KURANI FISNIK • PËRKTHIM ME KOMENTIM

SURJA 03

Al Imran Familja e Imranit

Përkthyes dhe komentues: Dr. Bledar Albani

Medinase • 200 ajete

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

3:1

الٓمٓ ١

Elif, Lam, Mim.

3:2

ٱللَّهُ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْحَىُّ ٱلْقَيُّومُ ٢

Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Përjetshmit1, Mbajtësit të gjithçkaje!2

Komentimi 2 shënime

Shënimi 1

I Cili zotëron jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

Shënimi 2

Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që iu nevojitet.

3:3

نَزَّلَ عَلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ بِٱلْحَقِّ مُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ وَأَنزَلَ ٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ ٣

Ai3 ta ka zbritur ty (Muhamed) Librin me të vërtetën4 - vërtetues të atyre para tij5 - dhe Ai e zbriti Teuratin dhe Inxhilin (Ungjillin)

Komentimi 3 shënime

Shënimi 3

Allahu, Zoti yt, o Muhamed, dhe Zoti i Isait, birit të Merjemes, Zoti i të gjithë pejgamberëve dhe i të gjitha krijesave, Mbajtësi i tyre, i Gjalli që nuk vdes por është i Përjetshëm dhe vepron me vullnetin e Vet gjithçka që dëshiron, me Urtësinë e Tij absolute.

Shënimi 4

Allahu të ka shpallur ty, o Muhamed, Kuranin, i cili thotë të vërtetën për gjërat në të cilat ithtarët e Teuratit dhe Inxhilit kanë pasur kundërshtim.

Shënimi 5

Librave dhe të dërguarve të mëparshëm të Allahut.

3:4

مِن قَبْلُ هُدًۭى لِّلنَّاسِ وَأَنزَلَ ٱلْفُرْقَانَ ۗ إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌۭ شَدِيدٌۭ ۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌۭ ذُو ٱنتِقَامٍ ٤

më parë, si udhëzues për njerëzit6, pastaj zbriti Furkanin7 (Kriterin). Vërtet, ata që i mohojnë provat e Allahut,8 do të kenë dënim të ashpër.9 Allahu është i Poltfuqishëm, i Zoti për t’u hakmarrë.10

Komentimi 5 shënime

Shënimi 6

Allahu i zbriti Librat e Tij me qëllim që të jenë udhëzim për njerëzit, por ata i ndryshuan ato me duart e tyre, iu pështjelluan shumë gjëra dhe patën kundërshti mes veti, e veçanërisht në lidhje me Isain, birin e Merjemes, për të cilin thanë se ishte biri i Zotit, apo i treti të treve, apo zot. Pastaj Allahu zbriti Furkanin, Kriterin, Dalluesin e të vërtetës nga e kota, me prova të prera dhe argumente të hapura.

Shënimi 7

Kriterin dhe dalluesin e të vërtetës nga e kota, Kuranin.

Shënimi 8

Pasi iu bëhen të qarta dhe i mësojnë ato. Pasi mësojnë për zbritjen e Furkanit – Kuranit dhe nuk e besojnë atë.

Shënimi 9

Të papërshkrueshëm dhe të pakrahasueshëm.

Shënimi 10

Për ta ndëshkuar atë që i shkel ligjet e Tij.

3:5

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَخْفَىٰ عَلَيْهِ شَىْءٌۭ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ ٥

Me të vërtetë, Allahut nuk i fshihet asgjë, as në Tokë, as as në qiell!11

Komentimi 1 shënim

Shënimi 11

Dija e Allahut është absolute dhe ajo përfshin gjithçka të madhe e të vogël, të dukshme e të padukshme, edhe se çfarë fjalësh thonë ithtarët e librit për Isain, birin e Merjemes.

3:6

هُوَ ٱلَّذِى يُصَوِّرُكُمْ فِى ٱلْأَرْحَامِ كَيْفَ يَشَآءُ ۚ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٦

Është Ai që ju jep formë në mitra,12 ashtu si dëshiron Vetë. Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij,13 të Plotfuqishmit, të Urtit!

Komentimi 2 shënime

Shënimi 12

Secilit i jep formën dhe pamjen e vet, ngjyrën e lëkurës e të flokëve, gjininë, moshën që do jetojë, do jetë i mirë apo i keq. Allahu është Ai që i ka dhënë formë edhe Isait, birit të Merjemes.

Shënimi 13

Allahu është i Pashoq në adhurim dhe i Pashembull në atribute. Askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij, dhe Allahu nuk e pranon këtë dhe as nuk e fal kurrë. Kjo do të thotë se as Isai, biri i Merjemes nuk lejohet të adhurohet dhe nuk është i denjë për adhurim, por ai është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, është krijuar nga fjala e Allahut (bëhu) dhe nga shpirti që i ka dhënë Allahu.

3:7

هُوَ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ عَلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ مِنْهُ ءَايَـٰتٌۭ مُّحْكَمَـٰتٌ هُنَّ أُمُّ ٱلْكِتَـٰبِ وَأُخَرُ مُتَشَـٰبِهَـٰتٌۭ ۖ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِى قُلُوبِهِمْ زَيْغٌۭ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَـٰبَهَ مِنْهُ ٱبْتِغَآءَ ٱلْفِتْنَةِ وَٱبْتِغَآءَ تَأْوِيلِهِۦ ۗ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُۥٓ إِلَّا ٱللَّهُ ۗ وَٱلرَّٰسِخُونَ فِى ٱلْعِلْمِ يَقُولُونَ ءَامَنَّا بِهِۦ كُلٌّۭ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا ۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُولُوا ٱلْأَلْبَـٰبِ ٧

Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë plotësisht të kuptueshme, e ato janë baza e Librit,14 kurse (ajete) të tjera janë jo plotësisht të kuptueshme15. Sa i përket atyre, të cilët kanë devijim nga e vërteta në zemrat e tyre,16 ndjekin ato që janë jo plotësisht të kuptueshme prej tij17, në kërkim të pështjellimit18 dhe në kërkim të interpretimit të tyre, por interpretimin e tyre të vërtetë nuk e di veçse Allahu, ndërsa ata që janë thelluar në dije,19 thonë: “E kemi besuar atë. Që të gjitha këto (ajete) janë nga Zoti ynë!”20 Por nuk marrin mësim21 veçse njerëzit që kanë mendje.

Komentimi 8 shënime

Shënimi 14

Tek të cilat kthehet çdo gjë e paqartë dhe me shumë kuptime. Të kësaj natyre janë shumica e ajeteve të Kuranit.

Shënimi 15

Domethënien e tyre nuk e kuptojnë shumë njerëz, për shkak se domethënia e tyre është e përgjithshme, ose sepse u shkon në mendje diçka tjetër që nuk është për qëllim, etj.

Shënimi 16

Zemrat e tyre anojnë nga e pavërteta dhe qëllimet e tyre janë prishur dhe synojnë vetëm të pavërtetën, humbjen dhe devijimin nga rruga e drejtë dhe nga arsyeja e shëndoshë.

Shënimi 17

Lënë ajetet e qarta e të kuptueshme dhe ndjekin ato që nuk janë plotësisht të qarta, duke ua dhënë kuptimin sipas dëshirave dhe epsheve të tyre.

Shënimi 18

Që të ngatërrojnë njerëzit e paditur dhe të fusin dyshime e pështjellime tek ata, dhe këto i bëjnë që t’u hedhin hi syve dhe të ndiqen e të pasohen prej tyre.

Shënimi 19

Dijetarët kanë dy mendime në lidhje me lidhëzën “dhe”, në fjalën “dhe dijetarët”: a është kjo lidhëz nënrenditëse apo ftilluese? D.m.th: Interpretimin e ajeteve jo plotësisht të qarta, a e di Allahu dhe dijetarët e thelluar në dije, apo atë e di vetëm Allahu, ndërsa dijetarët thonë: “E kemi besuar atë...”? Shumica e dijetarëve janë të mendimit se lidhëza është ftilluese, d.m.th. pas saj fillon fjali e re që nuk renditet nën të parën. Kurse të tjerë thonë se lidhëza është nënrenditëse dhe se interpretimin e ajeteve jo të qarta plotësisht e dinë edhe dijetarët. E vërteta është se formulimi i tekstit i përmban të dyja këto, por sipas mendimit të parë, mohohet që dijetarët të dinë interpretimin e ajeteve jo plotësisht të kuptueshme, d.m.th. mohohet që dijetarët të dinë realitetin e tyre në esencë dhe jo domethënien e tyre, dhe këtu bëhet fjalë për ajetet që flasin më shumë për çështje të fshehta, si për shkronjat në fillim të sureve, për ngjarjet e ditës së Kiametit, për ajetet që flasin për cilësitë e Allahut, të cilave u dihet kuptimi por jo forma reale e tyre, gjë të cilën e di vetëm Allahu, sepse askush nuk e ka parë Atë, dhe ne lusim Allahun që të na bëjë prej atyre që do ta shohin Atë në botën tjetër! Po kështu mund të themi edhe për mendimin e dytë dhe të harmonizojmë mes tij dhe të parit: që interpretimin e vërtetë dhe formën reale të atyre ajeteve nuk e di veçse Allahu, por domethënien e tyre e dinë edhe dijetarët sipas asaj që i ka mësuar Allahu: me kthimin e atyre jo plotësisht të kuptueshme te ato që janë plotësisht të kuptueshme.

Shënimi 20

Dhe ato që janë nga Zoti nuk kanë kundërthënie mes njëra-tjetrës, por janë në harmoni me njëra-tjetrën dhe dëshmojnë për njëra-tjetrën.

Shënimi 21

Prej këshillave dhe udhëzimeve të Allahut.

3:8

رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً ۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْوَهَّابُ٨

“Zoti ynë!22 Mos na i shtrembëro zemrat,23 pasi na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë prej Teje! Ti je Dhuruesi i Madh!”

Komentimi 2 shënime

Shënimi 22

Këto i thonë dijetarët.

Shënimi 23

Mos na i shtrembëra zemrat nga e vërteta me injorancë dhe kokëfortësi nga ne, por na udhëzo dhe na jep qëndrueshmëri në të vërtetën.

3:9

رَبَّنَآ إِنَّكَ جَامِعُ ٱلنَّاسِ لِيَوْمٍۢ لَّا رَيْبَ فِيهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ ٩

“Zoti ynë! Ti do t’i mbledhësh njerëzit në një Ditë për të cilën nuk ka dyshim.24 Vërtet, Allahu nuk e shkel premtimin.”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 24

Pra, na i fal neve gjynahet tona dhe na i mbulo ato në atë ditë, ditën e llogarisë dhe të shpërblimit të secilit sipas veprave që ka bërë në dynja.

3:10

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا لَن تُغْنِىَ عَنْهُمْ أَمْوَٰلُهُمْ وَلَآ أَوْلَـٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا ۖ وَأُولَـٰٓئِكَ هُمْ وَقُودُ ٱلنَّارِ ١٠

Vërtet, atyre që mohojnë, nuk do t’u bëjnë aspak dobi tek Allahu, as pasuritë, as fëmijët e tyre. Ata do të jenë lëndë djegëse e Zjarrit,

3:11

كَدَأْبِ ءَالِ فِرْعَوْنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ كَذَّبُوا بِـَٔايَـٰتِنَا فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ١١

ashtu si edhe njerëzit e Faraonit dhe ata që kanë qenë para tyre25. Ata i përgënjeshtruan provat Tona, prandaj Allahu i ndëshkoi ata për gjynahet e tyre. Allahu është i rreptë në ndëshkim.26

Komentimi 2 shënime

Shënimi 25

Prej popujve jobesimtarë.

Shënimi 26

Ndaj atij që e mohon Atë dhe i përgënjeshtron të dërguarit e Tij, pasi t’u jetë bërë e qartë e vërteta me prova bindëse.

3:12

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوا سَتُغْلَبُونَ وَتُحْشَرُونَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ ١٢

Thuaju atyre që mohojnë27: “Ju do të mposhteni28 dhe do të tuboheni në Xhehenem. E, sa gatitje e keqe është kjo!29

Komentimi 3 shënime

Shënimi 27

Allahun, provat e Tij, të Dërguarit e Tij, e veçanërisht Muhamedin. Janë më shumë për qëllim hebrenjtë si dhe të krishterët.

Shënimi 28

Në këtë botë nga ushtritë besimtare.

Shënimi 29

Që keni gatitur me duart tuaja, me veprat tuaja dhe me mohimin tuaj.

3:13

قَدْ كَانَ لَكُمْ ءَايَةٌۭ فِى فِئَتَيْنِ ٱلْتَقَتَا ۖ فِئَةٌۭ تُقَـٰتِلُ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَأُخْرَىٰ كَافِرَةٌۭ يَرَوْنَهُم مِّثْلَيْهِمْ رَأْىَ ٱلْعَيْنِ ۚ وَٱللَّهُ يُؤَيِّدُ بِنَصْرِهِۦ مَن يَشَآءُ ۗ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَعِبْرَةًۭ لِّأُولِى ٱلْأَبْصَـٰرِ ١٣

Ju30 kishit provë të qarë në dy ushtritë që u ndeshën: njëra luftonte në Rrugë të Allahut31, kurse tjetra ishte mohuese32 dhe me sytë e tyre e shihnin se ishin dy herë sa ata.33 Por, Allahu forcon kë të dojë me ndihmën e Vet.34 Pa dyshim se në këtë (ngjarje) ka mësim për ata që kanë sy.35

Komentimi 6 shënime

Shënimi 30

Allahu i thotë të Dërguarit të Tij, që t’i thotë hebrenjve që jetonin në Medine.

Shënimi 31

Ushtria e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe shokëve e tij.

Shënimi 32

Ushtria e idhujtarëve kurashit, të cilët dolën nga shtëpitë e tyre me kryelartësi e mburrje në sy të njerëzve, për të penguar njerëzit nga rruga e Allahut, dhe të dyja ushtritë u takuan në vendin e quajtur Bedër.

Shënimi 33

Ushtria e idhujtarëve ishte shumëfish i ushtrisë besimtare në numër, dhe ata e shihnin këtë gjë me sytë e tyre.

Shënimi 34

Dhe u jep triumf besimtarëve mbi mosbesimtarët, dhe kështu ndodhi në këtë luftë, në luftën e Bedrit.

Shënimi 35

E mendje për të kuptuar e për të marrë mësim.

3:14

زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ ٱلشَّهَوَٰتِ مِنَ ٱلنِّسَآءِ وَٱلْبَنِينَ وَٱلْقَنَـٰطِيرِ ٱلْمُقَنطَرَةِ مِنَ ٱلذَّهَبِ وَٱلْفِضَّةِ وَٱلْخَيْلِ ٱلْمُسَوَّمَةِ وَٱلْأَنْعَـٰمِ وَٱلْحَرْثِ ۗ ذَٰلِكَ مَتَـٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَٱللَّهُ عِندَهُۥ حُسْنُ ٱلْمَـَٔابِ١٤

Njerëzve u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, tonelatat e arit e argjendit, kuajt e bukur, bagëtitë dhe të mbjellat. Por, këto janë kënaqësitë e kësaj bote,36 ndërsa tek Allahu është kthimi më i mirë.37

Komentimi 2 shënime

Shënimi 36

Të cilat një pjesë e njerëzve i kanë bërë qëllim të tyre, dhe mendojnë e punojnë vetëm për arritjen e tyre, dhe për kënaqjen me to në mënyrë shtazore, dhe duke harruar qëllimin për të cilin janë krijuar. Kursa pjesa tjetër e njerëzve e mësuan realitetin e këtyre gjërave dhe se ato janë sprovë për njerëzit në këtë botë, për t’u përdorur ashtu si ka urdhëruar Allahu, për t’u ndihmuar me to në arritjen e kënaqësisë së Allahut dhe për t’i dhënë përparësi kënaqësisë së Allahut mbi dëshirave e tyre.

Shënimi 37

Për të devotshmit, tek Allahu ka gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askush nuk i ka imagjinuar.

3:15

۞ قُلْ أَؤُنَبِّئُكُم بِخَيْرٍۢ مِّن ذَٰلِكُمْ ۚ لِلَّذِينَ ٱتَّقَوْا عِندَ رَبِّهِمْ جَنَّـٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا وَأَزْوَٰجٌۭ مُّطَهَّرَةٌۭ وَرِضْوَٰنٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ ١٥

Thuaju: “A t’ju tregoj gjëra më të mira se këto? Për ata që janë të devotshëm38, tek Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, bashkëshorte të pastra39 dhe kënaqësi nga Allahu.40” E, Allahu i sheh robërit e Vet,41

Komentimi 4 shënime

Shënimi 38

Që i kishin frikën Allahut në dynja dhe iu bindën Atij, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

Shënimi 39

Të pastra nga gjërat e ndyta që kanë gratë në dynja, si të përmuajshmet, lehonia, etj, si dhe të paprekura.

Shënimi 40

Të arriturit e kënaqësisë së Allahut është grada më e lartë e nderimit për banorët e xhenetit.

Shënimi 41

Allahu sheh gjithçka që veprojnë njerëzit dhe i shpërblen sipas veprave të tyre.

3:16

ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَآ إِنَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ١٦

të cilët thonë: “Zoti ynë! Ne besojmë me të vërtetë42, prandaj na i fal gjynahet tona43 dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!44”;

Komentimi 3 shënime

Shënimi 42

Të besojmë Ty, të Dërguarin Tënd dhe atë që i është shpallur prej Teje.

Shënimi 43

Na i mbulo, na i shlyej ato dhe mos na dëno për to.

Shënimi 44

Mos dëno me zjarr, o Zoti ynë!

3:17

ٱلصَّـٰبِرِينَ وَٱلصَّـٰدِقِينَ وَٱلْقَـٰنِتِينَ وَٱلْمُنفِقِينَ وَٱلْمُسْتَغْفِرِينَ بِٱلْأَسْحَارِ ١٧

që janë të durueshëm45, të sinqertë46, të bindur47, dorëdhënës48 dhe që në kohën para agimit kërkojnë falje.49

Komentimi 5 shënime

Shënimi 45

Në fatkeqësi, në luftë dhe në çdo sprovë.

Shënimi 46

Që e vërtetojnë me vepër atë që pohojnë me gojë prej besimit në Allahun, të Dërguarin e Tij dhe shpalljet e Tij.

Shënimi 47

Ndaj Allahut.

Shënimi 48

Që japin zekatin e pasurive të tyre dhe japin lëmoshë ashtu si i ka urdhëruar Allahu dhe atyre që ka urdhëruar Ai.

Shënimi 49

Me lutje dhe namaz. Ata mendojnë se janë neglizhues në adhurimin ndaj Allahut dhe nuk e kryejnë atë kurrë ashtu si e meriton Allahu, kështu që kërkojnë falje për gjynahet dhe për neglizhimin e tyre, dhe për këtë gjë ruajnë kohën më të përshtatshme për pranimin e lutjes, e ajo është në një të tretën e natës, para agimit.

3:18

شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُۥ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ وَأُولُوا ٱلْعِلْمِ قَآئِمًۢا بِٱلْقِسْطِ ۚ لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ١٨

Allahu dëshmon50 se nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, po kështu edhe engjëjt e dijetarët,51 duke mbajtur drejtësinë52. Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit.

Komentimi 3 shënime

Shënimi 50

Kjo është rruga më madhështore për vërtetimin se Allahu është Një: pohimi i Vetë Allahut të Madhëruar.

Shënimi 51

Këtu Allahu merr për dëshmues krijesat e Tij më të ndershme, engjëjt dhe dijetarët; për të dëshmuar dëshminë më madhështore.

Shënimi 52

Pasi pohon Njësimin e Tij, Allahu pohon drejtësinë e Tij mes robërve të Tij dhe në të gjitha veprat e Tij.

3:19

إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلْإِسْلَـٰمُ ۗ وَمَا ٱخْتَلَفَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ١٩

Feja53 e vërtetë tek Allahu është Islami54. E, Ata që u është dhënë Libri55, nuk patën mospajtime, veçse pasi iu erdhi dija56, nga zilia ndaj njëri-tjetrit57. Por, kushdo që i mohon provat e Allahut, (ta dijë se) Allahu është i shpejtë në llogari.58

Komentimi 6 shënime

Shënimi 53

Bindja dhe nënshtrimi ndaj një Zoti të Vetëm.

Shënimi 54

Islam do të thotë nënshtrim dhe dorëzim me përulje, frikë, shpresë e dashuri ndaj një Zoti të Vetëm, Allahut. Islami është feja e vetme e pranuar tek Allahu, dhe asnjë fe tjetër përveç tij. Islami ka qenë feja e të gjithë të dërguarve të Allahut.

Shënimi 55

Inxhili që iu shpall Isait (alejhi selam).

Shënimi 56

Pasi e mësuan të vërtetën në lidhje me atë që kundërshtoheshin për çështjen e Isait (alejhi selam), etj.

Shënimi 57

Për sende të kësaj bote, për zbukurimet dhe kënaqësitë e saj, për pushtet dhe pasuri. Për këto gjëra ata u grindën me njëri-tjetrin, u përçanë dhe vranë njëri-tjetrin.

Shënimi 58

Ia regjistron secilit veprat që bën dhe e shpërblen sipas tyre në botën tjetër.

3:20

فَإِنْ حَآجُّوكَ فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِىَ لِلَّهِ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِ ۗ وَقُل لِّلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْأُمِّيِّـۧنَ ءَأَسْلَمْتُمْ ۚ فَإِنْ أَسْلَمُوا فَقَدِ ٱهْتَدَوا ۖ وَّإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ ٱلْبَلَـٰغُ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِٱلْعِبَادِ ٢٠

Nëse ata59 polemizojnë me ty (o Muhamed), thuaju: “Unë ia kam nënshtruar fytyrën Allahut60, dhe po kështu edhe ata që më pasojnë mua.” Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri61 dhe analfabetëve62: “A nënshtroheni63?” Nëse nënshtrohen, atëherë kanë gjetur Rrugën e drejtë. Por nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm komunikimi.64 Allahu i sheh robërit e Vet.65

Komentimi 7 shënime

Shënimi 59

Të krishterët dhe të gjithë ata që zgjedhin fe tjetër përveç Islamit.

Shënimi 60

I jam nënshtruar Allahut plotësisht, me të gjithë veten time. Por këtu përmendet fytyra, sepse ajo është pjesa më e nderuar te njeriu.

Shënimi 61

Çifutëve dhe të krishterëve.

Shënimi 62

Atyre që nuk u ka ardhur libër qiellor prej idhujtarëve arabë para Islamit.

Shënimi 63

A i nënshtroheni Allahut duke pranuar Islamin dhe duke mos adhuruar veçse një Zot të Vetëm?

Shënimi 64

Komunikimi i shpalljeve të Allahut dhe zbatimi i urdhrave të Tij, asgjë tjetër.

Shënimi 65

Dhe e di mirë se kush e pranon atë që të kam shpallur ty, o Muhamed, dhe kush i kthen shpinën dhe e refuzon atë.

3:21

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ وَيَقْتُلُونَ ٱلَّذِينَ يَأْمُرُونَ بِٱلْقِسْطِ مِنَ ٱلنَّاسِ فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ٢١

Njoftoi me dënim të dhembshëm ata që i mohojnë provat e Allahut, që vrasin profetët66 padrejtësisht, dhe që vrasin njerëzit që urdhërojnë për drejtësi.67

Komentimi 2 shënime

Shënimi 66

Që i vrisnin profetët e dërguar tek ata. Këtë e kanë bërë çifutët me disa prej pejgamberëve të tyre, si Zekerija, Jahja, etj.

Shënimi 67

Ndjekësit e pejgamberëve, të cilët urdhëronin për drejtësi dhe për të ndjekur rrugën e drejtë, ndërsa ata i vrisnin njësoj si edhe pejgamberët.

3:22

أُولَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَبِطَتْ أَعْمَـٰلُهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّـٰصِرِينَ ٢٢

Të tillët68 janë ata, veprat e të cilëve nuk kanë vlerë, as në këtë botë69, as në botën tjetër70, dhe ata nuk do të kenë asnjë ndihmues.71

Komentimi 4 shënime

Shënimi 68

Që mohojnë provat e Allahut dhe vrasin pejgamberët.

Shënimi 69

Sepse Allahu ua zbulon veprat e këqia që fshehin brenda tyre dhe njerëzit i shohin ata në realitetin e tyre.

Shënimi 70

Veprat e tyre të mira nuk do të kenë shpërblim në botën tjetër, sepse ata i kanë fshirë ato me mohimin e tyre, dhe ata do të jenë përgjithmonë në zjarr.

Shënimi 71

Që t’i ndihmojë dhe t’i shpëtojë nga dënimi i Allahut.

3:23

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُوا نَصِيبًۭا مِّنَ ٱلْكِتَـٰبِ يُدْعَوْنَ إِلَىٰ كِتَـٰبِ ٱللَّهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌۭ مِّنْهُمْ وَهُم مُّعْرِضُونَ ٢٣

A nuk i sheh ata, të cilëve u është dhënë pjesë nga Libri72, që kur ftohen për t’u gjykuar te Libri i Allahut (Teurati), një pjesë prej tyre kthejnë shpinën,73 duke refuzuar?

Komentimi 2 shënime

Shënimi 72

Bëhet fjalë për hebrenjtë, të cilët patën pjesë nga shpalljet e Allahut me dërgimin e profetëve. Por shpallja e Allahut u përmbush, u plotësua dhe u vërtetua me Kuranin, i cili i përmbledh të gjitha shpalljet e zbritura para tij, dhe dallon të vërtetën nga e pavërteta e asaj që gjendet në duart e ithtarëve të Librit, pasi që me shumë prej tyre ka luajtur dora njerëzore.

Shënimi 73

I kthejnë shpinën Librit të tyre dhe përgënjeshtrojnë atë që thuhet në të.

3:24

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا لَن تَمَسَّنَا ٱلنَّارُ إِلَّآ أَيَّامًۭا مَّعْدُودَٰتٍۢ ۖ وَغَرَّهُمْ فِى دِينِهِم مَّا كَانُوا يَفْتَرُونَ٢٤

Kjo, sepse ata thonë: “Ne nuk do të na prekë Zjarri, veçse për disa ditë.”74 Shpifjet që bënin, i kanë mashtruar ata në besimin e tyre.75

Komentimi 2 shënime

Shënimi 74

Ata pretendojnë se do të dënohen vetëm 40 ditë, ditët në të cilat kanë adhuruar viçin.

Shënimi 75

Ata trillonin gënjeshtra dhe të pavërteta, duke pretenduar se janë bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij, dhe se Allahu i ka premtuar babait të tyre, Jakubit, se nuk do të fusë në zjarr asnjë prej bijve të tij. Por Allahu i përgënjeshtroi të gjitha fjalët e tyre dhe e njoftoi pejgamberin e Tij, Muhamedin, se ata janë banorët e zjarrit ku do të jenë përgjithmonë, ndryshe nga ata që besojnë Allahun, të dërguarit e Tij dhe ato që kanë ardhur nga Ai.

3:25

فَكَيْفَ إِذَا جَمَعْنَـٰهُمْ لِيَوْمٍۢ لَّا رَيْبَ فِيهِ وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ٢٥

Si do të jetë gjendja e tyre, kur t’i bashkojmë në një Ditë, për të cilën s’ka aspak dyshim, kur çdokujt do t’i shlyhet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi?76

Komentimi 1 shënim

Shënimi 76

Si do të jetë gjendja e tyre, vallë, kur Allahu t’i mbledhë të gjithë për t’i gjykuar në Ditën e Kiametit – ditë për të cilën nuk ka aspak dyshim – dhe secili do të marrë shpërblimin apo ndëshkimin që meriton për veprat e veta, pa iu bërë asnjë padrejtësi?

3:26

قُلِ ٱللَّهُمَّ مَـٰلِكَ ٱلْمُلْكِ تُؤْتِى ٱلْمُلْكَ مَن تَشَآءُ وَتَنزِعُ ٱلْمُلْكَ مِمَّن تَشَآءُ وَتُعِزُّ مَن تَشَآءُ وَتُذِلُّ مَن تَشَآءُ ۖ بِيَدِكَ ٱلْخَيْرُ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ٢٦

Thuaj: “O Zoti im! Zotëruesi i gjithë Pushtetit!77 Ti ia jep pushtetin78 kujt të duash dhe ia heq atë kujt të duash.79 Nderon kë të duash80 dhe poshtëron kë të duash81. Në Dorën Tënde është e gjithë e mira.82 Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për gjithçka.83

Komentimi 7 shënime

Shënimi 77

Vetëm Allahut i përket zotërimi dhe sundimi i kësaj bote dhe i botës tjetër, dhe vetëm Ai gjykon mes robërve të Vet.

Shënimi 78

I jep pushtet kujt të duash mbi çfarë të duash prej vendeve e njerëzve, dhe kjo sipas Urtësisë Tënde absolute.

Shënimi 79

Allahu ka vendosur ligje në krijimin e Tij, dhe prej atyre ligjeve janë edhe shkaqet e dhënies së pushtetit dikujt dhe shkaqet e heqjes së tij nga dikush tjetër, qoftë në lidhje me besimtarët apo me mosbesimtarët.

Shënimi 80

Me bindjen ndaj Teje.

Shënimi 81

Me kundërshtimin dhe thyerjen e Urdhrave të Tua.

Shënimi 82

Çdo gjë është në dorën Tënde dhe ti vepron me Vullnetin Tënd absolut.

Shënimi 83

Asgjë nuk është e pamundur për Ty, por gjithçka i bindet Vullnetit dhe Fuqisë Tënde.

3:27

تُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَتُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ ۖ وَتُخْرِجُ ٱلْحَىَّ مِنَ ٱلْمَيِّتِ وَتُخْرِجُ ٱلْمَيِّتَ مِنَ ٱلْحَىِّ ۖ وَتَرْزُقُ مَن تَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍۢ ٢٧

Ti e fut natën në ditë dhe fut ditën në natë.84 Ti e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe nxjerr të vdekurën nga e gjalla.85 Ti furnizon kë të duash, pa llogari.86

Komentimi 3 shënime

Shënimi 84

Bëhet fjalë për zgjatjen e ditës dhe shkurtimin e natës si dhe anasjelltas gradualisht me ndryshimin e stinëve të vitit.

Shënimi 85

Me fuqinë dhe vullnetin Tënd.

Shënimi 86

Me furnizim të gjerë, nga nuk e pret.

3:28

لَّا يَتَّخِذِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلْكَـٰفِرِينَ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۖ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَلَيْسَ مِنَ ٱللَّهِ فِى شَىْءٍ إِلَّآ أَن تَتَّقُوا مِنْهُمْ تُقَىٰةًۭ ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفْسَهُۥ ۗ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلْمَصِيرُ ٢٨

Besimtarët të mos i marrin për miq mosbesimtarët, në vend të besimtarëve!87 Ata që e bëjnë këtë, nuk kanë pjesë tek Allahu,88 përveç nëse i ruheni ndonjë frike89. Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij,90 dhe tek Allahu është kthimi.91

Komentimi 5 shënime

Shënimi 87

Në këtë ajet, Allahu i ndalon besimtarët nga marrja për miq, të dashur e ndihmues mosbesimtarët, dhe e kërcënon atë që e bën këtë, sin ë vazhdim të ajetit.

Shënimi 88

Shkëputet nga Allahu dhe nuk ka pjesë në fenë e Allahut, pasi që marrja e mosbesimtarëve për miq e të dashur nuk mund të bashkohet me besimin, sepse besimi urdhëron për të marrë për mik, të dashur dhe ndihmues, Allahun dhe miqtë e Allahut, besimtarët, të cilët ndihmohen me njëri-tjetrin për ngritjen e fesë së Allahut dhe luftimin e armiqve të saj.

Shënimi 89

Keni frikë se ju vrasin.

Shënimi 90

Prandaj, mos veproni gjëra që nxisin zemërimin e Tij dhe mos i shkelni Urdhrat e Tij!

Shënimi 91

Dhe çdokush do të japë llogari për veprat që ka bërë dhe do të marrë shpërblimin që i takon, përveç nëse Allahu me mëshirën e Tij, fal gjynahe dhe shumëfishon vepra të mira.

3:29

قُلْ إِن تُخْفُوا مَا فِى صُدُورِكُمْ أَوْ تُبْدُوهُ يَعْلَمْهُ ٱللَّهُ ۗ وَيَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ٢٩

Thuaju: “E fshihni apo e shfaqni atë që keni në gjokse, Allahu e di atë, dhe di gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Allahu është i Zoti për çdo gjë.”92

Komentimi 1 shënim

Shënimi 92

I Zoti për t’i dhënë secilit shpërblimin apo dënimin që meriton.

3:30

يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍۢ مُّحْضَرًۭا وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوٓءٍۢ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُۥٓ أَمَدًۢا بَعِيدًۭا ۗ وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفْسَهُۥ ۗ وَٱللَّهُ رَءُوفٌۢ بِٱلْعِبَادِ ٣٠

(Kini frikë) Atë ditë93, kur çdo njeri do ta gjejë përpara atë të mirë që ka vepruar, kurse për atë të keqe që ka vepruar, do të donte që mes saj dhe atij të ishte largësi e madhe.94 Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij.95” Allahu është i Butë me robërit e Vet.96

Komentimi 4 shënime

Shënimi 93

Në ditën e llogarisë, ditën e gjykimit.

Shënimi 94

Do të donte që të mos e shihte dhe të mos ballafaqohej kurrë me veprën e keqe që ka bërë në dynja.

Shënimi 95

Duke mos vepruar gjëra që e zemërojnë Atë.

Shënimi 96

Dhe i mëshirshëm me ta, dhe nga mëshira dhe butësia e Tij është se Ai i ka paralajmëruar që t’i ruhen zemërimit të Tij dhe se nuk e derdh atë (zemërimin) pa i paralajmëruar ata.

3:31

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ٣١

Thuaju (o Muhamed): “Nëse vërtet e doni Allahun,97 atëherë më ndiqni mua,98 që t’ju dojë Allahu dhe t’ju falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.”99

Komentimi 3 shënime

Shënimi 97

Ashtu si pretendoni se e keni arritur këtë gradë të lartë mbi të cilën nuk ekziston gradë tjetër.

Shënimi 98

Në të gjitha çështjet e fesë, në ato që ju ndaloj dhe që ju urdhëroj. Kjo është shenja e dashurisë suaj për Allahun.

Shënimi 99

Taberiu thotë se ky ajet ka zbritur si përgjigje për një delegacion të krishterësh nga Nexhrani, të cilët pretendonin se e donin Allahun dhe e madhëronin Isain (alejhi selam). Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u tha se shenja që ata e duan vërtetë Allahun, është që të ndjekin atë dhe shpalljen që i shpallet nga Allahu. Por, sigurisht që kuptimi i ajetit është i përgjithshëm dhe ai i drejtohet të gjithë njerëzve deri në ditën e Kiametit.

3:32

قُلْ أَطِيعُوا ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ ۖ فَإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلْكَـٰفِرِينَ ٣٢

Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!”100 E, në qoftë se ata kthejnë shpinën101, me të vërtetë, Allahu nuk i do mohuesit.102

Komentimi 3 shënime

Shënimi 100

Në gjithçka që ju urdhërojnë. Bindja ndaj të dërguarit është bindje ndaj Allahut, sepse ai komunikon atë që i shpallet nga Allahu dhe Allahu ka urdhëruar për bindje ndaj tij.

Shënimi 101

Dhe nuk i binden Allahut dhe të dërguarit të Tij, atëherë nuk ka vend ku të kthehen, veçse në mosbesim dhe në bindje ndaj çdo shejtani të panënshtruar.

Shënimi 102

Por i urren dhe ndëshkon me ndëshkimin më të rëndë që meritojnë.

3:33

۞ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰٓ ءَادَمَ وَنُوحًۭا وَءَالَ إِبْرَٰهِيمَ وَءَالَ عِمْرَٰنَ عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ ٣٣

Allahu e zgjodhi103 Ademin, Nuhun, familjen104 e Ibrahimit105 dhe familjen e Imranit106, mbi të gjitha krijesat;107

Komentimi 5 shënime

Shënimi 103

Për t’i shpallur fenë e Tij. E zgjodhi si të dërguar tek njerëzit.

Shënimi 104

Ata që e besuan dhe e ndoqën atë.

Shënimi 105

Pejgamberi Ibrahim, i dashuri i Allahut, i ati i Ismailit, të cilin e ofroi si kurban për Zotin e tij, dhe i Is’hakut. I quajtur si babai i pejgamberëve.

Shënimi 106

Imrani është babai i Merjemes, nënës së Isait (Paqja e Allahut qoftë mbi ta!).

Shënimi 107

Allahu i zgjodhi dhe i privilegjoi ata mbi të gjithë njerëzit e të gjitha kohërave me profetësinë dhe shpalljen e Tij, për të qenë pejgamberët e Tij të devotshëm dhe njerëzit më të mirë dhe më të nënshtruar ndaj Zotit të tyre.

3:34

ذُرِّيَّةًۢ بَعْضُهَا مِنۢ بَعْضٍۢ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ٣٤

Ata janë pasardhës të njëri-tjetrit.108 Allahu dëgjon dhe di gjithçka.109

Komentimi 2 shënime

Shënimi 108

Këtu bëhet fjalë për familjen e Ibrahimit dhe të Imranit, nga pasardhësit e të cilëve u zgjodhën pejgamberët, në mesin e të cilëve edhe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), pasardhës i Ibrahimit dhe vula e pejgamberëve.

Shënimi 109

Allahu e di mirë se kush meriton të jetë i zgjedhur nga mesi i njerëzve, i njeh mirë cilësitë dhe veprat e tyre, prandaj edhe i zgjodhi këta për cilësitë e tyre, dhe ne i lutemi Allahut që të na japë sukses të pajisemi me cilësitë e tyre dhe të bëjmë ato vepra që bëjnë të mundshme arritjen e kënaqësisë së Tij.

3:35

إِذْ قَالَتِ ٱمْرَأَتُ عِمْرَٰنَ رَبِّ إِنِّى نَذَرْتُ لَكَ مَا فِى بَطْنِى مُحَرَّرًۭا فَتَقَبَّلْ مِنِّىٓ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ٣٥

(Kujto) kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im! Unë ta kam kushtuar Ty atë që është në barkun tim, që të jetë vetëm në shërbimin Tënd, prandaj, pranoje prej meje! Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.110”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 110

I Cili e di qëllimin tim dhe atë që kam në zemër.

3:36

فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّى وَضَعْتُهَآ أُنثَىٰ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ ٱلذَّكَرُ كَٱلْأُنثَىٰ ۖ وَإِنِّى سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّىٓ أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ ٱلشَّيْطَـٰنِ ٱلرَّجِيمِ٣٦

Kur ajo e lindi atë, tha: “Zoti im! Unë linda femër111 -e Allahu e di shumë mirë se çfarë lindi ajo112 - e mashkulli nuk është si femra!113 Unë e quajta atë “Merjeme”, dhe unë e strehoj atë dhe pasardhësit e saj në mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar.”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 111

Fëmijën që ta kushtova Ty, që kur ishte në bark.

Shënimi 112

Dhe nuk ka nevojë ta njoftojë kush, sepse Ai e di se çfarë do lindte ajo që para se ta lindte, por këtu është për qëllim të tregohet shprehja e keqardhjes dhe justifikimit nga nëna e Merjemes.

Shënimi 113

Sepse mashkulli është më i fortë dhe më i aftë për shërbimin ndaj fesë dhe faltores së Allahut. Nëna e Merjemes sikur kërkon të shfajësohet, sepse priste të lindte mashkull, për të qenë më i aftë për shërbim.

3:37

فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٍۢ وَأَنۢبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنًۭا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّا ۖ كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا ٱلْمِحْرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزْقًۭا ۖ قَالَ يَـٰمَرْيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَـٰذَا ۖ قَالَتْ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ ٣٧

Zoti i saj e pranoi atë me kënaqësi,114 e bëri që të rritet mirë115 dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias116. Sa herë që Zekeria hynte në Mihrab117 (faltoren e Merjemes), gjente pranë saj ushqim118 dhe i thoshte: “O Merjeme! Nga të ka ardhur ky?” Ajo i përgjigjej: “Ky është nga Allahu. Vërtet, Allahu furnizon kë të dojë, pa llogari.”119

Komentimi 6 shënime

Shënimi 114

Allahu iu përgjigj lutjes së saj dhe e ruajti Merjemen dhe pasardhësin e saj, Isain, i strehoi dhe i mbrojti nga intrigat e djallit të mallkuar.

Shënimi 115

I siguroi Merjemes kushtet për t’u rritur mirë, me moral të mirë dhe duke adhuruar Zotin e saj, sepse Ai e la atë nën kujdestarinë e Zekerias, pejgamberit të Tij.

Shënimi 116

Allahu ia la Zekerias kujdestarinë e Merjemes, duke bërë që shorti që hodhën njerëzit në faltore për kujdestarinë e saj, t’i bjerë atij.

Shënimi 117

Mihrab quhet vendi më i nderuar i faltores, si dhe qoshja e shtëpisë apo e dhomës. Këtu është për qëllim qoshja e dhomës në të cilën Zekerija mbante Merjemen.

Shënimi 118

Thuhet se gjente fruta jo të stinës dhe ushqime që nuk gjendeshin tek njerëzit në atë stinë.

Shënimi 119

Pa masë dhe pa llogari nga njeriu, andej nga nuk e pret.

3:38

هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُۥ ۖ قَالَ رَبِّ هَبْ لِى مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةًۭ طَيِّبَةً ۖ إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ ٣٨

Atëherë,120 Zekeria iu lut Zotit të vet, duke i thënë: “Zoti im! Më dhuro nga ana Jote pasardhës të bekuar! Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi i lutjes.”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 120

Kur pa atë që pa prej mrekullive të Allahut te Merjemja.

3:39

فَنَادَتْهُ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ وَهُوَ قَآئِمٌۭ يُصَلِّى فِى ٱلْمِحْرَابِ أَنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحْيَىٰ مُصَدِّقًۢا بِكَلِمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَسَيِّدًۭا وَحَصُورًۭا وَنَبِيًّۭا مِّنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ ٣٩

Në atë çast, atë e thirrën engjëjt, ndërsa ishte në këmbë duke u falur, në Mihrab121, dhe i thanë: “Allahu të jep lajmin e mirë për lindjen e Jahjas122, vërtetues i një Fjale nga Allahu,123 fisnik124, i dëlirë125 dhe profet126, një prej të mirëve.”127

Komentimi 7 shënime

Shënimi 121

Në vendin më të nderuar të faltores.

Shënimi 122

Të njofton me lajmin e mirë se ty do të lindë një fëmijë, të cilin do ta quash Jahja.

Shënimi 123

Që do të vërtetojë profetësinë e Isait, birit të Merjemes, dhe do të jetë në një rrugë dhe në një drejtim me të.

Shënimi 124

Fisnik në dije dhe në adhurim.

Shënimi 125

I virgjër, që nuk kryen marrëdhënie intime me gratë.

Shënimi 126

Lajmëtar i Zotit tek populli i tij.

Shënimi 127

Prej pejgamberëve të mirë. E, të gjithë pejgamberët janë të mirë.

3:40

قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَـٰمٌۭ وَقَدْ بَلَغَنِىَ ٱلْكِبَرُ وَٱمْرَأَتِى عَاقِرٌۭ ۖ قَالَ كَذَٰلِكَ ٱللَّهُ يَفْعَلُ مَا يَشَآءُ ٤٠

Ai (Zekeria) tha: “Zoti im! Si mund të kem fëmijë, kur mua më ka zënë pleqëria, e gruaja ime nuk lind fëmijë?!” Ai (engjëlli) tha: “Kështu! Allahu vepron çfarë të dojë!”128

Komentimi 1 shënim

Shënimi 128

Për Allahun nuk është e vështirë asgjë, dhe kjo është një prej mrekullive që ai ta jep ty.

3:41

قَالَ رَبِّ ٱجْعَل لِّىٓ ءَايَةًۭ ۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَـٰثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمْزًۭا ۗ وَٱذْكُر رَّبَّكَ كَثِيرًۭا وَسَبِّحْ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِبْكَـٰرِ ٤١

Ai (Zekeria) tha: “Zoti im! Më jep një shenjë!”129 Ai i tha: “Shenja jote është se për tri ditë nuk do të mund t’u flasësh njerëzve, veçse me gjeste.130 Përmende shumë Zotin tënd,131 dhe madhëroje Atë mbrëmje e mëngjes!”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 129

Që të më qetësohet zemra plotësisht, se kjo është e vërtetë nga Ti dhe se unë do të kem një djalë.

Shënimi 130

Pa pasur ndonjë sëmundje në gjuhë apo në gojë dhe jo me dëshirën e tij për të mos folur. Këtu tregohet edhe një herë se: ashtu si Allahu i bën gjërat të ndodhin pa ndodhjen e shkaqeve përkatëse të tyre, po ashtu bën edhe që pasojat të mos ndodhin edhe pse gjenden shkaqet e tyre përkatëse, për të thënë se të gjitha shkaqet renditen nën caktimin dhe vendimin e Allahut. I Madhëruar qoftë Allahu, Krijuesi më i mirë!

Shënimi 131

Sepse këtë mund ta bësh edhe pse nuk mund të flasësh.

3:42

وَإِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ يَـٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰكِ وَطَهَّرَكِ وَٱصْطَفَىٰكِ عَلَىٰ نِسَآءِ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٤٢

(Kujto gjithashtu) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Me të vërtetë, Allahu të ka zgjedhur132, të ka pastruar133 dhe të ka zgjedhur mbi të gjitha gratë e botës.134

Komentimi 3 shënime

Shënimi 132

Për t’ju bindur Atij dhe të ka nderuar.

Shënimi 133

Nga të metat dhe gjërat negative të njeriut. E ka pastruar besimin tënd nga dyshimi dhe ndotësitë e grave të bijve të Ademit.

Shënimi 134

Zgjedhja e parë kthehet te cilësitë e mira dhe virtytet e larta të Merjemes, kurse zgjedhja e dytë kthehet në privilegjimin e saj mbi të gjitha gratë e kohës së saj ose të të gjitha kohërave, por në rastin e dytë, bashkohen me të edhe gra të tjera besimtare, siç është Hadixheja, gruaja e parë e Pejgamberit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), Fatimja, vajza e Pejgamberit, Aisha, gruaja e Pejgamberit.

3:43

يَـٰمَرْيَمُ ٱقْنُتِى لِرَبِّكِ وَٱسْجُدِى وَٱرْكَعِى مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ ٤٣

O Merjeme! Bindju Zotit tënd, bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen!”135

Komentimi 1 shënim

Shënimi 135

Merjemja i bëri këto si falënderim ndaj Zotit të saj dhe si madhërim dhe adhurim vetëm për Të.

3:44

ذَٰلِكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْغَيْبِ نُوحِيهِ إِلَيْكَ ۚ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يُلْقُونَ أَقْلَـٰمَهُمْ أَيُّهُمْ يَكْفُلُ مَرْيَمَ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يَخْتَصِمُونَ ٤٤

Këto janë prej njoftimeve të fshehta, të cilat Ne t’i shpallim ty (o Muhamed!).136 Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hidhnin short se kush prej tyre do ta merrte nën kujdes Merjemen, dhe nuk ishe i pranishëm kur ata grindeshin me njëri-tjetrin.137

Komentimi 2 shënime

Shënimi 136

Për të qenë dëshmi dhe provë se ti je i Dërguari i Allahut, dhe ata e kanë detyrë që të pasojnë ty dhe atë të shpallet nga Allahu.

Shënimi 137

Kur e ëma e Merjemes shkoi te paria e Kudsit, në Jeruzalem, bashkë me Merjemen, ata hodhën short mes njëri-tjetrit se kush do ta merrte përsipër kujdestarinë e saj. Shorti u bë në atë mënyrë që ata të hidhnin lapsat e tyre në lum, dhe zotëruesi i lapsit që do të ngulej në lum dhe nuk do të merrej nga uji, do të merrte kujdestarinë e Merjemes. Ishte pikërisht lapsi i Zekerias, pejgamberit të tyre dhe më të mirit prej tyre, i cili u ngul si në baltë dhe kështu ai mori kujdestarinë e saj.

3:45

إِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ يَـٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍۢ مِّنْهُ ٱسْمُهُ ٱلْمَسِيحُ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًۭا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ ٤٥

As (nuk ishe i pranishëm) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një Fjalë prej Tij,138 emri i të cilit është Mesihu139 Isa, biri i Merjemes, i nderuar në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe një nga të afruarit.140

Komentimi 3 shënime

Shënimi 138

Isai u quajt “Fjala e Allahut”, sepse ai u krijua me një Fjalë nga Allahu, me fjalën “Bëhu!”, sepse rasti e tij ka dalë nga shkaqet e zakonshme dhe Allahu e ka bërë atë nga shenjat dhe mrekullitë e krijimit të Tij. Allahu dërgoi engjëllin Xhibril te Merjemja dhe ai fryu në jakën e rrobës së saj. Ajo frymë e zgjuar, e këtij engjëlli të pastër, u fut te Merjemja, dhe nga ajo, Allahu krijoi këtë shpirt të pastër. Pra, Isai nuk u krijua nga sperma e njeriut, por nga lëndë shpirtërore, prandaj u quajt “Shpirti i Allahut”. Këto shprehje duhen kuptuar mirë, sepse pikërisht këtu kanë devijuar të krishterët dhe e kanë ngritur Isain më tepër se ç’duhet, madje e kanë madhëruar deri sa e kanë bërë Zot, apo bir Zoti, apo pjesë e Zotit – i treti i të treve. Isai nuk e pranon kurrë këtë gjë dhe Allahu është i Pastër dhe i Lartë nga ajo që i përshkruajnë.

Shënimi 139

Mesih do të thotë: i pastruar nga gjynahet, dikush që Allahu ia ka fshirë gjynahet.

Shënimi 140

Nga të afruarit tek Allahu, në botën tjetër.

3:46

وَيُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًۭا وَمِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ ٤٦

Ai do t’u flasë njerëzve në djep141, dhe i rritur142, dhe do të jetë një nga të mirët.”143

Komentimi 3 shënime

Shënimi 141

Për të vërtetuar pastërtinë dhe pafajësinë e nënës së tij.

Shënimi 142

Këtu është për qëllim të thuhet se edhe Isai ka kaluar në fazat e rritjes ashtu si edhe njerëzit e tjerë, por Allahu e ka dalluar atë me veçoritë që u përmendën më sipër.

Shënimi 143

Në grupin e njerëzve të mirë të Allahut.

3:47

قَالَتْ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى وَلَدٌۭ وَلَمْ يَمْسَسْنِى بَشَرٌۭ ۖ قَالَ كَذَٰلِكِ ٱللَّهُ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًۭا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٤٧

Ajo tha: “Si mund të kem fëmijë, kur mua nuk më ka prekur askush?!” Ai (engjëlli) tha: “Kështu, Allahu krijon ç’të dojë.144 Kur Ai vendos diçka, mjafton t’i thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet.145”

Komentimi 2 shënime

Shënimi 144

Dhe e bën atë shenjë dhe argument për njerëzit, që të shohin fuqinë e Allahut dhe Madhështinë e Tij.

Shënimi 145

Ashtu si do Ai, në formën, madhësinë dhe cilësitë që do Ai.

3:48

وَيُعَلِّمُهُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ ٤٨

Ai (Allahu) do t’i mësojë atij shkrimin, Urtësinë146, Teuratin dhe Inxhilin.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 146

Sqarimin dhe kuptimin e Librit.

3:49

وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنِّى قَدْ جِئْتُكُم بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ أَنِّىٓ أَخْلُقُ لَكُم مِّنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ فَأَنفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۖ وَأُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ وَأُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۖ وَأُنَبِّئُكُم بِمَا تَأْكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِى بُيُوتِكُمْ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةًۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ٤٩

Dhe (do ta bëjë) të Dërguar te bijtë e Izraelit, (të cilëve do t’u thotë:) “Unë ju kam sjell provë nga Zoti juaj147: bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të, dhe me urdhrin e Allahut, ajo bëhet shpend i gjallë; shëroj të verbrin dhe të lebrosurin, dhe ngjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë depozitoni në shtëpitë tuaja. Sigurisht që, në të gjitha këto ka provë për ju,148 nëse jeni vërtet besimtarë.149

Komentimi 3 shënime

Shënimi 147

Që të besoni se unë jam i dërguari i Tij tek ju.

Shënimi 148

Sepse ato janë mrekulli dhe nuk mund t’i bëjë veçse një i dërguar nga Allahu, me urdhrin e Allahut.

Shënimi 149

Nëse vërtet e besoni Allahun, provat e Tij, të dërguarin e Tij Musain dhe Teuratin që iu shpall atij nga Allahu.

3:50

وَمُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَىَّ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعْضَ ٱلَّذِى حُرِّمَ عَلَيْكُمْ ۚ وَجِئْتُكُم بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ فَٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ٥٠

Unë jam vërtetues i asaj (shpalljes) që ka qenë para meje prej Teuratit150 dhe që t’ju lejoj disa gjëra nga ato që i keni pasur të ndaluara.151 Ju kam ardhur me provë nga Zoti juaj, prandaj kini frikë Allahun152 dhe bindmuni!153

Komentimi 4 shënime

Shënimi 150

Isai e besonte Teuratin dhe të gjitha shpalljet e mëparshme të Allahut, që ua ka shpallur pejgamberëve të mëparshëm dhe po kështu të gjithë pejgamberëte e Allahut, i besonin të dërguarit e mëparshëm dhe shpalljet e mëparshme të Allahut, si dhe lajmëronin për të dërguarin që do të vinte pas tyre.

Shënimi 151

Isai e praktikonte Teuratin dhe atë që ishte shpallur nga Allahu, por atij iu shpallën disa lehtësime për disa ligje të rënda që ishin shpallur në Teurat, për shkak të arrogancës së bijve të Israilit.

Shënimi 152

Në ato gjëra që ju ka urdhëruar dhe në ato që ju ka ndaluar.

Shënimi 153

Në atë që u thërras, me të cilën Allahu më ka dërguar tek ju.

3:51

إِنَّ ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبُّكُمْ فَٱعْبُدُوهُ ۗ هَـٰذَا صِرَٰطٌۭ مُّسْتَقِيمٌۭ ٥١

Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj Atë adhuroni!154 Kjo155 është Rrugë e Drejtë.”156

Komentimi 3 shënime

Shënimi 154

Isai (alejhi selam) argumenton me njësimin e Allahut në krijim dhe se Ai është Zoti dhe Krijuesi i gjithçkaje, për njësimin e Tij në adhurim; pra, vetëm Zoti duhet adhuruar, dhe Isai është krijesë e Zotit.

Shënimi 155

Adhurimi i Allahut dhe devotshmëria ndaj Tij.

Shënimi 156

E cila të çon tek Allahu dhe tek xheneti i Tij, kurse rrugët e tjera përveç kësaj rruge të çojnë në zjarrin e xhehenemit.

3:52

۞ فَلَمَّآ أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنْهُمُ ٱلْكُفْرَ قَالَ مَنْ أَنصَارِىٓ إِلَى ٱللَّهِ ۖ قَالَ ٱلْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ ٱللَّهِ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَٱشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ ٥٢

Kur Isai e kuptoi mosbesimin e tyre,157 tha: “Kush do të jenë ndihmuesit e mi në Rrugën e Allahut?”158 Havarijunët159 (apostujt) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e Allahut.160 I kemi besuar Allahut, prandaj dëshmo161 se ne jemi muslimanë (të nënshtruar Allahut).”

Komentimi 5 shënime

Shënimi 157

E vuri re dhe e nuhati se ata mohuan provat e Allahut dhe donin ta vrisnin atë, madje vetë ideja për vrasjen e tij është kufër, sepse ai ishte i Dërguari i Allahut.

Shënimi 158

Kush do të më ndihmojë dhe do të punojë me mua në përkrahje të fesë së Allahut?

Shënimi 159

Ndihmuesit e Isait, nxënësit e tij, shokët e tij që e ndoqën, apostujt e tij.

Shënimi 160

Ndihmuesit e fesë së Allahut; i besojmë Allahut dhe të ndjekim ty.

Shënimi 161

O Isa, tek Allahu për besimin tonë.

3:53

رَبَّنَآ ءَامَنَّا بِمَآ أَنزَلْتَ وَٱتَّبَعْنَا ٱلرَّسُولَ فَٱكْتُبْنَا مَعَ ٱلشَّـٰهِدِينَ ٥٣

(Pastaj thanë) “Zoti ynë!162 Ne e besojmë atë që ke zbritur163 dhe i bindemi të Dërguarit,164 prandaj, na llogarit bashkë me dëshmitarët165!”

Komentimi 4 shënime

Shënimi 162

Këtë e thonë Havarijunët.

Shënimi 163

Atë që i ke shpallur të dërguarit Tënd, Isait.

Shënimi 164

Jemi bërë ndjekësit e Isait në fenë Tënde me të cilën e ke dërguar atë.

Shënimi 165

Ata që dëshmojnë dëshminë e vërtetë të Njësimit të Allahut dhe besimit në të dërguarin e Tij.

3:54

وَمَكَرُوا وَمَكَرَ ٱللَّهُ ۖ وَٱللَّهُ خَيْرُ ٱلْمَـٰكِرِينَ ٥٤

Dhe ata166 i përgatitën një kurth167, por edhe Allahu u përgatiti kurth,168 e Allahu është kurthngritësi më i mirë.169

Komentimi 4 shënime

Shënimi 166

Që mohuan prej bijve të Israilit, mohimin e të cilëve e kuptoi dhe e vuri re Isai (alejhi selam).

Shënimi 167

I përgatitën kurth Isait me qëllim për ta vrarë.

Shënimi 168

Dijetarët e tefsirit transmetojnë se kurthi që përgatiti Allahu ishte vendosja e shëmbëlltyrës së Isait njërit prej shokëve të tij, dhe çifutët vranë atë duke menduar se vranë Isain (alejhi selam).

Shënimi 169

Kundër atyre që thurin kurthe të padrejta dhe janë prishës e mohues.

3:55

إِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَـٰعِيسَىٰٓ إِنِّى مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَىَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَجَاعِلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوكَ فَوْقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۖ ثُمَّ إِلَىَّ مَرْجِعُكُمْ فَأَحْكُمُ بَيْنَكُمْ فِيمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ ٥٥

Kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr170 ty, do të të ngre tek Unë, do të të pastroj nga ata që kanë mohuar, dhe do t’i ngre ata që të ndjekin171 ty përmbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, tek Unë do të jetë kthimi juaj,172 dhe Unë do të gjykoj mes jush për atë që jeni kundërshtuar.173

Komentimi 4 shënime

Shënimi 170

Dijetarët kanë dy mendime në lidhje me domethënien e fjalës “mutevafijke”, në lidhje me Isain (alejhi selam). Kjo, sepse domethënia e kësaj fjale në origjinë është përmbushja e diçkaje, pastaj është përdorur për të treguar vdekjen e njeriut. Por, në lidhje me Isain nuk është për qëllim vdekja dhe dalja e shpirtit nga trupi, sepse Allahu na ka njoftuar se e ka ngritur atë të gjallë, dhe pejgamberi ynë, Muhamedi na ka njoftuar se Isai nuk ka vdekur por është i gjallë në qiell dhe do të zbresë para ditës së Kiametit, pastaj do të vdesë dhe muslimanët janë ata që do t’i falin xhenazenë dhe do ta varrosin. Prej këtu, disa dijetarë thonë se domethënia e kësaj fjale këtu është marrja dhe ngritja e tij nga toka në qiell. Kurse të tjerë thonë se domethënia e saj është vdekja e vërtetë, por në ajet ka ndryshim të radhës së gjërave; sipas këtyre, radha e fjalisë është kështu: “O Isa, Unë do të të ngre tek Unë, do të shpëtoj nga ata që kanë mohuar, dhe do t’i ngre ata që të ndjekin ty …, pastaj do të të vdes.” Sipas këtij mendimi, dobia e përmendjes së vdekjes në fillim të fjalisë është për të treguar se ngritja në qiell nuk e pengon vdekjen e tij, por ai do të zbresë në tokë kur ta ketë caktuar Allahu, do të prijë besimtarët muslimanë, do të vrasë Dexhalin dhe do të vdesë si gjithë njerëzit, duke i dorëzuar shpirtin Allahut. Siç shihet, të gjithë janë dakord se Isai nuk ka vdekur, sepse kjo thuhet hapur dhe qartë në Kuran: “As nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por iu duk atyre” [En Nisa, 157].

Shënimi 171

Ndjekësit e Isait janë ata që e besuan dhe e ndoqën atë prej të krishterëve dhe jo jehudët, të cilët nuk e besuan Isain por vendosën ta vrasin atë, madje vepruan dhe menduan se e vranë, deri sa Allahu dërgoi Muhamedin, për t’u bërë muslimanët ndjekësit e vërtetë të Isait dhe ata që e besuan të vërtetën e tij ashtu si ishte. Dhe kështu, Allahu i ndihmoi muslimanët dhe u dha triumf kundër jehudëve, të krishterëve e tjerë, si urtësi nga Allahu dhe ndëshkim i tyre për lënien e ndjekies së Isait.

Shënimi 172

Kthimi i të gjitha krijesave është tek Allahu, dhe të gjitha ato do të kthehen patjetër tek Krijuesi i tyre, po kështu edhe ata që polemizojnë në lidhje me Isain (alejhi selam).

Shënimi 173

Në lidhje me Isain dhe me çdo gjë tjetër, me gjykim të drejtë dhe të vërtetë.

3:56

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا فَأُعَذِّبُهُمْ عَذَابًۭا شَدِيدًۭا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَمَا لَهُم مِّن نَّـٰصِرِينَ ٥٦

Sa për ata që mohojnë,174 do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë175 dhe në botën tjetër,176 dhe ata nuk do të kenë asnjë ndihmues.177

Komentimi 4 shënime

Shënimi 174

Që mohojnë profetësinë tënde, o Isa, dhe që mohojnë Allahun, të dërguarit e Tij apo ndonjërin prej tij, shpalljet e Tij.

Shënimi 175

Me vrasje, poshtërim, jetë të vështirë materiale apo shpirtërore, ose të dyja së bashku, e tjera prej vuajtjeve të dynjasë.

Shënimi 176

Në zjarr të xhehenemit, ku dënimi do të jetë shumë më i rëndë dhe i përhershëm.

Shënimi 177

Që t’i ndihmojë dhe t’i ruajë nga dënimi i Allahut, as me fuqi, as me ndërmjetësim.

3:57

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَعَمِلُوا ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلظَّـٰلِمِينَ ٥٧

Ndërsa atyre që besojnë178 dhe bëjnë vepra të mira,179 Ai do t’u japë shpërblimin e plotë180. Allahu nuk i do të padrejtët181.”

Komentimi 4 shënime

Shënimi 178

Allahun, engjëjt e tij, të dërguarit e Tij, librat e Tij, ringjalljen në botën tjetër, dhe çdo gjë që ka ardhur nga Allahu.

Shënimi 179

Zbatojnë urdhrat e Allahut dhe i largohen ndalesave të Tij.

Shënimi 180

Në këtë botë dhe në botën tjetër. Në këtë botë ata do të kenë nderime, ndihmë nga Allahu, jetë të qetë e të lumtur, kurse shpërblimi i tyre në botën tjetër është i papërshkrueshëm.

Shënimi 181

Ata të cilët nuk i vendosin gjërat në vendin e vet, adhurojnë tjetër përveç Allahut dhe u bëjnë padrejtësi njerëzve.

3:58

ذَٰلِكَ نَتْلُوهُ عَلَيْكَ مِنَ ٱلْـَٔايَـٰتِ وَٱلذِّكْرِ ٱلْحَكِيمِ ٥٨

Këto që t’i lexojmë ty (o Muhamed) janë nga provat e qarta182 dhe Këshilla e Urtë.183

Komentimi 2 shënime

Shënimi 182

Kundër atyre që polemizojnë në lidhje me Isain dhe nënën e tij, prej jehudëve dhe të krishterëve.

Shënimi 183

Kurani i urtë, dalluesi mes të vërtetës dhe të pavërtetës.

3:59

إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِندَ ٱللَّهِ كَمَثَلِ ءَادَمَ ۖ خَلَقَهُۥ مِن تُرَابٍۢ ثُمَّ قَالَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ٥٩

Vërtet, shembulli i Isait184 tek Allahu është njësoj si shembulli i Ademit, të cilin e krijoi nga balta, pastaj i tha “Bëhu!”, e ai u bë.185

Komentimi 2 shënime

Shënimi 184

Në krijimin e tij pa babë.

Shënimi 185

Pa babë dhe pa nënë. Pra, çudia në krijimin e Isait pa babë, nuk është më e madhe se çudia në krijimin e Ademit pa babë e pa nënë, dhe ashtu si Allahu ka krijuar Ademin, ka krijuar edhe Isain, me fjalën “Bëhu!”

3:60

ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْمُمْتَرِينَ ٦٠

E vërteta është nga Zoti yt,186 prandaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!187

Komentimi 2 shënime

Shënimi 186

Të gjitha ato që të njofton Allahu në lidhje me Isain dhe krijimin e tij, janë të vërteta dhe e vërteta e vetme rreth tij dhe rreth çdo gjëje tjetër është ajo që thotë Allahu.

Shënimi 187

Mos dysho aspak dhe në asgjë nga ato që të njofton Allahu, sepse nuk qëndron përballë të vërtetës veçse e pavërteta. Ky është një rregull madhështor, të cilin po ta ketë parasysh besimtari, do t’i japë përgjigje çdo dyshimi që i vjen në lidhje me çështjet e besimit për të cilat ka njoftuar Allahu dhe i Dërguari i Tij.

3:61

فَمَنْ حَآجَّكَ فِيهِ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ فَقُلْ تَعَالَوْا نَدْعُ أَبْنَآءَنَا وَأَبْنَآءَكُمْ وَنِسَآءَنَا وَنِسَآءَكُمْ وَأَنفُسَنَا وَأَنفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَل لَّعْنَتَ ٱللَّهِ عَلَى ٱلْكَـٰذِبِينَ ٦١

Atyre që polemizojnë me ty (o Muhamed) për çështjen e tij (Isait), pas asaj që të ka ardhur prej dijes,188 thuaju: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe ju, pastaj të lutemi që mallkimi i Allahut të jetë mbi gënjeshtarët!”189

Komentimi 2 shënime

Shënimi 188

Pasi Allahu ta tregoi të vërtetën në lidhje me të, në Kuran, dhe qartësoi se ai është rob i Allahut dhe i dërguar i tij.

Shënimi 189

Nëse dikush polemizon për çështjen e Isait pas këtyre provave të qarta nga Allahu, kjo tregon për kokëfortësinë e tyre, kështu që nuk ka më dobi nga hyrja në polemikë me ta, pasi që e vërteta është bërë e qartë për të gjithë, kurse ata nuk ndjekin atë që thotë Allahu dhe nuk duan të vërtetën, por ndjekin epshet e tyre dhe duan të kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij me kokëfortësi dhe arrogancë. Përderisa është kështu, atëherë Allahu e urdhëron të Dërguarin e Tij që të dyja palët t’i luten Allahut që të hedhë mallkimin e Tij mbi palën gënjeshtare dhe mbi familjet dhe të afërmit e tyre, por ata nuk pranuan, sepse e dinin shumë mirë që sikur ta bënin këtë, nuk do të gjenin familje, as fëmijë dhe as pasuritë e tyre kur të ktheheshin në shtëpitë e tyre, si dhe do të shpejtonin dënimin e tyre. Dhe kështu, ata qëndruan në fenë e tyre, duke qenë të bindur për pavërtetësinë e saj, dhe ky është kulmi i kokëfortësisë dhe prishjes, prandaj Allahu thotë në ajetin 63, në vijim: “Nëse ata kthejnë shpinën, Allahu e di mirë se kush janë prishësit.”

3:62

إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ ٱلْقَصَصُ ٱلْحَقُّ ۚ وَمَا مِنْ إِلَـٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٦٢

Padyshim, kjo është historia e vërtetë.190 Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Allahut,191 dhe me të vërtetë, Allahu është i Plotëfuqishmi, i Urti.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 190

Kështu është historia e vërtetë e Isait, dhe çdo version tjetër i kësaj historie që e kundërshton këtë që ka treguar Allahu, është i pavërtetë.

Shënimi 191

Vetëm Allahu është Zot dhe vetëm Ai meriton të adhurohet dhe asgjë e askush tjetër përveç Tij. Isai nuk ka qenë veçse rob i Allahut dhe i zgjedhur nga Ai si pejgamber. Kurse mrekullitë që kanë ndodhur në lidhje me të dhe nënën e tij, Allahu i ka bërë për të treguar fuqinë e Tij dhe provë për njerëzit, me qëllim që të besojnë Allahun dhe të ndjekin të Dërguarin e tij.

3:63

فَإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِٱلْمُفْسِدِينَ ٦٣

E nëse ata kthejnë shpinën,192 Allahu e di mirë se kush janë prishësit.193

Komentimi 2 shënime

Shënimi 192

Dhe refuzojnë të bëjnë lutje të përbashkët që mallkimi i Allahut të bjerë mbi gënjeshtarët.

Shënimi 193

Dhe i dënon ata për veprën e tyre me dënimin më të rëndë.

3:64

قُلْ يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ تَعَالَوْا إِلَىٰ كَلِمَةٍۢ سَوَآءٍۭ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا ٱللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِۦ شَيْـًۭٔا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًۭا مِّن دُونِ ٱللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا فَقُولُوا ٱشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ٦٤

Thuaj: “O ithtarë të Librit! Ejani të biem në një fjalë194 të përbashkët mes nesh dhe jush: që të mos adhurojmë tjetër përveç Allahut, të mos i shoqërojmë Atij asgjë, dhe të mos e marrim njëri-tjetrin për zota,195 në vend të Allahut!” Nëse ata refuzojnë, atëherë thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (të nënshtruar Allahut).”

Komentimi 2 shënime

Shënimi 194

Fjala e njësimit të Allahut, fjala e të gjithë të dërguarve dhe lajmëtarëve të Allahut, të cilën nuk e kanë kundërshtuar veçse të humburit dhe të pabindurit.

Shënimi 195

Të mos i bindemi njëri-tjetrit për gjëra që e kundërshtojnë urdhrin e Allahut, por t’i bindemi vetëm Allahut dhe të zbatojmë atë që thotë Ai dhe t’i largohemi asaj që ndalon.

3:65

يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ لِمَ تُحَآجُّونَ فِىٓ إِبْرَٰهِيمَ وَمَآ أُنزِلَتِ ٱلتَّوْرَىٰةُ وَٱلْإِنجِيلُ إِلَّا مِنۢ بَعْدِهِۦٓ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ٦٥

O ithtarë të Librit! Përse polemizoni në lidhje me Ibrahimin,196 kur, si Teurati edhe Inxhili, nuk janë zbritur veçse pas tij? A nuk logjikoni?

Komentimi 1 shënim

Shënimi 196

Për të cilin, hebrenjtë thonin se është prej tyre, e të krishterët thonin se është prej tyre.

3:66

هَـٰٓأَنتُمْ هَـٰٓؤُلَآءِ حَـٰجَجْتُمْ فِيمَا لَكُم بِهِۦ عِلْمٌۭ فَلِمَ تُحَآجُّونَ فِيمَا لَيْسَ لَكُم بِهِۦ عِلْمٌۭ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ ٦٦

Ju jeni ata që polemizonit për diçka që kishit një farë dije,197 përse tani polemizoni për diçka që nuk keni aspak dije? Allahu di, kurse ju nuk dini asgjë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 197

Për atë që e patë me sytë tuaj, Isain (alejhi selam) dhe atë që gjenit të shkruar në Teurat dhe në Inxhil.

3:67

مَا كَانَ إِبْرَٰهِيمُ يَهُودِيًّۭا وَلَا نَصْرَانِيًّۭا وَلَـٰكِن كَانَ حَنِيفًۭا مُّسْلِمًۭا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ٦٧

Ibrahimi ishte as hebre, as i krishterë, por ishte ndjekës i Fesë së Drejtë, musliman (i nënshtruar Allahut), dhe nuk ishte nga idhujtarët.198

Komentimi 1 shënim

Shënimi 198

Kjo është dëshmi nga Allahu për pastërtinë e profetit dhe të dashurit të Allahut, Ibrahimit (alejhi selam), i cili ka qenë i nënshtruar ndaj Alahut dhe urdhrave të Tij, larg idhujtarisë dhe idhujtarëve. Në këtë ajet, Allahu i përgënjeshtron hebrenjtë dhe të krishterët, të cilët pretendonin se Ibrahimi i përkiste fesë së tyre, dhe pohon se ai ishte mysliman, që do të thotë: i nënshtruar Allahut me zemrën dhe veprat e tij, në gjithçka që Allahu urdhëron dhe pëlqen, si dhe duke iu larguar atyre që Allahu ndalon dhe urren.

3:68

إِنَّ أَوْلَى ٱلنَّاسِ بِإِبْرَٰهِيمَ لَلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ وَهَـٰذَا ٱلنَّبِىُّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ۗ وَٱللَّهُ وَلِىُّ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٦٨

Pa dyshim, njerëzit më të denjë për të pasur Ibrahimin (mik) janë ata që e pasuan atë, ky profet (Muhamedi) dhe ata që besojnë (muslimanët). Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.199

Komentimi 1 shënim

Shënimi 199

Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmuesi i atyre që besojnë Muhamedin dhe e ndjekin atë dhe gjithçka që i është shpallur atij nga Allahu.

3:69

وَدَّت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ لَوْ يُضِلُّونَكُمْ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ ٦٩

Një grup nga ithtarët e Librit do të dëshironin që t’ju shpinin në humbje,200 por ata nuk shpienë në humbje veçse veten e tyre,201 por nuk e ndiejnë.202

Komentimi 3 shënime

Shënimi 200

T’ju zmbrapsin nga Islami, o muslimanë, për t’ju kthyer në mosbesimin ku ndodhen vetë, dhe kështu t’ju tërheqin me vete në shkatërrim e në humbje.

Shënimi 201

Veten dhe ndjekësit e tyre në fenë e tyre, sepse ata tërheqin zemërimin dhe mallkimin e Allahut kundër vetes, për shkak të mohimit të Allahut dhe shkeljes së besës që u mori Allahu në Librin e tyre, për pranimin e Muhamedit, besimin në të dhe pasimin e tij.

Shënimi 202

Nuk e dinë se çfarë i pret prej dënimit të Allahut, për shkat të veprave të tyre.

3:70

يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ وَأَنتُمْ تَشْهَدُونَ ٧٠

O ithtarë të Librit!203 Përse i mohoni shpalljet e Allahut,204 ndërkohë që dëshmoni për to?205

Komentimi 3 shënime

Shënimi 203

I drejtohet jehudëve dhe të krishterëve.

Shënimi 204

Vargjet dhe provat e Allahut që i gjeni në Librin e Allahut të zbritur tek ju, në gjuhën e të dërguarve tuaj.

Shënimi 205

Dëshmoni për vërtetësinë e tyre dhe se ato janë nga Allahu. Në këtë ajet, Allahu i qorton ithtarët e dy Librave, për mohimin e Muhamedit dhe përgënjeshtrimin e profetësisë së tij, ndërkohë që ata e gjejnë atë të shënuar në Librat e tyre, dhe vetë ata dëshmojnë se ajo që thuhet në Librat e tyre është e vërtetë, nga Allahu.

3:71

يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ لِمَ تَلْبِسُونَ ٱلْحَقَّ بِٱلْبَـٰطِلِ وَتَكْتُمُونَ ٱلْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ ٧١

O ithtarë të Librit! Përse e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën, dhe e fshihni të vërtetën,206 duke qenë se e dini?207

Komentimi 2 shënime

Shënimi 206

Që thuhet për Muhamedin dhe profetësinë e tij, në Librat tuaj.

Shënimi 207

E dini të vërtetën dhe e fshihni atë me vetëdije. Kështu veprojnë ata që kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi i pastër, ata që ndjekin epshet e tyre dhe i japin përparësi jetës së kësaj bote mbi botën tjetër, për të mashtruar njerëzit dhe për t’i bërë ata ndjekës të tyre: duke ngatërruar të vërtetën me të pavërtetën, që njerëzit të bienë në pështjellim dhe në dyshime, dhe duke e fshehur të vërtetën me vetëdije, me qëllim që njerëzit të mos e shohin atë, përndryshe do të zbulohen nuk do të ndiqen më tej. Kjo është ajo që bënë paria çifute dhe e krishtere, dijetarët dhe klerikët e tyre, dhe që vazhdojnë të bëjnë gjithnjë, në çdo kohë e vend.

3:72

وَقَالَت طَّآئِفَةٌۭ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ ءَامِنُوا بِٱلَّذِىٓ أُنزِلَ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَجْهَ ٱلنَّهَارِ وَٱكْفُرُوٓا ءَاخِرَهُۥ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ ٧٢

Një grup prej ithtarëve të Librit thanë: “Në mëngjes, besoni në atë që u është zbritur atyre që besojnë, kurse në mbrëmje mohojeni atë, se ndoshta kështu do të kthehen.208

Komentimi 1 shënim

Shënimi 208

Nga feja e tyre. Ky ishte një prej kurtheve të tyre për të zmbrapsur besimtarët nga Islami; sepse muslimanët, duke parë që dijetarët prej ithtarëve të Librit hynë në Islam në mëngjes dhe dolën prej tij në mbrëmje, do të mendojnë se ata dolën prej tij pasi që panë se nuk ishte i vërtetë! Dhe kështu, njerëzit do ta linin Islamin dhe do të ndiqnin fenë e tyre, por Allahu nuk lejon tjetër veçse të përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.

3:73

وَلَا تُؤْمِنُوٓا إِلَّا لِمَن تَبِعَ دِينَكُمْ قُلْ إِنَّ ٱلْهُدَىٰ هُدَى ٱللَّهِ أَن يُؤْتَىٰٓ أَحَدٌۭ مِّثْلَ مَآ أُوتِيتُمْ أَوْ يُحَآجُّوكُمْ عِندَ رَبِّكُمْ ۗ قُلْ إِنَّ ٱلْفَضْلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌۭ ٧٣

Por, mos u besoni veçse atyre që ndjekin fenë tuaj!”209 Thuaj (o Muhamed): “Udhëzimi i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut.”210 (Vazhdojnë të thonë:) “Apo (mos besoni) se ndokujt mund t’i jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë juve, apo se do të polemizojnë kundër jush te Zoti juaj!”211 Thuaj: “Mirësia212 është në Dorë të Allahut dhe Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh, i Gjithëdijshëm.213

Komentimi 5 shënime

Shënimi 209

Mos i zini besë dhe mos i tregoni asgjë veçse atyre që janë në fenë tuaj, përndryshe ata do ta mësojnë atë që dini ju prej të vërtetës që fshihni, dhe do të dëshmojnë kundër jush tek Allahu.

Shënimi 210

Kjo është fjali kundërshtore, me anë të së cilës kundërshtohet fjala e tyre djallëzore dhe sqarohet e vërteta.

Shënimi 211

Sepse ju jeni më të nderuar se ata tek Allahu, për atë që ju ka dhënë juve dhe nuk ua ka dhënë atyre.

Shënimi 212

Profetësia, shpallja, udhëzimi në rrugën e drejtë dhe dhënia sukses për ndjekjen e saj.

Shënimi 213

E di mirë se kush e meriton mirësinë e Tij.

3:74

يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِۦ مَن يَشَآءُ ۗ وَٱللَّهُ ذُو ٱلْفَضْلِ ٱلْعَظِيمِ ٧٤

Ai veçon me mëshirën e Vet kë të dojë. Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.

3:75

۞ وَمِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ مَنْ إِن تَأْمَنْهُ بِقِنطَارٍۢ يُؤَدِّهِۦٓ إِلَيْكَ وَمِنْهُم مَّنْ إِن تَأْمَنْهُ بِدِينَارٍۢ لَّا يُؤَدِّهِۦٓ إِلَيْكَ إِلَّا مَا دُمْتَ عَلَيْهِ قَآئِمًۭا ۗ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا لَيْسَ عَلَيْنَا فِى ٱلْأُمِّيِّـۧنَ سَبِيلٌۭ وَيَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ ٧٥

Prej ithtarëve të Librit214 ka të atillë që, nëse i beson një tonelatë ari, ta kthen atë, por ka edhe të atillë që, nëse i beson një dinar (monedhë ari), nuk ta kthen atë, vetëm po qe se nuk i ndahesh.215 Kjo,216 sepse ata thonë: “Ne nuk kemi asnjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë).”217 Dhe flasin gënjeshtra për Allahun218 me vetëdije.

Komentimi 5 shënime

Shënimi 214

Prej jehudëve.

Shënimi 215

Dhe ia kërkon vazhdimisht.

Shënimi 216

Moskthimi i amanetit të lënë tek ata.

Shënimi 217

Nuk kemi detyrim dhe as gjynah në mbajtjen e pasurive të tyre sepse ata janë idhujtarë e të paditur.

Shënimi 218

Duke thënë se Allahu ua ka bërë të lejuar pasurinë e atyre dhe ne nuk kemi gjynah nëse e thyejmë amanetin e tyre.

3:76

بَلَىٰ مَنْ أَوْفَىٰ بِعَهْدِهِۦ وَٱتَّقَىٰ فَإِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَّقِينَ ٧٦

Përkundrazi,219 kushdo që e përmbush premtimin e tij220 dhe ruhet221, padyshim se Allahu i do të devotshmit.222

Komentimi 4 shënime

Shënimi 219

Nuk është ashtu si thonë këta gënjeshtarë prej jehudëve.

Shënimi 220

Premtimin dhe besën që u ka marrë jehudëve në Teurat, se do të besojnë Muhamedin dhe atë që i shpallet nga Zoti i tij.

Shënimi 221

I ruhet atyre që ka ndaluar Allahu prej mosbesimit dhe mëkateve, nga frika e mbikqyrjes së Allahut dhe dënimit të Tij.

Shënimi 222

Ata që i ruhen Allahut dhe dënimit të Tij, duke iu larguar ndalesave të Tij dhe duke iu bindur urdhrave të Tij.

3:77

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ ٱللَّهِ وَأَيْمَـٰنِهِمْ ثَمَنًۭا قَلِيلًا أُولَـٰٓئِكَ لَا خَلَـٰقَ لَهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ ٱللَّهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ٧٧

Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin e Allahut dhe betimet e tyre223 me një vlerë të pakët,224 nuk do të kenë pjesë në botën tjetër,225 Allahu as nuk do t’u flasë atyre,226 as nuk do të shikojë227 tek ata në ditën e Kiametit, as nuk do t’i pastrojë ata,228 dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

Komentimi 6 shënime

Shënimi 223

Betohen rrejshëm për të bërë të lejuar atë që Allahu ua ka ndaluar, prej pasurive të njerëzve.

Shënimi 224

Nga gjërat e dynjasë.

Shënimi 225

Nuk do të kenë pjesë në të mirat e botës tjetër, në të mirat e xhenetit.

Shënimi 226

Nuk do t’u flaës fjalë që i gëzon ata. E kemi përmendur më parë më gjerësisht kuptimin e kësaj.

Shënimi 227

Nuk do u hedh sytë, nuk do i dhimbsen, nuk do ketë mëshirë për ta.

Shënimi 228

Nga ndotësia e gjynaheve dhe mohimit të tyre.

3:78

وَإِنَّ مِنْهُمْ لَفَرِيقًۭا يَلْوُۥنَ أَلْسِنَتَهُم بِٱلْكِتَـٰبِ لِتَحْسَبُوهُ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَمَا هُوَ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَيَقُولُونَ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ وَمَا هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ وَيَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ٧٨

Me të vertëtë, prej tyre229 është një grup, të cilët i përdredhin gjuhët230 e tyre kur lexojnë Librin,231 që ju të mendoni se ajo232 është prej Librit, kurse në të vërtetë nuk është prej Librit. Dhe thonë: “Kjo është nga Allahu.”233 Por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtër për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm.234

Komentimi 6 shënime

Shënimi 229

Prej ithtarëve të Librit, jehudëve dhe të krishterëve.

Shënimi 230

Deformojnë fjalët dhe ndryshojnë kuptimin me interpretimin e tyre të gabuar e të qëllimshëm.

Shënimi 231

Librin e Allahut, Teuratin dhe Inxhilin.

Shënimi 232

Fjala që thonë ata duke përdredhur gjuhën gjatë leximit, me qëllim që të ndryshojnë fjalët dhe kuptimin, të trillojnë gënjeshtër dhe të pavërtetë.

Shënimi 233

E ndryshojnë haptazi atë që thuhet në libër dhe thonë se ajo që kanë ndryshuar vetë ata është nga Allahu.

Shënimi 234

Ky është krim më i madh se ai që thotë për Allahun diçka që nuk e di, edhe pse të thuash për Allahun diçka që nuk e di, është gjynah i madh, por gjynahu i këtyre është edhe më i madh, sepse ata e dinë të vërtetën dhe trillojnë gënjeshtër me vetëdije.

3:79

مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤْتِيَهُ ٱللَّهُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحُكْمَ وَٱلنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُوا عِبَادًۭا لِّى مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَـٰكِن كُونُوا رَبَّـٰنِيِّـۧنَ بِمَا كُنتُمْ تُعَلِّمُونَ ٱلْكِتَـٰبَ وَبِمَا كُنتُمْ تَدْرُسُونَ ٧٩

Nuk i takon asnjë njeriu,235 të cilit Allahu i ka dhënë Librin, gjykimin236 dhe profetësinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut!”237 Por ai u thotë: “Bëhuni edukatorë të urtë,238 për atë se ua mësonit të tjerëve Librin239 dhe e studionit atë.”240

Komentimi 6 shënime

Shënimi 235

Është e pamundur, absurde që një njeri, të cilit Allahu i ka dhënë Librin... Ky ajet ka zbritur si kundërpërgjigje ndaj atyre ithtarëve të Librit të cilët, kur Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi të besonin se ai ishte i Dërguari i Allahut dhe t’i bindeshin atij, thanë: “A dëshiron, o Muhamed, që të adhurojmë ty bashkë me Allahun?”

Shënimi 236

Dijen dhe kuptimin, gjykimin e drejtë.

Shënimi 237

Më adhuroni mua në vend të Allahut.

Shënimi 238

Edukues dhe drejtues të njerëzve me dije, kuptim dhe largpamësi, me qëllim të përmirësimit të çështjeve të tyre të kësaj bote dhe të botës tjetër.

Shënimi 239

Kuranin dhe Sunetin e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 240

Njeriu nuk i mëson të tjerët, veçse pasi të ketë mësuar vetë dhe të jetë thelluar në dije, pastaj, kur ua mëson atë të tjerëve, ajo dije zë rrënjë tek ai dhe forcohet.

3:80

وَلَا يَأْمُرَكُمْ أَن تَتَّخِذُوا ٱلْمَلَـٰٓئِكَةَ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ أَرْبَابًا ۗ أَيَأْمُرُكُم بِٱلْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ٨٠

As (nuk i takon) që t’ju urdhërojë të merrni engjëjt dhe profetët për zota241. Vallë, a do t’ju urdhëronte për mosbesim, pasi të jeni nënshtruar?!242

Komentimi 2 shënime

Shënimi 241

Që adhurohen në vend të Allahut apo bashkë me Allahun.

Shënimi 242

Pasi t’i jeni nënshtruar Allahut me bindje e besim.

3:81

وَإِذْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَـٰقَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ لَمَآ ءَاتَيْتُكُم مِّن كِتَـٰبٍۢ وَحِكْمَةٍۢ ثُمَّ جَآءَكُمْ رَسُولٌۭ مُّصَدِّقٌۭ لِّمَا مَعَكُمْ لَتُؤْمِنُنَّ بِهِۦ وَلَتَنصُرُنَّهُۥ ۚ قَالَ ءَأَقْرَرْتُمْ وَأَخَذْتُمْ عَلَىٰ ذَٰلِكُمْ إِصْرِى ۖ قَالُوٓا أَقْرَرْنَا ۚ قَالَ فَٱشْهَدُوا وَأَنَا۠ مَعَكُم مِّنَ ٱلشَّـٰهِدِينَ ٨١

Kujtoni243 kur Allahu mori besën244 e profetëve: “Çfarëdo që t’ju jap prej Librit dhe urtësisë, kur t’ju vijë një i dërguar,245 vërtetues i asaj që ju është dhënë,246 ju do ta besoni dhe do ta ndihmoni atë! A e pranoni dhe më jepni besën për këtë?” Ata thanë: “E pranojmë.” Ai tha: “Atëherë dëshmoni,247 dhe Unë jam bashkë me ju prej dëshmitarëve.248

Komentimi 6 shënime

Shënimi 243

O ithtarë të Librit!

Shënimi 244

Zotimin dhe premtimin se do t’i binden Allahut për gjithçka që i urdhëron apo i ndalon.

Shënimi 245

Kushdo prej të dërguarve, në mes të të cilëve edhe Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 246

Beson dhe vërteton të dërguarit dhe shpalljet e mëparshme të Allahut, sepse të gjithë pejgamberët besojnë dhe vërteteojnë njëri-tjetrin, sepse që të gjithë ata janë dërguar nga Allahu.

Shënimi 247

Tek popujt tuaj dhe merruni besën atyre për këtë: se do ta besojnë dhe do ta ndjekin çdo të dërguar nga Allahu i cili vërteton atë që u ka ardhur atyre.

Shënimi 248

Kundër popujve tuaj, me dëshminë se ju ua keni marrë besën atyre dhe ata e mësuan të vërtetën, kështu që për ta nuk ka justifikim.

3:82

فَمَن تَوَلَّىٰ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ ٨٢

Por, kushdo që kthen shpinën pas kësaj,249 pikërisht ata janë të prishurit.”250

Komentimi 2 shënime

Shënimi 249

Kushdo që kthen shpinën dhe e shkel besën e dhënë, duke mos i besuar të dërguarit e Mi, të cilët vijnë si vërtetues të dërguarve që kanë qenë para tyre, as nuk i ndjek e nuk i përkrah ata.

Shënimi 250

Që kanë dalë nga feja e Allahut dhe bindja ndaj Tij.

3:83

أَفَغَيْرَ دِينِ ٱللَّهِ يَبْغُونَ وَلَهُۥٓ أَسْلَمَ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ طَوْعًۭا وَكَرْهًۭا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ٨٣

A mos kërkojnë fe tjetër nga ajo e Allahut,251 ndërkohë që Atij i janë nënshtruar252 të gjithë ata që gjenden në qiej e në Tokë, me hir253 a me pahir254, dhe tek Ai do të kthehen?255

Komentimi 5 shënime

Shënimi 251

O ithtarë të Librit! A mos kërkoni bindjen dhe nënshtrimin ndaj dikujt tjetër përveç bindjes dhe nënshtrimit ndaj Allahut.

Shënimi 252

Me adhurim e bindje, pa i shoqëruar asgjë.

Shënimi 253

Engjëjt dhe besimtarët, të cilët i binden Allahut dhe i nënshtrohen Atij me dëshirë, ashtu si i ka udhëzuar Ai.

Shënimi 254

Të gjitha krijesat, madje edhe mosbesimtarët, sepse të gjithë i nënshtrohen ligjit dhe caktimit të vendosur nga Allahu, dhe nuk mund të dalin prej tij.

Shënimi 255

Dhe Ai do të gjykojë mes tyre dhe do t’i shpërblejë sipas vendimit të Tij, i cili sillet mes mirësisë dhe drejtësisë.

3:84

قُلْ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ عَلَيْنَا وَمَآ أُنزِلَ عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْمَـٰعِيلَ وَإِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ وَٱلْأَسْبَاطِ وَمَآ أُوتِىَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَٱلنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍۢ مِّنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُۥ مُسْلِمُونَ ٨٤

Thuaju: “Ne besojmë Allahun, atë që na është zbritur neve, atë që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbatëve256 dhe atë që i është dhënë Musait, Isait dhe të gjithë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes tyre, dhe ne vetëm Atij i nështrohemi.”257

Komentimi 2 shënime

Shënimi 256

Ata pasardhës të Jakubit (alejhi selam), të cilët kanë qenë pejgamberë.

Shënimi 257

Ajet i njëjtë me këtë ka qenë ajeti nr. 136, i sures Bekare, prandaj kthehuni atje për më tepër komentim.

3:85

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ ٱلْإِسْلَـٰمِ دِينًۭا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ مِنَ ٱلْخَـٰسِرِينَ ٨٥

Ndërsa, kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t’i pranohet,258 dhe në botën tjetër, ai do të jetë prej të humburve259.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 258

Nga Allahu.

Shënimi 259

Nuk kanë vend në mëshirën e Allahut, por ka humbur gjithçka dhe nuk mund të shpëtojë nga dënimi i zjarrit.

3:86

كَيْفَ يَهْدِى ٱللَّهُ قَوْمًۭا كَفَرُوا بَعْدَ إِيمَـٰنِهِمْ وَشَهِدُوٓا أَنَّ ٱلرَّسُولَ حَقٌّۭ وَجَآءَهُمُ ٱلْبَيِّنَـٰتُ ۚ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ٨٦

Si mund t’i udhëzojë Allahu ata njerëz, të cilët mohuan pas besimit të tyre dhe pasi dëshmuan se i Dërguari (Muhamedi) është i vërtetë, dhe u kishin ardhur provat e qarta? Allahu nuk i udhëzon në Rrugë të Drejtë njerëzit e padrejtë.260

Komentimi 1 shënim

Shënimi 260

Sepse këta e njohën të vërtetën dhe ndoqën të pavërtetën, me vetëdije, dhe kjo është padrejtësia më e madhe.

3:87

أُولَـٰٓئِكَ جَزَآؤُهُمْ أَنَّ عَلَيْهِمْ لَعْنَةَ ٱللَّهِ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجْمَعِينَ ٨٧

Shpërblimi i këtyre është që mbi ta të jetë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzimit.

3:88

خَـٰلِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنظَرُونَ ٨٨

Përgjithmonë në të (dënim), pa iu lehtësuar dënimi aspak dhe pa iu dhënë afat261.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 261

Për t’u justifikuar me ndonjë justifikim.

3:89

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌ ٨٩

Me përjashtim të atyre, të cilët pas kësaj pendohen262 dhe përmirësohen,263 padyshim se Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 262

Kthehen nga mosbesimi në besim.

Shënimi 263

Përmirësojnë gjendjen e tyre me vepra të mira dhe në bindje ndaj Allahut.

3:90

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا بَعْدَ إِيمَـٰنِهِمْ ثُمَّ ٱزْدَادُوا كُفْرًۭا لَّن تُقْبَلَ تَوْبَتُهُمْ وَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلضَّآلُّونَ٩٠

Vërtet, ata të cilët mohojnë pas besimit të tyre, pastaj e shtojnë edhe më shumë mohimin264, pendimi i tyre nuk do të pranohet265 dhe pikërisht këta janë ata që kanë humbur (Rrugën e Drejtë).

Komentimi 2 shënime

Shënimi 264

Duke mohuar profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 265

Nuk u pranohet pendimi nga gjynahet përderisa vazhdojnë të jenë në mohim e mosbesim, dhe dihet se kush mohon një prej të Dërguarve, i ka mohuar të gjithë të dërguarit e Allahut dhe ai është mohues i Allahut.

3:91

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَمَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌۭ فَلَن يُقْبَلَ مِنْ أَحَدِهِم مِّلْءُ ٱلْأَرْضِ ذَهَبًۭا وَلَوِ ٱفْتَدَىٰ بِهِۦٓ ۗ أُولَـٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ وَمَا لَهُم مِّن نَّـٰصِرِينَ ٩١

Vërtet, ata që mohojnë266 dhe vdesin duke qenë mohues, askujt prej tyre nuk do t’i pranohet kompensim267, edhe sikur (kompensimi) të ishte sa e tërë Toka mbushur me ar. Ata do të kenë dënim të dhembshëm dhe nuk do të kenë asnjë ndihmues.268

Komentimi 3 shënime

Shënimi 266

Mohojnë profetësinë e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), në veçanti dhe të gjitha llojet e mohimit në përgjithësi.

Shënimi 267

Për të shpaguar dhe liruar veten nga dënimi i zjarrit.

Shënimi 268

Asnjë të afërm, mik apo shok që ta ndihmojë dhe ta shpëtojë nga Allahu dhe dënimi i Tij, ashtu si e ndihmonin në dynja kundër dikujt që kërkonte ta dëmtonte.

3:92

لَن تَنَالُوا ٱلْبِرَّ حَتَّىٰ تُنفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ ۚ وَمَا تُنفِقُوا مِن شَىْءٍۢ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌۭ٩٢

Nuk do ta arrini devotshmërinë269, deri sa të jepni nga ajo që e doni m shumë270; dhe nuk ka gjë që jepni,271 veçse Allahu e di mirë atë.272

Komentimi 4 shënime

Shënimi 269

Devotshmërinë dhe përkushtimin e vërtetë ndaj Allahut, bindjen e plotë ndaj Tij dhe të gjitha ato vepra të mira që e çojnë njeriun në xhenet.

Shënimi 270

Nga pasuria më e mirë dhe më e dashur që zotëroni, apo kur zotëroni pak dhe megjithatë jepni për Hir të Allahut; gjë e cila do të thotë se ju i jepni përparësi kënaqësisë së Allahut mbi dëshirave tuaja, dhe për këtë fitoni shpërblimin e Allahut.

Shënimi 271

Qoftë shumë apo pak, sipas mundësisë dhe qëllimit.

Shënimi 272

Dhe ju shpërblen sipas qëllimit tuaj dhe dobisë që bën ajo që jepni.

3:93

۞ كُلُّ ٱلطَّعَامِ كَانَ حِلًّۭا لِّبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ إِلَّا مَا حَرَّمَ إِسْرَٰٓءِيلُ عَلَىٰ نَفْسِهِۦ مِن قَبْلِ أَن تُنَزَّلَ ٱلتَّوْرَىٰةُ ۗ قُلْ فَأْتُوا بِٱلتَّوْرَىٰةِ فَٱتْلُوهَآ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ٩٣

Të gjitha ushqimet ishin të lejuara për bijtë e Izraelit, përveç asaj që Izraeli (Jakubi) ia ndaloi vetes, para se të shpallej Teurati.273 Thuaju: “Silleni Teuratin dhe lexojeni atë, nëse thoni të vërtetën!”274

Komentimi 2 shënime

Shënimi 273

Transmetohet se Jakubi (alejhi selam) u sëmur me një lloj sëmundje, dhe u zotua se nëse Allahu do ta shëronte nga kjo sëmundje, ai do t’i ndalonte vetes ushqimet më të dashura, dhe thuhet se ato që i ndaloi vetes ishin mishi i i devesë dhe qumështi i saj. Në këtë gjë e pasuan edhe bijtë e tij deri sa u shpall Teurati dhe ndaloi disa lloje ushqimesh të cilat më parë ishin të lejuara për bijtë e Israilit, por shkaku i ndalimit të tyre ishte: “Për shkak të padrejtësisë së atyre që u bënë jehudë, u ndaluam gjëra të mira të cilat ishin të lejuara për ta.” [En Nisa, 160].

Shënimi 274

Nëse ata e mohojnë këtë, atëherë thuaju, o Muhamed, që të sjellin Teuratin dhe ta lexojnë para teje, sepse vetë Teurati që ata pretendojnë se ndjekin, i përgënjeshtron ata. Ky ajet është gjithashtu kundërëpërgjigje ndaj jehudëve të cilët thonë se Nes’hu-shfuqizimi i disa ligjeve të Allahut nga vetë Allahu nuk lejohet, sepse kjo do të ishte mangësi për Allahun. Por vetë Allahu e pohon se Ai shfuqizon çfarë të dojë prej ligjeve me Urtësinë e Tij, dhe argument për këtë është vetë Teurati, në të cilin janë ndaluar gjëra që kanë qenë të lejuara më parë dhe ky është shfuqizim i ligjit për lejimin, dhe kjo nuk tregon ndonjë mangësi tek Allahu por tregon se Ai vepron me Vullnetin dhe Urtësinë e Tij atë që dëshiron.

3:94

فَمَنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ ٱلْكَذِبَ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ فَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ ٩٤

Por, kushdo që pas kësaj, shpif gënjeshtër për Allahun, ata janë të padrejtët.275

Komentimi 1 shënim

Shënimi 275

Mohuesit, të cilët thonë për Allahun të pavërtetën.

3:95

قُلْ صَدَقَ ٱللَّهُ ۗ فَٱتَّبِعُوا مِلَّةَ إِبْرَٰهِيمَ حَنِيفًۭا وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ ٩٥

Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën.276 Prandaj, ndiqni fenë e pastër të Ibrahimit,277 i cili nuk ishte nga idhujtarët.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 276

Në çdo gjë që thotë dhe gjykon, kurse ju, o jehudë, shpifni gënjeshtër për Allahun dhe thoni të pavërtetën.

Shënimi 277

Nëse jeni të sinqertë në pretendimin tuaj se ndiqni fenë që Allahu zgjodhi për pejgamberët dhe të dërguarit e Tij, o ithtarë të Librit, atëherë ndiqni fenë e pastër dhe larg idhujtarisë të Ibrahimit, dhe jo jehudizmin dhe as krishterizmin.

3:96

إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍۢ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِى بِبَكَّةَ مُبَارَكًۭا وَهُدًۭى لِّلْعَـٰلَمِينَ ٩٦

Me të vërtetë, xhamia e parë e ngritur për njerëzit278 është ajo në Bekke279 (Mekë), e bekuar280 dhe udhëzim për popujt.281

Komentimi 4 shënime

Shënimi 278

Që të adhurojnë në të Zotin e tyre.

Shënimi 279

Bekke është quajtur xhamia e shenjtë në Mekke, sepse në të grumbullohen njerëzit dhe shtyhen me njëri-tjetrin gjatë tavafit në haxhin apo umran e tyre.

Shënimi 280

Sepse në të falen gjynahet nga Allahu, të shumëfishohen të mirat dhe ka siguri.

Shënimi 281

Në të ka shenja të qarta nga Allahu, nga ajo drejtohen muslimanët gjatë namazit të tyre, atje kryejnë ritet e haxhit dhe të umras, me vizitën e saj ata plotësojnë Islamin e tyre dhe u forcohet besimit për shkak të asaj që shohin me sytë e tyre dhe veprojnë me gjymtyrët e tyre.

3:97

فِيهِ ءَايَـٰتٌۢ بَيِّنَـٰتٌۭ مَّقَامُ إِبْرَٰهِيمَ ۖ وَمَن دَخَلَهُۥ كَانَ ءَامِنًۭا ۗ وَلِلَّهِ عَلَى ٱلنَّاسِ حِجُّ ٱلْبَيْتِ مَنِ ٱسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلًۭا ۚ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ عَنِ ٱلْعَـٰلَمِينَ ٩٧

Në të ka shenja të qarta282: vendi i Ibrahimit283 dhe (fakti se) kushdo që hyn në të është i sigurt.284 E drejta e Allahut mbi njerëzit është që ta vizitojnë këtë Shtëpi (të bëjnë haxh), për ata që kanë mundësi285 të shkojnë atje. E, kush mohon,286 Allahu nuk ia ka nevojën asnjë krijese.287

Komentimi 6 shënime

Shënimi 282

Shenja nga Allahu që argumentojnë për njësimin e Tij, mëshirën e Tij, urtësinë e Tij, madhështinë e Tij, gjithëpërfshirjen e dijes së Tij dhe gjerësinë e bujarisë së Tij. Prej atyre shenjave janë edhe ato që përmenden në vijim.

Shënimi 283

Thuhet se është për qëllim guri mbi të cilin hipte Ibrahimi (alejhi selam) kur ndërtoi Kaben, kur ndërtesa u bë e lartë, ose gjurmët e lëna nga ai mbi atë gur, të cilat zunë vend dhe lanë shenjë për të qenë provë nga Allahu. Thuhet gjithashtu se me këtë vend është për qëllim vendi shpirtëror që ka Ibrahimi te besimtarët. Thuhet gjithashtu se janë për qëllim të gjitha vendet ku Ibrahimi qëndroi kur kreu haxhin. E vërteta është se të gjitha këto përfshihen në ajet dhe në realitet, sepse në xhaminë e Kabes gjendet edhe sot vendi i quajtur “Mekamu Ibrahim”, dhe po kështu Ibrahimi ka vend të lartë në zemrat e besimtarëve muslimanë.

Shënimi 284

Nuk lejohet vrasja apo ekzekutimi i dënimit ndaj atij që hyn në haremin e Kabes për t’i shpëtuar dënimit për krimin që ka bërë jashtë haremit, por pritet që të dalë apo nxirret prej tij dhe i jepet dënimi që meriton për veprën e bërë.

Shënimi 285

Mundësi udhëtimi, fizike e materiale.

Shënimi 286

Detyrueshmërinë e kryerjes së haxhit në Mekke.

Shënimi 287

Nuk ka nevojë për haxhin e tij, as për vetë atë dhe as për ndonjë krijesë në botë.

3:98

قُلْ يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا تَعْمَلُونَ ٩٨

Thuaj (o Muhamed!): “O ithtarë të Librit!288 Përse i mohoni shpalljet e Allahut,289 ndërkohë që Allahu dëshmon290 gjithçka që ju veproni?”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 288

Prej bijve të Israilit dhe të gjithë ata që pretendojnë se ndjekin libër qiellor dhe mohojnë Muhamedin dhe profetësinë e tij.

Shënimi 289

Që dëshmojnë për profetësinë e Muhamedit, qofshin në librat tuaj apo që i janë dhënë Muhamedit, kur ju e dini se ai thotë të vërtetën.

Shënimi 290

Sheh dhe di në hollësi.

3:99

قُلْ يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ لِمَ تَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ تَبْغُونَهَا عِوَجًۭا وَأَنتُمْ شُهَدَآءُ ۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَـٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ ٩٩

Thuaj: “O ithtarë të Librit! Përse e pengoni291 nga Rruga e Allahut292 atë që beson e përpiqeni ta shtrembëroni atë (Rrugë), ndërkohë që jeni dëshmitarë293? Por, Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj atyre që veproni.”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 291

Duke i drejtuar në rrugë të gabuar me pështjellime e fshehje të vërtetës.

Shënimi 292

Nga Islami dhe shpallja me të cilën është dërguar Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 293

Se rruga nga e cila pengoni dhe përpiqeni ta shfaqni të shtrembër, është rruga e vërtetë.

3:100

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا إِن تُطِيعُوا فَرِيقًۭا مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ يَرُدُّوكُم بَعْدَ إِيمَـٰنِكُمْ كَـٰفِرِينَ١٠٠

O besimtarë! Nëse i bindeni ndonjë grupi të atyre që u është dhënë Libri, pas besimit tuaj, ata do t’ju kthejnë në mohues.294

Komentimi 1 shënim

Shënimi 294

Prandaj mos u besoni atyre asgjë që ka lidhje me fenë tuaj, as mos kërkoni këshillë prej tyre në fenë tuaj, sepse ju tashmë e dini se ata janë të humbur dhe kanë zili, urrejtje dhe armiqësi ndaj jush. Thuhet se ky ajet ajet është shpallur kur një grup prej jehudëve që gjendeshin në Medine kërkuan të kthejnë armiqësinë e vjetër mes dy fiseve të mëdha El Eus dhe el Hazrexh, të cilët i pajtoi Muhamedi (alejhi selam) dhe ata u bënë muslimanë.

3:101

وَكَيْفَ تَكْفُرُونَ وَأَنتُمْ تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ ءَايَـٰتُ ٱللَّهِ وَفِيكُمْ رَسُولُهُۥ ۗ وَمَن يَعْتَصِم بِٱللَّهِ فَقَدْ هُدِىَ إِلَىٰ صِرَٰطٍۢ مُّسْتَقِيمٍۢ ١٠١

Por, si mund të mohoni,295 kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut296 dhe në mesin tuaj ndodhet i Dërguari i Tij297?! Kushdo që strehohet tek Allahu298, është udhëzuar në Rrugë të Drejtë.299

Komentimi 5 shënime

Shënimi 295

Pas besimit tuaj në Allahun dhe në të dërguarin e Tij, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 296

Kurani me provat dhe argumentet e qarta e të padiskutueshme., i cili iu shpall Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 297

Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Pra, Allahu u ka dhënë provat më të mëdha për të besuar Atë, shpalljen dhe të dërguarin e Tij, prova me të cilat nuk mbet pikë dyshimi për vërtetësinë e asaj që vjen nga Allahu.

Shënimi 298

Kushdo që kapet fort për fenë e Allahut dhe i bindet Atij.

Shënimi 299

I është dhënë sukses nga Allahu që të ndjekë rrugë të qartë e të drejtë, pa shtrembërime, e cila të shpie në arritjen e kënaqësisë së Allahut, në shpëtimin nga dënimi i Tij dhe në fitoren me xhenetin e Tij.

3:102

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱتَّقُوا ٱللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِۦ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ ١٠٢

O besimtarë! Kini frikë Allahun300 me një frikë të vërtetë ndaj Tij, dhe mos vdisni ndryshe, veçse duke qenë muslimanë.301

Komentimi 2 shënime

Shënimi 300

Ruajuni Allahut me bindje ndaj Tij dhe largim nga ndalesat e Tij.

Shënimi 301

Të nënshtruar ndaj Allahut me bindje dhe sinqeritet.

3:103

وَٱعْتَصِمُوا بِحَبْلِ ٱللَّهِ جَمِيعًۭا وَلَا تَفَرَّقُوا ۚ وَٱذْكُرُوا نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَآءًۭ فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِۦٓ إِخْوَٰنًۭا وَكُنتُمْ عَلَىٰ شَفَا حُفْرَةٍۢ مِّنَ ٱلنَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ١٠٣

Dhe mbahuni fort për Litarin e Allahut, që të gjithë, dhe mos u përçani!302 Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ishit armiq të njëri-tjetrit,303 por Ai futi harmoni në zemrat tuaja304 e, në saje të mirësisë së Tij, u bëtë vëllezër.305 Dhe ishit buzë greminës së Zjarrit,306 por Ai ju shpëtoi prej saj307. Kështu ua sqaron Allahu shpalljet e Tij, me qëllim që të udhëzoheni drejtë.

Komentimi 6 shënime

Shënimi 302

Kapuni që të gjithë për fenë e Allahut, Islamin, ashtu si ju ka urdhëruar dhe përmbushni besën tuaj që ua ka marrë në Librin që u ka zbritur, në Kuran. Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Muhamedit. Qëndroni të bashkuar në fenë e Allahut dhe mos u ndani nga xhemati.

Shënimi 303

Luftonit njëri-tjetrin dhe grabisnit pasurinë e njëri-tjetrit, për hir të fisit. Kjo ishte gjendja e arabëve para Islamit dhe para dërgimit të pejgamberit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 304

Ju miqësoi dhe ju bashkoi në një fe, në Islam.

Shënimi 305

Vëllezër në fe, miq e të dashur me njëri-tjetrin, një grusht i bashkuar kundër të gjithë armiqve.

Shënimi 306

Nuk ju ndante nga zjarri veçse vdekja dhe sikur të kishit vdekur para se Allahu t’ju dërgonte të dërguarin e Tij dhe t’ju udhëzonte në Islam, ju do të futeshit në zjarrin e xhehenemit, sepse më parë ishit idhujtarë dhe vepronit vepra të këqia.

Shënimi 307

Ju shpëtoi prej rënies në greminë dhe ju udhëzoi në Islam.

3:104

وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌۭ يَدْعُونَ إِلَى ٱلْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ ۚ وَأُولَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ ١٠٤

Prej jush308, le të jetë një grup309 që thërret tek e mira,310 urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja.311 Pikërisht këta janë të shpëtuarit.312

Komentimi 5 shënime

Shënimi 308

O besimtarë!

Shënimi 309

I mjaftueshëm, të cilët e përmbushin nevojën për gjërat që përmenden në vijin dhe për mjetet që i sigurojnë ato gjëra, siç është dija për mësimin e fesë dhe mësimin e saj të tjerëve, xhihadi për mbrojtjen e fesë dhe të muslimanëve si dhe për ngritjen lart të Islamit dhe të Fjalës së Allahut.

Shënimi 310

Që i thërret dhe i fton njerëzit në Islam dhe në ligjet e tij të vendosura nga Allahu.

Shënimi 311

Urdhëron për bindje ndaj Allahut, për zbatim të urdhrave të Tij dhe për mirësi ndaj njerëzve, dhe ndalon nga idhujtaria e mosbesimi dhe nga veprat e shëmtuara e të këqia.

Shënimi 312

Të shpëtuarit tek Allahu nga ajo që kishin frikë prej dënimit të Tij dhe fituesit e asaj që dëshironin: arritjen e kënaqësisë së Allahut dhe qëndrimin përgjithmonë në xhenetet dhe mirësitë e Allahut.

3:105

وَلَا تَكُونُوا كَٱلَّذِينَ تَفَرَّقُوا وَٱخْتَلَفُوا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْبَيِّنَـٰتُ ۚ وَأُولَـٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌۭ ١٠٥

Dhe mos u bëni si ata313 që, pasi u erdhën provat e qarta314, u përçanë dhe u kundërshtuan me njëri-tjetrin315. Për këta do të ketë dënim të madh;316

Komentimi 4 shënime

Shënimi 313

Prej ithtarëve të Librit.

Shënimi 314

Dhe i panë, i njohën e i mësuan mirë ato.

Shënimi 315

Në lidhje me fenë e Allahut, me urdhrat dhe ndalesat e Tij, duke qenë se e dinin të vërtetën.

Shënimi 316

Nga Allahu në ditën e Kiametit. Prandaj, mos u përçani në fe, o besimtarë, dhe mos veproni si vepra e tyre, përndryshe do të bëheni si ata dhe do të keni përfundim të njëjtë me ata.

3:106

يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌۭ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌۭ ۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسْوَدَّتْ وُجُوهُهُمْ أَكَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَـٰنِكُمْ فَذُوقُوا ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ ١٠٦

Atë Ditë, kur disa fytyra do të zbardhen e të tjera do të nxihen. Sa për ata që do t’u nxihen fytyrat, (do t’u thuhet): “A mohuat pas besimit tuaj?!317 Atëherë, shijoni dënimin, për shkak se mohuat!”

Komentimi 1 shënim

Shënimi 317

Si zgjodhët mohimin dhe humbjen para besimit dhe udhëzimit?! Si zgjodhët rrugën e gabuar dhe latë rrugën e drejtë?! Si e mohuat njësimin e Allahut dhe shkelët besën që ju ka marrë: se nuk do t’i bëni shok Atij, por do të adhuroni vetëm Atë?! E të gjitha këto, pas besimit se Allahu është Zoti juaj i vetëm dhe se nuk ka zot tjetër përveç Tij.

3:107

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱبْيَضَّتْ وُجُوهُهُمْ فَفِى رَحْمَةِ ٱللَّهِ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ ١٠٧

Kurse ata, të cilëve do t’u zbardhen fytyrat,318 do të jenë në mëshirën e Allahut319, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 318

Ata të cilët e përmbushën besën e tyre që i dhanë Allahut dhe njësuan Allahun, iu bindën Atij, ndoqën të Dërguarin e Tij.

Shënimi 319

Në xhenetin e Allahut dhe në të mirat e xhenetit që Allahu i ka përgatitur për banorët e tij.

3:108

تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِٱلْحَقِّ ۗ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلْمًۭا لِّلْعَـٰلَمِينَ ١٠٨

Këto janë shpalljet e Allahut,320 të cilat Ne t’i lexojmë ty (o Muhamed) me të vërtetën.321 E, Allahu nuk dëshiron padrejtësi për askënd në botë.322

Komentimi 3 shënime

Shënimi 320

Provat e Allahut, këshillat e Tij, shpalljet e Tij, që të shpallen ty, o Muhamed.

Shënimi 321

Ato përmbajnë të vërtetën dhe të sigurtën për të cilën nuk ka pikë dyshimi.

Shënimi 322

Allahu jo vetëm që nuk bën padrejtësi, por as nuk e dëshiron atë ndaj askujt prej krijesave të Tij. Kur Allahu i ndëshkon disa prej kërijesave të Tij me nxirje të fytyrës dhe me dënim të madh dhe, kur i nderon të tjerë me zbardhje të fytyrës dhe shpërblim të madh, këtë nuk e bën në mënyrë të padrejtë ndaj askujt prej dy grupeve, por me vendim të drejtë dhe të merituar për veprat e secilit prej tyre, me urtësinë dhe mëshirën e Tij.

3:109

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ ١٠٩

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë,323 dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.324

Komentimi 2 shënime

Shënimi 323

Allahu nuk bën padrejtësi dhe nuk ka nevojë të bëjë padrejtësi, sepse gjithçka i përket Atij dhe Ai është Sunduesi i gjithçkaje që ekziston, ndryshe nga ai që bën padrejtësi për të marrë a për të arritur diçka që nuk i përket në mënyrë të padrejtë.

Shënimi 324

E të gjitha krijesave të Tij; të mirëve e të këqijve, atyre që kanë vepruar mirë dhe atyre që kanë vepruar keq, dhe Ai do të shpërblejë secilin sipas asaj që meriton, pa i bërë padrejtësi askujt.

3:110

كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ ۗ وَلَوْ ءَامَنَ أَهْلُ ٱلْكِتَـٰبِ لَكَانَ خَيْرًۭا لَّهُم ۚ مِّنْهُمُ ٱلْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ ١١٠

Ju jeni populli më i mirë që i ka ardhur njerëzimit;325 urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja326 dhe i besoni Allahut.327 Sikur ithtarët e Librit të besonin328, do të kishte qenë më mirë për ta.329 Ka prej tyre që janë besimtarë330, por shumica e tyre janë të pabindur.331

Komentimi 7 shënime

Shënimi 325

Populli më i mirë që ka krijuar Allahu dhe më i nderuar tek Ai.

Shënimi 326

Urdhëron për bindje ndaj Allahut, për zbatim të urdhrave të Tij dhe për mirësi ndaj njerëzve, dhe ndalon nga idhujtaria e mosbesimi dhe nga veprat e shëmtuara e të këqia.

Shënimi 327

Besoni Allahun dhe jeni të sinqertë në njësimin dhe adhurimin e Tij.

Shënimi 328

Muhamedin dhe atë që iu shpall nga Allahu.

Shënimi 329

Më e mirë për veten e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër para Allahut.

Shënimi 330

Besojnë Muhamedin dhe atë që i është shpallur nga Allahu, dhe e ndjekin atë, siç ka qenë Abdullah ibën Selam dhe vëllai i tij, Thealebe ibën Seaje dhe vëllai i tij, e të tjerë prej ithtarëve të Librit, në kohën e pejgamberit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 331

Të dalë nga feja e tyre, sepse feja e jehudëve i mëson që të ndjekin atë që thuhet në Teurat dhe të besojnë Muhamedin si i Dërguari i Allahut te të gjithë njerëzit, dhe si vulë të vargut të pejgamberëve. Kurse feja e të krishterëve i mëson ata të ndjekin Inxhilin, ta besojnë atë dhe të besojnë atë që thuhet në Teurat, dhe që në të dy librat e tyre përshkruhen cilësitë e Muhamedit, emri i tij, dërgimi i Tij dhe se ai është i lajmëtari i Allahut. Por megjithë këtë, që të dy këto grupe, jehudët dhe të krishterët, e përgënjeshtrojnë profetësinë e Muhamedit, dhe me këtë ata nuk i janë bindur Allahut dhe kanë dalë nga feja e tyre që pretendojnë se ndjekin.

3:111

لَن يَضُرُّوكُمْ إِلَّآ أَذًۭى ۖ وَإِن يُقَـٰتِلُوكُمْ يُوَلُّوكُمُ ٱلْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ ١١١

Përveç ndonjë lëndimi, ata nuk mund t’ju dëmtojnë.332 Edhe nëse ju luftojnë, do t’ja mbathin333 dhe pastaj nuk do të ndihmohen.334

Komentimi 3 shënime

Shënimi 332

Këta të pabindur prej ithtarëve të Librit, me mohimin e profetit tuaj (Muhamedit) dhe përgënjeshtrimin e tij, nuk do të mund t’ju dëmtojnë aspak ju, o besimtarë muslimanë, përveç lëndimit që ndieni nga idhujtaria e tyre, nga të dëgjuarit e mosbesimit të tyre, nga fjala që thonë për Isain dhe nënën e tij.

Shënimi 333

Nga frika, të mundur dhe të humbur.

Shënimi 334

Nuk do të ndihmohen nga Allahu kundër jush, o besimtarë.

3:112

ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوٓا إِلَّا بِحَبْلٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَحَبْلٍۢ مِّنَ ٱلنَّاسِ وَبَآءُو بِغَضَبٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلْمَسْكَنَةُ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا يَكْفُرُونَ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلْأَنۢبِيَآءَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ ۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُوا يَعْتَدُونَ ١١٢

Kudo që të gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi,335 përveç nëse u vjen ndonjë mbrojtje nga Allahu ose ndonjë mbrojtje nga njerëzit.336 Ata tërhoqën zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo,337 sepse ata mohonin shpalljet e Allahut dhe vrisnin profetët padrejtësisht. Kjo,338 sepse ata thyen urdhrin (e Allahut) dhe kalonin kufijtë.339

Komentimi 5 shënime

Shënimi 335

Këtu bëhet fjalë veçanërisht për jehudët.

Shënimi 336

Jehudët nuk mund të jetojnë veçse nën pushtetin e muslimanëve dhe në sigurinë e tyre, duke paguar xhizjen të përçmuar, ose nën pushtetin e të krishterëve.

Shënimi 337

Ky ndëshkim ndaj jehudëve.

Shënimi 338

Ky ndëshkim ishte gjithashtu për shkak se…

Shënimi 339

Ky është ndëshkimi i tyre në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë shumë më i rëndë, prandaj merrni mësim, o besimtarë, dhe mos u bëni si ata.

3:113

۞ لَيْسُوا سَوَآءًۭ ۗ مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ أُمَّةٌۭ قَآئِمَةٌۭ يَتْلُونَ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ ءَانَآءَ ٱلَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ١١٣

Megjithatë, ata nuk janë të gjithë njësoj340. Disa prej ithtarëve të Librit janë në të drejtë341; gjatë natës lexojnë shpalljet e Allahut342 duke bërë sexhde (duke u falur).343

Komentimi 4 shënime

Shënimi 340

Por ka prej tyre edhe besimtarë, të cilët besojnë Allahun, shpalljet e Tij dhe të gjithë të dërguarit e Tij, në mesin e të cilëve edhe Muhamedin dhe Kuranin që iu shpall atij.

Shënimi 341

Në rrugën e drejtë, të kapur për Librin e Allahut, në bindje ndaj Allahut dhe ndaj të dërguarit të Tij, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Bëhet fjalë për ata ithtarë të Librit që e besuan Muhamedin si të dërguar të Allahut dhe ndoqën Kuranin dhe traditën e Muhamedit.

Shënimi 342

Lexojnë Kuranin dhe mendojnë e meditojnë në kuptimet e tij, në namaz dhe jashtë namazit.

Shënimi 343

Në namazin e darkës (el isha- jacisë) dhe në namazin e natës në përgjithësi.

3:114

يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَيَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرَٰتِ وَأُولَـٰٓئِكَ مِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ ١١٤

Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, urdhërojnë për mirë344, ndalojnë nga e keqja dhe shpejtojnë në vepra të mira. Këta janë nga të mirët.345

Komentimi 2 shënime

Shënimi 344

Urdhërojnë njerëzit që të besojnë Allahun dhe të gjithë të Dërguarit e Tij, në mesin e të cilëve edhe Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), vulën e tyre.

Shënimi 345

Radhiten në vargun e njerëzve të mirë e të afërm të Allahut.

3:115

وَمَا يَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍۢ فَلَن يُكْفَرُوهُ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلْمُتَّقِينَ ١١٥

Çdo e mirë që të bëjnë, nuk do t’u mohohet346. Allahu i di mirë të devotshmit.347

Komentimi 2 shënime

Shënimi 346

Por do të marrin shpërblimin nga Allahu për të.

Shënimi 347

Allahu e di mirë se kush i ruhet Atij, kush i bindet urdhrave të Tij e kush i largohet ndalesave të Tij, dhe i ruan të gjitha veprat e tyre të mira që t’u japë shpërblimin për to.

3:116

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا لَن تُغْنِىَ عَنْهُمْ أَمْوَٰلُهُمْ وَلَآ أَوْلَـٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيْـًۭٔا ۖ وَأُولَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۚ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ ١١٦

Atyre që mohojnë, nuk do t’u bëjë aspak dobi tek Allahu, as pasuria, as fëmijët e tyre.348 Ata do të jenë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 348

As pasuria që kanë grumbulluar në këtë botë as fëmijët e tyre, nuk do i mbrojnë nga dënimi i Allahut.

3:117

مَثَلُ مَا يُنفِقُونَ فِى هَـٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا كَمَثَلِ رِيحٍۢ فِيهَا صِرٌّ أَصَابَتْ حَرْثَ قَوْمٍۢ ظَلَمُوٓا أَنفُسَهُمْ فَأَهْلَكَتْهُ ۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ ٱللَّهُ وَلَـٰكِنْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ ١١٧

Ajo që shpenzojnë në jetën e kësaj bote,349 është si shembulli i një ere të akullt, e cila godet të mbjellat e ndonjë populli që i ka bërë padrejtësi vetvetes,350 dhe i shkatërron ato.351 Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre,352 por ata i bënë padrejtësi vetvetes.353

Komentimi 5 shënime

Shënimi 349

Lëmosha që japin mohuesit e Allahut dhe të pejgamberit të Tij.

Shënimi 350

Pronarët e të mbjellave kundërshtuan Allahun dhe tejkaluan kufijtë e Tij.

Shënimi 351

Era e ftohtë i shkatërron dhe i asgjëson të mbjellat, për të cilat shpresonin se do t’i vilnin dhe të përfitonin prej tyre. Po kështu edhe ata që japin lëmoshë por janë mohues, lëmosha e tyre nuk u bën aspak dobi, sepse mohimi i tyre ua asgjëson veprat e mira që bëjnë.

Shënimi 352

Me mospranimin e lëmoshës së tyre.

Shënimi 353

Me mohimin e tyre.

3:118

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَتَّخِذُوا بِطَانَةًۭ مِّن دُونِكُمْ لَا يَأْلُونَكُمْ خَبَالًۭا وَدُّوا مَا عَنِتُّمْ قَدْ بَدَتِ ٱلْبَغْضَآءُ مِنْ أَفْوَٰهِهِمْ وَمَا تُخْفِى صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ ۚ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمُ ٱلْـَٔايَـٰتِ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ ١١٨

O besimtarë! Mos zgjidhni për miq të afërm354 njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj355, sepse ata nuk neglizhojnë që t’ju bëjnë dëm dhe dëshirojnë që të vuani.356 Urrejtja shfaqet qartë në gjuhët e tyre,357 kurse ajo që fshehin gjokset e tyre është edhe më e madhe.358 Ne tashmë jua kemi sqaruar provat, nëse jeni që kuptoni.359

Komentimi 6 shënime

Shënimi 354

Shokë të dashur, të zgjedhur e këshilltarë tuaj, të cilëve u shfaqni të fshehtat.

Shënimi 355

Jashtë rrethit të besimtarëve muslimanë.

Shënimi 356

Nuk reshtin së vepruari shkaqet që ju sjellin dëm dhe vuajtje, duan t’ju nxjerrin nga feja juaj, ndihmojnë armikun tuaj kundër jush, etj.

Shënimi 357

Të cilat shprehin mosbesimin dhe armiqësinë e tyre kundër atyre që besojnë.

Shënimi 358

Ajo që fshehin në zemër ata njerëz që nuk janë të fesë tuaj, miqësinë me të cilët Allahu ua ka ndaluar, është edhe më e madhe se ajo armiqësi e mosbesim që shprehin me gjuhët e tyre, prandaj bindjuni Allahut dhe mos qëndroni larg tyre.

Shënimi 359

U kemi këshilluar, o besimtarë, dhe u kemi sqaruar gjithçka në lidhje me ithtarët e Librit dhe të gjithë mohuesit, të cilët ua kemi ndaluar që t’i merrni për miq të dashur, me qëllim që të merrni mësim, nëse jeni që i kuptoni këshillat dhe mësimet e Allahut, urdhrat dhe ndalesat e Tij, dhe se dobia e këtyre u kthehet juve dhe ju jeni ata që përfitoni prej tyre.

3:119

هَـٰٓأَنتُمْ أُولَآءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلَا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِٱلْكِتَـٰبِ كُلِّهِۦ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوٓا ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَوْا عَضُّوا عَلَيْكُمُ ٱلْأَنَامِلَ مِنَ ٱلْغَيْظِ ۚ قُلْ مُوتُوا بِغَيْظِكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ١١٩

Ja! Ju jeni që i doni ata,360 kurse ata nuk ju duan juve,361 dhe ju i besoni të gjitha Librat.362 Kur ata ju takojnë, thonë: “Ne besojmë”363, por kur janë vetëm, nga mllefi ndaj jush,364 ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj!”365 Vërtet, Allahu di mirë gjithçka që gjendet në gjokse.366

Komentimi 7 shënime

Shënimi 360

Ju, o besimtarë që merrni për miq njerëz të tjerë jashtë fesë suaj, i doni dhe tregoni dashuri për ta, kurse ata nuk ju duan juve, madje fshehin armiqësi ndaj jush dhe mashtrim.

Shënimi 361

Këtu tregohet edhe një herë për butësinë dhe mëshirën e besimtarëve me kundërshtarët e tyre, dhe për ngurtësinë e zemrave të mohuesve dhe urrejtjen e tyre ndaj besimtarëve.

Shënimi 362

Librat e zbritur nga Allahu, kurse ata nuk i besojnë të gjitha Librat e Allahut, dhe ju e dini se me këtë gjë, ata kanë mohuar Allahun dhe shpalljet e Tij, kështu që juve ju takon më shumë që të shfaqni armiqësi e urrejtje kundër tyre, se sa ata kundër jush, sepse ata janë armiqtë tuaj dhe të Allahut. Andaj, mos i merrni kurrë miq ata.

Shënimi 363

Besojmë atë që i është shpallur Muhamedit. E thonin këtë nga frika dhe për t’u ruajtur nga besimtarët.

Shënimi 364

Kur ju shohin të bashkuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin.

Shënimi 365

Këtu përgëzohen besimtarët me faktin se mosbesimtarët janë ata të cilët vuajnë dhe plasin nga brenda kur shohin suksesin e besimtarëve në ndjekjen e rrugës së drejtë, dhe do të vazhdojnë të dënohen deri sa të vdesin për të kaluar pastaj nga dënimi i kësaj bote në dënimin më të madh në botën tjetër.

Shënimi 366

Dhe e di se çfarë fshehin këta jehudë e hipokritë në gjokset e tyre, prej mohimit dhe armiqësisë e urrejtjes ndaj besimtarëve, dhe ua regjistron ato për t’i dënuar me to në botën tjetër.

3:120

إِن تَمْسَسْكُمْ حَسَنَةٌۭ تَسُؤْهُمْ وَإِن تُصِبْكُمْ سَيِّئَةٌۭ يَفْرَحُوا بِهَا ۖ وَإِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا لَا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْـًٔا ۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌۭ ١٢٠

Nëse ju vjen ndonjë e mirë, kjo i keqëson ata e, nëse ju kap ndonjë e keqe, ata gëzohen. Por, nëse ju duroni dhe ruheni,367 kurthet e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet, Allahu përfshin368 gjithçka që veprojnë ata.369

Komentimi 3 shënime

Shënimi 367

I ruheni Allahut dhe keni frikë daljen para Tij.

Shënimi 368

Me dijen dhe fuqinë e Tij, dhe nuk i shpëton asgjë.

Shënimi 369

Pastaj u jep dënimin që meritojnë.

3:121

وَإِذْ غَدَوْتَ مِنْ أَهْلِكَ تُبَوِّئُ ٱلْمُؤْمِنِينَ مَقَـٰعِدَ لِلْقِتَالِ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ١٢١

Kujto, kur370 ti (o Muhamed) dole herët nga shtëpia jote, për t’u caktuar besimtarëve vendet e luftës e, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.371

Komentimi 2 shënime

Shënimi 370

Këtu bëhet fjalë për luftën e Uhudit, ku muslimanët e humbën betejën për shkak se disa prej tyre kundërshtuan urdhrin e Pejgamberit dhe nuk duruan, por vrapuan pas plaçkës së luftës kur menduan se armiku u mund dhe u tërhoq, por ai ishte një kurth në të cilin ata ranë si rezultat i thyerjes së urdhrit të Pejgamberit dhe vrapimit pas dynjasë. Muslimanët morën një mësim të madh në këtë luftë dhe nuk e përsëritën më kurrë gabimin e tyre, por vazhduan gjithnjë me vendosmëri në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij, deri sa Allahu u dha triumfin dhe njerëzit filluan të hyjnë në Islam grumbuj-grumbuj.

Shënimi 371

E di mirë se cilat prej mendimeve të tyre është më i mirë për ta dhe se çfarë fshehin ata në gjokset e tyre.

3:122

إِذْ هَمَّت طَّآئِفَتَانِ مِنكُمْ أَن تَفْشَلَا وَٱللَّهُ وَلِيُّهُمَا ۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ١٢٢

Kur dy grupe nga ju menduan të ktheheshin372, por Allahu ishte Mbrojtësi i tyre,373 prandaj besimtarët të mbështeten vetëm te Allahu!374

Komentimi 3 shënime

Shënimi 372

Në luftën e Uhudit, pas konsultimit dhe diskutimit, muslimanët vendosën të dalin nga Medina dhe ta presin armikun jashtë saj. Ata dolën me 1000 ushtarë, nga të cilët Abdullah ibë Ubej hipokriti, u kthye në mes të rrugës bashkë me 300 vetë që ishin hipokritë si ai dhe prej tij. Në këtë kohë, dy fise prej muslimanëve, Benu Seleme dhe Benu Harithe, u lëkundën dhe vendosën të kthehen nga frika, por Allahu i ruajti ata dhe u dha vendosmëri.

Shënimi 373

Miku i tyre i dashur, i Cili i ruajti ata nga rrëshqitja dhe i forcoi zemrat dhe gjunjtë.

Shënimi 374

Me zemrat e tyre, duke kërkuar dhe shpresuar vetëm nga Ai që t’u largojë të këqiat dhe t’u japë të mirat, me besim të patundur tek Allahu.

3:123

وَلَقَدْ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ بِبَدْرٍۢ وَأَنتُمْ أَذِلَّةٌۭ ۖ فَٱتَّقُوا ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ١٢٣

Allahu ju ndihmoi në Bedër,375 kur ishit pak në numër,376 andaj kini frikë Allahun, për të qenë falënderues.377

Komentimi 3 shënime

Shënimi 375

Në vendin e quajtur Bedër, apo në burimin e quajtur me këtë emër. Është fjala për luftën që ndodhi në atë vend, luftën e Bedrit.

Shënimi 376

Por të mbështetur tek Allahu dhe duke qenë të bindur ndaj Tij dhe të Dërguarit të Tij.

Shënimi 377

Kini frikë Allahun, sepse frika ndaj Tij është flaënderim për mirësitë e Tij.

3:124

إِذْ تَقُولُ لِلْمُؤْمِنِينَ أَلَن يَكْفِيَكُمْ أَن يُمِدَّكُمْ رَبُّكُم بِثَلَـٰثَةِ ءَالَـٰفٍۢ مِّنَ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ مُنزَلِينَ ١٢٤

Atëherë,378 kur ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton që Zoti juaj t’ju përforcojë me tre mijë engjëj të zbritur?”379

Komentimi 2 shënime

Shënimi 378

Në kohën e luftës së Bedrit.

Shënimi 379

Të dërguar nga Allahu. Nuk ka argument të qartë ku të thuhet se këta tre mijë engjëj që Allahu u premtoi besimtarëve të jenë dërguar në ndonjë luftë të caktuar, po kështu as për dërgimin e pesë mijë engjëjve, përveç asaj që thuhet në suren el Enfal, 9, në lidhje me luftën e Bedrit: “Kur ju i kërkuat ndihmë Zotit tuaj, Ai iu përgjigj lutjes suaj: “Unë do t’ju përforcoj me një mijë engjëj njëri pas tjetrit.” Megjithatë, dërgimi i këtij numri engjëjsh, ose më shumë apo më pak, qëndron të jetë premtim nga Allahu për atë ushtri muslimane të cilët plotësojnë kushtet e përfitimit nga ky premtim: durimin dhe devotshmërinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij e, Allahu nuk e thyen premtimin e Vet.

3:125

بَلَىٰٓ ۚ إِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا وَيَأْتُوكُم مِّن فَوْرِهِمْ هَـٰذَا يُمْدِدْكُمْ رَبُّكُم بِخَمْسَةِ ءَالَـٰفٍۢ مِّنَ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ مُسَوِّمِينَ ١٢٥

Po! Madje, nëse duroni dhe i ruheni Allahut e, ata ju sulmojnë menjëherë pas kësaj380, Zoti juaj do t’ju përforcojë me pesë mijë engjëj të shënuar.381

Komentimi 2 shënime

Shënimi 380

Pas luftës së Bedrit, në të cilën armiqtë pësuan disfatë të madhe.

Shënimi 381

Me shenjën e trimërisë. Por kushti i përfitimit nga ky premtim është: durimi dhe devotshmëria, siç thuhet në ajet.

3:126

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشْرَىٰ لَكُمْ وَلِتَطْمَئِنَّ قُلُوبُكُم بِهِۦ ۗ وَمَا ٱلنَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ ١٢٦

Allahu e bëri këtë, për t’ju dhënë lajm të mirë dhe që t’ju qetësojë zemrat me të.382 Fitorja vjen vetëm nga Allahu,383 i Plotëfuqishmi,384 i Urti.385

Komentimi 4 shënime

Shënimi 382

Dhe të mos trembeni nga armiku, numri i madh dhe armatimi i tij, sepse fuqia dhe fitorja është në dorë të Allahut.

Shënimi 383

Por edhe nëse Allahu iu përforcon me engjëj dhe ju triumfoni mbi armikun tuaj, ai triumf nuk është nga engjëjt, por vetëm nga Allahu, prandaj vetëm tek Allahu mbështetuni dhe vetëm prej Tij kërkoni ndihmë, dhe mos u mbështetni te numri i madh i juaji apo i engjëjve.

Shënimi 384

Në ndëshkimin e mohuesve me duart e miqve të Tij besimtarë.

Shënimi 385

Në rregullimin e gjërave në favorin tuaj, o besimtarë, kundër armiqve tuaj mohues, dhe në të gjitha çështjet e Tij.

3:127

لِيَقْطَعَ طَرَفًۭا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا أَوْ يَكْبِتَهُمْ فَيَنقَلِبُوا خَآئِبِينَ ١٢٧

(Po kështu386), që të asgjësojë një pjesë të atyre që nuk besuan387 apo t’i turpërojë ata,388 e të kthehen të dështuar.389

Komentimi 4 shënime

Shënimi 386

E bëri këtë: ndihmën që ju dha në luftën e Bedrit.

Shënimi 387

Në luftën e Bedrit u vranë disa prej kokave të së keqes, të mohimit dhe idhujtarisë, armiq të muslimanëve.

Shënimi 388

Me humbjen e madhe, ndërkohë që prisnin një fitore të sigurtë kundër ushtrisë së vogël muslimane.

Shënimi 389

Pa ju shkaktuar asgjë të keqe nga ajo që kishin planifikuar.

3:128

لَيْسَ لَكَ مِنَ ٱلْأَمْرِ شَىْءٌ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ أَوْ يُعَذِّبَهُمْ فَإِنَّهُمْ ظَـٰلِمُونَ ١٢٨

Ti (Muhamed) nuk ke asgjë në dorë390; ua pranon Ai pendimin391 apo i dënon, ata janë të padrejtë.392

Komentimi 3 shënime

Shënimi 390

Në lidhje me krijesat e Allahut, përveç zbatimit të urdhrit të Allahut mes tyre dhe t’i urdhërosh që t’i binden Allahut, kurse çështja e tyre është në Dorë të Allahut, vetëm Allahu gjykon mes tyre dhe vepron me Vullnetin e Vet absolut.

Shënimi 391

I udhëzon në Islam dhe ua pranon pendimin nga mohimi dhe idhujtaria, me urtësinë e Tij.

Shënimi 392

Dhe meritojnë çdo dënim që mund t’u japë Allahu. Në luftën e Uhudit, armiqtë idhujtarë e plagosën Pejgamberin me disa plagë, dhe ai mendoi të bënte lutje kundër tyre, duke thënë: “Si mund të shpëtojë një popull i cili gjakosi fytyrën e pejgamberit të tij, që i thërret për tek Allahu kurse ata e thërrasin për tek djalli, që i thërret në udhëzim kurse ata në humbje, që i thërret për në xhenet kurse ata për në zjarr?!” Dhe gati sa nuk bëri lutje kundër tyre me mallkim, por Allahu i shpalli atij këtë ajet, dhe ai nuk i mallkoi. [Taberiu]. Në mesin e atyre idhjtarëve kishte edhe prej tyre që më pas pranuan Islamin dhe u bënë muslimanë të mirë.

3:129

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ١٢٩

Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë.393 Allahu është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Komentimi 1 shënim

Shënimi 393

Për gjynahet dhe krimet e tyre.

3:130

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَأْكُلُوا ٱلرِّبَوٰٓا أَضْعَـٰفًۭا مُّضَـٰعَفَةًۭ ۖ وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ١٣٠

O besimtarë! Mos e hani kamatën shtesë mbi shtesë të shumëfishtë394 dhe kini frikë Allahun395, që të shpëtoni!

Komentimi 2 shënime

Shënimi 394

Ashtu si e hanit në kohën e injorancës para Islamit: kur dikush i jepte tjetrit një sasi të caktuar pasurie deri për në një afat të caktuar, pastaj vinte koha e kthimit të borxhit dhe ai nuk kishte ta kthente, i kërkonte shtyrje të afatit kundrejt një shtese mbi pasurinë e tij që mori borxh.

Shënimi 395

Në çështjen e kamatës dhe në çdo urdhër e ndalesë të Allahut, dhe bindjuni Allahut, që të shpëtoni nga dënimi i Tij dhe të fitoni xhenetin e Tij.

3:131

وَٱتَّقُوا ٱلنَّارَ ٱلَّتِىٓ أُعِدَّتْ لِلْكَـٰفِرِينَ ١٣١

Kini frikë Zjarrin,396 i cili është përgatitur për mohuesit!397

Komentimi 2 shënime

Shënimi 396

Ku mund të futeni për shkak të ngrënies së kamatës, pasi Allahu jua ka ndaluar atë.

Shënimi 397

Zjarri i xhehenemit është përgatitur për mohuesit e Allahut, prandaj mos e thyeni Urdhrin Tim dhe mos e lëni bindjen ndaj Meje pas besimit tuaj, sepse përndryshe do të futeni në zjarrin e përgatitur për mohuesit!

3:132

وَأَطِيعُوا ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ١٣٢

Bindjuni Allahut398 dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni!399

Komentimi 2 shënime

Shënimi 398

O besimtarë, bindjuni Allahut në çdo gjë që ju ndalon prej praktikimit të kamatës dhe çdo ndalese tjetër, dhe bindjuni të Dërguarit, Muhamedit gjithashtu, në çdo gjë që ju urdhëron e ju ndalon, sepse ai nuk flet nga vetja e tij, por me urdhër nga Allahu.

Shënimi 399

Që të mëshiroheni nga Allahu dhe të mos dënoheni nga Ai.

3:133

۞ وَسَارِعُوٓا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا ٱلسَّمَـٰوَٰتُ وَٱلْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ ١٣٣

Shpejtoni drejt faljes400 nga Zoti juaj dhe Xhenetit, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe Toka, i përgatitur për të devotshmit;401

Komentimi 2 shënime

Shënimi 400

Në kryerjen e atyre gjërave që ju sigurojnë falje dhe fshirje të gjynaheve nga Zoti juaj, me mëshirën e Tij.

Shënimi 401

Veprat e kryera me devotshmëri ndaj Allahut janë ato që të çojnë drejt xhenetit, dhe cilësitë e të devotshmëve janë ato që përmenden në ajetin në vijim.

3:134

ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ فِى ٱلسَّرَّآءِ وَٱلضَّرَّآءِ وَٱلْكَـٰظِمِينَ ٱلْغَيْظَ وَٱلْعَافِينَ عَنِ ٱلنَّاسِ ۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ ١٣٤

ata të cilët japin në të mirë402 e në të keq403, mposhtësit e zemërimit404 dhe falësit e njerëzve.405 E, Allahu i do bamirësit.406

Komentimi 5 shënime

Shënimi 402

Kur janë në gjendje të mirë financiare dhe bëjnë jetë të rehatshme.

Shënimi 403

Kur janë në gjendje të keqe financiare dhe bëjnë jetë të vështirë e të mundimshme.

Shënimi 404

Ata që e mbajnë veten në rast zemërimi dhe nuk e shfryjnë zemërimin e tyre edhe pse kanë mundësi për këtë.

Shënimi 405

Që ua falin njerëzve një të keqe që u kanë bërë edhe kur kanë mundësi të hakmerren.

Shënimi 406

Allahu i do ata të cilët i kryejnë këto vepra që janë cilësi të të devotshmëve, për të cilët Allahu ka përgatitur kopshtet e xhenetit. Vepruesit e këtyre veprave janë bamirës, vepërmirë, që bëjnë mirë dhe vepra të mira.

3:135

وَٱلَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَـٰحِشَةً أَوْ ظَلَمُوٓا أَنفُسَهُمْ ذَكَرُوا ٱللَّهَ فَٱسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَن يَغْفِرُ ٱلذُّنُوبَ إِلَّا ٱللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَىٰ مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ ١٣٥

Ata të cilët, kur bëjnë ndonjë vepër të turpshme407 apo i bëjnë padrejtësi vetvetes408, kujtojnë Allahun409 dhe menjëherë i kërkojnë falje për gjynahet e tyre410 – e kush mund t’i falë gjynahet përveç Allahut?411 – dhe nuk vazhdojnë me vetëdije në atë që kanë bërë;412

Komentimi 6 shënime

Shënimi 407

Vepër të ndaluar, mëkat, imoralitet, dalje nga kufijtë e përcaktuar në çdo gjë qoftë.

Shënimi 408

Duke vepruar vepra që nuk duhet t’i vepronin prej shkeljes së ligjeve të Allahut, gjë me të cilën i shkaktojnë vetes ndëshkimin e Allahut.

Shënimi 409

Dhe dënimin e përcaktuar nga Ai për ata që shkelin ligjet e Tij.

Shënimi 410

I kërkojnë Allahut që t’ua falë gjynahet dhe të mos i dënojë për to.

Shënimi 411

Askush nuk i fal gjynahet përveç Allahut dhe ata e dinë këtë.

Shënimi 412

Nuk këmbëngulin në bërjen e gjynaheve duke e ditur se janë gjynahe, pa u penduar dhe pa kërkuar falje për to.

3:136

أُولَـٰٓئِكَ جَزَآؤُهُم مَّغْفِرَةٌۭ مِّن رَّبِّهِمْ وَجَنَّـٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا ۚ وَنِعْمَ أَجْرُ ٱلْعَـٰمِلِينَ ١٣٦

shpërblimi i të atillëve është falja413 nga Zoti i tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (mirë)!

Komentimi 1 shënim

Shënimi 413

Falja e gjynaheve nga Allahu dhe mosndëshkimi për to.

3:137

قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِكُمْ سُنَنٌۭ فَسِيرُوا فِى ٱلْأَرْضِ فَٱنظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَـٰقِبَةُ ٱلْمُكَذِّبِينَ ١٣٧

Para jush ka pasur shumë shembuj (nga popujt e mëparshëm)414, prandaj ecni nëpër Tokë dhe shihni si ka qenë përfundimi i përgënjeshtruesve!415

Komentimi 2 shënime

Shënimi 414

Në popujt e mëparshëm që ka dërguar Allahu, ka shembuj për të dy grupet: grupit të besimtarëve dhe grupit të mohuesve. Besimtarët gjithnjë janë sprovuar me sprova të ndryshme për të vërtetuar qëndrueshmërinë e tyre në besim dhe për t’u pastruar nga gjynahet, kurse mohuesit i kanë luftuar besimtarët dhe të dërguarit e Allahut, por në fund triumfi ka qenë i të dërguarve të Allahut dhe ndjekësve të tyre besimtarë. Prandaj, o besimtarë që morët pjesë në luftën e Uhudit ku pësuat humbje, mos u dëshpëroni dhe mos u trishtoni për këtë, sepse ju keni shembuj në besimtarët e popujve të mëparshëm, dhe duhet të jeni të bindur se përfundimi i përgënjeshtruesve do të jetë humbja e rëndë në të dyja botët.

Shënimi 415

Të të dërguarve të Allahut. Përfundimi i tyre ka qenë gjithnjë poshtërimi dhe humbja, kurse fitorja dhe triumfi ka qenë gjithnjë për të dërguarit e Allahut dhe ndjekësit e tyre.

3:138

هَـٰذَا بَيَانٌۭ لِّلنَّاسِ وَهُدًۭى وَمَوْعِظَةٌۭ لِّلْمُتَّقِينَ ١٣٨

Ky416 është sqarim për njerëzit, udhëzim417 dhe këshillë për të devotshmit.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 416

Këto që u përmendën më sipër.

Shënimi 417

Në rrugën e drejtë dhe në fenë e vërtetë.

3:139

وَلَا تَهِنُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَنتُمُ ٱلْأَعْلَوْنَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ١٣٩

Mos u ligështoni dhe mos u trishtoni,418 sepse ju jeni më të lartët,419 nëse jeni besimtarë të vërtetë.420

Komentimi 3 shënime

Shënimi 418

O shokët e Muhamedit, nga ajo që pësuat prej armikut tuaj në Uhud.

Shënimi 419

Do të triumfoni ndaj tyre dhe do t’i mundni ata.

Shënimi 420

Nëse e besoni të Dërguarin Tim në ato që u premton dhe që ju njofton në lidhje me përfundimin tuaj dhe të armiqve tuaj.

3:140

إِن يَمْسَسْكُمْ قَرْحٌۭ فَقَدْ مَسَّ ٱلْقَوْمَ قَرْحٌۭ مِّثْلُهُۥ ۚ وَتِلْكَ ٱلْأَيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ ٱلنَّاسِ وَلِيَعْلَمَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَيَتَّخِذَ مِنكُمْ شُهَدَآءَ ۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٤٠

Nëse ju godet ndonjë plagë,421 edhe ata njerëz janë goditur me plagë të tilla më parë, por këto ditë422 (fitoreje e humbjeje), Ne i ndërrojmë mes njerëzve423, që Allahu t’i dallojë ata që besojnë424 dhe disa nga ju t’i marrë dëshmorë425. Allahu nuk i do të padrejtët;426

Komentimi 6 shënime

Shënimi 421

Ndonjë plagosje apo vrasje në luftën me armiqtë, në Uhud.

Shënimi 422

Si dita e Bedrit, me fitore të muslimanëve dhe si dita e Uhudit, me humbje të tyre.

Shënimi 423

Mes muslimanëve dhe jomuslimanëve, duke i dhënë fitore herë këtyre dhe herë atyre; kur muslimanët i plotësojnë kushtet e ndihmës nga Allahu, ata triumfojnë mbi armiqtë e tyre dhe në të kundërt, atyre nuk u premtohet fitorja, siç e pamë më parë.

Shënimi 424

Në mënyrë që të dallohen besimtarët nga hipokritët, Allahu i sprovon njerëzit dhe nuk ua jep triumfin gjithnjë besimtarëve, sepse përndryshe do të hynin në fe edhe ata që nuk e duan atë. Këtu nuk është për qëllim që t’i dallojë e t’i dijë Allahu se kush janë ata që besojnë, sepse Allahu di gjithçka në hollësi për çdo krijesë, që para se ta krijonte, por është për qëllim që të dallohen nga njerëzit dhe të jenë argument i dëshmuar nga ata në botën tjetër.

Shënimi 425

Të nderojë me gradën e dëshmorit atë që Ai dëshiron të nderojë me këtë gradë të lartë.

Shënimi 426

Ata të cilët i bëjnë padrejtësi vetvetes duke shkelur ligjet e Allahut dhe duke mos marrë pjesë në luftë në rrugë të Allahut.

3:141

وَلِيُمَحِّصَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَيَمْحَقَ ٱلْكَـٰفِرِينَ ١٤١

dhe që Allahu t’i provojë besimtarët427 dhe t’i shuajë mohuesit.428

Komentimi 2 shënime

Shënimi 427

Për t’u dalluar ata që janë të sinqertë e me besim të saktë nga ata që janë hipokritë.

Shënimi 428

T’i pakësojë e t’i asgjësojë, apo t’u zbulojë mohimin që mbajnë të fshehur në zemrat e tyre për t’u ruajtur nga ju, dhe kështu ju do t’i luftoni ata dhe ata do të shuhen.

3:142

أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُوا ٱلْجَنَّةَ وَلَمَّا يَعْلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَـٰهَدُوا مِنكُمْ وَيَعْلَمَ ٱلصَّـٰبِرِينَ ١٤٢

A menduat429 se do të hyni në Xhenet, pa i bërë Allahu të ditur ata që kanë luftuar prej jush dhe pa i bërë të ditur durimtarët?430

Komentimi 2 shënime

Shënimi 429

O shokët e Muhamedit, dhe ju besimtarë në përgjithësi.

Shënimi 430

Pa ia bërë të qartë robërve të Mi besimtarë se kush është luftëtar në rrugën Time dhe kush nuk është, se kush është durimtar në sprovat e Mia dhe kush nuk është, për ta ditur se xheneti nuk arrihet lehtë, sepse vlera e tij është e madhe dhe puna për të arritur atë duhet të jetë gjithashtu e madhe dhe e vështirë.

3:143

وَلَقَدْ كُنتُمْ تَمَنَّوْنَ ٱلْمَوْتَ مِن قَبْلِ أَن تَلْقَوْهُ فَقَدْ رَأَيْتُمُوهُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ ١٤٣

Ju e dëshironit vdekjen431 para se të ballafaqoheshit me të dhe ja, tashmë e patë me sytë tuaj.432

Komentimi 2 shënime

Shënimi 431

Shkakun e vdekjes, d.m.th. luftën.

Shënimi 432

E patë atë që dëshironit, në luftën e Uhudit. Shumë prej shokëve të Pejgamberit, të cilët nuk morën pjesë në luftën e Bedrit, dëshironin që Allahu t’u mundësonte një luftë tjetër ku të bënin të gjitha përpjekjet e tyre dhe të merrnin shpërblimin e madh nga Allahu.

3:144

وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌۭ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ ٱلرُّسُلُ ۚ أَفَإِين مَّاتَ أَوْ قُتِلَ ٱنقَلَبْتُمْ عَلَىٰٓ أَعْقَـٰبِكُمْ ۚ وَمَن يَنقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَن يَضُرَّ ٱللَّهَ شَيْـًۭٔا ۗ وَسَيَجْزِى ٱللَّهُ ٱلشَّـٰكِرِينَ ١٤٤

Muhamedi nuk është tjetër, veçse i Dërguar, para të cilit kanë ardhur të gjithë të Dërguarit e tjerë.433 Nëse ai vdes apo vritet, a mos do të zmbrapseni434? Por, kushdo që zmbrapset,435 nuk do t’i bëjë aspak dëm Allahut.436 Dhe, Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.437

Komentimi 5 shënime

Shënimi 433

Muhamedi është një prej të Dërguarve të Allahut, prej vargut të tyre dhe vula e tyre, pas të cilit nuk ka më të dërguar tjetër, por vetëm dijetarë që u mësojnë njerëzve fenë e Allahut. Ashtu si edhe të gjithë të dërguarit para Muhamedit, të cilët janë robër të Allahut dhe krijesa të Tij, edhe Muhamedi do të vdesë në afatin e përcaktuar nga Allahu, prandaj ju, o shokët e Muhamedit, nuk keni pse të llahtariseni e të brengoseni nëse atij i vjen vdekja. Këtu u tërhiqet vërejtja atyre besimtarëve që morën pjesë në luftën e Uhudit, dhe kur dëgjuan se Muhamedi u vra, i kthyen shpinën armikut dhe e lanë luftën.

Shënimi 434

A do të dezertoni nga feja juaj, me të cilën Allahu dërgoi Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), pasi që iu bë e qartë e vërteta e thirrjes së tij dhe e besuat atë dhe shpalljen që i shpallej nga Allahu?

Shënimi 435

Kushdo që del nga feja dhe kthehet në mohim pas besimit të tij.

Shënimi 436

Nuk e dobëson fuqinë e Allahut dhe as pushtetin e Tij, por ai dëmton vetveten me mosbesimin e tij.

Shënimi 437

Ata të cilët qëndrojnë të patundur në fenë e Allahut me mirësinë e Allahut dhe e falënderojnë Allahun për mirësitë e Tij të pafundme.

3:145

وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَن تَمُوتَ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ كِتَـٰبًۭا مُّؤَجَّلًۭا ۗ وَمَن يُرِدْ ثَوَابَ ٱلدُّنْيَا نُؤْتِهِۦ مِنْهَا وَمَن يُرِدْ ثَوَابَ ٱلْـَٔاخِرَةِ نُؤْتِهِۦ مِنْهَا ۚ وَسَنَجْزِى ٱلشَّـٰكِرِينَ ١٤٥

Asnjë shpirti nuk i takon të vdesë, veçse me lejen e Allahut,438 në afatin e përcaktuar. Kush dëshiron të mirat e kësaj bote439, Ne do t’i japim prej saj,440 dhe kush dëshiron shpërblimin e botës tjetër,441 Ne do t’i japim prej saj.442 Dhe, do t’i shpërblejmë falënderuesit.443

Komentimi 6 shënime

Shënimi 438

As Muhamedi dhe asnjë prej krijesave të Allahut nuk mund të vdesë veçse pasi të plotësojë afatin e përcaktuar nga Allahu për vdekjen e tij dhe, kur plotësohet afati i caktuar dhe Allahu jep lejë për vdekjen, atëherë ai vdes. Ndërsa para afatit të përcaktuar nga Allahu, askush nuk mund të vdesë edhe sikur e gjithë bota ngrihet për ta vrarë.

Shënimi 439

Me veprat e tij, dhe nuk kërkon atë që është tek Allahu.

Shënimi 440

Aq sa i është caktuar prej riskut në ditët e jetës së tij në dynja, kurse në të mirat e botës tjetër ai nuk do të ketë pjesë.

Shënimi 441

Kush dëshiron atë që është tek Allahu, të cilën Allahu e ka përgatitur për ata që punojnë për botën tjetër.

Shënimi 442

Prej shpërblimit të madh të Allahut në botën tjetër, shpërblim me të cilin Allahu ka veçuar ata që i binden Atij.

Shënimi 443

Shpërblimi me të mirat e botës tjetër do të jetë për ata që veprojnë në bindje ndaj Allahut dhe janë falënderues e jo mosmirënjohës.

3:146

وَكَأَيِّن مِّن نَّبِىٍّۢ قَـٰتَلَ مَعَهُۥ رِبِّيُّونَ كَثِيرٌۭ فَمَا وَهَنُوا لِمَآ أَصَابَهُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَمَا ضَعُفُوا وَمَا ٱسْتَكَانُوا ۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلصَّـٰبِرِينَ ١٤٦

Sa e sa profetë kanë luftuar, bashkë me ndjekës të shumtë,444 dhe kurrë nuk u përkulën para goditjeve që morën në Rrugën e Allahut,445 as nuk u dobësuan,446 as nuk u nënshtruan447. Dhe Allahu i do të durueshmit.448

Komentimi 5 shënime

Shënimi 444

Të cilët u edukuan nga pejgamberët në besim dhe vepra të mira.

Shënimi 445

Nuk e lanë kurrë xhihadin edhe pse merrnin plagë, vriteshin e sakatoheshin nga armiqtë e Allahut, as pas vdekjes së pejgamberit të tyre.

Shënimi 446

Me vdekjen e pejgamberit të tyre, por qëndruan të fortë dhe vazhduan me vendosmëri t’i bëjnë qëndresë armikut.

Shënimi 447

Nuk iu nënshtruan armikut të tyre me hyrjen e në fenë e tij apo me lajkatimin e tij prej frikës, por vazhduan të ecin me bindje dhe vendosmëri në rrugën e pejgamberit të tyre, duke duruar në zbatimin e urdhrit të Allahut dhe të pejgamberit të tyre, në bindje ndaj Allahut dhe në zbatim të shpalljes së Tij.

Shënimi 448

Allahu i do këta besimtarë me këto cilësi, të cilët durojnë në zbatimin e urdhrave të Tij dhe në bindjen ndaj Tij e ndaj të Dërguarit të Tij, në xhihad dhe gjithmonë.

3:147

وَمَا كَانَ قَوْلَهُمْ إِلَّآ أَن قَالُوا رَبَّنَا ٱغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسْرَافَنَا فِىٓ أَمْرِنَا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَٱنصُرْنَا عَلَى ٱلْقَوْمِ ٱلْكَـٰفِرِينَ ١٤٧

Ata nuk thonin fjalë tjetër,449 përveç: “Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona450 dhe teprimin në punën tonë,451 na jep vendosmëri452 dhe na ndihmo kundër popullit mohues!”453

Komentimi 5 shënime

Shënimi 449

Kur u vdiste pejgamberi i tyre.

Shënimi 450

Të vogla.

Shënimi 451

Gjynahet e mëdha.

Shënimi 452

Na forco dhe na bëj të qëndrueshëm në luftën kundër armikut Tënd dhe armikut tonë, dhe mos na bëj prej atyre që mposhten dhe dezertojnë nga fronti.

Shënimi 453

Na ndihmo kundër popullit që mohon Njësimin Tënd dhe profetësinë e Pejgamberit Tënd. Këtu u tërhiqet vërejtja atyre besimtarëve të cilët u larguan nga lufta e Uhudit kur dëgjuan fjalën e gënjeshtërt se Muhamedi ishte vrarë. Atyre u thuhet se duhet të kishin vepruar ashtu si kanë vepruar ndjekësit e Pejgamberëve të mëparshëm.

3:148

فَـَٔاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ ثَوَابَ ٱلدُّنْيَا وَحُسْنَ ثَوَابِ ٱلْـَٔاخِرَةِ ۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلْمُحْسِنِينَ ١٤٨

Kështu që, Allahu u dha atyre shpërblimin e kësaj bote454 dhe shpërblimin më të mirë në botën tjetër.455 Allahu i do punëmbarët.456

Komentimi 3 shënime

Shënimi 454

Fitoren kundër armikut, pushtetin në tokë, etj.

Shënimi 455

Arritjen e kënaqësisë së Zotit të tyre, xhenetin dhe mirësitë e tij, si shpërblim të veprave të tyre në dynja.

Shënimi 456

Në adhurimin e Krijuesit të tyre dhe në sjelljen me krijesat, dhe prej veprës së mbarë është që në xhihad të veprohet ashtu si vepruan këta që cilësohen në këto ajete.

3:149

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا إِن تُطِيعُوا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا يَرُدُّوكُمْ عَلَىٰٓ أَعْقَـٰبِكُمْ فَتَنقَلِبُوا خَـٰسِرِينَ١٤٩

O besimtarë! Nëse u bindeni atyre që mohojnë457, ata do t’ju zmbrapsin,458 e ju do të ktheheni459 të humbur.460

Komentimi 4 shënime

Shënimi 457

Profetësinë e pejgamberit tuaj, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), prej jehudëve dhe të krishterëve.

Shënimi 458

Nga feja juaj dhe do t’ju kthejnë në mosbesim pas besimit tuaj.

Shënimi 459

Nga feja dhe besimi juaj në të cilin ju ka udhëzuar Allahu.

Shënimi 460

E të shkatërruar, në këtë botë dhe në botën tjetër.

3:150

بَلِ ٱللَّهُ مَوْلَىٰكُمْ ۖ وَهُوَ خَيْرُ ٱلنَّـٰصِرِينَ ١٥٠

Por, Allahu është Mbrojtësi juaj461 dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.462

Komentimi 2 shënime

Shënimi 461

Ndihmuesi juaj kundër armiqve tuaj mohues, dhe Ai ju shpëton nga bindja ndaj mohuesve dhe nga çdo humbje, prandaj vetëm Allahut bindjuni dhe vetëm Fjalën e Tij dëgjoni.

Shënimi 462

Prandaj vetëm nga Allahu kërkoni ndihmë dhe nga askush tjetër.

3:151

سَنُلْقِى فِى قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا ٱلرُّعْبَ بِمَآ أَشْرَكُوا بِٱللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِۦ سُلْطَـٰنًۭا ۖ وَمَأْوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ ۚ وَبِئْسَ مَثْوَى ٱلظَّـٰلِمِينَ ١٥١

Ne463 do të fusim tmerr në zemrat e atyre që mohojnë,464 për shkak se i shoqërojnë Allahut gjëra, për të cilat Ai nuk ka zbritur asnjë argument.465 Vendkthimi i tyre është Zjarri.466 E, nuk ka banesë më të keqe se ajo e të padrejtëve.467

Komentimi 5 shënime

Shënimi 463

Allahu i Madhëruar.

Shënimi 464

Allahun dhe pejgamberin e Tij, prej atyre që ju luaftuan në Uhud.

Shënimi 465

Për shkak se adhuronin idhujt dhe i bindeshin djallit, pa pasur ndonjë argument apo provë nga Allahu.

Shënimi 466

Zjarri i xhehenemit në botën tjetër.

Shënimi 467

Të cilët i bënë padrejtësi vetvetes me kryerjen e veprave që meritojnë dënimin e Allahut.

3:152

وَلَقَدْ صَدَقَكُمُ ٱللَّهُ وَعْدَهُۥٓ إِذْ تَحُسُّونَهُم بِإِذْنِهِۦ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَـٰزَعْتُمْ فِى ٱلْأَمْرِ وَعَصَيْتُم مِّنۢ بَعْدِ مَآ أَرَىٰكُم مَّا تُحِبُّونَ ۚ مِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ ٱلْـَٔاخِرَةَ ۚ ثُمَّ صَرَفَكُمْ عَنْهُمْ لِيَبْتَلِيَكُمْ ۖ وَلَقَدْ عَفَا عَنكُمْ ۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٥٢

Allahu e përmbushi premtimin e Vet,468 kur ju, me vullnetin e Tij, e thyet armikun, deri sa ju humbët kurajën, u grindët midis jush469 dhe thyet urdhërin470, pasi Ai ju tregoi atë që donit.471 Disa nga ju dëshirojnë këtë botë,472 kurse të tjerë dëshirojnë botën tjetër473. Pastaj, Ai ju zmbrapsi para tyre për t’ju sprovuar,474 por sigurisht që më pas jua fali atë gabim.475 Allahu ka mirësi të madhe ndaj besimtarëve.476

Komentimi 9 shënime

Shënimi 468

Premtimin që ju dha me gjuhën e Muhamedit, në Uhud, kur u tha harkëtarëve: “Qëndroni në vendet tuaja dhe mos i lëshoni ato në asnjë mënyrë, edhe sikur të na shihni që e mundëm armikun dhe e vumë para. Ne do të vazhdojmë të jemi triumfatorë përderisa ju qëndroni në vendet tuaja.” Dhe pejgamberi u premtoi atyre fitoren, nëse ata do të qëndronin në vendet e tyre.

Shënimi 469

Në lidhje me premtimin e Allahut.

Shënimi 470

E Pejgamberit tuaj. Janë për qëllim harkëtarët, të cilët Pejgamberi i urdhëroi të qëndronin në vendet e tyre në grykën e Uhudit dhe të mos i linin vendet në asnjë mënyrë.

Shënimi 471

Prej tërheqjes së armiqve dhe plaçkës së lënë pas nga ata. Kjo ndodhi në fillim të luftës së Uhudit, para se harkëtarët të linin vendet e tyre dhe para se kalorësia e armikut t’i vinte nga pas ushtrisë besimtare.

Shënimi 472

Ata të cilët lanë vendet e tyre që u caktoi Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Shënimi 473

Ata harkëtarë, të cilët qëndruan dhe nuk i lanë vendet e tyre që u caktoi Pejgamberi.

Shënimi 474

Dhe për t’ju dhënë mësim, që të mos e thyeni më kurrë urdhrin e Allahut dhe as të Pejgamberit të Tij.

Shënimi 475

Dhe nuk ju shoi të gjithëve në duart e armikut.

Shënimi 476

Ua fal atyre shumë prej gjynaheve për të cilat meritojnë dënimin e Tij dhe nëse i dënon me diçka prej tyre, kjo është e mirë për ta, sepse kur besimtarin e kap një e keqe, ai duron dhe kjo është e mirë për të, dhe kur e kap një e mirë, ai falënderon dhe kjo është e mirë për të. Mirësitë e Allahut ndaj besimtarëve janë të panumërta, por mirësia më e madhe është mirësia e besimit dhe udhëzimit në Islam.

3:153

۞ إِذْ تُصْعِدُونَ وَلَا تَلْوُۥنَ عَلَىٰٓ أَحَدٍۢ وَٱلرَّسُولُ يَدْعُوكُمْ فِىٓ أُخْرَىٰكُمْ فَأَثَـٰبَكُمْ غَمًّۢا بِغَمٍّۢ لِّكَيْلَا تَحْزَنُوا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا مَآ أَصَـٰبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ ١٥٣

Kur ju morët malin477 dhe nuk i vinit vesh askujt,478 e i Dërguari ju thërriste nga mbrapa,479 Ai ju ndëshkoi me ankth pas ankthi,480 që të mos mërziteni as për atë që ju doli duarsh,481 as për atë që ju goditi.482 Allahu njeh në hollësi gjithçka që ju punoni.483

Komentimi 7 shënime

Shënimi 477

Duke ia mbathur nga armiku, në luftën e Uhudit.

Shënimi 478

Nuk dëgjonit e nuk shihnit askënd, por secili kërkonte të shpëtonte kokën e vet, ndërkohë gjendja nuk kishte shkuar deri këtu, dhe ata që ikën nuk ishin në vijë të parë të frontit.

Shënimi 479

Duke iu thënë: “Ejani tek unë, robër të Allahut!” Por ata nuk u ngjitën tek ai dhe as që ia hodhën shikimin.

Shënimi 480

Siç ishte humbja e fitores ndaj besimtarëve dhe humbja e plaçkës së tyre, numri i madh i të vrarëve nga pala e tyre, i cili arriti në 70 të vrarë, dhe mbi të gjitha, fjala se pejgamberi u vra.

Shënimi 481

Prej plaçkës së armikut dhe triumfit ndaj tyre.

Shënimi 482

Në humbjen e luftës, në plagët e marra në të, në humbjen e shokëve të cilët u vranë. Por kur ata mësuan se Pejgamberi ishte gjallë, iu bënë të lehta të gjitha ankthet dhe humbjet që pësuan. Ky ishte një mësim për besimtarët, që të duronin në fatkeqësi dhe të përballonin çdo vështirësi.

Shënimi 483

Dhe ju shpërblen sipas veprave tuaja: punëmirit me të mirë dhe punëkeqit me të keqe, ose ia fal të këqiat.

3:154

ثُمَّ أَنزَلَ عَلَيْكُم مِّنۢ بَعْدِ ٱلْغَمِّ أَمَنَةًۭ نُّعَاسًۭا يَغْشَىٰ طَآئِفَةًۭ مِّنكُمْ ۖ وَطَآئِفَةٌۭ قَدْ أَهَمَّتْهُمْ أَنفُسُهُمْ يَظُنُّونَ بِٱللَّهِ غَيْرَ ٱلْحَقِّ ظَنَّ ٱلْجَـٰهِلِيَّةِ ۖ يَقُولُونَ هَل لَّنَا مِنَ ٱلْأَمْرِ مِن شَىْءٍۢ ۗ قُلْ إِنَّ ٱلْأَمْرَ كُلَّهُۥ لِلَّهِ ۗ يُخْفُونَ فِىٓ أَنفُسِهِم مَّا لَا يُبْدُونَ لَكَ ۖ يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ ٱلْأَمْرِ شَىْءٌۭ مَّا قُتِلْنَا هَـٰهُنَا ۗ قُل لَّوْ كُنتُمْ فِى بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ ٱلَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقَتْلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمْ ۖ وَلِيَبْتَلِىَ ٱللَّهُ مَا فِى صُدُورِكُمْ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِى قُلُوبِكُمْ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ١٥٤

Pastaj, pas ankthit tuaj, Ai ju zbriti siguri: përgjumje, e cila kaploi një grup prej jush484; kurse grupi tjetër (hipokritët) ishin në merak për veten e tyre485, duke menduar për Allahun të pavërtetën, bindjet e injorancës.486 Ata thoshin: “A kemi shtënë në dorë ndonjë gjë prej kësaj çështje (fitores së premtuar)?”487 Thuaju: “Të gjitha çështjet janë në Dorë të Allahut!”488 Ata fshehin në vete gjëra që nuk t’i shfaqin ty. Ata thonë: “Sikur të kishim ne ndonjë gjë në dorë për këtë çështje489, nuk do të vriteshim këtu.”490 Thuaju: “Edhe sikur të kishit qenë në shtëpitë tuaja491, atyre që u ishte caktuar vrasja, do të dilnin në vendin e flijimit të tyre.”492 Allahu e bëri këtë për të provuar atë që keni në gjokset tuaja493 dhe për të dalluar atë që keni në zemrat tuaja.494 Allahu e di mirë se ç’ka në gjokse.495

Komentimi 12 shënime

Shënimi 484

Besimtarët e sinqertë e të devotshëm dhe jo hipokritët e të pështjelluarit, sepse siguria e përgjumja nuk i vjen atij që është i frikësuar e në ankth, siç janë hipokritët e të pështjelluarit në çështjen e tyre.

Shënimi 485

Kishin frikë nga vdekja.

Shënimi 486

Ashtu si mendonin idhujtarët e kohës së injorancës, duke dyshuar tek Allahu dhe te profetësia e Pejgamberit të Tij, dhe duke menduar se Allahu e la në baltë Pejgamberin e Tij dhe ngriti mohuesit mbi të.

Shënimi 487

Me kuptimin se nuk kemi triumfuar ashtu si na është premtuar nga Allahu dhe nga i Dërguari i Tij; duke menduar keq për Allahun dhe duke hedhur dyshime në çështjen e fesë së Tij. Ata mendoni se Allahu nuk do ta përmbushte çështjen e të Dërguarit të Tij dhe se humbja në Uhud do të ishte asgjësimi i pakthyeshëm i fesë së Allahut!

Shënimi 488

Të gjitha çështjet ndodhin me paracaktimin e Allahut dhe me Vullnetin e Tij, dhe në fund, fitorja do të jetë e miqve të Allahut dhe atyre që i binden Atij, edhe nëse u ndodh ajo që u ndodhi në Uhud.

Shënimi 489

Sikur të na merrej mendimi dhe të na dëgjohej fjala në lidhje me daljen tek armiku, në Uhud.

Shënimi 490

Nuk do të dilnim të luftonim ata që luftuam e na vranë në Uhud.

Shënimi 491

Dhe të mos kishit dalë për të luftuar bashkë me besimtarët, gjë e cila do t’u zbulonte besimtarëve hipokrizinë tuaj.

Shënimi 492

Atyre që u ishte caktuar vrasja, do t’u shfaqej vendi ku do të vdisnin dhe do të dilnin nga shtëpitë e tyre e do të shkonin te vendi ku u ishte caktuar të vdisnin.

Shënimi 493

Për të nxjerrë në pah atë që fshihni në gjokse, o ju hipokritë,që besimtarët ta shohin hapur hipokrizinë tuaj.

Shënimi 494

Në mënyrë që besimtarëve t’u bëhet e qartë ajo që fshehni në zemrat tuaja prej armiqësisë dhe urrejtjes për Allahun, të Dërguarin e Tij dhe vetë ata.

Shënimi 495

Dhe nga dija e urtësia e Tij absolute është se Ai ka caktuar shkaqe dhe mjete me anë të të cilave shfaqen ato që fshihen në gjokse dhe gjërat e fshehta të njerëzve.

3:155

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَلَّوْا مِنكُمْ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ إِنَّمَا ٱسْتَزَلَّهُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ بِبَعْضِ مَا كَسَبُوا ۖ وَلَقَدْ عَفَا ٱللَّهُ عَنْهُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌۭ ١٥٥

Vërtet, ata që u zmbrapsën prej jush,496 ditën kur u ndeshën dy ushtritë,497 në të vërtetë, i shtyu djalli në rrëshqitje498 për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, Allahu ua fali atyre.499 Allahu është Falës i madh500, i Butë.501

Komentimi 6 shënime

Shënimi 496

Ata që dezertuan nga fronti me armikun.

Shënimi 497

Në luftën e Uhudit.

Shënimi 498

Në gabim dhe në thyerje të urdhrit të Pejgamberit.

Shënimi 499

Dhe nuk i dënoi për gabimet e tyre, përndryshe do t’i kishte shuar të gjithë në Uhud.

Shënimi 500

Allahu i mbulon gjynahet e atyre që i besojnë Atij dhe të Dërguarit të Tij, dhe nuk i dënon për to.

Shënimi 501

Nuk e nxiton ndëshkimin për ata që e thyejnë Urdhrin e Tij.

3:156

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا لَا تَكُونُوا كَٱلَّذِينَ كَفَرُوا وَقَالُوا لِإِخْوَٰنِهِمْ إِذَا ضَرَبُوا فِى ٱلْأَرْضِ أَوْ كَانُوا غُزًّۭى لَّوْ كَانُوا عِندَنَا مَا مَاتُوا وَمَا قُتِلُوا لِيَجْعَلَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ حَسْرَةًۭ فِى قُلُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌۭ ١٥٦

O besimtarë! Mos u bëni si ata që mohuan dhe u thoshin vëllezërve të tyre, kur këta niseshin për udhëtim ose në luftë: “Sikur të rrinin te ne, as nuk do të vdisnin, as nuk do të vriteshin.” Për ta bërë Allahu këtë gjë, pikëllim në zemrat e tyre.502 Allahu është Ai që jep jetë dhe që merr jetë.503 Allahu sheh gjithçka që veproni ju.504

Komentimi 3 shënime

Shënimi 502

Ankth e mërzitje, për shkak se ata e injoronin faktin se e gjithë kjo çështje është në Dorë të Allahut. Allahu e ka në dorë marrjen e shpirtrave të krijesave të Tij dhe për secilën krijesë Ai ka vendosur afat të caktuar vdekje e mbarimi.

Shënimi 503

Kur të dojë dhe kujt të dojë prej krijesave të Tij. Vdekja është vetëm në Dorë të Allahut dhe të askujt tjetër, prandaj mos ngurroni të shkoni të luftoni në Rrugë të Allahut dhe duroni në luftën kundër armikut, edhe nëse numri juaj është i vogël dhe ai i armikut është i madh, sepse askush prej jush nuk ka për t’u vrarë dhe as për të vdekur, veçse pasi t’i mbarojë afati i jetës dhe t’i vijë vdekja. Edhe nëse dikujt prej jush i vjen vdekja dhe vritet në luftë, ju mos u trishtoni dhe mos u dobësoni përpara armikut, sepse atij i ka qenë e caktuar vdekja, prandaj vazhdoni të luftoni me trimëri dhe guxim.

Shënimi 504

Qoftë e mirë apo e keqe, prandaj frikësojuni Atij, o besimtarë, sepse Ai i regjistron të gjitha këto për t’ua treguar juve në ditën e gjykimit, dhe për t’ju shpërblyer sipas tyre.

3:157

وَلَئِن قُتِلْتُمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوْ مُتُّمْ لَمَغْفِرَةٌۭ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَحْمَةٌ خَيْرٌۭ مِّمَّا يَجْمَعُونَ ١٥٧

Edhe nëse ju vriteni, ose vdisni në Rrugë të Allahut,505 falja dhe mëshira nga Allahu, padyshim, janë më të mira nga ajo që grumbullojnë ata.506

Komentimi 2 shënime

Shënimi 505

Kjo është me caktimin e Allahut, prandaj mos t’ju futet aspak dyshim se të gjitha çështjet janë në Dorë të Allahut, dhe se jeta e vdekja janë çështje që i përkasin Allahut, ashtu si dyshuan hipokritët në këto gjëra.

Shënimi 506

Falja e gjynaheve nga Allahu dhe Mëshira e Tij për ju, është më e mirë se të gjitha zbukurimet e dynjasë që grumbullojnë ata të cilët nuk dalin në rrugë të Allahut dhe nuk i luftojnë armiqtë e Allahut, përderisa ju e bëni këtë për Hir të Allahut dhe në rrugë të Tij.

3:158

وَلَئِن مُّتُّمْ أَوْ قُتِلْتُمْ لَإِلَى ٱللَّهِ تُحْشَرُونَ ١٥٨

Edhe nëse vdisni apo vriteni, ju tek Allahu do të tuboheni gjithësesi.507

Komentimi 1 shënim

Shënimi 507

Kthimi i të gjitha krijesave është tek Allahu dhe Ai do i shpërblejë sipas veprave që kanë bërë në dynja, prandaj garoni të vriteni apo të vdisni në rrugë të Allahut, sepse kjo është më e mira për ju.

3:159

فَبِمَا رَحْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ لِنتَ لَهُمْ ۖ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ ٱلْقَلْبِ لَٱنفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ ۖ فَٱعْفُ عَنْهُمْ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِى ٱلْأَمْرِ ۖ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُتَوَكِّلِينَ ١٥٩

Me anë të mëshirës nga Allahu, ti (o Muhamed) u solle butë me ta.508 Por, sikur të kishe qenë i vrazhdë e zemërashpër, ata do të largoheshin prej teje.509 Prandaj falua atyre gabimin,510 kërkoi falje Allahut për ta dhe konsultohu me ta për çështjet.511 Dhe kur të vendosësh për diçka, mbështetju Allahut.512 Vërtet, Allahu i do ata që i mbështeten Atij.513

Komentimi 6 shënime

Shënimi 508

Me ndjekësit dhe shokët e tu, të cilëve u pëlqyen moralet dhe sjelljet e tua. Edhe nëse dikush prej tyre të mundonte apo të dëmtonte, ti e duroje dhe përmbaheshe në të gjitha rastet, përveç nëse bëhej fjalë për shkeljen e ligjeve të Allahut.

Shënimi 509

Dhe nuk do të ndiqnin ty dhe as atë që t’u shpall, por Allahu i mëshiroi ata dhe ty bashkë me ta, dhe ti në saje të mëshirës së Allahut ishe i butë me ta.

Shënimi 510

Dëmtimin apo mundimin që të shkaktojnë ty, o Muhamed, shokët dhe ndjekësit e tu.

Shënimi 511

Që kanë nevojë për konsultim dhe diskutim, sepse konsultimi ka dobi të panumërta për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, siç është: afrimi tek Allahu me zbatimin e këtij urdhri të Tij, kënaqja e të gjithëve me marrjen e mendimit të secilit dhe eliminimi i cytjeve e mendimeve që fut shejtani në zemrat e njerëzve në raste të ndryshme lufte, apo në ndodhi të tjera, zhvillimi dhe zbardhja e mendimeve pas vrasjes së mendjes nga të gjithë pjesëmarrësit, përfundimi i dhe vendimi i marrë pas konsultimit është më i qëlluar dhe më i saktë se vendimi i marrë nga një mendje e vetme. Sigurisht që Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) i vinte shpallja nga Allahu dhe nuk kishte nevojë për marrjen e mendimit të njerëzve, por Allahu kërkon me këtë gjë që të vendosë rregulla dhe të mësojë muslimanët se si të veprojnë pas vdekjes së Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe pas ndërpritjes së shpalljes nga qielli.

Shënimi 512

Mbështetu te fuqia e Allahut dhe vullneti i Tij dhe jo te fuqia dhe vullneti yt, dhe zbato atë që vendose pas konsultimit, ashtu si të urdhëruam Ne. Mbështetju Allahu në të gjitha çështjet.

Shënimi 513

Ata të cilët janë të kënaqur me caktimin e Allahut dhe i dorëzohen gjykimit të Tij, u pëlqen apo nuk u pëlqen atyre dhe dëshirave të tyre.

3:160

إِن يَنصُرْكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمْ ۖ وَإِن يَخْذُلْكُمْ فَمَن ذَا ٱلَّذِى يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعْدِهِۦ ۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ١٦٠

Nëse ju ndihmon Allahu,514 s’ka kush t’ju mposhtë,515 dhe nëse ju braktis516, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë pas Tij?!517 Pra, vetëm Allahut t’i mbështeten besimtarët.518

Komentimi 5 shënime

Shënimi 514

O ju besimtarë, kundër atyre që ju luftojnë prej armiqve tuaj dhe të Allahut.

Shënimi 515

Askush prej njerëzve nuk mund t’ju mposhtë e t’ju mundë kur ju keni ndihmën e Allahut, edhe sikur të bashkohen nga të gjitha anët e botës, prandaj mos u trembni nga numri i madh i armiqve të Allahut përballë numrit tuaj të vogël.

Shënimi 516

Nëse ju braktis dhe ju lë të mbështeteni në forcat tuaja për shkak të thyerjes së urdhrit të Tij dhe lënien e bindjes ndaj Tij.

Shënimi 517

Askush! Por edhe nëse ju ndihmojnë të gjitha krijesat, por ju braktis Allahu, ju do të humbni, prandaj mos e lini bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Shënimi 518

Dhe askujt tjetër, sepse Allahu është i Vetmi Ndihmues dhe mbështetja tek Ai është Njësim i Tij, kurse mbështetja tek ndokush tjetër përveç Tij është idhujtari dhe shokvënie Allahut. Sigurisht që grada e mbështetjes së Allahut është në varësi të besimit të njeriut.

3:161

وَمَا كَانَ لِنَبِىٍّ أَن يَغُلَّ ۚ وَمَن يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۚ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ ١٦١

Asnjë profeti nuk i takon të përvetësojë pandershmërisht asgjë nga plaçka e luftës,519 dhe kushdo që e bën këtë, do të vijë bashkë me atë që ka marrë pandershmërisht, në Ditën e Kiametit,520 pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka fituar521 dhe atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi.522

Komentimi 4 shënime

Shënimi 519

Nuk është cilësi e pejgamberëve që të vjedhin, të fshehin e të marrin me hile diçka prej plaçkës së luftës apo pasurisë së muslimanëve, dhe kush e bën këtë gjë, nuk është kurrësesi pejgamber, sepse vjedhja dhe marrja në mënyrë të pandershme e pasurisë së njerëzve është nga gjynahet e mëdha dhe nga veprat më të pandershme.

Shënimi 520

Kur të tubohen të gjitha krijesat para Allahut dhe të presin gjyqin e madh.

Shënimi 521

Shpërblimi apo ndëshkimi për veprat që ka bërë në dynja.

Shënimi 522

Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi aspak. Askujt nuk do t’i shtohen të këqiat apo t’i pakësohen të mirat.

3:162

أَفَمَنِ ٱتَّبَعَ رِضْوَٰنَ ٱللَّهِ كَمَنۢ بَآءَ بِسَخَطٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأْوَىٰهُ جَهَنَّمُ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ ١٦٢

Vallë, a mund të jetë ai që kërkon kënaqësinë e Allahut523 njësoj si ai që ka tërhequr zemërimin e Allahut dhe vendi i të cilit është Xhehenemi, përfundimi më i keq?!524

Komentimi 2 shënime

Shënimi 523

Ai që i largohet fshehjes së plaçkës së luftës, marrjes së pasurisë së njerëzve në mënyrë të pandershme dhe të gjitha ndalesave të Allahut, duke vepruar në bindje ndaj Allahut, në kërkim të kënaqësisë së Allahut dhe fitores me xhenetin e Tij.

Shënimi 524

Ata nuk mund të krahasohen kurrë.

3:163

هُمْ دَرَجَـٰتٌ عِندَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ بَصِيرٌۢ بِمَا يَعْمَلُونَ ١٦٣

Ata kanë shkallë të ndryshme tek Allahu525 dhe Allahu sheh gjithçka që ata veprojnë.526

Komentimi 2 shënime

Shënimi 525

Ai që kërkon kënaqësinë e Allahut do të ketë vend nderi dhe shpërblim të madh, kurse ai që tërheq zemërimin e Allahut, do të ketë përçmin dhe dënimtë dhembshëm.

Shënimi 526

Allahu e di se çfarë veprojnë ata që i binden Atij dhe ata që e thyejnë urdhrin e Tij, dhe Atij nuk i shpëton asgjë nga veprat e tyre, por ua shënon secilit grup veprat që bën për t’u dhënë shpërblimi që meritojnë, në botën tjetër.

3:164

لَقَدْ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًۭا مِّنْ أَنفُسِهِمْ يَتْلُوا عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا مِن قَبْلُ لَفِى ضَلَـٰلٍۢ مُّبِينٍ ١٦٤

Vërtet, Allahu u dha besimtarëve mirësi të madhe kur u dërgoi një të Dërguar527 nga gjiri i tyre,528 i cili u lexon shpalljet e Tij, i pastron529 dhe u mëson Librin (Kuranin) dhe Urtësinë530, edhe pse më parë ata ishin në humbje të sigurt.531

Komentimi 5 shënime

Shënimi 527

Mirësia më e madhe që Allahu u ka dhuruar robëve të Tij është pikërisht ky Pejgamber, Muhamedi, me dërgimin e të cilit, Allahu i shpëtoi njerëzit nga humbja e sigurtë dhe i ruajti nga shkatërrimi.

Shënimi 528

Të cilit ja dinin prejardhjen, fisin, cilësitë e gjuhën, sepse ai ishte nga vetë gjiri i tyre dhe u donte të mirën atyre, i këshillonte, u lexonte ajetet e Allahut dhe u mësonte kuptimet dhe domethëniet e tyre.

Shënimi 529

Nga idhujtaria, gjynahet dhe të gjitha veprat e ulëta e të pandershme.

Shënimi 530

Sunetin, traditën pejgamberike, njohjen në detaje të legjislacionit Islam, vendosjen e gjërave në vendin që u takon.

Shënimi 531

Edhe pse para dërgimit të Muhamedit, ata nuk e njihnin rrugën që të shpinte te Zoti i tyre dhe as si të pastroheshin nga gjynahet e tyre.

3:165

أَوَلَمَّآ أَصَـٰبَتْكُم مُّصِيبَةٌۭ قَدْ أَصَبْتُم مِّثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّىٰ هَـٰذَا ۖ قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنفُسِكُمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌۭ ١٦٥

Vallë, kur ju goditi një e keqe,532 ndërkohë që kishit fituar sa dyfishi i saj më parë533, thatë: “Prej nga na erdhi kjo?” Thuaju (o Muhamed): “Ajo ju erdhi nga vetja juaj534.” Vërtet, Allahu është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.535

Komentimi 4 shënime

Shënimi 532

Humbjet dhe plagët që morën në Uhud.

Shënimi 533

Në luftën e Bedrit, ku muslimanët vranë 70 prej idhujtarëve dhe morën rob 70 të tjerë.

Shënimi 534

Për shkak të thyerjes së urdhrit tim dhe mosbindjes ndaj meje, dhe nga askush tjetër përveç jush.

Shënimi 535

Allahu ka fuqi të dënojë kë të dojë prej krijesave të Tij dhe t’ia falë dënimin kujt të dojë prej tyre.

3:166

وَمَآ أَصَـٰبَكُمْ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ فَبِإِذْنِ ٱللَّهِ وَلِيَعْلَمَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٦٦

Ajo që ju gjeti atë ditë536, kur u ndeshën dy ushtritë, ishte me lejen e Allahut,537 për t’u dalluar besimtarët e vërtetë,

Komentimi 2 shënime

Shënimi 536

Ditën e luftës së Uhudit.

Shënimi 537

Me caktimin e Allahut për ju, i cili nuk mund të kthehej mbrapsht, dhe nëse diçka e caktuar nga Allahu ndodh, nuk ka rrugë tjetër veçse ta pranosh dhe t’i nënshtrohesh asaj. Sigurisht që Allahu e caktoi këtë humbje në Uhud për muslimanët, për shumë e shumë dobi e mësime që u bënin dobi atyre si dhe për t’u dalluar hipokritët nga besimtarët.

3:167

وَلِيَعْلَمَ ٱلَّذِينَ نَافَقُوا ۚ وَقِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا قَـٰتِلُوا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوِ ٱدْفَعُوا ۖ قَالُوا لَوْ نَعْلَمُ قِتَالًۭا لَّٱتَّبَعْنَـٰكُمْ ۗ هُمْ لِلْكُفْرِ يَوْمَئِذٍ أَقْرَبُ مِنْهُمْ لِلْإِيمَـٰنِ ۚ يَقُولُونَ بِأَفْوَٰهِهِم مَّا لَيْسَ فِى قُلُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يَكْتُمُونَ ١٦٧

dhe për t’u dalluar ata që ishin hipokritë. Atyre (hipokritëve) iu thuhej: “Ejani të luftoni në Rrugën e Allahut538 ose të paktën, të mbroheni!539” Ata thanë: “Sikur ta dinim se do bëhej luftë, sigurisht që do t’ju pasonim.540” Por atë ditë, ata ishin më pranë mohimit se sa besimit, sepse me gjuhët e tyre thoshin atë që nuk e kishin në zemrat e tyre.541 Por, Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.542

Komentimi 5 shënime

Shënimi 538

Për të mbrotjur fenë e Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Allahut.

Shënimi 539

Të mbroni familjet, pasuritë dhe vendin tuaj.

Shënimi 540

Por ne mendonin se nuk kishte për të ndodhur luftim mes jush dhe ushtrisë armike, prandaj u kthyem –edhe pse e dinin shumë mirë se do të zhvillohej luftë. Këtu hipokritët shfaqën atë që fshihnin në zemrat e tyre prej hipokrizisë dhe shprehën me gjuhën e tyre të kundërtën e asaj që fshihnin prej armiqësisë së Pejgamberit dhe besimtarëve.

Shënimi 541

Kjo është veçoria e hipokritëve: thonë me gjuhët e tyre atë që nuk e kanë në zemrat e tyre.

Shënimi 542

Dhe ua shfaq atë robërve të Tij besimtarë, si dhe i dënon për atë që fshehin.

3:168

ٱلَّذِينَ قَالُوا لِإِخْوَٰنِهِمْ وَقَعَدُوا لَوْ أَطَاعُونَا مَا قُتِلُوا ۗ قُلْ فَٱدْرَءُوا عَنْ أَنفُسِكُمُ ٱلْمَوْتَ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ١٦٨

Atyre që nuk shkuan në luftë dhe që thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse thoni të vërtetën!”543

Komentimi 1 shënim

Shënimi 543

Kur thoni se sikur t’ju dëgjonin ju nuk do të ishin vrarë. Por ata nuk munden kurrë ta prapësojnë vdekjen nga vetja e tyre, por e thonë këtë fjalë për të bashkuar mes dezertimit nga xhihadi dhe përgënjeshtrimit e kundërshtimit të caktimit të Allahut dhe përmbushjes së caktimit të Tij. Në këto ajete kuptohet se njeriu mund të ketë në vete degë prej degëve të besimit dhe degë prej degëve të mohimit, dhe nga njëra prej tyre mund të jetë më afër se nga tjetra.

3:169

وَلَا تَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ قُتِلُوا فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَمْوَٰتًۢا ۚ بَلْ أَحْيَآءٌ عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ ١٦٩

Kurrsesi mos i quani të vdekur544 ata që janë vrarë në Rrugë të Allahut545. Përkundrazi, ata janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.546

Komentimi 3 shënime

Shënimi 544

Që nuk ndiejnë e nuk shijojnë gjë.

Shënimi 545

Në luftën e Uhudit dhe në çdo luftë tjetër.

Shënimi 546

Në banesën e nderimit të Tij, në gradë të larta dhe pranë Zotit të tyre.

3:170

فَرِحِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِٱلَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِم مِّنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ١٧٠

Të gëzuar për atë që u ka dhënë Allahu nga të mirat e Tij,547 dhe njoftohen me lajmin e gëzuar se as për ata që do të vijnë pas tyre,548 por që ende nuk janë bashkuar me ta549, nuk do ketë as frikë, as nuk do të pikëllohen.550

Komentimi 4 shënime

Shënimi 547

Të shumta, të mëdha e me shije të përsosur. Allahu u ka dhënë atyre të mira fizike, siç është ushqyerja, dhe shpirtërore, siç është gëzimi i lumturia.

Shënimi 548

Prej vëllezërve të tyre besimtarë që i kanë lënë të gjallë në jetën e dynjasë.

Shënimi 549

Ende nuk janë vrarë në rrugë të Allahut, por pritet të vriten në të dhe të bashkohen me ta, e të shijojnë të mirat e Zotit të tyre.

Shënimi 550

Nuk do të mërziten për atë që kanë lënë pas në dynja.

3:171

۞ يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضْلٍۢ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ١٧١

Gëzohen me dhurëtinë dhe mirësinë e Allahut;551 dhe vërtet, Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve;

Komentimi 1 shënim

Shënimi 551

Të mirat e pafundme që u ka dhënë Allahu dhe shpërblimin e madh për bindjen e tyre ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij, si dhe për luftën kundër armiqve të Allahut.

3:172

ٱلَّذِينَ ٱسْتَجَابُوا لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ مِنۢ بَعْدِ مَآ أَصَابَهُمُ ٱلْقَرْحُ ۚ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا مِنْهُمْ وَٱتَّقَوْا أَجْرٌ عَظِيمٌ ١٧٢

atyre, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të Dërguarit, edhe pse kishin marrë plagë të rënda;552 për ata që vepruan mirë prej tyre dhe që iu frikësuan Allahut, do të ketë shpërblim të madh;553

Komentimi 2 shënime

Shënimi 552

Pasi ushtria muslimane u kthye nga Uhudi në Medine, dëgjuan se Ebu Sufjani me ushtrinë idhujtare do të sulmonin Medinen. Atëherë Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), urdhëroi shokët e tij që t’u dalin atyre, dhe ata iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të Pejgamberit, megjithëse kishin marrë plagë të rënda në Uhud, dhe të nesërmen mbërritën në vendin e quajtur “Hamraul esed”. Aty u erdhën disa njerëz, të porositur nga Ebu Sufjani, që t’u jepnin lajme për t’i trembur nga armiku.

Shënimi 553

Tek Allahu në ditën e Kiametit, për veprat që kanë bërë në dynja.

3:173

ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَٱخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَـٰنًۭا وَقَالُوا حَسْبُنَا ٱللَّهُ وَنِعْمَ ٱلْوَكِيلُ ١٧٣

Atyre, të cilëve njerëzit554 iu thanë: “Njerëzit555 janë mbledhur për t’ju luftuar, prandaj frikësohuni!”556 Por kjo ua shtoi edhe më shumë besimin, dhe ata thanë: “Neve na mjafton Allahu e, Ai është Mbrojtësi më i mirë!”

Komentimi 3 shënime

Shënimi 554

Disa njerëz të zonave përreth, të porositur nga Ebu Sufjani, me qëllim që frikësonin muslimanët.

Shënimi 555

Ebu Sufjani me ushtrinë kurashite që luftuan në Uhud.

Shënimi 556

Ruajuni ballafaqimit me ta, sepse ju nuk mund t’u dilni para atyre dhe nuk mund t’u bëni ball.

3:174

فَٱنقَلَبُوا بِنِعْمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضْلٍۢ لَّمْ يَمْسَسْهُمْ سُوٓءٌۭ وَٱتَّبَعُوا رِضْوَٰنَ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَظِيمٍ ١٧٤

Kështu që, u kthyen557 me dhurëtinë e Allahut dhe mirësinë e Tij, nuk i preku asnjë e keqe dhe ndoqën kënaqësinë e Allahut.558 Dhe Allahu është Zotëruesi i mirësive të mëdha.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 557

Nga “Hamraul Esed” ku gjurmonin armikun, me shëndet të plotë, pa u ndeshur me të, madje Allahu futi tmerr në zemrat e armiqve kur dëgjuan se Muhamedi dhe ushtria e tij kishin dalë në kërkim të tyre, dhe morën të kthehen menjëherë në Meke.

Shënimi 558

E kënaqën Allahun me këtë vepër që vepruan: me pasimin e Pejgamberit dhe zbatimin e urdhrit të tij për të shkuar në gjurmim të armikut.

3:175

إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ يُخَوِّفُ أَوْلِيَآءَهُۥ فَلَا تَخَافُوهُمْ وَخَافُونِ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ١٧٥

Por, ai559 (që ju frikëson) është vetëm djalli, i cili ju frikëson me ithtarët e vet, por mos ju frikësoni atyre, por m’u frikësoni vetëm Mua,560 nëse jeni besimtarë të vërtetë!

Komentimi 2 shënime

Shënimi 559

Ai që ju tha juve, o besimtarë: “Njerëzit janë mbledhur për t’ju luftuar, prandaj frikësohuni!”, është shejtani, por me gjuhën e atyre që jua thanë këtë prej ithtarëve të tij idhujtarë, Ebu Sufjanit me shokë, me qëllim që t’ju frikësojnë dhe të trembeni prej tyre.

Shënimi 560

Ky ajet tregon detyrueshmërinë e frikës vetëm ndaj Allahut dhe askujt tjetër, dhe se frika ndaj Allahut është nga përbërësit themelorë të besimit; në varësi të gradës së besimit që ka njeriu, është edhe frika e tij nga Allahu, e cila do të thotë: ruajtja dhe largimi nga ndalesat e Allahut.

3:176

وَلَا يَحْزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْكُفْرِ ۚ إِنَّهُمْ لَن يَضُرُّوا ٱللَّهَ شَيْـًۭٔا ۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ أَلَّا يَجْعَلَ لَهُمْ حَظًّۭا فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ ١٧٦

Mos të të brengosin ata që nxitojnë në mohim,561 sepse ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu do që të mos u ndajë hise atyre në botën tjetër, dhe ata do të kenë dënim të madh.562

Komentimi 2 shënime

Shënimi 561

Mos të të brengosë, o Muhamed, mohimi i atyre që nxitojnë në mohim dhe e lënë fenë, prej hipokritëve, sepse nxitimi i tyre në mohim nuk e dëmton aspak Allahun, ashtu si edhe nxitimi në besim nuk i sjell ndonjë dobi Allahut, por të gjitha këto i kthehen njeriut.

Shënimi 562

Do të kenë dënim të madh në zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

3:177

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱشْتَرَوُا ٱلْكُفْرَ بِٱلْإِيمَـٰنِ لَن يَضُرُّوا ٱللَّهَ شَيْـًۭٔا وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ١٧٧

Padyshim, ata të cilët e këmbejnë besimin me mohimin,563 nuk do t’i bëjnë kurrfarë dëmi Allahut,564 dhe ata do të kenë dënim të dhembshëm.

Komentimi 2 shënime

Shënimi 563

Bëhet fjalë për hipokritët, të cilët nxitojnë në mohim dhe dalin nga besimi pasi hynë në të, dhe janë të kënaqur me mohimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij, në këmbim të besimit.

Shënimi 564

Por do t’i bëjnë dëm vetes së tyre, duke i shkaktuar asaj dënim të dhembshëm e të përhershëm në xhehenem.

3:178

وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا أَنَّمَا نُمْلِى لَهُمْ خَيْرٌۭ لِّأَنفُسِهِمْ ۚ إِنَّمَا نُمْلِى لَهُمْ لِيَزْدَادُوٓا إِثْمًۭا ۚ وَلَهُمْ عَذَابٌۭ مُّهِينٌۭ ١٧٨

Ata që mohojnë, të mos mendojnë se jeta që Ne u zgjasim është mirë për ta. Përkundrazi, Ne ua zgjasim jetën që t’u shtohen gjynahet, dhe ata do të kenë dënim poshtërues.565

Komentimi 1 shënim

Shënimi 565

E mos të mendojnë mohuesit se kur Ne u zgjasim jetën dhe u japim kënaqësi të përkohshme të kësaj bote, ndërsa nuk i ndëshkojmë menjëherë për mohimin dhe mëkatet e tyre, kjo është diçka e mirë për ta. Jo, Ne vetëm sa po u japim afat, që të shtojnë më shumë padrejtësinë dhe mendjemadhësinë e tyre; dhe për ta është përgatitur një dënim që do t’i poshtërojë dhe do t’i ulë në mënyrën më të rëndë.

3:179

مَّا كَانَ ٱللَّهُ لِيَذَرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ عَلَىٰ مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ حَتَّىٰ يَمِيزَ ٱلْخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ ۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُطْلِعَكُمْ عَلَى ٱلْغَيْبِ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ يَجْتَبِى مِن رُّسُلِهِۦ مَن يَشَآءُ ۖ فَـَٔامِنُوا بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ ۚ وَإِن تُؤْمِنُوا وَتَتَّقُوا فَلَكُمْ أَجْرٌ عَظِيمٌۭ ١٧٩

Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, deri sa të dallojë të keqin nga i miri. Allahu nuk jua tregon të fshehtën, por Allahu zgjedh kë të dojë prej të dërguarve të Tij. Pra, besoni Allahun dhe të dërguarit e Tij, dhe nëse besoni dhe ruheni, do të keni shpërblim të madh.566

Komentimi 1 shënim

Shënimi 566

Allahu nuk do t’ju linte ju, o ju që besuat dhe vepruat sipas ligjit të Tij, në këtë gjendje të përzier ku nuk dallohet besimtari i sinqertë nga hipokriti, derisa t’i ndajë dhe t’i bëjë të qartë të këqijtë nga të mirët — që të njihet hipokriti nga besimtari i vërtetë. Dhe nuk është nga urtësia e Allahut që t’ju zbulojë juve, o besimtarë, të fshehtat e Tij dhe dijen e së padukshmes, që të njihni kush është vërtet besimtar e kush hipokrit; por Ai i dallon ata përmes sprovave dhe vështirësive. Megjithatë, Allahu i Lartësuari zgjedh prej të dërguarve të Tij atë që dëshiron, për t’i dhënë dije për një pjesë të së fshehtës përmes shpalljes. Prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, dhe nëse besoni me sinqeritet dhe i frikësoheni Zotit tuaj duke iu bindur Atij, do të keni një shpërblim të madh tek Allahu.

3:180

وَلَا يَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ هُوَ خَيْرًۭا لَّهُم ۖ بَلْ هُوَ شَرٌّۭ لَّهُمْ ۖ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِۦ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۗ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌۭ ١٨٠

Ata, të cilët bëjnë kopraci me të mirat që u ka dhënë Allahu,567 të mos mendojnë se ajo (kopracia) është më mirë për ta! Përkundrazi, ajo është më keq për ta! Ajo që grumbullojnë nga kopracia, do t’u mbështillet atyre në qafë, Ditën e Kiametit.568 Vetëm Allahut i përket trashëgimia e qiejve dhe e Tokës,569 dhe Allahu njeh mirë gjithçka që veproni ju.570

Komentimi 4 shënime

Shënimi 567

Duke mos e dhënë zekatin e detyrueshëm të pasurisë së tyre apo të dijes së tyre duke ua mësuar njerëzve, dhe për çdo të mirë që u ka dhënë Allahu.

Shënimi 568

Ashtu si ka ardhur në një hadith të saktë nga Pejgamberi, ku thuhet: “Në ditën e Kiametit, pasuria e kopracit do të marrë formën e një gjarpëri helmues me dy dhëmbë të mëdhenj, i cili i mbështillet në qafë, pastaj i kap dorën me nofullat e tij dhe i thotë: “Unë jam pasuria jote! Unë jam thesari yt!” Pastaj Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) lexoi këtë ajet.” [E ka nxjerrë Buhariu, Muslimi, etj.]

Shënimi 569

Allahu është Sunduesi dhe Zotëruesi i Vetëm i qiejve dhe i Tokës, dhe gjithçka do t’i kthehet Sunduesit të vet. Njerëzit do të kthehen tek Sunduesi i tyre pa asnjë lloj pasurie dhe pa asgjë tjetër, përveç veprave të tyre që kanë bërë në dynja.

Shënimi 570

Dhe në varësi të veprave tuaja do t’u japë shpërblimi që meritoni, prandaj mos bëni kopraci, sepse kështu meritoni dënimin e Allahut, por jepni zekatin e pasurisë suaj, që të fitoni shpërblimin e madh tek Allahu.

3:181

لَّقَدْ سَمِعَ ٱللَّهُ قَوْلَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا إِنَّ ٱللَّهَ فَقِيرٌۭ وَنَحْنُ أَغْنِيَآءُ ۘ سَنَكْتُبُ مَا قَالُوا وَقَتْلَهُمُ ٱلْأَنۢبِيَآءَ بِغَيْرِ حَقٍّۢ وَنَقُولُ ذُوقُوا عَذَابَ ٱلْحَرِيقِ ١٨١

Sigurisht, Allahu e dëgjoi fjalën e atyre571 që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.”572 Ne do ta shënojnë atë që thanë ata, si edhe vrasjen e profetëve nga ana e tyre, pa asnjë të drejtë,573 dhe do t’u themi: “Shijoni dënimin e Zjarrit!”574

Komentimi 4 shënime

Shënimi 571

Një grupi prej jehudëve, të cilët kur dëgjuan Fjalën e Allahut: “Kush ështe ai që i jep Allahut një hua të mirë...” [El Bekare, 245], thanë në mënyrë mendjemadhësie dhe kryelartësie këtë fjalë të shëmtuar, për t’iu shtuar veprave të tjera të tyre të shëmtuara, siç ishte vrasja e të dërguarve të Allahut.

Shënimi 572

Përderisa Allahu kërkon hua nga njerëzit, Ai ka nevojë për krijesat e Tij dhe për pasuritë e tyre! Sa fjalë të shëmtuar shprehin me gjuhët e tyre! Allahu nuk ka nevojë për asgjë, por të gjitha krijesat e Tij kanë nevojë për Të, madje nuk mund të qëndrojnë dhe as të jetojnë pa Allahun. Kur Allahu u kërkon besimtarëve hua të mirë, Ai nuk u kërkon për Vete, sepse në fakt çdo gjë që zotërojnë njerëzit është pronë e Allahut, edhe vetë ata, por Allahu i urdhëron ata që të japin lëmoshë të varfërve dhe të shpenzojnë në rrugë të hajrit, në xhihad, etj. Por jehudët mohues nuk e kishin për gjë të shtonin edhe më shumë mohimin dhe arrogancën e tyre, megjithëse e dinin shumë mirë kuptimin e kësaj Fjale të Allahut.

Shënimi 573

Me vetëdije dhe paramendim dhe jo nga padija, por nga arroganca dhe rebelizmi kundër Allahut.

Shënimi 574

Djegës e përvëlues, i cili depërton trupin tejpërtej.

3:182

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيكُمْ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيْسَ بِظَلَّامٍۢ لِّلْعَبِيدِ ١٨٢

Ky (dënim), për shkak të asaj që vepruan duart tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.575

Komentimi 1 shënim

Shënimi 575

Allahu nuk bën kurrë padrejtësi dhe Ai është i Pastër nga kjo gjë, por ata e meritojnë këtë dënim për shkak të veprave të tyre të shëmtuara me të cilat i kanë kaluar të gjitha kufijtë.

3:183

ٱلَّذِينَ قَالُوٓا إِنَّ ٱللَّهَ عَهِدَ إِلَيْنَآ أَلَّا نُؤْمِنَ لِرَسُولٍ حَتَّىٰ يَأْتِيَنَا بِقُرْبَانٍۢ تَأْكُلُهُ ٱلنَّارُ ۗ قُلْ قَدْ جَآءَكُمْ رُسُلٌۭ مِّن قَبْلِى بِٱلْبَيِّنَـٰتِ وَبِٱلَّذِى قُلْتُمْ فَلِمَ قَتَلْتُمُوهُمْ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ ١٨٣

Janë ata, të cilët576 thanë: “Allahu na ka porositur577 që të mos i besojmë asnjë të dërguari,578 deri sa të na sjellë një kurban579 që ta përpijë zjarri580!” Thuaju (o Muhamed): “Para meje, ju kanë ardhur edhe të dërguar të tjerë me prova të qarta581 dhe me ato që kërkuat582; atëherë, përse i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?!583

Komentimi 8 shënime

Shënimi 576

Po ata të cilët thanë se Allahu është i varfër, thanë gjithashtu fjalën në vijim.

Shënimi 577

Në Librat e Tij, apo në gjuhën e dërguarve të Tij tek ata. Kjo ishte një gënjeshtër dhe trillim i tyre, dhe jo vërtetë porosi e Allahut. Ata bashkuan mes gënjeshtrës ndaj Allahut dhe kufizimit të shenjave të të dërguarve në përmbajtjen e kësaj fjale të tyre.

Shënimi 578

Të mos besojmë asnjë njeri i cili thotë se është i dërguar nga Allahu dhe të mos i bindemi atij.

Shënimi 579

Kurban quhet kafsha që besimtari e therr për Hir të Allahut, apo çdo lëmoshë që ai jep me qëllim që të afrohet tek Allahu dhe arrijë kënaqësinë e Allahut.

Shënimi 580

Në atë kohë, përpirja e kurbanit nga zjarri ishte argument dhe shenjë se Allahu e kishte pranuar atë kurban.

Shënimi 581

Dhe argumentuese për profetësinë e tyre dhe se ata janë dërguar nga Allahu, argumente dhe prova të qarta e të prera, me shikimin dhe vërejtjen e të cilave beson njeriu normal dhe i logjikshëm.

Shënimi 582

Me atë që pretenduat se do të besonit sikur të vinte me të, prej përpirjes së kurbanit nga zjarri.

Shënimi 583

Kur thoni se Allahu ju ka porositur që të mos besoni asnjë të dërguar, pa ju sjellë kurban që ta përpijë zjarri! Allahu i tregon Pejgamberit të Tij, Muhamedit dhe besimtarëve, se jehudët nuk ngurrojnë të mohojnë ty dhe profetësinë tënde, megjithëse e dinë shumë mirë të vërtetën tënde, madje e kanë të shënuar në Librin e tyre, por ata janë mësuar tashmë me mohimin e të dërguarve të Allahut, madje edhe me vrasjen e disave prej tyre, kështu që mos u çudit dhe mos u mërzit me qëndrimin e tyre, sepse Allahu sheh dhe shënon gjithçka që veprojnë ata dhe ata do të marrin dënimin e merituar.

3:184

فَإِن كَذَّبُوكَ فَقَدْ كُذِّبَ رُسُلٌۭ مِّن قَبْلِكَ جَآءُو بِٱلْبَيِّنَـٰتِ وَٱلزُّبُرِ وَٱلْكِتَـٰبِ ٱلْمُنِيرِ ١٨٤

Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty (o Muhamed), edhe para teje janë përgënjeshtruar të dërguar të tjerë,584 ndonëse sollën prova të qarta585, shkrime qiellore586 dhe Librin e ndritur.587

Komentimi 4 shënime

Shënimi 584

Prandaj mos u trishto dhe mos u mërzit për përgënjeshtrimin dhe qëndrimin e tyre ndaj teje.

Shënimi 585

Argumente e mrekulli të qarta e të prekshme për të gjithë njerëzit.

Shënimi 586

Të cilat nuk mund t’i zbrisnin e t’i shpalleshin veçse pejgamberëve.

Shënimi 587

Librin që zbardh të vërtetën dhe e sqaron atë. Është fjala për Teuratin e shpallur Musait dhe Inxhilin e shpallur Isait. Por jehudët e përgënjeshtruan Isain dhe atë që iu shpall atij, si dhe shtrembëruan atë që thuhej në Teurat për Muhamedin, dhe po kështu vepruan edhe të krishterët në lidhje me atë që thuhej në Inxhil për Muhamedin.

3:185

كُلُّ نَفْسٍۢ ذَآئِقَةُ ٱلْمَوْتِ ۗ وَإِنَّمَا تُوَفَّوْنَ أُجُورَكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۖ فَمَن زُحْزِحَ عَنِ ٱلنَّارِ وَأُدْخِلَ ٱلْجَنَّةَ فَقَدْ فَازَ ۗ وَمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَآ إِلَّا مَتَـٰعُ ٱلْغُرُورِ ١٨٥

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen,588 dhe vetëm në Ditën e Kiametit do t’i merrni plotësisht shpërblimet tuaja589; kushdo që largohet nga Zjarri590 dhe futet në Xhenet, ai ka fituar.591 Ndërsa, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.592

Komentimi 5 shënime

Shënimi 588

Çdo gjë me shpirt do ta shijojë vdekjen: njerëzit, kafshët, xhinët, engjëjt. Prandaj, ti o Muhamed, dhe ju o besimtarë, mos u mërzisni me mohimin e mohuesve dhe të idhujtarëve, sepse që të gjithë do të vdesin dhe do të kthehen te Krijuesi i tyre, ku do të japin llogari për veprat e tyre dhe do të marrin dënimin e merituar.

Shënimi 589

Për vëprat që keni bërë në dynja. Por ju do të merrni shpërblim për to që në dynja, si dhe në jetën e varrezave-barzah, por shpërblimin e plotë do ta merrni në ditën e Kiametit.

Shënimi 590

Kushdo, të cilin Allahu e largon nga zjarri dhe e fut në xhenet.

Shënimi 591

Ai ka shpëtuar nga dënimi i madh dhe ka fituar fitoren e madhe, të përgatitur nga Allahu për robët e Tij besimtarë.

Shënimi 592

Jo reale, e paqëndrueshme, e pavlerë, e pakët, prandaj mos u mashtroni nga kënaqësitë mashtruese të dynjasë, të cilën do ta lini shumë shpejt, dhe të harroni botën tjetër dhe punën për botën tjetër, ku do të qëndroni përgjithmonë!

3:186

۞ لَتُبْلَوُنَّ فِىٓ أَمْوَٰلِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ وَلَتَسْمَعُنَّ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَمِنَ ٱلَّذِينَ أَشْرَكُوٓا أَذًۭى كَثِيرًۭا ۚ وَإِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ ٱلْأُمُورِ ١٨٦

Patjetër që ju do të sprovoheni në pasuritë593 e në vetet tuaja594, dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga ata, të cilëve u është dhënë Libri para jush,595 si dhe nga idhujtarët, por nëse duroni596 dhe ruheni597, padyshim se këto janë nga çështjet që merren vendosmërisht.598

Komentimi 6 shënime

Shënimi 593

Me humbjen e pasurisë apo të një pjese të saj, ose me kuptimin se do të urdhëroheni të jepni zekat dhe lëmosh nga pasuritë tuaja, për t’u sprovuar nëse doni më shumë pasurinë apo Allahun, këtë botë apo botën tjetër.

Shënimi 594

Me humbjen e të afërmve e miqve tuaj, ose me kuptimin se do të mundoheni me kryerjen e obligimeve të ngarkuara nga Allahu, nga të cilat edhe lufta në rrugë të Allahut ku mund të humbi edhe jetën tuaj, me sëmundjet që mund t’ju zënë, etj.

Shënimi 595

Jehudët e të krishterët, prej fyerjeve të të cilëve ishin fjalët e tyre: “Allahu është i varfër e ne jemi të pasur!”, “Allahu është dorështrënguar!”, “Mesihu Isa është biri i Allahut”, etj.

Shënimi 596

Duke ju përmbajtur ligjeve të Allahut në marrëdhëniet me ta.

Shënimi 597

I ruheni Allahut dhe keni frikë Atë në çdo gjë që ju ka urdhëruar e ndaluar, duke vepruar në bindje ndaj Tij.

Shënimi 598

Nga çështjet e mëdha për të cilat garohet, por nuk arrihen veçse nga njerëzit e vendosur dhe me vullnet të fortë.

3:187

وَإِذْ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَـٰقَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَـٰبَ لَتُبَيِّنُنَّهُۥ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُۥ فَنَبَذُوهُ وَرَآءَ ظُهُورِهِمْ وَٱشْتَرَوْا بِهِۦ ثَمَنًۭا قَلِيلًۭا ۖ فَبِئْسَ مَا يَشْتَرُونَ ١٨٧

Kujto (o Muhamed), kur Allahu u mori besën atyre që u është dhënë Libri: do t’ua sqaroni atë599 njerëzve dhe nuk do ta fshehni atë.600 Por ata e hodhën pas shpine atë601 dhe e këmbyen me një vlerë të vogël.602 Nuk ka më të shëmtuar se ajo që marrin në këmbim!603

Komentimi 5 shënime

Shënimi 599

Është fjala për Teuratin dhe Inxhilin.

Shënimi 600

Nuk do të fshehni asgjë prej tij, por do t’ua sqaroni dhe do t’ua mësoni njerëzve ashtu si ka zbritur dhe pa i ndryshuar kuptimin. As të mos fshehin profetësinë e Muhamedit, të cilin e gjejnë të shënuar në librin që kanë para duarve, sepse ai është vërtet i Dërguari i Allahut, i dërguar me të vërtetën.

Shënimi 601

Besën e dhënë Allahut dhe urdhrin e Tij: e fshehën çështjen e Muhamedit dhe e përgënjeshtruan atë, duke qenë se e dinin mirë të vërtetën.

Shënimi 602

E fshehën çështjen e Muhamedit dhe fjalën që thuhej për të në Librin e tyre për një fitim të pavlerë e të pakët nga të mirat e dynjasë, prej pasurisë e pushtetit.

Shënimi 603

Kur fshehin të vërtetën dhe nuk ua sqarojnë njerëzve atë, ata lënë më të mirën e më të lartën, lumturinë e përhershme dhe të mirat e dynjasë e të fesë dhe zgjedhin më të shëmtuarën e më të fëlliqurën.

3:188

لَا تَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَفْرَحُونَ بِمَآ أَتَوا وَّيُحِبُّونَ أَن يُحْمَدُوا بِمَا لَمْ يَفْعَلُوا فَلَا تَحْسَبَنَّهُم بِمَفَازَةٍۢ مِّنَ ٱلْعَذَابِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ ١٨٨

Mos mendo (o Muhamed) se ata604 që gëzohen për atë që kanë bërë605 dhe dëshirojnë të lavdërohen për atë që nuk e kanë bërë; assesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshkimit,606 por ata do të kenë ndëshkim të dhembshëm.607

Komentimi 4 shënime

Shënimi 604

Ithtarë të Librit.

Shënimi 605

Duke ua fshehur njerëzve çështjen tënde, o Muhamed, që ti je i dërguari i Allahut me të vërtetën, gjë të cilën ata e gjejnë të shënuar në Librat e tyre dhe për këtë Allahu u mori besën atyre e ata, megjithëse e thyen besën e tyre dhe thyen urdhrin e Allahut, gëzohen me këtë vepër, madje duan që të lavdërohen nga njerëzit se gjoja janë njerëz të devotshëm ndaj Allahut, adhurues të mëdhenj të Tij, ndjekës të shpalljeve të Tij, kurse realiteti është krejt ndryshe.

Shënimi 606

Të përgatitur nga Allahu për armiqtë e Tij në dynja, siç është fundosja në tokë, shndërrimi në majmuna e derra, vrasja, tërmeti, etj.

Shënimi 607

Në botën tjetër, përveç atij që kanë në dynja.

3:189

وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ ١٨٩

Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës.608 Allahu është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.609

Komentimi 2 shënime

Shënimi 608

Dhe jo ashtu si thonë ata arrogantë prej çifutëve, se Allahu është i varfër e ne jemi të pasur.

Shënimi 609

Dhe i dënon kur të dojë dhe si të dojë ata që e thonë këtë fjalë, se Allahu është i varfër e ne jemi të pasur, si dhe thonë fjalë apo bëjnë vepra të tjera në thyerje të urdhrit të Allahut.

3:190

إِنَّ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱخْتِلَـٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ لَـَٔايَـٰتٍۢ لِّأُولِى ٱلْأَلْبَـٰبِ١٩٠

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve e të Tokës, dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka prova për njerëzit me mend;610

Komentimi 1 shënim

Shënimi 610

Provat e Allahut ekzistojnë dhe duken qartë në gjithçka që na rrethon, në të gjithë krijimin e Allahut, duke filluar që nga vetë trupi i njeriut e deri në dukuritë natyrore madhështore që Allahu ka krijuar e përsosur, por ato nuk i dallojnë veçse njerëzit që kanë arsye dhe logjikë të shëndoshë, ata të cilët kërkojnë të vërtetën dhe meditojnë në krijimin e qiejve e të tokës. E gjithë kjo tregon për lidhjen e zemrës me Krijuesin e saj dhe dhënien e mundit për arritjen e kënaqësisë së Tij.

3:191

ٱلَّذِينَ يَذْكُرُونَ ٱللَّهَ قِيَـٰمًۭا وَقُعُودًۭا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَـٰذَا بَـٰطِلًۭا سُبْحَـٰنَكَ فَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ١٩١

ata të cilët e përmendin Allahun duke qenë në këmbë, ulur e shtrirë,611 dhe që meditojnë në krijimin e qiejve dhe të Tokës612: “Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kotë këto,613 i Pastër nga çdo e metë je Ti!614 Na ruaj nga dënimi i Zjarrit!615

Komentimi 5 shënime

Shënimi 611

Që e përmendim Allahun në çdo gjendje, me gojë e me zemër, në namaz e jashtë namazit.

Shënimi 612

Dhe e dijnë se ato nuk mund të jenë krijuar vetvetiu dhe as rastësisht, por ato kanë Krijuesin e tyre Madhështor, i Cili zotëron të gjitha atributet dhe cilësitë absolute, dhe është larg dhe i pastër nga çdo e metë apo cilësi negative. Allahu është Ai i Cili i ka krijuar, i ka sistemuar, i mban dhe i drejton të gjitha krijesat e Tij, dhe ato nuk mund të qëndrojnë pa Të. Nga ky ajet kuptojmë gjithashtu se meditimi në krijesat e Allahut është adhurim ndaj Allahut dhe cilësi e adhuruesve të ditur të Allahut dhe miqve të Tij.

Shënimi 613

Të gjitha krijesat e Tij në tokë e në gjithësi.

Shënimi 614

Larg çdo të mete që nuk i përshtatet Madhështisë Tënde, je Ti, o Zoti ynë! Ti e ke krijuar gjithçka me qëllim, me të vërtetën dhe për të vërtetën. Ky krijim madhështor patjetër që tregon dhe argumenton për madhështinë e Krijuesit të tij të Plotëfuqishëm.

Shënimi 615

Na ruaj nga veprat e këqija dhe na jep sukses për kryerjen e veprave të mira, që të shpëtojmë nga dënimi Yt në zjarr, sepse padyshim se dënimi Yt do të jetë i madh dhe i dhembshëm, e Ti je i Plotëfuqishëm për gjithçka! Ne nuk mund të na shpëtojë nga dënimi Yt askush tjetër përveç Teje, prandaj na ruaj nga dënimi i zjarrit dhe na fut në xhenetin Tënd!

3:192

رَبَّنَآ إِنَّكَ مَن تُدْخِلِ ٱلنَّارَ فَقَدْ أَخْزَيْتَهُۥ ۖ وَمَا لِلظَّـٰلِمِينَ مِنْ أَنصَارٍۢ ١٩٢

Zoti ynë! Këdo që Ti fut në Zjarr,616 e ke poshtëruar617 atë, dhe për të padrejtët618 nuk do të ketë asnjë ndihmues.619

Komentimi 4 shënime

Shënimi 616

Për atë që ka merituar.

Shënimi 617

E ke poshtëruar me futjen në zjarr, i ke hequr cipën, i ke zbuluar gabimet dhe të metat që ka pasur në dynja, e ke turpëruar në sy të të gjitha krijesave.

Shënimi 618

Ata të cilët kundërshtojnë urdhrin e Allahut dhe shkelin ndalesat e Tij.

Shënimi 619

Që t’i shpëtojë nga dënimi i Allahut.

3:193

رَّبَّنَآ إِنَّنَا سَمِعْنَا مُنَادِيًۭا يُنَادِى لِلْإِيمَـٰنِ أَنْ ءَامِنُوا بِرَبِّكُمْ فَـَٔامَنَّا ۚ رَبَّنَا فَٱغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرْ عَنَّا سَيِّـَٔاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ ٱلْأَبْرَارِ ١٩٣

Zoti ynë! Ne dëgjuam një thirrës620 që na ftonte në besim,621 duke thënë: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe ne besuam. Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona (të mëdha), na i shlyej të këqiat tona622 dhe na bëj që të vdesim me të mirët!623

Komentimi 4 shënime

Shënimi 620

Kuranin, ose të Dërguarin e Allahut, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), megjithëse Kurani është më përfshirës në këtë rast, për shkak se atë e kanë dëgjuar dhe besuar edhe shumë breza të tjerë pas Muhamedit, kurse Muhamedin nuk e ka dëgjuar drejtpërdrejtë veçse shokët e tij.

Shënimi 621

Që të besojmë Ty, të njësojmë Ty, të ndjekim të Dërguarin Tënd, Muhamedin, dhe t’i bindemi atij në ato që na urdhëron e na ndalon, prej atyre që i janë shpallur prej Teje.

Shënimi 622

Gjynahet e vogla.

Shënimi 623

Kur të na vdesësh, na bëj që të vdesim ashtu si të mirët, na llogarit prej tyre, na bashko me ta dhe na ngjall bashkë me ta në ditën e Kiametit! Kjo lutje përmban suksesin për kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga të këqiat, gjë me të cilën njeriu arrin të bëhet prej të mirëve, si dhe qëndrueshmërinë në këtë gjë deri në vdekje.

3:194

رَبَّنَا وَءَاتِنَا مَا وَعَدتَّنَا عَلَىٰ رُسُلِكَ وَلَا تُخْزِنَا يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۗ إِنَّكَ لَا تُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ ١٩٤

Zoti ynë! Na e jep atë që na ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu,624 dhe mos na poshtëro në Ditën e Kiametit!625 Me të vërtetë, Ti nuk e shkel premtimin e dhënë!”

Komentimi 2 shënime

Shënimi 624

Fitoren kundër armiqve tanë dhe të Tu. Na e shpejto ndihmën Tënde kundër tyre.

Shënimi 625

Me gjynahet tona që kemi bërë në dynja, por na i fal dhe na i shlyej ato!

3:195

فَٱسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ أَنِّى لَآ أُضِيعُ عَمَلَ عَـٰمِلٍۢ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ ۖ بَعْضُكُم مِّنۢ بَعْضٍۢ ۖ فَٱلَّذِينَ هَاجَرُوا وَأُخْرِجُوا مِن دِيَـٰرِهِمْ وَأُوذُوا فِى سَبِيلِى وَقَـٰتَلُوا وَقُتِلُوا لَأُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّـَٔاتِهِمْ وَلَأُدْخِلَنَّهُمْ جَنَّـٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ثَوَابًۭا مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عِندَهُۥ حُسْنُ ٱلثَّوَابِ ١٩٥

Dhe, Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin626 askujt prej jush, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në gjykim).627 Atyre që emigruan628, u dëbuan nga shtëpitë e tyre629, u munduan në Rrugën Time630, luftuan631 dhe u vranë632; Unë do t’ua shlyej të këqiat që kanë bërë633 dhe do t’i fut në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; si shpërblim nga Allahu634; dhe tek Allahu është shpërblimi më i mirë.”635

Komentimi 10 shënime

Shënimi 626

Veprat e mira që keni bërë në dynja.

Shënimi 627

Të gjithë ju, o besimtarë, meshkuj e femra, keni të njëjtin gjykim në shpërblim, dhe Allahu nuk ia humb mundin askujt prej jush, qoftë mashkull apo femër.

Shënimi 628

Lanë popullin e tyre mohues dhe njerëzit e tyre, vetëm për Hir të Allahut dhe iu bashkuan vëllezërve të tyre besimtarë të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Shënimi 629

Flitet për emigruesit mekas, të cilët u dëbuan nga idhujtarët kurashit prej Mekës.

Shënimi 630

U dëmtuan dhe u torturuan nga idhujtarët vetëm e vetëm se besuan të Dërguarin e Allahut dhe atë që i shpallej nga Allahu.

Shënimi 631

Në Rrugë të Allahut.

Shënimi 632

Që u vranë në luftë, që ranë dëshmorë.

Shënimi 633

Do t’ua fshij të këqiat dhe do t’ua fal ato.

Shënimi 634

Për besimin, qëndrueshmërinë dhe veprat e tyre të mira.

Shënimi 635

I cili nuk mund të përshkruhet nga askush, sepse atë nuk e ka parë askush, nuk e ka dëgjuar kush dhe nuk mund t’i shkojë në mendje askujt.

3:196

لَا يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا فِى ٱلْبِلَـٰدِ ١٩٦

Mos të të mashtrojë endja e atyre që mohojnë nëpër botë!636

Komentimi 1 shënim

Shënimi 636

Allahu i drejtohet të Dërguarit të Tij, por ka për qëllim të gjithë besimtarët, që të mos mashtrohen me bredhjen nëpër botë dhe kënaqjen me të mirat e botës, të atyre që mohojnë Allahun dhe luftojnë fenë e Tij dhe besimtarët, sepse sado që të arrijnë ata prej kënaqësive dhe të mirave të dynjasë, ato përsëri janë shumë pak dhe të përkohshme, mbarojnë shumë shpejt dhe pastaj i pret dënimi i përhershëm. Kurse besimtarët, megjithë krenarinë dhe të mirat që u jep Allahu në dynja, ata do të kenë shpërblimin më të mirë dhe më të përhershëm në xhenet. Madje edhe sikur besimtarët të vuanin e të bënin jetë të keqe në dynja, në krahasim me shpërblimin e botës tjetër dhe lumturisë së pafundme, vuajtja e tyre në dynja do të konsiderohej si dhuratë në formën e vuajtjes, prandaj në ajetin në vijim Allahu thotë: “Ajo që gjendet tek Allahu është më e mira për të mirët.”

3:197

مَتَـٰعٌۭ قَلِيلٌۭ ثُمَّ مَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ ۚ وَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ ١٩٧

Ajo është një kënaqësi e pakët, pastaj streha e tyre e fundit do të jetë Xhehenemi, shtrati më i keq!

3:198

لَـٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا رَبَّهُمْ لَهُمْ جَنَّـٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا نُزُلًۭا مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ ۗ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيْرٌۭ لِّلْأَبْرَارِ ١٩٨

Kurse ata, të cilët i frikësohen Zotit të tyre,637 do të kenë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë, si mikpritje nga Allahu638. Ajo që gjendet tek Allahu është më e mira për të mirët.639

Komentimi 3 shënime

Shënimi 637

Duke iu bindur Atij dhe duke punuar për kënaqësinë e Tij.

Shënimi 638

Dhe nga bujaria e mirësia e Allahut ndaj tyre.

Shënimi 639

Për ata që ishin zemërmirë e të dëlirë dhe si rrjedhojë edhe veprat dhe fjalët e tyre ishin të mira dhe në bindje ndaj Allahut. Shpërblimi i këtyre tek Allahu është shumë më i mirë se kënaqësitë e përkohëshme të atyre që mohojnë në dynja.

3:199

وَإِنَّ مِنْ أَهْلِ ٱلْكِتَـٰبِ لَمَن يُؤْمِنُ بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْكُمْ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْهِمْ خَـٰشِعِينَ لِلَّهِ لَا يَشْتَرُونَ بِـَٔايَـٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنًۭا قَلِيلًا ۗ أُولَـٰٓئِكَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ١٩٩

Vërtet, nga ithtarët e Librit ka të atillë që besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve640, si dhe atë që u është shpallur atyre;641 që kanë frikë Allahun642 dhe nuk i këmbejnë shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë.643 Ata do ta kenë shpërblimin644 te Zoti i tyre.645 Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari.646

Komentimi 7 shënime

Shënimi 640

Atë që ju ka shpallur Allahu juve, o muslimanë, nëpërmjet të Dërguarit të Tij, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e allahut qofshin mbi të!), Kuranin dhe traditën e të Dërguarit.

Shënimi 641

Atë që u është shpallur vetë atyre prej Librave të Allahut: Teurati, Inxhili, Zeburi.

Shënimi 642

I binden dhe i nënshtrohen Allahut.

Shënimi 643

Nuk i shtrembërojnë ato që u janë shpallur në Librat e Allahut, qoftë në lidhje me përshkrimin e Muhamedit dhe profetësisë së tij, apo me të gjitha ligjet dhe gjykimet e Allahut që përmenden në to. Por, ata i nënshtrohen të vërtetës dhe i binden Allahut në ato që i ka urdhëruar apo ndaluar, dhe nuk ndjekin epshet dhe dëshirat vetjake.

Shënimi 644

Për veprat dhe bindjen e tyre ndaj Allahut.

Shënimi 645

Të ruajtur te Zoti i tyre për ta marrë atë në ditën e Kiametit.

Shënimi 646

Shpejtësia e Allahut në llogari është: se Atij nuk i shpëton asgjë më e vogël prej punëve të tyre, si para se të veprojnë apo pas veprimit, kështu që nuk ka nevojë t’i numërojë ato dhe të vonohet duke i numëruar. Ai është i Gjithëdijshmi.

3:200

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا ٱصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَٱتَّقُوا ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ٢٠٠

O besimtarë! Bëni durim647, kalojani armikut në durim648, qëndroni në vigjilencë649 dhe kijeni frikë Allahun,650 që të shpëtoni!651

Komentimi 5 shënime

Shënimi 647

Në fenë tuaj dhe në bindjen ndaj Zotit tuaj. Durimi përfshin lënien e gjynaheve, kryerjen e obligimeve dhe durimin në fatkeqësi, dhe Allahu urdhëron për të bërë durim në të gjitha këto.

Shënimi 648

Bëhuni më të durueshëm se armiku dhe vazhdoni me këmbëngulje në durim, në mënyrë që ta mposhtni armikun tuaj dhe të ngrini lartë Fjalën e Allahut.

Shënimi 649

Në ruajtjen e kufijve të muslimanëve nga ku mund të hyjë armiku.

Shënimi 650

Ruajuni kundërshtimit të urdhrit të Tij apo shkeljes së ndalesave të Tij.

Shënimi 651

Që të shpëtoni nga dënimi i zjarrit dhe të fitoni të mirat e xhenetit dhe lumturinë e përhershme, gjë e cila nuk mund të arrihet veçse me këto treja: me durim, këmbëngulje në durim më shumë se armiku dhe vigjilencë.

Al Imran · 200 ajete

© Dr. Bledar Albani · Përkthimi dhe komentimi