Traditat e Natyrshme

Traditat e Natyrshme – Sunenet e Fitras

Nga libri “El Vexhiz fi Fikhis Suneh uel Kitabil Aziz”, i Abduladhim ibën Bedevi el Halefi

Është për qëllim me “Sunenet e Fitras”, ato vepra të cilat njerëzit i kryejnë nga natyrshmëria e tyre dhe i kanë përcjellë nga Pejgamberët e tyre.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Pesë gjëra janë nga natyrshmëria njerëzore: Rruajtja e qimeve nga vendet e turpshme, prerja e lafshës (bërja synet), shkurtimi i mustaqeve, shkulja e qimeve nën sqetulla dhe prerja e thonjve.”1Muttefekun alejhi.

Transmetohet nga Zekerija ibën Ebi Zaide; nga Musab ibën Shejbe; nga Talk ibën Habib; nga Ibën ez Zubejr; nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ajo ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dhjetë gjëra janë prej natyrshmërisë (Fitra): Shkurtimi i mustaqeve dhe lënia e mjekrës, përdorja e misvakut, thithja e ujit me hundë, prerja e thonjve, larja e kyçeve të gishtave, shkulja e qimeve nën sqetulla, rruajtja e qimeve nga vendet e turpshme dhe përdorimi i ujit për pastrim –pas jashtëqitjes-.” Zekerija thotë: Musabi tha: “Të dhjetën e harrova dhe më duket se ka qenë shpëlarja e gojës me ujë.”2Hadith Hasen-i mirë. E transmeton Muslimi (1/223, 261), Ebu Daudi, Tirmidhiu, etj.

  • Prerja e lafshës (Synetllëku)

Prerja e lafshës është obligim (vaxhib) për burrat dhe gratë, sepse kjo gjë është prej riteve dhe shenjave të Islamit. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha një burri kur ai hyri në Islam: “Flaki prej teje qimet e kufrit (mosbesimit) dhe bëhu synet (pre lafshën)!”3Hadith Hasen-i mirë. E transmeton Ebu Daudi (2/20, 352), Bejhakiu (1/172). Shih “Sahihu el Xhamiu” (1251).

Prerja e lafshës është përcjellë që nga Ibrahimi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), siç transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ibrahimi, i dashuri i të Gjithëmëshirshmit, u bë synet pasi i kishte mbushur tetëdhjetë vjeç.”4Muttefekun alejhi.

Ndërsa të Dërguarit të Tij, Muhamedit, Allahu i ka thënë: “Pastaj Ne të kemi shpallur ty që të ndjekësh Fenë e pastër të Ibrahimit.” [En Nahl: 123].

Prerja e lafshës preferohet që të bëhet në ditën e shtatë të lindjes së foshnjes, duke u bazuar në hadithin e transmetuar nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) theri Akika për Hasanin dhe Husejnin dhe i bëri synet ata në ditën e shtatë pas lindjes së tyre.”5E transmeton Et Taberani në “Es Sagir”. Shih “Tamamu el Mineh” (68).

Transmëtohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “Shtatë gjëra janë prej sunetit në lidhje me foshnjën e posalindur në ditë e shtatë nga lindja: I vihet emri, i prehet lafsha…” Deri në fund të hadithit.

Megjithëse në këto dy hadithe ka dobësi, por njëri prej tyre forcon tjetrin, pasi që rruga e transmetimit të tyre është e ndryshme dhe në mesin e transmetuesve të tyre nuk gjendet ndonjë i akuzuar.6“Tamamu el Minneh” (68).

  • Lënia e mjekrës

Lënia e mjekrës është obligim (vaxhib), ndërsa rruajtja e saj është e ndaluar (haram), pasi që kjo gjë është ndryshim i krijimit të Allahut dhe prej veprës së djallit të mallkuar i cili thotë: “Dhe do t’i urdhëroj ata që të ndryshojnë atë që ka krijuar Allahu.” [En Nisa: 119].

Gjithashtu, në rruajtjen mjekrës ka përngjasim me gratë, ndërsa: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka mallkuar ata burra që përngjasohen me gratë.”7Hadith i saktë. E transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka urdhëruar për lënien e mjekrës dhe siç dihet, urdhëri tregon obligueshmëri.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Shkurtojini mustaqet dhe zgjatini (lërini) mjekrat. Kundërshtojini mexhusët (adhuruesit e zjarrit)!”8Hadith i saktë. E transmeton Muslimi (1/222, 260).

Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kundërshtojini idhujtarët: lërini mjekrat dhe shkurtojini mustaqet!”9Muttefekun alejhi.

  • Misvaku dhe pastrimi i dhëmbëve

Përdorimi i misvakut është i pëlqyeshëm (mustehab) në të gjitha gjendjet, por pëlqyeshmëria e tij forcohet edhe më shumë në rastet e mëposhtme:

  1. Kur merr avdes: Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja popullin tim, unë do t’i urdhëroja ata që ta përdornin misvakun në çdo avdes.”10Hadith i saktë. E transmeton Ahmedi (1/294, 171). Shih “Sahih el Xhamiu” (5316).
  2. Para faljes: Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja popullin tim, unë do t’i urdhëroja ata që ta përdornin misvakun në çdo namaz (para namazit).”11Muttefekun alejhi.
  3. Kur lexon Kuran: Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na urdhëroi për përdorimin e misvakut dhe tha: “Kur robi (njeriu) ngrihet për t’u falur, pas tij shkon një engjëll i cili dëgjon leximin e Kuranit dhe afrohet. Ai vazhdon të dëgjojë e të afrohet deri sa të vendosë gojën në gojën e tij dhe çdo ajet që ai (njeriu) lexon, hyn në barkun e engjëllit.”12Hadith i saktë me të tjerët. E transmeton Bejhakiu (1/38). Shih “Es Sahiha” (1213).
  4. Kur hyn në shtëpi: Transmetohet nga El Mikdam ibën Shurejh, se babai i tij ka thënë: Pyetja Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Me çfarë fillonte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur hynte në shtëpi? –Me përdorjen e misvakut, -tha ajo.”13Hadith i saktë. E transmeton Muslimi, etj.
  5. Kur ngrihesh natën: Transmetohet nga Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ngrihej që të falej natën, ai e pastronte gojën e tij me misvak.”14Muttefekun alejhi.
  • Mospëlqyeshmëria e shkuljes së thinjave

Transmetohet nga Amër ibën Shuajb; nga babai i tij; nga gjyshi i tij, se ai ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mos i shkulni thinjat, sepse çdo musliman të cilit i del një thinjë në Islam, ajo thinjë do të jetë dritë për të në ditën e Kijametit.”15Hadith i saktë. E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai. Shih “Sahihu el Xhamiu” (7463).

  • Lyerja e thinjave me këna dhe ketem (një lloj bime), e të ngjashme me to, si dhe ndalimi i lyerjes me të zezë

Transmetohet nga Ebu Dheri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Gjëja më e mirë me të cilën ju i lyeni thinjat është kënaja dhe ketemi.”16Hadith i saktë. E transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, etj. Shih (Sahihu el Xhamiu” (1546).

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Çifutët dhe të krishterët nuk e lyejnë kokën (për të ndryshuar ngjyrën e thinjave), ndaj kundërshtojini ata!”17Muttefekun alejhi.

Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Në ditën e çlirimit të Mekës, Ebu Kuhafen e sollën tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe koka e mjekra e tij ishin bërë borë të bardha. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Ndryshojeni këtë (thinjat) me diçka (këna), por largojuni ngjyrës së zezë.”18Hadith i saktë. E transmeton Muslimi, etj.

Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nga fundi i kësaj bote do të ketë disa njerëz të cilët do të lyhen me ngjyrë të zezë si pendët e pëllumit. Ata njerëz as nuk kanë për t’ia ndjerë aromën xhenetit.”19Hadith i saktë. E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai. Shih “Sahihu el Xhamiu” (8153).

Share this post

  • 1
    Muttefekun alejhi.
  • 2
    Hadith Hasen-i mirë. E transmeton Muslimi (1/223, 261), Ebu Daudi, Tirmidhiu, etj.
  • 3
    Hadith Hasen-i mirë. E transmeton Ebu Daudi (2/20, 352), Bejhakiu (1/172). Shih “Sahihu el Xhamiu” (1251).
  • 4
    Muttefekun alejhi.
  • 5
    E transmeton Et Taberani në “Es Sagir”. Shih “Tamamu el Mineh” (68).
  • 6
    “Tamamu el Minneh” (68).
  • 7
    Hadith i saktë. E transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.
  • 8
    Hadith i saktë. E transmeton Muslimi (1/222, 260).
  • 9
    Muttefekun alejhi.
  • 10
    Hadith i saktë. E transmeton Ahmedi (1/294, 171). Shih “Sahih el Xhamiu” (5316).
  • 11
    Muttefekun alejhi.
  • 12
    Hadith i saktë me të tjerët. E transmeton Bejhakiu (1/38). Shih “Es Sahiha” (1213).
  • 13
    Hadith i saktë. E transmeton Muslimi, etj.
  • 14
    Muttefekun alejhi.
  • 15
    Hadith i saktë. E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai. Shih “Sahihu el Xhamiu” (7463).
  • 16
    Hadith i saktë. E transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, etj. Shih (Sahihu el Xhamiu” (1546).
  • 17
    Muttefekun alejhi.
  • 18
    Hadith i saktë. E transmeton Muslimi, etj.
  • 19
    Hadith i saktë. E transmeton Ebu Daudi dhe Nesai. Shih “Sahihu el Xhamiu” (8153).