SURJA 29
El Ankebut Merimanga
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
الٓمٓ ١
Elif Lâm Mîm.1
أَحَسِبَ ٱلنَّاسُ أَن يُتْرَكُوٓاْ أَن يَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ ٢
A mos vallë njerëzit mendojnë se do të lihen të thonë: “Ne kemi besuar”, pa u vënë në provë?2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
A mendojnë njerëzit, kur thonë: “Ne besuam”, se Allahu do t’i lërë pa sprova dhe pa provim?
وَلَقَدْ فَتَنَّا ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۖ فَلَيَعْلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَلَيَعْلَمَنَّ ٱلْكَـٰذِبِينَ٣
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, që Allahu të bëjë të qartë: kush janë ata që thonë të vërtetën dhe kush janë gënjeshtarët.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Ne i kemi sprovuar edhe ata që ishin para tyre nga popujt, të cilëve u dërguam të dërguarit Tanë. Kështu Allahu do ta bëjë të qartë për njerëzit besnikërinë e atyre që janë të sinqertë në besimin e tyre dhe gënjeshtrën e gënjeshtarëve, në mënyrë që secili grup të dallohet nga tjetri.
أَمْ حَسِبَ ٱلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَسْبِقُونَا ۚ سَآءَ مَا يَحْكُمُونَ ٤
A mendojnë ata që bëjnë të këqija, se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë? Sa keq gjykojnë!4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Apo mos mendojnë ata që bëjnë mëkate – shirk e të tjera – se do të na shpëtojnë, kështu që Ne të mos kemi fuqi mbi ta? Sa i keq është gjykimi që kanë!
مَن كَانَ يَرْجُواْ لِقَآءَ ٱللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ لَـَٔاتٍۢ ۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ٥
Kush shpreson takimin me Allahun, le ta dijë se afati i caktuar nga Allahu do të vijë. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Kush shpreson takimin me Allahun dhe dëshiron shpërblimin e Tij, le ta dijë se afati që Allahu ka caktuar për ringjalljen e krijesave, për shpërblim dhe ndëshkim, me siguri do të vijë së shpejti. Dhe Ai është Dëgjues i fjalëve dhe i Dijshëm për veprat.
وَمَن جَـٰهَدَ فَإِنَّمَا يُجَـٰهِدُ لِنَفْسِهِۦٓ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِىٌّ عَنِ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٦
Kush bën përpjekje në Rrugën e Allahut, bën përpjekje vetëm për të mirën e vet. Vërtet, Allahu nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Kush lufton në rrugën e lartësimit të Fjalës së Allahut të Lartësuar, dhe lufton me vetveten duke e detyruar atë në bindje, në të vërtetë lufton për dobinë e vet; sepse ai e bën këtë për të kërkuar shpërblimin për mundin e tij. Vërtet, Allahu është i Pasur dhe i Pavarur nga veprat e të gjithë krijesave të Tij; Atij i takon sundimi, krijimi dhe urdhërimi.
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ لَنُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّـَٔاتِهِمْ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَحْسَنَ ٱلَّذِى كَانُواْ يَعْمَلُونَ ٧
Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’ua shlyejmë gjynahet e tyre dhe do t’i shpërblejmë sipas veprave më të mira që kanë bërë.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vepruan vepra të mira, Ne do t’ua shlyejmë patjetër gjynahet e tyre dhe do t’i shpërblejmë me shpërblimin e veprave më të të mira që ata kanë bërë.
وَوَصَّيْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ بِوَٰلِدَيْهِ حُسْنًۭا ۖ وَإِن جَـٰهَدَاكَ لِتُشْرِكَ بِى مَا لَيْسَ لَكَ بِهِۦ عِلْمٌۭ فَلَا تُطِعْهُمَآ ۚ إِلَىَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ٨
Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit e tij. Por, nëse ata përpiqen të të shtyjnë që të më shoqërosh Mua diçka, për të cilën ti nuk ke dije, mos i dëgjo. Tek Unë do të ktheheni të gjithë, dhe Unë do t’ju njoftoj për atë që keni bërë.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit e tij, t’i respektojë dhe t’u bëjë mirë me fjalë dhe vepra. Por nëse ata të dy përpiqen – o njeri – që të më shoqërosh Mua në adhurim, mos iu bind atyre. Me këtë, në të vërtetë përfshihen edhe mëkatet e tjera, sepse nuk ka bindje ndaj ndonjë krijese – kushdo qoftë ai – në kundërshtim me Allahun e Madhëruar, ashtu siç është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ. Tek Unë është kthimi juaj në Ditën e Kiametit, dhe Unë do t’ju tregoj për ato që keni bërë në dynja – qoftë vepra të mira apo të këqija – dhe do t’ju shpërblej për to.
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ لَنُدْخِلَنَّهُمْ فِى ٱلصَّـٰلِحِينَ ٩
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri do t’i fusim ndër të drejtët.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vepruan vepra të mira, Ne do t’i fusim patjetër në Xhenet, së bashku me robërit e mirë dhe të devotshëm të Allahut.
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِىَ فِى ٱللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِ وَلَئِن جَآءَ نَصْرٌۭ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمْ ۚ أَوَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَعْلَمَ بِمَا فِى صُدُورِ ٱلْعَـٰلَمِينَ ١٠
Disa njerëz thonë: “Ne kemi besuar Allahun”, por kur sprovohen në Rrugën e Allahut, ata e marrin dënimin e njerëzve sikur të ishte dënimi i Allahut. Por, nëse vjen ndihma nga Zoti yt, ata me siguri do të thonë: “Ne kemi qenë me ju”. A nuk e di Allahu më mirë se ç’fshehin zemrat e të gjithë krijesave të botës?10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Disa njerëz thonë: “Ne besojmë në Allahun.” Por kur idhujtarët i lëndojnë e i mundojnë, ata trazohen nga kjo dhe nuk durojnë, ashtu siç nuk durojnë as nga dënimi i Allahut, dhe kështu kthehen nga besimi i tyre. E nëse vjen ndihma nga Zoti yt – o i Dërguar – për besimtarët, këta që u kthyen nga besimi i tyre patjetër do të thonë: “Ne kemi qenë me ju – o besimtarë – dhe ju ndihmonim kundër armiqve tuaj.” A nuk është Allahu më i Dituri nga të gjithë për atë që fshehin gjokset e krijesave të Tij?
وَلَيَعْلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيَعْلَمَنَّ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ ١١
Padyshim, Allahu do t’i bëjë të qartë ata që besojnë dhe do t’i bëjë të qartë hipokritët.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Allahu do ta bëjë të qartë për njerëzit se kush janë ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vepruan sipas ligjit të Tij, dhe gjithashtu do t’i bëjë të qartë kush janë hipokritët, në mënyrë që të dallohen njëri grup nga tjetri.
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّبِعُواْ سَبِيلَنَا وَلْنَحْمِلْ خَطَـٰيَـٰكُمْ وَمَا هُم بِحَـٰمِلِينَ مِنْ خَطَـٰيَـٰهُم مِّن شَىْءٍ ۖ إِنَّهُمْ لَكَـٰذِبُونَ ١٢
Ata që mohuan u thonë atyre që besuan: “Ndiqni rrugën tonë, dhe ne do t’i mbajmë gjynahet tuaja.” Por, ata nuk do të mbajnë aspak prej gjynaheve të tyre; ata janë gënjeshtarë.12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Ata që mohuan Njësinë e Allahut nga fisi Kurejsh, dhe nuk besuan premtimin e Allahut as paralajmërimin e Tij, u thanë atyre që besuan dhe vepruan sipas ligjit të Tij: “Braktisni fenë e Muhamedit dhe ndiqni fenë tonë, sepse ne do t’i marrim mbi vete gjynahet tuaja.” Por ata nuk do të mbajnë asgjë prej mëkateve të tyre; me të vërtetë ata janë gënjeshtarë në atë që thonë.
وَلَيَحْمِلُنَّ أَثْقَالَهُمْ وَأَثْقَالًۭا مَّعَ أَثْقَالِهِمْ ۖ وَلَيُسْـَٔلُنَّ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ عَمَّا كَانُواْ يَفْتَرُونَ١٣
Ata me siguri do të mbartin barrët e tyre dhe barrëra të tjera përveç barrëve të tyre. Dhe, në Ditën e Kiametit do të pyeten për gënjeshtrat që trillonin.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Me siguri, këta idhujtarë do të mbajnë barrën e gjynaheve të tyre, si edhe barrën e atyre që i mashtruan dhe i penguan nga rruga e Allahut, krahas gjynaheve të tyre, pa iu pakësuar aspak gjynahet ndjekësve të tyre. Dhe padyshim do të merren në pyetje në Ditën e Kiametit për ato gënjeshtra që shpiknin.
وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦ فَلَبِثَ فِيهِمْ أَلْفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمْسِينَ عَامًۭا فَأَخَذَهُمُ ٱلطُّوفَانُ وَهُمْ ظَـٰلِمُونَ ١٤
Ne e dërguam Nuhun te populli i tij, dhe ai qëndroi ndër ta një mijë vjet, pa pesëdhjetë vite. Pastaj i përfshiu përmbytja, ndërsa vazhdonin të ishin të padrejtë.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Vërtet, Ne e dërguam Nuhun te populli i tij, dhe ai qëndroi mes tyre një mijë vjet, përveç pesëdhjetë vitesh, duke i thirrur në teuhid dhe duke i ndaluar nga idhujtaria. Por ata nuk iu përgjigjën atij, prandaj Allahu i shkatërroi me përmbytje, ndërsa ata i bënin padrejtësi vetvetes së tyre me mohim dhe arrogancë.
فَأَنجَيْنَـٰهُ وَأَصْحَـٰبَ ٱلسَّفِينَةِ وَجَعَلْنَـٰهَآ ءَايَةًۭ لِّلْعَـٰلَمِينَ ١٥
Dhe, Ne e shpëtuam atë (Nuhun) dhe ata që ishin bashkë me të, në anije, dhe e bëmë atë një shenjë për botët.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Dhe Ne e shpëtuam Nuhin dhe ata që e pasuan atë, të cilët ishin me të në anije, dhe e bëmë këtë ngjarje një mësim dhe këshillë për mbarë botën.
وَإِبْرَٰهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ ٱعْبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُ ۖ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌۭ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ١٦
Edhe Ibrahimin, kur i tha popullit të tij: “Adhuroni Allahun dhe kini frikë prej Tij; kjo është më e mira për ju, nëse e dini!16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Dhe kujto – o i Dërguar – Ibrahimin (paqja qoftë mbi të), kur i thirri popullit të tij: “Adhuroni vetëm Allahun me sinqeritet dhe ruajuni prej zemërimit të Tij duke kryer detyrimet dhe duke u larguar nga mëkatet. Kjo është më e mira për ju, nëse e dini se çfarë është vërtet e dobishme për ju dhe çfarë është e dëmshme.”
إِنَّمَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوْثَـٰنًۭا وَتَخْلُقُونَ إِفْكًا ۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمْلِكُونَ لَكُمْ رِزْقًۭا فَٱبْتَغُواْ عِندَ ٱللَّهِ ٱلرِّزْقَ وَٱعْبُدُوهُ وَٱشْكُرُواْ لَهُۥٓ ۖ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ ١٧
Ju, përveç Allahut, adhuroni vetëm idhuj dhe trilloni gënjeshtra. Ato që adhuroni, përveç Allahut, nuk kanë në dorë t’ju sigurojnë juve furnizim. Kërkoni furnizimin tek Allahu, adhuroni dhe falënderoni vetëm Atë. Tek Ai do të ktheheni.”17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Ju nuk adhuroni – o popull – përveç idhujve, duke shpifur gënjeshtër kur i quani ata “zota”. Vërtet, idhujt që i adhuroni në vend të Allahut nuk kanë kurrfarë fuqie t’ju furnizojnë me diçka. Prandaj kërkoni furnizimin vetëm tek Allahu, jo tek idhujt tuaj, dhe adhuroni Atë me sinqeritet dhe falënderojeni për furnizimin që ju jep. Tek Allahu do të ktheheni pas vdekjes, dhe Ai do t’ju shpërblejë për ato që keni vepruar.
وَإِن تُكَذِّبُواْ فَقَدْ كَذَّبَ أُمَمٌۭ مِّن قَبْلِكُمْ ۖ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلْبَلَـٰغُ ٱلْمُبِينُ١٨
Nëse ju (o njerëz) përgënjeshtroni, kanë përgënjeshtruar edhe popuj të tjerë para jush. Por, mbi të Dërguarin nuk ka detyrë tjetër përveç shpalljes së qartë.18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Dhe nëse ju – o njerëz – e përgënjeshtroni të Dërguarin Tonë, Muhamedin ﷺ, për atë që ju thërret të adhuroni vetëm Allahun, ta dini se edhe popuj të mëparshëm i përgënjeshtruan të dërguarit e tyre për atë që i thirrnin në të vërtetën, dhe mbi ta ra zemërimi i Allahut. Ndërsa mbi të Dërguarin Muhamed nuk ka tjetër detyrë veçse t’ju përcjellë qartë mesazhin e Allahut, dhe këtë ai e ka bërë.
أَوَلَمْ يَرَوْاْ كَيْفَ يُبْدِئُ ٱللَّهُ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥٓ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٌۭ ١٩
A nuk e shohin ata se si Allahu e nis krijimin (nga asgjëja), pastaj e përsërit atë? Kjo, vërtet, është e lehtë për Allahun.19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
A nuk e dinë këta se si Allahu e krijon krijesën prej asgjëje, pastaj e rikthen pas shkatërrimit të saj, ashtu siç e krijoi për herë të parë një krijim të ri? Vallë, a është kjo e vështirë për Të? Jo, vërtet kjo për Allahun është e lehtë, ashtu siç ishte e lehtë edhe krijimi i saj në fillim.
قُلْ سِيرُواْ فِى ٱلْأَرْضِ فَٱنظُرُواْ كَيْفَ بَدَأَ ٱلْخَلْقَ ۚ ثُمَّ ٱللَّهُ يُنشِئُ ٱلنَّشْأَةَ ٱلْـَٔاخِرَةَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ٢٠
Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si e ka filluar Allahu krijimin; pastaj, Allahu do të krijojë krijimin e fundit (ringjalljen). Vërtet, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Thuaj – o i Dërguar – atyre që mohojnë ringjalljen pas vdekjes: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si e ka filluar Allahu krijimin, e nuk ishte e vështirë për Të ta bëjë atë nga fillimi. Po ashtu nuk është e vështirë për Të ta rikrijojë atë në ringjalljen e ardhshme.” Vërtet, Allahu është i Fuqiplotë mbi çdo gjë dhe asgjë nuk mund ta pengojë në atë që dëshiron.
يُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَيَرْحَمُ مَن يَشَآءُ ۖ وَإِلَيْهِ تُقْلَبُونَ ٢١
Ai dënon kë të dojë dhe mëshiron kë të dojë, dhe tek Ai do të ktheheni.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Ai dënon kë të dojë prej krijesave të Tij për krimet dhe mëkatet që kanë bërë gjatë jetës së tyre, dhe mëshiron kë të dojë prej tyre – ata që janë penduar, kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Dhe tek Ai do të ktheheni, e Atëherë do t’ju shpërblejë për atë që keni bërë.
وَمَآ أَنتُم بِمُعْجِزِينَ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ ۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّۢ وَلَا نَصِيرٍۢ ٢٢
Ju nuk mund t’i shpëtoni Atij as në Tokë, as në qiell; dhe, përveç Allahut, nuk keni as mbrojtës, as ndihmues.”22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Dhe ju – o njerëz – nuk mund t’i shpëtoni Allahut, as në Tokë e as në qiell, nëse e kundërshtoni Atë. Dhe përveç Allahut nuk keni as ndonjë mbrojtës që të kujdeset për punët tuaja, as ndonjë ndihmës që t’ju mbrojë prej Tij, nëse Ai dëshiron t’ju godasë me ndonjë të keqe.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ وَلِقَآئِهِۦٓ أُوْلَـٰٓئِكَ يَئِسُواْ مِن رَّحْمَتِى وَأُوْلَـٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ٢٣
Ata që mohojnë shpalljet e Allahut dhe takimin me Të, ata e kanë humbur shpresën në mëshirën Time, dhe për ta ka një dënim të dhembshëm.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Ndërsa ata që mohuan argumentet e Allahut dhe i përgënjeshtruan provat e Tij, si edhe takimin me Të në Ditën e Kiametit, për këta nuk ka shpresë për mëshirën Time, kur të shohin me sytë e tyre dënimin që u është përgatitur. Dhe për ta ka një ndëshkim të dhimbshëm e të rëndë.
فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱقْتُلُوهُ أَوْ حَرِّقُوهُ فَأَنجَىٰهُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلنَّارِ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ ٢٤
Por përgjigjja e popullit të tij (Ibrahimit) nuk ishte tjetër veçse të thoshin: “Vriteni atë ose digjeni në zjarr!” Atëherë, Allahu e shpëtoi atë nga zjarri. Vërtet, në këtë ka shenja për një popull që beson.24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Dhe përgjigjja e popullit të Ibrahimit ndaj tij nuk ishte tjetër, veçse disa prej tyre i thanë njëri-tjetrit: “Vriteni ose digjeni në zjarr.” Atëherë e hodhën në zjarr, por Allahu e shpëtoi prej tij dhe e bëri zjarrin të ftohtë dhe paqe për të. Vërtet, në shpëtimin e Ibrahimit nga zjarri ka argumente dhe prova për ata që besojnë Allahun dhe veprojnë sipas ligjit të Tij.
وَقَالَ إِنَّمَا ٱتَّخَذْتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَوْثَـٰنًۭا مَّوَدَّةَ بَيْنِكُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ ثُمَّ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ يَكْفُرُ بَعْضُكُم بِبَعْضٍۢ وَيَلْعَنُ بَعْضُكُم بَعْضًۭا وَمَأْوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّـٰصِرِينَ ٢٥
Dhe ai (Ibrahimi) tha: “Ju, përveç Allahut, keni marrë idhuj, për dashurinë që keni mes jush, në jetën e kësaj bote; por, në Ditën e Kiametit do të mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni njëri-tjetrin, dhe vendi juaj i përhershëm do të jetë Zjarri; dhe nuk do të keni ndihmues”.25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Dhe Ibrahimi i tha popullit të tij: “O populli im, ju keni adhuruar, përveç Allahut, zotat e rremë, të cilët i keni marrë si mjet miqësie mes jush në jetën e kësaj bote – duke u dashur mes vete për adhurimin e tyre dhe duke u afruar për shërbimin ndaj tyre. Por në Ditën e Kiametit do të shkëputeni nga njëri-tjetri, do ta mallkoni njëri-tjetrin, dhe fundi juaj i përbashkët do të jetë zjarri. Dhe nuk do të keni asnjë ndihmës që t’ju mbrojë prej tij.”
۞ فَـَٔامَنَ لَهُۥ لُوطٌۭ ۘ وَقَالَ إِنِّى مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّىٓ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٢٦
Luti i besoi Ibrahimit. Pastaj, Ibrahimi tha: “Unë do të emigroj te Zoti im. Vërtet, Ai është i Plotfuqishmi, i Urti”.26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Luti e besoi Ibrahimin dhe ndoqi fenë e tij. Ndërsa Ibrahimi tha: “Unë po e lë vendin e popullit tim dhe po shkoj drejt tokës së bekuar, që është Sham-i (Levant-i). Vërtet, Allahu është i Plotfuqishmi që nuk mposhtet dhe i Urti në menaxhimin e çështjeve.”
وَوَهَبْنَا لَهُۥٓ إِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ وَجَعَلْنَا فِى ذُرِّيَّتِهِ ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلْكِتَـٰبَ وَءَاتَيْنَـٰهُ أَجْرَهُۥ فِى ٱلدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُۥ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ ٢٧
Dhe, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin, dhe në pasardhësit e tij vendosëm profecinë dhe Librin. Ne i dhamë atij shpërblimin e tij në këtë botë; ndërsa në botën tjetër, sigurisht që ai do të jetë prej të mirëve.27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Dhe Ne i dhuruam Ibrahimit për djalë Is’hakun, dhe pas tij Jakubin – djalin e djalit. Dhe bëmë që në pasardhësit e tij të jenë profetët dhe librat e shpallur. Ia dhamë gjithashtu shpërblimin për durimin dhe sprovat që përballoi për hir Tonë: në këtë botë – përmendjen e mirë dhe pasardhës të drejtë, ndërsa në botën tjetër ai me siguri është prej të mirëve dhe të devotshmëve.
وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ ٱلْفَـٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنْ أَحَدٍۢ مِّنَ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٢٨
Dhe (kujto) Lutin, kur i tha popullit të tij: “Ju, me të vërtetë, po bëni shthurje të shëmtuar, të cilën nuk e ka bërë askush para jush, nga njerëzit e botës.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Dhe kujto – o i Dërguar – Lutin, kur i tha popullit të tij: “Ju me të vërtetë po bëni një vepër të shëmtuar, të cilën nuk e ka bërë askush para jush nga njerëzit në botë.
أَئِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ ٱلرِّجَالَ وَتَقْطَعُونَ ٱلسَّبِيلَ وَتَأْتُونَ فِى نَادِيكُمُ ٱلْمُنكَرَ ۖ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱئْتِنَا بِعَذَابِ ٱللَّهِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ ٢٩
Vallë, vërtet, ju u qaseni meshkujve me epsh, prisni rrugët (keqtrajtoni udhëtarët) dhe kryeni të këqija në tubimet tuaja?” Por, përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër, veçse të thoshin: “Na sill dënimin e Allahut, nëse thua të vërtetën”.29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Ju afroheni me burrat në vend të grave, pengoni udhëtarët në rrugë me veprat tuaja të ndyra, dhe në tubimet tuaja bëni gjëra të pahijshme si tallja me njerëzit, gjuajtja e kalimtarëve dhe lëndimi i tyre me fjalë e veprime të pahijshme.” Por përgjigjja e popullit të Lutit nuk ishte tjetër veçse: “Na e sill dënimin e Allahut, nëse je prej atyre që thonë të vërtetën dhe e përmbushin atë që premtojnë.”
قَالَ رَبِّ ٱنصُرْنِى عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْمُفْسِدِينَ ٣٠
Atëherë ai (Luti) tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër këtij populli të prishur!”30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Luti (alejhi selam) tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër këtij populli të prishur, duke zbritur dënimin mbi ta, sepse shpikën të shëmtuarën dhe këmbëngulën në të!” Dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tij.
وَلَمَّا جَآءَتْ رُسُلُنَآ إِبْرَٰهِيمَ بِٱلْبُشْرَىٰ قَالُوٓاْ إِنَّا مُهْلِكُوٓاْ أَهْلِ هَـٰذِهِ ٱلْقَرْيَةِ ۖ إِنَّ أَهْلَهَا كَانُواْ ظَـٰلِمِينَ ٣١
Kur të dërguarit Tanë (engjëjt) erdhën te Ibrahimi me lajmin e gëzueshëm, i thanë atij: “Ne do t’i shkatërrojmë banorët e këtij qyteti, sepse ata janë vërtet mizorë”.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Dhe kur engjëjt i erdhën Ibrahimit me lajmin e gëzueshëm nga Allahu për lindjen e Is’hakut, dhe pas Is’hakut lindjen e të birit të tij, Jakubit, ata i thanë Ibrahimit: “Ne do t’i shkatërrojmë banorët e fshatit të popullit të Lutit – që është Sedumi – sepse banorët e tij i bënin padrejtësi vetvetes me mëkatet e tyre ndaj Allahut.”
قَالَ إِنَّ فِيهَا لُوطًۭا ۚ قَالُواْ نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَن فِيهَا ۖ لَنُنَجِّيَنَّهُۥ وَأَهْلَهُۥٓ إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ كَانَتْ مِنَ ٱلْغَـٰبِرِينَ ٣٢
Ai tha: “Por, aty është Luti!”. Ata thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, e cila do të mbetet me të shkatërruarit”.32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Ibrahimi u tha engjëjve: “Por aty është Luti, dhe ai nuk është prej zullumqarëve.” Engjëjt i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne padyshim do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij nga shkatërrimi që do t’i godasë banorët e fshatit të tij, përveç gruas së tij, e cila do të jetë prej atyre që do të mbesin pas dhe do të shkatërrohen.”
وَلَمَّآ أَن جَآءَتْ رُسُلُنَا لُوطًۭا سِىٓءَ بِهِمْ وَضَاقَ بِهِمْ ذَرْعًۭا وَقَالُواْ لَا تَخَفْ وَلَا تَحْزَنْ ۖ إِنَّا مُنَجُّوكَ وَأَهْلَكَ إِلَّا ٱمْرَأَتَكَ كَانَتْ مِنَ ٱلْغَـٰبِرِينَ ٣٣
Kur të dërguarit Tanë erdhën te Luti, ai u shqetësua për ta dhe ndjeu ngushtim në zemër. Por ata i thanë: “Mos u frikëso dhe mos u hidhëro! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde, e cila do të mbetet me të shkatërruarit.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Kur engjëjt shkuan te Luti, ai u shqetësua nga ardhja e tyre, sepse i mendoi si mysafirë njerëzorë dhe u pikëllua për praninë e tyre, duke ditur ligësinë e veprave të popullit të tij. Por engjëjt i thanë: “Mos ki frikë për ne, populli yt nuk do të mund të na arrijë. Mos u pikëllo as për atë që të kemi njoftuar, se ne do t’i shkatërrojmë ata. Ne padyshim do të të shpëtojmë ty nga dënimi që do të zbresë mbi popullin tënd, dhe gjithashtu do të shpëtojmë familjen tënde që është me ty, përveç gruas tënde, e cila do të jetë mes atyre që do të shkatërrohen bashkë me popullin e saj.”
إِنَّا مُنزِلُونَ عَلَىٰٓ أَهْلِ هَـٰذِهِ ٱلْقَرْيَةِ رِجْزًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُواْ يَفْسُقُونَ ٣٤
Ne do të lëshojmë mbi banorët e këtij qyteti një ndëshkim nga qielli, për shkak të shthurjes së tyre”.34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Ne do të zbresim mbi banorët e këtij qyteti – Sedumit - një dënim nga qielli, për shkak të mëkatit të tyre ndaj Allahut dhe kryerjes së veprës së shëmtuar.
وَلَقَد تَّرَكْنَا مِنْهَآ ءَايَةًۢ بَيِّنَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يَعْقِلُونَ ٣٥
Dhe vërtet, nga ajo (ngjarje) Ne kemi lënë një shenjë të qartë për njerëzit që mendojnë.35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Dhe Ne kemi lënë nga vendbanimet e popullit të Lutit gjurmë të qarta, si shenjë dhe mësim për njerëzit që përdorin mendjen dhe nxjerrin dobi prej tyre.
وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًۭا فَقَالَ يَـٰقَوْمِ ٱعْبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱرْجُواْ ٱلْيَوْمَ ٱلْـَٔاخِرَ وَلَا تَعْثَوْاْ فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ ٣٦
Medjenit i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin, i cili u tha: “O populli im, adhuroni Allahun dhe shpresoni Ditën e Fundit, dhe mos bëni shkatërrime në tokë, si prishës!”36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllain e tyre, Shuajbin. Ai u tha atyre: “O populli im, adhuroni vetëm Allahun dhe bëjeni adhurimin tuaj sinqerisht për Të, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Shpresoni me adhurimin tuaj për shpërblimin e Ditës së Fundit dhe mos përhapni korrupsion e mëkate në tokë, e as mos këmbëngulni në to, por pendohuni tek Allahu dhe kthehuni me sinqeritet.”
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُواْ فِى دَارِهِمْ جَـٰثِمِينَ ٣٧
Por, ata e përgënjeshtruan, kështu që i goditi një tërmet i tmerrshëm, dhe ata mbetën të vdekur përmbys në shtëpitë e tyre.37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Banorët e Medjenit e përgënjeshtruan Shuajbin në atë që ai u solli nga Allahu si mesazh, dhe atëherë i kapi një tërmet i fortë, kështu që në mëngjes ata u gjendën të shtrirë të vdekur në shtëpitë e tyre.
وَعَادًۭا وَثَمُودَاْ وَقَد تَّبَيَّنَ لَكُم مِّن مَّسَـٰكِنِهِمْ ۖ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ أَعْمَـٰلَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَكَانُواْ مُسْتَبْصِرِينَ ٣٨
Edhe Adin dhe Themudin, Ne i shkatërruam, gjë që ju është bërë e qartë prej rrënojave të tyre. Djalli ua zbukuroi atyre veprat e tyre dhe i pengoi nga Rruga e Drejtë, edhe pse ishin të aftë të arsyetonin.38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Ne i shkatërruam edhe popujt Ad dhe Themud, dhe ju tashmë e shihni nga banesat e tyre – të rrënuara dhe të braktisura prej tyre – se si i goditi dënimi Ynë. Djalli ua zbukuronte veprat e tyre të shëmtuara dhe i pengoi nga rruga e Allahut dhe nga besimi tek Ai dhe të dërguarit e Tij. Ata ishin të verbuar në mohimin dhe humbjen e tyre, por mendonin me vetëkënaqësi se ishin në të drejtën dhe udhëzimin e duhur, ndërkohë që në të vërtetë ishin të zhytur në humbje.
وَقَـٰرُونَ وَفِرْعَوْنَ وَهَـٰمَـٰنَ ۖ وَلَقَدْ جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَٱسْتَكْبَرُواْ فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا كَانُواْ سَـٰبِقِينَ ٣٩
Shkatërruam edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Musai u shkoi atyre me prova të qarta, por ata u treguan mendjemëdhenj në tokë, kështu që nuk mundën t’i shpëtonin ndëshkimit.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Po kështu, Ne shkatërruam Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Atyre u erdhi Musai me prova të qarta e të dukshme, por ata u madhështuan në tokë, u bënë mendjemëdhenj dhe arrogantë, ndërsa nuk mund t’i shpëtonin kontrollit Tonë. Përkundrazi, Ne kishim pushtet të plotë mbi ta.
فَكُلًّا أَخَذْنَا بِذَنۢبِهِۦ ۖ فَمِنْهُم مَّنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِبًۭا وَمِنْهُم مَّنْ أَخَذَتْهُ ٱلصَّيْحَةُ وَمِنْهُم مَّنْ خَسَفْنَا بِهِ ٱلْأَرْضَ وَمِنْهُم مَّنْ أَغْرَقْنَا ۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَـٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ ٤٠
Secilin prej tyre e ndëshkuam për mëkatin e tij: disa i goditëm me stuhi gurësh, disa i mori zëri i tmerrshëm, disa i përpiu toka dhe disa i mbytëm. Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Kështu, Ne e kapëm secilin prej këtyre të përmendurve me dënimin Tonë për shkak të mëkatit të tij: prej tyre ishin ata mbi të cilët Ne zbritëm gurë prej balte të pjekur – dhe ata ishin populli i Lutit; prej tyre ishin ata që i kapi një britmë e tmerrshme – si populli i Salihut dhe populli i Shuajbit; prej tyre ishte ai që Ne e fundosëm në tokë – që ishte Karuni; dhe prej tyre ishin ata që Ne i mbytëm në ujë – si populli i Nuhut dhe Faraoni me popullin e tij. Allahu nuk i shkatërroi ata për mëkatet e të tjerëve, duke u bërë padrejtësi pa meritë, por ata vetë i bënin padrejtësi vetes së tyre, duke u kënaqur me dhuntitë e Zotit të tyre dhe duke adhuruar dikë tjetër përveç Tij.
مَثَلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوْلِيَآءَ كَمَثَلِ ٱلْعَنكَبُوتِ ٱتَّخَذَتْ بَيْتًۭا ۖ وَإِنَّ أَوْهَنَ ٱلْبُيُوتِ لَبَيْتُ ٱلْعَنكَبُوتِ ۖ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ ٤١
Shembulli i atyre që marrin mbrojtës tjetër përveç Allahut, është si shembulli i merimangës që ndërton një shtëpi (rrjete); dhe vërtet, më e brishta e shtëpive është shtëpia e merimangës, sikur ta dinin!41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Shembulli i atyre që marin idhujt si mbrojtës përveç Allahut, duke shpresuar ndihmë prej tyre, është si shembulli i merimangës që ndërton për veten e saj një shtëpi rrjete për ta mbrojtur, por ajo nuk i bën asnjë dobi kur i duhet. Po ashtu edhe këta idhujtarë – mbrojtësit që morën përveç Allahut nuk u sjellin atyre asnjë dobi. Vërtet, shtëpia më e dobët është shtëpia e merimangës. Sikur ta dinin këtë, nuk do t’i kishin marrë ata si mbrojtës, sepse nuk kanë fuqi as t’i ndihmojnë, as t’u bëjnë dëm.
إِنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ مِن شَىْءٍۢ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٤٢
Me të vërtetë, Allahu di çdo gjë që ata adhurojnë në vend të Tij. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
Me të vërtetë, Allahu di mirë se çfarë shoqërojnë ata me Të nga të barabartë të trilluar, të cilët në të vërtetë nuk janë asgjë – thjesht emra që ata u vunë, pa fuqi për të sjellë dobi apo dëm. Dhe Ai është i Plotfuqishmi në ndëshkimin e atyre që e mohojnë, i Urti në vendimet dhe në krijimin e Tij.
وَتِلْكَ ٱلْأَمْثَـٰلُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ ۖ وَمَا يَعْقِلُهَآ إِلَّا ٱلْعَـٰلِمُونَ ٤٣
Këto shembuj, Ne ua tregojmë njerëzve, por vetëm të diturit i kuptojnë.43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Këto shembuj Ne ua sjellim njerëzve që të përfitojnë prej tyre dhe të mësojnë nga to, por nuk i kupton dhe nuk i merr me mend përmbajtjen e tyre veçse ai që ka dije për Allahun, për shenjat dhe ligjin e Tij.
خَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ لِّلْمُؤْمِنِينَ ٤٤
Allahu krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën. Vërtet, në këtë ka një shenjë për besimtarët.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Allahu i krijoi qiejt dhe tokën me drejtësi dhe ekuilibër. Me të vërtetë, në këtë krijim ka një dëshmi madhështore për fuqinë e Tij dhe për veçimin e Tij si i vetmi që meriton adhurim. Ai e veçoi përmendjen për besimtarët, sepse ata janë ata që përfitojnë dhe nxjerrin mësim prej saj.
ٱتْلُ مَآ أُوحِىَ إِلَيْكَ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ ۖ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ تَنْهَىٰ عَنِ ٱلْفَحْشَآءِ وَٱلْمُنكَرِ ۗ وَلَذِكْرُ ٱللَّهِ أَكْبَرُ ۗ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَصْنَعُونَ ٤٥
Lexo atë që të është shpallur ty nga Libri dhe fale namazin; me të vërtetë, namazi largon nga shthurja dhe e keqja; dhe me të vërtetë, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu e di mirë atë që veproni.45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Lexo atë që t’u shpall ty nga ky Kuran (o Muhamed), vepro sipas tij dhe fal namazin me kushtet dhe kufijtë e tij. Me të vërtetë, ruajtja dhe kryerja e namazit e ndalon njeriun nga mëkatet dhe punët e shëmtuara; sepse atij që e fal namazin duke plotësuar shtyllat dhe kushtet e tij, i ndriçohet zemra, i shtohet besimi, i rritet dëshira për të mirën dhe pakësohet ose zhduket prirja për të keqen. Përmendja e Allahut – në namaz dhe jashtë tij – është më e madhe, më e lartë dhe më e dobishme se çdo gjë tjetër. Dhe Allahu di mirë çfarë bëni, prej së mirës apo së keqes, dhe do t’ju shpërblejë për këtë me shpërblimin më të plotë e më të drejtë.
۞ وَلَا تُجَـٰدِلُوٓاْ أَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ إِلَّا بِٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ إِلَّا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنْهُمْ ۖ وَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا بِٱلَّذِىٓ أُنزِلَ إِلَيْنَا وَأُنزِلَ إِلَيْكُمْ وَإِلَـٰهُنَا وَإِلَـٰهُكُمْ وَٰحِدٌۭ وَنَحْنُ لَهُۥ مُسْلِمُونَ ٤٦
Mos polemizoni me Ithtarët e Librit (hebrenjtë dhe të krishterët), përveçse në mënyrën më të mirë, përveç me ata që janë mizorë prej tyre. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në atë që ju është shpallur juve; Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një, dhe Ne jemi të nënshtruar ndaj Tij”.46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
*(Xhuzi 21) Dhe mos polemizoni – o besimtarë – me hebrenjtë dhe të krishterët, përveçse me mënyrën më të mirë, me fjalë të bukura dhe thirrje drejt së vërtetës në mënyrën më të lehtë që çon tek ajo, përveç atyre që shmangen nga e vërteta, kundërshtojnë me kokëfortësi dhe ju shpallin luftë – atëherë luftojini me shpatë derisa të besojnë ose të japin xhizjen me dorën e tyre, të përulur. Dhe thoni: “Ne kemi besuar në Kuranin që na është shpallur neve, dhe kemi besuar në Teuratin dhe Inxhilin që ju janë shpallur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një – pa ortak në hyjninë e Tij, as në zotërimin e Tij, as në emrat dhe cilësitë e Tij. Ne jemi të nënshtruar e të përulur ndaj Tij, duke iu bindur asaj që Ai na ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ajo që Ai na ka ndaluar.”
وَكَذَٰلِكَ أَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ ۚ فَٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَـٰهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۖ وَمِنْ هَـٰٓؤُلَآءِ مَن يُؤْمِنُ بِهِۦ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِـَٔايَـٰتِنَآ إِلَّا ٱلْكَـٰفِرُونَ ٤٧
Po kështu, Ne ta kemi shpallur ty Librin. Ata të cilëve u dhamë Librin më parë, besojnë në të. Edhe nga këta (mekasit) ka që besojnë në të. Dhe, askush nuk i mohon shpalljet tona përveç mohuesve kokëfortë.47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
Dhe ashtu siç shpallëm – o i Dërguar – librat e shenjtë tek ata që ishin para teje prej pejgamberëve, të shpallëm edhe ty këtë Libër që vërteton librat e mëparshëm. Ata të cilëve u dhamë Librin nga Beni Israilët, e njohën atë siç duhej dhe besuan në Kuran. Edhe prej këtyre arabëve nga fisi Kurejsh dhe të tjerë, ka nga ata që besojnë në të. Kuranin nuk e mohon dhe nuk dyshon në argumentet e tij të qarta veçse mohuesi, i cili është i mësuar me përgënjeshtrim dhe kokëfortësi.
وَمَا كُنتَ تَتْلُواْ مِن قَبْلِهِۦ مِن كِتَـٰبٍۢ وَلَا تَخُطُّهُۥ بِيَمِينِكَ ۖ إِذًۭا لَّٱرْتَابَ ٱلْمُبْطِلُونَ٤٨
Ti nuk ke lexuar më parë asnjë libër, dhe nuk ke shkruar asgjë me dorën tënde; përndryshe, ata që kërkojnë të pavërtetën do të dyshonin.48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Ndër mrekullitë e tua të qarta – o i Dërguar – është fakti se ti nuk ke lexuar ndonjë libër dhe as nuk ke shkruar me dorën tënde para se të të zbriste Kurani, (nuk dije shkrim e lexim) dhe ata e dinë mirë këtë. Sikur të kishe qenë lexues apo shkrues para shpalljes, atëherë ata që duan të prishin të vërtetën do të dyshonin dhe do të thoshin: “Ai e mësoi nga librat e mëparshëm ose e kopjoi prej tyre.”
بَلْ هُوَ ءَايَـٰتٌۢ بَيِّنَـٰتٌۭ فِى صُدُورِ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلْعِلْمَ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِـَٔايَـٰتِنَآ إِلَّا ٱلظَّـٰلِمُونَ ٤٩
Përkundrazi, ai (Kurani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre që u është dhënë dituria. Dhe, shenjat Tona i mohojnë vetëm të padrejtët.49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Përkundrazi, Kurani është shpallje me ajete të qarta dhe të ndritshme që dëshmojnë të vërtetën, dhe atë e ruajnë e mbajnë mend dijetarët. Nuk i përgënjeshtron dhe nuk i mohon shenjat Tona veçse zullumqarët kokëfortë, të cilët e dinë të vërtetën por largohen prej saj me qëllim.
وَقَالُواْ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ ءَايَـٰتٌۭ مِّن رَّبِّهِۦ ۖ قُلْ إِنَّمَا ٱلْـَٔايَـٰتُ عِندَ ٱللَّهِ وَإِنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌ ٥٠
Ata thonë: “Pse nuk i janë zbritur atij mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm te Allahu; unë jam vetëm një paralajmërues i qartë”.50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Idhujtarët thonë: “Pse nuk iu zbritën Muhamedit mrekulli e prova nga Zoti i tij, që t’i shohim me sytë tanë, si deveja e Salihut apo shkopi i Musait?” Thuaju: Çështja e këtyre shenjave i takon vetëm Allahut; nëse do, i zbret ato, dhe nëse do, i pengon. Unë jam vetëm një paralajmërues për ju, që ju paralajmëroj për ashpërsinë e ndëshkimit dhe dënimit të Tij, duke ju sqaruar rrugën e së vërtetës nga e kota.
أَوَلَمْ يَكْفِهِمْ أَنَّآ أَنزَلْنَا عَلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ يُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَرَحْمَةًۭ وَذِكْرَىٰ لِقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ ٥١
A nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin, i cili u lexohet atyre? Vërtet, në të ka mëshirë dhe këshillë për një popull që beson.51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
A nuk u mjafton këtyre idhujtarëve, si dëshmi e qartë për sinqeritetin tënd – o i Dërguar – fakti se Ne ta kemi shpallur ty Kuranin, i cili u lexohet atyre? Me të vërtetë, në këtë Kuran ka mëshirë për besimtarët në dynja dhe në ahiret, dhe është këshillë që ata të marrin mësim prej asaj që përmban si udhëzim e paralajmërim.
قُلْ كَفَىٰ بِٱللَّهِ بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ شَهِيدًۭا ۖ يَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱلْبَـٰطِلِ وَكَفَرُواْ بِٱللَّهِ أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَـٰسِرُونَ ٥٢
Thuaj: “Mjafton Allahu dëshmitar midis meje dhe jush. Ai e di çfarë ka në qiej dhe në Tokë. Ata që besojnë në të kotën dhe nuk besojnë në Allahun, ata janë humbësit e vërtetë”.52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Thuaj, o Muhamed: “Mjafton Allahu si Dëshmitar midis meje dhe jush, mbi vërtetësinë time se unë jam i Dërguari i Tij, dhe mbi përgënjeshtrimin tuaj ndaj meje dhe mohimin e së vërtetës që kam sjellë prej Tij. Ai di ç’ka në qiej dhe në Tokë, dhe asgjë nuk i fshihet Atij. E ata që besuan të kotën dhe mohuan Allahun – pavarësisht këtyre argumenteve të qarta – ata janë me të vërtetë humbësit e kësaj bote dhe të botës tjetër.
وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِٱلْعَذَابِ ۚ وَلَوْلَآ أَجَلٌۭ مُّسَمًّۭى لَّجَآءَهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَيَأْتِيَنَّهُم بَغْتَةًۭ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ ٥٣
Ata të sfidojnë ty (o Muhamed) që ta përshpejtosh dënimin. Po të mos ishte një afat i caktuar, do t’u kishte ardhur dënimi. Por, ai do t’i zërë ata në befasi, kur nuk e presin.53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Dhe të nxitojnë ty – o i Dërguar – këta idhujtarë nga populli yt për ta sjellë dënimin, duke u tallur. Por sikur të mos kishte caktuar Allahu një kohë të përcaktuar për ndëshkimin e tyre në këtë botë, ai do t’u kishte ardhur menjëherë në çastin që e kërkuan. Dhe me siguri do t’i godasë papritur, kur ata nuk e presin dhe nuk e ndiejnë fare.
يَسْتَعْجِلُونَكَ بِٱلْعَذَابِ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌۢ بِٱلْكَـٰفِرِينَ ٥٤
Ata kërkojnë me ngulm që t’u vijë ndëshkimi; por, me të vërtetë, Xhehenemi do t’i rrethojë të gjithë mohuesit.54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Ata të nxitojnë për dënimin në këtë botë, por ai do t’u vijë patjetër, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër. Dhe vërtet, dënimi i Xhehenemit do t’i rrethojë nga të gjitha anët, pa pasur asnjë rrugë shpëtimi prej tij.
يَوْمَ يَغْشَىٰهُمُ ٱلْعَذَابُ مِن فَوْقِهِمْ وَمِن تَحْتِ أَرْجُلِهِمْ وَيَقُولُ ذُوقُواْ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ ٥٥
Ditën, kur dënimi do t’i mbulojë nga sipër dhe nga poshtë këmbëve të tyre, do t’u thuhet: “Shijoni atë që vepruat!”55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Ditën e Kiametit, mohuesit do t’i mbulojë dënimi i Xhehenemit nga sipër kokave të tyre dhe nga poshtë këmbëve të tyre; zjarri do t’i rrethojë nga çdo anë. Dhe Allahu do t’u thotë atëherë: “Shijoni ndëshkimin e asaj që bënit në dynja: shirkun ndaj Allahut, krimet dhe mëkatet.”
يَـٰعِبَادِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ أَرْضِى وَٰسِعَةٌۭ فَإِيَّـٰىَ فَٱعْبُدُونِ ٥٦
O robërit e Mi, që keni besuar! Toka Ime është vërtet e gjerë, prandaj vetëm Mua më adhuroni.56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
O robërit e Mi, që keni besuar, nëse ndiheni të ngushtuar e të penguar për të shfaqur besimin dhe për të adhuruar vetëm Allahun, atëherë shpërnguluni në tokën e gjerë të Allahut dhe adhuroni sinqerisht vetëm Allahun.
كُلُّ نَفْسٍۢ ذَآئِقَةُ ٱلْمَوْتِ ۖ ثُمَّ إِلَيْنَا تُرْجَعُونَ ٥٧
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen; pastaj të gjithë tek Ne do të ktheheni.57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Çdo shpirt i gjallë do ta shijojë vdekjen, pastaj tek Ne do të ktheheni për llogari dhe shpërblim.
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ لَنُبَوِّئَنَّهُم مِّنَ ٱلْجَنَّةِ غُرَفًۭا تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۚ نِعْمَ أَجْرُ ٱلْعَـٰمِلِينَ ٥٨
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do t’i vendosim në dhoma të larta të Xhenetit, nën të cilat rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë përjetësisht. Sa shpërblim i mrekullueshëm për ata që punojnë mirë;58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
Ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe vepruan vepra të mira sipas asaj që u urdhëruan, Ne do t’i vendosim në xhenet, në dhoma të larta, nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa shpërblim i mrekullueshëm janë këto dhoma në kopshtet e begatisë për ata që i binden Allahut!
ٱلَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ ٥٩
që durojnë dhe i mbështeten Zotit të tyre.59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
Vërtet, ato xhenete të përmendura janë për besimtarët që patën durim në adhurimin e Allahut, u përqafuan fort pas fesë së tyre dhe u mbështetën tek Allahu për furnizimin e tyre dhe përballjen me armiqtë e tyre.
وَكَأَيِّن مِّن دَآبَّةٍۢ لَّا تَحْمِلُ رِزْقَهَا ٱللَّهُ يَرْزُقُهَا وَإِيَّاكُمْ ۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ٦٠
Sa e sa krijesa ka, që nuk e mbajnë me vete furnizimin e tyre! Allahu i furnizon ato dhe ju gjithashtu. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.60
Komentimi 1 shënim
Shënimi 60
E sa shumë krijesa të gjalla ka që nuk ruajnë ushqim për të nesërmen, ashtu siç bën biri i Ademit, por Allahu i Lartësuar i furnizon ato, ashtu siç ju furnizon edhe ju. Ai është Dëgjues i fjalëve tuaja, i Dijshëm për veprat tuaja dhe për mendimet e zemrave tuaja.
وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ ٦١
Nëse i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ka nënshtruar Diellin dhe Hënën?”, me siguri do të thonë: “Allahu”. Si pra, devijojnë ata (nga e vërteta)?61
Komentimi 1 shënim
Shënimi 61
Dhe nëse ti, o i Dërguar, do t’i pyesje idhujtarët: “Kush i krijoi qiejt dhe Tokën me këtë rregull të mrekullueshëm dhe nënshtroi Diellin dhe Hënën që ecin pa ndaluar për të mirën e njerëzve dhe krijesave të tjera? Me siguri do të thonë: “I ka krijuar vetëm Allahu.” Atëherë, si largohen ata nga besimi në Allahun, Krijuesin dhe Rregulluesin e gjithçkaje, e adhurojnë bashkë me Të të tjerë? Pra, çuditu me gënjeshtrën dhe trillimin e tyre!
ٱللَّهُ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ وَيَقْدِرُ لَهُۥٓ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۭ ٦٢
Allahu ia zgjeron furnizimin kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia ngushton kujt të dojë. Vërtet, Allahu di çdo gjë.62
Komentimi 1 shënim
Shënimi 62
Allahu i Lartësuar ia zgjeron furnizimin kujt të dojë prej krijesave të Tij dhe ia ngushton të tjerëve prej tyre, sipas asaj që di se është më e dobishme për robërit e Tij. Vërtet Allahu është i Dijshëm për çdo gjë nga gjendjet dhe çështjet tuaja; asgjë nuk i fshihet Atij.
وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّن نَّزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَحْيَا بِهِ ٱلْأَرْضَ مِنۢ بَعْدِ مَوْتِهَا لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ ۚ قُلِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ ٦٣
Nëse i pyet ata: “Kush e zbret ujin nga qielli dhe me të e ringjall tokën pas vdekjes së saj?” - me siguri që do të thonë: “Allahu!” Thuaj: “Lavdërimi i përket Allahut!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë.63
Komentimi 1 shënim
Shënimi 63
Nëse ti, o i Dërguar, do t’i pyesje idhujtarët: “Kush e lëshon nga retë ujin, me të cilin e gjallëron tokën pas tharjes së saj?” Me siguri do të thonë duke pranuar: “Allahu i vetëm e zbret!” Thuaj: “Falënderimi i qoftë Allahut që të bëri të kesh argument kundër tyre.” Por shumica prej tyre nuk mendojnë dhe nuk kuptojnë se ç’është për dobi e ç’është për dëm të tyre; dhe sikur të kishin menduar, nuk do t’i shoqëronin Allahut askënd tjetër.
وَمَا هَـٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَآ إِلَّا لَهْوٌۭ وَلَعِبٌۭ ۚ وَإِنَّ ٱلدَّارَ ٱلْـَٔاخِرَةَ لَهِىَ ٱلْحَيَوَانُ ۚ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ ٦٤
Kjo jetë e kësaj bote nuk është veçse lojë dhe argëtim, ndërsa shtëpia e botës tjetër është jeta e vërtetë; veç sikur ta dinin!64
Komentimi 1 shënim
Shënimi 64
Kjo jetë e kësaj bote nuk është veçse argëtim dhe lojë, me të cilën zemrat merren e trupat luajnë për shkak të zbukurimeve dhe epsheve që gjenden në të, por ajo kalon shpejt e shuhet. Ndërsa shtëpia e botës tjetër është jeta e vërtetë dhe e përhershme, në të cilën nuk ka vdekje. Sikur njerëzit ta dinin këtë të vërtetë, nuk do të parapëlqenin banesën e kalueshme mbi banesën e përjetshme.
فَإِذَا رَكِبُواْ فِى ٱلْفُلْكِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمْ إِلَى ٱلْبَرِّ إِذَا هُمْ يُشْرِكُونَ ٦٥
Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me sinqeritet, duke ia përkushtuar vetëm Atij adhurimin; por, kur Ai i shpëton dhe i sjell në tokë, ata menjëherë i bëjnë shok Atij;65
Komentimi 1 shënim
Shënimi 65
Kur mohuesit hipin në anije në det dhe frikësohen nga mbytja, ata e njësojnë Allahun dhe i drejtohen vetëm Atij me lutje në çastin e vështirësisë së tyre. Por kur Ai i shpëton dhe i nxjerr në tokë të sigurt, e kur vështirësia largohet prej tyre, ata kthehen sërish në idhujtari. Kjo është një kundërthënie e tyre: e njësojnë Allahun në kohë vështirësie, por i bëjnë shok Atij në kohë rehatie.
لِيَكْفُرُواْ بِمَآ ءَاتَيْنَـٰهُمْ وَلِيَتَمَتَّعُواْ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ ٦٦
që të mohojnë atë që Ne u dhamë dhe të kënaqen (përkohësisht). Por së shpejti do ta marrin vesh!66
Komentimi 1 shënim
Shënimi 66
Idhujtarinë e tyre pas shpëtimit Tonë nga deti, Ne e kemi lënë që t’u bëhet shkak mohimi ndaj mirësive që u dhamë në jetën dhe pasurinë e tyre, që të vazhdojnë të kënaqen përkohësisht në këtë botë. Por shumë shpejt do ta kuptojnë prishjen e veprave të tyre dhe dënimin e dhimbshëm që Allahu ka përgatitur për ta në Ditën e Kiametit. Në këtë qëndron një kërcënim i qartë për ta.
أَوَلَمْ يَرَوْاْ أَنَّا جَعَلْنَا حَرَمًا ءَامِنًۭا وَيُتَخَطَّفُ ٱلنَّاسُ مِنْ حَوْلِهِمْ ۚ أَفَبِٱلْبَـٰطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَةِ ٱللَّهِ يَكْفُرُونَ ٦٧
A nuk e shohin ata se, Ne kemi bërë një vend të Shenjtë dhe të sigurt (Meken), ndërsa njerëzit rreth tyre rrëmbehen? Vallë, a në të kotën besojnë, ndërsa mirësinë e Allahut e mohojnë?67
Komentimi 1 shënim
Shënimi 67
A nuk e shohin mohuesit e Mekës se Allahu ua ka bërë Mekën një vend të shenjtë dhe të sigurt, ku banorët e saj janë të mbrojtur në jetën dhe pasurinë e tyre, ndërsa njerëzit përreth saj, jashtë haremit, rrëmbehen dhe nuk janë të sigurt? Vallë, besojnë në të kotën dhe idhujt, ndërsa mirësinë e veçantë që Allahu u ka dhënë, e mohojnë, e nuk e adhurojnë vetëm Allahun?!
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِٱلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُۥٓ ۚ أَلَيْسَ فِى جَهَنَّمَ مَثْوًۭى لِّلْكَـٰفِرِينَ ٦٨
Kush është më i padrejtë se ai që shpif ndaj Allahut gënjeshtër ose e mohon të vërtetën kur i ka ardhur? A nuk është Xhehenemi vendqëndrim për mohuesit?68
Komentimi 1 shënim
Shënimi 68
Nuk ka më të padrejtë se ai që shpif ndaj Allahut, duke ia atribuar Atij atë që është mashtrim dhe humbje, ose ai që përgënjeshtron të vërtetën me të cilën Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ. Vërtet, në zjarr ka banesë për ata që mohuan Allahun, hodhën poshtë Njësimin e Tij dhe përgënjeshtruan të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.
وَٱلَّذِينَ جَـٰهَدُواْ فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَمَعَ ٱلْمُحْسِنِينَ ٦٩
Ata që luftojnë për Ne, me siguri që do t’i udhëzojmë në Rrugët Tona. Vërtet, Allahu është me ata që bëjnë mirë.69
Komentimi 1 shënim
Shënimi 69
Sa për besimtarët që luftojnë armiqtë e Allahut, egon dhe shejtanin, dhe kanë durim përballë sprovave dhe vuajtjeve në rrugën e Allahut, Allahu do t’i udhëzojë në rrugët e së mirës dhe do t’i forcojë në rrugën e drejtë. Kush ka këto cilësi, është bamirës për veten dhe për të tjerët. Dhe me të vërtetë Allahu i Lartësuar është me ata që bëjnë mirë nga krijesat e Tij, duke u dhënë ndihmë, përkrahje, mbrojtje dhe udhëzim.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Këto janë nga shkronjat e ndara (huruf muqatta‘a) që gjenden në fillim të disa sureve të Kuranit. Është përmendur më parë shpjegimi i tyre në hyrje të Sures El-Bekare; Allahu e di më së miri qëllimin e tyre, ndërsa dijetarët kanë thënë se ato janë prej mistereve të Kuranit, të cilat tregojnë madhështinë e librit hyjnor dhe se ky libër i shenjtë është i përbërë nga këto shkronja, të cilat arabët i njohin, por megjithatë nuk janë në gjendje të sjellin diçka si ai.