Biblioteka · Teuhid
TEUHIDI ER-RUBUBIJE
Njësimi i Allahut si Krijues, Rregullues dhe Sundues i gjithçkaje
Në këtë artikull
- 01Parathënie
- 02Përkufizimi i teuhidit Er-Rububije
- 03Emrat e këtij lloji të teuhidit
- 04Domethënia e fjalës "Rabb – Zot, Krijues, Rregullues dhe Sundues"
- 05Argumentet për teuhidin Er-Rububije
- 06Mohimi i teuhidit er-rububije
- 07Teuhidi rububije nuk është qëllimi final në temën e teuhidit
- 08Zotërimi dhe përkujdesja e Allahut ndaj krijesave të Tij
- 09Teuhidi er-rububije nuk është qëllimi final në teuhid
- 10Gjurmët e Teuhidit Rububije dhe frytet e tij
- 11Cila është e kundërta e teuhidit er-rububije
- 12Grupet që i kanë bërë shok Allahut në të qenët Krijues, Rregullues dhe Sundues
Parathënie
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë falenderojmë, Atij i kërkojmë Ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së veteve (shpirtrave) tona dhe prej të këqiave të punëve tona.
Atë që udhëzon Allahu, nuk ka kush t'a humbë dhe atë që humb Allahu, nuk kush t'a udhëzojë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, Një e të Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Teuhidi Er-Rububije është një temë e rëndësishme prej temave të Akides, sepse ai lidhet me bazën e bazave dhe obligimin më të madh, i cili është besimi në Allahun e Madhëruar. Besimi në Allahun e Madhëruar përfshin njësimin e Tij si i Vetmi Krijues, Furnizues, Rregullues dhe Sundues i gjithçkaje.
Rëndësinë e këtij teuhidi e argumentojnë edhe frytet e shumta që ai jep. Njohja e tij dhe besimi në atë që përmban, jep si fryt madhërimin e Allahut, shpresën tek Ai, dashurinë e tij, frikën prej Tij, e të tjera. Kështuqë nuk duhet nënvleftësuar ky lloj i teuhidit dhe as lënia e të folurit për të. Ashtu si edhe nuk duhet, në të njëjtën kohë, që ky të bëhet qëllimi më i madh në teuhid, siç kanë bërë pasuesit e shkencës së fjalës e filozofisë (mutekelimunët prej mu'tezilive, esh'arive, kaderive etj). Por caku më i lartë në Njësimin e Allahut është Njësimi i Tij me adhurim, siç do t'a sqarojmë.
Në faqet vijuese do të shpjegojmë këtë temë të Akides, teuhidin rububije dhe kjo sipas pikave të mëposhtme:
• Përkufizimi i teuhidit er-rububije.
• Kuptimi i fjalës "Rabb-Zot".
• Emrat e këtij lloji të teuhidit.
• Argumentet për të.
• Mohimi i teuhidit rububije.
• Zotërimi dhe përkujdesja e Allahut ndaj krijesave të Tij.
• Teuhidi rububije nuk është qëllimi final në temën e teuhidit.
• Gjurmët e teuhidit rububije dhe dobitë e tij.
• Cila është e kundërta e teuhidit rububije?
• Grupet që i kanë bërë shok Allahut në të qenët Krijues, Rregullues dhe Sundues.
Lus Allahun e Lartëmadhëruar që të n'a japë dobi në atë që themi dhe dëgjojmë, t'i bëjë punët tona që të jenë të sinqerta vetëm për Të, të n'a falë rrëshqitjet dhe gabimet tona! Ai është i Mundshëm për këtë dhe i Denjë për t'u përgjigjur.
Allahu e di më mirë dhe paqa e bekimi i Tij qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Përkufizimi i teuhidit Er-Rububije
Teuhidi Er-Rububije është bindja e prerë se Allahu është i Vetmi Zot, Krijues, Rregullues dhe Sundues i gjithçkaje. Ai është Krijuesi i gjithësisë, Ai që jep jetë dhe që jep vdekje, Furnizuesi me fuqi të madhe. Ai nuk ka asnjë shok në sundim dhe as nuk ka marrë ndonjë të dashur nga përulja. Nuk ka kthim të urdhërit të Tij, as komentator për vendimin e Tij. Ai nuk ka të kundërt, as të ngjashëm, as njëemërak. Ai nuk ka asnjë rival në të qenët Krijues, Rregullues dhe Sundues dhe as në përmbajtjen e Emrave dhe Cilësive të Tij.
Ky lloj i teuhidit ka edhe një përkufizim tjetër të përmbledhur, kështu: "Njësimi i Allahut në Veprat e Tij."
Emrat e këtij lloji të teuhidit
Ky lloj i teuhidit ka edhe emra të tjerë prej të cilave po përmendim:
1- Teuhidi Er-Rububije, si më lart.
2- Teuhidi i njohjes dhe dijes.
3- Teuhidi i njoftimit.
4- Teuhidi i njohjes dhe pohimit.
5- Teudihi i bindjes.
Domethënia e fjalës "Rabb – Zot, Krijues, Rregullues dhe Sundues"
Fjala "Rabb" në gjuhë ka disa kuptime.
Ibën El-Mundhir thotë: Fjala "Rabb" në gjuhë përdoret për Sunduesin, Zotëriun, Rregulluesin, Edukatorin, të çmuarin dhe Atë që jep mirësi."
Thotë: Kjo fjalë nuk përdoret e pangjitur, veçse për Allahun e Madhëruar, ndërsa kur përdoret për të tjerët, ajo përdoret e bashkangjitur, duke thënë: I zoti i shtëpisë. E kështu.
Ai gjithashtu thotë: Kjo fjalë është përdorur e pangjitur në poezi dhe jo për Allahun, por shumë rrallë dhe nuk është përdorur në vend tjetër, përveç poezisë.
Thotë: Zoti i çdo gjëje është sunduesi dhe ai të cilit i përket. Ose thuhet: I zoti i saj.
Thuhet gjithashtu: Filani është i zoti i kësaj gjëje, d.m.th. përkatësia e saj i takon atij.
Ç'dokush që ka në pronësi diçka, ai është i zoti i saj, padroni. Thuhet: Ai është i zoti i kafshës, i zoti i shtëpisë, e kështu.
Ndërsa fjala "Rabb-Zot" nga ana e të qënurit prej Emrave të Allahut, domethënia e saj është se Allahu është Krijuesi, Rregulluesi dhe Sunduesi i gjithçkaje. Allahu i Lartësuar thotë:
"Vërtetë që i Tij është krijimi dhe komandimi." [El-Earaf: 54]. "Ky është Allahu, Zoti juaj. I Tij është sundimi." [Fatir: 13].
Ibën El-Mundhir thotë: "Er-Rab" është Allahu i Madhëuar, Zoti i çdo gjëje, d.m.th sunduesi i tyre. Ai është Zoti i të gjitha krijesave dhe nuk ka shok. Ai është Zoti i zotërinjëve dhe sunduesi i mbretërve e mbretërive."
Argumentet për teuhidin Er-Rububije
Argumentet për themelimin e teuhidit rububije janë të shumta dhe të shumëllojshme. Ato dëshmojnë se Allahu është i Vetmi Zot, Krijues, Rregullues dhe Sundues i të gjitha krijesave. Allahu i ka dhënë krijesave të Tij shumë argumente të cilat nëse do t'i meditonin me meditim të vërtetë dhe të mëndonin për to, ata do të udhëzoheshin në bindjen se kjo gjithësi ka një Krijues që e drejton dhe e rregullon atë.
Kur'ani është plot me argumente për të qënurit e Allahut Zot të çdo gjëje. Prej tyre është Fjala e Allahut të Madhëruar: "Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve." [El-Fatiha: 2].
"Allahu është Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i fuqisë." [Dharijat: 58].
"Urdhëri i Tij nëse do ndonjë gjë është që të thotë "bëhu" dhe ajo bëhet. Larg të metave është Ai në Dorën e të Cilit është sundimi i çdo gjëje dhe tek Ai do të ktheheni." [Jasin: 82-83].
"Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e natës dhe ditës, në anijet që notojnë nëpër det për dobi të njerëzve, në atë që zbret Allahu nga qielli prej ujit me të cilin ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe shpërndan në të prej të gjitha kafshëve, në lëvizjen e erërave dhe të reve të nënshtruara ndërmjet qiellit dhe tokës, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që logjikojnë." [El-Bekare: 164].
"Allahu është Ai i cili iu ka krijuar juve, iu furnizon, pastaj iu vdes, pastaj iu ringjall. A ka ndonjë prej shokëve tuaj (që ju i lusni) që mund të bëjë ndonjë gjë prej këtyre? I Pastër dhe i Lartë është Ai nga ajo që i shoqërojnë." [Er-Rum: 40].
Ndër argumentet që dëshmojnë se Allahu është Krijuesi, Rregulluesi dhe Sunduesi i krijesave të Tij janë:
1- Argumentimi i natyrshmërisë njerëzore.
Kjo sepse Allahu i Madhëruar i ka bërë krijesat e Tij të prira për ta pranuar Atë si të Vetmin Krijues, Furnizues, Rregullues dhe Sundues, si dhe si Atë që jep jetë dhe merr jetë. Besimi në të qënurit e Allahut Zot i çdo gjëje është diçka e natyrshme dhe e mbjellë tek çdo njeri. Atë nuk mund t'a mohojë dhe as t'a ngrejë atë.
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Përderisa pohimi i Krijuesit është diçka e natyrshme, siç thotë i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): "Çdo fëmijë lind me natyrshmërinë njerëzore…", atëherë natyrshmëria përmban pohimin e Allahut dhe kthimin tek Ai me pendim e cila është edhe domethënia e fjalës "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut", ndërsa Zot është Ai që njihet dhe adhurohet."
Për këtë shkak, idhujtarët në kohën e injorancës e pohonin teuhidin rububije edhe pse i bënin shok Allahut në adhurim.
Këtë gjë e vërteton edhe ajo që gjendet në përmbajtjet e poesive të tyre, siç është fjala e Anberas:
"O Abël, ku të fshihem nga vdekja
Nëse Zoti im që është në qiell e ka caktuar atë?"
Po kështu edhe fjala e Zuhejr ibën Ebi Selma që thotë:
"Mos ia fshihni Allahut atë që keni në veten tuaj
Sepse çdo gjë të fshehtë Allahu e di!
Ai e vonon dhe e ruan në një libër
Për në Ditën e Llogarisë, ose e shpejton dhe merr hak"
Këtë gje e ka sqaruar Allahu në Kur'an, si në Fjalën e Tij: "Nëse do t'i pyesje ata se kush i ka krijuar qiejtë dhe tokën, dhe ka nënshtruar diellin dhe hënën, ata do të thonë: Allahu. Atëherë si gënjehen e shmangen (nga e vërteta)?!" [El-Ankebut: 61].
2- Argumenti i shpirtërave.
Shpirtrat janë argument i madh nga argumentet e Allahut të cilat argumentojnë për të qënurit e Tij Zot të çdo gjëje dhe nëse njeriu do të meditonte pak në veten e tij dhe në gjërat e habitshme që ka në të, ai do t'a mësonte se pas kësaj qëndron një Zot i Urtë, Krijues, I Mundshëm për çdo gjë.
Allahu i Lartësuar thotë: "Ai iu ka krijuar juve dhe e ka përsosur formën tuaj, e tek Ai është kthimi." [Et-Tegabun: 3]. "Për njeriun dhe Atë që e përsosi atë!" [Esh-Shems: 7].
3- Argumentimi me anë të horizontit, siç thotë Allahu i Lartësuar: "Ne do t'ua shfaqim atyre argumentet Tona në horizonte (gjithësi, kozmos) dhe në veten e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai është i Vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmues përmbi gjithçka?!" [Fusilet: 53].
Kështuqë, nëse njeriu do të meditonte në horizonte dhe në mrekullitë që Allahu ka krijuar në to, ai do t'a arrinte të mësonte se ky kozmos e ka një Krijues dhe se Ai është I Gjithëdijshëm, i Urtë.
Mohimi i teuhidit er-rububije
Teuhidin rububije nuk e ka mohuar askush nga njerëzimi, përveç disa anormalëve të papërfillshëm, disa mendjemëdhenjve, kryene të papërfillshëm, disa mendjemëdhenjve, kryeneçëve e mohuesëve të asaj për të cilën është e prirë natyrshmëria e tyre. Mohimi i tyre në fakt, ka qënë me gojët e tyre, por uni i tyre e ka oranuar atë në vetvete.
Më i shumti që është njohur për këtë gjë ka qënë Faraoni i cili i tha popullit të tij, siç na ka njoftuar Allahu për të: "Unë jam zoti juaj më i lartë." [En-Naziat: 24]. "Unë nuk njoh për ju ndonjë zot tjetër, përveç meje." [El-Kasas: 38].
Kjo fjalë e Faraonit është thjesht një fjalë goje për të cilën nuk ka provë dhe as argument, madje ai vetë nuk besonte në atë që thoshte (se ishte zot).
Allahu i Lartësuar thotë në gjuhën e Musës (alejhis-selam): "Ti tashmë e di që këto argumente nuk i ka zbritur tjetër, veçse Zoti i qiejve dhe i tokës si dëshmi e qartë. Por unë besoj se ti, o Faraon je i gjymtyar (do të marrësh fund dhe do të dënohesh)." [El-Isra: 102].
Allahu na ka njoftuar se fjala e Faraonit dhe pretendimi i tij nuk kanë qënë nga bindja dhe besimi, por nga mendjemadhësia dhe kryeneçësia. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe ata i përgënjeshtruan ato (argumentet Tona) padrejtësisht dhe me mospërfillje, edhe pse në vetvete ishin të bindur për vërtetësinë e tyre…" [En-Neml: 14].
Këtë lloj të teuhidit e kanë mohuar gjithashtu komunistët të cilët e mohuan që Allahu të jetë Krijues, Furnizues e Rregullues, madje mohuan ekzistencën e Tij, duke u bazuar në bindjen e tyre të prishur të cilën e kanë ndërtuar mbi mohimin e të padukshmes dhe besimin vetëm të materies.
Në të vërtetë ata nuk kanë shtuar më tepër se të quajturit e Allahut me një emër tjetër, duke quajtur natyrën për zot dhe duke i mveshur asaj cilësitë e përsosmërisë të cilat nuk i meriton askush përveç Allahut të Madhëruar.
Ata thonë: Natyra është e urtë. Natyra krijon. E të tjera si këto.
Sigurisht që kjo fjalë e tyre është e kotë dhe pa vlerë.
Pastaj, pasuesit e këtij parimi janë kundërshtuar me njëri-tjetrin, kanë mallkuar njëri-tjetrin dhe e kanë mohuar njëri-tjetrin.
Teuhidi rububije nuk është qëllimi final në temën e teuhidit
Teuhidi rububije është i vërtetë dhe çështja e tij është e madhe, kështuqë nuk është i saktë besimi i njeriut nëse ai nuk beson në të. Por ky lloj prej llojeve të teuhidit nuk është qëllimi final për të cilin janë dërguar pejgamberët dhe janë zbritur Librat Qiellorë. As nuk është qëllimi të cilin kush e arrin, ka arritur teuhidin dhe plotësimin e tij. Kjo sepse Allahu ka urdhëruar që të adhurohet Ai, gjë e cila është plotësimi i qënies njerëzore, rregullimi dhe qëllimi i saj, por nuk e
Zotërimi dhe përkujdesja e Allahut ndaj krijesave të Tij
Zotërimi dhe përkujdesja e Allahut ndaj krijesave të Tij kanë dy forma:
1- E përgjithshme, për të gjithë njerëzit; për të mirin dhe për të keqin, për besimtarin dhe mosbesimtarin.
Kja ka lidhje me krijimin e Tij të krijesave, furnizimin e tyre dhe udhëzimin e tyre, për të arritur dobinë dhe të mirën e tyre në këtë botë.
2- E veçantë.
Kjo ka lidhje me edukimin e Allahut të dashurit e Tij prej besimtarëve. Ai i edukon ata me besim, ua inspiron atë atyre, i plotëson ata dhe largon prej tyre pengesat që ndajnë mes tyre dhe tij.
Ndoshta kjo domethënie është e fshehta në të qënurit e shumicës së lutjeve të pejgamberëve me fjalën "Ja Rabb- O Zot!", sepse të gjitha kërkesat e tyre hyjnë nën përkujdesjen e Tij të veçantë.
Teuhidi er-rububije nuk është qëllimi final në teuhid
Teuhidi rububije është i vërtetë dhe çështje e madhe, pa të cilin nuk mund të jetë i saktë besimi i njeriut, pork y lloj teuhidi nuk është qëllimi final për të cilin janë dërguar lajmëtarët e Zotit dhe janë zbritur Librat e Tij. As nuk është qëllimi të cilin kush e arrin, e ka plotësuar Njësimin e Allahut. Kjo sepse Allahu ka urdhëruar që të adhurohet Ai, gjë e cila është plotësimi i njerëzve, rregullimi dhe qëllimi i krijimit të tyre, dhe nuk e ka shkurtuar çështjen në thjesht pranimin e Tij për Zot, siç është qëllimi i drejtimeve filozofike.
Shto këtu edhe se idhujtarët e pranonin këtë lloj të teuhidit, siç e pamë më sipër, por megjithatë kjo gjë nuk i futi ata në Islam, sepse pranimi i teuhidit rububije nuk mjafton i vetëm, por duhet patjetër Teuhidi El-Uluhije-i adhurimit.
Pastaj, teuhidi rububijë është i mbjellë në natyrshmërinë njerëzore të të gjithë njerëzve dhe nëse ai do të ishte qëllimi final, atëherë nuk do të ishte nevoja të dërgoheshin pejgamberë e të zbriteshin Libra.
Gjurmët e Teuhidit Rububije dhe frytet e tij
Besimi në teuhidin rububije ka vlera të mëdha dhe fryte të shumta. Nëse besimtari është i bindur se ai ka një Zot, Krijues i Cili është Allahu i Lartmadhëruar dhe se Ky Zot është Zoti i çdo gjëje, Sunduesi dhe Sistemuesi i të gjitha çështjeve, dhe se Ai është i Gjithëfuqishëm mbi krijesat e Tij, dhe se Atij nuk i shpëton as grimca e atomit qoftë në qiej apo në tokë, atëherë atij i lidhet shpirti me Allahun, qetësohet me përmendjen e Tij dhe nuk e trondisin atë vështirësitë dhe trazirat (fitnet).
Ai i drejtohet Zotit të tij me lutje, me kthim e mbrojtje dhe gjithmonë ka frikë nga mosplotësimi i detyrave dhe nga gjynahet e tij, sepse ai e di Fuqinë e Zotit të tij mbi të dhe se ai është nën pushtetin dhe Fuqinë e Tij, kështuqë me këtë gjë ai arrin devotshmërinë e cila është koka e çështjes, madje qëllimi i ekzistencës së njeriut.
Për këtë shkak, i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Ai që është i kënaqur me Allahun për Zot të tij, me Islamin për Fe të tij dhe me Muhamedin për të Dërguar të tij, Ai ka shijuar ëmbëlsinë e besimit."
Prej fryteve të tij është se nëse njeriu e di që Allahu është Furnizuesi, e beson këtë dhe është i bindur se në Dorën e Allahut janë magazinat e qiejve e të tokës, që nuk ka pengues për atë që Ai jep dhe askush nuk mund t'a japë atë që Ai pengon, atëherë ai e pret kërkimin nga krijesat, nuk ia ka nevojën asaj që është në duart e tyre dhe i drejtohet veçimit të Allahut me lutje, dëshirë e qëllim.
Pastaj, nëse ai e di që Allahu është Ai që jep jetë dhe që jep vdekje, Ai që të sjell dobi dhe që të bën dëm, dhe se ajo që e ka zënë atë, nuk mund t'i shpëtonte asaj dhe se ajo që nuk e ka zënë, nuk mund t'a zinte atë, dhe se e gjithë çështja e tij është në Dorë të Allahut, atëherë kjo mbjell tek ai ecjen përpara dhe trimërinë, e liron nga të qënurit rob i krijesave dhe nuk ngel më frikë në zemrën e tij, veçse nga ALlahu i Madhëruar.
Kështu gjejmë se teuhidi rububije sjell domosdoshmërisht teuhidin uluhije-të adhurimit të Allahut.
Fjala për teuhidin rububije dhe frytet që ai sjell, janë të panumërueshme dhe këto që thamë janë vetëm disa qëndresa të shpejta me të cilat krahasohen të tjerat.
Cila është e kundërta e teuhidit er-rububije
Teuhidin rububije e kundërshton ateizmi dhe mohimi i ekzistencës së Allahut të Madhëruar.
Atë e kundërshton gjithashtu besimi në ndonjë rregullues dhe veprues tjetër bashkë me Allahun e Madhëruar, në komandimin e kozmosit, në krijim, në zhdukje, në ngjallje, në sjelljen e të mirës apo largimin e të keqes, si dhe të tjera si këto që lidhen me të qenët e Allahut Krijues, Rregullues dhe Sundues (rububije), apo të besuarit se Allahu ka ndonjë rival në atë që përmbajnë Emrat dhe Cilësitë e Tij, si dija e të fshehtës, Madhështia, Kryelartësia etj.
Atë e kundërshton gjithashtu besimi në ndonjë ligjvënës tjetër me Allahun e Madhëruar, sepse Ai është i Vetmi Zot dhe kjo gjë përfshin Urdhërin e Tij ndërkozmik dhe atë të sheriatit.
Grupet që i kanë bërë shok Allahut në të qenët Krijues, Rregullues dhe Sundues
Ka disa popuj që i kanë bërë shok Allahut në të qenët Krijues, Rregullues dhe Sundues dhe disa të tjerë i kanë bërë shok Atij përgjithësisht. Prej këtyre janë:
1- El-Mexhus- Këta thonë se ekzistojnë dy origjina: Drita dhe errësira.
Thonë gjithashtu se drita është e pafillim, ndërsa errësira e shpikur më pas. (kanë për qëllim dy zota; zotin e dritës dhe zotin e errësirës).
2- Eth-thenevije- Ata që thonë se ekzistojnë dy zota të pafillimtë që të dy.
Këta pretendojnë se drita dhe errësira janë të vjetër dhe pafillim, ndryshe nga mexhusët të cilët thonë se errësira është shpikur më pas, por këta (thenevijet) thonë se trupat e tyre ndryshojnë, po kështu edhe natyra e tyre, vepra, njoftimi, vendi, lloji, dhe shpirti. Ata gjithashtu thonë se ata janë të ndryshëm në cilësi dhe të vepruar, edhe pse thonë se ata janë të vjetër që të dy.
3- El-Manavije- Pasuesit e Mani ibën Fatik.
Këta thonë se bota është ndërtuar nga dy origjina të vjetra, por këto dy origjina ndryshojnë në qënie, në formë, në vepër dhe në komandim.
4- Të krishterët- Thënësit e trinitetit.
Të krishterët nuk kanë pohuar se bota ka tre zota të ndarë nga njëri-tjetri, por ata kanë rënë dakord se ai është vetëm një krijues. Ata thonë: Në emër të Atit, të birit dhe shpirtit te shenjtë, këta janë një Zot. Ata gjithashtu thonë: Si qënie është një, por si të shenjtë janë tre.
Kjo fjalë e tyre bie në kundërshtim me vetveten dhe mjafton përfytyrimi i saj për t'a kthyer mbrapsht.
Shejhu i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Për këtë shkak, disa njerëz të zgjuar kanë thënë: Të gjitha fjalët e njerëzve mund të përfytyrohen, përveç fjalës së të krishterëve. Kjo për shkak se ata që e vendosën këtë shprehje nuk e çuan ndër mend përfytyrimin e saj, por floën me padije dhe në fjalën e tyre bashkuan ndërmjet dy të kundërtave. Për këtë arsye dikush prej tyre ka thënë: Sikur të bashkoheshin dhjetë të krishterë, ata do të përçaheshin në njëmbëdhjetë mendime.
Një tjetër ka thënë: Sikur të pyesje një të krishter, gruan dhe djalin e tyre për teuhidin, atëherë burri do të thoshte një fjalë, gruaja një fjalë tjetër dhe djali një fjalë të tretë."
Ndërsa Ibën El-Kajim (Allahu e mëshiroftë) thotë në mesin e fjalëve të kundërpërgjigjes ndaj tyre: "Sa për lajmet qiellore që gjenden tek ju, nuk njohim asnjë popull të jetë kundërshtuar në mes veti për të adhuruarin e tyre, sesa ju. Nëse do të pyesje burrin, gruan e tij, birin e tij, nënën dhe babanë e tij për fenë dhe besimin e tyre, çdonjëri prej tyre do të përgjigjej ndryshe nga tjetri."
Madje për ta thuhet: "Sikur t'i drejtoheshe kujtdo qoftë prej të krishterëve të rruzullit tokësor dhe t'i kërkoje që t'a përshkruajë realitetin e fesë së tij dhe atë që beson në lidhje me natyrën e Mesihut, me një përshkrim e përfytyrim të përpiktë, ai kurrë nuk do të mund t'a bënte këtë gjë."
Shejh Rahmetullah El-Hindi i ka bërë të qarta kundërthëniet e tyre në librin e tij "Idh'harul-hak". Po kështu edhe shejh Muhamed Ebu Zehra në librin e tij "Leksione rreth krishterizmit".
5- El-Kaderije- (mohuesit e caktimit të Allahut) Në të vërtetë këta janë idhujtarë në njësimin e Allahut si Krijues, për shkak se kjo është rrjedhojë e domosdoshme e rrugës së tyre, sepse ata besojnë se njeriu është krijues i veprave të veta. Kështuqë ata kanë pohuar për secilin prej njerëzve krijimin e veprave të tij.
Por krijimi është diçka me të cilin është veçuar Allahu i Cili thotë: "Allahu iu ka krijuar juve dhe atë që ju punoni." [Es-Safat: 96].
Veprat e njerëzve nuk i nxjerrë asgjë nga të qënurit prej krijesave të Allahut në përgjithësi.
6- Filozofët dehrijin- (të cilët thonë se ajo që i shkatërron njerëzit është koha) Këta thonë për lëvizjen e galaktikave se ato janë nëntë dhe se e nënta e tyre e cila është "Atlasi" i lëviz të gjitha të tjerat. Kështuqë ata e kanë bërë atë si shkaktuesin e gjërave që ndodhin, ndërsa Allahu shkakton aq sa mundet në tokë.
7- Adhuruesit e idhujve prej idhujtarëve arabë e të tjerë të cilët besonin se idhujt mund të bënin dëm apo të sillnin dobi. Kështuqë u afronin atyre kurbane, betoheshein në to dhe i merrnin ato për bereqet.
8- Sufijet që e kanë tepruar- Për shkak të teprimit të tyre në eulijatë dhe pretendimit të tyre se ata sjellin dëm apo dobi, kanë dorë në komandimin e galaktikave dhe se e dinë të fshehtën. Dhe për shkak të fjalës së tyre se ekzistenca është një (panteizmi) dhe se çdo gjë është zoti.
9- Er-rafida- (grup prej shij'ave)- Këta thonë se kjo botë dhe bota tjetër është për imamin i cili vepron në të si të dojë dhe se toka e Husejnit është shërim nga çdo sëmundje dhe siguri nga çdo lloj frike. Ata thonë gjithashtu se imamët e tyre e dinë të fshehtën dhe e dinë se kur do të vdesin, dhe se nuk vdesin veçse me lejen e tyre. Sigurisht që kjo është diçka e kotë dhe kotësia e saj nuk ka nevojë të provohet.
10- En-Nasirije- Ata thonë se Ali ibën Ebi Talib (radiallahu anhu) është Zot dhe se ai vepron në gjithësi, duke e cilësuar atë me cilësi të cilat nuk i takojnë veçse Allahut të Madhëruar, edhe pse kanë disa kundërshti mes njëri-tjetrit në këtë pikë; Disa thonë se ai jeton në diell, dhe këta quhen "shemsije". Të tjerë thonë se ai jeton në hënë, dhe këta quhen "kamerije". Të tjerë thonë se ai jeton mbi re dhe për këtë shkak, kur ata shohin retë thonë: Es-selamu alejke o prijësi i kombeve.
11- Ed-Duruz- Këta thonë se El-Hakim Biemrilah El-Abid është zot dhe e kanë tepruar në të duke e cilësuar me cilësi të cilat nuk i shkojnë për shtat veçse Allahut të Madhëruar. Siç thonë për të se: Ai i njeh sytë tradhëtarë dhe atë që fshihet në gjokse.
12- Ata që besojnë në ndikimin e yjeve, planeteve e qiejve: Siç janë ata që ndjekin lëvizjet e yjeve dhe thonë duke pretenduar se njohin të fshehtën, se nëse filani lind në kohën e filan ylli, apo në filan muaj, apo ditë, apo nëse emir i tij fillon me këtë e atë shkronjë, atëherë ka për t'i ndodhur kështu e kështu. Për këtë ata vendosin edhe disa parrulla të cilat thonë: "Nga muaji në të cilin ke lindur e njeh fatin tënd" apo "Që nga emri yt e njeh fatin tënd". Sigurisht që të gjitha këto janë shoqërim i një ortaku Allahut në zotërimin dhe drejtimin e gjithçkaje, sepse këto janë pretendime të njohjes së të fshehtës të cilën nuk e di tjetërkush përveç Allahut, Një e të Pashoq.
13- Ligjvënësit: Të cilët largojnë njerëzit dhe devijojnë nga Ligji i Allahut.
Ata të cilët gjykojnë me ligjet e vëna nga njerëzit të cilat janë nga tallazhi ideve të tyre dhe nga plehrat e mendimeve të tyre. Këta janë armiq të Allahut të cilët e kundërshtojnë Atë në të drejtën e Tij për të sunduar dhe ligjësuar, në Ligjin dhe në sheriatin e Tij.
Lutja jonë e fundit është: Falenderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve dhe paqa dhe salati i Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin!
Përmbajtja e artikullit
- Parathënie
- Përkufizimi i teuhidit Er-Rububije
- Emrat e këtij lloji të teuhidit
- Domethënia e fjalës "Rabb – Zot, Krijues, Rregullues dhe Sundues"
- Argumentet për teuhidin Er-Rububije
- Mohimi i teuhidit er-rububije
- Teuhidi rububije nuk është qëllimi final në temën e teuhidit
- Zotërimi dhe përkujdesja e Allahut ndaj krijesave të Tij
- Teuhidi er-rububije nuk është qëllimi final në teuhid
- Gjurmët e Teuhidit Rububije dhe frytet e tij
- Cila është e kundërta e teuhidit er-rububije
- Grupet që i kanë bërë shok Allahut në të qenët Krijues, Rregullues dhe Sundues




