Zekati

 

Zekati gjithmonë vjen i shoqëruar me namazin, si në ajetet kuranore ashtu dhe në hadithe. Allahu i Madhëruar thotë në Librin e Tij: “Dhe nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë lerini të lirë.” [1] Dhe thotë: “Dhe nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe.”[2] Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Ata nuk i urdhëruam me gjë tjetër, vetëm se të adhuronin Allahun me adhurim të sinqertë, të largoheshin nga çdo besim i kotë, të falin namazin dhe të japin zekatin, sepse kjo është feja e drejtë.” [3]

Zekati është adhurim material prej të cilit kanë dobi edhe të tjerët. Allahu i Madhëruar e ka obliguar atë për të pasurit, në mënyrë që të përfitojnë dhe të varfërit. Zekati kurrsesi nuk e dëmton të pasurin, kjo për shkak se nga pasuria e tij jepet një përqindje shumë e vogël në një sasi shumë të madhe parash.

 

[1] Suretu Teube, 5.

[2] Suretu Teube, 11.

[3] Suretu El Bejineh, 5.