e Allahut ndaj jush. Kjo vdekje ishte një ndëshkim për ta, por pastaj Allahu i ringjalli për t’u plotësuar afatet e jetës që Ai u kishte caktuar.

2:57

وَظَلَّلْنَا عَلَيْكُمُ ٱلْغَمَامَ وَأَنزَلْنَا عَلَيْكُمُ ٱلْمَنَّ وَٱلسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا مِن طَيِّبَـٰتِ مَا رَزَقْنَـٰكُمْ ۖ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَـٰكِن كَانُوٓا أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ ٥٧

Dhe retë i bëmë hije për ju, ju zbritëm lëng pemësh dhe thëllëza. Hani nga të mirat që ju kemi furnizuar. Dhe, ata nuk na bënë keq Neve, por i bënin keq vetvetes.100

Komentimi 1 shënim

Shënimi 100

Kujtoni mirë mirësinë Tonë ndaj jush, kur ishit të humbur dhe endeshit nëpër tokë pa strehë: Ne ju mbuluam me re për t’ju mbrojtur nga nxehtësia e diellit, dhe ju zbritëm “el-mennin” — një ushqim të ngjashëm me rrëshirë, me shije si mjalti — dhe “es-seluan” — një zog të ngjashëm me thëllëzën. Dhe ju thamë: “Hani nga ushqimet e mira me të cilat ju kemi furnizuar dhe mos kundërshtoni fenë tuaj.” Por ju nuk iu bindët dhe e shkelët urdhrin. Dhe nuk na bëtë Ne padrejtësi me mosmirënjohjen tuaj ndaj mirësive, por ju i bëtë padrejtësi vetes, sepse pasojat e padrejtësisë kthehen mbi vetë ju.

2:58

وَإِذْ قُلْنَا ٱدْخُلُوا هَـٰذِهِ ٱلْقَرْيَةَ فَكُلُوا مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ رَغَدًۭا وَٱدْخُلُوا ٱلْبَابَ سُجَّدًۭا وَقُولُوا حِطَّةٌۭ نَّغْفِرْ لَكُمْ خَطَـٰيَـٰكُمْ ۚ وَسَنَزِيدُ ٱلْمُحْسِنِينَ ٥٨

Dhe (kujtoni), kur ju thamë: “Hyni në këtë qytet (Jeruzalem) dhe hani prej tij ku të doni e sa të doni, por tek porta (e tij) hyni të përkulur,101 dhe thoni: “Falje!”102 - e Ne do t’jua falim gjynahet, dhe punëmirëve do t’ua shtojmë shpërblimin!”103

Komentimi 3 shënime

Shënimi 101

Në sexhde apo në ruku.

Shënimi 102

Hyrja jonë të përkulur në këtë portë është falje për gjynahet tona, apo: me qëllim që të na falen gjynahet.

Shënimi 103

Kush ka qenë punëmirë, do t’i shtohet shpërblimi tek Allahu dhe kush ka qenë gabimtar, do t’i falen gabimet. [Taberiu nga Ibën Abasi].

2:59

فَبَدَّلَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا قَوْلًا غَيْرَ ٱلَّذِى قِيلَ لَهُمْ فَأَنزَلْنَا عَلَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا رِجْزًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ ٥٩

Por, ata të cilët bënë padrejtësi, e ndërruan atë me një fjalë tjetër nga ajo që u ishte thënë.104 Atëherë, Ne zbritëm ndëshkim nga qielli mbi ata, të cilët vepruan padrejtësi, për shkak se ishin të pabindur.105

Komentimi 2 shënime

Shënimi 104

Thanë fjalë tjetër nga ajo që u urdhëruan të thonin. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Bijve të Israilit iu tha: “tek porta (e Jerusalemit) hyni të përkulur dhe thoni: “Falje!”, ndërsa ata e ndryshuan fjalën dhe hynë duke u zvarritur me të ndenjurat e tyre dhe thanë: “farë në elb”, -apo: “farë në qime.” [Buhariu 3403, 4641 dhe Muslimi 7439]. Në një transmetim tjetër thuhet se: “ata filluan të hyjnë me prapanicat e tyre nga një derë e vogël (me qëllim që të përuleshin të detyruar nga dera dhe jo nga urdhri) dhe thonin: “Grurë”, duke u tallur.” [Taberiu nga Ibën Abasi].

Shënimi 105

Ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, Musait (alejhis selam).

2:60

۞ وَإِذِ ٱسْتَسْقَىٰ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦ فَقُلْنَا ٱضْرِب بِّعَصَاكَ ٱلْحَجَرَ ۖ فَٱنفَجَرَتْ مِنْهُ ٱثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًۭا ۖ قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍۢ مَّشْرَبَهُمْ ۖ كُلُوا وَٱشْرَبُوا مِن رِّزْقِ ٱللَّهِ وَلَا تَعْثَوْا فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ ٦٠

Dhe (kujtoni), kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij106 dhe Ne i thamë: “Godite gurin107 me shkopin tënd” - nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime, dhe secili grup108 e dinte vendin e tij të pirjes.109 Hani e pini nga furnizimi i Allahut, dhe mos shkatërroni në Tokë, e të jeni prishës!

Komentimi 4 shënime

Shënimi 106

Në kohën kur ishin në shkretëtirë, Musai i kërkoi Allahut që të zbriste ujë për popullin e tij.

Shënimi 107

Një gur apo shkëmb nga mali i Turit, të cilin ata e mbartnin me vete.

Shënimi 108

Bijtë e Israilit apo të Jakubit ishin dymbëdhjetë vëllezër ku secili prej tyre kishte familjen dhe pasardhësit e tij, duke formuar kështu dymbëdhjetë grupe njerëzish.

Shënimi 109

Secili grup kishte burimin e tij të posaçëm në këtë gur dhe nuk i lejohej të pinte në burimin e grupit tjetër, ndërsa në burime të tjera, në kodra e fusha, ata mund të pinin lirisht së bashku.

2:61

وَإِذْ قُلْتُمْ يَـٰمُوسَىٰ لَن نَّصْبِرَ عَلَىٰ طَعَامٍۢ وَٰحِدٍۢ فَٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُخْرِجْ لَنَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلْأَرْضُ مِنۢ بَقْلِهَا وَقِثَّآئِهَا وَفُومِهَا وَعَدَسِهَا وَبَصَلِهَا ۖ قَالَ أَتَسْتَبْدِلُونَ ٱلَّذِى هُوَ أَدْنَىٰ بِٱلَّذِى هُوَ خَيْرٌ ۚ ٱهْبِطُوا مِصْرًۭا فَإِنَّ لَكُم مَّا سَأَلْتُمْ ۗ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلذِّلَّةُ وَٱلْمَسْكَنَةُ وَبَآءُو بِغَضَبٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا يَكْفُرُونَ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ ۗ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُوا يَعْتَدُونَ ٦١

Dhe (kujtoni), kur ju thatë: “O Musa! Nuk do të durojmë vetëm një lloj ushqimi, ndaj lute Zotin tënd që të na nxjerrë nga ato që mbin Toka prej bimëve të saj, trangujve, grurit, thjerrëzave dhe qepëve.” Ai (Musai) tha: “A kërkoni të ndërroni me më të ulët, atë që është më e mirë? Atëherë zbritni në ndonjë qytet dhe keni për të gjetur atë që kërkoni.” Dhe kështu, mbi ta u bë i detyrueshëm poshtërimi dhe skamja, dhe u kthyen duke marrë mbi vete zemërim nga Allahu. Kjo, ngaqë ata i mohonin vazhdimisht shpalljet e Allahut dhe i vritnin Profetët pa të drejtë, dhe kjo, ngaqë kundërshtonin dhe vazhdonin t’i tejkalonin kufijtë.

2:62

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَٱلَّذِينَ هَادُوا وَٱلنَّصَـٰرَىٰ وَٱلصَّـٰبِـِٔينَ مَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَعَمِلَ صَـٰلِحًۭا فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ٦٢

Vërtet, ata të cilët kanë besuar110; ata të cilët kanë qenë hebrenj111, të krishterë112 apo sabiunë113, kushdo prej tyre, që e ka pas besuar Allahun dhe Ditën e Fundit, dhe ka vepruar vepra të mira114, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre, dhe për ta nuk do të ketë as frikë, as nuk do të pikëllohen.

Komentimi 5 shënime

Shënimi 110

Kanë besuar Allahun dhe të dërguarin e Allahut, Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe atë me të cilën ai ka ardhur nga Allahu, Kuranin.

Shënimi 111

Besimi i hebrenjve ka qenë duke besuar në Musain (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe në ndjekjen e rrugës së tij, deri sa erdhi Isa (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kur erdhi Isai, kushdo që kapej për Teuratin dhe rrugën e Musait, por nuk e ndiqte Isain, ai ishte i humbur.

Shënimi 112

Besimi i të krishterëve ka qenë duke besuar në Isain (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe në ndjekjen e rrugës së tij, deri sa erdhi Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kur erdhi Muhamedi, kushdo që kapej për Inxhilin dhe rrugën e Isait, por nuk e ndiqte Muhamedin, ai ishte i humbur.

Shënimi 113

Popull pa ndonjë fe, as hebrenj dhe as të krishterë. Thuhet se adhuronin engjëjt.

Shënimi 114

Ata hebrenj, të krishterë e sabiunë, të cilët e kanë arritur Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nuk përfshihen në këtë ajet vetëm në rast se e besojnë Muhamedin dhe atë me të cilën ai është dërguar nga Allahu, besojnë botën tjetër dhe veprojnë vepra të mira, pastaj nuk ndryshojnë nga kjo dhe nuk ndërrojnë rrugë deri sa vdesin, këta do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, siç përmendet në ajet.

2:63

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَـٰقَكُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ ٱلطُّورَ خُذُوا مَآ ءَاتَيْنَـٰكُم بِقُوَّةٍۢ وَٱذْكُرُوا مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ٦٣

Dhe (kujtoni), kur patëm marrë besën tuaj115 dhe mbi ju ngritëm malin Tur116: “Merreni me seriozitet atë që ju dhamë117 dhe përmendni ato që gjenden në të118, në mënyrë që të ruheni.”119

Komentimi 5 shënime

Shënimi 115

Besa e marrë nga bijtë e Israilit do të përmendet më pas në ajetet 83-85, të kësaj sureje.

Shënimi 116

Malin e Turit. Ata ishin në rrëzën e malit dhe ai iu ngrit atyre mbi kokë, si kërcënim.

Shënimi 117

Veproni me përpjekje dhe pa neglizhim sipas asaj që thuhet në Teurat prej urdhrave dhe ndalesave të Allahut.

Shënimi 118

Prej premtimit dhe kërcënimit të ashpër.

Shënimi 119

T’i ruheni dhe të keni frikë dënimin Tim, duke u kthyer nga kundërshtimi në bindje.

2:64

ثُمَّ تَوَلَّيْتُم مِّنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ ۖ فَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُۥ لَكُنتُم مِّنَ ٱلْخَـٰسِرِينَ ٦٤

Pas kësaj, ju kthyet shpinën,120 dhe sikur të mos ishte mirësia121 e Allahut mbi ju dhe mëshira e Tij, padyshim që do të ishit prej të humburve.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 120

E latë të vepruarit sipas asaj për të cilën morëm besën tuaj, se do të punonit me përpjekje dhe seriozitet.

Shënimi 121

Sikur Allahu të mos ua pranonte pendimin pas shkeljes së besës nga ana juaj…

2:65

وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ ٱلَّذِينَ ٱعْتَدَوْا مِنكُمْ فِى ٱلسَّبْتِ فَقُلْنَا لَهُمْ كُونُوا قِرَدَةً خَـٰسِـِٔينَ٦٥

Ju tashmë i njihni ata, nga mesi juaj, të cilët e tejkaluan kufirin në ditën e Shtunë,122 dhe Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përbuzur!”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 122

Ata ishin ndaluar që të peshkonin në ditën e shtunë, ndërsa një grup prej tyre i hodhën rrjetat që ditën e xhuma dhe i mblodhën në ditën e djelë, gjë e cila tregon për shtrembërimin dhe arrogancën e tyre, duke menduar se do të talleshin me Allahun dhe do t’ja hidhnin Atij! Ndaj kujdes, o bijë të Israilit, që të mos bëni ashtu si bënë ata, dhe t’ju ndodhë ashtu si u ndodhi atyre!

2:66

فَجَعَلْنَـٰهَا نَكَـٰلًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهَا وَمَا خَلْفَهَا وَمَوْعِظَةًۭ لِّلْمُتَّقِينَ ٦٦

Ne e bëmë këtë,123 si ndëshkim për të mëparshmet124 dhe për të mëvonshmet125, si dhe këshillë për të devotshmit.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 123

Dënimin dhe shndërrimin e tyre në majmunë, apo historinë e tyre…

Shënimi 124

Gjynahet dhe veprat e këqia të atyre njerëzve.

Shënimi 125

Këtë dënim do të kenë edhe ata të cilët veprojnë si vepra e tyre pas tyre.

2:67

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تَذْبَحُوا بَقَرَةًۭ ۖ قَالُوٓا أَتَتَّخِذُنَا هُزُوًۭا ۖ قَالَ أَعُوذُ بِٱللَّهِ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْجَـٰهِلِينَ ٦٧

Dhe, kur Musai i tha popullit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë”126, ata thanë: “A tallesh me ne?” Ai tha: “Allahu më ruajt nga të qenët prej injorantëve127!”

Komentimi 2 shënime

Shënimi 126

Shkaku që Musai u tha atyre këtë fjalë ishte se ata shkuan për gjykim tek ai për çështjen e një të vrari të cilit nuk i dihej vrasësi.

Shënimi 127

Mendjelehtët, të cilët i atribuojnë Allahut gënjeshtër dhe të pavërtetë.

2:68

قَالُوا ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِىَ ۚ قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌۭ لَّا فَارِضٌۭ وَلَا بِكْرٌ عَوَانٌۢ بَيْنَ ذَٰلِكَ ۖ فَٱفْعَلُوا مَا تُؤْمَرُونَ ٦٨

Ata thanë 128: “Kërkoi Zotit tënd të na sqarojë, se cila është ajo?” Ai tha: “Ai (Allahu) thotë se ajo është një lopë jo shumë e vjetër, as mështjerrë, por e mesme. Zbatoni pra, atë që ju urdhërohet!”129

Komentimi 2 shënime

Shënimi 128

Pasi u bindën se Musai e kishte seriozisht atë që tha dhe se ajo ishte urdhër nga Zoti, ata thanë…

Shënimi 129

Në mënyrë që duke ju bindur Allahut, të arrini te njohja e vrasësit që kërkoni.

2:69

قَالُوا ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا لَوْنُهَا ۚ قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌۭ صَفْرَآءُ فَاقِعٌۭ لَّوْنُهَا تَسُرُّ ٱلنَّـٰظِرِينَ ٦٩

Ata thanë: “Kërkoi Zotit tënd të na sqarojë se çfarë ngjyre ka ajo?” Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, me ngjyrë të ndezur, e cila i kënaq shikuesit.”130

Komentimi 1 shënim

Shënimi 130

Për të mos u mjaftuar me urdhrin e parë që të therrnin një lopë prej lopëve, nga natyra e tyre e keqe, nga morali i tyre i ulët, nga mendimi i tyre i cekët dhe nga kokëfortësia e tyre ndaj të dërguarit të Allahut, Musait (alejhi selam), ata kërkuan t’u përshkruhej lopa edhe më hollësisht. Atëherë Allahu i ndëshkoi ata duke e kufizuar urdhrin në therjen e një lope të veçantë, të cilën e gjetën me vështirësi dhe u kushtoi shumë.

2:70

قَالُوا ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِىَ إِنَّ ٱلْبَقَرَ تَشَـٰبَهَ عَلَيْنَا وَإِنَّآ إِن شَآءَ ٱللَّهُ لَمُهْتَدُونَ ٧٠

Ata thanë: “Kërkoi Zotit tënd të na sqarojë se cila është ajo, sepse të gjitha lopët po na duken njësoj, dhe ne, në dashtë Allahu, do të udhëzohemi.”131

Komentimi 1 shënim

Shënimi 131

Pyetën për herë të tretë, kështu që kufizimi dhe vështirësia ju shtua edhe më shumë për shkak të pyetjeve të tyre të pavend. Ndaj Profeti ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mos më pyesni për atë që ua kam lënë në heshtje, sepse ata që kanë qenë para jush nuk janë shkatërruar veçse nga pyetjet e tyre të shumta dhe kundërshtimi i Profetëve të tyre. Kur ju urdhëroj për diçka, kryeni prej saj sa të mundni, dhe kur ju ndaloj nga diçka, lëreni atë.” [Muslimi 3244, Nesai 2618].

2:71

قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌۭ لَّا ذَلُولٌۭ تُثِيرُ ٱلْأَرْضَ وَلَا تَسْقِى ٱلْحَرْثَ مُسَلَّمَةٌۭ لَّا شِيَةَ فِيهَا ۚ قَالُوا ٱلْـَٔـٰنَ جِئْتَ بِٱلْحَقِّ ۚ فَذَبَحُوهَا وَمَا كَادُوا يَفْعَلُونَ ٧١

Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë e pashtruar me lërimin e tokës, apo me ujitjen e të mbjellave; pa të meta dhe pa lara (njëngjyrëshe).” Ata thanë: “Tani na e solle të vërtetën132.” Dhe e therën atë, megjithëse për pak e lanë pa bërë.133

Komentimi 2 shënime

Shënimi 132

Tani na e sqarove mirë dhe saktë dhe ne e mësuam se cilën lopë duhet të therim.

Shënimi 133

E therën lopën e përshkruar nga Allahu, dhe për pak e lanë pa therur për shkak të çmimit të lartë të saj dhe për shkak të zbulimit të turpit të tyre me zbulimin e vrasësit.

2:72

وَإِذْ قَتَلْتُمْ نَفْسًۭا فَٱدَّٰرَْٰٔتُمْ فِيهَا ۖ وَٱللَّهُ مُخْرِجٌۭ مَّا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ ٧٢

Dhe (kujtoni), kur vratë një njeri dhe u grindët me njëri-tjetrin për të, sigurisht që Allahu do e nxirrte (zbulonte) atë që ju mbanit fshehtë.

2:73

فَقُلْنَا ٱضْرِبُوهُ بِبَعْضِهَا ۚ كَذَٰلِكَ يُحْىِ ٱللَّهُ ٱلْمَوْتَىٰ وَيُرِيكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ ٧٣

Atëherë u thamë: “Goditeni atë (të vdekurin) me një pjesë të saj!” Kështu i ngjall Allahu të vdekurit dhe ju tregon shenjat e Tij, në mënyrë që të kuptoni.134

Komentimi 1 shënim

Shënimi 134

Kështu i ngjall Allahut të vdekurit, o mohues dhe përgënjeshtrues të Muhamedit dhe asaj me të cilën ai ka ardhur, që të kuptoni se Muhamedi ka të drejtë dhe thotë të vërtetën, kështu që ta besoni dhe ta pasoni atë.

2:74

ثُمَّ قَسَتْ قُلُوبُكُم مِّنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ فَهِىَ كَٱلْحِجَارَةِ أَوْ أَشَدُّ قَسْوَةًۭ ۚ وَإِنَّ مِنَ ٱلْحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنْهُ ٱلْأَنْهَـٰرُ ۚ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخْرُجُ مِنْهُ ٱلْمَآءُ ۚ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ ٱللَّهِ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَـٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ ٧٤

Por, pas kësaj, zemrat tuaja135 u ngurtësuan dhe u bënë si gurët, apo edhe më të forta, pasi që ka prej gurëve nga të cilët burojnë lumenjtë; ka prej tyre që çahen e prej tyre del ujë, madje edhe të tjerë që rrokullisen poshtë nga frika prej Allahut. E, Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju punoni.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 135

U drejtohet bijve të Israilit, bijve të vëllait të të vrarit, pasi u ngjalli të vdekurin dhe u zbuloi atë që mbanin fshehur.

2:75

۞ أَفَتَطْمَعُونَ أَن يُؤْمِنُوا لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌۭ مِّنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلَـٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُۥ مِنۢ بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ ٧٥

A shpresoni136 që t’iu besojnë137 juve, ndërkohë që një grup prej tyre e dëgjonin Fjalën e Allahut,138 pastaj e ndryshonin139 atë, pasi e kishin kuptuar140, duke qenë se e dinin mirë?141

Komentimi 6 shënime

Shënimi 136

O besimtarë që keni besuar Muhamedin dhe atë me të cilën ai ka ardhur nga Zoti i tij.

Shënimi 137

Hebrenjtë, prej bijve të Israilit.

Shënimi 138

Teuratin. E dëgjonin nga Musai alejhi selam.

Shënimi 139

Ndryshonin kuptimin dhe interpretimin e tij duke i dhënë kuptim tjetër nga ai që kishte për synim.

Shënimi 140

Domethënien, interpretimin dhe qëllimin e tij.

Shënimi 141

Se ishin duke mashtruar në ndryshimin që i bënin Teuratit.

2:76

وَإِذَا لَقُوا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا قَالُوٓا ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَا بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍۢ قَالُوٓا أَتُحَدِّثُونَهُم بِمَا فَتَحَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَآجُّوكُم بِهِۦ عِندَ رَبِّكُمْ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ٧٦

Dhe, kur takonin ata të cilët kishin besuar, thonin: “Ne besojmë142”, ndërsa kur veçoheshin tek njëri-tjetri, thonin: “A u tregoni atyre për atë që Allahu ju ka shpallur juve143, që pastaj ta përdorin si argument kundër jush tek Zoti juaj? A nuk kuptoni?”

Komentimi 2 shënime

Shënimi 142

Ashtu si edhe ju; besojmë Muhamedin dhe atë me të cilën ai ka ardhur nga Zoti i tij. Gjithnjë vazhdon të bëhet fjalë për hebrenjtë prej bijve të Israilit, të cilët gjendeshin në Medine në kohën e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), por këtu janë për qëllim hipokritët prej tyre.

Shënimi 143

Në Teurat për profetësinë dhe cilësitë e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Paria hebreje kritikonte ata hebrenj të cilët u tregonin besimtarëve se çfarë shkruhej në Teurat për dërgimin e Profetit të fundit, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), duke zbuluar kështu atë që fshihte paria e tyre fetare.

2:77

أَوَلَا يَعْلَمُونَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ٧٧

Por, a nuk e dinë ata se Allahu di çfarë ata fshehin dhe çfarë publikojnë?144

Komentimi 1 shënim

Shënimi 144

Po a nuk e dinë ata se Allahu di çfarë ata fshehin ‎prej mohimit dhe përgënjeshtrimit të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), kur veçoheshin me njëri-tjetrin; dhe çfarë publikojnë kur takojnë pasuesit e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), dhe u thonë: “Ne besojmë”.

2:78

وَمِنْهُمْ أُمِّيُّونَ لَا يَعْلَمُونَ ٱلْكِتَـٰبَ إِلَّآ أَمَانِىَّ وَإِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ ٧٨

Madje, ka prej tyre që janë analfabetë dhe nuk e njohin Librin145, por trillojnë disa shpifje dhe flasin vetëm nga hamendja.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 145

Nuk dinë çfarë thuhet në Teurat.

2:79

فَوَيْلٌۭ لِّلَّذِينَ يَكْتُبُونَ ٱلْكِتَـٰبَ بِأَيْدِيهِمْ ثُمَّ يَقُولُونَ هَـٰذَا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ لِيَشْتَرُوا بِهِۦ ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا ۖ فَوَيْلٌۭ لَّهُم مِّمَّا كَتَبَتْ أَيْدِيهِمْ وَوَيْلٌۭ لَّهُم مِّمَّا يَكْسِبُونَ ٧٩

Mjerë146 ata, të cilët e shkruajnë Librin me duart e tyre147, pastaj thonë: “Ky është prej Allahut”, me qëllim që të fitojnë me të diçka të pakët! Mjerë ata, për shkak të asaj që shkruajtën duart e tyre dhe mjerë ata, për shkak të asaj që fitojnë!

Komentimi 2 shënime

Shënimi 146

Dënim me pirje të qelbit të mbetur nga djegia e banorëve të xhehenemit, i cili do të jetë për hebrenjtë të cilët e shkruajnë të pavërtetën me duart e tyre pastaj thonë se ajo është prej Allahut.

Shënimi 147

Janë për qëllim ata hebrenj prej bijve të Israilit, të cilët e ndryshuan Teuratin dhe shkruajtën një libër sipas interpretimeve dhe komenteve të tyre, ndryshe nga ai që Allahu i kishte shpallur të dërguarit të Tij, Musait (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), pastaj ua shisnin disa njerëzve të cilët nuk kishin njohuri rreth tij dhe as se çfarë thuhej në Teurat.

2:80

وَقَالُوا لَن تَمَسَّنَا ٱلنَّارُ إِلَّآ أَيَّامًۭا مَّعْدُودَةًۭ ۚ قُلْ أَتَّخَذْتُمْ عِندَ ٱللَّهِ عَهْدًۭا فَلَن يُخْلِفَ ٱللَّهُ عَهْدَهُۥٓ ۖ أَمْ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ٨٠

Ata thonë: “Nuk do të na prekë Zjarri, veçse për disa ditë të numëruara148.” Thuaju (o Muhamed): “A mos vallë, keni marrë nga Allahu ndonjë premtim - e Allahu nuk e thyen premtimin e Tij - apo jeni duke thënë për Allahun diçka që nuk e dini?”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 148

Ata pretendonin se do të qëndrojnë në xhehenem vetëm dyzet net apo ditë, periudhën gjatë së cilës adhuruan viçin, por Allahu i përgënjeshtroi ata dhe ata kanë për të qëndruar përgjithmonë në xhehenem.

2:81

بَلَىٰ مَن كَسَبَ سَيِّئَةًۭ وَأَحَـٰطَتْ بِهِۦ خَطِيٓـَٔتُهُۥ فَأُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ٨١

Përkundrazi, kushdo që fiton të keqe149 dhe rrethohet nga gabimet e veta150, ata do të jenë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 149

Vepron keq dhe si rezultat fiton shpërblim të keq. E keqja që është për qëllim këtu është: “idhujtaria” dhe “mohimi”, pasi që idhujtarët dhe mohuesit janë banorët e zjarrit të cilët do të qëndrojnë përgjithmonë në të. Por do të ketë edhe prej besimtarëve mëkatarë të cilët do të dënohen për gjynahet e tyre, por më pas do të dalin nga zjarri dhe do të hyjnë në xhenet, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Shënimi 150

I grumbullohen gabimet dhe gjynahet dhe vdes pa u penduar dhe pa u kthyer prej tyre. Kuptimi i ajetit është kështu: Kushdo që vepron si vepra juaj (e hebrenjve) dhe mohon ashtu si ju, deri sa mohimi t’i rrethojë të gjitha të mirat e tij, ata janë banorët e zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

2:82

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ أُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ٨٢

Ndërsa ata, të cilët besojnë151 dhe bëjnë vepra të mira, ata do të jenë banorët e Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 151

Atë me të cilën ka ardhur Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

2:83

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَـٰقَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ لَا تَعْبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ وَبِٱلْوَٰلِدَيْنِ إِحْسَانًۭا وَذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَـٰمَىٰ وَٱلْمَسَـٰكِينِ وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًۭا وَأَقِيمُوا ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا ٱلزَّكَوٰةَ ثُمَّ تَوَلَّيْتُمْ إِلَّا قَلِيلًۭا مِّنكُمْ وَأَنتُم مُّعْرِضُونَ ٨٣

Dhe (kujtoni), kur morëm besën e bijve të Izraelit: “Të mos adhuroni tjetër përveç Allahut, të silleni mirë me prindërit, me të afërmit, me jetimët dhe me të varfrit; njerëzve t’u thoni fjalë të mira, të kryeni faljen dhe të jepni zekatin.” Por, ju u shmangët, me përjashtim të një pakice prej jush, dhe i keni kthyer shpinën.152

Komentimi 1 shënim

Shënimi 152

Besës së dhënë dhe të gjithave këtyre që përmenden në ajet.

2:84

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَـٰقَكُمْ لَا تَسْفِكُونَ دِمَآءَكُمْ وَلَا تُخْرِجُونَ أَنفُسَكُم مِّن دِيَـٰرِكُمْ ثُمَّ أَقْرَرْتُمْ وَأَنتُمْ تَشْهَدُونَ ٨٤

Dhe (kujtoni), kur morëm besën tuaj se nuk do ta derdhni gjakun tuaj dhe nuk do ta nxirrni njëri-tjetrin nga shtëpitë tuaja, pastaj ju e pranuat këtë dhe ishit dëshmues.153

Komentimi 1 shënim

Shënimi 153

Se kjo është e vërteta e besës që u kam marrë të parëve tuaj, në kohën e Musait (alejhi selam) dhe më pas edhe juve, që jeni bashkëkohës të Muhamedit, pasi që ju e gjeni këtë në Teurat.

2:85

ثُمَّ أَنتُمْ هَـٰٓؤُلَآءِ تَقْتُلُونَ أَنفُسَكُمْ وَتُخْرِجُونَ فَرِيقًۭا مِّنكُم مِّن دِيَـٰرِهِمْ تَظَـٰهَرُونَ عَلَيْهِم بِٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ وَإِن يَأْتُوكُمْ أُسَـٰرَىٰ تُفَـٰدُوهُمْ وَهُوَ مُحَرَّمٌ عَلَيْكُمْ إِخْرَاجُهُمْ ۚ أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ ٱلْكِتَـٰبِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍۢ ۚ فَمَا جَزَآءُ مَن يَفْعَلُ ذَٰلِكَ مِنكُمْ إِلَّا خِزْىٌۭ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَيَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ يُرَدُّونَ إِلَىٰٓ أَشَدِّ ٱلْعَذَابِ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَـٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ ٨٥

Por më pas, ja! Ju jeni ata që vrisni vetet tuaja (njëri-tjetrin) dhe disa prej jush i nxirrni prej shtëpive të tyre, duke u ndihmuar me të tjerë154 kundër tyre, në mëkat dhe padrejtësi. E nëse ata u sillen të kapur rob, ju paguani për lirimin e tyre, ndërkohë që nxjerrja e tyre ka qenë e ndaluar për ju. A besoni një pjesë të Librit155 dhe pjesën tjetër e mohoni? E çfarë dënimi mund të ketë ai, i cili e bën këtë gjë prej jush, veçse poshtërim në jetën e kësaj bote, ndërsa në Ditën e Kiametit do të kthehen në dënimin më të rëndë. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju veproni.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 154

Me idhujtarë të fiseve el Eus dhe el Hazraxh. hebrenjtë, bashkëkohës të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ishin ndarë në dy grupe: fisi el Kajnuka të cilët kishin bërë aleancë me fisin idhujtar el Hazraxh, dhe fiset en Nadir dhe Kurajdha, aleatë me fisin idhujtar el Eus. Kur kishte luftë mes fisit el Hazraxh dhe el Eus, këta dilnin në luftë me aleatët e tyre dhe kështu luftonin njëri-tjetrin, gjë e cila u ishte ndaluar në Teurat. Pastaj paguanin për lirimin e njerëzve të tyre të rënë rob në kampin kundërshtar, sipas ligjit të Teuratit, dhe nga ana tjetër i vrisnin me duart e tyre ndërkohë që ligji i Teuratit ishte që të mos e bënin këtë gjë dhe të mos e nxirnin njëri-tjetrin nga shtëpitë e tyre, as të mos bëheshin aleatë me njerëz të cilët i bënin shok Allahut dhe adhuronin idhujt në vend të Tij, duke shpresuar ndonjë përfitim të pakët nga gjërat e dynjasë. Prandaj, në vijim të ajetit, Allahu thotë: “A besoni një pjesë të librit dhe pjesën tjetër e mohoni?” [Taberiu; nga Ibën Abasi].

Shënimi 155

Teuratit. Besimi i tyre ishte kur paguanin për lirimin e robërve të tyre, ndërsa mohimi ishte kur i vrisnin me duart e tyre, duke qenë në kampe kundërshtare, gjë nga e cila ishin ndaluar.

2:86

أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشْتَرَوُا ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا بِٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ فَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ٨٦

Të tillët janë ata, të cilët e kanë blerë jetën e kësaj bote me botën tjetër, prandaj, atyre nuk do t’ju lehtësohet dënimi dhe nuk do të ndihmohen.156

Komentimi 1 shënim

Shënimi 156

Në ditën e gjykimit nga askush, as me fuqi, as me ndërmjetësim dhe as me gjë tjetër.

2:87

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَـٰبَ وَقَفَّيْنَا مِنۢ بَعْدِهِۦ بِٱلرُّسُلِ ۖ وَءَاتَيْنَا عِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱلْبَيِّنَـٰتِ وَأَيَّدْنَـٰهُ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ ۗ أَفَكُلَّمَا جَآءَكُمْ رَسُولٌۢ بِمَا لَا تَهْوَىٰٓ أَنفُسُكُمُ ٱسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقًۭا كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقًۭا تَقْتُلُونَ ٨٧

Ne i dhamë Librin Musait, dhe pas tij i dërgonim profetët njëri pas tjetrit.157 Edhe Isait, birit të Merjemes, Ne i dhamë provat e qarta158 dhe e fuqizuam atë me shpirtin e shenjtë159. Por, sa herë që ju vinte një i dërguar me atë që nuk ju pëlqente juve (o bijtë e Izraelit), ju bëheshit kryelartë, dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa të tjerë i vratë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 157

Pas Musait, Allahu dërgoi shumë Profetë njëri pas tjetrit te bijtë e Israilit. Të gjithë ata Profetë kishin të njëjtën rrugë dhe të njëjtin ligj, atë të Musait në Teurat, deri sa u dërgua Isai (alejhi selam), të cilit iu dha Inxhili.

Shënimi 158

Mrekullitë dhe argumentet e gjalla që vërtetonin për profetësinë e tij, si ngjallja e të vdekurve me Lejen e Allahut, shërimi i të sëmurëve, etj.

Shënimi 159

Me engjëllin Xhibril, i cili është quajtur “shpirti i shenjtë” për arsye se Allahu e ka krijuar atë duke ia dhënë vetë shpirtin, pa e lindur atë ndonjë prind, dhe kështu e quajti “shpirt”. Po për këtë arsye është quajtur edhe Isai “shpirt”, ngaqë Allahu e krijoi atë duke ia dhënë vetë shpirtin atij, pa pasur baba. Ndërsa fjala “i shenjtë” (el kudus), ka kuptimin “i pastër”.

2:88

وَقَالُوا قُلُوبُنَا غُلْفٌۢ ۚ بَل لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَقَلِيلًۭا مَّا يُؤْمِنُونَ ٨٨

Ata thanë: “Zemrat tona janë të vulosura160!” Përkundrazi, ata i ka mallkuar161 Allahu, për shkak të mohimit të tyre, dhe ata besojnë shumë pak.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 160

Të mbyllura me kapak, të mbështjella me këllëf; d.m.th. ata thonë: “nuk kuptojmë, nuk na arrin deri në zemër ajo që thua, o Muhamed!”.

Shënimi 161

I ka larguar, i ka dëbuar, i ka turpëruar e poshtëruar, i ka shkatërruar për shkak të mohimit të tyre dhe përgënjeshtrimit të provave të Allahut dhe Profetëve të Tij.

2:89

وَلَمَّا جَآءَهُمْ كِتَـٰبٌۭ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٌۭ لِّمَا مَعَهُمْ وَكَانُوا مِن قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوا فَلَمَّا جَآءَهُم مَّا عَرَفُوا كَفَرُوا بِهِۦ ۚ فَلَعْنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلْكَـٰفِرِينَ ٨٩

Dhe, kur atyre u erdhi nga Allahu një Libër (Kurani), i cili është vërtetues i atij që kishin ata, dhe duke qenë se më parë ata luteshin për ndihmë162 kundër mosbesimtarëve, kur u erdhi ajo163 që tashmë e njihnin, ata e mohuan atë. Pra, mallkimi i Allahut qoftë mbi mohuesit!

Komentimi 2 shënime

Shënimi 162

I luteshin Allahut të dërgonte Profetin e pritur, Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), që të fuqizoheshin dhe të triumfonin me ndihmën e tij. Hebrenjtë i kërcënonin armiqtë e tyre prej idhujtarëve e mohuesve arabë duke u thënë se “Allahu do të na forcojë ne me një Profet, të cilin do ta dërgojë tek ne, dhe tashmë ka ardhur koha e dërgimit të tij. Dhe kur të vijë ai, ka për t’ju shkatërruar si shkatërrimi i popullit të Adit dhe Iremit.” Por kur Allahu e dërgoi Profetin nga mesi i arabëve kurashit, hebrenjtë e mohuan atë, dhe ishin armiqtë e tyre ata të cilët e ndoqën dhe e besuan, edhe pse më parë kishin qenë idhujtarë. [Taberiu]

Shënimi 163

Shpallja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), apo Kurani dhe Muhamedi.

2:90

بِئْسَمَا ٱشْتَرَوْا بِهِۦٓ أَنفُسَهُمْ أَن يَكْفُرُوا بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بَغْيًا أَن يُنَزِّلَ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۖ فَبَآءُو بِغَضَبٍ عَلَىٰ غَضَبٍۢ ۚ وَلِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ ٩٠

Nuk ka më të keqe se ajo, për të cilën e shitën vetveten: që të mohojnë atë që ka zbritur Allahu, nga zilia se Allahu i zbret prej Mirësisë164 së Tij kujt të dëshirojë prej robërve165 të Tij! Prandaj, merituan zemërim mbi zemërim 166, dhe për mohuesit167 do të ketë dënim poshtërues.168

Komentimi 5 shënime

Shënimi 164

Shpallja, urtësia, profetësia, provat, etj.

Shënimi 165

Njerëzve të tjerë përveç tyre, d.m.th. përveç hebrenjve prej bijve të Israilit.

Shënimi 166

Hebrenjtë kishin merituar zemërime të mëparshme nga Allahu, si me adhurimin e viçit, mohimin e Isait, birit të Merjemes, etj.

Shënimi 167

E profetësisë së Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), prej të gjithë njerëzve në çdo vend dhe në çdo kohë.

Shënimi 168

Në botën tjetër, ose në këtë botë dhe në botën tjetër. Dënim poshtërues është ai dënim i cili i trashëgon njeriut poshtërim dhe përçmim të përhershëm, i cili nuk del kurrë nga poshtërimi në nderim e respekt. Me këtë lloj dënimi Allahu ka veçuar mohuesit e Tij dhe të Profetëve të Tij. Ndërsa dënim jo poshtërues është dënimi pastrues dhe filtrues i njeriut që e merr atë dënim, siç është dënimi i vjedhësit musliman të cilit i pritet dora, apo si dënimi i atij që bën imoralitet prej muslimanëve, e të tjera dënime të cilat Allahu i ka bërë falje të gjynaheve për personin që i merr ato (dënime).

2:91

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ ءَامِنُوا بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُوا نُؤْمِنُ بِمَآ أُنزِلَ عَلَيْنَا وَيَكْفُرُونَ بِمَا وَرَآءَهُۥ وَهُوَ ٱلْحَقُّ مُصَدِّقًۭا لِّمَا مَعَهُمْ ۗ قُلْ فَلِمَ تَقْتُلُونَ أَنۢبِيَآءَ ٱللَّهِ مِن قَبْلُ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ٩١

Kur atyre u thuhet: “Besoni në atë (Kuranin) që ka zbritur Allahu!” -ata thonë: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve.” Ndërsa atë pas tij169, ata e mohojnë, ndërkohë që ajo170 është e vërteta dhe vërtetues171 i asaj që kanë ata. Thuaju: “Nëse jeni vërtet besimtarë, atëherë përse më parë i vrisnit lajmëtarët e Allahut?”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 169

Ato Libra që janë zbritur nga Allahu pas Teuratit.

Shënimi 170

Kurani, të cilin Allahu ia zbriti Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 171

Të gjithë librat e zbritur nga Allahu tek Profetët e Tij janë vërtetues të njëri-tjetrit, dhe Kurani përputhet me Teuratin në atë që hebrenjtë përgënjeshtrojnë. Pra, në të vërtetë hebrenjtë përgënjeshtrojnë edhe Teuratin ashtu si përgënjeshtrojnë Inxhilin dhe Kuranin, duke i bërë kryeneçësi Allahut, duke thyer urdhrin e Tij dhe në kundërvënie ndaj të Dërguarve të Tij.

2:92

۞ وَلَقَدْ جَآءَكُم مُّوسَىٰ بِٱلْبَيِّنَـٰتِ ثُمَّ ٱتَّخَذْتُمُ ٱلْعِجْلَ مِنۢ بَعْدِهِۦ وَأَنتُمْ ظَـٰلِمُونَ ٩٢

Juve ju erdhi Musai me prova të qarta, por pas tij172 ju adhuruat viçin dhe u bëtë të padrejtë.173

Komentimi 2 shënime

Shënimi 172

Pas largimit të tij për takimin me Zotin e tij.

Shënimi 173

Sepse adhuruat atë që nuk duhet dhe nuk meriton të adhurohet.

2:93

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَـٰقَكُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ ٱلطُّورَ خُذُوا مَآ ءَاتَيْنَـٰكُم بِقُوَّةٍۢ وَٱسْمَعُوا ۖ قَالُوا سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَأُشْرِبُوا فِى قُلُوبِهِمُ ٱلْعِجْلَ بِكُفْرِهِمْ ۚ قُلْ بِئْسَمَا يَأْمُرُكُم بِهِۦٓ إِيمَـٰنُكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ٩٣

Dhe (kujotni), kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, (u thamë): “Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni (binduni)!” Ata thanë: “Dëgjuam dhe kundërshtuam!” Dhe, për shkak të mohimit të tyre, zemrat e tyre u mbushën me viçin. Thuaju: “Nuk ka më të keqe se ajo, me të cilën ju urdhëron besimi juaj, nëse jeni besimtarë!”174

Komentimi 1 shënim

Shënimi 174

Nëse besimi juaj ju urdhëron të vrisni të dërguarit e Allahut, të përgënjeshtroni librat e Tij dhe të mohoni atë me të cilën ata kanë ardhur, atëherë nuk ka besim më të keq se ky i juaji. Në fakt ata nuk janë besimtarë, sepse Teurati ua ndalon këto gjëra ndërsa ata i veprojnë.

2:94

قُلْ إِن كَانَتْ لَكُمُ ٱلدَّارُ ٱلْـَٔاخِرَةُ عِندَ ٱللَّهِ خَالِصَةًۭ مِّن دُونِ ٱلنَّاسِ فَتَمَنَّوُا ٱلْمَوْتَ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٩٤

Thuaju: “Nëse banesa e botës tjetër (Xheneti) tek Allahu është vetëm për ju, dhe për askënd tjetër prej njerëzve, atëherë dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë!”175

Komentimi 1 shënim

Shënimi 175

Nëse jeni të sinqertë në pretendimin tuaj. Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar përforcon të dërguarin e Tij me prova kundër hebrenjve bashkëkohës të tij dhe nxjerr në shesh të fshehtat e rabinëve dhe dijetarëve të tyre, të cilët pretendonin se ishin bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij. Me këtë ajet, atyre që ishin në dyshim për çështjen e çifutëve iu bë e qartë gënjeshtra, mashtrimi dhe armiqësia e tyre ndaj të Dërguarit të Allahut, dhe triumfoi fjala e të Dërguarit të Allahut dhe shokëve të tij, e cila vazhdon të triumfojë kundër ithtarëve të çdo feje tjetër. “Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “Sikur hebrenjtë ta kishin dëshiruar vdekjen, do të kishin vdekur menjëherë.” [Taberiu].

2:95

وَلَن يَتَمَنَّوْهُ أَبَدًۢا بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلظَّـٰلِمِينَ ٩٥

Por, ata nuk kanë për ta dëshiruar kurrë atë (vdekjen), për shkak të asaj që kanë vepruar duart e tyre, e Allahu është më se i Dijshëm për të padrejtët.176

Komentimi 1 shënim

Shënimi 176

Dhe çfarë veprojnë ata, pastaj do t’i shpërblejë ata sipas asaj që kanë vepruar.

2:96

وَلَتَجِدَنَّهُمْ أَحْرَصَ ٱلنَّاسِ عَلَىٰ حَيَوٰةٍۢ وَمِنَ ٱلَّذِينَ أَشْرَكُوا ۚ يَوَدُّ أَحَدُهُمْ لَوْ يُعَمَّرُ أَلْفَ سَنَةٍۢ وَمَا هُوَ بِمُزَحْزِحِهِۦ مِنَ ٱلْعَذَابِ أَن يُعَمَّرَ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِمَا يَعْمَلُونَ٩٦

Madje, do t’i gjesh ata (hebrenjtë) njerëzit më dëshirues për jetën, madje edhe më shumë se ata, të cilët i bëjnë shok Allahut177; çdonjëri prej të cilëve178 dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por, edhe sikur të jetojë aq, kjo nuk do t’a largonte atë nga dënimi.179 Allahu është Shikues i gjithçkaje që ata veprojnë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 177

Dhe kjo për shkak të vetëdijes së tyre se në botën tjetër do të kenë përçmim dhe poshtërim të përhershëm, sepse ata besojnë në ringjalljen në botën tjetër, ndërsa idhujtarët nuk besojnë se do të ringjallen dhe as se do të dënohen.

Shënimi 178

Idhujtarët, të cilët e uronin njëri-tjetrin duke u thënë: “Rrofsh dhjetë mij vjet!” [Taberiu; nga Ibën Abasi].

Shënimi 179

Sepse në fund kthimi do të jetë përsëri tek Allahu, sado gjatë të jetojnë.

2:97

قُلْ مَن كَانَ عَدُوًّۭا لِّجِبْرِيلَ فَإِنَّهُۥ نَزَّلَهُۥ عَلَىٰ قَلْبِكَ بِإِذْنِ ٱللَّهِ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ وَهُدًۭى وَبُشْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ ٩٧

Thuaju: “Kushdo që është armik i Xhibrilit - dhe padyshim se ai (Xhibrili) e zbriti atë (Kuranin) në zemrën tënde (o Muhamed) me lejen e Allahut, vërtetues të atyre (Librave) para tij, udhëzues dhe përgëzues për besimtarët;180

Komentimi 1 shënim

Shënimi 180

Ibën Abasi thotë: “Kur hebrenjtë e pyetën të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për shumë gjëra dhe ai iu përgjigj për to ashtu siç ishte edhe tek ata, me përjashtim të “Xhibrilit”, i cili tek hebrenjtë ishte sjellës dënimi dhe ndëshkimi, dhe jo sjelljës i shpalljes dhe mëshirës. Kur i Dërguari i Allahut i njoftoi ata se Xhibrili ishte sjellësi i shpalljes së Allahut, i ndëshkimit të Tij dhe i mëshirës së Tij, ata thanë: “Ai nuk është sjellës i shpalljes dhe as i mëshirës. Ai është armiku ynë!” Atëherë, Allahu e zbriti këtë ajet për t’i përgënjeshtruar ata.” [Taberiu].

2:98

مَن كَانَ عَدُوًّۭا لِّلَّهِ وَمَلَـٰٓئِكَتِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَجِبْرِيلَ وَمِيكَىٰلَ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَدُوٌّۭ لِّلْكَـٰفِرِينَ ٩٨

kushdo që është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe Mikailit, atëherë padyshim se Allahu është armik i mohuesve.”

2:99

وَلَقَدْ أَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ءَايَـٰتٍۭ بَيِّنَـٰتٍۢ ۖ وَمَا يَكْفُرُ بِهَآ إِلَّا ٱلْفَـٰسِقُونَ ٩٩

Ne të kemi zbritur ty prova të qarta, të cilat nuk i mohojnë veçse të pabindurit.

2:100

أَوَكُلَّمَا عَـٰهَدُوا عَهْدًۭا نَّبَذَهُۥ فَرِيقٌۭ مِّنْهُم ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ ١٠٠

A nuk është e vërtetë se, sa herë që lidhin një besë181, një grup prej tyre e thyejnë atë? Madje shumica e tyre nuk e besojnë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 181

Është fjala për besën që bijtë e Izraelit i kanë dhënë Allahut herë pas here për zbatimin e asaj që thuhet në Teurat, por më pas, disa prej tyre e thyenin atë.

2:101

وَلَمَّا جَآءَهُمْ رَسُولٌۭ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٌۭ لِّمَا مَعَهُمْ نَبَذَ فَرِيقٌۭ مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ كِتَـٰبَ ٱللَّهِ وَرَآءَ ظُهُورِهِمْ كَأَنَّهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ١٠١

Dhe, kur atyre u erdhi një i Dërguar (Muhamedi) nga Allahu, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej atyre të cilëve u është dhënë Libri, e hodhi Librin e Allahut (Teuratin) pas shpine, sikur të mos e dinin.182

Komentimi 1 shënim

Shënimi 182

Dhe kur u erdhi atyre Muhamedi ﷺ, i Dërguari i Allahut, me Kuranin që vërtetonte dhe përputhej me atë që kishin në Teurat, një grup prej tyre e hodhi Librin e Allahut pas shpinës, duke mos i dhënë vlerë dhe duke e trajtuar ashtu siç bëjnë të paditurit që nuk njohin të vërtetën e tij.

2:102

وَٱتَّبَعُوا مَا تَتْلُوا ٱلشَّيَـٰطِينُ عَلَىٰ مُلْكِ سُلَيْمَـٰنَ ۖ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَـٰنُ وَلَـٰكِنَّ ٱلشَّيَـٰطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ ٱلنَّاسَ ٱلسِّحْرَ وَمَآ أُنزِلَ عَلَى ٱلْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَـٰرُوتَ وَمَـٰرُوتَ ۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَآ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌۭ فَلَا تَكْفُرْ ۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِۦ بَيْنَ ٱلْمَرْءِ وَزَوْجِهِۦ ۚ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِۦ مِنْ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنفَعُهُمْ ۚ وَلَقَدْ عَلِمُوا لَمَنِ ٱشْتَرَىٰهُ مَا لَهُۥ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ مِنْ خَلَـٰقٍۢ ۚ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْا بِهِۦٓ أَنفُسَهُمْ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ ١٠٢

Dhe ndoqën atë që thoshin183 djajtë, në kohën e sundimit të Sulejmanit. Dhe, nuk mohoi Sulejmani184, por ishin djajtë ata që mohuan; u mësonin njerëzve magjinë dhe atë që iu zbrit në Babil185 dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. Por, ata të dy186 nuk mësonin askënd pa u thënë: “Ne jemi vetëm sprovë, ndaj mos bëj mohim (mosbesim)!” Megjithëkëtë, ata mësonin prej këtyre të dyve gjëra me të cilat ndanin burrin nga gruaja, por nuk mund të dëmtonin me të (magjinë) askënd, veçse me lejen (dijeninë) e Allahut.187 Ata (njerëzit) mësonin diçka që i dëmtonte dhe nuk u bënte dobi, madje e dinin mirë se ai, i cili e bleu atë188 (magjinë), nuk do të ketë pjesë189 në botën tjetër. Nuk ka më të keqe se ajo, për të cilën e shitën vetveten, veç sikur ta dinin!190

Komentimi 8 shënime

Shënimi 183

Që flisnin, tregonin, transmetonin, ndiqnin dhe mësonin prej magjisë. Taberiu transmeton nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ky ka thënë: “Në kohën kur Sulejani u sprovua, shejtanët shkuan dhe shkruajtën libra me përmbajtje magjie dhe mosbesimi, -i vulosën me vulën e Sulejmanit të cilën mundën me e marrë tinësisht- pastaj i groposën nën karrigen e Sulejmanit. Më pas (pas vdekjes së Sulejmanit), i nxorën ato dhe ua lexonin njerëzve.” Kur njerëzit i dëgjuan ato, e fajësuan Sulejmanin dhe thanë që ai ka qenë mohues. Kështu mbeti çështja e Sulejmanit (alejhi selam) deri sa Allahu dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e pastroi Sulejmanin nga shpifja dhe padrejtësia që i ishte bërë, kur zbriti ajetin “Dhe ndoqën atë që thoshin shejtanët në kohën e Sulejmanit … [Taberiu].

Shënimi 184

Hebrenjtë, ndjekës të asaj që thoshin shejtanët prej magjisë dhe mosbesimit pretendonin se ishte Sulejmani ai i cili mohoi dhe bëri kufër, duke thënë se këto libra magjie ishin nga dija dhe transmetimi i tij dhe se ai i kishte nën sundim ata njerëz, xhinë e krijesa të tjera të Allahut si rezultat i magjisë. Dhe kështu e bënë veten të mirë para njerëzve injorantë dhe të paditur me atë që thuhej në Teurat, duke lejuar atë që Allahu e kishte ndaluar prej magjisë, pastaj justifikoheshin duke ja atribuar këtë gjë Sulejmanit (alejhi selam), Profetit të Allahut, i cili ishte njeri si edhe ata. Ata e mohuan që ai të kishte qenë Profet, dhe thanë se ka qenë magjistar. Atëherë Allahu e pastroi Sulejmanin, të birin e Daudit (Paqja e Allahut qoftë mbi të dy ata!) nga magjia dhe mosbesimi. [Taberiu].

Shënimi 185

Emër vendi; mund të jetë për qëllim Babil në Irak ose Babilonia.

Shënimi 186

Këta dy engjëj ishin dërguar sprovë për njerëzit, ashtu si edhe shejtani është sprovë për njeriun, ashtu si edhe e mira dhe e keqja janë sprovë për njeriun në këtë botë, dhe kështu që nuk i lejohet kujt të arsyetohet me këtë fakt për të bërë të lejuar mësimin e magjisë dhe praktikimin e saj. Madje edhe vetë vazhdimi i ajetit e sqaron këtë nga vetë fjala e atyre dy engjëjve.

Shënimi 187

Magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt veçse me lejen dhe dijeninë e Allahut; vetëm nëse Allahu e ka caktuar që ajo magji do t’i bëjë dëm dikujt, asgjë nuk del nga mbikqyrja e Allahut dhe Vullneti i Tij.

Shënimi 188

Magjinë duke shitur dhe hedhur Librin e Allahut. Janë për qëllim hebrenjtë që e bënë këtë gjë, dijetarët dhe rabinët çifutë, qoftë në kohën e Musait (alejhi selam) kur zbriti Teurati, apo në kohën e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 189

Nuk do të ketë pjesë dhe as shpërblim me të mira në xhenet, por pjesa dhe shpërblimi i tij do të jetë e keqja dhe zjarri.

Shënimi 190

Përfundimin e tyre të keq, dënimin e rëndë për veprën e tyre.

2:103

وَلَوْ أَنَّهُمْ ءَامَنُوا وَٱتَّقَوْا لَمَثُوبَةٌۭ مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ خَيْرٌۭ ۖ لَّوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ ١٠٣

Sikur ata të kishin besuar191 dhe të ishin ruajtur192, atëherë shpërblimi nga Allahu do të ishte shumë më i mirë, veç sikur ta dinin!193

Komentimi 3 shënime

Shënimi 191

Allahun dhe të dërguarin e Tij bashkë me shpalljen.

Shënimi 192

T’i ruheshin Allahut duke iu bindur urdhrave të Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

Shënimi 193

Që shpërblimi i Allahut për ta, për besimin dhe devotshmërinë e tyre, është më i mirë se magjia dhe ajo që fituan prej saj nga dynjaja.

2:104

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَقُولُوا رَٰعِنَا وَقُولُوا ٱنظُرْنَا وَٱسْمَعُوا ۗ وَلِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ١٠٤

O besimtarë! Mos thoni: “Raina”194 (na afatizo), por thoni: “Undhurna”195 (na vështro) dhe dëgjoni!196 E, për mohuesit do të ketë dënim të dhembshëm.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 194

Për domethënien e kësaj fjale ka disa mendime tek dijetarët e tefsirit. Disa thonë se ajo do të thotë “kundërshtim”, të tjerë thonë “na dëgjo dhe të dëgjojmë”, apo “na vër veshin”. Të tjerë thonë se kjo ishte një fjalë të cilën e përdornin hebrenjtë për tallje dhe përqeshje. Të tjerë thonë se kjo fjalë në arabisht përputhej në të shqiptuar me një fjalë të çifutëve me domethënie të keqe dhe sharje, etj. Më e sakta është të thuhet se Allahu i ka ndaluar besimtarët që të përdorin këtë fjalë me Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), si respekt ndaj tij.

Shënimi 195

Na prit dhe na vëzhgo në mënyrë që të kuptojmë dhe të na bëhet e qartë ajo që na thua!

Shënimi 196

Dëgjoni atë që ju thuhet dhe ju lexohet nga Libri i Zotit tuaj dhe kuptojeni e perceptojeni mirë atë.

2:105

مَّا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ وَلَا ٱلْمُشْرِكِينَ أَن يُنَزَّلَ عَلَيْكُم مِّنْ خَيْرٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ ۗ وَٱللَّهُ يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِۦ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ ١٠٥

As ata të cilët kanë mohuar prej ithtarëve të Librit, as idhujtarët nuk duan që juve t’ju zbresë ndonjë e mirë197 nga Zoti juaj, por Allahu veçon me Mëshirën198 e Vet kë të dojë, e Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 197

Me këtë të mirë është për qëllim Kurani dhe ajo që Allahu i shpalli Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) prej urtësisë dhe provave të Tij.

Shënimi 198

Me shpalljen dhe profetësinë e Tij.

2:106

۞ مَا نَنسَخْ مِنْ ءَايَةٍ أَوْ نُنسِهَا نَأْتِ بِخَيْرٍۢ مِّنْهَآ أَوْ مِثْلِهَآ ۗ أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ ١٠٦

Ne nuk shfuqizojmë199 ndonjë ajet, apo ta lëmë të harrohet200 atë, veçse sjellim një tjetër më të mirë se ai, ose njësoj si ai.201 A nuk e ke ditur se Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka?

Komentimi 3 shënime

Shënimi 199

Është për qëllim dryshimi i ligjit të një ajeti me një tjetër të mëvonshëm, si lejimi i diçkaje të ndaluar më parë apo ndalimi i diçkaje të lejuar më parë, etj. Por ky shfuqizim dhe ndryshim nuk ka ndodhur veçse në ajete që flasin për ligje dhe dispozita, jo për njoftime dhe gjëra që kanë lidhje me besimin dhe akiden, sepse njoftimet dhe besimi nuk pranon ndryshim, përndryshe nuk do të ishte i vërtetë. Hebrenjtë e mohonin shfuqizimin (en neskh) dhe pretendonin se ai nuk lejohet që të ndodhë në Librin e Allahut, por në të vërtetë ai (shfuqizimi) përmendet edhe tek ata në Teurat, kështu që mohimi i tyre atë është mosbesim dhe devijim i tyre.

Shënimi 200

Të harrohet nga njerëzit, të fshihet nga kujtesa e tyre, ose të lihet pa u ndryshuar, ose të vonohet dhe të shtyhet përmendja apo gjykimi i tij për më vonë.

Shënimi 201

Kjo tregon se ndryshimi i një ligji nuk është më pak i dobishëm se i pari, por më i mirë se ai ose si ai, pasi që mirësia e Allahut vjen gjithnjë e në rritje veçanërisht ndaj popullit mysliman, të cilit Ai ia ka lehtësuar më së shumti Fenë dhe ua ka bërë të lehtë atë.

2:107

أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّۢ وَلَا نَصِيرٍ١٠٧

A nuk e ke ditur se vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës, dhe përveç Allahut, ju nuk keni as mbrojtës, as ndihmës?

2:108

أَمْ تُرِيدُونَ أَن تَسْـَٔلُوا رَسُولَكُمْ كَمَا سُئِلَ مُوسَىٰ مِن قَبْلُ ۗ وَمَن يَتَبَدَّلِ ٱلْكُفْرَ بِٱلْإِيمَـٰنِ فَقَدْ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ ١٠٨

Apo mos doni të pyesni të Dërguarin tuaj,202 ashtu siç është pyetur Musai më parë?203 Por, kushdo që e ndërron besimin me mohim204, padyshim që e ka humbur Rrugën e Drejtë.205

Komentimi 4 shënime

Shënimi 202

Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Është për qëllim ndalimi nga pyetjet e kokëfortësisë dhe kundërshtimit dhe jo pyetjet e të mësuarit dhe udhëzuarit.

Shënimi 203

Që t’i bënte të shihnin Allahun drejtpërdrejtë.

Shënimi 204

Duke bërë pyetje të ndaluara të cilat arrijnë deri në mohim.

Shënimi 205

Ajo Rrugë e Drejtë është rruga për të cilën jemi urdhëruar që t’i lutemi Allahut të na udhëzojë në të, në suren el Fatiha, Ajetet 6 dhe 7.

2:109

وَدَّ كَثِيرٌۭ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ لَوْ يَرُدُّونَكُم مِّنۢ بَعْدِ إِيمَـٰنِكُمْ كُفَّارًا حَسَدًۭا مِّنْ عِندِ أَنفُسِهِم مِّنۢ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلْحَقُّ ۖ فَٱعْفُوا وَٱصْفَحُوا حَتَّىٰ يَأْتِىَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِۦٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ١٠٩

Shumë prej ithtarëve të Librit duan që pas besimit tuaj, t’ju kthejnë në mohues, nga zilia që kanë në vetvete, edhe pse e vërteta206 u është bërë e qartë. Por, ju falni207 dhe bëni lëshim, deri sa Allahu të sjellë Urdhrin e Tij.208 Padyshim, Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 206

Për çështjen e Muhamedit (Pqaja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe profetësinë e tij.

Shënimi 207

Fyerjet dhe gabimet e bërë nga ata ndaj jush në lidhje me fenë tuaj.

Shënimi 208

Më pas Allahu solli urdhrin e Tij dhe ky ajet u shfuqizua nga ajeti 29 në suren et Teube: “Luftoni ata të cilët nuk besojnë Allahun dhe as ditën e fundit…”

2:110

وَأَقِيمُوا ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا ٱلزَّكَوٰةَ ۚ وَمَا تُقَدِّمُوا لِأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍۢ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌۭ ١١٠

Kryeni faljen dhe jepni zekatin, e çfarëdo të mire që përgatisni për veten tuaj209, do ta gjeni tek Allahu. Vërtet, Allahu është Shikues i asaj që ju veproni.210

Komentimi 2 shënime

Shënimi 209

Në jetën e kësaj bote.

Shënimi 210

Sheh gjithçka dhe nuk i shpëton asgjë nga ato që ju veproni, pastaj shpërblen secilin sipas veprës së vet.

2:111

وَقَالُوا لَن يَدْخُلَ ٱلْجَنَّةَ إِلَّا مَن كَانَ هُودًا أَوْ نَصَـٰرَىٰ ۗ تِلْكَ أَمَانِيُّهُمْ ۗ قُلْ هَاتُوا بُرْهَـٰنَكُمْ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ١١١

Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Nuk do të hyjë në Xhenet askush tjetër, përveç atyre që janë hebrenj, ose të krishterë.” Këto janë vetëm dëshirat e tyre211. Thuaju: “Sillni provën tuaj, nëse jeni të drejtë.”212

Komentimi 2 shënime

Shënimi 211

Boshe, të padrejta dhe pa pasur argument për to.

Shënimi 212

Në thënien tuaj se në xhenet nuk do të hyjë askush përveç atij që është hebre ose i krishterë. Këtu në fakt nuk kërkohet vërtetë prova e tyre, pasi që ata nuk mund të sjellin asnjë provë për këtë, por është për qëllim përgënjeshtrimi i tyre nga Allahu.

2:112

بَلَىٰ مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُۥ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌۭ فَلَهُۥٓ أَجْرُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ١١٢

Përkundrazi, kushdo që ia ka dorëzuar fytyrën e tij Allahut213 dhe është mirëbërës214, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ta nuk do të ketë as frikë, as nuk do të pikëllohen.215

Komentimi 3 shënime

Shënimi 213

I është përulur Allahut me bindje dhe i është nënshtruar urdhrit të Tij me sinqeritet. Është përmendur fytyra dhe jo ndonjë pjesë tjetër e trupit të njeriut, për shkak se fytyra është pjesa më e nderuar për njeriun dhe me më shumë paprekshmëri e të drejta se pjesët e tjera të trupit.

Shënimi 214

E bën adhurimin saktë, ashtu si e ka ligjëruar Allahu.

Shënimi 215

Do të shpëtojnë nga ajo që i kishin frikën dhe do të arrijnë atë që dëshironin. [Es Seadi].

2:113

وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ لَيْسَتِ ٱلنَّصَـٰرَىٰ عَلَىٰ شَىْءٍۢ وَقَالَتِ ٱلنَّصَـٰرَىٰ لَيْسَتِ ٱلْيَهُودُ عَلَىٰ شَىْءٍۢ وَهُمْ يَتْلُونَ ٱلْكِتَـٰبَ ۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ مِثْلَ قَوْلِهِمْ ۚ فَٱللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ ١١٣

Hebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk janë në asgjë216.” Ndërsa të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk janë në asgjë217.” Ndërkohë që të dyja palët lexojnë Librin. Kështu kanë thënë edhe ata, të cilët nuk kanë dije218, njësoj si fjala e këtyre. Por, Allahu do të gjykojë mes tyre në Ditën e Kiametit, për atë që ata kundërshtoheshin.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 216

Nuk janë në fe të vërtetë.

Shënimi 217

Nuk janë në fe të vërtetë. Allahu u tregon besimtarëve se asnjëri prej dy grupeve, hebrenj dhe të krishterë, nuk i janë përmbajtur gjykimit të Librit për të cilin ata shfaqin pohimin e saktësisë së tij dhe se ai është nga Allahu, por e mohojnë atë që Allahu thotë në të. Inxhili në të cilin besojnë të krishterët vërteton atë që thuhet në Teurat për profetësinë e Musait, për detyrimet që iu ngarkuan bijve të Israilit, etj. Po kështu edhe Teurati, për të cilin hebrenjtë besojnë se është i saktë dhe i vërtetë, vërteton dhe aprovon profetësinë e Isait (alejhi selam), si dhe ato që ai ka sjellë nga Allahu prej ligjeve dhe rregullave. Por megjithatë, secili grup iu drejtua tjetrit me fjalët që përmenden në ajet.

Shënimi 218

Mund të jenë për qëllim idhujtarët arabë në fillim të Islamit, ose ndonjë popull tjetër para çifutëve dhe të krishterëve. Por megjithatë ajeti përfshin të gjithë ata që thonë si fjala e tyre në çdo kohë dhe vend.

2:114

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَـٰجِدَ ٱللَّهِ أَن يُذْكَرَ فِيهَا ٱسْمُهُۥ وَسَعَىٰ فِى خَرَابِهَآ ۚ أُولَـٰٓئِكَ مَا كَانَ لَهُمْ أَن يَدْخُلُوهَآ إِلَّا خَآئِفِينَ ۚ لَهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا خِزْىٌۭ وَلَهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ ١١٤

E kush është më i padrejtë se ai, i cili ndalon që në xhamitë219 e Allahut të përmendet Emri i Tij, dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Atyre nuk u lejohet të hyjnë në to, veçse me frikë.220 Për ta ka poshtërim në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, do të kenë dënim të madh.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 219

Mendohet të jetë për qëllim xhamia e Kudsit në Jeruzalem, dhe ata që e bënin këtë gjë ishin të kreshterët në kohën e Buhtenasarit babilonas. Por megjithatë domethënia e ajetit është e përgjithshme dhe ai përfshin çdokënd që e bën këtë vepër të padrejtë dhe që i ka kaluar të gjitha kufijtë.

Shënimi 220

Atyre që përpiqen për shkatërrimin e xhamive, Allahu ua ndaloi hyrjen në to veçse me frikë dhe drojtje nga ndëshkimi, nëse hyjnë në to. Dhe kjo ka ndodhur vërtetë, siç transmetohet nga Katade se ka thënë: “Ata janë të krishterët, të cilët nuk hyjnë në xhami veçse vjedhurazi, e nëse kapen, ndëshkohen.” [Taberiu].

2:115

وَلِلَّهِ ٱلْمَشْرِقُ وَٱلْمَغْرِبُ ۚ فَأَيْنَمَا تُوَلُّوا فَثَمَّ وَجْهُ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ وَٰسِعٌ عَلِيمٌۭ ١١٥

Të Allahut janë edhe lindja edhe perëndimi221, ndaj ngado që të ktheheni222, andej është Fytyra e Allahut223. Vërtet, Allahu është Bujar i Madh224, i Dijshëm225.

Komentimi 5 shënime

Shënimi 221

Janë përmendur veçanërisht lindja dhe perëndimi, për shkak se ato janë subjekt i provave të mëdha, dhe përderisa Allahu zotëron ato, Ai i zotëron të gjitha anët e tjera.

Shënimi 222

Ngado që t’i ktheni fytyrat në namaz, qoftë nëse drejtimi i tyre është me urdhër nga Allahu, si në të drejtuarit nga Kabja pasi drejtoheshit nga xhamia e Kudsit, ose kur urdhëroheni për të falur namaz vullnetar mbi kafshë në udhëtim dhe ajo kthehet me ju në anë të ndryshme, ose kur dikush gjendet në vend të huaj dhe nuk e di drejtimin e Kibles, nëse drejtohesh gabimisht apo me urdhër jo në drejtim të Kibles, atëherë në çdo rast, nga cilado anë që të drejtohesh, ajo nuk del nga zotërimi i Allahut. [Es Seadi].

Shënimi 223

Në këtë ajet pohohet Fytyra e Allahut në atë mënyrë që i përshtatet madhështisë së Tij, dhe se Fytyra e Allahut nuk i përngjan asnjë fytyre nga fytyrat e krijesave. [Es Seadi].

Shënimi 224

Allahu është Bujar i Madh dhe atributet e Tij janë madhështore dhe absolute. Nga bujaria dhe dija e Tij është edhe se Ai jua ka zgjeruar urdhrin, që të mund të kryeni ç’të mundni prej tij, dhe jua pranon atë që kryeni nga urdhri i Tij. Pra vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe falënderimi.

Shënimi 225

Për gjithçka që ju mbani fshehtë apo që veproni.

2:116

وَقَالُوا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدًۭا ۗ سُبْحَـٰنَهُۥ ۖ بَل لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ كُلٌّۭ لَّهُۥ قَـٰنِتُونَ ١١٦

Ata thanë: “Allahu ka fëmijë!” I Pastër është Ai nga kjo! Përkundrazi, Atij i përket gjithçka në qiej e në Tokë; që të gjithë Atij i nënshtrohen.

2:117

بَدِيعُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ وَإِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًۭا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ١١٧

Shpikësi i qiejve e i Tokës226 dhe, kur vendos për diçka, mjafton të thotë “Bëhu!” - e ajo bëhet.227

Komentimi 2 shënime

Shënimi 226

Pa shembull të mëparshëm.

Shënimi 227

Ashtu si e ka dashur dhe dëshiruar Ai. Po kështu ka qenë edhe krijimi i Mesihut, Isait kur Allahu dëshiroi ta krijonte atë pa babë.

2:118

وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ لَوْلَا يُكَلِّمُنَا ٱللَّهُ أَوْ تَأْتِينَآ ءَايَةٌۭ ۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّثْلَ قَوْلِهِمْ ۘ تَشَـٰبَهَتْ قُلُوبُهُمْ ۗ قَدْ بَيَّنَّا ٱلْـَٔايَـٰتِ لِقَوْمٍۢ يُوقِنُونَ ١١٨

Ata, të cilët nuk kanë dije228 thonë: “Përse nuk na flet neve Allahu, ose të na vijë ndonjë provë!” Kështu kanë thënë edhe ata para tyre, si fjala e këtyre. Zemrat e tyre janë të ngjashme. Ne tashmë i kemi sqaruar provat për njerëzit që besojnë bindshëm.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 228

Prej idhujtarëve arabë, ithtarëve të Librit, etj.

2:119

إِنَّآ أَرْسَلْنَـٰكَ بِٱلْحَقِّ بَشِيرًۭا وَنَذِيرًۭا ۖ وَلَا تُسْـَٔلُ عَنْ أَصْحَـٰبِ ٱلْجَحِيمِ ١١٩

Vërtet, Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed!) me të vërtetën, përgëzues229 dhe paralajmërues230, dhe ti nuk do të pyetesh231 për banorët e Zjarrit flakërues.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 229

Me lumturi në të dyja botët për ata që të binden ty.

Shënimi 230

Me shkatërrim dhe mjerim në të dyja botët për ata që të kundështojnë ty.

Shënimi 231

Nuk je përgjegjës për ta, por detyra jote është vetëm përcjellja e thirrjes, ndërsa llogaria e tyre është tek Ne.

2:120

وَلَن تَرْضَىٰ عَنكَ ٱلْيَهُودُ وَلَا ٱلنَّصَـٰرَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ ۗ قُلْ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلْهُدَىٰ ۗ وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم بَعْدَ ٱلَّذِى جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ ۙ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّۢ وَلَا نَصِيرٍ ١٢٠

As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të kënaqen nga ti, deri sa të ndjekësh fenë e tyre. Thuaju: “Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë.” E nëse ti (o Muhamed) ndjek dëshirat e tyre, pas asaj që të ka ardhur nga dija232, atëherë nuk do të kesh as mbrojtës, që të mbrojë nga Allahu, as ndihmues.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 232

Për humbjen dhe mohimin e tyre Zotin e tyre.

2:121

ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَـٰهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ يَتْلُونَهُۥ حَقَّ تِلَاوَتِهِۦٓ أُولَـٰٓئِكَ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِهِۦ فَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَـٰسِرُونَ ١٢١

Ata, të cilëve u kemi dhënë Librin233 dhe e lexojnë atë ashtu si është në të vërtetë234, ata besojnë vërtet në të235. Ndërsa ata, të cilët e mohojnë atë236, ata janë të humburit.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 233

Prej popujve të mëparshëm, d.m.th. prej ithtarëve të Librit.

Shënimi 234

E zbatojnë dhe e ndjekin në mënyrën e saktë dhe të vërtetë, ashtu si është shpallur.

Shënimi 235

Besojnë Teuratin dhe besojnë gjithashtu Muhamedin, pasi që Teurati i urdhëron ata që të besojnë Muhamedin.

Shënimi 236

Mohojnë ligjet e Teuratit dhe profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që përmendet në të.

2:122

يَـٰبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ ٱذْكُرُوا نِعْمَتِىَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَنِّى فَضَّلْتُكُمْ عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٢٢

O bijtë e Izraelit! Kujtoni mirësinë Time ndaj jush, kur iu favorizova ndaj të gjitha krijesave.237

Komentimi 1 shënim

Shënimi 237

Të asaj kohe, kur u dërgonte Profetë, libra dhe u dha pushtet.

2:123

وَٱتَّقُوا يَوْمًۭا لَّا تَجْزِى نَفْسٌ عَن نَّفْسٍۢ شَيْـًۭٔا وَلَا يُقْبَلُ مِنْهَا عَدْلٌۭ وَلَا تَنفَعُهَا شَفَـٰعَةٌۭ وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ ١٢٣

Dhe kini frikë atë Ditë, kur askush nuk mund t’i shlyejë askujt asgjë238, as nuk pranohet kompensim, as nuk bën dobi ndonjë ndërmjetësim, as nuk do të ndihmohen.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 238

Askush nuk shlyen borxhin e dikujt tjetër as nuk i bën dobi me asgjë, as prindi fëmijës dhe as fëmija prindit, pasi që kthimi i të drejtave në ditën e gjykimit do të jetë prej veprave të mira e të këqia.

2:124

۞ وَإِذِ ٱبْتَلَىٰٓ إِبْرَٰهِـۧمَ رَبُّهُۥ بِكَلِمَـٰتٍۢ فَأَتَمَّهُنَّ ۖ قَالَ إِنِّى جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامًۭا ۖ قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِى ۖ قَالَ لَا يَنَالُ عَهْدِى ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٢٤

Dhe (kujto), kur Ibrahimin e provoi Zoti i tij me disa fjalë,239 dhe ai i përmbushi ato. Ai (Allahu) i tha: “Unë do të të bëj ty prijës240 të njerëzve.” Ai (Ibrahimi) tha: “Po nga pasardhësit e mi241?” Ai tha: “Premtimi242 Im nuk i përfshin të padrejtët.”243

Komentimi 5 shënime

Shënimi 239

Urdhra e ndalesa.

Shënimi 240

Shembull për të gjithë besimtarët që do të vijnë pas teje.

Shënimi 241

A do të bësh prijësa edhe nga pasardhësit e mi? Kjo është një kërkesë e Ibrahimit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) në formë të pyetjes.

Shënimi 242

Profetësia dhe të qenët prijës dhe shembull në fe.

Shënimi 243

Nga pasardhësit e Ibrahimit do të ketë edhe të padrejtë, e të padrejtët nuk mund ta zënë këtë vend; të qenët shembull në fe.

2:125

وَإِذْ جَعَلْنَا ٱلْبَيْتَ مَثَابَةًۭ لِّلنَّاسِ وَأَمْنًۭا وَٱتَّخِذُوا مِن مَّقَامِ إِبْرَٰهِـۧمَ مُصَلًّۭى ۖ وَعَهِدْنَآ إِلَىٰٓ إِبْرَٰهِـۧمَ وَإِسْمَـٰعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيْتِىَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلْعَـٰكِفِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ ١٢٥

Dhe, kur Shtëpinë (Kaben) e bëmë vend kthimi244 dhe sigurie245 për njerëzit dhe, (u thamë): “Vendqëndrimin e Ibrahimit246 merreni për vend falje!” Pastaj e urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni shtëpinë Time247 për ata që bëjnë tavaf, që qëndrojnë aty për adhurim dhe që përkulen në ruku e në sexhde!”248

Komentimi 5 shënime

Shënimi 244

Ku shkohet çdo vit për të bërë Haxhin, pelegrinazhin, nga të gjitha anët e botës.

Shënimi 245

Kushdo që hyn në të ndjehet i sigurtë dhe nuk ka frikë nga asgjë, përveç Allahut, për shkak të shenjtërisë së saj.

Shënimi 246

Mund të jetë për qëllim Mekami i Ibrahimit i mirënjohur, në Kabe, përballë derës së saj, dhe në këtë rast është për qëllim falja e dy rekateve të Tavafit, të cilat është e preferuar të falen pas vendqëndrimit të Ibrahimit. Ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve të tefsirit. Ose mund të jetë për qëllim të gjitha vendet ku ka qëndruar Ibrahimi (alejhi selam) gjatë kryerjes së haxhit, si tavafi, seaji, qëndrimi në Arafat e në Muzdelife, etj. Kjo fjalë është më përfshirëse se e para pasi që e përfshin edhe atë. [Es Seadi].

Shënimi 247

Pastrojeni Kaben nga idhujtaria, mohimi, gjynahet, papastrëtitë e ndytësitë. Atribuimi i shtëpisë tek Allahu tregon për rëndësinë e saj tek Allahu, për vendin dhe madhështinë e saj. Kabja është shtëpia e Allahut, ndaj edhe ky emër i tërheq zemrat e njerëzve kah ajo. [Taberiu, Es Seadi].

Shënimi 248

Që falin namaz.

2:126

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِـۧمُ رَبِّ ٱجْعَلْ هَـٰذَا بَلَدًا ءَامِنًۭا وَٱرْزُقْ أَهْلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنْ ءَامَنَ مِنْهُم بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۖ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلًۭا ثُمَّ أَضْطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِ ۖ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ ١٢٦

Dhe (kujto) kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë (Mekën) një vend të sigurt,249 dhe banorët e tij, ata të cilët besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit prej tyre, furnizoji prej fryteve të ndryshme!” Ai (Allahu) tha: “Edhe atë që mohon do ta bëj të shijojë250 për pak kohë251, pastaj do ta shtyj atë për në dënimin e Zjarrit, dhe nuk ka përfundim më të keq se ai!”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 249

Meka ka qenë e siguruar nga Allahu prej tiranëve e kryelartëve, që kur janë krijuar qiejtë dhe toka, siç ka ardhur në thënien e Profetit (alejhi selam). Ajo ka qenë e siguruar nga Allahu edhe pse ndalimi i saj nuk i ka qenë shpallur ndonjë Profeti më parë, por iu shpall Ibrahimit (alejhi selam).

Shënimi 250

Prej fryteve të tij, ashtu si edhe besimtarët.

Shënimi 251

Deri sa të vdesë, pasi që jeta në këtë botë është shumë e shkurtër në krahasim me jetën në botën tjetër, e cila është e pafund.

2:127

وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَٰهِـۧمُ ٱلْقَوَاعِدَ مِنَ ٱلْبَيْتِ وَإِسْمَـٰعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ١٢٧

Dhe (kujto), kur Ibrahimi bashkë me Ismailin ngrinin themelet e Shtëpisë (Kabes, dhe luteshin): “Zoti ynë! Pranoje prej nesh252! Me të vërtetë, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 252

Këtë vepër, bindjen tonë ndaj Teje, adhurimin që ne të bëjmë Ty.

2:128

رَبَّنَا وَٱجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَآ أُمَّةًۭ مُّسْلِمَةًۭ لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ١٢٨

Zoti ynë! Na bëj ne dy, të nënshtruar253 ndaj Teje! Edhe prej pasardhësve tanë bëj një grup254 të nënshtruar Ty! Na i trego ritet tona255 dhe na e prano pendimin256! Me të vërtetë, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 253

Dy muslimanë të dorëzuar dhe të nënshtruar Ty, të bindur ndaj urdhrit Tënd, që nuk të bëjmë shok në bindjen ndaj Teje dhe as në adhurimin Tënd.

Shënimi 254

Është veçuar vetëm një grup për shkak se Allahu i tregoi më parë Ibrahimit se nga pasardhësit e tij do të ketë njerëz të cilët nuk i përfshin premtimi i Tij për shkak të padrejtësisë që bëjnë dhe shthurjes së tyre.

Shënimi 255

Na i trego ritet e Haxhit me hollësi dhe na bëj që t’i shohim me sytë tanë. Mund të jetë për qëllim gjithashtu edhe të gjitha ritet e fesë, gjë e cila është më përfshirëse, por zakonisht fjala “Menasik” përdoret posaçërisht për ritet e Haxhit. [Es Seadi].

Shënimi 256

Na e prano kthimin tek Ti të penduar për gjynahet e bëra, duke na i falur ato.

2:129

رَبَّنَا وَٱبْعَثْ فِيهِمْ رَسُولًۭا مِّنْهُمْ يَتْلُوا عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ١٢٩

Zoti ynë! Dërgo tek ata një të Dërguar257 nga mesi i tyre, që t’u lexojë atyre shpalljet e Tua, t’u mësojë Librin (Kuranin) dhe Urtësinë258, dhe t’i pastrojë259! Me të vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi, më i Urti.”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 257

Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Kjo është lutja që ka bërë Ibrahimi dhe Ismaili (Paqja e Allahut qoftë mbi ata të dy!) për Profetin tonë, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), dhe kjo është lutja të cilën ka pasur për qëllim Profeti ynë në fjalën e tij: “Unë jam lutja e babait tim, Ibrahimit dhe përgëzimi i Isait.” [Taberiu].

Shënimi 258

Sunetin, traditën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), apo dijen për ligjet e Allahut e cila nuk mund të arrihet veçse me sqarimin e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 259

T’i pastrojë nga idhujtaria dhe mohimi, dhe t’i kultivojë bindjen ndaj Allahut dhe njësimin e Tij.

2:130

وَمَن يَرْغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبْرَٰهِـۧمَ إِلَّا مَن سَفِهَ نَفْسَهُۥ ۚ وَلَقَدِ ٱصْطَفَيْنَـٰهُ فِى ٱلدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُۥ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ ١٣٠

E kush mund të largohet nga feja e Ibrahimit, përveç atij që injoron260 vetveten! Ne e kemi zgjedhur261 atë (Ibrahimin) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, padyshim, ai do të jetë ndër të mirët.262

Komentimi 3 shënime

Shënimi 260

D.m.th. nuk largohet nga feja e pastër e Ibrahimit askush përveç ndonjë mendjelehti i cili nuk e di se ç’është e mirë për veten e tij dhe as se çfarë e dëmton atë në të ardhmen.

Shënimi 261

E kemi bërë prej të zgjedhurve. E kemi zgjedhur për të qenë miku dhe i dashuri i Allahut, dhe për ta bërë prijës të besimtarëve pas tij në dynja.

Shënimi 262

Prej atyre të cilët i kanë plotësuar detyrimet ndaj Allahut.

2:131

إِذْ قَالَ لَهُۥ رَبُّهُۥٓ أَسْلِمْ ۖ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٣١

Kur Zoti i tij i tha (Ibrahimit): “Nënshtrohu!” –ai u përgjigj: “Iu nënshtrova Zotit të botëve.”

2:132

وَوَصَّىٰ بِهَآ إِبْرَٰهِـۧمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَـٰبَنِىَّ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰ لَكُمُ ٱلدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ ١٣٢

Pastaj, Ibrahimi ua dha këtë porosi263 bijve të tij, po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Allahu jua zgjodhi juve Fenë264, ndaj mos vdisni ndryshe, veçse duke qenë muslimanë!”265

Komentimi 3 shënime

Shënimi 263

Që të jenë muslimanë, t’i nënshtrohen Allahut me bindje ndaj Tij, të adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i bëjnë shok.

Shënimi 264

Islamin, të nënshtruarit vetëm Allahut.

Shënimi 265

Dhe kjo arrihet vetëm duke qenë gjithnjë në Islam dhe duke mos iu ndarë atij për asnjë cast, përndryshe askush nuk e di se kur mund t’i vijë vdekja.

2:133

أَمْ كُنتُمْ شُهَدَآءَ إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ ٱلْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِنۢ بَعْدِى قَالُوا نَعْبُدُ إِلَـٰهَكَ وَإِلَـٰهَ ءَابَآئِكَ إِبْرَٰهِـۧمَ وَإِسْمَـٰعِيلَ وَإِسْحَـٰقَ إِلَـٰهًۭا وَٰحِدًۭا وَنَحْنُ لَهُۥ مُسْلِمُونَ ١٣٣

A ishit dëshmitarë,266 kur Jakubit iu afrua vdekja dhe u tha bijve të tij: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe të etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut - Një Zot të vetëm. Ne vetëm Atij i jemi nënshtruar.”267

Komentimi 2 shënime

Shënimi 266

I drejtohet hebrenjve dhe të krishterëve, të cilët pretendonin se ishin në fenë e Ibrahimit dhe të Jakubit pas tij.

Shënimi 267

Ata sigurisht që nuk kanë qenë prezent në atë kohë, sepse nuk kanë pas ekzistuar, por me këtë Allahu tregon se Ibrahimi dhe Jakubi i porositën bijtë e tyre për të qëndruar në fenë e pastër Islame dhe jo në atë hebraike.

2:134

تِلْكَ أُمَّةٌۭ قَدْ خَلَتْ ۖ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَلَكُم مَّا كَسَبْتُمْ ۖ وَلَا تُسْـَٔلُونَ عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ ١٣٤

Ai është një popull që tashmë ka kaluar. Ai do të ketë atë që ka fituar, ndërsa ju268 atë që fitoni269, dhe nuk do të pyeteni për atë që vepronin ata.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 268

U drejtohet hebrenjve dhe të krishterëve, për t’u treguar se pretendimet e tyre se gjoja janë në fenë e Ibrahimit, nuk u bëjnë dobi tek Allahu, por secili do të marrë shpërblimin e veprës së vet.

Shënimi 269

Secili do të shpërblehet për veprën e vet dhe askush nuk do të dënohet për gjynahun e tjetrit.

2:135

وَقَالُوا كُونُوا هُودًا أَوْ نَصَـٰرَىٰ تَهْتَدُوا ۗ قُلْ بَلْ مِلَّةَ إِبْرَٰهِـۧمَ حَنِيفًۭا ۖ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ١٣٥

Ata gjithashtu thonë: “Bëhuni hebrenj, ose të krishterë, që të udhëzoheni drejtë!” Thuaju: “Përkundrazi, (ne ndjekim) vetëm fenë e drejtë të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë prej idhujtarëve.”270

Komentimi 1 shënim

Shënimi 270

Hebrenjtë i thanë Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokëve të tij besimtarë: “Bëhuni hebrenj që të udhëzoheni drejt!”, ndërsa të krishterët thanë: “Bëhuni të krishterë që të udhëzoheni drejt!”

2:136

قُولُوٓا ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَآ أُنزِلَ إِلَىٰٓ إِبْرَٰهِـۧمَ وَإِسْمَـٰعِيلَ وَإِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ وَٱلْأَسْبَاطِ وَمَآ أُوتِىَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَمَآ أُوتِىَ ٱلنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍۢ مِّنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُۥ مُسْلِمُونَ ١٣٦

Thoni: “Ne besojmë në Allahun271, në atë që na është zbritur neve272; në atë që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve273; në atë që i është dhënë Musait dhe Isait, dhe në atë që u është dhënë Profetëve274 nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes tyre,275 dhe vetëm Atij (Allahut) i jemi nënshtruar.276

Komentimi 6 shënime

Shënimi 271

Se Ai është Një Zot i vetëm, Zotërues i atributeve absolute dhe i pastër nga çdo mangësi, i Vetmi i Cili meriton të adhurohet.

Shënimi 272

Atë që i është shpallur Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga Allahu: Kurani dhe Suneti.

Shënimi 273

Ata pasardhës të Jakubit (alejhi selam), të cilët kanë qenë Profetë.

Shënimi 274

Besojmë gjithashtu në të gjitha Librat që Allahu u ka shpallur Profetëve të Tij të ndryshëm.

Shënimi 275

Nuk besojmë disa dhe i mohojmë disa të tjerë, por i besojmë të gjithë, ashtu si na ka njoftuar dhe urdhëruar Allahu, dhe jo ashtu si bënë hebrenjtë të cilët e mohuan Isain dhe Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dy ata!), dhe as ashtu si bënë të krishterët të cilët e mohuan Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 276

Me bindje dhe adhurim; jemi muslimanë.

2:137

فَإِنْ ءَامَنُوا بِمِثْلِ مَآ ءَامَنتُم بِهِۦ فَقَدِ ٱهْتَدَوا ۖ وَّإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا هُمْ فِى شِقَاقٍۢ ۖ فَسَيَكْفِيكَهُمُ ٱللَّهُ ۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ١٣٧

Në qoftë se ata besojnë kështu si besoni edhe ju, atëherë janë udhëzuar277, e nëse kthejnë shpinën, atëherë vërtet, ata janë në armiqësi.278 Por, Allahu do të të sigurojë prej tyre279, e Ai është Gjithëdëgjuesi280, i Gjithëdijshmi.281

Komentimi 5 shënime

Shënimi 277

Njësoj si ju dhe atëherë do të jenë prej jush.

Shënimi 278

Në kundërshtim, në ndarje dhe në luftë me Allahun, me të dërguarin e Tij dhe me ju, o besimtarë.

Shënimi 279

Dhe e bëri këtë gjë së shpejti, duke i dhënë Profetit të Tij pushtet mbi hebrenjtë, sa që disa prej tyre i vrau, disa i dëboi dhe disa i poshtëroi duke u marrë xhizjen me përçmim.

Shënimi 280

Dhe e dëgjon se çfarë të thonë ty me gjuhët e tyre.

Shënimi 281

Dhe e di se çfarë fshehin nga ti dhe nga muslimanët prej zilisë dhe urrejtjes.

2:138

صِبْغَةَ ٱللَّهِ ۖ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ ٱللَّهِ صِبْغَةًۭ ۖ وَنَحْنُ لَهُۥ عَـٰبِدُونَ ١٣٨

Ngjyrimin282 (Fenë) e Allahut (Ndjekim)! E ku ka ngjyrim më të bukur se ai i Allahut! Ne vetëm Atë adhurojmë283.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 282

Ne ndjekim fenë e Ibrahimit, e cila është ngjyrimi i Allahut, feja e Allahut, Islami. Është përdorur fjala “ngjyrim” për të treguar se besimi Islam dhe praktikimi i tij është si ngjyrim i besimtarit, natyrë dhe cilësi e tij, me të cilën arrin lumturinë në të dyja botët. Pra, përmbajuni ngjyrimit të Allahut duke ju bindur atij, duke besuar dhe duke praktikuar dispozitat e fesë së Tij, deri sa feja të bëhet natyrë e juaj, njësoj si ajo rrobja që ngjyroset dhe ngjyra bëhet cilësi e saj. [Taberiu, Es Seadi].

Shënimi 283

Ne jemi popull i nënshtruar vetëm Allahut dhe të bindur ndaj Tij në ndjekjen e fesë së Ibrahimit dhe të përvetësuarit e kësaj feje, dhe nuk bëjmë mëndjemadhësi në ndjekjen e urdhrit të Tij dhe as në mohimin e të dërguarve të Tij ashtu si kanë bërë hebrenjtë dhe të krishterët të cilët e mohuan Muhamedin nga mendjemadhësia, padrejtësia dhe zilia e tyre.

2:139

قُلْ أَتُحَآجُّونَنَا فِى ٱللَّهِ وَهُوَ رَبُّنَا وَرَبُّكُمْ وَلَنَآ أَعْمَـٰلُنَا وَلَكُمْ أَعْمَـٰلُكُمْ وَنَحْنُ لَهُۥ مُخْلِصُونَ ١٣٩

Thuaju: “A polemizoni me ne për Allahun284, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj, dhe ne kemi veprat tona, e ju veprat tuaja? Ne jemi besnikë ndaj Tij.285

Komentimi 2 shënime

Shënimi 284

Me pretendimin se feja juaj është më e mirë se feja jonë dhe se Libri juaj është më i mirë se Libri ynë për shkak se ka zbritur më parë se Libri ynë! Por ky është një pretendim bosh dhe i pavend, pasi që Allahu është Zot i të gjitha krijesave dhe ato që merren në konsideratë janë veprat e secilit njeri dhe bindja e nënshtrimi i Tij ndaj Allahut.

Shënimi 285

Vetëm Allahun adhurojmë dhe Atij i bindemi, pa i bërë shok Atij dhe pa adhuruar asgjë tjetër përveç Tij.

2:140

أَمْ تَقُولُونَ إِنَّ إِبْرَٰهِـۧمَ وَإِسْمَـٰعِيلَ وَإِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ وَٱلْأَسْبَاطَ كَانُوا هُودًا أَوْ نَصَـٰرَىٰ ۗ قُلْ ءَأَنتُمْ أَعْلَمُ أَمِ ٱللَّهُ ۗ وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَتَمَ شَهَـٰدَةً عِندَهُۥ مِنَ ٱللَّهِ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَـٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ ١٤٠

Apo mos thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe Esbatët kanë qenë hebrenj apo të krishterë? Thuaju: “Ju e dini më mirë, apo Allahu?” E kush është më i padrejtë se ai, i cili e fsheh dëshminë,286 që ai ka nga Allahu?” Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju veproni.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 286

Se këta Profetë kanë qenë muslimanë.

2:141

تِلْكَ أُمَّةٌۭ قَدْ خَلَتْ ۖ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَلَكُم مَّا كَسَبْتُمْ ۖ وَلَا تُسْـَٔلُونَ عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ ١٤١

Ai është një popull që tashmë ka kaluar. Ai do të ketë atë që ka fituar, ndërsa ju atë që fitoni, dhe nuk do të pyeteni për atë që ata vepronin.287

Komentimi 1 shënim

Shënimi 287

Secili do të shpërblehet për veprën e vet dhe askush nuk do të dënohet për gjynahun e tjetrit.

2:142

۞ سَيَقُولُ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَ ٱلنَّاسِ مَا وَلَّىٰهُمْ عَن قِبْلَتِهِمُ ٱلَّتِى كَانُوا عَلَيْهَا ۚ قُل لِّلَّهِ ٱلْمَشْرِقُ وَٱلْمَغْرِبُ ۚ يَهْدِى مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ ١٤٢

Disa njerëz mendjelehtë288 do të thonë: “Çfarë i shtyu ata që të ndryshojnë drejtimin289 nga i cili ktheheshin më parë?” Thuaju: “Të Allahut janë edhe lindja, edhe perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në Rrugën e Drejtë.”290

Komentimi 3 shënime

Shënimi 288

Hebrenjtë dhe hipokritët; Allahu i ka quajtur ata mendjelehtë për shkak se e zhvlerësuan të vërtetën dhe bënë sikur nuk e njihnin atë, vetëm e vetëm që të mos ndiqnin Muhamedin, i cili ishte prej arabëve dhe jo prej Beni Israilëve. Ndërsa hipokritët ishin në pështjellim kështu që u bënë tarallakë. [Tabariu]

Shënimi 289

Drejtimin gjatë kryerjes së faljes. Shkaku i kësaj thënie të çifutëve ishte se Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), në fillim të çështjes falej në drejtim të Kudsit në Jeruzalem, deri rreth një vit e gjysëm pas emigrimit në Medine, për urtësi nga të cilat Allahu do të përmendë disa në ajetet në vijim, pastaj u urdhërua që të kthehej në drejtim të Kabes në Mekë.

Shënimi 290

Megjithëse sundimi i të gjitha drejtimeve është i Allahut, Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë, prej të cilës është edhe udhëzimi i të kthyerit gjatë faljes nga Kibla e babait tonë, Ibrahimit, ndërsa çifutët, hipokritët dhe të gjithë politeistët nuk u udhëzuan në atë që u udhëzuam ne.

2:143

وَكَذَٰلِكَ جَعَلْنَـٰكُمْ أُمَّةًۭ وَسَطًۭا لِّتَكُونُوا شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِ وَيَكُونَ ٱلرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًۭا ۗ وَمَا جَعَلْنَا ٱلْقِبْلَةَ ٱلَّتِى كُنتَ عَلَيْهَآ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَن يَتَّبِعُ ٱلرَّسُولَ مِمَّن يَنقَلِبُ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ ۚ وَإِن كَانَتْ لَكَبِيرَةً إِلَّا عَلَى ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُ ۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِيعَ إِيمَـٰنَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٌۭ رَّحِيمٌۭ ١٤٣

Po kështu291, Ne ju kemi bërë një popull të mesëm292 (të drejtë) me qëllim që të jeni dëshmitarë mbi njerëzit, dhe i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju.293 Ne nuk e kishim caktuar atë drejtim,294 nga i cili ktheheshe më parë, veçse për të ditur295 se kush e ndjek të Dërguarin (Muhamedin) dhe kush kthehet mbrapa296, dhe ndonëse kjo ishte gjë e madhe, por jo edhe për ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar. Megjithatë, Allahu nuk jua humb kurrë besimin297 tuaj. Vërtet, Allahu është Përdëllimtar298 me njerëzit, Mëshirëplotë.

Komentimi 8 shënime

Shënimi 291

Siç ju udhëzuam në rrugën e drejtë dhe ju veçuam në të drejtuarit nga Kibla e Ibrahimit.

Shënimi 292

Të drejtë në gjykim, ndaj ju zgjodhëm dëshmitarë dhe të mesëm në të gjitha çështjet e fesë; pa e tepruar dhe i tejkaluar kufijtë ashtu si të krishterët me murgjërinë dhe fjalën për Isain (alejhi selam), dhe as neglizhues si çifutët, të cilët ndryshuan librin e Allahut, vranë të dërguarit e Tij dhe shpikën gënjeshtër për Zotin e tyre.

Shënimi 293

Të dëshmoni kundër popujve të mëparshëm me dëshminë se të gjithë të Dërguarit e Allahut tek ata, e kanë përcjellë dhe komunikuar mesazhin e Zotit, dhe i Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) do të dëshmojë përmbi ju, se ua komunikoi shpalljen dhe do të dëshmojë për besimin tuaj në të dhe në atë me të cilën ai ka ardhur nga Allahu.

Shënimi 294

Kudsi në Jeruzalem.

Shënimi 295

Për ta ditur i Dërguari Im dhe besimtarët, të dashurit e Mi, partia Ime. Ndërsa Allahu e di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para se të krijonte qiejt dhe tokën.

Shënimi 296

Kthehet në mosbesim, bëhet hipokrit, ose kundërshton Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 297

Namazin që keni kryer në drejtim të Kudsit.

Shënimi 298

Përdëllimi nga Allahu është nga llojet e mëshirës së Tij, dhe ai është i përgjithshëm për të gjitha krijesat në dynja dhe për disa prej tyre në botën tjetër. Ndërsa “Mëshirëplotë” është mëshira e posaçme për besimtarët në këtë botë dhe në botën tjetër.

2:144

قَدْ نَرَىٰ تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِى ٱلسَّمَآءِ ۖ فَلَنُوَلِّيَنَّكَ قِبْلَةًۭ تَرْضَىٰهَا ۚ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ۚ وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّوا وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُۥ ۗ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ لَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَـٰفِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ ١٤٤

Sigurisht, Ne e shohim kthimin e fytyrës tënde nga qielli299, kështu që, do të kthejmë ty (o Muhamed) nga ai drejtim që të kënaq. Ktheje pra fytyrën tënde (gjatë namazit) në drejtim të Xhamisë së Shenjtë (Kabes), dhe kudo që të ndodheni300, i ktheni fytyrat tuaja në drejtim të saj (Kabes)! Padyshim se ata, të cilëve u është dhënë Libri, e dinë se kjo është e vërteta301 nga Zoti i tyre. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ata veprojnë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 299

Në pritje të urdhrit për të ndryshuar drejtimin gjatë faljes nga Meka, gjë të cilën ai e donte aq shumë.

Shënimi 300

O besimtarë!

Shënimi 301

E vërteta të cilën Allahu ia urdhëroi Ibrahimit dhe të gjithë robërve të Tij më pas.

2:145

وَلَئِنْ أَتَيْتَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ بِكُلِّ ءَايَةٍۢ مَّا تَبِعُوا قِبْلَتَكَ ۚ وَمَآ أَنتَ بِتَابِعٍۢ قِبْلَتَهُمْ ۚ وَمَا بَعْضُهُم بِتَابِعٍۢ قِبْلَةَ بَعْضٍۢ ۚ وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم مِّنۢ بَعْدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ ۙ إِنَّكَ إِذًۭا لَّمِنَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٤٥

Edhe sikur t’u sillje të gjitha provat atyre që u është dhënë Libri, ata gjithësesi nuk do të ndiqnin Kiblën tënde. As ti nuk do të ndjekësh kiblën e tyre, as ata nuk do të ndjekin kiblën e njëri-tjetrit302. E nëse ti, pas asaj dije që të ka ardhur (nga Allahu), do të ndiqje dëshirat e tyre, atëherë padyshim, do të ishe prej të padrejtëve.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 302

As çifutët nuk do të kthehen nga kibla e të krishterëve dhe as të krishterët nga kibla e çifutëve.

2:146

ٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَـٰهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ يَعْرِفُونَهُۥ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَآءَهُمْ ۖ وَإِنَّ فَرِيقًۭا مِّنْهُمْ لَيَكْتُمُونَ ٱلْحَقَّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ ١٤٦

Ata, të cilëve u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Muhamedin) ashtu si njohin bijtë e tyre, por një grup prej tyre e fsheh të vërtetën me vetëdije.

2:147

ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ ۖ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُمْتَرِينَ ١٤٧

E vërteta është ajo (që të vjen) nga Zoti yt, ndaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë!303

Komentimi 1 shënim

Shënimi 303

Mos u bëj prej atyre të cilët dyshojnë që Kibla nga e cila të kam urdhëruar të kthehesh, të jetë Kibla e Ibrahimit dhe e tjerëve Profetë përveç tij. Me këtë ajet janë për qëllim shokët e Muhamedit dhe ndjekësit e tij, jo vetë Profeti, pasi që ai nuk kishte pikë dyshimi se kjo ishte e vërteta nga Allahu. [Taberiu]

2:148

وَلِكُلٍّۢ وِجْهَةٌ هُوَ مُوَلِّيهَا ۖ فَٱسْتَبِقُوا ٱلْخَيْرَٰتِ ۚ أَيْنَ مَا تَكُونُوا يَأْتِ بِكُمُ ٱللَّهُ جَمِيعًا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ١٤٨

Çdo popull ka drejtimin e vet nga i cili kthehet304, (ndërsa ju drejtimin tuaj të vërtetë), pra garoni në vepra të mira305. Kudo që të gjendeni306, Allahu do t’ju mbledhë të gjithëve307. Allahu është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 304

Çdo popull që ndjek një fe të caktuar, ka drejtimin e vet nga i cili kthehet gjatë kryerjes së riteve fetare, ndërsa ju, o besimtarë keni drejtimin e vërtetë tek i cili ju ka udhëzuar Zoti juaj dhe nuk i ka udhëzuar të tjerët tek ai drejtim dhe tek ajo Kible, kështu që falënderoni Zotin tuaj dhe garoni në vepra të mira që Ai urdhëron.

Shënimi 305

Falënderoni Allahun dhe bindjuni Atij, për atë se ju ka udhëzuar në të vërtetën dhe më të mirën.

Shënimi 306

Kudo që të keni vdekur.

Shënimi 307

Në ditën e Kiametit.

2:149

وَمِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ۖ وَإِنَّهُۥ لَلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَـٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ ١٤٩

Ngado që të dalësh308, ktheje fytyrën (gjatë namazit) nga Xhamia e Shenjtë (Kabja)! Kjo është e vërteta nga Zoti yt. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju veproni.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 308

Në çdo vend që të udhëtosh.

2:150

وَمِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ۚ وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّوا وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُۥ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَيْكُمْ حُجَّةٌ إِلَّا ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ فَلَا تَخْشَوْهُمْ وَٱخْشَوْنِى وَلِأُتِمَّ نِعْمَتِى عَلَيْكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ ١٥٠

Ngado që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë, dhe kudo që të gjendeni, ktheni fytyrat nga ajo (Xhamia e Shenjtë, Kabja), që njerëzit309 të mos kenë asnjë provë310 kundër jush, përveç atyre që kanë bërë padrejtësi311. Por, mos ju frikësoni atyre312, por m’u frikësoni Mua. Dhe kështu313, Unë plotësoj Mirësinë Time ndaj jush314, që të udhëzoheni drejt.

Komentimi 6 shënime

Shënimi 309

Ithtarët e Librit: çifutët dhe të krishterët.

Shënimi 310

Provë, d.m.th. vend për t’u kapur dhe për të bërë polemikë, duke thënë: “Muhamedi dhe shokët e tij nuk dinin nga të drejtoheshin në faljen e tyre dhe ishim ne ata që i udhëzuam në kiblen tonë.” Fjalë me të cilën ata mbuloheshin dhe maskoheshin tek njerëzit injorantë dhe mendjelehtë prej idhujtarëve.

Shënimi 311

Janë për qëllim idhujtarët kurashit, të cilët thonin: “Muhamedi u kthye tek Kibla jonë, kështu që ka për t’u kthyer edhe te feja jonë.” Prova e tyre ishte në faktin se ai (Muhamedi) u kthye nga ajo Kible nga e cila ktheheshin edhe ata, por sigurisht që pretendimi i tyre ishte i pavërtetë dhe shpresa e tyre ishte boshe.

Shënimi 312

Mos iu frikësoni idhujtarëve dhe mos mendoni se ata mund t’ju dëmtojnë në fenë tuaj apo t’ju kthejnë nga feja në të cilën ju udhëzoi Allahu, por qëndroni me vendosmëri në atë Kible që ju urdhërova dhe m’u bindni vetëm Mua.

Shënimi 313

Duke ju udhëzuar që të merrni për Kible Shtëpinë e Shenjtë, Kaben.

Shënimi 314

Plotësoj ligjet e fesë suaj të pastër Islame, për të cilën kam porositur Nuhun, Ibrahimin, Musën, Isën dhe të gjithë Profetët e tjerë. Kjo është mirësia që Allahu njofton se e ka plotësuar ndaj Muhamedit dhe besimtarëve ndjekës të tij.

2:151

كَمَآ أَرْسَلْنَا فِيكُمْ رَسُولًۭا مِّنكُمْ يَتْلُوا عَلَيْكُمْ ءَايَـٰتِنَا وَيُزَكِّيكُمْ وَيُعَلِّمُكُمُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَيُعَلِّمُكُم مَّا لَمْ تَكُونُوا تَعْلَمُونَ ١٥١

Ashtu si315 dhe kemi dërguar tek ju një të Dërguar nga mesi juaj, i cili ju lexon shpalljet Tona, ju pastron dhe ju mëson Librin (Kuranin) dhe Urtësinë316, si dhe ju mëson atë që nuk e dinit më parë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 315

Prej mirësisë Sime ndaj jush është gjithashtu se kemi dërguar tej ju, o arabë, Muhamedin...

Shënimi 316

Të kuptuarit e fesë me sunetin e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

2:152

فَٱذْكُرُونِىٓ أَذْكُرْكُمْ وَٱشْكُرُوا لِى وَلَا تَكْفُرُونِ ١٥٢

Pra, më kujtoni Mua, që edhe Unë t’ju kujtoj, dhe më falënderoni e mos më mohoni!317

Komentimi 1 shënim

Shënimi 317

Mirësinë time ndaj jush duke mbuluar të vërtetën, përndryshe ua heq atë mirësi.

2:153

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱسْتَعِينُوا بِٱلصَّبْرِ وَٱلصَّلَوٰةِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلصَّـٰبِرِينَ ١٥٣

O besimtarë318! Kërkoni ndihmë319 me durimin dhe namazin320. Vërtet, Allahu është me të duruarit.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 318

Që keni besuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe gjithçka që ardhur prej Tij.

Shënimi 319

Për përmbushjen e bindjes ndaj Allahut.

Shënimi 320

Durimi dhe namazi janë ndihmues për bindjen ndaj Allahut dhe për lehtësimin e të gjitha sprovave të kësaj bote.

2:154

وَلَا تَقُولُوا لِمَن يُقْتَلُ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَمْوَٰتٌۢ ۚ بَلْ أَحْيَآءٌۭ وَلَـٰكِن لَّا تَشْعُرُونَ ١٥٤

Sa për ata që vriten në Rrugën e Allahut, mos thoni se janë të vdekur! Përkundrazi, ata janë të gjallë, por ju nuk e ndjeni.321

Komentimi 1 shënim

Shënimi 321

Mesruku thotë: “Pyetëm Abdullah ibën Mesudin për ajetin: “Mos i llogarisni të vdekur ata, të cilët janë vrarë në Rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” [Al Imran, 169]. –Ai tha: “Ne pyetëm për këtë ajet (të Dërguarin e Allahut) dhe ai tha: “Shpirtrat e tyre janë në brendësi të disa zogjve të jeshilë, të cilët kanë disa kandila të varur tek Arshi. Ata bredhin nëpër Xhenet nga të dëshirojnë, pastaj kthehen tek ato kandilat. Zoti i tyre hodhi vështrimin e Tij tek ata dhe u tha: “A dëshironi ndonjë gjë?” Ata thanë: “E çfarë të dëshirojmë tjetër, kur ne bredhim nëpër Xhenet nga të duam?!” Këtë pyetje ua bëri tre herë, dhe kur ata panë se nuk do të liheshin pa kërkuar ndonjë gjë, thanë: “O Zoti ynë! Duam që të na kthesh shpirtrat në trupat tanë, që të vritemi në Rrugën Tënde edhe një herë tjetër.” Kur pa se ata nuk kishin nevojë për asgjë, atëherë u lanë ashtu.” [Muslimi 4862, Tirmidhiu 3011, Ibën Maxheh 2801].

2:155

وَلَنَبْلُوَنَّكُم بِشَىْءٍۢ مِّنَ ٱلْخَوْفِ وَٱلْجُوعِ وَنَقْصٍۢ مِّنَ ٱلْأَمْوَٰلِ وَٱلْأَنفُسِ وَٱلثَّمَرَٰتِ ۗ وَبَشِّرِ ٱلصَّـٰبِرِينَ ١٥٥

Patjetër që Ne do t’ju sprovojmë me diçka322 prej frikës, urisë, pakësimit të pasurisë, humbjes së jetës dhe pakësimit të të lashtave. Por, përgëzoji të duruarit,

Komentimi 1 shënim

Shënimi 322

Me diçka të pakët prej këtyre, sepse sikur t’i sprovonte me të gjithë frikën, urinë, etj, atëherë do vdisnin, por qëllimi me këto është sprova dhe jo shkatërrimi.

2:156

ٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَـٰبَتْهُم مُّصِيبَةٌۭ قَالُوٓا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّآ إِلَيْهِ رَٰجِعُونَ ١٥٦

të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi, thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”323

Komentimi 1 shënim

Shënimi 323

Ne jemi robër të Zotit tonë dhe tek Ai do të kthehemi pas vdekjes sonë, i dorëzohemi caktimit të Tij dhe jemi të kënaqur me të.

2:157

أُولَـٰٓئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَٰتٌۭ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌۭ ۖ وَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُهْتَدُونَ ١٥٧

Të tillët kanë bekime dhe mëshirë nga Zoti i tyre, dhe të tillët janë të udhëzuarit drejtë.

2:158

۞إِنَّ ٱلصَّفَا وَٱلْمَرْوَةَ مِن شَعَآئِرِ ٱللَّهِ ۖ فَمَنْ حَجَّ ٱلْبَيْتَ أَوِ ٱعْتَمَرَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِ أَن يَطَّوَّفَ بِهِمَا ۚ وَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًۭا فَإِنَّ ٱللَّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ١٥٨

Me të vërtetë, Safa dhe Merva324 janë prej Simboleve325 të Allahut, ndaj, ai i cili bën Pelegrinazh, ose Umra në Shtëpinë e Shenjtë (Kabe), nuk ka ndonjë gjynah326 që të sillet mes atyre dyjave. E kush vepron mirë vullnetarisht, padyshim se Allahu është Falënderues327, i Gjithëdijshëm.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 324

Dy kodrina në Mekë pranë Kabes.

Shënimi 325

Prej shenjave të qarta të fesë së Allahut, për të cilat Ai i ka urdhëruar robët e Tij që t’i madhërojnë ato. Prej këtu, ecja midis atyre dy kodrinave është i detyrueshëm si për pelegrinin edhe për atë që bën Umra.

Shënimi 326

Ecja nga Safa në Merva dhe anasjelltas, është detyrim në Haxh apo Umra, edhe pse nga vështrimi i parë në këtë ajet duket sikur nuk është ashtu, por shkaku i përdorjes së kësaj shprehje është se në fillim të Islamit, disa muslimanë u ngushtuan në lidhje me ecjen mes Safas dhe Mervas, pasi që në ato dyja adhuroheshin idhujt në kohën e injorancës. Por pastaj zbriti ajeti i mësipërm dhe u sqarua çështja e tyre dhe se ato janë nga simbolet e Allahut, të cilat duhet të madhërohen.

Shënimi 327

“Falënderues” dhe “Falënderues i Madh” – “Shakir” dhe “Shakur” janë prej emrave të Allahut, që kanë kuptimin: “Allahu pranon edhe punën më të vogël prej robërve të Tij dhe i shpërblen ata me shpërblim shumë të madh. Nëse robi i Tij i kryen urdhrat e Tij dhe i bindet Atij, Ai e ndihmon në këtë gjë, e lavdëron atë dhe i fut dritë e besim në zemër, dhe fuqi e zhdërvjellësi në trup. Pastaj, në botën tjetër, Ai e shpërblen robin e Tij me shpërblim të plotë.” [Es Seadi].

2:159

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَآ أَنزَلْنَا مِنَ ٱلْبَيِّنَـٰتِ وَٱلْهُدَىٰ مِنۢ بَعْدِ مَا بَيَّنَّـٰهُ لِلنَّاسِ فِى ٱلْكِتَـٰبِ ۙ أُولَـٰٓئِكَ يَلْعَنُهُمُ ٱللَّهُ وَيَلْعَنُهُمُ ٱللَّـٰعِنُونَ ١٥٩

Vërtet, ata të cilët i fshehin provat e qarta dhe udhëzimin që Ne kemi zbritur, pasi ua kemi sqaruar ato njerëzve në Libër328, këta i mallkon Allahu dhe i mallkojnë edhe mallkuesit.329

Komentimi 2 shënime

Shënimi 328

Në Teurat dhe Inxhil. Ata fshehën të vërtetën që shkruhej në librat e tyre për Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). E bënin këtë nga smira dhe padrejtësia e tyre.

Shënimi 329

Të gjitha krijesat i luten Allahut që t’i mallkojë dhe t’i largojë ata nga Mëshira e Tij.

2:160

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَبَيَّنُوا فَأُولَـٰٓئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنَا ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ١٦٠

Përjashtim bëjnë ata që pendohen330, përmirësohen dhe sqarojnë331; të tillëve ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi më i Madh i pendimit332, Mëshirëploti.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 330

Kthehen nga mohimi dhe veprat e tyre të këqia në besim, të penduar.

Shënimi 331

Atë që fshehnin dhe pranimin e gabimit.

Shënimi 332

I Cili i kthehet robit të Tij me falje dhe fshirje të gjynaheve, kur ai pendohet, dhe me bamirësi e mirësi, kur ai kthehet tek Allahu.

2:161

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَمَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌ أُولَـٰٓئِكَ عَلَيْهِمْ لَعْنَةُ ٱللَّهِ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجْمَعِينَ١٦١

Vërtet, ata të cilët kanë mohuar dhe vdesin duke qenë mohues, mbi ta do të jetë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve!

2:162

خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۖ لَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ ١٦٢

Ata do të jenë përgjithmonë në të (dënim); as nuk do t’u lehtësohet dënimi, as nuk do t’u shtyhet afati.333

Komentimi 1 shënim

Shënimi 333

Sepse afati i caktuar, i cili ka qenë jeta në dynja, ka mbaruar, dhe atyre nuk u ka mbetur më shfajësim.

2:163

وَإِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ ۖ لَّآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلرَّحْمَـٰنُ ٱلرَّحِيمُ ١٦٣

Zoti juaj është Një Zot i Adhuruar, i Vetëm! Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.334

Komentimi 1 shënim

Shënimi 334

Zoti është Ai, i Cili ka krijuar gjithçka që ekziston, që drejton dhe sundon gjithçka, i denjë për t’u adhuruar nga të gjitha krijesat, i cilësuar me atributet më të larta dhe i quajtur me emrat më të bukur. Ai është i Pashoq dhe nuk ka të ngjashëm me Të.

2:164

إِنَّ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱخْتِلَـٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَٱلْفُلْكِ ٱلَّتِى تَجْرِى فِى ٱلْبَحْرِ بِمَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن مَّآءٍۢ فَأَحْيَا بِهِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَبَثَّ فِيهَا مِن كُلِّ دَآبَّةٍۢ وَتَصْرِيفِ ٱلرِّيَـٰحِ وَٱلسَّحَابِ ٱلْمُسَخَّرِ بَيْنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يَعْقِلُونَ١٦٤

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, në anijet që lundrojnë në det me gjëra që u sjellin dobi njerëzve, në ujin (shiun) që Allahu e zbret nga qielli, me të cilin Ai ngjall Tokën pas vdekjes së saj, e në të (Tokë) ka shpërndarë nga të gjitha gjallesat, në të drejtuarit e erërave335 dhe në retë e nënshtruara336 mes qiellit dhe Tokës, (në të gjitha këto) ka shenja337 për njerëzit që logjikojnë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 335

Allahu i drejton erërat duke i lëshuar ato herë me shi dhe herë pa shi, herë me mëshirë e herë me dënim, herë nga veriu e herë nga jugu, e kështu.

Shënimi 336

Megjithëse retë janë të lehta dhe të buta, ato mbartin sasi të mëdha uji, të cilin e derdhin aty ku do Allahu, në sasisë që i urdhëron Allahu. Kur Allahu do që shiu të jetë mëshirë për një vend, lëshon në të sasinë e duhur në formën e duhur, dhe kur do që ai të jetë dënim, lëshon sasi të madhe dhe me rrëmbim...

Shënimi 337

Prova dhe dëshmi të qarta se Allahu është i Vetmi që meriton të gjithë adhurimin, pa të Cilin nuk mund të bëjë asnjë krijesë dhe të gjitha krijesat kanë nevojë të domosdoshme për Të. Atëherë, a nuk është adhurimi i dikujt apo diçkaje tjetër përveç Tij, padrejtësia më e madhe që ekziston?!

2:165

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَندَادًۭا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ ٱللَّهِ ۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا أَشَدُّ حُبًّۭا لِّلَّهِ ۗ وَلَوْ يَرَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا إِذْ يَرَوْنَ ٱلْعَذَابَ أَنَّ ٱلْقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًۭا وَأَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعَذَابِ١٦٥

Por megjithatë, ka prej njerëzve që në vend të Allahut marrin (adhurojnë) idhuj, të cilët i barazojnë me Allahun dhe i duan njësoj si dashuria (e besimtarëve) për Allahun, por ata që besojnë kanë dashuri edhe më të fortë për Allahun. E sikur të padrejtët338 ta shihnin (tani) atë ndëshkim që do të shohin (në botën tjetër), (do të bindeshin se) e gjithë fuqia i përket vetëm Allahut339 dhe se Allahu është i Rreptë në ndëshkim.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 338

Ata të cilët morën zota të tjerë për t’i adhuruar në vend të Allahut apo me Allahun, dhe pengonin njerëzit nga rruga e Allahut.

Shënimi 339

Dhe se idhujt e tyre nuk kanë asnjë lloj fuqie apo mundësie për të bërë gjë, as për ta dhe as për veten e tyre.

2:166

إِذْ تَبَرَّأَ ٱلَّذِينَ ٱتُّبِعُوا مِنَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوا وَرَأَوُا ٱلْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ ٱلْأَسْبَابُ ١٦٦

Kur340 ata, të cilët u pasuan,341 t’i mohojnë pasuesit të tyre, dhe të gjithë ta shohin ndëshkimin, dhe të këputen të gjitha lidhjet midis tyre;342

Komentimi 3 shënime

Shënimi 340

Sikur të shihnin gjithashtu atëherë kur të marrin dënimin, në botën tjetër.

Shënimi 341

U adhuruan nga të tjerët dhe u morën për idhuj, që u zbatohej urdhri dhe iu dëgjohej fjala, prej njerëzve apo djajve, prej të vdekurve apo gurëve…

Shënimi 342

Që kishin në dynja, pasi që lidhjet e tyre nuk kanë qenë për Allahun, por për idhujt e tyre të cilët ia mveshën Allahut si shokë.

2:167

وَقَالَ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوا لَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةًۭ فَنَتَبَرَّأَ مِنْهُمْ كَمَا تَبَرَّءُوا مِنَّا ۗ كَذَٰلِكَ يُرِيهِمُ ٱللَّهُ أَعْمَـٰلَهُمْ حَسَرَٰتٍ عَلَيْهِمْ ۖ وَمَا هُم بِخَـٰرِجِينَ مِنَ ٱلنَّارِ ١٦٧

atëherë, ata të cilët ishin pasues do të thonë: “Ah! Sikur të ktheheshim edhe një herë (në dynja) dhe t’i mohonim ata, ashtu siç na mohuan ne!” Kështu ua tregon Allahu veprat e vetë atyre, si dëshpërim343 për ta, e ata kurrë nuk do të dalin nga Zjarri.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 343

Do të dëshpërohen dhe pendohen për veprat e këqia që kanë bërë, përse i kanë bërë dhe përse nuk bënë vepra të mira? Dhe kështu, dëshpërohen për veprat e tyre kur shohin dënimin e merituar.

2:168

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ كُلُوا مِمَّا فِى ٱلْأَرْضِ حَلَـٰلًۭا طَيِّبًۭا وَلَا تَتَّبِعُوا خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَـٰنِ ۚ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّۭ مُّبِينٌ ١٦٨

O njerëz! Hani nga ato që janë të lejuara e të mira344 në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët345 e djallit, sepse vërtet, ai është armiku juaj i hapur!346

Komentimi 3 shënime

Shënimi 344

Te lejuara nga Allahu (hallall) dhe të pastra, jo të ndyta dhe as të ndaluara.

Shënimi 345

Rrugët e shejtanit, veprat e tij, bindjen ndaj tij...

Shënimi 346

I cili e shfaqi armiqësinë e tij ndaj jush me refuzimin e përuljes para babait tuaj, Ademit, me mashtrimin dhe nxjerrjen e tij nga xheneti…

2:169

إِنَّمَا يَأْمُرُكُم بِٱلسُّوٓءِ وَٱلْفَحْشَآءِ وَأَن تَقُولُوا عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ١٦٩

Ai (djalli) ju urdhëron vetëm për të keqen347 dhe të turpshmen348, dhe që të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.349

Komentimi 3 shënime

Shënimi 347

Vepra të këqia dhe gjynahe.

Shënimi 348

Ato vepra të cilat janë në kulmin e turpit dhe shëmtisë, si prostitucioni dhe pirja e alkoolit.

Shënimi 349

Duke bërë të lejuarën të ndaluar dhe të ndaluarën të lejuar, si bindje ndaj shejtanit.

2:170

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُوا مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُوا بَلْ نَتَّبِعُ مَآ أَلْفَيْنَا عَلَيْهِ ءَابَآءَنَآ ۗ أَوَلَوْ كَانَ ءَابَآؤُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ شَيْـًۭٔا وَلَا يَهْتَدُونَ ١٧٠

Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka zbritur Allahu!”, ata thonë: “Jo! Por ne ndjekim atë (fe), në të cilën i kemi gjetur baballarët tanë!” –A (veprojnë kështu), edhe pse të parët e tyre nuk kuptonin gjë dhe nuk ishin të udhëzuar?!350

Komentimi 1 shënim

Shënimi 350

Dhe kur besimtarët u thonë këshillueshëm njerëzve të humbur: “Ndiqni atë që ka zbritur Allahu – Kuranin dhe udhëzimin e Tij,” ata këmbëngulin në verbërinë e tyre, duke thënë: “Jo, ne ndjekim atë në të cilën i kemi gjetur etërit tanë.” A do t’i ndjekin vallë etërit e tyre, edhe sikur ata të mos kuptonin asgjë nga urdhri i Allahut dhe të mos dinin Rrugën e Drejtë?

2:171

وَمَثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا كَمَثَلِ ٱلَّذِى يَنْعِقُ بِمَا لَا يَسْمَعُ إِلَّا دُعَآءًۭ وَنِدَآءًۭ ۚ صُمٌّۢ بُكْمٌ عُمْىٌۭ فَهُمْ لَا يَعْقِلُونَ ١٧١

Shembulli i atyre, të cilët kanë mohuar, është si ato (bagëtitë) që thirren (nga bariu), por nuk dëgjojnë veçse zë e thirrje; të shurdhër, memecë e të verbër; ata nuk kuptojnë.351

Komentimi 1 shënim

Shënimi 351

Gjendja e atyre që mohuan dhe e atij që i thërret ata drejt udhëzimit dhe besimit është si gjendja e bariut që thërret bagëtitë e veta – ato dëgjojnë vetëm zërin dhe tingullin, por nuk kuptojnë kuptimin e fjalëve të tij. Kështu janë këta jobesimtarë: të shurdhër, sepse kanë mbyllur veshët ndaj të vërtetës; memecë, sepse nuk e shqiptojnë me gjuhët e tyre; dhe të verbër, sepse sytë e tyre nuk shohin provat e qarta. Ata nuk e përdorin arsyen e tyre për atë që do t’u sillte dobi.

2:172

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا كُلُوا مِن طَيِّبَـٰتِ مَا رَزَقْنَـٰكُمْ وَٱشْكُرُوا لِلَّهِ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ ١٧٢

O besimtarë! Hani nga të mirat që ju kemi furnizuar dhe falënderoni Allahun, nëse vërtet adhuroni vetëm Atë!352

Komentimi 1 shënim

Shënimi 352

O besimarë! Hani nga ushqimet e mira dhe të lejuara që Ne ju kemi dhënë, dhe mos u bëni si mohuesit që ndalojnë të mirat dhe e lejojnë të ndyrën. Falënderoni Allahun për mirësitë e mëdha që ju ka dhënë – me zemrat tuaja, me gjuhët dhe me veprat tuaja – nëse jeni me të vërtetë ata që i nënshtroheni urdhrave të Tij, e dëgjoni dhe i bindeni Atij, duke e adhuruar vetëm Atë, pa i shoqëruar askënd.

2:173

إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ ٱلْمَيْتَةَ وَٱلدَّمَ وَلَحْمَ ٱلْخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ بِهِۦ لِغَيْرِ ٱللَّهِ ۖ فَمَنِ ٱضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍۢ وَلَا عَادٍۢ فَلَآ إِثْمَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌ١٧٣

Ai (Allahu) ju ka ndaluar juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur për dikë tjetër, përveç Allahut. Por megjithatë, ai i cili detyrohet, pa dashur të ndaluarën dhe pa e kaluar kufirin, nuk ka asnjë gjynah. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.353

Komentimi 1 shënim

Shënimi 353

Allahu ju ka ndaluar vetëm ato që ju dëmtojnë — si mishin e kafshës së ngordhur që nuk është therur në mënyrë të ligjshme, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe kafshët e therura në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Nga mëshira dhe lehtësimi i Tij për ju, Ai ka lejuar që t’i konsumoni këto gjëra vetëm në rast nevoje të domosdoshme. Pra, kush detyrohet nga nevoja e skajshme të hajë diçka prej tyre, pa e tepruar dhe pa kaluar kufijtë e Allahut, për të mbijetuar e jo për dëshirë, ai nuk ka mëkat në këtë. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë ndaj robërve të Tij.

2:174

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَيَشْتَرُونَ بِهِۦ ثَمَنًۭا قَلِيلًا ۙ أُولَـٰٓئِكَ مَا يَأْكُلُونَ فِى بُطُونِهِمْ إِلَّا ٱلنَّارَ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ ٱللَّهُ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ١٧٤

Vërtet, ata të cilët e fshehin atë që ka zbritur Allahu prej Librit dhe e këmbejnë atë me një çmim të pakët, ata nuk fusin në barqet e tyre veçse Zjarrin. Allahu, as nuk do t’u flasë atyre në Ditën e Kiametit, as nuk do t’i pastrojë, dhe ata do të kenë dënim të dhembshëm.354

Komentimi 1 shënim

Shënimi 354

Vërtet, ata që fshehin atë që ka zbritur Allahu në Librat e Tij — si përshkrimin e Muhamedit ﷺ dhe të tjera të vërteta — dhe e bëjnë këtë për të fituar ndonjë përfitim të vogël nga kjo botë, në të vërtetë nuk hanë gjë tjetër përveç zjarrit të Xhehenemit që përvëlon barkun e tyre. Allahu nuk do t’u flasë atyre në Ditën e Kiametit, për shkak të zemërimit dhe hidhërimit të Tij ndaj tyre, as nuk do t’i pastrojë nga ndyrësia e mëkateve dhe mohimit të tyre. Dhe për ta është përgatitur një dënim i dhembshëm.

2:175

أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشْتَرَوُا ٱلضَّلَـٰلَةَ بِٱلْهُدَىٰ وَٱلْعَذَابَ بِٱلْمَغْفِرَةِ ۚ فَمَآ أَصْبَرَهُمْ عَلَى ٱلنَّارِ ١٧٥

Të tillët janë ata, të cilët e kanë blerë humbjen me udhëzimin, dhe dënimin me faljen e Allahut. Sa të durueshëm që janë ndaj Zjarrit!355

Komentimi 1 shënim

Shënimi 355

Ata që kanë këto cilësi, kanë shkëmbyer udhëzimin me humbjen dhe mëshirën e Allahut me dënimin e Tij. Sa të guximshëm janë për zjarrin — me veprat e tyre që janë si veprat e banorëve të Zjarrit! Allahu tregon habi (në kuptimin e përçmimit dhe qortimit) për guximin e tyre ndaj mëkatit dhe zjarrmit të Xhehenemit; prandaj, çudituni edhe ju, o njerëz, me guximin e tyre të verbër dhe me qëndrueshmërinë e tyre ndaj dënimit që i pret! E gjithë kjo është për t’i përçmuar ata dhe për të treguar sa i ulët e i pavlerë është qëndrimi i tyre.

2:176

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ نَزَّلَ ٱلْكِتَـٰبَ بِٱلْحَقِّ ۗ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ ٱخْتَلَفُوا فِى ٱلْكِتَـٰبِ لَفِى شِقَاقٍۭ بَعِيدٍۢ ١٧٦

Kjo, sepse Allahu e ka zbritur Librin me të vërtetën, ndërsa ata që janë kundërshtuar në lidhje me Librin356, janë në përçarje të largët.357

Komentimi 2 shënime

Shënimi 356

Hebrenjtë dhe të krishterët; hebrenjtë mohuan atë që thuhet në Libër për Isain, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, ndërsa të krishterët besuan një pjesë të kësaj dhe mohuan pjesën tjetër, dhe që gë dy grupet mohuan atë Allahu ka zbritur në Libër (Teurat e Inxhil) për të besuar Muhamedin.

Shënimi 357

Ky është dënimi që ata e merituan, sepse Allahu i Lartësuar zbriti Librat e Tij mbi të dërguarit e Vet, duke përmbajtur të vërtetën e qartë, e megjithatë ata e mohuan atë. Vërtet, ata që u përçanë lidhur me Librin — duke besuar një pjesë prej tij dhe duke mohuar një pjesë tjetër — janë në kundërshtim dhe përçarje të thellë, shumë larg nga udhëzimi dhe e vërteta.

2:177

۞ لَّيْسَ ٱلْبِرَّ أَن تُوَلُّوا وُجُوهَكُمْ قِبَلَ ٱلْمَشْرِقِ وَٱلْمَغْرِبِ وَلَـٰكِنَّ ٱلْبِرَّ مَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ وَٱلْكِتَـٰبِ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ وَءَاتَى ٱلْمَالَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ ذَوِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَـٰمَىٰ وَٱلْمَسَـٰكِينَ وَٱبْنَ ٱلسَّبِيلِ وَٱلسَّآئِلِينَ وَفِى ٱلرِّقَابِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلْمُوفُونَ بِعَهْدِهِمْ إِذَا عَـٰهَدُوا ۖ وَٱلصَّـٰبِرِينَ فِى ٱلْبَأْسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ وَحِينَ ٱلْبَأْسِ ۗ أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ صَدَقُوا ۖ وَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُتَّقُونَ١٧٧

Mirësia nuk është që të ktheni fytyrat nga lindja e perëndimi358, por mirësia është vepra e atij, i cili beson Allahun, Ditën e fundit, engjëjt, Librin dhe Profetët; që edhe pse e do dhe ka nevojë për pasurinë, ia jep atë të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve; që e fal namazin dhe jep zekatin359; e atyre të cilët kur e japin premtimin360, e mbajnë atë; e të duruarve ndaj skamjes, sëmundjes dhe në fushëbetejë. Këta janë të siqertët dhe këta janë të devotshmit.361

Komentimi 4 shënime

Shënimi 358

Për domethënien e kësaj fjale ka dy mendime: Disa thonë se kuptimi i saj është: “E mira nuk kufizohet vetëm me kryerjen e faljes, por vepra të mira ka shumë dhe prej atyre janë gjithashtu ato që përmenden më poshtë.” Ndërsa të tjerë thonë se kuptimi i saj është: “Këtu janë për qëllim hebrenjtë dhe të krishterët. Hebrenjtë kthehen nga perëndimi kur falen, ndërsa të krishterët nga lindja. Allahu e zbriti këtë ajet për të treguar se mirësia nuk është vepra që bëjnë ata, por ajo që kemi sqaruar në këtë ajet.” Taberiu ka zgjedhur fjalën e dytë si më të saktë për shkak se vjen e lidhur me ajetet e mëparshme.

Shënimi 359

Jep zekatin e detyrueshëm të pasurisë për të cilën detyrohet zekat, një herë në vit, 2.5 % të saj.

Shënimi 360

Premtimi është: angazhimi me atë që të ka ngarkuar Allahu, ose që ke ngarkuar vetveten. Këtu përfshihen të gjitha të drejtat e Allahut ndaj njerëzve, për faktin se Allahu ua ka ngarkuar ato robërve të Tij dhe ata e morën përsipër kryerjen e tyre dhe hynë në premtim, kështu që e kanë obligim përmbushjen e premtimit. Ndërsa angazhimet që njeriu i ngarkon vetes janë p.sh. betimet, zotimet, e të ngjashme me këto. [Es Seadi].

Shënimi 361

Të cilët iu ruajtën dënimit të Allahut duke iu larguar thyerjes së urdhrave të Tij, duke përmbushur premtimet e dhëna Atij dhe duke kryer urdhrat e Tij.

2:178

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلْقِصَاصُ فِى ٱلْقَتْلَى ۖ ٱلْحُرُّ بِٱلْحُرِّ وَٱلْعَبْدُ بِٱلْعَبْدِ وَٱلْأُنثَىٰ بِٱلْأُنثَىٰ ۚ فَمَنْ عُفِىَ لَهُۥ مِنْ أَخِيهِ شَىْءٌۭ فَٱتِّبَاعٌۢ بِٱلْمَعْرُوفِ وَأَدَآءٌ إِلَيْهِ بِإِحْسَـٰنٍۢ ۗ ذَٰلِكَ تَخْفِيفٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ وَرَحْمَةٌۭ ۗ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَلَهُۥ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ١٧٨

O besimtarë! Juve ju është bërë detyrim362 gjakmarrja363 për të vrarët: i liri (vritet) për të lirin (e vrarë)364, robi për robin365 dhe femra për femrën366. Megjithatë, nëse dikujt i falet diçka367 nga vëllai i vet368, atëherë të veprohet sipas zakonit369 dhe ai (vrasësi) të shpaguajë me mirësi. Ky është lehtësim370 nga Zoti juaj dhe mëshirë nga Ai (për ju). E kushdo që, pas kësaj i kalon kufijtë, do të ketë dënim të dhembshëm.371

Komentimi 10 shënime

Shënimi 362

“detyrim” ndaj vrasësit dhe familjes së tij që ta dorëzojnë atë për të marrë ndëshkimin e merituar, nëse familja e të vrarit kërkon gjakmarrje.

Shënimi 363

Barazia në ndëshkim: vrasja e vrasësit në atë formë që ai vret të vrarin, me qëllim që të shkojë në vend drejtësia dhe barazia mes njerëzve.

Shënimi 364

Që të vrisni vrasësin e një njeriu të lirë për vrasjen e një njëriu tjetër të lirë. Ndërsa në rast se një i lirë vret një rob, ai nuk vritet për vrasjen e tij, por paguan shpagimin e detyruar.

Shënimi 365

Që të vrisni robin që vret një rob tjetër, qoftë vrasësi mashkull apo femër dhe i vrari mashkull apo femër.

Shënimi 366

Që të vrisni femrën që vret një femër tjetër. Disa dijetarë kanë nxjerrë prej këtij ajeti se nëse një mashkull i lirë vret një femër të lirë, ai nuk vritet për të, por paguan dijjen (shpagimin e detyruar për të vrarin).

Shënimi 367

Kur familja e të vrarit ia fal gjakun vrasësit dhe nuk kërkon që ai të vritet.

Shënimi 368

Nga familja e të vrarit.

Shënimi 369

Familja e të vrarit të ndjekë çështjen për marrjen e shpagimit nga vrasësi, me të mirë dhe pa e tepruar. Vlera e shpagimit, apo “ed dijjeh” është 100 deve, mosha dhe cilësitë e të cilave ndryshojnë sipas llojit të vrasjes, vrasësit dhe të vrarit. Këto rregulla i gjen në librat e fikhut.

Shënimi 370

Falja e gjakut të vrasësit dhe marrja e shpagimit për të vrarin, gjë të cilën Allahu ua kishte ndaluar popujve të mëparshëm (beni Israilëve) dhe tek ata nuk kishte shpagim por vetëm marrje të gjakut me gjak.

Shënimi 371

Në këtë botë; ai duhet të vritet dhe prej tij nuk pranohet shpagim në këtë rast.

2:179

وَلَكُمْ فِى ٱلْقِصَاصِ حَيَوٰةٌۭ يَـٰٓأُولِى ٱلْأَلْبَـٰبِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ١٧٩

Në gjakmarrje ka jetë372 për ju, o njerëz me arsye, në mënyrë që të ruheni.373

Komentimi 2 shënime

Shënimi 372

Me vendosjen e këtij ligji nga Allahu, ruhet jeta e njerëzve, sepse kur njeriu e di se nëse vret dikë, do të vritet për të, atëherë ai tutet dhe ndalohet nga bërja e krimit.

Shënimi 373

Të ruheni nga gjakmarrja, t’ja keni frikën dhe të mos kryeni vrasje.

2:180

كُتِبَ عَلَيْكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ ٱلْمَوْتُ إِن تَرَكَ خَيْرًا ٱلْوَصِيَّةُ لِلْوَٰلِدَيْنِ وَٱلْأَقْرَبِينَ بِٱلْمَعْرُوفِ ۖ حَقًّا عَلَى ٱلْمُتَّقِينَ ١٨٠

Juve ju është bërë detyrim që, nëse ndonjërit prej jush i afrohet vdekja, dhe ai lë mbas pasuri, atëherë të lërë testamentin374 për prindërit dhe të afërmit, sipas gjëndjes; si e drejtë (detyrim) ndaj të devotshmëve.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 374

Shumica e dijetarëve të tefsirit janë të mendimit se ky ajet është shfuqizuar nga ajeti i trashëgimisë (En Nisa, 11), ndërsa të tjerë thonë se ky është për ata prindër dhe të afërm që nuk kanë pjesë në trashëgimi. Por më e mira është që të thuhet: Ky testament është në përgjithësi për prindërit dhe të afërmit, dhe Allahu e ka kthyer atë te zakoni i njerëzve. Ndërsa më pas, Allahu e përcaktoi në hollësi trashëgiminë për prindërit dhe të afërmit që kanë të drejtë trashëgimie nga i vdekuri, në ajetet e trashëgimisë (në suren en Nisa). Dhe kështu, ky gjykim i përgjithshëm mbetet për ata prindër apo të afërm të cilët nuk marrin gjë nga trashëgimia për shkak të përjashtimit me ekzistencën e trashëguesit më të afërm nga i vdekuri. Në këtë rast, njeriu është urdhëruar që të lërë testament për këta persona. Në këtë mënyrë kemi bashkuar mes dy fjalëve të mëparshme dhe kemi harmonizuar mes dy ajeteve, gjë e cila është më e mirë se pretendimi i shfuqizimit të pabazuar në argument të saktë. [Es Seadi].

2:181

فَمَنۢ بَدَّلَهُۥ بَعْدَ مَا سَمِعَهُۥ فَإِنَّمَآ إِثْمُهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ يُبَدِّلُونَهُۥٓ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌۭ ١٨١

E kush e ndryshon atë (testamentin), pasi ta ketë dëgjuar, gjynahu do të jetë mbi ata që e ndryshojnë atë. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.

2:182

فَمَنْ خَافَ مِن مُّوصٍۢ جَنَفًا أَوْ إِثْمًۭا فَأَصْلَحَ بَيْنَهُمْ فَلَآ إِثْمَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ١٨٢

Ndërsa, kush375 i trembet ndonjë devijimi,376 apo padrejtësie377 nga ana e lënësit të testamentit, nuk ka ndonjë gjynah nëse bën pajtim mes tyre378. Vërtet, Allahu është Falës i Madh379, Mëshirëplotë.

Komentimi 5 shënime

Shënimi 375

Kush është prezent në çastet kur i sëmuri lë testamentin dhe i trembet …

Shënimi 376

Gabimi të pavetëdijshëm në lidhje me testamentin; kur ai që lë testamentin vepron gabimisht diçka që nuk i takon.

Shënimi 377

Padrejtësie të qëllimshme, në të cilën ka gjynah, si p.sh. duke i lënë testament më shumë se e lejuara dikujt prej të afërmëve që nuk është trashëgimtar; kur lë testament më shumë se një e treta e pasurisë, ose kur e lë testament të gjithë një të tretën e pasurisë ndërkohë që pasuria që ka është e pakët dhe trashëgimtarët janë shumë.

Shënimi 378

Personi që është prezent në këtë rast, nuk ka ndonjë gjynah nëse bën pajtim mes të sëmurit në shtratin e vdekjes, trashëgimtarëve dhe atyre që u lihet testamenti.

Shënimi 379

Nëse lënësi i testamentit kthehet nga dëvijimi dhe padrejtësia e tij, Allahu e fal atë.

2:183

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ١٨٣

O besimtarë! Agjërimi ju është bërë detyrim,380 ashtu si ka qenë detyrim për ata para jush381, që të bëheni të devotshëm.382

Komentimi 3 shënime

Shënimi 380

Agjërim do të thotë: të ndaluarit nga ato që Allahu ka urdhëruar t’i ndalohesh. Ndërsa këtu është për qëllim agjërimi i muajit të Ramazanit, që do të thotë: “Ndalimi nga ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime dhe çdo gjë që e prish agjërimin, nga agimi deri në perëndim të djellit.”

Shënimi 381

Janë për qëllim ithtarët e Librit.

Shënimi 382

Agjërimi është nga shkaqet më të mëdha të arritjes së devotshmërisë, sepse në të ka zbatim të urdhrit të Allahut dhe largim nga ndalesat e Tij.

2:184

أَيَّامًۭا مَّعْدُودَٰتٍۢ ۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍۢ فَعِدَّةٌۭ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۚ وَعَلَى ٱلَّذِينَ يُطِيقُونَهُۥ فِدْيَةٌۭ طَعَامُ مِسْكِينٍۢ ۖ فَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًۭا فَهُوَ خَيْرٌۭ لَّهُۥ ۚ وَأَن تَصُومُوا خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ١٨٤

Vetëm disa ditë të numëruara.383 Megjithatë, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë, ose në udhëtim, atëherë të agjërojë aq ditë (sa ka prishur), në ditët e mëvonshme. Ndërsa ata, të cilët e përballojnë me vështirësi atë, le të japin shpagim duke ushqyer një të varfër (për çdo ditë agjërimi); e nëse dikush jep më tepër nga vullneti i vet, kjo është më e mirë për të, por që të agjëroni është më mirë për ju, nëse do e dinit.384

Komentimi 2 shënime

Shënimi 383

Agjërimi zgjat vetëm disa ditë të numëruara, e ato ditë janë muaji i Ramazanit.

Shënimi 384

Në fillim të obligueshmërisë së agjërimit, kur muslimanët nuk ishin mësuar të agjëronin, padyshim se agjërimi ishte i rëndë dhe i vështirë për ta, kështu që Allahu me urtësinë e Tij, ua ngarkoi gradualisht atë me mënyrën më të lehtë: duke i lënë të drejtën e zgjedhjes mes agjërimit dhe shpagimit edhe atyre që e përballonin agjërimin, por duke u bërë të ditur se që të agjëronin ishte më mirë për ta. Më pas, agjërimi u bë detyrim i prerë për ata që e përballojnë atë, ndërsa për ata që nuk e përballojnë, si i moshuari, etj, qëndroi gjykimi i përmendur në ajet: për të dhënë shpagim duke ushqyer nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. [Es Seadi].

2:185

شَهْرُ رَمَضَانَ ٱلَّذِىٓ أُنزِلَ فِيهِ ٱلْقُرْءَانُ هُدًۭى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَـٰتٍۢ مِّنَ ٱلْهُدَىٰ وَٱلْفُرْقَانِ ۚ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ ٱلشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ۖ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍۢ فَعِدَّةٌۭ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ ٱلْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُوا ٱلْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ١٨٥

Muaji i Ramazanit, në të cilin është zbritur Kurani385 - udhëzim për njerëzit, plot me prova të qarta udhëzimi dhe Kriteri. Kushdo nga ju, që e arrin këtë muaj, ta agjërojë atë! Ndërsa ai, i cili është i sëmurë ose në udhëtim, të agjërojë po aq ditë (sa ka prishur), në ditët e mëvonshme. Allahu do lehtësim për ju, dhe nuk do vështirësim. Plotësoni ditët e agjërimit (të prishura) dhe madhëroni Allahun,386 për shkak se ju ka udhëzuar, në mënyrë që të falënderoni.387

Komentimi 3 shënime

Shënimi 385

Kurani ka zbritur në natën e Kadrit, të muajit të Ramazanit, prej “El leuhi el Mahfudh” (Librit që është tek Allahu dhe ku është regjistruar çdo gjë), në qiellin e kësaj dynjaje, pastaj me anë të Xhibrilit iu zbrit Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i ndarë në pjesë dhe në periudha kohore, sipas asaj që donte Allahu. Për këtë kanë ardhur disa transmetime nga Ibën Abasi dhe shokë të tjerë të Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ato i ka përmendur Taberiu në hollësi.

Shënimi 386

Përfshihet këtu edhe madhërimi i Allahut (tekbiret) në ditën e Bajramit pas Ramazanit.

Shënimi 387

Për të gjitha mirësitë e Tij ndaj jush.

2:186

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِى عَنِّى فَإِنِّى قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ ٱلدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِى وَلْيُؤْمِنُوا بِى لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ ١٨٦

Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit, kur më lutet. Prandaj, të më përgjigjen Mua388 dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!

Komentimi 1 shënim

Shënimi 388

Me bindje ndaj urdhrave dhe largim nga ndalesat. Pikërisht këto janë edhe shkaqet që çojnë në përanimin e lutjes së lutësit nga Allahu: besimi dhe bindja ndaj urdhrave, si dhe duke eliminuar ato gjëra që e pengojnë pranimin lutjes, si ngrënia e haramit etj.

2:187

أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ ٱلصِّيَامِ ٱلرَّفَثُ إِلَىٰ نِسَآئِكُمْ ۚ هُنَّ لِبَاسٌۭ لَّكُمْ وَأَنتُمْ لِبَاسٌۭ لَّهُنَّ ۗ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَخْتَانُونَ أَنفُسَكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ وَعَفَا عَنكُمْ ۖ فَٱلْـَٔـٰنَ بَـٰشِرُوهُنَّ وَٱبْتَغُوا مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَكُمْ ۚ وَكُلُوا وَٱشْرَبُوا حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ ٱلْخَيْطُ ٱلْأَبْيَضُ مِنَ ٱلْخَيْطِ ٱلْأَسْوَدِ مِنَ ٱلْفَجْرِ ۖ ثُمَّ أَتِمُّوا ٱلصِّيَامَ إِلَى ٱلَّيْلِ ۚ وَلَا تُبَـٰشِرُوهُنَّ وَأَنتُمْ عَـٰكِفُونَ فِى ٱلْمَسَـٰجِدِ ۗ تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَقْرَبُوهَا ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ ءَايَـٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ ١٨٧

Juve ju është lejuar që t’u afroheni grave tuaja389 në netët e agjërimit. Ato janë petk për ju dhe ju jeni petk për to.390 Allahu e di se ju mashtronit veten, por Ai e pranoi pendimin tuaj dhe ju fali juve.391 Tani, shkoni me to392 dhe kërkoni atë që Allahu ka caktuar për ju (prej fëmijëve). Dhe, hani e pini, deri sa të dalloni qartë perin e bardhë të agimit nga peri i zi (i errësirës), pastaj plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje. Por, mos ju afroni atyre393 (grave) duke qenë mbyllur për adhurim në xhami! Këto janë kufijtë394 e Allahut, ndaj mos ju afroni atyre. Kështu ua sqaron Allahu njerëzve shpalljet e Tij, në mënyrë që të bëhen të devotshëm.395

Komentimi 7 shënime

Shënimi 389

Të kryeni marrëdhënie intime.

Shënimi 390

Kjo fjali përmban dy kuptime: 1. Dy bashkëshortët janë si petk për njëri-tjetrin kur zhveshin rrobat e tyre natën dhe mbulohen së bashku nën një mbulesë. 2. Bashkëshortët janë prehje për njëri-tjetrin.

Shënimi 391

Në fillim të Islamit, muslimanët ishin urdhëruar që të agjëronin në atë mënyrë që nëse flinin pas ngrënies së iftarit, nuk u lejohej të hanin dhe as të shkonin me gratë, deri të nesërmen pas Iftarit. Kjo ishte e rëndë për sahabet dhe disa prej tyre ndodhte që të mashtronin veten duke pretenduar se nuk i kishte marrë gjumi pas iftarit, me qëllim që të kryenin marrëdhënie me gratë. Atëherë zbriti ky ajet dhe Allahu ua pranoi pendimin duke u bërë lehtësime dhe ua fali gjynahun e bërë prej tyre kur mashtronin veten.

Shënimi 392

Kryeni marrëdhënie intime me gratë tuaja.

Shënimi 393

Mos kryeni marrëdhënie intime me to.

Shënimi 394

Ligjet e Allahut, urdhrat dhe ndalesat e Tij.

Shënimi 395

T’i ruhen ndalesave të Allahut që t’i shpëtojnë zemërimit të Tij.

2:188

وَلَا تَأْكُلُوٓا أَمْوَٰلَكُم بَيْنَكُم بِٱلْبَـٰطِلِ وَتُدْلُوا بِهَآ إِلَى ٱلْحُكَّامِ لِتَأْكُلُوا فَرِيقًۭا مِّنْ أَمْوَٰلِ ٱلنَّاسِ بِٱلْإِثْمِ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ ١٨٨

Dhe, mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht, as mos joshni me të gjykatësit396 me qëllim që, në mënyrë të ndaluar dhe me vetëdije, të hani një pjesë nga pasuria e të tjerëve!

Komentimi 1 shënim

Shënimi 396

Mos ua ofroni pasurinë tuaj gjykatësve në formë rryshfeti.

2:189

۞ يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْأَهِلَّةِ ۖ قُلْ هِىَ مَوَٰقِيتُ لِلنَّاسِ وَٱلْحَجِّ ۗ وَلَيْسَ ٱلْبِرُّ بِأَن تَأْتُوا ٱلْبُيُوتَ مِن ظُهُورِهَا وَلَـٰكِنَّ ٱلْبِرَّ مَنِ ٱتَّقَىٰ ۗ وَأْتُوا ٱلْبُيُوتَ مِنْ أَبْوَٰبِهَا ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ١٨٩

Të pyesin ty (O Muhamed) për hënat e reja397 (të çdo muaji)! Thuaju: “Ato janë llogaritëse të kohës398 për njerëzit dhe për Haxhin. Dhe, mirësia nuk është që të hyni në shtëpi nga mbrapa tyre, por mirësi është ajo e atij që ruhet (nga ndalesat e Allahut).399 Dhe, hyni në shtëpi nga dera e saj, dhe kini frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!

Komentimi 3 shënime

Shënimi 397

Taberiu permend se ky ajet ka zbritur pasi disa njerëz e pyetën Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në lidhje me hënën dhe gjëndjet e saj; zvogëlimin dhe shtimin e saj, vendet dhe kohët e lindjes dhe të perëndimit të saj.

Shënimi 398

Me anë të hënës dhe ndryshimeve të saj, njerëzit llogarisin kohën e tyre; llogarisin kohën e agjërimit, haxhit, larjes së borxhit, periudhën e pritjes së grave të divorcuara apo që u ka vdekur burri,etj.

Shënimi 399

Thuhet se ky ajet ka zbritur në lidhje me disa njerëz të cilët kur vishnin rrobat e Ihramit për Haxh apo për Umra, nuk hynin në shtëpi nga dera e saj, por nga mbrapa shtëpisë, nga dritarja apo nga ndonjë derë e pasme. Atëherë u shpall ky ajet, i cili sqaron se kjo vepër e tyre nuk ka vend në fe dhe nuk është mirësi, por vepër e njerëzve të injorancës, dhe e ndaloi këtë gjë. [Taberiu].

2:190

وَقَـٰتِلُوا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ يُقَـٰتِلُونَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوٓا ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْمُعْتَدِينَ ١٩٠

Luftoni në Rrugën e Allahut400 kundër atyre që ju luftojnë, por mos i kaloni kufijtë401, sepse Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.402

Komentimi 3 shënime

Shënimi 400

Rruga e Allahut është: feja që u ka ligjëruar njerëzve dhe rruga që u ka sqaruar atyre.

Shënimi 401

Mos vrisni të mitur, gra, pleq, njerëz që japin xhizjen prej ithtarëve të Librit, etj.

Shënimi 402

Duke bërë të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar, siç është vrasja e grave dhe e të miturve, gjë të cilën Allahu e ka ndaluar. Dijetarët janë ndarë në dy mendime në lidhje me këtë ajet: Disa thonë se ky është ajeti i parë që zbriti në lidhje me luftën e muslimanëve kundër idhujtarëve, ku ata u urdhëruan të luftojnë ata idhujtarë të cilët i luftonin ata dhe të mos i luftonin ata të cilët nuk i luftonin, pastaj u shfuqizua nga ajeti në suren Et Teube. Ndërsa të tjerë thonë se ky ajet urdhëron muslimanët që të luftojnë mosbesimtarët dhe nuk është shfuqizuar, por në të bëhet fjalë për ndalimin nga teprimi dhe kalimi i kufijve, i cili është ndalimi nga vrasja e grave dhe të miturve, gjykim i cili qëndron edhe sot e kësaj dite dhe nuk është shfuqizuar. Taberiu zgjedh mendimin e dytë si më të saktë dhe më të qëndrueshëm.

2:191

وَٱقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ وَأَخْرِجُوهُم مِّنْ حَيْثُ أَخْرَجُوكُمْ ۚ وَٱلْفِتْنَةُ أَشَدُّ مِنَ ٱلْقَتْلِ ۚ وَلَا تُقَـٰتِلُوهُمْ عِندَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ حَتَّىٰ يُقَـٰتِلُوكُمْ فِيهِ ۖ فَإِن قَـٰتَلُوكُمْ فَٱقْتُلُوهُمْ ۗ كَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلْكَـٰفِرِينَ ١٩١

Vritini ata kudo që t’i zini, dhe dëbojini prej nga ju kanë dëbuar!403 Provokimi është më i rëndë se vrasja.404 Por, mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Kabes), përveç nëse ju luftojnë aty. Nëse ju luftojnë aty, atëherë vritini! I tillë është ndëshkimi për mohuesit.405

Komentimi 3 shënime

Shënimi 403

Këto ajete përmbajnë urdhrin për të luftuar në Rrugën e Allahut, gjë e cila ka ndodhur pas emigrimit në Medine, kur muslimanët u forcuan dhe u bënë fuqi. Ndërsa dëbimi që përmendet këtu është për qëllim dëbimi i emigruesve mekas, të cilët u nxorrën prej idhujtarëve nga shtëpitë e tyre në Meke.

Shënimi 404

Provokimi i besimtarit në fenë e tij me qëllim që të kthehet prej saj dhe të bëhet idhujtar pasi ka qenë musliman, është më e rëndë dhe më e dëmshme për të se sa të vritet duke qëndruar në fenë e tij dhe i kapur fort pas saj.

Shënimi 405

Nëse ju luftojnë në xhaminë e Shenjtë, në Kabe, atëherë i luftoni edhe ju.

2:192

فَإِنِ ٱنتَهَوْا فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ١٩٢

Por, në qoftë se ata i japin fund406, atëherë padyshim se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 406

Luftës kundër jush dhe mohimit të Allahut, si dhe kthehen tek Allahu me pendim dhe besim.

2:193

وَقَـٰتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌۭ وَيَكُونَ ٱلدِّينُ لِلَّهِ ۖ فَإِنِ ٱنتَهَوْا فَلَا عُدْوَٰنَ إِلَّا عَلَى ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٩٣

Luftojini ata, deri sa të mos mbesë më provokim (idhujtari) dhe feja të jetë vetëm për Allahun.407 E nëse ata i japin fund408, atëherë nuk ka armiqësi, veçse kundër të padrejtëve!409

Komentimi 3 shënime

Shënimi 407

Deri sa feja e Allahut të jetë evidente dhe ngadhënjimtare mbi të gjitha fetë. Pra, qëllimi nga të luftuarit e idhujtarëve dhe mosbesimtarëve nuk është derdhja e gjakut dhe marrja e pasurive të tyre, por qëllimi është që të triumfojë feja e Allahut mbi të gjitha fetë e tjera, dhe të shtyhet ajo që e kundërshton atë, gjë e cila është idhujtaria dhe mosbesimi. Këto janë edhe për qëllim me provokimin, në këtë ajet.

Shënimi 408

Luftës kundër jush dhe mosbesimit të tyre, duke u futur në fenë tuaj.

Shënimi 409

Idhujtarëve, atyre që ju luftojnë, sepse dihet se jo te gjithë ata do t’i japin fund, por një pjesë e tyre.

2:194

ٱلشَّهْرُ ٱلْحَرَامُ بِٱلشَّهْرِ ٱلْحَرَامِ وَٱلْحُرُمَـٰتُ قِصَاصٌۭ ۚ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ فَٱعْتَدُوا عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلْمُتَّقِينَ ١٩٤

Muaji i shenjtë410 shpaguhet me muajin e shenjtë411 dhe hakmarrja bëhet edhe në të shenjtat.412 Kështu që, kushdo që ju sulmon (në muajin apo vendin e shenjtë), kthejani sulmin me sulm të njëjtë si i atij. Dhe kini frikë Allahun413, dhe dijeni se Allahu është me të devotshmit.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 410

Është për qëllim muaji Dhul Kaade, një prej muajve të shenjtë në të cilët ndalohet lufta, dhe ai ishte i tillë edhe tek idhujtarët kurashit në kohën e injorancës paraislame.

Shënimi 411

Idhujtarët kurashit e ndaluan Muhamedin ﷺ dhe shokët e tij që të bënin umran në muajin Dhul Kaade, të vitit të gjashtë të emigrimit dhe u gëzuan e u mburrën me këtë gjë. Atë vit Muhamedi ﷺ bëri me ta marrëveshjen e Hudejbijes në të cilën thuhej gjithashtu se Umra do të shtyhej për vitin e ardhshëm. Kur erdhi muaji Dhul Kaade i vitit të shtatë të emigrimit, Muhamedi ﷺ dhe shokët e tij shkuan në Mekë të bënin umra dhe qëndruan atje tri ditë, gjë e cila i mërziti shumë idhujtarët dhe kjo ishte marrja e hakut dhe shpagimi për veprën e tyre.

Shënimi 412

Edhe në muajt dhe vendet e shenjta, apo duke qenë me veshjen e Ihramit për haxh apo umra.

Shënimi 413

Dhe mos i kaloni kufijtë e përcaktuar në marrjen e hakut.

2:195

وَأَنفِقُوا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا تُلْقُوا بِأَيْدِيكُمْ إِلَى ٱلتَّهْلُكَةِ ۛ وَأَحْسِنُوٓاۛ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ١٩٥

Shpenzoni në Rrugën e Allahut,414 dhe mos e shkatërroni vetveten me duart tuaja415, por bëni mirë; Allahu i do me të vërtetë bamirësit.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 414

Shpenzoni në rrugët që të shpienë tek Allahu, në të gjitha rrugët e hajrit, si: lëmosha për të varfërit, për të afërmit, etj, dhe më e madhja e të gjitha këtyre është shpenzimi për xhihadin në rrugë të Allahut, sepse shpenzimi për xhihadin është xhihad me pasuri.

Shënimi 415

Shkatërrimi i vetvetes kthehet në dy gjëra: 1. Në lënien e atyre për të cilat je urdhëruar që t’i veprosh, kur lënia e tyre çon në shkatërrimin e trupit ose të shpirtit, dhe 2. Në kryerjen e gjërave që të çojnë në shkatërrimin e trupit ose të shpirtit. Pra këtu përfshihen shumë gjëra, prej të cilave është lënia e xhihadit në rrugë të Allahut, ose mosshpenzimi për të, gjë e cila çon në rënien nën pushtimin e armikut. Këtu hyn edhe mashtrimi i njeriut me vetveten duke e futur atë në rrezik, apo duke vazhduar në bërjen e gjynaheve dhe heqjen e shpresës nga pendimi, etj. [Es Seadi].

2:196

وَأَتِمُّوا ٱلْحَجَّ وَٱلْعُمْرَةَ لِلَّهِ ۚ فَإِنْ أُحْصِرْتُمْ فَمَا ٱسْتَيْسَرَ مِنَ ٱلْهَدْىِ ۖ وَلَا تَحْلِقُوا رُءُوسَكُمْ حَتَّىٰ يَبْلُغَ ٱلْهَدْىُ مَحِلَّهُۥ ۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ بِهِۦٓ أَذًۭى مِّن رَّأْسِهِۦ فَفِدْيَةٌۭ مِّن صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍۢ ۚ فَإِذَآ أَمِنتُمْ فَمَن تَمَتَّعَ بِٱلْعُمْرَةِ إِلَى ٱلْحَجِّ فَمَا ٱسْتَيْسَرَ مِنَ ٱلْهَدْىِ ۚ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلَـٰثَةِ أَيَّامٍۢ فِى ٱلْحَجِّ وَسَبْعَةٍ إِذَا رَجَعْتُمْ ۗ تِلْكَ عَشَرَةٌۭ كَامِلَةٌۭ ۗ ذَٰلِكَ لِمَن لَّمْ يَكُنْ أَهْلُهُۥ حَاضِرِى ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ١٩٦

Dhe kryeni Haxhin dhe Umran për hir të Allahut! E nëse pengoheni, atëherë therni kurban sipas mundësisë. Dhe, mos i rruani kokat tuaja, deri sa kurbani të arrijë në vendin e vet! Por, cilido prej jush që është i sëmurë, ose ka ndonjë lëndim në kokë416, ta kompensojë atë me agjërim, ose lëmoshë, ose therje kurbani417. Kur të keni siguri, ai që e ka bërë Umran për t’u liruar me të418 deri në Haxh, të therë kurban sipas mundësisë, ndërsa ai, i cili nuk ka mundësi (të therë kurban), le të agjërojë tre ditë në Haxh dhe shtatë kur të ktheheni; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për atë që nuk e ka familjen pranë Xhamisë së Shenjtë (në Mekë). Dhe, kini frikë Allahun, dhe dijeni se Allahu është i rreptë në ndëshkim!

Komentimi 3 shënime

Shënimi 416

Dhe detyrohet ta rruajë kokën para kohës së caktuar.

Shënimi 417

Agjërimi i tre ditëve, ose ushqyerja e gjashtë të varfërve, ose therrja e një kurbani; je i lirë të zgjedhësh mes tyre, por kurbani është më i mirë, pastaj ushqyerja e të varfërve, pastaj agjërimi. [Es Seadi].

Shënimi 418

Për t’u liruar nga Ihrami deri sa të fillojnë ditët e haxhit. Është fjala për llojin e haxhit “Mutemeti”.

2:197

ٱلْحَجُّ أَشْهُرٌۭ مَّعْلُومَـٰتٌۭ ۚ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ ٱلْحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِى ٱلْحَجِّ ۗ وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍۢ يَعْلَمْهُ ٱللَّهُ ۗ وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ ٱلزَّادِ ٱلتَّقْوَىٰ ۚ وَٱتَّقُونِ يَـٰٓأُولِى ٱلْأَلْبَـٰبِ١٩٧

Haxhi është në muaj të njohur.419 Kushdo që vendos420 të kryejë Haxhin në këto muaj, të mos flasë turpshëm421, të mos bëjë shthurje422 dhe të mos grindet423 gjatë Haxhit.424 Çfarëdo të mire që të veproni425, Allahu e di atë. Pajisuni për (këtë) udhëtim426; e pajisja më e mirë është devotshmëria. Pra, ma kini frikën Mua427, o njerëz me arsye!

Komentimi 9 shënime

Shënimi 419

Që në kohën e Ibrahimit (alejhi selam). Ato muaj janë: Sheval, Dhul Kaade dhe dhjetë ditë nga muaji Dhul Hixhe.

Shënimi 420

Kushdo që vesh Ihramin (rroben e bardhë të haxhit dhe umras) dhe fillon telbijen (thotë: Lebbejke Allahume …).

Shënimi 421

Origjina e fjalës “rafeth” ka kuptimin “fjalë e turpshme”, por ajo përdoret gjithashtu në mënyrë figurative për të treguar marrëdhëniet seksuale apo veprat a fjalët paraprake të tyre. Pra, nuk lejohet që gjatë haxhit të kryesh marrëdhënie intime me gruan, as t’i thuash asaj fjalë të turpshme, si: “Kur të lirohemi nga Ihrami pas haxhit, do të bëj kështu e kështu…”, dhe as nuk lejohen fjalët e turpshme në përgjithësi.

Shënimi 422

Të gjitha llojet e gjynaheve, ku përfshihet edhe fyerja, ofendimi, shkelja e ndalesave të Ihramit, etj.

Shënimi 423

Të mos bësh polemikë dhe të mos ngacmosh kënd duke e nxehur atë, gjë e cila çon në sherr dhe armiqësi.

Shënimi 424

Veshja e Ihramit për haxh duhet madhëruar dhe duhet ruajtur nga ato gjëra që e prishin dhe e cënojnë atë. Qëllimi me kryerjen e haxhit është përulja dhe nënshtrimi para Allahut, afrimi tek Ai me sa të mundesh prej veprave të mira dhe ruajtja nga të këqiat. Në këtë mënyrë arrihet haxhi i bekuar, shpërblimi i të cilit është xheneti. Ndërsa këto gjëra, edhe pse janë të ndaluara në çdo kohë, por gjatë haxhit ndalesa e tyre është edhe më e fortë. [Es Seadi].

Shënimi 425

Prej veprave të haxhit dhe gjatë tij në veçanti dhe prej të gjitha veprave të mira në përgjithësi.

Shënimi 426

Pajisuni me ushqime dhe gjërat e nevojshme për udhëtimin për kryerjen e haxhit që të mos u keni nevojën njerëzve dhe të mos u kërkoni atyre.

Shënimi 427

Duke zbatuar urdhërat e Mia dhe duke u larguar nga ndalesat e Mia, në përgjithësi dhe në lidhje me haxhin në veçanti.

2:198

لَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَبْتَغُوا فَضْلًۭا مِّن رَّبِّكُمْ ۚ فَإِذَآ أَفَضْتُم مِّنْ عَرَفَـٰتٍۢ فَٱذْكُرُوا ٱللَّهَ عِندَ ٱلْمَشْعَرِ ٱلْحَرَامِ ۖ وَٱذْكُرُوهُ كَمَا هَدَىٰكُمْ وَإِن كُنتُم مِّن قَبْلِهِۦ لَمِنَ ٱلضَّآلِّينَ ١٩٨

Ju nuk keni asnjë gjynah, nëse kërkoni ndonjë të mirë nga Zoti juaj.428 Kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun429 tek vendi i shenjtë (në Muzdelife). Përmendeni Atë430 ashtu si ju ka udhëzuar431, edhe pse më parë keni qenë prej të humburve.432

Komentimi 5 shënime

Shënimi 428

Nuk keni gjynah që të bëni tregti para dhe pas Ihramit për haxh.

Shënimi 429

Me namaz dhe lutje.

Shënimi 430

Me përkushtim dhe bindje, me lavdërim dhe falënderim.

Shënimi 431

Ju ka dhënë sukses që të ndiqni rrugën e Ibrahimit, fenë e pastër Islame.

Shënimi 432

Keni qenë të humbur nga kjo rrugë dhe në buzë të greminës, por Allahu ju shpëtoi me mirësinë e Tij dhe udhëzoi në Islam.

2:199

ثُمَّ أَفِيضُوا مِنْ حَيْثُ أَفَاضَ ٱلنَّاسُ وَٱسْتَغْفِرُوا ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ١٩٩

Pastaj vërshoni andej nga kanë vërshuar njerëzit433 dhe i kërkoni falje Allahut, sepse vërtet, Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.434

Komentimi 2 shënime

Shënimi 433

Që nga Ibrahimi (alejhi selam) e deri në kohët e fundit; nga Muzdelife në Mina për të hedhur gurët dhe më pas për të plotësuar ritet e tjera të ditës së madhe të haxhit, ditës së Kurban Bajramit.

Shënimi 434

Pas përfundimit të riteve të haxhit, madje pas çdo adhurimi dhe vepre të mirë, Allahu urdhëron që t’i kërkojmë falje Atij për ndonjë mangësi që kemi lënë, për ndonjë gabim që kemi bërë dhe për ta falënderuar Atë për suksesin që na jep, dhe jo ashtu siç mendon ndokush se ai e ka plotësuar adhurimin e tij në mënyrën më të plotë dhe me këtë gjë i ka bërë mirë Zotit, dhe me të ka arritur vend të lartë. Ky meriton urrejtje dhe mospranim të veprës, ndërsa ai tjetri meriton pranim të veprës dhe sukses për vepra të tjera të mira. [Es Seadi].

2:200

فَإِذَا قَضَيْتُم مَّنَـٰسِكَكُمْ فَٱذْكُرُوا ٱللَّهَ كَذِكْرِكُمْ ءَابَآءَكُمْ أَوْ أَشَدَّ ذِكْرًۭا ۗ فَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِى ٱلدُّنْيَا وَمَا لَهُۥ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ مِنْ خَلَـٰقٍۢ ٢٠٠

Kur t’i përfundoni ritet e Haxhit, përmendni Allahun ashtu siç përmendni prindërit tuaj, madje edhe më shumë!435 Disa njerëz thonë: “Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë!”436 Ndërsa në botën tjetër, për këta nuk do të ketë asnjë pjesë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 435

Taberiu përmend disa transmetime ku thuhet se shkaku i zbritjes së këtij ajeti ka qenë se në kohën e injorancës, pas përfundimit të riteve të haxhit, njerëzit uleshin në Mina dhe mburreshin me bëmat dhe veprat e prindërve të tyre. Atëherë, Allahu i urdhëroi ata që pas përfundimit të riteve të haxhit, të përmendin, të madhërojnë dhe të falënderojnë vetëm Allahun dhe askënd tjetër.

Shënimi 436

Kërkojnë vetëm të mirat e kësaj bote dhe bukuritë e saj të përkohshme, dhe nuk kërkojnë asgjë nga të mirat e botës tjetër, as nuk punojnë për atë.

2:201

وَمِنْهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِى ٱلدُّنْيَا حَسَنَةًۭ وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ حَسَنَةًۭ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ٢٠١

Por, ka edhe prej tyre që thonë: “Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër,437 dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 437

Në të mirat që kërkojnë ata në këtë botë përfshihen të gjitha ato që i pëlqejnë dhe i bëjnë dobi njeriut, prej furnizimit të mirë e të shumtë që është hallall, bashkëshortes së mirë, fëmijëve të dëgjueshëm, dijes së dobishme, veprës së mirë, etj. Ndërsa të mirat në botën tjetër janë: shpëtimi nga dënimi i varrit, nga dënimi i ditës së llogarisë, nga dënimi i zjarrit, dhe arritja e kënaqësisë së Allahut, fitimi i kënaqësive të pafundme në xhenet, etj. Kjo është lutja më përmbledhëse dhe më e plotë, të cilën Profeti ynë e bënte shpesh dhe nxiste shokët e tij që të luteshin me të. [Es Seadi].

2:202

أُولَـٰٓئِكَ لَهُمْ نَصِيبٌۭ مِّمَّا كَسَبُوا ۚ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ٢٠٢

Të tillët do të kenë pjesë për atë që kanë fituar (punuar). Allahu është i Shpejtë në llogari.438

Komentimi 1 shënim

Shënimi 438

Allahu i di mirë veprat e të dy palëve dhe i llogarit ato me llogaritjen më të shpejtë, pastaj e shpërblen secilën palë sipas veprës së vet.

2:203

۞ وَٱذْكُرُوا ٱللَّهَ فِىٓ أَيَّامٍۢ مَّعْدُودَٰتٍۢ ۚ فَمَن تَعَجَّلَ فِى يَوْمَيْنِ فَلَآ إِثْمَ عَلَيْهِ وَمَن تَأَخَّرَ فَلَآ إِثْمَ عَلَيْهِ ۚ لِمَنِ ٱتَّقَىٰ ۗ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّكُمْ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ ٢٠٣

Përmendni Allahun në ditët e caktuara439; e kush ngutet në dy ditë, ai nuk ka gjynah, dhe as ai që vonohet440, nuk ka gjynah, përderisa i frikësohet Allahut441. Pra, kini frikë Allahun442 dhe dijeni se patjetër që tek Ai do të grumbulloheni.443

Komentimi 5 shënime

Shënimi 439

Tri ditët e Teshrikut, pas ditës së Bajramit të Kurbanit, ditë gjatë të cilave haxhinjtë hedhin gurët në vendin e quajtur Xhemarat, në Mina dhe flenë atje. Këto ditë kanë të veçantën e tyre, për shkak se një pjesë e riteve të haxhit bëhen gjatë tyre, dhe për faktin se në këto ditë haxhinjtë janë miq të Allahut, ndaj edhe është ndaluar agjërimi i këtyre tre ditëve, siç ka thënë Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Ditët e teshrikut janë ditë ngrënie dhe pirje, dhe përmendje e Allahut.” [Es Seadi].

Shënimi 440

Dhe i plotëson të treja ditët.

Shënimi 441

Kush i ruhet Allahut në çdo gjë, përfiton mosmarrjen gjynah në asgjë, dhe kush i ruhet Allahut në disa gjëra dhe në të tjera jo, e ka shpërblimin sipas veprës.

Shënimi 442

Dhe mos i lini as mos i neglizhoni detyrimit që ju ka ngarkuar, as mos veproni ato që ju ka ndaluar.

Shënimi 443

Dhe do të merrni shpërblimin sipas veprave tuaja, pa ju bërë aspak padrejtësi.

2:204

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُعْجِبُكَ قَوْلُهُۥ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَيُشْهِدُ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا فِى قَلْبِهِۦ وَهُوَ أَلَدُّ ٱلْخِصَامِ ٢٠٤

Ka prej njerëzve, fjala e të cilit, në jetën e kësaj bote, ty të pëlqen,444 madje ai thotë se ka dëshmitar Allahun për atë që ka në zemër, por në të vërtetë, ai është kundërshtari më i egër.445

Komentimi 2 shënime

Shënimi 444

Në pamje të parë dhe nga ana e jashtme, por në të vërtetë ai është hipokrit dhe armik.

Shënimi 445

I cili polemizon me fjalë të pavërteta dhe të falsifikuara.

2:205

وَإِذَا تَوَلَّىٰ سَعَىٰ فِى ٱلْأَرْضِ لِيُفْسِدَ فِيهَا وَيُهْلِكَ ٱلْحَرْثَ وَٱلنَّسْلَ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلْفَسَادَ ٢٠٥

Ndërsa, kur largohet nga ti, përpiqet të bëjë prishje në Tokë446 dhe të shkatërrojë të mbjellat dhe bagëtitë. Por, Allahu nuk e do prishjen.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 446

Prishje materiale ose morale, duke vrarë e shkatërruar me dorën e tij ose duke bërë vepra të këqija dhe të ndaluara nga Allahu, gjë e cila shkakton prishje në tokë dhe pakësim të bereqetit.

2:206

وَإِذَا قِيلَ لَهُ ٱتَّقِ ٱللَّهَ أَخَذَتْهُ ٱلْعِزَّةُ بِٱلْإِثْمِ ۚ فَحَسْبُهُۥ جَهَنَّمُ ۚ وَلَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ ٢٠٦

Dhe, kur atij i thuhet: “Kije frikë Allahun!”, atë e rrëmben mendjemadhësia për kryerjen e gjynaheve. Mjafton Xhehenemi (si dënim) për të, e nuk ka banesë më të keqe se ai!

2:207

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشْرِى نَفْسَهُ ٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ رَءُوفٌۢ بِٱلْعِبَادِ ٢٠٧

Por, ka edhe njerëz, të cilët e shesin veten (duke luftuar) për të fituar kënaqësinë e Allahut,447 e Allahu është shumë i Mëshirshëm me robërit e Vet.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 447

Këta janë ata të cilët e flijojnë veten e tyre në rrugë të Allahut për të arritur kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij, siç ka thënë Allahu: “Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasuritë e tyre, në këmbim të xhenetit.”

2:208

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱدْخُلُوا فِى ٱلسِّلْمِ كَآفَّةًۭ وَلَا تَتَّبِعُوا خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَـٰنِ ۚ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّۭ مُّبِينٌۭ ٢٠٨

O besimtarë! Hyni në Islam tërësisht448 dhe mos ndiqni gjurmët e djallit449, sepse vërtet, ai është armik i hapur për ju!450

Komentimi 3 shënime

Shënimi 448

Të gjithë ju, me gjithçka që zotëroni, në të gjitha bazat e Islamit dhe degët e tij, në Islamin e tërësishëm.

Shënimi 449

Duke vepruar në kundërshtim me urdhrin e Allahut.

Shënimi 450

Dhe armiku i hapur e i përbetuar nuk urdhëron veçse për keq, për shthurje dhe për atë që ju dëmton.

2:209

فَإِن زَلَلْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْكُمُ ٱلْبَيِّنَـٰتُ فَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ ٢٠٩

E, nëse rrëshqisni451, pasi ju kanë ardhur provat e qarta452, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm453, i Urtë.454

Komentimi 4 shënime

Shënimi 451

Nëse gaboni dhe devijoni nga e vërteta, duke e kundërshtuar Islamin dhe mësimet e tij…

Shënimi 452

Muhamedi, Kurani, Islami.

Shënimi 453

Në hakmarrjen dhe ndëshkimin e Tij.

Shënimi 454

Në të gjitha çështjet e Tij.

2:210

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن يَأْتِيَهُمُ ٱللَّهُ فِى ظُلَلٍۢ مِّنَ ٱلْغَمَامِ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ وَقُضِىَ ٱلْأَمْرُ ۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ ٢١٠

Apo mos presin455 që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve, bashkë me engjëjt456, dhe të përfundojë gjithçka?!457 Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.458

Komentimi 4 shënime

Shënimi 455

Ata të cilët përgënjeshtrojnë Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe fenë e tij, që bëjnë prishje në tokë, që ndjekin rrugët e shejtanit.

Shënimi 456

Ky është një kërcënim i fortë dhe i ashpër, nga i cili zemrat dalin nga gjoksi. Allahu thotë: “A mos presin ata të cilët përgënjeshtrojnë Muhamedin dhe bëjnë prishje në tokë, që t’u vijë dita e shpërblimit për veprat e tyre, ditë në të cilën Allahu i palos qiejt dhe tokën, shpërndan planetet dhe yjet, rrumbullakos diellin dhe hënën së bashku, zbresin engjëjt dhe rrethojnë të gjitha krijesat, dhe zbret Krijuesi i Lartëmadhëruar “përmes hijeve të reve”, për të gjykuar mes robërve të Tij me gjykim të drejtë?” Ky ajet dhe të tjerë si ai, janë argument për rrugën e pasuesve të sunetit dhe xhematit, të cilët i pohojnë të gjitha atributet vullnetare të Allahut, siç është qëndrimi mbi Arsh, zbritja, ardhja, e të tjera cilësi të Allahut, për të cilat ka njoftuar Ai dhe i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Pasuesit e sunetit i pohojnë këto cilësi dhe atribute të Allahut ashtu si i përshtatet Madhështisë dhe Përsosmërisë së Tij, pa i krahasuar e ngjasuar me ato të krijesave dhe pa i devijuar nga domethënia e tyre, në kundërshtim me mohuesit dhe sakatuesit e tyre të rrymave të ndryshme, siç janë xhehmijet, mutezilitë, esharitë etj. [Es Seadi].

Shënimi 457

Ka përfunduar llogaria mes krijesave me drejtësi.

Shënimi 458

Tek Allahu kthehet gjykimi mes krijesave në ditën e Kiametit.

2:211

سَلْ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ كَمْ ءَاتَيْنَـٰهُم مِّنْ ءَايَةٍۭ بَيِّنَةٍۢ ۗ وَمَن يُبَدِّلْ نِعْمَةَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْهُ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ٢١١

Pyeti bijtë e Izraelit: “Sa prova të qarta u kemi dhënë Ne atyre?”459 E kush e ndërron të mirën e Allahut,460 pasi t’i ketë ardhur atij, atëherë padyshim, Allahu është i rreptë në ndëshkim.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 459

Siç ka qenë shkopi i Musait dhe dora e tij, ndarja e detit, ngritja e malit mbi kokat e tyre, etj.

Shënimi 460

Kush e ndërron të mirën e Allahut me mohimin dhe nuk falënderon për atë të mirë, qoftë ajo e mirë dynjaje apo fetare, ajo e mirë i ikën nga duart dhe i ndërrohet me të keqe dhe me dënim.

2:212

زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَيَسْخَرُونَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ۘ وَٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا فَوْقَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۗ وَٱللَّهُ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍۢ ٢١٢

Jeta e kësaj bote u është zbukuruar461 atyre që nuk besojnë, ndaj edhe tallen me ata, të cilët kanë besuar. Por ata, të cilët u ruajtën462, do të jenë mbi ta, në ditën e Kiametit463. Allahu furnizon464 pa llogari, kë të dojë.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 461

Në sytë dhe zemrat e tyre. Janë joshur prej saj, ndaj edhe me të gjitha punët dhe dëshirat e tyre kanë për synim vetëm atë.

Shënimi 462

U ruajtën në dynja, duke kryer urdhrat e Allahut dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

Shënimi 463

Këta besimtarë të devotshëm që u ruajtën në dynja, do të hyjnë në xhenetet e larta, ndërsa ata që nuk besuan do të hyjnë në zjarrin e xhehenemit, në shtresat më të ulëta të tij, dhe kështu që besimtarët do të jenë shumë më lart se mosbesimtarët.

Shënimi 464

Allahu i jep dhe i dhuron të mira kujt të dojë, në këtë botë dhe në botën tjetër, pa bërë llogari nga frika se mund të pakësohet diçka nga sundimi i Tij.

2:213

كَانَ ٱلنَّاسُ أُمَّةًۭ وَٰحِدَةًۭ فَبَعَثَ ٱللَّهُ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَأَنزَلَ مَعَهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ بِٱلْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ ٱلنَّاسِ فِيمَا ٱخْتَلَفُوا فِيهِ ۚ وَمَا ٱخْتَلَفَ فِيهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ أُوتُوهُ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْهُمُ ٱلْبَيِّنَـٰتُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ ۖ فَهَدَى ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لِمَا ٱخْتَلَفُوا فِيهِ مِنَ ٱلْحَقِّ بِإِذْنِهِۦ ۗ وَٱللَّهُ يَهْدِى مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍ٢١٣

Njerëzit ishin një popull i vetëm465, por më pas Allahu dërgoi lajmëtarët (profetët), përgëzues466 e paralajmërues467, dhe bashkë me ta, Ai zbriti Librin468 me të vërtetën469, që të gjykonte470 mes njerëzve për gjërat që ata nuk pajtoheshin. E, nuk patën mospajtim në lidhje me të (Teuratin), veçse ata të cilëve ai iu dha471, pasi që iu erdhën provat e qarta, nga zilia ndaj njëri-tjetrit472. Por Allahu, me vullnetin e Vet, ata të cilët besuan i udhëzoi në njohjen e së vërtetës, lidhur me atë që të tjerët kishin mospajtim473. Allahu udhëzon kë të dojë në Rrugën e Drejtë.474

Komentimi 10 shënime

Shënimi 465

Të bashkuar në një fe të vetme, në fenë e pastër të Allahut, në Islam. Thuhet se kjo ka zgjatur dhjetë shekuj; që nga koha e Ademit (alejhi selam) deri në kohën e Nuhut (alejhi selam), por për këtë nuk ka ndonjë argument të saktë.

Shënimi 466

Përgëzues të atyre që i binden Allahut, se ata do të kenë shpërblim të madh në të dyja botët dhe kthim të nderuar në botën tjetër.

Shënimi 467

Paralajmërues të atyre që e mohojnë Allahun dhe i shkelin urdhrat e Tij, se ata do të kenë ndëshkim të rreptë, llogari të vështirë dhe përjetësim në zjarr.

Shënimi 468

Teuratin dhe librat e tjerë qiellorë, por këtu është për qëllim Teurati.

Shënimi 469

Çdo gjë që thuhej në Librat qiellor, të cilët iu zbritën Profeteve, kanë qenë njoftime të vërteta dhe urdhra të drejta.

Shënimi 470

Gjykuesi këtu është Libri i zbritur nga Allahu, d.m.th. Profetët, që pas Musait e deri te Muhamedi, gjykonin sipas asaj që thuhej në Librin e Allahut, në Teurat.

Shënimi 471

Çifutëve, hebrenjve prej bijve të Izraelit.

Shënimi 472

Për sende të kësaj bote, për zbukurimet dhe kënaqësitë e saj, për pushtet dhe pasuri. Për këto gjëra ata u grindën me njëri-tjetrin, u përçanë dhe vranë njëri-tjetrin.

Shënimi 473

Të gjitha çështjet në të cilat ithtarët e Librit kishin mospajtim mes njëri-tjetrit dhe e anashkaluan të vërtetën dhe gabuan në to, Allahu udhëzoi popullin musliman në të vërtetën dhe të saktën e tyre, me vullnetin e Allahut, dijen dhe lehtësimin e Tij.

Shënimi 474

Allahu e ka ftuar të gjithë njerëzimin në rrugën e drejtë, me drejtësi dhe për të mos u lënë justifikim atyre, dhe udhëzon atë që do, me mëshirën dhe mirësinë e Tij, me ndihmën dhe butësinë e Tij. Kjo është mirësia dhe mëshira e Tij, ndërsa e para është drejtësia dhe urtësia e Tij.

2:214

أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُوا ٱلْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُم مَّثَلُ ٱلَّذِينَ خَلَوْا مِن قَبْلِكُم ۖ مَّسَّتْهُمُ ٱلْبَأْسَآءُ وَٱلضَّرَّآءُ وَزُلْزِلُوا حَتَّىٰ يَقُولَ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا مَعَهُۥ مَتَىٰ نَصْرُ ٱللَّهِ ۗ أَلَآ إِنَّ نَصْرَ ٱللَّهِ قَرِيبٌۭ ٢١٤

Apo mos menduat475 se do të hyni në Xhenet pa u provuar edhe ju, ashtu siç u provuan ata që kanë qenë para jush?476 Ata i goditi skamja dhe sëmundja, dhe u tronditën477 aq shumë, sa që i Dërguari dhe ata që besuan bashkë me të thanë: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?” Ja, vërtet ndihma e Allahut është afër!478

Komentimi 4 shënime

Shënimi 475

O besimtarë.

Shënimi 476

Prej besimtarëve dhe ndjekësve të Profetëve të Allahut.

Shënimi 477

Nga frika prej armikut.

Shënimi 478

Taberiu thotë: “Sipas fjalës së komentuesve të Kuranit, ky ajet ka zbritur në ditën e luftës së Hendekut, kur besimtarët i kapi frikë e madhe nga forcat aleate armike, uri dhe i ftohtë i madh. Ashtu siç përshkruhet gjendja e tyre në suren El Ahzab, 9-11.”

2:215

يَسْـَٔلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَ ۖ قُلْ مَآ أَنفَقْتُم مِّنْ خَيْرٍۢ فَلِلْوَٰلِدَيْنِ وَٱلْأَقْرَبِينَ وَٱلْيَتَـٰمَىٰ وَٱلْمَسَـٰكِينِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ ۗ وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌۭ ٢١٥

Të pyesin ty se çfarë të shpenzojnë479. Thuaju: “Çfarëdo të mire që të shpenzoni, ajo u takon prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që të bëni, Allahu është më se i Ditur për të.”480

Komentimi 2 shënime

Shënimi 479

Të pyesin ty, o Muhamed, shokët e tu: “Çfarë të shpenzojnë nga pasuria e tyre për t’a dhënë lëmoshë, dhe kujt t’ja japin atë?”

Shënimi 480

Allahu e di mirë atë dhe ua regjistron me qëllim që t’ua shpërblejë sipas nijetit dhe sinqeritetit tuaj.

2:216

كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلْقِتَالُ وَهُوَ كُرْهٌۭ لَّكُمْ ۖ وَعَسَىٰٓ أَن تَكْرَهُوا شَيْـًۭٔا وَهُوَ خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۖ وَعَسَىٰٓ أَن تُحِبُّوا شَيْـًۭٔا وَهُوَ شَرٌّۭ لَّكُمْ ۗ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ٢١٦

Lufta ju është bërë detyrim481, ndonëse ajo është e urryer për ju482. Por ndodh që të urreni diçka, ndërkohë që ajo është e mirë për ju; dhe ndodh që të doni diçka, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu e di483, ndërsa ju nuk e dini.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 481

Lufta kundër idhujtarëve dhe mosbesimtarëve. Në këtë ajet kemi detyrueshmërinë e luftës në rrugë të Allahut, ndërkohë që në fillim të Islamit, muslimanët ishin urdhëruar të mos luftonin, për shkak të dobësisë së tyre dhe mospërballimit të saj. Kur Profeti emigroi në Medine dhe muslimanët u shtuan e u forcuan, Allahu i urdhëroi ata që të luftonin në rrugën e Tij.

Shënimi 482

Për shkak të përpjekjes, lodhjes, mundimit, ballafaqimit me vdekjen, etj, por megjithëkëtë, ajo është vetëm hajër dhe e mirë për muslimanët, sepse në të ka shpërblim të madh, ruajtje nga zjarri i dhembshëm, triumf kundër armiqve, ruajtje të vendeve të muslimanëve dhe të gjakut të tyre, përvetësim të plaçkës së luftës, etj.

Shënimi 483

Se ç’është e mirë për ju dhe ç’është e dëmshme, ndaj mos e urreni atë që ju bëra të detyrueshme prej luftimit të armikut të tuaj dhe të atyre që ju kam urdhëruar të luftoni. Që të luftoni është më e mirë për ju në të dyja botët, ndërsa që të mos luftoni është e keqe dhe e dëmshme për ju në të dyja botët.

2:217

يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلشَّهْرِ ٱلْحَرَامِ قِتَالٍۢ فِيهِ ۖ قُلْ قِتَالٌۭ فِيهِ كَبِيرٌۭ ۖ وَصَدٌّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَكُفْرٌۢ بِهِۦ وَٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ وَإِخْرَاجُ أَهْلِهِۦ مِنْهُ أَكْبَرُ عِندَ ٱللَّهِ ۚ وَٱلْفِتْنَةُ أَكْبَرُ مِنَ ٱلْقَتْلِ ۗ وَلَا يَزَالُونَ يُقَـٰتِلُونَكُمْ حَتَّىٰ يَرُدُّوكُمْ عَن دِينِكُمْ إِنِ ٱسْتَطَـٰعُوا ۚ وَمَن يَرْتَدِدْ مِنكُمْ عَن دِينِهِۦ فَيَمُتْ وَهُوَ كَافِرٌۭ فَأُولَـٰٓئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَـٰلُهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَأُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ ٢١٧

Të pyesin ty (Muhamed) për muajin e Shenjtë484 - për luftën në të. Thuaju: “Lufta në të është gjynah i madh, por pengimi i njerëzve nga rruga e Allahut485, mohimi i Tij, pengimi nga Xhamia e Shenjtë dhe nxjerrja e banorëve të saj nga ajo, janë gjynahe më të mëdha tek Allahu. Provokimi486 është më i madh se vrasja487.” Ata do të vazhdojnë t’ju luftojnë, deri sa t’ju kthejnë nga feja juaj, nëse do të munden. E, kushdo prej jush, që kthehet nga feja e tij, pastaj vdes duke qenë mohues, atyre do t’u fshihen të gjitha punët e mira, në këtë botë dhe në botën tjetër. Ata janë banorët e Zjarrit, ku do të jenë përgjithmonë.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 484

Shokët pyesin Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), për luftën në muajt e shenjtë, pikërisht për muajin Raxheb, pasi që në të ndodhi që një ekspeditë myslimane vrau një prej idhujtarëve: Amër ibën el Hadrami. Idhujtarët filluan të flasin kundër muslimanëve për shkak se bënë vrasje në muajt e shenjtë, muaj të cilët madhëroheshin edhe nga idhujtarët kurashit që para Islamit. Atëherë, Allahu zbriti këtë ajet, për t’u thënë idhujtarëve se veprat e tyre janë shumë më të shëmtuara dhe gjynahu i tyre shumë më i madh se vepra e muslimanëve për vrasjen e një idhujtari të vetëm, me të drejtë, në këtë muaj.

Shënimi 485

Pengimi i njerëzve që të hyjnë në fenë Islame.

Shënimi 486

Provokimi i muslimanëve në fenë e tyre me qëllim që pas besimit të ktheheshin në mosbesim dhe në idhujtari.

Shënimi 487

Më i madh se vrasja në këtë muaj.

2:218

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَٱلَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَـٰهَدُوا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أُولَـٰٓئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَتَ ٱللَّهِ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ٢١٨

Vërtet, ata që besuan, ata që emigruan488 dhe luftuan në Rrugë të Allahut, ata shpresojnë mëshirën e Allahut.489 Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 488

Lanë shtëpitë dhe pasuritë për të mos ndenjur mes idhujtarëve e mosbesimtarëve, dhe për të shkuar përbri besimtarëve, në kërkim të kënaqësisë së Allahut dhe pëlqimit të Tij.

Shënimi 489

Këto tre vepra janë simboli i lumturisë dhe boshti i adhurimit të Allahut, por megjithatë, njeriu nuk duhet të mbështetet në to dhe të mburret me to, por duhet të shpresojë mëshirën e Allahut dhe pranimin e veprave të tij nga Allahu, faljen e gjynaheve të tij dhe mbulimin e të metave të tij, sepse çdo e mirë është prej Allahut dhe rezultat i suksesit që të jep Ai. [Es Seadi].

2:219

۞ يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْخَمْرِ وَٱلْمَيْسِرِ ۖ قُلْ فِيهِمَآ إِثْمٌۭ كَبِيرٌۭ وَمَنَـٰفِعُ لِلنَّاسِ وَإِثْمُهُمَآ أَكْبَرُ مِن نَّفْعِهِمَا ۗ وَيَسْـَٔلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَ قُلِ ٱلْعَفْوَ ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلْـَٔايَـٰتِ لَعَلَّكُمْ تَتَفَكَّرُونَ ٢١٩

Të pyesin ty për alkoolin490 dhe bixhozin491. Thuaju: “Në to ka gjynah të madh492 dhe disa përfitime për njerëzit,493 por gjynahu i tyre është më i madh se dobia që ato kanë.”494 Të pyesin gjithashtu se çfarë të shpenzojnë (si lëmoshë). Thuaju: “Tepricën.”495 Kështu jua sqaron Allahu provat, në mënyrë që të mendoni,496

Komentimi 7 shënime

Shënimi 490

Alkool është çdo pije dehëse, që të humb logjikën dhe arsyen, pa marrë parasysh frutin apo lëndën nga përfitohet ai.

Shënimi 491

Kumarin dhe çdo lojë fati.

Shënimi 492

Humbje të logjikës nga ai që pi alkool, kur dehet, gjë e cila e pengon nga njohja e Zotit të tij, ndaj Ibën Abasi thotë: “gjynah të madh” d.m.th. Dobësim të besimit të atij që i bën ato.” Ndërsa gjynahu i atij që luan kumar është preokupimi nga përmendja e Allahut dhe nga namazi, futja e urrejtjes dhe armiqësisë mes atyre që luajnë kumar, për shkak të kumarit., ngrënia e pasurive të njëri-tjetrit padrejtësisht. Ky cilësim “ka gjynah të madh” është e meta e parë me të cilën është cilësuar alkooli në Kuran, që të jetë në vend të parapërgatitjes për ndalimin e prerë dhe përfundimtar të tij, të përmendur në suren El Maide, 91.

Shënimi 493

Përfitimet e alkoolit ishin fitime materiale në shitjen e tij dhe ajo kënaqësi që ndjenin në pirjen e tij, ndërsa përfitimet e a kumarit ishin për atë që fitonte në lojën me të.

Shënimi 494

Sepse alkooli dhe kumari shkaktojnë urrejtje, armiqësi dhe vrasje të njëri-tjetrit. Mendjes së shëndoshë do t’i mjaftonte ky ajet për t’ju larguar alkoolit dhe kumarit, pasi që mendja e shëndoshë zgjedh atë që është më e mirë për të dhe i largohet të dëmshmes përderisa e dëmshmja është dominuese mbi të dobishmen.

Shënimi 495

Atë që ju tepron nga pasuria pas plotësimit të nevojave tua, atë që keni më lehtë, si për të pasurin edhe për të varfrin, qoftë edhe një gjysën hurme. Allahu e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij që të marrë nga teprica e pasurisë së njerëzve si lëmoshë dhe zekat për ta dhe jo atë që i ngushton dhe e kanë të vështirë ta japin. Të gjitha këto, për të mirën tonë dhe të vëllezërve tanë, për lumturinë tonë në të dyja botët.

Shënimi 496

Të përdorni logjikën tuaj në kuptimin e ligjeve të Tij dhe çfarë fshihet pas tyre, për të mirën dhe interesin tuaj, në këtë botë dhe në botën tjetër.

2:220

فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۗ وَيَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْيَتَـٰمَىٰ ۖ قُلْ إِصْلَاحٌۭ لَّهُمْ خَيْرٌۭ ۖ وَإِن تُخَالِطُوهُمْ فَإِخْوَٰنُكُمْ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ ٱلْمُفْسِدَ مِنَ ٱلْمُصْلِحِ ۚ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَعْنَتَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌۭ ٢٢٠

për këtë botë497 dhe për botën tjetër.498 Të pyesin gjithashtu për jetimët. Thuaju: “Që të përkujdeseni për interesat e tyre, është më e mirë. Edhe nëse i përzieni gjërat me ta499, ata janë vëllezërit tuaj. Allahu e di se kush është prishës dhe kush është ndreqës. Dhe, sikur të donte Allahu, do t’ju kishte munduar.500 Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.501

Komentimi 5 shënime

Shënimi 497

Për kalimin dhe mbarimin e shpejtë të saj, dhe ta refuzoni atë, të mos mashtroheni nga jo.

Shënimi 498

Për vazhdimësinë dhe përhershmërinë e saj, dhe se ajo është banesa e shpërblimit, ndaj punoni për të.

Shënimi 499

Kur zbriti ajeti: “Ata të cilët hanë pasurinë e jetimëve padrejtësisht, nuk fusin veçse zjarr në barqet e tyre…”, muslimanët u rënduan nga kjo gjë dhe e ndanë pasurinë dhe sendet e jetimëve që kishin në shtëpi, nga pasuritë e tyre. Pastaj pyetën Profetin (salallahu alejhi ue selem) për këtë vepër, dhe Allahu u tha atyre se është për qëllim përmirësimi i pasurive të tyre duke i ruajtur dhe duke i investuar ato që të shtohen, dhe se përzierja e ushqimit dhe pasurisë së jetimëve me atë të tyre, është e lejuar në atë mënyrë që nuk e dëmton jetimin, pasi që jetimët janë vëllezërit tuaj dhe vëllai e përzien pasurinë me vëllanë e vet. Por e gjitha çështja kthehet tek qëllimi dhe vepra. [Es Seadi].

Shënimi 500

Nuk do jua lejonte përzierjen e pasurive të jetimëve me tuajën, dhe do ta kishit të vështirë të kryenit detyrimet tuaja kundrejt pasurisë suaj dhe pasurisë së tyre, veç e veç.

Shënimi 501

Fuqia e Allahut është e plotë dhe absolute, por megjithatë, Allahu e vepron atë në vendin e duhur, me urtësinë e Tij absolute, ndaj këto dy cilësi të Allahut përmenden të shoqëruara nga njëra-tjetra.

2:221

وَلَا تَنكِحُوا ٱلْمُشْرِكَـٰتِ حَتَّىٰ يُؤْمِنَّ ۚ وَلَأَمَةٌۭ مُّؤْمِنَةٌ خَيْرٌۭ مِّن مُّشْرِكَةٍۢ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ ۗ وَلَا تُنكِحُوا ٱلْمُشْرِكِينَ حَتَّىٰ يُؤْمِنُوا ۚ وَلَعَبْدٌۭ مُّؤْمِنٌ خَيْرٌۭ مِّن مُّشْرِكٍۢ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ ۗ أُولَـٰٓئِكَ يَدْعُونَ إِلَى ٱلنَّارِ ۖ وَٱللَّهُ يَدْعُوٓا إِلَى ٱلْجَنَّةِ وَٱلْمَغْفِرَةِ بِإِذْنِهِۦ ۖ وَيُبَيِّنُ ءَايَـٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ٢٢١

Mos u martoni me idhujtaret, deri sa ato të besojnë. Një robëreshë besimtare është më e mirë se një idhujtare, edhe sikur kjo e dyta t’ju pëlqejë.502 As muslimanet mos i martoni me idhujtarë, deri sa ata të besojnë.503 Një rob besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe sikur ky i dyti t’ju pëlqejë. Ata thërrasin për në Zjarr504, ndërsa Allahu, me vullnetin e Tij, thërret për në Xhenet dhe falje gjynahesh505, dhe ua sqaron provat506 e Tij njerëzve, në mënyrë që ata të kujtojnë e të marrin mësim.

Komentimi 5 shënime

Shënimi 502

Për nga bukuria, fisi apo pasuria.

Shënimi 503

Ky ligj është i përgjithshëm dhe nga ai nuk ka asnjë përjashtim. Nuk i lejohet femrës muslimane të martohet veçse me musliman; as me idhujtar dhe as me çifut apo të krishter.

Shënimi 504

Me fjalët e tyre, veprat dhe gjendjet e tyre. Prandaj, përzierja dhe qëndrimi me ta përbën rrezik për besimtarin, dhe jo vetëm rrezik që lidhet me dynjanë por rrezik që lidhet me jetën e përhershme.

Shënimi 505

Allahu i thërret robët e Tij për arritjen e xhenetit dhe faljen e gjynaheve, duke kryer shkaqet e tyre, prej veprave të mira, pendimit të sinqertë, dijes së dobishme etj.

Shënimi 506

Ligjet e Tij dhe urtësitë e këtyre ligjeve.

2:222

وَيَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْمَحِيضِ ۖ قُلْ هُوَ أَذًۭى فَٱعْتَزِلُوا ٱلنِّسَآءَ فِى ٱلْمَحِيضِ ۖ وَلَا تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىٰ يَطْهُرْنَ ۖ فَإِذَا تَطَهَّرْنَ فَأْتُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ أَمَرَكُمُ ٱللَّهُ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلتَّوَّٰبِينَ وَيُحِبُّ ٱلْمُتَطَهِّرِينَ ٢٢٢

Të pyesin ty për të përmuajshmet e grave.507 Thuaju: “Ato janë të dëmshme,508 ndaj largojuni grave nga vendi i të përmuajshmeve509 dhe mos ju afroni atyre,510 deri sa të pastrohen.511 Kur të pastrohen512, afrojuni atyre, aty ku ju ka urdhëruar Allahu.513 Vërtet, Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.

Komentimi 7 shënime

Shënimi 507

Të pyesin ty, o Muhamed, shokët e tu: për gjendjen e gruas kur ajo është me të përmuajshme; si të sillen me to? A t’u afrohen atyre? A të flenë me to? A të hanë bashkë me to, apo t’u largohen atyre totalisht, ashtu si bëjnë çifutët?

Shënimi 508

Kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë të përmuajshmeve është e dëmshme si për burrin edhe për gruan.

Shënimi 509

Mos kryeni marrëdhënie seksuale me to në organin seksual të tyre, gjatë të përmuajshmeve, vetëm kjo është e ndaluar për ju gjatë kësaj periudhe, por hani, flini dhe luani me to dhe me trupin e tyre.

Shënimi 510

Për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shënimi 511

T’u ndërpritet gjaku, dhe ky është kushti i parë për lejimin e të afruarit atyre pas të përmuajshmeve.

Shënimi 512

Kur të lajnë të gjithë trupin, pas ndërprerjes së gjakut; dhe ky është kushti i dytë për lejimin e të afruarit atyre.

Shënimi 513

Në organin seksual të tyre dhe jo në organin e jashtëqitjes nga mbrapa.

2:223

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌۭ لَّكُمْ فَأْتُوا حَرْثَكُمْ أَنَّىٰ شِئْتُمْ ۖ وَقَدِّمُوا لِأَنفُسِكُمْ ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّكُم مُّلَـٰقُوهُ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٢٢٣

Gratë tuaja janë “arë”514 për ju, ndaj afrojuni “arave” tuaja nga cila anë të dëshironi,515 por përgatitni për veten tuaj.516 Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se ju do ta takoni Atë. E, përgëzoi besimtarët!

Komentimi 3 shënime

Shënimi 514

Vend për të mbjellë farën tuaj, që të lindin fëmijët tuaj, njësoj si ara për mbjellje.

Shënimi 515

Nga para, nga mbrapa, e në çdo lloj forme, por në vendin e mbjelljes nga del fëmija, dhe jo në organin e jashtëqitjes. Kryerja e marrëdhënieve në organin e jashtëqitjes është nga gjynahet e mëdha dhe ata njerëz që e bëjnë këtë janë mallkuar nga Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 516

Përgatitni vepra të mira për në ditën e kthimit tek Zoti juaj, që t’i keni për situatën e dhënies së llogarisë.

2:224

وَلَا تَجْعَلُوا ٱللَّهَ عُرْضَةًۭ لِّأَيْمَـٰنِكُمْ أَن تَبَرُّوا وَتَتَّقُوا وَتُصْلِحُوا بَيْنَ ٱلنَّاسِ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌۭ ٢٢٤

Mos e bëni betimin në Allahun pengesë për të bërë mirë, për t’u ruajtur (nga e keqja) dhe për të pajtuar mes njerëzve.517 Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 517

Kush betohet për lënien e një detyrimi, ai duhet ta prishë betimin dhe ta shlyejë atë sipas rregullit. Po kështu, kush betohet për bërjen e të ndaluarës, ai duhet ta prishë betimin dhe ta shlyejë atë.

2:225

لَّا يُؤَاخِذُكُمُ ٱللَّهُ بِٱللَّغْوِ فِىٓ أَيْمَـٰنِكُمْ وَلَـٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا كَسَبَتْ قُلُوبُكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌۭ ٢٢٥

Allahu nuk ju ndëshkon për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr në llogari për ato që zemrat tuaja i bëjnë me qëllim.518 Allahu është Falës i Madh, i Butë519.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 518

Për betimet e rrejshme dhe për betimet që bëhen me vetëdije. Betimi është madhërim i atij për të cilin betohesh dhe përforcim i asaj gjëje për vërtetësinë e të cilës betohesh. Prandaj, nuk i lejohet muslimanit që të betohet veçse për Allahun e Madhëruar, dhe ai duhet të jetë i kujdesshëm në betimet e tij.

Shënimi 519

Me atë që thyen urdhrin e Tij, sepse nuk e shpejton ndëshkimin e tij, por tregohet i butë dhe ia mbulon.

2:226

لِّلَّذِينَ يُؤْلُونَ مِن نِّسَآئِهِمْ تَرَبُّصُ أَرْبَعَةِ أَشْهُرٍۢ ۖ فَإِن فَآءُو فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ٢٢٦

Ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të tyre, kanë afat katër muaj; nëse kthehen520, atëherë padyshim se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.521

Komentimi 2 shënime

Shënimi 520

Nga ajo për të cilën u betuan, d.m.th. kryejnë marrëdhënie me gratë e tyre.

Shënimi 521

Sepse Allahu ka caktuar shlyerje të betimeve të tyre dhe zgjidhje të tyre, dhe nuk i ka bërë të patjetërsueshme që nuk mund të kthehesh prej tyre, si dhe është i Mëshirshëm me ta për shkak të kthimit të tyre dhe mëshirimit të grave të tyre.

2:227

وَإِنْ عَزَمُوا ٱلطَّلَـٰقَ فَإِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌۭ ٢٢٧

E, nëse vendosin të bëjnë divorcin522, padyshim se Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.523

Komentimi 2 shënime

Shënimi 522

D.m.th. nëse nuk kryejnë marrëdhënie me gruan brenda afatit të përcaktuar me katër muaj, kjo do të thotë se ata kanë vendosur të bëjnë divorc, dhe nëse nuk e bëjnë ata, atëherë gjykatësi ka të drejtë që t’i devorcojë me forcë, sepse në këtë mënyrë i bëhet padrejtësi gruas.

Shënimi 523

Përmendja e këtyre dy cilësive të Allahut, është kërcënim për atë që bën betim të tillë duke pasur për qëllim dëmtimin e gruas dhe bërjen keq asaj.

2:228

وَٱلْمُطَلَّقَـٰتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَـٰثَةَ قُرُوٓءٍۢ ۚ وَلَا يَحِلُّ لَهُنَّ أَن يَكْتُمْنَ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِىٓ أَرْحَامِهِنَّ إِن كُنَّ يُؤْمِنَّ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۚ وَبُعُولَتُهُنَّ أَحَقُّ بِرَدِّهِنَّ فِى ذَٰلِكَ إِنْ أَرَادُوٓا إِصْلَـٰحًۭا ۚ وَلَهُنَّ مِثْلُ ٱلَّذِى عَلَيْهِنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ ۚ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌۭ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ٢٢٨

Gratë e ndara duhet të rrinë në pritje tre cikle mujore524, dhe atyre nuk u lejohet që ta fshehin atë që Allahu ka krijuar në mitrën e tyre525, në qoftë se besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit.526 Burrat e tyre kanë më shumë të drejtë527 që t’i kthejnë ato gjatë kësaj periudhe, nëse dëshirojnë përmirësim.528 Edhe ato kanë po aq të drejta sa edhe detyrime, sipas zakonit529, por burrat kanë një gradë mbi ato.530 Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.

Komentimi 7 shënime

Shënimi 524

Tre perioda ose tre pastrime nga periodat; sipas një mospajtimi në mesin e dijetarëve. Prej urtësive në përcaktimin e kësaj kohe të pritjes së gruas për martesë pas devorcit është sigurimi nëse është apo jo shtatzënë.

Shënimi 525

Prej barrës ose periodave, sepse në fshehjen e këtyre ka pasoja të rënda. Nëse fsheh barrën, kjo do të thotë se do ia hedhë atë dikujt tjetër që nuk është babai i tij, dhe kështu përziehen gjakërat dhe ai fëmijë mund të martohet më pas me të afërmit e tij pa e ditur, si dhe do të humbë të drejtat e tij në trashëgiminë e të atit dhe do të ndahet nga të afërmit e vet. Ndërsa në fshehjen e periodave, ka shkelje të të drejtave të burrit në lidhje me të drejtën e tij për kthimin e saj në kurorën e martesës para mbarimit të afatit të pritjes, ose e kundërta e kësaj, duke bërë që burri ta kthejë atë pas mbarimit të afatit, pasi që në këtë rast ajo është bërë e huaj për atë burr.

Shënimi 526

Fshehja e barrës apo e periodave nga ana e tyre, është argument se ata nuk besojnë Allahun dhe ditën e fundit.

Shënimi 527

Më shumë të drejtë në kthimin e grave se sa gratë në moskthyerjen tek ata.

Shënimi 528

Pajtim, qetësi dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Shënimi 529

Të vendit dhe kohës që ndodhen.

Shënimi 530

Udhëheqjen dhe pushtetin, sepse këto u takojnë burrave.

2:229

ٱلطَّلَـٰقُ مَرَّتَانِ ۖ فَإِمْسَاكٌۢ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌۢ بِإِحْسَـٰنٍۢ ۗ وَلَا يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَأْخُذُوا مِمَّآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ شَيْـًٔا إِلَّآ أَن يَخَافَآ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ ۖ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا فِيمَا ٱفْتَدَتْ بِهِۦ ۗ تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَعْتَدُوهَا ۚ وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ ٢٢٩

Divorci531 mund të bëhet dy herë, dhe më pas, ose mbajtje normale ose lëshim me të mirë. Juve (burrave) nuk ju lejohet të merrni asgjë nga ajo që u keni dhënë atyre, përveç nëse të dy ata frikësohen se nuk do t’u përmbahen kufijve të Allahut. Nëse ata të dy frikësohen se nuk do t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja paguan për lëshimin e saj.532 Këto janë kufijtë e Allahut, ndaj mos i kaloni ato, sepse ata që i kalojnë kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë të padrejtët.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 531

Në të cilin burri ka të drejtën e kthimit të gruas në kurorën e martesës.

Shënimi 532

Është fjala për ndarjen e quajtur “mukhaleah”: nëse njëri nga bashkëshortët nuk e pëlqen bashkëshortin e tij për arsye fizike, morale apo fetare, dhe ka frikë se nuk i përmbahet detyrimeve në jetën me të, atëherë gruaja ka të drejtë që të bëjë marrëveshje me burrin e saj që t’i japë divorcin asaj kundrejt mehrit apo dhuratave që ai i ka dhënë asaj, dhe burrit i është lejuar që të marrë atë që i ka dhënë asaj në këtë rast.

2:230

فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا تَحِلُّ لَهُۥ مِنۢ بَعْدُ حَتَّىٰ تَنكِحَ زَوْجًا غَيْرَهُۥ ۗ فَإِن طَلَّقَهَا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَآ أَن يَتَرَاجَعَآ إِن ظَنَّآ أَن يُقِيمَا حُدُودَ ٱللَّهِ ۗ وَتِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ يُبَيِّنُهَا لِقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ ٢٣٠

Nëse i bën përsëri divorc asaj533, atëherë ajo nuk i lejohet më atij, përveç nëse martohet me burrë tjetër; dhe nëse ai tjetri i bën divorc asaj,534 atëherë nuk ka gjynah për ata të dy, që të kthehen te njëri-tjetri, nëse mendojnë se do t’i respektojnë kufijtë e Allahut. Këto janë kufijtë e Allahut, të cilat Ai ua sqaron njerëzve që dinë.535

Komentimi 3 shënime

Shënimi 533

Për herë të tretë.

Shënimi 534

Ibën Abasi thotë: “Nëse gruaja martohet me burrë tjetër pas ndarjes nga i pari, dhe hyn me të (kryejnë marrëdhënie), pastaj ky i dyti e ndan atë ose vdes, atëherë i lejohet burrit të parë që të martohet përsëri me të.”

Shënimi 535

Njerëzve të ditur dhe besimtarë, sepse këta përfitojnë prej tyre dhe u sjellin dobi edhe të tjerëve.

2:231

وَإِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ سَرِّحُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍۢ ۚ وَلَا تُمْسِكُوهُنَّ ضِرَارًۭا لِّتَعْتَدُوا ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُۥ ۚ وَلَا تَتَّخِذُوٓا ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ هُزُوًۭا ۚ وَٱذْكُرُوا نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَمَآ أَنزَلَ عَلَيْكُم مِّنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَٱلْحِكْمَةِ يَعِظُكُم بِهِۦ ۚ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ ٢٣١

Kur t’i ndani gratë,536 dhe ato t’i afrohen fundit të afatit të tyre (të pritjes): ose mbajini sipas rregullit, ose lëshojini sipas rregullit! Dhe, mos i mbani ato me qëllim që t’i dëmtoni, duke i kaluar kufijtë537, sepse kush e bën këtë, ai i ka bërë padrejtësi538 vetvetes! Dhe, mos u tallni me shpalljet e Allahut, por kujtoni mirësinë539 e Allahut mbi ju dhe atë që Ai ju zbriti prej Librit (Kuranit) dhe Urtësisë (Sunetit), me të cilën ju këshillon. Kini frikë Allahun, dhe dijeni se Allahu është i Gjithëdijshëm për gjithçka.540

Komentimi 5 shënime

Shënimi 536

Me divorc të kthyeshëm, për herë të parë apo të dytë.

Shënimi 537

Nuk i lejohet burrit që ta dëmtojë gruan e lëshuar duke e kthyer atë dy apo tre ditë para se t’i përfundojë periudha e pritjes pas divorcit të parë e të dytë, me qëllim që t’i zgjasë pritjen asaj, për ta lënduar e dëmtuar atë.

Shënimi 538

Ka futur veten në gjynah dhe ka bërë që të meritojë dënimin e Allahut.

Shënimi 539

Udhëzimin në Islam dhe të gjitha mirësitë e begatitë e Allahut.

Shënimi 540

Ruajuni dënimit të Tij me zbatimin e urdhrave të Tij dhe largimin nga ndalesat e Tij.

2:232

وَإِذَا طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَبَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا تَعْضُلُوهُنَّ أَن يَنكِحْنَ أَزْوَٰجَهُنَّ إِذَا تَرَٰضَوْا بَيْنَهُم بِٱلْمَعْرُوفِ ۗ ذَٰلِكَ يُوعَظُ بِهِۦ مَن كَانَ مِنكُمْ يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۗ ذَٰلِكُمْ أَزْكَىٰ لَكُمْ وَأَطْهَرُ ۗ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ٢٣٢

Kur t’i ndani gratë,541 dhe afati i tyre i pritjes të ketë përfunduar, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me njëri-tjetrin, sipas rregullit.542 Me këtë këshillohet ai, i cili beson Allahun dhe Ditën e fundit, prej jush, dhe kjo është më e mirë për ju543 dhe më e pastër. Allahu di, ndërsa ju nuk dini.544

Komentimi 4 shënime

Shënimi 541

Me divorc të kthyeshëm, për herë të parë apo të dytë.

Shënimi 542

Me dëshirën e të dyve dhe me akt e mehër të ri martese. Kjo gjë lejohet pas divorcit të parë ose të dytë, ku burri ka pasur të drejtë ta kthejë gruan e tij në periudhën e pritjes së saj, por ai nuk e ka kthyer dhe afati ka mbaruar, atëherë ajo quhet e ndarë plotësisht nga ai, por në këtë rast i lejohet burrit që ta kërkojë përsëri për martesë ishgruan e tij, ndryshe nga divorci i tretë, pas të cilit nuk lejohet më martesa, vetëm nëse gruaja martohet me burrë tjetër dhe ai i lëshon atë sipas rregullit, ose vdes, atëherë mund të lidhë martesë të re me burrin e parë, siç e pamë më sipër.

Shënimi 543

O kudestarë; prindër, vëllezër apo dikush tjetër.

Shënimi 544

Se çfarë është më e mira për to e për ju.

2:233

۞ وَٱلْوَٰلِدَٰتُ يُرْضِعْنَ أَوْلَـٰدَهُنَّ حَوْلَيْنِ كَامِلَيْنِ ۖ لِمَنْ أَرَادَ أَن يُتِمَّ ٱلرَّضَاعَةَ ۚ وَعَلَى ٱلْمَوْلُودِ لَهُۥ رِزْقُهُنَّ وَكِسْوَتُهُنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ ۚ لَا تُكَلَّفُ نَفْسٌ إِلَّا وُسْعَهَا ۚ لَا تُضَآرَّ وَٰلِدَةٌۢ بِوَلَدِهَا وَلَا مَوْلُودٌۭ لَّهُۥ بِوَلَدِهِۦ ۚ وَعَلَى ٱلْوَارِثِ مِثْلُ ذَٰلِكَ ۗ فَإِنْ أَرَادَا فِصَالًا عَن تَرَاضٍۢ مِّنْهُمَا وَتَشَاوُرٍۢ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا ۗ وَإِنْ أَرَدتُّمْ أَن تَسْتَرْضِعُوٓا أَوْلَـٰدَكُمْ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِذَا سَلَّمْتُم مَّآ ءَاتَيْتُم بِٱلْمَعْرُوفِ ۗ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌۭ ٢٣٣

Nënat t’u japin gji fëmijëve të tyre545 dy vjet të plota; ato që duan ta plotësojnë gjidhënien. Ndërsa babai i fëmijës ka për detyrë ushqimin dhe veshmbathjen e tyre, sipas mundësisë. Askush nuk ngarkohet më tepër mundësive që ka. Asnjë nënë nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së saj546 dhe asnjë baba nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së tij.547 Po këto detyrime janë edhe për trashëgimtarin (e fëmijës jetim). Por, nëse pas konsultimit dhe me pëlqimin e të dyve, ata vendosin t’ia ndajnë gjirin fëmijës së tyre548, nuk ka ndonjë gjynah për ta. Po ashtu, nuk është gjynah për ju, nëse dëshironi t’i gjeni mëndeshë fëmijës suaj, përderisa i jepni asaj atë që i caktoni, sipas zakonit. Kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është Gjithëshikues i gjithçkaje që ju veproni!

Komentimi 4 shënime

Shënimi 545

Kjo tergon se nënat kanë më shumë të drejtë në gjidhënie se sa ndonjë mëndeshë me qira, pas ndarjes nga burri.

Shënimi 546

Nuk lejohet të dëmtohet nëna e fëmijës e devorcuar, nga babai i tij, duke e ndaluar atë nga gjidhënia ose duke mos shpenzuar për të atë që i takon.

Shënimi 547

Nga nëna e fëmijës, duke u tërhequr nga dhënia gji fëmijës së tyre, ose duke kërkuar më shumë se ç’i takon, apo llojet të tjera dëmtimi.

Shënimi 548

Pa u plotësuar dy vjet.

2:234

وَٱلَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَٰجًۭا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍۢ وَعَشْرًۭا ۖ فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا فَعَلْنَ فِىٓ أَنفُسِهِنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌۭ٢٣٤

Bashkëshortet e lëna pas, nga ata që vdesin prej jush, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë.549 Pasi ta plotësojnë afatin e tyre, ju550 nuk keni ndonjë gjynah për atë që ato bëjnë me veten e tyre, sipas zakonit.551 Allahu është i Gjithënjohur për çdo gjë që veproni.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 549

Kjo është periudha e pritjes dhe e zisë së gruas që i vdes burri, përveç nëse është shtatzënë, në këtë rast periudha e pritjes së saj është deri sa të lindë.

Shënimi 550

Kujdestarët e gruas.

Shënimi 551

Prej zbukurimit, vendosjes së parfumit, daljes nga shtëpia ku kaluan zinë, martesa sipas rregullave, etj.

2:235

وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا عَرَّضْتُم بِهِۦ مِنْ خِطْبَةِ ٱلنِّسَآءِ أَوْ أَكْنَنتُمْ فِىٓ أَنفُسِكُمْ ۚ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمْ سَتَذْكُرُونَهُنَّ وَلَـٰكِن لَّا تُوَاعِدُوهُنَّ سِرًّا إِلَّآ أَن تَقُولُوا قَوْلًۭا مَّعْرُوفًۭا ۚ وَلَا تَعْزِمُوا عُقْدَةَ ٱلنِّكَاحِ حَتَّىٰ يَبْلُغَ ٱلْكِتَـٰبُ أَجَلَهُۥ ۚ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِىٓ أَنفُسِكُمْ فَٱحْذَرُوهُ ۚ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌۭ٢٣٥

Nuk është gjynah për ju, nëse këtyre grave u jepni shenjë se do t’i kërkoni për martesë, ose e fshihni këtë gjë brenda vetes suaj.552 Allahu e di se ju do t’ua përmendni atyre553, por mos u premtoni atyre asgjë në fshehtësi,554 përveç nëse flisni fjalë të lejuara. Dhe, mos vendosni lidhjen e martesës, deri sa të përfundojë afati i caktuar.555 Dijeni se Allahu e di çfarë fshihni në vetet tuaja, prandaj ruajuni prej Tij! Dhe, dijeni se Allahu është Falës i madh, i Butë.556

Komentimi 5 shënime

Shënimi 552

Grave që u ka vdekur burri dhe janë në kohën e zisë, nuk lejohet t’u kërkohet dora për martesa veçse pas mbarimit të zisë, por lejohet dhënia e shenjave nga të cilat mund të kuptohet se pas mbarimit të zisë, ju do t’i kërkoni për martesë sipas rregullit.

Shënimi 553

Dëshirën tuaj për t’u martuar me to pas kalimit të afatit të pritjes.

Shënimi 554

Për të bërë lidhje të paligjshme.

Shënimi 555

I zisë dhe pritjes së tyre për martesë.

Shënimi 556

I Duruar, që nuk ua shpejton ndëshkimin për gjynahet robërve të Tij.

2:236

لَّا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِن طَلَّقْتُمُ ٱلنِّسَآءَ مَا لَمْ تَمَسُّوهُنَّ أَوْ تَفْرِضُوا لَهُنَّ فَرِيضَةًۭ ۚ وَمَتِّعُوهُنَّ عَلَى ٱلْمُوسِعِ قَدَرُهُۥ وَعَلَى ٱلْمُقْتِرِ قَدَرُهُۥ مَتَـٰعًۢا بِٱلْمَعْرُوفِ ۖ حَقًّا عَلَى ٱلْمُحْسِنِينَ ٢٣٦

Nuk është gjynah për ju, nëse i ndani gratë para se t’i prekni ato, ose para se të caktoni shumën që i detyroheni atyre557, por jepuni atyre dhuratë të kënaqshme; i pasuri sipas gjendjes së tij dhe i varfëri sipas gjendjes së tij, sipas zakonit. Ky është detyrim për vepërmirët.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 557

Është fjala për “mehrin”, dhuratën e detyrueshme që burri duhet t’i japë gruas për martesë. Mehri duhet të caktohet që në aktin e martesës, dhe në rast se ai nuk caktohet në aktin e martesës, atëherë bëhet i detyrueshëm sasia e mehrit të grave të ngjashme me këtë grua (për nga prejardhja, pasuria, etj), sipas zakonit të njerëzve të një vendi të caktuar. Nëse dikush e bën aktin e martesës dhe nuk e cakton mehrin e gruas dhe as nuk ka hyrë me të, pastaj vendos ta ndajë atë, atij i lejohet kjo gjë, por duhet t’i japë asaj një dhuratë të kënaqshme, sipas mundësive. Por në rast se mehri është caktuar dhe ai nuk ka hyrë me të, por kërkon ta ndajë, atëherë gjysma e mehrit të caktuar i mbetet gruas, ndërsa gjysma tjetër kthehet, siç e thotë ajeti në vijim.

2:237

وَإِن طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ وَقَدْ فَرَضْتُمْ لَهُنَّ فَرِيضَةًۭ فَنِصْفُ مَا فَرَضْتُمْ إِلَّآ أَن يَعْفُونَ أَوْ يَعْفُوَا ٱلَّذِى بِيَدِهِۦ عُقْدَةُ ٱلنِّكَاحِ ۚ وَأَن تَعْفُوٓا أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ ۚ وَلَا تَنسَوُا ٱلْفَضْلَ بَيْنَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ ٢٣٧

Por, nëse i ndani ato para se t’i prekni, dhe ua keni caktuar shumën e detyruar, atëherë atyre u takon gjysma e asaj që keni caktuar, përveç nëse jua falin ato, ose ata që kanë në dorë lidhjen e martesës.558 Por, që të falni është më pranë devotshmërisë.559 Dhe mos harroni bamirësinë midis jush! Vërtet, Allahu është Gjithëshikues i gjithçkaje që ju veproni.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 558

Sipas mendimit më të saktë, ata që kanë në dorë lidhjen e martesës janë burrat dhe jo kujdestari i gruas, sepse kujdestari nuk ka të drejtë të fal diçka që i takon asaj që ka nën kujdestari. Prej këtu, kuptimi i ajetit është se falja, apo tërheqja nga gjysma e mehrit bëhet nga gruaja duke e kthyer edhe gjysmën e saj, ose nga burri duke ia lënë asaj edhe gjysmën e vet.

Shënimi 559

Fjala i drejtohet të dy palëve, burrit dhe gruas që kanë lidhur aktin e martesës dhe janë ndarë para se të bëjnë hyrjen dhe pasi kanë caktuar mehrin, që secili prej tyre t’ia falë pjesën e tij tjetrit, me qëllim që të bëjë bamirësi për veten dhe të kënaqë sa do pak palën tjetër pas prishjes së zemrave të tyre me ndarjen.

2:238

حَـٰفِظُوا عَلَى ٱلصَّلَوَٰتِ وَٱلصَّلَوٰةِ ٱلْوُسْطَىٰ وَقُومُوا لِلَّهِ قَـٰنِتِينَ ٢٣٨

Kryejini rregullisht namazet560, sidomos namazin e mesëm,561 dhe qëndroni të përulur562 para Allahut!

Komentimi 3 shënime

Shënimi 560

Kryejini rregullisht namazet e detyrueshme në kohët e tyre, sipas rregullit të përcaktuar, me bindje, përqendrim dhe përulje para Allahut të Madhëruar.

Shënimi 561

Ka shumë mendime nga dijetarët në lidhje me namazin e mesëm se cili është ai, por mendimi më i saktë është se bëhet fjalë për namazin e ikindisë.

Shënimi 562

Të nënshtruar, me devotshmëri dhe pa folur me njerëzit gjatë namazit.

2:239

فَإِنْ خِفْتُمْ فَرِجَالًا أَوْ رُكْبَانًۭا ۖ فَإِذَآ أَمِنتُمْ فَٱذْكُرُوا ٱللَّهَ كَمَا عَلَّمَكُم مَّا لَمْ تَكُونُوا تَعْلَمُونَ ٢٣٩

Nëse keni frikë563, faluni duke ecur më këmbë ose kaluar, por kur të jeni të sigurt564, përmendeni Allahun565 ashtu si ju ka mësuar atë që nuk e keni ditur!

Komentimi 3 shënime

Shënimi 563

Nëse keni frikë nga armiku apo nga diçka tjetër të rrezikshme dhe nuk mund të faleni sipas rregullit, atëherë faluni duke ecur ose kaluar mbi kalë apo deve.

Shënimi 564

Kur kalon frika nga armiku apo diçka tjetër.

Shënimi 565

Në namaz dhe jashtë namazit, me falënderim e lavdërim për mirësitë që u ka dhënë prej udhëzimit në të vërtetën, e të gjitha mirësitë e Tij të panumërta.

2:240

وَٱلَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَٰجًۭا وَصِيَّةًۭ لِّأَزْوَٰجِهِم مَّتَـٰعًا إِلَى ٱلْحَوْلِ غَيْرَ إِخْرَاجٍۢ ۚ فَإِنْ خَرَجْنَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِى مَا فَعَلْنَ فِىٓ أَنفُسِهِنَّ مِن مَّعْرُوفٍۢ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌۭ٢٤٠

Grave të lëna pas, nga ata të cilët vdesin prej jush, u takon testament me mjetet e jetesës për një vit, pa i nxjerrë nga shtëpia.566 Por, nëse ato vetë dalin, ju (kujdestarët e tyre) nuk keni ndonjë gjynah për atë që veprojnë ato me vetet e tyre, prej të lejuarave.567 Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 566

Ata që ndalohen t’i nxjerrin nga shtëpia janë trashëgimtarët e burrit. Disa dijetarë thonë se testamenti për gratë që u vdes burri duhet të lihet nga vetë burri kur ndodhet në shtratin e vdekjes, ndërsa të tjerë thonë se ky testament (jetesa dhe banesa në shtëpinë bashkëshortore për një vit) i takon gruas që i vdes burri në pasurinë që lë burri në çdo rast, lë apo nuk lë testament burri i saj, dhe kjo është më e sakta.

Shënimi 567

Dhënies fund zisë për burrin, dhe lejimin e të zbukuruarit dhe pranimit të kërkesave për martesë të re. Shumica e dijetarëve të tefsirit janë të mendimit se ky ajet është abroguar (shfuqizuar) nga ajeti i mëparshëm me nr. 234, ku thuhet se gratë të cilave u vdes burri duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë. Ndërsa të tjerë thonë se ky ajet vazhdon të jetë në fuqi dhe domethënia e tij është se periudha e pritjes prej një viti është e preferuar, ndërsa periudha e detyruar është katër muaj e dhjetë ditë, prandaj në vazhdim të ajetit thuhet : “por nëse ato vetë dalin” d.m.th. para plotësimit të vitit, nuk është gjynah për to dhe as për kujdestarët e tyre kjo gjë. Dhe, ky është një bashkim i mirë mes dy ajeteve, e Allahu e di më mirë.

2:241

وَلِلْمُطَلَّقَـٰتِ مَتَـٰعٌۢ بِٱلْمَعْرُوفِ ۖ حَقًّا عَلَى ٱلْمُتَّقِينَ ٢٤١

Grave të ndara u takon dhuratë e kënaqshme568, gjë e cila për të devotshmit është detyrim.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 568

Të holla, veshmbathje, apo dhuratë tjetër prej pasurisë së burrit, me të cilën ajo kënaqet dhe ngushëllon disi veten e saj pas ndarjes. Mendimi më i saktë i dijetarëve është se kjo dhuratë i takon të gjitha grave që ndahen nga burri i tyre, por ajo është e detyrueshme për gratë e ndara para hyrjes me to, siç e pamë në ajetin nr. 236, dhe e preferuar për të gjitha gratë e tjera që ndahen nga burri i tyre.

2:242

كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ ٢٤٢

Kështu jua sqaron Allahun provat569 e Tij, në mënyrë që të kuptoni.570

Komentimi 2 shënime

Shënimi 569

Kufitjë e Tij, hallallin dhe haramin.

Shënimi 570

Që t’i kuptoni ligjet e Tij, t’i njihni ato dhe qëllimin prej tyre, dhe ai që i njeh këto, e ka detyrim të veprojë sipas tyre.

2:243

۞ أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ خَرَجُوا مِن دِيَـٰرِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ ٱلْمَوْتِ فَقَالَ لَهُمُ ٱللَّهُ مُوتُوا ثُمَّ أَحْيَـٰهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ ٢٤٣

A nuk i ke parë571 ata, të cilët dolën nga vendi i tyre nga frika e vdekjes, edhe pse ishin mijëra njerëz? Allahu u tha atyre: “Vdisni!” -pastaj i ringjalli ata?572 Vërtet, Allahu ka mirësi të mëdha mbi njerëzit, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 571

A nuk ke dëgjuar, apo a nuk ke dijeni. Këtu është për qëllimi shikimi i zemrës dhe jo i syve.

Shënimi 572

Taberiu, në tefsirin e këtij ajeti, përmend se këtu bëhet fjalë për historinë e banorëve të një vendi hebrenjsh, të cilët braktisën shtëpitë e tyre nga frika e vdekjes prej epidemisë së përhapur apo prej luftës, duke menduar se me ikjen e tyre në një vend tjetër do të shpëtonin nga vdekja, por në rrugë e sipër ata i zuri vdekja e caktuar për ta. Aty pranë kaloi një prej Profetëve të Allahut dhe iu lut Allahut që t’i ringjallte ata dhe Allahu i ringjalli.

2:244

وَقَـٰتِلُوا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌۭ ٢٤٤

Luftoni në Rrugë të Allahut573 dhe dijeni se Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 573

Luftoni armiqtë mosbesimtarë për të ngritur lart Fjalën e Allahut dhe për të ndihmuar fenë e Tij, me sinqeritet dhe vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut.

2:245

مَّن ذَا ٱلَّذِى يُقْرِضُ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًۭا فَيُضَـٰعِفَهُۥ لَهُۥٓ أَضْعَافًۭا كَثِيرَةًۭ ۚ وَٱللَّهُ يَقْبِضُ وَيَبْصُۜطُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ٢٤٥

Kush ështe ai që i jep Allahut një hua të mirë,574 dhe Allahu t’ia kthejë shumëfish atë? Dhe, Allahu është Ai që shtrëngon dhe liron (rizkun)575, dhe tek Ai do të ktheheni.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 574

Shpenzon sipas mundësisë në rrugë të hajrit, e veçanërisht për shpenzimet e xhihadit. “Hua të mirë” d.m.th. nga pasuria e pastër dhe e lejuar me të cilën kërkohet të arrihet kënaqësia e Allahut të Madhëruar, duke e shpenzuar atë në rrugë të hajrit, dhe askush që ka logjikë nuk thotë se Allahu ka nevojë për hua nga njerëzit, ashtu siç thanë hebrenjtë, sepse çdo gjë që ekziston është pronë e Allahut, edhe vetë njeriu, por Allahu urdhëron që një pjesë e pasurisë që na jep, ta shpenzojmë në rrugët e hajrit, për ata që janë në nevojë, dhe Allahu na shpërblen shumëfish atë, në këtë botë dhe në botën tjetër.

Shënimi 575

Në dorë të Allahut është shtrëngimi i rizkut të robërve të Tij dhe lëshimi i tij me bollëk, i jep kujt të dojë dhe i ndalon kujt të dojë. Ai është i Vetmi Furnizues i krijesave të Tij dhe askush tjetër.

2:246

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلْمَلَإِ مِنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مِنۢ بَعْدِ مُوسَىٰٓ إِذْ قَالُوا لِنَبِىٍّۢ لَّهُمُ ٱبْعَثْ لَنَا مَلِكًۭا نُّقَـٰتِلْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۖ قَالَ هَلْ عَسَيْتُمْ إِن كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلْقِتَالُ أَلَّا تُقَـٰتِلُوا ۖ قَالُوا وَمَا لَنَآ أَلَّا نُقَـٰتِلَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَدْ أُخْرِجْنَا مِن دِيَـٰرِنَا وَأَبْنَآئِنَا ۖ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقِتَالُ تَوَلَّوْا إِلَّا قَلِيلًۭا مِّنْهُمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلظَّـٰلِمِينَ ٢٤٦

A nuk e ke parë576 ti (o Muhamed) parinë e bijve të Izraelit, pas Musait, kur ata i thanë një Profeti577 të tyre: “Na dërgo (emëro) një mbret, që të luftojmë në Rrugë të Allahut!”578 Ai (Profeti) u tha: “Po sikur lufta t’ju bëhet detyrim dhe ju të mos luftoni?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në Rrugë të Allahut, përderisa jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur lufta iu bë detyrim atyre, ata i kthyen shpinën579, me përjashtim të një pakice. E, Allahu di gjithçka për të padrejtët.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 576

Me syrin e zemrës, d.m.th. “A nuk e di?”, “A nuk e ke marrë vesh?”

Shënimi 577

Taberiu përmend se disa dijetarë thonë se ai Profet ishte Shamuel ibën Bali, ndërsa të tjerë thonë se ai ishte Jushea ibën Nun.

Shënimi 578

Në atë kohë, bijtë e Israilit ishin të përçarë dhe nuk kishin një mbret të përbashkët që t’i udhëhiqte e t’i bashkonte për të luftuar armiqtë e tyre të cilët i kishin dëbuar nga atdheu, kështu që i kërkuan Profetit të tyre në atë kohë, që t’u emëronte një mbret me pëlqimin e të gjitha palëve. Në thënie të sakta të Profetit tonë, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thuhet se bijtë e Izraelit udhëhiqeshin nga Profetët; sa herë që vdiste një Profet, atë e zëvendësonte një Profet tjetër.

Shënimi 579

Nga frika dhe zhburrëria, duke thyer besën që i kishin dhënë Profetit të tyre, madje atë që vetë e kishin kërkuar.

2:247

وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ قَدْ بَعَثَ لَكُمْ طَالُوتَ مَلِكًۭا ۚ قَالُوٓا أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُ ٱلْمُلْكُ عَلَيْنَا وَنَحْنُ أَحَقُّ بِٱلْمُلْكِ مِنْهُ وَلَمْ يُؤْتَ سَعَةًۭ مِّنَ ٱلْمَالِ ۚ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰهُ عَلَيْكُمْ وَزَادَهُۥ بَسْطَةًۭ فِى ٱلْعِلْمِ وَٱلْجِسْمِ ۖ وَٱللَّهُ يُؤْتِى مُلْكَهُۥ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌۭ ٢٤٧

Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin,580 si mbret për ju.” Ata thanë: “Si mund të ketë ai pushtet mbi ne, ndërkohë që ne na takon pushteti më shumë se atij, madje atij as nuk i është dhënë pasuri e madhe!”581 Ai (Profeti) u tha: “Allahu e ka zgjedhur atë mbi ju dhe i ka dhuruar atij begati në dije e në trup. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë.582 Allahu është Mirëbërës i madh583, i Gjithëdijshëm584.”

Komentimi 5 shënime

Shënimi 580

Taluti ishte nga nipat e Beniaminit, birit të Jakubit, të cilët nuk kishin pasur më parë pushtet dhe asnjë Profet nuk ishte dërguar prej tyre.

Shënimi 581

Kjo tregon edhe një herë arrogancën dhe kryeneçësinë e çifutëve, të cilët në vend që t’i bindeshin urdhërit të Allahut dhe ta pranonin me kënaqësi atë, kundërshtuan dhe filluan të diskutojnë sipas peshores së tyre të prishur, duke i matur gjërat me mendjen e tyre të mangët.

Shënimi 582

I gjithë sundimi dhe pushteti është në dorë të Allahut dhe Ai i jep kujt të dojë pushtet si dhe ia merr atë kujt të dojë, ndaj ju, o paria e bijve të Israilit, mos e kundërshtoni urdhrin e Allahut në dërgimin e Talutit si mbretin tuaj, edhe pse ai nuk është nga familja pushtetare, sepse pushteti nuk është trashëgimi nga të parët, por ai është në dorë të Allahut dhe Allahu ia jep atë kujt të dojë.

Shënimi 583

Me mirësinë e Tij, duke ia dhënë atë kujt të dojë dhe duke ia shtuar atë kujt të dojë.

Shënimi 584

Ai e di mirë se kush është i aftë për bartjen e pushtetit dhe të mirësisë që jep Ai.

2:248

وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ ءَايَةَ مُلْكِهِۦٓ أَن يَأْتِيَكُمُ ٱلتَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ وَبَقِيَّةٌۭ مِّمَّا تَرَكَ ءَالُ مُوسَىٰ وَءَالُ هَـٰرُونَ تَحْمِلُهُ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ٢٤٨

Dhe, Profeti i tyre u tha atyre: “Shenja e sundimit të tij është ardhja e Arkës,585 e mbartur nga engjëjt586, në të cilën ka qetësi587 nga Zoti juaj dhe diçka e mbetur nga ajo që ka lënë pas familja e Musait dhe familja e Harunit.588 Vërtet, këtu ka provë të qartë për ju589, nëse jeni besimtarë.”

Komentimi 5 shënime

Shënimi 585

Është fjala për një Arkë, të cilën bijtë e Izraelit e bartnin me vete, dhe sa herë që përballeshin me ndonjë armik, e nxirrnin Arkën përpara dhe vetë zvarriteshin pas saj, dhe askush nuk u bënte ball me atë Arkë, por gjithnjë triumfonin, deri sa thyen urdhrat e Allahut dhe kundërshtuan Profetët e Tij, atëherë Allahu ua mori atë Arkë herë pas here, dhe ia kthente përsëri. Por herën e fundit nuk ua ktheu më dhe as nuk ka për t’ua kthyer më kurrë.

Shënimi 586

Engjëjt e mbartën Arkën dhe e vendosën në shtëpinë e Talutit, i cili ndërkohë ishte në këmbë në mes të bijve të Israilit.

Shënimi 587

Qetësi për zemrat dhe prehje për shpirtin.

Shënimi 588

Shkopi i Musait, copat e pllakave të Musait, Teurati ose një pjesë e tij, e gjëra të tjera që mund të ketë pasur në atë arkë.

Shënimi 589

Për vërtetësinë e asaj që u tha Profeti, se Allahu kishte caktuar Talutin mbret të tyre.

2:249

فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِٱلْجُنُودِ قَالَ إِنَّ ٱللَّهَ مُبْتَلِيكُم بِنَهَرٍۢ فَمَن شَرِبَ مِنْهُ فَلَيْسَ مِنِّى وَمَن لَّمْ يَطْعَمْهُ فَإِنَّهُۥ مِنِّىٓ إِلَّا مَنِ ٱغْتَرَفَ غُرْفَةًۢ بِيَدِهِۦ ۚ فَشَرِبُوا مِنْهُ إِلَّا قَلِيلًۭا مِّنْهُمْ ۚ فَلَمَّا جَاوَزَهُۥ هُوَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا مَعَهُۥ قَالُوا لَا طَاقَةَ لَنَا ٱلْيَوْمَ بِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦ ۚ قَالَ ٱلَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلَـٰقُوا ٱللَّهِ كَم مِّن فِئَةٍۢ قَلِيلَةٍ غَلَبَتْ فِئَةًۭ كَثِيرَةًۢ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّـٰبِرِينَ ٢٤٩

Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtarët590, u tha atyre: “Allahu do t’ju sprovojë me një lumë; kush pi nga ai, nuk është prej meje591, ndërsa kush nuk pi nga ai - përveç një grushti me dorën e vet592- ai është prej meje.” Por, që të gjithë ata pinë nga ai, përveç një pakice prej tyre. Dhe, pasi ai e kaloi atë (lumin), bashkë me ata që besuan, shumë prej tyre thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtarët e tij.” Por, ata që ishin të bindur se do të takohen me Allahun593, thanë: “Sa e sa ushtri të vogla kanë ngadhënjyer mbi ushtri të mëdha, me lejen e Allahut! E, Allahu është me të durueshmit.”594

Komentimi 5 shënime

Shënimi 590

Numri i ushtrisë ishte shumë i madh, sa që nuk kishte mbetur pa iu bashkuar ushtrisë së tij veçse pleqtë, fëmijët dhe gratë.

Shënimi 591

Nuk është prej ndjekësve dhe ushtarëve të mi të bindur, dhe as prej atyre që besojnë Allahun dhe takimin me Të.

Shënimi 592

Kush pinte një grusht ujë me dorën e vet, atij i shuhej etja dhe ngopej, ndërsa kush pinte më shumë, vazhdonte gjithnjë të ishte i etur. Allahu i sprovon robët e Vet me çfarë të dojë, dhe përgëzimi është për të qëndrueshmit dhe të durueshmit.

Shënimi 593

Besimtarët e vendosur dhe të bindur plotësisht ndaj urdhrave të Allahut, duke shpresuar takimin me Të dhe shpërblimin e Tij.

Shënimi 594

I ndihmon, i jep sukses dhe ngadhënjim atyre.

2:250

وَلَمَّا بَرَزُوا لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِۦ قَالُوا رَبَّنَآ أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًۭا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَٱنصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٢٥٠

Kur u përballën me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: “Zoti ynë! Na jep durim, na i ngul këmbët595 dhe na ndihmo kundër këtij populli mohues!”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 595

Që të mos dezertojmë nga lufta.

2:251

فَهَزَمُوهُم بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَقَتَلَ دَاوُۥدُ جَالُوتَ وَءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ ٱلْمُلْكَ وَٱلْحِكْمَةَ وَعَلَّمَهُۥ مِمَّا يَشَآءُ ۗ وَلَوْلَا دَفْعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعْضَهُم بِبَعْضٍۢ لَّفَسَدَتِ ٱلْأَرْضُ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ ذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ ٢٥١

Dhe ata i thyen armiqtë, me lejen e Allahut, dhe Daudi596 e vrau Xhalutin. Më pas, Allahu i dha atij (Daudit) pushtetin dhe Urtësinë (profetësinë), dhe i mësoi ato që deshi.597 Sikur Allahu të mos i zmbrapste disa njerëz me anë të të tjerëve598, Toka do të ishte shkatërruar, por Allahu ka mirësi të madhe ndaj krijesave.599

Komentimi 4 shënime

Shënimi 596

Profeti Daud (alejhi selam), i cili ishte në mesin e ushtrisë së Talutit, e vrau mbretin e mosbesimtarëve, Xhalutin, me dorën e tij, për trimërinë, fuqinë dhe durimin që i kishte dhuruar Allahu.

Shënimi 597

I mësoi ligjet e fesë dhe të politikës, duke bashkuar tek ai mes Profetllëkut dhe pushtetit. Po kështu, Allahu i mësoi Daudit bërjen e mburojave prej hekuri, llogarinë, etj.

Shënimi 598

Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë e besimtarë që luftojnë në rrugë të Allahut kundër njerëzve të këqinj e mosbesimtarë, toka do të shkatërrohej bashkë me çfarë ka në të, për shkak të mbizotërimit të mosbesimtarëve dhe shfaqjen e mosbesimit në tokë. Po kështu, sikur Allahu të mos i pengonte ata që bëjnë shkatërrime në tokë, duke nxitur armiqtë e tyre që t’i luftojnë ata, qofshin prej besimtarëve apo edhe prej mosbesimtarëve, atëherë toka me çfarë ka në të do të shkatërrohej e do të prishej, dhe mbi njerëzit e saj do të zbriste dënimi i Allahut.

Shënimi 599

Allahu i mbron njerëzit nga kurthet e atyre që kërkojnë të bëjnë shkatërrime në tokë, ndaj edhe ka ligjëruar xhihadin në ngritjen e të cilit ka lumturi, asgjësim të armikut dhe siguri në tokë.

2:252

تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِٱلْحَقِّ ۚ وَإِنَّكَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ٢٥٢

Këto600 janë shpalljet e Allahut, të cilat po t’i lexojmë ty (Muhamed) me të vërtetën601, dhe padyshim se ti je prej të Dërguarve.602

Komentimi 3 shënime

Shënimi 600

Të gjitha këto histori reale që u treguan më sipër dhe të gjitha ato që tregohen në Kuran.

Shënimi 601

Të gjitha këto histori janë të vërteta dhe Allahu ia tregon ato Profetit të tij analfabet, Muhamedit, ashtu si kanë qenë në realitet, pa shtesa e trillime, me qëllim që këto të jenë prova dhe argumente të prera nga Allahu për profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), të cilin ithtarët e Librave të mëparshëm e mohonin si Profet.

Shënimi 602

Kjo është një dëshmi e prerë nga Allahu i Madhëruar për profetësinë e Muhamedit, dhe se ai është vazhdim i vargut të Profetëve të dërguar nga Allahu për udhëzimin e njerëzimit, dhe i fundit i tyre me të cilin ky varg është vulosur.

2:253

۞ تِلْكَ ٱلرُّسُلُ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍۢ ۘ مِّنْهُم مَّن كَلَّمَ ٱللَّهُ ۖ وَرَفَعَ بَعْضَهُمْ دَرَجَـٰتٍۢ ۚ وَءَاتَيْنَا عِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱلْبَيِّنَـٰتِ وَأَيَّدْنَـٰهُ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ ۗ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقْتَتَلَ ٱلَّذِينَ مِنۢ بَعْدِهِم مِّنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْهُمُ ٱلْبَيِّنَـٰتُ وَلَـٰكِنِ ٱخْتَلَفُوا فَمِنْهُم مَّنْ ءَامَنَ وَمِنْهُم مَّن كَفَرَ ۚ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقْتَتَلُوا وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ ٢٥٣

Këta të Dërguar603, Ne i kemi privilegjuar mbi njëri-tjetrin604; disave prej tyre Allahu iu foli drejtpërdrejt605, kurse të tjerë i ngriti në shkallë të larta606. Isait, birit të Merjemes, Ne i dhamë provat e qarta607 dhe e përforcuam me Shpirtin e Shenjtë608. Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas tyre (të dërguarve),609 nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, pas ardhjes së provave të qarta, por ata u përçanë, dhe disa prej tyre besuan, kurse të tjerët mohuan. E, sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu vepron atë që do Vet.

Komentimi 7 shënime

Shënimi 603

Që i kemi përmendur deri tani në këtë sure, dhe të gjithë të Dërguarit e Allahut.

Shënimi 604

Allahu i ka zgjedhur pejgamberët nga mesi i njerëzve dhe i ka dhënë atyre privilegje mbi njerëzit e tjerë, madje edhe në mesin e pejgamberëve ka prej tyre që kanë privilegje që nuk i kanë të tjerët dhe ata janë në grada të ndryshme.

Shënimi 605

Siç është Musai (alejhi selam).

Shënimi 606

Siç është pejgamberi ynë, Muhamedi ﷺ, tek i cili janë bashkuar të gjitha veçoritë e shpërndara tek pejgamberët e tjerë, dhe Allahu e ka dërguar atë tek i gjithë njerëzimi, ndërsa pejgamberët e tjerë janë dërguar vetëm te populli i tyre.

Shënimi 607

Vërtetuese të profetësisë së tij, dhe se ai është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. Prej atyre provave ishte shërimi i të verbërit, i të lebrosurit, ngjallja e të vdekurit me lejen e Allahut, etj.

Shënimi 608

Me engjëllin Xhibril, i cili është quajtur “shpirti i shenjtë” për arsye se Allahu e ka krijuar atë duke ia dhënë vetë shpirtin, pa e lindur atë ndonjë prind, dhe kështu e quajti “shpirt”. Po për këtë arsye është quajtur edhe Isai “shpirt”, ngaqë Allahu e krijoi atë duke ia dhënë vetë shpirtin atij, pa pasur baba. Ndërsa fjala “i shenjtë” (el kudus), ka kuptimin “i pastër”.

Shënimi 609

Pas Musait dhe Isait (Paqja e Allahut qoftë mbi ta!).

2:254

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا أَنفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَـٰكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ يَوْمٌۭ لَّا بَيْعٌۭ فِيهِ وَلَا خُلَّةٌۭ وَلَا شَفَـٰعَةٌۭ ۗ وَٱلْكَـٰفِرُونَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ ٢٥٤

O besimtarë! Jepni nga ajo që ju kemi furnizuar610 para se të vijë një Ditë, në të cilën nuk do të ketë as tregti, as miqësi, as ndërmjetësi611! Pikërisht mohuesit janë të padrejtët.612

Komentimi 3 shënime

Shënimi 610

Jepni zekat dhe lëmoshë në rrugë të Allahut, në rrugët e hajrit, nga pasuria që ju ka dhënë Allahu, me qëllim që ta gjeni atë në ditën e Kiametit.

Shënimi 611

Për mosbesimtarët, kurse për besimtarët do të ketë ndërmjetësim dhe ata do të ndërmjetësojnë për njëri-tjetrin pasi t’u japë leje Allahu i Madhëruar.

Shënimi 612

Padrejtësia është vendosja e diçkaje jo në vendin e vet, dhe padrejtësia më e madhe është mohimi i Allahut të Madhëruar, duke e kryer adhurimin për një krijesë tjetër dhe jo për Krijuesin, ndaj në ajet kufizohet e gjithë padrejtësia për mosbesimtarët, sepse mosbesimi është padrejtësia më e madhe që ekziston, njësoj si edhe idhujtaria.

2:255

ٱللَّهُ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْحَىُّ ٱلْقَيُّومُ ۚ لَا تَأْخُذُهُۥ سِنَةٌۭ وَلَا نَوْمٌۭ ۚ لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ مَن ذَا ٱلَّذِى يَشْفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذْنِهِۦ ۚ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ ۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَىْءٍۢ مِّنْ عِلْمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَ ۚ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ ۖ وَلَا يَـُٔودُهُۥ حِفْظُهُمَا ۚ وَهُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْعَظِيمُ ٢٥٥

Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Përjetshmit613, Mbajtësit të gjithçkaje614! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi!615 Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë.616 Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?617 Ai di gjithçka që ka ndodhur para krijesave dhe gjithçka që do të ndodhë pas tyre,618 kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që do Ai. Karrigia619 e Tij përfshin qiejt dhe Tokën, dhe Atë nuk e lodh ruajtja e tyre (qiejve dhe Tokës). Ai është i Larti620, Madhështori.621

Komentimi 9 shënime

Shënimi 613

I Cili ka jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

Shënimi 614

Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që u nevojitet.

Shënimi 615

Sepse këto janë cilësi që tregojnë dobësi dhe nevojë, cilësi që i përshtaten krijesave dhe jo Krijuesit të Madhëruar, i Cili zotëron cilësitë e plota dhe absolute, që nuk i ngjajnë atyre të krijesave.

Shënimi 616

Allahu është Zotëruesi dhe Sunduesi i Vetëm i gjithçkaje që ekziston, dhe Ai nuk ka asnjë shok apo ortak, as në sundim, as në atribute dhe as në adhurim.

Shënimi 617

Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu për askënd, veçse me lejen e Tij, dhe kjo leje do të jetë në ditën e Kiametit, kurse në këtë botë askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe Allahu nuk pranon ndërmjetës.

Shënimi 618

Allahu di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para krijimit të krijesave dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen, në këtë botë dhe në botën tjetër.

Shënimi 619

Disa dijetarë thonë se me fjalën “Kursij” – Karrige - këtu është për qëllim “Dija” e Allahut, e cila përfshin gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë, të dukshme e të padukshme. Ndërsa të tjerë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Karrigia”, apo “Stoli” i vendosur para Arshit-Fronit të Allahut. Është vërtetuar se Ibën Abasi ka thënë: “Kursija është vendi i vendosjes së këmbëve, kurse madhësinë e Arshit nuk e përcakton veçse Allahu i Madhëruar.” Ndërsa nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka ardhur veçse një hadith i saktë në lidhje me Kursijin, ku thuhet: “Shtatë qiejt para Kursijit, nuk janë veçse si një unazë e hedhur në shkretëtirë, kurse madhësia e Arshit para Kursijit është si madhësia e asaj shkretëtirë para asaj unaze.” [Es Silsiletu es Sahiha, 109].

Shënimi 620

Mbi të gjitha krijesat e Tij me Qënien e Tij dhe me Atributet e Tij absolute.

Shënimi 621

Ky është ajeti më madhështor i Kuranit të ndershëm, më i mirë dhe më i lartë, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij prej çështjeve madhështore dhe atributeve të larta të Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye kanë ardhur hadithe të shumta që flasin për vlerën e këtij ajeti dhe që nxitin për leximin e tij në mëngjes e në mbrëmje, para fjetjes, pas çdo namazi farz, etj.

2:256

لَآ إِكْرَاهَ فِى ٱلدِّينِ ۖ قَد تَّبَيَّنَ ٱلرُّشْدُ مِنَ ٱلْغَىِّ ۚ فَمَن يَكْفُرْ بِٱلطَّـٰغُوتِ وَيُؤْمِنۢ بِٱللَّهِ فَقَدِ ٱسْتَمْسَكَ بِٱلْعُرْوَةِ ٱلْوُثْقَىٰ لَا ٱنفِصَامَ لَهَا ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ٢٥٦

Nuk ka detyrim në fe,622 sepse tashmë e drejta është dalluar nga e shtrembra. Ai që mohon djallin (tagutin)623 dhe beson Allahun, është kapur për vegjën më të fortë624, e cila nuk ka thyerje. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 622

Detyrimi në diçka bëhet për shkak se ajo urrehet nga i detyruari dhe është e dëmshme apo e zymtë për të, ndërsa feja e Allahut është e qartë, e pranueshme për mendjet e shëndosha dhe e dashur për to, për shkak se ajo është rruga e drejtë dhe siguruesja e lumturisë në të dyja botët, gjë e cila vërehet menjëherë nga ai që kërkon të udhëzohet drejt.

Shënimi 623

Tagut quhet çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, duke qenë i kënaqur me këtë adhurim që i bëhet. Shejtani është një prej tagutëve dhe koka e tyre.

Shënimi 624

Për fenë e drejtë dhe të vërtetë Islame, shtyllat e së cilës janë ngulur mirë dhe ai që kapet për të, ndiehet i sigurt dhe i vendosur në çështjet e tij.

2:257

ٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا يُخْرِجُهُم مِّنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ ۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا أَوْلِيَآؤُهُمُ ٱلطَّـٰغُوتُ يُخْرِجُونَهُم مِّنَ ٱلنُّورِ إِلَى ٱلظُّلُمَـٰتِ ۗ أُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ٢٥٧

Allahu është Mbrojtësi625 i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësirat në Dritë626. Kurse përkrahësit e atyre që nuk besojnë janë djajtë627, të cilët i nxjerrin ata nga Drita në errësirëra628. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 625

Allahu është Mbështetësi, Mbrojtësi dhe Ndihmuesi i atyre që kanë besuar, dhe ata e duan Zotin e tyre, nuk kërkojnë tjetër përveç Tij dhe nuk i bëjnë shok Atij, por duan atë që do Ai dhe urrejnë atë që urren Ai.

Shënimi 626

Nga errësirat e mosbesimit dhe idhujtarisë në dritën e besimit dhe njësimit të Allahut.

Shënimi 627

Ata që nuk besojnë kanë për zot shejtanin dhe partinë e tij, dhe i duan ata ashtu si besimtarët duan Zotin e tyre.

Shënimi 628

Errësirat e mosbesimit dhe idhujtarisë janë të shumta, njëra mbi tjetrën, ndërsa drita e besimit është një dritë e fortë dhe një rrugë e drejtë.

2:258

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِى حَآجَّ إِبْرَٰهِـۧمَ فِى رَبِّهِۦٓ أَنْ ءَاتَىٰهُ ٱللَّهُ ٱلْمُلْكَ إِذْ قَالَ إِبْرَٰهِـۧمُ رَبِّىَ ٱلَّذِى يُحْىِۦ وَيُمِيتُ قَالَ أَنَا۠ أُحْىِۦ وَأُمِيتُ ۖ قَالَ إِبْرَٰهِـۧمُ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَأْتِى بِٱلشَّمْسِ مِنَ ٱلْمَشْرِقِ فَأْتِ بِهَا مِنَ ٱلْمَغْرِبِ فَبُهِتَ ٱلَّذِى كَفَرَ ۗ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ٢٥٨

A nuk e ke parë629 atë, i cili për shkak se Allahu i kishte dhënë pushtetin630, polemizoi me Ibrahimin,631 për Zotin e tij? Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai, i Cili jep jetë dhe vdekje632” –ai ia ktheu: “Edhe unë mund të jap jetë dhe vdekje633.” Ibrahimi i tha: “Allahu e sjell Diellin nga Lindja; sille ti nga Perëndimi634!” Atëherë, mohuesi u shtang.635 Allahu nuk e udhëzon popullin e padrejtë.636

Komentimi 8 shënime

Shënimi 629

Me syrin e zemrës tënde, o Muhamed. D.m.th: A nuk ke dijeni? Apo: A ke parë të atillë?!

Shënimi 630

Thuhet se ai ka qenë mbreti Nemrud, dhe thuhet gjithashtu se ai ka qenë mbreti i parë në Tokë.

Shënimi 631

Me pejgamberin Ibrahim (alejhi selam).

Shënimi 632

Allahu është Ai i Cili e ka në dorë jetën dhe vdekjen, sepse Allahu është Krijuesi dhe në dorë të tij janë shpirtrat e njerëzve.

Shënimi 633

Ka për qëllim se vret kë të dojë dhe lë gjallë kë të dojë prej atyre që ka nën pushtet. Por, a është kjo përgjigje në vendin e duhur? A është jeta që jep Allahu, si ajo që pretendon se e jep ky mbret tiran? Nëse ky lë dikë në jetë, e lë atë në jetën që i ka dhënë Allahu dhe nëse e vret, e vret me lejen e Allahut dhe shpirtin e tij e merr Allahu.

Shënimi 634

Po qe se je vërtet zot, siç pretendon.

Shënimi 635

Iu rrëzua prova dhe u përgënjeshtrua në pretendimin se ishte zot. Kështu është gjithnjë përfundimi i atij që kërkon të luftojë të vërtetën dhe t’i bëjë ballë asaj; ata munden dhe humbin shumë shpejt.

Shënimi 636

Por e lë atë në mosbesimin dhe në humbjen e tij, në rrugën që vetë e ka zgjedhur, sepse po të kishte qenë qëllimi i tij kërkimi i të vërtetës dhe i udhëzimit, Allahu do i udhëzonte drejt saj dhe do ia lehtësonte rrugët që të çojnë tek ajo.

2:259

أَوْ كَٱلَّذِى مَرَّ عَلَىٰ قَرْيَةٍۢ وَهِىَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىٰ يُحْىِۦ هَـٰذِهِ ٱللَّهُ بَعْدَ مَوْتِهَا ۖ فَأَمَاتَهُ ٱللَّهُ مِائَةَ عَامٍۢ ثُمَّ بَعَثَهُۥ ۖ قَالَ كَمْ لَبِثْتَ ۖ قَالَ لَبِثْتُ يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍۢ ۖ قَالَ بَل لَّبِثْتَ مِائَةَ عَامٍۢ فَٱنظُرْ إِلَىٰ طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمْ يَتَسَنَّهْ ۖ وَٱنظُرْ إِلَىٰ حِمَارِكَ وَلِنَجْعَلَكَ ءَايَةًۭ لِّلنَّاسِ ۖ وَٱنظُرْ إِلَى ٱلْعِظَامِ كَيْفَ نُنشِزُهَا ثُمَّ نَكْسُوهَا لَحْمًۭا ۚ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥ قَالَ أَعْلَمُ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ٢٥٩

Apo (a ke parë) si ai, i cili kaloi pranë një qyteti të zbrazët e të rrënuar dhe tha: “Si mund ta kthejë Allahu në jetë këtë qytet, pas vdekjes së tij?!637 Atëherë, Allahu e vdiq atë për njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa kohë ke qëndruar (i vdekur)?” Ai u përgjigj: “Kam qëndruar një ditë, ose një pjesë të ditës.” Ai i tha: “Jo! Por ke qëndruar njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde, të pandryshuara638! Shikoje gomarin tënd!639 (I bëjmë këto) Që të bëjmë ty argument për njerëzit.640 Shikoji eshtrat641 se si i bashkojmë e pastaj i veshim me mish!” Kur atij iu bë e qartë642, tha: “Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për gjithçka.”

Komentimi 6 shënime

Shënimi 637

E tha këtë duke dyshuar në fuqinë e Allahut për ringjalljen e njerëzve.

Shënimi 638

Të paprishura edhe pse kishin kaluar njëqind vjet.

Shënimi 639

I cili kishte ngordhur me kohë, ishte tretur dhe eshtrat i ishin shpërndarë.

Shënimi 640

Që ti të jesh argument i gjallë dhe i prekshëm për të treguar fuqinë e Allahut dhe se si Ai i ringjall të vdekurit prej varreve të tyre, me qëllim që të vërtetohet saktësia e asaj që kanë njoftuar pejgamberët.

Shënimi 641

E vetë atij dhe të gomarit të tij.

Shënimi 642

Ajo që mohonte apo dyshonte prej fuqisë së Allahut për ringjalljen e të vdekurve.

2:260

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِـۧمُ رَبِّ أَرِنِى كَيْفَ تُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ ۖ قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِن ۖ قَالَ بَلَىٰ وَلَـٰكِن لِّيَطْمَئِن قَلْبِى ۖ قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةًۭ مِّنَ ٱلطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ ٱجْعَلْ عَلَىٰ كُلِّ جَبَلٍۢ مِّنْهُنَّ جُزْءًۭا ثُمَّ ٱدْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْيًۭا ۚ وَٱعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌۭ ٢٦٠

(Kujto) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Më trego643 si i ngjall të vdekurit!” – Ai i tha: “A nuk beson?” –“Po!” –tha ai, “por që të më qetësohet zemra.”644 Ai i tha: “Merr katër zogj, shtrëngoji pranë vetes,645 (copëtoji)646, pastaj vendos nga një pjesë prej tyre në çdo kodër, pastaj thirri, dhe ata do të vijnë tek ti me të shpejtë.647 Dhe, dije se Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.”648

Komentimi 6 shënime

Shënimi 643

Që ta shoh me sytë e mi.

Shënimi 644

Të bindem plotësisht dhe të mos mbesë në zemrën time asnjë grimcë dyshimi nga e cila mund të futet shejtani për të bërë cytje. Ibrahimi (alejhi selam) ishte gjithnjë në kërkim të provave bindëse me të cilat i shtohej besimi dhe i plotësohej bindja.

Shënimi 645

Që të sigurohesh që janë gjallë dhe t’i shohësh me sytë e tu.

Shënimi 646

Fjala “copëtoji” nënkuptohet nga konteksti. Ibrahimi u urdhërua që t’i copëtonte ata zogj, pastaj t’i përziente copat e tyre të gjitha së bashku.

Shënimi 647

Do të ngjallen plotësisht dhe do të fluturojnë shpejt për tek ti. Ibrahimi e bëri këtë gjë dhe arriti atë që donte, dhe kjo është prej mbretërisë së qiejve e të tokës që Allahu i ka treguar Ibrahimit (alejhi selam), me qëllim që ai të ishte prej të bindurve plotësisht. Si thuhet në ajetin 75 të sures El En’am.

Shënimi 648

Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe Ai e vepron me Urtësinë e Tij.

2:261

مَّثَلُ ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنۢبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِى كُلِّ سُنۢبُلَةٍۢ مِّائَةُ حَبَّةٍۢ ۗ وَٱللَّهُ يُضَـٰعِفُ لِمَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ ٢٦١

Shembulli i atyre, që i shpenzojnë pasuritë në Rrugë të Allahut, është si një farë nga e cila dalin shtatë kallinj, në çdo kalli ka njëqind fara. E, Allahu i shumëfishon kujt të dojë.649 Allahu është Mirëbërës i Madh, i Gjithëdijshëm.650

Komentimi 2 shënime

Shënimi 649

Lëmoshën që jep në rrugë të hajrit për Hir të Allahut dhe të gjitha veprat e mira, deri në shtatëqind fish, siç shëmbëllehet me shtatë kallinjtë ku në secilin kalli ka njëqind fara, dhe kjo është në varësi të gjendjes së shpenzuesit dhe sinqeritetit te tij. Ky shembull që sjell Allahu është përfytyrim i mënyrës se si Allahu i shumëfishon veprat e mira në shpërblim, e padyshim se Allahu është Bamirësi më i madh, mirësia e të cilit është e pafundme dhe e pashtershme.

Shënimi 650

Di se kujt i bën bamirësi, dhe di çdo gjë.

2:262

ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ لَا يُتْبِعُونَ مَآ أَنفَقُوا مَنًّۭا وَلَآ أَذًۭى ۙ لَّهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ٢٦٢

Ata, të cilët i shpenzojnë pasuritë e tyre në Rrugë të Allahut651, pastaj nuk e përcjellin atë që shpenzojnë me përmendje652 dhe as me fyerje, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre, për ta nuk ka as frikë, as nuk do të pikëllohen.653

Komentimi 3 shënime

Shënimi 651

Në xhihad dhe në të gjitha rrugët e hajrit.

Shënimi 652

Duke ja kujtuar atë atij që ia japin, qoftë me fjalë apo me zemër në veten e tyre, sepse kjo është mburrje dhe tregon se ai nuk ka pasur për qëllim arritjen e kënaqësisë së Allahut, por ndonjë përfitim dynjaje.

Shënimi 653

Kur të shkojnë tek Allahu i Madhëruar dhe të ndahen nga kjo botë, ata nuk do të kenë frikë për të ardhmen dhe as nuk do të pikëllohen e mërziten për të kaluarën që lënë pas në dynja.

2:263

۞ قَوْلٌۭ مَّعْرُوفٌۭ وَمَغْفِرَةٌ خَيْرٌۭ مِّن صَدَقَةٍۢ يَتْبَعُهَآ أَذًۭى ۗ وَٱللَّهُ غَنِىٌّ حَلِيمٌۭ ٢٦٣

Një fjalë e mirë dhe një falje654 është më e mirë se një lëmoshë që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetëmjaftueshëm655, i Butë656.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 654

E atij që të hyn në hak për diçka.

Shënimi 655

Që nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij, por krijesat kanë nevojë për Të dhe mirësinë e Tij.

Shënimi 656

Nuk e shpejton zbritjen e ndëshkimit të merituar, por afatizon se ndoshta njeriu mendon dhe bën kthesë pasi t’i shohë argumentet e Allahut.

2:264

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تُبْطِلُوا صَدَقَـٰتِكُم بِٱلْمَنِّ وَٱلْأَذَىٰ كَٱلَّذِى يُنفِقُ مَالَهُۥ رِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ ۖ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ صَفْوَانٍ عَلَيْهِ تُرَابٌۭ فَأَصَابَهُۥ وَابِلٌۭ فَتَرَكَهُۥ صَلْدًۭا ۖ لَّا يَقْدِرُونَ عَلَىٰ شَىْءٍۢ مِّمَّا كَسَبُوا ۗ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٢٦٤

O besimtarë! Mos i çoni dëm657 lëmoshat tuaja me përmendje të tyre dhe me fyerje, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës, dhe nuk e beson Allahun dhe Ditën e fundit. Shembulli i këtij, është si ai guri i lëmuar e i mbuluar me dhe, mbi të cilin bie një shi i rrëmbyer dhe e lë të zhveshur.658 Ata nuk do të mund të arrijnë asnjë dobi nga veprat që kanë bërë.659 Allahu nuk e udhëzon popullin mohues.660

Komentimi 4 shënime

Shënimi 657

Mos ua humbni shpërblimin tek Allahu, me veprën tuaj.

Shënimi 658

Kur guri është i mbuluar me dhe, bujku kujton se aty ka tokë pjellore, por kur bie shi i rrëmbyer dhe e zbulon gurin, del në pah e vërteta. Kështu edhe ai që shpenzon sa për sy e faqe të njerëzve, të cilët kujtojnë se ai është njeri i mirë dhe shpenzon për hir të Allahut, por shumë shpejt ai nxjerr në pah atë që fsheh brenda vetes së tij, duke ua kujtuar atyre lëmoshën që u ka dhënë dhe të mirat që u ka bërë, dhe duke i ofenduar ata me fjalë e vepra fyese.

Shënimi 659

Sepse nuk i kanë bërë ato vepra duke shpresuar shpërblimin e Allahut në ditën e gjykimit, por për sy të njerëzve dhe për lëvdatat e tyre.

Shënimi 660

Nuk i udhëzon në rrugën e drejtë, por i largon zemrat e tyre nga udhëzimi, ashtu si u larguan ata nga adhurimi i Tij në adhurimin e krijesave si vetë ata.

2:265

وَمَثَلُ ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُمُ ٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِ ٱللَّهِ وَتَثْبِيتًۭا مِّنْ أَنفُسِهِمْ كَمَثَلِ جَنَّةٍۭ بِرَبْوَةٍ أَصَابَهَا وَابِلٌۭ فَـَٔاتَتْ أُكُلَهَا ضِعْفَيْنِ فَإِن لَّمْ يُصِبْهَا وَابِلٌۭ فَطَلٌّۭ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ٢٦٥

Kurse shembulli i atyre që i shpenzojnë pasuritë661 për të fituar kënaqësinë e Allahut, me vendosmëri nga vetja e tyre, është si një kopsht në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm dhe ai i jep frytet dyfish.662 Edhe nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton.663 Allahu sheh çfarëdo që veproni ju.664

Komentimi 4 shënime

Shënimi 661

Shpenzojnë nga pasuria e tyre për xhihadin dhe për nevojtarët, në rrugët e ndryshme të bamirësisë.

Shënimi 662

Për shkak të plotësimit të kushteve të përshtatshme për këtë, si dielli që e kap kopshtin gjatë gjithë ditës sepse gjendet në rrafshnaltë dhe shiu i dobishëm për të.

Shënimi 663

Sepse ajo tokë është pjellore. Kështu është edhe shembulli i atij që shpenzon në rrugë të Allahut, secili sipas mundësisë që ka, sepse në çdo rast ka për ta marrë shpërblimin shumëfish.

Shënimi 664

Dhe e di në hollësi veprën e secilit dhe qëllimin e tij, dhe sipas këtyre jep edhe shpërblimin në mënyrën më të plotë e më të mirë.

2:266

أَيَوَدُّ أَحَدُكُمْ أَن تَكُونَ لَهُۥ جَنَّةٌۭ مِّن نَّخِيلٍۢ وَأَعْنَابٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ لَهُۥ فِيهَا مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ وَأَصَابَهُ ٱلْكِبَرُ وَلَهُۥ ذُرِّيَّةٌۭ ضُعَفَآءُ فَأَصَابَهَآ إِعْصَارٌۭ فِيهِ نَارٌۭ فَٱحْتَرَقَتْ ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلْـَٔايَـٰتِ لَعَلَّكُمْ تَتَفَكَّرُونَ ٢٦٦

A do të dëshironte ndokush nga ju, që të kishte një kopsht me palma hurmash e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj, dhe të kishte në të nga të gjitha frytet, ndërsa këtë ta zinte pleqëria dhe të kishte pasardhës të dobët665, dhe atë (kopsht) ta kapte një stuhi me zjarr e ai të digjej?! Kështu jua sqaron Allahu provat e Tij, me qëllim që të mendoheni.666

Komentimi 2 shënime

Shënimi 665

Fëmijë të mitur e të pambrojtur, të cilët nuk e ndihmojnë dot atë, por janë barrë për të.

Shënimi 666

Ky shembull jepet për atë që vepron një vepër për hir të Allahut, qoftë dhënie lëmoshe apo diçka tjetër, pastaj vepron vepra që e prishin atë të mirë që ka bërë. Ky është paralajmërim për besimtarët që të kenë kujdes dhe të jenë të qëndrueshëm në besimin dhe në veprat e tyre, dhe të mos i prishin ato me vepra të këqia e me hipokrizi, sepse përndryshe do të humbin gjithçka në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe do të humbin lidhjen me Zotin e tyre.

2:267

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا أَنفِقُوا مِن طَيِّبَـٰتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّآ أَخْرَجْنَا لَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ ۖ وَلَا تَيَمَّمُوا ٱلْخَبِيثَ مِنْهُ تُنفِقُونَ وَلَسْتُم بِـَٔاخِذِيهِ إِلَّآ أَن تُغْمِضُوا فِيهِ ۚ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ حَمِيدٌ ٢٦٧

O besimtarë!667 Jepni nga të mirat që keni fituar668 dhe nga ato që Ne jua nxjerrim nga Toka669, dhe mos synoni të jepni më të keqen e pasurisë suaj, të cilën ju vetë nuk do ta pranonit670 veçse symbyllur671! Dijeni se, Allahu është i Vetëmjaftueshëm672, i Lavdërueshëm673.

Komentimi 7 shënime

Shënimi 667

Që keni besuar Allahun dhe gjithçka që ka ardhur nga Ai.

Shënimi 668

Me djersën tuaj dhe që e keni fituar me hallall.

Shënimi 669

Prej bimëve dhe frutave që prodhohen në tokë, për të cilat zekati është bërë i detyrueshëm. Ashtu si ua ka lehtësuar marrjen e prodhimeve të tokës, edhe ju jepni zekatin e atyre prodhimeve në shenjë falënderimi ndaj Allahut.

Shënimi 670

Nuk do ta pranonit nga borxhlinjtë tuaj që kanë për t’u kthyer borxhin, dhe nga askush që ju detyrohet.

Shënimi 671

Duke bërë lëshim dhe duke zbritur nga e drejta juaj.

Shënimi 672

Nuk ka nevojë për asgjë dhe as për lëmoshën tuaj, dobia e të cilës ju kthehet vetë juve, por ju keni nevojë për Allahun dhe mirësitë e Tij.

Shënimi 673

Nga krijesat e Tij për mirësitë që u ka dhënë. I Vetmi që meriton të lavdërohet.

2:268

ٱلشَّيْطَـٰنُ يَعِدُكُمُ ٱلْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُم بِٱلْفَحْشَآءِ ۖ وَٱللَّهُ يَعِدُكُم مَّغْفِرَةًۭ مِّنْهُ وَفَضْلًۭا ۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌۭ ٢٦٨

Djalli ju kërcënon me varfëri674 dhe ju urdhëron për vepra të pamoralshme675, kurse Allahu ju premton falje nga Ai dhe mirësi676. Allahu është Mirëbërës i madh, i Gjithëdijshëm677.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 674

Ju frikëson me varfëri nga dhënia e zekatit dhe lëmoshës, edhe pse e vërteta është se lëmosha e pastron pasurinë, i jep bereqet asaj dhe e kultivon atë.

Shënimi 675

Me gjynahe dhe lënie të bindjes ndaj Allahut.

Shënimi 676

Pasuri dhe mirësi të pafundme, në këtë botë dhe në botën tjetër.

Shënimi 677

Di gjithçka në hollësi për lëmoshat tuaja dhe ua regjistron ato për t’ju shpërblyer me to kur të shkoni tek Ai.

2:269

يُؤْتِى ٱلْحِكْمَةَ مَن يَشَآءُ ۚ وَمَن يُؤْتَ ٱلْحِكْمَةَ فَقَدْ أُوتِىَ خَيْرًۭا كَثِيرًۭا ۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُولُوا ٱلْأَلْبَـٰبِ ٢٦٩

Ai ia jep urtësinë678 kujt të dojë, dhe cilitdo që i jepet urtësia, vërtet, i është dhënë mirësi e madhe679. Por, prej këtyre680 nuk marrin mësim, veçse njerëzit që kanë mendje.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 678

Dijen e dobishme dhe veprën e mirë , njohjen e fshehtësive të legjislacionit Islam dhe urtësitë e tyre.

Shënimi 679

Arritja e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Shënimi 680

Këshillave me të cilat Allahu ka këshilluar në këto ajete.

2:270

وَمَآ أَنفَقْتُم مِّن نَّفَقَةٍ أَوْ نَذَرْتُم مِّن نَّذْرٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُهُۥ ۗ وَمَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ ٢٧٠

Çfarëdo shpenzimi që të jepni dhe çdo zotim që të merrni, nuk ka dyshim se Allahu e di mirë atë! E, të padrejtët681 nuk do të kenë ndihmues.682

Komentimi 2 shënime

Shënimi 681

Ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes me vendosjen e gjërave jo në vendin që u takon; duke e dhënë lëmoshën për sy të njerëzve dhe duke i marrë zotimet për shejtanin dhe në bindje ndaj tij.

Shënimi 682

Që t’i ndihmojë dhe t’i mbrojë nga Allahu dhe ndëshkimi i Tij në ditën e Kiametit.

2:271

إِن تُبْدُوا ٱلصَّدَقَـٰتِ فَنِعِمَّا هِىَ ۖ وَإِن تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا ٱلْفُقَرَآءَ فَهُوَ خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۚ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّـَٔاتِكُمْ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌۭ٢٧١

Që t’i jepni lëmoshat haptazi,683 është gjë e mirë, por që t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, kjo është më e mirë684 dhe Allahu ju shlyen disa prej gjynaheve tuaja685. Allahu njeh mirë çdo vepër që veproni.686

Komentimi 4 shënime

Shënimi 683

Duke qenë se i jepni për hir të Allahut.

Shënimi 684

Dhënia e lëmoshës vullnetare fshehurazi njerëzve është më e mirë se dhënia e saj haptazi, kurse dhënia e lëmoshës së detyruar (zekatit) haptazi është më e mirë se dhënia e tij fshehurazi.

Shënimi 685

Me dhënien e lëmoshës fshehurazi, Allahu u fshin dhe u fal çfarë dhe sa të dojë Ai prej gjynaheve tuaja.

Shënimi 686

Në lidhje me lëmoshat tuaja, prej dhënies së tyre haptazi apo fshehurazi, si dhe të gjitha veprat tuaja. Allahu di çfarë fshihni në gjokse, i di qëllimet tuaja, dhe sipas veprave tuaja ua jep shpërblimin.

2:272

۞ لَّيْسَ عَلَيْكَ هُدَىٰهُمْ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهْدِى مَن يَشَآءُ ۗ وَمَا تُنفِقُوا مِنْ خَيْرٍۢ فَلِأَنفُسِكُمْ ۚ وَمَا تُنفِقُونَ إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ ٱللَّهِ ۚ وَمَا تُنفِقُوا مِنْ خَيْرٍۢ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنتُمْ لَا تُظْلَمُونَ ٢٧٢

Ti (Muhamed) nuk e ke detyrë udhëzimin e tyre,687 por është Allahu Ai, i Cili udhëzon kë të dojë në Rrugën e Drejtë.688 Çfarëdo të mire që të jepni689, e keni për veten tuaj, dhe ju nuk jepni veçse për Hir të Allahut.690 Çfarëdo të mire që të jepni, do t’ju kthehet e plotë691 dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.692

Komentimi 6 shënime

Shënimi 687

Por detyra jote është vetëm komunikimi i qartë, kurse udhëzimi është në Dorë të Allahut.

Shënimi 688

Prandaj, ti Muhamed, mos ua ndalo lëmoshat jomuslimanëve duke i kushtëzuar atyre që të hyjnë në Islam pastaj t’u jepet nga lëmosha e muslimanëve, sepse ti nuk ke në dorë udhëzimin e tyre, por detyra jote është komunikimi.

Shënimi 689

Sado që të jepni, shumë apo pak, dhe kujtdo që t’ia jepni, muslimanit apo jomuslimanit.

Shënimi 690

Ky është njoftim nga Allahu se lëmoshat e dhëna nga besimtarët me besimin e tyre janë për hir të Allahut, sepse besimi i tyre i ndalon ata nga qëllimet e ulëta dhe u imponon sinqeritet për Allahun.

Shënimi 691

Në ditën e Kiametit do të merrni shpërblimet për veprat tuaja.

Shënimi 692

Nuk u pakësohen veprat e mira që keni bërë dhe as nuk u shtohen të këqiat, as sa grimca.

2:273

لِلْفُقَرَآءِ ٱلَّذِينَ أُحْصِرُوا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًۭا فِى ٱلْأَرْضِ يَحْسَبُهُمُ ٱلْجَاهِلُ أَغْنِيَآءَ مِنَ ٱلتَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُم بِسِيمَـٰهُمْ لَا يَسْـَٔلُونَ ٱلنَّاسَ إِلْحَافًۭا ۗ وَمَا تُنفِقُوا مِنْ خَيْرٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌ ٢٧٣

Ajo (që jepni) u takon të varfërve,693 të cilët janë bllokuar në Rrugë të Allahut694 dhe nuk kanë mundësi të enden nëpër Tokë.695 Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të pasur, për shkak se nuk kërkojnë.696 Por ata i dallon nga çehrja e fytyrës.697 Nuk i kërkojnë njerëzve duke i bezdisur ata.698 Çfarëdo të mire që të jepni, Allahu e di shumë mirë atë.

Komentimi 6 shënime

Shënimi 693

Lëmoshat u takojnë të varfërve.

Shënimi 694

Në xhihad apo në shërbim të fesë në përgjithësi.

Shënimi 695

Për tregti e për të siguruar jetesën.

Shënimi 696

Kjo tregon për durimin e tyre të sinqertë dhe dëlirësinë e tyre.

Shënimi 697

Gjë të cilën nuk e vëren ai që nuk i njeh, nëse nuk ka mendjemprehtësi për t’i dalluar.

Shënimi 698

Edhe nëse detyrohen të kërkojnë, nuk këmbëngulin në të kërkuar. Këta janë njerëzit që meritojnë më së shumti të marrin lëmoshë.

2:274

ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَٰلَهُم بِٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ سِرًّۭا وَعَلَانِيَةًۭ فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ٢٧٤

Ata, të cilët i japin pasuritë e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre, për ta nuk do të ketë as frikë, as nuk do të pikëllohen.699

Komentimi 1 shënim

Shënimi 699

Kur të shkojnë tek Allahu i Madhëruar dhe të ndahen nga kjo botë, ata nuk do të kenë frikë për të ardhmen dhe as nuk do të pikëllohen e mërziten për të kaluarën që lënë pas në dynja.

2:275

ٱلَّذِينَ يَأْكُلُونَ ٱلرِّبَوٰا لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ ٱلَّذِى يَتَخَبَّطُهُ ٱلشَّيْطَـٰنُ مِنَ ٱلْمَسِّ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوٓا إِنَّمَا ٱلْبَيْعُ مِثْلُ ٱلرِّبَوٰا ۗ وَأَحَلَّ ٱللَّهُ ٱلْبَيْعَ وَحَرَّمَ ٱلرِّبَوٰا ۚ فَمَن جَآءَهُۥ مَوْعِظَةٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ فَٱنتَهَىٰ فَلَهُۥ مَا سَلَفَ وَأَمْرُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ ۖ وَمَنْ عَادَ فَأُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ ٢٧٥

Ata që hanë kamatën700, nuk ngrihen701 ndryshe, veçse ashtu si ai, që djalli e ka çmendur me prekjen e vet. Kjo, sepse ata thonë se tregtia është njësoj si kamata, por Allahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën.702 Prandaj, atij të cilit i vjen këshillë nga Zoti i tij703 dhe i jep fund (kamatës), ajo që ka kaluar është e tij704, dhe çështja e tij është tek Allahu.705 Ndërsa ata që kthehen sërish706, ata janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.707

Komentimi 8 shënime

Shënimi 700

Ata që punojnë me kamatë, që e marrin dhe e japin atë.

Shënimi 701

Nga varret e tyre në ditën e ringjalljes.

Shënimi 702

Shtesa që vjen nga kamata nuk është njësoj si shtesa që vjen nga tregtia, por mes tyre ka dallim të madh, sepse e para është padrejtësi, ndërsa e dyta e fituar me punë dhe djersë.

Shënimi 703

Përkujtimi dhe paralajmërimi që përmendet në ajetet e Kuranit në lidhje me pasojat e kamatës dhe përfundimin e praktikuesit të saj.

Shënimi 704

Kamata që ka ngrënë dhe ka praktikuar para se t’i vijë këshilla, është në favor të tij dhe ai nuk do të merret në llogari për të, si shpërblim për pranimin e këshillës që i erdhi dhe dhënies fund kamatës.

Shënimi 705

Shpërblimi i tij është tek Allahu, si dhe e ardhmja e tij është në Dorë të Allahut, i Cili nëse do e ruan atë nga rënia përsëri në kamatë dhe nëse do, e lë atë që të bierë përsëri në kamatë.

Shënimi 706

Që i kthehen praktikimit të kamatës dhe nuk u bën dobi këshilla, por vazhdojnë me këmbëngulje të praktikojnë kamatën.

Shënimi 707

Fjala më e saktë e dijetarëve në lidhje me komentimin e ajeteve ku përmendet kërcënimi me qëndrim të përjetshëm në zjarr të atyre që veprojnë gjynahe të mëdha, siç është ngrënia e kamatës, vrasja e një besimtari pa të drejtë, etj, është të thuhet se këto vepra për të cilat Allahu ka caktuar përjetësi në zjarr, ato meritojnë atë dënim dhe se ai është dënimi i caktuar për to sikur të mos kishte ndonjë arsye tjetër që e pengon këtë dënim dhe e anullon atë. Por arsyeaja dhe pengesa ekziston. Ajo është njësimi i Allahut dhe besimi, dy gjëra të cilat pengojnë që poseduesi i tyre të qëndrojë përgjithmonë në zjarrin e xhehenemit. Tekste nga Kurani dhe Suneti, si dhe unanimi i të parëve të ymetit musliman, pohojnë dhe vërtetojnë këtë gjë. Sikur njeriu të mos ishte njësues i Allahut dhe larg shokvëies së Tij, vepra e tij e keqe do ta fuste në zjarr atë, pa e hedhur vështrimin te mosbesimi i tij, e si do të ishte puna e tij kur i bashkon edhe mosbesimin edhe veprat e këqija?! [Seadi].

2:276

يَمْحَقُ ٱللَّهُ ٱلرِّبَوٰا وَيُرْبِى ٱلصَّدَقَـٰتِ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ كَفَّارٍ أَثِيمٍ ٢٧٦

Allahu e çrrënjos kamatën708 dhe i kultivon lëmoshat.709 Allahu nuk i do ata që janë mohues710, mëkatarë711.

Komentimi 4 shënime

Shënimi 708

E zhduk atë nga rrënjët dhe ia heq bereqetin, për të qenë shkak për katastrofa dhe kriza ekonomike.

Shënimi 709

E shton pasurinë e atij që jep lëmoshë dhe i jep bereqet në pasurinë e tij, si dhe shpërblim të shumëfishtë në botën tjetër.

Shënimi 710

Mohues të Allahut dhe të mirësive të Tij, lejues të ngrënies së kamatës dhe dhënies së saj.

Shënimi 711

Insistues në gjynah, në atë që Allahu ia ka ndaluar prej ngrënies së kamatës dhe të gjitha haramet e tjera, dhe mosdëgjues i këshillës dhe mospërfitim prej saj.

2:277

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَأَقَامُوا ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا ٱلزَّكَوٰةَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ٢٧٧

Vërtet, ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, që kryejnë namazin dhe japin zekatin, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre, për ta nuk do të ketë as frikë, as nuk do të pikëllohen.

2:278

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَذَرُوا مَا بَقِىَ مِنَ ٱلرِّبَوٰٓا إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ٢٧٨

O besimtarë! Kini frikë Allahun dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur prej kamatës712, nëse vërtet jeni besimtarë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 712

Mos e kërkoni pjesën e mbetur pa marrë nga shtesa e vendosur mbi kapitalin tuaj fillestar, por hiqni dorë nga kamata në çast dhe përgjithmonë.

2:279

فَإِن لَّمْ تَفْعَلُوا فَأْذَنُوا بِحَرْبٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ۖ وَإِن تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُءُوسُ أَمْوَٰلِكُمْ لَا تَظْلِمُونَ وَلَا تُظْلَمُونَ ٢٧٩

Nëse nuk e bëni këtë713, atëherë ju është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij.714 E nëse pendoheni715, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, as nuk dëmtoni, as nuk dëmtoheni.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 713

Nëse nuk hiqni dorë menjëherë nga kamata.

Shënimi 714

Kush nuk heq dorë nga kamata, le ta dijë se ai është në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, deri sa të heqë dorë nga ajo. E ku ka fuqi ai të luftojë të Plotfuqishmin e Urtë, i Cili e afatizon të padrejtin por nuk e harron atë, dhe kur e ndëshkon, e ndëshkon me ndëshkimin e të Plotuqishmit, të Fortit.

Shënimi 715

Ktheheni të penduar tek Allahu dhe hiqni dorë nga praktikimi i kamatës.

2:280

وَإِن كَانَ ذُو عُسْرَةٍۢ فَنَظِرَةٌ إِلَىٰ مَيْسَرَةٍۢ ۚ وَأَن تَصَدَّقُوا خَيْرٌۭ لَّكُمْ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ٢٨٠

Nëse ai (borxhliu) është ngushtë, shtyjani afatin, derisa t’i lehtësohet gjendja.716 Por, që të jepni lëmoshë717, është më mirë për ju, veç sikur ta dinit.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 716

Derisa Allahu t’i japë pasuri dhe të ketë mundësi të shlyejë borxhin,pa kamatë.

Shënimi 717

Që t’ia falni borxhliut borxhin apo një pjesë të tij.

2:281

وَٱتَّقُوا يَوْمًۭا تُرْجَعُونَ فِيهِ إِلَى ٱللَّهِ ۖ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ٢٨١

Dhe ruajuni asaj Dite, që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i shlyhet ajo që ka fituar,718 dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.719

Komentimi 2 shënime

Shënimi 718

Çdokush do të marrë shpërblimin sipas veprave të tij, të mira e të këqia.

Shënimi 719

Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, as sa grimca. Thuhet se ky është ajeti i fundit që ka zbritur nga Kurani, dhe ai ka ardhur në mbyllje të këtyre rregullave, urdhrave e ndalesave, sepse ai përmban premtim për kryerjen e të mirave dhe kërcënim për kryerjen e të këqiave, dhe se kush e di se ka për t’u kthyer tek Allahu dhe ka për t’u shpërblyer për veprat e tij të vogla e të mëdha, dhe se Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca, këto i shkaktojnë atij frikë dhe shpresë; kështu që largohet nga të këqiat dhe kryen të mira.

2:282

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا إِذَا تَدَايَنتُم بِدَيْنٍ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى فَٱكْتُبُوهُ ۚ وَلْيَكْتُب بَّيْنَكُمْ كَاتِبٌۢ بِٱلْعَدْلِ ۚ وَلَا يَأْبَ كَاتِبٌ أَن يَكْتُبَ كَمَا عَلَّمَهُ ٱللَّهُ ۚ فَلْيَكْتُبْ وَلْيُمْلِلِ ٱلَّذِى عَلَيْهِ ٱلْحَقُّ وَلْيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥ وَلَا يَبْخَسْ مِنْهُ شَيْـًۭٔا ۚ فَإِن كَانَ ٱلَّذِى عَلَيْهِ ٱلْحَقُّ سَفِيهًا أَوْ ضَعِيفًا أَوْ لَا يَسْتَطِيعُ أَن يُمِلَّ هُوَ فَلْيُمْلِلْ وَلِيُّهُۥ بِٱلْعَدْلِ ۚ وَٱسْتَشْهِدُوا شَهِيدَيْنِ مِن رِّجَالِكُمْ ۖ فَإِن لَّمْ يَكُونَا رَجُلَيْنِ فَرَجُلٌۭ وَٱمْرَأَتَانِ مِمَّن تَرْضَوْنَ مِنَ ٱلشُّهَدَآءِ أَن تَضِلَّ إِحْدَىٰهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحْدَىٰهُمَا ٱلْأُخْرَىٰ ۚ وَلَا يَأْبَ ٱلشُّهَدَآءُ إِذَا مَا دُعُوا ۚ وَلَا تَسْـَٔمُوٓا أَن تَكْتُبُوهُ صَغِيرًا أَوْ كَبِيرًا إِلَىٰٓ أَجَلِهِۦ ۚ ذَٰلِكُمْ أَقْسَطُ عِندَ ٱللَّهِ وَأَقْوَمُ لِلشَّهَـٰدَةِ وَأَدْنَىٰٓ أَلَّا تَرْتَابُوٓا ۖ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَـٰرَةً حَاضِرَةًۭ تُدِيرُونَهَا بَيْنَكُمْ فَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَلَّا تَكْتُبُوهَا ۗ وَأَشْهِدُوٓا إِذَا تَبَايَعْتُمْ ۚ وَلَا يُضَآرَّ كَاتِبٌۭ وَلَا شَهِيدٌۭ ۚ وَإِن تَفْعَلُوا فَإِنَّهُۥ فُسُوقٌۢ بِكُمْ ۗ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ ۖ وَيُعَلِّمُكُمُ ٱللَّهُ ۗ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ ٢٨٢

O besimtarë!720 Kur të lidhni kontratë borxhi721 mes njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë, dhe shkruesi juaj të shkruajë me drejtësi. Asnjë shkrues të mos refuzojë që të shkruajë ashtu si e ka mësuar Allahu. Ai të shkruajë, kurse ai që merr borxhin të diktojë,722 dhe të ketë frikë Allahun,723 Zotin e vet, e të mos lërë mangët asgjë nga borxhi! Në qoftë se borxhliu është mendjelehtë, ose i dobët (i mitur), ose që nuk mund të diktojë, atëherë të diktojë kujdestari i tij, me drejtësi. Dhe, merrni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e nëse nuk gjeni dy burra, atëherë një burrë dhe dy gra, prej atyre që i pëlqeni për dëshmitarë;724 në mënyrë që nëse njëra nga dy gratë harron, t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kurdo që të thirren (për të dëshmuar)725. Mos përtoni ta shënoni atë (borxhin), qoftë i vogël apo i madh, bashkë me afatin e shlyerjes së tij, sepse kjo është më e drejtë tek Allahu, më e saktë për dëshminë dhe më pranë të mosdyshuarit nga ju. Përveç nëse bëhet fjalë për tregti të çastit që bëni me njëri-tjetrin, në këtë rast nuk keni ndonjë gjynah nëse nuk e shënoni atë, por kur lidhni kontrata tregtie, merrni dëshmitar; dhe as shkruesi, as dëshmitari të mos dëmtojnë.726 Nëse e bëni këtë, kjo është shthurje nga ana juaj. Dhe, kini frikë Allahun, e Allahu do t’ju mësojë.727 Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.728

Komentimi 9 shënime

Shënimi 720

Ky është ajeti i borxhit dhe ai është ajeti më i gjatë në Kuran. Në këtë ajet përmenden rregulla madhështore që lidhen me të gjitha llojet e borxheve, siç është shitblerja me borxh, në tregtinë e quajtur “Es Selem”, etj. Prej rregullave të këtyre kontratave që përmbajnë borxh, është përcaktimi i afatit, i sasisë së mallit, i çmimit, i cilësisë. Po kështu shkruajtja e këtyre kontratave sillet mes detyrueshmërisë dhe preferencës, në kundërshtim mes dijetarëve për këtë, por në çdo rast shkruajtja e saj është më e paqshme dhe më larg konflikteve të mundshme.

Shënimi 721

Kur të shisni me borxh, ose të blini me borxh, ose të jepni apo të merrni borxh.

Shënimi 722

Diktimi i përmbajtjes së kontratës duhet të bëhet nga ai që merr borxhin, sepse ai pranon një detyrim të caktuar ndaj dikujt tjetër.

Shënimi 723

Ai që dikton, borxhliu, t’i frikësohet dënimit të Allahut nëse shënon diçka mangut nga borxhi që merr.

Shënimi 724

Që janë të drejtë dhe ju e pëlqeni fenë dhe sjelljen e tyre.

Shënimi 725

Dëshmitarët e kanë detyrim paraqitjen për të dëshmuar, përveç nëse kanë arsye të pranueshme me të cilën mund të justifikohen.

Shënimi 726

Dijetarët janë ndarë në dy grupe në lidhje me këtë ndalesë, se kujt i drejtohet: Grupi i parë thotë se ajo i drejtohet shkruesit dhe dëshmuesit që të mos dëmtojnë me shkrimin dhe dëshminë e tyre, duke shkruar ndryshe nga ajo që i diktohet apo duke dëshmuar ndryshe nga ajo për të cilën është marrë dëshmitarë dhe e ka dëshmuar vetë. Ose duke mos dëshmuar apo duke kërkuar shpërblim të madh nga personi në favor të cilit është dëshmia apo shkrimi, e të ngjashme me këto. Ndërsa grupi i dytë thotë se kjo ndalesë i drejtohet kërkuesit të shkruesit dhe të dëshmitarit, që të mos i dëmtojë ata duke ngulur këmbë në marrjen e tyre për të dëshmuar kur ata janë të zënë dhe nuk kanë mundësi për këtë gjë. Ajo që mendojmë se është më e sakta, është se kjo ndalesë i drejtohet të dyja këtyre palëve: shkruesit dhe dëshmuesit nga njëra anë dhe marrësit të tyre nga ana tjetër.

Shënimi 727

Nëse i frikësoheni Allahut dhe jeni të sinqertë në kërkimin e hallallit dhe largimin nga harami, Allahu jua bën të qartë detyrimet dhe të drejtat tuaja dhe ua mëson ligjet e Tij, prandaj punoni sipas asaj që ju mëson Allahu.

Shënimi 728

Që ju veproni dhe jua shënon ato që t’ju shpërblejë me to.

2:283

۞ وَإِن كُنتُمْ عَلَىٰ سَفَرٍۢ وَلَمْ تَجِدُوا كَاتِبًۭا فَرِهَـٰنٌۭ مَّقْبُوضَةٌۭ ۖ فَإِنْ أَمِنَ بَعْضُكُم بَعْضًۭا فَلْيُؤَدِّ ٱلَّذِى ٱؤْتُمِنَ أَمَـٰنَتَهُۥ وَلْيَتَّقِ ٱللَّهَ رَبَّهُۥ ۗ وَلَا تَكْتُمُوا ٱلشَّهَـٰدَةَ ۚ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُۥٓ ءَاثِمٌۭ قَلْبُهُۥ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌۭ ٢٨٣

Nëse jeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues729, atëherë merrni pengje në dorë.730 Nëse keni besim te njëri-tjetri, atëherë ai, të cilit i është besuar amaneti731, le ta kthejë atë dhe t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, sepse kush e fsheh atë, ai e ka zemrën mëkatare. Allahu di çdo gjë që ju veproni.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 729

Që t’ju shkruajë kontratën e borxhit dhe afatin e tij.

Shënimi 730

Huadhënësi të pranojë peng nga huamarrësi, për të siguruar kthimin e borxhit dhe për të qenë në vend të dokumentit për kërkimin e të drejtës. Marrja e pengut nuk kufizohet vetëm kur je në udhëtim, por ai lejohet edhe kur je në vendin tënd, por ajeti përmend udhëtimin sepse në udhëtim mendohet se nevoja për këtë është më e madhe.

Shënimi 731

Borxhi që i është besuar huamarrësit pa i marrë peng dhe pa e shkruar.

2:284

لِّلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَإِن تُبْدُوا مَا فِىٓ أَنفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُم بِهِ ٱللَّهُ ۖ فَيَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ ٢٨٤

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë.732 Nëse e shfaqni atë që keni në veten tuaj733, apo e fshihni atë734, Allahu do t’ju kërkojë llogari për të, pastaj do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 732

Allahu sundon gjithçka që gjendet në qiej e në tokë, sistemon dhe rregullon gjithçka, mban dhe drejton gjithçka, me Vullnetin dhe Fuqinë e Tij absolute. Allahut nuk i shpëton asgjë e vogël apo e madhe, prandaj mos i fshehni dëshminë, o dëshmitarë, sepse kush e fsheh atë, e ka zemrën mëkatare.

Shënimi 733

Nëse e veproni apo e shprehni atë që mendoni dhe vendosni me zemrën tuaj.

Shënimi 734

Në lidhje me atë që njeriu fsheh në zemër, dijetarët kanë dy mendime se çfarë është për qëllim: Mendimi i parë: janë për qëllim të gjitha gjërat që fshihen, dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, por ata janë kundërshtuar më pas në lidhje me marrjen në llogari për ato që fshihen në zemër dhe nuk veprohen apo shprehen, në dy grupe: i pari thotë se ky ajet është shfuqizuar me Fjalën e Allahut, në ajetin 286 në vijim: “Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive që ka”, ndërsa grupi i dytë thotë se ky ajet vazhdon të jetë në fuqi, dhe marrja në llogari është e përgjithshme për të gjitha ato vepra që shfaqen e që fshihen, por Allahu ia fal atij që do dhe ndëshkon atë që do, sipas gjendjes së secilit; kush meriton t’i falet do t’i falet dhe kush meriton të ndëshkohet do të ndëshkohet. Pra, marrja në llogari e një personi nuk do të thotë se ai do të dënohet për gjynahet që ka bërë, sepse Allahu mund t’ja ketë falur atij, por ja kujton ato me qëllim që ta dijë se Allahu ia ka falur me mëshirën dhe mirësinë e Vet. Mendimi i dytë: është për qëllim një lloj i caktuar gjërash që fshihen: fshehja e dëshmisë së dëshmitarëve dhe fshehja e dyshimit dhe mosbesimit. Sipas këtij mendimi, ajeti vazhdon të jetë në fuqi, dhe kështu i bashkohet grupit të dytë në mendimin e parë, në lidhje me shfuqizimin apo jo të ajetit, dhe ky është mendimi më i saktë: që ajeti vazhdon të jetë në fuqi. [“Zadul Mesir’, Ibnul Xheuzi].

2:285

ءَامَنَ ٱلرَّسُولُ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِۦ وَٱلْمُؤْمِنُونَ ۚ كُلٌّ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَمَلَـٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍۢ مِّن رُّسُلِهِۦ ۚ وَقَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۖ غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ ٱلْمَصِيرُ٢٨٥

I Dërguari (Muhamedi) besoi atë që iu shpall nga Zoti i tij, e po ashtu edhe besimtarët735; të gjithë besuan Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe të Dërguarit e Tij, (duke thënë): “Nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të Dërguarve të Tij.” Pastaj thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti ynë! Tek Ti është kthimi.”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 735

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Kur të Dërguarit të Allahut iu shpall ky ajet, shokët e tij u ngushtuan shumë dhe shkuan tek Ai, u ulën dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! Jemi ngarkuar me vepra të cilat mundemi t’i përballojmë, si namazi, agjërimi, xhihadi, zekati, por tani ty të është shpallur një ajet të cilin nuk e përballojmë dot!” Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha: “A doni të thoni ashtu si thanë ithtarët e dy librave para jush: “Dëgjuam dhe kundërshtuam!”? Ju duhet të thoni: “Dëgjuam dhe u bindëm! Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti ynë! Tek Ti është kthimi ynë.” Ata thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm! Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti ynë! Tek Ti është kthimi ynë.” –Pasi e thanë këtë, gjuhët e tyre u nënshtruan me këtë fjalë, pastaj Allahu shpalli ajetin: “I Dërguari besoi atë që iu shpall...” Pas kësaj ngjarje, Allahu e shfuqizoi këtë ajet dhe shpalli ajetin: “Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të tij...” dhe pas çdo lutje që përmban ajeti, Allahu u thoshte: “Po, e bëra, jua pranova lutjen.” [Muslimi 325].

2:286

لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۚ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا ٱكْتَسَبَتْ ۗ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَآ إِن نَّسِينَآ أَوْ أَخْطَأْنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَآ إِصْرًۭا كَمَا حَمَلْتَهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِۦ ۖ وَٱعْفُ عَنَّا وَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَآ ۚ أَنتَ مَوْلَىٰنَا فَٱنصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٢٨٦

Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive që ka; të mirën që fiton (çdokush), e ka për vete dhe të keqen që bën, e ka kundra vetes. Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë,736 apo gabojmë737! Zoti ynë! Mos na ngarko barrë të rëndë,738 ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë! Mos na ngarko me diçka, që nuk mund ta mbartim! Na fal ne739! Na i mbulo gjynahet740 dhe na mëshiro741! Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj, na ndihmo kundër popullit mohues!742

Komentimi 7 shënime

Shënimi 736

Diçka prej urdhrave të Tua dhe nuk e bëjmë atë.

Shënimi 737

Dhe veprojmë pa qëllim diçka që na e ke ndaluar.

Shënimi 738

Detyrime të vështira. Thuhet gjithashtu se këtu janë për qëllim marrëveshjet të cilavebesimtarët nuk mund t’i përmbahen dhe i kërkojnë Allahut që të mos i ngarkojë me to, ashtu si ngarkoi ithtarët e librave të mëparshëm prej jehudëve dhe të krishterëve, ndërsa ata sa herë që lidhnin marrëveshje me Allahun me anë të pejgamberëve të tyre, e shkelnin atë. Po kështu ata ishin ngarkuar edhe me detyrime të rënda e të vështira për shkak të arrogancës dhe pyetjeve të tyre të shumta.

Shënimi 739

Për pakujdesinë tonë në ndonjë prej urdhrave të Tua, dhe mos na ndëshko për të!

Shënimi 740

Dhe rrëshqitjet që bëjmë mes nesh dhe Teje, dhe mos na i zbulo ato, por na i fal!

Shënimi 741

Na mbulo me mëshirën Tënde, me të cilën shpëtojmë nga ndëshkimi Yt, sepse askush nuk ka për të shpëtuar nga ndëshkimi Yt, vetëm se me mëshirën Tënde dhe jo me punën e tij. Nëse Ti nuk na mëshiron, veprat tona nuk mund të na shpëtojnë nga ndëshkimi Yt, prandaj na jep sukses në kryerjen e veprave që të kënaqin Ty!

Shënimi 742

Siç e pamë më sipër në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra, pas çdo lutje që bëhet në këtë ajet, Allahu thotë: “Po, e bëra, jua pranova lutjen.” [Muslimi, 325].

El Bekare · 286 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi