SURJA IBRAHIM

(Surja Nr. 14, Mekase, 52 ajete)

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit


الٓر ۚ كِتَـٰبٌ أَنزَلْنَـٰهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ ٱلنَّاسَ مِنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ

1. Elif Lam Ra. Ky është Libër që Ne ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë, me lejen e Zotit të tyre – në rrugën e të Plotfuqishmit, të Lavdëruarit,1Ky Kuran është një Libër që Ne ta kemi shpallur ty, o Muhamed, për të mirën e njerëzimit, për t’i nxjerrë njerëzit nga errësirat e injorancës, mosbesimit dhe moraleve të këqia në dritën e dijes, udhëzimit, besimit dhe moraleve të larta, me lejen dhe suksesin e dhënë nga Zoti i tyre – në rrugën e drejtë që të çon te Allahu i Plotfuqishmëm dhe i Lavdëruar, në fenë e Allahut dhe legjislacionin që Ai ka caktuar për krijesat e Tij. Sigurisht që besimtari i cili ndjek rrugën e të Plotfuqishmit dhe të Lavdëruarit, arrin krenari dhe fuqi nga Allahu, dhe ai është i fortë edhe nëse nuk ka asnjë ndihmës apo përkrahës tjetër përveç Allahut, i lavdëruar në veprat që bën në bindje ndaj Allahut dhe përfundimi i tij do të jetë gjithashtu i mirë, në xhenetin e Allahut.


ٱللَّهِ ٱلَّذِى لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَوَيْلٌ لِّلْكَـٰفِرِينَ مِنْ عَذَابٍ شَدِيدٍ

2. Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Dhe mjerë për mohuesit nga një dënim i tmerrshëm!2Për t’i udhëzuar njerëzit me këtë Kuran, në rrugën e Allahut, i Cili zotëron gjithçka gjendet në qiej dhe gjithçka gjendet në Tokë; pra ky është Zoti dhe këto janë cilësitë dhe atributet e Atij, të Cilin që njerëzit duhet të adhurojnë, dhe nuk duhet të adhurojnë idhuj e sende që nuk zotërojnë asgjë dhe nuk kanë asnjë mundësi që t’i sjellin dobi apo dëm, vetes apo të tjerëve. Prandaj, mjerë për mohuesit e Allahut dhe të Dërguarit të Tij nga një dënim i tmerrshëm në zjarrin e Xhehenemit.


ٱلَّذِينَ يَسْتَحِبُّونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا عَلَى ٱلْـَٔاخِرَةِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ فِى ضَلَـٰلٍۭ بَعِيدٍ

3. Ata që preferojnë jetën e kësaj bote ndaj botës tjetër, që pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë; ata janë në humbje të largët.3Mjerë mohuesit, të cilët preferojnë jetën e kësaj bote kalimtare ndaj botës tjetër të përhershme, dhe të cilët pengojnë njerëzit nga ndjekja e fesë së Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë sipas dëshirave të tyre; këta janë në një humbje shumë larg të vërtetës dhe larg shkaqeve të udhëzimit.


وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا بِلِسَانِ قَوْمِهِۦ لِيُبَيِّنَ لَهُمْ ۖ فَيُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

4. Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar veçse në gjuhën e popullit të tij, për t’ua bërë të qartë atyre. Allahu çon në humbje kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.4Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje, o Muhamed, veçse të fliste në gjuhën e popullit të tij ku edhe ishte dërguar, për t’ua bërë të qartë atyre fenë dhe ligjet e Allahut. Allahu çon në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugën e drejtë dhe të vërtetë kë të dojë, e Ai është i Plotfuqishmi në pushtetin e Tij – bën çfarë të dojë e udhëzon kë të dojë – , i Urti në të gjitha çështjet, duke e vendosur gjithçka në vendin e vet, – i jep udhëzimin apo humbjen kujt të dojë, me urtësinë e Tij absolute.


وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَـٰتِنَآ أَنْ أَخْرِجْ قَوْمَكَ مِنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَذَكِّرْهُم بِأَيَّىٰمِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ

5. Ne e dërguam Musain me provat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësirat në dritë dhe kujtoju atyre ditët e Allahut (të favorizimit)!” Vërtet, në këtë ka prova për çdo të durueshëm dhe falënderues.5Ne e dërguam Musain te bijtë e Izraelit (Jakubit) dhe e forcuam atë me nëntë prova dhe mrekulli të qarta për vërtetësinë e tij dhe asaj që i shpallej, dhe e urdhëruam atë që t’i ftonte njerëzit në besim dhe t’i nxirrte ata nga errësirat e mosbesimit dhe humbjes, si dhe t’u kujtonte bijve të Izraelit ditët e favorizimit të Allahut ndaj tyre – kur i shpëtoi nga Faraoni dhe kaloi me ta detin, kurse faraonin dhe ushtrinë e tij i mbyti në det. Në këtë kujtim të tyre ka prova të qarta për çdo të durueshëm në fatkeqësi, në kryerjen e urdhrave të Allahut dhe ruajtjen nga ndalesat e Tij; ka prova gjithashtu për çdo falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut për mirësitë e Tij. Pra, vetëm të durueshmit dhe falënderuesit marrin mësim nga këto prova të Allahut.


-255-


وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ أَنجَىٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ وَيُذَبِّحُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ ۚ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌ

6. (Kujto) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur Ai ju shpëtoi nga populli i Faraonit, i cili ju mundonte me mundimin më të keq, vriste djemtë tuaj dhe linte gjallë femrat tuaja. Këtu kishte një sprovë të madhe nga Zoti juaj.6Kujtoi popullit tënd, o Muhamed, historinë e Musait, kur ai i tha popullit të vet, bijve të Izraelit (Jakubit): “Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur Ai ju shpëtoi nga Faraoni dhe populli i tij, të cilët ju torturonin me mundimet më të rënda e më të këqia, vrisnin djemtë tuaj dhe linin gjallë vajzat tuaja, me qëllim që të mos vinte prej jush dikush që do të rrëzonte pushtetin e Faraonit. Sigurisht që në këtë fatkeqësi tuajën kishte sprovë të madhe për ju nga Zoti juaj.”


وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِن شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ ۖ وَلَئِن كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِى لَشَدِيدٌ

7. Dhe (kujtoni) kur Zoti juaj deklaroi: “Nëse falënderoni, Unë do t’ju jap edhe më shumë; por, nëse mohoni, me të vërtetë, dënimi Im është i ashpër.”7Musai vazhdon t’i thotë popullit të tij: “Kujtoni gjithashtu kur Zoti juaj deklaroi: “Nëse ju jeni mirënjohës dhe më falënderoni për mirësitë që ju kam dhënë, duke vepruar në bindje ndaj Meje, Unë do jua shtoj edhe më shumë mirësinë dhe favorizimin ndaj jush; por nëse mohoni të mirat e Mia dhe jeni mosmirënjohës ndaj Meje, duke vepruar në kundërshtim me urdhrat e Mia, atëherë dijeni se ndëshkimi Im është i ashpër dhe i rëndë për këdo që më mohon nga krijesat e Mia!”


وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكْفُرُوٓا۟ أَنتُمْ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِىٌّ حَمِيدٌ

8. Pastaj Musai tha: “Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë – me të vërtetë, Allahu është i Vetëmjaftueshëm, i Lavdërueshëm.”8Pastaj Musai i tha popullit të vet: “Nëse ju e mohoni Allahun, bashkë me të gjithë banorët e Tokës, nuk do ta dëmtoni aspak Atë, sepse Ai është i Vetëmjaftueshëm, që nuk ka nevojë për krijesat e Tij, dhe i Lavdërueshëm vetvetiu, kështu që nuk ka nevojë për adhurimin apo falënderimin tuaj.”


أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَؤُا۟ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ ۛ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعْدِهِمْ ۛ لَا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا ٱللَّهُ ۚ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَـٰتِ فَرَدُّوٓا۟ أَيْدِيَهُمْ فِىٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَقَالُوٓا۟ إِنَّا كَفَرْنَا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ وَإِنَّا لَفِى شَكٍّ مِّمَّا تَدْعُونَنَآ إِلَيْهِ مُرِيبٍ

9. A nuk ju ka ardhur juve lajmi i atyre që kanë qenë para jush: popullit të Nuhut, Adit dhe Themudit, dhe i atyre që erdhën pas tyre? Askush nuk di për ta, përveç Allahut! Të dërguarit e tyre u sollën atyre prova të qarta, por ata vendosën duart në gojët e tyre dhe thanë: “Me të vërtetë, ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe vërtet, ne jemi në dyshim shqetësues për atë në të cilën na ftoni.”9A nuk ju ka ardhur juve, o populli i Musait dhe/ose i Muhamedit – lajmi dhe historitë e popujve që kanë qenë para jush: popullit të Nuhut, Hudit (Adit) dhe Salihut (Themudit), si dhe lajmi i popujve që kanë ardhur pas tyre, numrin dhe emrat e të cilëve nuk i di askush tjetër përveç Allahut? Të dërguarit tanë tek ata u sollën atyre prova të qarta për vërtetësinë e tyre dhe mesazhit të tyre, por ata kafshuan duart me gojët e tyre nga mllefi dhe kryeneçësia ndaj pranimit të besimit, dhe i thanë të dërguarve të tyre: “Ne e mohojmë dhe nuk e besojmë atë me të cilën jeni dërguar nga Allahu, dhe ne jemi në dyshim shqetësues dhe alarmues për atë në të cilën na ftoni prej besimit dhe adhurimit të Një Zoti të Vetëm.”


۞ قَالَتْ رُسُلُهُمْ أَفِى ٱللَّهِ شَكٌّ فَاطِرِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ يَدْعُوكُمْ لِيَغْفِرَ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرَكُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى ۚ قَالُوٓا۟ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُنَا تُرِيدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأْتُونَا بِسُلْطَـٰنٍ مُّبِينٍ

10. Të dërguarit e tyre thanë: “A ka dyshim në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju fton në mënyrë që t’ju falë disa gjynahe tuajat dhe ju lë deri në një afat të caktuar.” Ata thanë: “Ju nuk jeni veçse njerëz si ne, që dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin të parët tanë; përndryshe, na sillni një provë të qartë!”10Të dërguarit e popujve të mëparshëm u thanë popujve të tyre: “A ka dyshim në ekzistencën e Allahut dhe se vetëm Ai meriton të adhurohet dhe askush e asgjë tjetër nga krijesat e Tij, ndërkohë që Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës nga asgjëja dhe pa shembull të mëparshëm?! Allahu ju fton juve të besoni që t’ju falë gjynahet, dhe Ai ju lë të jetoni në Tokë deri në afatin tuaj që Ai e ka caktuar që më parë, pa ju sjellë ndëshkim shkatërrues.” Njerëzit e atyre popujve u thanë të dërguarve të tyre: “Ju jeni njerëz si ne, me të njëjtat cilësi dhe pamje, dhe nuk keni ndonjë gjë që ju favorizon ndaj nesh për të qenë lajmëtarë të Zotit. Ju dëshironi të na ndaloni nga adhurimi i atyre që adhuronin të parët tanë prej idhujve e statujave, përndryshe na sillni argument të qartë që vërteton atë që ju thoni.”


-256-


قَالَتْ لَهُمْ رُسُلُهُمْ إِن نَّحْنُ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۖ وَمَا كَانَ لَنَآ أَن نَّأْتِيَكُم بِسُلْطَـٰنٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ

11. Të dërguarit e tyre u thanë: “Ne nuk jemi tjetër, veçse njerëz si ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë prej robërve të Vet. Ne nuk mund t’ju sjellim prova, veçse me lejen e Allahut. Dhe vetëm tek Allahu të mbështeten besimtarët.11Të dërguarit e mëparshëm i thanë popujve të tyre: “Është e vërtetë që ne jemi njerëz ashtu si edhe ju, por Allahu ia jep mirësinë e Tij të udhëzimit dhe profetësisë kujt të dojë prej robërve të Tij. Kurse prova dhe mrekullia që kërkoni nga ne, nuk është në dorën tonë dhe as në mundësinë tonë, por ne i sjellim ato vetëm me urdhër nga Allahu; dhe vetëm tek Allahu duhet të mbështeten besimtarët në të gjitha çështjet e tyre.”


وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدْ هَدَىٰنَا سُبُلَنَا ۚ وَلَنَصْبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيْتُمُونَا ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُتَوَكِّلُونَ

12. E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai na ka udhëzuar në rrugët tona? Ne do t’i durojmë mundimet që na shkaktoni ju; dhe vetëm tek Allahu të mbështeten ata që kërkojnë mbështetje!”12Vazhdon fjala e të dërguarve drejtuar popujve të tyre: “E si të mos i mbështetemi Allahut dhe të besojmë tek Ai, ndërkohë që Ai na ka udhëzuar në rrugën e shpëtimit nga dënimi i Tij dhe na e ka bërë të qartë atë rrugë?! Ne do t’i durojmë mundimet që na shkaktoni ju me fjalë apo me vepra, për shkak të thirrjes në fenë e Allahut, dhe vetëm tek Allahu duhet të mbështeten besimtarët që kërkojnë mbështetje për ndihmë kundër armiqve të tyre dhe në çdo çështje të tyre.”


وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِرُسُلِهِمْ لَنُخْرِجَنَّكُم مِّنْ أَرْضِنَآ أَوْ لَتَعُودُنَّ فِى مِلَّتِنَا ۖ فَأَوْحَىٰٓ إِلَيْهِمْ رَبُّهُمْ لَنُهْلِكَنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ

13. Ata që mohuan u thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga toka jonë, ose do të ktheheni në fenë tonë!” Atëherë, Zoti u shpalli atyre (të dërguarve): “Me siguri, Ne do t’i shkatërrojmë të padrejtët,13Mohuesit u zunë ngusht dhe nuk mund të përgjigjeshin më me logjikë, kështu që u kthyen tef orca dhe dhuna, dhe iu thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga toka jonë dhe vendi ynë, deri sa të ktheheni në fenë tonë, në adhurimin e idhujve!” Atëherë, Allahu i shpalli të dërguarve: “Do t’i shkatërrojmë të padrejtët: idhujtarët dhe mohuesit e Allahut dhe të dërguarve të Tij… fjalia vazhdon në ajetin në vijim.


وَلَنُسْكِنَنَّكُمُ ٱلْأَرْضَ مِنۢ بَعْدِهِمْ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَافَ مَقَامِى وَخَافَ وَعِيدِ

14. dhe pas tyre do t’ju vendosim të banoni në tokën e tyre. Kjo është për ata që kanë frikë qëndrimin para Meje dhe kanë frikë kërcënimin Tim.”14dhe pas shkatërrimit dhe zhdukjes së mohuesve, Ne do t’ju vendosim ju, të dërguarit dhe pasuesit tuaj, të banoni në tokat e tyre. Kjo gjë – shkatërrimi i armiqve, zmbrapsja e intrigave të tyre dhe trashëgimi i tokave të tyre – është e sigurtë për të gjithë ata besimtarë që i frikësohen qëndrimit para Meje në ditën e Llogarisë, dhe që i frikësohen kërcënimit dhe dënimit Tim.” Me këtë fjalë, Allahu kërcënon gjithashtu idhujtarët e Mekes për shkak të mohimit dhe përgënjeshtrimit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), si dhe mundimit të tij me fjalë e vepra të këqia, dhe i thotë të Dërguarit të Tij që të durojë ashtu si kanë duruar edhe të dërguarit e tjerë më parë, sepse përfundimi i të padrejtëve është shkatërrimi, kurse përfundimi i të dërguarve dhe besimtarëve është triumfi dhe fitorja në të dyja botët; ky është Ligji i Allahut.


وَٱسْتَفْتَحُوا۟ وَخَابَ كُلُّ جَبَّارٍ عَنِيدٍ

15. Ata (të dërguarit) kërkuan ndihmën nga Allahu, dhe kështu, çdo mendjemadh kokëfortë u shkatërrua.15Të dërguarit i kërkuan Allahut ndihmën dhe fitoren kundër popujve të tyre, dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tyre, kështu që çdo mendjemadh e kokëfortë ndaj pranimit të besimit dhe Njësimit të Allahut u shkatërrua dhe u asgjësua.


مِّن وَرَآئِهِۦ جَهَنَّمُ وَيُسْقَىٰ مِن مَّآءٍ صَدِيدٍ

16. Pas tyre është Xhehenemi, dhe atyre do t’u jepet të pijnë ujë qelbi,16Mohuesit mendjemëdhenj e kokëfortë i pret zjarri i Xhehenemit, ku do u jepet të pijnë nga qelbi dhe gjaku që del nga trupat e banorëve të Zjarrit.


يَتَجَرَّعُهُۥ وَلَا يَكَادُ يُسِيغُهُۥ وَيَأْتِيهِ ٱلْمَوْتُ مِن كُلِّ مَكَانٍ وَمَا هُوَ بِمَيِّتٍ ۖ وَمِن وَرَآئِهِۦ عَذَابٌ غَلِيظٌ

17. të cilin do ta gëlltitin por vështirë se mund ta kapërdijnë; dhe vdekja do t’u vijë atyre nga të gjitha anët, por nuk do të vdesin; dhe pas tyre ka dënim të ashpër.17Banorët e Zjarrit do të përpiqen herë pas here ta gëlltitin qelbin dhe lëngjet që rrjedhin nga trupat e vetë banorëve të Zjarrit, por nuk do të munden ta kapërdijnë atë për shkak të qelbësisë, nxehtësisë, hidhtësisë dhe shpifësisë së tij; dhe atyre do iu vijë dënimi i rëndë vdekjeprurës i çdo lloji dhe nga çdo anë e trupit, por megjithatë nuk do të vdesin e të shpëtojnë, sepse atje nuk ka më vdekje; dhe pas këtij dënimi ata i pret dënim tjetër edhe më i ashpër.


مَّثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ ۖ أَعْمَـٰلُهُمْ كَرَمَادٍ ٱشْتَدَّتْ بِهِ ٱلرِّيحُ فِى يَوْمٍ عَاصِفٍ ۖ لَّا يَقْدِرُونَ مِمَّا كَسَبُوا۟ عَلَىٰ شَىْءٍ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَـٰلُ ٱلْبَعِيدُ

18. Shembulli i veprave të atyre që mohuan Zotin e tyre, është si ai hiri, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të mund të arrijnë asgjë nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e largët.18Veprat e mira të atyre që mohuan Zotin e tyre në këtë botë – si bamirësia, mbajtja e lidhjeve familjare, etj. – janë të ngjashme me atë hirin që e shpërndan era e fortë në një ditë të stuhishme, dhe nuk lë asnjë gjurmë të tij; kështu edhe mohuesit nuk arrijnë të përfitojnë asgjë nga veprat e tyre tek Allahu, sepse mosbesimi i zhduku ato, ashtu si zhduk era hirin. Kjo gjë dhe kjo mënyrë të vepruari pa bazë dhe pa besim është humbja më e largët nga rruga e drejtë.


-257-


أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ ۚ إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍ جَدِيدٍ

19. A nuk e sheh se Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën me të vërtetën? Nëse dëshiron, Ai mund t’ju zhdukë ju dhe të sjellë një krijim të ri;19A nuk e shihni, o njerëz, se Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën në mënyrën më të përsosur që tregon për urtësinë e Tij absolute, dhe se Ai nuk i ka krijuar ato pa qëllim, por që të jenë provë e qartë për Fuqinë dhe Njëshmërinë e Tij, që të adhurohet vetëm Ai dhe të mos i shqërohet askush dhe asgjë në adhurim? Nëse dëshiron, Ai ju zhduk ju, dhe në vendin tuaj sjell krijim të rid he njerëz të tjerë, të cilët i binden Atij dhe adhurojnë vetëm Atë.


وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٍ

20. dhe kjo nuk është e vështirë për Allahun.20Zhdukja juaj, o njerëz mohues të Allahut dhe idhujtarë, dhe sjellja e të tjerëve në vendin tuaj, nuk është aspak e vështirë për Allahun, por është shumë e lehtë.


وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ جَمِيعًا فَقَالَ ٱلضُّعَفَـٰٓؤُا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًا فَهَلْ أَنتُم مُّغْنُونَ عَنَّا مِنْ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ ۚ قَالُوا۟ لَوْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيْنَـٰكُمْ ۖ سَوَآءٌ عَلَيْنَآ أَجَزِعْنَآ أَمْ صَبَرْنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٍ

21. Të gjithë do të dalin para Allahut, dhe atëherë, të dobëtit do t’u thonë atyre që ishin mendjemëdhenj: “Ne ishim ithtarët tuaj; kështu që, a mund të na mbroni ndopak nga dënimi i Allahut?” Ata do të thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Allahu, edhe ne do t’ju kishim udhëzuar. Për ne tani është njësoj, lemerisemi apo durojmë, nuk kemi shpëtim.”21Ditën e Kiametit, të gjitha krijesat do të dalin nga varret e tyre para Allahut Fuqiplotë, për të gjykuar mes tyre, dhe atje, ndjekësit dhe ithtarët do t’u thonë mendjemëdhenjëve, atyre të cilëve bënin mendjemadhësi ndaj adhurimit të Allahut dhe pasimit të profetëve, si dhe ndaj njerëzve e ithtarëve të tyre në dynja: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj në dynja, zbatonim atë që na urdhëronit ju prej idhujtarisë e mohimit të Allahut, kështu që, a mund të na mbroni sot ndopak nga dënimi i Allahut, ashtu si na premtonit në dynja?” Ata do t’u përgjigjen: “Sikur Allahu të na kishte udhëzuar në besim, edhe ne do t’ju kishim ftuar në udhëzim dhe në rrugën e drejtë, por Allahu nuk na dha sukses për këtë gjë, kështu që ne humbën rrugë dhe ju dërguam në humbje edhe juve. Tani, për ne dhe për ju është njësoj, lemerisemi nga tmeri që na pret apo e durojmë atë tmerr, gjithësesi nuk kemi nga t’ia mbathim dhe nuk kemi shpëtim.”


وَقَالَ ٱلشَّيْطَـٰنُ لَمَّا قُضِىَ ٱلْأَمْرُ إِنَّ ٱللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ ٱلْحَقِّ وَوَعَدتُّكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ ۖ وَمَا كَانَ لِىَ عَلَيْكُم مِّن سُلْطَـٰنٍ إِلَّآ أَن دَعَوْتُكُمْ فَٱسْتَجَبْتُمْ لِى ۖ فَلَا تَلُومُونِى وَلُومُوٓا۟ أَنفُسَكُم ۖ مَّآ أَنَا۠ بِمُصْرِخِكُمْ وَمَآ أَنتُم بِمُصْرِخِىَّ ۖ إِنِّى كَفَرْتُ بِمَآ أَشْرَكْتُمُونِ مِن قَبْلُ ۗ إِنَّ ٱلظَّـٰلِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

22. Dhe kur çështja të ketë përfunduar, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju premtoi premtimin e vërtetë; dhe unë ju premtova, por ju tradhtova. Por unë nuk kisha asnjë pushtet mbi ju, përveç që ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten tuaj! Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë e mohoj që më shoqëruat me Allahun më parë.” Me të vërtetë, të padrejtët do të kenë dënim të dhembshëm.22Pasi Allahu të ketë gjykuar mes krijesave të Tij, dhe banorët e Xhenetit të kenë hyrë në Xhenet, kurse ata të Zjarrit në Zjarr, shejtani (Iblisi) do të thotë: “Allahu ju premoti juve premtimin e vërtetë të ringjalljes dhe shpërblimit për veprat e bëra në dynja, kurse unë ju premtova premtim mashtrues se nuk do të ketë ringjallje dhe as shpërblim për veprat e bëra në dynja, kështu që sot unë tërhiqem nga premtimi im, por ta dini se unë nuk kisha ndonjë lloj pushteti mbi ju që t’ju detyroja me forcë të më ndiqnit mua, as nuk kisha ndonjë provë apo mrekulli që t’ju bindja, por thjesht iu thirra në mohimin e Allahut dhe në humbje, kurse ju më dëgjuat dhe më pasuat. Kështu që, mos më qortoni mua, por qortoni veten tuaj, sepse faji është i juaji! Sot, as unë nuk mund tju shpëtoj apo ndihmoj juve, as ju nuk mund të më shpëtoni apo të më ndihmoni mua nga dënimi i Allahut. Tani, unë e mohoj që më bëtë ortak me Allahun në dynja, duke më adhuruar dhe m’u bindur mua përkrah Allahut apo në vend të Tij.” Allahu thotë: “Me të vërtetë, të padrejtët – ata të cilët i kthyen shpinën të vërtetës dhe ndoqën të pavërtetën dhe shejtanin në dynja – do të kenë dënim të dhembshëm dhe të përhershëm në zjarrin e Xhehenemit.”


وَأُدْخِلَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ جَنَّـٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ خَـٰلِدِينَ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ ۖ تَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَـٰمٌ

23. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të futen në kopshte, nën të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre atje do të jetë: “Paqe!”23Ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe vepruan vepra të mira në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të futen me urdhrin e Allahut në kopshtet e Xhenetit, nën pemët dhe kështjellat e të cilave rrjedhin lumenj, dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë, pa mbarim, me lejen dhe fuqinë e Zotit të tyre. Ata do të përshëndeten atje me “Selam!” nga Allahu, nga engjëjt dhe besimtarët me njëri-tjetrin.


أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِى ٱلسَّمَآءِ

24. A nuk e sheh se si Allahu e krahason fjalën e mirë me pemën e mirë, rrënja e së cilës është e vendosur fort në tokë, kurse degët e saj ngrihen lart në qiell;24A nuk sheh me syrin e zemrës, o Muhamed, që ta mësosh se si Allahu e krahason fjalën e mirë të besimit në Allahun, dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, me pemën e mirë që lëshon fruta të mira e të begata, që është pema e hurmës arabe, palmës, rrënja e së cilës ngulet fort në tokë, kurse degët e saj ngrihen lart në drejtim të qiellit;


-258-


تُؤْتِىٓ أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍۭ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

25. dhe ajo (pema e mirë) i jep frutat e saj gjatë gjithë kohës, me lejen e Zotit të saj? Allahu u sjell shembuj njerëzve, në mënyrë që ata të kujtohen.25Pema e mirë i jep frutat e saj gjatë gjithë kohës, me lejen e Zotit të saj; po kështu edhe pema e besimit është e ngulur fort në zemrën e besimtarit me dije dhe bindje, kurse degët e saj prej veprave të mira dhe moraleve të larta ngrihen lart tek Allahu, dhe besimtari e merr shpërblimin e tyre gjatë gjithë kohës, me vullnetin dhe bujarinë e Allahut. Allahu u sjell shembuj të tillë njerëzve, në mënyrë që ata të kujtohen, të marrin mësim dhe të veprojnë mirë.


وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٍ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ ٱجْتُثَّتْ مِن فَوْقِ ٱلْأَرْضِ مَا لَهَا مِن قَرَارٍ

26. Kurse fjala e keqe është si pema e keqe, e shkulur nga sipërfaqja e tokës, duke mos pasur asnjë qëndrueshmëri.26Kurse fjala e keqe e mohimit të Allahut dhe idhujtarisë është si pema me fruta dhe shije të keqe – kungulli zvarranik i shkretëtirës, Citrullus colocynthis – e cila është e shkulur nga sipërfaqa e tokës, dhe nuk ka ndonjë rrënjë të qëndrueshme, apo kërcell që ngjitet lart; po kështu është edhe mosbesimtari: i paqëndrueshëm dhe i padobishëm, dhe asnjë vepër e tij nuk ngrihet tek Allahu.


يُثَبِّتُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱلْقَوْلِ ٱلثَّابِتِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ ۖ وَيُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلظَّـٰلِمِينَ ۚ وَيَفْعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ

27. Allahu i forcon ata që besojnë, me fjalën e patundshme, në këtë botë dhe në botën tjetër. Kurse të padrejtët, Allahu i shpie në humbje; Allahu bën çfarë të dojë.27Allahu i forcon dhe i mban të patundshëm ata që besojnë, me fjalën e vërtetë dhe të patundshme, dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, dhe me atë që ka ardhur në Islam; në jetën e kësaj bote, kur të jenë në shtratin e vdekjes dhe në varret e tyre kur të pyeten nga engjëjt. Kurse të padrejtët prej mohuesve, idhujtarëve e hipokritëve, Allahu i shpie në humbje, duke mos i dhënë sukses as në jetën e kësaj bote as në botën tjetër; as në shtratin e vdekjes as në varr kur të pyetet nga engjëjt; dhe Allahu bën çfarë të dojë: në Dorën e Tij është udhëzimi dhe humbja, dhe Ai i jep sukses kujt të dojë, e lë në humbje kë të dojë.


۞ أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ بَدَّلُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ كُفْرًا وَأَحَلُّوا۟ قَوْمَهُمْ دَارَ ٱلْبَوَارِ

28. A nuk i ke parë ata që mirësinë e Allahut e shkëmbyen me mohim dhe popullin e tyre e çuan në Shtëpinë e shkatërrimit;


جَهَنَّمَ يَصْلَوْنَهَا ۖ وَبِئْسَ ٱلْقَرَارُ

29. në Xhehenem, ku do të digjen? Sa vendbanim i keq është ai!28A nuk i sheh, o Muhamed dhe o ju njerëz, ata që e kthyen mirësinë e Allahut me mohim dhe mosmirënjohje ndaj Allahut, në vend që të falënderonin Allahun për mirësinë që ju kishte dhuruar – zgjedhja e Muhamedit nga mesi i kurashitëve për të qënë i dërguar i Allahut ishte një mirësi e madhe e Allahut ndaj vetë kurashitëve dhe mëshirë për ta – por ata e mohuan Muhamedin dhe e mohuan mirësinë e Allahut, dhe kështu e kthyen mirësinë me mosmirënjohje dhe përgënjeshtrim, duke e çuar edhe popullin e tyre në shtëpinë e shkatërrimit, që është Xhehenemi, ku ata do të digjen përgjithmonë; sa vendbanim i keq është Xhehenemi për ata që do të futen e do të digjen në të!


وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ أَندَادًا لِّيُضِلُّوا۟ عَن سَبِيلِهِۦ ۗ قُلْ تَمَتَّعُوا۟ فَإِنَّ مَصِيرَكُمْ إِلَى ٱلنَّارِ

30. Ata i atribuan Allahut ortakë për të larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni (në këtë botë), se përfundimi juaj është në Zjarr!”29Mohuesit dhe idhujtarët kurashit, si dhe të gjithë mohuesit dhe idhujtarët e tjerë, i bëjnë shok dhe ortak Allahut në adhurim, duke i adhuruar ata në vend të Allahut apo përkrah Tij, me qëllim që të largojnë njerëzit nga feja e Allahut dhe adhurimi vetëm i Atij. Thuaju atyre, o Muhamed: “Kënaquni në jetën e kësaj bote, e cila gjithësesi kalon dhe mbaron shumë shpejt, sepse me të vërtetë, përfundimi dhe e ardhmja juaj është në zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë.”


قُل لِّعِبَادِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يُقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُنفِقُوا۟ مِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ يَوْمٌ لَّا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خِلَـٰلٌ

31. Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: të falin namazin dhe të japin nga ajo që u kemi dhënë, fshehurazi dhe haptazi, para se të vijë një ditë në të cilën nuk do të ketë as këmbim as miqësi.30O Muhamed, thuaju robërve të Mi që të kanë besuar ty dhe atë me të cilën ke ardhur: të falin namazin e detyrueshëm 5 herë në ditë, dhe të japin lëmoshë nga ajo që Ne i kemi furnizuar, të detyrueshme apo vullnetare, qoftë fshehurazi apo haptazi, para se të vijë një ditë në të cilën nuk do të ketë këmbim dhe sakrifikim të pasurisë për të shpëtuar nga dënimi i Allahut, apo miqësi e ndonjë miku që të mund të ndërhyjë tek Allahu për të mos u dënuar; por në atë ditë, në ditën e Llogarisë, do të këtë vetëm drejtësi dhe shpërblim sipas veprave në këtë botë.


ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَخْرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزْقًا لَّكُمْ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلْفُلْكَ لِتَجْرِىَ فِى ٱلْبَحْرِ بِأَمْرِهِۦ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلْأَنْهَـٰرَ

32. Është Allahu Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën; Ai që lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si furnizim për ju; Ai që i ka nënshtruar anijet për ju, për të lundruar në det me urdhrin e Tij; dhe Ai që i ka nënshtruar lumenjtë për ju;31Vetëm Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën nga asgjëja; është Ai që e zbret shiun nga retë dhe me të nxjerr frytet e bimëve e të pemëve si furnizim dhe ushqim për ju, o njerëz; dhe është Ai që i ka nënshtruar anijet për ju, që ato të lundrojnë në det me urdhrin e Tij – që të lundrojnë mbi det dhe të mos mbyten – për të qënë në shërbimin tuaj; dhe është Ai që i ka nënshtruar edhe lumenjtë për ju, që të vadisni me to arat tuaja dhe t’i jepni për të pirë bagëtive tuaja, e për shumë dobi të tjera;


وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ دَآئِبَيْنِ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ

33. Është Ai që e ka nënshtruar për ju Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht; dhe që ka nënshtruar për ju natën dhe ditën.32Vetëm Allahu është Ai që e ka nënshtruar për ju, o njerëz, Diellin dhe Hënën, që të jenë në shërbimin tuaj gjatë lëvizjes së tyre në orbitën e tyre, pa ndaluar; dhe është Ai që ka nënshtruar për ju natën, që të shplodheni e të qetësoheni në të; dhe ka nështruar për ju ditën, që të punoni e të kërkoni nga mirësitë e Allahut për jetesën dhe të mirën tuaj.


-259-


وَءَاتَىٰكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ ۚ وَإِن تَعُدُّوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ لَا تُحْصُوهَآ ۗ إِنَّ ٱلْإِنسَـٰنَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ

34. Dhe Ai ju ka dhënë nga gjithçka që i keni kërkuar. Nëse përpiqeni t’i numëroni mirësitë e Allahut ndaj jush, nuk do të mund t’i numëroni ato. Me të vërtetë, njeriu është shumë i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës.33Allahu ju ka dhënë nga gjithçka që i keni kërkuar, secilit sipas asaj që i bën mirë dhe nuk e dëmton, me urtësinë e Tij. Nëse ju, o njerëz, do të përpiqeshit të numëronit të mirat që ju ka dhënë Allahu, nuk do të mundnit kurrë t’i numëronit të gjitha ato, sepse shumë prej tyre ju nuk i shihni, ose nuk i ndjeni apo nuk i mendoni. Me të vërtetë, njeriu është shumë i padrejtë ndaj vetes së vet, kur shkel urdhrat e Zotit të tij, dhe shumë mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit të tij.


وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِيمُ رَبِّ ٱجْعَلْ هَـٰذَا ٱلْبَلَدَ ءَامِنًا وَٱجْنُبْنِى وَبَنِىَّ أَن نَّعْبُدَ ٱلْأَصْنَامَ

35. (Kujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje të sigurt këtë qytet (Meken) dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!34Kujto, o Muhamed, kur Ibrahimi (alejhis selam), pasi e vendosni birin e tij, Ismailin bashkë me nënën e tij Haxherin, në luginën e Mekes, iu lut Zotit të tij me fjalët: “Zoti im! Bëje Meken një qytet të sigurt për këdo që jeton në të, dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!”


رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضْلَلْنَ كَثِيرًا مِّنَ ٱلنَّاسِ ۖ فَمَن تَبِعَنِى فَإِنَّهُۥ مِنِّى ۖ وَمَنْ عَصَانِى فَإِنَّكَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

36. Zoti im! Me të vërtetë, ato (idhujt) kanë çuar në humbje shumë njerëz. Kush më pason mua, është prej meje; e kush nuk më bindet – me të vërtetë, Ti je Falës, Mëshirëplotë.35Vazhdon lutja e Ibrahimit (alejhis selam): «Zoti im! Idhujt janë bërë shkak që shumë njerëz të humbin dhe të largohen nga rruga dhe besimi i vërtetë, dhe të adhurojnë idhujt. Kush më pason mua në besim e vërtetë dhe në adhurimin e Një Zoti të Vetëm, ai është prej meje, në fenë time dhe në rrugën time; e kush më kundërshton mua në çështje që nuk kanë të bëjnë me adhurimin dhe idhujtarinë – Ti, o Zoti im, je Falës i gjynaheve të mëkatarëve me mirësinë Tënde, dhe Mëshirëplotë ndaj tyre; ia fal kujt të duash prej tyre.»


رَّبَّنَآ إِنِّىٓ أَسْكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِى بِوَادٍ غَيْرِ ذِى زَرْعٍ عِندَ بَيْتِكَ ٱلْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱجْعَلْ أَفْـِٔدَةً مِّنَ ٱلنَّاسِ تَهْوِىٓ إِلَيْهِمْ وَٱرْزُقْهُم مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ

37. Zoti ynë! Unë vendosa disa nga pasardhësit e mi në një luginë të shkretë, pranë Shtëpisë Tënde të Shenjtë, Zoti ynë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që disa zemra të njerëzve të priren ndaj tyre dhe furnizoji ata me fryte, në mënyrë që të jenë mirënjohës!36Zoti im! Unë vendosa disa nga pasradhësit e mi – Ismailin – të jetojnë në një luginë të shkretë, pranë Shtëpisë Tënde të Shenjtë, në Meke. Unë e bëra këtë me urdhin Tënd, o Zoti ynë, që ata të kryejnë namazin ashtu si duhet në Shtëpinë e Shenjtë; prandaj bëj që disa zemra të njerëzve të priren ndaj tyre dhe t’i duan e të jenë të butë me ta – të shkojnë dhe të jetojnë me ta, apo të kryejnë Haxhin në atë vend; dhe furznizoji ata në këtë vend të shkretë me lloje të ndryshme të frutave, në mënyrë që të jenë mirënjohës ndaj Teje për mirësitë e Tua të mëdha ndaj tyre! – Dhe Allahu iu përgjigj lutjes së Ibrahimi (alejhis selam).


رَبَّنَآ إِنَّكَ تَعْلَمُ مَا نُخْفِى وَمَا نُعْلِنُ ۗ وَمَا يَخْفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ

38. Zoti ynë! Me të vërtetë, Ti e di çfarë fshehim dhe çfarë shfaqim haptazi. Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, as në Tokë as në qiell.37Zoti ynë! Ti di gjithçka që fshehim në gjokse apo mendje kur të lutemi Ty, dhe di gjithçka që shfaqim haptazi gjatë lutjes apo veprave të tjera që bëjmë në bindje ndaj Teje. Allahut nuk i shpëton asgjë pa e ditur për krijesat e Tij, as në Tokë as në qiell, sepse Ai është Krijuesi dhe Mbajtësi i tyre, kështu që si mund t’i shpëtojë diçka rreth tyre pa e ditur Ai?!” Ibrahimi (alejhi selam) kishte për qëllim arritjen e pëlqimit dhe kënaqësisë së Allahut me veprën dhe lutjen e tij, dhe kishte qëllim që djali i tij, Ismaili, dhe pasardhësit e tij të ishin njësues të Allahut dhe të mos i shoqëronin Allahut kurrë asgjë dhe askënd në adhurim.


ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى وَهَبَ لِى عَلَى ٱلْكِبَرِ إِسْمَـٰعِيلَ وَإِسْحَـٰقَ ۚ إِنَّ رَبِّى لَسَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ

39. I gjithë lavdërimi i përket Allahut, i Cili më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun në pleqërinë time! Me të vërtetë, Zoti im është Dëgjuesi i lutjeve!38Ibrahimi (alejhis selam) lavdëron dhe falënderon Zotin e vet, duke thënë: “I gjithë lavdërimi i përket Allahut, i Cili, në pleqërinë time, më dhuroi dy bijtë e mi, Ismailin dhe Is’hakun, pas lutjes që unë i bëra Atij për të më dhuruar pasardhës të mirë! Me të vërtetë, Zoti im është Dëgjuesi i të gjitha lutjeve të atyre që i luten Atij; unë iu luta Atij dhe Ai iu përgjigj lutjes sime.”


رَبِّ ٱجْعَلْنِى مُقِيمَ ٱلصَّلَوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتِى ۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَآءِ

40. Zoti im! Më bëj mua të rregullt në kryerjen e namazit, dhe po ashtu nga pasardhësit e mi! Zoti ynë, pranoje lutjen time!39Zoti im, më bëj mua të jem i rregullt në kryerjen e namazit në mënyrën më të mirë e më të plotë, dhe bëj gjithashtu nga pasardhësit e mi disa që do e ruajnë namazin dhe do e kryejnë atë në mënyrën më të plotë! Zoti im, pranoje adhurimin tim dhe përgjigju lutjes sime!


رَبَّنَا ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ ٱلْحِسَابُ

41. Zoti ynë! Më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët, në Ditën kur do të jepet llogaria!”40Zoti im! Më fal mua atë që mund të kem bërë gabimisht dhe nga e cila nuk mund të shpëtojë ndonjë njeri; fali prindërit e mi – kjo ka qënë para se Ibrahimit t’i bëhej e qartë se babai i tij ishte armik i Allahut – dhe fali të gjithë besimtarët e vërtetë që më pasuan mua dhe t’u bindën Ty në urdhrat dhe ndalesat e Tua, në ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dhënë llogari para Teje për veprat e tyre në dynja!


وَلَا تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ غَـٰفِلًا عَمَّا يَعْمَلُ ٱلظَّـٰلِمُونَ ۚ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ ٱلْأَبْصَـٰرُ

42. Kurrsesi mos mendo se Allahu nuk është në dijeni të asaj që bëjnë të padrejtët! Ai vetëm i vonon ata deri në atë Ditë, kur sytë të shtangen (nga tmerri);41Kurrsesi mos mendo, o Muhamed, se Allahu nuk është në dijeni të asaj që bëjnë të padrejtët, mohuesit dhe idhujtarët, prej përgënjeshtrimit tënd dhe të dërguarve të tjerë të Allahut para teje, apo për mundimin dhe përndjekjen që ata i shkaktojnë besimtarëve, apo për mëkatet dhe veprat e tjera të këqia që ata bëjnë, sepse Ai vetëm sa e shtyn dënimin e tyre deri në ditën e tmerrshme të daljes së tyre nga varret, kur ata të hapin sytë dhe ato të shtangen nga tmerri që do të shohin dhe të mos mbyllen më.


-260-


مُهْطِعِينَ مُقْنِعِى رُءُوسِهِمْ لَا يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ ۖ وَأَفْـِٔدَتُهُمْ هَوَآءٌ

43. kur të jenë duke nxituar me kokat e ngritura (nga qielli), dhe shikimi të mos iu kthehet mbrapsht (të mos shohin), ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).42Allahu e vonon dënimin e tyre deri në atë ditë, kur ata (të padrejtët – mohuesit dhe idhujtrët) të ringjallen dhe të ngrihen nga varret e tyre, duke nxituar drejt thirrësit që i thërret, me kokat ngritur lart nga që nuk shohin, për shkak se sytë iu kanë ngrirë nga tmerri, kurse zemrat e tyre janë të zbrazëta dhe nuk ka asgjë brenda tyre, nga frika e madhe dhe tmerri që kanë parë.


وَأَنذِرِ ٱلنَّاسَ يَوْمَ يَأْتِيهِمُ ٱلْعَذَابُ فَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ رَبَّنَآ أَخِّرْنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٍ قَرِيبٍ نُّجِبْ دَعْوَتَكَ وَنَتَّبِعِ ٱلرُّسُلَ ۗ أَوَلَمْ تَكُونُوٓا۟ أَقْسَمْتُم مِّن قَبْلُ مَا لَكُم مِّن زَوَالٍ

44. Paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t’u vijë dënimi, dhe ata që bënë padrejtësi do të thonë: “Zoti ynë! Na jep edhe pak kohë, që t’i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe të pasojmë të dërguarit!” – “Por, a nuk jeni betuar më parë se nuk do të kishte zhdukje për ju;43Paralajmëroji njerëzit, o Muhamed, ata tek të cilët të dërguam dhe të gjithë njerëzit në çdo kohë dhe vend, për Ditën e Kiametit, kur atyre t’iu vijë dënimi i Allahut për shkak të mohimit të Allahut dhe veprave të tyre në dynja. Atë ditë, ata që i bënë padrejtësi vetes së tyre me mohim të Allahut dhe idhujtari, do të thonë: «Zoti ynë! Na jep edhe pak afat që të mund të besojmë Ty dhe të pasojnë të dërguarit e Tu!» Por atyre do t’u thuhet: «A nuk u betuat kur jetonit në dynja se ju kurrë nuk do të zhdukeshit nga jeta e kësaj bote dhe nuk do të shkonit në botën tjetër, e nuk do të ringjalleshit, por thjesht do të bëheshit pluhur në Tokë, kështu që nuk e besonit këtë ringjallje;


وَسَكَنتُمْ فِى مَسَـٰكِنِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَتَبَيَّنَ لَكُمْ كَيْفَ فَعَلْنَا بِهِمْ وَضَرَبْنَا لَكُمُ ٱلْأَمْثَالَ

45. dhe banuat në vendbanimet e atyre që i bënë padrejtësi vetvetes, kështu që ju bë e qartë se si kishim vepruar me ta, dhe ju treguam juve të gjitha shembujt?”44dhe a nuk banuat në vendbanimet e mohuesve të mëparshëm që i bënë padrejtësi vetvetes me mohim të Allahut dhe idhujtari, siç ishte populli i Hudit apo populli i Salihut, duke qenë se ju e patë vetë dhe qartë se si i kishim dënuar ata, dhe ju sollëm të gjitha llojet e shembujve në Kuran, por megjithatë ju nuk morët mësim?!» Tani nuk ka më shtyrje të afatit për ju, sepse koha e pendimit ka mbaruar, dhe tani është koha e shpërblimit për atë që keni punuar.


وَقَدْ مَكَرُوا۟ مَكْرَهُمْ وَعِندَ ٱللَّهِ مَكْرُهُمْ وَإِن كَانَ مَكْرُهُمْ لِتَزُولَ مِنْهُ ٱلْجِبَالُ

46. Ata kurdisën kurthin e tyre, por tek Allahu është kurthi i tyre; edhe pse nga kurthi i tyre do të shkuleshin malet.45Idhujtarët e Mekës kurdisën kurthin e tyre për të vrarë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ose për ta burgosur apo për të dëbuar atë (el Enfal, 30), por kurthi i tyre është tek Allahu, në dijen e Allahut dhe në Dorën e Tij, dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë pa lejen e Allahut, megjithëse shëmtia e veprës së tyre dhe guximi i kurdisjes së kurthit kundër të Dërguarit të Allahut, do të kishte shkulur edhe malet nga vendet e tyre.


فَلَا تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ مُخْلِفَ وَعْدِهِۦ رُسُلَهُۥٓ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ ذُو ٱنتِقَامٍ

47. Kurrsesi mos mendo se Allahu do ta shkelë premtimin ndaj të dërguarve të Tij! Me të vërteë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe Zotërues i ndëshkimit.46Kurrsesi mos mendo, o Muhamed, se Allahu do ta shkelë premtimin që u ka dhënë të dërguarve të Tij për fitoren kundër përgënjeshtruesve të tyre dhe shkatërrimin e përgënjeshtruesve dhe mohuesve. Allahu është i Plotfuqishëm, dhe asgjë e askush nuk mund ta pengojë Atë, dhe Ai hakmerret ndaj mohuesve të Tij dhe të dërguarve të Tij me ndëshkimin me të rëndë, kur të dëshirojë.


يَوْمَ تُبَدَّلُ ٱلْأَرْضُ غَيْرَ ٱلْأَرْضِ وَٱلسَّمَـٰوَٰتُ ۖ وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ ٱلْوَٰحِدِ ٱلْقَهَّارِ

48. Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, dhe qiejt gjithashtu; dhe që të gjithë do të paraqiten para Allahut, të Vetmit, Ngadhënjyesit.47Allahu është Zotëruesi i ndëshkimit dhe hakmarrjes në ditën e Kiametit, ditën kur kjo Tokë mbi të cilën jetojmë sot do të zëvendësohet me një Tokë tjetër të pastër dhe të kulluar, dhe këta qiej që shohim do të zëvendësohen me qiej të tjerë – ky zëvendësim mund të ketë të bëjë vetëm me cilësitë e tyre, dhe jo me ndërrimin total; Toka do të sheshohet dhe do të marrë cilësi të tjera, kurse qiejt do të palosen në të Djathtën e Allahut (Ez Zumer, 67); dhe atë ditë do të dalin të gjitha krijesat të gjalla nga varret e tyre dhe do të paraqiten para Allahut, të Vetmit, Ngadhënjyesit, të Pashoqit në Madhështinë e Tij, Emrat dhe Cilësitë e Tij, dhe në nënshtrimin e gjithçkaje para Tij.


وَتَرَى ٱلْمُجْرِمِينَ يَوْمَئِذٍ مُّقَرَّنِينَ فِى ٱلْأَصْفَادِ

49. Atë ditë, kriminelët do t’i shohësh të lidhur në pranga;48Atë ditë, kriminelët që mohuan Allahun, i shoqëruan Atij të tjerë në adhurim dhe bënë vepra të këqia në kundërshtim me ligjet e Allahut deri sa merituan të quhen kriminelë, do t’i shohësh ata të lidhur me pranga nga duart dhe këmbët të ngjitura së bashku, në një gjendje poshtërimi dhe përçmimi.


سَرَابِيلُهُم مِّن قَطِرَانٍ وَتَغْشَىٰ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ

50. rrobat e tyre do të jenë prej katrani dhe fytyrat e tyre të mbuluara nga zjarri.49Rrobat e kriminelëve, banorëve të zjarrit, atë ditë, do të jenë prej katrani që merr flakë shpejt, dhe fytyrat e tyre do të mbulohen nga zjarri që do i djegë.


لِيَجْزِىَ ٱللَّهُ كُلَّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

51. Kështu, që Allahu të shpërblejë çdo individ me atë që ka fituar. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.50Kështu do të veprojë Allahu me kriminelët në botën tjetër, që të shpërblejë secilin me atë që ka fituar në këtë botë. Allahu është i shpejtë në llogari, dhe Ai do t’i shpërblejë ata që kanë vepruar mirë me xhenet, dhe ata që kanë mohuar e vepruar keq, me zjarr.


هَـٰذَا بَلَـٰغٌ لِّلنَّاسِ وَلِيُنذَرُوا۟ بِهِۦ وَلِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا هُوَ إِلَـٰهٌ وَٰحِدٌ وَلِيَذَّكَّرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَـٰبِ

52. Ky (Kuran) është komunikatë për njerëzit, që ata të paralajmërohen nëpërmjet tij, që ta dinë se është vetëm Një Zot dhe që të kujtohen ata që kanë mend!51Ky Kuran është komunikatë për njerëzit, me anë të cilës Allahu i ka bërë të qartë njerëzve gjithçka duhet të dinë për besimin dhe jetën e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër; që njerëzit të paralajmërohen me atë që i pret dhe të përgatiten; që ta dinë mirë dhe të jenë të bindur se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe i Pashoq, dhe se i gjithë adhurimi dhe madhërimi i takon vetëm Atij; dhe që të kujtohen e të marrin mësim ata që kanë mend dhe logjikë të shëndoshë.


-261-

  • 1
    Ky Kuran është një Libër që Ne ta kemi shpallur ty, o Muhamed, për të mirën e njerëzimit, për t’i nxjerrë njerëzit nga errësirat e injorancës, mosbesimit dhe moraleve të këqia në dritën e dijes, udhëzimit, besimit dhe moraleve të larta, me lejen dhe suksesin e dhënë nga Zoti i tyre – në rrugën e drejtë që të çon te Allahu i Plotfuqishmëm dhe i Lavdëruar, në fenë e Allahut dhe legjislacionin që Ai ka caktuar për krijesat e Tij. Sigurisht që besimtari i cili ndjek rrugën e të Plotfuqishmit dhe të Lavdëruarit, arrin krenari dhe fuqi nga Allahu, dhe ai është i fortë edhe nëse nuk ka asnjë ndihmës apo përkrahës tjetër përveç Allahut, i lavdëruar në veprat që bën në bindje ndaj Allahut dhe përfundimi i tij do të jetë gjithashtu i mirë, në xhenetin e Allahut.
  • 2
    Për t’i udhëzuar njerëzit me këtë Kuran, në rrugën e Allahut, i Cili zotëron gjithçka gjendet në qiej dhe gjithçka gjendet në Tokë; pra ky është Zoti dhe këto janë cilësitë dhe atributet e Atij, të Cilin që njerëzit duhet të adhurojnë, dhe nuk duhet të adhurojnë idhuj e sende që nuk zotërojnë asgjë dhe nuk kanë asnjë mundësi që t’i sjellin dobi apo dëm, vetes apo të tjerëve. Prandaj, mjerë për mohuesit e Allahut dhe të Dërguarit të Tij nga një dënim i tmerrshëm në zjarrin e Xhehenemit.
  • 3
    Mjerë mohuesit, të cilët preferojnë jetën e kësaj bote kalimtare ndaj botës tjetër të përhershme, dhe të cilët pengojnë njerëzit nga ndjekja e fesë së Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë sipas dëshirave të tyre; këta janë në një humbje shumë larg të vërtetës dhe larg shkaqeve të udhëzimit.
  • 4
    Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje, o Muhamed, veçse të fliste në gjuhën e popullit të tij ku edhe ishte dërguar, për t’ua bërë të qartë atyre fenë dhe ligjet e Allahut. Allahu çon në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugën e drejtë dhe të vërtetë kë të dojë, e Ai është i Plotfuqishmi në pushtetin e Tij – bën çfarë të dojë e udhëzon kë të dojë – , i Urti në të gjitha çështjet, duke e vendosur gjithçka në vendin e vet, – i jep udhëzimin apo humbjen kujt të dojë, me urtësinë e Tij absolute.
  • 5
    Ne e dërguam Musain te bijtë e Izraelit (Jakubit) dhe e forcuam atë me nëntë prova dhe mrekulli të qarta për vërtetësinë e tij dhe asaj që i shpallej, dhe e urdhëruam atë që t’i ftonte njerëzit në besim dhe t’i nxirrte ata nga errësirat e mosbesimit dhe humbjes, si dhe t’u kujtonte bijve të Izraelit ditët e favorizimit të Allahut ndaj tyre – kur i shpëtoi nga Faraoni dhe kaloi me ta detin, kurse faraonin dhe ushtrinë e tij i mbyti në det. Në këtë kujtim të tyre ka prova të qarta për çdo të durueshëm në fatkeqësi, në kryerjen e urdhrave të Allahut dhe ruajtjen nga ndalesat e Tij; ka prova gjithashtu për çdo falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut për mirësitë e Tij. Pra, vetëm të durueshmit dhe falënderuesit marrin mësim nga këto prova të Allahut.
  • 6
    Kujtoi popullit tënd, o Muhamed, historinë e Musait, kur ai i tha popullit të vet, bijve të Izraelit (Jakubit): “Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur Ai ju shpëtoi nga Faraoni dhe populli i tij, të cilët ju torturonin me mundimet më të rënda e më të këqia, vrisnin djemtë tuaj dhe linin gjallë vajzat tuaja, me qëllim që të mos vinte prej jush dikush që do të rrëzonte pushtetin e Faraonit. Sigurisht që në këtë fatkeqësi tuajën kishte sprovë të madhe për ju nga Zoti juaj.”
  • 7
    Musai vazhdon t’i thotë popullit të tij: “Kujtoni gjithashtu kur Zoti juaj deklaroi: “Nëse ju jeni mirënjohës dhe më falënderoni për mirësitë që ju kam dhënë, duke vepruar në bindje ndaj Meje, Unë do jua shtoj edhe më shumë mirësinë dhe favorizimin ndaj jush; por nëse mohoni të mirat e Mia dhe jeni mosmirënjohës ndaj Meje, duke vepruar në kundërshtim me urdhrat e Mia, atëherë dijeni se ndëshkimi Im është i ashpër dhe i rëndë për këdo që më mohon nga krijesat e Mia!”
  • 8
    Pastaj Musai i tha popullit të vet: “Nëse ju e mohoni Allahun, bashkë me të gjithë banorët e Tokës, nuk do ta dëmtoni aspak Atë, sepse Ai është i Vetëmjaftueshëm, që nuk ka nevojë për krijesat e Tij, dhe i Lavdërueshëm vetvetiu, kështu që nuk ka nevojë për adhurimin apo falënderimin tuaj.”
  • 9
    A nuk ju ka ardhur juve, o populli i Musait dhe/ose i Muhamedit – lajmi dhe historitë e popujve që kanë qenë para jush: popullit të Nuhut, Hudit (Adit) dhe Salihut (Themudit), si dhe lajmi i popujve që kanë ardhur pas tyre, numrin dhe emrat e të cilëve nuk i di askush tjetër përveç Allahut? Të dërguarit tanë tek ata u sollën atyre prova të qarta për vërtetësinë e tyre dhe mesazhit të tyre, por ata kafshuan duart me gojët e tyre nga mllefi dhe kryeneçësia ndaj pranimit të besimit, dhe i thanë të dërguarve të tyre: “Ne e mohojmë dhe nuk e besojmë atë me të cilën jeni dërguar nga Allahu, dhe ne jemi në dyshim shqetësues dhe alarmues për atë në të cilën na ftoni prej besimit dhe adhurimit të Një Zoti të Vetëm.”
  • 10
    Të dërguarit e popujve të mëparshëm u thanë popujve të tyre: “A ka dyshim në ekzistencën e Allahut dhe se vetëm Ai meriton të adhurohet dhe askush e asgjë tjetër nga krijesat e Tij, ndërkohë që Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës nga asgjëja dhe pa shembull të mëparshëm?! Allahu ju fton juve të besoni që t’ju falë gjynahet, dhe Ai ju lë të jetoni në Tokë deri në afatin tuaj që Ai e ka caktuar që më parë, pa ju sjellë ndëshkim shkatërrues.” Njerëzit e atyre popujve u thanë të dërguarve të tyre: “Ju jeni njerëz si ne, me të njëjtat cilësi dhe pamje, dhe nuk keni ndonjë gjë që ju favorizon ndaj nesh për të qenë lajmëtarë të Zotit. Ju dëshironi të na ndaloni nga adhurimi i atyre që adhuronin të parët tanë prej idhujve e statujave, përndryshe na sillni argument të qartë që vërteton atë që ju thoni.”
  • 11
    Të dërguarit e mëparshëm i thanë popujve të tyre: “Është e vërtetë që ne jemi njerëz ashtu si edhe ju, por Allahu ia jep mirësinë e Tij të udhëzimit dhe profetësisë kujt të dojë prej robërve të Tij. Kurse prova dhe mrekullia që kërkoni nga ne, nuk është në dorën tonë dhe as në mundësinë tonë, por ne i sjellim ato vetëm me urdhër nga Allahu; dhe vetëm tek Allahu duhet të mbështeten besimtarët në të gjitha çështjet e tyre.”
  • 12
    Vazhdon fjala e të dërguarve drejtuar popujve të tyre: “E si të mos i mbështetemi Allahut dhe të besojmë tek Ai, ndërkohë që Ai na ka udhëzuar në rrugën e shpëtimit nga dënimi i Tij dhe na e ka bërë të qartë atë rrugë?! Ne do t’i durojmë mundimet që na shkaktoni ju me fjalë apo me vepra, për shkak të thirrjes në fenë e Allahut, dhe vetëm tek Allahu duhet të mbështeten besimtarët që kërkojnë mbështetje për ndihmë kundër armiqve të tyre dhe në çdo çështje të tyre.”
  • 13
    Mohuesit u zunë ngusht dhe nuk mund të përgjigjeshin më me logjikë, kështu që u kthyen tef orca dhe dhuna, dhe iu thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga toka jonë dhe vendi ynë, deri sa të ktheheni në fenë tonë, në adhurimin e idhujve!” Atëherë, Allahu i shpalli të dërguarve: “Do t’i shkatërrojmë të padrejtët: idhujtarët dhe mohuesit e Allahut dhe të dërguarve të Tij… fjalia vazhdon në ajetin në vijim.
  • 14
    dhe pas shkatërrimit dhe zhdukjes së mohuesve, Ne do t’ju vendosim ju, të dërguarit dhe pasuesit tuaj, të banoni në tokat e tyre. Kjo gjë – shkatërrimi i armiqve, zmbrapsja e intrigave të tyre dhe trashëgimi i tokave të tyre – është e sigurtë për të gjithë ata besimtarë që i frikësohen qëndrimit para Meje në ditën e Llogarisë, dhe që i frikësohen kërcënimit dhe dënimit Tim.” Me këtë fjalë, Allahu kërcënon gjithashtu idhujtarët e Mekes për shkak të mohimit dhe përgënjeshtrimit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), si dhe mundimit të tij me fjalë e vepra të këqia, dhe i thotë të Dërguarit të Tij që të durojë ashtu si kanë duruar edhe të dërguarit e tjerë më parë, sepse përfundimi i të padrejtëve është shkatërrimi, kurse përfundimi i të dërguarve dhe besimtarëve është triumfi dhe fitorja në të dyja botët; ky është Ligji i Allahut.
  • 15
    Të dërguarit i kërkuan Allahut ndihmën dhe fitoren kundër popujve të tyre, dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tyre, kështu që çdo mendjemadh e kokëfortë ndaj pranimit të besimit dhe Njësimit të Allahut u shkatërrua dhe u asgjësua.
  • 16
    Mohuesit mendjemëdhenj e kokëfortë i pret zjarri i Xhehenemit, ku do u jepet të pijnë nga qelbi dhe gjaku që del nga trupat e banorëve të Zjarrit.
  • 17
    Banorët e Zjarrit do të përpiqen herë pas here ta gëlltitin qelbin dhe lëngjet që rrjedhin nga trupat e vetë banorëve të Zjarrit, por nuk do të munden ta kapërdijnë atë për shkak të qelbësisë, nxehtësisë, hidhtësisë dhe shpifësisë së tij; dhe atyre do iu vijë dënimi i rëndë vdekjeprurës i çdo lloji dhe nga çdo anë e trupit, por megjithatë nuk do të vdesin e të shpëtojnë, sepse atje nuk ka më vdekje; dhe pas këtij dënimi ata i pret dënim tjetër edhe më i ashpër.
  • 18
    Veprat e mira të atyre që mohuan Zotin e tyre në këtë botë – si bamirësia, mbajtja e lidhjeve familjare, etj. – janë të ngjashme me atë hirin që e shpërndan era e fortë në një ditë të stuhishme, dhe nuk lë asnjë gjurmë të tij; kështu edhe mohuesit nuk arrijnë të përfitojnë asgjë nga veprat e tyre tek Allahu, sepse mosbesimi i zhduku ato, ashtu si zhduk era hirin. Kjo gjë dhe kjo mënyrë të vepruari pa bazë dhe pa besim është humbja më e largët nga rruga e drejtë.
  • 19
    A nuk e shihni, o njerëz, se Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën në mënyrën më të përsosur që tregon për urtësinë e Tij absolute, dhe se Ai nuk i ka krijuar ato pa qëllim, por që të jenë provë e qartë për Fuqinë dhe Njëshmërinë e Tij, që të adhurohet vetëm Ai dhe të mos i shqërohet askush dhe asgjë në adhurim? Nëse dëshiron, Ai ju zhduk ju, dhe në vendin tuaj sjell krijim të rid he njerëz të tjerë, të cilët i binden Atij dhe adhurojnë vetëm Atë.
  • 20
    Zhdukja juaj, o njerëz mohues të Allahut dhe idhujtarë, dhe sjellja e të tjerëve në vendin tuaj, nuk është aspak e vështirë për Allahun, por është shumë e lehtë.
  • 21
    Ditën e Kiametit, të gjitha krijesat do të dalin nga varret e tyre para Allahut Fuqiplotë, për të gjykuar mes tyre, dhe atje, ndjekësit dhe ithtarët do t’u thonë mendjemëdhenjëve, atyre të cilëve bënin mendjemadhësi ndaj adhurimit të Allahut dhe pasimit të profetëve, si dhe ndaj njerëzve e ithtarëve të tyre në dynja: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj në dynja, zbatonim atë që na urdhëronit ju prej idhujtarisë e mohimit të Allahut, kështu që, a mund të na mbroni sot ndopak nga dënimi i Allahut, ashtu si na premtonit në dynja?” Ata do t’u përgjigjen: “Sikur Allahu të na kishte udhëzuar në besim, edhe ne do t’ju kishim ftuar në udhëzim dhe në rrugën e drejtë, por Allahu nuk na dha sukses për këtë gjë, kështu që ne humbën rrugë dhe ju dërguam në humbje edhe juve. Tani, për ne dhe për ju është njësoj, lemerisemi nga tmeri që na pret apo e durojmë atë tmerr, gjithësesi nuk kemi nga t’ia mbathim dhe nuk kemi shpëtim.”
  • 22
    Pasi Allahu të ketë gjykuar mes krijesave të Tij, dhe banorët e Xhenetit të kenë hyrë në Xhenet, kurse ata të Zjarrit në Zjarr, shejtani (Iblisi) do të thotë: “Allahu ju premoti juve premtimin e vërtetë të ringjalljes dhe shpërblimit për veprat e bëra në dynja, kurse unë ju premtova premtim mashtrues se nuk do të ketë ringjallje dhe as shpërblim për veprat e bëra në dynja, kështu që sot unë tërhiqem nga premtimi im, por ta dini se unë nuk kisha ndonjë lloj pushteti mbi ju që t’ju detyroja me forcë të më ndiqnit mua, as nuk kisha ndonjë provë apo mrekulli që t’ju bindja, por thjesht iu thirra në mohimin e Allahut dhe në humbje, kurse ju më dëgjuat dhe më pasuat. Kështu që, mos më qortoni mua, por qortoni veten tuaj, sepse faji është i juaji! Sot, as unë nuk mund tju shpëtoj apo ndihmoj juve, as ju nuk mund të më shpëtoni apo të më ndihmoni mua nga dënimi i Allahut. Tani, unë e mohoj që më bëtë ortak me Allahun në dynja, duke më adhuruar dhe m’u bindur mua përkrah Allahut apo në vend të Tij.” Allahu thotë: “Me të vërtetë, të padrejtët – ata të cilët i kthyen shpinën të vërtetës dhe ndoqën të pavërtetën dhe shejtanin në dynja – do të kenë dënim të dhembshëm dhe të përhershëm në zjarrin e Xhehenemit.”
  • 23
    Ata që besuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe vepruan vepra të mira në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të futen me urdhrin e Allahut në kopshtet e Xhenetit, nën pemët dhe kështjellat e të cilave rrjedhin lumenj, dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë, pa mbarim, me lejen dhe fuqinë e Zotit të tyre. Ata do të përshëndeten atje me “Selam!” nga Allahu, nga engjëjt dhe besimtarët me njëri-tjetrin.
  • 24
    A nuk sheh me syrin e zemrës, o Muhamed, që ta mësosh se si Allahu e krahason fjalën e mirë të besimit në Allahun, dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, me pemën e mirë që lëshon fruta të mira e të begata, që është pema e hurmës arabe, palmës, rrënja e së cilës ngulet fort në tokë, kurse degët e saj ngrihen lart në drejtim të qiellit;
  • 25
    Pema e mirë i jep frutat e saj gjatë gjithë kohës, me lejen e Zotit të saj; po kështu edhe pema e besimit është e ngulur fort në zemrën e besimtarit me dije dhe bindje, kurse degët e saj prej veprave të mira dhe moraleve të larta ngrihen lart tek Allahu, dhe besimtari e merr shpërblimin e tyre gjatë gjithë kohës, me vullnetin dhe bujarinë e Allahut. Allahu u sjell shembuj të tillë njerëzve, në mënyrë që ata të kujtohen, të marrin mësim dhe të veprojnë mirë.
  • 26
    Kurse fjala e keqe e mohimit të Allahut dhe idhujtarisë është si pema me fruta dhe shije të keqe – kungulli zvarranik i shkretëtirës, Citrullus colocynthis – e cila është e shkulur nga sipërfaqa e tokës, dhe nuk ka ndonjë rrënjë të qëndrueshme, apo kërcell që ngjitet lart; po kështu është edhe mosbesimtari: i paqëndrueshëm dhe i padobishëm, dhe asnjë vepër e tij nuk ngrihet tek Allahu.
  • 27
    Allahu i forcon dhe i mban të patundshëm ata që besojnë, me fjalën e vërtetë dhe të patundshme, dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, dhe me atë që ka ardhur në Islam; në jetën e kësaj bote, kur të jenë në shtratin e vdekjes dhe në varret e tyre kur të pyeten nga engjëjt. Kurse të padrejtët prej mohuesve, idhujtarëve e hipokritëve, Allahu i shpie në humbje, duke mos i dhënë sukses as në jetën e kësaj bote as në botën tjetër; as në shtratin e vdekjes as në varr kur të pyetet nga engjëjt; dhe Allahu bën çfarë të dojë: në Dorën e Tij është udhëzimi dhe humbja, dhe Ai i jep sukses kujt të dojë, e lë në humbje kë të dojë.
  • 28
    A nuk i sheh, o Muhamed dhe o ju njerëz, ata që e kthyen mirësinë e Allahut me mohim dhe mosmirënjohje ndaj Allahut, në vend që të falënderonin Allahun për mirësinë që ju kishte dhuruar – zgjedhja e Muhamedit nga mesi i kurashitëve për të qënë i dërguar i Allahut ishte një mirësi e madhe e Allahut ndaj vetë kurashitëve dhe mëshirë për ta – por ata e mohuan Muhamedin dhe e mohuan mirësinë e Allahut, dhe kështu e kthyen mirësinë me mosmirënjohje dhe përgënjeshtrim, duke e çuar edhe popullin e tyre në shtëpinë e shkatërrimit, që është Xhehenemi, ku ata do të digjen përgjithmonë; sa vendbanim i keq është Xhehenemi për ata që do të futen e do të digjen në të!
  • 29
    Mohuesit dhe idhujtarët kurashit, si dhe të gjithë mohuesit dhe idhujtarët e tjerë, i bëjnë shok dhe ortak Allahut në adhurim, duke i adhuruar ata në vend të Allahut apo përkrah Tij, me qëllim që të largojnë njerëzit nga feja e Allahut dhe adhurimi vetëm i Atij. Thuaju atyre, o Muhamed: “Kënaquni në jetën e kësaj bote, e cila gjithësesi kalon dhe mbaron shumë shpejt, sepse me të vërtetë, përfundimi dhe e ardhmja juaj është në zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë.”
  • 30
    O Muhamed, thuaju robërve të Mi që të kanë besuar ty dhe atë me të cilën ke ardhur: të falin namazin e detyrueshëm 5 herë në ditë, dhe të japin lëmoshë nga ajo që Ne i kemi furnizuar, të detyrueshme apo vullnetare, qoftë fshehurazi apo haptazi, para se të vijë një ditë në të cilën nuk do të ketë këmbim dhe sakrifikim të pasurisë për të shpëtuar nga dënimi i Allahut, apo miqësi e ndonjë miku që të mund të ndërhyjë tek Allahu për të mos u dënuar; por në atë ditë, në ditën e Llogarisë, do të këtë vetëm drejtësi dhe shpërblim sipas veprave në këtë botë.
  • 31
    Vetëm Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën nga asgjëja; është Ai që e zbret shiun nga retë dhe me të nxjerr frytet e bimëve e të pemëve si furnizim dhe ushqim për ju, o njerëz; dhe është Ai që i ka nënshtruar anijet për ju, që ato të lundrojnë në det me urdhrin e Tij – që të lundrojnë mbi det dhe të mos mbyten – për të qënë në shërbimin tuaj; dhe është Ai që i ka nënshtruar edhe lumenjtë për ju, që të vadisni me to arat tuaja dhe t’i jepni për të pirë bagëtive tuaja, e për shumë dobi të tjera;
  • 32
    Vetëm Allahu është Ai që e ka nënshtruar për ju, o njerëz, Diellin dhe Hënën, që të jenë në shërbimin tuaj gjatë lëvizjes së tyre në orbitën e tyre, pa ndaluar; dhe është Ai që ka nënshtruar për ju natën, që të shplodheni e të qetësoheni në të; dhe ka nështruar për ju ditën, që të punoni e të kërkoni nga mirësitë e Allahut për jetesën dhe të mirën tuaj.
  • 33
    Allahu ju ka dhënë nga gjithçka që i keni kërkuar, secilit sipas asaj që i bën mirë dhe nuk e dëmton, me urtësinë e Tij. Nëse ju, o njerëz, do të përpiqeshit të numëronit të mirat që ju ka dhënë Allahu, nuk do të mundnit kurrë t’i numëronit të gjitha ato, sepse shumë prej tyre ju nuk i shihni, ose nuk i ndjeni apo nuk i mendoni. Me të vërtetë, njeriu është shumë i padrejtë ndaj vetes së vet, kur shkel urdhrat e Zotit të tij, dhe shumë mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit të tij.
  • 34
    Kujto, o Muhamed, kur Ibrahimi (alejhis selam), pasi e vendosni birin e tij, Ismailin bashkë me nënën e tij Haxherin, në luginën e Mekes, iu lut Zotit të tij me fjalët: “Zoti im! Bëje Meken një qytet të sigurt për këdo që jeton në të, dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!”
  • 35
    Vazhdon lutja e Ibrahimit (alejhis selam): «Zoti im! Idhujt janë bërë shkak që shumë njerëz të humbin dhe të largohen nga rruga dhe besimi i vërtetë, dhe të adhurojnë idhujt. Kush më pason mua në besim e vërtetë dhe në adhurimin e Një Zoti të Vetëm, ai është prej meje, në fenë time dhe në rrugën time; e kush më kundërshton mua në çështje që nuk kanë të bëjnë me adhurimin dhe idhujtarinë – Ti, o Zoti im, je Falës i gjynaheve të mëkatarëve me mirësinë Tënde, dhe Mëshirëplotë ndaj tyre; ia fal kujt të duash prej tyre.»
  • 36
    Zoti im! Unë vendosa disa nga pasradhësit e mi – Ismailin – të jetojnë në një luginë të shkretë, pranë Shtëpisë Tënde të Shenjtë, në Meke. Unë e bëra këtë me urdhin Tënd, o Zoti ynë, që ata të kryejnë namazin ashtu si duhet në Shtëpinë e Shenjtë; prandaj bëj që disa zemra të njerëzve të priren ndaj tyre dhe t’i duan e të jenë të butë me ta – të shkojnë dhe të jetojnë me ta, apo të kryejnë Haxhin në atë vend; dhe furznizoji ata në këtë vend të shkretë me lloje të ndryshme të frutave, në mënyrë që të jenë mirënjohës ndaj Teje për mirësitë e Tua të mëdha ndaj tyre! – Dhe Allahu iu përgjigj lutjes së Ibrahimi (alejhis selam).
  • 37
    Zoti ynë! Ti di gjithçka që fshehim në gjokse apo mendje kur të lutemi Ty, dhe di gjithçka që shfaqim haptazi gjatë lutjes apo veprave të tjera që bëjmë në bindje ndaj Teje. Allahut nuk i shpëton asgjë pa e ditur për krijesat e Tij, as në Tokë as në qiell, sepse Ai është Krijuesi dhe Mbajtësi i tyre, kështu që si mund t’i shpëtojë diçka rreth tyre pa e ditur Ai?!” Ibrahimi (alejhi selam) kishte për qëllim arritjen e pëlqimit dhe kënaqësisë së Allahut me veprën dhe lutjen e tij, dhe kishte qëllim që djali i tij, Ismaili, dhe pasardhësit e tij të ishin njësues të Allahut dhe të mos i shoqëronin Allahut kurrë asgjë dhe askënd në adhurim.
  • 38
    Ibrahimi (alejhis selam) lavdëron dhe falënderon Zotin e vet, duke thënë: “I gjithë lavdërimi i përket Allahut, i Cili, në pleqërinë time, më dhuroi dy bijtë e mi, Ismailin dhe Is’hakun, pas lutjes që unë i bëra Atij për të më dhuruar pasardhës të mirë! Me të vërtetë, Zoti im është Dëgjuesi i të gjitha lutjeve të atyre që i luten Atij; unë iu luta Atij dhe Ai iu përgjigj lutjes sime.”
  • 39
    Zoti im, më bëj mua të jem i rregullt në kryerjen e namazit në mënyrën më të mirë e më të plotë, dhe bëj gjithashtu nga pasardhësit e mi disa që do e ruajnë namazin dhe do e kryejnë atë në mënyrën më të plotë! Zoti im, pranoje adhurimin tim dhe përgjigju lutjes sime!
  • 40
    Zoti im! Më fal mua atë që mund të kem bërë gabimisht dhe nga e cila nuk mund të shpëtojë ndonjë njeri; fali prindërit e mi – kjo ka qënë para se Ibrahimit t’i bëhej e qartë se babai i tij ishte armik i Allahut – dhe fali të gjithë besimtarët e vërtetë që më pasuan mua dhe t’u bindën Ty në urdhrat dhe ndalesat e Tua, në ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dhënë llogari para Teje për veprat e tyre në dynja!
  • 41
    Kurrsesi mos mendo, o Muhamed, se Allahu nuk është në dijeni të asaj që bëjnë të padrejtët, mohuesit dhe idhujtarët, prej përgënjeshtrimit tënd dhe të dërguarve të tjerë të Allahut para teje, apo për mundimin dhe përndjekjen që ata i shkaktojnë besimtarëve, apo për mëkatet dhe veprat e tjera të këqia që ata bëjnë, sepse Ai vetëm sa e shtyn dënimin e tyre deri në ditën e tmerrshme të daljes së tyre nga varret, kur ata të hapin sytë dhe ato të shtangen nga tmerri që do të shohin dhe të mos mbyllen më.
  • 42
    Allahu e vonon dënimin e tyre deri në atë ditë, kur ata (të padrejtët – mohuesit dhe idhujtrët) të ringjallen dhe të ngrihen nga varret e tyre, duke nxituar drejt thirrësit që i thërret, me kokat ngritur lart nga që nuk shohin, për shkak se sytë iu kanë ngrirë nga tmerri, kurse zemrat e tyre janë të zbrazëta dhe nuk ka asgjë brenda tyre, nga frika e madhe dhe tmerri që kanë parë.
  • 43
    Paralajmëroji njerëzit, o Muhamed, ata tek të cilët të dërguam dhe të gjithë njerëzit në çdo kohë dhe vend, për Ditën e Kiametit, kur atyre t’iu vijë dënimi i Allahut për shkak të mohimit të Allahut dhe veprave të tyre në dynja. Atë ditë, ata që i bënë padrejtësi vetes së tyre me mohim të Allahut dhe idhujtari, do të thonë: «Zoti ynë! Na jep edhe pak afat që të mund të besojmë Ty dhe të pasojnë të dërguarit e Tu!» Por atyre do t’u thuhet: «A nuk u betuat kur jetonit në dynja se ju kurrë nuk do të zhdukeshit nga jeta e kësaj bote dhe nuk do të shkonit në botën tjetër, e nuk do të ringjalleshit, por thjesht do të bëheshit pluhur në Tokë, kështu që nuk e besonit këtë ringjallje;
  • 44
    dhe a nuk banuat në vendbanimet e mohuesve të mëparshëm që i bënë padrejtësi vetvetes me mohim të Allahut dhe idhujtari, siç ishte populli i Hudit apo populli i Salihut, duke qenë se ju e patë vetë dhe qartë se si i kishim dënuar ata, dhe ju sollëm të gjitha llojet e shembujve në Kuran, por megjithatë ju nuk morët mësim?!» Tani nuk ka më shtyrje të afatit për ju, sepse koha e pendimit ka mbaruar, dhe tani është koha e shpërblimit për atë që keni punuar.
  • 45
    Idhujtarët e Mekës kurdisën kurthin e tyre për të vrarë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ose për ta burgosur apo për të dëbuar atë (el Enfal, 30), por kurthi i tyre është tek Allahu, në dijen e Allahut dhe në Dorën e Tij, dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë pa lejen e Allahut, megjithëse shëmtia e veprës së tyre dhe guximi i kurdisjes së kurthit kundër të Dërguarit të Allahut, do të kishte shkulur edhe malet nga vendet e tyre.
  • 46
    Kurrsesi mos mendo, o Muhamed, se Allahu do ta shkelë premtimin që u ka dhënë të dërguarve të Tij për fitoren kundër përgënjeshtruesve të tyre dhe shkatërrimin e përgënjeshtruesve dhe mohuesve. Allahu është i Plotfuqishëm, dhe asgjë e askush nuk mund ta pengojë Atë, dhe Ai hakmerret ndaj mohuesve të Tij dhe të dërguarve të Tij me ndëshkimin me të rëndë, kur të dëshirojë.
  • 47
    Allahu është Zotëruesi i ndëshkimit dhe hakmarrjes në ditën e Kiametit, ditën kur kjo Tokë mbi të cilën jetojmë sot do të zëvendësohet me një Tokë tjetër të pastër dhe të kulluar, dhe këta qiej që shohim do të zëvendësohen me qiej të tjerë – ky zëvendësim mund të ketë të bëjë vetëm me cilësitë e tyre, dhe jo me ndërrimin total; Toka do të sheshohet dhe do të marrë cilësi të tjera, kurse qiejt do të palosen në të Djathtën e Allahut (Ez Zumer, 67); dhe atë ditë do të dalin të gjitha krijesat të gjalla nga varret e tyre dhe do të paraqiten para Allahut, të Vetmit, Ngadhënjyesit, të Pashoqit në Madhështinë e Tij, Emrat dhe Cilësitë e Tij, dhe në nënshtrimin e gjithçkaje para Tij.
  • 48
    Atë ditë, kriminelët që mohuan Allahun, i shoqëruan Atij të tjerë në adhurim dhe bënë vepra të këqia në kundërshtim me ligjet e Allahut deri sa merituan të quhen kriminelë, do t’i shohësh ata të lidhur me pranga nga duart dhe këmbët të ngjitura së bashku, në një gjendje poshtërimi dhe përçmimi.
  • 49
    Rrobat e kriminelëve, banorëve të zjarrit, atë ditë, do të jenë prej katrani që merr flakë shpejt, dhe fytyrat e tyre do të mbulohen nga zjarri që do i djegë.
  • 50
    Kështu do të veprojë Allahu me kriminelët në botën tjetër, që të shpërblejë secilin me atë që ka fituar në këtë botë. Allahu është i shpejtë në llogari, dhe Ai do t’i shpërblejë ata që kanë vepruar mirë me xhenet, dhe ata që kanë mohuar e vepruar keq, me zjarr.
  • 51
    Ky Kuran është komunikatë për njerëzit, me anë të cilës Allahu i ka bërë të qartë njerëzve gjithçka duhet të dinë për besimin dhe jetën e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër; që njerëzit të paralajmërohen me atë që i pret dhe të përgatiten; që ta dinë mirë dhe të jenë të bindur se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe i Pashoq, dhe se i gjithë adhurimi dhe madhërimi i takon vetëm Atij; dhe që të kujtohen e të marrin mësim ata që kanë mend dhe logjikë të shëndoshë.