Tema te rendesishme rreth Xhihadit

Së pari: Rëndësia e Xhihadit në Islam

Së dyti: Përkufizimi dhe domethënia e Xhihadit

Së treti: Kushtet e obligueshmërisë së Xhihadit

Së katërti: Dispozitat dhe rregullat e Xhihadit

Së pesti: Vërejtje rreth Xhihadit në ditët e sotme

Së gjashti: Shenja dhe orientime për pasuesit e Sunetit që i mungojnë shumë prej të rinjve të ymetit

Së pari: Rëndësia e Xhihadit në Islam

Xhihadi është çështje shumë e rëndësishme në Islam. Urdhri për të ka ardhur në Kuran dhe në Sunet, dhe dijetarët pasues të sunetit dhe xhematit kanë nxjerrë prej tyre (Kuranit dhe Sunetit) rregullat e xhihadit me të cilat dallojnë nga kundërshtuesit e tyre.

Nga rregullat e aprovuara prej tyre është edhe fjala e Ebu Xheafer et Tahaviu (Allahu e mëshiroftë!), që thotë: “Haxhi dhe xhihadi do të vazhdojnë gjithnjë përkrah udhëheqësve të muslimanëve, të mirëve e të këqinjëve, deri sa të bëhet Kiameti.” [Sherh et Tahavije, 2/555).

Dijetari i Islamit, Ibën Tejmije, i cili ka përcjellë në librin “El Vasitije”, akiden-bindjen dhe besimin e Ehli Sunetit dhe Xhematit, ndër tjera thotë: “Ehlu Suneti dhe Xhemati besojnë se Haxhi, Xhihadi dhe e Xhumaja kryhen me udhëheqësit, të mirë apo të këqinj qofshin ata.” [Mexhmuul Fetava, 3/158].

Shejh Abdulatif ibën Abdurrahman (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Kështu ka vazhduar të veprohet nga të gjithë dijetarët e ymetit, që nga zotërinjtë e parë e të gjithë imamët e ymetit; të urdhërojnë për bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe për të bërë Xhihad në rrugën e Allahut me çdo prijës, të mirë apo të keq; siç është e njohur mirë në librat e Bazave të Fesë dhe të Besimit.” [Eddurar es Sunijeh, 7/177-178].

Nga bindja e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është gjithashtu ajo që ka përcjellë Imam El Hasen ibën Ali el Barbahari, nga Imam Ahmedi (Allahu i mëshiroftë!) se: Kushdo që merr udhëheqjen me zgjedhjen e njerëzve dhe dëshirën e tyre, ai është prijës i besimtarëve; dhe askujt nuk i lejohet që të flejë një natë të vetme duke menduar se ai nuk ka prijës, qoftë ai i mirë apo i keq.” [Sherhu Suneh, f. 28].

Për këtë rregull që ata kanë nxjerrë argumenton hadithi i nxjerrë nga Muslimi, se Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi të Abdullah ibën Mutij kur ndodhi ngjarja e Huras në kohën e Jezid ibën Muavije, dhe ai tha: “I jepni Ebu Abdurrahmanit (d.m.th. Abdullah ibën Umerit) diçka që të mbështetet!” Por Ibën Umeri tha: “Nuk erdha që të ulem, por erdha që të tregoj një hadith që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), i cili ka thënë: “Kush heq dorë nga bindja ndaj udhëheqësit, do e takojë Allahun në ditën e Kiametit duke mos pasur asnjë justifikim, dhe kush vdes pa pasur besë të lidhur ndaj udhëheqësit të tij, vdes vdekje të injorancës.” Dhe kur njerëzit donin të rrëzonin Jezid ibën Muavijen, Abdullah ibën Umeri mblodhi njerëzit e fisit të tij dhe pasi tha shehadetin, tha: “Ne i japim besën tonë këtij burri (Jezidit), me besën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) të thotë: “Çdo tradhëtari do i ngulet një flamur në ditën e Kiametit!” Pra, ne i japim besën tonë këtij burri, sipas besës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij; Unë nuk di tradhti më të madhe se sa t’i jepet besa e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij një burri, pastaj të ngrihesh kundër tij me luftë. Kushdo prej jush që unë marr vesh ta ketë rrëzuar apo të mos ia ketë dhënë besën këtij burri (Jezidit), kjo gjë do të jetë ndarja mes meje dhe atij (që prish besën).” [Buhariu dhe Muslimi].

Pëërderisa është aprovuar rruga e Ehli Sunetit dhe Xhematit në lidhje me Xhihadin dhe se ai nuk lejohet të kryhet nga ata që janë nën besën e një udhëheqësi veçse me lejen e tij, atëherë ajo që duhet të sqarohet këtu janë fjalët e dijetarëve në lidhje me aprovimin e prijësit dhe si realizohet kjo gjë?

Dijetarët janë unanimisht të mendimit se prijësi zgjidhet me disa mënyra, nga të cilat:

  1. Me porosi nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) se filani do të jetë prijës i muslimanëve; me këtë porosi ai person arrin aprovimin e të qënit prijës i muslimanëve. Disa dijetarë thotë se pushteti i Ebu Bekrit (radiallahu anhu) ishte i këtij lloji, duke u bazuar në vendosjen e tij imam në namaz nga ana e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) në ditët e fundit të jetës së tij, dhe kjo ishte shenjë se ai kishte më shumë të drejtë në udhëheqjen e madhe të muslimanëve. [Aduaul Bejan, 1/51].
  2. Me zgjedhjen e dijetarëve të zgjidhjes dhe marrëveshjes. [Aduaul Bejan, 1/51].
  3. Caktimi i prijësit pasardhës nga prijësi paraardhës. Ebul Hasen el Mauerdi thotë: “Realizimi i udhëheqjes me trashëgimi nga prijësi paraardhës është një çështje për lejimin e të cilës ka unanimitet dijetarësh; dhe kjo ka ndodhur realisht me dy udhëheqës të muslimanëve për të cilët radë dakord të gjithë dhe nuk kundërshtoi askush: I pari ishte Ebu Bekri (radiallahu anhu) i cili la porosi që paasardhës i tij të ishte Umeri (radiallahu anhu); atëherë muslimanët e aprovuan udhëheqjen e Umerit pas Ebu Bekrit.

Kurse i dyti ishte Umeri (radiallahu anhu) i cili e la porosi këtë gjë te grupi i konsultimit të gjashtë sahabeve më të shquar që të zgjidhnin njërin prej tyre, dhe ata e pranuan këtë gjë duke besuar se kjo porosi ishte e saktë, edhe pse sahabet e tjerë përjashtoheshin nga kjo e drejtë. [El Ahkam es Sultanije, f. 39].

  1. Rrëzimi i pushtetarit paraardhës me forcë. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!), në Akiden që e ka përcjellë prej tij Abdullah ibën Malik el Attar, thotë: “Kush fiton mbi ta –d.m.th. mbi udhëheqësit- me anë të shpatës dhe arrin të bëhet udhëheqës në vend të tyre, dhe të quhet prijës i muslimanëve, atëherë nuk i lejohet askujt që beson Allahun dhe ditën e Fundit që të kalojë një natë të vetme pa e pranuar atë për prijës të tij, qoftë ai i mirë apo i keq.” [El Ahkam es Sultanije, i Ebu Jeala, f. 23; dhe Tabekatul Hanabile, i pot ë njëjtit autor, 1/241,246. Të shihet gjithashtu për Akiden e Ehli Sunetit në këtë pikë El Lalikai, 1/160.]

Ibën Umeri (radiallahu anhu), në kohët e fitneve dhe trazirave, nuk vinte një prijës i ri, veçse falej pas tij në namaz dhe ia dorëzonte atij zekatin e pasurisë së vet.” [Ibën Sead, në Et Tabekat, 4/193.]

Buhariu transmeton nga Abdullah ibën Dinar, se ky ka thënë: “Kam dëgjuar Abdullah ibën Umerin (radiallahu anhu) në kohën kur njerëzit u bashkuan në aprovimin e udhëheqjes së Abdulmelikut, të thoshte: “Unë shpreh dëgjueshmërinë dhe bindjen ndaj Abdullah Abdulmelikut, prijësit të besimtarëve, sipas rrugës së Allahut dhe rrugës së të Dërguarit të Allahut, me të gjtha mundësitë e mia. Edhe fëmijët e mi shprehin të njëjtën gjë.”

Ibën Haxheri thotë: “Fjala e tij “kur njerëzit u bashkuan në aprovimin e udhëheqjes së Abdulmelikut”, ka për qëllim Abdulmelik ibën Mervan ibën ek Hakem; kurse me fjalën “u bashkuan” ka për qëllim, u bashkua fjala dhe mendimi i tyre që ai të jetë udhëheqës, ndërsa para kësaj ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin për shkak se ishin dy kandidatë për prijës: Abdulmelik ibën Mervan dhe Abdullah ibën ez Zubejr.” [Fet’hul Bari, 13/194].

Më pas, Ibën Haxheri thotë: “Ibën Umeri gjatë kësaj kohe të paqëndrueshmërisë u distancua pa i dhënë besën as Ibën Zubejrit as Abdulmelikut, por kur Abdulmeliku e fitoi pushtetin me forcë dhe gjendja u stabilizua, atëherë ai ia dha besën atij.” [Fet’hul Bari, 13/195].

Bejhakiu në librin “Virtytet e Shafiut”, përmend një fjalë të tij të transmetuar nga Harmele, i cili thotë: “Kam dëgjuar Shafiun të thotë: “Kushdo që e merr hilafetin (udhëheqjen) me forcën e shpatës, pastaj quhet Halife dhe njerëzit bashkohen dhe e pranojnë atë si prijës të tyre, ai është në të vërtetë halifi (prijësi) i tyre.” [Menakibu esh Shafii, 1/448].

Ibën Haxheri thotë: “Dijetarët e fikhut janë bashkuar unanimisht në detyrueshmërinë e bindjes ndaj mbretit që ka ardhur në pushtet me forcë, dhe në bërjen e xhihadit bashkë me të.”

Shejh Abdulatif ibën Abdurrahman (Allahu e mëshiroftë!) ka përmendur se pushteti i fisit Al Mervan ka qenë arritur me forcë, por megjithatë, atyre ju nënshtruan të gjithë njerëzit e qyteteve e fshatrave. Po kështu ishte edhe themelimi i shtetit Abasit. Më pas thotë: “Përballë këtyre ngjarjeve dijetarët kanë qenë të një mendimi për bindjen ndaj atij që vjen në pushtet me forcë, zbatimin e ligjeve të tij dhe saktësinë e hilafetit të tij. Për këtë nuk kundërshtohen dy vetë.” [Mexhmuatu Rasail ue Mesail en Nexhdije, 3/167].

Iman Muhamed ibën Abdulvehab thotë: “Dijetarët e çdo medhhebi janë bashkuar unanimisht se kush vjen në pushtet me forcë, në një apo disa vende, gjykimi për të është se ai është prijësi i muslimanëve në gjithçka; sikur të mos ishte kjo, dynjaja nuk do të kishte stabilitet; madje që prej shumë kohës, që para imam Ahmedit e deri në kohën tonë, njerëzit nuk janë bashkuar kurrë unanimisht në caktimin e një prijësi të vetëm; dhe askush nga dijetarët nuk njihet të ketë thënë se ndonjë prej dispozitave që lidhen me prijësin nuk janë të sakta veçse me prijësin e madh!” [Ed Dura res Sunijeh, 9/5].

Përmenda fjalën e Shejh Abdulatif Abdurrahmanin para fjalës së imam Muhamed ibën Abdulvehab për një qëllim dhe dobi të posaçme në fjalën e këtij të fundit, që duhet përmendur: Saktësia e ekzistencës së më shumë se një prijësi njëherësh në raste të veçanta, dhe se zaptimi i një prijësi një zonë të caktuar, merr gjykimin prijësit të përgjithshëm në atë zonë. Për këtë arsye, shejhu i Islamit, Ibën Tejmije thotë: “Suneti është që të gjithë muslimanët të kenë një prijës të vetëm, kurse të tjerët janë zëvendës të tyre në vende të ndryshme. Por nëse ndodh që ata prijës të dalin nga ky rregull duke kundërshtuar bindjen ndaj prijësit kryesor apo për shkak të pamundësisë apo për shkakqe të tjera, dhe si rezultat të gjendet një numër prijësish, atëherë çdo njëri prej atyre prijësve e ka detyrë të vendosë kufijtë dhe të përmbushë detyrimet.” [Mexhmuul Fetava, 34/175, 176].

Kur Ibnu Kethiri flet rreth kësaj çështje në Tefsirin e tij, thotë: “Kjo i ngjan gjendjes së halifëve nga Beni Umeje dhe Abasitët në Irak, Fatimitë në Egjipt dhe Emevitë në Marok.” [Tefsiri i Ibën Kethirit, 1/74].

Imam Sheukani, në sqarimin që i bën fjalës së autorit të librit “El Ez’har” ku thotë: “Ekzistenca e dy prijësve nuk është e saktë”, thotë: “Por pas përhapjes së Islamit dhe zgjerimit të kufijve të tij me largësinë e tyre nga qendra, padyshim që në çdo zonë apo zona të pushtetit musliman u vendosën prijës apo mbretër të veçantë, ku secili prej tyre kishte pushtet në zonë e vet por jo në zonën e tjetrit. Pra, nuk ka problem në shtimin e numrit të prijësve apo mbretërve, dhe secili banor i secilit prej atyre vendeve e ka për detyrë bindjen ndaj prijësit të vendit të tij pasi ky të ketë marrë besën dhe aprovimin e të qenët prijës apo mbret i asaj zone apo vendi, dhe në atë vend të zbatohen urdhrat dhe ndalesat e tij. Nëse dikush nga kundërshtarët e prijësit të aprovuar ngrihet kundër tij, gjykimi për të është që të vritet nëse nuk pendohet dhe kthehet nga rruga e tij. Por, banorët e zonës tjetër nuk e kanë detyrim bindjen ndaj prijësit të kësaj zone dhe as hyrjen në pushtetin e tij.. Kjo është e ditur për çdokënd që ka njohuri rreth historisë dhe gjendjes së njerëzve dhe të vendeve.”

Në fund të fjalës së tij, Sheukani thotë: “Mësoje këtë sepse kjo është në përputhje me rregullat bazë të sheriatit dhe argumentet e sakta, dhe lër çdo gjë tjetër që thuhet në kundërshtim me këtë, sepse ndryshimi i gjendjes në të cilën ndodhej pushteti Islam në fillim të Islamit nga gjendja në të cilën ndodhemi ne tani, dallon më shumë se djelli i ditës me diell. Kush e mohon këtë është trillues dhe nuk meriton t’i flitet me argument, sepse ai nuk i percepton argumentet.” [Es Sejlul Xherar, 4/512].

 

Kthehu te:

TEMA TË RËNDËSISHME RRETH XHIHADIT