“Vendi i Sunetit në Islam”

Ndjekur nga

“Përmbledhje e formës së namazit të Pejgamberit”

Autor: Imam Muhamed Nasirudin el Albani

Përktheu: Bledar Karaj el Albani

Formati: [56 faqe, 12×17 cm]

Çmimi: (4 euro)

 

Përshkrim i shkurtër

Dy libërtha të dijetarit të madh dhe muhadithit të kohës, Imam Albanit, nën një kopertinë. I pari bën fjalë për vendin e Sunetit pejgamberik në Islam, mosmjaftueshmërinë me Kuranin dhe domosdoshmërinë e Sunetit, i cili është sqarues i Kuranit, si dhe për humbjen e atyre të cilët ndajnë mes Kuranit dhe Sunetit.

Ndërsa libërthi i dytë është një version i shkurtuar dhe i përmbledhur në pika të shkurtra i librit “Forma e namazit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem)…”. Shejh Albani e ka bërë vetë këtë përmbledhje të librit të tij për t’ua lehtësuar atë lexuesve dhe për të qenë sa më i thjeshtë për masën e gjerë të muslimanëve.

Librat e botuara më së fundi nga libraria “Imam Albani” dhe më të zgjedhura për lexuesin musliman shqiptar, do t’i gjeni në këtë faqe. Libra të dijetarëve të hershëm dhe bashkëkohorë, në fusha të ndryshme të Islamit dhe sqaruese të të gjitha degëve të tij. Prej tyre muslimani percepton Islamin e vërtetë ashtu si ia ka zbritur atë Allahu i Madhëruar të Dërguarit të Tij.
Libri ka rëndësinë dhe ndikimin e tij në jetën e njeriut dhe vecanërisht në atë të muslimanit, ndaj zgjidhe vëlla i nderuar, librin që lexon dhe lexo atë që të bën dobi sepse leximi është dera e dijes.

Këtu do t’iu njoftojmë për librat e botuara dhe ato që janë gati për botim nga libraria “Imam Albani”, duke bërë me dije se ne presim mbështetjen dhe ndihmën tuaj materiale dhe ideore në botimet e reja. Blerja e një pjese të caktuar librash me parapagim, do të ishte një ndihmë shumë e madhe në daljen në dritën e botimit të librit, ndaj mos nguroni të lidheni me ne, dhe shpërblimi ynë dhe i juaj është tek Allahu i Madhëruar.