SURJA 80
Abese Vrenjtja
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
عَبَسَ وَتَوَلَّىٰٓ ١
Ai (i Dërguari) u vrenjt dhe ktheu kurrizin,1
أَن جَآءَهُ ٱلْأَعْمَىٰ ٢
sepse te ai erdhi i verbri (dhe e ndërpreu).2
Komentimi 1 shënim
Shënimi 2
sepse i verbri, Abdullah ibn Umm Mektum iu afrua duke kërkuar udhëzim, ndërkohë që i Dërguari ﷺ ishte i zënë duke thirrur në Islam krerët e Kurejshëve, duke shpresuar se ata do ta pranonin të vërtetën.
وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّهُۥ يَزَّكَّىٰٓ ٣
E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet),3
Komentimi 1 shënim
Shënimi 3
E çfarë të bën ty të dish se si është gjendja e atij të verbëri? Ndoshta, përmes pyetjes dhe kërkimit të udhëzimit, ai donte të pastronte shpirtin e tij dhe të përmirësohej,
أَوْ يَذَّكَّرُ فَتَنفَعَهُ ٱلذِّكْرَىٰٓ ٤
ose të merrte këshillë, e këshilla t’i sillte dobi?4
Komentimi 1 shënim
Shënimi 4
ose të përfitonte më shumë këshillë dhe përkujtim që ta largonte nga gabimet.
أَمَّا مَنِ ٱسْتَغْنَىٰ ٥
Sa për atë që mendon se s’ka nevojë (për udhëzimin tënd),5
Komentimi 1 shënim
Shënimi 5
Sa për atë që e ndien veten të pavarur nga udhëzimi yt dhe mendon se s’ka nevojë për të,
فَأَنتَ لَهُۥ تَصَدَّىٰ ٦
ti i kushton vëmendje atij,6
Komentimi 1 shënim
Shënimi 6
ti i drejtohesh atij dhe i kushton vëmendje fjalëve të tij;
وَمَا عَلَيْكَ أَلَّا يَزَّكَّىٰ ٧
edhe pse nuk ke përgjegjësi, nëse ai nuk pastrohet.7
Komentimi 1 shënim
Shënimi 7
por çfarë përgjegjësie ke ti, nëse ai nuk do të pastrohet nga mosbesimi i tij?
وَأَمَّا مَن جَآءَكَ يَسْعَىٰ ٨
Kurse ai që vjen te ti me përkushtim,
وَهُوَ يَخْشَىٰ ٩
dhe që ka frikë (nga Zoti),
فَأَنتَ عَنْهُ تَلَهَّىٰ ١٠
ti nuk i kushton vëmendje.8
Komentimi 1 shënim
Shënimi 8
Ndërsa ai që ishte i etur për të të takuar dhe kërkonte udhëzim, duke pasur frikë nga Allahu që të mos mangësonte në kërkimin e së vërtetës — ti u preokupove ndaj tij dhe nuk i kushtove vëmendje.
كَلَّآ إِنَّهَا تَذْكِرَةٌۭ ١١
Por, jo (mos vepro ashtu)! Me të vërtetë, kjo (sure) është përkujtuese.9
Komentimi 1 shënim
Shënimi 9
Jo, nuk duhet të veprosh ashtu, o i Dërguar! Vërtet, kjo Sure është këshillë dhe mësim për ty dhe për këdo që dëshiron të marrë mësim.
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ ١٢
Kush të dojë, le ta kujtojë atë (Kuranin)!10
Komentimi 1 shënim
Shënimi 10
Kushdo që dëshiron, le ta kujtojë këtë sure dhe le të kujtojë Kuranin e të marrë mësim e këshillë prej tij.
فِى صُحُفٍۢ مُّكَرَّمَةٍۢ ١٣
Ai (Kurani) është i shkruar në Fletë të nderuara,
مَّرْفُوعَةٍۢ مُّطَهَّرَةٍۭ ١٤
të lartësuara e të pastruara,
بِأَيْدِى سَفَرَةٍۢ ١٥
në duar të ndërmjetësve (engjëjve),
كِرَامٍۭ بَرَرَةٍۢ ١٦
fisnikë e të drejtë.11
Komentimi 1 shënim
Shënimi 11
Kurani është në fletë të larta e të ndershme, të pastra e të ruajtura nga çdo ndotje, shtesë apo mangësi, në duart e engjëjve të dëlirë e fisnikë, të cilët janë ndërmjetës mes Allahut dhe krijesave të Tij, me sjellje të larta dhe vepra të pastra.
قُتِلَ ٱلْإِنسَـٰنُ مَآ أَكْفَرَهُۥ ١٧
Qoftë i mallkuar njeriu (mohues)! Sa mosmirënjohës është ai!12
Komentimi 1 shënim
Shënimi 12
Qoftë i mallkuar dhe i dënuar njeriu jobesimtar! Sa i madh është mohimi i tij ndaj Zotit të tij dhe sa mosmirënjohës është ai ndaj Tij!
مِنْ أَىِّ شَىْءٍ خَلَقَهُۥ ١٨
Nga çfarë gjëje e krijoi Allahu atë?13
Komentimi 1 shënim
Shënimi 13
A nuk e ka parë ai prej çfarë gjëje e ka krijuar Allahu?
مِن نُّطْفَةٍ خَلَقَهُۥ فَقَدَّرَهُۥ ١٩
Nga një pikë uji e krijoi, dhe i caktoi fazat e zhvillimit,
ثُمَّ ٱلسَّبِيلَ يَسَّرَهُۥ ٢٠
pastaj i lehtësoi atij rrugën (e lindjes),
ثُمَّ أَمَاتَهُۥ فَأَقْبَرَهُۥ ٢١
pastaj e bën të vdesë dhe i cakton një varr,
ثُمَّ إِذَا شَآءَ أَنشَرَهُۥ ٢٢
dhe pastaj, kur të dojë Ai, do ta ringjallë.14
Komentimi 1 shënim
Shënimi 14
Allahu e krijoi njeriun nga një pikë uji e vogël — prej farës së njeriut — pastaj e përcaktoi në faza të ndryshme të zhvillimit; më pas i lehtëson rrugën e lindjes dhe daljes në jetë, dhe i tregon rrugën e së mirës dhe të së keqes; pastaj e bën të vdesë dhe i cakton një vend ku të varroset. E kur të dojë Ai, i Lartësuari, do ta ringjallë përsëri për llogari dhe shpërblim.
كَلَّا لَمَّا يَقْضِ مَآ أَمَرَهُۥ ٢٣
Por, jo! Njeriu ende nuk e ka përmbushur atë që i ka urdhëruar Ai.15
Komentimi 1 shënim
Shënimi 15
Por jo, çështja nuk është siç thotë dhe vepron mohuesi; ai nuk e kreu detyrimin që Allahu i kishte urdhëruar — besimin dhe bindjen ndaj Tij.
فَلْيَنظُرِ ٱلْإِنسَـٰنُ إِلَىٰ طَعَامِهِۦٓ ٢٤
Le të shikojë njeriu ushqimin e vet:16
Komentimi 1 shënim
Shënimi 16
Le të mendojë njeriu me kujdes: si e krijoi Allahu ushqimin e tij, që është mbështetja e jetës së tij:
اَنَّا صَبَبْنَا ٱلْمَآءَ صَبًّۭا ٢٥
se si Ne derdhim ujë (shi) me bollëk,
ثُمَّ شَقَقْنَا ٱلْأَرْضَ شَقًّۭا ٢٦
pastaj e çajmë tokën me çarje,
فَأَنۢبَتْنَا فِيهَا حَبًّۭا ٢٧
dhe bëjmë që prej saj të mbijnë drithëra,
وَعِنَبًۭا وَقَضْبًۭا ٢٨
rrush dhe perime,
وَزَيْتُونًۭا وَنَخْلًۭا ٢٩
ullinj dhe hurma,
وَحَدَآئِقَ غُلْبًۭا ٣٠
kopshte të dendura,
وَفَـٰكِهَةًۭ وَأَبًّۭا ٣١
dhe fruta e kullota;
مَّتَـٰعًۭا لَّكُمْ وَلِأَنْعَـٰمِكُمْ ٣٢
për kënaqësinë tuaj dhe të bagëtive tuaja.17
Komentimi 1 shënim
Shënimi 17
Se si Ne derdhim ujin e shiut me bollëk mbi tokë, pastaj e çajmë tokën duke nxjerrë prej saj bimë të shumta e të larmishme; duke bërë që prej saj të mbijnë drithëra, rrush dhe perime të gjerbërta, ullinj e palma hurme, kopshte me pemë madhështore, fruta të ndryshme dhe barishte — që të kënaqeni ju dhe bagëtitë tuaja me to.
فَإِذَا جَآءَتِ ٱلصَّآخَّةُ ٣٣
Por, kur të vijë Ushtima shurdhuese (e Surit),18
Komentimi 1 shënim
Shënimi 18
E kur të vijë thirrja e fuqishme e Ditës së Kiametit, që shurdhon veshët nga tmerri i saj,
يَوْمَ يَفِرُّ ٱلْمَرْءُ مِنْ أَخِيهِ ٣٤
atë Ditë, njeriu do të ikë nga i vëllai,
وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ ٣٥
nga nëna dhe babai,
وَصَـٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ ٣٦
nga bashkëshortja dhe fëmijët e vet -19
Komentimi 1 shënim
Shënimi 19
atë ditë njeriu do të ikë prej vëllait të tij, prej nënës dhe babait të tij, prej bashkëshortes dhe fëmijëve të tij -
لِكُلِّ ٱمْرِئٍۢ مِّنْهُمْ يَوْمَئِذٍۢ شَأْنٌۭ يُغْنِيهِ ٣٧
secili prej tyre, atë Ditë, do të ketë një çështje të madhe që do ta preokupojë.20
Komentimi 1 shënim
Shënimi 20
sepse secili prej tyre atë Ditë do të ketë një çështje që e preokupon aq shumë, sa nuk do të ketë mundësi të mendojë për askënd tjetër.
وُجُوهٌۭ يَوْمَئِذٍۢ مُّسْفِرَةٌۭ ٣٨
Disa fytyra, atë Ditë, do të jenë të ndritshme,
ضَاحِكَةٌۭ مُّسْتَبْشِرَةٌۭ ٣٩
të qeshura dhe plot gëzim.21
Komentimi 1 shënim
Shënimi 21
Fytyrat e banorëve të lumturisë atë Ditë do të jenë të ndritshme, të gëzuara dhe plot hare.
وَوُجُوهٌۭ يَوْمَئِذٍ عَلَيْهَا غَبَرَةٌۭ ٤٠
Kurse disa fytyra, atë Ditë, do t’i mbulojë pluhuri
تَرْهَقُهَا قَتَرَةٌ ٤١
dhe do t’i mbështjellë errësira.22
Komentimi 1 shënim
Shënimi 22
Ndërsa fytyrat e banorëve të Zjarrit do të jenë të errëta, të nxira dhe të mbuluara me poshtërim e turpërim.
أُوْلَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْكَفَرَةُ ٱلْفَجَرَةُ ٤٢
Këta janë mohuesit, gjynahqarët e shthurur.23
Komentimi 1 shënim
Shënimi 23
Ata që përshkruhen kështu janë ata që mohuan mirësitë e Allahut, përgënjeshtruan shenjat e Tij dhe u hodhën në mëkat e kryelartësi ndaj urdhrave të Zotit të tyre.





Komentimi 1 shënim
Shënimi 1
Në fytyrën e të Dërguarit ﷺ u shfaq ndryshim dhe ngrysje, dhe u kthye në anën tjetër për pak kohë,