Tema te rendesishme rreth Xhihadit

Së pari: Rëndësia e Xhihadit në Islam

Së dyti: Përkufizimi dhe domethënia e Xhihadit

Së treti: Kushtet e obligueshmërisë së Xhihadit

Së katërti: Dispozitat dhe rregullat e Xhihadit

Së pesti: Vërejtje rreth Xhihadit në ditët e sotme

Së gjashti: Shenja dhe orientime për pasuesit e Sunetit që i mungojnë shumë prej të rinjve të ymetit

Së gjashti: Shenja dhe orientime për pasuesit e Sunetit që i mungojnë shumë prej të rinjve të ymetit

 

Ebu Dheri (radiallahu anhu) thotë: “Ngadalë, ngadalë, o njerëzit e Islamit, sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) të thotë: “Pas meje do të vijë një mbret, dhe ju duhet ta përkrahni atë. Kush kërkon ta poshtërojë atë (mbretin), ka bërë një të çarë në kufirin e Islamit dhe atij nuk i pranohet pendimi deri sa ta kthejë kufirin ashtu siç ishte!” [Es Sunnetu, i Ibën Ebi Asim, nr. 1079; shejh Albani ka thënë se zinxhiri i transmetuesve të tij është i saktë (sahih)].

El Karafi thotë: “Rregulli i përmbledhjes së interesave të përgjithshme shoqërore është i detyrueshëm dhe ai nuk mund të qëndrojë veçse me madhërimin e dijetarëve në zemrat e popullit; kur populi flet kundër diejtarëve apo i përçmon ata, atëherë interesi shoqëror është i paarritshëm.” [Edh Dhehijra, 13/234].

Abdullah ibën Mesudi (radiallahu anhu) ka thënë: “Do të vijë një kohë kur gjërat do të pështjellohen, por ju duhet të jeni të matur; që dikush të jetë ndjekës në të mirë është më mirë se të jetë kokë në të keqe.” [Musannef Ibën Ebi Shejbe, 7/456, dhe Shuabul Iman, i Bejhekiut, 7/297].

Imam Ahmedi ka nxjerrë një transmetim me sened të mirë nga Zejd ibën Thabit (radiallahu anhu) se ky ka thënë: “I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Tre gjëra nuk i urren kurrë zemra e muslimanit: Kryerja e e një vepre me sinqeritet për Hir të Allahut, këshillimi i udhëheqësve të shtetit dhe qëndrimi i bashkuar me masën e muslimanëve (xhematin), sepse lutja e tyre i përfshin ata nëse janë me xhematin.” [El Musned, 5/183].

Shejhu i Islamit, Ibën Tejmije thotë: “Këto tre gjëra përmbledhin të gjitha bazat e fesë dhe rregullat e saj, përmbledhin të drejtat e Allahut dhe të drejtat e robërve të Tij, dhe rregullojnë interesat e kësaj bote dhe të botës tjetër.” [Mexhmuul Fetava, 1/18].

Shejh Muhamed ibën Abdulvehab, në lidhje me këto tre gjëra, ka thënë: “Nuk ka ndodhur ndonjë çekuilibrim në fenë dhe jetesën e njerëzve veçse për shkak të prishjes së këtyre trejave ose njërës prej tyre.” [Çështjet e injorancës në veprat e shejh Muhamed ibën Abdulvehab, 1/236].

El Alusi, në interpretimin e fjalës së Allahut: “Sikur Allahu të mos i pengonte disa njerëz me të tjerë, toka do të ishte shkatërruar, por Allahu ka mirësi të madhe ndaj krijesave.” [El Bekare, 251], thotë: “Në këtë ajet theksohet virtyti i mbretit, pa të cilin nuk do të rregulloheshin çështjet e botës, prandaj thuhet: “Feja dhe mbreti janë binjakë; me ngritjen e njërit, ngrihet edhe tjetri, sepse feja është koka kurse mbreti është roja; kush nuk ka kokë, nuk ekziston, kurse kush nuk ka rojë, do të humbë.” [Ruhul Meani, 1/174].

Ibën Uthejmin, në lidhje me të drejtat e udhëheqësit dhe të popullit, thotë: “Mbushja e zemrave me urrejtje kundër udhëheqësve sjell sherr dhe rrëmujë, dhe po kështu, mbushja e zemrave me urrejtje kundër dijetarëve sjell nënçmim të tyre dhe si pasojë, nënçmim të Sheriatit që ata dijetarë mbartin. Nëse dikush përpiqet të pakësojë nga respekti i dijetarëve apo i udhëheqësve, atëherë do të humbë edhe sheriati edhe siguria.”

 

 

Mbyllje

 

Pas këyre temave përkujtuese dhe këshilluese në çështjet e xhihadit, shtroj një pyetje rreth historisë së Ebu Basir Utbeh ibën Usejd (radiallahu anhu), i cili i tha të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem), kur ky e ktheu atë te idhujtarët në bazë të marrëveshjes se Hudejbijes: “O i Dërguari i Allahut! A po më kthen te idhujtarët që të më sprovojnë në fenë time dhe të tallen me mua?”

Megjithatë, i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) e ktheu atë te mohuesit kurashit, kurse zemrat e muslimanëve po dridheshin dhe sytë i kullonin lot për atë djalë të Islamit që po i dorëzohej njerëzve më të ulët në tokë; përse nuk e ndihmoi i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) Ebu Basirin dhe ata që ishin me të?

Përse i dorëzuan ata te idhujtarët kurashit?

Përse nuk dërgoi dikë prej sahabëve që t’i ndihmonin ata, qoftë edhe fshehurazi?

Ku është roli i popullit që nuk ka frikë askënd tjetër veç Allahut në fenë e Allahut, dhe luftojnë me trupat dhe pasuritë e tyre, madje kanë qenë shumë herë më të lartë se të rinjtë e kokës sonë në besim, largpamësi, frikë nga Allahu, kërkim të asaj që është tek Allahu dhe mos-interes në dynja por dashuri për botën tjetër…dhe … dhe…?

Përgjigja e këtyre pyetjeve është e gjithë ajo që kaloi në këto fletë, por në mënyrë të përmbledhur themi:

Islami qëndron me xhematin (masën e bashkuar të muslimanëve); xhemati qëndron me prijësin; prijësi qëndron me dëgjimin dhe bindjen e popullit ndaj tij; dhe se xhihadi dhe çdo gjë që lidhet me të nga marrëveshjet e ndryshme mes vendit musliman dhe vendeve të tjera, janë nga të drejtat e prijësit dhe detyrat e tij, dhe të askujt prej njerëzve të thjeshtë prej popullit, të cilët kanë vetëm të drejtën e këshillimit dhe konsultimit, duke vazhduar në dëgjim dhe bindje ndaj prijësit, edhe nëse mendimet e tyre ndryshojnë.

Për t’u qartësuar më shumë përgjigja:

Pyetje: Përse nuk u ndihmua Ebu Basiri dhe shokët e tij? Përse iu dërëzuan ata idhujtarëve kurashit? Përse nuk u dërguan ndihmues për të dhe shokët e tij qoftë edhe fshehurazi?

Përgjigje: Për shkak të marrëveshjes që kishte lidhur me mohuesit dhe idhujtarit dhe aktit të paqes me ta.

Pyetje: Ku është roli i popullit që nuk ka frikë askënd tjetër veç Allahut në fenë e Allahut, dhe luftojnë me trupat dhe pasuritë e tyre, madje kanë qenë shumë herë më të lartë se të rinjtë e kokës sonë në besim, largpamësi, frikë nga Allahu, kërkim të asaj që është tek Allahu dhe mos-interes në dynja por dashuri për botën tjetër…dhe … dhe…?

Përgjigje: Iu nënshtruan prijësit të tyre me dëgjim dhe bindje dhe besuan se çështjet e marrëveshjeve dhe akteve të paqes me idhutjarët i përkisnin prijësit të tyre (salallahu alejhi ue selem) edhe pse mund të kishin mendim të kundërt me të.

Lus Allahun e Madhëruar të na udhëzojë ne dhe vëllezërit tanë muslimanë në të drejtën dhe në marrjen për gjykues Kuranin dhe Sunetin, dhe të na mundësojë mbyllje të jetës me mbylljen e lumturisë së përjetshme; Allahu na faltë ne, prindërit tanë dhe dijetarët tanë!

Allahu është i Gjithëdijshmi, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, dhe mbi familjen e shokët e tij!

 

Përfundimi i shkrimit të këtyre fletëve ishte në datën 20/ Dhul Kaade / 1423 AH.

Allahu i dhëntë sukses të gjithë muslimanëve për nijet të pastër dhe vepër të mirë!

Allahu na bëftë prej thirrësve në të vërtetën dhe të qëndrueshëm në të!

Shkroi

Abdullah ibën Sead Eba Husejn