Besimi i Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit (2)

BESIMI – AKIDEJA E SELEFËVE DHE DIJETARËVE TË HADITHIT (2)

Autor: Imam Ebu Uthman Ismail ibën Abdurrahman es Sabuni (373-449 h.)


Qëndrimi i Allahut mbi Arshin e Tij

Dijetarët e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se Allahu i Madhëruar është mbi shtatë qiejt e Tij, mbi Arshin e Tij, siç e ka thënë këtë në Librin e Tij, në Fjalën e Tij, në suren El-A’raf:

“Padyshim që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë dhe pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).” [El A’raf: 54].

Dhe në suren Junus:

“Padyshim që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij). Ai sistemon e zotëron çështjet për çdo gjë. Asnjë ndëmjetësues nuk mund të kërkojë të flasë (për të ndërmjetësuar tek Ai), veçse pas Lejes së Tij…” [Junus: 3].

Në suren Er Rad:

“Allahu është Ai, i Cili ngriti qiejt pa shtylla që ti shihni, pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh…” [Er Rad: 2].

Në suren El Furkan:

“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh. I Gjithëmëshirshmi! Kështu pra, pyete Atë (O Muhamed, për Cilësitë e larta të Tij etj.), sepse Ai është i Njohur për gjithçka.” [El Furkan: 59].

Në suren Es Sexhde:

“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).” [Es Sexhde: 3].

Në suren Ta-ha:

“I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5].

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na ka treguar për Faraonin e mallkuar, se ai i tha Hamanit:

“O Haman! Ndërto për mua një kullë që të mund t’i arrij rrugët. Rrugët e qiejve dhe të mund të shoh Zotin e Musait, por unë me të vërtetë që e quaj atë gënjeshtar…” [Gafir: 36-37].

Faraoni nuk e tha këtë, veçse pasi dëgjoi Musain (alejhis selam) të thotë se Zoti i tij është në qiell. A nuk e sheh fjalën e Faraonit: “por unë me të vërtetë që e quaj atë gënjeshtar”, d.m.th. e quaj gënjeshtar për fjalën e tij se në qiell ka Zot.

Prej këtu, të gjithë dijetarët e umetit dhe imamët e mëdhenj prej selefëve (Allahu i mëshiroftë!) nuk janë kundërshtuar kurrë në fjalën se Allahu është mbi Arshin e Tij dhe se Arshi i Tij është mbi shtatë qiejt e Tij.

Ata (dijetarët e Hadithit dhe pasuesit e sunetit) pohojnë e konfirmojnë në këtë çështje, atë që ka pohuar Allahu i Lartësuar, besojnë në të dhe e besojnë lajmin e Zotit të tyre. Ata thonë ashtu si ka thënë Allahu për qëndrimin e Tij mbi Arshin e Tij, duke e marrë atë nga kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalëve dhe duke ia lënë Allahut dijen dhe njohurinë e të vërtetës (natyrës) së tij (qëndrimit mbi Arsh dhe çdo Cilësije të Allahut). Ata thonë:

“Ne besojmë në të (Kuranin); i tëri (Ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë. Por nuk marrin mësim veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë.” [Al Imran: 7].

Kështu ka thënë Allahu për të vendosurit plotësisht në dije, se ata e thonë këtë fjalë dhe Allahu ua pëlqen këtë atyre e i lavdëron ata.

(Autori thotë): Na ka treguar Ebu Hasen Abdurrahman ibën Ibrahim ibën Muhamed ibën Jahja el Mizki, se Muhamed ibën Daud ibën Sulejman ez Zahi u ka thënë: Më ka treguar Ali ibën Muhamed ibën Ubejd Ebu el Hasen, se Ebu Jahja ibën Kisbeh el Uerak ka thënë: Na ka thënë Muhamed ibën Eshras el Uerak Ebu Kenane, se Ebu Mugirah el Hanefi ka thënë: Na ka thënë Kuratu ibën Halid, se Hasenit i ka thënë babai i tij, se Umu Selemeh (gruaja e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nëna e besimtarëve), për fjalën e Allahut të Lartësuar: “I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5], ka thënë:

“El Istiua (ngritja dhe qëndrimi mbi diçka) nuk është e panjohur (në gjuhën arabe), përshkrimin e tij nuk e kap mendja (në lidhje me qëndrimin e Allahut mbi Arsh), pohimi i tij është prej besimit, ndërsa mohimi i tij është kufër (mosbesim).”1Këtë fjalë të saj e ka nxjerrë imam El Lalkai në librin e tij: “Shpjegim i bazave të besimit të Ehli Sunetit dhe Xhematit”: 3/397. Dijetari i Islamit Ibën Tejmije, pasiqë përmendi përgjigjen e imam Malikut të cilën ia ktheu atij që e pyeti se si qëndroi Allahu mbi Arsh? Ai tha (Ibën Tejmije): Kjo përgjigje është transmetuar edhe nga Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) meukuf (si fjalë e vetë asaj) dhe merfuan (nga fjala e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por zinxhiri i transmetuesëve të tij nuk është i besueshëm dhe nuk mund të mbështetesh te ai.” [“Mexhmul fetaua” i shejhul Islam, Ibën Tejmije: 5/365].

Na ka treguar Ebu Hasen ibën ebi Is’hak el Mizki ibën el Mizki, se Ahmed ibën Hadër Ebu el Hasen esh Shafii ka thënë: Na ka thënë Shadhani, se Ibën Mahled ibën Jezid el Kuhustani ka thënë: Xheafer ibën Mejmun ka thënë: Është pyetur Malik ibën Enes për Fjalën e Allahut: “I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]. Si qëndroi? Ai tha:

“Istivaja (ngritja dhe qëndrimi mbi diçka) nuk është i panjohur (në gjuhën arabe), përshkrimin e tij nuk e kap mendja, besimi në të është obligim, ndërsa pyetja për të është bidat. Por unë nuk të shoh ty, veçse të humbur.” Pastaj urdhëroi që të nxirrej nga tubimi i tij.2Do të vijë më pas nxjerrja dhe rruga e transmetimit të këtij Hadithi, por me zinxhir tjetër, ndërsa këtë rrugë nuk e kam gjetur në ndonjë vend. (Fjala e verifikuesit të librit).

Na ka treguar Muhamed el Muhlidi el Adël, se Ebu Bekër Abdullah ibën Muhamed el Isfraini ka thënë: Na ka thënë Ebu el Husejn Ali ibën el Hasen, se Selemeh ibën Shebib ka thënë: Na ka thënë Mehdi ibën Xheafer ibën Mejmun er Ramli, se Xheafer ibën Abdullah ka thënë:

Erdhi një burrë te Malik ibën Enes dhe e pyeti për Fjalën e Allahut: “I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]. Si qëndroi? Xheaferi thotë: Nuk e kisha parë të nxehej ndonjëherë në atë mënyrë që u nxeh prej fjalës së tij, saqë e mbuluan djersët nga nxehja dhe qëndroi pa folur me shikimin në tokë. Njerëzit po prisnin se çdo të ndodhte dhe pasiqë ajo nxehje dhe skuqje e madhe u largua prej imam Malikut (Allahu e mëshiroftë!), ai tha:

“Përshkrimin e tij nuk e kap mendja, Istivaja nuk është e panjohur, besimi në të është vaxhib, ndërsa pyetja për të është bidat. Por unë kam frikë se ti je i humbur.” Pastaj urdhëroi që të nxirrej jashtë.3Historinë e imam Malikut me atë që e pyeti atë, e ka nxjerrë imam Ebu Seid ed Darimi, Ebu el Kasim el Lalkai, Ebu Naimi, Bejhakiu dhe Dhehebiu.

Të njëjtin Hadith ma ka treguar edhe gjyshi im, Ebu Hamid Ahmed ibën Ismail, se gjyshi i babait tim, Ebu Abdullah Muhamed ibën Udej ibën Hamdauejh es Sabuni ka thënë: Na ka thënë Muhamed ibën Ahmed ibën Ebi Aun en Nesevi, se Selemeh ibën Shebib ka thënë: Na ka thënë Mehdi ibën Xheafer er Ramli, se Xheafer ibën Abdullah ka thënë:

Një burrë erdhi te Malik ibën Enes dhe i tha: O Ebu Abdullah (kunja e imam Malikut)! Në Kuran thuhet: “I Gjithëmëshirshmi qëndroi mbi Arsh.” [Ta-ha: 5]. Si qëndroi?

Thotë (Xheaferi): Nuk e kisha parë të nxehej ndonjëherë në atë mënyrë që u nxeh prej fjalës së tij…Pastaj përmendi njësoj si Hadithi i mësipërm.

Është pyetur Ebu Ali el Husejn ibën el Fadël el Bexheli, për Istivanë me pyetjen: Si qëndroi mbi Arshin e Tij?

Ai tha: “Ne nuk dimë nga e fshehta veçse atë që na është treguar, ndërsa Allahu i Lartëmadhëruar na ka treguar se Ai qëndroi mbi Arshin e Tij, por nuk na ka treguar se si ka qëndruar.”

Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah (el Hakim en Nisaburi), se Ebu Bekër Muhamed ibën Daud Ez Zahid ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Abdurrahman es Sami, se Abdullah ibën Ahmed Shebbuvejh el Muruzi i ka thënë: Kam dëgjuar Ali ibën el Hasen ibën Shekik të thotë: Kam dëgjuar Abdullah ibën Mubarek të thotë:

“Ne e njohim Zotin tonë që është mbi shtatë qiejt, qëndruar mbi Arshin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij dhe nuk themi siç thonë xhehmitë, se: Ai është këtu e atje -duke bërë me shenjë nga toka.”4Këtë fjalë të Ibën Mubarekut e ka nxjerrë imam Ahmedi në librin “Es sunneh”, Buhariu dhe Dhehebiu. Ibnul Kajim, për këtë fjalë të ibën Mubarekut thotë: Këtë fjalë ai e ka thënë me të vërtetë dhe kjo është e saktë, si të ishte e transmetuar me teuatur- numër të madh transmetuesish.

El Hakim Ebu Abdullah, në librin “Historia”, të cilin e ka mbledhur për banorët e Nisaburit dhe në librin “Njohja e Hadithit” të cilat ai i ka mbledhur dhe nuk e ka paraprirë kush në to, thotë: Kam dëgjuar Ebu Xheafer Muhamed ibën Salih ibën Hani të thotë: Kam dëgjuar Ebu Bekër Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejme të thotë:

“Kush nuk thotë, se Allahu i Madhëruar është mbi Arshin e Tij, qëndruar mbi shtatë qiejt, ai është kafir –mohues i Zotit të tij- dhe gjaku i tij është i lejuar. Atij i jepet rasti për t’u penduar dhe nëse nuk pendohet, atëherë i pritet koka dhe i hidhet në plehra, ashtu që të mos dëmtohen muslimanët nga era e keqe e kufomës së tij. Pasuria e tij bëhet si plaçka e luftës dhe atë nuk e trashëgon askush prej muslimanëve (të afërmëve të tij muslimanë), sepse muslimani nuk e trashëgon jomuslimanin, siç ka thënë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) “Muslimani nuk e trashëgon kafirin dhe as kafiri muslimanin.”5Këtë Hadith e ka nxjerrë Buhariu dhe Muslimi.

Imami ynë, Ebu Abdullah Muhamed ibën Idris esh Shafii (Allahu e mëshiroftë!), në librin e tij “El Mebsut”, në çështjen e lirimit të një robëreshe besimtare prej atij që ka bërë një gjynah, për faljen e të cilit duhet të lirosh një rob, pasiqë mosbesimtarja nuk vlen për këtë lloj pendimi, ai argumentoi me Hadithin e Muavije ibën Hakim, i cili donte të lironte një robëreshë të zezë dhe pyeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për të. Atëherë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e provokoi atë robëreshën duke i thënë: “Kush jam unë?” Ajo bëri me shenjë nga ai dhe pastaj nga qielli, d.m.th: “Ti je i Dërguari i Allahut që është në qiell.” Atëherë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  tha:

“Liroje atë, sepse ajo është besimtare.”6Këtë Hadith, me këtë shprehje e ka nxjerrë Ebu Daudi, imam Ahmedi dhe Ibën Huzejme nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Ndërsa Muslimi e ka nxjerrë nga Hadithi i Muavije ibën Hakem, me shprehjen: “I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha asaj: “Ku është Allahu? Ajo tha: Në qiell. Ai tha: Kush jam unë? Ajo tha: Ti je i Dërguari i Allahut…” Kjo është edhe shprehja që ka ardhur në librin “El Um” të imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë!).

Kështu, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), gjykoi se ajo është muslimane dhe besimtare, për shkak të pohimit të saj se Allahu është në qiell dhe se ajo e njihte Zotin e saj me cilësinë e të qenurit lart dhe mbi krijesat e Tij.

Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) argumentoi me këtë Hadith për tu provuar kundërshtarëve të tij, të cilët thonë se në kefare lejohet të lirosh një robereshë mosbesimtare, se ajo duhet të jetë besimtare. Ai nuk argumentoi me këtë Hadith, vetëm për shkak se vetë ai beson se Allahu i Lartësuar është mbi krijesat e Tij, mbi shtatë qiejt, mbi Arshin e Tij. Ashtu siç është edhe bindja dhe besimi i muslimanëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit, të parët dhe të mëvonshmit prej tyre. Kjo, sepse imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) nuk transmetonte ndonjë Hadith të saktë dhe pastaj të mos e besonte atë dhe të mos vepronte sipas tij.

Na ka treguar El Hakim Ebu Abdullah (Allahu e mëshiroftë!), se imam Ebu el Uelid Hasan ibën Muhamed, dijetari i fikhut ka thënë: Ibrahim ibën Mahmud na ka thënë: Kam dëgjuar Rabij ibën Sulejman të thotë: Kam dëgjuar Shafiun të thotë:

“Nëse shihni që unë kam thënë ndonjë fjalë nga vetja ime, por ndonjë Hadith i saktë i të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kundërshton atë, atëherë dijeni se mendja ime më ka pas ikur (në atë çështje).”

El Hakimi (Allahu e mëshiroftë) thotë: Kam dëgjuar Ebu el Uelid, më shumë se një herë, të thotë: Më kanë treguar se Zeaferani ka thënë: Një ditë, Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) transmetoi një Hadith dhe dikush prej të pranishmëve tha: O Ebu Abdullah! A e beson këtë Hadith dhe a gjykon sipas tij? Ai tha:

“Mos më sheh gjë në ndonjë marrëveshje apo më sheh në kishë?! Apo mos sheh gjë të kem veshur uniformë të mosbesimtarëve?! Unë jam ky që më sheh. Ulur në një xhami të muslimanëve, veshur me veshjen e tyre dhe drejtuar kibles së tyre. A mundet atëherë, që të transmetoj një Hadith nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e të mos gjykoj sipas tij?!”7E ka transmetuar Ebu Nuajmi në librin “Hiljetul eulija” me shprehje të përafërt me këtë.

Ebu Uthmani thotë: Dallimi ndërmjet pasuesëve të Sunetit dhe pasuesëve të bidatit, është se pasuesit e bidatit nëse dëgjojnë një Hadith që flet për Cilësitë e Allahut, e kthejnë mbrapsht atë dhe nuk e pranojnë, ose /…/8Verifikuesi i dorëshkrimit thotë se këtu është një fjalë që nuk kuptohet., pastaj e sqarojnë atë me sqarime të atilla, pas të cilave fshihet heqja e Hadithit që nga rrënjët dhe rrëzimi i /…/9Verifikuesi thotë: Këtu është një fjalë e pakuptueshme dhe pas saj, thuajse një rresht i plotë i bardhë (i pa shkruar)., me mendjet dhe gjykimet e tyre, duke e ditur plotësisht dhe me bindje të plotë se thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka për qëllim atë që ka thënë në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj, sepse ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e njeh Zotin e Tij më mirë se çdokush tjetër dhe nuk thotë për Të veçse të vërtetën, të sinqertën dhe atë që i shpallet.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Ai nuk flet nga dëshira (mendja) e tij, por Ai (Kurani dhe Suneti) është vetëm shpallje që i frymëzohet.” [En Nexhm: 3-4].

Zuhriu, prijësi i prijësave të dijes, si dhe dijetarë të tjerë të umetit musliman (Allahu i mëshiroftë!), thonë:

“Detyra e Allahut është sqarimi, detyra e të Dërguarit është komunikimi, ndërsa detyra jonë është pranimi dhe dorëzimi.”10Burimi i kësaj shprehjeje do të vijë më pas.

Junus ibën Abdusamed ibën Meakal transmeton nga babai i tij, se Xhead ibën Dirhem11Ai është Xhead ibën Dirhem prej fisit Beni Mirvan. Ka jetuar një kohë në Damask deri sa shfaqi thënien  se Kurani është i krijuar. Njerëzit e Beni Umejjes e ndoqën atë, por ai u arratis për në Kufa. Aty takoi El Xhehëm ibën Safvan, i cili mori prej tij këtë fjalë (për krijimin e Kuranit). Atë e vrau Halid ibën el Kisri në Kufa, ditën e kurban bajramit në vitin 118 h. erdhi te Uehb ibën Munebih që ta pyesë për Cilësitë e Allahut të Lartësuar dhe ai iu përgjigj:

“Mjerë ti o Xhead! Kam disi përshtypjen se ti je prej të shkatërruarëve. O Xhead! Nëse neve nuk do të na kishte njoftuar Allahu në Librin e Tij se Ai ka Dorë, Sy e Fytyrë, atëherë ne nuk do ta thonim këtë gjë. Kështu që ki frikë Allahun!” Nuk zgjati shumë dhe Xheadi u vra e u kryqëzua.12Këtë e ka përmendur Ibën Kethiri në librin “El Bidaje uen Nihaje” të marrë nga libri “Et Tarih” i Ibën Asakir. Gjendet gjithashtu në librin “Sijeru Ealamu En Nubela” të Dhehebiut.

Halid ibën Abdullah el Kisri13Ai është Halid ibën Abdullah ibën Bexhelij el Kisri ed Dimashki, princi i Mekës në kohën e Uelijd ibën Abdulmelik, pastaj Sulejmanit. Kur erdhi në pushtet Hishami, e ngarkoi atë veli të irakienëve (në Kufa dhe Basra). Ka qenë bamirës dhe predikues orator. E kanë akuzuar për zendekah (fshehje të kufrit dhe shfaqje të tij hera-herës). E kanë torturuar dhe e kanë vrarë në vitin 126 h. [Marrë nga “Sijeru Ealamu en-nubela”, “El Bidaje uen Nihaje” etj]., në ditën e kurban bajramit, mbajti hytbe në Basra dhe në fund të saj tha:

“Shkoni nëpër shtëpitë tuaja dhe prini kurbanet tuaja, në të cilat Allahu iu dhëntë bereqet! Ndërsa unë do të bëj kurban sot Xhead ibën Dirhemin, i cili thotë se Allahu nuk e ka marrë Ibrahimin si Halil (të dashur) dhe se nuk i ka folur Musait me Fjalën e Tij. I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga ajo që thotë Xheadi, shumë e shumë i Lartë!

Pastaj zbriti nga minberi dhe e theri me dorën e tij, pastaj urdhëroi që ta kryqëzojnë.”14E transmeton Buhariu në librin “Krijimi i punëve të njerëzve”: f. 29, Darimiu në librin “Kundërpërgjigja ndaj xhehmive”: f. 258, El Axhurri në librin “Esh Sheria”: f. 97, El Lalikai: 2/319, etj.

Zbritja e Allahut të Lartëmadhëruar,  Ardhja dhe Afrimi i Tij

Dijetarët e Hadithit pohojnë se Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, pa e krahasuar Zbritjen e Tij me zbritjen e krijesave, pa e përngjasuar dhe pa e përfytyruar, por pohojnë atë që ka pohuar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe nuk e tejkalojnë atë. Ata e marrin atë që thotë lajmi i saktë (Kurani apo Suneti) në lidhje me Cilësitë e Allahut, në kuptimin e drejtpërdrejtë të tyre, ndërsa njohjen e plotë të  formës dhe të vërtetës së tyre, ata ia lënë Allahut të Madhëruar, në dijen e Tij gjithpërfshirëse.

Ata pohojnë gjithashtu atë që ka zbritur Allahu i Lartësuar, në Librin e Tij, për Ardhjen e Allahut dhe Afrimin e Tij tek krijesat e Tij, siç thotë në Fjalën e Tij:

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve dhe melekët?” [El Bekare: 210].

Gjithshtu thotë:

“Dhe vjen Zoti yt e melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

Kam lexuar në një letër të Ebu Bekër El Ismaili, të cilën ia dërgonte banorëve të Xhijlanit dhe thoshte: Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë, siç thuhet në Hadithin e saktë të të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  dhe në Fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë:

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve dhe melekët?” [El Bekare: 210].

Dhe në Fjalën e Allahut:

“Dhe vjen Zoti yt me melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

Ne besojmë në të gjitha këto ashtu siç kanë ardhur, pa i përshkruar ato, sepse nëse Allahu do të kishte dashur të na e sqaronte formën e tyre, atëherë do ta kishte bërë këtë dhe atëherë ne do të qëndronim te ajo që do të thoshte Ai. Ne nuk bëjmë si ai që përngjason (Cilësitë e Allahut me ato të krijesave) sepse jemi të urdhëruar për këtë në Fjalën e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:

“Është Ai i Cili të ka zbritur ty (O Muhamed!) Librin. Në të ka Vargje plotësisht të qarta të cilat janë themelet e Librit  (urdhërat dhe ndalesat) dhe Vargje të tjera jo krejt të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, duke kërkuar fitneh (trazira etj.) dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: Ne besojmë në të; i tëri (ajetet e qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë. Por nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë.” [Al Imran: 7].

Na ka treguar Ebu Bekër ibën Zekerija Esh Shejbani, se ka dëgjuar Ebu Hamid ibën esh Sharki të thotë: Kam dëgjuar Hamdan As Selmij dhe Ebu Daud El Haffaf të thonë: Kemi dëgjuar Is’hak ibën Ibrahim el Handhali të thotë: Më ka thënë princ Abdullah ibën Tahir: O Ebu Jakub! Në lidhje me Hadithin që ti tregon prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):  “Zoti ynë zbret ç’do natë në qiellin e dynjasë.”15Këtë Hadith, autori do ta përmendë të plotë më pas. Si zbret Allahu? Thotë: Thashë: Allahu e forcoftë princin! Nuk thuhet për Allahun “Si?”. Por Ai zbret pa ndonjë mënyrë që njohim ne!16Këtë histori e ka nxjerrë Ebu Ismail el Heravi në librin “Përçmimi i filozofisë dhe pasuesëve të saj” dhe Bejhakiu në librin “Emrat dhe Cilësitë e Allahut”.

Na ka treguar Ebu Jakub Is’hak ibën Ibrahim, i drejti, se gjykatës Mahbub ibën Abdurrahman u ka thënë: Më ka treguar gjyshi im, Ebu Bekër Muhamed ibën Ahmed ibën Mahbub, se Ahmed ibën Hamavejh ka thënë: Na ka treguar Ebu Abdurrahman El Atekij, se Muhamed ibën Selam u ka thënë: Pyeta Abdullah ibën el Mubarek për zbritjen e Allahut në natën e mezit të muajit Shaban dhe Abdullahi tha: O ti i pafuqishëm! Ai zbret çdo natë (dhe jo vetëm në mes të Shabanit). Një prej të pranishmëve tha: O Ebu Abdurrahman! Si zbret Allahu? A nuk ngel bosh ai vend atëherë? Abdullahi tha:

“Zbret si të dojë.”17E ka nxjerrë  Bejhakiu, në librin “Emrat dhe Cilësitë e Allahut”.

Në një transmetim tjetër të kësaj historie thuhet se Abdullah ibën Mubarek i tha atij burrit: “Nëse të vjen një Hadith nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nënshtroju atij!”

Kam dëgjuar hafiz El Hakim Ebu Abdullah të thotë: Kam dëgjuar Ebu Zekerija Jahja ibën Muhamed el Anberi të thotë: Kam dëgjuar Ibrahim ibën ebi Talib të thotë: Kam dëgjuar Ahmed ibën Seid ibën Ibrahim Ebu Abdullah er Rabati të thotë:

“Kam prezentuar një tubim të princit Abdullah ibën Tahir, në të cilin prezentoi edhe Is’hak ibën Ibrahim –d.m.th. ibën Rahavejh- i cili u pyet për Hadithin e zbritjes, nëse është i saktë apo jo?

– Ai tha: Po.

– Atëherë një oficer i Abdullahit i tha atij: O Ebu Jakub! A pretendon se Allahu zbret çdo natë?

– Ai tha: Po.

– Oficeri tha: Atëherë si zbret?

– Is’haku i tha atij: Poho që Allahu është lart (beso që Allahu qëndron mbi Arshin e tij që është mbi shtatë qiejt!) dhe atëherë do të të përshkruaj se si zbret!

– Ai tha: E pohoj që Allahu është lart.

– Atëherë Is’haku tha: Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe vjen Zoti yt me melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

– Princi Abdullah tha: O Ebu Jakub! Por kjo është në Ditën e Kijametit?

– Is’haku tha: Allahu e forcoftë princin! Atëherë çfarë e pengon Atë që vjen në Ditën e Kijametit, të vijë edhe sot?!”

Hadithi i zbritjes së Allahut çdo natë në qiellin e dynjasë, është Hadith i rënë dakord unanimisht për saktësinë e tij. Ai gjendet në dy Sahihat e Buhariut dhe Muslimit nga transmetimi i Malik ibën Enesit, nga Zuhriu, nga El Agurri dhe Ebu Selemeh; nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).

Na ka treguar Ebu Ali Zahir ibën Ahmed, se Ebu Is’hak Ibrahim ibën Abdusamed ka thënë: Na ka treguar Ebu Musab, se Maliki u ka treguar…

(ح)18Gërma (ح) tek dijetarët e Hadithit është inecial që do të thotë se ky Hadith ka ardhur me disa rrugë të cilat bashkohen te transmetuesi që është para kësaj shenje. Dhe na ka treguar Ebu Bekër ibën Zekerija, se Ebu Hatim Mekij ibën Abdan ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Jahja, ka thënë: Prej atyre që kam lexuar në prani të ibën Nafiut është Hadithi që transmeton Mutavifi nga Maliku…

(ح) Dhe na ka treguar Ebu Bekër ibën Zekerija: Më ka treguar Ebu el Kasim Ubejdullah ibën Ibrahim ibën Bakuvejh: Na ka treguar Jahja ibën Muhamed: Na ka treguar Jahja ibën Jahja, ka thënë: Kam lexuar në prani të Malikut: Nga ibën Shihab ez Zuhrij: Nga Ebi Abdullah el Agurri dhe Ebi Selemeh: Nga Ebu Hurejra (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Zoti ynë i Lartëmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, në një të tretën e fundit të saj (natës) dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet, ashtuqë Unë t’i përgjigjem atij? A ka ndonjë që kërkon prej Meje, ashtuqë Unë t’i jap atij? A ka ndonjë që më kërkon falje Mua, ashtuqë Unë ta fal atë?”19E transmeton Buhariu në kapitullin e “Et Tehexhud”, Mulimi në kapitullin “Namazi i natës” e të tjerë; nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).

Ky Hadith ka rrugë të shumta nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!):

Atë e ka transmetuar gjithashtu El Euzai: Nga Jahja ibën ebi Kethir: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebi Hurejra.20Përmendja e kësaj rruge do të vijë së shpejti.

(ح) E ka transmetuar gjithashtu Jezid ibën Harun dhe dijetarë të tjerë nga Muhamed ibën Amër: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebi Hurejra.21Këtë rrugë transmetimi e ka nxjerrë imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ed Darimi dhe Darakutni.

E ka transmetuar gjithashtu Maliku, nga  ez Zuhri: Nga El Earaxh: Nga Ebi Hurejra.22Darakutni ka nxjerrë në kapitullin e “Zbritjes” shumë rrugë nga Ebu Hurejra, por jo këtë rrugë nga el Earaxh, apo nga Seid ibën Musejjib, siç thotë autori.

E transmeton gjithashtu Maliku nga Ez Zuhri: Nga Seid ibën el Musejjib: Nga Ebi Hurejra.

Dhe e transmeton Ubejdullah ibën Umer: Nga Seid ibën Ebi Seid el Makberi: Nga Ebi Hurejra.

Dhe Abdul Eala ibën ebi el Mesavir dhe Beshir ibën Sulejman: Nga Ebi Hazim: Nga Ebi Hurejra.

Ky Hadith është transmetuar gjithashtu nga rrugë tjetër përveç Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!):

Atë e ka transmetuar Nafi’ ibën Xhubejr ibën Mat’am: Nga babai i tij.23Këtë rrugë e ka nxjerrë imam Ahmedi në Musnedin e tij.

Dhe Musa ibën Ukbeh: Nga Is’hak ibën Jahja: Nga Ubadetu ibën As Samit.24Përmendja e kësaj rruge do të vijë së afërmi.

Dhe Abdurrahman ibën Keab ibën Malik: Nga Xhabir ibën Abdullah.25Këtë rrugë e ka nxjerrë Darakutni në kapitullin e Zbritjes.

Dhe Ubejdilah ibën Rafi’: Nga Ali ibën Ebi Talib.26Këtë rrugë e ka nxjerrë Ed Darimi  në “As Sunen”, Darakutni në kapitullin e Zbritjes dhe el Lalikai në “Sqarimi i bazave të Akides së Ehli Sunetit dhe Xhematit”.

Dhe Sheriku: Nga Ebi Is’hak: Nga Ebi el Ahvas: Nga Abdullah ibën Mes’ud.27Nuk kam gjetur kënd ta ketë nxjerrë këtë rrugë nga Abdullah ibën Mesudi (radiallahu anhu), por e ka nxjerrë nga ai me rrugë tjetër, imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe el Lalikai, në Bazat e Akides së Ehli Sunetit.

Dhe Muhamed ibën Keab: Nga Fadaletu ibën Ubejd: Nga Ebi Darda.28Këtë rrugë e ka nxjerrë ed Darimi, Ibën Huzejme, Darakutni dhe Ebu Kasim el Lalikai.

Dhe Ebu Zubejri: Nga Xhabiri.29Kjo rrugë do të përmendet së shpejti.

Dhe Seid ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi.30Këtë rrugë nga Ibën Abasi (meukuf), e ka nxjerrë Ibën Ebi Asim, në librin “As Suneh”, ed Darimi dhe el Lalikai.

Dhe nga nëna e besimtarëve Aisha dhe Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).31Përmendja e këtyre dy rrugëve do të vijë së shpejti.

Të gjitha këto rrugë janë të nxjerra me zinxhirin e transmetuesëve të tyre në librin tonë të madh të njohur me emrin “El Intisar” (Triumfi).32Këtë libër të autorit nuk e kam gjetur as të botuar dhe as si dorëshkrim.

Në transmetimin e El Euzait thuhet: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ebi Selemeh: Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Kur kalon gjysma e natës apo një e treta e saj, Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: A ka ndonjë kërkues, që t’i jepet? A ka ndonjë lutës, që ti dëgjohet lutja e tij? A ka ndonjë kërkues faljeje, që t’i falet atij? Derisa të shpërthejë drita e mëngjesit.”33E transmeton Muslimi në Sahihun e tij, kapitulli “Namazi i natës”.

Ndërsa në transmetimin e Seid ibën Merxhaneh: Nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka ardhur një shtesë nga fundi i Hadithit, që thotë:

“Pastaj shtrin Duart e Tij dhe thotë: Kush është ai që më jep borxh (jep lëmoshë, falet etj.), nga i cili nuk varfërohet dhe as nuk i bëhet padrejtësi?”34E transmeton Muslimi në Sahihun e tij, kapitulli “Namazi i natës”.

Në transmetimin e Ebi Hazim: Nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka ardhur se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Allahu zbret në qiellin e dynjasë, në një të tretën e fundit të natës dhe thërret: A ka ndonjë që kërkon, ashtu që t’i jap atij? A ka ndonjë që kërkon falje, që t’ia fal atij? Nuk ngel gjë me shpirt veçse e di (e dëgjon) këtë, përveç dy botëve të njerëzve dhe xhinëve! Kjo është në kohën kur këndojnë gjelat, pëllasin gomerët dhe lehin qentë.”35Fillimin e Hadithit deri te fjala (…që t’ia fal atij?) e ka nxjerrë imam Ahmedi në Musned, ed Darimi dhe el Axhurri: Nga Nafi’ ibën Xhubejr ibën Mat’am: Nga babai i tij; por pa shtesën: (në një të tretën e fundit të natës). Ndërsa pjesës së fundit të Hadithit (nuk ngel gjë me shpirt…) deri në fund, nuk i kam gjetur rrugë transmetimi.

Në transmetimin e Musa ibën Ukbeh: Nga Is’hak ibën Jahja: Nga Ubadeh ibën As Samit, gjendet një shtesë e mirë.

Atë shtesë na e ka treguar Ebu Jeala Hamzah ibën Abdul Aziz El Mehlebi: Ka treguar Abdullah ibën Muhamed er Razi: Ka treguar Ebu Uthman Muhamed ibën Uthman ibën Ebi Suejd: Na ka thënë Abdurrahman (ka për qëllim Ibnul Mubarek): Na ka treguar Fudajl ibën Sulejman: Nga Musa ibën Ukbeh: Nga Is’hak ibën Jahja: Nga Ubadeh ibën As Samit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Allahu i Lartëmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, në kohën kur ka ngelur edhe një e treta e natës dhe thotë: A nuk ka ndonjë prej robërve të Mi, të më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes së tij? A nuk ka ndonjë që i ka bërë padrejtësi vetvetes, të më lutet ashtu që t’ia fal atij? A nuk ka ndonjë që i është penguar rrisku, të më lutet, ashtu që t’a furnizoj atë? A nuk ka ndonjë që i është bërë padrejtësi, të më kujtojë Mua, ashtu që t’a ndihmoj atë? A nuk ka ndonjë që vuan, të më lutet, ashtu që t’ia heq vuajtjen e tij?

Vazhdon kështu deri sa të dalë drita, pastaj ngrihet në Kursijin e Tij.”36E ka nxjerrë el Axhurri, por pa fjalinë (pastaj ngrihet në Kursijin e Tij). E ka përmendur gjithashtu el Hejthemi dhe ka thënë: E ka transmetuar et Taberani në “El Kebir” dhe në “El Eusat”, dhe ka thënë: Jahja ibën Is’hak nuk ka dëgjuar gjë nga Ubadeh dhe prej tij nuk ka transmetuar veçse Musa ibën Ukbeh. Ndërsa transmetuesit e tjerë të Hadithit janë transmetues të dy Sahijhave të Buhariut dhe Muslimit.

Po ashtu, ky Hadith gjendet në transmetimin e Ebi ez Zubejr: Nga Xhabiri, nëpërmjet rrugës së Merzuk Ebi Bekër, të cilin e ka nxjerrë Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejme, të shkurtuar.

Dhe nëpërmjet rrugës së Ejubit, nga Ebi ez Zubejr: Nga Xhabiri, të cilin e ka nxjerrë el Hasen ibën Sufjan në Musnedin e tij.

Ndërsa nëpërmjet rrugës së Hisham ed Dustuvai: Nga Ebi Zubejr: Nga Xhabiri, transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Natën e Arafatit, Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe mburret me banorët e tokës te banorët e qiellit duke thënë: Shihini robërit e Mi të pakrehur e të pluhurosur, që presin kurban! Ata kanë ardhur prej çdo vendi (të afërm e të largët) duke shpresuar që Unë t’i mëshiroj ata, duke qenë se ata nuk e kanë parë dënimin Tim. Nuk është parë ditë në të cilën lirohen njerëzit nga Zjarri më shumë se në ditën e  Arafatit.”37E ka nxjerrë Ibën Hibbani në Sahihun e tij.

Hisham ed Dustuvai transmeton nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Hilal ibën Ebi Mejmuneh: Nga Atai ibën Jesar: Nga Rufaah el Xhuhenij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Kur kalon një e treta e natës, ose gjysma apo dy të tretat e saj, Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: Tani nuk pyes ndonjë tjetër për robërit e Mi. Kush është ai që më kërkon falje, ashtuqë t’ia fal atij? Kush më kërkon diçka, ashtuqë t’ia jap atë? Deri sa shpërthen drita.”38E ka nxjerrë Ibën Maxheh, ed Darimi, el Axhurri, Ibën Huzejme etj.

Na ka treguar Ebu Muhamed el Muhlidi: Më ka treguar Ebu Abas As Seraxh: Na ka terguar Muhamed ibën Jahja: Na ka treguar Ubejdilah ibën Musa: Nga Israil (ibën Junus): Nga Ebi Is’hak: Nga Ebi Muslim el Agurri, se ka thënë: Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra kanë dalë dëshmitarë të të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe unë dal dëshmitar i tyre, se ata të dy kanë dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë:

“Allahu pret sa të kalojë një e treta e parë e natës, pastaj zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: A ka ndonjë mëkatar? A ka ndonjë që kërkon falje? A ka ndonjë që më kërkon (diçka)? A ka ndonjë që më lutet? Deri sa të lindë dielli.”39E transmeton Muslimi, me shprehjen (deri sa të shpërthejë mëngjesi) dhe pa përmendur shprehjen (A ka ndonjë mëkatar?). E transmeton gjithashtu Ahmedi duke e theksuar fjalën (A ka ndonjë mëkatar) dhe duke shtuar (A ka ndonjë që do të pendohet?).

Na ka treguar Ebu Muhamed el Muhlidi: Na ka treguar Ebu el Abas eth Thekafi: Na ka treguar el Hasen ibën es Sabah: Na ka treguar Shebabeh ibën Suvar: Nga Junus ibën Ebi Is’hak: Nga Ebi Muslim el Aguri se ka thënë: Dal dëshmitar për Ebi Seidin dhe Ebi Hurejrën, se ata të dy kanë thënë: Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

” Allahu pret deri sa të vijë një e treta e natës, pastaj zbret te ky qiell dhe urdhëron dyert e tij që të hapen. Pastaj thotë: A ka ndonjë që më kërkon, ashtu që t’i jap atij? A ka ndonjë që më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes së tij? A ka ndonjë që më kërkon falje, ashtu që t’ia fal atij? A ka ndonjë që është zënë ngushtë, ashtu që t’a ç’liroj atë? A ka ndonjë që më kërkon ndihmë, ashtu që t’a ndihmoj atë? Vazhdon në këtë gjëndje derisa të dalë drita, në çdo natë të dynjasë.40E transmeton ed Darakutni në librin “Zbritja”, por në fund të tij shtohet (Pastaj ngjitet në qiell).

Na ka treguar Ebu Muhamed ibën el Muhlidi: Na ka treguar Ebu el Abas –eth Thekafi-: Na ka treguar Muxhahid ibën Musa dhe Fadël ibën Sehël: Na ka treguar Jezid ibën Harun: Na ka treguar Sheriku: Nga Ebi Is’hak: Nga el Aguri, se ai ka dëshmuar për Ebu Hurejrën dhe Ebu Seidin, se ata kanë dëshmuar për të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), se ai ka thënë:

“Kur vjen një e treta e natës, I Lartëmadhëruari zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: A ka ndonjë që kërkon falje, ashtu që t’i falet atij? A ka ndonjë që kërkon, ashtu që t’i jepet ajo? A ka ndonjë që kërkon të pendohet, ashtu që t’i pranohet pendimi?”41E transmeton Muslimi dhe el Axhurri.

Na ka treguar shejh Ebu Mensur ibën Himshad: Na ka treguar Ebu Ali Ismail ibën Muhamed es Sifar në Bagdad: Na ka treguar Ebu Mensur er Ramadi: Na ka treguar Abdurrazaku: Më ka treguar Meamar: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë:

“Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë dhe thotë: Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti! Kush është ai që më kërkon, ashtu që t’i jap? Kush është ai që më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes së tij? Kush është ai që më kërkon falje, ashtu që ta fal atë? Vazhdon kështu, deri sa të dalë drita e mëngjesit.”42E transmeton Muslimi.

Kam dëgjuar profesor Ebu Mensur, menjëherë pasi na e diktoi këtë Hadith, të thotë: Është pyetur Ebu Hanife për këtë Hadith (se si zbret?) dhe ai tha: “Zbret pa ndonjë formë (që njohim).”43Është marrë kjo fjalë e Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë!), në librin “Sherh el Fikh el Ekber” të vetë atij.

Dikush tjetër ka thënë: Zbret ashtu si i përket Madhështisë së Tij, pa ndonjë formë dhe pa i ngjarë Zbritja e Tij, zbritjes së krijesave të Tij, të cilat mbushin një vend dhe lënë bosh një tjetër (kur zbresin nga një vend në tjetrin), sepse Ai, i Lartëmadhëruari është i Pastër dhe i Lartë nga të qënurit e Cilësive të Tij, si ato të krijesave. Ashtu si edhe është i Pastër nga të qënurit e Vetes (Qënies) së Tij, si ajo e krijesave.

Kështu, Ardhja e Tij, Afrimi i tij dhe Zbritja e Tij, bëhet në formën dhe mënyrën e cila i përshtatet Cilësive të Madhështisë së Tij, duke mos i përngjarë atyre të krijesave dhe pa pyetur “Si?”.44Këtë fjalë e ka përmendur Bejhakiu në librin “El Esmai ues Sifatu” dhe thotë: E kam lexuar këtë fjalë me shkrimin e vetë autorit në librin “Ed Deavat”, por unë (recensori dhe studiuesi) këtë libër nuk e kam gjetur.

Imam Ebu Bekër Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh, në librin e tij “Teuhidi” thotë: Tema e njoftimeve (Haditheve) me zinxhir të saktë transmetuesish, të cilat i kanë transmetuar dijetarët e Hixhazit dhe Irakut, në lidhje me zbritjen e Allahut në qiellin e dynjasë, në çdo natë, pa përshkruar mënyrën e zbritjes, por duke e miratuar zbritjen. (Thotë): Ne dëshmojmë me dëshminë e atij që pohon me gjuhën e tij, që beson me zemrën e tij dhe që është i bindur për atë që thuhet në këto njoftime (Hadithe) për zbritjen (e Allahut në qiellin e dynjasë), duke mos e përshkruar mënyrën e saj (zbritjes), sepse i Dërguari ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk na e ka përshkruar mënyrën e zbritjes së Krijuesit tonë në qiellin e dynjasë, por na ka mësuar se Ai zbret. Dhe sigurisht që Allahu i Lartësuar e ka ngarkuar të Dërguarin e Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), që t’u sqarojë muslimanëve çdo gjë që ata kanë nevojë ta dinë prej çështjeve të Fesë së tyre.

Ne besojmë atë që thuhet në këto lajme për zbritjen (e Allahut) pa e përshkruar atë me ndonjë mënyrë apo formë të caktuar, sepse i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  nuk na e ka përshkruar neve mënyrën e zbritjes.”45Marrë nga libri “Teuhidi dhe pohimi i Cilësive të Allahut të Madhëruar” i Ibën Huzejmes.

Na ka treguar hafiz el Hakim ibën Ebu Abdullah: Na ka treguar Ebu Muhamed es Sajdelani: Na ka treguar Ali ibën el Husejn ibën el Xhundi: Na ka treguar Ahmed ibën Salih El Misri: Na ka treguar Ibën Vehbi: Më ka treguar Mahrame ibën Bekir: Nga babai i tij…

(ح) Na ka treguar gjithashtu el Hakim: Na ka treguar Muhamed ibën Jakub el Esam: Na ka treguar Ibrahim Ibën Munkidh: Na ka treguar ibën Vehbi: Nga Mahrameh ibën Bekir, se babai i tij ka thënë: Kam dëgjuar Muhamed ibën el Munkedir të thotë se ka dëgjuar Umu Selemen, gruan e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë:

“Nuk ka ditë më të mirë se ajo ditë në të cilën Allahu zbret në qiellin e dynjasë!” Thanë: E cila është ajo ditë? Tha: “Dita e Arafatit.”46E ka nxjerrë Ed Darimi, Darakutni dhe el Lalikai.

Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Allahu i Lartësuar zbret në mes të muajit Shaban, në qiellin e dynjasë. Zbret natën deri në fund të ditës tjetër dhe shpëton nga Zjarri aq muslimanë sa qime ka këlyshi i qenit, cakton se kush do të bëjë Haxhin, zbret rrizqet e vitit dhe nuk lë askënd pa falur përveç ndonjë idhujtari, ndonjë që ka prerë lidhjet farefisnore, ndonjë që nuk respekton prindërit dhe ndonjë që transporton fjalët.”47Fillimin e këtij Hadithi e transmeton Tirmidhiu, Ibën Maxheh, Ahmedi, Darakutni dhe El Lalikai. Ndërsa pjesën tjetër të Hadithit, që nga fjala (…deri në fund të ditës tjetër) e deri në fund, nuk e kam gjetur në mesin e këtyre transmetimeve (të burimeve të lartëpërmendur).

Na ka treguar Ebu Tahir ibën Huzejmeh: Më ka treguar gjyshi im, imami (Muhamed ibën Is’hak ibën Huzejmeh): Na ka treguar El Hasen ibën Muhamed ez Zeaferani: Na ka treguar Ismail ibën Uljeh: Nga Hisham ibën Ed Dustuvai…

(ح) Imami (Muhamed ibën Is’hak) ka thënë: Dhe na ka treguar ez Zeaferani: Na ka treguar Abdullah ibën Bekër es Sehmi: Na ka treguar Hisham ed Dustuvai.

Na ka treguar gjithashtu ez Zeaferani: Na ka treguar Jezid –ibën Harun-: Më ka treguar ed Dustuvai…

(ح) Dhe na ka treguar Muhamed ibën Abdullah ibën Mejmun, në Skenderi: Na ka treguar El Uelid, nga el Euzai.

Të gjithë këta transmetojnë nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ata’ ibën Jesar: Më ka treguar Rufaah ibën Urabeh el Xhuhenij…

(ح) Imami thotë: Na ka treguar gjithashtu Ebu Hashim Zijad ibën Ejub: Na ka treguar Mubeshir ibën Ismail el Halebi: Nga El Euzai: Më ka treguar Jahja ibën Ebi Kethir:  Më ka treguar Hilal ibën Ebi Mejmuneh: Nga Atai ibën Jesar: Më ka treguar Rufaah ibën Urabeh el Xhuhenij, ka thënë:

U kthyem nga Meka (në Medine) me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe njerëzit filluan ti marrin atij leje (për të shkuar te familjet e tyre). Ai po u jepte leje atyre, pastaj tha:

“Çfarë e gjeti pemën që u plasarit! A është ai që ndjek të Dërguarin e Allahut, më i urrejtur tek ju, se ai tjetri (që nuk e ndjek)?!”

Pas kësaj nuk shihje njeri që të mos qante, ndërsa Ebu Bekër es Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: Ai që të kërkon leje pas kësaj fjale është i pamend.

Atëherë, i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngrit, falenderoi Allahun dhe e Lavdëroi Atë, pastaj u betua ashtu si betohej gjithnjë:

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im! Dëshmoj te Allahu se nuk ka ndonjë prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Fundit, si dhe nuk e tepron (por është i mesëm në shpenzime e çdo gjë), veçse do të futet në Xhenet. Zoti im më ka premtuar se do të fusë në Xhenet, prej popullit tim, shtatëdhjetë mijë pa llogari dhe pa dënim, ndërsa unë shpresoj që të mos hyni në të, derisa të zotoheni dhe ta mbani zotimin! Atëherë edhe gratë e pasardhësit tuaj të cilët punojnë të mira, vendbanimet tuaja do të jenë në Xhenet.”

Pastaj ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:

“Kur kalon mesi i natës (apo ka thënë: një e treta e saj), Allahu zbret në qiellin e dunjasë dhe thotë: Nuk pyes për robërit e Mi tjetërkënd; Kush është ai që më kërkon, ashtu që t’i jap? Kush është ai që më lutet, ashtu që t’i përgjigjem lutjes së tij? Kush është ai që më kërkon falje, ashtu që ta fal atë? (Vazhdon kështu) Deri sa të shpërthejë drita.”48E ka nxjerrë Ibën Huzejmeh në librin “Teuhidi”, Imam Ahmedi në “Musned”, Et Tajalisi në “Musned”, Darakutni në librin e Zbritjes. E ka nxjerrë gjithashtu El Axhurri, në librin “Esh Sheri’ah”, por të shkurtuar.

Kjo është shprehja e transmetimit të El Uelid.

Cilësitë e Allahut të Lartësuar nuk i përngjajnë atyre të krijesave

Dijetari i Islamit49Është për qëllim vetë autori dhe kjo shprehje është e shkruajtësve të librit prej dorëshkrimit, për të dalluar thënësin e fjalës. thotë: Them:

Përderisa njoftimi (Hadithi) i Zbritjes është i saktë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), atëherë pasuesit e Sunetit e pohuan atë, e pranuan dhe e aprovuan atë, ashtu si ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ata kanë besuar se Zbritja e Allahut nuk është e ngjashme me atë të krijesave të Tij dhe nuk kanë kërkuar për mënyrën e saj, sepse nuk ka absolutisht rrugë për ta njohur atë.

Ata e njohën, e aprovuan dhe besuan se Cilësitë e Allahut të Madhëruar nuk i ngjajnë cilësive të krijesave, ashtu si dhe Qënia e Lartë e Tij, nuk i ngjan qënies së krijesave.

I Lartë është Allahu nga ajo që thonë krahasuesit dhe refuzuesit (e Cilësive të Tij), shumë, shumë i Lartë! Dhe i mallkoftë ata me mallkim të madh!

Kam lexuar në një shkrim të Ebi Abdullah ibën Ebi Hafs el Buhari50Ai është Buhari tjetër dhe jo ai i Sahihut. E ka shoqëruar Buhariun një kohë në kërkimin e dijes. Ka qenë thikah (i besueshëm), imam dhe zahid (asket)., i cili ka qenë dijetari i Buharës në kohën e tij, pa e tepruar. Ky Ebu Hafsa ka qenë prej nxënësve të mëdhenj të Muhamed ibën Hasen Shejbanit51Ai është fakih Hanefi. Ka lindur në Vasit, në Irak, është në Kufa dhe pastaj ka jetuar në Bagdad. E ka dëgjuar Hadithin nga Maliku, el Euzai dhe eth Theuri. Ka shoqëruar Ebu Hanifen dhe e ka marrë fikhun prej tij. Ky është ai që e ka përhapur fikhut e Ebu Hanifes dhe ka qenë gjykatës pas Ebi Jusufit. Ka qenë imam  muxhtehid dhe e ka lavdëruar imam Shafiu, Ahmedi e të tjerë.. Ebu Abdullahi, kam për qëllim Ibën Ebi Hafs, thotë: Abdullah ibën Uthman, Abdani, shejhu i Mervit, thotë: Kam dëgjuar Muhamed ibën Hasen Esh Shejbani të thotë: Ka thënë Hamad ibën Ebi Hanife (i biri i Ebu Hanifes): U themi të tillëve si këta (ka për qëllim refuzuesit e Cilësive si xhehmijet etj.):

A e keni lexuar Fjalën e Allahut:

“Dhe vjen Zoti yt me melekët radhë-radhë.” [El Fexhr: 22].

Dhe Fjalën e Allahut:

“A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu në hijen e reve dhe melekët?” [El Bekare: 210].

A vjen Zoti ynë ashtu si ka thënë, apo jo? Dhe a vijnë melekët radhë-radhë, apo jo?

Ata thonë: Sa për melekët, ata vijnë radhë-radhë, ndërsa për Allahun, ne nuk e dimë se çfarë është për qëllim me ajetin dhe nuk e dimë se si vjen!

U themi atyre: Ne nuk iu kemi ngarkuar ju që të mësoni se si vjen, por iu ngarkojmë juve të besoni se Ai vjen. Nëse ndokush do të refuzonte ardhjen e melekëve radhë-radhë, çfarë do të ishte për ju?

Ata thonë: Ai është kafir dhe përgënjeshtrues.

Atëherë u themi: Po ashtu, edhe ai që refuzon se Allahu i Madhëruar vjen, është kafir, përgënjeshtrues.

Gjithashtu Ebu Abdullah ibën Ebi Hafs në librin e tij52Këtë libër nuk e kam gjetur. thotë: Ibrahim ibën el Eshath ka thënë: Kam dëgjuar El Fudajl ibën Ijad të thotë:

“Nëse xhehmiu (refuzuesi i Cilësive të Allahut) të thotë: Unë nuk besoj te ai Zot që del dhe e lë bosh vendin i Tij, atëherë ti thuaji: Unë besoj në Atë Zot që bën ç’të dojë!”53Kjo fjalë e Fudajl ibën Ijad është përmendur në kapitullin “Krijimi i veprave të njerëzve” të imam Buhariut por pa zinxhir transmetuesish. E ka nxjerrë gjithashtu me këtë shprehje, imam El Lalikai, në librin “Sherh usuli i’tikadi ehli suneh”.

  • 1
    Këtë fjalë të saj e ka nxjerrë imam El Lalkai në librin e tij: “Shpjegim i bazave të besimit të Ehli Sunetit dhe Xhematit”: 3/397. Dijetari i Islamit Ibën Tejmije, pasiqë përmendi përgjigjen e imam Malikut të cilën ia ktheu atij që e pyeti se si qëndroi Allahu mbi Arsh? Ai tha (Ibën Tejmije): Kjo përgjigje është transmetuar edhe nga Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) meukuf (si fjalë e vetë asaj) dhe merfuan (nga fjala e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por zinxhiri i transmetuesëve të tij nuk është i besueshëm dhe nuk mund të mbështetesh te ai.” [“Mexhmul fetaua” i shejhul Islam, Ibën Tejmije: 5/365].
  • 2
    Do të vijë më pas nxjerrja dhe rruga e transmetimit të këtij Hadithi, por me zinxhir tjetër, ndërsa këtë rrugë nuk e kam gjetur në ndonjë vend. (Fjala e verifikuesit të librit).
  • 3
    Historinë e imam Malikut me atë që e pyeti atë, e ka nxjerrë imam Ebu Seid ed Darimi, Ebu el Kasim el Lalkai, Ebu Naimi, Bejhakiu dhe Dhehebiu.
  • 4
    Këtë fjalë të Ibën Mubarekut e ka nxjerrë imam Ahmedi në librin “Es sunneh”, Buhariu dhe Dhehebiu. Ibnul Kajim, për këtë fjalë të ibën Mubarekut thotë: Këtë fjalë ai e ka thënë me të vërtetë dhe kjo është e saktë, si të ishte e transmetuar me teuatur- numër të madh transmetuesish.
  • 5
    Këtë Hadith e ka nxjerrë Buhariu dhe Muslimi.
  • 6
    Këtë Hadith, me këtë shprehje e ka nxjerrë Ebu Daudi, imam Ahmedi dhe Ibën Huzejme nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Ndërsa Muslimi e ka nxjerrë nga Hadithi i Muavije ibën Hakem, me shprehjen: “I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha asaj: “Ku është Allahu? Ajo tha: Në qiell. Ai tha: Kush jam unë? Ajo tha: Ti je i Dërguari i Allahut…” Kjo është edhe shprehja që ka ardhur në librin “El Um” të imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë!).
  • 7
    E ka transmetuar Ebu Nuajmi në librin “Hiljetul eulija” me shprehje të përafërt me këtë.
  • 8
    Verifikuesi i dorëshkrimit thotë se këtu është një fjalë që nuk kuptohet.
  • 9
    Verifikuesi thotë: Këtu është një fjalë e pakuptueshme dhe pas saj, thuajse një rresht i plotë i bardhë (i pa shkruar).
  • 10
    Burimi i kësaj shprehjeje do të vijë më pas.
  • 11
    Ai është Xhead ibën Dirhem prej fisit Beni Mirvan. Ka jetuar një kohë në Damask deri sa shfaqi thënien  se Kurani është i krijuar. Njerëzit e Beni Umejjes e ndoqën atë, por ai u arratis për në Kufa. Aty takoi El Xhehëm ibën Safvan, i cili mori prej tij këtë fjalë (për krijimin e Kuranit). Atë e vrau Halid ibën el Kisri në Kufa, ditën e kurban bajramit në vitin 118 h.
  • 12
    Këtë e ka përmendur Ibën Kethiri në librin “El Bidaje uen Nihaje” të marrë nga libri “Et Tarih” i Ibën Asakir. Gjendet gjithashtu në librin “Sijeru Ealamu En Nubela” të Dhehebiut.
  • 13
    Ai është Halid ibën Abdullah ibën Bexhelij el Kisri ed Dimashki, princi i Mekës në kohën e Uelijd ibën Abdulmelik, pastaj Sulejmanit. Kur erdhi në pushtet Hishami, e ngarkoi atë veli të irakienëve (në Kufa dhe Basra). Ka qenë bamirës dhe predikues orator. E kanë akuzuar për zendekah (fshehje të kufrit dhe shfaqje të tij hera-herës). E kanë torturuar dhe e kanë vrarë në vitin 126 h. [Marrë nga “Sijeru Ealamu en-nubela”, “El Bidaje uen Nihaje” etj].
  • 14
    E transmeton Buhariu në librin “Krijimi i punëve të njerëzve”: f. 29, Darimiu në librin “Kundërpërgjigja ndaj xhehmive”: f. 258, El Axhurri në librin “Esh Sheria”: f. 97, El Lalikai: 2/319, etj.
  • 15
    Këtë Hadith, autori do ta përmendë të plotë më pas.
  • 16
    Këtë histori e ka nxjerrë Ebu Ismail el Heravi në librin “Përçmimi i filozofisë dhe pasuesëve të saj” dhe Bejhakiu në librin “Emrat dhe Cilësitë e Allahut”.
  • 17
    E ka nxjerrë  Bejhakiu, në librin “Emrat dhe Cilësitë e Allahut”.
  • 18
    Gërma (ح) tek dijetarët e Hadithit është inecial që do të thotë se ky Hadith ka ardhur me disa rrugë të cilat bashkohen te transmetuesi që është para kësaj shenje.
  • 19
    E transmeton Buhariu në kapitullin e “Et Tehexhud”, Mulimi në kapitullin “Namazi i natës” e të tjerë; nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).
  • 20
    Përmendja e kësaj rruge do të vijë së shpejti.
  • 21
    Këtë rrugë transmetimi e ka nxjerrë imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ed Darimi dhe Darakutni.
  • 22
    Darakutni ka nxjerrë në kapitullin e “Zbritjes” shumë rrugë nga Ebu Hurejra, por jo këtë rrugë nga el Earaxh, apo nga Seid ibën Musejjib, siç thotë autori.
  • 23
    Këtë rrugë e ka nxjerrë imam Ahmedi në Musnedin e tij.
  • 24
    Përmendja e kësaj rruge do të vijë së afërmi.
  • 25
    Këtë rrugë e ka nxjerrë Darakutni në kapitullin e Zbritjes.
  • 26
    Këtë rrugë e ka nxjerrë Ed Darimi  në “As Sunen”, Darakutni në kapitullin e Zbritjes dhe el Lalikai në “Sqarimi i bazave të Akides së Ehli Sunetit dhe Xhematit”.
  • 27
    Nuk kam gjetur kënd ta ketë nxjerrë këtë rrugë nga Abdullah ibën Mesudi (radiallahu anhu), por e ka nxjerrë nga ai me rrugë tjetër, imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe el Lalikai, në Bazat e Akides së Ehli Sunetit.
  • 28
    Këtë rrugë e ka nxjerrë ed Darimi, Ibën Huzejme, Darakutni dhe Ebu Kasim el Lalikai.
  • 29
    Kjo rrugë do të përmendet së shpejti.
  • 30
    Këtë rrugë nga Ibën Abasi (meukuf), e ka nxjerrë Ibën Ebi Asim, në librin “As Suneh”, ed Darimi dhe el Lalikai.
  • 31
    Përmendja e këtyre dy rrugëve do të vijë së shpejti.
  • 32
    Këtë libër të autorit nuk e kam gjetur as të botuar dhe as si dorëshkrim.
  • 33
    E transmeton Muslimi në Sahihun e tij, kapitulli “Namazi i natës”.
  • 34
    E transmeton Muslimi në Sahihun e tij, kapitulli “Namazi i natës”.
  • 35
    Fillimin e Hadithit deri te fjala (…që t’ia fal atij?) e ka nxjerrë imam Ahmedi në Musned, ed Darimi dhe el Axhurri: Nga Nafi’ ibën Xhubejr ibën Mat’am: Nga babai i tij; por pa shtesën: (në një të tretën e fundit të natës). Ndërsa pjesës së fundit të Hadithit (nuk ngel gjë me shpirt…) deri në fund, nuk i kam gjetur rrugë transmetimi.
  • 36
    E ka nxjerrë el Axhurri, por pa fjalinë (pastaj ngrihet në Kursijin e Tij). E ka përmendur gjithashtu el Hejthemi dhe ka thënë: E ka transmetuar et Taberani në “El Kebir” dhe në “El Eusat”, dhe ka thënë: Jahja ibën Is’hak nuk ka dëgjuar gjë nga Ubadeh dhe prej tij nuk ka transmetuar veçse Musa ibën Ukbeh. Ndërsa transmetuesit e tjerë të Hadithit janë transmetues të dy Sahijhave të Buhariut dhe Muslimit.
  • 37
    E ka nxjerrë Ibën Hibbani në Sahihun e tij.
  • 38
    E ka nxjerrë Ibën Maxheh, ed Darimi, el Axhurri, Ibën Huzejme etj.
  • 39
    E transmeton Muslimi, me shprehjen (deri sa të shpërthejë mëngjesi) dhe pa përmendur shprehjen (A ka ndonjë mëkatar?). E transmeton gjithashtu Ahmedi duke e theksuar fjalën (A ka ndonjë mëkatar) dhe duke shtuar (A ka ndonjë që do të pendohet?).
  • 40
    E transmeton ed Darakutni në librin “Zbritja”, por në fund të tij shtohet (Pastaj ngjitet në qiell).
  • 41
    E transmeton Muslimi dhe el Axhurri.
  • 42
    E transmeton Muslimi.
  • 43
    Është marrë kjo fjalë e Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë!), në librin “Sherh el Fikh el Ekber” të vetë atij.
  • 44
    Këtë fjalë e ka përmendur Bejhakiu në librin “El Esmai ues Sifatu” dhe thotë: E kam lexuar këtë fjalë me shkrimin e vetë autorit në librin “Ed Deavat”, por unë (recensori dhe studiuesi) këtë libër nuk e kam gjetur.
  • 45
    Marrë nga libri “Teuhidi dhe pohimi i Cilësive të Allahut të Madhëruar” i Ibën Huzejmes.
  • 46
    E ka nxjerrë Ed Darimi, Darakutni dhe el Lalikai.
  • 47
    Fillimin e këtij Hadithi e transmeton Tirmidhiu, Ibën Maxheh, Ahmedi, Darakutni dhe El Lalikai. Ndërsa pjesën tjetër të Hadithit, që nga fjala (…deri në fund të ditës tjetër) e deri në fund, nuk e kam gjetur në mesin e këtyre transmetimeve (të burimeve të lartëpërmendur).
  • 48
    E ka nxjerrë Ibën Huzejmeh në librin “Teuhidi”, Imam Ahmedi në “Musned”, Et Tajalisi në “Musned”, Darakutni në librin e Zbritjes. E ka nxjerrë gjithashtu El Axhurri, në librin “Esh Sheri’ah”, por të shkurtuar.
  • 49
    Është për qëllim vetë autori dhe kjo shprehje është e shkruajtësve të librit prej dorëshkrimit, për të dalluar thënësin e fjalës.
  • 50
    Ai është Buhari tjetër dhe jo ai i Sahihut. E ka shoqëruar Buhariun një kohë në kërkimin e dijes. Ka qenë thikah (i besueshëm), imam dhe zahid (asket).
  • 51
    Ai është fakih Hanefi. Ka lindur në Vasit, në Irak, është në Kufa dhe pastaj ka jetuar në Bagdad. E ka dëgjuar Hadithin nga Maliku, el Euzai dhe eth Theuri. Ka shoqëruar Ebu Hanifen dhe e ka marrë fikhun prej tij. Ky është ai që e ka përhapur fikhut e Ebu Hanifes dhe ka qenë gjykatës pas Ebi Jusufit. Ka qenë imam  muxhtehid dhe e ka lavdëruar imam Shafiu, Ahmedi e të tjerë.
  • 52
    Këtë libër nuk e kam gjetur.
  • 53
    Kjo fjalë e Fudajl ibën Ijad është përmendur në kapitullin “Krijimi i veprave të njerëzve” të imam Buhariut por pa zinxhir transmetuesish. E ka nxjerrë gjithashtu me këtë shprehje, imam El Lalikai, në librin “Sherh usuli i’tikadi ehli suneh”.