Edukata e kryerjes së nevojave personale

Edukata e kryerjes së nevojave personale

  1. Është e preferuar për atë që hyn në v.c, që para se të hyjë, të thotë: “Bismilah, Allahume inni eudhu bike minel hubuthi uel habaithi” – “O Zot! Unë të kërkoj mbrojtje prej të ligëve dhe të ligave!”

Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mbulesa ndërmjet xhinëve dhe njerëzve kur ndokush prej tyre hyn në v.c., është që ai të thotë: Bismilah!”1Hadith i saktë. Shih “Sahihu el Xhamiu” (3611).

Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte në v.c, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel hubuthi uel habaithi” – “O Zot! Unë të kërkoj mbrojtje prej të ligëve dhe të ligave!”2E transmeton Buhariu (142), Muslimi (375), Ahmedi, etj. – Ai i kërkoi mbrojtje Allahut prej djajve meshkuj e femra.

  1. Është e preferuar që kur të dalësh nga v.c. të thuash: “Gufraneke!” –“Të kërkoj falje Ty, o Zot!”, duke u bazuar në hadithin e transmetuar nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ajo ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dilte nga v.c, ai thoshte: “Gufraneke!” –“Të kërkoj falje Ty, o Zot!”3Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (4714).
  2. Është e preferuar që kur hyhet në v.c. në fillim të futet këmba e majtë, pastaj e djathta, ndërsa kur del nga ajo, të dilet me të djathtën para të majtës. Kjo, sepse e djathta përdoret për vende fisnike, ndërsa e majta për në vendet që nuk janë fisnike. Argumentet për këtë janë të përgjithshme.
  3. Nëse gjendesh në vend të hapur, dhe kërkon të kryesh nevojat personale, është e preferuar që të largohesh nga sytë e njerëzve deri sa të mos dukesh. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “Dolëm në një udhëtim bashkë me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kur ai shkonte të kryente nevojat personale, largohej nga ne aq sa nuk dukej më.”4Hadith i saktë. Shih “Sahih Ibën Maxheh” (268).
  4. Është e preferuar që të mos e ngresh (apo ulësh) rroben deri sa të afrohesh nga toka: Transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) donte të kryente nevojat e tij personale, ai nuk e ngrinte rroben e tij, deri sa të ulej dhe afrohej nga toka.”5Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (4652).
  5. Nuk është e lejuar të kthyerit nga Kibla dhe as kthyerja e shpinës nga ajo, gjatë kryerjes së nevojave personale.

Transmetohet nga Ebu Ejub el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur të shkoni në vendin e kryerjes së nevojave personale, mos u ktheni nga Kibla gjatë kryerjes së nevojës së trashë apo të hollë, dhe as mos i ktheni shpinën asaj, por kthehuni nga lindja apo nga perëndimi.” Ebu Ejubi thotë: “Kur shkuam në Sham, gjetëm që banjot (v.c.) të ishin ndërtuar me drejtim nga Kibla, kështu që kur kryenim nevojat, ne ndryshonim drejtim dhe kur dilnim, i kërkonim falje Allahut.”6E transmeton Buhariu (394), Muslimi (264), Ebu Daudi (9), etj. Tërheqim vëmendjen këtu se qëllimi është që të mos kthehesh nga Kibla dhe as t’i kthesh shpinën asaj kur kryen nevojat personale, ndërsa përmendja e lindjes dhe perëndimit në hadith ka lidhje me Medinen, e cila e kishte drejtimin e Kiblës në jug, ndërsa ai që e ka drejtimin e Kiblës në lindje apo perëndim, duhet të kthehet nga jugu apo veriu. (Sh.P).

  1. Është e ndaluar (haram) që të kryesh nevojat personale në rrugën e njerëzve dhe në hijen ku ata pushojnë. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ruajuni dy të mallkuarëve!” –Njerëzit thanë: Kush janë ata të dy, o i Dërguari i Allahut? –Ai që kryen nevojat personale në rrugën e njerëzve ose në hijen e tyre.”7Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (110).
  1. Është e papëlqyeshme që të urinosh në vendin e bërjes banjo. Transmetohet nga Humejd el Humejri se ka thënë: Takova një burrë i cili e kishte shoqëruar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ashtu siç e ka shoqëruar Ebu Hurejra, dhe ai më tha: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar që ndokush prej nesh të krehej çdo ditë, apo që të urinojë në vendin ku ai bën banjo.”8Hadith i saktë. Shih “Sahih en Nesai” (232).
  1. Ndalohet të urinuarit në ujë të ndenjur. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga të urinuarit në ujë të ndenjur.”9Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (6814).
  1. Lejohet të urinuarit në këmbë, por që të ulesh është më mirë: Transmetohet nga Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) shkoi te vendi i hedhjes së mbeturinave të disa njerëzve dhe urinoi që në këmbë. Unë i afrova një enë me ujë për të marrë avdes dhe u largova. Ai më thirri (për t’a mbuluar nga ndonjë udhëtar) dhe unë iu afrova shumë afër. Ai pastaj mori avdes dhe fshiu mestet (këpucët me dorë të lagur).”10E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: hadithet (224-226), Muslimi: hadithi (73/273), En-Nesai, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.

Thamë se të urinuarit ulur është më mirë, pasi që kjo është më e shumta nga vepra e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), saqë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kushdo që ju thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka urinuar që në këmbë, mos e besoni atë, sepse ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk urinonte veçse ulur.”11Hadith i saktë. Shih “Sahih en Nesai” (29).

Megjithatë, kjo fjalë e Aishes nuk mund ta mohojë atë që është transmetuar nga Hudhejfe, pasi që ajo ka treguar për atë që ka parë, ndërsa ai ka treguar gjithashtu për atë që ka parë. Dhe siç dihet, pohuesi i diçkaje paraprihet mbi atë që e mohon atë gjë, pasi që ai posedon dije më shumë se mohuesi në këtë rast.

  1. Të pastruarit pas jashtëqitjes është i detyrueshëm (vaxhib): Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kaloi pranë dy varreve dhe tha: Këta të dy janë duke u dënuar tani, dhe jo për ndonjë gjë të madhe; njëri prej tyre nuk ruhej nga urina e tij, ndërsa tjetri ecte lartë e poshtë me thashetheme. – Pastaj mori një degë palme, e ndau më dysh dhe nguli nga një pjesë mbi çdo varr. – Njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! Përse e bëre këtë? – Se ndoshta u lehtësohet atyre dënimi deri sa këto të thahen, -tha ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)”12E transmeton Buhariu (216), Muslimi (292), Ebu Daudi (20), Ibën Maxheh (247), etj.
  2. Nuk duhet që organi të preket me dorën e djathtë gjatë urinimit dhe as nuk duhet të pastrohesh me të: Transmetohet nga Ebu Katade – el Harith ibën Ribij – el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Askush prej jush të mos e prekë organin e tij (gjenital) me dorën e djathtë gjatë urinimit, dhe as të mos pastrohet me dorën e djathtë pas jashtëqitjes, as të mos marrë frymë në enë (kur pi ujë).”13E transmeton Buhariu (153), Muslimi (267), Ebu Daudi (31), Tirmidhiu (15), etj.
  3. Lejohet që pas jashtëqitjes të pastrohesh me ujë dhe me gurë, apo sendet e ngjashme me to, por me ujë është më mirë: Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte në v.c, ndërsa unë dhe një djalosh tjetër mbartnim një enë ujë dhe një shkop në dorë, e ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pastrohej me ujë (pas jashtëqitjes).”14E transmeton Buhariu (150), Muslimi (271), Ebu Daudi (43) dhe Nesai (1/42,43).

Dhe transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur dikush nga ju të shkojë për të kryer nevojat e tij personale, të marrë me vete tre gurë dhe të pastrohet me to, se kjo do t’i mjaftonte atij (nëse nuk ka ujë).”15Hadith i saktë. Shih “Sahih en Nesai” (43).

  1. Nuk lejohet që të përdorësh më pak se tre gurë: Transmetohet nga Selam el Farisi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se dikush i tha atij: “I Dërguari juaj u ka mësuar çdo gjë, madje edhe mënyrën e kryerjes së nevojave personale.” –Selman ii tha: “E vërtetë. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na ka ndaluar që të drejtohemi nga Kibla kur kryejmë nevojën e trashë apo të hollë, na ka ndaluar nga të pastruarit me dorën e djathtë, nga të pastruarit me më pak se tre gurë, apo nga të pastruarit me jashtqitje kafshës, apo me eshtra.”16Hadith i saktë. Shih “Sahih Ibën Maxheh” (255).
  2. Nuk lejohet të pastruarit me eshtra apo me jashtqitje kafshësh, pas kryerjes së nevojave personale: Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar nga të pastruarit me eshtra apo me jashtqitje kafshësh.”17Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (6827).

  • 1
    Hadith i saktë. Shih “Sahihu el Xhamiu” (3611).
  • 2
    E transmeton Buhariu (142), Muslimi (375), Ahmedi, etj.
  • 3
    Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (4714).
  • 4
    Hadith i saktë. Shih “Sahih Ibën Maxheh” (268).
  • 5
    Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (4652).
  • 6
    E transmeton Buhariu (394), Muslimi (264), Ebu Daudi (9), etj. Tërheqim vëmendjen këtu se qëllimi është që të mos kthehesh nga Kibla dhe as t’i kthesh shpinën asaj kur kryen nevojat personale, ndërsa përmendja e lindjes dhe perëndimit në hadith ka lidhje me Medinen, e cila e kishte drejtimin e Kiblës në jug, ndërsa ai që e ka drejtimin e Kiblës në lindje apo perëndim, duhet të kthehet nga jugu apo veriu. (Sh.P).
  • 7
    Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (110).
  • 8
    Hadith i saktë. Shih “Sahih en Nesai” (232).
  • 9
    Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (6814).
  • 10
    E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu: hadithet (224-226), Muslimi: hadithi (73/273), En-Nesai, Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.
  • 11
    Hadith i saktë. Shih “Sahih en Nesai” (29).
  • 12
    E transmeton Buhariu (216), Muslimi (292), Ebu Daudi (20), Ibën Maxheh (247), etj.
  • 13
    E transmeton Buhariu (153), Muslimi (267), Ebu Daudi (31), Tirmidhiu (15), etj.
  • 14
    E transmeton Buhariu (150), Muslimi (271), Ebu Daudi (43) dhe Nesai (1/42,43).
  • 15
    Hadith i saktë. Shih “Sahih en Nesai” (43).
  • 16
    Hadith i saktë. Shih “Sahih Ibën Maxheh” (255).
  • 17
    Hadith i saktë. Shih “Sahih el Xhamiu” (6827).