Statusi i shkencës së mjekësisë në Islam

 

Falënderimi i qoftë All-llahut, ne e lavdërojmë Atë dhe kërkojmë ndihmë dhe falje prej Tij!  Kërkojmë strehim tek Allahu nga të këqijat e vetes dhe të veprave tona! Atë që Allahu e udhëzon, nuk e mashtron askush, dhe atë që çorienton, nuk ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, të Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Allahut.

Është e njohur në mesin e njerëzve racionalë se shkenca e mjekësisë dhe profesioni i saj zënë një vend të lartë në mesin e shkencave, dhe mjekët vishen me një prestigj të denjë, në bazë të dijes dhe aftësisë së tyre.

Vërtetësinë e kësaj e shton fakti i lidhjes rrënjësore që ka mjekësia  me jetën e njerëzve; e kush nga njerëzit nuk sëmuret dhe nuk dëmtohet në trupin e tij? Kujt prej njerëzve nuk i ndodh sëmundje dhe cënim i shëndetit? Të gjithë njerëzit sëmuren -përveç atyre që dëshiron Zoti të mos sëmuren -, kështu që ju i shihni njerëzit të nxitojnë në kërkim të ilaçit me shpresën e shërimit, dhe për këtë ata sakrifikojnë edhe gjënë më të shtrenjtë e të çmuar që zotërojnë, sepse asnjë lloj pasurie nuk ka vlerë para hirit të shëndetit.

Për këtë shkak, shkenca e mjekësisë ka vendin dhe statusin e vet në mesin e shkencave, gjë të cilën e ka sqaruar edhe Imam Shafiu (767-820 AD / 150-204 AH) në një fjalë të shkurtër, por shumë të madhe, ku ka thënë:

“Shkenca është dy llojesh: Shkenca e fesë dhe shkenca e botës (dynjasë); Shkenca e fesë është Jurisprudenca Islame – Fikhu, kurse shkenca e dynjasë është mjekësia.”

Në një fjalë tjetër të spikatur në veprat e tij, ai thotë: “Unë nuk di që pas shkencës së njohjes së hallallit dhe haramit (shkencës së fesë Islame), të ketë shkencë tjetër më fisnike se mjekësia, por Ithtarët e Librit na kanë kaluar në këtë të dytën.”

Madje në një fjalë të tretë të tij, në keqardhje të asaj që muslimanët kishin humbur dhe neglizhuar nga shkenca e mjekësisë në kohën e tij, ai thotë: “Muslimanët kanë humbur një të tretën e të gjithë shkencës, dhe e kanë lënë atë në dorë të hebrenjve dhe të krishterëve.” [Burimi: Ar Razi, në librin “Virtytet e Shafiut”].

Kjo ishte për shkak të neglizhimit të muslimanëve shkencën e mjekësisë dhe preokupimit me shkencën e fesë në kohën e imam Shafiut, pra në shekullin e dytë të Islamit; por megjithatë, muslimanët i dhanë rëndësi të madhe shkencës së mjekësisë, hapën spitalet e para moderne në botë, vendosën bazat e mjekësisë dhe e përsosën atë; hapën universitetet e para të shkencës së mjekësisë dhe të shkencave të tjera ekzakte dhe vendosën bazat e të gjitha këtyre shkencave mbi të cilat mbështeten shkencat dhe universitet bashkëkohore sot; ndërkohë që në kohën e lulëzimit Islam, Perëndimi jetonte mesjetën e tij; pastaj gradualisht filloi të dërgonte studentë në universitetet e botës Islame, deri sa vodhi shkencën (librat) e muslimanëve dhe shkencëtarët muslimanë, për të ndërtuar shkencën dhe teknologjinë moderne.

Por, për shkak të vjedhjes së padrejtë dhe qëllimit jo të pastër, si dhe për shkak të keqpërdorimit të kësaj shkence, mjekësia moderne perëndimore dështoi totalisht në kurimin e sëmundjeve të njerëzve, sepse ata në realitet nuk kishin qëllim humanizmin dhe vendosjen e shkencës së mjekësisë në dobi të njerëzve, por e kthyen atë në mjet për të arritur qëllimet e tyre materiale dhe okupuese; për të sunduar mendjet e njerëzve dhe për të marrë në dorë pasuritë e tyre me anë të mjekësisë.

Ky është realiteti i mjekësisë konvencionale perëndimore; asnjë sëmundje nuk është e shërueshme; pacienti duhet të vazhdojë të blejë barnat e tyre vrasëse për pjesën e mbetur të jetës së tij.

Kur njerëzit në përgjithësi, dhe muslimanët në veçanti, ta kuptojnë realitetin e mjekësisë konvencionale, dhe të kthehen te mjekësia natyrale që kanë themeluar mjekët dhe shkencëtarët e mëdhenj të lulëzimit Islam, rrugën e të cilëve ndjek dhe kërkon të ringjallë Mjekësia Bimore Arabe, vetëm atëherë do të dinë të kurojnë dhe shërojnë sëmundjet e tyre, me vullnetin e Zotit Fuqiplotë, që i mësoi njeriut gjithçka që i duhet në jetën e tij në këtë botë, dhe vetëm atëherë do të rrisin cilësinë e jetës së tyre për të bërë një jetë sa më të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

scienceand-islam