Pyetje-Përgjigje për Hadithin

(Pyetja Nr. 11) Muhamedi / Zvicër: / 26-4-2008

Message: Selamun Alejkum.
Deshta te pyes per nje hadith se cfar kategorie ka:
Pejgamberi alejhi selam ka thene: “Turfeu zinetud dunja senete 150 H.” (Do te ngritet zbukurimi i dynjas ne vitin 150 h.)
Imam Bezaziju ka thene se ky hadith bart mundesine qe te kete per qellim Ebu Hanifen Rahimehull-llah, sepse ai ne kete vit ka vdekur.
All-llahu jua shperblefte me te mira dhe ju forcofte vella.


Përgjigje / 27-4-2008

Hadithin ne fjale e ka nxjerre Ebu Jeala, ne “Musnedin” e tij dhe El Bezzar, ne “Musnedin” e tij, por hadithi eshte i dobet. Ndersa, ne zbritjen e hadithit per nje person te caktuar, ka teprim nga ana e fanatikeve te nje Imami si Ebu Hanifja (Allahu e meshirofte!). Ne fakt, edhe hadithe te tjera jane trilluar ne lidhje me kater Imamet, e sidomos me Ebu Hanifen dhe Shafiun, Allahu i meshirofte, dhe kjo eshte bere nga fanatiket e medhhebeve te tyre per te ngritur sa me shume vleren e Imamit te medhhebit te tyre, gje e cila nuk eshte e lejuar ne Islam dhe as vete Imamet nuk e lejojne dhe nuk e duan kete gje. E, Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 10) Dardan / Kosovë: / 24-4-2008

Message: Selamun alejkum. Allahu ju ndihmofte dhe ju shperbefte me xhenet per mundin qe e beni. E kam nje pytje, nese mundeni me tregue tekstin e hadithit qe transmeton ebu hurerja qe ka thene pejgamberi alejhi selam qe ka me ardh koha qe ka me u besue tradhtari… e deri tek ruwejbida. Çfare kuptimi ka?


Përgjigje / 26-4-2008

Teksti i hadithit eshte keshtu: “Do te vijne tek njerezit disa vite mashtruese, ne te cilat do te besohet genjeshtari dhe do te pergenjeshtrohet i sinqerti, do te kihet besim (siguri) te tradhtari dhe do te akuzohet per tradhti i besueshmi, dhe ne ato vite do te flasin “Er Ruvejbida”. Thane: “Kush jane er Ruvejbida?” Ai (salallahu alejhi ue selem) Tha: “Njeriu i pavlere, i cili do te flase ne çeshtjet e popullit.” [Es Sahiha 1887. Ate e ka nxjerre Iben Maxheh 4042, El Hakim 4/465, Ahmedi 2/291, nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu). Hadith i ngjashem me kete eshte percjelle gjithashtu nga Auf iben Malik dhe Enes iben Malik (radiallahu anhuma)].

Ky hadith mund te zbritet ne aktualitetin tone sot, sepse ai eshte i sakte dhe aktualiteti eshte i tille, megjithese mund te kete pasur periudha kohore te tilla edhe me pare, si dhe mund te kete edhe me pas, deri sa te vije dexhali, siç thuhet ne nje transmetim nga Enesi (radiallahu anhu), por ekzistenca me e madhe e tij do te jete ne kohet e fundit te jetes ne kete bote, para Kiametit. Ky hadith i paralajmeron muslimanet qe te mblidhen pas dijetareve te vertete e te medhenj dhe te mos mashtrohen nga njerezit fjalebukur dhe adhurues te medhenj ne sy te njerezve, por te paditur dhe te pamesuar ne fene e Allahut, te cilet kur pyeten, pergjigjen pa dije, dhe keshtu humbin veten e tyre dhe te tjeret, siç thuhet ne hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu nuk e ngre dijen duke ua hequr ate njerezve, por e ngre ate me ngritjen (vdekjen) e dijetareve, deri sa te mos mbese asnje dijetar. Atehere njerezit do te marrin disa koka injorante, te cilet do te pyeten dhe do te japin fetva pa pasur dije, dhe keshtu humbin veten dhe te tjeret.”

Kjo eshte vlera e dijetareve dhe keshtu i ka ngritur Allahu dijetaret dhe kete vend u ka dhene ne Islam, dhe jo siç thuhet ne ate hadithin e trillur (te permendur ne pyetjen nr. 95), se dijetaret do te thone se nuk eshte koha per xhihad… mbi ta eshte mallkimi i Allahut! Pra, e verteta nga e kota dallohet lehte, por muslimani duhet te jete syçelur dhe gjithnje ne kerkim te hakut, dhe te mos mashtrohet nga fjalet e njerezve te vegjel ne dije, qesharak ne enderrime dhe largues te njerezve nga dijetaret dhe kerkimi i dijes.

Lusim Allahun te na beje qe ta shohim te verteten per te vertete dhe te na mundesoje ndjekjen e saj dhe qe ta shohim te paverteten per te pavertete dhe te na mundesoje largimin prej saj!

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 9) Abdullah / Kosovë / 21-4-2008

Message: es-selam alejkum
Çfare grade ka ky hadith:
“XHIHADI DO TE MBETET I EMBEL DHE I GJELBERT, DERISA SHIU TE BJEN NGA QIELLI, MIRPO DO TE VJEN KOHA KUR DIJETARET DO TU THONE: KJO NUK ESHTE KOHA PER XHIHAD!!! KUSH DO TE JETE DESHMITAR I KESAJ KOHE, LE TA DINE SE AJO ESHTE KOHA MA E MIRE PER XHIHAD. SHOKET E PYETEN:O I DERGUAR I ALLAHUT, A DO TA THOTE KETE DIKUSH??? PO, AI I CILI MALLKIMI I ALLAHUT ESHTE MBI TE, I MELEKEVE DHE GJITH NJERZIMIT” Tr.Ibn Asakiri, Mashari- ul-Ashwaq prej Ibn Nuhaasa, Vol. 1, P. 110.


Përgjigje / 24-4-2008

Ky hadith eshte Meudu – i trilluar. Ate e ka nxjerre Iben Asakir ne librin “Historia e Damaskut” 43/347. E ka nxjerre gjithashtu Ed Dani ne librin “Sunetet e ardhura ne lidhje me fitnet” 3/751, me nr. 371, me shprehje te ndryshme nga kjo dhe me sened shume te dobet dhe te zymte. Pra, ky hadith nuk qendron dhe nuk eshte i vertete.

Perveç kesaj, si mund te jene dijetaret, trasheguesit e Pejgamereve, ata te cilet mallkohen nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)? Ne fakt, hadithe te tilla, te shpikura, i perdorin sot ata injorante te cilet kujtojne se veprojne mire, por ne fakt jane ne humbje, duke e hedhur domethenien e ketij hadithi ne kohen tone aktuale mbi dijetaret selefi bashkekohore, te cilet thone se nuk ka xhihad ne kete apo ne ate vend te caktuar, per shkak se nuk plotesohen kushtet e xhihadit ne ato vende. Perkundrazi, xhihadi do te ekzistoje deri ne diten e Kiametit, edhe pse mund te kete periudha kohore ne te cilat muslimanet jane te dobet dhe nuk kane mundesi te bejne xhihad sipas sheriatit, duke pasur parasysh se me fjalen “xhihad” te paret kishin per qellim sulmin dhe çlirimin e vendeve nga qeverite kafire dhe te padrejta, per t’u dhene njerezve lirine e zgjedhjes se fese se tyre, dhe duke u ofruar Islamin sigurisht. Ndersa, kur nje vend musliman pushtohet nga kafirat, qendresa e popullit te atij vendi dhe ndihma e vendeve muslimane fqinje eshte vaxhib, por qellimi me paresor me perdorimin e fjales “xhihad” eshte xhihadi i sulmit dhe jo ai i mbrojtjes. Prandaj, shume njerez sot nuk e kuptojne pse dijetaret thone se nuk ka xhihad ne Irak, per shembull; sepse xhihadi ka rregullat e veta per t’u quajtur xhihad. Por kjo nuk do te thote se muslimanet qe vriten ne mbrojtje te fese dhe vendit te tyre nuk jane deshmore, assesi. Problemi qendron se muslimanet sot nuk kane mundesi te bejne xhihad, edhe pse xhihadi eshte ne pritje te tyre. Ata nuk kane as pergatitje shpirterore dhe as pergatitje materiale ushtarake, dhe dyert e xhihadit jane te mbyllura para tyre. Padyshim, se kjo eshte sprove nga Allahu per muslimanet, qe te kthehen ne fene e tyre, siç thuhet ne hadithin e sakte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kur te beni tregti te shtrember (El Ijne-duke mbuluar fajdet ne shitblerje me hile) me njeri-tjetrin, kur te shkoni pas bishtit te lopeve dhe kur te kenaqeni me te mbjellat, e te lini xhihadin, Allahu do te hedhe mbi ju nje perçmim te cilin nuk ka per t’ua hequr deri sa te ktheheni ne fene tuaj.” [Es Sahiha, 11]

Lusim Allahun t’i ktheje muslimanet ne fene e Tij, me nje kthim te vertete! Lusim Allahun te na i hape dyert e xhihadit ne rrugen e Tij dhe te na mundesoje renien shehid ne rrugen e Tij! Allahu eshte Zot i pergjigjes se lutjes dhe i Plotfuqishem per gjithçka!

(Pyetja Nr. 8) Fatos / Vushtri: / 16-4-2008

Message: Selamun alejkum te dashur vellezer. Kam nje pytje: A ka mundesi te na sqaroni lidhur me saktesin e keti hadithi ne vijim te cilin e kam hasur ne nje faqe ne internet: Transmeton Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shndërrohen popuj nga ky umet në kohët e fundit në majmunë dhe derra.” I thanë sahabët: “O i Dërguar i Allahut, a nuk janë ata pjesëtarë të fjalës “la ilahe ilallah muhamedun resulullah”?” Tha: “Gjithsesi, bile edhe agjërojnë, falen dhe bëjnë haxhin.” Ata thanë: “E si është puna e tyre?” Tha: “Përdorin mjetet muzikore, defet dhe këngëtaret luajnë duke pirë pije alkoolike dhe duke u dëfryer, pastaj zgjohen dhe veç janë shndërruar në majmunë dhe derra.” (Igathetu Elehfan, f. 262 v.1, të Ibn Kajjimit).


Përgjigje / 17-4-2008

Hadithi me kete shprehje eshte transmetuar me zinxhir te dobet transmetimi. Ate e ka nxjerre Iben Ebi ed Dunja, ne librin “Kritikimi i lojerave”, hadithi nr. 8. Verifikuesi i librit “Igathetu el Lehfan”, Taha Abdurrauf Seid, nga dijetaret e Ez’herit, e ka konsideruar ate te dobet. Nuk e kam gjetur ate ne asnje nga librat apo verifikimet e shejh Albanit. Hadithi i sakte eshte ai qe ka permendur Buhariu ne formen “Mualak”, ne Sahihun e tij dhe Ebu Daudi me zinxhir te sakte, ku thuhet: “Nga ymeti im do te kete disa njerez te cilet do te bejne te lejuar zinane (marredheniet e jashtligjshme), mendafshin, alkoolin dhe veglat muzikore. Disa njerez do te zbresin ne nje mal te larte dhe aty u vjen bariu me tyfen e tyre ne mengjes dhe kthehet ne mbremje. Nje nevojtar u shkon atyre ndersa ata i thone: “Kthehu tek ne neser!” Pastaj, Allahu i shkaterron ata naten dhe ua hedh malin persiper, ndersa disa te tjere i shnderron ne majmuna e derra, deri ne diten e Kiametit.” [Shejh Albani e ka permendur kete hadith ne “Es Sahiha”, me nr. 91].

(Pyetja Nr. 7) Muhamedi / 10-4-2008

Message: Esselamu alejkum. A eshte çdo Muxhtehid Muhaddith dhe e kunderta e kesaj? Sepse po ndegjojm nga dikush qe ketu bejn dallim p.sh. Shejh Albani thuhet se ka qene Muhaddith e asesi Muxhtehid. Çfare mendoni ju hoxhe?


Përgjigje / 12-4-2008

Personi që i thotë këto fjalë mund të cilësohet me një nga këto të treja, ose të gjitha së bashku:
1. Ose nuk e di kuptimin e fjalës “Muhaddith” dhe as të fjalës “Muxhtehid”.
2. Ose nuk e njeh shejh Albanin aspak, dhe as nuk ka dëgjuar për të.
3. Ose është bidatçi që ka qëllim të largojë njerëzit nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunetit dhe t’ua çojë pre injorantëve që ngrenë kryet me diçka që nuk e kanë; për të humbur veten e tyre dhe të tjerët bashkë me ta.
Këtu nuk është vendi të sqarohen të gjitha këto, por nëse do të shihnim rregullin që përmendet në pyetje, për atë nuk ka ndonjë argument tjetër përveç vështrimit në historinë e dijetarëve muslimanë në shekuj, dhe pas analizimit të tyre, mund të dilet në përfundimin se: “Çdo muhaddith është muxhtehid dhe jo çdo muxhtehid është muhadith”. Që do të thotë, çdo dijetar hadithi, patjetër që është muxhtehid në çdo gjë që lidhet me hadithin, me senedin apo metnin e tij, si edhe me domethënien dhe ligjet e marra prej tij. Prandaj dijetarët e hadithit kanë rrugën e tyre të posaçme në lidhje me fikhun, usuli fikhun, madje edhe me mënyrën e përfitimit të akides, dhe kjo është mënyra e selefëve, siç e shihni në librin “Akidja e selefëve dhe dijetarëve të hadithit”, të Imam Sabunit. Të gjithë dijetarët e Ehli Sunetit janë bashkuar në faktin se grupi i shpëtuar që përmendet në hadithe, janë dijetarët e hadithit. Imam Ibën Haxheri ka qenë hafiz i hadithit dhe dijetar i madh në fikh dhe në usul. Të gjithë dijetarët e hadithit ndër shekuj kanë qenë të mëdhenj, të njohur dhe emri i tyre është ngritur lart në të gjitha kohët, sepse ata ngrenë lart fjalën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), e pastrojnë atë nga ndotësitë që i mvishen, e ruajnë atë të pastër dhe të kulluar, prandaj Allahu u ka dhënë vend të lartë ndër shekuj.
Ndërsa për muxhtehidët e tjerë të fikhut dhe usuli fikhut, të cilët nuk kanë qenë muhadithin, ata janë dijetarë dhe e kanë shpërblimin e tyre tek Allahu për përpjekjet e tyre, por grada më e lartë u takon dijetarëve të hadithit, me unanimin e ymetit musliman.
Tani të kthehemi te muhadithi i shekullit dhe përtëritësi i fesë në të, me dëshminë e dijetarëve më të mëdhenj të kohës, me në krye dijetarin e madh Abdulaziz ibën Baz (Allahu e mëshiroftë!), dhe deri tek urrejtësit e tij prej ndjekësve të epsheve dhe rrugëve të humbura, që të gjithë dëshmojnë për dijetarin e madh Muhamed Nasirudin el Albani, për dijen e tij, përpjekjen e tij, devotshmërinë e tij, akiden e tij të saktë, menhexhin e tij, dhe se padyshim që ai është njeri dhe gabon si të gjithë njerëzit. Por ajo që është për t’u theksuar këtu, është se për sinqeritetin e shejh Albanit dhe dashurinë e tij për të vërtetën dëshmojnë edhe ata që e urrejnë, kur shohin kthimet e tij në gjykimet për shumë hadithe, duke qenë se në ixhtihadin e parë shihte për shembull se një hadith është i dobët dhe më pas i bëhej i qartë se është i saktë, ai e ndërronte menjëherë gjykimin për të, pa e çuar mendjen se mund të shahej për këtë dhe të akuzohej se gabon, etj, etj.
Në fetvanë me nr. 5981, të Komisionit të përhershëm të fetvave, thuhet: “Ai burrë (shejh Albani) është i njohur tek ne për dijen e tij, vlerat e tij, madhërimin e sunetit dhe shërbimin për të dhe për përkrahjen e medhebit të ehli sunetit dhe xhematit në paralajëmrimin nga fanatizmi dhe pasimi i verbër. Librat e tij janë të dobishme, por edhe ai, ashtu si edhe dijetarët e tjerë, nuk është i pagabueshëm; por gabon dhe ja qëllon të vërtetës. Ne urojmë për të që të arrijë dy sevape në ato që ja qëllon të vërtetës dhe në atë që gabon të marrë shpërblimin e muxhtehidit, siç është vërtetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur gjykatësi gjykon pas përpjekjes (ixhtihadit) së tij dhe ja qëllon të vërtetës,ai ka dy shpërblime, dhe nëse gjykon pas përpjekjes së tij, por gabon, ai ka një shpërblim.” Lusim Allahun të na japë sukses neve, juve dhe atij (shejh Albanit) për qëndrueshmëri në të vërtetën dhe të na ruajë nga humbjet e fitneve (sprovave, trazirave, provokimeve).” Allahu e ka suksesin në Dorë! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
“Komisioni i përhershëm për kërkimet shkencore dhe për fetva”
Kryetar: Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz.
Nënkryetar: Abdurrazak Afifi.
Anëtar: Abdullah ibën Gudejan.
Anëtar: Abdullah ibën Kaud.
Pra, dijetarët e mëdhenj dëshmuan për shejh Albanin se ai është prej dijetarëve dhe prej muxhtehidinëve, dhe kushdo që është i paanshëm në veten e tij, e di mirë se shejh Albani ka rrënjë të thella në fikh dhe në ixhtihad, dhe argumentet për këtë mund t’i përmbledhim në pikat e mëposhtme:
1. Dëshmia e dijetarëve të mëdhenj për këtë gjë, të cilat i gjen të mbledhura në librin “Jeta e Albanit”, e shejh Muhamed ibën Ibrahim esh Shejbani.
2. Librat e tij të forta në fikh, disa prej të cilave nuk kanë qenë shkruar më parë si ato dhe as në forcën e tyre. Mjafton të sjellim shembull këtu, librin “Rregullat e xhenazes”, i cili është shumë i fortë, dhe tregon për kuptim të mprehtë të sunetit, të përkrahur nga rregullat e fikhut të njohura tek selefët e ymetit. Shto këtu librin “Rregullat e martesës”, “Tamamul Mineh”, ku ka bërë shënime mbi librin “Fikhu Suneh”, etj.
3. Kasetat e tij të cilat kanë mbushur dheun, dhe nga të cilat janë bërë publike rreth 1000 kaseta, ndërsa 5000 orë të tjera janë ende pa u publikuar. Që të gjitha këto kanë qenë inçizime të disa tubimeve dhe jo të gjitha tubimeve të tij.
Vërejtje:
Tërheqim vërejtjen këtu, në pikat e mëposhtme:
1. Shhejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) është njeri; gabon dhe ja qëllon të vërtetës, kështu që nuk i lejohet askujt të besojë se ai është i pagabueshëm.
2. Nuk i lejohet atij muslimani që pason shejh Albanin, që kur i bëhet e qartë forca e argumentit të dikujt tjetër prej dijetarëve, të vazhdojë me fanatizëm në fjalën e shejh Albanit, pasi që në këtë fjalë ai mund të ketë gabuar. Ndërsa ne jemi urdhëruar që të ndjekim të vërtetën, kudo që të jetë dhe me cilindo që të jetë.
3. Shejh Albani nuk ka sjellë gjë të re në rregullat e fesë, madje shpesh ai ka shprehur se nuk ka thënë ndonjë gjë duke qenë i pari në thënien e saj, por ka thënë fjalë që është thënë nga dijetarët e mëparshëm, qoftë edhe nga njëri prej tyre. Prandaj, të kenë frikë Allahun ata të cilët zgjatin gjuhën kundër shejhut duke thënë se ai ka ardhur me gjëra të reja dhe të pashembullta, si dhe të kenë frikë Allahun ata që e imitojnë verbërisht shejhun.
4. Nuk është prej menhexhit të shejh Albanit, madje as i ndonjërit prej dijetarëve të ymetit, që nxënësi i dijes fillestar dhe i vogël në dije, të marrë ajetin apo hadithin dhe të nxjerrë ligje prej tij sipas qejfit. Madje shejhu ankohej nga kjo gjë dhe thoshte shpesh: “Vuanim nga fanatizmi dhe ja tani, vuajmë nga hapja dhe liria e madhe.” Shejhu ka thënë gjithashtu se “imitimi i dijetarëve të parë është shumë herë më i mirë se kjo hapje, madje imitimi është vaxhib për masën e gjerë e të paditur, ndërsa kjo hapje është haram.
5. Ai që pason shejhun verbërisht, duhet ta dijë se vetë shejhu e kundërshton pasimin e verbër dhe këshillon për marrjen e dijes, që muslimani të jetë ndjekës i argumentit nga Kurani dhe suneti.
Pra, le të mbajnë gojën ata të cilët flasin kundër shejh Albanit, apo ndonjë dijetari tjetër nga dijetarët e ehli sunetit dhe xhematit, të kenë frikë Allahun dhe të afrojnë njerëzit nga dijetarët dhe jo t’i largojnë prej tyre, sepse përndryshe ata do të mbartin gjynahin e tyre dhe të atyre që i ndjekin ata pa dije, do të humbin veten e tyre dhe të tjerët!
Lusim Allahun t’i ruajë dijetarët e ymetit dhe t’i sjellë atij gjithnjë dijetarë të mëdhenj dhe edukues të popullit. Sepse vërtet, dija nuk do të humbë nga njerëzit duke u ngritur në qiell, por do të humbë me humbjen e dijetarëve, dhe kur të mos mbesin më dijetarë, njerëzit do të drejtohen tek disa koka injorantësh, të cilët do të pyeten dhe do të përgjigjen pa pasur dije, dhe kështu, do të humbin veten e tyre dhe të tjerët.
Pra, të kenë frikë Allahun ata që largojnë njerëzit nga dijetarët dhe flasin kundër tyre, sepse çështja është shumë serioze dhe me rrezik për ta dhe për të gjithë ymetin!
Allahu e ka suksesin në Dorë! Dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

(Pyetja Nr. 6) Umeri / Londër: / 8-4-2008

Ne lidhje me sunetin e te derguarit alejhi selam, kam degjuar shejh Albanin ne kasete shqip ku thote ai (suneti) eshte dy llojesh: a) e ka bere resuli b) nuk e ka bere resuli.
Ndersa kur ka qene shejh Ali hasen ne londer permendi qe suneti ndahet ne:
a) sunetul ibadah (sunet adhurimi) sic mund te jete misvaku apo hixhama etj
b) sunetul adeh (sunet nevoje/tradite) sic eshte psh mbajtia e shkopit me ane te te cilit ai nuk ka dashur te afrohet tek allahu apo ecja me deve, pra nuk kane qene ibadet. Nese ke mundesi te na e sqarosh me qarte kete sunet se i kategorizojme, psh pirja e ujit me tre here ku futet te e para apo e dyta. Une dua vella nje shpjegim qe te jemi ne gjendje qe ne ti dallojme vete cili eshte sunet adhurimi apo e ka bere resuli se ka pase nevoje per te.


Përgjigje / 12-4-2008

Fjala e shejh Aliut ne lidhje me ndarjen e sunetit ne: a) sunet ligjerimi apo adhurimi, dhe b) sunet vetjak apo karakteristika personale me te cilat eshte mveshur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) qe ne krijim; kjo ndarje e sunetit nuk ka dallim ne mes te shejh Aliut dhe ndarjes qe ben shejh Albani, si dhe dijetare te tjere qe prej selefeve. Por me sa duket do te jete bere ndonje gabim ne perkthim, ose nese shejh Albani ka folur ne shqip ne ate kasete qe ke degjuar, mund te themi se shejhu (Allahu e meshirofte!), nuk ka dit me ia dhene mire kuptimin ne shqip, sepse dihet qe ai nuk ka ditur mire shqip.

Ne kaseten me nr. 80, nga vargu “Udhezimi dhe drita”, shejh Albani pyetet per Sunetin e zakonit vetjak, dhe ai pergjigjet: “Suneti i zakonit vetjak eshte ajo veper, te cilen kur e ka bere Pejgamberi, nuk eshte shfaqur ne te qellimi i te afruarit tek Allahu dhe i adhurimit te Tij me te. P.sh: Siç ka ardhur ne Sahihun e Buhariut dhe ate te Muslimit, nga Enesi (radiallahu anhu) se Pejgamberi kishte nje pale sandale me nga dy rripa secila sandale. Ketu nuk shfaqet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i mbathte keto lloj sandalesh me qellim per t’u afruar tek Allahu i Madheruar. Po keshtu, ka ardhur ne Sahihun e Muslimit se “kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) çliroi Meken, hyri ne te, dhe floket i kishte bere kater gersheta.” Kjo eshte prej sunetit (tradites) vetjake dhe jo prej sunetit te adhurimit. Po keshtu eshte edhe gjykimi ne lidhje me “imamen-shall qe vihet ne koke i bere si kular-rreth”, per te cilen pyetesi ben pyetjen. Kjo ka qene zakon i vjeter tek arabet qe para ardhjes se pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Nuk eshte shfaqur nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) se ai ka pasur per qellim afrimin tek allahu me vendosjen e saj ne koke…

Ndersa pirja e ujit duke marre fryme tre here, eshte nga suneti me te cilin eshte per qellim adhurimi, sepse kane ardhur disa transmetime ku pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ndalon qe njeriu te marre fryme brenda enes se ujit, dhe urdheron qe ta largosh enen, te marresh fryme jashte saj, pastaj te pish perseri. [Es Sahiha, 386] Ne fjalen rreth ketij hadithi, shejh Albani thote: “Fakti qe lejohet te pihet uje me nje fryme (pa marre fryme gjate pirjes dhe pa e larguar goten nga goja), nuk e kundershton faktin se prej sunetit eshte qe te merret fryme tre here jashte enes. Qe te dyja keto lejohen, por me e mire eshte e dyta, bazuar ne hadithin e Enesit, se kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) pinte uje, ai merrte fryme tre here, dhe thoshte: “Keshtu eshte me i mire, me i shijshem dhe me i shendetshem.” [Es Sahiha, 386].

Pra, dallimi mes dy llojeve te sunetit mund te behet duke bashkuar hadithet qe flasin per te njejten teme dhe çeshtje, pastaj te shihet nese jane nga lloji i adhurimit apo i tradites vetjake. Nese ne nje transmetim ka urdher te pejgamberit apo ndalim nga diçka e caktuar, atehere dihet se kjo hyn ne llojin e sunetit te adhurimit, edhe pse ne transmetimet e tjera nuk permendet urdhri apo ndalesa, si ne rastin e frymemarrjes gjate pirjes se ujit.

Allahu eshte Ai i cili jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 5) Rajani / Itali: / 6-4-2008

Message: Selamun alejkum. Kisha disa pyetje:

  1. A ekziston ndonje hadith ku thuhet se kur te ktheheni nga nje udhetim sillni diçka, qofte edhe nje gur?
  2. A eshte e vertete se ka qene nje here Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me Aliun (radiallahu anhu) duke ngrene hurma, dhe Aliu i mori farat e veta dhe ia afroi Pejgamberit, dhe i tha: Sa hurma paske ngrene! Pejgamberi, sipas hadithit, thuhet te kete thene: “Mir une kam ngrene kaq shume, po ti i paske ngrene me gjithe fara!” Pra po luanin me njeri tjetrin. Sepse kete histori, disa vellezer e perdorin si argument se lejohet genjeshtra per shaka, nderkohe qe Pejgamberi ka thene: “I garantoj xhenetin atij qe len rrenen qofte edhe per shaka.”
  3. Si kuptohet hadithi se Firdeusi eshte mesi dhe pjesa me e larte e xhenetit?

Allahu ua shperblefte dhe ju ruajte! Selamun alejkum.


Përgjigje / 9-4-2008

  1. Ekziston nje hadith i tille, por ai eshte i trilluar (meudu). Shejh Albani e ka permendur ate ne “Es Silsiletu ed Daife, 1437”.
  2. Hadithin ne fjale nuk e kam gjetur pas kerkimit te gjate, por sido qe te jete, nese ai ekziston, duhet vertetuar saktesia e tij. Ne e kemi rregullin baze, qe shakaja eshte e lejuar dhe se pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka bere shaka, por duke ju permbajtur gjithnje te vertetes dhe largimit nga genjeshtra ne çdo lloj forme qofte.
  3. Nga hadithi se Firdeusi eshte mesi dhe pjesa me e larte e xhenetit, kuptohet se xheneti eshte ne formen e piramides spirale, maja e se ciles eshte njekohesisht edhe mesi i saj. Xheneti eshte me grade, dhe grada me e larte e tij eshte Firdeusi, per te cilin Pejgamberi ka thene: “Kushdo qe beson Allahun dhe te Derguarin e Tij, qe e kryen namazin dhe agjeron Ramazanin, ai ka te drejte tek Allahu qe ta fuse ne xhenet, qofte nese ka luftuar ne rruge te Allahut (xhihad vullentar) apo ka ndenjur ne vendin e tij ku ka lindur.” Te pranishmit thane: “O i Derguari i Allahut! A t’i pergezojme njerezit me kete gje?” Ai tha: “Ne xhenet ka njeqind grade, te cilat Allahu i ka pergatitur per muxhahidinet ne rrugen e Allahut; distanca mes dy gradeve eshte sa lartesia mes qiellit dhe tokes, ndaj kur t’i kerkoni Allahut, kerkoji Firdeusin, sepse ai eshte mesi i xhenetit, maja me e larte e tij, siper tij shihet Arshi i Allahut dhe nga ai shperthejne (burojne) lumenjte e xhenetit.” [Buhariu]. O Zot, te kerkojme Firdeusin e larte! Ti je Zot i pergjigjes dhe i Plotfuqishem per gjithçka.

(Pyetja Nr. 4) Ruvejda / Kosovë: / 6-4-2008

Message: Selamun alejkum. I kam tri pytje: 1. A eshte e vertete qe kur Allahu e nxorri nga xheneti Ademin e bashke me to e nxori edhe gjarprin?
2. A ka ndonje hadith qe ndalon me vesh muslimani ngjyren e kuqe apo te sarit apo ndonje ngjyre tjeter? 3. A eshte hadith i sakte, hadithi ku thuhet se ai musliman qe e lexon ne mbramje suren elvakia nuk do te mbetet i varfur? Selamun alejkum. Ju deshiroj qe te keni suksese.


Përgjigje / 8-4-2008

  1. Nuk ka ardhur hadith i sakte ku permendet gjarpri ne lidhje me mashtrimin e Havase, apo se Iblisi u fut ne trupin e gjarprit dhe e mashtroi Havane, pastaj ajo i mbushi mendjen Ademit qe te hante nga pema e ndaluar. Te gjitha keto permenden ne transmetime te marra nga Beni Israilet dhe quhen “Israilijate”, dhe ne as nuk i besojme dhe as nuk i mohojme ato totalisht, por heshtim perderisa nuk kemi argument te sakte nga Kurani apo suneti, ne lidhje me to, dhe mjaftohemi me ate qe thuhet ne Kuran dhe sunet.
  2. Kane ardhur disa hadithe me shprehje te ndryshme, ne lidhje me veshjet me ngjyre te kuqe, por asnje hadith prej tyre nuk eshte i sakte. Madje ka ardhur hadith i sakte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka veshur nje xhybe apo pelerine me ngjyre te kuqe. [Buhariu dhe Muslimi]. Megjithate dijetaret kane mospajtim ne lidhje me rroben me ngjyre te kuqe, ajo qe mund te arrihet si perfundim nga fjalet e tyre eshte se: lejohet çdo ngjyre e rrobes perderisa mbulon pjesen e duhur te trupit, nuk eshte e tejdukshme, nuk eshte e ngushte, nuk terheq vemendjen, nuk eshte zbukurim ne vetvete, nuk shkakton provokim tek te tjeret, nuk ka perngjasim me kufaret dhe as te burrave me grate dhe te grave me burrat. Ne fetvane nr. 5089, te Komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, thuhet: “Veshja e gruas muslimane nuk eshte e kufizuar me ngjyren e zeze, por asaj i lejohet te veshe rrobe me çdo lloj ngjyre, perderisa ajo rrobe e mbulon auretin e saj, nuk i ngjason veshjes se burrave, nuk eshte e ngushte qe te pershkruaje pjeset e trupit, as e tejdukshme dhe as provokuese.”
  3. Hadithi ne fjale eshte i dobet. Ate e ka permendur shejh Albani ne “Es Silsiletu ed Daife”, me nr. 289. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 3) Daud / Itali: / 1-4-2008

Message: Selamun alejkum. Kam degjuar nga nje vella musliman nje thenie se profeti salallahu alejhi ue selam ka thene: “Une jam thesari i diturise kurse porta per te hyre eshte Aliu.” A eshte e vertete kjo gje? Dhe nese eshte e vertete, si ta kuptojme?


Përgjigje / 1-4-2008

Hadithe te ketij lloji jane te trilluara nga shijat, per te ngritur vendin e Aliut (radiallahu anhu). Teksti qe permendet ne pyetje ka ardhur ne nje hadith te trilluar, te cilin e ka nxjerre Taberani ne “El Kebir”, El Hakim ne “El Mustedrak’, Tirmidhiu me nr. 3723, por ky i fundit me shprehje tjeter. Analizimin e hadithit dhe rrugeve te tij e gjen ne “Es Silsiletu ed Daife” 2955, “Mishkatul Mesabijh” 6087, “Daiful Xhami” 6087. (Keto jane libra te shejh Albanit).

(Pyetja Nr. 2) Abdulvehabi / Gjermani: / 22-3-2008

Message: Ne lidhje me hadithin: “Ed dijnu en nasiha”, une e kam nje liber ku e kan perkthy se “dini (feja) eshte kishille per Allahun”, a eshte ky perkthim tamam?


Përgjigje / 22-3-2008

Kete hadith e ka permendur Buhariu si titull te nje teme ne Sahihun e tij dhe e ka permendur Muslimi me sened te rregullt, si dhe e kane nxjerre gjithashtu autoret e suneneve. Hadithin e transmeton Temijm ed Dari (radiallahu anhu), i cili thote se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Feja eshte sinqeriteti!” Thame: “Per cilin?” Ai tha: “Per Allahun, per librin e Tij, per te derguarin e Tij, per prijesit e muslimaneve dhe per masat e gjera te tyre.”

Pra, ne kete hadith, domethenia e fjales “en nasiha” eshte: “sinqeriteti”. Prej ketu, domethenia e “keshilles” eshte: t’i ofrosh tjetrit fjale te sinqerte duke pasur per qellim vetem te miren e tij dhe jo ndonje interes tendin apo gje tjeter.

Ne sqarim te ketij hadithi, Iben Haxheri thote: “Feja eshte sinqeriteti”, mund te thuhet se eshte per qellim zmadhimi i ceshtjes se sinqeritetit, d.m.th. me kuptimin: “Shumica e fese eshte sinqeriteti”, siç thuhet edhe ne hadithin: “Haxhi eshte Arafati (qendrimi ne Arafat)”. Por kjo mund te merret edhe ne kuptimin e drejtperdrejte, sepse çdo veper ne te cilen njeriu nuk ka sinqeritet, ajo nuk eshte prej fese.

Per kete hadith thuhet se ai eshte nje e katerta e fese, madje Neveviu thote: “Ky hadith i vetem e perfshin te gjithe qellimin e fese, sepse ai kufizohet ne ato gjera qe jane permendur ne te: Sinqeriteti per Allahun eshte: te cilesuarit e Tij me ato cilesi qe i takojne, nenshtrimi ndaj Tij ne publik dhe ne fshehtesi te vetes tende, deshira per kryrjen e atyre qe Ai do duke iu bindur Atij dhe frika nga zemerimi i Tij duke lene ndalesat e Tij, si dhe perpjekja per kthimin e atyre qe thyejne urdhrin e Tij tek Ai…

Ndersa sinqeriteti per librin e Allahut eshte: te mesuarit e tij dhe te mesuarit e tij te tjereve, te kuptuarit e tij, te mesuarit e ligjeve te tij dhe te vepruarit me ate qe thuhet ne te, si dhe ruajtja e tij nga devijimet e devijuesve.

Ndersa sinqeriteti per te derguarin e Allahut eshte: madherimi i tij, perkrahja e tij i gjalle dhe i vdekur, ngjallja e sunetit te tij, marrja e tij per shembull ne fjalet dhe ne veprat e tij, dashuria per te dhe per ndjekesit e tij.

Sinqeriteti per prijesit e muslimaneve eshte: ndihmesa e tyre ne barren qe kane marre persiper, kujtimi i tyre ne rast pavemendesie, mbulimi i tyre kur rreshqasin (ne ndonje ceshtje dynjaje), bashkimi pas tyre, kthimi i zemrave te larguara tek ata, dhe sinqeriteti me i madh ndaj tyre eshte t’i ndalosh nga padrejtesia me menyren me te mire. Tek prijesit e muslimaneve perfshihen gjithashtu edhe dijetaret dhe sinqeriteti ndaj tyre eshte duke perhapur dijen e tyre, virtytet e tyre dhe duke pasur mendim te mire per ta.

Ndersa sinqeriteti per masat e gjera te muslimaneve eshte: butesia ndaj tyre, perpjekja per t’u bere mire, t’u mesosh ate qe u ben dobi, te mos u besh keq ne asnje forme, te duash per ta ate qe do per vete dhe te urresh per ta ate qe urren per veten tende. [Fet’hul Bari, 1/181]

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 1) Ismail / Itali: / 10-3-2008

Message: Selamun alejkum. Allahu te shperblefte vella per kohen qe i kushton pyetjeve tona.
Ç’mund te na thoni rreth ketij hadithi: “Lehtesoni dhe mos veshtirsoni”?


Përgjigje / 13-4-2008

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e meshirofte) i ka bere sqarim ketij hadithi, ne librin “Sherhu Rijadi es Salihin”. Shpjegimin e tij e gjen ketu.