SURJA 100
El Adijat Kuajt luftarakë
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
وَٱلْعَـٰدِيَـٰتِ ضَبْحًۭا ١
Betohem për kuajt që vrapojnë me frymëmarrje të fortë,1
فَٱلْمُورِيَـٰتِ قَدْحًۭا ٢
që nxjerrin shkëndija me goditjet e thundrave,2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
që nxjerrin shkëndija; kur thundrat e tyre përplasen me gurë në terrin e natës. Një përshkrim i fuqisë, vendosmërisë dhe shpejtësisë së kuajve që luftojnë për kauzë të drejtë. Metaforë për besimtarët e vendosur, që ndezin dritë në errësirën e botës.
فَٱلْمُغِيرَٰتِ صُبْحًۭا ٣
që sulmojnë në agim,3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
“Mughīrāt” = sulmuesit, kuajt që nisen në agim për betejë. Agimi simbolizon kohën e zgjimit dhe triumfit. Ashtu si këta kuaj janë besnikë e të bindur, njeriu duhet të jetë në shërbim të Zotit të tij, jo i robëruar nga pasionet.
فَأَثَرْنَ بِهِۦ نَقْعًۭا ٤
që ngrenë pluhur nga shpejtësia e tyre,4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
“Fa’atharna bihi naq’a” = ngrejnë pluhur – pluhuri që ngrihet nga shpejtësia e tyre - nënkupton shpejtësi e vendosmëri.
فَوَسَطْنَ بِهِۦ جَمْعًا ٥
dhe depërtojnë në mes të turmës (armike)!5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
“Ëasaṭna bihi jam‘an” = depërtojnë në mes të armiqve, pa frikë. Përshkrim madhështor i vendosmërisë dhe besimit të atyre që luftojnë për të vërtetën. Ky kontrast përgatit për mesazhin që vjen më poshtë — njeriu, ndryshe nga kuajt besnikë, është mosmirënjohës ndaj Zotit.
إِنَّ ٱلْإِنسَـٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٌۭ ٦
Vërtet, njeriu është shumë mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
Vërtet, njeriu është mohues dhe mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit të tij; Pasi Allahu përmend kafshët që tregojnë besnikëri, guxim e shërbim, Ai përmend njeriun që, ndryshe prej tyre, shpesh është mosmirënjohës ndaj Krijuesit. Njeriu e pranon mirësinë vetëm kur është në hall, por kur i jepet begati, harron Dhuruesin.
وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌۭ ٧
dhe vetë ai është dëshmitar për këtë,7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
dhe në këtë mohimin e tij ai vetë është dëshmitar. Njeriu e di brenda vetes që është mosmirënjohës; ndërgjegjja e tij e dëshmon. Ky është një gjykim i brendshëm: ai e ndien boshllëkun e mosfalënderimit, por e injoron.
وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلْخَيْرِ لَشَدِيدٌ ٨
dhe vërtet, ai e do pasurinë me dashuri të tepruar.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Dhe ai është tepër i dhënë pas pasurisë dhe e do atë me dashuri të tepruar. Njeriu e do pasurinë me pasion të tepruar, deri në harresë të botës tjetër. Dashuria për pasuri është e natyrshme, por kur kalon kufijtë e ligjit e të moralit, ajo bëhet burim shkatërrimi. Ky ajet është paralajmërim që pasuria është provë, jo qëllim.
۞ أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِى ٱلْقُبُورِ ٩
A nuk e di ai, se kur të nxirren jashtë ata që janë në varre,9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
A nuk e di njeriu se çfarë e pret, kur Allahu do t’i nxjerrë të vdekurit nga varret për t’i gjykuar dhe për t’u dhënë shpërblimin ose dënimin e merituar? “Bu‘thira” = hapen varret, tronditen e nxjerrin të vdekurit për gjykim.
وَحُصِّلَ مَا فِى ٱلصُّدُورِ ١٠
dhe të dalë në shesh, ajo që është në gjokse -10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Dhe të nxirret në shesh gjithçka që ka qenë e fshehur në zemra — qoftë mirësi apo ligësi.“Huṣṣila” = nxirret, qartësohet ajo që fsheh zemra — qëllimet, mendimet, ndjenjat. Ky është rindërtimi total i njeriut para Zotit: jo vetëm trupi, por edhe zemra do të zbulohet.
إِنَّ رَبَّهُم بِهِمْ يَوْمَئِذٍۢ لَّخَبِيرٌۢ ١١
vërtet, Zoti i tyre, atë Ditë, di me hollësi absolute çdo gjë për ta?!11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Vërtet, Zoti i tyre atë ditë do t’i njohë plotësisht ata dhe veprat e tyre; asgjë prej tyre nuk do t’i fshihet Atij. Allahu e di jo vetëm çfarë kemi bërë, por pse e kemi bërë. Kjo është përmbyllja e plotë e drejtësisë: asgjë nuk i shpëton dijes së Tij dhe gjykimi i Tij do të jetë plotësisht i drejtë.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahu betohet për kuajt luftarakë të besimtarëve, që vrapojnë me shpejtësi në betejë me guxim dhe përkushtim. “Dabḥan” = frymëmarrje e rëndë, zhurma që bën kali kur vrapon me forcë. Nuk i lejohet krijesës të betohet në askënd tjetër përveç Allahut, sepse betimi në diçka tjetër përveç Tij është shirk (idhujtari).