SURJA 44
Ed Duhan Tymi
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
حمٓ ١
Ḥā Mīm.1
وَٱلْكِتَـٰبِ ٱلْمُبِينِ ٢
Betohem në Librin e qartë!2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
Allahu i Madhëruar betohet në Kuranin, i cili është i qartë në fjalë dhe në kuptim.
إِنَّآ أَنزَلْنَـٰهُ فِى لَيْلَةٍۢ مُّبَـٰرَكَةٍ ۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ ٣
Ne e zbritëm atë, në një Natë të Bekuar (të Kadrit); Ne gjithmonë kemi paralajmëruar.3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
Ne e kemi zbritur Kuranin në Natën e Kadrit, një natë e bekuar dhe plot mirësi, e cila është në muajin Ramazan. Ne kemi qenë gjithnjë paralajmërues për njerëzit, për atë që u sjell dobi dhe dëm, duke dërguar të dërguarit dhe duke zbritur librat, në mënyrë që të vendoset argumenti i Allahut mbi robërit e Tij.
فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ ٤
Në atë (natë) përcaktohet çdo çështje e urtë,4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
Në këtë natë përcaktohet dhe ndahet nga “Leuhi Mahfudh” te shkruesit prej engjëjve çdo çështje e qartë: afatet e jetës, furnizimet dhe të gjitha gjërat e caktuara për atë vit deri në fundin e tij – pa ndryshim e pa zëvendësim.
أَمْرًۭا مِّنْ عِندِنَآ ۚ إِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ ٥
me urdhër nga Ne; me të vërtetë, Ne gjithmonë kemi dërguar (të dërguar),5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Ky urdhër i urtë është prej Nesh, sepse gjithçka që ndodh, që Allahu e cakton dhe e shpall, është me urdhrin, lejen dhe diturinë e Tij. Vërtet, Ne kemi qenë gjithmonë dërgues të të dërguarve te njerëzit – Muhamedin ﷺ dhe ata para tij –
رَحْمَةًۭ مِّن رَّبِّكَ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ٦
si mëshirë nga Zoti yt. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
si mëshirë prej Zotit tënd, o Muhamed, për ata te të cilët ata janë dërguar. Me të vërtetë Ai është Dëgjuesi i të gjitha zërave, i Gjithëdituri për çdo gjendje të krijesave të Tij, qoftë e dukshme apo e fshehtë.
رَبِّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَآ ۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ ٧
Zoti i qiejve dhe i Tokës, dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre, nëse jeni të bindur.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre. Nëse jeni të bindur për këtë, atëherë dijeni se Zoti i krijesave është i vetmi Zot i tyre i vërtetë.
لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۖ رَبُّكُمْ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ ٨
Nuk ka zot tjetër përveç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje – Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj!8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton adhurimin përveç Tij, pa asnjë shok. Ai është që jep jetë dhe vdekje, është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të hershëm. Prandaj, adhuronie vetëm Atë dhe jo idhujt tuaj, të cilët nuk kanë as fuqi të sjellin dëm e as dobi.
بَلْ هُمْ فِى شَكٍّۢ يَلْعَبُونَ ٩
Por, ata janë në dyshim, duke luajtur.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Por këta idhujtarë janë në dyshim ndaj së vërtetës; ata shkujdesen, argëtohen dhe nuk e besojnë atë.
فَٱرْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِى ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٍۢ مُّبِينٍۢ ١٠
Prandaj, vrojto ditën, kur qielli do të vijë me një tym të dukshëm,10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Prandaj, vrojto dhe prit – o i Dërguar – për këta idhujtarë, ditën kur qielli do të sjellë një tym të qartë,
يَغْشَى ٱلنَّاسَ ۖ هَـٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ١١
që do t’i mbulojë njerëzit; “Ky është një dënim i dhembshëm!”11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
që do t’i mbulojë njerëzit. Atëherë do t’u thuhet: “Ky është një dënim i dhimbshëm.” (Ky tym mund të jetë nga shenjat e afrimit të Kiametit, dhe shumë afër shenjave të fundit, para daljes së Mehdiut; në ajetin e fundit të kësaj sure, Allahu urdhëron përsëri për të vrojtuar!).
رَّبَّنَا ٱكْشِفْ عَنَّا ٱلْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ ١٢
“Zoti ynë, largoje prej nesh këtë dënim, se ne, me të vërtetë, tani besojmë!”12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Pastaj ata do të thonë, duke kërkuar që të hiqet prej tyre: “Zoti ynë, largoje prej nesh këtë dënim; nëse na e largon, ne do të besojmë tek Ti!”
أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَآءَهُمْ رَسُولٌۭ مُّبِينٌۭ ١٣
Por, si mund të përkujtohen ata tani, kur atyre u kishte ardhur më parë një i dërguar i qartë,13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
Por, si mund të përkujtojnë ata dhe të marrin mësim pas ardhjes së dënimit mbi ta, ndërkohë që u kishte ardhur një i dërguar i qartë – Muhamedi ﷺ –
ثُمَّ تَوَلَّوْاْ عَنْهُ وَقَالُواْ مُعَلَّمٌۭ مَّجْنُونٌ ١٤
pastaj i kthyen shpinën atij dhe thanë: “Një i mësuar nga të tjerë, i çmendur!”14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
por ata u shmangën prej tij dhe thanë: “Atij ia mësoi Kuranin një njeri, ose priftërinjtë, ose shejtanët. Ai është i marrë dhe jo i dërguar.”
إِنَّا كَاشِفُواْ ٱلْعَذَابِ قَلِيلًا ۚ إِنَّكُمْ عَآئِدُونَ ١٥
Ne do ta largojmë dënimin për pak kohë, por ju sërish do të ktheheni (në mohim).15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Ne do t’ua lehtësojmë pak ndëshkimin, por do të shihni se do të ktheheni te ajo në të cilën ishit — mohimi, humbja dhe përgënjeshtrimi — dhe Ne do t’ju ndëshkojmë për atë.
يَوْمَ نَبْطِشُ ٱلْبَطْشَةَ ٱلْكُبْرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ ١٦
Ditën, kur do t’i godasim me goditjen më të madhe, Ne do të hakmerremi.16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Ditën, kur Ne do t'i dënojmë të gjithë jobesimtarët me dënimin më të madh në Ditën e Kiametit — ajo është dita e hakmarrjes Sonë ndaj tyre.
۞ وَلَقَدْ فَتَنَّا قَبْلَهُمْ قَوْمَ فِرْعَوْنَ وَجَآءَهُمْ رَسُولٌۭ كَرِيمٌ ١٧
Para tyre, Ne i sprovuan edhe njerëzit e Faraonit, kur u erdhi një i dërguar fisnik,17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Ne, me të vërtetë, kemi provuar dhe vënë në sprovë, para këtyre idhujtarëve, popullin e Faraonit; dhe tek ata erdhi një i dërguar fisnik, Musai, paqja qoftë mbi të, por ata e përgënjeshtruan dhe u shkatërruan. Kështu do të veprojmë edhe me armiqtë e tu, o i Dërguar, nëse nuk do të besojnë.
أَنْ أَدُّوٓاْ إِلَىَّ عِبَادَ ٱللَّهِ ۖ إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌۭ ١٨
(i cili u tha:) “M’i dorëzoni mua robërit e Allahut! Me të vërtetë, unë jam për ju një i dërguar besnik!18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
Musai u tha atyre: “Dorëzojini tek unë robërit e Allahut nga bijtë e Izraelit dhe lërini të vijnë me mua, që të adhurojnë vetëm Allahun! Vërtet, unë jam për ju një i dërguar i besueshëm mbi shpalljen dhe mesazhin e Tij.
وَأَن لَّا تَعْلُواْ عَلَى ٱللَّهِ ۖ إِنِّىٓ ءَاتِيكُم بِسُلْطَـٰنٍۢ مُّبِينٍۢ ١٩
Dhe, mos u madhëroni mbi Allahun! Me të vërtetë, unë ju kam sjell një provë të qartë!19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
Dhe mos u madhëroni me mendjemadhësi mbi Allahun, duke i mohuar të dërguarit e Tij. Unë po vij tek ju me një argument të qartë që vërteton të vërtetën e mesazhit tim.
وَإِنِّى عُذْتُ بِرَبِّى وَرَبِّكُمْ أَن تَرْجُمُونِ ٢٠
Unë kërkoj strehim te Zoti im dhe Zoti juaj, që të mos më vrisni me gurë!20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
Unë kërkoj strehim te Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj, që të mos më vrini me gurë!
وَإِن لَّمْ تُؤْمِنُواْ لِى فَٱعْتَزِلُونِ ٢١
Dhe, nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Dhe nëse nuk më besoni për atë që ju kam sjellë, atëherë më lini të lirë në rrugën time dhe ndaloni së bëri dëme ndaj meje."
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ قَوْمٌۭ مُّجْرِمُونَ ٢٢
Atëherë, ai iu lut Zotit të vet: “Këta janë vërtet, një popull keqbërës!”22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Dhe Musai iu lut Zotit të tij – kur Faraoni dhe populli i tij e përgënjeshtruan dhe nuk besuan – duke thënë: “Këta janë, me të vërtetë, një popull idhujtarë dhe mohues!”
فَأَسْرِ بِعِبَادِى لَيْلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ٢٣
(Allahu i tha:) “Ik bashkë me robërit e Mi natën, sepse do të ndiqeni!23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Allahu i tha: “Ikni natën, o Musa, me robërit e Mi – ata që të besuan, të pranuan dhe të pasuan, duke lënë mënjanë ata që të përgënjeshtruan prej tyre – sepse do të ndiqeni nga Faraoni dhe ushtria e tij. Ju do të shpëtoni, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij do të mbyten.
وَٱتْرُكِ ٱلْبَحْرَ رَهْوًا ۖ إِنَّهُمْ جُندٌۭ مُّغْرَقُونَ ٢٤
Dhe lëre detin të hapur, sepse ata janë një ushtri që do të mbytet!”24
Komentimi 1 shënim
Shënimi 24
Dhe lëre detin ashtu siç është, në gjendjen që ishte kur e kalove – të hapur dhe të qetë – sepse Faraoni dhe ushtria e tij do të mbyten në të!”
كَمْ تَرَكُواْ مِن جَنَّـٰتٍۢ وَعُيُونٍۢ ٢٥
Sa shumë kopshte dhe burime lanë pas!25
Komentimi 1 shënim
Shënimi 25
Sa shumë kopshte plot gjelbërim dhe burime uji që rridhnin lanë pas!
وَزُرُوعٍۢ وَمَقَامٍۢ كَرِيمٍۢ ٢٦
Sa ara të mbjella dhe ndërtesa madhështore!26
Komentimi 1 shënim
Shënimi 26
Sa ara të mbjella dhe banesa madhështore la pas Faraoni dhe populli i tij, pas shkatërrimit dhe mbytjes që Allahu ua solli!
وَنَعْمَةٍۢ كَانُواْ فِيهَا فَـٰكِهِينَ ٢٧
Dhe sa begati, në të cilat ata kënaqeshin!27
Komentimi 1 shënim
Shënimi 27
Si edhe jetën e luksit në të cilën gëzonin e kënaqeshin, të gjitha i lanë pas.
كَذَٰلِكَ ۖ وَأَوْرَثْنَـٰهَا قَوْمًا ءَاخَرِينَ ٢٨
Kështu ishte. Dhe Ne ua trashëguam ato një populli tjetër.28
Komentimi 1 shënim
Shënimi 28
Ashtu si ai ndëshkim, Allahu ndëshkon atë që përgënjeshtron dhe e kthen mirësinë e Tij në mohim. Dhe ato të mira, pas Faraonit dhe popullit të tij, Ne ia trashëguam një populli tjetër që erdhi pas tyre – bijve të Izraelit.
فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلْأَرْضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِينَ ٢٩
As qielli, as Toka nuk qanë për ta, dhe atyre nuk iu shty afati.29
Komentimi 1 shënim
Shënimi 29
As qielli as toka nuk qanë nga pikëllimi për Faraonin dhe popullin e tij, dhe atyre nuk iu vonua aspak ndëshkimi.
وَلَقَدْ نَجَّيْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلْعَذَابِ ٱلْمُهِينِ ٣٠
Ne i shpëtuam bijtë e Izraelit nga dënimi poshtërues,30
Komentimi 1 shënim
Shënimi 30
Dhe Ne i shpëtuam bijtë e Izraelit nga ndëshkimi poshtërues që u bëhej atyre: vrasja e djemve të tyre dhe përdorimi (robërimi/shfrytëzimi) i grave të tyre.
مِن فِرْعَوْنَ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيًۭا مِّنَ ٱلْمُسْرِفِينَ ٣١
prej Faraonit, vërtet ai ishte mendjemadh dhe tiran, që kalonte çdo kufi.31
Komentimi 1 shënim
Shënimi 31
Nga Faraoni, sepse ai ishte tiran prej idhujtarëve, i tepruar në mendjemadhësi dhe në ngritje kundër robërve të Allahut.
وَلَقَدِ ٱخْتَرْنَـٰهُمْ عَلَىٰ عِلْمٍ عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ ٣٢
Dhe, Ne i zgjodhëm ata, me dijen Tonë, mbi popujt e tjerë (të asaj kohe).32
Komentimi 1 shënim
Shënimi 32
Dhe Ne i zgjodhëm bijtë e Izraelit, me dije të plotë për ta, mbi popujt e kohës së tyre.
وَءَاتَيْنَـٰهُم مِّنَ ٱلْـَٔايَـٰتِ مَا فِيهِ بَلَـٰٓؤٌۭاْ مُّبِينٌ ٣٣
Dhe u dhamë atyre shenja, në të cilat kishte një sprovë të qartë.33
Komentimi 1 shënim
Shënimi 33
Dhe Ne u dhamë atyre, nëpërmjet Musait, mrekulli me të cilat ata u vunë në sprovë e provim – herë në mirëqenie dhe herë në vështirësi.
إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ ٣٤
Me të vërtetë, këta (mohuesit e Mekës) thonë:34
Komentimi 1 shënim
Shënimi 34
Vërtet, këta idhujtarë nga populli yt – o i Dërguar – thonë:
إِنْ هِىَ إِلَّا مَوْتَتُنَا ٱلْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُنشَرِينَ ٣٥
“Nuk ekziston asgjë tjetër, përveç vdekjes sonë të parë, dhe ne nuk do të ringjallemi!35
Komentimi 1 shënim
Shënimi 35
“Nuk ekziston asgjë tjetër përveç vdekjes sonë, atë që e vdesim; ajo është vdekja e parë dhe e fundit, dhe pas saj ne nuk do të ringjallemi për llogari, shpërblim apo ndëshkim!”
فَأْتُواْ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٣٦
Sillini pra, të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!”36
Komentimi 1 shënim
Shënimi 36
Dhe ata thonë gjithashtu: “Silli – o Muhamed, ti dhe ata që janë me ty – etërit tanë që kanë vdekur, nëse jeni të vërtetë se Allahu i ringjall të vdekurit nga varret!”
أَهُمْ خَيْرٌ أَمْ قَوْمُ تُبَّعٍۢ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ أَهْلَكْنَـٰهُمْ ۖ إِنَّهُمْ كَانُواْ مُجْرِمِينَ ٣٧
A janë këta më të mirë se populli i Tubba‘it, dhe ata para tyre? Ne i shkatërruam ata, sepse ishin vërtet keqbërës.37
Komentimi 1 shënim
Shënimi 37
A janë këta idhujtarë më të mirë apo populli i Tubba Himjarit (një mbret i hershëm i drejtë i Jemenit) dhe ata para tyre nga kombet mohues ndaj Zotit të tyre? Ne i shkatërruam ata për shkak të krimit dhe mohimit të tyre. Këta idhujtarë nuk janë aspak më të mirë se ata, që të mos i ndëshkojmë dhe të mos i shkatërrojmë, përderisa janë mohues ndaj Allahut.
وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَـٰعِبِينَ ٣٨
Ne nuk i krijuam qiejt dhe Tokën, dhe çfarë gjendet mes tyre, për t’u zbavitur.38
Komentimi 1 shënim
Shënimi 38
Ne nuk i krijuam qiejt, Tokën dhe çfarë ka mes tyre për lojë e kotësi.
مَا خَلَقْنَـٰهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ٣٩
Ne i krijuam ato vetëm me të vërtetën (me qëllim), por shumica e tyre nuk e dinë.39
Komentimi 1 shënim
Shënimi 39
Ne i krijuam ato vetëm me të vërtetën, që është ligji i Allahut në krijimin dhe drejtimin e Tij. Por shumica e këtyre idhujtarëve nuk e dinë këtë, prandaj nuk mendojnë për to, sepse ata as nuk shpresojnë shpërblim dhe as nuk i frikësohen ndëshkimit.
إِنَّ يَوْمَ ٱلْفَصْلِ مِيقَـٰتُهُمْ أَجْمَعِينَ ٤٠
Me të vërtetë, Dita e Vendimit (Gjykimit) është koha e caktuar për të gjithë.40
Komentimi 1 shënim
Shënimi 40
Vërtet, Dita e gjykimit mes krijesave, për atë që kanë bërë në këtë botë nga e mira apo e keqja, është koha e caktuar për të gjithë ata.
يَوْمَ لَا يُغْنِى مَوْلًى عَن مَّوْلًۭى شَيْـًۭٔا وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ ٤١
Dita, kur asnjë mik nuk do të vlejë gjë për mikun e vet, dhe ata nuk do të ndihmohen,41
Komentimi 1 shënim
Shënimi 41
Dita, kur asnjë njeri nuk do të mund t’i largojë asgjë dënimit të afërmit apo të shokut të tij, dhe as nuk do ta ndihmojnë njëri-tjetrin,
إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ٤٢
përveç atyre që i mëshiron Allahu. Vërtet, Ai është i Plotfuqishëm, Mëshirëplotë.42
Komentimi 1 shënim
Shënimi 42
përveç atyre që Allahu i mëshiron prej besimtarëve. Për ta do të ketë ndërmjetësim tek Zoti i tyre, pasi Allahu t’ua lejojë. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm në hakmarrjen ndaj armiqve të Tij dhe i Mëshirshëm ndaj miqve të Tij, që i binden Atij.
إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ ٤٣
Me të vërtetë, pema e Zekkumit43
Komentimi 1 shënim
Shënimi 43
Vërtet, pema e Zekumit, që del nga fundi i Xhehenemit,
طَعَامُ ٱلْأَثِيمِ ٤٤
është ushqimi i gjynahqarit.44
Komentimi 1 shënim
Shënimi 44
fruti i saj është ushqim për mëkatarin e madh, dhe mëkati më i madh është shirku ndaj Allahut.
كَٱلْمُهْلِ يَغْلِى فِى ٱلْبُطُونِ ٤٥
Si bakri i shkrirë, ajo vlon në stomak,45
Komentimi 1 shënim
Shënimi 45
Fruti i pemës së Zekumit është si metali i shkrirë që vlon në barkun e idhujtarëve,
كَغَلْىِ ٱلْحَمِيمِ ٤٦
si vlimi i ujit të valuar.46
Komentimi 1 shënim
Shënimi 46
si vlimi i ujit që ka arritur në shkallën më të lartë të nxehtësisë.
خُذُوهُ فَٱعْتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلْجَحِيمِ ٤٧
(U thuhet engjëjve:) “Kapeni atë (gjynahqarin) dhe tërhiqeni zvarrë në mes të Zjarrit!47
Komentimi 1 shënim
Shënimi 47
“Merreni këtë mëkatar të lig dhe të papërmbajtur, shtyjeni dhe drejtojeni me dhunë në mes të Xhehenemit.”
ثُمَّ صُبُّواْ فَوْقَ رَأْسِهِۦ مِنْ عَذَابِ ٱلْحَمِيمِ ٤٨
Pastaj, derdhni mbi kokën e tij ujin e valuar, për dënim.48
Komentimi 1 shënim
Shënimi 48
Pastaj, mbi kokën e mëkatarit do të derdhet uji me nxehtësi të skajshme, nga i cili nuk do të ndahet kurrë dënimi.
ذُقْ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْكَرِيمُ ٤٩
“Shijoje! Ti ishe ai i ‘fuqishmi’, i ‘nderuari’ (me ironi)!49
Komentimi 1 shënim
Shënimi 49
Do t’i thuhet mëkatarit: “Shijo këtë dënim me të cilin po ndëshkohesh sot! Ti ishe i forti dhe i nderuari në popullin tënd!” – Në këtë ka tallje dhe qortim të ashpër për të.
إِنَّ هَـٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمْتَرُونَ ٥٠
Ja, ky është ai (dënim) për të cilin ju dyshonit!”50
Komentimi 1 shënim
Shënimi 50
Vërtet, ky dënim me të cilin po ndëshkoheni sot është ai dënimi për të cilin dyshonit në këtë botë dhe nuk ishit të bindur për të.
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى مَقَامٍ أَمِينٍۢ ٥١
Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt,51
Komentimi 1 shënim
Shënimi 51
Vërtet, ata që patën frikë Allahun duke zbatuar urdhërat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij në këtë botë, do të jenë në një vendbanim të sigurt nga fatkeqësitë, pikëllimet dhe çdo gjë tjetër e keqe.
فِى جَنَّـٰتٍۢ وَعُيُونٍۢ ٥٢
në kopshte dhe burime,52
Komentimi 1 shënim
Shënimi 52
Në kopshte dhe pranë burimeve që rrjedhin.
يَلْبَسُونَ مِن سُندُسٍۢ وَإِسْتَبْرَقٍۢ مُّتَقَـٰبِلِينَ ٥٣
të veshur me mëndafsh të hollë e të trashë, përballë njëri-tjetrit.53
Komentimi 1 shënim
Shënimi 53
Do të veshin mëndafshin e hollë dhe atë të trashë, duke qëndruar përballë njëri-tjetrit, pa ia kthyer shpinën askush tjetrit. Mbledhja e tyre do të sillet me ta kudo që ata të shkojnë.
كَذَٰلِكَ وَزَوَّجْنَـٰهُم بِحُورٍ عِينٍۢ ٥٤
Kështu do të jetë, dhe Ne do t’i martojmë ata me gra (hyri) me sy të mëdhenj, të mrekullueshëm.54
Komentimi 1 shënim
Shënimi 54
Ashtu siç u dhamë këtyre të devotshmëve në botën tjetër nderimin duke i futur në xhennete dhe duke i veshur me mëndafshin e hollë dhe të trashë (sundusin dhe istabraqin), po ashtu i nderuam duke i martuar me gra të bukura, me sy të mëdhenj e të hijshëm.
يَدْعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَـٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ ٥٥
Aty do të kërkojnë çdo lloj fruti që dëshirojnë, të sigurt.55
Komentimi 1 shënim
Shënimi 55
Këta të devotshëm, do të kërkojnë në Xhenet çdo lloj fruti që dëshirojnë, të sigurt se ato nuk do t’u mungojnë kurrë dhe nuk do të zhduken.
لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلْمَوْتَ إِلَّا ٱلْمَوْتَةَ ٱلْأُولَىٰ ۖ وَوَقَىٰهُمْ عَذَابَ ٱلْجَحِيمِ ٥٦
Nuk do të shijojnë aty vdekje, përveç vdekjes së parë, dhe Ai do t’i ruajë nga dënimi i Xhehenemit.56
Komentimi 1 shënim
Shënimi 56
Këta të devotshëm, në Xhenet nuk do ta shijojnë më vdekjen pas asaj vdekjeje të parë që përjetuan në këtë botë. Allahu i ka mbrojtur ata nga dënimi i Xhehenemit, me mirësinë dhe bujarinë e Tij.
فَضْلًۭا مِّن رَّبِّكَ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ ٥٧
Kjo është një mirësi nga Zoti yt. Kjo është fitorja e madhe.57
Komentimi 1 shënim
Shënimi 57
Kjo që u dhamë të devotshmëve në botën tjetër nga nderimet është fitorja e madhe, pas së cilës nuk ka fitore tjetër më të madhe.
فَإِنَّمَا يَسَّرْنَـٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ ٥٨
Ne e kemi bërë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde, që ata të mund të përkujtojnë.58
Komentimi 1 shënim
Shënimi 58
Ne e bëmë të lehtë fjalën e Kuranit dhe kuptimin e tij në gjuhën tënde, o i Dërguar, që ata të marrin mësim dhe të frenohen.
فَٱرْتَقِبْ إِنَّهُم مُّرْتَقِبُونَ ٥٩
Prandaj vrojto, sepse edhe ata janë duke vrojtuar.59
Komentimi 1 shënim
Shënimi 59
Prandaj vrojto (qiellin) dhe prit — o i Dërguar — për ndihmën që të kam premtuar kundër këtyre idhujtarëve dhe për ndëshkimin që do t’u jap atyre. Ata presin vdekjen tënde dhe thyerjen tënde; por do ta mësojnë për kë do të jetë ndihma, shpëtimi dhe ngritja e fjalës në këtë botë dhe në botën tjetër — ajo të përket ty, o i Dërguar, dhe atyre që të ndoqën prej besimtarëve. (Ky vrojtim, mund të ketë lidhje me vrojtimin e qiellit që do të vijë me tym, dhe që mund të jetë nga shenjat e afrimit të Kiametit, dhe shumë afër shenjave të fundit, para daljes së Mehdiut; Shih ajetin 10 të kësaj sure).





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Është folur më parë për shkronjat e ndara në fillim të sures El Bekare.