SURJA EL KEHF – SHPELLA

(Surja Nr. 18, Mekase, 110 ajete)

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit


ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ عَلَىٰ عَبْدِهِ ٱلْكِتَـٰبَ وَلَمْ يَجْعَل لَّهُۥ عِوَجَا ۜ

1. Lavdërimi i përket vetëm Allahut, i Cili i zbriti robit të Tij (Muhamedit) Librin, në të cilin nuk ka bërë asnjë devijim;1Lavdërimi i përket vetëm Allahut, me të gjitha emrat dhe atributet e Tij absolute dhe të përsosura, për të gjitha mirësitë e Tij të dukshme dhe të padukshme, të fesë dhe të jetës, i Cili më mirësinë e Tij i zbriti robit dhe të Dërguarit të Tij, Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) Kuranin, në të cilin nuk ka bërë asnjë shtrembërim apo devijim nga e vërteta – dhe nuk është ashtu si pretendojnë idhujtarët, sikur Muhamedi e ka trilluar Kuranin nga vetja, në një rast kur atij po i vonohej shpallja me përgjigjet për disa pyetje që hebrenjtë u kishin thënë idhujtarëve t’ia bënin Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) për të vërtetuar profetësinë e tij, ndër të cilat edhe pyetja për banorët e Shpellës. Atëherë, zbriti kjo sure për të përgënjeshtruar idhujtarët dhe për të vërtetuar profetësinë e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).


قَيِّمًا لِّيُنذِرَ بَأْسًا شَدِيدًا مِّن لَّدُنْهُ وَيُبَشِّرَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٱلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا حَسَنًا

2. Por e bëri (Libër) të drejtë, për të paralajmëruar dënim të ashpër (për jobesimtarët) prej Tij dhe për t’u dhënë lajmin e mirë besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, se për ta do të ketë një shpërblim të bukur (Xheneti);2Por Allahu e bëri Kuranin Libër të drejtë dhe të përpiktë, në të cilin nuk ka asnjë kundërthënie apo gabim, me qëllim që të paralajmërojë mohuesit për një dënim të ashpër nga Allahu, dhe të përgëzojë besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të bukur e të madh, i cili është Xheneti, ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë, pa mbarim.


مَّـٰكِثِينَ فِيهِ أَبَدًا

3. në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë;


وَيُنذِرَ ٱلَّذِينَ قَالُوا۟ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدًا

4. si dhe për të paralajmëruar ata që thonë: “Allahu ka fëmijë!”3E bëri Kuranin të drejtë dhe ia zbriti atë Muhamedit, që të paralajmërojë gjithashtu ata mohues e idhujtarë që thonë: «Allahu ka bir apo fëmijë», qofshin hebrenj, të krishterë apo idhujtarë. – Ajeti synon drejtpërdrejtë ata hebrenj që i kërkuan idhujtarëve të pyesnin të Dërguarin e Allahut disa pyetje, duke u thënë atyre se janë ata që kanë devijuar nga e vërteta dhe rruga e drejtë, dhe jo Muhamedi apo Kurani.


-293-


مَّا لَهُم بِهِۦ مِنْ عِلْمٍ وَلَا لِـَٔابَآئِهِمْ ۚ كَبُرَتْ كَلِمَةً تَخْرُجُ مِنْ أَفْوَٰهِهِمْ ۚ إِن يَقُولُونَ إِلَّا كَذِبًا

5. As ata as etërit e tyre nuk kanë kurrfarë dije për këtë. Sa fjalë e rëndë del nga gojët e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtër.4As këta mohues prej ithtarëve të Librit e idhujtarë të kohës që po zbret Kurani, as etërit e tyre të mëparshëm që kanë thënë e besuar njësoj si këta dhe të cilët këta i kanë imituar verbërisht, nuk kanë kurrfarë dije për Allahun dhe për atë që i veshin Atij kur thonë se Ai ka fëmijë. Sa fjalë të rëndë e të madhe që del nga gojët e tyre, dhe ata flasin vetëm gënjeshtër! Si mund t’i veshin Allahut fëmijë, kur kjo gjë është cilësi e mangët, sepse tregon dobësi dhe nevojë për fëmijë që të ndihmojnë e të jenë krah, kurse Allahu nuk ka nevojë për askënd e asgjë, por të gjitha krijesat kanë nevojë për të! Përveç kësaj, si mund të ketë Allahu fëmijë kur Ai nuk ka bashkëshorte ; i Lartësuar e i Pastër është Allahu nga ajo që i përshkruajnë!


فَلَعَلَّكَ بَـٰخِعٌ نَّفْسَكَ عَلَىٰٓ ءَاثَـٰرِهِمْ إِن لَّمْ يُؤْمِنُوا۟ بِهَـٰذَا ٱلْحَدِيثِ أَسَفًا

6. A mos do të shkatërrosh veten nga pikëllimi, pas largimit të tyre, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?5A mos do të vrasësh veten nga pikëllimi për ta, o i Dërguar, nëse ata nuk besojnë në këtë Kuran dhe nuk e zbatojnë atë? – Allahu i Madhëruar e ndalon të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nga pikëllimi për mosbesimin dhe largimin e njerëzve jobesimtarë nga ai, sepse detyra e tij është vetëm komunikimi i Fjalës së Allahut dhe i fesë së Tij, ndërsa udhëzimi është në Dorë të Allahut, dhe nëse Allahu do të shihte ndonjë të mirë tek ata njerëz, do i udhëzonte ata, kështu që përse të pikëllohesh për një popull jobesimtar?!


إِنَّا جَعَلْنَا مَا عَلَى ٱلْأَرْضِ زِينَةً لَّهَا لِنَبْلُوَهُمْ أَيُّهُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا

7. Vërtet, çdo gjë që gjendet mbi Tokë, Ne e kemi bërë stoli të saj, për të provuar se cili prej tyre është më vepërmirë.6Gjithçka që gjendet mbi sipërfaqen e Tokës prej krijesave, të gjalla apo të ngurta, Allahu i ka bërë stoli të Tokës dhe në shërbim të njerëzve, me qëllim që t’i sprovojë ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë duke vepruar në bindje ndaj Allahut, dhe cili do të jetë më vepërkeq duke vepruar në mosbindje ndaj Allahut, pastaj do të shpërblejë secilin sipas asaj që meriton.


وَإِنَّا لَجَـٰعِلُونَ مَا عَلَيْهَا صَعِيدًا جُرُزًا

8. Dhe me të vërtetë, Ne do ta bëjmë dhe të shkretë gjithçka që gjendet mbi të.7Gjithçka që gjendet mbi Tokë prej stolisë së saj, gjelbërimit, gjallërisë e jetës, Ne do e bëjmë të shkretë, pluhur, pa bimë e pa jetë të gjallë; dhe kjo kur të mbarojë jeta në këtë botë. Prandaj, mos t’ju mashtrojë kjo botë kalimtare, sepse gjithçka që gjendet në të, do të mbarojë, kurse bota tjetër është e përhershme dhe nuk mbaron kurrë.


أَمْ حَسِبْتَ أَنَّ أَصْحَـٰبَ ٱلْكَهْفِ وَٱلرَّقِيمِ كَانُوا۟ مِنْ ءَايَـٰتِنَا عَجَبًا

9. A mendon ti (Muhamed) se banorët e Shpellës dhe të Pllakës (me emrat e tyre) ishin çudi e madhe në mesin e provave Tona?8A mendon ti, Muhamed, se historia e banorëve të Shpellës – për të cilët do të flasin ajetet në vijim – dhe të Rakimit (Pllakës në të cilën ishin shënuar emrat e tyre, ose mund të jetë emri i kodrës, zonës apo fshatit të djelmoshave, por më pranë kuptimit gjuhësor është Pllaka ku ishin shënuar emrat dhe historia e tyre), ishte një çudi e madhe apo më e madhja në mesin e provave Tona? – Nuk është kështu, krijimi i qiejve, i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre, është mrekulli dhe çudi shumë herë më e madhe se kjo, por sigurisht që edhe kjo është një nga çuditë dhe mrekullitë e Allahut, që argumenton ringjalljen e njerëzve, dhe se kjo gjë është shumë e lehtë për Allahun.


إِذْ أَوَى ٱلْفِتْيَةُ إِلَى ٱلْكَهْفِ فَقَالُوا۟ رَبَّنَآ ءَاتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَدًا

10. Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “Zoti ynë! Na jep mëshirë nga ana Jote dhe na përgatit udhëzim të drejtë në çështjen tonë!”9Historia e banorëve të shpellës, o i Dërguar, bën fjalë për disa djelmosha besimtarë, pas Isait (alejhis selam), të cilët u strehuan në shpellë, të arratisur nga populli dhe prijësi i tyre mosbesimtar që kërkonin t’i sprovonin në fe dhe t’i detyronin të adhuronin idhujt. Kur u strehuan në shpellë, djelmoshat thanë: «Zoti ynë! Na jep mëshirë nga ana Jote, me të cilën të na forcosh në fenë Tënde dhe të na ruash nga e keqja, dhe na lehtëso të ndjekim rrugën e drejtë që na çon në kryerjen e asaj që ti do dhe pëlqen prej nesh, në mënyrë që të jemi prej të udhëzuarve dhe jo prej të humburve!»


فَضَرَبْنَا عَلَىٰٓ ءَاذَانِهِمْ فِى ٱلْكَهْفِ سِنِينَ عَدَدًا

11. Ne ua mbyllëm veshët atyre (i lamë të flinin) në atë shpellë për shumë vjet.10Ne i vumë ata në një gjumë të thellë, dhe i lamë ashtu në atë shpellë për shumë vjet – 300 vjet diellor ose 309 vjet hënor.


ثُمَّ بَعَثْنَـٰهُمْ لِنَعْلَمَ أَىُّ ٱلْحِزْبَيْنِ أَحْصَىٰ لِمَا لَبِثُوٓا۟ أَمَدًا

12. Pastaj i ngritëm, për të treguar se cili nga dy grupet do të ishte më i saktë në llogaritjen e kohës që ata kishin qëndruar aty.11Pastaj i zgjuam ata djelmosha nga gjumi i tyre, për t’i treguar njerëzve se cili ishte më i saktë prej dy grupeve që kundërshtoheshin në lidhje me kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në gjum në atë shpellë; dhe a qëndruan në gjum një ditë apo një pjesë të ditës, apo qëndruan disa shekuj?


نَّحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ نَبَأَهُم بِٱلْحَقِّ ۚ إِنَّهُمْ فِتْيَةٌ ءَامَنُوا۟ بِرَبِّهِمْ وَزِدْنَـٰهُمْ هُدًى

13. Ne po ta tregojmë ty (Muhamed) historinë e tyre sipas së vërtetës. Ata ishin disa djelmosha që besuan në Zotin e tyre, dhe Ne ua shtuam udhëzimin.12Ne po të tregojmë ty, o i Dërguar, historinë e tyre ashtu si ka qënë në të vërtetë. Banorët e Shpellës, për të cilët të pyesin idhujtarët nga populli yt, ishin disa djem të rinj, të cilët besuan Zotin e tyre dhe vepronin në bindje ndaj Tij, dhe të cilëve Ne ia shtuam edhe më shumë bindjen dhe qëndrueshmërinë në Rrugën Tonë, kur ata u arratisën nga vendi dhe populli i tyre për të ruajtur fenë dhe besimin e tyre, edhe pse bënin një jetë të luksit sepse ishin nga familje të pasura.


وَرَبَطْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ إِذْ قَامُوا۟ فَقَالُوا۟ رَبُّنَا رَبُّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَن نَّدْعُوَا۟ مِن دُونِهِۦٓ إِلَـٰهًا ۖ لَّقَدْ قُلْنَآ إِذًا شَطَطًا

14. Ne i forcuam zemrat e tyre, kur ata u ngritën (para mbretit) dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne kurrë nuk do t’i lutemi asnjë zoti tjetër përveç Tij, përndryshe do të thoshim gënjeshtër të skajshme.”13Ne i frymëzuam atyre djemëve të jenë të durueshëm dhe i forcuam zemrat e tyre me besim dhe qëndrueshmëri përballë mbretit idhujtar dhe tiran, i cili i urdhëroi ata që të adhurojnë idhujt, por ata u ngritën dhe i thanë: “Zoti që ne adhurojmë është Zoti i qiejve dhe i Tokës, dhe ne kurrë nuk do të adhurojmë idhuj e zota të tjerë përveç Tij, përndryshe do të thoshim gënjeshtrën më të skajshme dhe më të pavërtetë që ekziston.”


هَـٰٓؤُلَآءِ قَوْمُنَا ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً ۖ لَّوْلَا يَأْتُونَ عَلَيْهِم بِسُلْطَـٰنٍۭ بَيِّنٍ ۖ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا

15. “Këta, njerëzit tanë, kanë zgjedhur zota të tjerë (për t’i adhuruar) në vend të Tij. Përse nuk sjellin ndonjë provë të qartë për ta? E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut?14Pastaj, djelmoshat po flisnin me njëri-tjetrin: “Këta”, njerëzit e popullit tonë, kanë zgjedhur të adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut! Përse nuk sjellin ndonjë provë të qartë për adhurimin e zotave dhe idhujve të tyre, për të vërtetuar se ato janë vërtet zota që meritojnë të adhurohen dhe se adhurimi që ata i bëjnë atyre është i drejtë apo se kanë lejë nga Allahu për këtë? Nuk ka më të padrejtë se ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, duke i shoqëruar Atij shok në adhurim.”


-294-


وَإِذِ ٱعْتَزَلْتُمُوهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ فَأْوُۥٓا۟ إِلَى ٱلْكَهْفِ يَنشُرْ لَكُمْ رَبُّكُم مِّن رَّحْمَتِهِۦ وَيُهَيِّئْ لَكُم مِّنْ أَمْرِكُم مِّرْفَقًا

16. Kur ju t’i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë përveç Allahut, strehohuni në shpellë; Zoti juaj do t’ju shpërndajë mëshirën e Tij dhe do t’ju përgatisë lehtësim në çështjen tuaj.”15Djelmoshat planifikojnë largimin nga populli i tyre dhe i thonë njëri-tjetrit: “Kur të largoheni dhe ta lini popullin tuaj dhe gjithçka që ata adhurojnë përveç Allahut, strehohuni në shpellën e malit, për të adhuruar vetëm Zotin tuaj; atëherë Zoti juaj do të derdhë mbi ju mëshirën e Tij, me të cilën do t’ju mbulojë në të dyja botët, dhe do t’ju lehtësojë çështjen tuaj duke ju dhënë siguri nga mbreti idhujtar që ju kërkon, duke ju mundësuar të adhuroni vetëm Atë, dhe duke ju përgatitur mënyrën e të jetuarit në atë shpellë.”


۞ وَتَرَى ٱلشَّمْسَ إِذَا طَلَعَت تَّزَٰوَرُ عَن كَهْفِهِمْ ذَاتَ ٱلْيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَت تَّقْرِضُهُمْ ذَاتَ ٱلشِّمَالِ وَهُمْ فِى فَجْوَةٍ مِّنْهُ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ ۗ مَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلْمُهْتَدِ ۖ وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ وَلِيًّا مُّرْشِدًا

17. E shihje Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, i linte ata në anën e majtë, ndërsa ata gjendeshin në hapësirën e saj. Kjo është nga provat e Allahut. Atë që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuari. Ndërsa atij që Ai e lë në humbje, nuk do t’i gjesh kurrë ndihmës që ta udhëzojë.16Kur djemtë u strehuan në shpellë, Allahu i vuri në gjumë të thellë dhe i ruajti ata; E shihje Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre, dhe kur perëndonte, i linte ata në të majtë, ndërsa ata gjendeshin në një vend të gjerë të shpellës, ndoshta në mes të saj, në atë vend që Dielli të mos i dëmtonte me nxehtësinë e tij, dhe njëkohësisht t’i ngrohte dhe të kishin ajër të mjaftueshëm. Padyshim se kjo është nga provat e pamohueshme që argumentojnë Fuqinë e Allahut. Atij që Allahu i jep sukses të udhëzohet në rrugën e Drejtë me anë të provave të Tij, pikërisht ai është i udhëzuari; ndërsa atij që Allahu nuk i ka dhënë sukses për udhëzimin, nuk do t’i gjesh kurrë ndihmës që ta udhëzojë në rrugën e drejtë e të vërtetë; sepse suksesi dhe braktisja janë vetëm në Dorë të Allahut, dhe Ai i jep kujt të dojë suksesin, dhe kujt të dojë braktisjen; prandaj mos u mërzit nga largimi i popullit tënd prej teje, o Muhamed, sepse sikur të doja udhëzimin e tyre, do t’i udhëzoja ata dhe do të besonin, sepse udhëzimi dhe humbja është vetëm në Dorën Time.


وَتَحْسَبُهُمْ أَيْقَاظًا وَهُمْ رُقُودٌ ۚ وَنُقَلِّبُهُمْ ذَاتَ ٱلْيَمِينِ وَذَاتَ ٱلشِّمَالِ ۖ وَكَلْبُهُم بَـٰسِطٌ ذِرَاعَيْهِ بِٱلْوَصِيدِ ۚ لَوِ ٱطَّلَعْتَ عَلَيْهِمْ لَوَلَّيْتَ مِنْهُمْ فِرَارًا وَلَمُلِئْتَ مِنْهُمْ رُعْبًا

18. Do të mendoje se ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata në të djathtë e në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte me dy këmbët e para të shtrira në hyrje të shpellës. Sikur t’i shihje, do të ikje prej tyre me nxitim dhe do të të kaplonte frika.17Nëse do i shihje ata djelmoshat në atë shpellë, do të mendoje se ishin zgjuar, ndërkohë që ata ishin në gjumë. Ne kujdeseshim për ta, dhe i rrotullonim herë në të djathtë e herë në të majtë, që Toka të mos i kalbte trupat e tyre, ndërsa qeni i tyre rrinte i shtrirë me dy këmbët e para të zgjatura në hyrje të shpellës, si rojë. Sikur t’i shihje ata, do të ikje me vrap prej tyre dhe do të të kaplonte frika nga ajo që kishe parë, sepse Allahu e kishte mbuluar shpellën me një madhështi dhe ndjenjë të frikës për të mos u afruar tek ajo, deri sa të përmbushej afati i caktuar nga Allahu për zgjimin e tyre, dhe të bëheshin provë e qartë e Fuqisë së Allahut dhe se premtimi i Allahu është i vërtetë dhe ringjallja në botën tjetër do të ndodhë pa pikë dyshimi.


وَكَذَٰلِكَ بَعَثْنَـٰهُمْ لِيَتَسَآءَلُوا۟ بَيْنَهُمْ ۚ قَالَ قَآئِلٌ مِّنْهُمْ كَمْ لَبِثْتُمْ ۖ قَالُوا۟ لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ ۚ قَالُوا۟ رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثْتُمْ فَٱبْعَثُوٓا۟ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمْ هَـٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلْمَدِينَةِ فَلْيَنظُرْ أَيُّهَآ أَزْكَىٰ طَعَامًا فَلْيَأْتِكُم بِرِزْقٍ مِّنْهُ وَلْيَتَلَطَّفْ وَلَا يُشْعِرَنَّ بِكُمْ أَحَدًا

19. Dhe kështu, Ne i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre tha: “Sa keni qëndruar (në gjumë?)” Disa thanë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës.” Të tjerët thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa keni qëndruar. Dërgoni njërin prej jush me këto monedhat tuaja të argjendit në qytet, që të shikojë se cili ushqim është më i pastër, dhe t’ju sjellë furnizim prej tij, por të jetë i kujdesshëm dhe askush të mos marrë vesh për ju.18Ashtu si i vumë në gjumë dhe i ruajtëm ata gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore prej 3 shekujsh, Ne i zgjuam ata nga gjumi i tyre ashtu si ishin në fillim kur fjetën, pa ndryshuar asgjë, që ata të pyesin njëri-tjetrin: “Sa kohë kemi qëndruar në gjumë në këtë shpellë?” Disa prej tyre thanë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës.” Kurse disa të tjerë dyshuan për kohën e qëndrimit në gjum dhe thanë: “Allahu e di më mirë se sa kemi qëndruar në gjumë, kështu që ia lëm Allahut këtë gjë, se vetëm Ai e di. Dërgoni njërin prej jush me këto monedha argjendi në qytetin tonë, nga i cili jemi arratisur, që të shikojë se cili prej banorëve të qytetit ka ushqimin më të pastër (hallall) e më të mirë (shijshëm), dhe t’ju sjellë furnizim prej tij. Por të bëjë shumë kujdes me shitësin që të mos zbulohet, dhe mos i tregoni askujt prej njerëzve për çështjen tuaj.”


إِنَّهُمْ إِن يَظْهَرُوا۟ عَلَيْكُمْ يَرْجُمُوكُمْ أَوْ يُعِيدُوكُمْ فِى مِلَّتِهِمْ وَلَن تُفْلِحُوٓا۟ إِذًا أَبَدًا

20. Me të vërtetë, nëse ju zbulojnë, ata do t’ju vrasin me gurë ose do t’ju kthejnë (me forcë) në fenë e tyre, dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrë!”19Nëse populli juaj do t’ju zbulojë, atëherë do t’ju vrasë me gurë deri në vdekje, ose do ju kthejnë me forcë në fenë e tyre, që të bëheni mohues të Allahut e idhujtarë, dhe atëherë nuk do të shpëtoni dhe nuk do ta fitoni kurrë atë që kërkoni prej shpërblimit të Allahut dhe Xhenetit, në rast se e bëni këtë.”


-295-


وَكَذَٰلِكَ أَعْثَرْنَا عَلَيْهِمْ لِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَأَنَّ ٱلسَّاعَةَ لَا رَيْبَ فِيهَآ إِذْ يَتَنَـٰزَعُونَ بَيْنَهُمْ أَمْرَهُمْ ۖ فَقَالُوا۟ ٱبْنُوا۟ عَلَيْهِم بُنْيَـٰنًا ۖ رَّبُّهُمْ أَعْلَمُ بِهِمْ ۚ قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُوا۟ عَلَىٰٓ أَمْرِهِمْ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيْهِم مَّسْجِدًا

21. Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, me qëllim që njerëzit ta dinin se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se për Orën (e Kiametit) nuk ka asnjë dyshim; sepse ata po kundërshtoheshin me njëri-tjetrin për çështjen e tyre. Disa thanë: “Ndërtoni para tyre një mur (në hyrjen e shpellës)! Zoti i tyre di më mirë për ta.” Kurse ata që fituan në çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë para tyre një xhami!”20Ashtu si i bëmë ata djelmosha që të flenë në atë shpellë për shekuj me rradhë dhe pastaj i zgjuam, po kështu bëmë që ata të zbuloheshin nga njerëzit e asaj kohe, pasi shitësi i ushqimit zbuloi llojin e monedhave me të cilat blenë ushqimin, me qëllim që njerëzit ta dinin se premtimi i Allahut për ringjalljen e tyre është i vërtetë, dhe se Ora e Kiametit do të vijë patjetër, dhe për të nuk ka pikë dyshimi; i zgjuam dhe i zbuluam ata sepse njerëzit po kundërshtoheshin në lidhje me Kiametin dhe Ringjalljen, kështu që Allahu i zbuloi atyre banorët e shpellës që të ishin provë e pamohueshme e besimtarëve kundër mohuesve. Pas zbulimit të tyre dhe pasi Allahu i bëri ata të vdesin, disa prej atyre që i panë ata, thanë: “Ndërtoni një mur në hyrjen e shpellës që t’i bllokojë e të mos futet njeri tek ta, dhe i lini ashtu, sepse Allahu e mi më mirë çështjen e tyre. Kurse besimtarët që fituan në këtë çështje, apo ata që kishin pushtetin, thanë: “Ne do të ndërtojmë para shpellës së tyre një xhami për adhurimin e Allahut, që të na kujtojë gjithnjë çështjen e tyre dhe ringjalljen.” Ndërtimi i xhamisë mbi varre është e ndaluar, sepse kjo gjë çon në adhurimin e të vdekurve, kushdo qofshin ata, dhe Allahu e ka ndaluar këtë gjë, ashtu siç na e ka bërë të qartë i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem), në hadithe të shumta, deri kur ishte në shtratin e vdekjes, ku ndër porositë e fundit që la ishte ndalimi i ndërtimit të xhamive mbi varret e profetëve apo njerëzve të mirë; kurse ndërtimi i kësaj xhamie pranë banorëve të shpellës nuk ishte me urdhër apo shpallje nga Allahu, por Allahu këtu tregon se çfarë ndodhi ekzaktësisht me ata njerëz.


سَيَقُولُونَ ثَلَـٰثَةٌ رَّابِعُهُمْ كَلْبُهُمْ وَيَقُولُونَ خَمْسَةٌ سَادِسُهُمْ كَلْبُهُمْ رَجْمًۢا بِٱلْغَيْبِ ۖ وَيَقُولُونَ سَبْعَةٌ وَثَامِنُهُمْ كَلْبُهُمْ ۚ قُل رَّبِّىٓ أَعْلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا قَلِيلٌ ۗ فَلَا تُمَارِ فِيهِمْ إِلَّا مِرَآءً ظَـٰهِرًا وَلَا تَسْتَفْتِ فِيهِم مِّنْهُمْ أَحَدًا

22. Disa do të thonë: “Ata ishin tre, qeni i tyre ishte i katërti.” Të tjerë do të thonë: “Ata ishin pesë, qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar të fshehtën. Kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë, dhe qeni i tyre ishte i teti.” Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Askush nuk di për ta, përveç një pakice.” Dhe mos polemizo rreth tyre, përveç një polemike të përciptë, dhe për ta mos pyet askënd prej tyre (ithtaët e Librit)!21Disa prej ithtarëve të Librit, do të thonë: “Ata ishin tre, dhe qeni i tyre ishte i katërti i tyre.” Të tjerë prej tyre do të thonë: “Ata ishin pesë, dhe qeni ishte i gjashti i tyre.” Por që të dy grupet flisnin me hamendje për diçka të fshehtë pa argument. Kurse një grup i tretë thotë: “Ata ishin shtatë, dhe qeni i tyre ishte i teti.” Thuaj, o i Dërguar: “Zoti im e di më mirë numrin e tyre, dhe nga krijesat e tij nuk e di numrin e tyre askush përveç një pakice.” – Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë në këtë ajet: “Unë jam nga ata të paktët që e dinë, dhe numri i tyre ishte shtatë.” – Ti, o i Dërguar, mos polemizo me ithtarët e Librit për numrin e tyre, veçse një polemikë të përciptë siç ta ka treguar Allahu, dhe mos u fut në thellësi, as mos i pyet ata për numrin dhe çështjen e djelmoshave të shpellës, sepse ata nuk kanë njohuri dhe dije për këtë.  


وَلَا تَقُولَنَّ لِشَا۟ىْءٍ إِنِّى فَاعِلٌ ذَٰلِكَ غَدًا

23. Dhe kurrë mos muaj për asgjë: “Patjetër që do ta bëj këtë nesër”,


إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ ۚ وَٱذْكُر رَّبَّكَ إِذَا نَسِيتَ وَقُلْ عَسَىٰٓ أَن يَهْدِيَنِ رَبِّى لِأَقْرَبَ مِنْ هَـٰذَا رَشَدًا

24. përveç (nëse shton): “Nëse do Allahu!” Dhe kujto Zotin tënd, kur harron (të thuash “nëse do Allahu”), dhe thuaj: “Shpresoj që Zoti im të më udhëzojë në atë që është më e drejtë se kjo.”22Kurrë mos thuaj për diçka që vendos të bësh në të ardhmen: “Patjetër që unë do e bëj këtë gjë nesër”, përveç nëse shton: “Nëse do Allahu!” – të thuash “InshaAllah”. Dhe nëse harron të thuash “InshaAllah”, kujto Zotin tënd sa më shpesh, sepse kujtimi i Zotit e largon harresën, dhe thuaj: “Shpresoj që Zoti im të më udhëzojë në rrugën më të mirë që më çon në më të drejtën dhe më të mirën!” Vetëm Allahu e di të ardhmen dhe se çfarë do të ndodh apo çfarë do të bëjë çdokush, dhe gjërat ndodhin vetëm me Dëshirën dhe Vullnetin e Tij, prandaj nuk i lejohet njeriut që të mendojë apo të thotë se ai do të bëjë diçka të caktuar në të ardhmen në mënyrë të sigurt, por duhet të thotë “Në dashtë Allahu që ta bëj këtë gjë!”, dhe të lutet që Allahu ta udhëzojë atë në atë që është më e mira, sepse njeriu nuk e di nëse ajo që vendos të bëjë është e mirë apo jo për të.


وَلَبِثُوا۟ فِى كَهْفِهِمْ ثَلَـٰثَ مِا۟ئَةٍ سِنِينَ وَٱزْدَادُوا۟ تِسْعًا

25. Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë), duke shtuar nëntë (për vitet hënore).23Djelmoshat qëndruan në gjumë në atë shpellë, për treqind vjet diellorë, duke shtuar nëntë vite sipas viteve hënore, pra treqind e nëntë vite hënore. – Allahu i tregon të Dërguarit të Tij dhe të gjithë njerëzve kohën e qëndrimit të tyre në atë shpellë, dhe Allahu është i Vetmi që e di këtë gjë, sepse askush prej njerëzve nuk jetoi aq gjatë sa ta dinte këtë gjë, dhe po kështu hebrenjtë që gjendeshin në Medine nuk kishin dije për këtë, prandaj Allahu e ndaloi të Dërguarin e Tij që të pyeste ata rreth banorëve të shpellës, sepse ata nuk kanë dije për këtë, dhe dija e kësaj është vetëm tek Allahu, i Cili ia tregon atë kujt të dojë prej të Dërguarve të Tij, ashtu si ia tregoi Muhamedit dhe besimtarëve musliman në Kuran, dhe që nuk ia kishte treguar askujt tjetër më parë.


قُلِ ٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثُوا۟ ۖ لَهُۥ غَيْبُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ أَبْصِرْ بِهِۦ وَأَسْمِعْ ۚ مَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَلِىٍّ وَلَا يُشْرِكُ فِى حُكْمِهِۦٓ أَحَدًا

26. Thuaj (o Muhamed): “Allahu e di më mirë sa qëndruan ata. Vetëm Atij i përket fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Sa përsosur që sheh Ai dhe sa përsosur që dëgjon! Ata (krijesat) nuk kanë asnjë mbrojtës përveç Tij dhe Ai nuk e ndan pushtetin e Vet me askënd.”24Thuaj, o Muhamed: “Vetëm Allahu e di sa qëndruan ata djelmosha në atë shpellë, dhe askush nuk mund ta dijë këtë përveç Allahut, sepse vetëm Allahut i përket njohja e të fshehtës së qiejve dhe Tokës, sepse Ai është Krijuesi dhe mbatjësi i tyre. Sa përsosur që sheh Allahu gjithçka, dhe sa përsosur që dëgjon gjithçka! Krijesat nuk kanë asnjë mbrotjës dhe asnjë ndihmës që t”i ruajë e t’u rregullojë çështjet, përveç Allahut, i Cili nuk ka shok në pushtetin, gjykimin, caktimin dhe vendosjen e ligjeve të Tij.”


وَٱتْلُ مَآ أُوحِىَ إِلَيْكَ مِن كِتَابِ رَبِّكَ ۖ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَـٰتِهِۦ وَلَن تَجِدَ مِن دُونِهِۦ مُلْتَحَدًا

27. Dhe lexo atë që të është shpallur nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe përveçse tek Ai, ti nuk do të gjesh asnjë strehim.25Lexo atë që të ka shpallur Allahu prej Kuranit, o i Dërguar, sepse ai është Libri, fjalët e të cilit nuk mund t’i ndryshojë askush, sepse ato janë të vërteta absolute dhe të patjetërsueshme, dhe nëse nuk e lexon Kuranin dhe nuk e zbaton atë ashtu si të ka urdhëruar Allahu, do të kapë dënimi i Allahut që ka premtuar për ata që shkelin kufijtë e Tij, dhe përveçse tek Allahu, nuk do të gjesh asnjë strehim ku të shpëtosh.


-296-


وَٱصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِٱلْغَدَوٰةِ وَٱلْعَشِىِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُۥ ۖ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُۥ عَن ذِكْرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ وَكَانَ أَمْرُهُۥ فُرُطًا

28. Kufizoje veten tënde me ata që i luten Zotit të tyre në mëngjes dhe në mbrëmje, duke kërkuar Fytyrën e Tij dhe mos i shmang sytë prej tyre (tek të tjerë), duke dëshiruar stolitë e jetës së kësaj bote. Dhe mos iu bind atij, zemrën e të cilit Ne e kemi bërë të pakujdesshme ndaj përmendjes Sonë, dhe i cili ndjek dëshirat e veta dhe e gjithë çështja e tij është neglizhencë e plotë.26Kufizoje veten tënde, o i Dërguar, duke qëndruar me shokët e tu besimtarë, të varfër apo të pasur, të cilët adhurojnë vetëm Zotin e tyre dhe i luten Atij mëngjes e mbrëmje, duke kërkuar me këtë gjë vetëm Fytyrën e Tij të Lartë, kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij, dhe asgjë tjetër nga stolitë e kësaj bote; me këta qëndro dhe shoqërohu, dhe mos e shmang shikimin tënd prej tyre tek njerëzit e tjerë idhujtarë prej fisnikëve dhe të mëdhenjve të tyre, duke kërkuar stolitë e jetës së kësaj bote dhe nderin e respektin e qëndrimit me ta. As mos iu bind dhe mos ndiq atë njeri, zemrën e të cilit Ne e kemi bërë të pakujdesshme dhe të pavëmendshme ndaj përmendjes Sonë, dhe ai ndjek dëshirat e veta në vend të bindjes ndaj Zotit të tij, dhe si rezultat i kësaj, të gjitha çështjet e tij janë bërë neglizhencë, humbje dhe shkatërrim i plotë për të.


وَقُلِ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ ۖ فَمَن شَآءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَآءَ فَلْيَكْفُرْ ۚ إِنَّآ أَعْتَدْنَا لِلظَّـٰلِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا ۚ وَإِن يَسْتَغِيثُوا۟ يُغَاثُوا۟ بِمَآءٍ كَٱلْمُهْلِ يَشْوِى ٱلْوُجُوهَ ۚ بِئْسَ ٱلشَّرَابُ وَسَآءَتْ مُرْتَفَقًا

29. Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.” Vërtet, për të padrejtët Ne kemi përgatitur një zjarr, muret e të cilit do t’i rrethojnë ata nga të gjitha anët. Nëse do të kërkojnë ndihmë (ujë), do t’u jepet një ujë si metali i shkrirë, i cili i pjek fytyrat (e tyre). Sa pije e tmerrshme dhe çfarë vendi i tmerrshëm për të pushuar!27Thuaju, o Muhamed, atyre të pakujdesshmëve dhe të pavëmendshmëve prej mohuesve e idhujtarëve, të cilët të kërkuan të largosh besimtarët e varfër nga tubimi yt, që të pranonin të uleshin ata pranë teje: “Kjo me të cilën kam ardhur, është e vërteta nga Zoti juaj, dhe çdo gjë që është nga Zoti është e vërteta absolute, kështu që kush të dojë prej jush të besojë e të punojë sipas së vërtetës së ardhur nga Zoti, le ta bëjë, se kjo është më e mirë për të, dhe kush të dojë të mohojë, le ta bëjë, se nuk do të dëmojë dhe nuk do t’i bëjë padrejtësi veçse vetvetes. Me të vërtetë, për të padrejtët mohues Ne kemi përgatitur një zjarr të fortë, muret prej flake të të cilit do t’i rrethojnë ata nga të gjitha anët. Nëse ata do të kërkojnë ndihmë për t’u dhënë ujë nga etja e madhe, do t’u jepet një ujë si metali i shkrirë, apo si vaj i djegur dhe shumë i nxehtë, i cili do ua pjekë fytyrat. Sa pije e tmerrshme që është ky ujë që do t’u jepet atyre, dhe sa vend i tmerrshëm do të jetë vendi ku ata do të pushojnë dhe do të qëndrojnë përgjithmonë!


إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجْرَ مَنْ أَحْسَنَ عَمَلًا

30. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin atyre që veprojnë mirë.28Me të vërtetë, ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe bëjnë vepra të mira si ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, do të kenë shpërblimin më të madh – sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim as nuk do t’ua zvogëlojmë atyre shpërblimin për veprat e mira që kanë bërë.


أُو۟لَـٰٓئِكَ لَهُمْ جَنَّـٰتُ عَدْنٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمُ ٱلْأَنْهَـٰرُ يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٍ وَيَلْبَسُونَ ثِيَابًا خُضْرًا مِّن سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ ۚ نِعْمَ ٱلثَّوَابُ وَحَسُنَتْ مُرْتَفَقًا

31. Pikërisht atyre u përkasin Kopshtet e Përjetësisë (Xhenetet e Adnit), nën të cilët rrjedhin lumenjtë. Ata do të stolisen atje me byzylykë ari dhe do të veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, të mbështetur aty mbi kolltukë të stolisur. Sa shpërblim i mirë dhe çfarë vendi i mrekullueshëm për të pushuar!29Pikërisht atyre që besuan e bënë vepra të mira u përkasin kopshtet e Adenit ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Nën këmbët e tyre dhe nën dhomat e tyre rrjedhin lumenjtë e mrekullueshëm. Atje, ata do të stolisen me byzylykë arid he do të veshin rroba me ngjyrë të gjelbër, të punuara nga mëndafshi i butë dhe i ashpër. Ata do të ulen atje mbi kolltukë të stolisur me perde të bukura. Sa shpërblim i mirë që është ky, dhe sa vend i mrekullueshëm për të pushuar e për të banuar janë këto kopshte të përjetshme të Adenit!


۞ وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلًا رَّجُلَيْنِ جَعَلْنَا لِأَحَدِهِمَا جَنَّتَيْنِ مِنْ أَعْنَـٰبٍ وَحَفَفْنَـٰهُمَا بِنَخْلٍ وَجَعَلْنَا بَيْنَهُمَا زَرْعًا

32. Jepu atyre si shembull dy burra: Njërit prej tyre Ne i dhamë dy kopshte vreshtash, të cilat i rrethuam me palma dhe midis tyre vendosëm kultura të ndryshme të arave.30O i Dërguar, jepu si shembull mohuesve nga populli yt, dy burra nga popujt e mëparshëm: Njëri besimtar dhe tjetri mohues. Mohuesit prej tyre Ne i dhamë dy kopshte me vreshta rrushi, të cilat i rrethuam me palma hurme të shumta, dhe në mes tyre bëm të kultivoheshin kultura të ndryshme të arave, që ishin në dobi të tij.


كِلْتَا ٱلْجَنَّتَيْنِ ءَاتَتْ أُكُلَهَا وَلَمْ تَظْلِم مِّنْهُ شَيْـًٔا ۚ وَفَجَّرْنَا خِلَـٰلَهُمَا نَهَرًا

33. Që të dy kopshtet jepnin prodhimet e veta, pa lënë asgjë mangut. Dhe mes tyre Ne kishim bërë të rridhte një lumë.31Që të dy kopshtet i jepnin prodhimet e tyre në mënyrën më të plotë, pa asnjë të metë apo dëmtim. Mes atyre dy kopshteve Ne kishim bërë të rridhte një lumë, që të vaditeshin lehtësisht.


وَكَانَ لَهُۥ ثَمَرٌ فَقَالَ لِصَـٰحِبِهِۦ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَنَا۠ أَكْثَرُ مِنكَ مَالًا وَأَعَزُّ نَفَرًا

34. Ai pati prodhime të bollshme, kështu që i tha shokut të vet (me mburrje), ndërsa po bisedonte me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam krahë më të fortë!”32Pronari i dy kopshteve pati prodhime të bollshme, kështu që me mburrje po i thoshte shokut të tij besimtar, ndërsa bisedonte me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam krah pune më të fortë dhe më shumë fëmijë se ti.”


-297-


وَدَخَلَ جَنَّتَهُۥ وَهُوَ ظَالِمٌ لِّنَفْسِهِۦ قَالَ مَآ أَظُنُّ أَن تَبِيدَ هَـٰذِهِۦٓ أَبَدًا

35. Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë ndaj vetvetes, tha: “Nuk mendoj se kjo do të zhduket ndonjëherë,


وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةً وَلَئِن رُّدِدتُّ إِلَىٰ رَبِّى لَأَجِدَنَّ خَيْرًا مِّنْهَا مُنقَلَبًا

36. dhe nuk mendoj se Ora (e Kiametit) do të ndodhë ndonjëherë. Por, edhe sikur të kthehem te Zoti im, sigurisht që do të gjej një kthim edhe më të mirë se ky (kopësht)!”33Pastaj hyri në kopështin e tij, bashkë me shokun e tij, duke i treguar frutat dhe prodhimet e bollshme të tij, dhe duke qenë se ishte i padrejtë me vetveten për shkak se mohoi ringjalljen dhe dyshoi në Ditën e Kiametit, tha: “Nuk besoj se ky kopësht do të zhduket apo do të shkatërrohet ndonjëherë, dhe nuk besoj se Kiameti do të ndodhë ndonjëherë. Po edhe nëse supozohet se Kiameti do të ndodhë – siç beson ti, o besimtar – dhe unë do të kthehem te Zoti im, me siguri që edhe atje do të gjej kopësht më të mirë se ky, që do të më kthehet mua për shkak të privilegjit dhe vendit që unë kam te Zoti, ashtu si më privilegjoi në këtë botë!”


قَالَ لَهُۥ صَاحِبُهُۥ وَهُوَ يُحَاوِرُهُۥٓ أَكَفَرْتَ بِٱلَّذِى خَلَقَكَ مِن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ سَوَّىٰكَ رَجُلًا

37. Shoku i tij, ndërsa bisedonte me të, i tha: “A e mohon Atë, i Cili të krijoi nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?!34Shoku i tij besimtar, i tha atij ndërsa bisedonte me të, duke e këshilluar: “Si e mohon Zotin tënd, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga një pikë uji e prindërve, pastaj të bëri njeri të plotë e të përsosur në formë e në mendje?!” Ai që të ka krijuar një herë, e ka shumë të lehtë ta rikthejë krijimin tënd, dhe ti duhet të habitesh më shumë për krijimin tënd të parë, dhe jo për rikthimin tënd në jetë, pasi ke qenë një herë në të.


لَّـٰكِنَّا۠ هُوَ ٱللَّهُ رَبِّى وَلَآ أُشْرِكُ بِرَبِّىٓ أَحَدًا

38. Kurse unë them: Ai është Allahu, Zoti im dhe Zotit tim unë nuk i shoqëroj askënd.35Kurse unë nuk them ashtu si thua ti, por them me bindje të plotë se Furnizuesi është Allahu, Zoti im, dhe Zotit tim unë i bëj kurrë asnjë shok në adhurimin tim ndaj Tij.


وَلَوْلَآ إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَآءَ ٱللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِٱللَّهِ ۚ إِن تَرَنِ أَنَا۠ أَقَلَّ مِنكَ مَالًا وَوَلَدًا

39. Përse, kur hyre në kopshtin tënd, nuk the: “Kjo është ajo që ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse me Allahun”? Nëse më sheh të kem më pak pasuri dhe fëmijë se ti,


فَعَسَىٰ رَبِّىٓ أَن يُؤْتِيَنِ خَيْرًا مِّن جَنَّتِكَ وَيُرْسِلَ عَلَيْهَا حُسْبَانًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَتُصْبِحَ صَعِيدًا زَلَقًا

40. ndoshta Zoti im mund të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa mbi të (kopshtin tënd) mund të lëshojë një katastrofë nga qielli e të bëhet rërë e rrëshqitshme,


أَوْ يُصْبِحَ مَآؤُهَا غَوْرًا فَلَن تَسْتَطِيعَ لَهُۥ طَلَبًا

41. ose uji i tij (kopshtit) mund të ikë thellë në Tokë, dhe kështu nuk do mund ta gjesh më kurrë.”36Besimtari vazhdon t’i thotë shokut të tij mohues të mirësisë së Allahut: “Përse nuk falënderove Allahun kur hyre në kopshtin tënd dhe kur u mahnite prej prodhimit të tij, e të thoshe: “E gjithë kjo është ajo që ka dashur Allahu për mua! Unë nuk kam fuqi që ta arrij këtë prodhim përveçse me fuqinë e Allahut”? Nëse më sheh të kem më pak pasuri e pasardhës se ti, ndoshta Zoti im do të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa ty mund ta heqë atë mirësi që të ka dhënë, për shkak të mosmirënjohjes tënde, dhe të lëshojë mbi të një katastrofë nga qielli e të bëhet rërë e rrëshqitshme që nuk mbin asgjë dhe mbi të nuk qëndron asnjë këmbë njeriu; ose uji i lumit me të cilin vadit kopshtin tënd mund të humbasë thellë në tokë, dhe kështu nuk do të mund ta gjesh më kurrë e ta nxjerrësh për të vaditur.”


وَأُحِيطَ بِثَمَرِهِۦ فَأَصْبَحَ يُقَلِّبُ كَفَّيْهِ عَلَىٰ مَآ أَنفَقَ فِيهَا وَهِىَ خَاوِيَةٌ عَلَىٰ عُرُوشِهَا وَيَقُولُ يَـٰلَيْتَنِى لَمْ أُشْرِكْ بِرَبِّىٓ أَحَدًا

42. Dhe vërtet, prodhimet e tij (mohuesit) u shkatërruan plotësisht, kështu që ai filloi të përplaste duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të – e që tashmë ishte rrënuar nga shtyllat -, dhe thoshte: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!”37Dhe vërtet, ajo që tha besimtari ndodhi, dhe kopshti i mohuesit u shkatërrua plotësisht me të gjithë vreshtin dhe shtyllat e tij, kështu që ai filloi të përplaste duart nga hidhërimi dhe dhimbja për atë që kishte shpenzuar në të, ndërsa tani gjithçka ishte rrënuar përtokë, vreshtat mbi shtyllat e rrëzuara, dhe me zë të mjeruar thoshte: “Ah! Mjerë unë! Sikur të kisha qënë mirënjohës ndaj mirësive të Allahut dhe të njihja fuqinë e Tij, e të mos i kisha shoqëruar Atij askënd në adhurim!” Por ky pendim i tij ishte në atë kohë kur nuk i bënte më dobi.


وَلَمْ تَكُن لَّهُۥ فِئَةٌ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مُنتَصِرًا

43. Dhe, ai nuk pati asnjë krah njerëzish që ta ndihmonin kundër Allahut, e as që mund të ndihmonte vetveten.38Ai nuk pati ndonjë krah apo grup njerëzish me të cilët u mburr më parë, që ta ndihmonin dhe ta mbronin nga dënimi i Allahut që zbriti mbi të, dhe as nuk mund të ndihmonte e të mbronte vetveten nga dënimi i Allahut.


هُنَالِكَ ٱلْوَلَـٰيَةُ لِلَّهِ ٱلْحَقِّ ۚ هُوَ خَيْرٌ ثَوَابًا وَخَيْرٌ عُقْبًا

44. Atëherë, mbrojtja është vetëm nga Allahu, i Vërteti. Ai është më i miri në shpërblim dhe më i miri në dhënien e përfundimit të mirë.39Në një çast të tillë, kur zbret dënimi i Allahut në këtë botë, apo në ditën e Kiametit, mbrojtja dhe ndihma është vetëm nga Allahu, Zoti i Vërtetë. Ai është më i miri në shpërblim dhe më i miri në dhënien e përfundimit të mirë në botën tjetër për ata që i ka mbrojtur dhe ndihmuar prej robërve të Tij besimtarë.


وَٱضْرِبْ لَهُم مَّثَلَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا كَمَآءٍ أَنزَلْنَـٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخْتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ ٱلرِّيَـٰحُ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ مُّقْتَدِرًا

45. Sillu atyre shembullin e jetës së kësaj bote, që është është si uji që Ne e zbresim nga qielli dhe bimësia e tokës përzihet me të, por pastaj shpejt bëhet bar i thatë që e shpërndan era. Allahu ka fuqi absolute për çdo gjë!40O i Dërguar, sillu njerëzve, veçanërisht atyre mendjemëdhenjve prej tyre, shembullin e jetës së kësaj bote e cila i ka mashtruar me stolitë e saj të përkohshme; ajo është si uji që Allahu e zbret nga qielli në formë të shiut, dhe bimët e tokës përziehen me të e mbijnë e gjelbërojnë, por kjo nuk zgjat për shumë kohë, sepse shumë shpejt bimët bëhen bar i thatë, të cilin e shpërndan era nga të gjitha anët. Vërtet, Allahu ka fuqi absolute për të bërë çdo gjë.


-298-


ٱلْمَالُ وَٱلْبَنُونَ زِينَةُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَٱلْبَـٰقِيَـٰتُ ٱلصَّـٰلِحَـٰتُ خَيْرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلًا

46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira të përhershme, janë më të mira te Zoti yt në shpërblim dhe, janë më të mira në shpresë.41Pasuria dhe fëmijët janë stoli dhe fuqi në këtë botë kalimtare, kurse veprat e mira që mbeten përherë – veçanërisht madhërimi i Allahut me fjalët: “Subhanallah, uel hamdulilah, ue la ilahe il-la Allah, ue Allahu ekber, ue la haule ue la kuvete il-la bilah” (I Pastër nga çdo e metë dhe i Lartësuar është Allahu! Falënderimi i përket vetëm Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Allahu është më i Madhi! Nuk ka fuqi e ndryshim veçse me Allahun dhe nga Allahu.) – këto vepra të mira të përhershme kanë shpërblim më të mirë te Zoti yt se sa pasuria dhe fëmijët, dhe këto vepra të mira janë gjëja më e mirë për të cilën njeriu shpreson të shpërblehet te Zoti i tij, duke arritur me to në botën tjetër atë që shpresonte në këtë botë kur i bënte ato.


وَيَوْمَ نُسَيِّرُ ٱلْجِبَالَ وَتَرَى ٱلْأَرْضَ بَارِزَةً وَحَشَرْنَـٰهُمْ فَلَمْ نُغَادِرْ مِنْهُمْ أَحَدًا

47. Ditën, kur Ne do t’i bëjmë malet të lëvizin nga vendi dhe ta shohësh tokën të zhveshur, do t’i tubojmë të gjithë ata, pa lënë askënd pas.42Kujtoju atyre, o Muhamed, ditën kur Ne do t’i bëjmë malet të lëvizin nga vendet e tyre, të shkulen e të thërrmohen plotësisht, dhe do ta shohësh tokën të zhveshur e të sheshtë, pa male, pa pemë dhe pa krijesa të tjera që e mbulonin atë; atëherë do t’i tubojmë që të gjithë njerëzit e xhinët për të dhënë llogarinë, nga të parët deri tek të fundit, duke mos lënë askënd poshtë tokës pa e ringjallur.


وَعُرِضُوا۟ عَلَىٰ رَبِّكَ صَفًّا لَّقَدْ جِئْتُمُونَا كَمَا خَلَقْنَـٰكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍۭ ۚ بَلْ زَعَمْتُمْ أَلَّن نَّجْعَلَ لَكُم مَّوْعِدًا

48. Dhe ata do t’i paraqiten Zotit tënd në rreshta (e do t’u thuhet): “Ja ku Na erdhët, ashtu siç ju krijuam herën e parë, ndonëse ju pretendonit se nuk do t’ju caktonim kurrë një takim.”43Të gjithë njerëzit dhe të gjitha krijesat do të paraqiten para Zotit tënd, o Muhamed, në Ditën e Llogarisë, të rradhitur në rreshta, dhe do t’u thuhet: “Ja ku ju ringjallëm dhe Na erdhët një e nga një, pa pasuri e pa fëmijë, ashtu siç ju krijuam herën e parë, ndonëse ju, o mohues, pretendonit se Ne nuk do t’ju caktonim një takim për ringjalljen tuaj dhe për shpërblimin tuaj me atë që punuat në dynja.”


وَوُضِعَ ٱلْكِتَـٰبُ فَتَرَى ٱلْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَـٰوَيْلَتَنَا مَالِ هَـٰذَا ٱلْكِتَـٰبِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّآ أَحْصَىٰهَا ۚ وَوَجَدُوا۟ مَا عَمِلُوا۟ حَاضِرًا ۗ وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا

49. Dhe do të vendoset Libri (i veprave), e do t’i shohësh kriminelët të frikësuar nga ajo që gjendet në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është kështu me këtë libër që nuk ka lënë asgjë, të vogël apo të madhe, veçse e ka regjistruar?!” Ata do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Dhe Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.44Në ditën e Llogarisë do të sillen Librat e veprave të çdo njeriu dhe secilit do t’i vendoset pranë libri i vet, nga ana e djathtë ose e majtë e tij, dhe atëherë do i shohësh kriminelët mëkatarë e idhujtarë të frikësuar nga mëkatet dhe krimet e tyre që kanë bërë në këtë botë dhe që i shohin të regjistruara në librat e tyre, dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është kështu me këtë Libër që nuk ka lënë asgjë nga veprat dhe mëkatet tona pa e shënuar, qofshin të vogla apo të mëdha?!” Gjithçka që vepruan në dynja do ta gjejnë të shënuar në atë libër dhe do të shpërblehen për ato që kanë bërë. Zoti yt, o Muhamed, nuk i bën padrejtësi askujt, as sa grimca; nuk ia pakëson aspak shpërblimin atij që ka bërë mirë, dhe as nuk ia shton dënimin mëkatarit më tepër se dënimi që meriton.


وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِۦٓ ۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِى وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّۢ ۚ بِئْسَ لِلظَّـٰلِمِينَ بَدَلًا

50. Dhe (kujto) kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit!”, dhe ata u përulën në sexhde, përveç Iblisit – i cili ishte nga xhinët – dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Atëherë, a do t’a merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiq për ju?! Sa zëvendësim i keq është ky për të padrejtët!45Kujtoi atyre idhujtarëve dhe mëkatarëve armiqësinë e shejtanit kundër babait të tyre për shkak të zilisë dhe smirës ndaj tij, dhe kujtoi atyre kur Ne i urdhëruam engjët që t’i përulen Ademit në sexhde, në shenjë përshëndetje dhe jo adhurimi, dhe urdhëruam gjithashtu Iblisin t’i bënte sexhde Ademit, por Iblisi, i cili ishte nga xhinët dhe jo nga engjëjt, doli nga bindja ndaj Zotit të tij dhe nuk i bëri sexhde Ademit nga mendjemadhësia dhe zilia ndaj tij. Atëherë, o njerëz, a do ta merrnit Iblisin dhe pasardhësit e tij për mbrojtësit tuaj në vendin Tim, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj më të mëdhenj?! Sa e keqe dhe e shëmtuar është bindja e të padrejtëve ndaj shejtanit në vend të bindjes ndaj Allahut; sepse ajo bindje do i çojë në humbje dhe shkatërrim në të dyja botët, kurse bindja ndaj Allahut do i siguronte shpëtimin dhe fitoren në të dyja botët!


۞ مَّآ أَشْهَدتُّهُمْ خَلْقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلَا خَلْقَ أَنفُسِهِمْ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ ٱلْمُضِلِّينَ عَضُدًا

51. Unë nuk i bëra ata (Iblisin dhe pasardhësit e tij) dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe të Tokës, e as të krijimit të vetë atyre; dhe, sigurisht që nuk do të merrja devijuesit për ndihmës.46Unë nuk e bëra Iblisin dhe pasardhësit e tij dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe tokës, që të mund të më ndihmonin në krijimin e tyre, madje as nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të vetë atyre, që të më ndihmonin në krijimin e tyre; por Unë i krijova të gjitha krijesat i Vetëm, pa ndihmën e askujt, sepse gjithësesi që të gjitha janë krijesat e Mia, e si mund të marrë për ndihmës krijesën Time, e aq më pak kur kjo krijesë (Iblisi) është e humbur dhe i çon krijesat e tjera (njerëzit) në humbje! Pra, si mundet që njerëzit të marrin për mbrojtës armikun e vet, në vend që të marrin për mbrojtës Allahun, ndërkohë që Iblisi dhe pasaradhësit e tij, që ata i marrin për mbrojtës në vend të Allahut, janë krijesa të Allahut, si vete njerëzit?! Si e lënë adhurimin Tim, që jam Krijuesi dhe Furnizuesi i tyre dhe i paraardhësve të tyre, madje edhe i Iblisit dhe pasardhësve të tij që ata i marrin për mbrojtës ne vendin Tim!


وَيَوْمَ يَقُولُ نَادُوا۟ شُرَكَآءِىَ ٱلَّذِينَ زَعَمْتُمْ فَدَعَوْهُمْ فَلَمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَهُمْ وَجَعَلْنَا بَيْنَهُم مَّوْبِقًا

52. Atë ditë, kur Ai të thotë: “Thirrini ata që pretenduat se janë ortakët e Mi”, ata do t’i thërrasin, por nuk do t’u përgjigjen dhe, mes tyre Ne do të vendosim një luginë shkatërrimi.47Kujtoi atyre, o Muhamed, ditën kur Allahu do t’i thotë idhujtarëve: “Thirrini dhe lutini ata që pretendonit se ishin ortakët e Mi në adhurimin tuaj, që tju ndihmojnë sot kundër Meje!” Dhe ata do t’i thërrasin për ndihmë idhujt e tyre, por nuk do iu përgjigjen, dhe atëherë mes tyre, idhujtarëve dhe idhujve të tyre, do të vendosim një luginë shkatërrimi të xhehenemit, në të cilën do të shkatërrohen të gjithë.


وَرَءَا ٱلْمُجْرِمُونَ ٱلنَّارَ فَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُم مُّوَاقِعُوهَا وَلَمْ يَجِدُوا۟ عَنْهَا مَصْرِفًا

53. Të këqijtë do ta shohin zjarrin dhe do të jenë të sigurt, se me të vërtetë, do të bien në të dhe nuk do të gjejnë asnjë mënyrë për ta shmangur atë.48Të këqijtë, kriminelë e idhujtar, do ta shohin zjarrin e xhehenemit me sytë e tyre dhe do të binden se do të bien patjetër në të, dhe se nuk do të mund të gjejnë ndonjë mënyrë që ta shmangin atë duke shkuar diku tjetër.


-299-


وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِى هَـٰذَا ٱلْقُرْءَانِ لِلنَّاسِ مِن كُلِّ مَثَلٍ ۚ وَكَانَ ٱلْإِنسَـٰنُ أَكْثَرَ شَىْءٍ جَدَلًا

54. Në këtë Kuran, Ne u kemi sqaruar njerëzve çdo lloj shembulli, por njeriu është krijesa që kundërshton më shumë nga të gjitha.49Në këtë Kuran, Ne u kemi sqaruar njerëzve nga të gjitha llojet e shembujve, në mënyrë që të marrin mësim dhe të besojnë, por njeriu është krijesa që kundërshton më shumë nga të gjitha krijesat e tjera; nuk i nënshtrohet të vërtetës dhe nuk merr mësim nga e kaluara.


وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤْمِنُوٓا۟ إِذْ جَآءَهُمُ ٱلْهُدَىٰ وَيَسْتَغْفِرُوا۟ رَبَّهُمْ إِلَّآ أَن تَأْتِيَهُمْ سُنَّةُ ٱلْأَوَّلِينَ أَوْ يَأْتِيَهُمُ ٱلْعَذَابُ قُبُلًا

55. Asgjë nuk i pengoi njerëzit të besojnë – kur u erdhi udhëzimi – dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre, përveç (kërkesës së tyre) që t’u vinte fati i popujve të mëparshëm ose që t’u vinte dënimi ballë për ballë?50Asgjë nuk i pengoi njerëzit të besonin dhe të kërkonin falje nga Zoti i tyre, kur atyre u erdhi i Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) me Kuranin, përveç sfidës që ata i bënë të Dërguarit të Allahut dhe kërkesës për t’u sjellë atyre dënimin e Allahut me të cilin ishin dënuar popujt e mëparshëm, ose që t’u vinte dënimi i Allahut drejtpërdrejtë dhe ta shihnin me sytë e tyre.


وَمَا نُرْسِلُ ٱلْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ ۚ وَيُجَـٰدِلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِٱلْبَـٰطِلِ لِيُدْحِضُوا۟ بِهِ ٱلْحَقَّ ۖ وَٱتَّخَذُوٓا۟ ءَايَـٰتِى وَمَآ أُنذِرُوا۟ هُزُوًا

56. Ne nuk i dërgojmë të dërguarit veçse si përcjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues. Megjithatë, mohuesit polemizojnë me të pavërtetën për të hedhur poshtë të Vërtetën, ndërsa provat e Mia dhe paralajmërimet që iu bëhen i marrin për tallje.51Ne nuk i dërgojmë të Dërguarit tanë tek njerëzit, veçse për të qenë përcjellës të lajmit të mirë të hyrjes në Xhenet për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe paralajmërues për hyrjen në zjarrin e Xhehenemit të atyre që nuk besojnë dhe kundërshtojnë urdhrat e Allahut. Por, megjithë qartësinë e të vërtetës, mohuesit e të dërguarve të Allahut polemizojnë në mënyrë kryeneçe me argumente të pavërteta për të hedhur poshtë të vërtetën që u solli i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ndërsa provat dhe Librin e Allahut (Kuranin), si dhe paralajmërimet me djegie në zjarrin e Xhehenemit i marrin për tallje.


وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَـٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعْرَضَ عَنْهَا وَنَسِىَ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ ۚ إِنَّا جَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًا ۖ وَإِن تَدْعُهُمْ إِلَى ٱلْهُدَىٰ فَلَن يَهْتَدُوٓا۟ إِذًا أَبَدًا

57. E kush është më i padrejtë se ai, të cilit ia kujtojnë provat e Zotit të tij, kurse ai largohet prej tyre dhe harron se ç’kanë bërë duart e tij më parë?! Vërtet, Ne kemi vendosur perde mbi zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe shurdhim në veshët e tyre. Edhe nëse ti i fton ata në udhëzim, ata kurrë nuk do të udhëzohen.52Nuk ka më të padrejtë se ai që këshillohet dhe kujtohet nga të tjerët me provat e qarta të Allahut, kurse ai largohet prej tyre për të shkuar te e pavërteta, dhe harron veprat e këqia që kanë bërë duart e tij më parë dhe që nuk është penduar për to. Me të vërtetë, Ne kemi vendosur perde mbi zemrat e tyre, kështu që nuk mund ta kuptojnë Kuranin dhe nuk mund t’i perceptojnë të mirat që gjenden në të, kurse në veshët e tyre kemi vendosur shurdhim dhe rëndesë, kështu që nuk mund ta dëgjojnë Kuranin dhe nuk mund të përfitojnë prej tij. Edhe nëse ti, o Muhamed, i fton ata në besim dhe udhëzimin e drejtë, ata kurrë nuk do të dëgjojnë ty dhe kurrë nuk do të udhëzohen në rrugën e drejtë.


وَرَبُّكَ ٱلْغَفُورُ ذُو ٱلرَّحْمَةِ ۖ لَوْ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُوا۟ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلْعَذَابَ ۚ بَل لَّهُم مَّوْعِدٌ لَّن يَجِدُوا۟ مِن دُونِهِۦ مَوْئِلًا

58. Zoti yt është Falësi plot mëshirë. Sikur Ai t’i dënonte ata për ato që bëjnë, do t’ua shpejtonte dënimin. Por ata kanë një takim, nga i cili nuk do të gjejnë kurrë shpëtim.53Zoti yt, o Muhamed, është Falësi plot mëshirë ndaj robërve të Tij që pendohen tek Ai. Sikur Ai t’i dënonte menjëherë ata që i kthejnë shpinën provave të Tij për ato vepra të këqia që bëjnë, do t’ua shpejtonte atyre dënimin, por ata kanë një takim në afatin e caktuar, ku do të marrin dënimin për veprat e tyre, dhe atëherë nuk do të kenë kurrë shpëtim apo vend ku të strehohen.


وَتِلْكَ ٱلْقُرَىٰٓ أَهْلَكْنَـٰهُمْ لَمَّا ظَلَمُوا۟ وَجَعَلْنَا لِمَهْلِكِهِم مَّوْعِدًا

59. Ato qytetet (pranë jush) Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë padrejtësi dhe, për shkatërrimin e tyre, Ne kishim caktuar një afat.54Ato qytetet e vjetra rreth e rrotull jush, si qyteti i popullit të Hudit, Salihut, Lutit dhe Shuajbit, Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë padrejtësi duke mohuar Allahun dhe duke përgënjeshtruar të Dërguarit e Tij, dhe për shkatërrimin e tyre Ne kishim caktuar një afat, të cilin kur e arritën, u erdhi dënimi dhe u shkatërruan totalisht.


وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِفَتَىٰهُ لَآ أَبْرَحُ حَتَّىٰٓ أَبْلُغَ مَجْمَعَ ٱلْبَحْرَيْنِ أَوْ أَمْضِىَ حُقُبًا

60. (Kujto) Kur Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të pushoj së ecuri, derisa të arrij në vendin ku bashkohen dy detet, edhe nëse do të më duhet të udhëtoj për shumë kohë.”55Kujto, o Muhamed, kur i dërguari ynë, Musai i biri Imranit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), i tha Joshea bin Nun, djaloshit që e shoqëronte dhe i shërbente, dhe që mësonte prej Musait: “Nuk do të ndaloj së ecuri, deri sa të mbërrij në vendin ku takohen dy detet (Deti i Persëve dhe Deti i Romakëve – Diku në Detin e Kuq pranë Akabes në Jordani), edhe nëse do të më duhet të eci për vite të tëra, deri sa të arrij te Hidri, njeriu i mirë e i ditur, për të mësuar prej tij atë dije që nuk e kam.” Musai (alejhis selam) ishte i vendosur për të arritur te Hidri, për të marrë atë dije që nuk e kishte, siç i kishte thënë Allahu kur ai u tha Beni Israilëve se nuk ekzistonte asnjë njeri më i ditur se ai në atë kohë, kurse Allahu i shpalli atij se një rob i Tij, Hidri, kishte dije që Musai nuk e kishte. Atëherë Musai i kërkoi Allahut t’i tregonte se ku mund ta gjente atë njeri, dhe Ai i tha që do e gjente në vendin ku takohen dy detet.


فَلَمَّا بَلَغَا مَجْمَعَ بَيْنِهِمَا نَسِيَا حُوتَهُمَا فَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِى ٱلْبَحْرِ سَرَبًا

61. Kur arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ata e harruan peshkun e tyre (të kriposur) dhe ai mori rrugën e tij në det, duke u larguar me të shpejtë.56Kur Musai (alejhis selam) dhe shoqëruesi i tij arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ndërkohë që kishin ecur shpejt, ndaluan të pushonin pranë një shkëmbi, ku harruan peshkun e kriposur që Musai ishte urdhëruar nga Allahu që ta merrte me vete që ta kishin për ushqim, dhe të cilin Joshea e mbante në një trastë, veç kur papritur peshku u ngjall dhe rrëshqiti në det, duke çarë rrugën në det dhe duke u larguar me të shpejtë.


-300-


فَلَمَّا جَاوَزَا قَالَ لِفَتَىٰهُ ءَاتِنَا غَدَآءَنَا لَقَدْ لَقِينَا مِن سَفَرِنَا هَـٰذَا نَصَبًا

62. Kur e kaluan atë (vendin e bashkimit të dy deteve), Musai i tha shoqëruesit të tij: “Na jep drekën tonë, sepse jemi lodhur vërtet shumë nga ky udhëtimi ynë.”57Kur e kaluan vendin e caktuar ku bashkoheshin dy detet, pikërisht atë vend ku harruan peshkun, duke menduar se nuk kanë arritur ende dhe duke vazhduar të ecnin deri të nesërmen në drekë, Musai ndjeu uri dhe i tha shërbëtorit të tij: “Na jep drekën, se jemi lodhur vërtet shumë nga ky udhëtim.”


قَالَ أَرَءَيْتَ إِذْ أَوَيْنَآ إِلَى ٱلصَّخْرَةِ فَإِنِّى نَسِيتُ ٱلْحُوتَ وَمَآ أَنسَىٰنِيهُ إِلَّا ٱلشَّيْطَـٰنُ أَنْ أَذْكُرَهُۥ ۚ وَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِى ٱلْبَحْرِ عَجَبًا

63. Ai tha: “A të kujtohet kur pushuam tek ai shkëmbi? Atje, unë e harrova peshkun – e nuk më bëri të harroj të ta them veçse djalli – dhe ai (peshku) mori rrugën e tij në det në mënyrë të habitshme!”58Shërbëtori i tha Musait: “A të kujtohet kur pushuam te ai shkëmbi? Unë harrova të të thosha se çfarë ndodhi me peshkun – dhe nuk më bëri të harroj të ta them këtë gjë ty veçse shejtani – por atje te shkëmbi, peshku i ngordhur u ngjall dhe u hodh në det, duke e çarë rrugën e tij në det në mënyrë të habitshme.”


قَالَ ذَٰلِكَ مَا كُنَّا نَبْغِ ۚ فَٱرْتَدَّا عَلَىٰٓ ءَاثَارِهِمَا قَصَصًا

64. Ai (Musai) tha: “Pikërisht këtë po kërkonim.” Kështu që u kthyen, duke ndjekur gjurmët e veta.59Musai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Pikërisht këtë po kërkonim, sepse kjo është shenjë për mua, që tregon vendin ku ndodhet njeriu i mirë, Hidri.” Atëherë u kthyen përsëri te shkëmbi, duke ndjekur gjurmët e tyre.


فَوَجَدَا عَبْدًا مِّنْ عِبَادِنَآ ءَاتَيْنَـٰهُ رَحْمَةً مِّنْ عِندِنَا وَعَلَّمْنَـٰهُ مِن لَّدُنَّا عِلْمًا

65. Dhe gjetën (atje) një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë nga Ne dhe i kishim mësuar dije nga ana Jonë.60Kur u kthyen te shkëmbi, ata gjetën atje një robërit tanë të mirë, Hidrin, të cilit i kishim dhënë mëshirë nga Ne, dhe i kishim mësuar nga ana Jonë një dije të caktuar që kishte të bënte me të fshehtën, dhe të cilën Allahu ia kishte inspiruar atij me inspirim të ndryshëm nga shpallja, gjë që Allahu ia jep kujt të dojë prej robërve të Tij. – Nga kjo kuptohet se Hidri nuk ishte profet që i shpallej nga Allahu, por njeri i mirë të cilit Allahu i kishte inspiruar dhe mësuar një dije të posaçme. – Buhariu ka nxjerrë në Sahihun e tij, hadithin që e transmeton Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me të atin e tij!), i cili përcjell nga Ubej ibën Keab (radiallahu anhu) se ai ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Ndërsa Musai ishte në një tubim të bijve të Israilit, erdhi një burrë dhe i tha: “A njeh ndonjë njeri që është më i ditur se ti?” Muasi tha: “Jo!” Atëherë Allahu i shpalli Musait, duke i thënë: “Po! Robi ynë, Hadir-i (ka dije që ti nuk e ke).” Atëherë Musai i kërkoi Allahut t’i tregonte rrugën për tek ai, dhe Allahu e bëri peshkun shenjë për të, duke i thënë: “Nëse do ta humbësh peshkun, atëherë kthehu sepse atje ku do e humbësh peshkun do ta gjesh atë (Hidrin). Dhe Musai ndoqi gjurmët e peshkut që kishte lënë kur çau rrugën e tij në det… Pastaj përmendi ajetet e mësipërme dhe tha: “Dhe pastaj ndodhi me ata të dy (Musain dhe Hidrin) ajo që ka treguar Allahu në Librin e Tij (në ajetet në vazhdim).” [Buhariu, Kapitulli i Dijes, Tema 16, Hadithi 74].


قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰ هَلْ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰٓ أَن تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمْتَ رُشْدًا

66. Musai i tha atij: “A mund të vij pas teje, që të më mësosh nga ajo dije e drejtw që të është dhënë ty?”61Musai (alejhis selam) i tha Hidrit, njeriut të ditur: “A mund të vij pas teje e të shoqëroj, që të më mësosh nga ajo dije e drejtë dhe udhëzuese në të vërtetën, të cilën Allahu ta ka mësuar ty, që të përfitoj prej saj?”


قَالَ إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِىَ صَبْرًا

67. Ai (Hidri) tha: “Ti nuk do të mund të durosh me mua!62Hidri i tha Musait (alejhis selam): “Ti nuk do të mund të durosh me mua, nëse vjen pas meje dhe më shoqëron, sepse unë shoh disa gjëra të fshehta që m’i ka mësuar Allahu dhe do të veproj sipas asaj që shoh, kurse t’i sheh vetëm gjërat e dukshme dhe nuk mund të durosh për ato vepra që unë do t’i bëj duke u bazuar në dijen që më ka mësuar Allahu…


وَكَيْفَ تَصْبِرُ عَلَىٰ مَا لَمْ تُحِطْ بِهِۦ خُبْرًا

68. E si mund të durosh para diçkaje për të cilën nuk ke njohuri?”63E si mund të durosh ti, o Musa, para atyre gjërave që unë do të veproj sipas asaj që më ka mësuar Allahu, ndërkohë që ti nuk ke njohuri për ato gjëra dhe nuk e di realitetin e tyre?”


قَالَ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ صَابِرًا وَلَآ أَعْصِى لَكَ أَمْرًا

69. Ai (Musai) tha: “Në dashtë Allahu, do më gjesh të durueshëm, dhe nuk do të kundërshtoj asnjë nga urdhrat e tua.”64Musai iu përgjigj Hidrit: “Në dashtë Allahu, do më gjesh të durueshëm para atyre që do të veprosh, dhe nuk do të kundërshtoj asnjë nga urdhrat që do më japësh.” Ky është zakoni i të Dërguarve të Allahut dhe i njerëzve të mirë besimtarë, që të mos besojnë kurrë te vetja e tyre për asnjë çast, por ta lidhin çdo zotim që marrin me dëshirën e Allahut.


قَالَ فَإِنِ ٱتَّبَعْتَنِى فَلَا تَسْـَٔلْنِى عَن شَىْءٍ حَتَّىٰٓ أُحْدِثَ لَكَ مِنْهُ ذِكْرًا

70. Ai (Hidri) i tha: “Nëse vjen pas meje, mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të ta shpjegoj!”65Hidri pranoi që Musai të shkojë pas tij, por me kushtin që: “Nëse do më shoqërosh, mos më pyet për asgjë që do ta shohësh të papranueshme prej veprave që unë do të bëj, derisa unë vetë të ta shpjegoj si qëndron çështja në realitet!” Musai (alejhis selam) e pranoi kushtin e tij, duke u sjellë me edukatën e kërkuesit të dijes para dijetarit, dhe kështu u nisën së bashku në udhëtim.


فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا رَكِبَا فِى ٱلسَّفِينَةِ خَرَقَهَا ۖ قَالَ أَخَرَقْتَهَا لِتُغْرِقَ أَهْلَهَا لَقَدْ جِئْتَ شَيْـًٔا إِمْرًا

71. Dhe kështu, ata të dy u nisën së bashku, dhe kur hipën në anije, ai (Hidri) bëri një çarje në të. Ai (Musai) i tha: “A e çave atë për ta mbytur ekuipazhin e saj? Me të vërtetë, ke bërë diçka shumë të keqe!”66Musai bashkë Hidrin u nisën të ecnin së bashku buzë detit duke kërkuar të hipnin në ndonjë anije, dhe kur një anije kaloi pranë tyre, ata i kërkuan njerëzve të saj që t’i hipnin edhe ata në anije, dhe ata i hipën. Kur hipën në anije, Hidri e çau një nga dërrasat e saj, dhe Musai i tha atij menjëherë: “A e prishe anijen që të mbytësh njerëzit e saj, ndërsa ata na hipën në të pa pagesë?! Me të vërtetë, kjo që bëre është një e keqe shumë e madhe.”


قَالَ أَلَمْ أَقُلْ إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِىَ صَبْرًا

72. Ai (Hidri) i tha: “A nuk të thashë se ti nuk do të mund të durosh me mua?”67Hidri i tha Musait: “A nuk të thashë që në fillim, se ti nuk do të mund të durosh me mua, para atyre veprave që do të bëj, sepse ti sheh diçka për të cilën nuk ke njohuri?”


قَالَ أَلَمْ أَقُلْ إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِىَ صَبْرًا

73. Ai (Musai) u përgjigj: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos ma bëj të vështirë çështjen time!”68Musai (alejhis selam) iu përgjigj Hidrit duke i kërkuar ndjesë: “Mos më qorto pse e harrova kushtin tënd, por as mos ma bëj të vështirë çështjen time të mësimit që duhet të marr prej teje, por më mëso me butësi dhe lehtësi!”


فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا لَقِيَا غُلَـٰمًا فَقَتَلَهُۥ قَالَ أَقَتَلْتَ نَفْسًا زَكِيَّةًۢ بِغَيْرِ نَفْسٍ لَّقَدْ جِئْتَ شَيْـًٔا نُّكْرًا

74. Dhe vazhduan të ecin së bashku, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Ai (Musai) tha: “A vrave një njeri të pafajshëm, i cili nuk ka vrarë askënd?! Me të vërtetë, ke bërë diçka të tmerrshme!”69Hidri e pranoi ndjesën e Musait dhe kështu vazhduan të ecin së bashku pasi që zbritën nga anija. Ndërsa ishin duke ecur në bregdet, panë një djalosh që po luante me djemtë e tjerë, veç kur Hidri e vrau atë. Musai (alejhis selam) nuk duroi dot, dhe i tha: “Si mund të vrasësh një njeri të pastër e të pafajshëm, i cili ende nuk ka mbushur moshën madhore që të jetë përgjegjës për veprat e veta, ndërkohë që ai nuk ka vrarë askënd që të meritonte të vritej për këtë shkak? Me të vërtetë, ke bërë një vepër të keqe shumë të madhe, të tmerrshme!”


-301-


۞ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكَ إِنَّكَ لَن تَسْتَطِيعَ مَعِىَ صَبْرًا

75. Ai (Hidri) i tha: “A nuk të thashë ty se ti nuk do të mund të durosh me mua?”70Hidri i tha Musait (alejhis selam), duke e qortuar dhe duke i kujtuar: “A nuk të thashë ty se ti nuk do të mund të durosh me mua para atyre gjërave që do të shohësh të bëj, për shkakun se ti nuk ke dije për to?” Këtu shtoi përemrin “ty”, për të treguar se Musai kësaj rradhe nuk ka justifikim.


قَالَ إِن سَأَلْتُكَ عَن شَىْءٍۭ بَعْدَهَا فَلَا تُصَـٰحِبْنِى ۖ قَدْ بَلَغْتَ مِن لَّدُنِّى عُذْرًا

76. Ai (Musai) tha: “Nëse do të të pyes për ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye të mjaftueshme nga ana ime (për t’u ndarë nga unë)!”71Musai (alejhis selam) i tha Hidrit: “Nëse të pyes për diçka tjetër pas kësaj here, më lër dhe mos më mbaj në shoqërinë tënde. Tashmë ke arsye të mjaftueshme kundrejt meje për t’u ndarë nga unë, sepse më the që në fillim se nuk do të mund të duroja me ty.”


فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَيَآ أَهْلَ قَرْيَةٍ ٱسْتَطْعَمَآ أَهْلَهَا فَأَبَوْا۟ أَن يُضَيِّفُوهُمَا فَوَجَدَا فِيهَا جِدَارًا يُرِيدُ أَن يَنقَضَّ فَأَقَامَهُۥ ۖ قَالَ لَوْ شِئْتَ لَتَّخَذْتَ عَلَيْهِ أَجْرًا

77. Dhe vazhduan të ecin, derisa arritën te banorët e një qyteti, të cilëve u kërkuan që t’u jepnin për të ngrënë, por ata nuk pranuan t’u ofrojnë mikpritje. Atje gjetën një mur që gati po rrëzohej dhe ai (Hidri) e drejtoi. Ai (Musai) tha: “Po të doje, mund të merrje shpërblim për këtë.”72Musai dhe Hidri vazhduan udhëtimin së bashku, derisa arriten në një qytet, ku kërkuan ushqim si mysafirë, por banorët e atij qyteti refuzuan t’i ofrojnë mikpritje. Në atë qytet, ata ndeshën një mur të lartë, që ishte gati për t’u rrëzuar, por Hidri e drejtoi atë që të mos rrëzohej. Musai i tha atij: “Sikur të doje, mund të merrje shpërblim për këtë që bëre, në mënyrë që të blejmë ushqimin tonë, meqenëse banorët e qytetit refuzuan të na ofrojnë mikpritje dhe ushqim.”


قَالَ هَـٰذَا فِرَاقُ بَيْنِى وَبَيْنِكَ ۚ سَأُنَبِّئُكَ بِتَأْوِيلِ مَا لَمْ تَسْتَطِع عَّلَيْهِ صَبْرًا

78. Ai (Hidri) tha: “Kjo është koha e ndarjes mes meje dhe teje. Unë do të tregoj ty shpjegimin e atyre, për të cilat nuk munde të durosh.73Hidri i tha Musait (alejhis selam): “Kjo është koha e ndarjes mes meje dhe teje, por para se të ndahemi, do të tregoj interpretimin e atyre gjërave që bëra, për të cilat ti nuk munde të durosh pa më pyetur e pa më qortuar…


أَمَّا ٱلسَّفِينَةُ فَكَانَتْ لِمَسَـٰكِينَ يَعْمَلُونَ فِى ٱلْبَحْرِ فَأَرَدتُّ أَنْ أَعِيبَهَا وَكَانَ وَرَآءَهُم مَّلِكٌ يَأْخُذُ كُلَّ سَفِينَةٍ غَصْبًا

79. Sa i përket anijes, ajo i përkiste disa njerëzve të varfër, që punonin në det. Unë synova ta dëmtoj atë, sepse para tyre gjendej një mbret, i cili merrte me dhunë çdo anije (të mirë).74Sa i përket anijes që dëmtova duke hequr dërrasa prej saj, ajo i përkiste disa njerëzve të varfër që punonin në det me atë anije për t’u ushqyer. Unë synova ta dëmtoj atë anije që të mos dukej e mirë, sepse në rrugën e tyre ku do të kalonin gjendejn një mbret mohues dhe i padrejtë, i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë dhe pa të meta.


وَأَمَّا ٱلْغُلَـٰمُ فَكَانَ أَبَوَاهُ مُؤْمِنَيْنِ فَخَشِينَآ أَن يُرْهِقَهُمَا طُغْيَـٰنًا وَكُفْرًا

80. E sa i përket djaloshit, prindërit e tij ishin besimtarë dhe kishim frikë se ai do t’i shtynte ata në kundërshtim dhe mohim (të Allahut),


فَأَرَدْنَآ أَن يُبْدِلَهُمَا رَبُّهُمَا خَيْرًا مِّنْهُ زَكَوٰةً وَأَقْرَبَ رُحْمًا

81. kështu që deshëm që Zoti i tyre, t’ua zëvendësonte atë me një tjetër më të mirë se ai në pastërti dhe më të mëshirshëm (me ta).Sa i përket djaloshit që vrava, ai ishte mohues i Allahut dhe në dijen e Allahut ai nuk do të udhëzohej, kurse prindërit e tij ishin besimtarë, dhe kishim frikë se nëse ai djalë do të vazhdonte të jetonte, do t’i shtynte prindërit e tij në kundërshtim dhe mohim të Allahut nga dashuria që kishin për të dhe nga nevoja që do të kishin për të në të ardhmen, prandaj deshëm që Allahu t’ua zëvendësonte atë me një fëmijë tjetër më të mirë se ai në pastërtinë e besimit dhe devotshmërinë ndaj Allahut, dhe më të mëshirshëm e më të mirë në sjellje e dëgjueshmëri ndaj prindërve.


وَأَمَّا ٱلْجِدَارُ فَكَانَ لِغُلَـٰمَيْنِ يَتِيمَيْنِ فِى ٱلْمَدِينَةِ وَكَانَ تَحْتَهُۥ كَنزٌ لَّهُمَا وَكَانَ أَبُوهُمَا صَـٰلِحًا فَأَرَادَ رَبُّكَ أَن يَبْلُغَآ أَشُدَّهُمَا وَيَسْتَخْرِجَا كَنزَهُمَا رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ ۚ وَمَا فَعَلْتُهُۥ عَنْ أَمْرِى ۚ ذَٰلِكَ تَأْوِيلُ مَا لَمْ تَسْطِع عَّلَيْهِ صَبْرًا

82. Kurse sa i përket murit, ai i përkiste dy djemve jetimë në qytet dhe, poshtë tij gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt deshi që ata të arrinin pjekurinë, pastaj ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë nuk i bëra këto nga vetja ime. Ky është shpjegimi i atyre, për të cilat ti s’munde të duroje!”75Kurse ai muri që drejtova që të mos rrëzohej, i përkiste dy djemve jetimë nga ai qytet, dhe poshtë tij gjendej një thesar me ar e argjend që u përkiste atyre. Meqenëse babai i tyre kishte qënë njeri i mirë, Zoti yt, o Musa, deshi që ata të rriteshin e të arrinin pjekurinë, pastaj ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt ndaj tyre. Asgjë nga këto që më pe të bëja, o Musa, nuk e bëra nga vetja apo mendja ime, por i bëra me inspirim dhe urdhër nga Allahu. Këto ishin shpjegimet dhe shkaqet e atyre gjërave, për të cilat t’i s’mund të duroje pa më pyetur e pa më qortuar për to.”


وَيَسْـَٔلُونَكَ عَن ذِى ٱلْقَرْنَيْنِ ۖ قُلْ سَأَتْلُوا۟ عَلَيْكُم مِّنْهُ ذِكْرًا

83. Të pyesin ty (Muhamed) për Dhulkarnejnin; thuaju: “Unë do t’ju tregoj diçka për të.”76Idhujtarët nga populli yt apo hebrenjtë, të pyesin ty, o i Dërguar, për mbretin e drejtë dhe njeriun e mirë, Dhulkarnejnin; thuaju: “Do t’ju tregoj diçka nga historia e tij, që ta kujtoni e të merrni mësim.” – Dhulkarnejni nuk është Aleksandri i Maqedonisë, apo Aleksandri i madh, siç mendojnë disa njerëz, pasi ky i Maqedonisë apo i Greqisë, ka qenë mohues dhe idhujtar, dhe përveç kësaj, ky i Greqisë ka qenë rreth 300 e disa vjet para Isait (alejhis selam), kurse Dhulkarnejni mendohet se ka qenë në kohën e Ibrahimit (alejhis selam), pra rreth 2000 (dy mijë) vjet para Isait (alejhis selam), dhe dallimi mes tyre është i madh, edhe pse mund të ngatërrohen për shkak të sundimit të madh që kanë pasur, por Dhulkarnejni i përmendur në Kuran ka shkuar shumë më larg në Lindje se ky i Maqedonisë dhe sigurisht që ishte besimtar që adhuronte veteëm Allahun dhe ishte prej arabëve e jo prej politeistëve të Greqisë së lashtë. Këto janë fjalë të Ibën Tejmijes në librin “Minhaxhu es Suneti en Nebevije” dhe “Mexhmuul Fetava”, si dhe të Ibnul Kajjim, në librin “Igathetu el Lehefan”.


-302-


إِنَّا مَكَّنَّا لَهُۥ فِى ٱلْأَرْضِ وَءَاتَيْنَـٰهُ مِن كُلِّ شَىْءٍ سَبَبًا

84. Vërtet, Ne e forcuam atë në Tokë dhe i dhamë atij mundësi për të arritur nga çdo gjë.77Ne e forcuam Dhulkarnejnin në Tokë dhe i dhamë atij mundësi, mjete e mënyra për të arritur nga çdo gjë që dëshironte prej çlirimit të vendeve, triumfit mbi armiqtë, e të tjera.


فَأَتْبَعَ سَبَبًا

85. Dhe ai ndoqi një rrugë.78Dhulkarnejni i shfrytëzoi me seriozitet mundësitë dhe mjetet që i mundësoi Allahu, dhe kështu mori rrugën drejt perëndimit.


حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَغْرِبَ ٱلشَّمْسِ وَجَدَهَا تَغْرُبُ فِى عَيْنٍ حَمِئَةٍ وَوَجَدَ عِندَهَا قَوْمًا ۗ قُلْنَا يَـٰذَا ٱلْقَرْنَيْنِ إِمَّآ أَن تُعَذِّبَ وَإِمَّآ أَن تَتَّخِذَ فِيهِمْ حُسْنًا

86. Kur arriti në vendin e perëndimit të Diellit, e pa atë të perëndonte në një burim të nxehtë me baltë të zezë dhe atje gjeti një popull. Ne thamë: “O Dhulkarnejn! Ose ndëshko ose trajtoi ata me mirësi.”79Dhulkarnejni ndoqi rrugën drejt perëndimit, derisa mbërriti në vendin e perëndimit të Diellit, të cilin sikur e kishte para syve dhe dukej sikur perëndonte në një burim të nxehtë me baltë të zezë në të, (përshkruan si dukej perëndimi në det), dhe atje gjeti një popull. Ne i thamë: “O Dhulkarnejn, ose ndëshkoi ata me vrasje, në rast se nuk pranojnë besimin e vërtetë dhe adhurimin e Një Zoti të Vetëm, ose trajtoi ata me mirësi, duke u mësuar dhe sqaruar rrugën e drejtë të Allahut.”


قَالَ أَمَّا مَن ظَلَمَ فَسَوْفَ نُعَذِّبُهُۥ ثُمَّ يُرَدُّ إِلَىٰ رَبِّهِۦ فَيُعَذِّبُهُۥ عَذَابًا نُّكْرًا

87. Ai tha: “Sa i përket atij që bën padrejtësi, ne do ta ndëshkojmë atë, pastaj ai do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta ndëshkojë atë me një dënim të tmerrshëm.80Dhulkarnejni tha: “Sa i përket atij që i bën padrejtësi vetvetes duke mohuar Zotin e vet, në do e ndëshojmë atë në këtë botë duke e vrarë, pastaj ai do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do e ndëshkojë atë me një dënim të tmerrshëm në zjarrin e Xhehenemit.


وَأَمَّا مَنْ ءَامَنَ وَعَمِلَ صَـٰلِحًا فَلَهُۥ جَزَآءً ٱلْحُسْنَىٰ ۖ وَسَنَقُولُ لَهُۥ مِنْ أَمْرِنَا يُسْرًا

88. Ndërsa ai që beson dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblim më e mira (Xheneti), kurse nga ana jonë do t’i bëjmë lehtësi.”81Ndërsa ai që beson prej tyre, dhe bën vepra të mira në bindje ndaj Allahut, ai do të ketë Xhenetin shpërblim nga Allahu, ndërsa nga ne do të ketë lehtësira, urdhra të lehta dhe sjellje të mirë.


ثُمَّ أَتْبَعَ سَبَبًا

89. Pastaj ndoqi një rrugë tjetër.82Pastaj Dhulkarnejni u kthye në drejtim të Lindjes, duke shfrytëzuar mjetet dhe mundësitë që i kishte dhënë Allahu.


حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ مَطْلِعَ ٱلشَّمْسِ وَجَدَهَا تَطْلُعُ عَلَىٰ قَوْمٍ لَّمْ نَجْعَل لَّهُم مِّن دُونِهَا سِتْرًا

90. Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit, e pa atë të lindte mbi një popull, të cilit Ne nuk i kishim bërë asnjë mburojë nga dielli.83Kur Dhulkarnejni bërriti në vendin e lindjes së Diellit, e pa atë të lindte mbi një popull, të cilit Allahu nuk i kishte bërë asnjë mburojë nga Dielli, as male as pemë, dhe ata nuk kishin shtëpi apo ndërtesa që t’i mbronin nga nxehtësia e Diellit, sepse toka e tyre nuk i mbante ndërtesat, por futeshin në strofulla e tunele poshtë Tokës për t’u ruajtur nga Dielli.


كَذَٰلِكَ وَقَدْ أَحَطْنَا بِمَا لَدَيْهِ خُبْرًا

91. Kështu ishte, dhe Ne dinim gjithçka për ato që ai kishte.84Kështu ishte, siç e treguam, dhe Ne kishim përfshirë në Dijen Tonë gjithçka që Dhulkarnejni kishte prej mundësive e mjeteve të mëdha ngado që shkonte.


ثُمَّ أَتْبَعَ سَبَبًا

  1. 92. Pastaj ndoqi një rrugë tjetër.85Pastaj Dhulkarnejni mori një rrugë tjetër, duke përdorur mjetet dhe mundësitë që Allahu i kishte dhënë.

حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ ٱلسَّدَّيْنِ وَجَدَ مِن دُونِهِمَا قَوْمًا لَّا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا

93. Derisa, kur arriti në mes dy maleve, gjeti para tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër.86Dhulkarnejni vazhdoi rrugën e tij, derisa arriti në mes dy maleve të lartë që ishin pengesa për çfarë gjendej pas tyre, ku ai gjeti një popull, i cili thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës së vet.


قَالُوا۟ يَـٰذَا ٱلْقَرْنَيْنِ إِنَّ يَأْجُوجَ وَمَأْجُوجَ مُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ فَهَلْ نَجْعَلُ لَكَ خَرْجًا عَلَىٰٓ أَن تَجْعَلَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمْ سَدًّا

94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn! Me të vërtetë, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë prishës në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë të lartë mes nesh dhe atyre?”87Njerëzit e atij populli i thanë Dhulkarnejnit: “Me të vërtetë, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët – dy popuj të fuqishëm dhe të shumtë në numër nga bijtë e Ademit, pra nga njerëzit – janë prishës në Tokë – prishin të mbjellat dhe vrasin njerëzit; a të mbledhim nga pasuritë tona dhe të japim ty një çmim dhe shpërblim, në mënyrë që të ndërtosh një pendë të lartë mes nesh dhe atyre, që të mos kenë mundësi të arrijnë tek ne?”


قَالَ مَا مَكَّنِّى فِيهِ رَبِّى خَيْرٌ فَأَعِينُونِى بِقُوَّةٍ أَجْعَلْ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ رَدْمًا

95. Ai tha: “Ajo që më ka mundësuar Zoti im është shumë më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni me fuqi punëtore, që të ndërtoj një pendë të fortë mes jush dhe atyre.88Dhulkarnejni tha: “Ajo që më ka dhënë Zoti im, prej pushtetit dhe mundësisë që të udhëtoj nëpër botë, është shumë më e mirë se pagesa juaj, por më ndihmoni me fuqi punëtore, që të ndërtoj një pendë të lartë e të fortë mes jush dhe atyre.”


ءَاتُونِى زُبَرَ ٱلْحَدِيدِ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا سَاوَىٰ بَيْنَ ٱلصَّدَفَيْنِ قَالَ ٱنفُخُوا۟ ۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَعَلَهُۥ نَارًا قَالَ ءَاتُونِىٓ أُفْرِغْ عَلَيْهِ قِطْرًا

96. Më sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur e mbushi boshllëkun midis dy maleve rrafsh me majat e tyre, urdhëroi: “Fryjini zjarrit!” Derisa e bëri atë (hekurin) zjarr (të skuqur si zjarri), atëherë tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta derdh mbi të.”89“Më sillni blloqe hekuri të mëdha!” Ata i sollën dhe me to ai mbushi boshllëkun mes dy maleve deri sa e rrafshoi atë me majat e maleve, pastaj urdhëroi punëtorët që të ndiznin zjarrin, derisa i gjithë hekuri u bë zjarr i skuqur. Pastaj i kërkoi atyre të sillnin bakër të shkrirë që ta derdhte mbi hekurin, me qëllim që të behej njësh me të dhe shumë i fortë.


فَمَا ٱسْطَـٰعُوٓا۟ أَن يَظْهَرُوهُ وَمَا ٱسْتَطَـٰعُوا۟ لَهُۥ نَقْبًا

97. Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën të ngjiten mbi të (pendën) dhe as nuk mundën të hapnin ndonjë depërtim nëpër të.90Dhe kështu, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët nuk mundën të ngjiten mbi pendën e Dhulkarnejnit, për shkak të lartësisë dhe lëmimit të saj, dhe as nuk mundën të hapin ndonjë depërtim poshtë saj apo nëpër të, për shkak të thellësisë, gjerësisë dhe fortësisë së saj.


-303-


قَالَ هَـٰذَا رَحْمَةٌ مِّن رَّبِّى ۖ فَإِذَا جَآءَ وَعْدُ رَبِّى جَعَلَهُۥ دَكَّآءَ ۖ وَكَانَ وَعْدُ رَبِّى حَقًّا

98. Ai (Dhulkarnejni) tha: “Kjo është mëshirë nga Zoti im! Por, kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimi i Zotit tim është gjithmonë i vërtetë.”91Pas përfundimit të pendës apo digës mes dy maleve, dhe pasi pa që Jexhuxhët dhe Mexhuxhët nuk mund ta kalonin atë, Dhulkarnejni tha: “Kjo pendë është mëshirë nga Zoti im për njerëzit, sepse ajo i mbron ata nga prishja dhe shkatërrimi i Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, por kur të vijë premtimi i Zotit tim për daljen e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve dhe shpërndarjen e tyre nëpër botë, Ai do e rrafshojë me tokën këtë pendë. Premtimi i Zotit tim është gjithmonë i vërtetë dhe nuk ndryshon e nuk thyhet kurrë.”


۞ وَتَرَكْنَا بَعْضَهُمْ يَوْمَئِذٍ يَمُوجُ فِى بَعْضٍ ۖ وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَجَمَعْنَـٰهُمْ جَمْعًا

99. Atë Ditë, Ne do t’i lëmë ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) të vërshojnë njëri mbi tjetrin si dallgët. Pastaj do t’i fryhet Surit, e Ne do t’i tubojmë që të gjithë ata (krijesat) së bashku.92Ditën që Allahu ka premtuar për daljen e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, pak para Kiametit, Ai do i lërë ata të dalin e të vërshojnë nëpër Tokë njëri mbi tjetrin, si dallgët e detit, për shkak të numrit të tyre shumë të madh. Pastaj do t’i fryhet Surit për ringjalljen e krijesave, dhe Allahu do i tubojë që të gjitha krijesat e Tij së bashku për t’i marrë në llogari dhe për t’u dhënë shpërblimin që i takon secilit, sipas asaj që ka vepruar në këtë botë.


وَعَرَضْنَا جَهَنَّمَ يَوْمَئِذٍ لِّلْكَـٰفِرِينَ عَرْضًا

100. Atë ditë, Ne do t’ua shfaqim Xhehenemin mohuesve haptazi;93Ditën e Llogarisë, Ne do t’ua shfaqim Xhehenemin mohuesve haptazi, duke ua afruar atë që ta shohin mirë përfundimin e tyre;


ٱلَّذِينَ كَانَتْ أَعْيُنُهُمْ فِى غِطَآءٍ عَن ذِكْرِى وَكَانُوا۟ لَا يَسْتَطِيعُونَ سَمْعًا

101. Atyre, sytë e të cilëve ishin të mbuluar para përmendjes Sime, dhe që nuk mund të dëgjonin.94Do t’ua shfaqim Xhehenemin haptazi mohuesve, sytë e të cilëve ishin të mbuluar para përmendjes Sime, kështu që nuk i shihnin provat e Mia, Ajetet e Librit Tim (Kuranin), dhe që nuk mund të duronin të dëgjonin provat e Mia, që të çojnë në besimin tek Unë dhe tek të Dërguarit e Mi; dhe kjo për shkak të angazhimit të tyre me mohimin e Allahut dhe bindjen ndaj shejtanit.


أَفَحَسِبَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَن يَتَّخِذُوا۟ عِبَادِى مِن دُونِىٓ أَوْلِيَآءَ ۚ إِنَّآ أَعْتَدْنَا جَهَنَّمَ لِلْكَـٰفِرِينَ نُزُلًا

102. A mos mendojnë mohuesit se mund t’i zgjedhin robërit e Mi për mbrojtës, në vendin Tim?! Vërtet, Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si strehim për mohuesit.95A mos menduan ata mohues të Allahut prej adhuruesve të engjëjve e të Mesihut, Isait (Alejhis selam), se mund të zgjedhin robërit e Mi që ata i adhurojnë, për mbrojtës në vendin Tim? Vërtet, Ne e kemi përgatitur zjarrin e Xhehenemit si banesë dhe strehë për mohuesit.


قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُم بِٱلْأَخْسَرِينَ أَعْمَـٰلًا

103. Thuaj (o Muhamed): “A t’ju tregojmë për më të humburit e veprave të tyre;96Thuaj njerëzve, o i Dërguar, dhe veçanërisht hebrenjve dhe të krishterëve: “A t’ju tregojmë se cilët janë njerëzit që më së shumti i humbin veprat e tyre?


ٱلَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعًا

104. Për ata, përpjekja e të cilëve në jetën e kësaj bote ka shkuar kot, ndërkohë që ata mendonin se po bënin vepra të mira?”97A t’ju tregojmë për ata njerëz, përpjekja dhe puna e të cilëve në jetën e kësaj bote ka shkuar kot, ndërkohë që ata mendonin se po bënin vepra të mira në bindje ndaj Allahut?”


أُو۟لَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَـٰتِ رَبِّهِمْ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتْ أَعْمَـٰلُهُمْ فَلَا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وَزْنًا

105. Këta janë ata, të cilët i mohuan provat e Zotit të tyre dhe takimin me Të, prandaj veprat e tyre u bënë të pavlera, kështu që Ne nuk do t’u japim atyre kurrfarë peshe (vlere) në Ditën e Kiametit.98Më të humburit e veprave të tyre janë ata, të cilët i mohuan dhe përgënjeshtruan provat dhe shpalljet e Zotit të tyre, si dhe mohuan takimin e Zotit të tyre në ditën e Kiametit, prandaj të gjitha veprat e tyre do të shkojnë kot dhe do të fshihen për shkak të mohimit të tyre, kështu që në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t’u japë atyre kurrfarë vlere dhe kurrfarë peshe.


ذَٰلِكَ جَزَآؤُهُمْ جَهَنَّمُ بِمَا كَفَرُوا۟ وَٱتَّخَذُوٓا۟ ءَايَـٰتِى وَرُسُلِى هُزُوًا

106. Ai është shpërblimi i tyre, Xhehenemi, për shkak se mohuan dhe i morën për tallje provat dhe të dërguarit e Mi.99Shpërblimi i atyre që iu shkuan dëm veprat e tyre është zjarri i Xhehenemit, për shkak se ata mohuan Allahun dhe i morën për tallje provat e Allahut dhe të dërguarit e Tij.


إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّـٰتُ ٱلْفِرْدَوْسِ نُزُلًا

107. Me të vërtetë, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë për banesa kopshtet e Firdeusit.100Me të vërtetë, ata që më besuan Mua dhe të dërguarit e Mi, si dhe bënë vepra të mira në bindje ndaj Meje, do të kenë për banesa kopshtet e Xhenetit më të lartë, Firdeusit.


خَـٰلِدِينَ فِيهَا لَا يَبْغُونَ عَنْهَا حِوَلًا

108. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë, duke mos dëshiruar asnjë ndryshim.101Aty, në kopshtet e Firdeusit do të qëndrojnë përgjithmonë, duke mos dëshiruar kurrë asnjë ndryshim, për shkak se ai është i përsosur dhe ata kanë gjithçka dëshirojnë në të, dhe e duan atë.


قُل لَّوْ كَانَ ٱلْبَحْرُ مِدَادًا لِّكَلِمَـٰتِ رَبِّى لَنَفِدَ ٱلْبَحْرُ قَبْلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَـٰتُ رَبِّى وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِۦ مَدَدًا

109. Thuaj (o Muhamed): “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, ai do të shterej para se të mbaronin fjalët e Zotit tim, edhe sikur të sillnim shtesë një tjetër si ai.”102Thuaj, o i Dërguar: “Sikur uji i detit të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, uji i detit do të shterej para se të mbaronin fjalët e Allahut, edhe sikur të sillnin shtesë detëra të tjerë si ai.” Ajeti është argument për pohimin e cilësisë së “të folurit” dhe “Fjalës” së Allahut të Madhëruar, ashtu i takon Madhështisë dhe Përsosmërisë së Tij.


قُلْ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَىٰٓ إِلَىَّ أَنَّمَآ إِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وَٰحِدٌ ۖ فَمَن كَانَ يَرْجُوا۟ لِقَآءَ رَبِّهِۦ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَـٰلِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِۦٓ أَحَدًۢا

110. Thuaj (o Muhamed): “Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, por që më shpallet se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe në adhurimin e Zotit të tij të mos shoqërojë askënd!”103Thuaju idhujtarëve dhe mbarë njerëzimit, o Muhamed: “Unë jam vetëm njeri si edhe ju, por që më shpallet nga Zoti im, se Zoti juaj që duhet të adhuroni është Një Zot i Vetëm. Prandaj, kush shpreson takimin me Zotin e vet në Ditën e Kiametit dhe shpërblimin e Tij, si dhe ka frikë ndëshkimin e Tij, le të bëjë vepra të mira ashtu si ka urdhëruar Zoti i tij, dhe të mos i shoqërojë askënd Zotit të tij në adhurim.


-304-

  • 1
    Lavdërimi i përket vetëm Allahut, me të gjitha emrat dhe atributet e Tij absolute dhe të përsosura, për të gjitha mirësitë e Tij të dukshme dhe të padukshme, të fesë dhe të jetës, i Cili më mirësinë e Tij i zbriti robit dhe të Dërguarit të Tij, Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) Kuranin, në të cilin nuk ka bërë asnjë shtrembërim apo devijim nga e vërteta – dhe nuk është ashtu si pretendojnë idhujtarët, sikur Muhamedi e ka trilluar Kuranin nga vetja, në një rast kur atij po i vonohej shpallja me përgjigjet për disa pyetje që hebrenjtë u kishin thënë idhujtarëve t’ia bënin Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) për të vërtetuar profetësinë e tij, ndër të cilat edhe pyetja për banorët e Shpellës. Atëherë, zbriti kjo sure për të përgënjeshtruar idhujtarët dhe për të vërtetuar profetësinë e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).
  • 2
    Por Allahu e bëri Kuranin Libër të drejtë dhe të përpiktë, në të cilin nuk ka asnjë kundërthënie apo gabim, me qëllim që të paralajmërojë mohuesit për një dënim të ashpër nga Allahu, dhe të përgëzojë besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të bukur e të madh, i cili është Xheneti, ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë, pa mbarim.
  • 3
    E bëri Kuranin të drejtë dhe ia zbriti atë Muhamedit, që të paralajmërojë gjithashtu ata mohues e idhujtarë që thonë: «Allahu ka bir apo fëmijë», qofshin hebrenj, të krishterë apo idhujtarë. – Ajeti synon drejtpërdrejtë ata hebrenj që i kërkuan idhujtarëve të pyesnin të Dërguarin e Allahut disa pyetje, duke u thënë atyre se janë ata që kanë devijuar nga e vërteta dhe rruga e drejtë, dhe jo Muhamedi apo Kurani.
  • 4
    As këta mohues prej ithtarëve të Librit e idhujtarë të kohës që po zbret Kurani, as etërit e tyre të mëparshëm që kanë thënë e besuar njësoj si këta dhe të cilët këta i kanë imituar verbërisht, nuk kanë kurrfarë dije për Allahun dhe për atë që i veshin Atij kur thonë se Ai ka fëmijë. Sa fjalë të rëndë e të madhe që del nga gojët e tyre, dhe ata flasin vetëm gënjeshtër! Si mund t’i veshin Allahut fëmijë, kur kjo gjë është cilësi e mangët, sepse tregon dobësi dhe nevojë për fëmijë që të ndihmojnë e të jenë krah, kurse Allahu nuk ka nevojë për askënd e asgjë, por të gjitha krijesat kanë nevojë për të! Përveç kësaj, si mund të ketë Allahu fëmijë kur Ai nuk ka bashkëshorte ; i Lartësuar e i Pastër është Allahu nga ajo që i përshkruajnë!
  • 5
    A mos do të vrasësh veten nga pikëllimi për ta, o i Dërguar, nëse ata nuk besojnë në këtë Kuran dhe nuk e zbatojnë atë? – Allahu i Madhëruar e ndalon të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nga pikëllimi për mosbesimin dhe largimin e njerëzve jobesimtarë nga ai, sepse detyra e tij është vetëm komunikimi i Fjalës së Allahut dhe i fesë së Tij, ndërsa udhëzimi është në Dorë të Allahut, dhe nëse Allahu do të shihte ndonjë të mirë tek ata njerëz, do i udhëzonte ata, kështu që përse të pikëllohesh për një popull jobesimtar?!
  • 6
    Gjithçka që gjendet mbi sipërfaqen e Tokës prej krijesave, të gjalla apo të ngurta, Allahu i ka bërë stoli të Tokës dhe në shërbim të njerëzve, me qëllim që t’i sprovojë ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë duke vepruar në bindje ndaj Allahut, dhe cili do të jetë më vepërkeq duke vepruar në mosbindje ndaj Allahut, pastaj do të shpërblejë secilin sipas asaj që meriton.
  • 7
    Gjithçka që gjendet mbi Tokë prej stolisë së saj, gjelbërimit, gjallërisë e jetës, Ne do e bëjmë të shkretë, pluhur, pa bimë e pa jetë të gjallë; dhe kjo kur të mbarojë jeta në këtë botë. Prandaj, mos t’ju mashtrojë kjo botë kalimtare, sepse gjithçka që gjendet në të, do të mbarojë, kurse bota tjetër është e përhershme dhe nuk mbaron kurrë.
  • 8
    A mendon ti, Muhamed, se historia e banorëve të Shpellës – për të cilët do të flasin ajetet në vijim – dhe të Rakimit (Pllakës në të cilën ishin shënuar emrat e tyre, ose mund të jetë emri i kodrës, zonës apo fshatit të djelmoshave, por më pranë kuptimit gjuhësor është Pllaka ku ishin shënuar emrat dhe historia e tyre), ishte një çudi e madhe apo më e madhja në mesin e provave Tona? – Nuk është kështu, krijimi i qiejve, i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre, është mrekulli dhe çudi shumë herë më e madhe se kjo, por sigurisht që edhe kjo është një nga çuditë dhe mrekullitë e Allahut, që argumenton ringjalljen e njerëzve, dhe se kjo gjë është shumë e lehtë për Allahun.
  • 9
    Historia e banorëve të shpellës, o i Dërguar, bën fjalë për disa djelmosha besimtarë, pas Isait (alejhis selam), të cilët u strehuan në shpellë, të arratisur nga populli dhe prijësi i tyre mosbesimtar që kërkonin t’i sprovonin në fe dhe t’i detyronin të adhuronin idhujt. Kur u strehuan në shpellë, djelmoshat thanë: «Zoti ynë! Na jep mëshirë nga ana Jote, me të cilën të na forcosh në fenë Tënde dhe të na ruash nga e keqja, dhe na lehtëso të ndjekim rrugën e drejtë që na çon në kryerjen e asaj që ti do dhe pëlqen prej nesh, në mënyrë që të jemi prej të udhëzuarve dhe jo prej të humburve!»
  • 10
    Ne i vumë ata në një gjumë të thellë, dhe i lamë ashtu në atë shpellë për shumë vjet – 300 vjet diellor ose 309 vjet hënor.
  • 11
    Pastaj i zgjuam ata djelmosha nga gjumi i tyre, për t’i treguar njerëzve se cili ishte më i saktë prej dy grupeve që kundërshtoheshin në lidhje me kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në gjum në atë shpellë; dhe a qëndruan në gjum një ditë apo një pjesë të ditës, apo qëndruan disa shekuj?
  • 12
    Ne po të tregojmë ty, o i Dërguar, historinë e tyre ashtu si ka qënë në të vërtetë. Banorët e Shpellës, për të cilët të pyesin idhujtarët nga populli yt, ishin disa djem të rinj, të cilët besuan Zotin e tyre dhe vepronin në bindje ndaj Tij, dhe të cilëve Ne ia shtuam edhe më shumë bindjen dhe qëndrueshmërinë në Rrugën Tonë, kur ata u arratisën nga vendi dhe populli i tyre për të ruajtur fenë dhe besimin e tyre, edhe pse bënin një jetë të luksit sepse ishin nga familje të pasura.
  • 13
    Ne i frymëzuam atyre djemëve të jenë të durueshëm dhe i forcuam zemrat e tyre me besim dhe qëndrueshmëri përballë mbretit idhujtar dhe tiran, i cili i urdhëroi ata që të adhurojnë idhujt, por ata u ngritën dhe i thanë: “Zoti që ne adhurojmë është Zoti i qiejve dhe i Tokës, dhe ne kurrë nuk do të adhurojmë idhuj e zota të tjerë përveç Tij, përndryshe do të thoshim gënjeshtrën më të skajshme dhe më të pavërtetë që ekziston.”
  • 14
    Pastaj, djelmoshat po flisnin me njëri-tjetrin: “Këta”, njerëzit e popullit tonë, kanë zgjedhur të adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut! Përse nuk sjellin ndonjë provë të qartë për adhurimin e zotave dhe idhujve të tyre, për të vërtetuar se ato janë vërtet zota që meritojnë të adhurohen dhe se adhurimi që ata i bëjnë atyre është i drejtë apo se kanë lejë nga Allahu për këtë? Nuk ka më të padrejtë se ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, duke i shoqëruar Atij shok në adhurim.”
  • 15
    Djelmoshat planifikojnë largimin nga populli i tyre dhe i thonë njëri-tjetrit: “Kur të largoheni dhe ta lini popullin tuaj dhe gjithçka që ata adhurojnë përveç Allahut, strehohuni në shpellën e malit, për të adhuruar vetëm Zotin tuaj; atëherë Zoti juaj do të derdhë mbi ju mëshirën e Tij, me të cilën do t’ju mbulojë në të dyja botët, dhe do t’ju lehtësojë çështjen tuaj duke ju dhënë siguri nga mbreti idhujtar që ju kërkon, duke ju mundësuar të adhuroni vetëm Atë, dhe duke ju përgatitur mënyrën e të jetuarit në atë shpellë.”
  • 16
    Kur djemtë u strehuan në shpellë, Allahu i vuri në gjumë të thellë dhe i ruajti ata; E shihje Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre, dhe kur perëndonte, i linte ata në të majtë, ndërsa ata gjendeshin në një vend të gjerë të shpellës, ndoshta në mes të saj, në atë vend që Dielli të mos i dëmtonte me nxehtësinë e tij, dhe njëkohësisht t’i ngrohte dhe të kishin ajër të mjaftueshëm. Padyshim se kjo është nga provat e pamohueshme që argumentojnë Fuqinë e Allahut. Atij që Allahu i jep sukses të udhëzohet në rrugën e Drejtë me anë të provave të Tij, pikërisht ai është i udhëzuari; ndërsa atij që Allahu nuk i ka dhënë sukses për udhëzimin, nuk do t’i gjesh kurrë ndihmës që ta udhëzojë në rrugën e drejtë e të vërtetë; sepse suksesi dhe braktisja janë vetëm në Dorë të Allahut, dhe Ai i jep kujt të dojë suksesin, dhe kujt të dojë braktisjen; prandaj mos u mërzit nga largimi i popullit tënd prej teje, o Muhamed, sepse sikur të doja udhëzimin e tyre, do t’i udhëzoja ata dhe do të besonin, sepse udhëzimi dhe humbja është vetëm në Dorën Time.
  • 17
    Nëse do i shihje ata djelmoshat në atë shpellë, do të mendoje se ishin zgjuar, ndërkohë që ata ishin në gjumë. Ne kujdeseshim për ta, dhe i rrotullonim herë në të djathtë e herë në të majtë, që Toka të mos i kalbte trupat e tyre, ndërsa qeni i tyre rrinte i shtrirë me dy këmbët e para të zgjatura në hyrje të shpellës, si rojë. Sikur t’i shihje ata, do të ikje me vrap prej tyre dhe do të të kaplonte frika nga ajo që kishe parë, sepse Allahu e kishte mbuluar shpellën me një madhështi dhe ndjenjë të frikës për të mos u afruar tek ajo, deri sa të përmbushej afati i caktuar nga Allahu për zgjimin e tyre, dhe të bëheshin provë e qartë e Fuqisë së Allahut dhe se premtimi i Allahu është i vërtetë dhe ringjallja në botën tjetër do të ndodhë pa pikë dyshimi.
  • 18
    Ashtu si i vumë në gjumë dhe i ruajtëm ata gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore prej 3 shekujsh, Ne i zgjuam ata nga gjumi i tyre ashtu si ishin në fillim kur fjetën, pa ndryshuar asgjë, që ata të pyesin njëri-tjetrin: “Sa kohë kemi qëndruar në gjumë në këtë shpellë?” Disa prej tyre thanë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës.” Kurse disa të tjerë dyshuan për kohën e qëndrimit në gjum dhe thanë: “Allahu e di më mirë se sa kemi qëndruar në gjumë, kështu që ia lëm Allahut këtë gjë, se vetëm Ai e di. Dërgoni njërin prej jush me këto monedha argjendi në qytetin tonë, nga i cili jemi arratisur, që të shikojë se cili prej banorëve të qytetit ka ushqimin më të pastër (hallall) e më të mirë (shijshëm), dhe t’ju sjellë furnizim prej tij. Por të bëjë shumë kujdes me shitësin që të mos zbulohet, dhe mos i tregoni askujt prej njerëzve për çështjen tuaj.”
  • 19
    Nëse populli juaj do t’ju zbulojë, atëherë do t’ju vrasë me gurë deri në vdekje, ose do ju kthejnë me forcë në fenë e tyre, që të bëheni mohues të Allahut e idhujtarë, dhe atëherë nuk do të shpëtoni dhe nuk do ta fitoni kurrë atë që kërkoni prej shpërblimit të Allahut dhe Xhenetit, në rast se e bëni këtë.”
  • 20
    Ashtu si i bëmë ata djelmosha që të flenë në atë shpellë për shekuj me rradhë dhe pastaj i zgjuam, po kështu bëmë që ata të zbuloheshin nga njerëzit e asaj kohe, pasi shitësi i ushqimit zbuloi llojin e monedhave me të cilat blenë ushqimin, me qëllim që njerëzit ta dinin se premtimi i Allahut për ringjalljen e tyre është i vërtetë, dhe se Ora e Kiametit do të vijë patjetër, dhe për të nuk ka pikë dyshimi; i zgjuam dhe i zbuluam ata sepse njerëzit po kundërshtoheshin në lidhje me Kiametin dhe Ringjalljen, kështu që Allahu i zbuloi atyre banorët e shpellës që të ishin provë e pamohueshme e besimtarëve kundër mohuesve. Pas zbulimit të tyre dhe pasi Allahu i bëri ata të vdesin, disa prej atyre që i panë ata, thanë: “Ndërtoni një mur në hyrjen e shpellës që t’i bllokojë e të mos futet njeri tek ta, dhe i lini ashtu, sepse Allahu e mi më mirë çështjen e tyre. Kurse besimtarët që fituan në këtë çështje, apo ata që kishin pushtetin, thanë: “Ne do të ndërtojmë para shpellës së tyre një xhami për adhurimin e Allahut, që të na kujtojë gjithnjë çështjen e tyre dhe ringjalljen.” Ndërtimi i xhamisë mbi varre është e ndaluar, sepse kjo gjë çon në adhurimin e të vdekurve, kushdo qofshin ata, dhe Allahu e ka ndaluar këtë gjë, ashtu siç na e ka bërë të qartë i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem), në hadithe të shumta, deri kur ishte në shtratin e vdekjes, ku ndër porositë e fundit që la ishte ndalimi i ndërtimit të xhamive mbi varret e profetëve apo njerëzve të mirë; kurse ndërtimi i kësaj xhamie pranë banorëve të shpellës nuk ishte me urdhër apo shpallje nga Allahu, por Allahu këtu tregon se çfarë ndodhi ekzaktësisht me ata njerëz.
  • 21
    Disa prej ithtarëve të Librit, do të thonë: “Ata ishin tre, dhe qeni i tyre ishte i katërti i tyre.” Të tjerë prej tyre do të thonë: “Ata ishin pesë, dhe qeni ishte i gjashti i tyre.” Por që të dy grupet flisnin me hamendje për diçka të fshehtë pa argument. Kurse një grup i tretë thotë: “Ata ishin shtatë, dhe qeni i tyre ishte i teti.” Thuaj, o i Dërguar: “Zoti im e di më mirë numrin e tyre, dhe nga krijesat e tij nuk e di numrin e tyre askush përveç një pakice.” – Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë në këtë ajet: “Unë jam nga ata të paktët që e dinë, dhe numri i tyre ishte shtatë.” – Ti, o i Dërguar, mos polemizo me ithtarët e Librit për numrin e tyre, veçse një polemikë të përciptë siç ta ka treguar Allahu, dhe mos u fut në thellësi, as mos i pyet ata për numrin dhe çështjen e djelmoshave të shpellës, sepse ata nuk kanë njohuri dhe dije për këtë.  
  • 22
    Kurrë mos thuaj për diçka që vendos të bësh në të ardhmen: “Patjetër që unë do e bëj këtë gjë nesër”, përveç nëse shton: “Nëse do Allahu!” – të thuash “InshaAllah”. Dhe nëse harron të thuash “InshaAllah”, kujto Zotin tënd sa më shpesh, sepse kujtimi i Zotit e largon harresën, dhe thuaj: “Shpresoj që Zoti im të më udhëzojë në rrugën më të mirë që më çon në më të drejtën dhe më të mirën!” Vetëm Allahu e di të ardhmen dhe se çfarë do të ndodh apo çfarë do të bëjë çdokush, dhe gjërat ndodhin vetëm me Dëshirën dhe Vullnetin e Tij, prandaj nuk i lejohet njeriut që të mendojë apo të thotë se ai do të bëjë diçka të caktuar në të ardhmen në mënyrë të sigurt, por duhet të thotë “Në dashtë Allahu që ta bëj këtë gjë!”, dhe të lutet që Allahu ta udhëzojë atë në atë që është më e mira, sepse njeriu nuk e di nëse ajo që vendos të bëjë është e mirë apo jo për të.
  • 23
    Djelmoshat qëndruan në gjumë në atë shpellë, për treqind vjet diellorë, duke shtuar nëntë vite sipas viteve hënore, pra treqind e nëntë vite hënore. – Allahu i tregon të Dërguarit të Tij dhe të gjithë njerëzve kohën e qëndrimit të tyre në atë shpellë, dhe Allahu është i Vetmi që e di këtë gjë, sepse askush prej njerëzve nuk jetoi aq gjatë sa ta dinte këtë gjë, dhe po kështu hebrenjtë që gjendeshin në Medine nuk kishin dije për këtë, prandaj Allahu e ndaloi të Dërguarin e Tij që të pyeste ata rreth banorëve të shpellës, sepse ata nuk kanë dije për këtë, dhe dija e kësaj është vetëm tek Allahu, i Cili ia tregon atë kujt të dojë prej të Dërguarve të Tij, ashtu si ia tregoi Muhamedit dhe besimtarëve musliman në Kuran, dhe që nuk ia kishte treguar askujt tjetër më parë.
  • 24
    Thuaj, o Muhamed: “Vetëm Allahu e di sa qëndruan ata djelmosha në atë shpellë, dhe askush nuk mund ta dijë këtë përveç Allahut, sepse vetëm Allahut i përket njohja e të fshehtës së qiejve dhe Tokës, sepse Ai është Krijuesi dhe mbatjësi i tyre. Sa përsosur që sheh Allahu gjithçka, dhe sa përsosur që dëgjon gjithçka! Krijesat nuk kanë asnjë mbrotjës dhe asnjë ndihmës që t”i ruajë e t’u rregullojë çështjet, përveç Allahut, i Cili nuk ka shok në pushtetin, gjykimin, caktimin dhe vendosjen e ligjeve të Tij.”
  • 25
    Lexo atë që të ka shpallur Allahu prej Kuranit, o i Dërguar, sepse ai është Libri, fjalët e të cilit nuk mund t’i ndryshojë askush, sepse ato janë të vërteta absolute dhe të patjetërsueshme, dhe nëse nuk e lexon Kuranin dhe nuk e zbaton atë ashtu si të ka urdhëruar Allahu, do të kapë dënimi i Allahut që ka premtuar për ata që shkelin kufijtë e Tij, dhe përveçse tek Allahu, nuk do të gjesh asnjë strehim ku të shpëtosh.
  • 26
    Kufizoje veten tënde, o i Dërguar, duke qëndruar me shokët e tu besimtarë, të varfër apo të pasur, të cilët adhurojnë vetëm Zotin e tyre dhe i luten Atij mëngjes e mbrëmje, duke kërkuar me këtë gjë vetëm Fytyrën e Tij të Lartë, kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij, dhe asgjë tjetër nga stolitë e kësaj bote; me këta qëndro dhe shoqërohu, dhe mos e shmang shikimin tënd prej tyre tek njerëzit e tjerë idhujtarë prej fisnikëve dhe të mëdhenjve të tyre, duke kërkuar stolitë e jetës së kësaj bote dhe nderin e respektin e qëndrimit me ta. As mos iu bind dhe mos ndiq atë njeri, zemrën e të cilit Ne e kemi bërë të pakujdesshme dhe të pavëmendshme ndaj përmendjes Sonë, dhe ai ndjek dëshirat e veta në vend të bindjes ndaj Zotit të tij, dhe si rezultat i kësaj, të gjitha çështjet e tij janë bërë neglizhencë, humbje dhe shkatërrim i plotë për të.
  • 27
    Thuaju, o Muhamed, atyre të pakujdesshmëve dhe të pavëmendshmëve prej mohuesve e idhujtarëve, të cilët të kërkuan të largosh besimtarët e varfër nga tubimi yt, që të pranonin të uleshin ata pranë teje: “Kjo me të cilën kam ardhur, është e vërteta nga Zoti juaj, dhe çdo gjë që është nga Zoti është e vërteta absolute, kështu që kush të dojë prej jush të besojë e të punojë sipas së vërtetës së ardhur nga Zoti, le ta bëjë, se kjo është më e mirë për të, dhe kush të dojë të mohojë, le ta bëjë, se nuk do të dëmojë dhe nuk do t’i bëjë padrejtësi veçse vetvetes. Me të vërtetë, për të padrejtët mohues Ne kemi përgatitur një zjarr të fortë, muret prej flake të të cilit do t’i rrethojnë ata nga të gjitha anët. Nëse ata do të kërkojnë ndihmë për t’u dhënë ujë nga etja e madhe, do t’u jepet një ujë si metali i shkrirë, apo si vaj i djegur dhe shumë i nxehtë, i cili do ua pjekë fytyrat. Sa pije e tmerrshme që është ky ujë që do t’u jepet atyre, dhe sa vend i tmerrshëm do të jetë vendi ku ata do të pushojnë dhe do të qëndrojnë përgjithmonë!
  • 28
    Me të vërtetë, ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe bëjnë vepra të mira si ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, do të kenë shpërblimin më të madh – sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim as nuk do t’ua zvogëlojmë atyre shpërblimin për veprat e mira që kanë bërë.
  • 29
    Pikërisht atyre që besuan e bënë vepra të mira u përkasin kopshtet e Adenit ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Nën këmbët e tyre dhe nën dhomat e tyre rrjedhin lumenjtë e mrekullueshëm. Atje, ata do të stolisen me byzylykë arid he do të veshin rroba me ngjyrë të gjelbër, të punuara nga mëndafshi i butë dhe i ashpër. Ata do të ulen atje mbi kolltukë të stolisur me perde të bukura. Sa shpërblim i mirë që është ky, dhe sa vend i mrekullueshëm për të pushuar e për të banuar janë këto kopshte të përjetshme të Adenit!
  • 30
    O i Dërguar, jepu si shembull mohuesve nga populli yt, dy burra nga popujt e mëparshëm: Njëri besimtar dhe tjetri mohues. Mohuesit prej tyre Ne i dhamë dy kopshte me vreshta rrushi, të cilat i rrethuam me palma hurme të shumta, dhe në mes tyre bëm të kultivoheshin kultura të ndryshme të arave, që ishin në dobi të tij.
  • 31
    Që të dy kopshtet i jepnin prodhimet e tyre në mënyrën më të plotë, pa asnjë të metë apo dëmtim. Mes atyre dy kopshteve Ne kishim bërë të rridhte një lumë, që të vaditeshin lehtësisht.
  • 32
    Pronari i dy kopshteve pati prodhime të bollshme, kështu që me mburrje po i thoshte shokut të tij besimtar, ndërsa bisedonte me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam krah pune më të fortë dhe më shumë fëmijë se ti.”
  • 33
    Pastaj hyri në kopështin e tij, bashkë me shokun e tij, duke i treguar frutat dhe prodhimet e bollshme të tij, dhe duke qenë se ishte i padrejtë me vetveten për shkak se mohoi ringjalljen dhe dyshoi në Ditën e Kiametit, tha: “Nuk besoj se ky kopësht do të zhduket apo do të shkatërrohet ndonjëherë, dhe nuk besoj se Kiameti do të ndodhë ndonjëherë. Po edhe nëse supozohet se Kiameti do të ndodhë – siç beson ti, o besimtar – dhe unë do të kthehem te Zoti im, me siguri që edhe atje do të gjej kopësht më të mirë se ky, që do të më kthehet mua për shkak të privilegjit dhe vendit që unë kam te Zoti, ashtu si më privilegjoi në këtë botë!”
  • 34
    Shoku i tij besimtar, i tha atij ndërsa bisedonte me të, duke e këshilluar: “Si e mohon Zotin tënd, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga një pikë uji e prindërve, pastaj të bëri njeri të plotë e të përsosur në formë e në mendje?!” Ai që të ka krijuar një herë, e ka shumë të lehtë ta rikthejë krijimin tënd, dhe ti duhet të habitesh më shumë për krijimin tënd të parë, dhe jo për rikthimin tënd në jetë, pasi ke qenë një herë në të.
  • 35
    Kurse unë nuk them ashtu si thua ti, por them me bindje të plotë se Furnizuesi është Allahu, Zoti im, dhe Zotit tim unë i bëj kurrë asnjë shok në adhurimin tim ndaj Tij.
  • 36
    Besimtari vazhdon t’i thotë shokut të tij mohues të mirësisë së Allahut: “Përse nuk falënderove Allahun kur hyre në kopshtin tënd dhe kur u mahnite prej prodhimit të tij, e të thoshe: “E gjithë kjo është ajo që ka dashur Allahu për mua! Unë nuk kam fuqi që ta arrij këtë prodhim përveçse me fuqinë e Allahut”? Nëse më sheh të kem më pak pasuri e pasardhës se ti, ndoshta Zoti im do të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa ty mund ta heqë atë mirësi që të ka dhënë, për shkak të mosmirënjohjes tënde, dhe të lëshojë mbi të një katastrofë nga qielli e të bëhet rërë e rrëshqitshme që nuk mbin asgjë dhe mbi të nuk qëndron asnjë këmbë njeriu; ose uji i lumit me të cilin vadit kopshtin tënd mund të humbasë thellë në tokë, dhe kështu nuk do të mund ta gjesh më kurrë e ta nxjerrësh për të vaditur.”
  • 37
    Dhe vërtet, ajo që tha besimtari ndodhi, dhe kopshti i mohuesit u shkatërrua plotësisht me të gjithë vreshtin dhe shtyllat e tij, kështu që ai filloi të përplaste duart nga hidhërimi dhe dhimbja për atë që kishte shpenzuar në të, ndërsa tani gjithçka ishte rrënuar përtokë, vreshtat mbi shtyllat e rrëzuara, dhe me zë të mjeruar thoshte: “Ah! Mjerë unë! Sikur të kisha qënë mirënjohës ndaj mirësive të Allahut dhe të njihja fuqinë e Tij, e të mos i kisha shoqëruar Atij askënd në adhurim!” Por ky pendim i tij ishte në atë kohë kur nuk i bënte më dobi.
  • 38
    Ai nuk pati ndonjë krah apo grup njerëzish me të cilët u mburr më parë, që ta ndihmonin dhe ta mbronin nga dënimi i Allahut që zbriti mbi të, dhe as nuk mund të ndihmonte e të mbronte vetveten nga dënimi i Allahut.
  • 39
    Në një çast të tillë, kur zbret dënimi i Allahut në këtë botë, apo në ditën e Kiametit, mbrojtja dhe ndihma është vetëm nga Allahu, Zoti i Vërtetë. Ai është më i miri në shpërblim dhe më i miri në dhënien e përfundimit të mirë në botën tjetër për ata që i ka mbrojtur dhe ndihmuar prej robërve të Tij besimtarë.
  • 40
    O i Dërguar, sillu njerëzve, veçanërisht atyre mendjemëdhenjve prej tyre, shembullin e jetës së kësaj bote e cila i ka mashtruar me stolitë e saj të përkohshme; ajo është si uji që Allahu e zbret nga qielli në formë të shiut, dhe bimët e tokës përziehen me të e mbijnë e gjelbërojnë, por kjo nuk zgjat për shumë kohë, sepse shumë shpejt bimët bëhen bar i thatë, të cilin e shpërndan era nga të gjitha anët. Vërtet, Allahu ka fuqi absolute për të bërë çdo gjë.
  • 41
    Pasuria dhe fëmijët janë stoli dhe fuqi në këtë botë kalimtare, kurse veprat e mira që mbeten përherë – veçanërisht madhërimi i Allahut me fjalët: “Subhanallah, uel hamdulilah, ue la ilahe il-la Allah, ue Allahu ekber, ue la haule ue la kuvete il-la bilah” (I Pastër nga çdo e metë dhe i Lartësuar është Allahu! Falënderimi i përket vetëm Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Allahu është më i Madhi! Nuk ka fuqi e ndryshim veçse me Allahun dhe nga Allahu.) – këto vepra të mira të përhershme kanë shpërblim më të mirë te Zoti yt se sa pasuria dhe fëmijët, dhe këto vepra të mira janë gjëja më e mirë për të cilën njeriu shpreson të shpërblehet te Zoti i tij, duke arritur me to në botën tjetër atë që shpresonte në këtë botë kur i bënte ato.
  • 42
    Kujtoju atyre, o Muhamed, ditën kur Ne do t’i bëjmë malet të lëvizin nga vendet e tyre, të shkulen e të thërrmohen plotësisht, dhe do ta shohësh tokën të zhveshur e të sheshtë, pa male, pa pemë dhe pa krijesa të tjera që e mbulonin atë; atëherë do t’i tubojmë që të gjithë njerëzit e xhinët për të dhënë llogarinë, nga të parët deri tek të fundit, duke mos lënë askënd poshtë tokës pa e ringjallur.
  • 43
    Të gjithë njerëzit dhe të gjitha krijesat do të paraqiten para Zotit tënd, o Muhamed, në Ditën e Llogarisë, të rradhitur në rreshta, dhe do t’u thuhet: “Ja ku ju ringjallëm dhe Na erdhët një e nga një, pa pasuri e pa fëmijë, ashtu siç ju krijuam herën e parë, ndonëse ju, o mohues, pretendonit se Ne nuk do t’ju caktonim një takim për ringjalljen tuaj dhe për shpërblimin tuaj me atë që punuat në dynja.”
  • 44
    Në ditën e Llogarisë do të sillen Librat e veprave të çdo njeriu dhe secilit do t’i vendoset pranë libri i vet, nga ana e djathtë ose e majtë e tij, dhe atëherë do i shohësh kriminelët mëkatarë e idhujtarë të frikësuar nga mëkatet dhe krimet e tyre që kanë bërë në këtë botë dhe që i shohin të regjistruara në librat e tyre, dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është kështu me këtë Libër që nuk ka lënë asgjë nga veprat dhe mëkatet tona pa e shënuar, qofshin të vogla apo të mëdha?!” Gjithçka që vepruan në dynja do ta gjejnë të shënuar në atë libër dhe do të shpërblehen për ato që kanë bërë. Zoti yt, o Muhamed, nuk i bën padrejtësi askujt, as sa grimca; nuk ia pakëson aspak shpërblimin atij që ka bërë mirë, dhe as nuk ia shton dënimin mëkatarit më tepër se dënimi që meriton.
  • 45
    Kujtoi atyre idhujtarëve dhe mëkatarëve armiqësinë e shejtanit kundër babait të tyre për shkak të zilisë dhe smirës ndaj tij, dhe kujtoi atyre kur Ne i urdhëruam engjët që t’i përulen Ademit në sexhde, në shenjë përshëndetje dhe jo adhurimi, dhe urdhëruam gjithashtu Iblisin t’i bënte sexhde Ademit, por Iblisi, i cili ishte nga xhinët dhe jo nga engjëjt, doli nga bindja ndaj Zotit të tij dhe nuk i bëri sexhde Ademit nga mendjemadhësia dhe zilia ndaj tij. Atëherë, o njerëz, a do ta merrnit Iblisin dhe pasardhësit e tij për mbrojtësit tuaj në vendin Tim, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj më të mëdhenj?! Sa e keqe dhe e shëmtuar është bindja e të padrejtëve ndaj shejtanit në vend të bindjes ndaj Allahut; sepse ajo bindje do i çojë në humbje dhe shkatërrim në të dyja botët, kurse bindja ndaj Allahut do i siguronte shpëtimin dhe fitoren në të dyja botët!
  • 46
    Unë nuk e bëra Iblisin dhe pasardhësit e tij dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe tokës, që të mund të më ndihmonin në krijimin e tyre, madje as nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të vetë atyre, që të më ndihmonin në krijimin e tyre; por Unë i krijova të gjitha krijesat i Vetëm, pa ndihmën e askujt, sepse gjithësesi që të gjitha janë krijesat e Mia, e si mund të marrë për ndihmës krijesën Time, e aq më pak kur kjo krijesë (Iblisi) është e humbur dhe i çon krijesat e tjera (njerëzit) në humbje! Pra, si mundet që njerëzit të marrin për mbrojtës armikun e vet, në vend që të marrin për mbrojtës Allahun, ndërkohë që Iblisi dhe pasaradhësit e tij, që ata i marrin për mbrojtës në vend të Allahut, janë krijesa të Allahut, si vete njerëzit?! Si e lënë adhurimin Tim, që jam Krijuesi dhe Furnizuesi i tyre dhe i paraardhësve të tyre, madje edhe i Iblisit dhe pasardhësve të tij që ata i marrin për mbrojtës ne vendin Tim!
  • 47
    Kujtoi atyre, o Muhamed, ditën kur Allahu do t’i thotë idhujtarëve: “Thirrini dhe lutini ata që pretendonit se ishin ortakët e Mi në adhurimin tuaj, që tju ndihmojnë sot kundër Meje!” Dhe ata do t’i thërrasin për ndihmë idhujt e tyre, por nuk do iu përgjigjen, dhe atëherë mes tyre, idhujtarëve dhe idhujve të tyre, do të vendosim një luginë shkatërrimi të xhehenemit, në të cilën do të shkatërrohen të gjithë.
  • 48
    Të këqijtë, kriminelë e idhujtar, do ta shohin zjarrin e xhehenemit me sytë e tyre dhe do të binden se do të bien patjetër në të, dhe se nuk do të mund të gjejnë ndonjë mënyrë që ta shmangin atë duke shkuar diku tjetër.
  • 49
    Në këtë Kuran, Ne u kemi sqaruar njerëzve nga të gjitha llojet e shembujve, në mënyrë që të marrin mësim dhe të besojnë, por njeriu është krijesa që kundërshton më shumë nga të gjitha krijesat e tjera; nuk i nënshtrohet të vërtetës dhe nuk merr mësim nga e kaluara.
  • 50
    Asgjë nuk i pengoi njerëzit të besonin dhe të kërkonin falje nga Zoti i tyre, kur atyre u erdhi i Dërguari i Allahut, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) me Kuranin, përveç sfidës që ata i bënë të Dërguarit të Allahut dhe kërkesës për t’u sjellë atyre dënimin e Allahut me të cilin ishin dënuar popujt e mëparshëm, ose që t’u vinte dënimi i Allahut drejtpërdrejtë dhe ta shihnin me sytë e tyre.
  • 51
    Ne nuk i dërgojmë të Dërguarit tanë tek njerëzit, veçse për të qenë përcjellës të lajmit të mirë të hyrjes në Xhenet për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe paralajmërues për hyrjen në zjarrin e Xhehenemit të atyre që nuk besojnë dhe kundërshtojnë urdhrat e Allahut. Por, megjithë qartësinë e të vërtetës, mohuesit e të dërguarve të Allahut polemizojnë në mënyrë kryeneçe me argumente të pavërteta për të hedhur poshtë të vërtetën që u solli i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ndërsa provat dhe Librin e Allahut (Kuranin), si dhe paralajmërimet me djegie në zjarrin e Xhehenemit i marrin për tallje.
  • 52
    Nuk ka më të padrejtë se ai që këshillohet dhe kujtohet nga të tjerët me provat e qarta të Allahut, kurse ai largohet prej tyre për të shkuar te e pavërteta, dhe harron veprat e këqia që kanë bërë duart e tij më parë dhe që nuk është penduar për to. Me të vërtetë, Ne kemi vendosur perde mbi zemrat e tyre, kështu që nuk mund ta kuptojnë Kuranin dhe nuk mund t’i perceptojnë të mirat që gjenden në të, kurse në veshët e tyre kemi vendosur shurdhim dhe rëndesë, kështu që nuk mund ta dëgjojnë Kuranin dhe nuk mund të përfitojnë prej tij. Edhe nëse ti, o Muhamed, i fton ata në besim dhe udhëzimin e drejtë, ata kurrë nuk do të dëgjojnë ty dhe kurrë nuk do të udhëzohen në rrugën e drejtë.
  • 53
    Zoti yt, o Muhamed, është Falësi plot mëshirë ndaj robërve të Tij që pendohen tek Ai. Sikur Ai t’i dënonte menjëherë ata që i kthejnë shpinën provave të Tij për ato vepra të këqia që bëjnë, do t’ua shpejtonte atyre dënimin, por ata kanë një takim në afatin e caktuar, ku do të marrin dënimin për veprat e tyre, dhe atëherë nuk do të kenë kurrë shpëtim apo vend ku të strehohen.
  • 54
    Ato qytetet e vjetra rreth e rrotull jush, si qyteti i popullit të Hudit, Salihut, Lutit dhe Shuajbit, Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë padrejtësi duke mohuar Allahun dhe duke përgënjeshtruar të Dërguarit e Tij, dhe për shkatërrimin e tyre Ne kishim caktuar një afat, të cilin kur e arritën, u erdhi dënimi dhe u shkatërruan totalisht.
  • 55
    Kujto, o Muhamed, kur i dërguari ynë, Musai i biri Imranit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), i tha Joshea bin Nun, djaloshit që e shoqëronte dhe i shërbente, dhe që mësonte prej Musait: “Nuk do të ndaloj së ecuri, deri sa të mbërrij në vendin ku takohen dy detet (Deti i Persëve dhe Deti i Romakëve – Diku në Detin e Kuq pranë Akabes në Jordani), edhe nëse do të më duhet të eci për vite të tëra, deri sa të arrij te Hidri, njeriu i mirë e i ditur, për të mësuar prej tij atë dije që nuk e kam.” Musai (alejhis selam) ishte i vendosur për të arritur te Hidri, për të marrë atë dije që nuk e kishte, siç i kishte thënë Allahu kur ai u tha Beni Israilëve se nuk ekzistonte asnjë njeri më i ditur se ai në atë kohë, kurse Allahu i shpalli atij se një rob i Tij, Hidri, kishte dije që Musai nuk e kishte. Atëherë Musai i kërkoi Allahut t’i tregonte se ku mund ta gjente atë njeri, dhe Ai i tha që do e gjente në vendin ku takohen dy detet.
  • 56
    Kur Musai (alejhis selam) dhe shoqëruesi i tij arritën në vendin ku bashkoheshin dy detet, ndërkohë që kishin ecur shpejt, ndaluan të pushonin pranë një shkëmbi, ku harruan peshkun e kriposur që Musai ishte urdhëruar nga Allahu që ta merrte me vete që ta kishin për ushqim, dhe të cilin Joshea e mbante në një trastë, veç kur papritur peshku u ngjall dhe rrëshqiti në det, duke çarë rrugën në det dhe duke u larguar me të shpejtë.
  • 57
    Kur e kaluan vendin e caktuar ku bashkoheshin dy detet, pikërisht atë vend ku harruan peshkun, duke menduar se nuk kanë arritur ende dhe duke vazhduar të ecnin deri të nesërmen në drekë, Musai ndjeu uri dhe i tha shërbëtorit të tij: “Na jep drekën, se jemi lodhur vërtet shumë nga ky udhëtim.”
  • 58
    Shërbëtori i tha Musait: “A të kujtohet kur pushuam te ai shkëmbi? Unë harrova të të thosha se çfarë ndodhi me peshkun – dhe nuk më bëri të harroj të ta them këtë gjë ty veçse shejtani – por atje te shkëmbi, peshku i ngordhur u ngjall dhe u hodh në det, duke e çarë rrugën e tij në det në mënyrë të habitshme.”
  • 59
    Musai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Pikërisht këtë po kërkonim, sepse kjo është shenjë për mua, që tregon vendin ku ndodhet njeriu i mirë, Hidri.” Atëherë u kthyen përsëri te shkëmbi, duke ndjekur gjurmët e tyre.
  • 60
    Kur u kthyen te shkëmbi, ata gjetën atje një robërit tanë të mirë, Hidrin, të cilit i kishim dhënë mëshirë nga Ne, dhe i kishim mësuar nga ana Jonë një dije të caktuar që kishte të bënte me të fshehtën, dhe të cilën Allahu ia kishte inspiruar atij me inspirim të ndryshëm nga shpallja, gjë që Allahu ia jep kujt të dojë prej robërve të Tij. – Nga kjo kuptohet se Hidri nuk ishte profet që i shpallej nga Allahu, por njeri i mirë të cilit Allahu i kishte inspiruar dhe mësuar një dije të posaçme. – Buhariu ka nxjerrë në Sahihun e tij, hadithin që e transmeton Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe me të atin e tij!), i cili përcjell nga Ubej ibën Keab (radiallahu anhu) se ai ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Ndërsa Musai ishte në një tubim të bijve të Israilit, erdhi një burrë dhe i tha: “A njeh ndonjë njeri që është më i ditur se ti?” Muasi tha: “Jo!” Atëherë Allahu i shpalli Musait, duke i thënë: “Po! Robi ynë, Hadir-i (ka dije që ti nuk e ke).” Atëherë Musai i kërkoi Allahut t’i tregonte rrugën për tek ai, dhe Allahu e bëri peshkun shenjë për të, duke i thënë: “Nëse do ta humbësh peshkun, atëherë kthehu sepse atje ku do e humbësh peshkun do ta gjesh atë (Hidrin). Dhe Musai ndoqi gjurmët e peshkut që kishte lënë kur çau rrugën e tij në det… Pastaj përmendi ajetet e mësipërme dhe tha: “Dhe pastaj ndodhi me ata të dy (Musain dhe Hidrin) ajo që ka treguar Allahu në Librin e Tij (në ajetet në vazhdim).” [Buhariu, Kapitulli i Dijes, Tema 16, Hadithi 74].
  • 61
    Musai (alejhis selam) i tha Hidrit, njeriut të ditur: “A mund të vij pas teje e të shoqëroj, që të më mësosh nga ajo dije e drejtë dhe udhëzuese në të vërtetën, të cilën Allahu ta ka mësuar ty, që të përfitoj prej saj?”
  • 62
    Hidri i tha Musait (alejhis selam): “Ti nuk do të mund të durosh me mua, nëse vjen pas meje dhe më shoqëron, sepse unë shoh disa gjëra të fshehta që m’i ka mësuar Allahu dhe do të veproj sipas asaj që shoh, kurse t’i sheh vetëm gjërat e dukshme dhe nuk mund të durosh për ato vepra që unë do t’i bëj duke u bazuar në dijen që më ka mësuar Allahu…
  • 63
    E si mund të durosh ti, o Musa, para atyre gjërave që unë do të veproj sipas asaj që më ka mësuar Allahu, ndërkohë që ti nuk ke njohuri për ato gjëra dhe nuk e di realitetin e tyre?”
  • 64
    Musai iu përgjigj Hidrit: “Në dashtë Allahu, do më gjesh të durueshëm para atyre që do të veprosh, dhe nuk do të kundërshtoj asnjë nga urdhrat që do më japësh.” Ky është zakoni i të Dërguarve të Allahut dhe i njerëzve të mirë besimtarë, që të mos besojnë kurrë te vetja e tyre për asnjë çast, por ta lidhin çdo zotim që marrin me dëshirën e Allahut.
  • 65
    Hidri pranoi që Musai të shkojë pas tij, por me kushtin që: “Nëse do më shoqërosh, mos më pyet për asgjë që do ta shohësh të papranueshme prej veprave që unë do të bëj, derisa unë vetë të ta shpjegoj si qëndron çështja në realitet!” Musai (alejhis selam) e pranoi kushtin e tij, duke u sjellë me edukatën e kërkuesit të dijes para dijetarit, dhe kështu u nisën së bashku në udhëtim.
  • 66
    Musai bashkë Hidrin u nisën të ecnin së bashku buzë detit duke kërkuar të hipnin në ndonjë anije, dhe kur një anije kaloi pranë tyre, ata i kërkuan njerëzve të saj që t’i hipnin edhe ata në anije, dhe ata i hipën. Kur hipën në anije, Hidri e çau një nga dërrasat e saj, dhe Musai i tha atij menjëherë: “A e prishe anijen që të mbytësh njerëzit e saj, ndërsa ata na hipën në të pa pagesë?! Me të vërtetë, kjo që bëre është një e keqe shumë e madhe.”
  • 67
    Hidri i tha Musait: “A nuk të thashë që në fillim, se ti nuk do të mund të durosh me mua, para atyre veprave që do të bëj, sepse ti sheh diçka për të cilën nuk ke njohuri?”
  • 68
    Musai (alejhis selam) iu përgjigj Hidrit duke i kërkuar ndjesë: “Mos më qorto pse e harrova kushtin tënd, por as mos ma bëj të vështirë çështjen time të mësimit që duhet të marr prej teje, por më mëso me butësi dhe lehtësi!”
  • 69
    Hidri e pranoi ndjesën e Musait dhe kështu vazhduan të ecin së bashku pasi që zbritën nga anija. Ndërsa ishin duke ecur në bregdet, panë një djalosh që po luante me djemtë e tjerë, veç kur Hidri e vrau atë. Musai (alejhis selam) nuk duroi dot, dhe i tha: “Si mund të vrasësh një njeri të pastër e të pafajshëm, i cili ende nuk ka mbushur moshën madhore që të jetë përgjegjës për veprat e veta, ndërkohë që ai nuk ka vrarë askënd që të meritonte të vritej për këtë shkak? Me të vërtetë, ke bërë një vepër të keqe shumë të madhe, të tmerrshme!”
  • 70
    Hidri i tha Musait (alejhis selam), duke e qortuar dhe duke i kujtuar: “A nuk të thashë ty se ti nuk do të mund të durosh me mua para atyre gjërave që do të shohësh të bëj, për shkakun se ti nuk ke dije për to?” Këtu shtoi përemrin “ty”, për të treguar se Musai kësaj rradhe nuk ka justifikim.
  • 71
    Musai (alejhis selam) i tha Hidrit: “Nëse të pyes për diçka tjetër pas kësaj here, më lër dhe mos më mbaj në shoqërinë tënde. Tashmë ke arsye të mjaftueshme kundrejt meje për t’u ndarë nga unë, sepse më the që në fillim se nuk do të mund të duroja me ty.”
  • 72
    Musai dhe Hidri vazhduan udhëtimin së bashku, derisa arriten në një qytet, ku kërkuan ushqim si mysafirë, por banorët e atij qyteti refuzuan t’i ofrojnë mikpritje. Në atë qytet, ata ndeshën një mur të lartë, që ishte gati për t’u rrëzuar, por Hidri e drejtoi atë që të mos rrëzohej. Musai i tha atij: “Sikur të doje, mund të merrje shpërblim për këtë që bëre, në mënyrë që të blejmë ushqimin tonë, meqenëse banorët e qytetit refuzuan të na ofrojnë mikpritje dhe ushqim.”
  • 73
    Hidri i tha Musait (alejhis selam): “Kjo është koha e ndarjes mes meje dhe teje, por para se të ndahemi, do të tregoj interpretimin e atyre gjërave që bëra, për të cilat ti nuk munde të durosh pa më pyetur e pa më qortuar…
  • 74
    Sa i përket anijes që dëmtova duke hequr dërrasa prej saj, ajo i përkiste disa njerëzve të varfër që punonin në det me atë anije për t’u ushqyer. Unë synova ta dëmtoj atë anije që të mos dukej e mirë, sepse në rrugën e tyre ku do të kalonin gjendejn një mbret mohues dhe i padrejtë, i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë dhe pa të meta.
  • 75
    Kurse ai muri që drejtova që të mos rrëzohej, i përkiste dy djemve jetimë nga ai qytet, dhe poshtë tij gjendej një thesar me ar e argjend që u përkiste atyre. Meqenëse babai i tyre kishte qënë njeri i mirë, Zoti yt, o Musa, deshi që ata të rriteshin e të arrinin pjekurinë, pastaj ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt ndaj tyre. Asgjë nga këto që më pe të bëja, o Musa, nuk e bëra nga vetja apo mendja ime, por i bëra me inspirim dhe urdhër nga Allahu. Këto ishin shpjegimet dhe shkaqet e atyre gjërave, për të cilat t’i s’mund të duroje pa më pyetur e pa më qortuar për to.”
  • 76
    Idhujtarët nga populli yt apo hebrenjtë, të pyesin ty, o i Dërguar, për mbretin e drejtë dhe njeriun e mirë, Dhulkarnejnin; thuaju: “Do t’ju tregoj diçka nga historia e tij, që ta kujtoni e të merrni mësim.” – Dhulkarnejni nuk është Aleksandri i Maqedonisë, apo Aleksandri i madh, siç mendojnë disa njerëz, pasi ky i Maqedonisë apo i Greqisë, ka qenë mohues dhe idhujtar, dhe përveç kësaj, ky i Greqisë ka qenë rreth 300 e disa vjet para Isait (alejhis selam), kurse Dhulkarnejni mendohet se ka qenë në kohën e Ibrahimit (alejhis selam), pra rreth 2000 (dy mijë) vjet para Isait (alejhis selam), dhe dallimi mes tyre është i madh, edhe pse mund të ngatërrohen për shkak të sundimit të madh që kanë pasur, por Dhulkarnejni i përmendur në Kuran ka shkuar shumë më larg në Lindje se ky i Maqedonisë dhe sigurisht që ishte besimtar që adhuronte veteëm Allahun dhe ishte prej arabëve e jo prej politeistëve të Greqisë së lashtë. Këto janë fjalë të Ibën Tejmijes në librin “Minhaxhu es Suneti en Nebevije” dhe “Mexhmuul Fetava”, si dhe të Ibnul Kajjim, në librin “Igathetu el Lehefan”.
  • 77
    Ne e forcuam Dhulkarnejnin në Tokë dhe i dhamë atij mundësi, mjete e mënyra për të arritur nga çdo gjë që dëshironte prej çlirimit të vendeve, triumfit mbi armiqtë, e të tjera.
  • 78
    Dhulkarnejni i shfrytëzoi me seriozitet mundësitë dhe mjetet që i mundësoi Allahu, dhe kështu mori rrugën drejt perëndimit.
  • 79
    Dhulkarnejni ndoqi rrugën drejt perëndimit, derisa mbërriti në vendin e perëndimit të Diellit, të cilin sikur e kishte para syve dhe dukej sikur perëndonte në një burim të nxehtë me baltë të zezë në të, (përshkruan si dukej perëndimi në det), dhe atje gjeti një popull. Ne i thamë: “O Dhulkarnejn, ose ndëshkoi ata me vrasje, në rast se nuk pranojnë besimin e vërtetë dhe adhurimin e Një Zoti të Vetëm, ose trajtoi ata me mirësi, duke u mësuar dhe sqaruar rrugën e drejtë të Allahut.”
  • 80
    Dhulkarnejni tha: “Sa i përket atij që i bën padrejtësi vetvetes duke mohuar Zotin e vet, në do e ndëshojmë atë në këtë botë duke e vrarë, pastaj ai do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do e ndëshkojë atë me një dënim të tmerrshëm në zjarrin e Xhehenemit.
  • 81
    Ndërsa ai që beson prej tyre, dhe bën vepra të mira në bindje ndaj Allahut, ai do të ketë Xhenetin shpërblim nga Allahu, ndërsa nga ne do të ketë lehtësira, urdhra të lehta dhe sjellje të mirë.
  • 82
    Pastaj Dhulkarnejni u kthye në drejtim të Lindjes, duke shfrytëzuar mjetet dhe mundësitë që i kishte dhënë Allahu.
  • 83
    Kur Dhulkarnejni bërriti në vendin e lindjes së Diellit, e pa atë të lindte mbi një popull, të cilit Allahu nuk i kishte bërë asnjë mburojë nga Dielli, as male as pemë, dhe ata nuk kishin shtëpi apo ndërtesa që t’i mbronin nga nxehtësia e Diellit, sepse toka e tyre nuk i mbante ndërtesat, por futeshin në strofulla e tunele poshtë Tokës për t’u ruajtur nga Dielli.
  • 84
    Kështu ishte, siç e treguam, dhe Ne kishim përfshirë në Dijen Tonë gjithçka që Dhulkarnejni kishte prej mundësive e mjeteve të mëdha ngado që shkonte.
  • 85
    Pastaj Dhulkarnejni mori një rrugë tjetër, duke përdorur mjetet dhe mundësitë që Allahu i kishte dhënë.
  • 86
    Dhulkarnejni vazhdoi rrugën e tij, derisa arriti në mes dy maleve të lartë që ishin pengesa për çfarë gjendej pas tyre, ku ai gjeti një popull, i cili thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës së vet.
  • 87
    Njerëzit e atij populli i thanë Dhulkarnejnit: “Me të vërtetë, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët – dy popuj të fuqishëm dhe të shumtë në numër nga bijtë e Ademit, pra nga njerëzit – janë prishës në Tokë – prishin të mbjellat dhe vrasin njerëzit; a të mbledhim nga pasuritë tona dhe të japim ty një çmim dhe shpërblim, në mënyrë që të ndërtosh një pendë të lartë mes nesh dhe atyre, që të mos kenë mundësi të arrijnë tek ne?”
  • 88
    Dhulkarnejni tha: “Ajo që më ka dhënë Zoti im, prej pushtetit dhe mundësisë që të udhëtoj nëpër botë, është shumë më e mirë se pagesa juaj, por më ndihmoni me fuqi punëtore, që të ndërtoj një pendë të lartë e të fortë mes jush dhe atyre.”
  • 89
    “Më sillni blloqe hekuri të mëdha!” Ata i sollën dhe me to ai mbushi boshllëkun mes dy maleve deri sa e rrafshoi atë me majat e maleve, pastaj urdhëroi punëtorët që të ndiznin zjarrin, derisa i gjithë hekuri u bë zjarr i skuqur. Pastaj i kërkoi atyre të sillnin bakër të shkrirë që ta derdhte mbi hekurin, me qëllim që të behej njësh me të dhe shumë i fortë.
  • 90
    Dhe kështu, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët nuk mundën të ngjiten mbi pendën e Dhulkarnejnit, për shkak të lartësisë dhe lëmimit të saj, dhe as nuk mundën të hapin ndonjë depërtim poshtë saj apo nëpër të, për shkak të thellësisë, gjerësisë dhe fortësisë së saj.
  • 91
    Pas përfundimit të pendës apo digës mes dy maleve, dhe pasi pa që Jexhuxhët dhe Mexhuxhët nuk mund ta kalonin atë, Dhulkarnejni tha: “Kjo pendë është mëshirë nga Zoti im për njerëzit, sepse ajo i mbron ata nga prishja dhe shkatërrimi i Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, por kur të vijë premtimi i Zotit tim për daljen e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve dhe shpërndarjen e tyre nëpër botë, Ai do e rrafshojë me tokën këtë pendë. Premtimi i Zotit tim është gjithmonë i vërtetë dhe nuk ndryshon e nuk thyhet kurrë.”
  • 92
    Ditën që Allahu ka premtuar për daljen e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, pak para Kiametit, Ai do i lërë ata të dalin e të vërshojnë nëpër Tokë njëri mbi tjetrin, si dallgët e detit, për shkak të numrit të tyre shumë të madh. Pastaj do t’i fryhet Surit për ringjalljen e krijesave, dhe Allahu do i tubojë që të gjitha krijesat e Tij së bashku për t’i marrë në llogari dhe për t’u dhënë shpërblimin që i takon secilit, sipas asaj që ka vepruar në këtë botë.
  • 93
    Ditën e Llogarisë, Ne do t’ua shfaqim Xhehenemin mohuesve haptazi, duke ua afruar atë që ta shohin mirë përfundimin e tyre;
  • 94
    Do t’ua shfaqim Xhehenemin haptazi mohuesve, sytë e të cilëve ishin të mbuluar para përmendjes Sime, kështu që nuk i shihnin provat e Mia, Ajetet e Librit Tim (Kuranin), dhe që nuk mund të duronin të dëgjonin provat e Mia, që të çojnë në besimin tek Unë dhe tek të Dërguarit e Mi; dhe kjo për shkak të angazhimit të tyre me mohimin e Allahut dhe bindjen ndaj shejtanit.
  • 95
    A mos menduan ata mohues të Allahut prej adhuruesve të engjëjve e të Mesihut, Isait (Alejhis selam), se mund të zgjedhin robërit e Mi që ata i adhurojnë, për mbrojtës në vendin Tim? Vërtet, Ne e kemi përgatitur zjarrin e Xhehenemit si banesë dhe strehë për mohuesit.
  • 96
    Thuaj njerëzve, o i Dërguar, dhe veçanërisht hebrenjve dhe të krishterëve: “A t’ju tregojmë se cilët janë njerëzit që më së shumti i humbin veprat e tyre?
  • 97
    A t’ju tregojmë për ata njerëz, përpjekja dhe puna e të cilëve në jetën e kësaj bote ka shkuar kot, ndërkohë që ata mendonin se po bënin vepra të mira në bindje ndaj Allahut?”
  • 98
    Më të humburit e veprave të tyre janë ata, të cilët i mohuan dhe përgënjeshtruan provat dhe shpalljet e Zotit të tyre, si dhe mohuan takimin e Zotit të tyre në ditën e Kiametit, prandaj të gjitha veprat e tyre do të shkojnë kot dhe do të fshihen për shkak të mohimit të tyre, kështu që në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t’u japë atyre kurrfarë vlere dhe kurrfarë peshe.
  • 99
    Shpërblimi i atyre që iu shkuan dëm veprat e tyre është zjarri i Xhehenemit, për shkak se ata mohuan Allahun dhe i morën për tallje provat e Allahut dhe të dërguarit e Tij.
  • 100
    Me të vërtetë, ata që më besuan Mua dhe të dërguarit e Mi, si dhe bënë vepra të mira në bindje ndaj Meje, do të kenë për banesa kopshtet e Xhenetit më të lartë, Firdeusit.
  • 101
    Aty, në kopshtet e Firdeusit do të qëndrojnë përgjithmonë, duke mos dëshiruar kurrë asnjë ndryshim, për shkak se ai është i përsosur dhe ata kanë gjithçka dëshirojnë në të, dhe e duan atë.
  • 102
    Thuaj, o i Dërguar: “Sikur uji i detit të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, uji i detit do të shterej para se të mbaronin fjalët e Allahut, edhe sikur të sillnin shtesë detëra të tjerë si ai.” Ajeti është argument për pohimin e cilësisë së “të folurit” dhe “Fjalës” së Allahut të Madhëruar, ashtu i takon Madhështisë dhe Përsosmërisë së Tij.
  • 103
    Thuaju idhujtarëve dhe mbarë njerëzimit, o Muhamed: “Unë jam vetëm njeri si edhe ju, por që më shpallet nga Zoti im, se Zoti juaj që duhet të adhuroni është Një Zot i Vetëm. Prandaj, kush shpreson takimin me Zotin e vet në Ditën e Kiametit dhe shpërblimin e Tij, si dhe ka frikë ndëshkimin e Tij, le të bëjë vepra të mira ashtu si ka urdhëruar Zoti i tij, dhe të mos i shoqërojë askënd Zotit të tij në adhurim.