Besimi i Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit (5)

BESIMI – AKIDEJA E SELEFËVE DHE DIJETARËVE TË HADITHIT (5)

Autor: Imam Ebu Uthman Ismail ibën Abdurrahman es Sabuni (373-449 h.)

Të përgëzuarit me Xhenet prej njerëzve

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka përgëzuar me Xhenet dhjetë prej shokëve të tij, të cilët janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Talha1Ai është Talha ibën Ubejdilah ibën Uthman ibën Amër el Kurashi et Tejmij, një nga gjashtë anëtarët e marrëveshjes për paqe ndërmjet muslimanëve dhe idhujtarëve të Mekës dhe një nga pesë të cilët u bënë musliman për shkak të Ebu Bekrit. Prezentoi në luftën e Uhudit dhe tregoi trimëri. U godit me një shigjetë në ditën e luftës së Xhemelit dhe vdiq në vitin 36 h. në moshën 64 vjeç., ez Zubejr2Ai është ez Zubejr ibën el Auam ibën Huejlid ibën Esed el Kurashi, Ebu Abdullahi, nga të afërmit e të Dërguarit të Allahut dhe djali i hallës së tij. Një nga gjashtë anëtarët e shuras (konsultës). Ka hyrë në Islam që në moshë të vogël dhe ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet (në Habeshe dhe në Medime). Është vrarë në luftën e Xhemelit në vitin 36 h. dhe është varrosur në Basra., Abdurrahman ibën Auf3Ai është Abdurrahman ibën Auf ibën Abdu Auf ibën Abdul Harith el Kurashi ez Zuhri, Ebu Muhamed. Një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka hyrë herët në Islam, para se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të hynte në shtëpinë e Erkamit. Ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Vdiq në vitin 32 h. në moshën 72 vjeç., Seadi4Ai është Sead ibën Malik ibën Uhejb el Kurashi, ez Zuhri, Ebu Is’hak ibën Ebi Uekas. Një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka transmetuar shumë Hadithe nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ka qenë një prej kalorësve më të mirë dhe i pari që ka gjuajtur me shigjetë në Rrugë të Allahut. Ka qenë koka që hapi Irakun dhe ishte i njohur për pranimin e duasë që ai bënte. Ka vdekur në el Akik, në vitin 55 h. dhe u transportua në Medineh. Ai ka qenë i fundit që ndërroi jetë nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet.,

Seidi5Ai është Seid ibën Zejd ibën Amër ibën Nufejl el Adavi. Një nga të parët e Islamit dhe para shtëpisë së Erkamit. Ka bërë shpërnguljen në Medine dhe ka marrë pjesë në luftën e Uhudit e në të tjerat pas saj. Nuk ka qenë në Medine në kohën e luftës së Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë në të. Ka vdekur në el Akik në vitin 50 h. dhe thuhet pas këtij viti. dhe Ebu Ubejdetu ibën el Xherrah6Ai është Amir ibën Abdullah ibën El Xherrah ibën Hilal el Kurashi el Fehri, i njohur me kunjën e tij dhe me emrin e gjyshit të tij. Një prej të parëve në Islam. Ka bërë dy shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Ky është ai që hoqi dy ganxhat nga fytyra e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe që i ranë dy dhëmbë. Ka vdekur në vitin 18 h. në moshën 58 vjeç..7Transmeton Tirmidhiu në El Xhami’, nga Abdurrahman ibën Auf (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ebu Bekri do të hyjë në Xhenet. Umeri do të hyjë në Xhenet. Uthmani do të hyjë në Xhenet. Aliu do të hyjë në Xhenet. Talha do të hyjë në Xhenet. Ez Zubejr do të hyjë në Xhenet. Abdurrahman ibën Aufi do të hyjë në Xhenet. Seadi do të hyjë në Xhenet. Seidi do të hyjë në Xhenet dhe Ebu Ubejdeh ibën El-Xherrah do të hyjë në Xhenet.”

Po ashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë edhe për Thabit ibën Kajs ibën Shimas, se ai është prej banorëve të Xhenetit. Enes ibën Maliku thoshte për të: “Ai ecte në mesin tonë dhe ne thonim se ai është prej banorëve të Xhenetit.”8E transmeton Muslimi.

Më të mirët në mesin e sahabeve janë katër halifet

Dijetarët e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se më të mirët në mesin e shokëve të të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) janë: Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani, pastaj Aliu. Këta janë udhëheqësit e drejtë, qeverisjen e të cilëve e ka përmendur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në fjalën e tij, të cilën e transmeton Seid ibën Xhumhan: Nga Sefijneh:

“Hilafeti (udhëheqja e drejtë) pas meje do të jetë për tridhjetë vjet.”9E transmeton Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ahmedi.

Pastaj, mbas përfundimit të ditëve të tyre, u kthye gjendja në qeverisje të ashpra, ashtu siç njoftoi i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Aprovimi i hilafetit të Ebu Bekër Es Sidikut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)

Ata e aprovojnë hilafetin e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), pas vdekjes së të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili u zgjodh nga sahabet me bashkimin njëzëri të tyre dhe duke thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e zgjodhi atë prijës në fenë tonë (kur e vuri imam në namaz), kështu që ne e zgjodhëm prijës në dynjanë tonë.”10Kjo fjalë e sahabeve është  në librin “Fikhu i madh” i Ebu Hanifes.

Ndërsa Ebu Bekrit i thanë: “Ty të parapriu i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kush është ai që mund të të lërë pas!”, duke pasur për qëllim se ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e caktoi atë të printe faljen e tyre në ditët e sëmundjes së tij, dhe ne u falëm pas teje me urdhër të të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), atëherë kush është ai që mund të të lërë mbrapa, pas paraprirjes së të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)?

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fliste për Ebu Bekrin kur ishte në mesin e sahabeve me fjalë të cilat i bënë ata që të kuptojnë se ai është i pari që meriton t’a zëvendësojë të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pas vdekjes së tij.

Për këtë shkak, ata u bashkuan dhe i dhanë besën atij duke e zgjedhur si prijës të tyre dhe zëvendës të të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), gjë e cila u bëri atyre shumë dobi dhe i ngriti shumë lart, saqë Ebu Hurejra tha:

“Pasha Allahun përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër! Nëse nuk do të ishte zgjedhur Ebu Bekri zëvendës i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Allahu nuk do të adhurohej më në tokë.”

Dhe kur i thanë atij: Çfarë thua o Ebu Hurejra!

Atëherë ai solli argumente me të cilat ua mbushi mendjen dhe i bëri që t’a besojnë dhe t’a pranojnë këtë gjë.

Aprovimi i hilafetit të Umer ibën El  Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)

Pas Ebu Bekrit, hilafeti i kaloi Umer ibën el Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), sipas zgjedhjes së Ebu Bekrit para vdekjes dhe me bashkimin e sahabeve për të. Në ditët e tij, Allahu e ngriti lart Islamin dhe çoi në vend premtimin e Tij.

Aprovimi i hilafetit të Uthman ibën Afanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)

Pastaj udhëheqjen e mori Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), me zgjedhjen e sahabëve të mëdhenj dhe të dijshëm dhe bashkimin e të gjithë sahabeve dhe pëlqimin e tyre.

Aprovimi i hilafetit të Ali ibën Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)

Pastaj udhëheqja i kaloi Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), me besën e sahabeve të cilët panë që ai ishte i pari që kishte të drejtë t’a merrte udhëheqjen pas Uthmanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe e bënë të ndaluar kundërshtimin dhe thyerjen e urdhërit të tij.

Këta ishin ata katër udhëheqësit e drejtë me të cilët Allahu i Madhëruar e ngriti lart Fenë e Tij, gjunjëzoi dhe mposhti mosbesimtarët, forcoi me ta Islamin, ngriti flamurin e së Vërtetës në ditët e tyre, ndriçoi dhe shndriti me dritën e tyre errësirën dhe çoi në vend Premtimin e Tij të mëparshëm të cilin e ka thënë në Fjalën e Tij:

“Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre vazhdimësinë e fuqisë së tashme të udhëheqësve në tokë, ashtu siç ua siguroi edhe atyre që ishin para tyre dhe se Ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur Fenë e tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do t’u japë atyre në shkëmbim siguri e ruajtje pas frikës së tyre…” [En Nur: 55].

Si dhe në Fjalën e Tij:

“Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të, janë të ashpër ndaj mohuesve…” [El Fet’h: 29].

Kështu që, kush i do ata, i merr për miq, bën lutje për ta, ruan të drejtat e tyre dhe e njeh vlerën dhe vendin e tyre, ai është me të fituarit. Ndërsa në të kundërt, kush i urren ata, i shan ata apo i mvesh gjëra të tilla siç i mveshin rafiditë (refuzuesit)11Rafiditë apo refuzuesit janë një prej 72 grupeve të humbura dhe janë quajtur me këtë emër për shkak të refuzimit të tyre udhëheqjen e Ebu Bekrit dhe të Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Dhe thuhet: për shkak të refuzimit të tyre Zejd ibën Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), duke e sharë për dhënien besës Ebu Bekrit dhe Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) dhe për pranimin e tyre si prijësa të besimtarëve. Zejdi ka thënë: Më refuzuan mua dhe kështu u quajtën rafidi. Ata u quajtën gjithashtu “Shij’ah” atëherë kur thanë: Ne jemi ithtarë të Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), por disa prej tyre thanë të pavërtetën për të dhe e tepruan në lavdërimin e tij duke thënë se ai është zot, apo i dërguar nga Zoti. Disa prej tyre i vrau vetë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)  në kohën e sundimit të tij dhe disa të tjerë i dogji. Disa prej tyre mohojnë edhe Ditën e Llogarisë. Ata besojnë se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka lënë testament të shkruar se Aliu do të jetë zëvendës i tij pas vdekjes së tij dhe se çështja e udhëheqjes nuk mund të jetë vetëm se me shpallje nga Allahu. Prijësit sipas atyre, janë të pagabueshëm dhe larg gjynaheve të mëdha e të vogla dhe se Ebu Bekri dhe Umeri janë të mallkuar…etj. Marrë nga libri “El Burhan” i Es Sekseki dhe “Mekalat El Islamijine”.    dhe  havarixhët (Allahu i mallkoftë!), ai është nga të shkatërruarit e të humburit.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Mos i shani shokët e mi! Ai që i shan ata, mbi të qoftë mallkimi i Allahut!”12Fjalia e parë e Hadithit transmetohet në dy sahihat e Buhariut dhe të Muslimit, si dhe në libra të tjerë. Ndërsa pjesën e dytë e transmeton Ebu Asim në librin “Es Suneh” dhe Taberani në “El Eusat” me shprehje të përafërt.

“Ai që i do ata, i ka dashur nga dashuria që ka për mua dhe ai që i urren ata, i urren nga urrejtja që ka për mua. Kush i ofendon ata, më ka ofenduar mua dhe kush i shan ata, mbi të qoftë mallkimi i Allahut!”13E transmeton Tirmidhiu dhe imam Ahmedi.

Falja pas prijësit musliman edhe nëse është vepërkeq

Dijetarët e Hadithit e shohin si obligim faljen e të xhumasë, të dy barjameve dhe të namazeve të tjera, pas çdo imami musliman, qoftë ai vepërmirë apo vepërkeq.

Xhihadi nën udhëheqjen e prijësave të muslimanëve

Ata shohin të obligueshëm gjithashtu, edhe Xhihadin dhe luftimin e armiqëve të muslimanëve nën udhëheqjen e prijësave të tyre, qofshin ata zullumqarë e vepërkëqinj.

Lutja për prijësat dhe mosngritja krye ndaj tyre

Ata e shohin obligim lutjen (duanë) për prijësat që të përmirësohen, të gjykojnë drejtë dhe të rregullojnë në tokë.

Dhe nuk e lejojnë daljen me shpatë kundra tyre (kryengritjen) edhe nëse shohin tek ata devijim nga e drejta në padrejtësi e zullum.

Ata shohin gjithashtu luftimin e grupit kryengritës derisa të kthehet në bindjen ndaj prijësit të muslimanëve.

Përmbajtja dhe shmangia ndaj asaj që ndodhi ndërmjet sahabeve

Ata e shohin obligim përmbajtjen dhe shmangien prej grindjes që ndodhi ndërmjet shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe pastrimin e gjuhës nga përmendja e ndonjë të mete apo mangësie të tyre.

Ata e shohin obligim kërkimin e mëshirës për të gjithë ata dhe dashurinë për të gjithë ata.

Nderimi i grave të Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe konsiderimi i tyre nëna të besimtarëve:

Po ashtu, ata e shohin të obligueshëm nderimin e grave të Pejgamberit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), lutjen për to, njohjen e vendit të tyre dhe pohimin se ato janë nëna të besimtarëve.

Shpërblimi me Xhenet nuk është meritë e besimtarëve nga veprat e tyre

Ata besojnë dhe dëshmojnë se askush nuk e meriton Xhenetin edhe nëse veprat e tij janë të mira dhe rruga që ka ndjekur në jetë ka qenë e kënaqshme, vetëm nëse Allahu hedh Mirësinë e Tij mbi të, duke e futur atë në Xhenet me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij. Kjo sepse ajo vepër e mirë që ai ka kryer nuk i është bërë e mundur vetëm se me lehtësimin që i ka bërë Allahu i Madhëruar atij dhe nëse nuk do t’ia kishte lehtësuar Allahu dhe nëse nuk do t’a kishte udhëzuar për atë vepër, ai kurrë nuk do të ishte udhëzuar.

Allahu i Lartësuar thotë:

“…Dhe po të mos kishte qenë Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij mbi ju, asnjë prej jush nuk do të kishte qenë kurrë ndonjëherë i pastër prej gjynaheve, por Allahu pastron (udhëzon në Islam) atë që Ai do dhe Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” [En Nur: 21].

Çdo krijesë e ka fundin (vdekjen) të përcaktuar

Dijetarët e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se Allahu i Madhëruar ia ka caktuar vdekjen dhe fundin çdo krijese (në kohë dhe vend, të cilin nuk e di askush përveç Allahut dhe që nuk shtyhet e as nuk tërhiqet para kohës së vet) dhe askush nuk vdes vetëm se me Lejen e Allahut dhe për një kohë të përcaktuar. Kur të mbarojë koha e dikujt, nuk ngel veçse vdekja prej të cilës nuk ka shpëtim.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Çdo popullsi ka një kohë të përcaktuar dhe kur vjen ky çast, ata as nuk mund ta vonojnë atë qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta përparojnë atë.” [El A’raf: 34].

“Dhe askush nuk mund të vdesë vetëm se me Lejen e Allahut dhe për një kohë të përcaktuar.” [Al Imran: 145].

Ata besojnë gjithashtu se ai që vdes apo vritet, kjo do të thotë që i ka mbaruar afati i përcaktuar i tij.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata për të cilët ishte përcaktuar vdekja, padyshim që do të ishin drejtuar vetë te vendi i përcaktuar për vdekjen e tyre!” [Al Imran: 154].

“Kudo që ju të jeni, vdekja do t’iu gjejë, edhe sikur të jeni në kështjella të fortifikuara!” [En Nisa: 78].

Cytja e shejtanëve dhe ndikimi i tyre

Ata besojnë se Allahu i Lartësuar i ka krijuar shejtanët dhe ata i bëjnë cytje njerëzve me qëllim që t’i nxjerrin nga rruga e drejta, duke u qëndruar në pritë atyre.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe vërtet që shejtanët i frymëzojnë miqtë e tyre nga mesi i njerëzve që t’ju kundërshtojnë juve dhe po t’u bindeni atyre, atëherë padyshim që do të ishit idhujtarë!” [El En’am: 121].

Allahu i Lartësuar u lë shejtanëve pushtet mbi kë të dojë dhe ruan prej kurtheve e sherreve të tyre atë që Ai do.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe shqetësoji (të nxituarit e mendjelehtit) vazhdimisht, ata që të mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u pëshpëritur ose duke u bërë vesvese me këngë, muzikë etj.). Sulmoji ata me kalorësinë e këmbësorinë tënde (me të gjitha mjetet e mënyrat)! Ndaji me ta pasuritë e fëmijët (me rrugë të palejuara) dhe bëju atyre edhe premtime. Por shejtani nuk u premton atyre asgjë, veçse mashtrim.

Sa për robët e Mi (besimtarët e Mi të vërtetë), ti nuk ke asnjë fuqi mbi ta. Dhe më se i Mjaftueshëm është Zoti yt si Rregullues e Mbikqyrës.” [El Isra: 64-65].

“Vërtet që ai nuk ka aspak fuqi mbi ata që besojnë e mbështeten vetëm te Zoti i tyre.

Fuqia e tij (shejtanit) është vetëm mbi ata të cilët i binden dhe e ndjekin atë (shejtanin) dhe mbi ata të cilët i vënë shok Allahut!” [En Nahl: 99-100].

Magjia nuk bën dëm veçse me Lejen e Allahut

Pasuesit e Sunetit dëshmojnë se në tokë ekziston magjia dhe magjistarët, por ata nuk i bëjnë ndokujt keq veçse me Lejen e Allahut:

“…Dhe ata nuk munden të dëmtojnë askënd me të (magjinë) veçse me Lejen e Allahut!” [El Bekare: 102].

Gjykimi për magjistarin

Ai që e mëson magjinë dhe e praktikon atë, duke besuar se ajo bën dëm apo dobi pa Lejen e Allahut, ai ka dalë nga feja dhe është kafir.

Nëse ai pyetet dhe në përshkrimin e tij del se ajo që bën është kufër, atëherë afatizohet për t’u penduar dhe nëse nuk pendohet, atëherë i pritet koka.

Por nëse pasi pyetet, ai përshkruan diçka që nuk është kufër, apo se flet me gjëra që as ai vetë nuk i kupton, atëherë pengohet nga kjo gjë dhe nëse e kryen përsëri, atëherë dënohet me kamzhik apo burgim.

Nëse thotë se magjia nuk është haram dhe unë besoj se ajo është e lejuar, atëherë bëhet e detyrueshme vrasja e tij, sepse ai ka bërë të lejuar diçka për të cilën janë bashkuar të gjithë muslimanët se ajo është e ndaluar.

Çdo pije dehëse është haram

Dijetarët e Hadithit e konsiderojnë të ndaluar çdo pije që të deh, qoftë ajo e marrë nga rrushi, apo rrushi i thatë, hurma, mjalti, misri, apo çdo lloj bime tjetër.

Ata e konsiderojnë të ndaluar pijen dehëse qoftë ajo shumë apo pak, e konsiderojnë atë të papastër dhe e dënojnë me shkopinj pirësin e saj.

Përkujdesja për kryerjen e faljeve të obligueshme

Ata e shohin të obligueshme nxitimin për kryerjen e faljeve dhe se falja në fillim të kohës së caktuar është më mirë se në mbarim të saj.

Ata e konsiderojnë të obligueshme leximin e sures el Fatiha pas imamit në namaz.14Obligueshmëria e leximit të Fatihasë pas imamit në të gjitha rastet është fjala e imam Shafiut në medh’hebin e ri si dhe e një grupi bashkë me të. Ndërsa fjala e shumicës së dijetarëve është se leximi i saj është i obligueshëm në namazet pa zë dhe në rastet kur imami qëndron dhe nuk lexon, kurse të lexuarit e Fatihasë në kohën kur imami lexon në namazet me zë, kjo është e papëlqyer (mekruh).

Ata urdhërojnë që të plotësohet rukuja (përulja) dhe sexhdeja. Ata e konsiderojnë plotësimin e rukusë dhe të sexhdes me qetësi, ngritjen nga rukuja dhe qëndrimin drejt pas saj me qetësi, ngritjen prej sexhdes dhe qëndrimin mes dy sexhdeve me qetësi, të gjitha këto i konsiderojnë prej shtyllave (rukneve) të namazit pa të cilat ai nuk mund të jetë i saktë.

Këshillimi për të vepruar mirë

Ata këshillojnë njëri-tjetrin për falje natën, pasi të kenë fjetur një pjesë të saj, për ruajtjen e lidhjeve farefisnore, për përhapjen e selamit (përshëndetjes), të ushqyerit e të varfërit, mëshirimin e fukarenjve e jetimëve, preokupimin për çështjet e muslimanëve, për mbajtjen e të mesmes në të ngrënë e të pirë, në martesë e në veshmbathje, për  bamirësi,  për urdhërim për të mira dhe ndalim nga e keqja, për shpejtimin në çdo lloj pune të mirë dhe ruajtjen prej përfundimit të keq të lakmisë.

Ata këshillojnë njëri-tjetrin për të Vërtetën dhe për durim.

Dashuria dhe urrejtja për çështjen e Fesë

Dijetarët e Hadithit e duan njëri-tjetrin për shkak të Fesë dhe urrejnë po për shkak të saj. Ata i ruhen polemikës në lidhje me Allahun (Cilësitë e Tij) dhe mënjanohen nga ndjekësit e bidateve e humbjeve, si dhe i urrejnë ndjekësit e dëshirave dhe injorancës.

Ata ecin sipas shembullit të të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe rrugës së shokëve të tij, të cilët janë si yjet dhe me cilindo që të shëmbëllohesh prej tyre, je i drejtëudhëzuar, ashtu siç thoshte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  për ta.15Ky Hadith që ka përmendur autori është i dobët dhe nuk vlen për t’u argumentuar me të.

Ata marrin për shembull të tyre selefët (të parët) e mirë të këtij populli, prej prijësave të Fesë dhe dijetarëve të muslimanëve, si dhe kapen për atë me të cilën ishin kapur prej Fesë së fortë dhe të Vërtetës së qartë.

Urrejtja e pasuesëve të bidatit dhe mosqëndrimi me ta

Pasuesit e Hadithit i urrejnë bidatçinjtë, të cilët kanë shpikur në Fe gjëra që nuk janë prej saj, nuk i duan ata, nuk i shoqërojnë ata, nuk i dëgjojnë fjalët e tyre, nuk ulen me ta, nuk polemizojnë me ta për Fenë dhe as nuk debatojnë me ta, por shohin të obligueshëm ruajtjen e veshëve nga të dëgjuarit e të kotave të tyre të cilat nëse kalojnë nëpër veshë dhe qëndrojnë në zemër, të dëmtojnë dhe të fusin vesvese e mendime të prishura.

Pikërisht për këtë, Allahu i Madhëruar ka zbritur Fjalën e Tij ku thotë:

“Dhe kur ti i sheh ata të cilët zihen në biseda boshe për Vargjet Tona të Kuranit duke i përqeshur ato, rri larg prej tyre deri sa të kalojnë në një çështje tjetër!” [El En’am: 68].

Shenjat e bidatçinjëve

Shenjat e bidatit janë të qarta e të dukshme te pasuesit e tij, por shenja dhe argumenti më i qartë për njohjen e tyre është urrejtja e fortë që ata kanë për mbartësit dhe përcjellësit e njoftimeve (Haditheve) të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), përçmimi i tyre dhe quajtja e tyre si të pavlerë, injorantë, dhahirij (sipërfaqësorë), krahasues (të Allahut me krijesat) etj. Kjo, duke qenë gjithashtu të bindur se njoftimet e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) janë të zhveshura nga shkenca dhe se dija e vërtetë është ajo që shejtani ua frymëzon atyre prej përfundimeve të nxjerra nga mendjet e tyre të prishura, vesveseve të errëta të gjokseve të tyre, iluzioneve të zemrave të tyre në të cilat nuk ka pikë të mire, si dhe argumentet, apo më mirë dyshimet e tyre boshe dhe të kota:

“Ata janë ata të cilët i ka mallkuar Allahu, i ka bërë të shurdhër dhe i ka marrë shikimet e tyre.” [Muhamed: 23].

“Dhe atë që përçmon e turpëron Allahu, askush nuk mund ta nderojë. Sigurisht që Allahu bën çfarë Ai do.” [El Haxh: 18].

Kam dëgjuar hafiz El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar hafiz Ebu Ali el Husejn ibën Ali të thotë: Kam dëgjuar Xheafer ibën Ahmed ibën Senan el Vasiti të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën Senan el Katan të thotë:

“Nuk ka bidatçi në botë që të mos i urrejë pasuesit e sunetit. Nëse dikush bën bidate, ëmbëlsia e Hadithit del nga zemra e tij.”16E ka nxjerrë el Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe el Bagdadi, në librin “Nderi dhe respekti i dijetarëve të Hadithit”.

Kam dëgjuar el Hakim të thotë: Kam dëgjuar Ebu el Husejn Muhamed ibën Ahmed el Handhali, në Bagdad të thotë: Kam dëgjuar Muhamed ibën Ismail  et Tirmidhi të thotë: Unë dhe Ahmed ibën el Hasen et Tirmidhi shkuam te imami i fesë, Ebu Abdullah Ahmed ibën Hanbel. Ahmed ibën el Hasen i tha atij: O Ebu Abdullah! Njerëzit në Mekë përmendën pasuesit e Hadithit para Ibën Ebi Kutejle dhe ai tha: Ndjekësit e Hadithit janë njerëz të këqinj.

Atëherë Ahmed ibën Hanbel u ngrit duke shtrënguar rroben e tij dhe tha: “Ai është zindik (qafir që nuk beson Botën tjetër dhe as Krijuesin)! Ai është zindik! Ai është zindik! Deri sa hyri në shtëpi.”17E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe El Bagdadi.

Kam dëgjuar gjithashtu El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar Ebu Nasr Ahmed ibën Sehl, fakihun (dijetarin e fikhut), në Buhara të thotë: Kam dëgjuar fakih Ebu Nasr ibën Selam të thotë:

“Nuk ka gjë më të rëndë dhe më të urryer për mosbesimtarët dhe ateistët, se dëgjimi i Hadithit dhe përcjellja e tij me zinxhir transmetuesish.”18E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe El Bagdadi.

Kam dëgjuar El Hakim të thotë: Kam dëgjuar shejh Ebu Bekër Ahmed ibën Is’hak ibën Ejub, i cili ishte duke diskutuar me një burrë dhe i tha atij: “Na ka treguar filani…”, por ai burri e preu dhe i tha: Lëre këtë “na ka treguar…” dhe deri kur të vazhdoni të thoni “na ka treguar…”.

Atëherë shejhu i tha atij: Ngrihu ore qafir! Nuk të lejohet ty të hysh më në shtëpinë time, pas kësaj dite. Pastaj u drejtua nga ne dhe tha: Askujt nuk i kam thënë kurrë që të mos hyjë në shtëpinë time, përveç këtij.19E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit”.

Kam dëgjuar profesor Ebu Mensur Muhamed ibën Abdullah Hamshad, dijetarin e devotshëm, të thotë: Kam dëgjuar Ebu el Kasim Xheafer ibën Ahmed El Mukirri er Razi të thotë: Dikush lexoi para Abdurrahman ibën Ebi Hatim er Razi dhe unë dëgjoja: Kam dëgjuar babanë tim (kishte për qëllim imamin e qytetit të tij, babanë e tij, Ebu Hatim Muhamed ibën Idris el Handhali), të thotë:

“Shenja bidatçinjve është të folurit keq për ndjekësit e gjurmëve të të Dërguarit dhe shokëve të tij.20Es Sefarijni, në librin “Shkëlqimi i dritave të shndritshme” thotë: “Pasuesit e gjurmëve (ehlul ether) janë ata të cilët e marrin akiden e tyre nga ajo që ka zbritur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij apo në Sunetin e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe në atë që ka ardhur e është e saktë nga Selefët e mirë prej Sahabeve të ndershëm dhe Tabiinëve, duke hedhur tutje plehrat e ndjekësve të dëshirave e të bidatit, si dhe krundet (fundurinat) e ndjekësve të filozofisë.

Shenja e zindikëve është emërtimi i ndjekësve të sunetit si të pavlefshëm, duke pasur për qëllim me këtë gjë zhdukjen e Haditheve dhe thënieve të Sahabeve.

Shenja e Kaderive21Kaderijet janë ata që e mohojnë kaderin (caktimin e Allahut), emërtim i cili është bërë i njohur edhe për Mu’tezilitë, sepse ata pretendojnë se njerëzit i krijojnë vetë punët e tyre dhe se Allahu nuk ka caktuar  asgjë. është se ata i quajnë ndjekësit e Sunetit “muxhbira”.22Rrënja e kësaj fjale është el Xhebër që do të thotë: Mohimi i kryerjes së veprës nga njeriu në të vërtetë dhe mveshja e saj Allahut të Lartësuar. Xheberiet janë një prej grupeve të humbura që thonë se njeriu është i detyruar në veprat e tij dhe se nuk mund të zgjedhë gjë përveç asaj që i është shkruar nga Allahu. Këta janë në vetvete grupe të shumta. Më tepruesit e tyre janë ata që thonë se njeriu nuk bën asnjë vepër dhe nuk ka fuqi të bëjë asgjë, por Ai që bën në të vërtetë, sipas këtyre, është    Allahu. Këta janë ndjekësit e Xhehëm ibën Safvan. Disa të tjerë që mund të konsiderohen të mesëm të tyre, thonë se njeriu ka njëfarë fuqie por pa ndikim.[Marrë nga libri “El Milel uen-Nihal” i esh Shehrastanit].

Shenja e Xhehmive është se ata i quajnë ndjekësit e Sunetit “krahasues”.

Shenja e Rafidive është se ata i quajnë ndjekësit e Sunetit “Nabiteh” (të sapolindur, të vegjël) dhe “Nasibeh” (ata që urrejnë Ali ibën Ebi Talib dhe Ehli bejtin –familjen e të Dërguarit- dhe që nuk i duan ata, madje i quajnë mosbesimtarë e mëkatarë, siç janë Havarixhët).”

Them (autori): Të gjitha këto janë partishmëri, ndërsa pasuesëve të sunetit nuk i mvishet veçse një emër i vetëm dhe ai është “Pasuesit e Hadithit”.

Bidatçinjtë kanë ndjekur të njëjtën rrugë që kanë ndjekur edhe mushrikët në llagabet që u mveshin pasuesëve të Sunetit

Them: Unë i kam gjetur bidatçinjtë, që në këto emërtime me të cilat kanë quajtur pasuesit e Sunetit, të kenë ndjekur rrugën dhe mënyrën e mushrikëve me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ata shpeshherë i ndërronin emërtimet për të: disa prej tyre e quanin magjistar, të tjerë fallxhor, të tjerë poet, disa e quanin të çmendur, përçarës, shpifës, trillues e gënjeshtar. Ndërsa i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte larg dhe i pastër nga të gjitha ato mangësi dhe nuk ka qenë veçse i Dërguar, i zgjedhur dhe Lajmëtar i Allahut.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Shih se çfarë krahasimesh të mveshin ty! Kështu pra, ata kanë dalë në të gabuarën dhe kurrë më nuk gjejnë dot rrugë.” [El Isra: 48 dhe El Furkan: 9].

Po kështu edhe bidatçinjtë (Allahu i përçmoftë!), kanë thënë fjalë dhe emërtime të ndryshme për mbartësit e Haditheve të tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), për përcjellësit dhe transmetuesit e tyre të cilët marrin për shembull Sunetin e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), duke i quajtur disa prej tyre “hashavije-të pavlerë”, të tjerë i quajtën “krahasues”, “të vegjël”, “armiq të Aliut” etj.

Pasuesit e Hadithit janë të pastër nga ajo me të cilën akuzohen

Pasuesit e Hadithit janë larg këtyre të metave, të pastër e të ruajtur dhe nuk janë veçse ndjekës së Sunetit të pavdekshëm, të rrugës së kënaqshme, të rrugës së drejtë dhe të argumenteve të forta e bindëse. Allahu u ka dhënë sukses atyre në ndjekjen e Librit të Tij, Shpalljes dhe Urdhërit të Tij, si dhe në shëmbëllimin me të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në fjalët e tij me të cilat ai urdhëroi popullin e tij për vepra dhe fjalë të mira dhe e ndaloi atë nga të këqiat. I ndihmoi ata për të ndjekur rrugën e tij dhe për drejtëudhëzimin me shtrëngimin pas Sunetit të tij. Ai i hapi gjokset e tyre për t’a dashur atë dhe për të dashur prijesat e Fesë së tij dhe dijetarët e popullit të tij.

Dhe ai që e do një popull, ai është prej tyre në Ditën e Kijametit, sipas gjykimit të fjalës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që thotë:

“Njeriu (në Botën tjetër) do të jetë me atë që do.”23E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Prej shenjave të pasuesëve të Sunetit është dashuria për dijetarët e Hadithit dhe pasuesit e tij

Një nga shenjat e Ehli Sunetit është dashuria e tyre për imamët e Sunetit,  dijetarët e tij, ndjekësit dhe ithtarët e tij, si dhe urrejtja për prijësat e bidatit të cilët thërrasin për në Zjarr dhe i drejtojnë pasuesit e tyre për në banesën e shkatërrimit (Xhehenem).

Allahu i Lartësuar i ka zbukuruar zemrat e ndjekësve të Sunetit dhe i ka ndriçuar ato me dashurinë për dijetarët e Sunetit, si Mirësi dhe Dhuratë prej Tij.

Na ka treguar hafiz el Hakim Ebu Abdullah (Allahu e fustë në Xhenet atë dhe neve!): Na ka treguar Muhamed ibën Ibrahim ibën el Fadl el Mezki: Na ka treguar Ahmed ibën Selemeh: Ebu Raxha Kutejbeh ibën Seid lexoi para nesh librin e tij “El Iman”-Besimi, në fund të të cilit thoshte:

“Nëse sheh dikënd që e do Sufjan eth Theurin, Malik ibën Enesin, el Euzain, Shu’ben, Ibën el Mubarek, Ebu el Ahvas, Sherikun, Vekij’, Jahja ibën Seidin dhe Abdurrahman ibën Mehdiun, dije se ai është ndjekës i Sunetit.”

Ahmed ibën Selemeh thotë: Unë shtova me shkrimin tim poshtë të tijit: Jahja ibën Jahja, Ahmed ibën Hanbel dhe Is’hak ibën Rahavejh.

Kur ai arriti te ky vend në libër, vështroi te ne, banorët e Nisaburit dhe tha:

– Këta njerëz anojnë shumë nga Jahja ibën Jahja.

– Atëherë ne i thamë: O Ebu Raxha’! Si është Jahja ibën Jahja?

– Ai tha: Njeri i mirë dhe prijës i muslimanëve. Po ashtu edhe Is’hak ibën Ibrahim është prijës i muslimanëve. Ndërsa Ahmed ibën Hanbel është më i madh nga të gjithë ata që përmende.

Ndërsa unë (autori) i bashkangjita atyre që përmendi Kutejbe (Allahu e mëshiroftë!), duke u nisur nga parrulla: “Kush i do ata, ai është ndjekës i Sunetit”, unë shtova një grup tjetër prej prijësave të dijetarëve të Hadithit të cilët merren për shembull, në rrugën e të cilëve je i udhëzuar dhe të cilët janë prej grupit të tyre, prej pasuesëve dhe prej ithtarëve të tyre, ndjekës seriozë të gjurmëve të tyre.

Prej tyre janë:

Muhamed ibën Idris esh Shafii el Matlibi, imami i paraprirë, zotëriu i madh, dhuruesi i madh për ndjekësit e Islamit dhe të Sunetit, i sakti në gjykime, i inspiruari dhe mësonjësi. Ai i cili ka punuar në Fenë e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), duke i ndihmuar dhe pastruar ato nga shpifjet e të paqënat, atë punë që nuk e ka bërë kush tjetër prej dijetarëve të kohës së tij dhe as pas atyre.

Prej atyre të cilët kanë qenë para Shafiut (Allahu e mëshiroftë!) po kujtoj Seid ibën Xhubejr, Ez Zuhri, Esh Sheabij dhe Et Tejmij.

Ndërsa pas tyre ka qenë: El Lejth ibën Sead, El Euzai, Eth Theuri, Sufjan ibën Ujejneh el Hilali, Hamad ibën Selemeh, Hamad ibën Zejd, Junus ibën Abid, Ejubi, Ibën Auni dhe shokët e tyre.

Pas tyre vjen: Jezid ibën Harun, Abdurrazak dhe Xherir ibën Abdulhamid.

Pas tyre vjen: Muhamed ibën Jahja edh Dhehli, Muhamed ibën Ismail el Buhari, Muslim ibën el Haxhaxh el Kashijri, Ebu Daud es Sixhistani, Ebu Zur’ah er Razi, Ebu Hatim dhe i biri i tij, Muhamed ibën Muslim ibën Uarah, Muhamed ibën Eslem et Tusi, Uthman ibën Seid ed Darimi, Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh, i cili quhej prijësi i prijësave dhe pasha Allahun që ai ka qenë i tillë në kohën e tij, Ebu Jakub Is’hak ibën Ismail el Busti, dy gjyshat e mi para dy baballarëve të mi: Ebu Seid Jahja ibën Mensur el Heravi, Udej ibën Hamdavejh es Sabuni dhe dy djemtë e tij, dy shpata të Sunetit: Ebu Abdullah es Sabuni dhe Ebu Abdurrahman es Sabuni.

E shumë të tjerë prej imamëve të Sunetit të cilët kanë qenë të kapur për të, punonin për përhapjen e tij, thërrisnin në të dhe ua mësonin atë njerëzve.

Këto rreshta që shkrova në këto fletë kanë qenë besimi i të gjithëve atyre, nga i cili nuk ndryshon asnjë prej tyre, por janë bashkuar të gjithë në të dhe kanë rënë dakord të gjithë për nënshtrimin e ndjekësve të bidatit, për përçmimin dhe talljen e tyre, për largimin dhe dëbimin e tyre, për qëndrimin larg tyre, për mosshoqërimin e mosjetesën me ta dhe se duke i prerë lidhjet dhe fjalët me ta, afrohesh te Allahu i Lartësuar.

Profesori dhe imami -është për qëllim autori- (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Edhe unë, falë Mirësisë së Allahut të Madhëruar, ndjek gjurmët e tyre, ndriçohem me dritën e tyre dhe këshilloj vëllezërit dhe shokët e mi që të mos rrëshqasin nga ndriçimi i tyre dhe të mos ndjekin tjetër përveç fjalëve të tyre. Mos të humbasin kohën me ato bidate të shpikura të cilat janë përhapur në mesin e muslimanëve dhe nga të cilat sikur të ishte shfaqur qoftë edhe një prej tyre në kohën e atyre prijësave, ata do t’a kishin quajtur bidatçi, do t’i prisnin lidhjet me të, do t’a përgënjeshtronin dhe do t’i ktheheshin atij me të gjitha të këqiat dhe të papëlqyerat.

Vëllezërit e mi! Mos t’iu mashtrojë juve numri madh i bidatçinjëve, sepse kjo është prej shenjave të afrimit të Kijametit, siç ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“Prej shenjave të Kijametit dhe afrimit të tij është  pakësimi i dijes dhe shtuarja e injorancës.”24E transmeton Buhariu, Muslimi etj.

“Dija”, në këtë Hadith, është Suneti, kurse “injoranca” është bidati.

Ai që kapet sot për Sunetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe punon sipas tij me qëndrueshmëri, pastaj thërret të tjerët në të, shpërblimi i tij është më i madh dhe më i lartë se i atyre që kanë ndjekur këtë rrugë në fillimet e Islamit, sepse i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Ai ka shpërblimin e pesëdhjetë muslimanëve.”

– Dikush tha: Shpërblimin e pesëdhjetë prej tyre (të kohës së tij)?

– Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Jo, por sa pesëdhjetë prej jush!”25E ka nxjerrë Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe ibën Maxheh.

I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  e ka thënë këtë, për atë që punon sipas Sunetit të tij në kohën kur populli të jetë prishur.

Kam gjetur të shkruar në një libër të gjyshit tim, imam Ebu Abdullah Muhamed ibën Udej ibën Hamdavejh es Sabuni (Allahu e mëshiroftë!): Na ka treguar Ebu el Abas el Hasen ibën Sufjan en Nesevi, se el Abas ibën Sabih u ka thënë: Na ka treguar Abdulxhebar ibën Medhahir: Më ka treguar Meamar ibën Rashid: Kam dëgjuar Ibën Shihab ez Zuhri të thotë:

“Të mësuarit e një Suneti është më i mirë se të bësh adhurim dyqind vjet.”26E ka nxjerrë Ebu Ismail el Heravi, në librin “Dhemul kelami ue ehlihi”.

Na ka treguar Ebu Bekër Muhamed ibën Abdullah ibën Muhamed ibën Zekerija esh Shejbani: Na ka treguar Ebu el Abas Muhamed ibën Abdurrahman ed Deguli: Kam dëgjuar Muhamed ibën Hatim el Madhferi të thotë: Kam dëgjuar Amër ibën Muhamed të thotë: Ebu Muavije ed Darijr po i tregonte Harun er Rashid-it një Hadith nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!),  në të cilin thuhet:

“Po polemizonin Ademi dhe Musai…”27Ky Hadith është Muttefekun alejhi dhe Hadithi i plotë është: Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Po polemizonin Ademi dhe Musai. Musai tha: O Adem! Ti je babai ynë që na hoqe shpresat dhe na nxorre nga Xheneti. Ademi i tha atij: Ti je Musai që Allahu të ka veçuar me të Folurin e Tij dhe që të ka thurur planet me Dorën e Tij, a  po më qorton mua për një gjë, të cilën Allahu e ka caktuar dyzet vjet para se të më krijonte? Atëherë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kështu që e mundi Ademi Musën, e mundi Ademi Musën!”

– Isa ibën Xheafer tha: Si mund të ketë ndodhur kjo, kur dihet që ndërmjet Ademit dhe Musës është një kohë e gjatë?

– Atëherë Haruni iu hodh atij dhe tha:

“Ai të tregon për fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërsa ti e kundërshton atë duke pyetur “Si?”!

Vazhdoi t’ia përsëriste këtë, deri sa u qetësua.28Këtë histori të Harun er Rashid-it, e transmeton el Hatib el Bagdadi në “Tarihul Bagdad”.

Obligueshmëria e dorëzimit para asaj, me të cilën ka ardhur i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)

Kështu duhet për muslimanin, që t’a madhërojë njoftimin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ta presë atë me pranim, dorëzim dhe besim.

Gjithashtu duhet që ta ndalojë rreptësisht atë që ndjek rrugë tjetër përveç kësaj rruge të cilën e ka ndjekur edhe Harun er Rashidi me shembullin e atij që e kundërshtoi njoftimin e saktë që dëgjoi, duke pyetur “Si?” dhe me qëllim që t’a mohojë një gjë të tillë dhe t’a quajë të pamundur, duke mos e pritur atë me pranim e dorëzim ashtu siç duhet pranuar çdo gjë që vjen nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Allahu i Madhëruar na bëftë prej atyre që e dëgjojnë Fjalën (Kuranin dhe Sunetin) dhe e ndjekin atë me të mirë, që kapen në jetën e tyre të kësaj bote për Kuranin dhe Sunetin!

Dhe na largoftë nga pasionet që të humbin, idetë boshe dhe të këqiat përçmuese, me Mirësinë dhe Dhurimin e Tij!

Ky është fundi i librit dhe Falenderimi i takon vetëm Allahut, ndërsa Paqja dhe Mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), mbi shokët dhe familjen e tij.

Libri ka përfunduar më: 17 Rexheb, të vitit 1297 Hixhri (AH)

25 Qershor, 1880 AD

  • 1
    Ai është Talha ibën Ubejdilah ibën Uthman ibën Amër el Kurashi et Tejmij, një nga gjashtë anëtarët e marrëveshjes për paqe ndërmjet muslimanëve dhe idhujtarëve të Mekës dhe një nga pesë të cilët u bënë musliman për shkak të Ebu Bekrit. Prezentoi në luftën e Uhudit dhe tregoi trimëri. U godit me një shigjetë në ditën e luftës së Xhemelit dhe vdiq në vitin 36 h. në moshën 64 vjeç.
  • 2
    Ai është ez Zubejr ibën el Auam ibën Huejlid ibën Esed el Kurashi, Ebu Abdullahi, nga të afërmit e të Dërguarit të Allahut dhe djali i hallës së tij. Një nga gjashtë anëtarët e shuras (konsultës). Ka hyrë në Islam që në moshë të vogël dhe ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet (në Habeshe dhe në Medime). Është vrarë në luftën e Xhemelit në vitin 36 h. dhe është varrosur në Basra.
  • 3
    Ai është Abdurrahman ibën Auf ibën Abdu Auf ibën Abdul Harith el Kurashi ez Zuhri, Ebu Muhamed. Një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka hyrë herët në Islam, para se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të hynte në shtëpinë e Erkamit. Ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Vdiq në vitin 32 h. në moshën 72 vjeç.
  • 4
    Ai është Sead ibën Malik ibën Uhejb el Kurashi, ez Zuhri, Ebu Is’hak ibën Ebi Uekas. Një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka transmetuar shumë Hadithe nga i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ka qenë një prej kalorësve më të mirë dhe i pari që ka gjuajtur me shigjetë në Rrugë të Allahut. Ka qenë koka që hapi Irakun dhe ishte i njohur për pranimin e duasë që ai bënte. Ka vdekur në el Akik, në vitin 55 h. dhe u transportua në Medineh. Ai ka qenë i fundit që ndërroi jetë nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet.
  • 5
    Ai është Seid ibën Zejd ibën Amër ibën Nufejl el Adavi. Një nga të parët e Islamit dhe para shtëpisë së Erkamit. Ka bërë shpërnguljen në Medine dhe ka marrë pjesë në luftën e Uhudit e në të tjerat pas saj. Nuk ka qenë në Medine në kohën e luftës së Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë në të. Ka vdekur në el Akik në vitin 50 h. dhe thuhet pas këtij viti.
  • 6
    Ai është Amir ibën Abdullah ibën El Xherrah ibën Hilal el Kurashi el Fehri, i njohur me kunjën e tij dhe me emrin e gjyshit të tij. Një prej të parëve në Islam. Ka bërë dy shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Ky është ai që hoqi dy ganxhat nga fytyra e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe që i ranë dy dhëmbë. Ka vdekur në vitin 18 h. në moshën 58 vjeç.
  • 7
    Transmeton Tirmidhiu në El Xhami’, nga Abdurrahman ibën Auf (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ebu Bekri do të hyjë në Xhenet. Umeri do të hyjë në Xhenet. Uthmani do të hyjë në Xhenet. Aliu do të hyjë në Xhenet. Talha do të hyjë në Xhenet. Ez Zubejr do të hyjë në Xhenet. Abdurrahman ibën Aufi do të hyjë në Xhenet. Seadi do të hyjë në Xhenet. Seidi do të hyjë në Xhenet dhe Ebu Ubejdeh ibën El-Xherrah do të hyjë në Xhenet.”
  • 8
    E transmeton Muslimi.
  • 9
    E transmeton Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ahmedi.
  • 10
    Kjo fjalë e sahabeve është  në librin “Fikhu i madh” i Ebu Hanifes.
  • 11
    Rafiditë apo refuzuesit janë një prej 72 grupeve të humbura dhe janë quajtur me këtë emër për shkak të refuzimit të tyre udhëheqjen e Ebu Bekrit dhe të Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Dhe thuhet: për shkak të refuzimit të tyre Zejd ibën Ali (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), duke e sharë për dhënien besës Ebu Bekrit dhe Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) dhe për pranimin e tyre si prijësa të besimtarëve. Zejdi ka thënë: Më refuzuan mua dhe kështu u quajtën rafidi. Ata u quajtën gjithashtu “Shij’ah” atëherë kur thanë: Ne jemi ithtarë të Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), por disa prej tyre thanë të pavërtetën për të dhe e tepruan në lavdërimin e tij duke thënë se ai është zot, apo i dërguar nga Zoti. Disa prej tyre i vrau vetë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)  në kohën e sundimit të tij dhe disa të tjerë i dogji. Disa prej tyre mohojnë edhe Ditën e Llogarisë. Ata besojnë se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka lënë testament të shkruar se Aliu do të jetë zëvendës i tij pas vdekjes së tij dhe se çështja e udhëheqjes nuk mund të jetë vetëm se me shpallje nga Allahu. Prijësit sipas atyre, janë të pagabueshëm dhe larg gjynaheve të mëdha e të vogla dhe se Ebu Bekri dhe Umeri janë të mallkuar…etj. Marrë nga libri “El Burhan” i Es Sekseki dhe “Mekalat El Islamijine”.   
  • 12
    Fjalia e parë e Hadithit transmetohet në dy sahihat e Buhariut dhe të Muslimit, si dhe në libra të tjerë. Ndërsa pjesën e dytë e transmeton Ebu Asim në librin “Es Suneh” dhe Taberani në “El Eusat” me shprehje të përafërt.
  • 13
    E transmeton Tirmidhiu dhe imam Ahmedi.
  • 14
    Obligueshmëria e leximit të Fatihasë pas imamit në të gjitha rastet është fjala e imam Shafiut në medh’hebin e ri si dhe e një grupi bashkë me të. Ndërsa fjala e shumicës së dijetarëve është se leximi i saj është i obligueshëm në namazet pa zë dhe në rastet kur imami qëndron dhe nuk lexon, kurse të lexuarit e Fatihasë në kohën kur imami lexon në namazet me zë, kjo është e papëlqyer (mekruh).
  • 15
    Ky Hadith që ka përmendur autori është i dobët dhe nuk vlen për t’u argumentuar me të.
  • 16
    E ka nxjerrë el Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe el Bagdadi, në librin “Nderi dhe respekti i dijetarëve të Hadithit”.
  • 17
    E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe El Bagdadi.
  • 18
    E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit” dhe El Bagdadi.
  • 19
    E ka nxjerrë El Hakim, në librin “Njohja e shkencave të Hadithit”.
  • 20
    Es Sefarijni, në librin “Shkëlqimi i dritave të shndritshme” thotë: “Pasuesit e gjurmëve (ehlul ether) janë ata të cilët e marrin akiden e tyre nga ajo që ka zbritur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij apo në Sunetin e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe në atë që ka ardhur e është e saktë nga Selefët e mirë prej Sahabeve të ndershëm dhe Tabiinëve, duke hedhur tutje plehrat e ndjekësve të dëshirave e të bidatit, si dhe krundet (fundurinat) e ndjekësve të filozofisë.
  • 21
    Kaderijet janë ata që e mohojnë kaderin (caktimin e Allahut), emërtim i cili është bërë i njohur edhe për Mu’tezilitë, sepse ata pretendojnë se njerëzit i krijojnë vetë punët e tyre dhe se Allahu nuk ka caktuar  asgjë.
  • 22
    Rrënja e kësaj fjale është el Xhebër që do të thotë: Mohimi i kryerjes së veprës nga njeriu në të vërtetë dhe mveshja e saj Allahut të Lartësuar. Xheberiet janë një prej grupeve të humbura që thonë se njeriu është i detyruar në veprat e tij dhe se nuk mund të zgjedhë gjë përveç asaj që i është shkruar nga Allahu. Këta janë në vetvete grupe të shumta. Më tepruesit e tyre janë ata që thonë se njeriu nuk bën asnjë vepër dhe nuk ka fuqi të bëjë asgjë, por Ai që bën në të vërtetë, sipas këtyre, është    Allahu. Këta janë ndjekësit e Xhehëm ibën Safvan. Disa të tjerë që mund të konsiderohen të mesëm të tyre, thonë se njeriu ka njëfarë fuqie por pa ndikim.[Marrë nga libri “El Milel uen-Nihal” i esh Shehrastanit].
  • 23
    E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
  • 24
    E transmeton Buhariu, Muslimi etj.
  • 25
    E ka nxjerrë Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe ibën Maxheh.
  • 26
    E ka nxjerrë Ebu Ismail el Heravi, në librin “Dhemul kelami ue ehlihi”.
  • 27
    Ky Hadith është Muttefekun alejhi dhe Hadithi i plotë është: Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Po polemizonin Ademi dhe Musai. Musai tha: O Adem! Ti je babai ynë që na hoqe shpresat dhe na nxorre nga Xheneti. Ademi i tha atij: Ti je Musai që Allahu të ka veçuar me të Folurin e Tij dhe që të ka thurur planet me Dorën e Tij, a  po më qorton mua për një gjë, të cilën Allahu e ka caktuar dyzet vjet para se të më krijonte? Atëherë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Kështu që e mundi Ademi Musën, e mundi Ademi Musën!”
  • 28
    Këtë histori të Harun er Rashid-it, e transmeton el Hatib el Bagdadi në “Tarihul Bagdad”.