Pastërtia

Pastërtia

Nga libri “El Vexhiz fi Fikhis Suneh uel Kitabil Aziz”, i Abduladhim ibën Bedevi el Halefi

Pastërtia në kuptimin gjuhësor është të pastruarit dhe dlirësia nga papastërtitë aksidentale, materiale apo shpirtërore.

Ndërsa në kuptimin terminologjik ajo është ngritja e hadethit1Fjala “Hadeth” përdoret për tre kuptime të ndryshme: Kuptimi i parë: Ato gjëra të veçanta që dalin nga trupi i njeriut dhe të cilat dijetarët i përmendin në temën e gjërave që e prishin avdesin. Kuptimi i dytë: Vetë dalja e këtyre gjërave të veçanta. Kuptimi i tretë: Ndalimi që rrjedh nga dalja e tyre, dm.th. ndalimi për t’u falur pa marrë avdes pas prishjes së tij me daljen e këtyre. dhe heqja e papastërtisë.

Ujërat

Çdo lloj uji që zbret nga qielli apo që del nga toka, ai është i pastër dhe pastrues, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Ne kemi zbritur nga qielli ujë të pastër dhe pastrues.” [El Furkan: 48].

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë për detin: “Uji i tij është i pastër (dhe pastrues) dhe e ngordhta në të është e lejuar të hahet.”2Hadith i saktë; e transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Nesai.

Dhe ka thënë gjithashtu për burimin: “Uji (i tij) është i pastër dhe nuk e ndot asgjë.”3Hadith i saktë; e transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesai.

Uji qëndron në pastërtinë e tij edhe nëse i përziehet ndonjë gjë e pastër përderisa vazhdon t’i thuhet ujë. Për këtë bazohemi në fjalën e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që i tha grave të cilat po përgatisnin xhenazenë e vajzës së tij: “Lajeni atë tre, pesë ose më shumë herë nëse e shihni të nevojshme. Lajeni me ujë dhe dhe sidr (zambak, apo ndonjë bimë tjetër që përdorej në vend të sapunit) dhe në fund vendosni mbi të kafur (lloj parfumi) apo diç prej tij.”4Muttefekun alejhi.

 

Dhe nuk gjykohet për papastërtinë e ujit edhe nëse në të bie ndonjë ndotësi, vetëm në rast se ai ndryshon vetitë e tij (ngjyrën, shijen ose erën). Për këtë bazohemi në hadithin e Ebu Seidit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë: Dikush tha: O i Dërguari i Allahut! A të marrim avdes nga pusi Budaah, një pus në të cilin hidhen copat me periodat e grave, qentë e ngordhur dhe ndytësitë? –Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Uji (i tij) është i pastër dhe nuk e ndot asgjë.”5Hadith i saktë; është përmendur më parë.

Gjërat e papastra

Gjëja e papastër apo e ndotur është çdo gjë të cilën e konsiderojnë të atillë njerëzit me natyrë të pastër, ruhen prej saj dhe i lajnë rrobat e tyre nëse ajo bie mbi to, si jashtëqitja dhe urina.

Origjina e sendeve është pastërtia dhe lejueshmëria, kështu që ai i cili pretendon se diçka e caktuar është e papastër, ai duhet të sjellë argument. Nëse sjell argument, atëherë veprohet me të, e nëse ai nuk sjell argument, apo sjell argument që nuk vlen për provë, detyra jonë është të qëndrojmë në origjinë dhe natyrshmëri, pasi që të gjykuarit me papastërtinë e diçkaje është gjykim obligues i cili përhapet te të gjithë njerëzit, dhe kjo nuk lejohet veçse pas ngritjes së argumentit.

Sendet për papastërtinë e të cilave është ngritur argumenti, janë si vijon:

1-2. Urina e njeriut dhe jashtëqitja e tij

Argumenti për ndotësinë e jashtqitjes së njeriut është hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse ndokush prej jush shkel ndotësi (jashtëqitje) me sandalen e tij, atëherë dheu e pastron atë.”6E transmeton Ebu Daudi. Shejh Albani e ka konsideruar të saktë në “Sahih Ebi Daud” (834).

Ndërsa argumenti për ndotësinë e urinës është hadithi i transmetuar nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Një burrë urinoi në xhami dhe njerëzit iu vërsulën atij, por i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Lëreni! Mos e ndërpreni!” –Kur ai mbaroi së urinuari, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kërkoi një kovë ujë dhe e hodhi mbi të.”7Muttefekun alejhi.

3-4. Medhiu dhe vediu

Medhiu është një lëng i bardhë i hollë dhe ngjitës i cili del nga organet gjenitale në rastin e ngacmimit të epsheve, por ky lëng nuk del me epsh, nuk hidhet me forcë dhe pas tij nuk ndjen këputje, madje ndoshta nuk e ndien kur ai del. Ky lëng del si nga burrat ashtu edhe nga gratë.

Ky lëng është i papastër dhe për këtë arsye i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka urdhëruar që pas daljes së tij të lahet organi. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Unë isha një burrë që më dilte shumë medhi dhe kisha turp që ta pyesja të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për shkak të vajzës së tij. Kështu që dërgova El Mikdad ibën el Esved që ta pyeste, dhe ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Të lajë organin e tij dhe të marrë avdes.”8Muttefekun alejhi.

Ndërsa vediu është një lëng i bardhë dhe i trashë i cili del pas urinimit. Ky lëng është gjithashtu i papastër dhe argumenti për këtë është hadithi i transmetuar nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “Sperma, medhiu dhe vediu; nëse del sperma, duhet larë i gjithë trupi (gusël), e nëse del medhiu dhe vediu, atëherë laje organin tënd dhe merr avdes ashtu si merr avdes për t’u falur.”9Hadith Sahih. “Sahih Ebi Daud” (190), Bejhaki (1/115).

  1. Jashtëqitja e kafshëve që nuk u hahet mishi

Transmetohet nga Abdullahi se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) donte të pastrohej pas jashtëqitjes dhe më tha mua: “Më sill tre gurë!” –Unë gjeta dy gurë dhe një bajgë gomari. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mbajti gurët dhe e flaku bajgën, pastaj tha: “Ajo është e papastër.”10Hadith i saktë. “Sahih ibën Maxheh” (253), etj.

  1. Gjaku i menstruacioneve

Transmetohet nga Esma bintu Ebi Bekër se ajo ka thënë: Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: Ndodh që dikujt prej nesh t’i ndotet rrobja nga gjaku i menstruacioneve, si të veprojë në këtë rast? – “Ta fërkojë atë, pastaj ta kruajë me majat e gishtave të lagur, pastaj ta spërkitë atë me ujë dhe pastaj të falet me të!”11Muttefekun alejhi.

  1. Jargët e qenit

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Pastrimi i enës së dikujt nga ju, kur atë e lëpin qeni, bëhet duke e larë atë shtatë herë, të parën nga të cilat me dhe.”12Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (3933).

  1. E ngordhura

E ngordhur është kafsha që ka ngordhur pa u therur sipas sheriatit. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse lëkura e kafshës (së ngordhur) regjet, ajo është pastruar.”13Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (511).

Këtu është për qëllim lëkura e kafshës së ngordhur, por nga këto përjashtohen (nuk janë të papastra) gjërat e mëposhtme:

  1. Peshku dhe karkaleci i ngordhur. Ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Neve na janë lejuar dy të ngordhta dhe dy gjakra: Dy të ngordhtat (që na janë lejuar) janë peshku dhe karkaleci, ndërsa dy gjakrat janë mëlçitë dhe shpretka.”14Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (210), etj.
  2. E ngordhura prej gjallesave që nuk kanë gjak që rrjedh, si miza, milingona, bleta, etj. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse në enën e ndokujt nga ju bie miza, atëherë ta zhysë atë të gjithën në enë, pastaj t’a nxjerë atë, sepse në njërin krah të saj gjendet helm, ndërsa në krahun tjetër gjendet ilaçi i tij.”15Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (837), etj.
  3. Eshtrat e të ngordhurës, brirët, thonjtë, qimet dhe pendët e saj. Të gjitha këto janë të pastra, duke qëndruar në origjinë, e cila është pastërtia e gjërave, si dhe duke u bazuar në hadithin të cilin Buhari e ka nxjerë në shënimet e Sahihut të tij: Ez Zuhri, për eshtrat e kafshëve të ngordhura, -si elefanti etj- ka thënë: “Kam arritur disa prej dijetarëve të selefëve, dhe ata kreheshin me to dhe t’i përdornin ato, duke mos parë ndonjë problem për këtë.”

Ndërsa Hamadi ka thënë: “Nuk ka problem për pendët e të ngordhtës.”

Mënyra e pastrimit e papastërtive

Dije se Sheriati i cili na mësoi se këto gjëra janë të papastra apo ndotëse, ai gjithashtu na ka mësuar mënyrën e pastrimit të tyre. Pas kësaj, detyra jonë është që të ndjekim fjalën e tij dhe të zbatojmë urdhërin e tij. Nëse për pastrimin e diçkaje, sheriati thotë se duhet të lahet deri sa të mos mbesë në të ngjyrë, as erë dhe as shije, atëherë kjo është mënyra e të pastruarit e saj. Nëse sheriati thotë se pastrimi i diçkaje bëhet duke hedhur ujë mbi të apo duke e spërkitur atë, apo duke e fërkuar atë, apo duke e fshirë atë në tokë, apo thjesht duke ecur në tokë të pastër, atëherë kjo është mënyra e të pastruarit e saj.

Dhe dije se uji është origjina për pastrimin e papastërtive, për shkak se ligjvënësi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka cilësuar atë kështu: “Allahu e ka krijuar ujin të pastër dhe pastrues.”16Është përmendur më parë tekst i përafërt me këtë: “Uji është i pastër dhe atë nuk e ndot asgjë.” Ndërsa për këtë tekst, Ibën Haxheri ka thënë: “Nuk e kam gjetur me këtë shprehje.”

Kështu që nuk lejohet të devijohet nga ai, vetëm nëse vjen nga sheriati një gjë e tillë, përndryshe jo. Ky do të ishte devijim nga ajo që dihet se është pastrues, në diçka tjetër që nuk dihet nëse është apo jo pastrues.

Nëse kjo bëhet e qartë, atëherë në vijim po pareqesim mënyrën e të pastruarit e sendeve të ndotura apo të papastra bë vetvete, ashtu si ka ardhur në sheriat:

  1. Pastrimi i lëkurës së kafshës së ngordhur me regjje

Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: “Çdo lloj lëkure që regjet, ajo është pastruar.”17Hadith i saktë. Shih “Sahih ibën Maxheh” (2907).

  1. Pastrimi i enës kur në të lëpin qeni

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Pastrimi i enës së dikujt nga ju, kur atë e lëpin qeni, bëhet duke e larë atë shtatë herë, të parën nga të cilat me dhe.”18Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (3933).

  1. Pastrimi i rrobes kur në të bie gjaku i menstruacioneve

Transmetohet nga Esma bintu Ebi Bekër se ajo ka thënë: Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: Ndodh që dikujt prej nesh t’i ndotet rrobja nga gjaku i menstruacioneve, si të veprojë në këtë rast? – “Ta fërkojë atë, pastaj ta kruajë me majat e gishtave të lagur, pastaj ta spërkitë atë me ujë dhe pastaj të falet me të!”19Muttefekun alejhi.

E nëse pas kësaj, në rrobe mbet njollë, kjo nuk ka problem: Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Haule bintu Jesar tha: O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam veçse një rrobe të vetme dhe me të e kaloj periudhën e menstruacioneve. –Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Pasi të pastrohesh (nga periodat), laje vendin e rrobes ku ka rënë gjak, pastaj falu me të.” –Ajo tha: O i Dërguari i Allahut! Po nëse nuk hiqet njolla e gjakut? –Mjafton të përdorësh ujin, ndërsa njolla e tij (gjakut) nuk të dëmton.”20Hadith i saktë. Shih “Sahih Ebi Daud” (351).

  1. Pastrimi bishtit (fundit) të rrobes së grave

Transmetohet nga nëna e fëmijës së Ibrahim ibën Abdurrahman ibën Auf, se ajo pyeti Umu Selemen, bashkëshortren e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Unë e mbaj të gjatë bishtin (fundin) e rrobes sime dhe ndodh që të eci në vend të ndotur? –Umu Seleme i tha: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Atë e pastron ajo (dheu) që vjen më pas (në rrugë).”21Hadith i saktë. Shih “Sahih Ibën Maxheh” (43).

  1. Pastrimi i rrobes nga urina e foshnjes në gji

Transmetohet nga Ebu Es Semah, shërbëtori i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Rrobja e ndotur nga urina e foshnjes femër, duhet të lahet, ndërsa rrobja e ndotur nga urina e foshnjes mashkull mjafton të spërkitet.”22Hadith i saktë. Shih “Sahih En Nesai” (293).

  1. Pastrimi rrobes nga Medhiu

Transmetohet nga Sehl ibën Hanif se ka thënë: Vuaja shumë nga medhiu dhe shpeshherë lahesha nga ai. Këtë gjë ia përmenda të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: “Të mjafton për këtë që të marrësh avdes.” –Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut! Si të veproj me rroben ku ai prek? –“Mjafton të marrësh një grusht ujë dhe ta hedhësh mbi rrobe, në vendin ku sheh se ka rënë ai (medhiu).”23Hadith Hasen – i mirë. Shih “Sahih Ibën Maxheh” (409).

  1. Pastrimi i sandaleve nga poshtë

Transmetohet nga Ebu Seid (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur dikush nga ju të vijë në xhami, të kthejë sandalet dhe të shohë poshtë tyre, e nëse sheh ndotësi në to, atëherë t’i fërkojë në tokë dhe pastaj të falet me to.”24Hadith i saktë. Shih “Sahih Ebi Daud” (605).

  1. Pastrimi i tokës

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: Një beduin u ngrit dhe urinoi në xhami. Njerëzit iu vërsulën atij, por i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha atyre që ta linin të mbaronte, pastaj të hidhnin mbi urinën e tij një kovë me ujë, dhe tha: “Ju jeni dërguar lehtësues dhe jo vështirësues.”25Muttefekun alejhi.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi për këtë me qëllim që të shpejtohej në pastrimin e tokës, por nëse toka lihet të thahet dhe humbin gjurmët e ndotësisë, atëherë ajo është pastruar. Argument për këtë është hadithi i transmetuar nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “Qentë urinonin në xhami dhe hynin e dilnin në të, në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ata nuk hidhnin gjë (ujë) mbi të.”26Hadith i saktë. Shih “Sahihu Ebi Daud” (368).

Share this post

  • 1
    Fjala “Hadeth” përdoret për tre kuptime të ndryshme: Kuptimi i parë: Ato gjëra të veçanta që dalin nga trupi i njeriut dhe të cilat dijetarët i përmendin në temën e gjërave që e prishin avdesin. Kuptimi i dytë: Vetë dalja e këtyre gjërave të veçanta. Kuptimi i tretë: Ndalimi që rrjedh nga dalja e tyre, dm.th. ndalimi për t’u falur pa marrë avdes pas prishjes së tij me daljen e këtyre.
  • 2
    Hadith i saktë; e transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Nesai.
  • 3
    Hadith i saktë; e transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesai.
  • 4
    Muttefekun alejhi.
  • 5
    Hadith i saktë; është përmendur më parë.
  • 6
    E transmeton Ebu Daudi. Shejh Albani e ka konsideruar të saktë në “Sahih Ebi Daud” (834).
  • 7
    Muttefekun alejhi.
  • 8
    Muttefekun alejhi.
  • 9
    Hadith Sahih. “Sahih Ebi Daud” (190), Bejhaki (1/115).
  • 10
    Hadith i saktë. “Sahih ibën Maxheh” (253), etj.
  • 11
    Muttefekun alejhi.
  • 12
    Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (3933).
  • 13
    Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (511).
  • 14
    Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (210), etj.
  • 15
    Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (837), etj.
  • 16
    Është përmendur më parë tekst i përafërt me këtë: “Uji është i pastër dhe atë nuk e ndot asgjë.” Ndërsa për këtë tekst, Ibën Haxheri ka thënë: “Nuk e kam gjetur me këtë shprehje.”
  • 17
    Hadith i saktë. Shih “Sahih ibën Maxheh” (2907).
  • 18
    Hadith i saktë. “Sahih el Xhamiu” (3933).
  • 19
    Muttefekun alejhi.
  • 20
    Hadith i saktë. Shih “Sahih Ebi Daud” (351).
  • 21
    Hadith i saktë. Shih “Sahih Ibën Maxheh” (43).
  • 22
    Hadith i saktë. Shih “Sahih En Nesai” (293).
  • 23
    Hadith Hasen – i mirë. Shih “Sahih Ibën Maxheh” (409).
  • 24
    Hadith i saktë. Shih “Sahih Ebi Daud” (605).
  • 25
    Muttefekun alejhi.
  • 26
    Hadith i saktë. Shih “Sahihu Ebi Daud” (368).