Pyetje Përgjigje rreth Besimit – Akides (2)

 

(Pyetja Nr. 22) Xhemail / Maqedoni

Kisha deshire qe ta analizoni dhe te tregoni rreth ceshtjes se dexhallit i cili nuk permendet ne Kuran dhe si kjo teme eshte shendrruar ne ceshtje imani?
Para se te pergjigjeni rreth kesaj pyetje kisha pasur deshire qe ta shikoni videon qe kam pare ne lidhje me kete teme

Përgjigje / 14-6-2017

Muslimanet, qe ne kohen e Pejgamberit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) perfshire shoket e tij pa perjashtim, dhe po ashtu shoket e shokeve (tabiinet) dhe te gjithe dijetaret e ehli sunetit bashke me popullin musliman ne mase te gjere, besojne se Dexhali eshte personazh real dhe nje nga shenjat e medha te Kiametit.
Dexhalin e besojne gjithashtu te krishteret, te cilet e quajne Antikrisht, ashtu si besojne edhe ne zbritjen e Isait apo te Shpetimtarit.

Ata qe e kane mohuar Dexhalin, jane pikerisht ata qe do e ndjekin ate kur te vije, e ata jane hebrenjte, shiitet, havarixhet, xhehmite dhe mutezilite. Me shume detaje ne lidhje me Dexhalin dhe kush e beson apo jo ate, mund te lexoni ne kete artikull: http://rrugetepaqes.net/sprova-e-dexhalit/

Nese dikush thote se Dexhali nuk permendet ne Kuran dhe si rezultat nuk mund te jete çeshtje besimi, do te thote se ai nuk e njeh as Kuranin as Islamin, pasi Allahu thote ne Kuran: “Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i Dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, hiqni dorë prej saj.” [El Hashr, 7], dhe ka shume çeshtje besimi qe nuk jane permendur direkt ne Kuran, por i ka permendur i Derguari i Allahut me shpallje nga Allahu, dhe kush i mohon ato eshte njesoj si mohimi i diçkaje nga Kurani.

Ky eshte besimi dhe feja e muslimaneve, qe besojne Kuranin dhe Sunetin, prandaj kujdes nga grupet e devijuara qe kerkojne te hedhin helm ne popullin musliman per ta devijuar ate nga feja dhe per t’i futur ne dyshime me ate filozofine dhe skolastiken e tyre me te cilen i futin lajthitjen vetvetes para te tjereve.

Lexoni me shume per vendin e Sunetit ne Islam, ne kete artikull: http://rrugetepaqes.net/vendi-i-sunetit-ne-islam/

Allahu eshte i Gjithedijshmi, dhe paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, Muhamedin, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


(Pyetja Nr. 21) Anonim / Tiranë

Selam Alejkum, jam nje qytetar nga periferia e Tiranës, jam i martuar dhe kam nje djale 23 muajsh, mund te them qe jemi me besimin gjysmake une mbaj ramazan bashke me nusen dhe shkoj kryesisht te premteve ne xhami, jam ne hall sepse djali ka rreth 2 muaj qe ka nje regres ne zhvillim pra ka nje stopim nuk na shihte ne sy fare por e kam cuar ne kopsht dhe ka filluar te permisohet dukshem, i vendos dhe pjese Kurani ne shpi, ka pare shume kukulla ne telefon i kam vendosur ne fb fotot ku eshte nje femije i embel dhe tani ja kam heq te gjitha dhe tv se ndez fare ne shtepi, nje njeri i aferm i familjes sa here shifte djalin nuk bente kurrë marshalla dhe djali qante kur e shikonte ate njeri gjithmone, gruaja eshte shume rende dhe fajëson veten, dikush i kishte thene qe ne nje qytet te veriut eshte nje njeri hoxhë i mire qe ka dhenë prova, kishte fol ne telefon dhe i kishte thene po erdhe eja me besim, mu lut te kisha besim dhe une gje qe ne mungonte, kur shkuam atje ai m’u duk disi i pergatitje nga ana shkencore, s’kishte lidhje me islamin, ne mure kishte foto dervishleresh, merrte dhe lek sa ti leje, beri disa lutje ku rrotullonte peje dhe pastaj i bente nyje duke lutur zotin ku tha futni ne nje shishe me une e t’a pij djali, une u stepa dhe sbesova per asnjë moment por duke pare gjendjen psiqike te gruas s’kisha cbeje, kam frikë se kam bere shirk, te lutem më ndihmoni une besoj se djali ka sy, dhe kam frikë se ai hoxha i ka bere magji djalit ose i zgjidh problemet me magji? ka dy dite qe ka qene djali.

Përgjigje / 12-6-2017

Mjaftonte per djalin qe ta coje te imami i xhamise qe t’i lexonte pak Kuran duke i vene doren te koka, dhe mund ta perserisni disa here deri sa te shihni qe i ka kaluar, pasi eshte e vertete se syri i ze femijet shpejt por edhe i largohet shpejt me pak lexim Kurani.

Kurse shkuarja te dervishi apo “njeriu i mire” eshte gabim fatal, dhe eshte e vertete se grate mashtrohen masiviht prej gjerave te tilla, dhe me shume jane qe e pesojne dhe vuajne pasojat e atij “besimi” mashtrues qe ata kerkojne, dhe qe muslimanit sigurisht qe nuk i lejohet te shkoje ne vende te tilla, prandaj per kete duhet te pendoheni dhe t’i kerkoni falje Allahut, si ti edhe bashkeshortja, dhe kjo sepse ata “njerez te mire” ose jane mashtrues dhe nuk dijne asgje, ose veprojne gjera te pista me xhine e shejtane, prandaj duhet qendruar larg tyre.

E keqja qe te bie nuk mund te kurohet me dicka tjeter me te keqe se ajo, apo nga e njejta fushe dhe kategori.

Ajo qe duhet te beni, eshte thjesht ta dergoni djalin te nje imam xhamie qe t’i lexoje pak Kuran, dhe po ashtu te vazhdoni te vendosni Kuran ne shtepi, sidomos para gjumit.

Allahu ju ruajte juve dhe femijet tuaj nga cdo e keqe!


(Pyetja Nr. 20) Eri / Tiranë: / 22-6-2008

Message: E selamu alejkum , kam lexuar disa libra rreth akides, dhe kam hasur ne nje ceshtje, thote: kursia eshte vendi ku Allahu vendos kembet. A ka hadith qe e sqaron kete ceshtje? Allahu te dhente dije te dobishme.

Përgjigje / 25-6-2008

Ka ardhur nje transmetim i sakte nga Iben Abasi, se ai ka thene: “El Kursij eshte vendi i vendosjes se Kembeve, ndersa madhesine e Arshit askush nuk mund ta percaktoje.” [Shejh Albani e ka konsideruar sahih meukuf te Iben Abasi, ne librin “Muhtesar el Uluu” te Dhehebiut]. Pra, kjo eshte fjale e Iben Abasit (radiallahu anhu) dhe komentim i tij, por per gjera te tilla qe kane te bejne me te fshehten, nuk mund te flitet sipas mendjes dhe mundet qe Iben Abasi ta kete degjuar ate nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Ne e besojme keshtu si ka ardhur dhe nuk futemi me tej per komentimin apo interpretimin e kesaj, as nuk themi si e qysh, por e marrim ashtu si ka ardhur, sepse çfare do qe te themi, kjo eshte çeshtje e fshehte dhe ne nuk kemi rruge per njohjen e saj veçse shpalljen, ndersa vertetimin e saj do e mesojme ne diten e Gjykimit. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 19) Enes / Kosovë: / 16-6-2008

Message: selam alejkum ,,,e kam lexuar nje hadith qe kaderin nuk ka mundesi me e ndrushue asgje perveq DUAS LUTJES sa eshte ky hadih i vertet dhe nese po si eshte kjo ,,,pak komentim ma shume.

Përgjigje/ 20-6-2008

Hadithi ne fjale eshte i mire – hasen. Ate e ka nxjerre Tirmidhiu 2139, nga Selman el Farisi, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk e kthen caktimin veçse lutja…” Caktimi qe permendet ne hadith eshte per qellim ajo qe do te ndodhte nese nuk do te behej lutja; kur njeriu, duke u nisur nga shkaqet dhe rrethanat aktuale mendon se do ta gjeje diçka e keqe dhe i lutet Allahut t’ia largoje ate, Allahu ia largon atij dhe keshtu, vete ai qe ben lutjen beson se Allahu i ka larguar diçka te keqe qe mund ta kapte nese nuk do t’i lutej Allahut qe ta ruante prej saj. Caktimi i Allahut eshte diçka e fshehte te cilen njeriu nuk e di dhe nuk e meson veçse pasi te ndodhe, ndaj ai eshte i lire te veproje dhe te zgjedhe dhe jo i detyruar nga caktimi, siç pretendojne disa te humbur, pasi qe askush nuk e di se çfare eshte caktuar per te, prandaj ai duhet te veproje dhe t’i beje lutje Allahut, sepse siç ka ardhur ne hadithin e transmetuar Imran iben Husajn: Dikush pyeti Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem): “O i Derguari i Allahut! A dihet tashme se kush jane banoret e xhenetit dhe kush jane ata te zjarrit?” Ai tha: “Po”. Pyetesi tha: “Atehere perse punojne ata qe punojne?” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) iu pergjigj: “Secilit i lehtesohet (mundesohet) te veproje per ate qe eshte krijuar (xhenetliu per xhenetin dhe xhehenemliu per xhehenemin).” [Sahih. Ebu Daudi 4709] Me kete kuptim eshte percjelle edhe nga Umeri (radiallahu anhu), siç e transmeton Tirmidhiu 3111.

Dijetaret thone se paracaktimi i Allahut perfshin kater gjera apo kater shkalle:

1. Pohimin se Allahu i Madheruar di gjithçka qe ne ezel (pafillimesi) dhe deri ne pafundesi.

2. Allahu ka shkruar gjithçka te madhe e te vogel ne librin e quajtur “El Leuhul Mahfudh”, i cili eshte tek Ai.

3. Allahu i Madheruar vepron me Vullnetin dhe Deshiren e Tij te plote dhe te ekzekutueshme, te cilen nuk e kthen asgje. (Prej ketu, duhet te jete e qarte se duaja nuk kthen ate caktim te Allahut te cilin e ka shkruar qe para se te krijoje gjithesine, por ajo pengon te ndodhe diçka, shkaqet paraprake te se ciles kane ndodhur dhe ka mbetur rezultati i tyre, i cili eshte e keqja qe rrjedh nga ato shkaqe, por lutja e ndalon kete caktim, d.m.th. ndalon ndodhjen e rezultatit edhe pse shkaqet e tij te zakonshme jane plotesuar, por kjo lutje ka qene e caktuar nga Allahu qe do te behet nga personi ne fjale dhe ai duhet te falenderoje Allahun per kete dhe per çdo gje.)

4. Allahu i Madheruar ka krijuar çdo gje qe ekziston dhe Ai eshte i Plotfuqishem per gjithçka.

Keto i gjen te shpjeguara hollesisht ne librin “Sherhu el Akideti el Uasitije”, te shejh Iben Uthejminit, ose te shejh Feuzanit, etj. Allahu eshte Ai i cili jep sukses. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 18) Muslimanja / Gjermani: / 14-6-2008

Message: Selam alejkum Hoxh i kam keto pyetje.
1. A ka mundesi t’me tregon lidhur me femijet qe vdesin si jane ne ate bote dhe pasi vendosemi ne xhenet (inshaAllah) ne qfare moshe do te jen ata femij, dhe ne nje hadith thuhet qe kur eshte ngrit Muhammedi s.a.v.s ne qiell e ka pare nje njeri te rrethuar me femij dhe kur e pyet Xhibrilin se kush eshte?, ai i thote qe eshte pejgamberi Ibrahim, dmth kam deshir t’me sqaron pse pikerishte ky pejgamber eshte i vequar me kete dukuri athua i ka dasht shum femijt ne kete bote?
2. Kam ndegjuar qe per personat me aftesi te kufizuar nuk i shkruan lapsi dhe hyjne ne Xhennet pa dhen llogari, si pershkruhen ne boten tjeter, a jan si te gjith banoret e Xhennetit?
3. Hyrit pershkruen shum te bukura,,, por nese vdes nje besimtare e devotshme, a eshte kjo me e bukur se Hyrit.

Përgjigje / 20-6-2008

1. Femijet e muslimaneve do te jene ne xhenet, ndersa ata te mosbesimtareve jane ne dijen e Allahut, i Cili e di se si do te beheshin nese do te kishin jetuar deri ne moshen madhore, do te besonin apo jo. Sa per moshen e tyre ne xhenet, nuk ka ndonje argument. Ndersa ka ardhur hadith i sakte ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Femijet e muslimaneve do te jene ne nje koder, ne xhenet, nen kujdestarine e Ibrahimit dhe te Sares, deri sa t’ua dorezojne prinderve te tyre ne diten e Kiametit.” [Es Sahiha 1467. E ka nxjerre Ebu Nuajm, Iben Asakir, Ed Dejlemi]. Kjo gje eshte prej virtyteve te Ibrahimit (alejhi selam), siç eshte edhe fakti se ai do te ringjallet i veshur me rroba ne diten e ringjalljes, ndryshe nga njerezit e tjere. Mund te jete edhe fakti se ai i donte femijet dhe se u sprovua me therrjen e djalit te vetem, Ismailit (alejhi selam).

2. Ata njerez te cilet kane vdekur dhe nuk kane logjikuar (kane qene me te meta mendore), shihet: nese semundja e tyre eshte e lindur, dhe ata jane prej femijeve te muslimaneve, ata futen me femijet e muslimaneve, ose ne diten e Kiametit, Allahu u jep mendje dhe i sprovon. E nese ata e kane arritur moshen madhore duke qene me logjike te plote, pastaj jane semure, ne kete rast jepet gjykimi sipas asaj qe kane qene deri sa kane pasur logjike. E gjitha kjo, sepse Allahu nuk merr ne llogari vetem per ato gjera te cilat njeriu i vepron me zgjedhjen dhe vetedijen e tij, dhe jo ato qe i ben pa vetedije, e Allahu nuk i ben padrejtesi askujt. Çdo njeri qe hyn ne xhenet, do te jete me mendje te plote dhe i vetedijshem, por dihet se gradet e banoreve te xhenetit ndryshojne nga njera-tjetra ne varesi te punes dhe besimit qe ka pasur çdo musliman ne dynja, e Allahu meshiron me meshiren e Tij ke te doje. Lusim Allahun te na fuse ne meshiren e Tij dhe te na beje prej banoreve te xheneteve te larta!

3. Gjendja e besimtares ne xhenet eshte me e mire se gjendja e Hurive, me e larte ne grade dhe me e bukur. Kane ardhur disa hadithe dhe transmetime theniesh te sahabeve qe flasin per kete, por asgje prej tyre nuk eshte e qendrueshme, por megjithate, dihet se gruaja e mire ne kete bote, nese hyn ne xhenet, ajo hyn si shperblim per veprat e saj dhe si nderim nga Allahu per fene dhe te mirat e saj, ndersa Hyrite, te cilat jane nga kenaqesite e xhenetit, ato jane krijuar per dike tjeter, si shperblim per besimtarin per veprat e mira qe ka bere ne dynja, dhe padyshim se dallimi eshte shume i madh mes asaj qe hyn ne xhenet si shperblim per punen e saj te mire dhe mes asaj qe eshte krijuar per t’u shperblyer me te ai qe ben vepra te mira! E para, besimtarja eshte mbretereshe ne xhenet, ndersa e dyta, edhe pse ka vendin dhe bukurine e saj, por padyshim se ajo eshte me poshte se mbreteresha, dhe ajo urdherohet nga zoteriu i saj besimtar, si shperblim per te cilin Allahu e ka krijuar ate. Keshtu qe, le te pergezohen besimtaret me miresite dhe vendin qe Allahu do t’u jape atyre ne xhenet, si miresi nga Allahu dhe shperblim per veprat e tyre ne dynja. Allahu eshte Ai i cili jep sukses. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja 17) Kujtim / Kosovë: / 10-6-2008

Message: selam alejkum,,, hoxhe i nderuar, a eshte e vertet qe kane mbrri disa nga qafirat ne hene dhe nese jo, ju lutem me sjell argumente se e kam nje problem me nje shok te shkolles ,,,selam alejkum.

Përgjigje / 15-6-2008

Jeni duke humbur kohen me gjera pa vlere dhe pa rendesi; sepse sikur dikush te kete mberritur ne hene, kjo nuk sjell ndonje dobi apo dem dhe e kenderta e kesaj eshte njesoj. Po keshtu edhe per arritjen ne Mars, per te cilen po flitet keto dite, per t’u hequr mendjen njerezve nga realiteti i hidhur i veprave qe bejne fuqite e medha dhe per te mbuluar gjemat e tyre qe i shkaktojne njerezimit, jane hedhur t’i mashtrojne me fjalen se gjoja kane arritur ne Mars! Edhe nese kane arritur, çfare te mire ka njerezimi nga kjo gje? Perse harxhohen gjithe ato para, te cilat sikur t’u ndaheshin njerezve per buke e ushqime, nuk do te kishte me varferi ne bote? Apo mos kerkojne te gjejne thesare perrallore ne Mars e ne Hene, siç pretendojne disa?! Njerezimi dhe zhvillimi i jetes nuk ka lidhje me enderrat e ngjitjes se hapesire dhe as me fluturimin ne te, por me zbulimin dhe zhvillimin e atyre shkencave qe i sjellin njerezimit dobi te drejtperdrejte, siç eshte mjekesia, industria, etj. Por Allahu udhezon ke te doje dhe humb ke te doje. Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 16) Kujtim / Kosovë: / 5-6-2008

Message: Selam alejkum hoxhe i nderuar e kam nje pyetje qe ka te beje me ajetin numer 47 te sures rrum ku Allahu thote: “Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.”
Pyetaj ime eshte a vlen kjo ndihmes edhe per ne tash ne kete si besimtar ndihma e Allahut,, se ajeti po thote se ka qene??
Pyetja e dyte eshte pse Allahu po e quan veten ne shumes YNI ??

Përgjigje / 6-6-2008

1. Kuptimi i foljes “ishte” apo “ka qene”, ne kete rast tregon vazhdueshmeri dhe nuk tregon kohen e shkuar e te kryer. Po keshtu çdo gje qe vjen ne Kuran ne kete forme dhe lidhet me vepren e Allahut apo cilesim te Tij, tregon vazhdueshmeri dhe kjo gje eshte e njohur ne gjuhen arabe. Kur thuhet ne fund te shume ajeteve: “وكان الله عليما حكيما”, “Allahu ka qene gjithnje i Gjitheditur, i Urte.” [En Nisa, 17]. Dhe vazhdon te jete i Gjitheditur, i Urte. Po keshtu, edhe ne ajetin ne fjale, kur Allahu thote: “وكان حقا علينا نصر المؤمنين”, dmth: “Ndihmesa e besimtareve eshte obligimi Yne.” Keshtu duhet te perkthehen keto ajete, dhe keshtu jane perkthyer nga perkthyesit e Kuranit, ne kohen e tashme e te vazhdueshme, sepse ky eshte kuptimi i tyre dhe kjo eshte diçka e njohur ne gjuhen arabe: qe koha e kryer perdoret gjithshtu per te treguar vazhdueshmeri.

2. Gjithashtu edhe perdorimi i peremrave vetor ne shumes per Allahun, eshte per te treguar madheshtim dhe madherim te Tij. Ky eshte perdorim gjuhesor ne te gjitha gjuhet e botes, qe kur flitet me persona me autoritet, apo per te respektuar dike, nuk i flitet me “ti”, por me “ju”, edhe pse eshte vetem nje person. Ndersa qe te thuhet per Allahun ne shumes, eshte me paresore dhe me e merituar, dhe me me edukate ndaj Tij, te Madhurueshmit.

Allahu eshte Ai i cili jep sukses! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 15) Titi / Gushavc: / 3-6-2008

Message: Esselamu alejkum. A lejohet te shkruhet (hajmali), dhe qfare mekati e kan ata qe i besojne edhe i mbajne hajmalite? Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

Përgjigje / 12-6-2008

Me e sakta prej fjaleve te dijetareve eshte se hajmalite nuk lejohet te shkruhen dhe as te mbahen ne trup, sepse kjo gje eshte mbeshtetje e personit tek diçka tjeter perveç Allahut. Kjo eshte me e pakta, sepse mundet qe vete hajmalia te permbaje gjera te ndaluara, fjale te shejtanit dhe shirk brenda saj, gje e cila eshte e ndaluar rreptesisht ne Islam, dhe kjo eshte shokvenie Allahut, e Allahu nuk e fal t’i besh shok Atij. Por ne themi se njerezit qe i mbajne ato hajmali jane injorante te pamesuar dhe duhen mesuar, se mjafton Allahu si Mbrojtes dhe se mund te kerkoni mbrojtje ne Librin e Tij duke e lexuar ate dhe duke ju mbeshtetur vetem Allahut per mbrojtje e ndihme, sepse askush dhe asgje nuk ben dem dhe as nuk sjell dobi veçse me lejen e Allahut. Per t’u ruajtur nga gjerat e keqia, Islami na ka mesuar shume gjera dhe ne mjaftohemi me to, e nuk kemi nevoje per te shtuar gjera te reja, sepse sikur te kishte gjera te tjera te dobishme per ne, Allahu do na i kishte mesuar. Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 14) Lec / Mitrovicë: / 17-5-2008

Message: Es Selamu alejkum. Pyetja ime eshte: melajket a i shohin xhinet?

Përgjigje / 22-5-2008

Po, i shohin. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kur degjoni kendimin e gjelit, kerkojini Allahut nga miresia e Tij, sepse ai ka pare nje engjell, dhe kur te degjoni pellitjen e gomarit, i kerkoni Allahut mbrojtje nga shejtani, sepse ai ka pare nje shejtan.” [Buhariu dhe Muslimi]. Ne nje hadith tjeter thuhet: “Kur thirret ezani per namaz, shejtani largohet duke leshuar nje ze, qe te mos degjoje ezanin…” [Buhariu dhe Muslimi].

Lind pyetja: Si mundet qe gomari te shohe shejtanin dhe gjeli engjejt, dhe jo e kunderta? Perse shejtani largohet kur degjon ezanin?

Ne muslimanet i besojme keto sepse keto i ka njoftuar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i cili nuk flet nga vetja e vet por nga shpallja e Allahut. Ne nuk mund ta kuptojme perse gomari sheh shejtanin dhe gjeli engjejt, por e kuptojme qe shejtani largohet kur sheh engjejt.

Nje shpjegim per kete mund te ishte edhe ai se tashme shkenca ka zbuluar se njeriu nuk i sheh te gjitha ngjyrat dhe rrezet; ai nuk i sheh rrezet ultravjollce dhe as ato ultraviolete. Ndersa gomari i sheh rrezet ultravjollce dhe gjeli shejh ato ultraviolete. Ne e dime se meleket jane krijuar prej drite ndersa xhinet prej flakes se zjarrit. Prej ketu, meleket shihen nga gjeli i cili sheh rrezet ultraviolete dhe shejtani shihet nga gomari i cili i sheh rrezet ultravjollce, dhe kur prezentojne engjejt me driten e tyre, shejtanet largohen sepse nuk e durojne dot ate drite.

Ky eshte nje shpjegim material -si te thuash- dhe mund te jete i sakte, por neve na mjafton qe kur Allahu dhe i Derguari i Tij na thone diçka, te themi: “Degjuam dhe bindem. Te kerkojme falje Ty o Zot, dhe tek Ti eshte kthimi.” [El Bekare, 285].

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 13) Muhamedi / Zvicër: / 10-5-2008

Message: Selamun Alejkum hoxhe i nderuar, lusim All-llahun qe ta shtoj dijen dhe te forcon ne dinin e tij.
Deshta te dij hoxhe, si duhet ti kuptojme tekstet e Kuranit dhe hadithit qe All-llahu eshte mbi Arsh, po ndegjoj se ka transmetime se All-llahu eshte i ulur ne te (ARSH) dhe se kete e ka thene ibn Kajjimi rahimehull-llah, sa eshte e vertete kjo, dhe ku eshte kufiri tek kjo qeshtje ne menyr qe te mbyllet zgjerimi i kesaj pyetje? BarakAll-llahu fike.

Përgjigje / 15-5-2008

Besimi i Ehli Sunetit dhe xhematit eshte se ata i marrin tekstet ku permenden Cilesite e Allahut te Madheruar ashtu siç kane ardhur, dhe siç kuptohen nga gjuha arabe, pa i ndryshuar kuptimin, pa i interpretuar ne kuptim tjeter nga ai qe kane, pa i ngjasuar me ato te krijesave dhe pa i mohuar ato Cilesi. I marrin ato ne kuptimin e tyre gjuhesor dhe i pohojne ato Cilesi per Allahun, por formen, menyren dhe realitetin e tyre nuk e di veçse Allahu i Madheruar. Ne lidhje me Arshin, besimi i Selefeve eshte se ata e pohojne Arshin, dhe se Allahu Isteva – eshte ngritur mbi Arsh me ngritje te veçante nga ngritja mbi te gjitha krijesat, dhe se isteva do te thote – u ngrit, u lartesua dhe qendroi mbi te, por nuk e dime formen dhe menyren e ngritjes mbi arsh dhe as te qendrimit mbi te; dhe ne mosdije hyn gjithashtu nese eshte ulur mbi te apo jo, pasi qe diçka e tille nuk ka ardhur ne tekst te sakte. Iben Uthejmin, ne nje kasete me titull “Takim i hapur”, thote: “Fjala (Isteva) vjen edhe me kuptimin (u ul), por a eshte e sakte qe kete kuptim ta kalojme edhe ne lidhje me Istivane e Allahut mbi Arsh? Per kete ka diskutim! Nese diçka e tille (komentimi i fjales Isteva me uljen) vertetohet te kete ardhur nga selefet, ne e marrim ate, e ne te kundert, kjo çeshtje eshte e diskutueshme, sepse forma e Istivase eshte e panjohur per ne, dhe nga e panjohura per ne ketu eshte gjithashtu nese Allahu eshte ulur apo jo mbi Arsh. Por ne themi se kuptimi i sigurte i fjales (Isteva) eshte te ngriturit lart dhe te lartesuarit.”

Ndersa Ibnul Kajjim ka percjelle fjale te ndryshme te dijetareve ne lidhje me uljen e Allahut, si dhe me uljen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ne diten e Kiametit ne te djathte te Allahut, por çeshtja nuk eshte vend per t’u zhytur shume ne te, dhe as te perfytyrojme per Allahun e Madheruar gjera qe i ngjasojme me ato te krijesave, sepse ne çdo rast ne nuk e dime formen dhe as menyren e Cilesive te Allahut te Madheruar. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 12) Anonim / Kosovë: / 8-5-2008

Message: selam alejkum
Si ti pergjigjemi atyre te cilet thone se pengesate ne tekfir lejohen vetem ne usulu din[ashtu siq thone ata] ndersa ne aslu din nuk lejohen kursesi dmth nuk ka justifikim nese ben shirk muslimani, ai menjehr eshte mushrik.
Ndersa thone nese i ngritet argumenti ather ai behet kafir e jo mushrik.
Dmth Pa ngritje arhumenti ai eshte mushrik e nese i ngritet argumenti [ikametul huxhxhe] ateher ai behet kafir, cfare argumentimi eshte kjo dhe a thua vella cfare dallimi keta bejne kur kan per qëllim mushrikin dhe kafirin ne anen tjeter-cfare loj eshte kjo. selam alejkum.

Përgjigje / 13-5-2008

Tekfiri (quajtja e dikujt kafir) eshte gjykim sheriati te cilin nuk e vendos veçse Allahu i Madheruar dhe i Derguari i Tij. Ne quajme kafir ate qe Allahu dhe i Derguari i Tij e ka quajtur kafir, pra me argument nga Libri i Allahut apo nga suneti i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Ndersa, kur nje musliman ne origjine kryen nje veper e cila eshte kufer ose shirk me argument nga sheriati, atehere themi se ai ka bere veper kufri apo shirku (dhe keto te dyja nuk kane dallim, sepse qe te dyja te nxjerrin nga Islami nese plotesohen kushtet dhe nuk ka pengesa), por nuk themi se ai eshte kafir apo mushrik, vetem pasi t’i behet i qarte argumenti nga nje dijetar apo njeri me dije te sigurte dhe jo i paditur apo me dije te paket, madje as nje nxenes dije i perparuar nuk i takon ta beje kete (ngritjen e argumentit), keshtu thone dijetaret. Pra, çeshtja e tekfirit eshte e rrezikshme, sepse ketu behet fjale per berjen kafira te atyre qe ne origjine jane muslimane, por qe mund te veprojne nje veper kufri apo shirku, pa dije ose per shkak te interpretimit te gabuar, ose te detyruar me force, e shkaqe te tjera te cilat jane pengesa nga quajtja e muslimanit kafir nese ben nje veper kufri. Kjo eshte fjala e te gjithe dijetareve te ehli sunetit dhe xhematit, pa perjashtim. Ndersa ata qe hedhin dyshime dhe ua peshtjellojne kete çeshtje njerezve te thjeshte, kane humbur rruge dhe jane larg te vertetes, me apo pa dije dhe me apo pa qellim. Feja jone eshte e thjeshte dhe e lehte per t’u kuptuar, dhe nuk kerkon shume filozofi. Prandaj, muslimani duhet te mesoje sa te mundet, te perpiqet te punoje mire sa te mundet, te shohe veprat e veta dhe pastaj te ftoje te tjeret ne fene e Allahut me urtesi, e jo te germoje te nxjerre nga feja ata qe jane muslimane, per shkak te nje gabimi apo gjynahu qe mund te bejne, edhe nese ai gjynah arrin ne kufer, por qe eshte nga padija, apo nga shkaqe te tjera qe pengojne quajtjen e tij kafir. Lusim Allahun t’i ktheje muslimanet ne fene e Tij me nje kthim te vertete! Jo me kuptimin se ata kane dale nga feja, por me kuptimin qe t’i kthehen praktimit te saj te vertete dhe te plote, ashtu si kerkon Allahu prej tyre. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 11) Omeri / Austri: / 2-5-2008

Message: Selamun alejkum Allahu ju shperblefte per kete forum qe e keni qel pytja ime eshte: nje shok i imi eshte musliman (me emer) por nese i them ndonje gje per Kur´anin ai nuk beson se eshte shpallje nga Allahu mendon se e kane shpikur njerezit. Une mjaft mundona ta keshilloj, por ai prape se prap nuk beson… do te deshiroja te me keshilloni se qfare ti them se Kur´ani eshte i vertet dhe nuk e kane bere njerezit??

Përgjigje / 5-5-2008

Mendojme se me e mira qe mund te besh ne kete rast, eshte qe t’i japesh atij shokut nje Kuran qe ta lexoje, dhe ta shohe vete se ai nuk eshte fjale e njerezve, dhe as nuk i ngjan fjales se njerezve. Mohimi qe Kurani eshte nga Allahu, eshte kufer (mosbesim) dhe ai qe e thote kete ka bere kufer, por ne nuk mund te themi qe eshte kafir nese ai eshte injorant dhe kerkon te mesoje te verteten, e nese nuk e kerkon te verteten, padyshim qe ky nuk do te udhezohet dhe i ka kthyer shpinen udhezimit. Çeshtja e tij eshte serioze dhe ai eshte ne rrezik. Sidoqofte, detyra jone eshte qe t’i therrasim te tjeret ne islam me butesi dhe urtesi, dhe t’i lutemi Allahut qe t’i udhezoje njerezit tane dhe shoket tane, sepse Allahu e ka udhezimin ne Dore, dhe Allahu na ka udhezuar edhe ne, keshtu qe te perpiqemi te behemi sebep per udhezimin e te tjereve, dhe keshtu ata shpetojne nga zjarri dhe ne marrim sevape per perpjekjet tona ne udhezimin e tyre. Sepse keshtu eshte jeta ne kete dynja, sprove dhe provim per njerezit ne pergjithesi dhe per besimtaret ne veçanti. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

«11»   «10»   «9»   «8»   «7»   «6»  «5»   «4»   «3»   «2»   «1»