SURJA EL HIXHR1El Hixhr është emër lugine mes Medines dhe Levantit, ku ka banuar populli Themud, populli i Salihut (alejhis selam).

(Surja Nr. 15, Mekase, 99 ajete)

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit


الٓر ۚ تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱلْكِتَـٰبِ وَقُرْءَانٍ مُّبِينٍ

1. Elif Lam Ra. Këto janë ajetet e Librit dhe të një Kurani të qartë!2Elif Lam Ra. Këto që po lexoni janë nga ajetet e Librit të Shenjtë – të shpallur nga Allahu më parë, si Teurati dhe Inxhili, ku përmenden të njëjtat ajete – dhe të Kuranit të qartë që Allahu i shpalli Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ose mund të jetë për qëllim vetëm Kurani; pra Libri i Shenjtë është ky Kuran, i cili është një Libër që lexohet dhe që është shumë i qartë për këdo që e lexon atë me vëmendje dhe kërkim të dijes e udhëzimit.


رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْ كَانُوا۟ مُسْلِمِينَ

2. Ndoshta ata qëmohuan do të dëshironin të kishin qenë myslimanë.3Në botën tjetër, ata që nuk besuan do të dëshironin të kishin qenë muslimanë në dynja, kur të shohin gjendjen e tyre dhe gjendjen e muslimanëve atje. Thuhet “ndoshta”, megjithëse ata do e dëshirojnë me forcë këtë gjë, sepse jo gjithnjë do të jenë në gjendje të mendojnë për shkak të vuajtjes dhe dënimit të rëndë, ku herë vijnë në vete, por në shumicën e kohës e humbin mendjen.


ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا۟ وَيَتَمَتَّعُوا۟ وَيُلْهِهِمُ ٱلْأَمَلُ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

3. Lëri ata të hanë, të kënaqen e t’i mbajë shpresa; se së shpejti do ta mësojnë!4Lëri, o Muhamed, idhujtarët dhe mohuesit që të hanë në këtë botë atë që ata hanë (prej haramit), të kënaqen me stolitë e saj dhe epshet e tyre, deri në afatin e tyre të caktuar të vdekjes, dhe t’i mbajë shpresa se do të jetojnë gjatë dhe se nuk do të dënohen ndonjëherë, apo shpresa e të lakmuarit edhe më shumë në dynja, larg nga besimi dhe bindja ndaj Allahut, dhe nga përgatitja për botën tjetër; sepse nesër, kur të dalin para Allahut, ndërkohë që kanë vdekur duke qenë mohues të Allahut dhe idhujtarë, dhe kur të shohin dënimin e Allahut e ta shijojnë atë, do ta mësojnë se ku i ka çuar vepra dhe kënaqja e tyre e shthurur në dynja.


وَمَآ أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ إِلَّا وَلَهَا كِتَابٌ مَّعْلُومٌ

4. Ne nuk kemi shkatërruar asnjë qytet, pa i ardhur koha e tij e paracaktuar.5Ne nuk kemi shkatërruar asnjë qytet më parë, o Muhamed, veçse pasi të kishte ardhur afati i tyre i caktuar i shkatërrimit, dhe jo para atij afati, kështu që edhe popullin tënd mohues e idhujtar, nuk do e shkatërrojmë pa i ardhur afati i aktuar, dhe nuk do e shkatërrojmë kur të duan apo kur ta kërkojnë ata prej teje, nga mosbesimi i tyre se ai shkatërrim mund të vijë e mund të ndodhë vërtet.


مَّا تَسْبِقُ مِنْ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسْتَـْٔخِرُونَ

5. Asnjë popull nuk mund as shpejtojë afatin e vet (të shkatërrimit), apo ta vonojë atë.6Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e shkatërrimit të vet, të cilin e ka caktuar Allahu për shkatërrimin e tij, dhe as nuk mund ta vonojë atë afat. Allahu ka caktuar afat për gjithçka dhe askush e asgjë nuk mund të dalë nga afati i caktuar nga Allahu apo ta ndryshojë atë afat.


وَقَالُوا۟ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِى نُزِّلَ عَلَيْهِ ٱلذِّكْرُ إِنَّكَ لَمَجْنُونٌ

6. Ata thonë: “O ti që të ka zbritur Përkujtimi (Kurani), ti je vërtet i çmendur!7Idhujtarët dhe përgënjeshtruesit e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), thonë me tallje për të: “O ti që të ka zbritur Kurani – që është përkujtim dhe këshillë nga Allahu për krijesat e Tij – ti je me të vërtetë i çmendur kur na fton që të pasojmë ty dhe të braktisim zotat dhe idhujt tanë!…”


لَّوْ مَا تَأْتِينَا بِٱلْمَلَـٰٓئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ

7. Përse nuk na i sjell engjëjt, nëse je nga të sinqertët?”8“… Përse nuk na i sjell engjëjt që të dëshmojnë për të vërtetën e asaj që na thua, nëse je i sinqertë në pretendimin tënd se Allahu të ka dërguar që të jesh i dërguari i Tij tek ne, dhe se të ka zbritur Libër; sepse Zoti që i ka bërë ato që thua, mund t’i sjellë edhe engjëjt që të dëshmojnë për ty dhe të jenë provë për profetësinë tënde?”


مَا نُنَزِّلُ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةَ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَمَا كَانُوٓا۟ إِذًا مُّنظَرِينَ

8. Ne nuk i zbresim engjëjt veçse me të vërtetën; dhe atëherë atyre nuk do u jepej më afat.9Allahu nuk i dërgon engjëjt veçse me të vërtetën nga Ai: me shpallje tek të dërguarit ose me dënim tek ata që do t’i dënojë; e nëse do i dërgonim engjëj këtyre idhujtarëve që e kërkojnë këtë gjë nga i Dërguari i Allahut, pastaj përsëri do të mohojnë, atëherë nuk do t’u jepej më afat, por do iu vinte dënimi menjëherë, ashtu si ka ndodhur me popujt e mëparshëm kur kërkonin prova nga i dërguari i Allahut tek ata, pastaj përsëri mohonin dhe përgënjeshtronin, kështu që iu vinte dënimi pa u vonuar dhe pa i afatizuar.


إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا ٱلذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَـٰفِظُونَ

9. Me të vërtetë, Ne e kemi zbritur Përkujtimin (Kuranin), dhe me të vërtetë, Ne do ta ruajmë atë.10Me të vërtetë, Allahu është Ai që ia ka zbritur Kuranin Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), në të cilin përmendet çdo gjë dhe ai është përmendje dhe kujtesë për këdo që përmend Allahun dhe botën tjetër; dhe me të vërtetë, Allahu do ta ruajë atë nga çdo ndryshim, shtesë, cënim apo humbje.


وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ فِى شِيَعِ ٱلْأَوَّلِينَ

10. Para teje (O Muhamed), ne kemi dërguar të dërguar në mesin e grupeve të të parëve;11Para teje, o Muhamed, Ne kemi dërguar të dërguar të tjerë në mesin e popujve të mëparshëm, ashtu si të dërguam ty të dërguar te populli yt dhe për mbarë njerëzimin.


وَمَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

11. Por nuk u vinte ndonjë i dërguar, veçse talleshin me të.12Por popujt e mëparshëm talleshin me çdo të dërguar të Allahut tek ata, ashtu si vepruan edhe idhujtarët nga populli yt me ty, o Muhamed! Kështu që mos u brengos dhe mos u dëshpëro prej veprës së tyre, sepse kështu veprojnë mohuesit dhe përgënjeshtruesit e të dërguarve të Mi, dhe shumë shpejt ata do të marrin atë që meritojnë.


كَذَٰلِكَ نَسْلُكُهُۥ فِى قُلُوبِ ٱلْمُجْرِمِينَ

12. Kështu e fusim Ne atë (mohimin) në zemrat e keqbërësve.13Ashtu si e futëm mohimin në zemrat e popujve të mëparshëm me anë të talljes që ata bënin ndaj të dërguarve të Allahut, po kështu e fusim atë (mohimin) në zemrat e idhujtarëve nga populli yt, o Muhamed, dhe në zemrat e çdo keqbërësi që mohon Allahun dhe tallet me të dërguarit apo fenë e Tij.


لَا يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۖ وَقَدْ خَلَتْ سُنَّةُ ٱلْأَوَّلِينَ

13. Ata nuk e besojnë atë (Kuranin), megjithëse shembulli i të parëve është i njohur tashmë.14Idhujtarët dhe mohuesit nuk e besojnë Kuranin, megjithëse tashmë është bërë i njohur shembulli i popujve të mëparshëm dhe shkatërrimi e ndëshkimi që u ka ardhur atyre nga qielli për shkak të mohimit të Allahut dhe përgënjeshtrimit të të dërguarve të Tij; po kështu edhe këta që nuk e besojnë Kuranin dhe Muhamedin, do të kenë të njëjtin përfundim si ata të parët, dhe do të marrin ndëshkimin e Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër, ku do të jetë ndëshkimi edhe më i madh dhe i përhershëm; kështu që të kthehen para se të jetë tepër vonë dhe të marrin mësim nga popujt e mëparshëm, që të shpëtojnë e të fitojnë.


وَلَوْ فَتَحْنَا عَلَيْهِم بَابًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّوا۟ فِيهِ يَعْرُجُونَ

14. Edhe sikur Ne të hapnim një derë të qiellit dhe ata të vazhdonin të ngjiteshin përmes saj,


لَقَالُوٓا۟ إِنَّمَا سُكِّرَتْ أَبْصَـٰرُنَا بَلْ نَحْنُ قَوْمٌ مَّسْحُورُونَ

15. ata gjithësesi do të thoshin: “Na u veshën sytë, madje jemi prekur nga magjia!”15Edhe sikur Allahu t’i hapte një derë nga qielli atyre përgënjeshtruesve të Muhamedit, që i thanë atij të sillte engjëjt që të dëshmonin për të, dhe ata të vazhdonin të ngjiteshin në qiell nga ajo derë e të shihnin mrekullitë e krijimit të Allahut, ata përsëri nuk do të besonin, por me gjithë kryeneçësinë dhe padrejtësinë e tyre do të thonin: “Na u veshën sytë dhe pamë gjëra jo-reale, që nuk ekzistojnë, madje ne jemi prekur nga magjia e Muhamedit, prandaj shohim pamë gjëra që nuk ekzistojnë!”


-262-

وَلَقَدْ جَعَلْنَا فِى ٱلسَّمَآءِ بُرُوجًا وَزَيَّنَّـٰهَا لِلنَّـٰظِرِينَ

16. Ne kemi vendosur në qiell yjësi dhe e kemi zbukuruar atë për shikuesit.16Nga Shenjat e Allahut është gjithashtu se Ai ka vendosur në qiellin e kësaj bote yjësi, si Yjësia e Arushës së Madhe, e Arushës së Vogël, e Luanit, Shigjetarit, etj; të cilat i shërbejnë njerëzve për t’u orientuar, për të llogaritur kohën, etj; dhe njëkohësisht janë tregues të orbitave të planeteve si Marsi, Afërdita, Saturni, etj; ku secili planet lundron në një apo më shumë yjësi të caktuara; dhe Allahu e ka zbukuruar qiellin e kësaj bote me yje mahnitëse për ata që e shohin atë dhe që mendojnë e meditojnë rreth madhështisë së Krijuesit të tyre.


وَحَفِظْنَـٰهَا مِن كُلِّ شَيْطَـٰنٍ رَّجِيمٍ

17. Dhe Ne e ruajmë atë (qiellin) nga çdo djall i mallkuar,


إِلَّا مَنِ ٱسْتَرَقَ ٱلسَّمْعَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌ مُّبِينٌ

18. përveç ndonjërit që përgjon vjedhurazi, por të cilin e ndjek menjëherë një meteor i qartë.17Allahu e ruan qiellin nga çdo shejtan i mallkuar e i dëbuar nga Mëshira e Allahut, që të mos ngjitet e të dëgjojë fjalët e engjëjve, por megjithatë, ndonjëri prej tyre rrezikon dhe tenton të ngjitet në qiell dhe të përgjojë vjedhurazi ndonjë gjë që bëhet apo që flitet mes engjëjve në qiell, atëherë, në çast, një meteor me flakë të dukshme në qiell e ndjek dhe e godet apo e djeg atë, dhe njerëzit mund ta shohin atë meteor apo yll që këputet në qiell. Në këtë rast, ndonjëri nga këta shejtanë ia përciell fjalët që dëgjoi në qiell shokëve të tij që janë më poshtë para se të digjet nga meteori i zjarrtë, dhe këta ia çojnë atë fjalë magjistarit apo fallxhorit dhe shtojnë me të njëqind gënjeshtra, duke u argumentuar me fjalën që dëgjuan në qiell, dhe duke pretenduar se dinë të fshehtën! Përgjimi që bëjnë disa shejtanë në qiell përmendet gjithashtu në ajetet 6-10 të sures Es Saffat, ku theksohen djajtë kryeneçë e të rebeluar, ndëshkimi i të cilëve është edhe më i fortë dhe më i shpejtë, dhe ruajtja e qiellit prej tyre është gjithashtu edhe më e fortë; kurse këtu flitet për shejtanët e zakonshëm nga ushtria e Iblisit të mallkuar.


وَٱلْأَرْضَ مَدَدْنَـٰهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَىْءٍ مَّوْزُونٍ

19. Kurse Tokën e kemi shtrirë dhe në të kemi vendosur male të palëkundshme; dhe kemi bërë që të rritet në të nga çdo gjë e ekuilibruar mirë.18Allahu e ka shtrirë Tokën dhe e ka bërë të gjerë e të përshtatshme për të jetuar njerëzit, megjithëse është e rrubullakët, dhe në të ka vendosur male të palëkunshme e të rrënjësura thellë në Tokë, që të mbajnë Tokën të qëndrueshme dhe të mos dridhet; dhe në Tokë ka bërë të mbijnë e të rriten nga të gjitha llojet e bimëve e pemëve, në një mënyrë të ekuilibruar mirë, në të gjitha fazat e kultivimit e konsumimit, nga njerëzit apo kafshët.


وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَـٰيِشَ وَمَن لَّسْتُمْ لَهُۥ بِرَٰزِقِينَ

20. E në të (Tokë) kemi bërë mjete jetese për ju dhe për ata që nuk jeni ju që i furnizoni.19Allahu ka bërë në Tokë mjete jetese – si bujqësia, blegtoria, tregtia, zanatet e ndryshme – për njerëzit dhe për ato që janë në shërbim të tyre por që nuk i furnizojnë njerëzit por i furnizon Allahu, siç janë bagëtitë, kafshët, shërbëtorët; furnizimi i të cilëve është vetëm nga Allahu, dhe Allahu i ka bërë ato që të jenë në shërbim të njerëzve, si mirësi nga Ai.


وَإِن مِّن شَىْءٍ إِلَّا عِندَنَا خَزَآئِنُهُۥ وَمَا نُنَزِّلُهُۥٓ إِلَّا بِقَدَرٍ مَّعْلُومٍ

21. Nuk ekziston asgjë, depozitat e së cilës të mos gjenden tek Ne; por Ne nuk e zbresim atë veçse me masë të caktuar.20Thesaret dhe depozitat e çdo gjëje që u nevojitet njerëzve dhe nga të cilat ata kanë dobi (si shiu dhe furnizimi apo pasuria), janë të gjitha tek Allahu, por Allahu i zbret ato me masë të caktuar, në kohë të caktuar dhe në vend të caktuar; i jep kujt të dojë e i ndalon kujt të dojë, dikujt më shumë e dikujt më pak; gjithçka sipas Mëshirës së Tij të gjerë dhe Urtësisë së Tij absolute.


وَأَرْسَلْنَا ٱلرِّيَـٰحَ لَوَٰقِحَ فَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَسْقَيْنَـٰكُمُوهُ وَمَآ أَنتُمْ لَهُۥ بِخَـٰزِنِينَ

22. Ne i dërgojmë erërat fekonduese dhe pas tyre zbresim nga qielli ujë, nga i cili ju japim të pini; dhe nuk jeni ju që e depozitoni atë.21Allahu i dërgon erërat fekonduese të reve dhe të pemëve, dhe me begati për njerëzit, dhe menjëherë pas tyre zbret nga qielli shiun e begatë, nga i cili pijnë njerëzit dhe bagëtitë e tyre, dhe sigurisht që nuk janë njerëzit ata që e depozitojnë ujin në qiell apo në re, por është Allahu Ai që e depoziton atë për ta dhe ua zbret atyre si mëshirë për ta, në formën, sasinë, kohën dhe vendin e caktuar nga Ai.


وَإِنَّا لَنَحْنُ نُحْىِۦ وَنُمِيتُ وَنَحْنُ ٱلْوَٰرِثُونَ

23. Dhe me të vërtetë, jemi Ne që japim jetë dhe sjellim vdekje, dhe vetëm Ne jemi trashëgimtarët (e gjithçkaje).22Vetëm Allahu jep jetë duke krijuar nga asgjëja, dhe vetëm Ai sjell vdekje kur mbaron afati i caktuar nga Ai për jetën e dikujt në këtë botë, dhe askush tjetër përveç Tij nuk e ka në dorë jetën apo vdekjen e krijesave; dhe vetëm Allahu do e trashëgojë Tokën dhe çfarë gjendet në të, kur të marrë shpirtrat e të gjitha krijesave që gjenden mbi të, në afatin që Ai ka caktuar për këtë.


وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَقْدِمِينَ مِنكُمْ وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَـْٔخِرِينَ

24. Ne i kemi ditur mirë ata që kanë qenë para jush dhe Ne i dimë mirë ata që do të vijnë pas jush.23Allahu i di të gjithë ata që kanë ekzistuar dhe janë shkatërruar para jush, që nga Ademi (alejhis selam) e deri tek ju, dhe Ai e di se kush është gjallë prej jush në kohën e zbritjes së Kuranit, dhe e di githashtu se kush do të vijë pas jush në Tokë deri në ditën e Kiametit; i ka regjistruar që të gjithë ju dhe veprat e tuaja, dhe do t’ju shpërblejë sipas tyre në botën tjetër.


وَإِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَحْشُرُهُمْ ۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٌ

25. Vërtet, Zoti yt do t’i tubojë të gjithë ata; me të vërtetë, Ai është i Urtë, i Gjithëdijshëm.24Me të vërtetë, Zoti yt, o Muhamed, do i tubojë në ditën e Llogarisë të gjithë ata, të mëhershmit dhe të mëvonshmit, që nga Ademi (alejhis selam) deri te njeriut i fundit që do të jetë mbi Tokë në Ditën e Kiametit, dhe secilin do e shpërblejë sipas asaj që ka vepruar në këtë botë. Me të vërtetë, Allahu është i Urtë në vendimet e Tij, i Gjithëdijshëm për veprat e çdo njeriu dhe gjithçka ekziston në krijimin e Tij, dhe nuk i fshihet asgjë.


وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ مِن صَلْصَـٰلٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ

26. Ne e krijuam njeriun nga një baltë e thatë tingëlluese, e marrë nga një baltë e zezë e ndryshueshme.25Allahu e krijoi Ademin nga një baltë e thatë, e cila tingëllon nëse goditet, dhe kjo baltë e thatë është marrë një baltë e zezë që ndryshon ngjyrën dhe erën me kalimin e kohës; për të ndryshuar më pas ngjyrat e lëkurës së njerëzve.


وَٱلْجَآنَّ خَلَقْنَـٰهُ مِن قَبْلُ مِن نَّارِ ٱلسَّمُومِ

27. Kurse xhinët i krijuam më parë (para njeriut) nga zjarri përvëlues pa tym.26Kurse babanë e xhinëve, Iblisin, i cili në atë kohë nuk ishte ende shejtan i mallkuar, Allahu e krijoi para babait të njerëzve, Ademit (alejhis selam), dhe e krijoi atë (Iblisin) nga zjarri përvëlues pa tym, nga flaka e fortë dhe e përqëndruar e zjarrit. Kurse Engjëjt, Allahu i krijoi nga drita, dhe i krijoi ata para krijimit të xhinëve. Pra, të parët janë krijuar engjëjt nga drita, pastaj xhindet nga zjarri përvëlues, pastaj njeriu nga balta.


وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ إِنِّى خَـٰلِقٌۢ بَشَرًا مِّن صَلْصَـٰلٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ

28. Dhe (kujto) kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri nga një baltë e thatë tingëlluese, e marrë nga një baltë e zezë e ndryshueshme.27Kujto, o Muhamed, kur Zoti yt i tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njëri nga balta e thatë që tingëllon, e marrë nga një baltë e zezë që ndryshon ngjyrën dhe erën me kalimin e kohës…”


فَإِذَا سَوَّيْتُهُۥ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِى فَقَعُوا۟ لَهُۥ سَـٰجِدِينَ

29. Kur t’i jap formë dhe t’i fryj nga shpirti Im, përuljuni atij menjëherë në sexhde!”28Kur t’i jap formën e njeriut dhe t’i fryj atij nga shpirti Im, e ai të bëhet njeri i gjallë, atëherë përuluni para tij në sexhde, në shenjë respekti për të, dhe jo për ta adhuruar!”


فَسَجَدَ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ

30. Atëherë, që të gjithë engjëjt së bashku u përulën në sexhde,


إِلَّآ إِبْلِيسَ أَبَىٰٓ أَن يَكُونَ مَعَ ٱلسَّـٰجِدِينَ

31. me përjashtim të Iblisit, i cili refuzoi të ishte me ata që bënë sexhde.29Pasi Allahu i dha shpirt Ademit, që të gjithë engjëjt pa përjashtim iu përulën Ademit në sexhde, ashtu si i urdhëroi Zoti i tyre, me përjashtim të Iblisit, i cili megjithëse ishte një xhin në mesin e engjëjve në atë kohë, dhe urdhri për t’iu përulur Ademit në sexhde përfshinte edhe atë, ai refuzoi t’i bashkohej engjëjve që bënë sexhde para Ademit, duke thyer kështu urdhrin e Allahut.


-263-


قَالَ يَـٰٓإِبْلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ ٱلسَّـٰجِدِينَ

32. Ai (Allahu) tha: “O Iblis! Çfarë kishe që nuk ju bashkove atyre që u përulën në sexhde?”30Allahu i tha Iblisit: “Çfarë të pengoi që të mos përulesh para Ademit bashkë me engjëjt?” Sigurisht që Allahu e dinte çfarë e pengoi Iblisin nga përulja para Ademit, por donte që ai ta shprehte hapur para engjëjve me gojën e vet, për të qenë provë kundër tij.


قَالَ لَمْ أَكُن لِّأَسْجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقْتَهُۥ مِن صَلْصَـٰلٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ

33. Ai (Iblisi) u përgjigj: “Unë nuk do t’i përulesha në sexhde një njeriu që Ti e krijove nga balta e thatë, e marrë prej baltës së zezë të ndryshueshme.”31Iblisi, duke shfaqur mendjemadhësinë, kryeneësinë dhe zilinë e tij ndaj njeriut, iu përgjigj Allahut: “Nuk më përshtatet mua t’i përulem në sexhde një njeriu që Ti e krijove nga balta e thatë tingëlluese, e marrë nga balta e zezë që ndryshon ngjyrë dhe merr erë të keqe me kalimin e kohës, ndërkohë që mua me ke krijuar nga zjarri përvëlues; e zjarri është më i mirë se balta – sipas tij!”


قَالَ فَٱخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ

34. Ai (Allahu) tha: “Atëherë, dil prej aty, sepse me të vërtetë, ti je i dëbuar!32Allahu i tha Iblisit: “Dil nga xheneti dhe nga vendi që të kam dhënë në mesin e engjëjve, sepse tashmë ti je i dëbuar nga ky vend , nga çdo e mirë dhe nga mëshira Ime!”


وَإِنَّ عَلَيْكَ ٱللَّعْنَةَ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلدِّينِ

35. Dhe me të vërtetë, mallkimi do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit!”33Dhe mallkimi e zemërimi i Allahut do të jetë mbi ty, o Iblis, deri në ditën e Gjykimit, kur njerëzit do të ringjallen për të dhënë llogari dhe për të marrë shpërblimin e tyre sipas veprave që kanë bërë në dynja. – Pra, Iblisi nuk do të pendohet kurrë nga mohimi dhe kryeneçësia e tij ndaj Allahut në këtë botë, dhe ai do të jetë gjithnjë i mallkuar dhe i larguar nga mëshira e Allahut dhe nga çdo e mirë, deri në ditën e Llogarisë, pas së cilës do të jetë përgjithmonë në zjarr bashkë me banorët e Xhehenemit.


قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِىٓ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ

36. Ai (Iblisi) tha: “Zoti im! Më jep afat deri në Ditën kur ata do të ringjallen!”34Iblisi i tha Allahut: “Zoti im! Më jep afat duke më lënë në këtë botë deri në Ditën kur do të ringjallësh robërit e Tu!”


قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلْمُنظَرِينَ

37. Ai (Allahu) tha: “Me të vërtetë, ti je prej të afatizuarve,


إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْوَقْتِ ٱلْمَعْلُومِ

38. deri në ditën e kohës së mirënjohur.”35Allahu i tha Iblisit: “Ti je prej atyre që do i jap afat dhe do ua shtyj vdekjen dhe shkatërrimin, por afati yt është deri në ditën e kohës së mirënjohur të Kiametit, kur të vdesin të gjitha krijesat pas fryrjes së parë në Sur, dhe jo deri në ditën e Ringjalljes, siç e kërkon ti.” I mallkuari, kërkoi afat deri në ditën e ringjalljes së krijesave, me qëllim që në ditën e Kiametit, kur të gjitha krijesat të vdisnin, ai të mbeste gjallë bashkë me Allahun, pastaj t’i jepej direkt dënimi në Zjarr, pa vdekur asnjëherë; por Allahu i dha afat deri në ditën kur të gjitha krijesat do të vdesin, dhe Iblisi bashkë me ta, dhe ky afatizim ishte sprovë për vetë Iblisin dhe për dy të rëndët, njerëzit dhe xhinët, për të cilët ai u betua se do i luftojë gjatë gjithë kohës së tij në këtë botë.


قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِى لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ

39. Ai (Iblisi) tha: “Zoti im! Meqenëse më dëbove në humbje, unë do t’ua zbukuroj atyre (njerëzve) mëkatet në Tokë dhe do t’i shpie në humbje që të gjithë,


إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ ٱلْمُخْلَصِينَ

40. me përjashtim të robërve të Tu të sinqertë midis tyre.”36Iblisi tha: “Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do ia zbukuroj mëkatet dhe mosbindjen ndaj Teje bijve të Ademit, sa të jenë në Tokë, dhe do t’i mashtroj e do t’i çoj në humbje që të gjithë ata, me përjashtim të robërve të Tu të sinqertë prej tyre, të cilët i udhëzove dhe ata të adhuruan me sinqeritet; ndaj këtyre nuk mund të kem asnjë lloj pushteti dhe nuk mund t’i shkaktoj asnjë lloj joshje apo mashtrimi.


قَالَ هَـٰذَا صِرَٰطٌ عَلَىَّ مُسْتَقِيمٌ

41. Ai (Allahu) tha: “Kjo është rrugë e drejtë që të çon tek Unë.37Kjo është rruga e drejtë që të çon tek Unë dhe tek banesa e Bujarisë Sime, Xheneti: Sinqeriteti dhe adhurimi vetëm për Mua dhe bindja ndaj Meje.


إِنَّ عِبَادِى لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَـٰنٌ إِلَّا مَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلْغَاوِينَ

42. Me të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveç atyre të humburve që do të pasojnë ty.38Ti nuk do të kesh asnjë lloj pushteti apo fuqie mbi robërit e Mi të sinqertë dhe nuk do të mund t’i largosh ata nga rruga e drejtë me mashtrimet dhe zbukurimet e tua, por pushteti yt do të jetë vetëm mbi ata që do të pasojnë ty prej të humburve dhe idhujtarëve që zgjedhin miqësinë tënde dhe bindjen ndaj teje në vend të miqësisë me Mua dhe bindjen ndaj Meje.


وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوْعِدُهُمْ أَجْمَعِينَ

43. Dhe me të vërtetë, Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata.39Xhehenemi është vendi i premtuar ku do të përfundojë Iblisi dhe të gjithë pasuesit e tij.


لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَٰبٍ لِّكُلِّ بَابٍ مِّنْهُمْ جُزْءٌ مَّقْسُومٌ

44. Ai ka shtatë porta; secila portë do të ketë një pjesë të caktuar prej tyre.40Xhehenemi ka shtatë porta të vendosura njëra nën tjetrës, ashtu si dhe shtresat e xhehenemit që janë shtatë, ku çdo shtresë ka portën e vet dhe në çdo portë do të hyjë pjesa e saj e caktuar prej pasuesve të Iblisit, sipas veprave të tyre.


إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّـٰتٍ وَعُيُونٍ

45. Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshte dhe burime;


ٱدْخُلُوهَا بِسَلَـٰمٍ ءَامِنِينَ

46. “Hyni aty në paqe, të sigurtë!”41Me të vërtetë, të devotshmit, ata të cilët patën frikë Allahun dhe ruajtën kufijtë e Tij e zbatuan urdhrat e Tij në dynja, do të hyjnë në kopshtet e xhenetit ku rrjedhin burime, dhe atyre do t’u thuhet: “Hyni aty në paqe ose me paqe (duke thënë “Selam”) dhe të shpëtuar nga çdo e keqe; dhe të sigurtë nga çdo frikë dhe nga dënimi i Allahut apo nga humbja e ndonjë prej të mirave të Allahut ndaj jush.”


وَنَزَعْنَا مَا فِى صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ إِخْوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٍ مُّتَقَـٰبِلِينَ

47. Ne do të heqim çdo mëri nga zemrat e tyre; si vëllezër, të ulur në divane përballë njëri-tjetrit.42Allahu do të heqë çdo mëri apo armiqësi që banorët e xhenetit mund të kenë pasur në dynja ndaj njëri-tjetrit, dhe ata do të jetojnë në xhenet si vëllezër të dashur me njëri-tjetrin, do të ulen përballë njëri-tjetrit mbi divane e kolltuqe madhështore, kur të vizitojnë njëri-tjetrin.


لَا يَمَسُّهُمْ فِيهَا نَصَبٌ وَمَا هُم مِّنْهَا بِمُخْرَجِينَ

48. Asnjë lodhje nuk do t’i prekë atje, dhe as nuk do t’u kërkohet kurrë të largohen.43Asnjë lloj lodhje apo mundimi nuk do i prekë banorët e xhenetit në xhenet, dhe ata nuk do të nxirren kurrë që atje, por do të qëndrojnë aty përgjithmonë.


۞ نَبِّئْ عِبَادِىٓ أَنِّىٓ أَنَا ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

49. Njoftoi robërit e Mi (o Muhamed) se me të vërtetë, Unë jam Falësi i Madh, Mëshirëploti,44Njoftoi robërit e Mi, o Muhamed, se vetëm Unë jam Ai që i fal mëkatet e tyre kur ata pendohen për to, dhe ua mbuloj ato atyre dhe nuk i turpëroj e nuk i dënoj për to; dhe vetëm Unë jam Mëshirëploti ndaj tyre, kështu që nuk i dënoj për mëkatet e tyre pasi pendohen për to.


وَأَنَّ عَذَابِى هُوَ ٱلْعَذَابُ ٱلْأَلِيمُ

50. dhe se dënimi Im është vërtet dënimi më i dhembshëm!45Dhe njoftoi robërit e Mi se dënimi Im është dënimi më i dhembshëm dhe më i ashpër për të gjithë ata që vazhdojnë në mohim e mëkate dhe nuk kthehen e nuk pendohen për to!


وَنَبِّئْهُمْ عَن ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ

51. Dhe njoftoi ata për mysafirët e Ibrahimit;46Dhe tregoi robërve të Mi, o Muhamed, për mysafirët e Ibrahimit prej engjëjve, të cilët e përgëzuan atë me djalin e tij, Is’hakun, dhe me shkatërrimin e popullit të Lutit.


-264-


إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَـٰمًا قَالَ إِنَّا مِنكُمْ وَجِلُونَ

52. kur ata hynë tek ai dhe i thanë “Selam!”, kurse ai tha: “Në të vërtetë, Ne kemi frikë nga ju.”47Kur engjëjt hynë në shtëpinë e Ibrahimit (alejhis selam) dhe e përshëndetën me Selam, ai ua ktheu Selamin dhe u solli për të ngrënë, por kur pa që ata nuk hanin, u tha që i kishte frika prej tyre.


قَالُوا۟ لَا تَوْجَلْ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَـٰمٍ عَلِيمٍ

53. Ata thanë: “Mos ki frikë! Ne po të sjellim lajmin e mirë se do të kesh një djal të dijshëm.”48Engjëjt i thanë Ibrahimit (alejhis selam): “Mos ki frikë! Ne kemi ardhur që të përgëzojmë me një djalë që do ta dhurojë Allahu me gruan tënde, Sarën, dhe i cili do të ketë shumë dije nga feja”; e ai ishte Is’haku (alejhis selam).


قَالَ أَبَشَّرْتُمُونِى عَلَىٰٓ أَن مَّسَّنِىَ ٱلْكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ

54. Ai (Ibrahimi) u tha: “A po më jepni lajm të mirë për një djalë, ndërkohë që mua më ka kapur pleqëria?! Atëherë me çfarë lajmi të mirë më përgëzoni?”49Ibrahimi (alejhis selam) u tha engjëjve me habi: «A po më jepni lajm të mirë se do të kem një djalë, ndërkohë që mua më ka mbërthyer pleqëria, dhe po ashtu gruan time?! Kështu që me çfarë lajmi të mirë më përgëzoni dhe si është e mundur kjo gjë?!”


قَالُوا۟ بَشَّرْنَـٰكَ بِٱلْحَقِّ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْقَـٰنِطِينَ

55. Ata (engjëjt) u përgjigjën: “Ne po ta japim lajmin e mirë me të vërtetën, prandaj mos u bëj nga shpresëhumburit!”50Engjëjt iu përgjigjën Ibrahimit (alejhis selam): “Ne të sollëm lajmin e mirë me të vërtetën që na e mësoi Allahu, prandaj mos u bëj nga shpresëhumburit dhe të mendosh se ti nuk mund të kesh fëmijë, por prano lajmin e mirë dhe gëzohu!”


قَالَ وَمَن يَقْنَطُ مِن رَّحْمَةِ رَبِّهِۦٓ إِلَّا ٱلضَّآلُّونَ

56. Ai (Ibrahimi) tha: “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur?!”51Ibrahimi (alejhis selam) tha: “E kush mund ta humb shpresën nga mëshira e Allahut, përveç atyre që kanë humbur nga rruga e drejtë dhe e kanë lënë kërkimin e asaj rruge, duke hequr shpresën nga Allahu, kështu që humbën nga feja e Allahut!”


قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ

57. Pastaj i pyeti: “Cili është misioni juaj, o të dërguar?”52Pastaj Ibrahimi i tha engjëjve: “Cili është misioni juaj aq i rëndësishëm, për të cilin ju ka dërguar Allahu, o të dërguar të Allahut?”


قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍ مُّجْرِمِينَ

58. Ata (engjëjt) thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës (për ta shkatërruar),53Engjëjt i thanë Ibrahimit: “Misioni ynë është dënimi dhe shkatërrimi total i popullit të Lutit, që është një popull mohues i Allahut dhe që bën veprën më të shëmtuar në Tokë.


إِلَّآ ءَالَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمْ أَجْمَعِينَ

59. përveç familjes së Lutit; të cilët do t’i shpëtojmë që të gjithë,


إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ قَدَّرْنَآ ۙ إِنَّهَا لَمِنَ ٱلْغَـٰبِرِينَ

60. përveç gruas së tij; për të cilën kemi caktuar që të jetë në mesin e atyre që do të qëndrojnë pas.”54Do të shkatërrojmë të gjithë popullin e Lutit me dënim nga qielli, përveç familjes së Lutit dhe pasuesve të tij, të cilët do i shpëtojmë që të gjithë, me përjashtim të gruas së tij mohuese, për të cilën Allahu ka caktuar që të jetë prej atyre që do të qëndrojnë në qytet për të marrë dënimin bashkë me të tjerët.


فَلَمَّا جَآءَ ءَالَ لُوطٍ ٱلْمُرْسَلُونَ

61. Dhe, kur të dërguarit erdhën te familja e Lutit,


قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌ مُّنكَرُونَ

62. ai tha: “Ju jeni njerëz të panjohur (për mua)!”55Kur engjëjt mbërritën te Luti (alejhis selam), ai u tha atyre: “Unë nuk ju njoh!”


قَالُوا۟ بَلْ جِئْنَـٰكَ بِمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَمْتَرُونَ

63. Ata (engjëjt) thanë: “Ne të kemi sjellë atë (dënimin), në të cilin ata dyshonin;


وَأَتَيْنَـٰكَ بِٱلْحَقِّ وَإِنَّا لَصَـٰدِقُونَ

64. dhe kemi ardhur tek ti me të vërtetën, dhe sigurisht që themi të vërtetën.56Engjëjt i thanë Lutit: “Mos ki frikë, se ne jemi engjëj të dërguar nga Allahu me dënimin, në të cilin populli yt dyshonte dhe nuk e besonte se mund të vinte ndonjëherë; ne kemi ardhur me të dënimin e vërtetë nga Allahu, dhe sigurisht që jemi të sinqertë dhe themi të vërtetën se Allahu do e dënojë popullin tënd me dënim të ashpër, prandaj dil nga qyteti bashkë me familjen tënde…”


فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍ مِّنَ ٱلَّيْلِ وَٱتَّبِعْ أَدْبَـٰرَهُمْ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌ وَٱمْضُوا۟ حَيْثُ تُؤْمَرُونَ

65. Nisu me familjen tënde gjatë një pjese të natës, por ti ec pas tyre; dhe askush nga ju të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtimin e urdhëruar!”57Dil nga qyteti pasi të kalojë një pjesë e natës, dhe merr me vete familjen tënde besimtare, por ata të ecin para kurse ti pas tyre, që të mos mbesë ndonjëri prej tyre pas dhe ta kapë dënimi; dhe bëni kujdes që askush të mos e kthejë kokën mbrapa e të shohë dënimin që ka rënë mbi qytet, por vazhdoni të nxitoni në drejtim të vendit ku jeni urdhëruar të shkoni për të qenë të sigurtë – në drejtim të Levantit.


وَقَضَيْنَآ إِلَيْهِ ذَٰلِكَ ٱلْأَمْرَ أَنَّ دَابِرَ هَـٰٓؤُلَآءِ مَقْطُوعٌ مُّصْبِحِينَ

66. Dhe Ne ia shpallëm atij (Lutit) atë çështje: që të gjithë ata, deri te i fundit, do të shfarosen në agim.58Allahu i shpalli Lutit (alejhis selam) : se populli i tij do të shfarosej i gjithi, deri te më i fundit i tyre, herët në agimin e ditës që vijonte.


وَجَآءَ أَهْلُ ٱلْمَدِينَةِ يَسْتَبْشِرُونَ

67. Banorët e qytetit erdhën tek ai (Luti) të gëzuar.59Banorët e qytetit të Lutit, Sodomit, dëgjuan se tek Luti kishin ardhur mysafirë, kështu që shkuan tek ai të gëzuar, me qëllimin që t’i merrnin dhe të kryenin veprën e shëmtuar me ta.


قَالَ إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ ضَيْفِى فَلَا تَفْضَحُونِ

68. Ai (Luti) u tha atyre: “Këta janë mysafirët e mi, prandaj mos më turpëroni!


وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ

69. Kini frikë Allahun dhe mos më poshtëroni!”60Luti i tha popullit të vet: “Këta janë mysafirët e mi dhe janë në mbrojtjen dhe besën time, prandaj mos më turpëroni para tyre, por kini frikë Allahun e mos ju afroni atyre me veprën tuaj të shëmtuar, se kështu më poshtëroni mua!”


قَالُوٓا۟ أَوَلَمْ نَنْهَكَ عَنِ ٱلْعَـٰلَمِينَ

70. Ata i thanë: “A nuk të kemi ndaluar nga të gjithë njerëzit e botës?”61Populli i Lutit i tha Lutit: “A nuk të kemi ndaluar nga të gjithë njerëzit e botës dhe nga pritja e çdo mysafiri, se përndryshe do të kërkojmë të kryejmë veprën e shëmtuar me të?”


-265-


قَالَ هَـٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِىٓ إِن كُنتُمْ فَـٰعِلِينَ

71. Ai (Luti) tha: “Këto (vajzat e qytetit) janë bijat e mia – nëse doni të bëni çka synoni (martohuni me to)!”62Luti (alejhis selam) i tha popullit të tij: “Ja ku i keni vajzat e qytetit, që janë të gjitha bijat e mia (profeti është në vendin e babait për vajzat e popullit të tij), kështu që martohuni me to për të përmbushur dëshirën tuaj, ashtu si e ka caktuar Zoti dhe si bëjnë të gjithë njerëzit e tjerë, dhe mos bëni mëkatin e madh që e ka ndaluar Allahu e të shkoni me burrat në vend të grave, se përndryshe do ju vijë dënimi i rëndë!”


لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِى سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ

72. Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata endeshin verbërisht në dehjen e tyre!63Allahu betohet në çfarë të dojë, kurse krijesat nuk lejohet të betohen veçse në Allahun, e Allahu betohet këtu në jetën e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) si nderim për të, se populli i Lutit ishte në një përhumbje të madhe dhe endeshin verbërisht në dehjen e tyre nga epshi i ndaluar, deri sa u ra rrufeja e dënimit në kohën e agimit, me lindjen e diellit.


فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُشْرِقِينَ

73. Ata i kaploi britma e tmerrshme (e Xhibrilit) me lindjen e Diellit;64Popullin e Lutit e kaploi britma e fortë e Xhibrilit, e cila erdhi me dënimin e tyre herët në mëngjes, duke lindur dielli.


فَجَعَلْنَا عَـٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِّن سِجِّيلٍ

74. dhe Ne e kthyem qytetin përmbys, dhe lëshuam mbi ta shi gurësh prej balte të pjekur.65Allahu urdhëroi Xhibrilin që t’i shkulte vendbanimet e popullit të Lutit nga rrënjët e tyre, t’i ngrinte lart në qiell, pastaj t’i lëshonte përmbys në tokë, dhe pastaj lëshoi mbi ta shi gurësh prej balte të pjekur, shumë të fortë.


إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّلْمُتَوَسِّمِينَ

75. Me të vërtetë, në këtë ka prova për ata që dallojnë.66Në këtë dënim që i ra popullit të Lutit ka prova bindëse për ata që i dallojnë gjërat me mprehtësi dhe marrin mësim nga provat e Allahut dhe nga dënimi që Allahu i zbret mohuesve dhe mëkatarëve. Prandaj, le të marrë mësim populli yt, o Muhamed, nga kjo histori, dhe të besojnë e të pasojnë ty, që të mos iu zbresë dënimi ashtu si i zbriti popullit të Lutit.


وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٍ مُّقِيمٍ

76. Ai vend ndodhet në një rrugë të rrahur.67Vendi i qytetit të popullit të Lutit dhe rrënojat e tij vazhdojnë të gjenden në një rrugë të rrahur shumë nga udhëtarët, kështu që dallohet shumë lehtë dhe qartë nga të gjithë se çfarë ka ndodhur aty (në zonën e Detit të Vdekur, në Jordani), kështu që e kanë të hapur derën e marrjes së mësimit.


إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةً لِّلْمُؤْمِنِينَ

77. Me të vërtetë, në këtë ka provë për besimtarët.68Në vendin e qytetit të popullit të Lutit, Sodomit, i cili duket qartë se çfarë ka ndodhur me të, (në Detin e Vdekur), ka provë të qartë për ata që besojnë Allahun, se si i shkatërron Allahu mohuesit dhe keqbërësit, dhe se si i shpëton të dërguarit e Tij dhe besimtarët e sinqertë.


وَإِن كَانَ أَصْحَـٰبُ ٱلْأَيْكَةِ لَظَـٰلِمِينَ

78. Edhe banorët e Ejkes ishin keqbërës,


فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٍ مُّبِينٍ

79. prandaj i ndëshkuam ata; dhe që të dy ato (vendbanimet e popullit të Lutit dhe të Shuajbit – Ejke) ndodhen në rrugë të dukshme.69Banorët e Ejkes, pyllit të dendur, populli i Shuajbit (alejhis selam), ishin gjithashtu të padrejtë kundër vetvetes për shkak se e çuan veten e tyre në shkatërrim dhe humbje me mohimin që i bënë Allahut dhe të dërguarit të Tij tek ata, Shuajbit; kështu që Allahu i shkatërroi ata me dridhje të fortë të tokës; dhe që të dy vendbanimet e popullit të Lutit dhe të Shuajbit ndodhen në rrugë të qartë dhe të rrahur nga njerëzit dhe udhëtarët, kështu që mund të marrin mësim prej tyre.


وَلَقَدْ كَذَّبَ أَصْحَـٰبُ ٱلْحِجْرِ ٱلْمُرْسَلِينَ

80. Edhe banorët e Hixhrit (Themudi), i përgënjeshtruan të dërguarit e Allahut (Salihun).70Edhe banorët e Hixhrit – një luginë mes Medines dhe Levantit, e cila sot quhet “Medain Salih” – dhe të cilët janë populli Themud, e përgënjeshtruan të dërguarin e Allahut tek ata, Salihun (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), dhe me përgënjeshtrimin e tij, kanë përgënjeshtruar të gjithë të dërguarit e Allahut, prandaj është përmendur në shumës.


وَءَاتَيْنَـٰهُمْ ءَايَـٰتِنَا فَكَانُوا۟ عَنْهَا مُعْرِضِينَ

81. Ne u dhamë atyre provat Tona, por ata largoheshin prej tyre.71Ne i dhamë popullit të Salihut provat tona bindëse që argumentonin për profetësinë e Salihut dhe vërtetësinë e asaj me të cilën ishte dërguar nga Allahu, dhe prej atyre provave ishte edhe Deveja e Salihut, por ata u larguan nga të gjitha provat dhe nuk morën mësim prej tyre.


وَكَانُوا۟ يَنْحِتُونَ مِنَ ٱلْجِبَالِ بُيُوتًا ءَامِنِينَ

82. Ata gdhendnin shtëpi në male, duke u ndjerë të sigurt,


فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ مُصْبِحِينَ

83. por britma e tmerrshme i kapi ata herët në mëngjes,


فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

84. kështu që asgjë nuk u bëri dobi nga ajo që kishin fituar.72Populli Themud i gdhëndte malet dhe i bënte shtëpi, për të qenë të sigurta nga prishja apo nga ndonjë dënim i mundshëm nga Allahu, por britma e tmerrshme e Xhibrilit u erdhi atyre herët në mëngjes me dënimin e Allahut, dhe ata u shfarosën që të gjithë, kështu që nuk u bënë dobi shtëpitë e tyre të forta të gdhendura në shkëmbinj, dhe as fuqia apo pasuria që u ishte dhënë.


وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ ۗ وَإِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَـَٔاتِيَةٌ ۖ فَٱصْفَحِ ٱلصَّفْحَ ٱلْجَمِيلَ

85. Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre vetëm me të vërtetën. Me të vërtetë, Ora (e Kiametit) po vjen, prandaj ti (o Muhamed) fal me falje të hijshme.73Allahu i ka krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka gjendet mes tyre vetëm me të vërtetën dhe për të vërtetën; me drejtësinë dhe ekzaktësinë absolute që vërteton madhështinë dhe fuqinë absolute të Krijuesit të tyre, i Cili është i Vetmi që duhet të adhurohet e të madhërohet nga krijesat e Tij. Me të vërteta, Ora në të cilën do të ndodhë Kiameti është duke ardhur, dhe çdo njeri do të shpërblehet me veprën e tij, prandaj, o Muhamed dhe ju o besimtarë, falni njëri tjetrin me falje të hijshme, duke e kthyer të keqen me të mirë, përderisa e keqa nuk meriton dënim të caktuar me Sheriat. [Es Seadi] Kurse Taberiu e të tjerë, e komentojnë ajetin duke thënë se fjala i drejtohet të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) duke i thënë që t’i falë idhujtarët dhe ta anashkalojë atë që bëjnë ata, deri sa të vijë urdhri i Allahut për luftimin e tyre me shpatë. Pra, sipas këtij interpretimi, ajeti ka zbritur para urdhrit për luftimin e idhujtarëve të Mekes me shptatë.


إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلْخَلَّـٰقُ ٱلْعَلِيمُ

86. Me të vërtetë, Zoti yt është Krijuesi Absolut, i Gjithëdijshmi.74Allahu është Krijuesi i Vetëm dhe Absolut i gjithçkaje që ekziston dhe Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë që ka krijuar; Atij nuk i shpëton asgjë nga krijesat e Tij apo veprat e tyre, dhe secilin do ta shpërblejë sipas asaj që ka vepruar.


وَلَقَدْ ءَاتَيْنَـٰكَ سَبْعًا مِّنَ ٱلْمَثَانِى وَٱلْقُرْءَانَ ٱلْعَظِيمَ

87. Ne të kemi dhënë ty (o Muhamed) shtatë nga të përsëriturat shpesh dhe Kuranin madhështor.75Ne të kemi dhënë ty, o Muhamed, suren Fatiha që përmban shtatë ajete që përsëriten në çdo namaz të ditës apo të natës; ose janë për qëllim shtatë suret e para dhe më të gjatat e Kuranit; dhe të kemi dhënë Kuranin madhështor, pjesë e të cilit janë edhe ato shtatë ajetet e sures Fatiha apo shtatë suret e para të tij; pra, përderisa shtatë ajetet e para apo shtatë suret e para të Kuranit janë një mirësi dhe mëshirë e madhe nga Allahu për besimtarët, atëherë i gjithë Kurani është vërtet një mirësi dhe mëshirë e pafund nga Allahu, për të cilën besimtarët duhet të gëzohen dhe të falënderojnë Allahun.


لَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِۦٓ أَزْوَٰجًا مِّنْهُمْ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَٱخْفِضْ جَنَاحَكَ لِلْمُؤْمِنِينَ

88. Mos i hap sytë nga kënaqësitë që Ne u kemi dhënë disa kategorive prej tyre dhe mos u hidhëro për ta, kurse me besimtarët sillu butë!76Mos i shiko me syrin e dëshirës stolitë e dynjasë që i kemi dhënë disa të pasurve prej idhujtarëve të popullit tënd, o Muhamed, sepse ata i pret dënim i rëndë pas kësaj bote; dhe mos u hidhëro për mohimin dhe mosbesimin e tyre, por shiko të sillesh butë me besimtarët dhe t’i afrosh ata.


وَقُلْ إِنِّىٓ أَنَا ٱلنَّذِيرُ ٱلْمُبِينُ

89. Dhe thuaj: “Me të vërtetë, unë jam paralajmëruesi i qartë.”77Dhe thuaju idhujtarëve, o Muhamed: “Unë jam paralajmëruesi i qartë për zbritjen e dënimit të Allahut mbi ju, për shkak të përgëneshtrimit dhe mohimit tuaj.”


كَمَآ أَنزَلْنَا عَلَى ٱلْمُقْتَسِمِينَ

90. – Ashtu siç u zbritëm dënim ndarësve,


-266-


ٱلَّذِينَ جَعَلُوا۟ ٱلْقُرْءَانَ عِضِينَ

91. të cilët e bënë Kuranin pjesë-pjesë.78Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) është paralajmërues i qartë për zbritjen e dënimit të Allahut mbi idhujtarët, ashtu si Allahu e zbriti dënimin e Tij atyre që ndanë fenë e Allahut dhe shpalljet e Tij, prej ithtarëve të Librave të mëparshëm, apo të atyre që ndanë Kuranin pjesë-pjesë, duke besuar një pjesë e duke mohuar pjesën tjetër, apo duke e quajtur një pjesë të tij magji, e një pjesë tjetër poezi, për të larguar njerëzit nga Kurani dhe udhëzimi në rrugën e drejtë të Allahut.


فَوَرَبِّكَ لَنَسْـَٔلَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ

92. Për Zotin tënd, Ne me siguri do t’i pyesim të gjithë ata,


عَمَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

93. për gjithçka që kanë bërë!79Allahu betohet në Veten e Tij, ashtu si të dojë Ai, duke thënë: Për Zotin tënd, o Muhamed! Ne do t’i marrim në llogari në ditën e Gjykimit të gjithë ata që e ndanë Kuranin pjesë-pjesë për gjithçka që vepruan në këtë botë prej idhujtarisë, përgënjeshtrimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mëkateve të tyre, në rast se ata vazhdojnë kështu dhe vdesin në këtë gjendje, pa u penduar.


فَٱصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ ٱلْمُشْرِكِينَ

94. Shpall botërisht atë që të është urdhëruar dhe largohu nga idhujtarët.80Shpalle botërisht thirrjen tënde, me të cilën je urdhëruar nga Zoti yt, o Muhamed, dhe largohu nga idhujtarët e mos i jep rëndësi atyre apo fjalëve të tyre, sepse Allahu të ka ngritur shumë lart kundrejt fjalëve që ata thonë për ty dhe Allahu do të mbrojë ty prej tyre.


إِنَّا كَفَيْنَـٰكَ ٱلْمُسْتَهْزِءِينَ

95. Me të vërtetë, Ne jemi të mjaftueshëm për ty kundër tallësve,


ٱلَّذِينَ يَجْعَلُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَـٰهًا ءَاخَرَ ۚ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

96. të cilët morën të adhuruar tjetër përkrah Allahut; Por së shpejti do ta dinë!81Ne të kemi ruajtur ty, o Muhamed, nga ata që tallen me ty prej parisë kurashite, të cilët i bënë shok Allahut në adhurim, duke adhuruar idhuj përkrah Tij; Por së shpejti ata do ta dinë se ku do i çojë vepra e tyre, si në këtë botë edhe në botën tjetër; prandaj mos ki frikë askënd përveç Allahut, o Muhamed, dhe shpalle haptazi fenë e Allahut.


وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ

97. Ne e dimë mirë që ty të ngushtohet gjoksi nga ajo që ata thonë.82Ne e dimë se ty, o Muhamed, të ngushtohet gjoksi dhe zemra nga fjalët që idhujtarët thonë për ty dhe për thirrjen tënde.


فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ ٱلسَّـٰجِدِينَ

98. Por ti madhëroje me lavdërim Zotin tënd dhe ji prej atyre që i bëjnë sexhde Atij!83Kur të ngushtohet gjoksi dhe të kaplon mërzitja, drejtohu menjëherë të Zoti yt duke e madhëruar Atë me lavdërim dhe duke qenë prej atyre që i përulen Atij vazhdimisht në sexhde në namaz; pra thuaj: “Subhanallah ue Bihamdihi”, dhe fal namaz për adhurimin e Allahut, sepse kjo do të largojë ngushtimin e gjoksit dhe mërzitjen. Fjala i drejtohet Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), por ajo përfshin të gjithë besimtarët.


وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ

99. Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë e sigurta (vdekja)!84Dhe vazhdo ta adhurosh Zotin tënd ashtu si ka urdharuar Ai, gjatë gjithë jetës tënde, deri sa të vijë e sigurta dhe e pashmangshmja – vdekja.


-267- 

  • 1
    El Hixhr është emër lugine mes Medines dhe Levantit, ku ka banuar populli Themud, populli i Salihut (alejhis selam).
  • 2
    Elif Lam Ra. Këto që po lexoni janë nga ajetet e Librit të Shenjtë – të shpallur nga Allahu më parë, si Teurati dhe Inxhili, ku përmenden të njëjtat ajete – dhe të Kuranit të qartë që Allahu i shpalli Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ose mund të jetë për qëllim vetëm Kurani; pra Libri i Shenjtë është ky Kuran, i cili është një Libër që lexohet dhe që është shumë i qartë për këdo që e lexon atë me vëmendje dhe kërkim të dijes e udhëzimit.
  • 3
    Në botën tjetër, ata që nuk besuan do të dëshironin të kishin qenë muslimanë në dynja, kur të shohin gjendjen e tyre dhe gjendjen e muslimanëve atje. Thuhet “ndoshta”, megjithëse ata do e dëshirojnë me forcë këtë gjë, sepse jo gjithnjë do të jenë në gjendje të mendojnë për shkak të vuajtjes dhe dënimit të rëndë, ku herë vijnë në vete, por në shumicën e kohës e humbin mendjen.
  • 4
    Lëri, o Muhamed, idhujtarët dhe mohuesit që të hanë në këtë botë atë që ata hanë (prej haramit), të kënaqen me stolitë e saj dhe epshet e tyre, deri në afatin e tyre të caktuar të vdekjes, dhe t’i mbajë shpresa se do të jetojnë gjatë dhe se nuk do të dënohen ndonjëherë, apo shpresa e të lakmuarit edhe më shumë në dynja, larg nga besimi dhe bindja ndaj Allahut, dhe nga përgatitja për botën tjetër; sepse nesër, kur të dalin para Allahut, ndërkohë që kanë vdekur duke qenë mohues të Allahut dhe idhujtarë, dhe kur të shohin dënimin e Allahut e ta shijojnë atë, do ta mësojnë se ku i ka çuar vepra dhe kënaqja e tyre e shthurur në dynja.
  • 5
    Ne nuk kemi shkatërruar asnjë qytet më parë, o Muhamed, veçse pasi të kishte ardhur afati i tyre i caktuar i shkatërrimit, dhe jo para atij afati, kështu që edhe popullin tënd mohues e idhujtar, nuk do e shkatërrojmë pa i ardhur afati i aktuar, dhe nuk do e shkatërrojmë kur të duan apo kur ta kërkojnë ata prej teje, nga mosbesimi i tyre se ai shkatërrim mund të vijë e mund të ndodhë vërtet.
  • 6
    Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e shkatërrimit të vet, të cilin e ka caktuar Allahu për shkatërrimin e tij, dhe as nuk mund ta vonojë atë afat. Allahu ka caktuar afat për gjithçka dhe askush e asgjë nuk mund të dalë nga afati i caktuar nga Allahu apo ta ndryshojë atë afat.
  • 7
    Idhujtarët dhe përgënjeshtruesit e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), thonë me tallje për të: “O ti që të ka zbritur Kurani – që është përkujtim dhe këshillë nga Allahu për krijesat e Tij – ti je me të vërtetë i çmendur kur na fton që të pasojmë ty dhe të braktisim zotat dhe idhujt tanë!…”
  • 8
    “… Përse nuk na i sjell engjëjt që të dëshmojnë për të vërtetën e asaj që na thua, nëse je i sinqertë në pretendimin tënd se Allahu të ka dërguar që të jesh i dërguari i Tij tek ne, dhe se të ka zbritur Libër; sepse Zoti që i ka bërë ato që thua, mund t’i sjellë edhe engjëjt që të dëshmojnë për ty dhe të jenë provë për profetësinë tënde?”
  • 9
    Allahu nuk i dërgon engjëjt veçse me të vërtetën nga Ai: me shpallje tek të dërguarit ose me dënim tek ata që do t’i dënojë; e nëse do i dërgonim engjëj këtyre idhujtarëve që e kërkojnë këtë gjë nga i Dërguari i Allahut, pastaj përsëri do të mohojnë, atëherë nuk do t’u jepej më afat, por do iu vinte dënimi menjëherë, ashtu si ka ndodhur me popujt e mëparshëm kur kërkonin prova nga i dërguari i Allahut tek ata, pastaj përsëri mohonin dhe përgënjeshtronin, kështu që iu vinte dënimi pa u vonuar dhe pa i afatizuar.
  • 10
    Me të vërtetë, Allahu është Ai që ia ka zbritur Kuranin Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), në të cilin përmendet çdo gjë dhe ai është përmendje dhe kujtesë për këdo që përmend Allahun dhe botën tjetër; dhe me të vërtetë, Allahu do ta ruajë atë nga çdo ndryshim, shtesë, cënim apo humbje.
  • 11
    Para teje, o Muhamed, Ne kemi dërguar të dërguar të tjerë në mesin e popujve të mëparshëm, ashtu si të dërguam ty të dërguar te populli yt dhe për mbarë njerëzimin.
  • 12
    Por popujt e mëparshëm talleshin me çdo të dërguar të Allahut tek ata, ashtu si vepruan edhe idhujtarët nga populli yt me ty, o Muhamed! Kështu që mos u brengos dhe mos u dëshpëro prej veprës së tyre, sepse kështu veprojnë mohuesit dhe përgënjeshtruesit e të dërguarve të Mi, dhe shumë shpejt ata do të marrin atë që meritojnë.
  • 13
    Ashtu si e futëm mohimin në zemrat e popujve të mëparshëm me anë të talljes që ata bënin ndaj të dërguarve të Allahut, po kështu e fusim atë (mohimin) në zemrat e idhujtarëve nga populli yt, o Muhamed, dhe në zemrat e çdo keqbërësi që mohon Allahun dhe tallet me të dërguarit apo fenë e Tij.
  • 14
    Idhujtarët dhe mohuesit nuk e besojnë Kuranin, megjithëse tashmë është bërë i njohur shembulli i popujve të mëparshëm dhe shkatërrimi e ndëshkimi që u ka ardhur atyre nga qielli për shkak të mohimit të Allahut dhe përgënjeshtrimit të të dërguarve të Tij; po kështu edhe këta që nuk e besojnë Kuranin dhe Muhamedin, do të kenë të njëjtin përfundim si ata të parët, dhe do të marrin ndëshkimin e Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër, ku do të jetë ndëshkimi edhe më i madh dhe i përhershëm; kështu që të kthehen para se të jetë tepër vonë dhe të marrin mësim nga popujt e mëparshëm, që të shpëtojnë e të fitojnë.
  • 15
    Edhe sikur Allahu t’i hapte një derë nga qielli atyre përgënjeshtruesve të Muhamedit, që i thanë atij të sillte engjëjt që të dëshmonin për të, dhe ata të vazhdonin të ngjiteshin në qiell nga ajo derë e të shihnin mrekullitë e krijimit të Allahut, ata përsëri nuk do të besonin, por me gjithë kryeneçësinë dhe padrejtësinë e tyre do të thonin: “Na u veshën sytë dhe pamë gjëra jo-reale, që nuk ekzistojnë, madje ne jemi prekur nga magjia e Muhamedit, prandaj shohim pamë gjëra që nuk ekzistojnë!”
  • 16
    Nga Shenjat e Allahut është gjithashtu se Ai ka vendosur në qiellin e kësaj bote yjësi, si Yjësia e Arushës së Madhe, e Arushës së Vogël, e Luanit, Shigjetarit, etj; të cilat i shërbejnë njerëzve për t’u orientuar, për të llogaritur kohën, etj; dhe njëkohësisht janë tregues të orbitave të planeteve si Marsi, Afërdita, Saturni, etj; ku secili planet lundron në një apo më shumë yjësi të caktuara; dhe Allahu e ka zbukuruar qiellin e kësaj bote me yje mahnitëse për ata që e shohin atë dhe që mendojnë e meditojnë rreth madhështisë së Krijuesit të tyre.
  • 17
    Allahu e ruan qiellin nga çdo shejtan i mallkuar e i dëbuar nga Mëshira e Allahut, që të mos ngjitet e të dëgjojë fjalët e engjëjve, por megjithatë, ndonjëri prej tyre rrezikon dhe tenton të ngjitet në qiell dhe të përgjojë vjedhurazi ndonjë gjë që bëhet apo që flitet mes engjëjve në qiell, atëherë, në çast, një meteor me flakë të dukshme në qiell e ndjek dhe e godet apo e djeg atë, dhe njerëzit mund ta shohin atë meteor apo yll që këputet në qiell. Në këtë rast, ndonjëri nga këta shejtanë ia përciell fjalët që dëgjoi në qiell shokëve të tij që janë më poshtë para se të digjet nga meteori i zjarrtë, dhe këta ia çojnë atë fjalë magjistarit apo fallxhorit dhe shtojnë me të njëqind gënjeshtra, duke u argumentuar me fjalën që dëgjuan në qiell, dhe duke pretenduar se dinë të fshehtën! Përgjimi që bëjnë disa shejtanë në qiell përmendet gjithashtu në ajetet 6-10 të sures Es Saffat, ku theksohen djajtë kryeneçë e të rebeluar, ndëshkimi i të cilëve është edhe më i fortë dhe më i shpejtë, dhe ruajtja e qiellit prej tyre është gjithashtu edhe më e fortë; kurse këtu flitet për shejtanët e zakonshëm nga ushtria e Iblisit të mallkuar.
  • 18
    Allahu e ka shtrirë Tokën dhe e ka bërë të gjerë e të përshtatshme për të jetuar njerëzit, megjithëse është e rrubullakët, dhe në të ka vendosur male të palëkunshme e të rrënjësura thellë në Tokë, që të mbajnë Tokën të qëndrueshme dhe të mos dridhet; dhe në Tokë ka bërë të mbijnë e të rriten nga të gjitha llojet e bimëve e pemëve, në një mënyrë të ekuilibruar mirë, në të gjitha fazat e kultivimit e konsumimit, nga njerëzit apo kafshët.
  • 19
    Allahu ka bërë në Tokë mjete jetese – si bujqësia, blegtoria, tregtia, zanatet e ndryshme – për njerëzit dhe për ato që janë në shërbim të tyre por që nuk i furnizojnë njerëzit por i furnizon Allahu, siç janë bagëtitë, kafshët, shërbëtorët; furnizimi i të cilëve është vetëm nga Allahu, dhe Allahu i ka bërë ato që të jenë në shërbim të njerëzve, si mirësi nga Ai.
  • 20
    Thesaret dhe depozitat e çdo gjëje që u nevojitet njerëzve dhe nga të cilat ata kanë dobi (si shiu dhe furnizimi apo pasuria), janë të gjitha tek Allahu, por Allahu i zbret ato me masë të caktuar, në kohë të caktuar dhe në vend të caktuar; i jep kujt të dojë e i ndalon kujt të dojë, dikujt më shumë e dikujt më pak; gjithçka sipas Mëshirës së Tij të gjerë dhe Urtësisë së Tij absolute.
  • 21
    Allahu i dërgon erërat fekonduese të reve dhe të pemëve, dhe me begati për njerëzit, dhe menjëherë pas tyre zbret nga qielli shiun e begatë, nga i cili pijnë njerëzit dhe bagëtitë e tyre, dhe sigurisht që nuk janë njerëzit ata që e depozitojnë ujin në qiell apo në re, por është Allahu Ai që e depoziton atë për ta dhe ua zbret atyre si mëshirë për ta, në formën, sasinë, kohën dhe vendin e caktuar nga Ai.
  • 22
    Vetëm Allahu jep jetë duke krijuar nga asgjëja, dhe vetëm Ai sjell vdekje kur mbaron afati i caktuar nga Ai për jetën e dikujt në këtë botë, dhe askush tjetër përveç Tij nuk e ka në dorë jetën apo vdekjen e krijesave; dhe vetëm Allahu do e trashëgojë Tokën dhe çfarë gjendet në të, kur të marrë shpirtrat e të gjitha krijesave që gjenden mbi të, në afatin që Ai ka caktuar për këtë.
  • 23
    Allahu i di të gjithë ata që kanë ekzistuar dhe janë shkatërruar para jush, që nga Ademi (alejhis selam) e deri tek ju, dhe Ai e di se kush është gjallë prej jush në kohën e zbritjes së Kuranit, dhe e di githashtu se kush do të vijë pas jush në Tokë deri në ditën e Kiametit; i ka regjistruar që të gjithë ju dhe veprat e tuaja, dhe do t’ju shpërblejë sipas tyre në botën tjetër.
  • 24
    Me të vërtetë, Zoti yt, o Muhamed, do i tubojë në ditën e Llogarisë të gjithë ata, të mëhershmit dhe të mëvonshmit, që nga Ademi (alejhis selam) deri te njeriut i fundit që do të jetë mbi Tokë në Ditën e Kiametit, dhe secilin do e shpërblejë sipas asaj që ka vepruar në këtë botë. Me të vërtetë, Allahu është i Urtë në vendimet e Tij, i Gjithëdijshëm për veprat e çdo njeriu dhe gjithçka ekziston në krijimin e Tij, dhe nuk i fshihet asgjë.
  • 25
    Allahu e krijoi Ademin nga një baltë e thatë, e cila tingëllon nëse goditet, dhe kjo baltë e thatë është marrë një baltë e zezë që ndryshon ngjyrën dhe erën me kalimin e kohës; për të ndryshuar më pas ngjyrat e lëkurës së njerëzve.
  • 26
    Kurse babanë e xhinëve, Iblisin, i cili në atë kohë nuk ishte ende shejtan i mallkuar, Allahu e krijoi para babait të njerëzve, Ademit (alejhis selam), dhe e krijoi atë (Iblisin) nga zjarri përvëlues pa tym, nga flaka e fortë dhe e përqëndruar e zjarrit. Kurse Engjëjt, Allahu i krijoi nga drita, dhe i krijoi ata para krijimit të xhinëve. Pra, të parët janë krijuar engjëjt nga drita, pastaj xhindet nga zjarri përvëlues, pastaj njeriu nga balta.
  • 27
    Kujto, o Muhamed, kur Zoti yt i tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njëri nga balta e thatë që tingëllon, e marrë nga një baltë e zezë që ndryshon ngjyrën dhe erën me kalimin e kohës…”
  • 28
    Kur t’i jap formën e njeriut dhe t’i fryj atij nga shpirti Im, e ai të bëhet njeri i gjallë, atëherë përuluni para tij në sexhde, në shenjë respekti për të, dhe jo për ta adhuruar!”
  • 29
    Pasi Allahu i dha shpirt Ademit, që të gjithë engjëjt pa përjashtim iu përulën Ademit në sexhde, ashtu si i urdhëroi Zoti i tyre, me përjashtim të Iblisit, i cili megjithëse ishte një xhin në mesin e engjëjve në atë kohë, dhe urdhri për t’iu përulur Ademit në sexhde përfshinte edhe atë, ai refuzoi t’i bashkohej engjëjve që bënë sexhde para Ademit, duke thyer kështu urdhrin e Allahut.
  • 30
    Allahu i tha Iblisit: “Çfarë të pengoi që të mos përulesh para Ademit bashkë me engjëjt?” Sigurisht që Allahu e dinte çfarë e pengoi Iblisin nga përulja para Ademit, por donte që ai ta shprehte hapur para engjëjve me gojën e vet, për të qenë provë kundër tij.
  • 31
    Iblisi, duke shfaqur mendjemadhësinë, kryeneësinë dhe zilinë e tij ndaj njeriut, iu përgjigj Allahut: “Nuk më përshtatet mua t’i përulem në sexhde një njeriu që Ti e krijove nga balta e thatë tingëlluese, e marrë nga balta e zezë që ndryshon ngjyrë dhe merr erë të keqe me kalimin e kohës, ndërkohë që mua me ke krijuar nga zjarri përvëlues; e zjarri është më i mirë se balta – sipas tij!”
  • 32
    Allahu i tha Iblisit: “Dil nga xheneti dhe nga vendi që të kam dhënë në mesin e engjëjve, sepse tashmë ti je i dëbuar nga ky vend , nga çdo e mirë dhe nga mëshira Ime!”
  • 33
    Dhe mallkimi e zemërimi i Allahut do të jetë mbi ty, o Iblis, deri në ditën e Gjykimit, kur njerëzit do të ringjallen për të dhënë llogari dhe për të marrë shpërblimin e tyre sipas veprave që kanë bërë në dynja. – Pra, Iblisi nuk do të pendohet kurrë nga mohimi dhe kryeneçësia e tij ndaj Allahut në këtë botë, dhe ai do të jetë gjithnjë i mallkuar dhe i larguar nga mëshira e Allahut dhe nga çdo e mirë, deri në ditën e Llogarisë, pas së cilës do të jetë përgjithmonë në zjarr bashkë me banorët e Xhehenemit.
  • 34
    Iblisi i tha Allahut: “Zoti im! Më jep afat duke më lënë në këtë botë deri në Ditën kur do të ringjallësh robërit e Tu!”
  • 35
    Allahu i tha Iblisit: “Ti je prej atyre që do i jap afat dhe do ua shtyj vdekjen dhe shkatërrimin, por afati yt është deri në ditën e kohës së mirënjohur të Kiametit, kur të vdesin të gjitha krijesat pas fryrjes së parë në Sur, dhe jo deri në ditën e Ringjalljes, siç e kërkon ti.” I mallkuari, kërkoi afat deri në ditën e ringjalljes së krijesave, me qëllim që në ditën e Kiametit, kur të gjitha krijesat të vdisnin, ai të mbeste gjallë bashkë me Allahun, pastaj t’i jepej direkt dënimi në Zjarr, pa vdekur asnjëherë; por Allahu i dha afat deri në ditën kur të gjitha krijesat do të vdesin, dhe Iblisi bashkë me ta, dhe ky afatizim ishte sprovë për vetë Iblisin dhe për dy të rëndët, njerëzit dhe xhinët, për të cilët ai u betua se do i luftojë gjatë gjithë kohës së tij në këtë botë.
  • 36
    Iblisi tha: “Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do ia zbukuroj mëkatet dhe mosbindjen ndaj Teje bijve të Ademit, sa të jenë në Tokë, dhe do t’i mashtroj e do t’i çoj në humbje që të gjithë ata, me përjashtim të robërve të Tu të sinqertë prej tyre, të cilët i udhëzove dhe ata të adhuruan me sinqeritet; ndaj këtyre nuk mund të kem asnjë lloj pushteti dhe nuk mund t’i shkaktoj asnjë lloj joshje apo mashtrimi.
  • 37
    Kjo është rruga e drejtë që të çon tek Unë dhe tek banesa e Bujarisë Sime, Xheneti: Sinqeriteti dhe adhurimi vetëm për Mua dhe bindja ndaj Meje.
  • 38
    Ti nuk do të kesh asnjë lloj pushteti apo fuqie mbi robërit e Mi të sinqertë dhe nuk do të mund t’i largosh ata nga rruga e drejtë me mashtrimet dhe zbukurimet e tua, por pushteti yt do të jetë vetëm mbi ata që do të pasojnë ty prej të humburve dhe idhujtarëve që zgjedhin miqësinë tënde dhe bindjen ndaj teje në vend të miqësisë me Mua dhe bindjen ndaj Meje.
  • 39
    Xhehenemi është vendi i premtuar ku do të përfundojë Iblisi dhe të gjithë pasuesit e tij.
  • 40
    Xhehenemi ka shtatë porta të vendosura njëra nën tjetrës, ashtu si dhe shtresat e xhehenemit që janë shtatë, ku çdo shtresë ka portën e vet dhe në çdo portë do të hyjë pjesa e saj e caktuar prej pasuesve të Iblisit, sipas veprave të tyre.
  • 41
    Me të vërtetë, të devotshmit, ata të cilët patën frikë Allahun dhe ruajtën kufijtë e Tij e zbatuan urdhrat e Tij në dynja, do të hyjnë në kopshtet e xhenetit ku rrjedhin burime, dhe atyre do t’u thuhet: “Hyni aty në paqe ose me paqe (duke thënë “Selam”) dhe të shpëtuar nga çdo e keqe; dhe të sigurtë nga çdo frikë dhe nga dënimi i Allahut apo nga humbja e ndonjë prej të mirave të Allahut ndaj jush.”
  • 42
    Allahu do të heqë çdo mëri apo armiqësi që banorët e xhenetit mund të kenë pasur në dynja ndaj njëri-tjetrit, dhe ata do të jetojnë në xhenet si vëllezër të dashur me njëri-tjetrin, do të ulen përballë njëri-tjetrit mbi divane e kolltuqe madhështore, kur të vizitojnë njëri-tjetrin.
  • 43
    Asnjë lloj lodhje apo mundimi nuk do i prekë banorët e xhenetit në xhenet, dhe ata nuk do të nxirren kurrë që atje, por do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
  • 44
    Njoftoi robërit e Mi, o Muhamed, se vetëm Unë jam Ai që i fal mëkatet e tyre kur ata pendohen për to, dhe ua mbuloj ato atyre dhe nuk i turpëroj e nuk i dënoj për to; dhe vetëm Unë jam Mëshirëploti ndaj tyre, kështu që nuk i dënoj për mëkatet e tyre pasi pendohen për to.
  • 45
    Dhe njoftoi robërit e Mi se dënimi Im është dënimi më i dhembshëm dhe më i ashpër për të gjithë ata që vazhdojnë në mohim e mëkate dhe nuk kthehen e nuk pendohen për to!
  • 46
    Dhe tregoi robërve të Mi, o Muhamed, për mysafirët e Ibrahimit prej engjëjve, të cilët e përgëzuan atë me djalin e tij, Is’hakun, dhe me shkatërrimin e popullit të Lutit.
  • 47
    Kur engjëjt hynë në shtëpinë e Ibrahimit (alejhis selam) dhe e përshëndetën me Selam, ai ua ktheu Selamin dhe u solli për të ngrënë, por kur pa që ata nuk hanin, u tha që i kishte frika prej tyre.
  • 48
    Engjëjt i thanë Ibrahimit (alejhis selam): “Mos ki frikë! Ne kemi ardhur që të përgëzojmë me një djalë që do ta dhurojë Allahu me gruan tënde, Sarën, dhe i cili do të ketë shumë dije nga feja”; e ai ishte Is’haku (alejhis selam).
  • 49
    Ibrahimi (alejhis selam) u tha engjëjve me habi: «A po më jepni lajm të mirë se do të kem një djalë, ndërkohë që mua më ka mbërthyer pleqëria, dhe po ashtu gruan time?! Kështu që me çfarë lajmi të mirë më përgëzoni dhe si është e mundur kjo gjë?!”
  • 50
    Engjëjt iu përgjigjën Ibrahimit (alejhis selam): “Ne të sollëm lajmin e mirë me të vërtetën që na e mësoi Allahu, prandaj mos u bëj nga shpresëhumburit dhe të mendosh se ti nuk mund të kesh fëmijë, por prano lajmin e mirë dhe gëzohu!”
  • 51
    Ibrahimi (alejhis selam) tha: “E kush mund ta humb shpresën nga mëshira e Allahut, përveç atyre që kanë humbur nga rruga e drejtë dhe e kanë lënë kërkimin e asaj rruge, duke hequr shpresën nga Allahu, kështu që humbën nga feja e Allahut!”
  • 52
    Pastaj Ibrahimi i tha engjëjve: “Cili është misioni juaj aq i rëndësishëm, për të cilin ju ka dërguar Allahu, o të dërguar të Allahut?”
  • 53
    Engjëjt i thanë Ibrahimit: “Misioni ynë është dënimi dhe shkatërrimi total i popullit të Lutit, që është një popull mohues i Allahut dhe që bën veprën më të shëmtuar në Tokë.
  • 54
    Do të shkatërrojmë të gjithë popullin e Lutit me dënim nga qielli, përveç familjes së Lutit dhe pasuesve të tij, të cilët do i shpëtojmë që të gjithë, me përjashtim të gruas së tij mohuese, për të cilën Allahu ka caktuar që të jetë prej atyre që do të qëndrojnë në qytet për të marrë dënimin bashkë me të tjerët.
  • 55
    Kur engjëjt mbërritën te Luti (alejhis selam), ai u tha atyre: “Unë nuk ju njoh!”
  • 56
    Engjëjt i thanë Lutit: “Mos ki frikë, se ne jemi engjëj të dërguar nga Allahu me dënimin, në të cilin populli yt dyshonte dhe nuk e besonte se mund të vinte ndonjëherë; ne kemi ardhur me të dënimin e vërtetë nga Allahu, dhe sigurisht që jemi të sinqertë dhe themi të vërtetën se Allahu do e dënojë popullin tënd me dënim të ashpër, prandaj dil nga qyteti bashkë me familjen tënde…”
  • 57
    Dil nga qyteti pasi të kalojë një pjesë e natës, dhe merr me vete familjen tënde besimtare, por ata të ecin para kurse ti pas tyre, që të mos mbesë ndonjëri prej tyre pas dhe ta kapë dënimi; dhe bëni kujdes që askush të mos e kthejë kokën mbrapa e të shohë dënimin që ka rënë mbi qytet, por vazhdoni të nxitoni në drejtim të vendit ku jeni urdhëruar të shkoni për të qenë të sigurtë – në drejtim të Levantit.
  • 58
    Allahu i shpalli Lutit (alejhis selam) : se populli i tij do të shfarosej i gjithi, deri te më i fundit i tyre, herët në agimin e ditës që vijonte.
  • 59
    Banorët e qytetit të Lutit, Sodomit, dëgjuan se tek Luti kishin ardhur mysafirë, kështu që shkuan tek ai të gëzuar, me qëllimin që t’i merrnin dhe të kryenin veprën e shëmtuar me ta.
  • 60
    Luti i tha popullit të vet: “Këta janë mysafirët e mi dhe janë në mbrojtjen dhe besën time, prandaj mos më turpëroni para tyre, por kini frikë Allahun e mos ju afroni atyre me veprën tuaj të shëmtuar, se kështu më poshtëroni mua!”
  • 61
    Populli i Lutit i tha Lutit: “A nuk të kemi ndaluar nga të gjithë njerëzit e botës dhe nga pritja e çdo mysafiri, se përndryshe do të kërkojmë të kryejmë veprën e shëmtuar me të?”
  • 62
    Luti (alejhis selam) i tha popullit të tij: “Ja ku i keni vajzat e qytetit, që janë të gjitha bijat e mia (profeti është në vendin e babait për vajzat e popullit të tij), kështu që martohuni me to për të përmbushur dëshirën tuaj, ashtu si e ka caktuar Zoti dhe si bëjnë të gjithë njerëzit e tjerë, dhe mos bëni mëkatin e madh që e ka ndaluar Allahu e të shkoni me burrat në vend të grave, se përndryshe do ju vijë dënimi i rëndë!”
  • 63
    Allahu betohet në çfarë të dojë, kurse krijesat nuk lejohet të betohen veçse në Allahun, e Allahu betohet këtu në jetën e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) si nderim për të, se populli i Lutit ishte në një përhumbje të madhe dhe endeshin verbërisht në dehjen e tyre nga epshi i ndaluar, deri sa u ra rrufeja e dënimit në kohën e agimit, me lindjen e diellit.
  • 64
    Popullin e Lutit e kaploi britma e fortë e Xhibrilit, e cila erdhi me dënimin e tyre herët në mëngjes, duke lindur dielli.
  • 65
    Allahu urdhëroi Xhibrilin që t’i shkulte vendbanimet e popullit të Lutit nga rrënjët e tyre, t’i ngrinte lart në qiell, pastaj t’i lëshonte përmbys në tokë, dhe pastaj lëshoi mbi ta shi gurësh prej balte të pjekur, shumë të fortë.
  • 66
    Në këtë dënim që i ra popullit të Lutit ka prova bindëse për ata që i dallojnë gjërat me mprehtësi dhe marrin mësim nga provat e Allahut dhe nga dënimi që Allahu i zbret mohuesve dhe mëkatarëve. Prandaj, le të marrë mësim populli yt, o Muhamed, nga kjo histori, dhe të besojnë e të pasojnë ty, që të mos iu zbresë dënimi ashtu si i zbriti popullit të Lutit.
  • 67
    Vendi i qytetit të popullit të Lutit dhe rrënojat e tij vazhdojnë të gjenden në një rrugë të rrahur shumë nga udhëtarët, kështu që dallohet shumë lehtë dhe qartë nga të gjithë se çfarë ka ndodhur aty (në zonën e Detit të Vdekur, në Jordani), kështu që e kanë të hapur derën e marrjes së mësimit.
  • 68
    Në vendin e qytetit të popullit të Lutit, Sodomit, i cili duket qartë se çfarë ka ndodhur me të, (në Detin e Vdekur), ka provë të qartë për ata që besojnë Allahun, se si i shkatërron Allahu mohuesit dhe keqbërësit, dhe se si i shpëton të dërguarit e Tij dhe besimtarët e sinqertë.
  • 69
    Banorët e Ejkes, pyllit të dendur, populli i Shuajbit (alejhis selam), ishin gjithashtu të padrejtë kundër vetvetes për shkak se e çuan veten e tyre në shkatërrim dhe humbje me mohimin që i bënë Allahut dhe të dërguarit të Tij tek ata, Shuajbit; kështu që Allahu i shkatërroi ata me dridhje të fortë të tokës; dhe që të dy vendbanimet e popullit të Lutit dhe të Shuajbit ndodhen në rrugë të qartë dhe të rrahur nga njerëzit dhe udhëtarët, kështu që mund të marrin mësim prej tyre.
  • 70
    Edhe banorët e Hixhrit – një luginë mes Medines dhe Levantit, e cila sot quhet “Medain Salih” – dhe të cilët janë populli Themud, e përgënjeshtruan të dërguarin e Allahut tek ata, Salihun (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), dhe me përgënjeshtrimin e tij, kanë përgënjeshtruar të gjithë të dërguarit e Allahut, prandaj është përmendur në shumës.
  • 71
    Ne i dhamë popullit të Salihut provat tona bindëse që argumentonin për profetësinë e Salihut dhe vërtetësinë e asaj me të cilën ishte dërguar nga Allahu, dhe prej atyre provave ishte edhe Deveja e Salihut, por ata u larguan nga të gjitha provat dhe nuk morën mësim prej tyre.
  • 72
    Populli Themud i gdhëndte malet dhe i bënte shtëpi, për të qenë të sigurta nga prishja apo nga ndonjë dënim i mundshëm nga Allahu, por britma e tmerrshme e Xhibrilit u erdhi atyre herët në mëngjes me dënimin e Allahut, dhe ata u shfarosën që të gjithë, kështu që nuk u bënë dobi shtëpitë e tyre të forta të gdhendura në shkëmbinj, dhe as fuqia apo pasuria që u ishte dhënë.
  • 73
    Allahu i ka krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka gjendet mes tyre vetëm me të vërtetën dhe për të vërtetën; me drejtësinë dhe ekzaktësinë absolute që vërteton madhështinë dhe fuqinë absolute të Krijuesit të tyre, i Cili është i Vetmi që duhet të adhurohet e të madhërohet nga krijesat e Tij. Me të vërteta, Ora në të cilën do të ndodhë Kiameti është duke ardhur, dhe çdo njeri do të shpërblehet me veprën e tij, prandaj, o Muhamed dhe ju o besimtarë, falni njëri tjetrin me falje të hijshme, duke e kthyer të keqen me të mirë, përderisa e keqa nuk meriton dënim të caktuar me Sheriat. [Es Seadi] Kurse Taberiu e të tjerë, e komentojnë ajetin duke thënë se fjala i drejtohet të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) duke i thënë që t’i falë idhujtarët dhe ta anashkalojë atë që bëjnë ata, deri sa të vijë urdhri i Allahut për luftimin e tyre me shpatë. Pra, sipas këtij interpretimi, ajeti ka zbritur para urdhrit për luftimin e idhujtarëve të Mekes me shptatë.
  • 74
    Allahu është Krijuesi i Vetëm dhe Absolut i gjithçkaje që ekziston dhe Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë që ka krijuar; Atij nuk i shpëton asgjë nga krijesat e Tij apo veprat e tyre, dhe secilin do ta shpërblejë sipas asaj që ka vepruar.
  • 75
    Ne të kemi dhënë ty, o Muhamed, suren Fatiha që përmban shtatë ajete që përsëriten në çdo namaz të ditës apo të natës; ose janë për qëllim shtatë suret e para dhe më të gjatat e Kuranit; dhe të kemi dhënë Kuranin madhështor, pjesë e të cilit janë edhe ato shtatë ajetet e sures Fatiha apo shtatë suret e para të tij; pra, përderisa shtatë ajetet e para apo shtatë suret e para të Kuranit janë një mirësi dhe mëshirë e madhe nga Allahu për besimtarët, atëherë i gjithë Kurani është vërtet një mirësi dhe mëshirë e pafund nga Allahu, për të cilën besimtarët duhet të gëzohen dhe të falënderojnë Allahun.
  • 76
    Mos i shiko me syrin e dëshirës stolitë e dynjasë që i kemi dhënë disa të pasurve prej idhujtarëve të popullit tënd, o Muhamed, sepse ata i pret dënim i rëndë pas kësaj bote; dhe mos u hidhëro për mohimin dhe mosbesimin e tyre, por shiko të sillesh butë me besimtarët dhe t’i afrosh ata.
  • 77
    Dhe thuaju idhujtarëve, o Muhamed: “Unë jam paralajmëruesi i qartë për zbritjen e dënimit të Allahut mbi ju, për shkak të përgëneshtrimit dhe mohimit tuaj.”
  • 78
    Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) është paralajmërues i qartë për zbritjen e dënimit të Allahut mbi idhujtarët, ashtu si Allahu e zbriti dënimin e Tij atyre që ndanë fenë e Allahut dhe shpalljet e Tij, prej ithtarëve të Librave të mëparshëm, apo të atyre që ndanë Kuranin pjesë-pjesë, duke besuar një pjesë e duke mohuar pjesën tjetër, apo duke e quajtur një pjesë të tij magji, e një pjesë tjetër poezi, për të larguar njerëzit nga Kurani dhe udhëzimi në rrugën e drejtë të Allahut.
  • 79
    Allahu betohet në Veten e Tij, ashtu si të dojë Ai, duke thënë: Për Zotin tënd, o Muhamed! Ne do t’i marrim në llogari në ditën e Gjykimit të gjithë ata që e ndanë Kuranin pjesë-pjesë për gjithçka që vepruan në këtë botë prej idhujtarisë, përgënjeshtrimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mëkateve të tyre, në rast se ata vazhdojnë kështu dhe vdesin në këtë gjendje, pa u penduar.
  • 80
    Shpalle botërisht thirrjen tënde, me të cilën je urdhëruar nga Zoti yt, o Muhamed, dhe largohu nga idhujtarët e mos i jep rëndësi atyre apo fjalëve të tyre, sepse Allahu të ka ngritur shumë lart kundrejt fjalëve që ata thonë për ty dhe Allahu do të mbrojë ty prej tyre.
  • 81
    Ne të kemi ruajtur ty, o Muhamed, nga ata që tallen me ty prej parisë kurashite, të cilët i bënë shok Allahut në adhurim, duke adhuruar idhuj përkrah Tij; Por së shpejti ata do ta dinë se ku do i çojë vepra e tyre, si në këtë botë edhe në botën tjetër; prandaj mos ki frikë askënd përveç Allahut, o Muhamed, dhe shpalle haptazi fenë e Allahut.
  • 82
    Ne e dimë se ty, o Muhamed, të ngushtohet gjoksi dhe zemra nga fjalët që idhujtarët thonë për ty dhe për thirrjen tënde.
  • 83
    Kur të ngushtohet gjoksi dhe të kaplon mërzitja, drejtohu menjëherë të Zoti yt duke e madhëruar Atë me lavdërim dhe duke qenë prej atyre që i përulen Atij vazhdimisht në sexhde në namaz; pra thuaj: “Subhanallah ue Bihamdihi”, dhe fal namaz për adhurimin e Allahut, sepse kjo do të largojë ngushtimin e gjoksit dhe mërzitjen. Fjala i drejtohet Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), por ajo përfshin të gjithë besimtarët.
  • 84
    Dhe vazhdo ta adhurosh Zotin tënd ashtu si ka urdharuar Ai, gjatë gjithë jetës tënde, deri sa të vijë e sigurta dhe e pashmangshmja – vdekja.