SHENJAT E MEDHA TE KIAMETIT (8)

Tri Çarjet e Tokës

 

Nga libri me titull

SHENJAT E KIAMETIT

Prof. Dr. Abdullah Sulejman El Gafili

Profesor në Universitetin Islamik në Medinen e Ndritshme


Nga shenjat e Mëdha për të cilat i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka njoftuar se dotë ndodhin para Kiametit janë edhe Tri Çarjet e Tokës.

Kjo gjë është përmendur në hadithin e përcjellë nga Hudhejfe ibën Usejd, që e kemi përmendur më parë, ku thuhet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk do të bëhet Kiameti deri sa të shihni para tij dhjetë shenja…” Dhe prej tyre përmendi Tri çarjet e tokës: një në Lindje, një në Perëndim dhe një në Gadishullin Arabik.”[1]

Po kështu në hadithin e transmetuar nga Umu Seleme (radiallahu anha), e cila thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) të thotë: “Pas meje do të ndodhë një çarje toke në Lindje, një çarje në Perëndim dhe një çarje në Gadishullin e arabëve.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! A do të çahet toka ndërkohë që mbi të do të ketë njerëz të mirë?!” Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: “Nëse shumica e njerëzve do të jenë të prishur, po.”[2]

Këto tri çarje të tokës janë nga shenjat e mëdha të Kiametit, që nuk do të shfaqen veçse pak para Kiametit, dhe nuk bëhet fjalë për çarjet e tokës që kanë ndodhur më parë në vende dhe popuj të ndryshëm, sepse ato të tjerat janë nga shenjat e vogla të Kiametit, kurse këto të trija janë çarje të mëdha të tokës.

Ibën Haxheri thotë: “Çarja e tokës ka ndodhur në disa vende, por me këto tri çarje çështja është ndryshe dhe këto mund të jenë shumë më të mëdha.”[3]

 


[1] Muslimi (2901), Ebu Daudi (4311), Tirmidhiu (2183), Ibën Maxheh (4055), Ahmedi (4/7).

[2] Taberani në El Eusat (4/74). El Hejthemi, në Mexhmea ez Zevaid thotë: “Në zinxhirin e hadithit gjendet Hakim ibën Nafi, të cilin Ibën Muini e ka quajtur të besueshëm, kurse të tjerë e kanë konsideruar të dobët, kurse transmetuesit e tjerë janë të gjithë të besueshëm.

[3] Fet’hul Bari (13/84).


Shenjat e mëdha të Kiametit (9)

Shenjat e mëdha të Kiametit (8)

Shenjat e mëdha të Kiametit (7)

Shenjat e mëdha të Kiametit (6)

Shenjat e mëdha të Kiametit (5)

Shenjat e mëdha të Kiametit (4)

Shenjat e mëdha të Kiametit (3)

Shenjat e mëdha të Kiametit (2)

Shenjat e mëdha të Kiametit (1)