KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 33

El Ahzab Aleatët

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Medinase • 73 ajete • Ajetet 1–20

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

33:1

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ ٱتَّقِ ٱللَّهَ وَلَا تُطِعِ ٱلْكَـٰفِرِينَ وَٱلْمُنَـٰفِقِينَ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًۭا١

O i Dërguar! Kije frikë Allahun dhe mos ju bind mohuesve dhe hipokritëve! Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.1

Komentimi 1 shënim

Shënimi 1

O i Dërguar, qëndro vazhdimisht në devotshmëri ndaj Allahut, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Le të të marrin ty për shembull besimtarët, sepse ata kanë më tepër nevojë për këtë se sa ti. Mos ju bind jobesimtarëve dhe hipokritëve. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë dhe i Urtë në krijimin, urdhërimin dhe planifikimin e Tij.

33:2

وَٱتَّبِعْ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًۭا ٢

Ndiq atë që të shpallet nga Zoti yt! Vërtet, Allahu është i Dijshëm për atë që ju veproni.2

Komentimi 1 shënim

Shënimi 2

Dhe ndiq atë që të shpallet ty, o Muhamed, nga Zoti yt prej Kuranit dhe Sunetit. Vërtet Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që veproni dhe do t’ju shpërblejë për të; Asgjë nga kjo nuk i fshihet Atij.

33:3

وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًۭا ٣

Dhe mbështetu tek Allahu; mjafton që Allahu të jetë Mbrojtës.3

Komentimi 1 shënim

Shënimi 3

Mbështetu te Zoti yt, dhe lëri në dorën e Tij të gjitha çështjet e tua. Mjafton Ai si Ruajtës për atë që i mbështetet dhe kthehet tek Ai.

33:4

مَّا جَعَلَ ٱللَّهُ لِرَجُلٍۢ مِّن قَلْبَيْنِ فِى جَوْفِهِۦ ۚ وَمَا جَعَلَ أَزْوَٰجَكُمُ ٱلَّـٰٓـِٔى تُظَـٰهِرُونَ مِنْهُنَّ أُمَّهَـٰتِكُمْ ۚ وَمَا جَعَلَ أَدْعِيَآءَكُمْ أَبْنَآءَكُمْ ۚ ذَٰلِكُمْ قَوْلُكُم بِأَفْوَٰهِكُمْ ۖ وَٱللَّهُ يَقُولُ ٱلْحَقَّ وَهُوَ يَهْدِى ٱلسَّبِيلَ ٤

Allahu nuk i ka bërë asnjë njeriu dy zemra në kraharorin e tij. As nuk i ka bërë gratë tuaja, të cilave u thoni “ti je si shpina e nënës sime”, nëna tuajat. As nuk i ka bërë fëmijët e birësuar bijtë tuaj. Kjo është vetëm fjala juaj e thënë me gojët tuaja, ndërsa Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në Rrugën e Drejtë.4

Komentimi 1 shënim

Shënimi 4

Nuk ka bërë Allahu për asnjë njeri dy zemra në kraharorin e tij, dhe nuk i ka bërë bashkëshortet tuaja, ndaj të cilave bëni dhihar (t’u thoni: “Ti je për mua si shpina e nënës sime”), të ndaluara për ju siç janë nënat tuaja. Dhihari ishte konsideruar si divorc në kohën e injorancës (xhahilijes), por Allahu e sqaroi se gruaja, në asnjë rrethanë, nuk bëhet nënë. Po ashtu, Allahu nuk i ka bërë fëmijët e birësuar (të adoptuarit) bij në aspektin ligjor, sepse as dhihari e as birësimi nuk kanë vlerë për ndalim të përjetshëm. Të thuash: “Ky është djali im” për dikë që nuk është biri yt i vërtetë, është vetëm fjalë me gojë pa realitet, që nuk sjell pasojë juridike. Allahu thotë vetëm të vërtetën, ua shpjegon robërve të Tij rregullat e drejta dhe i udhëzon ata në rrugën e drejtë.

33:5

ٱدْعُوهُمْ لِـَٔابَآئِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِندَ ٱللَّهِ ۚ فَإِن لَّمْ تَعْلَمُوٓاْ ءَابَآءَهُمْ فَإِخْوَٰنُكُمْ فِى ٱلدِّينِ وَمَوَٰلِيكُمْ ۚ وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌۭ فِيمَآ أَخْطَأْتُم بِهِۦ وَلَـٰكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًا ٥

Thërritini të birësuarit me emrat (mbiemrat) e etërve të tyre; kjo është më e drejtë tek Allahu. E nëse nuk i njihni etërit e tyre, ata janë vëllezërit tuaj në fe dhe miqtë tuaj. Nuk është mëkat për ju në atë që gaboni pa dashje, por vetëm në atë që synojnë zemrat tuaja. Allahu është Falës, Mëshirëplotë.5

Komentimi 1 shënim

Shënimi 5

I thirrni të birësuarit (të adoptuarit) me emrat e etërve të tyre të vërtetë – kjo është më e drejtë dhe më e drejtpeshuar tek Allahu. E nëse nuk i njihni etërit e tyre të vërtetë, atëherë konsiderojini si vëllezër tuaj në fe dhe miq të afërt në Islam. Nuk ka gjynah mbi ju për gabimet që i keni bërë pa qëllim në këtë çështje, por Allahu ju merr në llogari vetëm për atë që e bëni me qëllim. Allahu është Falës për gabimet, Mëshirëplotë për ata që pendohen.

33:6

ٱلنَّبِىُّ أَوْلَىٰ بِٱلْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنفُسِهِمْ ۖ وَأَزْوَٰجُهُۥٓ أُمَّهَـٰتُهُمْ ۗ وَأُوْلُواْ ٱلْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَىٰ بِبَعْضٍۢ فِى كِتَـٰبِ ٱللَّهِ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُهَـٰجِرِينَ إِلَّآ أَن تَفْعَلُوٓاْ إِلَىٰٓ أَوْلِيَآئِكُم مَّعْرُوفًۭا ۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِى ٱلْكِتَـٰبِ مَسْطُورًۭا ٦

I Dërguari është më i afërt për besimtarët se vetvetja e tyre, dhe gratë e tij janë nënat e tyre. Të afërmit e gjakut kanë më të drejtë (në trashëgimi) - sipas Librit të Allahut - se sa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit, përveçse kur bëni ndonjë mirësi ndaj miqve tuaj. Kjo është e shënuar në Libër.6

Komentimi 1 shënim

Shënimi 6

I Dërguari Muhamed ﷺ është më i afërt dhe më i dashur për besimtarët sesa vetja e tyre, në çështjet e fesë dhe të kësaj bote. Bashkëshortet e tij ﷺ janë të ndaluara për umetin e tij pas tij, me status të shenjtëruar sikurse nënat e tyre – pra, nuk lejohet martesa me gratë e Pejgamberit ﷺ pas vdekjes së tij. Ndërsa të afërmit me gjak nga myslimanët janë më me të drejtë në trashëgim sipas ligjit dhe urdhrit të Allahut, sesa trashëgimia që ishte rregulluar më herët mbi bazën e besimit dhe hixhretit. (Në fillim të Islamit, myslimanët trashëgonin mbi bazën e besimit dhe emigrimit, por kjo u abrogua me shpalljen e ajeteve të trashëgimisë). Megjithatë, është e lejuar që myslimani t’u bëjë mirë, t’i ndihmojë dhe të përkujdeset për jo-trashëgimtarët me bamirësi, ndihmë, afërsi, respekt dhe testament. Ky gjykim është i përcaktuar e i shkruar në “Leuhi Mahfudh” dhe është obligim për t’u zbatuar. - Ky ajet tregon për: detyrimin që Pejgamberi ﷺ të jetë më i dashur për robin sesa vetja e tij; domosdoshmërinë e bindjes së plotë ndaj tij; respektin dhe nderimin e grave të tij ﷺ, të cilat janë nënat e besimtarëve; dhe se kush i fyen apo i shan ato, ka rënë në humbje të madhe.

33:7

وَإِذْ أَخَذْنَا مِنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِيثَـٰقَهُمْ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٍۢ وَإِبْرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ ۖ وَأَخَذْنَا مِنْهُم مِّيثَـٰقًا غَلِيظًۭا ٧

(Kujto) kur Ne morëm prej profetëve besëlidhjen e tyre, edhe prej teje (o Muhamed); prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes; morëm prej tyre një besëlidhje solemne,7

Komentimi 1 shënim

Shënimi 7

Dhe kujto, o i Dërguar, kur Ne morëm prej pejgamberëve besën e fortë për të përçuar mesazhin dhe për ta çuar me besnikëri amanetin. Morëm besën prej teje, dhe prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes – të cilët janë prej pejgamberëve më të vendosur e më të durueshëm - sipas mendimit më të njohur. Morëm prej tyre një besëlidhje të sigurt dhe të fortë, që të përçonin shpalljen, ta mbanin amanetin dhe që secili prej tyre ta vërtetonte dhe përkrahte tjetrin.

33:8

لِّيَسْـَٔلَ ٱلصَّـٰدِقِينَ عَن صِدْقِهِمْ ۚ وَأَعَدَّ لِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابًا أَلِيمًۭا ٨

që Ai t’i pyesë të sinqertët (profetët) për besnikërinë e tyre. Ndërsa për mohuesit, Ai ka përgatitur një dënim të dhembshëm.8

Komentimi 1 shënim

Shënimi 8

Allahu mori atë besëlidhje prej atyre të dërguarve, që t’i pyesë të dërguarit Ditën e Kiametit për përgjigjen që u dhanë popujt e tyre: kush e pranoi mesazhin dhe kush e mohoi atë. Pastaj Allahu do t’i shpërblejë besimtarët me Xhenet për besimin dhe bindjen e tyre, ndërsa për jobesimtarët ka përgatitur Ditën e Gjykimit një dënim të ashpër në Xhehenem.

33:9

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذْكُرُواْ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَآءَتْكُمْ جُنُودٌۭ فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًۭا وَجُنُودًۭا لَّمْ تَرَوْهَا ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرًا ٩

O besimtarë! Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju rrethuan ushtritë, e Ne dërguam kundër tyre erë dhe ushtri (engjëj), që ju nuk i patë. Allahu është Vëzhgues i asaj që veproni.9

Komentimi 1 shënim

Shënimi 9

O besimtarë, kujtoni mirë mirësinë e Allahut ndaj jush në ditët e betejës së Ahzabit (beteja e Hendekut), kur mbi ju u mblodhën idhujtarët nga jashtë Medinës, hebrenjtë dhe hipokritët nga brenda e rreth saj, dhe ju rrethuan nga çdo anë. Atëherë Allahu dërgoi mbi ta një erë të fuqishme që shkatërroi çadrat e tyre dhe përmbysi enët e tyre, dhe dërgoi engjëj nga qielli që ju nuk i shihnit, duke mbjellë frikë dhe tmerr në zemrat e armiqve tuaj. Allahu ishte i dijshëm dhe vëzhgonte për çdo gjë që bënit, dhe asgjë nuk i fshihej Atij.

33:10

إِذْ جَآءُوكُم مِّن فَوْقِكُمْ وَمِنْ أَسْفَلَ مِنكُمْ وَإِذْ زَاغَتِ ٱلْأَبْصَـٰرُ وَبَلَغَتِ ٱلْقُلُوبُ ٱلْحَنَاجِرَ وَتَظُنُّونَ بِٱللَّهِ ٱلظُّنُونَا۠ ١٠

Kur ata ju sulmuan nga lart (lindja) dhe nga poshtë jush (perëndimi), dhe kur sytë tuaj u shtangën dhe zemrat u ngjitën në fyt, e ju filluat të mendoni gjëra të ndryshme për Allahun.10

Komentimi 1 shënim

Shënimi 10

Kujtoni kur ata (armiqtë) ju erdhën nga lartësitë e luginës, nga ana e lindjes, dhe nga poshtë jush, nga ana e perëndimit të saj. Atëherë sytë u zgurdulluan nga hutimi dhe tmerri, zemrat ju ngjiteshin në fyt prej frikës së madhe, hipokritët u pushtuan nga dëshpërimi, u përhapën fjalë të shumta e kundërthënëse, dhe ju filluat të dyshoni ndaj Allahut, duke menduar mendime të këqija se Ai nuk do ta ndihmonte fenë e Tij dhe nuk do ta lartësonte Fjalën e Tij.

33:11

هُنَالِكَ ٱبْتُلِىَ ٱلْمُؤْمِنُونَ وَزُلْزِلُواْ زِلْزَالًۭا شَدِيدًۭا ١١

Aty, besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën me një tronditje të fortë.11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Në atë situatë të rëndë u vu në provë besimi i besimtarëve dhe u pastrua shpirti i njerëzve, u dallua i sinqerti nga hipokriti. Ata u tronditën me frikë dhe ankth të madh, që të bëhej e qartë besnikëria e tyre dhe të shtohej bindja e tyre në Allahun.

33:12

وَإِذْ يَقُولُ ٱلْمُنَـٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌۭ مَّا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ إِلَّا غُرُورًۭا١٢

Kur hipokritët dhe ata me zemra të sëmura thoshin: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na premtuan veçse mashtrim.”12

Komentimi 1 shënim

Shënimi 12

Kur hipokritët dhe ata që kishin dyshim në zemrat e tyre, të dobët në besim, thoshin: “Nuk është veçse gënjeshtër ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij për ndihmën dhe forcimin; është vetëm fjalë boshe dhe mashtrim, prandaj mos e besoni.”

33:13

وَإِذْ قَالَت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْهُمْ يَـٰٓأَهْلَ يَثْرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمْ فَٱرْجِعُواْ ۚ وَيَسْتَـْٔذِنُ فَرِيقٌۭ مِّنْهُمُ ٱلنَّبِىَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوْرَةٌۭ وَمَا هِىَ بِعَوْرَةٍ ۖ إِن يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارًۭا ١٣

Dhe (kujto) kur një grup prej tyre tha: “O banorë të Jethribit (Medinës), nuk ka më vend për ju këtu, prandaj kthehuni!” Ndërsa një pjesë prej tyre i kërkoi leje të Dërguarit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura.” Por, ato nuk ishin të pambrojtura, ata nuk donin tjetër, veçse t’ia mbathnin.13

Komentimi 1 shënim

Shënimi 13

Dhe kujto, o Muhamed, fjalën e një grupi hipokritësh që u thërrisnin besimtarëve nga Medina: “O banorë të Jethribit (emri i vjetër i Medinës), nuk ka qëndrim për ju këtu në një betejë të humbur, kthehuni në shtëpitë tuaja brenda qytetit.” Ndërkohë një grup tjetër hipokritësh kërkonin leje nga i Dërguari ﷺ për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, duke u arsyetuar se ishin të pambrojtura dhe i frikësoheshin grabitjes, por në të vërtetë nuk ishte ashtu. Ata nuk synonin tjetër veçse të iknin nga lufta.

33:14

وَلَوْ دُخِلَتْ عَلَيْهِم مِّنْ أَقْطَارِهَا ثُمَّ سُئِلُواْ ٱلْفِتْنَةَ لَـَٔاتَوْهَا وَمَا تَلَبَّثُواْ بِهَآ إِلَّا يَسِيرًۭا١٤

Sikur t’u kishte depërtuar armiku nga të gjitha anët dhe t’u kërkohej të bëheshin idhujtarë, ata do ta kishin bërë pa hezitim dhe nuk do të qëndronin gjatë.14

Komentimi 1 shënim

Shënimi 14

Dhe sikur ushtria e aleatëve (ahzabit) të hynte në Medinë nga anët e saj, e pastaj këta hipokritë të thirreshin për t’u kthyer në idhujtari dhe për t’u larguar nga Islami, do t’i përgjigjeshin menjëherë, pa hezitim. Ata nuk do të vonoheshin në kthimin e tyre drejt idhujtarisë veçse pak kohë.

33:15

وَلَقَدْ كَانُواْ عَـٰهَدُواْ ٱللَّهَ مِن قَبْلُ لَا يُوَلُّونَ ٱلْأَدْبَـٰرَ ۚ وَكَانَ عَهْدُ ٱللَّهِ مَسْـُٔولًۭا ١٥

Ndërkohë që më parë, ata kishin dhënë fjalën ndaj Allahut se nuk do të tërhiqeshin. Për fjalën e dhënë Allahut do të jepet llogari.15

Komentimi 1 shënim

Shënimi 15

Dhe vërtet këta hipokritë kishin lidhur më parë një besëlidhje me Allahun, nëpërmjet të Dërguarit të Tij, që nëse do të merrnin pjesë në luftë nuk do të iknin, e nëse do të thirreshin në xhihad nuk do të tërhiqeshin. Por ata e tradhtuan këtë besëlidhje. Allahu do t’i marrë në llogari për këtë, do t’i pyesë për të dhe do t’i ndëshkojë, sepse besëlidhja e bërë me Allahun është përgjegjësi për të cilën njeriu do të pyetet patjetër.

33:16

قُل لَّن يَنفَعَكُمُ ٱلْفِرَارُ إِن فَرَرْتُم مِّنَ ٱلْمَوْتِ أَوِ ٱلْقَتْلِ وَإِذًۭا لَّا تُمَتَّعُونَ إِلَّا قَلِيلًۭا١٦

Thuaju: “Ikja nuk do t’ju bëjë dobi, qoftë nëse ikni prej vdekjes apo prej vrasjes; ju gjithësesi nuk do të kënaqeni veçse pak.”16

Komentimi 1 shënim

Shënimi 16

Thuaju – o i Dërguar – këtyre hipokritëve: “Ikja juaj nga beteja, nga frika e vdekjes apo e vrasjes, nuk do t’ju bëjë dobi, sepse nuk e vonon aspak afatin tuaj të caktuar. Edhe nëse do të ikni, nuk do të përfitoni gjë tjetër në këtë botë, përveç jetës suaj të kufizuar, e cila është shumë e shkurtër në krahasim me jetën e përjetshme të ahiretit.”

33:17

قُلْ مَن ذَا ٱلَّذِى يَعْصِمُكُم مِّنَ ٱللَّهِ إِنْ أَرَادَ بِكُمْ سُوٓءًا أَوْ أَرَادَ بِكُمْ رَحْمَةًۭ ۚ وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيًّۭا وَلَا نَصِيرًۭا ١٧

Thuaju: “Kush është ai që mund t’ju mbrojë nga Allahu, nëse Ai do t’ju dojë ndonjë të keqe, ose t’ju japë ndonjë mëshirë?” Ata nuk do të gjejnë, përveç Allahut, as mbrojtës as ndihmës.17

Komentimi 1 shënim

Shënimi 17

Thuaju – o i Dërguar – atyre: “Kush është ai që mund t’ju mbrojë prej Allahut ose t’ju shpëtojë nga dënimi i Tij, nëse Ai dëshiron t’ju godasë me ndonjë të keqe, ose dëshiron t’ju japë mëshirë? Vetëm Ai është Dhënësi dhe Ndaluesi, Dëmtuesi dhe Dobiprurësi.” Këta hipokritë nuk do të gjejnë, përveç Allahut, as mbrojtës që t’u qëndrojë pranë, as ndihmues që t’i ndihmojë.

33:18

۞ قَدْ يَعْلَمُ ٱللَّهُ ٱلْمُعَوِّقِينَ مِنكُمْ وَٱلْقَآئِلِينَ لِإِخْوَٰنِهِمْ هَلُمَّ إِلَيْنَا ۖ وَلَا يَأْتُونَ ٱلْبَأْسَ إِلَّا قَلِيلًا ١٨

Allahu i di mirë ata, midis jush, që dekurajojnë të tjerët (nga lufta) dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani tek ne!”, e ata vetë nuk shkojnë në luftë, veçse pak.18

Komentimi 1 shënim

Shënimi 18

Vërtet, Allahu i di mirë ata që e pengojnë të tjerët nga lufta në rrugën e Tij, dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani tek ne dhe braktiseni Muhamedin, mos merrni pjesë në luftë me të, sepse kemi frikë se do të zhdukeni bashkë me të!” Por këta, edhe me gjithë pengesat e tyre, nuk shkojnë në luftë veçse rrallëherë – dhe atë vetëm për sy e faqe, për famë, dhe nga frika e turpit para njerëzve.

33:19

أَشِحَّةً عَلَيْكُمْ ۖ فَإِذَا جَآءَ ٱلْخَوْفُ رَأَيْتَهُمْ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ تَدُورُ أَعْيُنُهُمْ كَٱلَّذِى يُغْشَىٰ عَلَيْهِ مِنَ ٱلْمَوْتِ ۖ فَإِذَا ذَهَبَ ٱلْخَوْفُ سَلَقُوكُم بِأَلْسِنَةٍ حِدَادٍ أَشِحَّةً عَلَى ٱلْخَيْرِ ۚ أُوْلَـٰٓئِكَ لَمْ يُؤْمِنُواْ فَأَحْبَطَ ٱللَّهُ أَعْمَـٰلَهُمْ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًۭا ١٩

Ata (hipokritët) janë dorështrënguar ndaj jush. Kur vjen frika (rreziku), i sheh ata të shikojnë tek ti me sy të zgurdulluar, si dikush që është në gjendje agonie. Por, sapo të kalojë frika, ju sulmojnë me gjuhë të mprehta, të etur për plaçkë. Ata nuk kanë besuar, prandaj Allahu ua bëri të pavlefshme veprat e tyre. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.19

Komentimi 1 shënim

Shënimi 19

Janë koprracë ndaj jush, o besimtarë – koprracë me pasuri, me shpirt, me mund e me dashuri, për shkak të armiqësisë dhe urrejtjes që kanë në zemrat e tyre; duan jetën dhe urrejnë vdekjen. Kur afrohet rreziku i luftës, i sheh të frikësuar për jetën e tyre, sytë e tyre sillen përqark nga tmerri i vdekjes, ashtu si sytë e atij që është duke dhënë shpirt. Por kur mbaron lufta dhe rreziku largohet, ata ju godasin me gjuhë therëse e fjalë të ashpra, dhe kur vjen ndarja e plaçkës tregohen koprracë dhe ziliqarë. Këta nuk e kanë besimin në zemrat e tyre, prandaj Allahu ua humbi shpërblimin e veprave të tyre, dhe kjo për Allahun është shumë e lehtë.

33:20

يَحْسَبُونَ ٱلْأَحْزَابَ لَمْ يَذْهَبُواْ ۖ وَإِن يَأْتِ ٱلْأَحْزَابُ يَوَدُّواْ لَوْ أَنَّهُم بَادُونَ فِى ٱلْأَعْرَابِ يَسْـَٔلُونَ عَنْ أَنۢبَآئِكُمْ ۖ وَلَوْ كَانُواْ فِيكُم مَّا قَـٰتَلُوٓاْ إِلَّا قَلِيلًۭا ٢٠

Ata mendonin se aleatët (armiqtë) nuk ishin larguar ende. E nëse aleatët do të ktheheshin përsëri, ata do të dëshironin të ishin në mesin e beduinëve, dhe të pyesnin për lajmet tuaja. E, sikur të ishin me ju, nuk do të luftonin, veçse pak.20

Komentimi 1 shënim

Shënimi 20

Hipokritët mendonin se aleatët armiqë, që Allahu i mundi me një disfatë të rëndë, nuk ishin larguar ende – kjo nga frika dhe frikacakëria e tyre e madhe. Dhe po të ktheheshin aleatët përsëri në Medinë, ata hipokritë do të dëshironin të ishin larg saj, mes beduinëve në shkretëtirë, duke pyetur vetëm për lajme e duke kërkuar të dinë ç’po ndodh me ju. Edhe sikur të ishin me ju në mesin tuaj, nuk do të luftonin bashkë me ju veçse shumë pak, ngaqë janë jashtë mase frikacakë, të përulur dhe me besim të dobët.

33:21

لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِى رَسُولِ ٱللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌۭ لِّمَن كَانَ يَرْجُواْ ٱللَّهَ وَٱلْيَوْمَ ٱلْـَٔاخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرًۭا ٢١

Vërtet, tek i Dërguari i Allahut ju keni shembullin më të bukur, për këdo që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit, dhe që e përmend Allahun shumë.21

Komentimi 1 shënim

Shënimi 21

Ju, o besimtarë, në fjalët, veprat dhe gjendjet e të Dërguarit të Allahut ﷺ keni një shembull të shkëlqyer për t’u marrë si udhërrëfyes. Prandaj përqafoni dhe ndiqni Sunnetin e tij, sepse vetëm ata që shpresojnë takimin me Allahun dhe Ditën e Fundit, dhe që e përmendin shumë Allahun, duke kërkuar falje e duke e falënderuar në çdo gjendje, janë ata që ndjekin shembullin e tij.

33:22

وَلَمَّا رَءَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلْأَحْزَابَ قَالُواْ هَـٰذَا مَا وَعَدَنَا ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَصَدَقَ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ ۚ وَمَا زَادَهُمْ إِلَّآ إِيمَـٰنًۭا وَتَسْلِيمًۭا ٢٢

Kur besimtarët i panë aleatët (armiqtë), thanë: “Kjo është ajo që na premtoi Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe Allahu e i Dërguari i Tij e thanë të vërtetën.” Kjo veçse ua shtoi atyre besimin dhe nënshtrimin (ndaj Allahut).22

Komentimi 1 shënim

Shënimi 22

Kur besimtarët panë aleatët armiqë që kishin rrethuar Medinën, ata e kujtuan se koha e premtuar e fitores ishte afruar, prandaj thanë: “Ky është pikërisht premtimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, për sprovë, vështirësi dhe më pas ndihmë.” Kështu Allahu e realizoi premtimin e Tij dhe i Dërguari i Tij tha vetëm të vërtetën në atë që i përgëzoi. Shikimi i besimtarëve ushtritë e aleatëve nuk u shtoi asgjë tjetër veçse besimin në Allahun, dorëzim ndaj vendimit të Tij dhe nënshtrim ndaj urdhrit të Tij.

33:23

مِّنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌۭ صَدَقُواْ مَا عَـٰهَدُواْ ٱللَّهَ عَلَيْهِ ۖ فَمِنْهُم مَّن قَضَىٰ نَحْبَهُۥ وَمِنْهُم مَّن يَنتَظِرُ ۖ وَمَا بَدَّلُواْ تَبْدِيلًۭا ٢٣

Nga besimtarët ka burra, që e kanë mbajtur besën e dhënë Allahut. Disa prej tyre e kanë përmbushur atë që kishin premtuar (me rënien dëshmor), kurse të tjerë ende presin. Ata nuk e kanë ndryshuar aspak besën e tyre.23

Komentimi 1 shënim

Shënimi 23

Nga besimtarët ka burra që e kanë përmbushur besën e tyre ndaj Allahut të Lartësuar, duruan në varfëri, vështirësi dhe në çaste lufte. Disa prej tyre e realizuan plotësisht zotimin e tyre – duke rënë dëshmorë në rrugën e Allahut ose duke vdekur me sinqeritet e besnikëri – ndërsa të tjerë ende presin njërën prej dy të mirave: fitoren ose dëshminë. Ata nuk e ndryshuan, nuk e thyen dhe nuk e tradhtuan besën e dhënë Allahut, ndryshe nga hipokritët.

33:24

لِّيَجْزِىَ ٱللَّهُ ٱلصَّـٰدِقِينَ بِصِدْقِهِمْ وَيُعَذِّبَ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ إِن شَآءَ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ٢٤

Që Allahu t’i shpërblejë të sinqertët për sinqeritetin e tyre dhe t’i ndëshkojë hipokritët, nëse do, ose t’ua pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.24

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Që Allahu t’i shpërblejë njerëzit e së vërtetës për shkak të sinqeritetit dhe qëndrueshmërisë së tyre – dhe ata janë besimtarët – dhe t’i ndëshkojë hipokritët, nëse do që t’i dënojë, duke mos i bërë të suksesshëm për pendim të sinqertë para vdekjes, e kështu të vdesin në mosbesim dhe të meritojnë zjarrin. Ose, nëse do, t’i pranojë ata duke i udhëzuar drejt pendimit dhe kthimit tek Ai. Vërtet Allahu është Falës i mëkateve të atyre që i kanë bërë padrejtësi vetes së tyre kur pendohen, dhe është i Mëshirshëm ndaj tyre, pasi u dha suksesin e pendimit të sinqertë.

33:25

وَرَدَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِغَيْظِهِمْ لَمْ يَنَالُواْ خَيْرًۭا ۚ وَكَفَى ٱللَّهُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٱلْقِتَالَ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ قَوِيًّا عَزِيزًۭا ٢٥

Allahu i zmbrapsi mohuesit (ushtritë e aleatëve) të zemëruar, pa arritur asnjë të mirë. Allahu i mjaftoi besimtarët nga lufta. Allahu është i Fortë dhe i Fuqishëm.25

Komentimi 1 shënim

Shënimi 25

Allahu i zmbrapsi aleancat e mohimit dhe idhujtarisë larg Medinës, të zhgënjyer, të humbur e plot mllef, pa arritur ndonjë të mirë as në këtë botë, as në tjetrën. Ndërsa besimtarëve, Allahu i mjaftoi (ruajti) nga lufta, duke i ndihmuar me shkaqe dhe mjete që ua dha prej fuqisë së Tij. Dhe Allahu është i Fuqishëm, që askush nuk mund ta mposhtë, i Lartësuar dhe i Pathyeshëm në Mbretërinë dhe Pushtetin e Tij.

33:26

وَأَنزَلَ ٱلَّذِينَ ظَـٰهَرُوهُم مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ مِن صَيَاصِيهِمْ وَقَذَفَ فِى قُلُوبِهِمُ ٱلرُّعْبَ فَرِيقًۭا تَقْتُلُونَ وَتَأْسِرُونَ فَرِيقًۭا ٢٦

Allahu i nxori nga fortesat e tyre ata, prej ithtarëve të Librit, që ndihmuan (aleatët), dhe hodhi frikë në zemrat e tyre. Një grup prej tyre i vratë, e një grup i morët rob.26

Komentimi 1 shënim

Shënimi 26

Dhe Allahu i zbriti nga kështjellat e tyre hebrenjtë e Benu Kurejdhas, për shkak se ndihmuan aleatët në luftën kundër muslimanëve, dhe hodhi frikë në zemrat e tyre, kështu që u thyen: një pjesë prej tyre i vratë, ndërsa një pjesë tjetër i zutë robër.

33:27

وَأَوْرَثَكُمْ أَرْضَهُمْ وَدِيَـٰرَهُمْ وَأَمْوَٰلَهُمْ وَأَرْضًۭا لَّمْ تَطَـُٔوهَا ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرًۭا ٢٧

Dhe ju dha në trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe një tokë tjetër, që nuk e kishit shkelur më parë. Allahu është i Fuqishëm mbi çdo gjë.27

Komentimi 1 shënim

Shënimi 27

Dhe Allahu jua dha juve – o besimtarë – tokat e tyre, banesat e tyre dhe pasuritë e tyre të tundshme si stolitë, armët dhe bagëtitë, si dhe të patundshmet si arat, shtëpitë dhe kështjellat e fortifikuara. Dhe ju trashëgoi tokën e Hajberit, që më parë nuk kishit mundësi ta shkelni për shkak të mbrojtjes së saj dhe forcës së banorëve të saj. Allahu është i Fuqishëm mbi çdo gjë, asgjë nuk e dobëson Atë.

33:28

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ قُل لِّأَزْوَٰجِكَ إِن كُنتُنَّ تُرِدْنَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا وَزِينَتَهَا فَتَعَالَيْنَ أُمَتِّعْكُنَّ وَأُسَرِّحْكُنَّ سَرَاحًۭا جَمِيلًۭا ٢٨

O i Dërguar! Thuaju grave të tua: “Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, ejani që t’ju jap dhurata dhe t’ju lëshoj me një lëshim të hijshëm.”28

Komentimi 1 shënim

Shënimi 28

O i Dërguar, thuaju grave të tua që u mblodhën rreth teje duke kërkuar shtim në shpenzime: Nëse dëshironi jetën e kësaj bote dhe zbukurimet e saj, ejani, unë do t’ju jap diçka nga të mirat e saj dhe do t’ju lëshoj me mirësi, pa dëm dhe pa ofendim.

33:29

وَإِن كُنتُنَّ تُرِدْنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلدَّارَ ٱلْـَٔاخِرَةَ فَإِنَّ ٱللَّهَ أَعَدَّ لِلْمُحْسِنَـٰتِ مِنكُنَّ أَجْرًا عَظِيمًۭا ٢٩

Por, nëse dëshironi Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë Allahu ka përgatitur për ato, prej jush, që bëjnë vepra të mira, një shpërblim të madh.29

Komentimi 1 shënim

Shënimi 29

Por nëse dëshironi kënaqësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe atë që Allahu u ka përgatitur në botën tjetër, atëherë duroni dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Vërtet Allahu ka përgatitur për ato prej jush, që bëjnë mirë një shpërblim të madh. {Dhe ato zgjodhën Allahun, të Dërguarin e Tij dhe atë që Allahu u ka përgatitur në botën tjetër}.

33:30

يَـٰنِسَآءَ ٱلنَّبِىِّ مَن يَأْتِ مِنكُنَّ بِفَـٰحِشَةٍۢ مُّبَيِّنَةٍۢ يُضَـٰعَفْ لَهَا ٱلْعَذَابُ ضِعْفَيْنِ ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًۭا ٣٠

O gratë e të Dërguarit! Kushdo prej jush, që kryen një të keqe të hapur, asaj do t’i dyfishohet dënimi; dhe kjo është e lehtë për Allahun.30

Komentimi 1 shënim

Shënimi 30

O gratë e të Dërguarit, kushdo prej jush që bën një mëkat të dukshëm, asaj do t’i dyfishohet dënimi. Dhe përderisa vendi dhe nderi juaj është i lartë, ishte e përshtatshme që Allahu ta bëjë ndëshkimin për gjynahun tuaj më të rëndë, si mbrojtje për pozitën tuaj dhe për nderin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ky ndëshkim për Allahun është i lehtë.

33:31

۞ وَمَن يَقْنُتْ مِنكُنَّ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَتَعْمَلْ صَـٰلِحًۭا نُّؤْتِهَآ أَجْرَهَا مَرَّتَيْنِ وَأَعْتَدْنَا لَهَا رِزْقًۭا كَرِيمًۭا ٣١

* Dhe, kushdo prej jush, që i përkushtohet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bën vepra të mira, asaj do t’ia japim shpërblimin dyfish dhe i kemi përgatitur një furnizim të madh fisnik.31

Komentimi 1 shënim

Shënimi 31

(*Xhuzi 22) Dhe kushdo prej jush, o gratë e të Dërguarit, që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe vepron sipas asaj që Allahu ka urdhëruar, Ne do t’ia japim shpërblimin e saj të mirë dyfish më shumë se shpërblimi i grave të tjera, dhe i kemi përgatitur asaj një furnizim të ndershëm dhe të madh — që është Xheneti.

33:32

يَـٰنِسَآءَ ٱلنَّبِىِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍۢ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ ۚ إِنِ ٱتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِٱلْقَوْلِ فَيَطْمَعَ ٱلَّذِى فِى قَلْبِهِۦ مَرَضٌۭ وَقُلْنَ قَوْلًۭا مَّعْرُوفًۭا ٣٢

O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër. Nëse keni frikë Allahun, mos u tregoni të buta në të folur (me ëmbëlsi), që të mos lakmojë ai që ka sëmundje në zemër; por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme (me seriozitet).32

Komentimi 1 shënim

Shënimi 32

O gratë e të Dërguarit – Muhammedit ﷺ – ju nuk jeni të barabarta në vlerë dhe pozitë me gratë e tjera; nëse i bindeni Allahut dhe largoheni nga mëkatet e Tij, atëherë mos u flisni të huajve me një zë të butë e të ëmbël që ngjall dëshirë tek ai që ka në zemër prirje për mëkat e epsh të ndaluar. Ky është një mësim dhe rregull që u përket të gjitha grave besimtare që besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. Flisni gjithmonë me seriozitet, fjalë të drejtë e të pastër, larg të dyshimtave dhe ndalesave të Sheriatit.

33:33

وَقَرْنَ فِى بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ ٱلْجَـٰهِلِيَّةِ ٱلْأُولَىٰ ۖ وَأَقِمْنَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتِينَ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِعْنَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ ۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُذْهِبَ عَنكُمُ ٱلرِّجْسَ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ وَيُطَهِّرَكُمْ تَطْهِيرًۭا ٣٣

Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos i zbuloni stolitë tuaja, siç bëhej në kohën e injorancës së parë (para Islamit); falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Allahu dëshiron vetëm të largojë nga ju papastërtinë - o anëtarë të familjes së Profetit - dhe t’ju pastrojë plotësisht.33

Komentimi 1 shënim

Shënimi 33

Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni prej tyre veçse për nevojë të domosdoshme, dhe mos e shfaqni bukurinë dhe stolitë tuaja ashtu siç bënin gratë e kohës së injorancës së parë, para Islamit. Ky është një mësim dhe udhëzim për të gjitha gratë besimtare në çdo kohë. Dhe kryeni – o gra të Profetit – namazin në kohën e tij të plotë, jepni zekatin ashtu siç e ka urdhëruar Allahu, dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij në çdo urdhër e ndalesë. Allahu ju ka urdhëruar me këto gjëra për t’ju pastruar, për t’ju mbrojtur nga e keqja dhe për t’ju ngritur në gradë. O familja e Profetit – ku përfshihen bashkëshortet dhe pasardhësit e tij ﷺ – Allahu dëshiron t’ju pastrojë shpirtrat dhe zemrat me një pastrim të plotë e të përsosur.

33:34

وَٱذْكُرْنَ مَا يُتْلَىٰ فِى بُيُوتِكُنَّ مِنْ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ وَٱلْحِكْمَةِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ لَطِيفًا خَبِيرًا ٣٤

Dhe, kujtoni vazhdimisht atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga shpalljet e Allahut dhe nga Urtësia (Suneti). Vërtet, Allahu është i Butë, i Gjithëditur.34

Komentimi 1 shënim

Shënimi 34

Dhe kujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga Kurani dhe hadithet e të Dërguarit ﷺ, mendoni mbi to, punoni sipas tyre dhe jepini vlerën e merituar. Vërtet, kjo është një prej mirësive më të mëdha që Allahu jua ka dhuruar juve, që t’ju bëjë bashkëshorte të Profetit dhe shtëpitë tuaja të jenë vend shpalljeje e udhëzimi. Me të vërtetë, Allahu është i Butë dhe i Mirë ndaj jush, sepse ju zgjodhi për këtë nder të madh, dhe është i Dijshëm për gjendjen tuaj, i Vetëdijshëm se jeni të përshtatshme për këtë pozitë të lartë.

33:35

إِنَّ ٱلْمُسْلِمِينَ وَٱلْمُسْلِمَـٰتِ وَٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ وَٱلْقَـٰنِتِينَ وَٱلْقَـٰنِتَـٰتِ وَٱلصَّـٰدِقِينَ وَٱلصَّـٰدِقَـٰتِ وَٱلصَّـٰبِرِينَ وَٱلصَّـٰبِرَٰتِ وَٱلْخَـٰشِعِينَ وَٱلْخَـٰشِعَـٰتِ وَٱلْمُتَصَدِّقِينَ وَٱلْمُتَصَدِّقَـٰتِ وَٱلصَّـٰٓئِمِينَ وَٱلصَّـٰٓئِمَـٰتِ وَٱلْحَـٰفِظِينَ فُرُوجَهُمْ وَٱلْحَـٰفِظَـٰتِ وَٱلذَّٰكِرِينَ ٱللَّهَ كَثِيرًۭا وَٱلذَّٰكِرَٰتِ أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُم مَّغْفِرَةًۭ وَأَجْرًا عَظِيمًۭا٣٥

Me të vërtetë, muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të përkushtuarit dhe të përkushtuarat, të sinqertët dhe të sinqertat, të durueshmit dhe të durueshmet, ata që janë të përulur (ndaj Allahut) dhe ato që janë të përulura, ata që japin lëmoshë dhe ato që japin lëmoshë, ata që agjërojnë dhe ato që agjërojnë, ata që ruajnë nderin e tyre dhe ato që ruajnë nderin e tyre, ata që e përmendin Allahun shumë dhe ato që e përmendin Alahun shumë; Allahu ka përgatitur për të gjithë ata falje dhe shpërblim të madh.35

Komentimi 1 shënim

Shënimi 35

Vërtet, ata që i janë dorëzuar urdhrave të Allahut – burrat dhe gratë, dhe ata që besojnë me bindje – burrat dhe gratë, ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij – burrat dhe gratë, ata që janë të sinqertë në fjalët e tyre – burrat dhe gratë, ata që durojnë përballë dëshirave, në bindje dhe në vështirësi – burrat dhe gratë, ata që i frikësohen Allahut – burrat dhe gratë, ata që japin lëmoshë nga detyrimi dhe vullnetarisht – burrat dhe gratë, ata që agjërojnë në farz dhe në vullnetar – burrat dhe gratë, ata që ruajnë nderin e tyre nga imoraliteti dhe nga çdo gjë që çon drejt tij – burrat dhe gratë, dhe ata që e përmendin shumë Allahun me zemër dhe me gjuhë – burrat dhe gratë: Allahu u ka përgatitur këtyre njerëzve faljen e mëkateve të tyre dhe një shpërblim madhështor – Xhenetin.

33:36

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍۢ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَن يَعْصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَـٰلًۭا مُّبِينًۭا ٣٦

Nuk i takon asnjë besimtari e asnjë besimtareje që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për diçka, ata të kenë ende zgjedhje në çështjen e tyre. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka devijuar haptazi.36

Komentimi 1 shënim

Shënimi 36

Nuk i takon asnjë besimtari e asnjë besimtareje, që kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin një gjykim për ta, ata të zgjedhin diçka tjetër përkundër asaj që është caktuar. E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar nga rruga e drejtë me një largim të qartë.

33:37

وَإِذْ تَقُولُ لِلَّذِىٓ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِ وَأَنْعَمْتَ عَلَيْهِ أَمْسِكْ عَلَيْكَ زَوْجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخْفِى فِى نَفْسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبْدِيهِ وَتَخْشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخْشَىٰهُ ۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيْدٌۭ مِّنْهَا وَطَرًۭا زَوَّجْنَـٰكَهَا لِكَىْ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ حَرَجٌۭ فِىٓ أَزْوَٰجِ أَدْعِيَآئِهِمْ إِذَا قَضَوْاْ مِنْهُنَّ وَطَرًۭا ۚ وَكَانَ أَمْرُ ٱللَّهِ مَفْعُولًۭا ٣٧

Dhe (kujto), kur ti i the atij, të cilit Allahu i pati dhënë mirësi dhe ti i pate bërë mirësi: “Mbaje gruan tënde dhe ki frikë Allahun!” E ti fshehje në veten tënde atë që Allahu do ta bënte të dukshme, dhe kishe frikë nga njerëzit, ndërsa më e drejtë është që të kesh frikë nga Allahu. E, kur Zejdi e mbaroi lidhjen me të, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, që të mos ketë pengesë për besimtarët në martesën me gratë e të birësuarve, kur ata e kanë mbaruar lidhjen me to. Urdhri i Allahut është plotësisht i detyrueshëm.37

Komentimi 1 shënim

Shënimi 37

Dhe kujto, o i Dërguar, kur i the atij që Allahu e kishte nderuar me Islam – dhe ti e kishe nderuar me lirinë e tij, pra Zejd bin Harithen – “Mbaje gruan tënde, Zejnebe bint Xhahsh, dhe mos e lësho!”, dhe frikësoju Allahut, o Zejd! Por ti, o Muhamed, e fshihje në zemrën tënde atë që Allahu ta kishte shpallur për martesën tënde me të, pasi ajo të ndahej prej Zejdit, dhe kishe frikë nga njerëzit (fjalët e tyre), ndërsa Allahu ka më shumë të drejtë që të kesh frikë prej Tij. E kur Zejdi e përmbushi lidhjen me të dhe e lëshoi, dhe ajo mbaroi periudhën e saj të pritjes pas divorcit (iddeh), Ne ta dhamë ty për grua, që kjo të bëhej shembull për myslimanët dhe të shuhej zakoni i gabuar i injorancës para-Islamike, që ndalonte martesën me të divorcuarat e të birësuarve. Kështu, besimtarët të mos kenë më pengesë për t’u martuar me gratë e të birësuarve të tyre, kur ata i kanë lëshuar. Vendimi i Allahut është gjithmonë i kryer. - Zakoni i birësimit, që ishte në kohën e injorancës para Islamit, u shfuqizua me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Thirrini të birësuarit me emrat e etërve të tyre.” (El Ahzab, 5).

33:38

مَّا كَانَ عَلَى ٱلنَّبِىِّ مِنْ حَرَجٍۢ فِيمَا فَرَضَ ٱللَّهُ لَهُۥ ۖ سُنَّةَ ٱللَّهِ فِى ٱلَّذِينَ خَلَوْاْ مِن قَبْلُ ۚ وَكَانَ أَمْرُ ٱللَّهِ قَدَرًۭا مَّقْدُورًا ٣٨

Nuk ka asnjë faj për të Dërguarin, në atë që Allahu ia ka bërë të lejuar atij. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe tek ata (profetë) që kanë qenë më parë - urdhri i Allahut është vendim i detyrueshëm të zbatohet -38

Komentimi 1 shënim

Shënimi 38

Nuk kishte ndonjë faj apo barrë mbi Pejgamberin Muhamed ﷺ në atë që Allahu ia bëri të lejuar, pra martesën me gruan e atij që e kishte birësuar pasi ai e kishte lëshuar, ashtu siç ia kishte lejuar edhe pejgamberëve para tij. Ky është ligji i Allahut që ka qenë gjithmonë për të dërguarit që kaluan më parë. Dhe vendimi i Allahut është gjithmonë i caktuar dhe i pashmangshëm në zbatim.

33:39

ٱلَّذِينَ يُبَلِّغُونَ رِسَـٰلَـٰتِ ٱللَّهِ وَيَخْشَوْنَهُۥ وَلَا يَخْشَوْنَ أَحَدًا إِلَّا ٱللَّهَ ۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبًۭا ٣٩

të cilët (profetët) përcillnin mesazhet e Allahut, i frikësoheshin vetëm Atij dhe nuk kishin frikë nga askush tjetër përveç Allahut. Allahu është i mjaftueshëm si Llogaritës.39

Komentimi 1 shënim

Shënimi 39

Të dërguarit e mëparshëm përcillnin mesazhet e Allahut te njerëzit, dhe kishin frikë vetëm Allahun dhe nuk frikësoheshin nga askush tjetër përveç Tij. Dhe mjafton që Allahu të jetë Llogaritës i robërve të Tij për të gjitha veprat e tyre dhe Mbikëqyrës mbi ta.

33:40

مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٍۢ مِّن رِّجَالِكُمْ وَلَـٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمًۭا ٤٠

Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.40

Komentimi 1 shënim

Shënimi 40

Muhamedi ﷺ nuk ka qenë baba i asnjë burri prej jush, por ai është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve, ndaj nuk ka profet pas tij deri në Ditën e Kiametit. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë nga veprat tuaja, nuk i fshihet Atij asgjë.

33:41

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذْكُرُواْ ٱللَّهَ ذِكْرًۭا كَثِيرًۭا ٤١

O besimtarë! Kujtoni Allahun shpesh41

Komentimi 1 shënim

Shënimi 41

O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që veproni sipas ligjit të Tij, kujtoni Allahun me zemrat, gjuhët dhe gjymtyrët tuaja me përmendje të shumtë, të shpeshtë e të vazhdueshme.

33:42

وَسَبِّحُوهُ بُكْرَةًۭ وَأَصِيلًا ٤٢

dhe madhërojeni Atë, në mëngjes e në mbrëmje.42

Komentimi 1 shënim

Shënimi 42

Mbushni kohën tuaj me përkujtimin e Allahut mëngjes e mbrëmje, pas namazeve të obliguara dhe në rastet e ndryshme, sepse ky është adhurim i ligjësuar që të çon drejt dashurisë së Allahut, e mbron gjuhën nga mëkatet dhe ndihmon në çdo të mirë.

33:43

هُوَ ٱلَّذِى يُصَلِّى عَلَيْكُمْ وَمَلَـٰٓئِكَتُهُۥ لِيُخْرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ ۚ وَكَانَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ رَحِيمًۭا ٤٣

Është Ai që derdh bekimet e Tij mbi ju - dhe engjëjt e Tij luten për ju - për t’ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Ai është gjithmonë i Mëshirshëm me besimtarët.43

Komentimi 1 shënim

Shënimi 43

Është Ai që ju mëshiron dhe ju lavdëron, dhe engjëjt e Tij luten për ju; që t’ju nxjerrë nga errësirat e injorancës dhe humbjes në dritën e Islamit. Ai është gjithmonë i Mëshirshëm me besimtarët, në dynja dhe në ahiret, nuk i dënon përderisa ata janë të bindur dhe të sinqertë ndaj Tij.

33:44

تَحِيَّتُهُمْ يَوْمَ يَلْقَوْنَهُۥ سَلَـٰمٌۭ ۚ وَأَعَدَّ لَهُمْ أَجْرًۭا كَرِيمًۭا ٤٤

Përshëndetja e tyre, Ditën kur do të takohen me Të, do të jetë: “Paqe!” Dhe, Ai u ka përgatitur atyre një shpërblim të madh.44

Komentimi 1 shënim

Shënimi 44

Përshëndetja e këtyre besimtarëve nga Allahu në xhenet, ditën kur do ta takojnë Atë, do të jetë “Paqe” Selam – siguri dhe shpëtim prej dënimit të Allahut. Ai ua ka përgatitur atyre një shpërblim të mrekullueshëm, që është Xheneti.

33:45

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِنَّآ أَرْسَلْنَـٰكَ شَـٰهِدًۭا وَمُبَشِّرًۭا وَنَذِيرًۭا ٤٥

O i Dërguar! Ne të kemi dërguar ty dëshmitar, përcjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues;45

Komentimi 1 shënim

Shënimi 45

O i Dërguar, Ne të kemi dërguar ty dëshmitar ndaj popullit tënd duke ua përcjellë mesazhin, përgëzues të besimtarëve me mëshirë e xhenet, dhe paralajmërues të mëkatarëve e përgënjeshtruesve me zjarrin e Xhehenemit.

33:46

وَدَاعِيًا إِلَى ٱللَّهِ بِإِذْنِهِۦ وَسِرَاجًۭا مُّنِيرًۭا ٤٦

thirrës tek Allahu, me urdhrin e Tij, dhe pishtar ndriçues.46

Komentimi 1 shënim

Shënimi 46

Të kemi dërguar thirrës në adhurimin vetëm të Allahut, me urdhrin e Tij, dhe si një pishtar ndriçues për këdo që ndriçohet me ty; thirrja jote është e qartë dhe e dukshme, si dielli në shkëlqimin dhe ndriçimin e tij, që nuk e mohon veçse kush është kokëfortë.

33:47

وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ بِأَنَّ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ فَضْلًۭا كَبِيرًۭا ٤٧

Jepu lajmin e gëzueshëm besimtarëve se për ta do të ketë nga Allahu një dhunti të madhe!47

Komentimi 1 shënim

Shënimi 47

Dhe jepu lajmin e gëzueshëm besimtarëve, o i Dërguar, se për ta ka një shpërblim të madh nga Allahu, e që janë kopshtet e Xhenetit.

33:48

وَلَا تُطِعِ ٱلْكَـٰفِرِينَ وَٱلْمُنَـٰفِقِينَ وَدَعْ أَذَىٰهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًۭا٤٨

Mos ju bind mohuesve dhe hipokritëve, mos u shqetëso nga fyerjet e tyre, por mbështetu tek Allahu; mjafton Allahu për Mbrojtës.48

Komentimi 1 shënim

Shënimi 48

Mos ju bind – o i Dërguar – fjalëve të ndonjë jobesimtari apo hipokriti, dhe lëri ata me dëmet e tyre, e mos lejo që kjo të të pengojë në përcjelljen e mesazhit. Mbështetu dhe ki besim te Allahu në të gjitha çështjet e tua, sepse Ai të mjafton për gjithçka që të shqetëson nga punët e kësaj bote dhe të botës tjetër.

33:49

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نَكَحْتُمُ ٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍۢ تَعْتَدُّونَهَا ۖ فَمَتِّعُوهُنَّ وَسَرِّحُوهُنَّ سَرَاحًۭا جَمِيلًۭا ٤٩

O besimtarë! Nëse martoheni me besimtaret, pastaj i divorconi ato pa i prekur, nuk keni të drejtë asnjë kohë pritjeje (iddet) nga ato, por dhurojuni diçka të kënaqshme dhe lërini të lira, me një lirim të hijshëm.49

Komentimi 1 shënim

Shënimi 49

O ju që besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe veproni sipas ligjit të Tij! Nëse lidhni kontratë martese me gra besimtare, por nuk keni hyrë me to, e pastaj i ndani para se të bashkoheni, atëherë nuk keni mbi to detyrim për iddet (pritjen) që të numërohet mbi to. Por jepuni atyre nga pasuria juaj një dhuratë kompensuese, sipas mundësisë, për t’ua qetësuar zemrat, dhe lërini të shkojnë me një ndarje të bukur, pa dëm dhe pa ofendim.

33:50

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِنَّآ أَحْلَلْنَا لَكَ أَزْوَٰجَكَ ٱلَّـٰتِىٓ ءَاتَيْتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتْ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيْكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّـٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَـٰلَـٰتِكَ ٱلَّـٰتِى هَاجَرْنَ مَعَكَ وَٱمْرَأَةًۭ مُّؤْمِنَةً إِن وَهَبَتْ نَفْسَهَا لِلنَّبِىِّ إِنْ أَرَادَ ٱلنَّبِىُّ أَن يَسْتَنكِحَهَا خَالِصَةًۭ لَّكَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۗ قَدْ عَلِمْنَا مَا فَرَضْنَا عَلَيْهِمْ فِىٓ أَزْوَٰجِهِمْ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُهُمْ لِكَيْلَا يَكُونَ عَلَيْكَ حَرَجٌۭ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ٥٠ ۞

O i Dërguar! Ne t’i kemi lejuar ty (për martesë) ato gra, të cilave u ke dhënë dhuratën e tyre të martesës (mehrin), ato robëresha që janë në pronësinë tënde, prej atyre që të ka dhënë Allahu (si pre lufte); bijat e xhaxhallarëve të tu, bijat e hallave të tua, bijat e dajallarëve të tu, bijat e tezeve të tua – që kanë emigruar bashkë me ty; si dhe çdo grua besimtare që ia dhuron veten Profetit, nëse Profeti dëshiron ta marrë për grua – por kjo (e fundit) është vetëm për ty, dhe jo për besimtarët e tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi bërë obligim atyre në lidhje me gratë e tyre dhe me ato që i kanë në pronësinë e tyre, që të mos ketë ngushtim për ty. Allahu është Falës, Mëshirëplotë.50

Komentimi 1 shënim

Shënimi 50

O i Dërguar, Ne t’i kemi bërë të lejuara ty gratë, të cilave u ke dhënë mehrin e tyre, dhe çfarë posedon dora jote nga robëreshat që Allahu të ka dhënë prej mirësisë së Tij. Të kemi bërë të lejuara për martesë edhe bijat e xhaxhallarëve të tu, bijat e tezeve të tua, bijat e dajallarëve të tu dhe bijat e hallave të tua që kanë emigruar me ty. Gjithashtu, të kemi bërë të lejuar edhe atë grua besimtare që ta ka falur veten ty pa mehr, nëse ti dëshiron ta marrësh për grua – kjo është një leje e veçantë vetëm për ty, e jo për besimtarët e tjerë.

Ne e dimë çfarë u kemi bërë detyrim besimtarëve lidhur me gratë e tyre dhe me robëreshat e tyre: që të mos martohen veçse me katër gra dhe çfarë të duan nga robëreshat, si dhe kushtin e ëaliut (kujdestarit), mehrin dhe dëshmitarët. Por ty të kemi dhënë një lehtësi dhe zgjerim në atë që nuk është dhënë për të tjerët, në mënyrë që të mos ngushtohet gjoksi yt për ato që Ne i kemi bërë të lejuara për ty nga këto lloje. Dhe Allahu është Falës i madh për gabimet e robërve të Tij, Mëshirues duke u dhënë atyre lehtësim dhe begati.

33:51

تُرْجِى مَن تَشَآءُ مِنْهُنَّ وَتُـْٔوِىٓ إِلَيْكَ مَن تَشَآءُ ۖ وَمَنِ ٱبْتَغَيْتَ مِمَّنْ عَزَلْتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكَ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَن تَقَرَّ أَعْيُنُهُنَّ وَلَا يَحْزَنَّ وَيَرْضَيْنَ بِمَآ ءَاتَيْتَهُنَّ كُلُّهُنَّ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِى قُلُوبِكُمْ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمًۭا ٥١

Ti (o Muhamed) mund të largosh kë të duash prej tyre (grave), dhe të afrosh pranë vetes kë të duash; dhe nuk ka gjynah për ty, nëse kërkon ndonjërën nga ato që e kishe larguar. Kjo është më afër që ato të gëzohen, të mos pikëllohen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u jep të gjithave. Allahu e di çfarë është në zemrat tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Butë.51

Komentimi 1 shënim

Shënimi 51

Ti (o i Dërguar) ke të drejtë të shtysh në radhë kë të duash nga gratë e tua për natën e qëndrimit, dhe të afrosh pranë vetes cilën të duash prej tyre; dhe për atë që e kishe shtyrë dhe pastaj dëshiron ta afrosh, nuk ka gjynah mbi ty. Ky lehtësim është më afër që ato të gëzohen, të mos mërziten dhe të jenë të gjitha të kënaqura me atë që u ke ndarë. Allahu e di çfarë fshehin zemrat e burrave nga prirja e tyre ndaj disa grave më shumë se të tjerat. Allahu është i Dijshëm për atë që gjendet në zemra, dhe është i Butë, nuk nxiton të ndëshkojë ata që kundërshtojnë.

33:52

لَّا يَحِلُّ لَكَ ٱلنِّسَآءُ مِنۢ بَعْدُ وَلَآ أَن تَبَدَّلَ بِهِنَّ مِنْ أَزْوَٰجٍۢ وَلَوْ أَعْجَبَكَ حُسْنُهُنَّ إِلَّا مَا مَلَكَتْ يَمِينُكَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ رَّقِيبًۭا ٥٢

Pas kësaj, nuk të lejohet të marrësh gra të tjera, as t’i zëvendësosh ato që ke me të tjera, edhe nëse të mahnit bukuria e tyre - përveç atyre që ke në pronësinë tënde. Allahu është Mbikëqyrës mbi çdo gjë.52

Komentimi 1 shënim

Shënimi 52

Që tani e tutje, nuk të lejohet, o i Dërguar, të marrësh gra të tjera përveç atyre që tashmë janë nën kurorën tënde dhe atyre që Ne t’i kemi lejuar (siç u përmendën në ajetin paraardhës [33:50]). Po ashtu, nuk të lejohet që të divorcosh ndonjërën prej tyre për të marrë një tjetër në vend të saj, edhe nëse të tërheq bukuria e saj. Megjithatë, nëse dëshiron të shtosh mbi gratë që ke pa i larguar ato, kjo nuk është gjynah për ty. Sa për ato që i ke në pronësinë tënde (robëreshat), prej tyre të është e lejuar cila të duash. Allahu është Mbikëqyrës mbi çdo gjë, nuk shpëton asgjë nga dituria e Tij.

33:53

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَدْخُلُواْ بُيُوتَ ٱلنَّبِىِّ إِلَّآ أَن يُؤْذَنَ لَكُمْ إِلَىٰ طَعَامٍ غَيْرَ نَـٰظِرِينَ إِنَىٰهُ وَلَـٰكِنْ إِذَا دُعِيتُمْ فَٱدْخُلُواْ فَإِذَا طَعِمْتُمْ فَٱنتَشِرُواْ وَلَا مُسْتَـْٔنِسِينَ لِحَدِيثٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ يُؤْذِى ٱلنَّبِىَّ فَيَسْتَحْىِۦ مِنكُمْ ۖ وَٱللَّهُ لَا يَسْتَحْىِۦ مِنَ ٱلْحَقِّ ۚ وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَـٰعًۭا فَسْـَٔلُوهُنَّ مِن وَرَآءِ حِجَابٍۢ ۚ ذَٰلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ ۚ وَمَا كَانَ لَكُمْ أَن تُؤْذُواْ رَسُولَ ٱللَّهِ وَلَآ أَن تَنكِحُوٓاْ أَزْوَٰجَهُۥ مِنۢ بَعْدِهِۦٓ أَبَدًا ۚ إِنَّ ذَٰلِكُمْ كَانَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمًا ٥٣

O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç nëse jeni ftuar për të ngrënë, dhe mos ejani herët e të prisni përgatitjen e ushqimit! Por, kur të ftoheni, hyni; dhe kur të keni ngrënë, shpërndahuni, pa u zgjatur në biseda. Vërtet, kjo e shqetësonte të Dërguarin, por ai turpërohej (t’jua thoshte), ndërsa Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Kur t’u kërkoni grave të tij diçka, kërkojani nga pas një perdeje; kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe zemrat e tyre. Juve nuk ju është e lejuar ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut, as të martoheni ndonjëherë me gratë e tij pas tij. Kjo, me të vërtetë, është gjynah i madh tek Allahu.53

Komentimi 1 shënim

Shënimi 53

O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe keni vepruar sipas ligjit të Tij! Mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit ﷺ pa leje për të ngrënë ushqim, e duke pritur që të piqet, por kur të ftoheni, hyni; dhe pasi të hani, largohuni pa u zgjatur me biseda mes jush, sepse qëndrimi i gjatë dhe shoqërimi i tepërt e shqetëson të Dërguarin ﷺ. Ai turpërohet t’ju kërkojë të largoheni, por Allahu nuk turpërohet ta thotë të vërtetën qartë.

Dhe kur të kërkoni ndonjë gjë nga gratë e të Dërguarit ﷺ – qofshin ato enë shtëpie apo diçka tjetër – atë kërkojeni nga pas një perdeje, sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe për zemrat e tyre, për t’u mbrojtur nga mendime të kota që lindin mes burrave dhe grave. Nuk ju lejohet ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut dhe as të martoheni me gratë e tij pas vdekjes së tij kurrë, sepse ato janë nënat tuaja në besim. Me të vërtetë, shqetësimi i të Dërguarit ﷺ dhe martesa me gratë e tij pas tij është gjynah i madh tek Allahu. {Dhe ky popull e ka zbatuar këtë urdhër dhe është larguar nga ajo që Allahu ka ndaluar.}

33:54

إِن تُبْدُواْ شَيْـًٔا أَوْ تُخْفُوهُ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمًۭا ٥٤

Qoftë nëse ju e shfaqni diçka, apo e fshehni atë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.54

Komentimi 1 shënim

Shënimi 54

Nëse ju – o njerëz – e shfaqni me gjuhët tuaja diçka që e ofendon dhe e lëndon të Dërguarin e Allahut, prej asaj që Ai ua ka ndaluar, ose e fshehni atë në zemrat tuaja, atëherë Allahu i Lartësuar e di mirë atë që mbani brenda jush dhe atë që nxirrni jashtë. Dhe Ai do t’ju shpërblejë e do t’ju ndëshkojë sipas asaj që keni bërë.

33:55

لَّا جُنَاحَ عَلَيْهِنَّ فِىٓ ءَابَآئِهِنَّ وَلَآ أَبْنَآئِهِنَّ وَلَآ إِخْوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبْنَآءِ إِخْوَٰنِهِنَّ وَلَآ أَبْنَآءِ أَخَوَٰتِهِنَّ وَلَا نِسَآئِهِنَّ وَلَا مَا مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُهُنَّ ۗ وَٱتَّقِينَ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدًا ٥٥

Nuk ka gjynah për to (të mos vendosin mbulesë) para etërve të tyre, djemve të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, grave besimtare dhe atyre që i kanë nën pronësi. Dhe, kini frikë Allahun. Vërtet, Allahu është Dëshmitar mbi çdo gjë.55

Komentimi 1 shënim

Shënimi 55

Nuk ka mëkat për gratë që të mos mbajnë mbulesë para etërve të tyre, bijve të tyre, vëllezërve të tyre, bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, grave besimtare dhe shërbëtorëve të tyre që janë nën zotërimin e tyre, për shkak të nevojës së madhe për shërbim nga ana e tyre. Por kini frikë Allahun – o gra – që të mos i tejkaloni kufijtë që Ai ua ka caktuar, duke treguar nga stolitë tuaja atë që nuk u lejohet ta shfaqni, ose duke lënë pas dore mbulesën para atyre prej të cilëve jeni të urdhëruara të mbuloheni. Vërtet Allahu është Dëshmitar mbi çdo gjë, Ai sheh e di punët e robërve të Tij, të fshehtat dhe të dukshmet, dhe do t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre.

33:56

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِىِّ ۚ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيْهِ وَسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا ٥٦

Me të vërtetë, Allahu dhe engjëjt e Tij e lavdërojnë të Dërguarin. O besimtarë! Lutuni për të dhe përshëndeteni me përshëndetje të denja paqeje!56

Komentimi 1 shënim

Shënimi 56

Allahu i Madhëruar e lavdëron dhe e bekon të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ pranë engjëjve të afërt, dhe engjëjt e lavdërojnë atë dhe bëjnë lutje për të. O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe keni vepruar sipas ligjit të Tij, lavdërojeni të Dërgurin e Allahut ﷺ duke dërguar salavate mbi të dhe përshëndeteni atë me përshëndetje të plotë respekti e madhërimi. Forma e salavateve mbi Pejgamberin ﷺ është përcaktuar në sunet me disa mënyra, prej tyre: “O Allah, dërgo salavate (bekime dhe lavdërime) mbi Muhamedin dhe mbi familjen e Muhamedit, ashtu siç dërgove salavate mbi familjen e Ibrahimit, vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar. O Allah, beko Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç i bekove familjen e Ibrahimit, vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.”

33:57

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًۭا مُّهِينًۭا ٥٧

Ata që e fyejnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i ka mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe për ta ka përgatitur një ndëshkim poshtërues.57

Komentimi 1 shënim

Shënimi 57

Ata që e ofendojnë Allahun me idhujtari ose me mëkate të tjera, dhe e ofendojnë të Dërguarin e Allahut ﷺ me fjalë ose me vepra, Allahu i ka larguar dhe i ka përjashtuar prej çdo të mire në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe në botën tjetër u ka përgatitur një dënim që i poshtëron dhe i turpëron.

33:58

وَٱلَّذِينَ يُؤْذُونَ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ بِغَيْرِ مَا ٱكْتَسَبُواْ فَقَدِ ٱحْتَمَلُواْ بُهْتَـٰنًۭا وَإِثْمًۭا مُّبِينًۭا ٥٨

Edhe ata që i fyejnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, me të vërtetë, ngarkohen me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të madh.58

Komentimi 1 shënim

Shënimi 58

Ata që i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret me fjalë ose me vepra pa ndonjë faj që ata kanë bërë, kanë kryer shpifjen dhe gënjeshtrën më të shëmtuar, dhe kanë bërë një mëkat me shëmtim të dukshëm, për të cilin meritojnë dënimin në botën tjetër.

33:59

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ قُل لِّأَزْوَٰجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَآءِ ٱلْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَـٰبِيبِهِنَّ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۭا ٥٩

O i Dërguar! Thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mantelat e tyre (nga koka) mbi trupat e tyre. Kjo është më e përshtatshme që ato të njihen dhe të mos ngacmohen. Allahu është Falës, Mëshirëplotë.59

Komentimi 1 shënim

Shënimi 59

O i Dërguar, thuaju grave të tua, bijave të tua dhe grave të besimtarëve që të lëshojnë mbi kokat dhe fytyrat e tyre mbulesat dhe rrobat e gjata, për të mbuluar kokën, fytyrën, kraharorin dhe të gjithë trupin deri në fund të këmbëve; kjo është më afër që ato të dallohen me mbulim e pastërti, e të mos ngacmohen apo të preken me fjalë apo vepra të këqija. Allahu është Falës e Mëshëplotë, i Cili ua ka falur juve atë që ka kaluar dhe ju mëshiroi duke ju sqaruar çfarë është hallall e çfarë haram.

33:60

۞ لَّئِن لَّمْ يَنتَهِ ٱلْمُنَـٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌۭ وَٱلْمُرْجِفُونَ فِى ٱلْمَدِينَةِ لَنُغْرِيَنَّكَ بِهِمْ ثُمَّ لَا يُجَاوِرُونَكَ فِيهَآ إِلَّا قَلِيلًۭا ٦٠

Nëse hipokritët, ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin lajme të gënjeshtërta në Medine nuk ndalen, Ne me siguri do të të japim pushtet mbi ta, dhe pastaj ata nuk do të jenë më fqinjët e tu aty, veçse për pak kohë.60

Komentimi 1 shënim

Shënimi 60

Nëse ata që fshehin në zemrat e tyre mohimin dhe shfaqin besimin, dhe ata që kanë dyshim e pasiguri në zemrat e tyre, si edhe ata që shpërndajnë lajme të pavërteta në Medinë, qytetin e të Dërguarit ﷺ për të përhapur të këqija e shthurje, nuk heqin dorë nga kjo vepër, Ne do të të japim ty, o Muhamed, pushtet mbi ta, pastaj nuk do të banojnë me ty aty veçse pak kohë.

33:61

مَّلْعُونِينَ ۖ أَيْنَمَا ثُقِفُوٓاْ أُخِذُواْ وَقُتِّلُواْ تَقْتِيلًۭا ٦١

Ata janë të mallkuar. Kudo që të gjenden, do të kapen dhe do të vriten pa mëshirë.61

Komentimi 1 shënim

Shënimi 61

Të përzënë nga mëshira e Allahut, kudo që të gjenden do të kapen dhe do të vriten mizorisht, përderisa qëndrojnë në hipokrizi dhe në shpërndarjen e lajmeve të gënjeshtërta ndër myslimanët me qëllim përçarjeje dhe prishjeje.

33:62

سُنَّةَ ٱللَّهِ فِى ٱلَّذِينَ خَلَوْاْ مِن قَبْلُ ۖ وَلَن تَجِدَ لِسُنَّةِ ٱللَّهِ تَبْدِيلًۭا ٦٢

Ky ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë qenë më parë, dhe ti nuk do të gjesh kurrë ndryshim në ligjin e Allahut.62

Komentimi 1 shënim

Shënimi 62

Ligji i Allahut dhe mënyra e Tij me hipokritët e popujve të mëparshëm ka qenë që të kapeshin robër dhe të vriteshin kudo që gjendeshin, dhe ti –o i Dërguar– nuk do të gjesh kurrë ndryshim apo përjashtim në ligjin dhe mënyrën e Allahut.

33:63

يَسْـَٔلُكَ ٱلنَّاسُ عَنِ ٱلسَّاعَةِ ۖ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ ٱللَّهِ ۚ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا ٦٣

Njerëzit të pyesin ty për Orën (e Kiametit). Thuaj: “Dija e saj është vetëm tek Allahu. E ku e di ti, ndoshta Ora është afër!”63

Komentimi 1 shënim

Shënimi 63

Njerëzit –o i Dërguar– të pyesin për kohën e Kiametit, duke e mohuar dhe e parë të pamundur. Thuaju: “Dituria për orën është vetëm tek Allahu”. E ku e di ti –o i Dërguar–, ndoshta koha e saj është afër?

33:64

إِنَّ ٱللَّهَ لَعَنَ ٱلْكَـٰفِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمْ سَعِيرًا ٦٤

Vërtet, Allahu i ka mallkuar mohuesit dhe u ka përgatitur atyre Zjarr flakërues,64

Komentimi 1 shënim

Shënimi 64

Vërtet Allahu i ka përzënë jobesimtarët nga mëshira e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe u ka përgatitur në notën tjetër zjarr të ndezur e me nxehtësi të fortë,

33:65

خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًۭا ۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيًّۭا وَلَا نَصِيرًۭا ٦٥

ku do të qëndrojnë përgjithmonë; nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.65

Komentimi 1 shënim

Shënimi 65

ku do të qëndrojnë përgjithmonë; dhe ku nuk do të gjejnë as mbrojtës që t’i marrë në mbrojtje, as ndihmues që t’i shpëtojë nga dënimi.

33:66

يَوْمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمْ فِى ٱلنَّارِ يَقُولُونَ يَـٰلَيْتَنَآ أَطَعْنَا ٱللَّهَ وَأَطَعْنَا ٱلرَّسُولَا۠ ٦٦

Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në Zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’i ishim bindur Allahut dhe t’i ishim bindur të Dërguarit!”66

Komentimi 1 shënim

Shënimi 66

Atë ditë, kur fytyrat e tyre do të sillen e përvëlohen në zjarr, jobesimtarët do të thonë me keqardhje e hutim: “Ah, sikur t’i ishim bindur Allahut dhe t’i ishim bindur të Dërguarit të Tij në dynja, do të ishim prej banorëve të xhenetit!”.

33:67

وَقَالُواْ رَبَّنَآ إِنَّآ أَطَعْنَا سَادَتَنَا وَكُبَرَآءَنَا فَأَضَلُّونَا ٱلسَّبِيلَا۠ ٦٧

Dhe do të thonë: “Zoti ynë! Ne iu bindëm prijësve tanë dhe të mëdhenjve tanë, por ata na shmangën nga Rruga e Drejtë.67

Komentimi 1 shënim

Shënimi 67

Dhe jobesimtarët në Ditën e Kiametit do të thonë: “O Zoti ynë, ne ju bindëm prijësve tanë në humbje dhe të mëdhenjve tanë në idhujtari, e ata na shmangën nga rruga e udhëzimit dhe e besimit.

33:68

رَبَّنَآ ءَاتِهِمْ ضِعْفَيْنِ مِنَ ٱلْعَذَابِ وَٱلْعَنْهُمْ لَعْنًۭا كَبِيرًۭا ٦٨

Zoti ynë! Jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoji me një mallkim të madh!”68

Komentimi 1 shënim

Shënimi 68

O Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë nga dënimi ynë që na e jep neve, dhe përzëri ata nga mëshira Jote me një përzënie të ashpër!” - Në këtë ka argument se bindja ndaj dikujt tjetër përkundër urdhrit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e sjell zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut, dhe se ndjekësit dhe të ndjekurit do të jenë bashkë në dënim. Prandaj, muslimani duhet të ruhet prej kësaj.

33:69

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ ءَاذَوْاْ مُوسَىٰ فَبَرَّأَهُ ٱللَّهُ مِمَّا قَالُواْ ۚ وَكَانَ عِندَ ٱللَّهِ وَجِيهًۭا ٦٩

O besimtarë! Mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e Allahu e pastroi atë nga ato që ata thanë. Ai ishte shumë i nderuar tek Allahu.69

Komentimi 1 shënim

Shënimi 69

O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe keni vepruar sipas ligjit të Tij, mos e ofendoni të Dërguarin e Allahut as me fjalë e as me vepra, dhe mos u bëni si ata që e ofenduan Musain – Profetin e Allahut – me shpifje e fjalë të pavërteta. Allahu e nxori të pafajshëm nga ato që i thanë dhe e pastroi nga gënjeshtrat e tyre, ndërsa ai kishte pozitë dhe gradë të lartë te Allahu.

33:70

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَقُولُواْ قَوْلًۭا سَدِيدًۭا ٧٠

O besimtarë! Kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta;70

Komentimi 1 shënim

Shënimi 70

O ju që keni besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe keni vepruar sipas ligjit të Tij, veproni me bindje në bindjen ndaj Tij dhe largohuni nga mëkatet e Tij, që të mos e meritoni dënimin. Dhe në çdo gjendje e në çdo çështje thoni fjalë të drejta, të vërteta, të pastra nga gënjeshtra dhe e kota.

33:71

يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَـٰلَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا ٧١

që t’jua përmirësojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ka arritur me të vërtetë një fitore të madhe.71

Komentimi 1 shënim

Shënimi 71

Nëse i frikësoheni Allahut dhe thoni fjalë të drejta, Allahu do t’i përmirësojë veprat tuaja duke ju dhënë sukses që të bëni vetëm vepra të mira, dhe do t’ju falë mëkatet tuaja. Dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij në atë që ka urdhëruar dhe ndaluar, ai ka fituar nderimin më të madh në këtë botë dhe në botën tjetër.

33:72

إِنَّا عَرَضْنَا ٱلْأَمَانَةَ عَلَى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱلْجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَن يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا ٱلْإِنسَـٰنُ ۖ إِنَّهُۥ كَانَ ظَلُومًۭا جَهُولًۭا ٧٢

Ne ua ofruam besën (amanetin) qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta mbajnë atë dhe u frikësuan prej saj, kuse njeriu e pranoi. Vërtet, ai ishte i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat).72

Komentimi 1 shënim

Shënimi 72

Ne ua paraqitëm besën (amanetin) – që Allahu ua ngarkoi të ngarkuarve, për zbatimin e urdhrave dhe shmangien nga ndalesat – qiejve, tokës dhe maleve, por ato refuzuan ta mbajnë dhe u frikësuan se mos nuk do ta përmbushnin siç duhet. Kurse njeriu e mori përsipër dhe e pranoi amanetin e Allahut, megjithëse ishte i dobët; vërtet, ai qe shumë i padrejtë ndaj vetes së tij dhe tepër i paditur me pasojat e mosçuarjes së amanetit në vend.

33:73

لِّيُعَذِّبَ ٱللَّهُ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ وَٱلْمُنَـٰفِقَـٰتِ وَٱلْمُشْرِكِينَ وَٱلْمُشْرِكَـٰتِ وَيَتُوبَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًۭا رَّحِيمًۢا ٧٣

Që Allahu t’i dënojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe që Allahu t’i pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.73

Komentimi 1 shënim

Shënimi 73

“Njeriu e mori përsipër amanetin” – në mënyrë që Allahu t’i ndëshkojë hipokritët, meshkuj e femra, të cilët shfaqin islamin por fshehin mosbesimin; dhe idhujtarët, meshkuj e femra, që i shoqërojnë Allahut të tjerë në adhurim; dhe që Allahu të pranojë pendimin e besimtarëve e besimtareve, duke ua mbuluar gjynahet dhe duke i shpëtuar nga ndëshkimi. Vërtet, Allahu është Falës i Madh për robërit që pendohen, dhe i Mëshirshëm ndaj tyre.

El Ahzab · 73 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi