SURJA 51
Edh Dharijat Erërat që shpërndajnë pluhurin
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
وَٱلذَّٰرِيَـٰتِ ذَرْوًۭا ١
Betohem në erërat që ngrenë (pluhurin),1
فَٱلْحَـٰمِلَـٰتِ وِقْرًۭا ٢
dhe në retë e ngarkuara rëndë (me shi),2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
pastaj në retë që mbajnë ngarkesë të rëndë me ujë,
فَٱلْجَـٰرِيَـٰتِ يُسْرًۭا ٣
dhe në ato që lundrojnë lehtë (anijet),3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
pastaj në anijet që lundrojnë nëpër dete me lehtësi,
فَٱلْمُقَسِّمَـٰتِ أَمْرًا ٤
dhe në engjëjt që ndajnë çështjet (sipas urdhrit të Allahut)!4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
pastaj në engjëjt që shpërndajnë dhe zbatojnë urdhrat e Allahut në krijesat e Tij.
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌۭ ٥
Vërtet, ajo që ju është premtuar, është e vërtetë,5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Vërtet, ajo që ju është premtuar – o njerëz – prej ringjalljes dhe llogarisë, është e sigurt dhe e vërtetë,
وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٌۭ ٦
dhe me siguri, Gjykimi do të ndodhë.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
dhe llogaria me shpërblim ose ndëshkim për veprat, do të ndodhë pa asnjë dyshim.
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْحُبُكِ ٧
Betohem në qiellin me shtigjet e tij të bukura e të rregullta!7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Allahu i Madhëruar betohet në qiellin me shtigje e rrugë të bukura e të përsosura:
إِنَّكُمْ لَفِى قَوْلٍۢ مُّخْتَلِفٍۢ ٨
Ju jeni në fjalë të ndryshme (të përçarë).8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Ju – o përgënjeshtrues – jeni në fjalë të ngatërruara dhe të paqëndrueshme për këtë Kuran dhe për të Dërguarin ﷺ.
يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ ٩
Prej tij (Kuranit) largohet vetëm ai, që është larguar (nga besimi).9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Nga Kurani dhe i Dërguari ﷺ largohet vetëm ai që është larguar nga besimi në to, sepse ka kthyer shpinën ndaj argumenteve dhe dëshmive të qarta të Allahut, prandaj nuk është udhëzuar për në të mirë.
قُتِلَ ٱلْخَرَّٰصُونَ ١٠
Mallkuar qofshin gënjeshtarët,10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Mallkuar qofshin gënjeshtarët, ata që mendojnë ndryshe nga e vërteta,
ٱلَّذِينَ هُمْ فِى غَمْرَةٍۢ سَاهُونَ ١١
që janë të zhytur në hutim, të shkujdesur!11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
të cilët janë të zhytur thellë në mohim dhe humbje, të pakujdesshëm dhe këmbëngulës në të.
يَسْـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلدِّينِ ١٢
Ata pyesin (me tallje): “Kur do të jetë Dita e Gjykimit?”12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Këta gënjeshtarë pyesin me përçmim dhe përgënjeshtrim: “Kur është Dita e Llogarisë dhe e shpërblimit?”
يَوْمَ هُمْ عَلَى ٱلنَّارِ يُفْتَنُونَ ١٣
Atë Ditë, ata do të provohen (digjen) mbi Zjarr.13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Atë Ditë ata do të ndëshkohen duke u djegur në zjarr, ashtu si provohet cilësia e arit duke e djegur në zjarr.
ذُوقُواْ فِتْنَتَكُمْ هَـٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تَسْتَعْجِلُونَ ١٤
“Shijoni provën (dënimin) tuaj! Kjo është ajo që kërkuat t’ju shpejtohet!”14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Dhe do t’u thuhet: “Shijoni dënimin tuaj, të cilin ju kërkonit t’ju shpejtohej në dynja!”
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّـٰتٍۢ وَعُيُونٍ ١٥
Vërtet, të devotshmit do të jenë në kopshte dhe burime,15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Vërtet, ata që iu frikësuan Allahut do të jenë në kopshte madhështore dhe pranë burimeve të ujit që rrjedhin.
ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُواْ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ ١٦
duke marrë atë, që u ka dhënë Zoti i tyre, sepse më parë ishin mirëbërës.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Allahu do t’u japë atyre gjithçka që kanë dëshiruar nga llojet e begative, dhe ata do t’i marrin të kënaqur, të gëzuar në shpirtin e tyre. Sepse, para atij shpërblimi, ata ishin bamirës në dynja me veprat e tyre të mira.
كَانُواْ قَلِيلًۭا مِّنَ ٱلَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ ١٧
Ata, gjatë natës, flinin vetëm pak,17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Vepërmirët flinin pak nga nata, duke u falur për Zotin e tyre të përulur ndaj Tij,
وَبِٱلْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ ١٨
dhe para agimit kërkonin falje (nga Allahu).18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
dhe në fund të natës, para agimit, kërkonin falje nga Allahu për gjynahet e tyre.
وَفِىٓ أَمْوَٰلِهِمْ حَقٌّۭ لِّلسَّآئِلِ وَٱلْمَحْرُومِ ١٩
Në pasuritë e tyre kishte një të drejtë (pjesë) për lypsin dhe nevojtarin (që nuk lyp).19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Në pasuritë e tyre kishte një pjesë të caktuar, detyrim dhe vullnetar, për nevojtarët që kërkonin nga njerëzit, si edhe për ata që nuk kërkonin prej tyre nga turpi.
وَفِى ٱلْأَرْضِ ءَايَـٰتٌۭ لِّلْمُوقِنِينَ ٢٠
Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje,20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Në Tokë ka mësime dhe shenja të qarta për fuqinë e Krijuesit të saj, për ata që janë të bindur se Allahu është i vetmi Zot i vërtetë pa asnjë shok, dhe për ata që e besojnë të Dërguarin e Tij ﷺ.
وَفِىٓ أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ ٢١
dhe po ashtu në vetet tuaja - a nuk i shihni?21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Edhe në krijimin tuaj ka shenja të fuqisë së Allahut të Lartësuar, mësime që ju tregojnë për Njëshmërinë e Krijuesit tuaj dhe se nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Atij. A i keni shpërfillur ato shenja, që nuk i shihni e nuk merrni mësim prej tyre?
وَفِى ٱلسَّمَآءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ ٢٢
Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju premtohet.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Në qiell është furnizimi juaj dhe çdo gjë që ju është premtuar – nga e mira dhe e keqja, shpërblimi dhe ndëshkimi – dhe gjithçka tjetër është e shkruar dhe e caktuar.
فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ لَحَقٌّۭ مِّثْلَ مَآ أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ ٢٣
Po, për Zotin e qiellit dhe të Tokës, kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që ju flisni!23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Allahu i Madhëruar betohet në Qenien e Tij të Lartë e të Lartësuar se ajo që ju ka premtuar është e vërtetë e padiskutueshme, prandaj mos dyshoni në të, ashtu siç është e vërtetë që ju, o njerëz, flisni.
هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ ٱلْمُكْرَمِينَ ٢٤
A të ka arrritur ty historia e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
A ke dëgjuar ti – o i Dërguar – për historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit, të cilët ai i nderoi? Ata ishin engjëj të nderuar.
إِذْ دَخَلُواْ عَلَيْهِ فَقَالُواْ سَلَـٰمًۭا ۖ قَالَ سَلَـٰمٌۭ قَوْمٌۭ مُّنكَرُونَ ٢٥
Kur ata (engjëjt) hynë tek ai dhe i thanë: “Paqe!” Ai tha: “Paqe, njerëz të panjohur!”25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Kur ata engjëj hynë tek ai në shtëpinë e tij, e përshëndetën duke i thënë: “Selam!”. Ai ua ktheu përshëndetjen duke thënë: “Selam! Njerëz të huaj që nuk ju njohim!”
فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجْلٍۢ سَمِينٍۢ ٢٦
Pastaj shkoi fshehtas tek familja e vet dhe solli një viç të majmë (të pjekur).26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
U largua me kujdes dhe në heshtje drejt familjes së tij, mori një viç të majmë, e theri dhe e poqi në zjarr.
فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ ٢٧
Ua afroi atyre dhe u tha: “A nuk po hani?”27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Pastaj ua solli përpara dhe me butësi i ftoi duke thënë: “A nuk do të hani?”
فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةًۭ ۖ قَالُواْ لَا تَخَفْ ۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَـٰمٍ عَلِيمٍۢ ٢٨
Dhe, ndjeu frikë prej tyre, por ata i thanë: “Mos ki frikë!” Dhe i dhanë lajmin e mirë, për një djalë të ditur.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Kur i pa se nuk po hanin, ndjeu frikë në zemrën e tij prej tyre. Ata i thanë: “Mos ki frikë, ne jemi të dërguarit e Allahut!” Dhe e përgëzuan se bashkëshortja e tij, Sara, do t’i lindte një djalë nga njerëzit e diturisë dhe fesë – Is’hakun (alejhi selam).
فَأَقْبَلَتِ ٱمْرَأَتُهُۥ فِى صَرَّةٍۢ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌۭ ٢٩
Atëherë gruaja e tij doli duke bërtitur, e rrahu fytyrën e saj dhe tha: “Unë jam grua e moshuar dhe shterpë!”29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
Kur dëgjoi bashkëshortja e Ibrahimit, Sara, fjalët e këtyre engjëjve për përgëzimin, ajo erdhi drejt tyre me një britmë, e goditi fytyrën e saj nga habia dhe tha: “Si do të lind unë, kur jam një grua plakë dhe shterpë, që nuk lind?!”
قَالُواْ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْعَلِيمُ ٣٠
Ata thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt. Vërtet, Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi.”30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Engjëjt i thanë asaj: “Kështu ka thënë Zoti yt, ashtu siç të kemi lajmëruar, dhe Ai është i Fuqishëm për këtë, prandaj nuk ka vend për çudi ndaj fuqisë së Tij. Vërtet, Ai është i Urti që vendos gjithçka në vendin e duhur dhe i Dijshmi për të gjitha interesat e robërve të Tij.”
۞ قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ ٣١
* Ai (Ibrahimi) tha: “Cili është misioni juaj, o të dërguar?”31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
*(Xhuzi 27) Ibrahimi (alejhi selam) u tha engjëjve: “Cili është misioni juaj dhe përse jeni dërguar?”
قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍۢ مُّجْرِمِينَ ٣٢
Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Engjëjt thanë: “Allahu na ka dërguar te një popull që ka bërë krime për shkak të mosbesimit të tyre ndaj Allahut,
لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةًۭ مِّن طِينٍۢ ٣٣
për të hedhur mbi ta gurë prej balte të pjekur,33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
që t’i shkatërrojmë me gurë prej balte të ngurtësuar,
مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ ٣٤
të shënuar (të caktuar) te Zoti yt, për shkatërrimin e të shfrenuarve.”34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
të shënuar dhe të caktuar nga Zoti yt për këta që kanë kaluar kufijtë në gjynah dhe në mishërimin e së keqes.”
فَأَخْرَجْنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٣٥
Ne i nxorëm prej tij (qytetit) ata që ishin besimtarë,35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
Ne i nxorëm nga qyteti i popullit të Lutit ata që ishin besimtarë prej banorëve të tij,
فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍۢ مِّنَ ٱلْمُسْلِمِينَ ٣٦
por nuk gjetëm aty, veçse një shtëpi myslimane.36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Dhe nuk gjetëm në atë fshat tjetër veçse një shtëpi myslimanësh, dhe ajo ishte shtëpia e Lutit, paqja qoftë mbi të.
وَتَرَكْنَا فِيهَآ ءَايَةًۭ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ ٣٧
Dhe lamë aty një shenjë për ata që frikësohen nga dënimi i dhembshëm.37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
Dhe Ne lamë në atë qytet një gjurmë nga dënimi, që mbeti si shenjë e fuqisë së Allahut dhe hakmarrjes së Tij ndaj jobesimtarëve, dhe kjo është një mësim për ata që i frikësohen dënimit të dhimbshëm e të rëndë të Allahut.
وَفِى مُوسَىٰٓ إِذْ أَرْسَلْنَـٰهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَـٰنٍۢ مُّبِينٍۢ ٣٨
Edhe te Musai (ka mësim), kur e dërguam tek Faraoni, me një pushtet (provë) të qartë.38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Edhe në dërgimin Tonë të Musait te Faraoni dhe paria e tij, me shenja dhe mrekulli të qarta, ka një argument për ata që i frikësohen dënimit të dhimbshëm.
فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِۦ وَقَالَ سَـٰحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌۭ ٣٩
Por ai (Faraoni) u shmang (nga besimi), i mashtruar nga fuqia e tij, dhe tha: “Magjistar, ose i çmendur!”39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Por Faraoni, i mashtruar nga fuqia dhe pushteti i tij, u largua me mendjemadhësi dhe tha për Musain: “Ai është magjistar ose i çmendur.”
فَأَخَذْنَـٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذْنَـٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌۭ ٤٠
Atëherë, Ne e kapëm atë, bashkë me ushtrinë e tij, dhe i hodhëm në det; dhe ai e meritoi këtë.40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Ne e kapëm Faraonin me ushtrinë e tij, e hodhëm në det, dhe ai e meritoi plotësisht këtë ndëshkim, për shkak të mohimit, mosmirënjohjes dhe shthurjes së tij.
وَفِى عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلْعَقِيمَ ٤١
Edhe te fisi Ad (ka mësim), kur u dërguam atyre erën shterpë (shkatërruese),41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Edhe në historinë e popullit të Âdit ka shenja dhe mësime për këdo që mendon: kur Ne u dërguam atyre erën shterpë, të thatë dhe të pafrytshme, e cila nuk sillte asnjë të mirë;
مَا تَذَرُ مِن شَىْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَٱلرَّمِيمِ ٤٢
e cila, ngado që kalonte, nuk linte asgjë pa e bërë si pluhur e hi.42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
ajo nuk linte asgjë pa e shkatërruar, por e bënte gjithçka që prekte si gjë të kalbur e të vjetruar.
وَفِى ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِينٍۢ ٤٣
Edhe te Themudi (ka mësim), kur atyre iu tha: “Shijoni (kënaqësitë) edhe për pak kohë!43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Edhe në historinë e popullit të Themudit ka shenja dhe mësime për këdo që mendon: kur atyre iu tha: “Shijoni jetën tuaj deri sa të arrijnë afatet tuaja!”
فَعَتَوْاْ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّـٰعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ ٤٤
Por, ata nuk iu bindën urdhrit të Zotit të tyre, kështu që i goditi zëri i tmerrshëm, ndërsa ata shihnin.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
Ata kundërshtuan urdhrin e Zotit të tyre, kështu që i goditi zëri i tmerrshëm i dënimit, ndërsa ata e shikonin me sytë e tyre ndëshkimin që po u zbriste.
فَمَا ٱسْتَطَـٰعُواْ مِن قِيَامٍۢ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِينَ ٤٥
Atëherë, nuk mundën as të ngriheshin, as të mbroheshin.45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Atëherë nuk patën mundësi as të iknin, as të ngriheshin për t’u shpëtuar nga ajo që i kishte goditur prej dënimit, dhe nuk ishin në gjendje të ndihmonin veten e tyre.
وَقَوْمَ نُوحٍۢ مِّن قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُواْ قَوْمًۭا فَـٰسِقِينَ ٤٦
Edhe popullin e Nuhut më parë (e dënuam) – ata ishin vërtet një popull i pabindur.46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
Ne e shkatërruam edhe popullin e Nuhut para këtyre, sepse ata ishin një popull që kundërshtonin urdhrat e Allahut dhe dilnin nga bindja ndaj Tij.
وَٱلسَّمَآءَ بَنَيْنَـٰهَا بِأَيْيْدٍۢ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ ٤٧
Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqi të madhe, dhe vërtet, Ne po e zgjerojmë atë.47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
Ne e kemi krijuar dhe ndërtuar qiellin me përsosmëri të plotë, dhe e bëmë si një kulm të fortë mbi tokë, me fuqi dhe madhështi të madhe. Dhe Ne, me të vërtetë, po e zgjerojmë atë në hapësirat dhe anët e tij.
وَٱلْأَرْضَ فَرَشْنَـٰهَا فَنِعْمَ ٱلْمَـٰهِدُونَ ٤٨
Edhe Tokën, Ne e shtruam – sa i Shkëlqyer është Ai që e ka shtruar!48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Edhe Tokën e bëmë si një shtrat të shtruar për krijesat, që të vendosen e të qëndrojnë mbi të — sa të mirë jemi Ne në përgatitjen dhe rregullimin e saj!
وَمِن كُلِّ شَىْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ٤٩
Dhe, nga çdo gjë krijuam çifte, që të kujtoni (të reflektoni).49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Dhe nga çdo gjë prej llojeve të krijesave krijuam dy palë të ndryshme, që ju të kujtoni fuqinë e Allahut dhe të merrni mësim.
فَفِرُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ ٥٠
“Pra, vraponi drejt Allahut! Vërtet, unë jam për ju një paralajmërues i qartë, prej Tij!50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
“Pra, vraponi, o njerëz, nga dënimi i Allahut drejt mëshirës së Tij — përmes besimit tek Ai dhe i Dërguari i Tij, zbatimit të urdhrave dhe kryerjes së veprave të mira! Unë jam për ju një paralajmërues i qartë. - Sa herë që të Dërguarin e Allahut ﷺ e kapte ndonjë shqetësim apo vështirësi, i drejtohej menjëherë namazit — dhe ky është kuptimi i vërtetë i “vrapimit drejt Allahut.”
وَلَا تَجْعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَـٰهًا ءَاخَرَ ۖ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌۭ مُّبِينٌۭ ٥١
Dhe, mos adhuroni me Allahun ndonjë zot tjetër! Vërtet, unë jam për ju një paralajmërues i qartë, prej Tij.”51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Dhe mos adhuroni me Allahun ndonjë tjetër të adhuruar përkrah Tij, sepse Unë jam për ju një paralajmërues i qartë nga ana e Allahut — që t’ju tërheq vërejtjen prejidhujtarisë dhe dënimit të Tij!”
كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ ٥٢
Po kështu (si idhujtarët mekas), nuk ka ardhur tek ata që ishin para tyre ndonjë i dërguar, veçse i kanë thënë: “Magjistar, ose i çmendur.”52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Ashtu siç e përgënjeshtroi fisi i Kurejshit profetin e vet, Muhamedin ﷺ, duke thënë: “Ai është poet, magjistar ose i çmendur,” — po kështu vepruan edhe popujt e mëparshëm me të dërguarit e tyre; prandaj Allahu zbatoi ndaj tyre dënimin e Tij.
أَتَوَاصَوْاْ بِهِۦ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌۭ طَاغُونَ ٥٣
A mos janë marrë vesh mes tyre për këtë? Jo, por ata janë një popull kryeneç (shkelës).53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
A mos vallë të parët dhe të fundit u lanë njëri-tjetrit porosi për ta mohuar të dërguarin kur të gjithë thanë të njëjtën gjë? Jo, por ata janë një popull i padrejtë e kryelartë, zemrat dhe veprat e të cilëve u ngjajnë njëra-tjetrës në mosbesim dhe në tejkalimin e kufijve; prandaj pasardhësit e tyre thanë atë që thanë edhe të parët.
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٍۢ ٥٤
Prandaj, largohu prej tyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Largohu, o i dërguar, nga idhujtarët, derisa të vijë ndaj tyre urdhri i Allahut; nuk do të qortohesh nga askush, sepse ti e ke përcjellë siç duhet atë me të cilën je dërguar!
وَذَكِّرْ فَإِنَّ ٱلذِّكْرَىٰ تَنفَعُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٥٥
Por këshillo, sepse këshillimi u bën dobi besimtarëve!55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Edhe pse të është urdhëruar të mos u kushtosh vëmendje atyre, o i dërguar, dhe të mos merresh me fjalët e tyre që të dobësojnë, vazhdo thirrjen drejt Allahut dhe këshilloji ata të cilëve u je dërguar; sepse këshilla dhe përkujtimi u bëjnë dobi atyre që kanë zemra besimtare, dhe në to qëndron argumenti i prerë kundër atyre që shmangen.
وَمَا خَلَقْتُ ٱلْجِنَّ وَٱلْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ ٥٦
Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, veçse që të Më adhurojnë.56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, e as nuk kam dërguar të gjithë të dërguarit, veçse për një qëllim të lartë — që të Më adhurojnë vetëm Mua, pa më shoqëruar askënd dhe asgjë tjetër.
مَآ أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍۢ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ ٥٧
Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dua që ata të Më ushqejnë.57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim, as nuk dua që të më ushqejnë, sepse Unë jam Furnizuesi, Dhuruesi i begative. Ai, i Lartësuari, nuk ka nevojë për krijesat, por ato janë të varura prej Tij në çdo gjendje; Ai është Krijuesi i tyre, Furnizuesi i tyre dhe i Pasuri që nuk ka nevojë për ta.
إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ ٥٨
Me të vërtetë, Allahu është Furnizuesi Suprem - i Fuqishmi, i Gjithëpushtetshmi.58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
Vërtet, vetëm Allahu është Furnizuesi i krijesave të Tij, Ai që garanton ushqimin e tyre. Ai është Zotërues i forcës së pathyeshme, që nuk mposhtet dhe nuk mundet prej askujt; e gjithë fuqia dhe pushteti i përkasin Atij.
فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذَنُوبًۭا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَـٰبِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ ٥٩
Vërtet, ata që kanë bërë padrejtësi do të kenë pjesën e tyre (të dënimit), ashtu siç e patën edhe shokët e tyre të mëparshëm, prandaj të mos Më kërkojnë ta shpejtoj atë!59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
Vërtet, ata që kanë bërë padrejtësi duke përgënjeshtruar të dërguarin Muhamed ﷺ do të kenë pjesën e tyre të dënimit hyjnor, ashtu siç patën edhe ata që jetuan para tyre dhe mohuan. Prandaj le të mos e nxitin dënimin, sepse ai me siguri do t’i arrijë!
فَوَيْلٌۭ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوْمِهِمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ ٦٠
Pra, mjerë ata që nuk besuan, për Ditën që u është premtuar!60
Komentimi 1 shënim
Shënimi 60
Pra, mjerim dhe shkatërrim i madh i pret ata që mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në ditën që u është premtuar, kur dënimi do t’i godasë — në Ditën e Kiametit!





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Allahu i Madhëruar betohet në erërat që ngrenë pluhurin,