(Pyetja Nr. 200) Fjoralba / Itali / 30-09-2010

Message: Selam ajlekum, ju lutem doja te dija rreth perkujtimores se te ndjerit, nena ime ka qene myslymane ,e une dua tja beje rrespektin si myslymane! TRADITA SHQIPTARE THOTE QE i ndjeri duhet kujtuar duke i shtruar dreke per te 40 per 6 muaj per vitin e keshtu me rradhe, por a mund te behet viti dy tre dite para apo hyn ne gjynah? Ju lutem me ktheni pergjigje se nena ime ben vitin ne nendor. E di qe kurani nuk thote qe duhet shtruar dreke, thote qe kujtohet, qe mund te shtrohet buke per udhetaret ndersa te tjeret pine kafen ne shtepi e largohen. Por tradita shqiptare eshte keshtu e ne duhet tja bejeme,por a hyjme ne gjynah po tja bejme perpara?

Përgjigje / 10-10-2010

Kurani nuk thote as se kujtohet i vdekuri ne dite te caktuara, sic jane te dyzetat, 6 muajt apo viti, dhe as se duhet shtruar buke per udhetaret, e as se pihet kafe, por ne traditen Profetike permendet vetem se familja e te vdekurit duhet te ndihmohet se paku 3 dite nga komshite apo te afermit, duke gatuar e duke iu sherbyer atyre, per shkak te sproves qe jane duke kaluar dhe merzitjes qe i ka kapluar, dhe kjo eshte e logjikshme dhe e drejte ne kete rast. Kurse ajo qe bejne njerezit sipas tradites se vendeve te tyre nuk ka asnje baze ne fe dhe eshte e padrejte dhe demtuese e familjareve te te vdekurit kur ata shtrojne dreka e darka per njerezit qe kane ardhur me kete rast. Kurse ditet ne te cilat kujtohet i vdekuri me pas dhe ne te cilat shtrohen dreka e darka, sic jane te dyzetat etj, jane fare te pabaza dhe shume larg te drejtes dhe origjines fetare. Organizimi i ketyre perkujtimoreve eshte gjynah ne Islam, dhe ata qe i bejne keto marrin gjynahe, kurse pyetja se a eshte gjynah berja e ketyre perkujtimoreve 2-3 dite para apo mbrapa plotesimit te vitit te vdekjes, eshte absurde, sepse vete keto perkujtimore jane trillim i njerezve, keshtu qe nese thyhet nje rregull i vendosur nga njerezit, a thua do e kete denimin te Zoti apo te njerezit?! Pra, pyetja eshte absurde dhe e pavend. Pyetja me vend eshte qe te pyesesh se a ka gjynah shtrimi i ketyre drekave per te vdekurin, dhe nese e merr vesh gjykimin, atehere duhet t’i permbahesh, e jo te thuash se une e di qe nuk lejohet, por njerezit e bejne dhe une do e bej sepse me tallin njerezit apo sepse me prishet opinioni ne mesin e njerezve! Ne kete rast ne do te thoshim se nuk lejohet te kenaqesh krijesat me dicka qe e merzit Krijuesin, sepse perndryshe nuk do te kesh sukses assesi, po perkundrazi, edhe Krijuesin do e merzitesh, edhe krijesat do te tallen me ty, sepse po ben dicka per hir te tyre duke zemeruar Krijuesin tend dhe te tyre, e pasojat bien mbi ty, kurse njerezit do thone nje fjale dhe do shohin punen e tyre, madje nese ti e ben dicka per hir te Zotit, edhe pse ajo i merzit njerezit, nuk ka cudi qe Zoti t’i beje njerezit qe te duan ty per shkak te asaj vepre qe ti e bere per te Zotit, duke qene se nejrezit e urrenin ate. Perpiqu te besh ate qe pelqen Zoti, edhe nese ajo i merzit njerezit, sepse Zoti i ka ne dore njerezit, kurse njerezit nuk kane ne dore as veten e tyre, dhe keshtu do te jesh njeriu me i lumtur ne kete bote dhe ne boten tjeter.

(Pyetja Nr. 199) Mevlide / Kosove / 24-09-2010

Message: SELAM ALEJKUM. DESHTA ME BA NJE PYTJE: KAM NDEGJU PREJ SHUM BESIMTARVE kam ndegju qe familje tane qe des nuf deshmor ose viktim qe eka venin ne xhenet edhe te afermit e vet i mbron edhe i merr ne xhenet sa ashte e vertet? E pres pergjigjen, Zoti te bekoft!

Përgjigje / 28-09-2010

Deshmori qe vritet ne rruge te Allahut ka te drejten e ndermjetesimit per disa persona qe ia lejon Allahu te ndermjetesoje per ta dhe jo per te gjithe ata qe deshiron ai. Po keshtu kane te drejten e ndermjetesimit disa besimtare te mire qe do te jene ne xhenet, ne varesi te gradeve te tyre, por per ata persona qe do ia lejoje Allahu te ndermjetesojne per ta, sipas nje rregulli te caktuar tek Allahu, i Cili di te fshehten dhe di se cfare ka vepruar e c’ka pasur ne zemer secili prej atyre qe ai lejon te ndermjetesohet per ta. Po sipas ketij rregulli do te jete edhe ndermjetesimi i te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem) per ata qe do i jape Allahu leje te ndermjetesoje per ta prej popullit te tij. Allahu i Madheruar thote: “Allahu![13] Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Përjetshmit[14], Mbajtësit të gjithçkaje[15]! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi![16] Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë.[17] Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?[18] Ai di gjithçka që ka ndodhur para krijesave dhe gjithçka që do të ndodhë pas tyre,[19] kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që do Ai. Kursiju[20] i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atë nuk e lodh ruajtja e tyre (qiejve dhe Tokës). Ai është i Larti[21], Madhështori.” [El Bekare, 255]. Madje as engjejt nuk mund te ndermjetesojne vecse per ate qe i lejon Allahu: “Ata (engjëjt) janë robër të nderuar. 27. Ata nuk flasin para (Fjalës së) Tij dhe veprojnë me Urdhrin e Tij. 28. Ai e di se ç’ka para tyre (ç’kanë vepruar) dhe ç’ka pas tyre (çfarë do të veprojnë), ndërsa ata ndërmje-tësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur, e prej frikës së Tij qëndrojnë me nderim dhe frikë (se mos i ndëshkon).” [El Enbija, 26-28].

————————————

[13] Ky është ajeti më madhështor i Kuranit të ndershëm, më i mirë dhe më i lartë, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij prej çështjeve madhështore dhe atributeve të larta të Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye kanë ardhur hadithe të shumta që flasin për vlerën e këtij ajeti dhe që nxitin për leximin e tij në mëngjes e në mbrëmje, para fjetjes, pas çdo namazi farz, etj.

[14] I Cili zotëron jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[15] Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që iu nevojitet. Është Ai që gëzon të gjitha cilësitë veprore apsolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[16] Sepse këto janë cilësi që tregojnë dobësi dhe nevojë, cilësi që i përshtaten krijesave dhe jo Krijuesit të Madhëruar, i Cili zotëron cilësitë e plota dhe absolute, që nuk i ngjajnë atyre të krijesave.

[17] Allahu është Zotëruesi dhe Sunduesi i Vetëm i gjithçkaje që ekziston, dhe Ai nuk ka asnjë shok apo ortak, as në sundim, as në atribute dhe as në adhurim.

[18] Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu për askënd, veçse me lejen e Allahut, dhe kjo leje do të jetë në ditën e Kiametit, kurse në këtë botë askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe Allahu nuk pranon ndërmjetës, sepse Allahu thotë: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].

[19] Allahu di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para krijimit të krijesave dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen, në këtë botë dhe në botën tjetër.

[20] Disa dijetarë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Dija” e Allahut, e cila përfshin gjithçka që gjendet në qiej e në tokë, të dukshme e të padukshme. Ndërsa të tjerë thonë se me këtë fjalë është për qëllim “Karrigia”, apo “Stoli” i vendosur para Arshit-Fronit të Allahut. Është vërtetuar se Ibën Abasi ka thënë: “Kursija është vendi i vendosjes së këmbëve, kurse madhësinë e Arshit nuk e përcakton veçse Allahu i Madhëruar.” Ndërsa nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka ardhur veçse një hadith i saktë në lidhje me Kursijin, ku thuhet: “Shtatë qiejt para Kursijit nuk janë veçse si një unazë e hedhur në shkretëtirë, kurse madhësia e Arshit para Kursijit është si madhësia e asaj shkretëtirë para asaj unaze.” [Es Silsiletu es Sahiha, 109].

[21] Mbi të gjitha krijesat e Tij me Qënien e Tij dhe me Atributet e Tij absolute.

(Pyetja Nr. 198) Tina / Gjermani / 30-08-2010

Message: A eshte gjynah mos vurja e shamis dhe heqja e vetullave, dhe aesht gjynah, pasi qe une falem?

Përgjigje / 04-09-2010

Vendosja e shamise per gruan muslimane eshte obligim dhe mosvendosja e saj eshte gjynah, sepse eshte thyerje e urdhrit te Allahut ne Kuran. Po keshtu heqja e vetullave eshte e ndaluar per femren muslimane, dhe ajo qe e ben merr gjynah. Edhe falja eshte e detyruar per te gjithe muslimanet e rritur, dhe lenia e saj eshte gjynah i madh. Por nese nje grua qe falet per shembull, por nuk e vendos shamine dhe mbulesen Islame, ajo e kryen nje detyrim dhe le nje tjeter, por qe keto detyrime nuk ndikojne ne pranimin apo refuzimin e tjetrit nese nuk kryhet njeri prej tyre. D.m.th. ti falu dhe mos e ler faljen ne asnje menyre, madje falja eshte hapi i pare i madh dhe baze, dhe tani do te hedhesh hapat e tjere deri sa ta plotesosh Islamin tend ne menyren me te plote te mundshme, sepse te gjithe kane mangesi dhe gabime, por qe perpiqen t’i plotesojne me te gjitha mundesite urdhrat e Allahut, me qellim qe te arrijne pelqimin e Tij, te Cilit i jane dorezuar kur kane pranuar Islamin, Fene e Allahut, pra kur kane pranuar t’i nenshtrohen Allahut dhe t’i binden urdhrave te Tij, gje e cila eshte edhe kuptimi i fjales Islam dhe i te qenet musliman. Allahu te ndricofte rrugen dhe te forcofte ne fene e Tij, ju dhe te gjithe muslimanet!

(Pyetja Nr. 197) Ebu Ensar / Kosovë / 23-08-2010

Message: Es selamu Alejkum, vëlla i nderuar. A lejohet që gruaja duke qenë xhunube ti japë gji fëmijës së saj, pasi që nuk ka mundësi të pastrohet menjëherë?

Përgjigje / 24-08-2010

I lejohet gruas qe e ka prishur guslin per shkak te marredhenieve me burrin, qe t’i jape gji femijes se saj, sepse qumeshti eshte i paster dhe vete gruaja eshte e paster, e besimtarin nuk e ndot asgje, sic ka thene i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Pra, le t’i jape gji femijes dhe te marre gusel kur te kete mundesine. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 196) Suad / Shqiperi / 15-08-2010

Es selamu alejkum.
Deshta t’ju pyes, per zinan se cfar denimi ka per te? ngase nje gazetar me pyet per nje rast qe duan ta publikojn ne media dhe kisha dashur nje sqarim rreth kesaj nese keni mundsi..Ose nese keni ndonje teme me gjeresisht
Gazetari (thote): “kemi nje rast ne pakistan prandaj e kam ne video ka bere buje buri i pret hunden gruas dhe veshet pse burri nuk mund te bente marrdhenje dhe gruaja kerkonte dhe gjykata e denoi me vdekje cupen dhe ne gjykate eshte sheiku i madhi i fese.”
Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 16-08-2010

Ligji i Islamit per kurverine eshte i qarte: 100 goditje me kamxhik per ate qe eshte i/e pamartuar dhe gurezim deri ne vdekje per ate qe eshte i/e martuar, qofte edhe po te jete i/e devorcuar, por qe ka qene i/e martuar.
Ky ligj per kurverine ka qene po keshtu edhe ne Librin e shenjte te hebrenjve (çifuteve), edhe pse me pas ata e shtremberuan ate me duart e tyre per shkak se kur kete veper e kryente ndonje i vobeket apo i shtresave te uleta te tyre, ata e zbatonin ligjin mbi te, por kur e kryen edhe fisniket dhe shtresat e larta te tyre, nuk e zbatonin ligjin, por me nderhyrje tek paria e tyre fetare, duke iu ofruar edhe placke nga dynjaja, ata e fshehen kete ligj qe ishte ne Teurat dhe e ndryshuan ate me nxirjen e fytyres se atij qe ben kurveri, pastaj me hipjen e tij se mbrapshti mbi gomar, dhe nxjerrjen e tij neper rruge qe ta shihnin njerezit dhe te turperohej.
Kemi per qellim ketu, qe ky ligj i Islamit ne lidhje me kurverine eshte ligj Hyjnor, dhe i tille ka qene edhe tek popujt e meparshem, para muslimaneve, sic jane Bijte e Israilit, apo hebrenjte, edhe pse ata e ndryshuan ate ligj duke u bere keshtu mohues te Zotit, fshehes te se vertetes dhe luftues te te Derguarve te Tij qe pas Musait e deri te Muhamedi (sallahu alejhi ue selem).
Kurse ajo qe ndodh ne disa vende muslimane, dhe qe nuk eshte konform ligjit te Islamit, qe e permendem me siper, i kthehet atyre njerezve te atij vendi dhe nuk ka te beje aspak me Islamin. Kjo ndoshta eshte prej injorances se tyre, apo prej zakoneve qe gjithashtu jane injorante dhe larg mesimeve Islame.
E sa per ate qe shkruan gazetari, eshte e paqarte, e pashprehur mire, tregim pa lidhje, ose jo i plote,
dhe nuk e dim se ku kerkon te dale? Çfare ka per qellim? Perse i interesojne keto lajme “buje” nga vendet muslimane?! Te tilla ndodhin cdo minute ne vendet perendimore, madje shume here me tragjike se keto dhe askush nuk i ve rendesi!
Sidoqofte, ne pergjigjemi per ate qe na pyesin, duke e treguar qarte ate, ashtu si eshte ne Islam, e ata te bejne c’te duan, se vepra e tyre nuk e demton asgje Islamin dhe as muslimanet.
Nese deshiron artikull me te gjere rreth kesaj vepre te shemtuar ne driten e Islamit, lexo ne kete link.

(Pyetja Nr. 195) Abdulaziz / Belgjike / 01-08-2010

Message: Es-selam alejkum. Kam nje pyetje ne lidhje me viziten e femrave ne varreza. A lejohen femrat qe ti vizitojne ato si dhe kur mund ti vizitoj ato? Dhe a ka ndonje hadith qe flet per kete çéshtje? ALLAHU ju shperblefte me xhennetin firdeus!

Përgjigje / 09-08-2010

Vizita e varrezave eshte e ndaluar per grate, duke u bazuar ne hadithin e Pejgamberit ku mallkohen ato gra qe vizitojne varrezat, dhe prej urtesise se ketij ndalimi eshte se grate jane te ndieshme nga natyra e tyre dhe mund te mos durojne te varrezat dhe te bejne veprime te pahijshme dhe te palejuara. Ky eshte edhe mendimi i shumices se dijetareve.
Eshte e vertete se ekziston edhe nje mendim tjeter dijetaresh se vizita e varrezave nga grate eshte e lejuar, por pa e tepruar dhe pa e perseritur shpesh viziten ne varreza, duke ju permbajtur edhe kushteve te tjera, duke u argumentuar me hadithin ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote se ju kisha ndaluar nga vizita e varrezave, e tani vizitoni ato, sepse ato ju kujtojne vdekjen, por mund te thuhet se ky hadith perfshin vetem burrat ne kete rast, pasi qe eshte i pergjithshem, kurse ndalesa e grave nga vizita e varrezave ka ardhur ne hadith te posacem.
Nuk eshte nevoja qe gruaja te shkoje te varrezat per te bere nje lutje per te afermit e saj te vdekur,
sepse kete gje mund ta beje ne cdo vend qe te jete, edhe ne shtepine e saj. Prandaj, femrat te bejne lutje qe Allahu t’i meshiroje te afermit e tyre te vdekur, sepse kjo u ben dobi atyre, dhe jo te shkojne te varret e tyre, gje e cila mund t’i demtoje me shume nga dobia qe mund te arrihet prej kesaj, qofte per kujtimin e vdekjes apo per kujtimin dhe lutjen per te vdekurin. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 194) Semiha / 28-07-2010

Message: Selamun alejkum ue rahmetullah.
Kam nje hallk dore nga ari, dhe kam lexuar tek ju qe nuk eshte mir te mbajm unaza qe nuk jan te keputura,dmth qe jan rreth i plot…e tash dashta te di qe a me lejohet te mbajm hallka dores, ato jan te keputura per te i vendos me lehete ne dore dhe mbyllen dhe behen rreth i plot ne dore. Dhe tash a eshte edhe kjo haram me e mbajt. Nuk e kam te qart kete gje edhe pse lexova ne lidhje me kete tek ju, por ju kisha lute qe me u pergjegj sa me thjesht, sepse diqka po kam problem me i kuptu gjerat.

Përgjigje / 29-07-2010

Hallka e dores qe ju keni dhe qe eshte e ndare dhe qe bashkohet, eshte brenda rregullit dhe lejohet te mbahet nga grate. Kurse ajo qe nuk lejohet eshte rrethi i plote pa shkeputje, dmth qe te jete i gjithe rrethi prej ari, pa shkeputje apo pa ndonje lende tjeter perbri arit. Allahu eshte i Gjithedijshem dhe i Urte ne caktimin e ligjeve te Tij.

(Pyetja Nr. 193) Muslimania / Gjermani / 26-07-2010

Message: Selamu alejkum ue rahmetullah!
Sot shohim shume motra muslimane te menhexhidt selefij duke i mbajt shamite e tyre mbi krahet dhe gjokset e tyre. C’jane argumentet per kete ceshtje? A eshte farz te mbahet shamia ne kete menyre? A ka ndonje rrefim nga jeta e Sahabijjeve duke bere te njejten gje?

Përgjigje / 29-07-2010

Allahu i Madheruar thote: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” [En Nur, 31].

Pra, ajeti e thote drejteperdrejte se grate muslimane duhet t’i mbulojne kraharoret me mbulesat e tyre qe mbulojne edhe koken. Prej ketu, shume dijetare thone se hixhabi (qe mbulon gjithe trupin e saj) duhet te vendoset mbi koke dhe te jete i gjate deri sa te mbuloje edhe kembet, por mbulesa e kraharorit mund te realizohet edhe duke veshur hixhab qe mbulon nga supet e deri te kembet, dhe ne koke te vendosesh shami te madhe e te gjate qe e mbulon edhe supet dhe kraharorin e shkon deri ne mes te trupit apo poshte mesit. Me kete veshje, muslimania ruan veten dhe fene e saj, dhe kenaq Zotin e saj e arrin shperblimet e Tij te pafundme, ne kete bote dhe ne boten tjeter, e Allahu eshte Shperblyesi me i mire!

(Pyetja Nr. 192) Agim / Maqedoni / 25-06-2010

Message: selam alejkum.
Rastesisht me ne web faqe te tekfirsave e pash nje nentitull ; “Kush e shikon kampionatin boteror te futbollit Afrika e Jugut 2010, do te pergjigjen diten e gjykimit”. pytja eshte kjo; Une gjithnje e kam percjellur futbollin si sport, dhe asnjeher nuk me ka penguar ne adhurim qofte ne ato obligative, sunnete apo edhe nafile, a ka diqka te keqe ketu?

Përgjigje / 26-06-2010

Ne lidhje me futbollin dhe rregullat e tij, e gjithcka qe lidhet me te dhe me tifozllekun, shejh Meshhur Hasen ka shkruar nje liberth, te cilin mund ta lexosh ketu.

(Pyetja Nr. 191) Rexhep / 17-06-2010

Selamu alejkum hoxh i nderuar si po kalon. Te lutem vlla Bledar i kam 2 pyetje:
1. Vlla ka 8 muaj qe ne xhamin tone me perkrahjen e disa te rinjve e kemi futur ne praktik dhikrin pas farzit sipas sunnetit. Mirepo per fat te keq nja 3 apo 4 xhemat jane hidhru dhe nuk po vijne me ne xhamin tone por shkojn te xhamia turke dhe falen. Fatkeqesia eshte se po na bejne perqarje te medha edhe neper popull se gjoja po spjegojme fe te re etj. Si eshte mendimi i dijetareve te ehli sunnetit, a lejohet kthimi ne bidate apo te vazhdojme me gjithe perqarjet qe ekzistojne nga disa te ashtuquajtur Hanefist fanatik?
2. Sa i perket neteve te ashtuquajtura netet e medha (si nata e Regaibit, nata e Beratit etj) a mund te na tregoni diq per historikun e ketyre neteve si ka mbetur festimi i tyre? Tek ne ne Kosove quhen netet e qirave fatkeqesisht. Ajo qe me intereson eshte a ka diqka te vertet ne kete shkrim te publikuar ne uebfaqen www.islami-eshte-drit.albanianforum.net? Ne nje artikull te botuar permenden keto hadithe dhe dyshoj ne saktesine e tyre:
– Nata e Regaibit eshte nata e Xhumas se pare te muajit Rexheb. Kjo nat eshte nje nat e bekuar ne te cilen Allahu xh.sh e afron meshiren dhe faljen e Tij. Ne ket nat pranohen duat (lutjet).
– Muhammedi a.s. ka thene: Jane 5 net ne te cilat po qe se ben dua Allahu xh.sh.nuk i kthen prapa, ato jane: Nata e xhumas se pare te muajt Rexheb. Nata e 15 e muajt Shaban. Netet e Xhumas. Nata e Bajramit te Ramazanit. Nata e bajranit te Kurbanit.
– Po ashtu ne nje hadith tjeter ka thene: Ai i cili tregon respekt ndaj te premtes se pare te muajt Rexheb, Allahu xh.sh nuk i jep atij mundime varri. Vetem 7 persona nuk i fal dhe nuk ua pranon duat e ato jane: Atij qe mer ose jep Kamat. Atij qe i poshterson Muslimanet Femijes qe i mundon prinderit e vet. Gruas qe nuk respekton burrin e saj. Atyre qe bejne zina(prostitucion) Kengetarit. Ai qe nuk i respekton rregullat e fese.
– Namazi qe keshillohet te falet ne kete nat.
Eshte mire qe ne ket nat te falet nafile namaz deri me 10 rekat sikurse Haxhet namazi (per kete kemi shkruar me pare me gjeresisht) si dhe te behen lutje te Allahut xh.sh, inshaallah Allahu xh.sh. na i pranon per nder te vleres se kesaj nate. Pra mos haroni pa e shfrutezuar per te mire begatine e kesaj nate.”

Qellimi yne eshte qe vizitoret e uebfaqes suaj mjaft te qelluar te perfitojne. Na e ben hallall vella. Allahu te ndihmofte. Selamu alejkum.

Përgjigje / 21-06-2010

1. Nese ju e keni arritur qe te veproni sipas sunetit ne xhamine tuaj, dhe nuk keni probleme nga komuniteti musliman apo perfaqesues te tij, atehere mos u ktheni te bidati per shkak te disa individeve qe ndoshta jane te justifikuar per shkak te injorances se tyre, por nese ju keni mundesi ta praktikoni te verteten, atehere vazhdoni ne te, se ndoshta beheni shkak qe njerezit te udhezohen ne Islamin e sakte dhe ne mesimet e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), e ta adhurojne Allahun ashtu ne menyren qe ka vepruar i Derguari i Tij (salallahu alejhi ue selem). Pra, jo kthim prapa ne bidat, perderisa ju mundeni ta veproni sunetin. Percarja ne kete rast nuk merret parasysh, pervec nese kalon ne grada te medha, sepse perndryshe i bie qe kurre te mos mesohet e verteta dhe kurre te mos zbatohet suneti ne xhamite tona. Te paret qe e rikthejne nje sunet, e kane shperblimin e tyre dhe te atyre qe do te veprojne me te deri ne diten e Kiametit. Pra, veproni me sinqeritet dhe perpiquni me urtesi e butesi qe t’u tregoni njerezve se thjesht po mundoheni te vini ne jete mesimmet dhe rrugen profetike, gje e cila u kerkohet te gjithe muslimaneve, dhe kjo nuk eshte fe e re, por rikthim ne fene e vertete. Allahu ju dhente sukses e begati!

2. Netet e mira qe njihen ne vendet tona jane qe te gjitha bidate te shtuara ne fe, qe nuk i ka bere as Pejgamberi e as shoket e tij, e as brezat e ndritur te muslimaneve, madje as masa e gjere e popullit te thjeshte prej muslimaneve sunnij. Festimi apo madherimi i ketyre neteve ne kete forme qe praktikohet ne disa vende, eshte marre nga shijat, sufite e sekte te tjera te humbura qe jane larg Islamit edhe pse i adresohen atij. Perndryshe, le te sjellin argumente nga Suneti i Pejgamberit apo nga vepra e shokeve te tij per keto gjera qe bejne. Disa pjese te materialit qe e ka publikuar faqja e internetit e permendur ne pyetje, e gjeta pikerisht ne nje faqe interneti shiite.

Eshte e vertete se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka agjeruar me se shumti ne Shaban, ne muajin mes Rexhebit dhe Ramazanit, dhe kur u pyet perse e bente kete, ai thoshte: “Ne kete muaj njerezit jane te pavemendshem dhe nuk agjerojne, dhe sepse ne kete muaj ngrihen veprat tek Zoti i boteve, dhe une deshiroj qe kur te ngrihen veprat e mia, te jem agjerueshem.” Po keshtu, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu i sheh te gjitha krijesat e Tij ne naten e mezit te muajit te Shabanit, dhe ja fale qe te gjitheve gjynahet, perveç idhujtarit dhe atyre qe jane te zemeruar me njeri-tjetrin (qe nuk flasin me njeri-tjetrin prej zemrates).” Dhe ndoshta ne kete hadith ata gjejne dicka per t’u mbeshtetur dhe per te mashtruar popullin e thjeshte, pa veshtruar ne ate qe eshte me e rendesishme se kjo, e ajo eshte: Çfare bente Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kete nate? A vepronte keshtu si keta dhe a festonte apo e madheronte kete nate me diçka te veçante nga netet e tjera te vitit? Pergjigja eshte: “Jo”, por kishte per qellim qe te terhiqte vemendjen e muslimaneve per t’u pergatitur per Ramazanin dhe qe te mos kishte asnje lloj zemerimi mes tyre, ne menyre qe agjerimi te behej sa me i plote dhe shperblimi te ishte sa me i madh per ta. Perndryshe, ai vetem sa njoftoi se Allahu ia fal te gjitha krijesave gjynahet kete nate, pa festuar dhe pa e veçuar ate nate me diçka speciale, perveç nese dikush don te falet namaz nate vullnetar, ashtu si ne cdo nate tjeter te vitit. Pra, ne Islam nuk ka madherim dhe adhurim veçse te Allahut, dhe vetem ashtu si ka urdheruar Allahu, e jo sipas deshires dhe qefit te kujtdoqofte. Islami eshte i thjeshte, i qarte, i paster, i bukur, i plote dhe nuk ka nevoje per asnje shtese, per asnje mbeturine, per asnje bestytni te pabaze dhe per asnje lloj tubimi pleqesh e njerez injorante me vepra qe me shume kane ngjyre poletiste se sa Islame, e Islami eshte i paster prej tyre dhe larg atyre. Ne fakt, eshte detyra e dijetareve te Islamit qe ta mbajne te paster fene e Allahut dhe t’ua sqarojne ate njerezve ashtu sic eshte, e pacenuar, kurse detyra e popullit te thjeshte eshte qe te ndjekin mesimet e dijetareve dhe te kthehen tek ata per gjithcka qe lidhet me fene e tyre, perndryshe do te perhapet injoranca dhe ne vend qe te adhurojne Allahun, do te ndjekin rruget e shejtanit dhe do te madherojne ate, Allahu e ruajte popullin musliman nga humbja dhe i kthefte ata ne fene e Tij me nje kthim te vertete!

E sa i perket grades se haditheve qe i permend ne pyetje, apo qe gjenden ne faqen e internetit te permendur me siper, ato jane keshtu:

– “Nata e Ragaibit eshte nata e xhumase se pare …” nuk eshte hadith, por fjale e atij qe ka pergatitur materialin. Pra, sqarim i atij shiiti qe e ka bere kete.

– “Jane pese nete ne te cilat nuk kthehet lutja mbrapsht …” Ky eshte hadith i trilluar (Meudu), pa asnje baze ne sunet, pra ai nuk eshte assesi nga fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe as e shokeve te tij. Ate e ka permendur Iben Asakir, nga Ebi Umame. Hadithin e gjen ne Daiful Xhami, me nr. 2852, me gjykimet e shejh Albanit (Allahu e meshirofte!), dhe ne “Ed Daife”, nr. 1452, te shejh Albanit.

Hadithet ne vijim jane gjithashtu trillime te shijave qe i permendin ne librat e tyre gjoja si transmetime te “Ehlil Bejt”, kurse ne te vertete “Ehlul Bejt”, jane te paster prej tyre dhe lar atyre.

Ne nje transmetim te sakte, ka ardhur se Umeri (radiallahu anhu) i godiste duart e atyre qe agjeronin ne majin Rexheb, dhe u thoshte: “Hani, sepse ky eshte nje muaj qe e madheronin njerezit e kohes se injorances.” [Irvaul Galil, 4/113]. Dhe sic dihet, shijat e kane armik Umerin (radiallahu anhu), ashtu si edhe shume sahabe te tjere, keshtu qe nuk eshte çudi te veprojne te kunderten e asaj qe thote ai, edhe nese ajo eshte e verteta e Islamit, e perfituar nga fjala dhe vepra e te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem). Por keshtu eshte me te humburit dhe ndjekesit e bidateve dhe epsheve, qe te shkelin gjithcka qe nuk u pelqen atyre, edhe pse ajo eshte e verteta. Prandaj, u terheqim verejtjen atyre qe thone se jemi hanefi dhe se ndjekin medhhebin hanefi me fanatizem: ju jeni ndjekur epshet tuaja dhe jeni duke shkuar drejt humbjes se sigurte, prandaj kthehuni para se te jete vone dhe mos trilloni per Allahun dhe fene e Tij, diçka qe nuk eshte prej Tij, perndryshe, perfundimi do te jete i dhimbshem dhe i pakthyeshem, edhe nese mund te dominoni nje pjese te kohes ne dynja, por e verteta nuk mund te shuhet dhe fundi eshte gjithnje i saj.

Lusim Allahun t’i ruaje muslimanet nga cdo humbje dhe t’i ktheje ata ne fene e Tij me nje kthim te vertete! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 190) Umu Belkisa / 14-06-2010

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullah, hoxh i nderuar kisha dy pyetje nese ke mundesi te ju pergjigjesh. 1. A lejohet me ju shpu veshet vajzave te vogla per veth. 2. A lejohet me fal namazin e jacis nje ore e gjysem pas namazit te akshamit tani qe koha e jacis eshte shum vone apo duhet ta falim ateher kur te thirret ezani ne qytetin tone qe thirret sipas kalendarit? ALLAHU JU SHPERBLEFTE ME XHENNET E JU DHASHTE DIJE TE HAJRIT.

Përgjigje / 16-06-2010

Lejohet per vajzat e vogla t’u shpohen veshet per vethet, sepse dicka e tille eshte bere edhe nga grate ne kohen e pejgamberi dhe ai nuk i ka ndaluar ato. Po keshtu, per grate jane lejuar stolite, prej te cilave edhe vethet, keshtu qe vethet nuk mund te vendosen pa u shpuar veshet, dhe si rrjedhoje, shpuarja e vesheve eshte e lejuar.

Koha e jacise hyn me zhdukjen e te kuqerremtes se qiellit nga ana e perendimit te diellit. Nese kjo gje ndodh nje ore e gjysem pas akshamit apo me pare ose me vone, atehere lejohet qe namazi i jacise te falet ne fillim te kohes se tij, kur ai falet ne shtepi, pra per grate, kurse ata qe falen ne xhami, duhet ta falin ne kohen kur e fal imami i xhamise. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 189) Ferdinan / Greqi / 03-06-2010

Message: ESELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAHI UE BRAKATUHU. ALLAHU TA SHPERBLEFTE ME XHENETIN FIRDAUS! 1. KETU NE GREQI, VLLEZRIT THON PO NUK E KE KAPUR NAMAZIN E JACIS NE KOHE DHE NJERI PO FALE SYNETET MUND TE BASHKOHESH ME ATE TE FALESH JACIN AI SYNETET TI NAMAZIN AI MUND TA NGRE PAK ZERIN SE NESYNETET E AKSHAMIT DHE TE JACIS MUND TA NGRESH ZERIN.

2. KAM BABANE TANI KA FILLUAR TE FALET, NJE KEMBE NUK E KA, E KA PROTEZ, KUR FAL NAMAZIN KEPUCEN E PROTEZEZ NUK E HEQ SE E KA PAK TE VESHTIR. SI DUHET TE VEPROHET?

3. NJERZIT TANE ME TE SHUMTIT SFALEN. KUR SHKOJME TE ATA KUR NA FTOJNE NE TRYEZA PIN ALKOL ME TE SHUMTIT DUHET TE ULEMI TE HAME ME ATA. ME PERPARA ME KUSHERIRAT NUSET E DAJOVE XHAXHALLARVE TEZET HALLAT TAKOHESHIM ME DOR NA PUTHNIN, SI ESHTE ZAKONI, SI DUHET VEPRUAR?

NDOSHTA TI U JE PERGJIGJUR KETYRE PYTJEVE, PO UNE SI KAM ARRITUR. ALLAHU XHELESHENU TA SHTOFTE SHPERBLIMIN PER MUNDIMN! ESELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAHI UE BARAKATUHU.

Përgjigje / 16-06-2010

1. Ajo qe thone ata vellezerit eshte e sakte, pra lejohet te falesh farzin pas dikujt qe fal sunetet, secili me nijetin e vet, dhe secili ploteson namazin e vet. Argument per kete eshte hadithi i nxjerre nga Buhariu dhe Muslimi se Muadh iben Xhebel (radiallahu anhu) falte namazin e jacise bashke me Pejgamberin (salallahu aljhi ue selem), pastaj shkonte dhe printe njerezit e fisit te tij dhe u falte atyre namazin e jacise, ai imam e ata pas tij, ai me nijetin per namaz vullnetar kurse ata per namazin farz.

2. Babai te veproje si ta kete me te lehte dhe si te mundet, sepse Allahu nuk ngarkon askend pertej mundesive qe ka, dhe Allahu kerkon lehtesim per ne dhe jo veshtiresim.

3. Ato qe jane te ndaluara ne Islam, jane te ndaluara dhe duhet t’i permbahemi atyre, sepse nese u bashkohemi mekatareve ne mekatet e tyre, qofte edhe pa i bere ato mekate qe ata bejne, por ne i shoqerojme dhe qendrojme me ta, pa i ndaluar nga kjo gje, atehere behemi njesoj si ata, dhe nese aty zbret ndonje denim, do te na kape bashke me ta. Pra, nuk i lejohet besimtarit te qendroje ne nje vend ku behen gjynahet hapur dhe ku thyhen ligjet e Allahut, vend ne te cilin Allahu nuk pelqen ta shohe besimtarin. Keto dreka e darka duhen menjanuar qofte edhe duke ia shpjeguar njerezve te tu qe te ftojne, se ti nuk prezenton ne grumbullime te tilla, pervec nese aty menjanohen haramet ndaj Allahut. Po keshtu takimi per dore me ato gra qe nuk jane prej te afermeve me te cilet nuk te lejohet martesa (mahram – lexo ne pyetje te mehershme se kush jane keta), nuk lejohet, dhe Pejgamberi (sallahu alejhi ue selem) kurre nuk e ka bere kete gje, madje e ka krahasur me shpimin e dores me hekur te nxehte. Allahu i falte muslimanet dhe i kthefte ata ne zbatimin e fese se Tij me nje kthim te vertete!

(Pyetja Nr. 188) Muslimania / UK / 01-06-2010

Message: Selamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu.
Desha me e pyet hoxhen ne lidhje me mbulimin e pjeses se kembes per femrat (pra a duhet me veshe corape motrat muslimane jashte shtepise) ne qofte se po , desha te di a eshte farz apo sunet sepse per farzet jane te nje mendimi te gjithe dijetaret kurse per kete ka qe e lejojne nje qofte se eshte farz te lutem me jep argument per kete. ALLAHU te shperblefte me xhenet!

Përgjigje / 03-06-2010

Ue alejkumus selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Muslimania e ka detyrim (vaxhib) qe ta mbuloje te gjithe trupin e saj ne sy te burrave te huaj, qofte ne rruge apo ne cdo vend tjeter, duke perjashtuar vetem duart deri ne kyçe dhe fytyren, te cilat nuk jane prej auretit te gruas te shumica e dijetareve, edhe pse ka prej tyre qe thone se edhe fytyra e duart jane auret dhe duhen mbuluar, por me e sakta qe mbeshtetet nga argumentet eshte mendimi i pare, qe keto nuk jane prej auretit, pervec nese shkaktohet ngacmin dhe fitne, ose kur nje grua eshte zbukuruar ne keto vende, atehere duhen mbuluar patjeter, ashtu si ka urdheruar Allahun ne Kuran, ne suren En Nur, ajeti 31. Prej ketu, kuptohet qe kembet dhe thembrat e tyre jane prej auretit dhe gruaja muslimane duhet te veshe çorape kur del ne rruge, ne menyre qe te mos i dalin kembet apo thembrat e tyre, gje e cila terheq vemendjen dhe nuk eshte e hijshme per nje grua muslimane qe shpreson shperblimin e pakufi te Allahut te Madheruar. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 187) Umu Hafsa / 28-05-2010

Message: eselamu alejkum
Kam nje pytje: A eshte e lejuar me kendu vajzat e rritura ne dasem ku ka vetem gra dhe me def pa xhampare duke pas parasysh hadithin qe kan kendu vetem vajzat e vogla per fesetn e bajramit po edhe nese kendojn vajzat e rritura, a ka ndonja te keqe, a eshte mekat?

Përgjigje / 30-05-2010

Muzika dhe veglat muzikore jane te ndaluara ne Islam, bazuar ne hadithin e nxjerre nga Buhariu ku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nga populli im do te jene disa njerez qe do e konsiderojne te lejuar prostitucionin, mendafshin, alkoolin dhe veglat muzikore…”, dhe ne hadithe te shumta ku duket qarte se muzika dhe veglat muzikore eshte e ndaluar ne Islam, me perjashtim te defit dhe daulles pa vegje apo piastra per vajzat e vogla dhe grate, ne dy raste: ne dasem dhe ne dite feste (bajrami). Kurse ne nje rast te trete ka mospajtim ne mesin e dijetareve, e ai eshte kur kthehet dikush me pozite nga nje udhetim i larget. Transmeton Burejde (radiallahu anhu) dhe thote: “I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) doli ne nje prej lufterave te tij dhe kur u kthye, nje vajze e vogel e zeze erdhi tek ai dhe i tha: “O i Derguari i Allahut! Une isha zotuar qe sikur Allahu te kthente shendosh e mire, do t’i bija defit para teje dhe te kendoja per ty.” Ai i tha: “Ne qofte se je zotuar, atehere bjeri defit, e nese jo, atehere mos i bjer!” Ajo filloi t’i binte defit dhe pas pak hyri Ebu Bekri, kurse ajo vazhdoi t’i binte. Pastaj hyri Aliu dhe ajo vazhdoi t’i binte. Pastaj hyri Uthmani dhe ajo vazhdoi t’i binte. Pastaj hyri Umeri, kurse ajo menjehere e futi defin poshte vetes dhe u ul lart tij. I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha: “Me te verete, edhe shejtani ka frike prej teje, o Umer! Une isha ulur ketu, dhe ajo i binte defit. Pastaj hyri dhe ajo vazhdoi t’i binte, pastaj hyri Aliu dhe ajo vazhdoi t’i binte, pastaj hyri Uthmani, e ajo vazhdoi t’i binte, kurse kur hyre ti, ajo e hodhi defin.” [Hadith i sakte. E ka nxjerr Tirmidhiu e te tjere]. Nga ky hadith nxirren shume gjykime qe kane te bejne me kengen, muziken dhe veglat muzikore, si dhe rastet kur ato lejohen si dhe per cilet njerez lejohen, megjithese ne shumicen e haditheve permendet se kjo ka qene e lejuar per vajzat e vogla, por ne disa prej tyre jane permendur edhe grate, dhe dijetaret kane rene dakord qe kjo vlen edhe per grate ashtu si dhe per vajzat e vogla, ne rastet e permendura me siper. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 186) Umu Sulejm / 27-05-2010

Message: selam alejkum
Kam nje pytje: A eshte e lejuar per nje moter muslimane me shku ne dasem ku pihet alkooli, ka muzik dhe burra gra bashke? Çfare denimi do te kete ajo moter e cila e ka pas me dijeni qe eshte haram kjo po ka shku thjeshte mu knaqe edhe kjo eshte bo sebep edhe e ka lon namazin 3dite pa fal se kinse eshte argetu mire ne darsem e edhe e ka lon namazin per 3 dite dhe gati e kan bere pishmon edhe per shamin e i kan thon me hjek? Ju lutem nje keshill per motren nje saqrim me i tregu se qfare pasoja do te ket personi i till i cili merr pjese ne keto darsma te shemtuara edhe pse eshte e re motra ne islam edhe ka vetem disa muj qe ka fillu mu fal dhe eshte mbulu.

Përgjigje / 30-05-2010

Gjykimi ne lidhje me keto dasma ku behen harame dhe ku njerezit e kundershtojne hapur urdhrin dhe ligjet e Allahut, eshte i ditur qe nuk lejohet, sepse perndryshe behesh si ata dhe e merr gjynahun njesoj si edhe ata e ndoshta me shume, kur ti e di kete gje qe eshte e ndaluar dhe pasi qe Allahu te ka udhezuar ne rrugen e Tij te drejte, ne rrugen e shpetimit tend dhe te lumturise se vertete ne kete bote dhe ne boten tjeter, atehere padyshim se edhe gjynahu eshte me i madh, dhe ti do te denohesh per te nese nuk pendohesh sinqerisht tek Allahu, te kerkosh falje per te dhe te mos kthehesh me kurre tek ai gjynah. Kur nje person e udhezon Allahu ne rrugen e besimit dhe te fese se Tij, kjo eshte nje miresi e madhe nga Allahu ndaj ketij personi, dhe ai duhet te falenderoje Allahun per kete miresi, e jo t’ja ktheje ate me gjynahe e vepra qe Allahu nuk i pelqen dhe nuk do qe t’i shohe robet e Tij besimtare ne ato vepra. Sic permendet ne pyetje, personi qe e ka bere kete gje eshte i ri ne Islam, dhe ndoshta Islami dhe besimi ende nuk ka zene vend mire ne zemren e saj, keshtu qe ky person duhet mesuar dhe duhet keshilluar nga besimtare te mire e me dije, qe nuk i bejne vete keto te ndaluara dhe qe kane urtesi ne keshillimin e tyre. Kenaqesite e kesaj bote, ne çdo kufi qe te arrijne, mbarojne shume shpejt, dhe nese behen ne haram dhe ne rruge te ndaluara nga Allahu, ato pasohen me pikellim, merzitje e perkeqesim te gjendjes shpirterore, pa permendur ketu pasojat e tyre te keqia ne jeten materiale te vepruesit te tyre, qofte ne te tashmen apo ne te ardhmen. Pasojat e mekatit e ndjekin njeriun me vete dhe ai patjeter qe do ta shijoje ndeshkimin per te qe ne dynja, si edhe ne boten tjeter nese nuk pendohet dhe nese Allahu nuk ia fal atij. Allahu i Madheruar thote: “Çdo e keqe qe te ze, ajo eshte prej vetes tende.” Lusim Allahun te na fale gjynahet dhe te na jape sukses ne kryerjen e veprave qe Ai do dhe i pelqen prej nesh!

(Pyetja Nr. 185) Anonim / 09-05-2010

Message: selamun alejkum, ka pasur denime me izolim ne kohen e pajgamberit alejhis-selam, apo ne kohen esahabeve, dhe duhet te kete denim me izolim apo burg ne islam, si eshte kjo ceshtje?

Si duhet te vishet gruaja ne shtepi para nenes apo vellait, psh te veshi rroba te ngushta pas trupit apo pak me te gjera lejohet, po lart te gjoksi rroba duhet te jete e bollshme sa mos te dallohet forma e gjoksit. po menget krahet sa duhen, po poshte sa duhet te arrije fustani apo fundi, na u pergjigj me nje shembull qe te jete me e qarte. Allahu te ruajte dhe te dhente sukses!

Përgjigje / 10-05-2010

1. Ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) nuk ka pasur burgje, por origjina e burgimit dhe e izolimit ka qene qe ne ate kohe, madje vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka bere kete gje me ate robin e luftes idhujtar qe e lidhi ne njeren prej shtyllave te xhamise per disa dite, pastaj e leshoi dhe ai pranoi Islamin, si dhe ne hadithin e atyre personave qe erdhen ne Medine per te pranuar Islamin, por qe u semuren nga klima e saj dhe Pejgamberi i urdheroi te shkonin te devete e zekatit, qe te pinin nga qumeshti dhe urina e tyre, kurse ata pasi pine dhe u sheruan, vrane bariun dhe moren devete, e iken. Pasi i kapi, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u dha atyre denimin e merituar dhe i izoloi deri sa vdiqen. Pra, origjina e izolimit ka qene qe ne ate kohe ne Islam, dhe me pas u formuan edhe burgjet dhe vendet e posacme per kete gje, e cila u be nevojshme me zgjerimin e shtetit Islam dhe me shtimin e shkelesve te ligjit.

2. Ajo qe i lejohet gruas muslimane te zbuloje prej trupit te saj para grave dhe para te afermeve te saj me te cilet i ndalohet martesa totalisht, dmth para babait, xhaxhait e vellait, jane pjeset e trupit ku vendosen zakonisht stolite, dhe jo me shume, pra lejohet te zbulohet koka, qafa, krahet dhe kembet deri nen gju. Kurse rregullat e tjera qendrojne po ato: dmth nuk lejohet qe te veshe rroba te ngushta dhe te tejdukshme, qe i nxjerrin ne pah auretin apo formen e tij, e sidomos ne sy te babes apo vellait e xhaxhait, pra te meshkujve. Kjo nuk eshte e hijshme per femren muslimane, dhe as nuk eshte e lejuar ne Islam. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 184) Adriatik / Shqipëri / 25-04-2010

Message: Eselemu alejkum Ue Rahmetullah.
A lejohet qe kur gruaja i jep qumesht per te pire femijes te zbuloje auretin ne sy te vellait, babait, nenes, motres?
A mund te bashkoje njeriu Namazin pa u bere udhetare, per shembull, e fal dreken pastaj e bashkon ikindine ne kohen e drekes, dhe pastaj niset per ne udhetim?

Përgjigje / 30-04-2010

1. Ajo pjese e trupit qe eshte auret, nuk lejohe te zbulohet para atyre qe ndalohet ta shohin ate auret, pervec ne rast nevoje per t’u vizituar apo per ndonje ndihme qe mund te kete nevoje nje grua dhe per nenen apo motren e saj, dhe mund te shohe nje pjese te auretit, aq sa eshte e nevojshme dhe jo me shume. Por ne sy te vellait e te babait, apo edhe te motres e te nenes, ashtu pa shkak, vetem se i jep me pire femijes, kjo nuk lejohet dhe ajo duhet te shkoje ne dhome tjeter per kete gje, dhe nese nuk ka mundesi nga rrethana te ndryshme, mundet qe t’i jape femijes te pije, por duke u mbuluar sa me shume te jete e mundur qe te mos shfaqet aureti i saj.

2. Bashkimi i namazeve per udhetarin fillon pasi ai te dale nga rrethina e qytetit te tij, pra pasi te kete filluar udhetimin dhe jo me pare. Pervec ne rast se udhetimi eshte me mjet te tille qe nuk ndalon rruges vecse pasi te dale koha e namazit te dyte, atehere lejohet qe t’i bashkoje para nisjes se udhetimit. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 183) Anonim / Suedi / 24-04-2010

Message: Esselamu alejkum.
1. Nese nje person miret me peshkim dhe vete nuk i hane peshqit por ia jep te tjerve qe i kan deshir, a lejohet ky rast pasi ky nuk e ka per ushqim per vete apo familjes por si sport, a hyn ne ate hadith se ndalohet gjuajtja ne gjalesa si shenje, dhe a duhet te thote tekbirin sa her e gjuan grepin ?
2. Tek libri Faqe nga Historia tregon rastin e atij personi qe e ka mbyt Aliun radiAllahu anhu qe ja kishin prer duart dhe ja kishin hjek syte, a lejohet ky gje kur ne disa lexime thuhet se ndalohet masakrimi por te mbytet njeriu sa me lehte ?
3. Ne perendim kur njeriu jeton me ndihmen socijale dhe ai nuk ka te drejt te punoje ndonje pune pa lajmerimin e socijalit, por ka shumica qe punojne qe thuhet n’zeze ne disa muaj jo pergjithmon pershkak te nevojes se parave qe i nevojiten atij, dhe ky rregull qe eshte i ndaluar nga shteti a thuhet eshte i ndaluar edhe ne fen islame pasi muslimani nuk duhet te ben padrejtesi askujt, po ashtu kur njeriu punon normal pune shtetit po ashtu edhe punon nje pune extra, dhe per punen extra nuk e deklaron shtetit ose tregon me pak qe ka punuar vetemese te mos pagon tatim per shkak se tatimet jane te medha, a lejohet kjo gje ?

Përgjigje / 30-04-2010

1. E rendesishme eshte qe ato peshq te hahen nga njerezit dhe te mos shperdorohen, dhe nuk perfshihet ne hadithin e permendur. Sa here qe hedh grepin, duhet te thote Bismilah.

2. I lejohet prijesit te muslimaneve te denoje me denimin qe sheh te arsyeshem se meritohet per te denuarin dhe i ndalon te tjeret nga vepra e ngjashme me ate te tij. Po keshtu ka vepruar edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me ata personat qe erdhen ne Medine dhe u semuren, e ai i urdheroi te shkonin te devete e zekatit dhe te pinin nga qumeshti dhe urina e tyre, kurse ata shkuan atje, pine nga qumeshti dhe urina e deveve, pastaj vrane bariun dhe moren devete, pastaj iken. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dergoi njerez ne ndjekje te tyre dhe pasi i kapen dhe i sollen ne Medine, u shpoi syte dhe i la ne djell deri sa vdiqen te gjithe. Pra, ka disa raste qe prijesi cakton denim te ashper dhe masakrim te te denuarit per shkak te vepres se tij te tepruar dhe jo thjesht vrasjes qe ka bere, por rrethanave se si e ka bere ate vrasje, dhe keshtu qe i jep denimin e merituar. Kurse sic dihet, vrasesi vritet ashtu si ka vrare, perderisa ne vrasjen e tij nuk ka ndonje masakrim dhe kuptim tjeter qe tregon kufrin dhe gjera te tjera me shume se vrasja e thjeshte.

3. Nuk kam hasur ndonje pyetje te tille ne fetvate e dijetareve bashkekohore.

(Pyetja Nr. 182) Avni / Maqedoni / 20-04-2010

Message: Selam Alejkum.
I kam disa pytje vella ne lidhje me rregullat e xhenazes.
1. Cilet jane kohet e ndaluara per varrimin e xhenazes?
2. A mundet qe djali ta laje xhenazen e nenes se vet, motres dhe bashkeshortes se vet dhe anasjelltas? 3. Si behet larja e xhenazes ne pika te shkurtera nese ki mundesi vella?
4. Si falet namazi i xhenazes sipas sunnetit dhe nese dikush nuk ka qene prezent ne namazin e xhenazes kur eshte fal me xhemat ateher vet si duhet ta fale dhe ku?
5. Tek vendi im vella keto pune behen me bid’ate. Une nuk kam mundesi t’i ndryshoj keto gjera pasi qe udheheqesija jan prej atyre qe i bejne keto bid’ate, ajo qe me intereson eshte se si eshte puna e te vdekurve tane qe i kemi varrosur me bid’ate psh shtrire mbi shpind etj. Kush ka pergjegjesi per kete? 6. Si eshte me mire per ne, a t’i vorrosim vetem e mbas sunnetit aq sa kemi mundesi apo t’ia leme kete pune udheheqesve (sic veprojne te gjithe) e t’i varrosin me bid’ate?

Përgjigje / 28-04-2010

1. Kohet e ndaluara per varrimin e xhenazese jane ato tre kohe ne te cilat eshte ndaluar edhe namazi, sic ka ardhur ne hadithin e sakte te transmetuar nga Ukbeh iben Amir (radiallahu anhu) i cili thote: “Ishin tre kohe ne te cilat i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) na ndalonte qe te faleshim apo te varrosnim te vdekurit tane gjate tyre: gjate lindjes se diellit deri sa te ngrihet lart ne qiell, ne kohen e drekes kur dielli eshte pingul deri sa te anonte nga qendra e kupes se qiellit dhe gjate perndimit te diellit deri sa te perendoje plotesisht.” [Muslimi, Ebu Daudi]. Kurse varrosja e xhenazese naten ne rast nevoje (kur ekziston frika e prishjes se kufomes apo ndonje nevoje tjeter), eshte e lejuar, sepse edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka bere kete gje me nje burre, sic ka ardhur ne hadithin e transmetuar nga Tirmidhiu dhe Iben Maxheh.

2. Rregulli eshte qe xhenazen e te vdekurit mashkull e lajne burrat dhe te femres grate, me perjashtim te bashkeshortit dhe bashkeshortes qe lejohet te lajne xhenazen e njeri-tjetrit. Pra, nenen e vdekur e lan vajza ose mbesa ose ndonje grua tjeter e aferme apo e besuar, e cila di te laje xhenazene dhe nuk vajton te koka e saj.

3. Larja e kufomes se te vdekurit (xhenazes) eshte detyrim mbi muslimanet, qe permbushet me ngritjen e dikujt prej tyre me larjen e saj sa me pare te jete e mundur. Per menyren e larjes se xhenazes, mund te permendim ketu disa pika shkurt: Merret uji i ngrohte aq sa lahesh i vdekuri kur ishte gjalle, dhe shoqerohet me sidr apo me shampo e sapun, lahet tre here apo me shume duke qene tek, dhe heren e fundit shton pak parfum ne uje. Lan ne fillim gjymtyret e abdesit pastaj fillon me anen e djathte te trupit dhe pastaj me te majten. I lan mire floket, i kreh dhe pastaj ato te gruas i ndan ne tre gersheta dhe i hedh pas kokes. Eshte e rendesishme qe uji te pershkoje te gjithe trupin, dhe sigurisht qe trupi i te vdekurit gjate larjes duhet te jete i mbuluar me nje cope ne vendet e turpshme. Pastaj thahet dhe qefinoset. Edhe qefini ka rregullat e veta, por ketu nuk mund te sqarohen keto.

4. Namazi i xhenazes eshte me kater tekbire ose edhe me shume, deri ne nente tekbire, por zakonisht me kater tekbire dhe ndonjehere imami qe ka dije rreth kesaj ceshtje, preferohet qe ta fale me nente tekbire. Krahu i djathte i xhenazes vendoset nga Kibla dhe imami i qendron trupit te burrit ne drejtim te gjoksit, kurse te xhenazes se gruas ne mes te trupit. Pas tekbirit te pare lexon suren fatiha dhe nje sure te shkurter pa ze, si imami edhe xhemati, pastaj merr tekbirin e dyte pa i ngritur duart dhe lexon salavet mbi pejgamberin, pas tekbirit te trete ben duane e xhenazes dhe lutjet per te vdekurin dhe pas tekbirit te kater jep selam nga te dyja anet. Pastaj vjen varrosja e xhenazes dhe kjo ka rregullat e veta, te cilat ndoshta se shpejti do i pergatisim dhe do i publikojme ne site edhe me foto sqaruese inshaAllah. Nese vjen me vonese dhe namazi i xhenazes eshte falur, ti nuk e ke detyrim qe ta falesh ate, sepse namazi i xhenazes eshte detyrim kolektiv dhe jo individual, qe nese e kryen nje grup muslimanesh, rrezohet detyrimi nga te tjeret. Pervec nese dikush varroset pa ju falur xhenazeja, atehere mund te shkosh dhe t’ja falesh xhenazene te varri, sic ka vepruar edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) me dike qe u varros naten dhe nuk ia kishin falur xhenazene.

5. Ti nuk ke pergjegjesi per ato gjera qe nuk ke pushtet, dhe as te vdekurit qe jane varrosur ashtu nuk kane denim per kete gje qe kane vepruar te gjallet me ta. Keshtu qe mos u shqeteso per kete, se Allahu di ne hollesi gjithcka dhe e shperblen secilin sipas vepres dhe qellimit te vet.

6. Nese nje muslimani te kapur per fene e tij dhe te mesuar, qe ka dije nga feja, i vdes nje i aferm dhe ai eshte pergjegjes per pergatitjen dhe varrimin e xhenazese, atehere ai duhet te veproje sipas sunetit per varrosjen e xhenazes dhe nuk ka pse te therrase imamin apo ndonje hoxhe tjeter qe ben bidate ne lidhje me xhenazene dhe varrimin, pra e merr drejtimin vete te varrimit nese ka dije dhe njohuri, perndryshe, Allahu nuk ngarkon askend me teper se sa ka mundesi. E Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne doren e Tin eshte suksesi.

(Pyetja Nr. 181) Moter muslimane / 13-04-2010

Message: Selamun alejkum ue rahmetullah.
Kam kete pyetje:
Ne ditet e sotme kemi mjaft websajte islame ne gjuhen shqipe, dhe tani ka nga websajte qe jan edhe si form forumeve, aty antarsohesh dhe ke te drejt me be postime per islam, ke te drejt me debatu per nje teme,me pyet per cdo qeshtje te islamit, e tash antart tjert te ndihmojn ,gjejn feta per at se qka pyete, debatojm…etj etj..pra forum ne kuptimin e plot te fjales. Pyetja eshte tani qe a eshte hajr ne si femra me u antarsu aty, apo eshte me hajr mos me u antarsu..,sepse nuk po eshte edhe e pa mundeshme ku gjat debatimit po hym ne bised me meshkujt dhe tash po vjen nje problem se ka nga ne qe jemi me iman te fort, por po ka nga ne qe jemi edhe me iman te dobet..,por edhe me shum po eshte e mundur qe shejtani aq ngadal po punon sa qe po vjen puna me i shkruajt ndonje leter ne mesazh privat…dhe hiq me larg po behet e mundeshme edhe me hy me shum ne detaje antart ne mes vete…ai qe po e ka frik Allahun,ai po dorezohet menjher nga kjo e keqe ,se po shifet qart qe jan veq pune te shejtanit keto..,por ai qe e ka pak imanin e dobet,ai ndoshta edhe bjen ne kurth te shejtanit dhe e lidh me shum biseden me gjinin e kundert. Pra qellimi po eshte shum i paster ne fillim, te gjith po thojm ne po bejm davet,por hap pas hapi po e shohe qe po devijojm ..keshtu qe a eshte me hajr me i dhan fund kesaj qeshtje te antarsimit ne keto forume, pa mar parasysh se qfar imani ke ,te dobet apo te fort,sepse po bijm ne fjalen popullore qe thuhet”kush luan me zjarr edhe digjet”. Dmth, si e kam verejt une keto forume ne nje an po shihen si dobi prurse,sepse po kemi me lehte me gjet at se qka po na duhet…por ne anen tjeter po eshte koxha nje dere e madhe e fitnes per te rinjet musliman,sepse dijen po e shpejtojm,po e marim at qka na u dasht,por hap pas hapi edhe po vjen deri tek biseda ne mes vete.
Qka na kishe keshillu per kete qeshtje, a eshte me hajr qe me u largu definitivisht ketyre forumeve, mos me u antarsu, sepse po eshte veshtir me i ik te keqes..,sepse po e pranoi qe neve shejtani po e ka me leht me ndiku ne devijim, ngase sa me pak dije qe ke aq je me i dobet ne iman (me pak i devotshem)?
Une veqse i kam be bllok antarsimeve te mija se ku kam qene e antarsuar, sepse po e verej qe po eshte jo ne dobin time, here debatojm me ata qe jan bitatgje e dhe ne posto fetua nga dijetar selef thojm kjo eshte haram, ata bijn fetua dijetareve te tyre qe e lejojn ,,,sa qe ndoshta edhe fillestareve po ja ngatrojm, se disa po thojm haram e disa halalla, e ata si ne huti, kujt me i besu…dmth me shum fjal, e humbje kohe se sa diqka e dobishme aty…nuk e mohoi ndoshta do kete dikush dobi nga nje shkrim i imi, por une po kam me shum dem, sepse po luaj me zjarr, sepse si thash shejtani po punon ngadal dhe se si po fillon me te u neutralizu kjo qeshtje, apo mos ta perjashtoi po fillon si me te ra ne sy nje nga antart per dituri, e pastaj keshtu fillon e keqja njeher te bie ne sy si njeri i devotshem, mandje si fillon te interesohesh per te, mandej pret te debaton ne forum haptas, mandje edhe ne mesazhe private…e deri tek takimi…Allahu na rujt!
Kete pyetje po e bej, sepse e kam verejt qe kjo qeshtje po e ka fillimin e mir, por mbarimi po eshte i keq, dhe si po e shoh, shumica po e kan mbarimin e njejt, dmth po vjen puna me hy ne bised ne mes vete, ke qka ke me devotshmerin tende…se shejtani ngadal po punon… Allahu na ruajt, por edhe ne duhet te ju largohemi me shpejt ketyre rrugeve qe dalja e saj po eshte jo e hajrit.

Përgjigje / 20-04-2010

Çdo mjet apo rruge qe te çon drejt diçkaje te ndaluar, ai mjet dhe ajo rruge eshte e ndaluar. Perse eshte e nevojshme qe per te shtruar nje pyetje apo per te dhene nje mendim ne nje forum muslimanesh, te duhet te regjistrohesh? Madje ne disa forume mund te kerkohet regjistrimi edhe per te pare dhe lexuar diskutimet qe gjenden aty, pa pasur per qellim qe ti te diskutosh! Nuk mund te hyjme ne qellimet e te tjereve ne kushtezimin e regjistrimit ne forumet e tyre, por themi se nese keto forume behen rruge dhe mjet drejt te ndaluares, anetaresimi ne to eshte gjithashtu i ndaluar. Zgjidhja e kesaj mund te behet duke programuar forumin ne ate menyre qe te ruhet identiteti dhe adresa e anetareve te tij, per t’i ndaluar rrugen te keqes, dhe deshmia e motres qe pyet eshte nje argument per kete gje. Prandaj, muslimanet te kene frike Allahun dhe t’i perdorin mjetet teknologjike bashkekohore per te miren e tyre dhe per te mesuar ate qe ju ben dobi, duke u ruajtur nga te ndaluarat dhe nga ato qe e zemerojne Allahun e Lartesuar. E Allahu e ka ne dore suksesin.

(Pyetja Nr. 180) Anonim / Kosovë / 13-04-2010

Message: Selam alejkum Imam i nderuar, kam disa paqartesirreth ngritjes se duarve per te ber dua.
1. Transmetohet se Enesi r.a ka thene se i derguari i Allahut nuk i ngrite duart ne ndonje dua per veqse gjat kerkimit te shiut, ndersa kan ardhur disa hadithe qe e lejojn ngritjen e duarve gjat kendimit te duave para fjetjes dhe me duar ferkohet i ter trupi dhe ngritja e duarve gjat berjes se duas se Kunutit ne namazin e Vitrit qofte para rukuje ose mbas rukuje.

2. Ne nje prej fetvave te Iben Tejjmijes kam lexuar se ka thene: ‘Tallkini apo thirrja e te vdekurit eshte e pelqyeshme ket mendim e kan imam Ahmedi dhe Shafiu, ndrsa imam Maliku thote se eshte bidat.”

3. Iben Tejmijje ne librin e tij Es sirat-el-mustekim thote se berja e mevludit ehste e lejuar, kurse Ebu Beker el Gjezairi ka thene se Ushqimi i cili pergatitet per festimin e kesaj feste {Mevludit} eshte haram sikur mishi i derrit.

Përgjigje / 20-04-2010

1. Enesi (radiallahu anhu) tregon se i Derguari (salallahu alejhi ue selem) nuk i ngrinte duart gjate lutjes ne publik, vecse ne kete rast, pra kur bente lutjen per shi. Kurse kur ben lutje vetem, ne cdo kohe te dites apo te nates, si dhe ne namazin e vitrit, lejohet qe te ngrihen duart, madje kjo eshte sunet dhe me afer pranimit te duase, sepse siç ka ardhur ne hadith, kur robi i ngre duart nga Allahu per t’i kerkuar dicka, Allahu turperohet t’i kthej ato bosh, te zhgenjyera. [Hadith Sahih, el Xhami es Sagir, 1757].

2. Ne librin “El Fetawa el Kubra”, te Iben Tejmijes (Allahu e meshirofte!) permenden disa fetva ne lidhje me talkinin e te vdekurit, dhe prej tyre kuptohet qe Iben Tejmije nuk e shihte te ndaluar dhe as bidat kete gje, por mendonte se ishte e lejuar, duke u bazuar ne disa transmetime se disa prej sahabeve e kane bere dicka te tille, dmth qe kane qendruar te varri i te vdekurit pas varrosjes dhe jane lutur per te, sic ka qene Ebu Umame el Bahili dhe Uathile iben el Eskea (radiallahu anhuma), por transmetimet e te cileve nuk jane te sakta, sic kane gjykyar dijetaret e hadithit, dhe e verteta ne kete ceshtje eshte se talkini i te vdekurit eshte bidat dhe i ndaluar, sepse ate nuk e ka vepruar as Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe as shoket e tij. Por lejohet qe te vdekurit t’i jepet selam dhe te behet lutje per te, sic ka ardhur ne hadithe te sakta. Po keshtu lejohet qe kur shkon te xhamia e Profetit ne Medinen e ndritshme, t’i japesh selam profetit dhe dy shokeve perbri tij, Ebu Bekrit dhe Umerit. Kurse per talkinin e te semurit ne shtratin e vdekjes, duke i kujtuar qe te thote “La ilahe ila Allah”, eshte sunet dhe per kete ka urdheruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Ky eshte edhe kuptimi i fjales talkin: qe t’i diktosh dikujt tjeter disa fjale qe ai t’i perserise pas teje, gje e cila nuk mund te ndodhe me te vdekurin pasi te varroset, madje edhe sikur te degjonte fjalen tende, nuk do i bente dobi asgje, sepse afati i tij per te bere vepra te mira ka mbaruar tashme. Ajo qe i ben dobi atij pas vdekjes, eshte lutja per te, qe Allahu ta fale e ta meshiroje. [Shih gjithashtu: Fetava el lexhne ed Daime, nr. 3159].

3. Iben Tejmije nuk thote se berja e Mevludit eshte e lejuar, por ai thote se disa njerez, te cilet nga injoranca e tyre mendojne se po madherojne ditelindjen e pejgamberit dhe mendojne se me kete gje afrohen tek Allahu, ata mund te kene sevap per kete gje fale injorances se tyre. [Iktida es Sirat el mustekim, 1/297]. Por e verteta eshte se Mevludi eshte bidat dhe e ndaluar ne Islam, sic e kemi sqruar edhe ne nje pyetje te meparshme ne kete forum, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 179) Anonim / Suedi / 12-04-2010

Message: Esselamu alejkum. 1. Kam lexuar kur njeriu ben ftes per darsem i ndalohet te ben ftes qe jane bidagji, mekatar, etj. Po ne kete kohe ne familje gjindet nje musliman i devotshem e te tjeret jasht praktikimit te islamit, si tia bejn besimtaret ne kohen e sotit?
2. Kur behet ftesa ne familje ka prej tyre qe bin dhurat me vler, por e din se ata fitojne plotesisht nga harami, cka te bejne me dhurat ?
3. A ka argument qe femra te behet synet, dhe pse nuk eshte obliguar per gjithe femrat perveq vendeve te nxehta?

Përgjigje / 12-04-2010

1. Lejohet te ftosh per dasem te afermit e tu qe nuk jane muslimane te mirefillte, apo edhe nese jane jomuslimane, sepse ne cdo rast, ligjin ne shtepine tende e ben ti, madje ketu u jepet mundesia atyre qe te mesojne diçka nga Islami. Kurse ato qe ke lexuar ne lidhje me ndalimin e fteses se bidatçiut apo mekatarit prej muslimaneve, nuk duhet ta ngaterrosh me kete, sepse ketu ndryshon qellimi dhe personi. Bidatçiu ka dije nga feja dhe therret ne bidatin e tij me kryenecesi, e si ndeshkim ndaj tij eshte qe te mos shoqerohesh me te dhe t’i besh bojkot, deri sa te ktheje rruge. Po keshtu edhe per mekatarin musliman qe ben gjynahe ne publik, si ndeshkim ndaj tij dhe per t’i dhene mesim, eshte qe te mos shoqerohesh me te dhe t’i besh bojkot, nese sheh se kjo menyre i ben dobi atij per t’u kthyer nga gjynahet. Kurse ne rastin qe permend, kemi te bejme me njerez qe nuk dine nga feja dhe nese bejne dicka, e bejne nga padija ose sepse ende nuk ka hyre besimi ne zemrat e tyre, keshtu qe duhet shfrytezuar rasti qe t’u mesosh diçka nga besimi i vertete, nga Islami.

2. Lejohet pranimi i dhuratave nga muslimani dhe nga jomuslimani, pa marre parasysh se si i kane fituar ata paret qe e kane blere ate dhurate, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka pranuar dhurate nga çifutet, nga te krishteret, etj, pa pyetur se si e kane fituar ata kete gje. Pra, per ty ajo eshte hallall, sepse ti e ke marre ate me rruge te lejuar, si dhurate, dhe kjo ka rendesi per ty, se si e ke fituar ate send.

3. Synetlleku per femrat eshte nje veper e ligjeruar, e cila eshte aprovuar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe behej ne kohen e tij, nga nje grua e cila quhej Umu Atije, te ciles Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i tha: “Kur te besh sunet ndonje femer, mos e pre shume -dmth mos e pre thelle lafshen apo pjesen qe hiqet dhe qe eshte si lafsha e gjelit- sepse keshtu eshte me mire per burrin dhe me e pashme per fytyren e saj.” Pra, berja synet e femrave eshte diçka e lejuar dhe tradite profetike, e aprovuar nga Pejgamberi, i cili ka dhene edhe udhezime per menyren me te mire te kesaj gjeje. Kurse per vendet e nxehta, ku femrat piqen me shpejt seksualisht dhe kane epsh te tepruar si pasoje e rritjes se kesaj lafshe ne menyre te tepruar, per keto femra eshte e detyruar berja synet dhe prerja e nje pjese te kesaj lafshe, pa e tepruar, sic ka keshilluar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). Kurse per ato femra qe nuk ekziston dicka e tille dhe qe zakonisht jetojne ne vendet e ftohta, nuk eshte nevoja qe te behen synet, sepse shkaku nuk ekziston. [Nga nje fetva e shejh Albanit, ne kaseten me nr. 261 dhe 711, nga vargu “Udhezimi dhe Drita”].

(Pyetja Nr. 178) Luljeta / 11-04-2010

Message: Selamun alejkum ue rahmetullah.
Nje moter ne islam pyeti se a i lejohet qe te mer dituri shkollore nga gjinija mashkullore, dmth per ndonje qeshtje mesimore te konsultohet me meshkuj (jo te udhezuar)? Kjo moter eshte e re ne islam, dhe po sa eshte mbuluar. Nje vella ju pergjegje keshtu: “Per qesi pytje qe e ka bere motra hiq pa shfletu mujn me iu pergjegj se ske pytje qaq e rand qe me kap e me i shfletu thenjet e dijetareve” se ata i kshyrin pak rrenathat se ku jetojm ne e si eshte Islami ne vendin ton, e dikujna duhet me ja lehtesu fejen” e qajo motra qe e beri pytjen si ka as dy muj qe asht mbulu, e qetash me dal ne kundershtim me profesorin e me i than nuk konsulltohem me djem, rreth nje qeshtje qe ia jep profesori, duke e dit qe shum profesara qka spo iu thojn motrave tona te cilat jan te mbuluara. Ajo sun e len shkollen per kete qeshtje. Edhe une i thash nese nuk din asni vajz e klases se saj ateher konsulltov me djem e si thash asht Hallall “me u konsulltu me djem. Por do qeshtje jan te imponume tek ne e skemi qka me ba”…
A ka mundesi vella te na keshilloni lidhje me kete qeshtje ,se a e lejon islami kete gje duke e pas parasysh rrethanat se ku jetojm?

Përgjigje / 12-04-2010

Keshilla jone i drejtohet atij vellait qe ka dhene pergjigje pa dije, para kesaj motre qe Allahu i ka dhene miresi dhe e ka udhezuar ne Islam. Nuk ka çeshtje te thjeshta ne fe dhe ne jete, por te gjitha jane te rendesishme, kush me shume kush me pak, dhe çdo hap duhet hedhur me dije, ashtu si ka urdheruar Allahu. Pra, muslimani duhet ta zbatoje Islamin ne çdo gje te vogel dhe te madhe, prandaj edhe ajo motra qe eshte udhezuar se afermi, pyet per diçka qe e shqeteson ne ndergjegjen e saj, dhe mund te jete e ndaluar nga Allahu, pra mund te jete diçka qe Allahun nuk e pelqen, prandaj edhe pyet, perndryshe nuk do te pyeste fare, dhe pyetja qe ajo ben tregon per sinqeritetin e saj inshaAllah. Ky vellai qe i pergjigjet pa pas nevoje me hap librat e dijetareve dhe pa pas nevoje me e mesu ligjin e Allahut ne kete çeshtje, a nuk e ka frike Allahun se pari qe po flet dicka ne fene e Tij pa pasur dije? Dhe se dyti, a nuk ka frike se me nje fetva qe e jep prej vetes se tij, mund qe te behet shkak per humbjen e asaj motres dhe renien e saj ne grackat e shejtanit dhe ne te ndaluarat, sepse perzierja e meshkujve me femra, shoqerimi i meshkujve me femra te huaja dhe biseda me to, ulja dhe qendrimi i meshkujve me femra te huaja, qofte edhe per “mesime”, e cila ne fakt eshte nje justifikim dhe mashtrim nga shejtani, te gjitha keto te çojne drejt nje rruge te vetme, ate te mekatit dhe te gjynaheve, prandaj edhe Islami e ka ndaluar kete gje. Por keshtu eshte kur: jo vetem qe nuk ke dije, por jep fetva nga padija per te humbur edhe te tjeret bashke me veten tende.

Keshilla jone per ate motren dhe per te gjitha ato qe jane ne gjendjen apo pozicionin e saj, eshte qe te kene frike Allahun sa te munden, te largohen nga te ndaluarat qe tashme njihen edhe nga mendja e shendoshe, pa qene kusht te jene lexuar ne librat fetare, por thjesht me kthimin e njeriut ne natyren e tij duke u futur ne Islam dhe duke kerkuar pelqimin e Allahut, menjehere e dallon se cilat jane te keqia e te ndaluara dhe cilat jane te mira e te lejuara. Kjo thuhet edhe ne hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Hallalli eshte i qarte dhe harami eshte gjithashtu i qarte. Por mes ketyre ka disa çeshtje qe jane te dyshimta dhe nuk i njohin shume prej njerezve. Kush i ruhet te dyshimtave, ka ruajtur fene dhe nderin e vet.” [Buhariu dhe Muslimi].

Pra, nese ka çeshtje te dyshimta, atehere mund te pyesesh dijetaret dhe njerezit me dije qe t’i sqarojne ato, dhe te behet e qarte lejimi apo ndalimi i tyre, e nese nuk ke ke te pyesesh, atehere largimi prej tyre eshte gjeja me e mire per muslimanin.

Eshte e vertete se shume gjykime dhe ligje te Islamit mund te ndryshojne nga nje vend ne tjetrin, dhe nga nje gjendje ne tjetren, por ato gjykime e ligje jane ato qe kane te bejne me traditat e nje vendi te caktuar, qe nuk bien ndesh me Islamin, perndryshe, ato nuk perfillen aspak. Shume te rinj muslimane justifikohen se jetojne ne nje vend te tille gjysem evropian per te shkelur shume prej ligjeve te Allahut, dhe sigurisht qe pasojat i vuajne po ata, por nuk e kuptojne.

Kurse ato ligje qe shkelen per shkak te nje gjendje te caktuar, kur je i detyruar vertete qe te kryesh diçka per te ruajtur jeten apo shendetin, ose nje nga pese gjerat e domosdoshme te njeriut per te jetuar ne toke (fene, jeten, mendjen, nderin dhe pasurine), atehere Allahu i ka bere lehtesim muslimanit dhe ia ka lejuar edhe ato qe ne origjine jane te ndaluara, por menjehere pas kalimit te kesaj gjendje, gjykimi per ato te ndaluara kthehet ne vendin e vet, pa e tepruar.

Nuk mendojme se studimi ne shkolla apo universitete per femrat muslimane eshte diçka e domosdoshme sot, madje as e nevojshme nuk eshte. Sepse me nje krahasim te thjeshte paraprak, te keqiat dhe ndalesat qe do te shkelen gjate ketyre studimeve, jane shume here me te medha se te mirat dhe perfitimet qe do te arrihen prej tyre. Nje vajze muslimane, do te martohet, do te kete femije, do te kujdeset per burrin, shtepine dhe femijet, dhe per keto nuk duhet ndonje shkolle e madhe, madje ne shkolla nuk mesohen keto gjera, por shumica e atyre qe mesohen jane fare te pavlefshme dhe nuk i bejne dobi askujt, as ne te tashmen dhe as ne te ardhmen. Atehere perse gjithe kjo sakrifice e mundim? Perse gjithe keto shkelje te ndalesave te Allahut te paprecedente? Ku eshte besimi qe e dallon nje musliman dhe muslimane nga ata qe nuk jane te tille? Nje vajze e mbuluar te cilen Allahu e ka nderuar dhe ngritur me Islamin dhe veshjen e saj, a nuk e kupton se nuk e ka vendin ne nje ambjend apo shoqeri te prishur dhe te degjeneruar ku behen mekatet ndaj Allahut hapur ne publik? Nese aty zbret ndonje denim nga Allahu, a nuk e di ajo qe mund ta perfshije bashke me ta?! Kjo vlen edhe per muslimanet meshkuj sigurisht. Dhe gjykimi sillet gjithnje me domosdoshmerine dhe detyrimin e kryerjes se nje vepre, dhe kete e di gjithesecili ne veten e tij. Pra, mos ndiqni epshet dhe qejfet me justifikime e mashtrime te shejtanit, por ndiqni mesimet e Islamit ne kerkim te pelqimit dhe kenaqesise se Allahut, sepse vetem keshtu do te arrini lumturine e vertete ne te dyja botet. Dhe kushdo qe le diçka per Hir te Allahut, vetem sepse Allahu e ka ndaluar dhe nuk e pelqen ate gje, padyshim se Allahu ja zevendeson atij me me te mire se ajo dhe e shperblen me shperblim te shumefishte ne boten tjeter.

Kujto gjithnje, se Islami nuk ia ka bere detyrim gruas punen per mbajtjen e familjes, madje as te vetes se saj, qofte si bije, bashkeshorte, moter apo nene, keshtu qe nuk ka pse te shqetesohet per kete, sepse ky mund te jete nje nga dyshimet apo justifikimet e atyre qe shkojne neper universitete sot. Po keshtu, fjala se muslimanet duhet te jene te shkolluara dhe jo te prapambetura, eshte gjithashtu nje mashtrim dhe nje genjeshter e madhe, sepse realitetin e universiteteve te sotme e dini vete dhe nuk eshte nevoja ta themi. Kurse pas mbarimit te universitetit, vetem nje pakice mund te punesohet bazuar ne diplomen e tij, kurse shumica vazhdon rrugen e jetes sikur te mos kishte qene kurre ne universitet. Pa permendur ketu, shkaterrimin e jetes se shume prej tyre ne keto universitete.

Allahu i udhezofte muslimanet ne zbatimin e ligjeve te Tij dhe i ruajte nga kurthet e shejtanit dhe te armiqve te Islamit! Allahu eshte i Plotefuqishem per gjithcka, dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.

(Pyetja Nr. 177) Abdurrahman / Itali / 07-04-2010

Message: selamun alejkum vella.
Nese ka mundesi te na sqaroni ne lidhje me termin “uaxhib” ne menyre te hollesishme.

Përgjigje / 12-04-2010

Uaxhib – do te thote: obligim, detyrim, ose diçka e detyruar qe duhet te behet, qe eshte e urdheruar te veprohet. Vaxhibi eshte nje nga ndarjet e urdhrave dhe ndalesave ne shkencen e Bazave te Fikhut, dhe ai qendron perballe Haramit, apo te ndaluares. Vaxhib, eshte çdo urdher i Allahut apo i Derguarit te Tij, mosvepruesi i te cilit ndeshkohet per lenien e tij, kurse vepruesi merr shperblim. E kunderta e tij eshte harami. Nje grade me poshte vaxhibit eshte ajo qe dijetaret e quajne “mustehab” – diçka e pelqyeshme, e preferuar qe te kryhet, vepruesi i se ciles merr shperblim kurse lenesi nuk merr denim. E kunderta e “mustehabit” eshte “mekruhu” – diçka e papelqyer, e urryer, lenesi i se cilit merr sevap, sipas qellimit, kurse vepruesi i saj nuk merr gjynah, pervec nese e ben rruge dhe te lejuar, apo nese e merr rruge per diçka te ndaluar. Qellimi dhe nijeti luan rol kryesor ne çeshtjen e te gjitha ketyre gjykimeve. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 176) Jahja / Shqipëri / 06-04-2010

Message: Selamun Alejkum we Rahmetullahi we Berakatuhu!
All-llahu jua shperbleft per punen, dhe ju ndihmoft per me tej!
Kisha nje pyetje pergjigja e te ciles po shkakton goxha perçarje ne xhematin shqiptar, qe pretendon ndjekjen e Kur’anit Sunetit dhe 3 brezave te mire te te pareve tane. Te gjithe ne e pretendojm, e All-llahu na beft prej tyre dhe na bashkoft me vellezerit tane qe e deshirojn kete!
Pyetja eshte per çeshtjen e votimeve, personalisht kam degjuar fetva te shejh Abadit i cili thote te largohemi nga te gjitha grupet kandidate, nderkohe edhe me kane thene per nje kaset te shejh Albanit me titull “votimet” ku shprehet qart qe nese nuk je i detyruar nuk duhet te votosh, por nga ana tjeter kam degjuar edhe per fetva “fantazem” tek te cilat nuk kam hasur personalisht ku lejohet pjesmarrja ne votime. I ketij mendimi jane dhe nje pjese e mire e nxenesve te dijes ne shqiperi. Ju lutem qe pergjigja te mos neglizhoj keto pika:
a) Njohjen se ka prej fetvave qe jane vetem per nje situat\person specifik dhe jo per te tjeret, keshtu qe tek fetvate qe do sillen insha All-llah te jemi te sigurt qe jane per situaten tone.
b) Njohjen dhe rikujtimin e asaj qe na kane lene selefet se kur te pasojm duhet te pasojm pasi njohim argumentet e atij qe po pasojm (Ebu Hanife ka thene: E ndaloj qe dikush te vij me fjalet e mia deri sa te dij argumentet ne te cilat jane bazuar ato fjale) kjo per te evituar taklidin.
c) Nese votimi lejohet, a çon ky akt ne imitimin e jobesimtareve siç kane thene disa Ulema, e a nuk eshte kjo nje forme Bidati?
Me All-llahun eshte suksesi , All-llahu na ndihmoft ne gjetjen e hakut!

Përgjigje / 10-04-2010

Ue alejkumus selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Allahu na udhezofte ne gjetjen e hakut dhe ne pasimin e tij! Ne lidhje me votimet, u pyet edhe shejh Aliu ne nje takim tani afer qe kishim me te, ketu ne Jordani, dhe qe e gjen ketu, ne minuten e 26.

Ne fakt, mospajtim ne lidhje me votimet, nuk ka vetem mes nxenesve te dijes ne Shqiperi, por edhe ne mesin e dijetareve, megjithese ne shume raste jane bashkuar per lejimin e pjesemarrjes ne to, dhe kjo ka qene me shume ne vendet muslimane. Kurse per votimet ne vendet jomuslimane, ketu ka mendime dhe opinione te ndryshme, te ndertuara mbi perpjekjen e secilit per njohjen e gjykimit te sakte ne lidhje me kete ceshtje. Qendrimi i shejh Albanit eshte i qarte ne lidhje me kete pike, dhe ai e ka sqaruar kete gje ne kaseten me nr. 344, nga vargu “Udhezimi dhe Drita”, ku flet per zgjedhjet ne Algjeri dhe i pergjigjet pyetjeve te disa vellezerve algjeriane ne lidhje me kete. Shejh Albani thote se ai ka dy qendrime ne lidhje me votimet: I pari: Nuk keshillojme askend prej muslimaneve, individe apo grupe, qe te kandidojne per deputete. I dyti: Ne i themi te gjithe muslimaneve, ne cdo vend qe te jene: Nese qeveria ne pushtet e detyron kete sistem te votimeve, dhe anetaret e partive apo ideve te ndryshme garojne per te fituar numer sa me te madh deputetesh ne keto votime… Mes kanditateve ka muslimane e jomuslimane, te mire e te keqinj… dhe ne kete rast, votuesit muslimane e kane per detyre qe te votojne per kandidatet muslimane, te mire, qe punojne per te drejtesine dhe islamin. Por njekohesisht themi se nuk e keshillojme muslimanin qe te kandidoje ne keto zgjedhje, sepse keshtu ai e fut veten e vet ne shkaterrim dhe aprovon kundershtimin e sheriatit Islam me kete gje (pasi qe do te zbatoje dhe aprovoje ligje te bera nga njerezit). Kete mendim nuk mund t’ua imponojme te tjereve, por edhe sikur ai te jete 100% i sakte, perseri do te kete njerez te tjere qe mendojne ndryshe, pa marre parasysh nese e kane mire apo jo, dhe nese jane te afte per te dhene opinion apo jo. Ky eshte realiteti, dhe realiteti eshte gjithashtu se shume prej muslimaneve te mire dhe me qellim te mire, do te kandidojne ne keto zgjedhje parlamentare, dhe ne kete rast ne i themi muslimaneve votues qe te zgjedhin dhe te votojne keta kandidate muslimane te mire dhe jo ata muslimane te keqije, as jomuslimanet prej komunisteve e te tjere. Kjo e keqe (e votimit per keta kandidate muslimane te mire) eshte me e vogel se sa te mbylleni ne shtepi dhe te mos merrni pjese ne zgjdhjen e kandidateve tuaj.” Mbaroi fjala e shejh Albanit. Degjoni edhe fjalen e shejh Aliut, dhe ceshtja do te jete e qarte inshaAllah, e ne cdo rast, kjo nuk duhet te coje ne percarje dhe grindje mes nxenesve te dijes, por edhe nese ata kane mendime te ndryshme, secili te ndjeke ate mendim qe mendon se eshte me i sakte, dhe te mos e luftoje vellane e tij qe mendon te kunderten. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, dhe vetem Ai udhezon ne rrugen e drejte.

(Pyetja Nr. 175) Lori / Itali / 27-03-2010

Message: Eselamu alejkum ue rahmetullah!
Deshta t’ju pyes rreth festes qe behet pasi qe je diplomuar. Ketu ne Itali asistojme te tilla evenimente qe pasi studenti diplomohet, te afermit e miqte i bejne feste ( prenotojne nje hapesire ku qerasen me pije freskuese dhe embelsira) dhe i japin dhurata. A eshte hallall per muslimanin ( si per studentin ashtu edhe per te ftuarit) kjo gje? Ju lutem te na e sqaroni kete dyshim. Allahu jua shperblefte me te mira!

Përgjigje / 31-03-2010

Kjo pyetje ju drejtua edhe shejh Ali el Halebi, ne takimin qe u zhvillua ne selfi-tv.com dhe ai u pergjigj se nuk sheh ndalese ne kete lloj festimi pas dipllomimit te nje muslimani, sepe ky festim eshte thjeshte shprehje e gezimit dhe ftese e miqve per t’u bashkuar ne kete gezim, dhe nuk eshte si festat e shpikura qe kryhen cdo vit, siç eshte festa e gruas, festa e punetorit, etj. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 174) Meli / 27-03-2010

Message: selam alejkum. Me te vertet deshta me e diten te verteten se a e kemi te lejuar ne grate me ndu ar (flori) byzhylyk e tjera sende, sa muj e di une po, por po ka shum transmetime? A e kemi te lejuar, a jo?

Përgjigje / 31-03-2010

E kemi permendur edhe me pare, se ne nje hadith te sakte thuhet: “Mjere per grate nga dy te kuqet (te verdhat): ari dhe e ngjyrosura me te verdhe.” [Es Sahiha, 339]. Ne lidhje me kuptimin e ketij hadithi ka disa fjale ne mesin e dijetareve, dhe ndoshta me e sakta eshte te thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka per qellim grate e veta, qe t’i japin perparesi botes tjeter mbi kete bote, kurse per grate e tjera eshte e lejuar, por lenia e tyre eshte me e mire per ato qe kerkojne ate qe gjendet tek Allahu, ne xhenet.

Eshte perhapur se shejh Albani e ndalon arin per grate ne menyre totale, por kjo nuk eshte e vertete, sepse ajo qe ndalon shejh Albani eshte forma rrethore e stolise prej ari per femrat, e cila nuk ka shkeputje apo perzierje me argjend apo diçka tjeter dhe as gur, duke bashkuar keshtu mes haditheve qe e ndalojne arin per grate dhe ato qe e lejojne ate, dhe pas bashkimit tyre del te kuptohet se ajo qe kane per qellim hadithet e ndalimit eshte ari ne forme rrethi pa shkeputje. Kjo eshte ajo qe ndalon shejh Albani, kurse per arin ne pergjithesi ai thote njesoj si e permendur me siper, siç e ka permendur ne “Es Sahiha”, nen hadithin nr. 339.

(Pyetja Nr. 173) Amar Siddik / 27-03-2010

Message: Esselam alejkum.

1. Desha ta dij sa xhehnema e sa xhenneta jane apo sa shkalle i kane?!

2. “Nese vjehrrit i pengon namazi dhe tash kur e din reja e tij (vjehrrit), qe ai (vjehrri) po vjen, ajo (reja) e ndal namazin dhe e fal me vone qe mos me pa ai. A eshte e lejuar kjo? Nese jo, çfare duhet te veproje??! Allhu s.w.t. iu shperbleft me xhennetul-Firdeuus!!!

3. Nje hadith i resulit s.a.w.s. thote se tre vet i sjellin dem Fese, fakihu gjynahqare, sunduesi despot dhe muxhtehidi i padijshem. Pra cili eshte kuptimi i hadithit dhe dua ta di kuptimin dhe domethenjen e fjaleve 1.Muxhtehid, 2. Despot dhe 3. Fakih?! Allahu s.w.t. iu meshirofte me meshiren e Tij s.w.t. te pakufishe!

4. A dihet ku jane xhehenemi dhe xhenneti, mbase resuli s.a.w.s. i kishte pare qe te dy (xhennetin dhe xhehenemin)?? A eshte e cekur diku se ku ndodhen?

Përgjigje / 29-03-2010

1. Ekziston vetem nje xhenet (parajse) dhe nje xhehenem (ferr), por secili ka gradat dhe shkallet e veta, te cilat nuk dihet se sa jane. Por dihet se grada me e larte e xhenetit eshte kopeshti i Firdeusit, kurse grada me e ulet e xhehenemit eshte ajo e munafikeve (hipokriteve). Kurse per nga dyert, xheneti i ka 8 dyer nga te cilat do te hyjne banoret e tij ne diten e Kiametit, kurse xhehenemi i ka 7 dyer, e kjo tregon edhe nje here se meshira e Allahut ia kalon zemerimit te Tij. Lusim Allahun te na perfshije ne meshiren e Tij dhe te fuse ne kopeshtin e Firdeusit, i cili eshte edhe me i larti i kopeshteve te xhenetit, ne mes te tyre dhe siper tij gjendet Arshi i Allahut te Madheruar!

2. Qellimi i kesaj pyetje nuk eshte i qarte, por sipas asaj qe kuptojme, nese e reja (nusja e djalit) i frigohet vjerrit i cili zemerohet nese e sheh ate duke u fale, dhe kjo do te sillte probleme, atehere nuk ka ndonje problem qe ajo te mos falet ne sy te tij dhe te ruhet kur vjen ai, duke u falur ne nje vend tjeter apo me vone, megjithese kjo nuk eshte zgjidhje e problemit, madje kjo nuk eshte as logjike qe vjerri te ndaloje nje gje te tille nga nusja e djalit. Per kete duhet qe djali te diskutoje me baben e tij dhe nese nuk gjejne zgjidhje tjeter, ai tashme eshte i rritur dhe ka familjen e tij, keshtu qe duhet te kujdeset per te, qofte edhe duke u larguar ne shtepi tjeter me qira apo cfare do lloj zgjidhje tjeter e mundshme.

3. Keto tre njerez qe i sjellin dem fese, jane ata qe nuk i frikesohen Allahut dhe qe i bejne gjynahet me dije. Fakih quhet ai njeri qe ka dije nga legjislacioni Islam, nga ligjet dhe dispozitat e fese ne lidhje me adhurimet dhe menyren e kryerjes se tyre, si dhe ne lidhje me marredheniet shoqerore te njerezve me njeri-tjetrin. Kurse fjala Despot, eshte ne shqip dhe jo ne arabisht, dhe kuptimi i saj eshte se ky mbret vepron me vullnetin e tij absolut, sipas deshires dhe epshit te tij, pa marre parasysh ligjet e Allahut dhe te miren e popullit. Kurse fjala Muxhtehid, do te thote njeri hulumtues e kerkues ne argumentet e fese per te nxjerre gjykime me mendjen dhe dijen e tij prej tyre, duke dale ne nje perfundim te cilin e jep ne forme opinioni dhe gjykimi per nje ceshtje te caktuar. Muxhtehid eshte grada me e larte e dijetarit, i cili me dijen e tij te gjere e te thelle rreth fese dhe bazave e degeve te saj, arrin te nxjerre gjykime per çeshtje te reja te kohes qe nuk kane qene te njohura me pare, se paku nuk kane qene te njohura me te njejtin emer. Nese kete pune te madhe te fese e ben dikush qe nuk ka dije te thelle ne te, padyshim se demi i tij eshte me i madh se dobia e tij ne popull, sic mund ta shohim edhe sot e kesaj dite me syte tane nga njerez qe kane mesuar per fe, por qe nuk kane marre dije dhe nuk jane thelluar ne te, por qe nxjerrin perfundime dhe japin opinione sikur te ishin kompetente per ate pune. E kjo eshte vertete dicka e rrezikshme, sepse kjo do te thote qe te flasesh per Allahun dicka qe nuk e di, e per kete ka denim te madh tek Allahu, madje kjo eshte prej mekateve te medha.

4. Xheneti dhe xhehenemi jane te krijuara dhe ekziostojne, por se ku jane, Allahu e di dhe nuk na e ka treguar dicka te tille, sepse edhe sikur te na e tregonte, kjo nuk do te sillte ndonje perfitim apo dobi per njerezit, e Allahu thote dhe vepron sipas urtesise se Tij absolute, dhe asgje nuk e ben pa qellim. Fakti se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ka pare keto te dyja tregon per mrekulline me te cilen Allahu e ka veçuar ate kur e ka ngritur mbi qiej, deri te Arshi i Tij, ne nje kufi tek i cili nuk kishte arritur as engjelli me i aferm, as Xhibrili (alejhis selam), ku Allahu i urdheroi atij namazet ne naten e quajtur Nata e Israse dhe e Mi’raxhit. Por ne keto hadithe nuk tregohet se ku ishte me ekzaktesi xheneti dhe xhehenemi qe Profeti i pa dhe i pa gjithashtu edhe banoret e tyre apo disa prej tyre. Por sic e thame, nese do te ishte e nevojshme dhe e dobishme per ne qe ta dinim vendim e tyre, Allahu nuk do na e kishte fshehur kete gje. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 172) Abdullah / Kosovë / 17-02-2010

Message: Es Selamu Alejkum. Kam disa pytje:
– Cili eshte argumenti se larja e xhenazes ta prish abdesin?
– A eshte e vertet se cdo musliman e ka te oliguar me i la deri ne tri xhenaze?
– A ben qe grate te viziojn varrezat dhe cili eshte argumenti?
– Çka eshte hadithi i dobt (nuk e ka thene sahabiu por i eshte mveshur atij, e ka thene por eshte ndryshuar, ka gabuar pasi cdo njeri eshte i gabueshem apo ndoshta edhe e ka shpikur) ?
– Prej medhe’hebeve qe jane duhet t’i marrim vetem ato te vertetet dmth qe mbeshteten ne argumente, mirepo cfar mund te marrim prej ketyre qe thojne se po e pasojn Ebu Hanifen (Al-llahu e meshirofte!) kur gati gjith cka bejne e kane gabim. Per kete Imam thuhet se namazin e sabahut e ka fal me abdesin e jacis gje qe une nuk e besoj por edhe nuk me pelqen se edhe po te jet e vertet kjo nuk osht prej sunnetit pasi qe ne jemi te urdheruar te jemi mesatar ne fe. Ku gaboi ky Imam apo ndoshta transmetimet e sakta te ketij Imami nuk na kan mberritur neve, ndoshta keta hanefite e sotit ne te vertet nuk po e pasojn kete imam por epshet e tyre?

Përgjigje / 20-02-2010

– Me e sakta nga fjala e dijetareve eshte se larja e xhenazes nuk e prish abdesin, pervec nese prek organet gjenitale te te vdekurit ne menyre te drejtperdrejte pa cope. Por eshte e preferuar qe personi qe lan te vdekurin, te marre gusel pas kesaj, kurse ai qe mbart xhenazene, preferohet te marre abdes pas mbartjes se saj, siç ka ardhur ne hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu), se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush lan te vdekurin, te lahet dhe kush e mbart ate, te marre abdes.” [Hadith Sahih. Ebu Daudi, Tirmidhiu, etj.]

– Sigurisht qe nuk eshte e detyrueshme qe çdo musliman te laje deri ne tre xhenaze. Kjo eshte fjale e pabazuar ne fe dhe nuk qendron ne asnje menyre. Larja e xhenazes eshte nje detyrim kolektiv, qe mjafton ta bej dikush prej te afermve te vdekurit, apo dikush tjeter, dhe te tjeret nuk kane asnje detyrim per kete.

– Shumica e dijetareve e kane ndaluar qe grate te vizitojne varrezat, sepse i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Allahu i mallkofte ato gra qe vizitojne varrezat!” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Ahmedi]. Dhe sepse grate jane te ndjeshme nga natyra e tyre dhe mundet qe te preken dhe te mos durojne, duke ngritur zerin e duke qare ne varreza, apo duke kryer veprime te tjera. Kurse per burrat eshte lejuar vizita e varrezave pasi qe edhe per ta ishte ndaluar ne fillim te Islamit, por me pas ju lejua kjo gje, siç ka ardhur ne hadithin e nxjerre nga Muslimi, e te tjere, ku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thote: “Ju kisha ndaluar nga vizita e varrezave, por tani vizitoni ato, sepse ato ju kujtojne boten tjeter.”

– Te gjitha hadithet qe nuk jane te sakta (sahih) apo te mira (hasen), jane te dobta (daif), qofte nese kjo dobesi qendron te transmetuesit (gjendja e tyre-a jane te besueshem apo jo, a mbajne mend apo jo, a genjejne apo jo, e keshtu), shkeputja e zinxhirit te tyre, apo ndonje defekt i fshehur apo detaj i padukshem ne pamje te pare por qe ndikon ne saktesine e hadithit, qofte ky defekt apo detaj ne zinxhirin e transmetuesve apo ne tekstin e hadithit.

– Medhhebi i Imam Ebu Hanifes (Allahu e meshirofte!) eshte percjelle i plote dhe eshte perpunuar nga dijetaret e medhhebit hanefi, dhe ai eshte i shkruar ne librat e dijetareve te ketij medhhebi qe ka te beje me jurisprudencen Islame, Fikhun dhe bazat e tij. Kurse ithtaret e ketij imami apo te ketij medhhebi mund te veprojne gjera qe nuk ekzistojne fare ne ate medhheb, ose nga injoranca, siç ndodh me popullin e thjeshte, ose nga ndjekja e epsheve dhe devijimit nga rruga dhe qellimi i drejte, siç ndodh me ata qe kane dije prej tyre. Ne fakt, shume ndjekes te grupeve te humbura ne Islam, siç jane maturidite, kadianite, fatimite, nekshabendite, etj, kane gjetur strehe pikerisht ne kete medhheb, edhe pse ai ne origjine eshte medhheb Fikhu dhe jo Akide, por ndoshta nga qe i jepet shume perparesi logjikes ne kete medhheb, ata jane strehuar ne strehen e tij per te mbjelle helmin e tyre ne mesin e muslimaneve te thjeshte, duke u mbuluar me petkun e ketij medhhebi. Pra, ne nuk flasim kunder medhhebit hanefi si medhheb apo si nje prej shkollave te jurisprudences Islame, sepse kjo ka te beje e gjitha me Fikhun dhe bazat e tij, ne te cilat ka vend per tolerim dhe diskutim sipas argumeteve dhe menyres se kuptimit te tyre, por ne themi se ne emer te ketij medhhebi jane bere shume abuzime me fene dhe me muslimanet e thjeshte, duke i mveshur gjera te paqena dhe te devijuara nga mesimet e Islamit te paster, ketij medhhebi dhe imameve te tij. Jo çdo gje qe thone te ashtuquajturit hanefi te sotem, eshte prej medhhebit hanefi, por prej vete atyre dhe ndjekjes se epsheve dhe interesave te tyre. Eshte e vertete se dijetaret dhe ithtaret e medhhebit hanefi ne veçanti jane shquar per fanatizem te paprecedent ndaj medhhebit te tyre, dhe kjo eshte diçka negative, qe nuk i shkon per shtat dijetareve te Islamit, i cili baze ka Kuranin dhe Sunetin, dhe jo nje medhheb apo dijetar medhhebi te caktuar, sepse nuk ka njeri te plote e te pagabueshem, perveç te Derguarve te Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te gjithe ata!), kurse njerezit e tjere qe te gjithe gabojne, kush me pak e kush me shume, prandaj edhe ne jemi urdheruar qe te shkojme pas argumentit dhe te bashkohemi me grupin e dijetareve, pra te jemi pasues te Sunetit dhe Xhematit. Kurse fjala qe Imam Ebu Hanifja (Allahu e meshirofte!) e ka pas fal namazin e sabahut me abdesin e jacise, kjo eshte per te treguar se ai nuk flinte naten por studionte, meditonte dhe falej gjithashtu, por kete nuk e bente gjithnje, por ndonjehere. Ashtu si edhe plot dijetare te tjere qe vepronin dhe veprojne ne kete menyre. Por kur ithtaret e medhhebit kerkojne te ngrene imamin e tyre, i zmadhojne gjerat dhe ndoshta edhe shpikin gjera te paqena, siç ka ndodhur ne realitet. E Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 171) Dialogu me te krishteren / 15-02-2010

Pershendetje!
Sqarimet dhe menyra e te shprehurit ishin shume te qarta. (Shiko Pyetjet Nr. 154, 157, 163, 166).
Por ju duhet ta dini se tek ne bashkejetojne njerezit me fe te ndryshme.
Ketu ne pune kemi 4 cifte qe jane martuar dhe kane dhe femije, musliman me krishtere dhe festojne te dya festat fetare si te muslimaneve dhe te krishtereve ose te njeres fese. Femijte e ketyre jane ose me njeren fe ose tjetren. Besojme ne se ka rendesi qe besojne ne nje zot apo keni ndonje mendim per diskutim.
Po per bektashinjte mund te na thoni dicka, se ketu tek ne eshte shume e perhapur ne radhet e muslimaneve?
Po teqet jane vende te shenjta te bektashinjeve se tek ne shkojne te gjitha llojet e feve?
Ne lidhje me stresin dhe kujtesen pyesin shoqet se te gjitha jane me probleme dhe halle, a keni dicka konkrete qe mund te perdorin se jane mbi te 40-tat?
Ju faleminderit qe jeni kaq i hapur duke na shkrojtur dhe duke na kthyer pergjigje nga koha juaj kaq e cmuar. Zoti t`ju jape shendet!

Përgjigje / 15-02-2010

Ju falenderoj gjithashtu per mirekuptimin dhe paanshmerine ne gjykimin tuaj!
E vleresoj qendrimin dhe interesin tuaj per kerkimin e njohurive, gje e cila tregon edhe nje here nivelin tuaj kulturor, arsimor dhe shoqeror, dhe kete nuk e them per t’ju bere qejfin.

Ne jemi dakord se njeriu eshte i lire te zgjedhe fene qe deshiron dhe qe beson se eshte me e vertete sipas tij, per kete nuk kemi kundershtim. Por dialogu yne ka te beje me kembimin e njohurive dhe verifikimin e tyre sipas arsyetimit dhe logjikes se shendoshe. Logjika per shembull, nuk e pranon qe dy çeshtje te kunderta te jene te verteta ne te njejten kohe, por patjeter qe njera eshte e gabuar dhe tjetra e vertete.
Por sidoqofte, ne vetem sa japim mendimin dhe provat tona, dhe secili eshte teresisht i lire qe te zgjedhe vete, dhe kjo eshte liria e fese dhe e mendimit, gje e cila nuk mund te imponohet nga askush, madje edhe nese behet me force, ajo nuk ze vend te i imponuari, por do te dale nga ai bashke me largimin e imponimit.

Ne lidhje me martesat mes ithtareve te dy feve, Islame dhe te Krishtere, une do te them ligjin e Islamit ne lidhje me kete, por perseri, njeriu eshte i lire ne fene e tij, sic e thame, madje edhe ne Kuran Thuhet: “Nuk ka detyrim ne fe, sepse tashme eshte bere e qarte e drejta nga e shtrembra.” [El Bekare: 256].
Ne Islam, lejohet qe muslimani (burri) te martohet me nje te krishtere (femer), por nuk lejohet qe nje muslimane (femer) te martohet me nje te krishter (burre), dhe kjo per arsye se burrit i takon drejtimi ne shtepi dhe gruaja duhet t’i bindet burrit per ato qe urdheron ai dhe duhet ta kenaqe burrin e saj, ashtu si edhe burri duhet te kenaqe gruan e tij dhe ta mbaje mire ate per shkak se eshte pergjegjes ndaj saj dhe femijeve sigurisht, por problemi qendron se kur burri eshte i krishter apo i cdo lloj feje tjeter pervec fese Islame, ai patjeter qe e ka mohuar nje pjese te shpalljes Hyjnore, sic eshte Libri dhe profeti i fundit i Zotit, dhe Zoti thote se nuk e lejon nje mohues te urdhrit te Tij qe te kete pushtet mbi dike qe e ka pranuar dhe i eshte dorezuar urdhrit dhe fese se Tij, Islamit – i cili ne shqip do te thote: Paqe dhe dorezim ndaj Zotit. Pra, ky eshte sqarimi per kete ceshtje nga ana e Islamit, duke pasur parasysh edhe faktin se kur nje musliman (burre) martohet me nje te krishtere (grua), i lejohet asaj qe te qendroje ne fene e vet dhe nuk i lejohet burrit ta detyroje qe te behet muslimane ne asnje menyre. Kurse nga disa pyetje qe me kane ardhur nga disa gra muslimane qe jane martuar me te krishtere ortodoks apo katolike, me kane thene se burri dhe familja e tij ia imponojne asaj pagezimin dhe martesen ne kishe, gje e cila nuk eshte e drejte ne cdo aspekt.

Bektashinjte, jane nje sekt i devijuar nga Islami edhe pse i anetaresohen atij. Ju kujtohet fjala qe ju kam thene rreth sekteve fetare dhe krahasimi i tyre me segmentin: me qendren dhe dy skajet e tij. Po keshtu edhe keta, jane nje nga sektet qe ne te vertete kane devijuar shume nga feja e drejte dhe e vertete. Ata kane shpikur e trilluar gjera qe jo vetem nuk jane ne fe, por qe feja i lufton ato sepse kane te bejne me paganizmin dhe me djallin e xhindet, sic jane pikerisht te ashtuquajturat vendet e mira, te cilat ne fakt jane vende te djallit e te banuara nga xhindet, ku njerezit shkojne gjoja per kurim nga magjite apo semundje te ndryshme, por qe te gjitha keto jane paganizem dhe lutje e djallit, vende ku theren kurbane per djallin dhe jo per Zotin.
Pra, devijimi i tyre eshte shume i madh dhe ata ndjekin djallin ne shume prej gjerave te mbinatyrshme qe ndoshta ndodhin ne duart e tyre, dhe ky eshte shpjegimi pse ndonjehere ne duart e dervisheve apo baballareve te teqeve ndodhin gjera te mbinatyrshme, dhe ju e kujtoni se c’u kam thene ne lidhje me mrekullite dhe gjerat e mbinatyrshme qe mund t’i ndodhin disa njerezve, kur folem per telepatine.

Kurse per stresin, ju e dini se ai eshte nje problem shpirteror qe ka lidhje te ngushte me problemet jetesore te njeriut, dhe per kurimin e tij ka dy menyra: ajo psikologjike, duke biseduar me te stresuarin nga ana logjike dhe duke gjetur menyren per lehtesimin e gjendjes se tij, dhe menyra e dyte eshte ajo e perdorjes se disa medikamenteve natyrale qe ndihmojne vecanerisht sistemin nervor qendror per funksionimin sa me normal te tij, sidomos ne nervat qe kane te bejne me keto shqetesime.
Nga medikamentet natyrale keshillojme si fillim mjaltin e bletes, ate te malit, te holluar me uje, dhe te pihen 2-3 gota ne dite para buke, por per rezultate me te mira dhe per kurimin e shkaqeve te problemit do te ndihmonte kryesisht kura e plote bimore qe ka prodhuar doktori yne posaçrisht per kete problem, i cili eshte shume i perhapur sidomos ne boten perendimore, ku perfshihet edhe Shqiperia. Kura bimore perbehet nga kapsulla bimore dhe bime te posacme per caj, qe merret ne menyre te rregullt, 2 here ne dite, per nje muaj rresht.
Dhe se fundi, ju uroj shendet te plote e qetesi shpirterore!
Hallet e njeriut nuk mbarojne sa te jete gjalle, keshtu qe merrini ato me qetesi dhe do i zgjidhni me lehte!

(Pyetja Nr. 170) Anonim / Kosovë / 14-02-2010

Message: Selam alejkum vella i nderuar Allahu te shperbleft per pergjigjet qe po i jep ne ket forum.
Forum qe nuk ka te drejt te postoj askush qe nuk ka studiuar gje qe kjo e ruan saktesin e pergjigjeve dhe kam disa pyetje:

1. Si eshte qeshtja e nje njeriu qe ka pare enderr duke ja mesuar disa sure te Kuranit permendesh ata njerez ne enderr i duken te veshur me te bardha duke e ditur qe shpallja ka mbaruar dhe ata nuk mendoj q ete jet Xhibrili a.s dhe ne nje liber per komentimin e enderrave kam lexuar se ai qe e sheh ket enderr do ti prishet feja e tij?

2. A ekziston ne Islam ekzekutim me varje ne litar si zevendesim i prerjes me shpate?

3. Si te falet namazi ne ato vende qe namazi i drekes e te tjera falen naten per arsye se me shume eshte nate sesa dit apo ne ato vende qe me shum eshte dit e ndersa vetem disa ore nate?

Përgjigje / 19-02-2010

1. Formulimi i pyetjes ka gabime gjuhesore dhe me zor kuptohet. Eshte e vertete se shpallja ka mbaruar, por ne enderr po thua se keta njerez me te bardha po te mesojne disa sure nga Kurani, dmth qe ekzistojne ne Kuran dhe jo gjera te reja qe nuk gjenden ne Kuran, perveç nese eshte se po i mesonin gjera te tjera qe nuk jane ne Kuran, dhe qe nuk jane prej Kuranit, atehere mund te thuhet qe personi qe e ka pare endrren mund te devijoje nga rruga e drejte dhe te ndjeke rruget e shejtanit. Por qe te shohesh engjej ne enderr, qe te mesojne Kuran, kjo eshte gje e mire per personin qe e sheh kete enderr.

2. Kjo eshte nje çeshtje qe i perket udheheqesit te shtetit Islam, dhe ekzekutimi me shpate nuk ka ardhur veçse per magjistarin apo per ate qe vret me shpate, i cili vritet ne menyren qe e ka bere vrasjen. Kurse caktimi i kesaj vrasje me shpate apo me varje ne disa raste kur nuk mund te realizohet vrasja e vrasesit ne te njejten menyre qe e ka bere vrasjen, atehere udheheqesit te shtetit musliman i takon e drejta e caktimit te menyres se vrasjes se tij.

3. Perderisa dallohet dita nga nata, edhe namazet falen sipas percaktimit te kohes se namazeve zakonisht, e nese eshte vetem nate, behen llogaritjet sipas ores koheve te vendit me te aferm ku ka dite dhe nate. E Allahu e di me mire. Allahu e ka ne Dore suksesin dhe vetem Ai te drejton ne rrugen e Drejte! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 169) Arian / Gjermani / 13-02-2010

Message: Assalamu alejkum ue rahmetullah,
shpresoj qe te jesh mire me shendet dhe iman, po munde me me keshillu se a mundet muslimani me ju pergjigj fteses (per te ngrene dreke) te ehlil kitab, kur femija e tij (14vjec) behet member i kishes evangjeliste? N.q.s jo si eshte menyra me e hijshme per Selefin per ta refuzuar ftesen?
Allahu te ruajt, me te vertet jam shume i gezuar qe kam gjetur nje faqe Neti te tille, edhe me pelqen jasht mase metedologjia dhe menyra e shpjegimit te ceshtjeve, po kur je ne Hak Allahu ta lehteson edhe me shume. Te Dua fort per Hir te Allahut!

Përgjigje / 15-02-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Edhe ty te dashte Ai, per Hir te te Cilit ti me deshe! I lejohet muslimanit qe t’i pergjigjet fteses se kafirit, perderisa ftesa nuk eshte per ndonje feste te tyre fetare, dhe nuk ka lidhje nese biri apo babai i atij qe te fton eshte anetar i nje kishe apo i nje tjetre. Argument per kete eshte fakti se Pejgamberi yne, salallahu alejhi ue selem, i eshte pergjigjur fteses qe i kane bere hebrenjte per te ngrene tek ata, disa here nga disa hebrenj te ndryshem, madje ne njeren prej ketyre rasteve, i kane dhene mish te helmuar, Allahu i vrafte, dhe dikush prej sahabeve te tij vdiq prej tij.

(Pyetja Nr. 168) Anonim / 12-02-2010

Message: Es-selamu alejkum
Pyetja ime eshte kjo:
Nese keni mundesi me mi dergu disa argument apo hadithe me zingjir transmetues : sepse une tash e kom kuptu shum mir sunnetin por jetoj ne nje vend ku shum po me sjellin presion mbi kok.
E per ket arasye po me duhen keto argumente me zingjir transmetus qe tua shpjegoj hollsisht atinve qe po me bejne shum presion.
Argumentet po me nevoiten per kto qeshtje :
1) Ngritjen e tegbirave ne namaz
2) Berjen e dhikrit mbas farzit
3) Faljen e suneteve vetem nga dy rekate dhe faljen e tyre ne shtepi
4) Faljen e namazit te vitrit ne dallim me namazin e akshamit
5) Se ne diten e xhuma nuk ka sunet
6) Per mbajtjen e duarve mbi kthiz
7) Mbajtja e gishtit te gritur ne teshehud
Gjithashtu po me nevoiten edhe argumentet e te vetquajetrve hanefi qofshin te dobt apo qofshin bidate psh:
1) Mos ngritja e tegbirave ne namaz
2) Berja e tesbive se bashku me imamin
3) Falja e suneteve nga 4 dhe ne xhami
4) Falja e namazit te vitrir ngjajshem me namazin e akshamit
5) Qe ne diten e xhuma ka edhe sunnet
6) Se duart duhen te mbahen nder kthiz
7) Ngritjen e gishtit ne teshehud vetem ne rtastin kur e thua shahadetin
All-llhu ju shperbleft per kete pune qe po beni
All-llahu ju shperbleft me xhennetin firdeus.

Përgjigje / 15-02-2010

Pergjigjen e kesaj pyetje qe e kishim lene ta bente dikush vullnetar, e solli nje moter, Allahu ia shperblefte me te mira per angazhimin dhe perpjekjet!

Luljeta / Gjermani:

Message: Selamun alejkum we rahmetullah…

E pash tek pyetja nr.698 nga Anonim qe i kishte bere ca pyetje dhe qe donte argumente.
Kete pyetje e bera tek nje forum islam dhe erdhen keto pergjegje :

Pergjegjeja ne lidhje me Dhikrin pas namazit farz.

Na ka treguar Is-hak b. Nasri, ketij Abdu-r-rezaku , ketij Ibnu Xhurejxhi,ketij Amri, se Ebu Ma,bedi, robi I iruar I Ibni Abasit, e ka informuar “qe ngritja e zerit gjate dhikrit ,kur ta kryej masa namazin e detyrueshem ,ka qen qysh ne kohen e Pejgamberit s.a.v.s

Ibni Abasi gjithashtu,thote “ E di mire kur rrotulloheshim ,ngase ate (dhiker) e kam degjuar “
(Transmeton Buhariu ,hadithi 841,tek sahih buhari 2)

Transmetohet nga Ibni Abasi r.a I cili ka thene”E di qe namazi I Pejgamberit sallallahu alehi ue selam kryhej me tekbir(dhiker)
(transmeton Buhariu ,Hadithi 842,Sahih Buhari 2 )

Transmetohet nga Verr-rradi,qatibi(shkruesi) I Mugir b.Shubes,I cili thote :
-Mugire b.Shu’be me ka diktuar letren per Muaviun qe Pejgamberi s.a.v.s pas gjdo namazi te detyrueshem , ne kohe te caktuar e ka shqiptuar “ Nuk ka Allah tjeter te Adhuruar perveq Allahut ,Ai nuk ka shoke, Atij I takon I tere pushteti dhe lavdimi dhe Ai per gjdo gje eshte I fuqishem
-Zoti im , ate qe ia ke dhene dikujt , ate nuk mundet askush ta ndaloje , e as te jape ate qe ke ndaluar , e pasuria te pasurit nuk do ti sjell dobi te Ti , por veprat e mira.
(Transmeton Buhariu, Hadithi 844, Sahih Buhariu 2)

Na ka treguar Is-hak b. Nasri, ketij Abdu-r-rezaku , ketij Ibnu Xhurejxhi,ketij Amri, se Ebu Ma,bedi, robi I iruar I Ibni Abasit, e ka informuar “qe ngritja e zerit gjate dhikrit ,kur ta kryej masa namazin e detyrueshem ,ka qen qysh ne kohen e Pejgamberit s.a.v.s

Ibni Abasi gjithashtu,thote “ E di mire kur rrotulloheshim ,ngase ate (dhiker) e kam degjuar “
(Transmeton Buhariu ,hadithi 841,tek sahih buhari 2)

Transmetohet nga Ibni Abasi r.a I cili ka thene”E di qe namazi I Pejgamberit s.a.v.s kryhej me tekbir(dhiker)
(transmeton Buhariu ,Hadithi 842,Sahih Buhari 2 )

Transmetohet nga Verr-rradi,qatibi(shkruesi) I Mugir b.Shubes,I cili thote :
-Mugire b.Shu’be me ka diktuar letren per Muaviun qe Pejgamberi s.a.v.s pas gjdo namazi te detyrueshem , ne kohe te caktuar e ka shqiptuar “ Nuk ka Allah tjeter te Adhuruar perveq Allahut ,Ai nuk ka shoke, Atij I takon I tere pushteti dhe lavdimi dhe Ai per gjdo gje eshte I fuqishem
-Zoti im , ate qe ia ke dhene dikujt , ate nuk mundet askush ta ndaloje , e as te jape ate qe ke ndaluar , e pasuria te pasurit nuk do ti sjell dobi te Ti , por veprat e mira.
(Transmeton Buhariu, Hadithi 844, Sahih Buhariu 2)

Argumente per mbatjen e gishtit ne teshehud:
Shejkh Mukbil bin Hadi rahimehullah ka thene se per moslevizjen e gishtit jane 13 transmetime te pranueshme, kur per levizjen e gishtit ka ardhur vetem nje transmetim, dhe sipas Shejkh Mukbilit ky transmetim i vetem eshte Shadh (hadith i sakte i cili kundershton me tekstin e tij hadithet e tjere qe jane te sakte). Keshtu qe sipas Shejkhut (rahimehullah) ky hadith bie. Ndersa sipas Shejkhul-Albanit (rahimehullah) hadithi permban zijade (informacion) shtese qe nuk e kane 13 transmetimet e tjera, keshtu qe ai sben te hidhet poshte perderisa eshte i sakte.
Ky eshte khilafi (kundershtimi) me i njohur sot. Por shumica e ulemave thone se gishti nuk duhet te levizet.
Imam Neueui ka thene ne el-Mexhmu’ua (3/398): Mendimi i sakte – i cili eshte mendimi i qarte i shumices se dijetareve – eshte ai se nuk duhet te levizet gishti, dhe nese kjo ndodh ateher eshte mekruh, por qe sta prish namazin per shkak se eshte nje levizje e vogel….” Edhe Ibn Kudame el-Makdesi dhe Ibn Hazmi mbajne te njejtin mendim.
Dhe pergjegjet qe i ka cek ky anonimi jan tek libri i Shejk Albanit (All-llahu e meshirofte!) “Forma e namazit”…aty mund te i gjen te gjitha keto pyetje dhe shum pyetje tjera qe kemi dobi per me i dit…

Disa argumente lidhje me namazin sunnet qe falet ne shtepi:

Ahmedi dhe Muslimi transmetojnë nga Xhabiri se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju i fal namzet në xhami, atëherë ai duhet të falë një pjesë të namazeve në shtëpinë e tij, pasi Allahu ka bërë që namazet në shtëpinë e tij të jenë mbarësi (për të)”.
Ahmnedi transmeton nga Umeri se Pejgambeti (a.s) ka thënë: “Namazi nafile i njeriut në shtëpinë e tij është dritë, kush dëshiron le ta ndriçojë shtëpinë e tij”.[Hadith Daif;Temamul Minneh]
Abdullah ibn Umeri tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Falini disa nga namzet në shtëpi dhe mos i ktheni shtëpitë tuaja në varre”.
Ebu Daudi transmeton nga Zejd ibn Thabiti me transmetim të saktë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Namazi i një personi në shtëpinë e tij është më i vlefshëm se namazi së xhaminë time, përjashtuar namazin farz”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 1044]
Këto hadithe dëshmojnë se është më e pëlqyer që namazet vullnetare të fallen në shtëpi, përderisa janë më të mira se ato që fallen në xhami.Neveviu thotë: “Profeti (a.s) i nxiste besimtarët t`i falnin namazet vullnetare në shtëpi pasi ato janë më private dhe kështu mundësia për t`i falur për syfaqësi është më e pakët dhe do të jetë më e pastër dhe larg të metave që e prishin një vepër të mire. Për më tepër kjo do të jetë një bekim për shtëpinë dhe engjëjt do të zbresin në të e shejtani do të largohet”.Ky hadith transmetohet nga Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Argumente per namazin e vitrit dhe dallimi nga namazi i akshamit:

Namazi i Vitrit është sunet muekkede, namaz për të cilin ka nxitë Resulullahu sal-lallahu alejhi ue selem,. Ebu Hurejre, radijallahu anhu, thotë se Resulullahu sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu është tek dhe e do tekun.”
Koha e namazit të vitrit fillon me përfundimin e namazit të jacisë dhe zgjatë deri në kohën e sabahut.
Është e pëlqyer të nxitohet në faljen e vitrit në fillim të natës për atë i cili frikohet se nuk mund të ngrihet në fund të natës, kurse ai i cili mund të ngrihet në fund të natës, është e pëlqyer që të falet në atë kohë.
Vitri ka më së paku një rekat e më së shumti 11 rekate, pra mund të falet 3, 5, 7, 9 rekate. Nëse e falë vitrin 3 rekate, atëherë preferohet të lexojë sipas këtij rendi: suren A’la; Kafirun dhe Ihlas, rekatë për rekatë.
Namazi i vitrit dallon nga namazet tjera ngase në rekatin e fundit bëhet KUNUT.
Namazi i vitrit është Vaxhib, që nënkupton se nuk mund të lihet sepse për të ka përgjegjësi, e nëse nuk është falur në kohën e duhur duhet falur Kaza. Nocioni vitër në kuptimin gjuhësor donë të thotë tek, pra e kundërta e çiftit. Pejgamberi a.s. në një hadith të regjistruar te Ebu Davudi dhe Termidhiu ka thënë: “O ithtarët e Kur’anit, falni vitrin, sepse vërtetë Allahu është Tek dhe e donë vitrin (namazin tek).” Koha e faljes së namazit të vitrit është pas faljes së namazit të jacisë deri në mëngjes, para namazit të sabahut. Kjo vërtetohet me hadithin që Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vërtetë Allahu për ju ka shtuar një namaz, e ai është namazi i Vitrit, pra faleni mes namazit të jacisë dhe lindjes së mëngjesit.
Namazi i vitrit ka tre reqate që falen me një selam, por duhet qëndruar ulur pas reqatit të dytë. Argument se namazi i vitrit është tre reqate është hadithi i Aishes r.a. e cila ka thënë: “I dërguari i Allahut s.a.v.s. falte vitrin tre reqate e nuk jepte selam vetëm se në reqatin e fundit.”[2] Dallimi mes namazit të Akshamit dhe vitrit fillimisht është në Hukm-dispozitë sepse namazi i akshamit është Farz, e vitri Vaxhib, pastaj ka dallim edhe në formën e faljes, e veçanërisht në reqatin e tretë.

E sa i perket pyetjeve lidhje me argumente e hanefive eshte veshtir te gjejm,sepse ata cdo bidat qe e bejn e bejn ne emer te ebu Hanifes (Allahu e meshiroft) dhe nuk e di a kan kufi keto argumente te pa baza,keto mund te i gjen tek webet shqipe hanefi.

Muhamedi / CH / 14-02-2010

Message: Selamun Alejkum
All-llahu ta shperblefte vella me te mira per pergjigjen qe ke dhene vellaut Agimit nga CH-ja. (Pyetja Nr. 695). Deshta ta perkujtoj nje hadith ne lidhje me kete:
Edhe më tepër duhet shtuar kënaqësia nëse e dimë së martesa e Pejgamberit të All-llahut me Aishen ishte me zgjedhjen e All-llahut subhnehu ve teala ashtu siç e transmeton imam Buhariu dhe Muslimi nga Aisha (All-llahu qoftë i kënaqur me të) thotë: Më tha Pejgamebri i All-llahut: “Të kam parë në ëndërr dy herë, ku një njeri të barte në një petk mëndafshi dhe më thoshte: “Kjo është gruaja yte”, kur pashë se ti ishe në të dhe thashë: nëse është kjo prej All-llahut realizohet.”

(Pyetja Nr. 167) Agim / Zvicër / 10-02-2010

Es-Selamu Alejkum. Kisha dasht me dit se si ti përgjigjemi kafirave kur ata na thonë neve se Pejgamberi Alejhi Selam u ka martuar me një fëmije 6 vjeq kurse Resuli Alejhi Selam kishte 52 vjet dhe kështu ata po na akuzojn Pejgamberin Alejhi Selam me pedofilizëm. Dhe na spjegoni pak se për qfar qëllimi ka dashur All-llahu që Pejgamberi Alejhi Selam ta martonte Aishen radi`All-llahu anha në ate moshë të re?

Përgjigje / 11-02-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullah! Çeshtja ne fjale eshte disi delikate per arsye se kemi te bejme me dy botekuptime te ndryshme te dy apo me shume popujve te ndryshem, si dhe me ligjet dhe dispozitat e Islamit te percaktuara nga Allahu i Madheruar per te gjithe njerezimin, dhe jo vetem per nje popull te caktuar. Problemi nuk qendron se si t’i pergjigjemi jomuslimaneve ne lidhje me kete çeshtje, gje e cila eshte e pallogaritshme, pasi qe sido qe t’u pergjigjesh, asgje nuk do te ndryshoje tek ata, sepse qellimi i tyre eshte akuzimi i Islamit se ai nuk eshte fe e Zotit, keshtu qe kjo nuk na intereson shume per momentin, perveç kur kemi per qellim ftesen e tyre ne Islam. Por problemi qendron pike se pari ne kuptimin dhe perceptimin e ligjeve te Allahut ne lidhje me kete çeshtje dhe bindjen se ligji i Allahut eshte me i mire se çdo ligj tjeter i vendosur nga njerezit. Nese muslimani e kupton mire kete çeshtje, bindet per vertetesine e saj dhe se ky ligj eshte me i miri per njerezit, atehere qetesohet vete se pari dhe pastaj mund t’i pergjigjet jomuslimaneve duke u perpjekur edhe qe t’i ftoje ata ne Islam. Sqarimi i kesaj çeshtje eshte si vijon, e Allahu e ka ne dore suksesin:

Se pari, duhet te dihet se Islami e ka lejuar fejesen e vajzes se vogel (lidhjen e aktit martesor), por martesen me te dhe kryerjen e marredhenieve bashkeshortore e ka kushtezuar me mbushjen e moshes se pubertitetit, mundesise fizike per kryerjen e marredhenieve intime, si dhe me pranimin e saj te kesaj martese kur te kuptoje se ç’eshte martesa. Por duhet te dihet gjithashtu se te drejten per kete lloj martese e ka vetem babai i vajzes, dhe asnje pergjegjes ligjor tjeter i saj, dhe babait i lejohet kjo gje duke pare vetem te miren e vajzes se tij dhe duke i marre lejen asaj ne kohen kur behet gati per martese dhe per te shkuar te burri, e nese ajo refuzon, nuk i lejohet babait qe ta dergoje me force, dhe megjithese shume dijetare ia kane lejuar kete gje babait te vajzes perderisa vendimi i tij eshte ne te mire te vajzes dhe burri qe i ka zgjedhur vajzes eshte i pershtatshem per te, por me e sakta eshte qe nuk lejohet detyrimi i saj per martese. Kete ka zgjedhur edhe shejh Iben Uthejmin, ne librin “Esh sherh el mumti ala Zadil Mustekni”, 12/54-60. Pra, per keto martesa Islami ka vendosur kushte te caktuara pa permbushjen e te cilave, nuk lejohet te behen. Argument per lejimin e lidhjes se aktit te marteses me vajze te vogel, dhe kemi per qellim me aktin e marteses: kerkimin e dores se vajzes per martese tek babai i saj dhe dhenien e pelqimit te tij, ne prani te dy deshmitareve; procedure e cila mund te njihet me shume si fejese ne vendet tona, dhe perderisa eshte keshtu, ajo mund te behet edhe duke qene se vajza eshte e vogel, por qe martesa perfundimtare dhe shkuarja tek burri dhe kryerja e marredhenieve bashkeshortore me te nuk mund te behet vetem se pas pranimit te vajzes dhe lejes se saj kur ajo te mbushe moshen e pjekurise seksuale dhe ta dije se ç’eshte martesa, pra argument per lidhjen e aktit te kesaj martese eshte Fjala e Allahut te Madheruar: “Nëse dyshoni për ato gra tuajat, të cilave u janë ndërprerë zakonet, dijeni se koha e tyre e pritjes është tre muaj. Njësoj është edhe për ato që nuk u kanë ardhur ende zakonet. Kurse, për gratë shtatzëna, afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” [Et Talak, 4]. Ajeti flet per periudhen e pritjes qe duhet te qendrojne grate e divorcuara deri sa te mund te martohen me burre tjeter, periudhe e cila per grate qe kane te permuajshme te rregullta eshte 3 perioda, kurse per ato qe u jane nderprere zakonet per shkak te moshes se madhe, apo per ato qe nuk u kane ardhur ende zakonet per shkak te moshes se vogel, periudha e pritjes eshte 3 muaj. Perderisa flitet per divorc para se te vijne zakonet, do te thote qe ka pasur martese qe ne kete moshe, por nuk ka pasur kryerje te marredhenieve intime bashkeshortore.

Po keshtu, eshte vertetuar nga argumentet e sakta, te percjella dhe te transmetuara ne librat e Hadithit, ne mesin e te cileve edhe dy librat e Sakte te Hadithit: Sahihu i Buhariut dhe ai i Muslimit, se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e nenshkroi me Ebu Bekrin aktin e marteses me Aishen (radiallahu anha), kur ajo i kishte 6 vjet, dhe u martua me te kur ajo i mbushi 9 vjet. Muslimani duhet ta dije pike se pari, se Profeti (salallahu alejhi ue selem) nuk vepronte asgje nga vetja e tij, por gjithcka e bente me urdher nga Allahu, e aq me teper martesat. Madje, shume gjera qe Allahu ja ka lejuar te derguarit te Tij ne lidhje me martesat, ia ka ndaluar njerezve te tjere te popullit musliman, per urtesi qe i di Allahu i Madheruar dhe jo me kot, dhe ne mund te perceptojme disa nga ato urtesi, por nuk na lejohet ne asnje menyre te kundershtojme gje prej atyre me te cilat Allahu e ka vecuar te derguarin e Tij, ndryshe do te beheshin mohues dhe kundershtues te Allahut dhe te derguarit te Tij, Allahu na ruajte! I Derguari i Allahut ishte udheheqesi i shtetit musliman dhe gjykatesi i tij, keshtu qe perkrah faktit se Allahu i lejoi atij gjera qe nuk ia kishte lejuar popullit te tij, njekohesisht ai kishte ne dore te vendoste dhe te vepronte si udheheqes i shtetit dhe gjykates i tij, ashtu siç e kane kete te drejte presidenti dhe gjykatat sot. Per shume ligje ne vendet jomuslimane, thuhet se gjykatesi ka te drejte te shkele nje ligj te caktuar nese sheh se ajo eshte me e mira per nje person te caktuar qe ka shkuar per gjykim. Gjykatesi ka te drejte te beje divorcet, martesat, etj. edhe nese mund te shkelet per shembull mosha e gruas qe eshte e caktuar me ligj, perderisa gjykatesi e sheh te arsyeshme martesen. Pra, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) kishte te drejten absolute te vepronte ate qe e shihte me te sakte dhe me te mire per ymetin musliman, gje per te cilen pa dyshim qe ai ndihmohej nga shpallja qe i vinte nepermjet Xhibrilit (alejhis selam). Perveç kesaj, populli arab ne ate kohe, madje edhe sot e kesaj dite, nuk e quan turp martesen me vajze te vogel, por per kete ka kushte; siç eshte pelqimi i babait te vajzes dhe zgjedhja e tij, dhe e askujt tjeter nga pergjegjesit ligjor te vajzes ne mungese te babait, pra kjo eshte e drejte vetem e babait te vajzes, duke e analizuar çeshtjen nga te gjitha anet, sepse ka te beje me jeten e vajzes se tij per te cilen ai eshte pergjegjes dhe do te jape llogari para Allahut. Pra, babai i vajzes eshte ai qe vendos nese martesa e vajzes se tij te vogel eshte me e mire per te dhe qe nuk e demton jeten apo shendetin e saj, fizik dhe shpirteror. Ne çdo rast, nuk lejohet hyrja martesore (marredheniet seksuale) nese vajza me te cilen dikush mund te martohet nuk e ka arritur pubertitetin, dhe nuk e di se ç’eshte martesa, edhe pse lejohet lidhja e aktit te marteses, ashtu siç veproi Profeti (salallahu alejhi ue selem) me Aishen (radiallahu anha). Dhe ne çdo rast, i lejohet organeve kompetente te shtetit musliman qe te nderhyjne ne ndalesen e nje martese te tille, nese e shohin te demshme per vajzen dhe nese e shohin se babai i saj eshte i padrejte me te dhe nuk vepron ne interes te saj, por te tijin.

Kurse pedofilia e botes perendimore eshte nje semundje epidemike e jomuslimaneve manjake te cilet jo vetem qe ia kane lejuar vetes kurverine dhe lidhjet jashtemartesore, por i shkelin te gjitha normat njerezore, duke abuzuar me te mitur nen moshen e pubertitetit, duke shkuar mashkull me mashkull dhe femer me femer, apo lloj-lloj veprash qe nuk meritojne te quhen as shtazore, sepse kafshet nuk i bejne kurre ato turpesi, ndytesi e vepra antinjerezore. Dhe me gjithe keto turpe e dalje nga normat njerezore, perseri guxojne qe me paturpesine me te madhe te zgjasin gjuhen kunder krijeses me te paster te Allahut, te zgjedhurit dhe te derguarit te Tij si meshire per te gjithe njerezimin, vulen e profeteve, zoteriun e te gjithe bijve te Ademit, Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te dhe mbi familjen e tij te paster! Allahu i shkaterrofte edhe me keq nga çjane shkaterruar e katandisur!

I Derguari i Allahut, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) u martua perfundimisht me Aishen kur ajo i kishte mbushur 9 vjet dhe e kishte arritur pubertitetin, sepse siç dihet, ne zonat e nxehta, mosha e pubertitetit arrihet me shpejte se ne zonat e ftohta. Dhe te gjitha analizimet e babait te saj, Ebu Bekrit, ishin bere ne menyre te persosur per kete martese te begate, me nje vajze te re, e cila do te mesonte permendesh te gjitha fjalet dhe veprat e profetit, Kuranin dhe rregullat e fese, dhe do t’ua percillte ato brezit te ardhshem musliman, e ata brezit tjeter, e keshtu, deri sa te vinte feja deri tek ne. Kjo, sepse Islami u mbeshtet dhe zuri vend se pari ne gjokset e muslimaneve dhe ne mendjen e tyre, pastaj filloi te shkruhej e ato shkrime te shperndaheshin neper bote, ne menyre qe feja e Allahut te arrinte ne çdo vend. Jo sepse gjate jetes se Profetit nuk shkruhej asgje, por perkundrazi, shkruhej Kurani dhe Hadithi, por mbeshtetja kryesore ishte tek ajo e gjoksit dhe e mesimit permendesh. Keshtu qe, Aisha i duhej Islamit dhe muslimaneve per te mbajtur permendesh sa me shume dhe per ta percjelle dijen e saj tek brezi i ardhshem i muslimaneve, madje edhe tek brezi i vete asaj, sepse ajo dinte gjera qe nuk i dinin te tjeret, per shkak se si gruaja e Profetit qe ishte, ajo kishte pare dhe degjuar nga ai gjera qe nuk i kishte pare e degjuar askush tjeter nga shoket e tij. Babai i saj, Ebu Bekri, i kishte analizuar shume mire gjerat per te ardhmen e bijes se tij, sepse ai e martoi ate me te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem), i cili nuk do i bente kurre padrejtesi apo ta demtomte ate, as fizikisht dhe as shpirterisht, sepse ai ishte Muhamedi, i derguari i Allahut si meshire per njerezimin, salallahu alejhi ue alihi ue selem! Madje martesa e vajzes se tij me te derguarin e Allahut ishte nje miresi e madhe per te dhe per vajzen e tij, nje miresi qe nuk kufizohej vetem ne jeten e kesaj bote, por qe vazhdon ne jeten e botes tjeter, ne pafundesi. A ka miresi me te madhe se kjo per Aishen (radiallahu anha!). Kush nuk do te deshironte qe t’ja jepte vajzen apo motren e tij te derguarit te Allahut, tek i cili askujt nuk i behet padrejtesi dhe tek i cili askush nuk demtohet as sa grimca?! A krahasohet kjo martese e Profetit (salallahu alejhi ue selem) me Aishen (radiallahu anha) edhe pse ajo ishte ne moshen 9 vjecare, me vepren e shemtuar e antinjerezore te pedofileve manjake e te mallkuar?! Allahu u thafte gjuhet atyre qe guxojne te nxjerrin nga goja fjale fyese apo cenuese, qofte edhe sa grimca, kunder te derguarit tone, vules se profeteve, te zgjedhurit te Allahut dhe te dashurit te Tij, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!

(Pyetja Nr. 166) Dialogu me te krishteren / 08-02-2010

Pershendetje!
Uroj te jeni mire me shendet dhe Zoti t`ju ndricoje rrugen qe keni nisur per te miren e njerezimit!
Duke ju falenderuar edhe nga ana e shoqeve te mia per sqarimet e sakta dhe me njohjen e thelle te problemeve qe shqetesojne sot shoqerine. (Shiko Pyetjet Nr. 154, 157, 163).
Shume jane perhapur tek ne duke pare filxhana, letra, magjira etj. por me shpegimet qe na shkruanit u sqaruan shume gjera.
Mund t`ju pyesim ku bazohet ndalimi i transfuzionit te gjakut?
Ku eshte ndryshimi ndermjet kuranit dhe bibles?
Keto jane pyetjet e shoqeve te mia qe dalin nga diskutimet.
Perseri duke ju falenderuar dhe nqs. keni kohe dhe deshire mund te pergjigjeni.

Përgjigje / 11-02-2010

Jeni gjithnje e mirepritur, ju dhe shoqet tuaja, me pyetjet tuaja te qelluara, te gjalla dhe aktuale,
qe kane te bejne me jeten e perditshme te njeriut dhe besimin e tij. Por ju kerkojme ndjese nese pergjigjet mund te vonojne per shkak te ngarkeses qe kemi me studimet dhe punen!

1. Ne fillim kujtova se pyetja e pare kishte te bente me mjekesine ne radhe te pare,
por me pas e kuptova se qellimi ishte per kendveshtrimin fetar te transfuzionit te gjakut tek i semuri.
Deshmitaret e Jehovait e quajne te ndaluar transfuzionin e gjakut tek njeriu, sepse sipas tyre, gjaku eshte i shenjte dhe transfuzioni i tij e neperkemb kete shenjteri. Dicka e tille ne fakt, duhet te bazohet ne argumente hyjnore, ne librat e shenjte qiellor.

Une nuk e di nese permendet dicka e tille ne Bibel, ne te dyja Dhiatat, te vjetren apo te rene, por di qe kete e kane ndaluar vetem Deshmitaret e Jehovait dhe jo te krishteret e tjere, qofshin ortodoks apo katolik.

Une mund t’ju tregoj ate qe thuhet ne Kuran, ne lidhje me gjakun. Zoti thote ne Kuran:

“3. Ju është ndaluar e ngordhura[1], gjaku,[2] mishi i derrit,[3] ajo që theret jo në emër të Allahut,[4] kafsha e mbytur[5], kafsha e ngordhur nga goditja[6], kafsha e ngordhur nga rrëzimi nga lartësia, kafsha e ngordhur nga brirët e kafshëve të tjera, kafsha e ngrënë nga egërsirat[7] – përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin,[8] si dhe kafsha e therur mbi idhuj.[9] Ju ndalohet gjithashtu kërkimi i njohjes së fatit me short.[10] Të gjitha këto janë dalje nga bindja ndaj Allahut.[11] Sot,[12] ata që nuk besojnë e humbën çdo shpresë për t’ju larguar nga feja tuaj,[13] prandaj mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë vetëm prej Meje![14] Sot jua përsosa fenë tuaj[15], e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.[16] Por nëse dikush detyrohet nga uria,[17] pa anuar nga gjynahu,[18] padyshim se Allahu është Falës, Mëshirëplotë.[19]

Sipas ketij teksti, gjaku ne pergjithesi eshte i ndaluar te pihet apo qe mishi i kafshes te hahet me gjithe gjak, dhe shkaku kryesor per kete ndalim eshte se ai e demton njeriun dhe shendetin e tij. Perderisa gjaku permendet i pakufizuar, ketu perfshihet edhe gjaku i njeriut. Por megjithate, ne rast domosdoshmerie, kur njeriut i kanoset vdekja nga uria apo nga humbja e gjakut si rezultat i plageve te marra apo nga operacionet e ndryshme, Zoti e lejon ne kete rast qe te hahet e ndaluara per te shpetuar jeten e njeriut, sepse jeta eshte me e shtrenjte se gjithcka tjeter dhe njeriu eshte i shenjte tek Zoti, prandaj nuk lejohet vrasja e nje njeriu te vetem, sepse ai eshte i shenjte me te gjithe trupin e tij, dhe jo vetem gjaku. Prej ketu, dijetaret e Islamit kane dale ne perfundimin se lejohet transfuzioni i gjakut tek i semuri ne rast domosdoshmerie per shpetimin e jetes se tij, si dhe lejohet dhurimi i gjakut por jo tregtia me te (as shitja dhe as blerja e tij), sepse sic dihet gjaku i njeriut eshte i riperteritshem ne organizem, madje nxjerrja e nje pjese te tij kohe pas kohe eshte e mire per shendetin e njeriut. Por kuptohet se ne rastet e dhurimit apo dhenies se gjakut, duhen bere analizat perkatese per t’u siguruar qe gjaku i dhuruar nuk permban ndonje semundje qe mund te kaloje tek ai te cilit i jepet gjaku.

2. Kurse ne lidhje me dallimin mes Kuranit dhe Bibles, mund te flas ketu ne vija te pergjithshme qe mund te kuptohen nga ata qe nuk kane njohuri ne detaje te librave te shenjte dhe permbajtjes se tyre, por qe ne pergjithesi kane njohuri paraprake, sepse perndryshe duhej qe edhe bashkebiseduesi te ishte i njohur ne detaje me librin e shenjte te cilit i anetaresohet.
Bibla: Emri i librit te shenjte te hebrenjve (pjeserisht) dhe te krishtereve, ortodoks dhe katolike, si dhe i te gjitha sekteve e krishtere ne pergjithesi, me disa ndryshime ne versionet e saj, eshte e perbere nga dy pjese kryesore: Dhiata e Vjeter (besa e pare qe Zoti u mori bijve te Israilit), qe ne Kuran quhet “Teurat”, i cili i eshte shpallur profetit te Zotit Moisi (Musa), i derguari i Zotit te bijte e Israilit (pasardhesit e profetit Jakov), hebrenjte. Dhiata e Re: (riperteritja e beses me bijte e Israilit), qe ne Kuran quhet “Inxhil”, libri qe Zoti i shpalli Mesihut Isa (Jezus), i cili gjithashtu u dergua nga Zoti te bijte e Israilit, hebrenjte. Ne Bibel perfshihen edhe Psalmet e Davidit, te cilat jane lavde dhe falenderime per Zotin, por qe jane pjese e Dhiates se Vjeter.
Zoti u kishte marre besen bijve te Israilit ne Teurat (Dhiaten e Vjeter), por ata e thyen ate, keshtu qe Zoti i mallkoi dhe ua ngurtesoi zemrat, per shkak se Ai u kishte dhene atyre miresi te shumta, te cilat i kishin pare me syte e tyre dhe i perjetonin, e megjithate i mohuan ato dhe e thyen besen e Zotit. Atehere Zoti u dha nje mundesi tjeter qe ata te pendoheshin, duke derguar Mesihun Isa (Jezus) me perteritjen e beses se bijve te Israilit, Dhiaten e Re. Por ata e mohuan ate, ashtu si kishin bere edhe me disa te derguar te tjere te Zotit qe u derguan nga Zoti pas Moisiut, sepse sipas tyre, shenjat e profetit qe ata prisnin te vinte nuk perputheshin me ato te Mesihut, keshtu qe e pergenjeshtruan ate, e mohuan dhe tentuan ta vrasin, por Zoti e ngriti ate prane Tij, me mish e me shpirt, dhe Zoti ka fuqi per gjithcka qe deshiron, dhe se do ta zbrese ate perseri ne toke, pak kohe para se te behet Kiameti (Apokalipsi). Atehere Mesihun e pasuan disa njerez te cilet ne fillim ishin te paket ne numer (Dishepujt, shoket e tij qe i besuan dhe i qendruan afer). Dishepujt filluan te perhapin fjalen e Mesihut dhe njerezit qe i besuan dhe i ndoqen ata u quajten perkrahes te Mesihut, dhe me vone u ndane ne te krishtere; katolike e ortodoks. Ne ate kohe, romaket ishin fuqi e madhe ushtarake, por edhe ne Greqi kishte civilizim te madh. Mbreterit romake perkrahen krishterizmin, duke u bazuar ne njerin nga versionet e librit te shenjte (Bibel), versionin katolik, kurse Greket derguan disa delegate ne Jerusalem pasi degjuan per ekzistencen e librave te shenjte atje, dhe zgjodhen versionin ortodoks te bibles, me zgjuarsine dhe dijen qe ata kishin ne ate kohe, dhe me njohjen qe kishin per hebrenjte nga historia e tyre, keshtu qe u kerkuan atyre me force versionin me te sakte te Bibles, duke i perbetuar per Zotin se ajo nuk ishte e ndryshuar, dhe keshtu te krishteret u ndane ne dy grupe te medha: katolike dhe ortodoks. Per vertetesine e Librit te Shenjte, Bibles, gjithnje ka pasur dyshime, qe ne fillim te krishterimit, pasi qe vete Mesihu nuk la gje te shenuar, por ato qe mbeten nga ai ishin disa fjale dhe tregime te tij per Zotin, te cilat i mblodhen dishepujt dhe i shenuan ne liber ashtu si i mbanin mend, prandaj edhe Dhiata e Re eshte e ndertuar ne kete forme; tregime te dishepujve, apo Dhiata e Re sipas Palit, e keshtu. Ajo qe Zoti thote ne Kuran, eshte se edhe ata qe thane se ishin perkrahes te Mesihut, e thyen besen e tyre ashtu si edhe hebrenjte me pare. Eshte e vertete se thyerja e beses eshte bere nga dijetaret dhe udheheqesit shpirterore te krishtere dhe se populli i thjeshte vepronte sipas asaj qe u thuhej nga te paret e tij, por rezultati ishte se besa u thye nga te gjithe ata, me qellim apo pa qellim, me dije apo nga injoranca. Keshtu qe, mesazhi hyjnor i Zotit per njerezimin nuk ishte permbushur ende, atij i ishte hedhur pluhur nga hebrenjte te pasuar edhe nga te krishteret, dhe populli nuk e kishte te qarte fjalen e Zotit, madje per shume gjera ishte ne dyshime, madje deri sot e kesaj dite ne boten e krishtere. Keshtu qe, Zoti dergoi profetin e premtuar ne Librin e Shenjte, pikerisht ate qe prisnin hebrenjte sepse cilesite e tij i kishin te shenuara ne Liber (Teurat), por ata u befasuan kur ai u dergua te arabet dhe jo te bijte e Israilit, te cilet ne kohen e Moisiut kishin qene popull i zgjedhur dhe i ngritur mbi te tjeret, gje te cilen e humben me shkeljen e beses se Zotit, si ne Dhiaten e Vjeter, edhe ne te Rene. Kur profeti i shumepritur, i cili do te sqaronte te verteten nga e paverteta dhe do te rivendoste ligjin e Moisiut, te perdhosur nga hebrenjte, kur ai erdhi tek arabet, ata u befasuan, e mohuan dhe e shkelen perseri besen e Zotit, e mohuan perseri Zotin me kete qe bene, dhe vazhduan me kokefortesi ne humbjen e tyre, duke interpretuar fjale te ndryshme gjoja te Librit te Shenjte dhe duke nxjerre besime nga me absurdet, te cilat jane ne fakt ndjekje e djallit dhe rruges se tij. Ata thane se shpetimtari i pritur i hebrenjve, per te cilin flitet ne Bibel, ne Dhiaten e Vjeter, nuk ka ardhur ende dhe se e presin te vije edhe sot e kesaj dite, deri para se te behet Kiameti (Apokalipsi). Dhe ne fakt, dikush do te vije dhe ata do ta ndjekin ate, por ai nuk eshte Mesihu dhe as shpetimtari i njerezimit, por eshte Dexhali, emrin e te cilit nuk e di se si permendet ne Bibel, por per te cilin kane paralajmeruar te gjithe profetet e Zotit, mes te cileve edhe Moisiu, Mesihu Isa dhe Muhamedi. Dhe perderisa hebrenjte terhoqen ndaj vetes zemerimin e Zotit per shkak te thyerjes se beses se Zotit, mohimit dhe vrasjes se profeteve te Zotit, ata u mallkuan nga Zoti dhe u nxoren nga meshira e Tij duke humbur cdo shprese, keshtu qe kur i humb shpresat qe te ndjekesh te miren, atehere do te ndjekesh te keqen, dhe keshtu qe ata do te ndjekin Dexhalin, nje njeri mohues, me nje sy te verber, te cilin Zoti e ka derguar si sprove per njerezit, i ka dhene fuqi per disa gjera te mbinatyrshme, sic eshte renia e shiut nga qielli me urdhrin e tij, etj. deri sa disa njerez do te mendojne se ai eshte Zoti, por kjo eshte sprove per ta, ne ballin e tij shkruhet “Mohues”, por qe nuk mund ta shohin vecse besimtaret e vertete te Zotit. Ai do te ndiqet pikerisht nga hebrenjte. Do te beje shkaterrime ne toke dhe do te thote se ai eshte Zoti. Shume njerez do te mashtrohen nga veprat dhe fuqite e tij te mbinatyrshme dhe do ta ndjekin ate, deri sa Zoti t’i shpetoje besimtaret duke zbritur Mesihun Isa, te birin e Maries (Jezusin), te cilin e kishte ngritur ne qiell kur hebrenjte tentuan ta vrisnin, dhe ai do te vrase Dexhalin, do te vertetoje profetesine e Muhamedit dhe do te ndjeke ligjet e Kuranit, pra do te falet si muslimanet dhe do te prije besimtaret muslimane, por jo si profet i ri dhe as me ligj te ri, por duke vertetuar dhe zbatuar fene e plotesuar te Zotit ne Kuran dhe sipas udhezimeve te vellait te tij, profetit Muhamed. Shumica e te krishtereve do ta besojne dhe do ta ndjekin Mesihun duke hyre ne Islam dhe atehere do ta shohin qarte te verteten rreth tij dhe Islamit, por shume prej tyre do te vazhdojne ne humbje, do ta mohojne ate dhe do te ndjekin djallin, bashke me hebrenjte. Keto permenden ne Tekstet Hyjnore, ne Bibel dhe ne Kuran, megjithese ne Bibel ato jane shtremberuar nga hebrenjte dhe shume te tjera jane fshehur dhe jane hequr prej tyre, por ne Kuran dhe ne traditen profetike te Muhamedit, ato jane te paprekura, ashtu si jane thene nga Zoti tekstualisht. Kur thuhet se ato qe thuheshin ne Bibel jane shtremberuar nga hebrenjte, kjo nuk eshte cenim i Fjales se Zotit, sepse ajo nuk mund te preket, por eshte per qellim te nxiret ne shesh vepra e shemtuar dhe kryeneçe e hebrenjve, te cilet kerkojne te ndryshojne fjalen e Zotit, por ata nuk mund ta bejne ate, sepse fjala e Zotit nuk eshte thjesht nje pllake me shkrime, e cila mund te ndryshohet, por Zoti flet kur te doje dhe kujt te doje prej roberve te Tij dhe i thote fjalet e Tij dhe ato mbesin mes njerezve dhe ruhen nga Vete Zoti, deri ne diten e Kiametit (Apokalipsit).

Kurani: Libri i shenjte i muslimaneve, te cilin Zoti ia shpalli te derguarit te Tij te fundit, Muhamedit, nepermjet engjellit Xhibril (Gebrael) ashtu si edhe te derguarve te tjere para tij. Bashke me Kuranin, Zoti i shpalli Muhamedit edhe sqarimin e Kuranit me fjalen dhe vepren profetike (tradita profetike, hadithi).

Ne Kuran perfshihen te gjitha fjalet e meparshme qe Zoti u kishte shpallur profeteve te Tij, qofte Abrahamit, Moisiut, Davidit apo Mesihut, etj.

Kurani erdhi per te vertetuar profetet e derguar nga Zoti para Muhamedit, dhe per te vertetuar gjithashtu Librat e shpallur nga Zoti para Kuranit, por duke sqaruar shtremberimet qe bijte e Israilit (hebrenjte) kishin bere ne librat e shenjte si dhe duke nxjerre ne pah ato pjese qe ata i mbanin fshehur nga librat e shenjte dhe nuk ua tregonin njerezve te thjeshte e te paditur. Ketu behet fjale per dijetaret dhe prijesit fetare te hebrenjve, jo per popullin e paditur.
Meqenese Kurani do te ishte Libri i fundit i shpallur nga Zoti, ai duhet te ishte i plote, i sqaruar mire nga tradita profetike dhe i ruajtur mire nga shtremberimet apo nga humbja, keshtu qe Zoti urdheroi qe ai te ruhej me dy menyra te sigurta, qe edhe nese cenohej njera, tjetra do e kapte menjehere cenimin: se pari me ane te mesimit permendesh te tij ne gjokse nga muslimanet, dhe menyra e dyte ishte ajo e shkrimit ne leter. Muslimanet e percollen Kuranin nga brezi ne brez gojarisht dhe me shkrim, pa ndryshuar asnje germe, ashtu sic e kishte shpallur Zoti Fjalen e Tij. Edhe nese ne kohen e sotme te modernizuar ndodh qe ne ndonje botim te Kuranit te behet ndonje gabim shtypi apo i qellimshem, ai kapet menjehere nga muslimanet, sepse ata e krahasojne te shkruaren me ate qe kane mesuar gojarisht dhe qe e kane degjuar nga mesuesit e tyre brez pas brezi.

Nese e lexon Kuranin, e dallon lehte se ai nuk eshte fjale e njerezve dhe as tregim i ndokujt, qofte edhe profet, por eshte fjale e drejtperdrejte e Zotit. Kjo verehet qe nga ndertimi i fjalive dhe gjuha e perdorur ne te. Ne kohen kur u shpall Kurani, arabet kishin perparuar ne dicka qe nuk e kishin popujt e tjere, ne gjuhe dhe oratori. Ata ishin te forte ne gjuhe dhe ne poezi e proze. Kurse Muhamedi vete ishte analfabet, qe nuk dinte te shkruante e te lexonte, dhe me kete Zoti donte edhe t’i sfidonte oratoret arabe te asaj kohe, te cileve u kerkoi qe te krijonin nje veper te shkurter ne proze ose poezi, qe te ishte si Kurani, por ata u dorezuan dhe keshtu pranuan Islamin dhe ndoqen Muhamedin, edhe pse jo menjehere, sepse ne fillim e akuzuan sikur ishte magjistar, sepse e dinin se ai kishte qene analfabet. Zoti zgjodhi pikerisht gjuhen arabe per te ruajtur fjalen e Tij, sepse ai i ka krijuar gjuhet dhe e di se kush eshte me e mira dhe me domethenesja prej tyre, qe me ane te ciles mund te percillet fjala e Zotit, pa i ndryshuar kuptimin apo tekstin. Keshtu i dergonte Zoti profetet e Tij, duke u dhene mrekulli dhe prova qe u pershtateshin dijes apo gjendjes se popujve te tyre. Per shembull: Ne kohen e Moisiut ishin perhapur shume magjistaret, keshtu qe Zoti i dha atij mrekulli te shumta qe nuk ishin magji por qe e sfidonin magjine e magjistareve me te medhenje te asaj kohe, madje shume prej tyre e besuan Moisiun dhe Zotin e tij pasi i pane ato mrekulli, sepse e dinin se ato nuk ishin magji dhe se njeriu nuk mund t’i bente kurre, por ishin nga Zoti. Po keshtu ne kohen e Mesihut (Jezusit) ishte perhapur mjekesia, dhe ishte pikerisht koha e lulezimit te mjekesise se lashte greke. Dhe keshtu, Zoti i dha Mesihut mrekulli qe kishin te benin me mjekesine, sic eshte sherimi i lebrozit, kthimi i shikimit te te verberit dhe deri te ringjallja e te vdekurit me lejen e Zotit, gje me te cilen ai i sfidoi mjeket me te medhenj te kohes, dhe kjo vertetonte se ai ishte i derguari i Zotit. Kurse fjala qe thone disa te krishtere se Mesihu ishte vete Zoti, eshte nje turp i madh, nje absurditet, nje fjale e pabazuar ne dije, as ne logjike dhe as ne ndonje shkrim te shenjte. Si mund ta kufizojne Zotin e Madh ne nje krijese te Tij prej mishi i gjaku?! A e njohin ata Zotin apo jo? Zoti zoteron gjithcka qe gjendet ne qiej e ne toke, dhe nese deshiron dicka, mjafton te thote “Behu!” dhe ajo menjehere behet. Si mund te imagjinojne gjera te tilla, te cilat as djalli nuk i thote dhe nuk i imagjinon, sepse ai ne fakt e njeh me mire Zotin se ata, dhe me vetedije e ka thyer urdhrin e Zotit dhe eshte larguar nga meshira e Tij, i mallkuar.

Zoti flet shume ashper kunder hebrenjve ne Kuran, ashtu si edhe ne Bibel, dhe me bute kunder te krishtereve. Me poshte po sjell disa vargje nga Kurani, qe flasin pikerisht per ithtaret e Librave qe u shpallen para Kuranit, hebrenjte dhe te krishteret, pa dashur qe t’ju bezdis apo t’ju imponoj diçka, sepse ky eshte nje diskutim i hapur dhe ju mund te thoni mendimin dhe besimin tuaj gjithashtu.
Zoti i Madheruar, ne suren El Maide: 12-19, thote:

“12. Allahu u pati marrë besën bijve të Israilit, dhe prej tyre dërguam dymbëdhjetë mbikëqyrës.[20] Allahu u tha atyre[21]: “Unë jam me ju![22] Në qoftë se do e kryeni namazin, do e jepni zekatin, do i besoni të dërguarit e Mi dhe do i ndihmoni ata[23], si dhe do i jepni Allahut hua të mirë[24], patjetër që Unë do t’jua shlyej gjynahet dhe do t’ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj.[25] Por, kushdo që mohon prej jush pas kësaj, ai, domosdo, e ka humbur rrugën e drejtë.[26]

13. Por, për shkak se ata e thyen besën e tyre, Ne i mallkuam dhe ua ngurtësuam zemrat.[27] Ata shtrembërojnë fjalët nga konteksti i tyre[28] dhe një pjesë të mirë të atyre që u thuheshin e kanë harruar.[29] Ti (Muhamed) vazhdimisht do ta vëresh pabesinë e tyre, përveç një pakice prej tyre;[30] por fali ata dhe mos ua vë re, sepse vërtet, Allahu i do bamirësit.[31]

14. Edhe prej atyre që thanë: “Ne jemi përkrahës (të Isait)”[32], e morëm besën, por edhe ata harruan një pjesë të mirë të atyre që u thuheshin (në Libër),[33] kështu që Ne futëm armiqësinë dhe urrejtjen mes tyre deri në Ditën e Kiametit,[34] dhe patjetër që Allahu do t’i njoftojë ata për veprat që kanë bërë.[35]

15. O ithtarët e Librit (hebrenjte dhe te krishteret)! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë (Muhamedi), i cili ju sqaron shumë gjëra që ju i fshinit prej Librit dhe ju fal shumë gjëra të tjera. Juve ju ka ardhur prej Allahut dritë (Muhamedi) dhe Libër i qartë (Kurani).

16. Me anë të tij Allahu udhëzon të gjithë ata që ndjekin pëlqimin e Tij, drejt rrugëve të paqes, i nxjerr ata nga errësira në dritë me Vullnetin e Tij dhe i udhëzon në Rrugën e Drejtë.

17. Pa dyshim, kanë mohuar ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

18. Hebrenjtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij”. Thuaju: “Atëherë, përse Ai ju dënon për gjynahet tuaja? Përkundrazi, ju jeni njerëz nga ata që Ai ka krijuar. Ai fal kë të dojë dhe dënon kë të dojë. Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Dhe vetëm tek Ai është kthimi.

19. O ithtarët e Librit! Ju ka ardhur i Dërguari Ynë (Muhamedi), që jua qartëson gjërat pas ndërprerjes së (vargut të) të dërguarve, që të mos thoni (kur të dënoheni), se nuk na ka ardhur asnjë që sjell lajme të mira e as ndonjë paralajmërues. Ja, ju erdhi ai që sjell lajme të mira dhe paralajmërime. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.”

Numrat e fusnotave duket sikur jane te ngaterruara, por mjafton te klikoni mbi nje numer dhe do te kaloni ne fusnoten qe i perket atij. Fusnotat jane sqarime dhe komentime te Kuranit, ne menyre qe te kuptohet me lehte nga njerezit e thjeshte dhe me njohuri te kufizuara rreth fese.

Jeni te mirepritur per çdo sqarim, pyetje apo diskutim qe mund te keni rreth ketyre qe u thane me siper, ose per cdo çeshtje tjeter qe te deshironi. Eshte e vertete se per mua, keto qe i them jane bindje, te verteta, te padiskutueshme, por per ju apo per njerez te tjere mund te jene ceshtje te diskutueshme, te cilat duhet te studiohen apo te meditohet rreth tyre dhe vertetesise se tyre, sipas fakteve dhe dijes, logjikes se shendoshe dhe paanesise.

Pra, dera eshte e hapur per cdokend qe kerkon te dije dhe te mesoje apo t’i sqarohen gjera qe i ka te paqarta ne lidhje me fene, ose edhe me gjera te tjera nga jeta e perditshme, duke pasur parasysh qe sic e thame, edhe pse per ne mund te jene te padiskutueshme, per palen tjeter mund te jene te diskutueshme, deri sa te sqarohen dhe te binden per njeren apo tjetren.

Kjo ne lidhje me ceshtjet fetare, kurse per ato te jetes se perditshme materiale apo te mjekesise, sigurisht qe jane ceshtje te diskutueshme per te gjitha palet, dhe jane ceshtje ne kerkim e siper, edhe pse per shume gjera mund te arrihet bindja se jane ashtu dhe jo thjesht teori te pavertetuara, pervec nese ndonje ceshtje e tille permendet ne Tekstet e Shenjta, atehere ajo eshte e vertete e padiskutueshme, se paku per ate qe i beson ato tekste si Hyjnore.

____________________________________

[1] Allahu e ka ndaluar ngrënien e mishit të kafshës së ngordhur, kafshës së cilës i ka dalë shpirti pa u therur dhe që nuk i ka dalë gjaku bashkë me daljen e shpirtit. Por karkaleci dhe peshku janë përjashtuar nga ky gjykim, dhe janë lejuar të hahen, siç ka ardhur një gjë e tillë në hadithet e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

[2] Gjaku i derdhur i kafshës është i ndaluar. Padyshim se ai përmban sëmundje e dëme për njeriun, të cilat Allahu i di më së miri, ndaj edhe e ka ndaluar atë me Dijen dhe Urtësinë e Tij.

[3] Të butë dhe të egër, që të dy janë të ndaluar të hahen, dhe nuk është e vërtetë ajo që pretendojnë Ithtarët e Librave të mëparshëm prej hebrenjve dhe të krishterëve, se Allahu ua ka lejuar atyre ngrënien e mishit të derrit, prandaj edhe e ka theksuar këtu. Mishi i derrit është nga gjërat e ndyta, të këqija e të dëmshme, të cilat Allahu i ka ndaluar për besimtarët.

[4] D.m.th. që është therur në emër të idhujve, apo njerëzve të mirë, yjeve, etj, gjë e cila është shokvënie Allahut (shirk).

[5] Me lak apo me dorë duke i shtrënguar fytin deri sa të ngordhë. Nuk lejohet të hahet sepse nuk i ka dalë gjaku bashkë me shpirtin.

[6] Me shkop, gurë apo diçka tjetër të rëndë, që nuk e çan por e shëmb. As kësaj nuk i del gjaku me daljen e shpirtit, prandaj nuk lejohet.

[7] Nëse kafsha ngordh nga kafshimi i egërsirave, ajo nuk lejohet të hahet. Këtu pëfshihen edhe kafshët apo zogjtë e gjyetisë.

[8] Nëse kafsha që i ballafaqohet ngordhjes, theret para se të ngordhë, atëherë lejohet të hahet.

[9] Apo për idhuj dhe në emër të tyre. Thuhet gjithashtu se mund të jenë për qëllim therja e kurbaneve mbi disa gurë të caktuar dhe lyerja e tyre me gjakun e kurbaneve si madhërim për ata gurë.

[10] Në kohën e injorancës paraislamike, kur dikush donte të ndërmerrte një udhëtim apo një luftë, a diçka tjetër, hidhte short me disa kupa të posaçme, ku në njërën prej të cilave shkruhej “bëje”, në një tjetër “mos e bëj” dhe një e tretë ishte pa shënim në të. Nëse i qëllonte kupa ku shkruhej “bëje”, ata vazhdonin atë që kishin ndërmarrë, e në të kundërt, jo. Ky lloj falli apo shorti u ndalua sepse ai u bë sikur të ishte ndarësi i fatit të tyre. Në vend të këtij shorti, Allahu i mësoi të Dërguarit të Tij namazin dhe lutjen e quajtur “Istihara”, dhe i dërguari ua mësoi atë besimtarëve, për t’ju lutur Allahut që t’ju japë zgjidhjen më të mirë në një çështje të caktuar para se ata ta ndërmarrin atë.

[11] Të gjitha ndalesat që u përmendën më sipër janë dalje nga bindja ndaj Allahut në bindjen ndaj djallit.

[12] Këto ajete iu shpallën të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), në ditën e Arafatit, në vitin kur ai bëri haxhin për herë të fundit në jetën e tij.

[13] Mohuesit dhe idhujtarët i humbën të gjitha shpresat që kishin për t’i kthyer muslimanët nga feja e tyre në idhujtari e mohim të fesë së Allahut. Këtë vit, në të cilin i Dërguari i Allahut bëri haxhin e tij të lamtumirës, asnjë idhujtar nuk bëri haxh dhe asnjë i zhveshur nuk bëri tavaf rreth Kabes, ashtu si bënin më parë.

[14] Mos ju trembni idhujtarëve dhe mohuesve të Islamit, o besimtarë, sepse ata nuk mund të triumfojnë mbi ju, por të më keni frikën vetëm Mua, që të mos kundërshtoni urdhrin Tim dhe të mos tejkaloni kufijtë e Mi, përndryshe do të meritoni dënimin Tim.

[15] Urdhrat dhe ndalesat, hallallin dhe haramin, bazat dhe degët, dhe çdo gjë që ju nevojitet në fenë dhe në të gjitha lëmitë e jetës suaj, në dynja dhe në botën tjetër; të gjitha këto jua kam sqaruar në Kuran dhe në Sunetin (traditën) e të Dërguarit Tim. Prej këtu, kushdo që pretendon se njeriu ka nevojë të mësojë filozofinë apo shkenca të tjera për të njohur gjërat që lidhen me besimin dhe me ligjet e Allahut, ai është injorant dhe i gabuar në pretendimin e tij, sepse ai pretendon që feja nuk plotësohet veçse me atë që thotë ai, dhe kjo është prej padrejtësisë dhe përgënjeshtrimit më të madh ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

[16]E zgjodha Islamin si fenë tuaj dhe ju zgjodha ju që të jeni ithtarët e tij, prandaj praktikojeni atë plotësisht në mënyrë që kështu të falënderoni Zotin tuaj për të gjitha mirësitë e Tij ndaj jush, më e madhja e të cilave, ajo që Ai jua zgjodhi Islamin si fenë tuaj, jua plotësoi atë me zbritjen e Kuranit dhe të Dërguarit të Tij të fundit, dhe ju bëri muslimanë. Islami është feja e të gjithë të Dërguarve të Allahut, por me dërgimin e Muhamedit ai u plotësua përfundimisht, dhe përveç plotësimit, ai pastroi pluhurin dhe sqaroi devijimin që i ishte bërë atij nga ithtarët e Librave të mëparshëm prej hebrenjve dhe të krishterëve.

[17] Dhe ha diçka prej atyre që u ndaluan më sipër.

[18] Pa pasur për qëllim të shkelë ndalesat e Allahut.

[19] Ia mbulon këtë gjynah këtij personi të detyruar në këtë rast, ia fal atij atë dhe nuk e dënon për të në botën tjetër, sepse Allahu është Mëshirëplotë dhe nga mëshira e Tij, Ai e ka lejuar ngrënien e të ndaluarave kur të kanoset vdekja nga uria.

[20] Allahu u pati marrë besën hebrenjve prej bijve të Israilit (Jakubit, alejhis selam), se ata do t’i bindeshin Atij, do t’i besonin të gjithë të Dërguarit e Tij dhe do t’i ndiqnin ata, siç thuhet edhe në vazhdim të ajetit. Dhe për t’i kujtuar vazhdimisht me këtë besë, Allahu u caktoi atyre 12 mbikëqyrës e përfaqësues, që t’i shtynin në zbatimin e asaj që ishin urdhëruar dhe që të ishin dëshmitarë kundër tyre. Dijetarët e Tefsirit përmendin këtu disa transmetime ku thuhet se në kohën kur Allahu urdhëroi Musën (alejhis selam) të shkonte bashkë me popullin e vet në tokën e shenjtë, e cila banohej nga tiranët, i tha atij: “Shko atje dhe lufto armiqtë që gjenden në të. Zgjidh 12 përfaqësues nga populli yt, nga çdo fis nga një përfaqësues, me qëllim që të jetë garantues se fisi i tij do e përmbushte atë që urdhërohej.”

[21] Mbikëqyrësve dhe të gjithë bijve të Israilit.

[22] Unë jam me ju, me ndihmën dhe me përkrahjen Time kundër armikut tuaj dhe armikut Tim, që ju urdhërova t’i luftoni, nëse ju e përmbushni besën që më keni dhënë.

[23] Të gjithë të Dërguarit e Allahut pa përjashtim, mes të cilëve edhe vulën e tyre, Muhamedin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë të dërguarit e Allahut!). Allahu i urdhëron ata që t’i besojnë të gjithë të dërguarit e Tij dhe gjithçka me të cilën ata kanë ardhur nga Allahu, t’i madhërojnë ata, t’i respektojnë, tu binden atyre dhe t’i ndihmojnë ata me të gjitha mundësitë, me pasuritë dhe me jetët e tyre.

[24] Jepni lëmoshë në mënyrë vullnetare nga pasuria e pastër dhe e lejuar, vetëm për Hir të Allahut dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. E kemi sqaruar më parë, në ajetin 245, të sures el Bekare, domethënien e “Huasë së mirë” dhe thamë se ajo është shpenzimi nga pasuria e pastër dhe e lejuar me të cilën kërkohet të arrihet kënaqësia e Allahut të Madhëruar, duke e shpenzuar atë në rrugë të hajrit, dhe se askush që ka logjikë nuk thotë se Allahu ka nevojë për hua nga njerëzit, ashtu siç thanë hebrenjtë, sepse çdo gjë që ekziston është pronë e Allahut. Këtu mund të përfshihet edhe ndalesa nga borxhi me kamatë, gjë me të cilën u dalluan dhe dallohen sot hebrenjtë, duke i hapur luftë Allahut dhe duke e çuar njerëzimin në kriza ekonomike për shkak të përlyrjes së tyre me kamatën. Allahu i urdhëron bijtë e Israilit dhe pasardhësit e tyre që të japin zekatin e detyruar, lëmoshë vullnetare dhe borxh pa kamatë, dhe padyshim se në dhënien e borxhit pa kamatë ka shpërblim tek Allahu i Madhëruar.

[25] Në qoftë se ata do e përmbushnin besën e dhënë Allahut, duke i zbatuar këto që u përmendën më sipër, Allahu do ia falte dhe do ia shlyente gjynahet atyre, duke mos i ndëshkuar për to, dhe do i fuste në kopshtet e xhenetit, ku do jetonin përgjithmonë, dhe Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, por janë ata që e thyen besën e tyre që i dhanë Allahut, megjithëse secili është peng e veprës së vetë dhe përderisa vazhdon të jetë i gjallë në këtë botë, e ka mundësinë para vetes që të pendohet tek Allahu dhe t’i kthehet besës së dhënë Atij, duke besuar Allahun dhe të gjithë të dërguarit e Tij, mes të cilëve edhe Muhamedin padyshim. Pra, të pranonte Islamin dhe gjithçka me të cilën Muhamedi ka ardhur nga Allahu.

[26] Kushdo prej hebrenjve që e mohon besën e dhënë Allahut për besimin e Tij dhe të dërguarve të Tij, si dhe për bindjen ndaj urdhrave të Tij dhe të dërguarve të Tij, gjë për të cilën ata do të kishin shpërblim të madh te Allahu, ashtu si u ka premtuar Allahu besimtarëve të Tij, padyshim se ata e kanë humbur rrugën e drejtë me vetëdije të plotë, kështu që do të marrin ndëshkimin e merituar. Dhe ashtu ndodhi, siç e vërteton ajeti në vazhdim.

[27] Por bijtë e Israilit dhe pasardhësit e tyre prej hebrenjve, e thyen besën e dhënë Allahut, dhe si rezultat merituan ndëshkimin e Tij; Allahu i mallkoi ata, i nxori dhe i largoi nga mëshira e Tij, i ngurtësoi zemrat dhe i ashpërsoi ato duke i bërë që të mos u bëjnë dobi këshillat, paralajmërimet dhe provat e Allahut; sa që nuk ka gjë që t’i bëjë për vete apo që t’i frikësojë nga dënimi i Allahut, e ky është ndëshkimi më i madh që mund t’i bëhet njeriut në këtë botë; të ketë një zemër të tillë, që nga udhëzimi dhe e mira të mos nxjerrë e përfitojë veçse të keqen. Dhe padyshim që në një zemër të tillë nuk ekziston pikë mëshire për krijesat e Allahut, gjë te cilën e shohim qartë në veprat dhe fjalët e hebrenjve, në çdo kohë e vend, prandaj edhe njerëzit që i njohin dhe që i kanë pasur pranë, nuk duan t’i kenë në shtetin e tyre, madje as në kontinentin e tyre, sepse ata nuk kanë zemër njeriu por janë zemërgurë, që mendojnë vetëm për vete në llogari të gjithë njerëzve apo krijesave të tjera.

[28] Ndryshojnë fjalët ose kuptimin dhe interpretimin e teksteve të Teuratit, ose të dyja këto së bashku.

[29] Ata harruan dhe humbën një pjesë të asaj që Allahu i shpalli Musës (alejhis selam) në Teurat (Dhiata e Vjetër), si ndëshkim për ta. Por kjo ka edhe kuptimin figurativ, me kuptimin se harruan besimin dhe zbatimin e një pjesë të mirë të asaj që thuhej në Teurat, dhe këtu përfshihet edhe mohimi i disa të dërguarve të Allahut që erdhën pas Musës (alejhis selam), siç është Isai dhe profeti ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te gjithë të dërguarit e Allahut!).

[30] Hebrenjtë janë të pabesë dhe kjo është cilësi e tyre e pandarë, me përjashtim të ndonjë pakice që udhëzon Allahu me mëshirën e Tij, për shkak se ata e përmbushin besën e tyre të dhënë Allahut, duke besuar Muhamedin dhe të gjithë të dërguarit e Allahut, dhe duke hyrë në Islam të nënshtruar ndaj Allahut.

[31] Përderisa i njohe se cilët janë hebrenjtë, nuk ke pse të habitesh për veprat dhe pabesinë e tyre ndaj teje kur tentuan të vrasin, o Muhamed, prandaj falja kësaj rradhe dhe mos i ndëshko për pabesinë e tyre ndaj teje, sepse falja është bamirësi dhe Allahu i do bamirësit. Dijetarët janë ndarë në dy mendime në lidhje me abrogimin apo jo të këtij gjykimi, por mund të thuhet se të dyja qëndrimet lejohen dhe të pabesët mund të ndëshkohen ose të falen, si të shihet më e përshtatshme dhe më e dobishme, duke parë në të ardhmen, e Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urti.

[32] Edhe prej atyre që thanë se janë përkrahës dhe pasues të Isait (alejhis selam), apo të krishterë, Allahu mori besën, ashtu si edhe prej bijve të Israilit, apo hebrenjve prej tyre.

[33] Në Inxhil (Dhiata e re), pra harruan një pjesë të mirë të tij, si dhe harruan të vepronin sipas asaj që thuhej në të, duke ndjekur kështu rrugën e popullit të humbur prej hebrenjve, në thyerjen e besës së dhënë Allahut dhe në mohimin e të dërguarve të Tij, siç bënë me mohimin e të dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë të dërguarit e Allahut!), megjithëse e kishin të shënuar në Librin e tyre.

[34] Përderisa ata e thyen besën e dhënë Allahut, patjetër që merituan ndëshkimin e Tij për thyerjen e besës; Allahu nxiti armiqësinë dhe urrejtjen mes tyre. Këtu përfshihet edhe ndarja e tyre në grupe të ndryshme në lidhje me çështjen e Isait (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe çështje të tjera që lidhen me besimin dhe bindjet. Megjithatë, ndëshkimi i tyre nuk ishte si ai i hebrenjve me mallkim dhe ngurtësim të zemrës, prandaj edhe numri i atyre që kthehen përsëri tek besa e dhënë Allahut duke pranuar Islamin, prej të krishterëve, ka qenë dhe do të vazhdojë gjithnjë e në rritje, me mirësinë dhe mëshirën e Allahut që ua mundëson atyre që kërkojnë vërtet të vërtetën dhe pëlqimin e Zotit të tyre. Do ta shohim në ajetin 82 të kësaj sureje, se Allahu dëshmon se të krishterët janë më të afërt me muslimanët se sa hebrenjtë dhe të gjithë idhujtarët.

[35] Allahu i ka regjistruar të gjitha veprat që ata kanë bërë në dynja dhe do t’ua tregojë në Ditën e Gjykimit, që të jenë edhe vetë dëshmitarë kundër vetvetes, pastaj do i japë ndëshkimin e merituar në zjarrin e Xhehenemit. Ky është përfundimi nëse vazhdon në thyerjen e besës së dhënë Allahut dhe nuk pendohesh e nuk kthehesh tek Ai, por nëse pendohesh dhe kthehesh tek Allahu me sinqeritet, Atëherë Allahu është Falës i Madh dhe e pranon pendimin e robërve të Tij. Përderisa vazhdon të jesh i gjallë në tokë, nuk është kurrë vonë që të pendohesh dhe të kthehesh në besën e dhënë Allahut: t’i besosh Atij dhe të gjithë të dërguarve dhe Librave të Tij, të cilët janë vulosur me Muhamedin dhe me Kuranin, dhe çdo gjë që Allahu e ka shpallur në Librat e mëparshëm e gjen në Kuran dhe Traditën profetike të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

(Pyetja Nr. 165) Khattab / Shqipëri / 2-4-2009

Message: Es selamun alejkum. Shume vellezer kane emra Profetesh dhe ajo c’fare degjojme tek disa prej tyre kur i flasin njeri tjetrit ndonjehere i shtremberojne keto emra me shaka ose jo. Psh Jusuf shkurt Cufe Muhammed shkurt Mete edhe te tjera. E verteta eshte se ju kam terhequr vemendjen nga kjo veper duke menduar me llogjiken time dhe jo se kam pasur ndonje argument se ky lloj shtremberimi i emrave te Profeteve te cilet jane emra te nderuar nuk mendoj se eshte mire me u vepruar. Nuk e di nese kjo c’fare ju kam thene eshte e ekzagjeruar edhe per faktin se ju thashe qe nuk di ndonje argument te vecante per kete gje, porse thjesht nga ana morale dhe estetike. Na jepni ndonje keshille All-llahu ju shperblefte dhe nese eshte e mundur qe te keni ndonje argument qofte edhe i pergjithshem ne lidhje me kete ose ndonje fetwa te dikujt prej dijetareve tane. All-llahu ju dhente sukses ne punen tuaj.

Përgjigje / 7-4-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka nxitur qe muslimanet te vendosin emra te bukur dhe me kuptim te mire. Po keshtu, prej rruges se te pareve eshte edhe vendosja e kunjave, te cilat zakonisht jane emertime me emrin e djalit te madh, si p.sh: Ebu Ahmed, etj, ose cilesi e nje personi me te cilen eshte njohur dhe thirret me te. Pra, te gjitha emrat jane me kuptim, te bukur, ose cilesi, ose thirrje ne emer te djalit, e keshtu, por jo shkurtime te emrit te vertete, aq me teper nese shkurtimi i emrit ka domethenie jo te hijshme. Pra, sa me larg kesaj, sepse kjo mund te futet ne domthenien e Fjales se Allahut: “Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit!” [El Huxhurat, 11]. Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 164) Abdullah / Kosovë / 04-02-2010

Message: Selamu Alejkum We Rahmetull-llah.
Nje gruaje i ka vdekur femija ne bark pak para lindjes ndersa ne spital nuk e kan lejuar ta marre femijen e saj( te pakten keshtu me njohtuan por ka mundesi qe edhe nga padija ta ket lene pa e marr dmth duke mos e dit se duhet te varroset ) pasi me ai eshte prishur teresisht gjate nxjerrjes, si duhet vepruar ne lidhje me namazin e xhenazes kur kufoma nuk eshte si ne ket rast. All-llahu te shperblefte!

Përgjigje / 04-02-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Per femijen qe lind i vdekur ose qe vdes pas lindjes dhe para se te mbushe moshen e pubertitetit, nuk eshte i detyrueshem namazi i xhenazese, por eshte i preferuar dhe falja e namazit te xhenazes per te eshte me e mira. Argument per kete eshte se Profeti (salallahu alejhi ue selem) nuk i fali namaz xhenazes se birit te tij Ibrahimit, kur vdiq ne moshen 18 muajsh, si e transmeton Aisha (radiallahu anha), ne hadithin e sakte te nxjerre nga Ebu Daudi (3187). Por femija ne kete rast, duhet te lahet dhe te varroset ne varresat e muslimaneve, edhe nese nuk i falet xhenazeja. Kurse ne rastin ne fjale, prinderit e femijes se lindur i vdekur dhe i copezuar, nuk kane asnje detyrim ndaj tij, pervec marrjes nga spitali nese ende gjendet atje, larjes nese eshte e mundur dhe varrosjes se tij. Allahu i falte prinderit e ketij femije dhe i shperblefte per durimin e tyre ne humbjen e femijes! “E Allahut eshte ajo qe jep dhe ajo qe merr, dhe tek Ai eshte çdo gje me afat te caktuar. Prandaj, te duroje dhe te shpresoje shperblimin e Allahut.” [Buhariu dhe Muslimi].

(Pyetja Nr. 163) Dialogu me te krishteren / 31-01-2010

Pershendetje!
Nuk ka shprehje me te goditur se tre te fundit qe keni shkruar (shiko pyetjen nr. 157) por sidomos: Zoti na dhurofte lumturi ne kete bote kalimtare dhe ne boten e perjetshme!
Ju faleminderit per te gjitha shpegimet dhe interpretimet ne lidhje me temat qe ju kerkova.
Ishin shume te qarta dhe shume te studjuara.
Ju a lexoj dhe shoqeve te mia dhe ju vleresojne per njohurit.
Duan t`ju pyesin c`eshte pesimizmi dhe lumturia?
Si ndahet kjo ne fazat e jetes se njeriut?
A njihet syri (d.mth. sic shprehen ai ka sy ose me hengri me sy).
Ose gje tjeter ai ka fat ose eshte pa fat qe ka dal dhe nga shprehjet e popullit.
Pa ju bezdisur dhe pa ju ngren kohen me deshiren e mire mund te pergjigjeni.
Zoti ju ruajte e ju dhente shendet e suksese ne cdo aspekt.

Përgjigje / 02-02-2010

Pershendetje!

Pyetja rreth lumturise dhe pesimizmit eshte nje pyetje e madhe qe ka te beje me jeten e njeriut ne kete bote dhe ne boten tjeter.
Padyshim se nje rol kyc ne kete pike e luan besimi dhe feja e njeriut, gje e cila do kuptohet edhe nga fjala rreth kesaj teme.
Lumturia eshte nje gjendje shpirterore ne pergjithesi e qete, qe nuk trishtohet per te kaluaren, e kenaqur me gjendjen aktuale dhe e sigurte per te ardhmen, pra optimiste.
Kurse e kunderta e lumturise eshte mjerimi, hidherimi e pikellimi. Pesimizmi ben pjese ketu, per shkak te trishtimit per ate qe ka kaluar, pakenaqesise me aktualitetin dhe pasigurise per te ardhmen. Kur flasim per te ardhmen, kemi per qellim edhe jeten pas vdekjes, ne boten tjeter, prandaj besimtaret qe bejne vepra te mira per hir te Zotit, qe veprojne sipas mesimeve te Zotit duke kerkuar arritjen e kenaqesise se Tij, qe nuk i bejne keq te tjereve me asnje lloj menyre, por perpiqen t’u bejne mire te tjereve, si dhe nuk i bejne keq vetvetes duke e zhytur ate ne mekate ndaj Zotit, keta besimtare patjeter qe e arrijne ndjenjen e lumturise ne kete bote, sepse jane te kenaqur me gjendjen aktuale qe perjetojne duke besuar se ky eshte caktimi i Zotit dhe se Zoti i do vetem te miren atyre, dhe nese gjendja aktuale permban ndonje veshtiresi apo ngushtim nga ceshtjet e dynjase, patjeter qe pas saj do te vije lehtesimi, njesoj sic pas nates vjen mengjesi dhe pas dites me shi, do te vije dita me diell. Ata nuk trishtohen per ndonje gje materiale qe kane humbur, por trishtohen vetem per mekatet e tyre, per te cilat i kerkojne falje Zotit dhe Ai i fal, e keshtu ata e mposhtim trishtimin dhe ai nuk qendron gjate tek ata. Pra, jane optimiste dhe te sigurte per te ardhmen. Madje keta shpresojne shperblimin e Zotit edhe ne boten tjeter, ku do te jete edhe lumturia e vertete dhe e pakufizuar, pas se ciles nuk ka mjerim, por vetem kenaqesi e lumturi. Zoti na befte prej atyre qe meritojne shperblimin e Tij ne te dyja botet!
Me lumturine lidhen edhe fjale te tilla si: kenaqesia dhe gezimi. Por keto fjale jane me te ngushta ne domethenie dhe zakonisht tregojne gjendje te perkohshme qe kalojne shpejt. Ato mund te jene shenja lumturie dhe nese vazhdojne gjate, arrijne ne lumturine e vertete.
Kenaqesia permban edhe nje kuptim tjeter me shume shtazor dhe biologjik, sic jane epshet e njeriut dhe kenaqesite e castit, por qe nuk kane te bejne me lumturine ne menyre te drejtperdrejte, pervec nese kjo lloj kenaqesie arrihet me gjera te lejuara nga Zoti, sic eshte lidhja ndermjet dy bashkeshorteve, gje e cila i sjell lumturi dhe qetesi njeriut ne jeten e tij familjare, ndryshe nga ato kenaqesi te paligjshme te cilat i sjellin njeriut mjerim, vuajtje, fatkeqesi materiale e shpirterore, dmth te gjitha te keqiat vetem per shkak te nje kenaqesie te castit qe e arrin ne menyre te palejuar nga Zoti. Keto kenaqesi te castit dhe te jashteligjshme ne fakt, prishin njeriun, familjen, shoqerine e me gjere. Ato sjellin mjerim ne te dyja botet, me perjashtim te atyre qe pendohen te Zoti sinqerisht, pastaj veprojne mire dhe nuk i kthehen me kurre atij veprimi te shemtuar.
Eshte e vertete qe po flasim per lumturine dhe jo per lidhjet e jashteligjshme, por ato kane lidhje direkte me lumturine e vertete ne kete bote, dhe ne boten tjeter. Kjo, sepse Zoti ka krijuar ne natyren e njeriut epshe dhe deshira biologjike, te cilat mund te perdoren ne menyre te lejuar ose te palejuar, dhe kjo eshte pikerisht sprova e njeriut nga Zoti, per te dalluar ata qe i binden urdhrave te Zotit dhe i largohen ndalesave te Tij, nga ata qe nuk i binden Atij, dhe si rezultat merr secili shperblimin per vepren e vet. Por shperblim nuk eshte vetem ne boten tjeter, ashtu si mund te shkoje ne mendje pikesepari, por ai shperblim merret edhe ne kete bote; nese njeriu i arrin keto kenaqesi te castit ne menyre te lejuar, Zoti i jep atij bereqet dhe lumturi ne jeten familjare,
kurse ne te kundert, ai mjerohet, shkaterrohet moralisht dhe shpirterisht, dhe jeta e tij i kthehet ne sketerre. Pra, shperblimi i Zotit eshte sipas vepres se njeriut. Dhe ky shperblim eshte njesoj per te gjithe njerezit, te cfare do feje apo besimi qe te jene. Sepse Zoti nuk ben dallim mes njerezve ne ligjet qe i ka caktuar per ta ne kete bote. Kurse ne boten tjeter, patjeter qe njerezit do te merren ne llogari per fene dhe besimin e tyre. Nese i jane pergjigjur te derguarve te Zotit apo jo? Nese i kane zbatuar urdhrat e Zotit apo jo? Nese e kane adhuruar vetem Zotin apo i kane bere shok Atij? Padyshim qe te Zoti nuk jane njesoj ata qe besojne me ata qe nuk besojne. Madje edhe besimtaret jane me grada, ne varesi te veprave te tyre.
Besoj se kjo mjafton ne lidhje me sqarimin e lumturise ketu, sepse vazhdimin e ben secili ne vetvete.

Syri (marrja mesysh) eshte i vertete dhe ekziston. Kete e verteton feja dhe realiteti. Profeti yne, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te dhe mbi te gjithe profetet e Zotit!) thote: “Syri eshte i vertete, dhe nese do te ekzistonte dicka qe t’i paraprinte caktimit te Zotit, do te kishte qene syri.” Dmth qe marrja mesysh ekziston dhe eshte e keqe, por ajo nuk del nga Vullneti i Zotit, sepse cdo gje ndodh me lejen e Zotit dhe nuk mund te dale jashte Vullnetit te Tij, dhe nga fjala e profetit nuk kuptohet kurre se syri mund t’i paraprije caktimit te Zotit, por eshte per qellim qe te tregoje se ai ekziston ne te vertete dhe se eshte i keq dhe i rrezikshem, prandaj edhe njeriu duhet te marre masat per kete, duke permendur emrin e Zotit shpesh, sidomos kur mendon se tek ai ka dicka qe bie ne sy, qofte nga bukuria, veshja apo ndonje cilesi tjeter, dhe takohet me njerez te tjere te cilet mendon se e kane zili apo qe nuk ia duan te miren. Ne fakt jane te rralle ata njerez qe nuk kane zili dhe smire ndaj te tjereve, dhe zilia buron nga shpirtligesia, nga zemra e semure e dikujt qe kurre nuk eshte i kenaqur me ato qe posedon dhe lakmon gjerat apo cilesite e te tjereve. Ne Islam kesaj i thone semundje e zemres, dhe personi i tille e ka zemren te semure, ne pergjithesi. Sigurisht qe nuk eshte semundje e pasherueshme, por per sherimin e saj duhet vullnet i forte dhe sinqeritet i madh ndaj Zotit.
Megjithate, marrja mesysh mund te ndodhe edhe nga njerez qe nuk jane shpirtlige dhe as zemersemure, por thjesht duke u habitur jashte mase me dicka qe i shohin syte tek nje njeri tjeter, dhe si rezultat i kesaj, ai tjetri mund te bjere pertoke, duke humbur ndjenjat, duke ju shkaktuar ndonje semundje e keqe sic eshte tumori, Zoti na ruajte, apo edhe duke vdekur ne vend, ne ndonje rast. Dhe keto jane gjera te verteta qe kane ndodhur dhe ndodhin, madje gjera te tilla jane pare edhe ne skenat e kinemave, fushat e futbollit, etj. Prandaj, kur dikush sheh dicka qe e habit pa mase, qofte njeri, kafsh apo edhe bime a peme, ai duhet te permend emrin e Zotit, e te thote: “MashaAllah”, qe do te thote: “Cfare do Zoti, behet”.

Fjala e njerezve “filani ka fat”, apo “eshte me fat (ose pa fat)”, nuk ka lidhje fare me fatin e njeriut dhe te ardhmen e tij. Nese dikujt i kane ardhur fatkeqesi te njepasnjeshme, kjo ka qene pike se pari per shkak te veprave dhe zemres se tij, sepse Zoti nuk i ben padrejtesi askujt, ose mund te jete nje sprove nga Zoti per te provuar durimin e ketij njeriu dhe besimin e Tij te Zoti. Nuk duhet harruar ketu edhe fakti se Zoti sprovon disa njerez me fatkeqesi te ndryshme, me qellim qe te marrin mesim te tjeret dhe te falenderojne Zotin per ato te mira qe u ka dhene, kurse personit te sprovuar Zoti ia shperblen si di vete, pa i cenuar asnje te drejte dhe pa i bere asnje padrejtesi.
Ketu lind pyetja: A mundet qe nje njeri fatkeq, ne veshtrimin e shoqerise, te arrije lumturine e vertete dhe te jete i lumtur? Apo, a ka te beje lumturia me pasurine dhe varferine? Pergjigja per kete nxiret nga fjala e mesiperme rreth lumturise dhe domethenies se saj.

Lusim Zotin e Plotfuqishem te na jape sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij ndaj nesh,
sepse keshtu do te arrijme edhe lumturine e vertete ne te dyja botet!

(Pyetja Nr. 162) Anonim / Maqedoni / 30-01-2010

Message: Es Selamu Alejkum We Rahmetull-llahi We Bereketuhu. Vella kam nevoj per nje sqarim, lexova nje fjal te Imam Albanit (All-llahu e meshirofte) ku thoshte se : “Mjekra ( lihjeh ) eshte qimet qe rriten ne nofull, ajo qe rritet tek qafa nuk perfshihet ne mjeker dhe lejohet te hiqet” si te hiqet, te shkurtohet a po te rregullohet se mua personalisht me shume me ka dal ne qafe, nese mund te me besh nje sqarim pak sa te detajizuar, All-llahu te ndihmofte kur me se shumti ke nevoje, te gjithe jemi te nevojshem per Ate.

Përgjigje / 03-02-2010

Kufijte e mjekres jane ato qe ka permendur shejh Albani (Allahu e meshirofte!), dmth: qimet qe dalin ne dy anet e nofullave, mbi mjeker dhe ne fytyre. Keto qime nuk lejohet te rruhen dhe as te shkurtohen, pervec nese e kalojne gjatesine e nje grushti, atehere lejohet te shkurtohet pjesa qe e kalon grushtin, veper te cilen e ka bere Iben Umeri (radiallahu anhu). Kurse qimet qe dalin ne zonen e qafes, poshte mjekres, nuk jane nga mjekra, dhe keshtu qe lejohet te hiqen qofte me rruajtje apo me shkurtim. E Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 161) Eri / Tiranë / 29-01-2010

Message: A eshte e lejuar qe te vendosesh kravate? A eshte ky perngjasim me kafirat?

Përgjigje / 02-02-2010

Vendosja e kravates eshte nje ceshtje per te cilen ka mospajtime ne mesin e dijetareve bashkekohore; disa thone se nuk ka problem dhe te tjere thone se nuk lejohet, pasi qe ajo eshte veshje e vecante e jomuslimaneve, te cilet kane edhe lidhje besimi me te, dhe muslimaneve nuk i lejohet t’u perngjasojne nje populli, perndryshe do te ishin njesoj si ata. Ajo qe shohim me prane te vertetes ne kete ceshtje, eshte ndalesa e vendosjes se kravates nga muslimanet, sepse me se paku ajo eshte dicka e dyshimte, dhe ne jemi urdheruar qe t’i largohemi te dyshimtave. Vendosje e kravates nuk eshte as dicka e nevojshme, por nuk do t’i lergohej realitetit dikush qe thote se vendosja e kravates eshte nenshtrim per muslimanin ndaj kultures jomuslimane, e Allahu e di origjinen e vertete te kesaj kravate. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 160) Agim / Maqedoni / 29-01-2010

Message: selamu alejkum we rahmetullah.
Vella, pytja ime eshte kjo: Dihet se ne kohen e resulit s.a.v.s muslimanet ishin te urdheruar qe te ndalojn hyrjen e cdo kafiri ne xhami, ndersa sot ne kohen tone kjo pune ndodh shpesh ose me mire te them cdo dite xhumaje, vijne te lypin, kurse imami i xhamis mban fjalim dhe i fton xhematin ti ndihmojne atij kafiri, si e sheh islami kete pune??? All-llahu te begatofte ne dunja me dije te dobishme me furnizim te mire dhe me vepra te pranuara!

Përgjigje / 02-01-2010

Nuk eshte e vertete qe ne kohen e Profetit (salallahu alejhi ue selem), muslimanet ishin urdheruar te ndalonin jomuslimanet nga hyrja ne xhami, madje e kunderta eshte percjelle nga vepra e Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe nga sahabet, sic ka ardhur per shembull ne hadithin e nxjerre nga Buhariu dhe Muslimi, te transmetuar nga Ebu Hurejra, se Profeti (salallahu alejhi ue selem) dergoi nje ekspedite kaloresisht ne drejtim te Nexhdit, dhe kur u kthyen, ata sollen me vete nje burre (rob lufte) nga fisi Beni Hanife, qe quhej Thumame iben Ethal. E lidhen ne njeren prej shtyllave te xhamise dhe Profeti shkoi tek ai dhe i tha: “Çfare ke per te thene, o Thumame?” -“Mire jam, o Muhamed – tha ai. Nese me vret, vret dike qe i merret haku (nga fisi i tij) dhe nese ben mire (e me le te lire), i ben mire dikujt qe di te falenderoje. E nese do pasuri, kerko sa te duash.” Profeti e la dhe ju kthye te nesermen, e i tha: “Çfare ke per te thene, o Thumame?” Ai iu pergjigj: “Ate qe te thashe dje; nese ben mire, i ben mire dikujt qe di te falenderoje.” Profeti e la perseri deri te nesermen. Pastaj shkoi tek ai dhe i tha perseri: “Çfare ke per te thene, o Thumame?” Ai iu pergjigj: “Ate qe te thashe.” Atehere profeti urdheroi: “Lirojeni Thumamen!” Atehere Thumame shkoi te nje palme hurme afer xhamise, lau trupin (mori gusel), pastaj hyri ne xhami dhe tha: “Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut dhe deshmoj se Muhamedi eshte i derguari i Allahut. O Muhamed! Pasha Allahun! Nuk kishte mbi faqen e dheut fytyre me te urryer per mua se fytyra jote, kurse sot fytyra jote eshte fytyra me e dashur per mua. Pasha Allahun! Nuk kishte fe me te urryer per mua se sa feja jote, kurse sot feja jote eshte feja me e dashur per mua. Pasha Allahun! Nuk ka pasur vend me te yrruer per mua se vendi yt, kurse sot vendi yt eshte vendi me i dashur per mua…” Vazhdon hadithi.

Po keshtu, delegacionet qe i vinin Profetit (salallahu alejhi ue selem) nga vendet e tjera qe ende nuk ishin futur ne Islam, ai i priste ne xhamine e tij. Prej ketu, shumica e dijetareve thone se futja e jomuslimaneve ne xhamite e muslimaneve lejohet, por me kusht qe kjo te jete ne raste nevoje, si e muslimaneve per te edhe e atij per te pire uje ne xhami per shembull, ose per t’i bere ftese ne Islam, duke i dhene mundesine qe te shohe drejtperdrejte namazin e muslimaneve, te degjoje rreth Islamit ne xhami, e keshtu. Kurse per xhamine e Shenjte, Kaben, shume dijetare e kane ndaluar qe kafirat te hyjne ne te, pervec nese merren nga muslimanet per pune dhe nese hyjne me lejen e muslimaneve.

Kurse ne lidhje me pyetjen se a i lejohet imamit te ftoje per t’i dhene sadaka kafirit qe lyp ne xhami, se pari nuk besoj qe imami ta dije se ata jane kafira dhe te ftoje per t’i dhene sadaka atyre, por edhe nese ata jane kafira, lejohet qe atyre t’u japesh sadaka, sepse se pari jane qenie njerezore dhe Allahu e ka lejuar ndihmesen e tyre, dhe pervec kesaj, kjo sadaka mund te jete shkak per udhezimin e tyre ne Islam. Pra, Islami eshte mbarenjerezor dhe ka ardhur per te ftuar te gjithe njerezimin qe te ndjeke rrugen e drejte te Allahut, dhe eshte detyre e te gjithe muslimaneve qe sipas mundesise se tyre te ftojne ne Islam ata qe nuk jane muslimane, si dhe te urdherojne per te mira e te ndalojne nga e keqja. Ai qe sot eshte kafir, nese mund te jete musliman perkrah teje, prandaj afroni njerezit me Islamin dhe mos u beni shkak per largimin e tyre nga Islami, duke i trembur prej tij me sjelljet tuaja, o muslimane! Lusim Allahun te na beje çelesa te se mires dhe mbyllesa te te keqes! Allahu eshte Ai qe i pergjigjet lutjes dhe i Plotefuqishem per gjithcka.

(Pyetja Nr. 159) Lori / 28-01-2010

Message: Esselamun alejkum!
A ben qe te hiqen qimet e kembeve me lazer, i cili i “vret” perfundimisht rrenjet e qimeve?
Gjithmone duke pasur parasysh se kete manovrim do e beje nje profesioniste grua dhe se muslimanja duhet t’i shfaq kemben, dmth nga gjuri e poshte. Allahu jua shperblefte me te mira per durimin! Amin.

Përgjigje / 02-02-2010

Ne lidhje me heqjen e qimeve te kembeve per gruan, ka dy mendime ne mesin e dijetareve; disa e ndalojne kete gje dhe thone se kjo perfshihet ne ndalimin e hadithit qe i mallkon ato gra qe i heqin qimet e vetullave, kurse te tjere thone se hadithi ka per qellim vetem heqjen e vetullave dhe qimeve te fytyres. Komisioni i perhershen i fetvave ne Arabine Saudite eshte me mendimin e dyte, pra ate te lejimit te heqjes se qimeve te kembeve dhe kraheve, apo te vendeve te tjera te trupit pervec vetullave, perderisa ato e shqetesojne moralisht femren. Kurse menyra e heqjes se tyre lidhet me ate se a shkakton dem ne trup menyra e heqjes se ketyre qimeve. Nese perdorja e rrezeve lazer nuk e demton lekuren dhe nuk shkakton ndonje dem tjeter ne trup, atehere lejohet, e ne te kundert jo. Po keshtu duhet te merren parasysh rregullat e tjera te Islamit ne lidhje me zbulimin e auretit perpara te huajve. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 158) Anonim / Shqipëri / 28-01-2010

Message: eselamu alejkum. Cili eshte gjykimi juaj per mbajtjen e nikabit ketu ne shqiperi, duke pasur parasysh kushtet? Si e gjykoni venien e shamise vajzave qe ne moshen 5-6 vjecare? A eshte kjo gjeja e duhur qe duhet te beje cdo prind? Ne nje fare menyre nuk eshte kjo nje lloj imponimi?

Përgjigje / 02-02-2010

Mendimi qe perkrahim ne lidhje me mbajtjen e nikabit (mbuleses se fytyres per grate) eshte gjykimi se ai eshte sunet dhe jo i detyrueshem, qofte ne Shqiperi apo ne cdo vend tjeter.

Vendosja e shamise vajzave te vogla mund te behet ndonje here me shume ne formen e edukimit dhe mesimit me ate gje, por jo duke ia vendosur vazhdimisht, sepse nuk e kane te obliguar, pervec nese e kane qejf vete dhe ajo nuk i sjell mundime. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 157) Dialogu me te krishteren / 24-01-2010

Pershendetje!
Uroj qe te ini mire me shendet e mesime.
Mesazhin qe me dergove ishte shume bindes dhe me shume njohuri, urime. [Shiko pyetjen nr. 154].
Faleminderit per sqarimet qe me shkruaje, ja u lexova dhe shoqeve te punes ju pelqyen shume mendimet dhe kishim dhe debate te ndryshme se gjithmone debatojme me kete qe kemi tek Jehovaret dhe prape nuk i mbushet mendja se thote qe eshte shoqate dhe jo sekt.
Mund te pyesim ne lidhje me telepatin, endrat, letrat, horoskopin pa ju vene ne mundime.
Uroj qe te ini mire dhe nqs keni mundesi me shkruani ndonje te re edhe per njohuri dhe debat.

Përgjigje / 26-01-2010

Pershendetje!
Ne lidhje me temat qe permendni, mund te themi shkurtimisht se:
Telepatia, e cila sipas fjalorit te shqipes eshte nje “pikëpamje e pambështetur shkencërisht, sipas së cilës mund të kuptosh mendimet dhe ndjenjat e dikujt tjetër në largësi, pa u takuar dhe pa u parë me të; mundësia për një gjë të tillë, sipas kësaj pikëpamjeje.”
Sipas ketij kuptimi, telepatia eshte dicka qe nuk ekziston, eshte jashte natyres njerezore, madje jashte natyres se cdo krijese tjeter (engjejve dhe xhineve, edhe kafsheve sigurisht), sepse dicka e tille do te ishte shkelje e privatesise se tjetrit, dmth padrejtesi, dhe Zoti nuk ua ka lejuar kete gje krijesave te Tij, kurse Vete Ai di gjithcka ne lidhje me krijesat e Tij, dhe mendimet e tyre, padyshim.
Por ekzistojne disa gjera te tjera te mbinatyrshme te cilat mund te ndodhin ne duart e disa njerezve, te cilet jane dy llojesh: lloji i pare: disa njerez te devotshem ndaj Zotit, qe jane larg mekateve dhe qe Zoti ua jep disa dhunti ne raste te posacme, kur u nevojitet per te provuar dicka kunder te keqes. Mund te quhej nje dhunti e Zotit per keta njerez, ne disa raste dhe jo vazhdimisht, qe mund te krahasohen me mrekullite qe Zoti u jepte profeteve per te vertetuar profetesine e tyre, por e ketyre nuk quhet mrekulli, por dhunti nga Zoti.
Kurse grupi i dyte, jane disa njerez te cilet ndjekin rrugen e djallit, veprojne me magji dhe me xhind (djaj), duke i urdheruar djajt me te cilet bashkepunojne qe t’u tregojne gjera qe gjenden ne anen tjeter te botes per shembull, duke qene se djajt kane veti te tilla qe fluturojne me shpejtesi te madhe, cilesi tek te cilet i ka krijuar Zoti, ashtu si ka krijuar edhe zogjte qe te fluturojne, apo engjejt qe te fluturojne nder qiej. Keta persona ne te vertete nuk kane dhunti, por njoftohen nepermjet djajve arrogante dhe te dale nga rruga e Zotit, me qellim qe te largojne edhe njerezit nga rruga e Zotit. Pra, mund te themi se keta jane sprove per njerezit, se cili do te ndjeke rrugen e Zotit dhe paralajmerimet e Tij me ane profeteve, dhe se cili do te ndjeke rrugen e djallit, e cila eshte mashtruese dhe ndoshta me efekte te shpejta qe i mashtrojne njerezit ne cast, por me perfundime te mjeruara.
Prej ketu, Zoti e ka ndaluar magjine dhe per magjistaret ka vendosur ligj qe te vriten, per shkak te ngaterresave, te keqiave qe u sjellin shoqerise dhe shkaterrimit qe bejne ne toke.

Kjo teme ka lidhje edhe me letrat dhe horoskopin, apo me parashikimin e fatit ne pergjithesi. Nese eshte kuptuar pika e mesiperme, do te kuptohej lehte qe edhe parashikimi i fatit me cdo lloj menyre qe te behet, eshte nga rruget e djallit per te mashtruar njeriun, per ta bere ate qe te mohoje Zotin dhe caktimin e Tij, per ta merzitur njeriun dhe per ta semure ate, duke e futur ne qorrsokake, ne ankthe, ne stress, e ne semundje te ndryshme qe mund te vijne si rezultat i kesaj. Sepse kur njeriu per shembull, sheh fatin e tij (qe eshte mashtrim ne te vertete), dhe i del se ka per t’i ardhur nje fatkeqesi, ai fillon te behet keq qe ne ate cast dhe ne vazhdim, nderkohe qe asgje e tille nuk ka pas per t’i ndodhur nese ai nuk do ta shihte fatin, dhe pastaj vertet semuret dhe kjo eshte fatkeqesi. A mund te thuhet atehere se falli qe hodhi ai, e gjeti se do t’i ndodhte fatkeqesi?! Ky eshte vetem nje shembull, per te treguar te keqiat psikike qe sjell parashikimi i fatit, pa u futur ne vertetesine apo jo te tij.
Besimtaret qe e besojne Zotin, besojne gjithashtu se Zoti di gjithcka dhe se askush tjeter qe gjendet ne qiej e ne toke nuk e di te fshehten dhe as se cfare do te ndodhe ne te ardhmen e afert dhe te larget, perveç Zotit. Askush nuk e di te fshehten dhe askush nuk e di se ku dhe kur do te vdese dikush. Keto jane te fshehta qe Zoti nuk ja tregon kujt, perveç engjejve te Tij ne kohen kur ato do te ndodhin, dhe kur engjejt e zbatojne ate urdher te caktuar te Zotit.
Pra, parashikimi i fatit me cdo lloj menyre apo rruge qe te jete, qofte me ane te letrave, filxhanit, horoskopit, etj, eshte nje genjeshter dhe mashtrim per njerezit, edhe pse natyra njerezore anon nga njohja e te ardhmes me pafajesine dhe injorancen e saj, dhe kerkon ta dije se cdo t’i ndodhe ne te ardhmen, por Zoti me Urtesine e Tij e ka ruajtur te fshehte kete gje nga njerezit, perndryshe jeta ne kete bote nuk do te kishte kuptim. Sikur njeriu ta dije se cdo t’i ndodhe neser, do ta vriste veten qe sot, sepse gjithnje njeriu kalon peripeci dhe sprova te ndryshme ne jete, sepse ne fakt ai nuk eshte krijuar me kot, por per te adhuruar Krijuesin e Tij dhe per te kaluar sprovat e Tij ne kete bote, dhe pas kalimit te tyre, do te fitoje shperblimin e Zotit, parajsen, ne te cilen ka gjera qe syri nuk i ka pare, veshi nuk i ka degjuar dhe mendja nuk i ka imagjinuar kurre.

Tani kalojme te endrrat, te cilat kane gjithashtu nje lidhje me parashikimin e fatit, apo me njohjen e dickaje nga e ardhmja.
Se pari duhet ta dini se endrrat ndahen ne tre lloje: 1. Endrra qe shihen si rezultat i preokupimit te njeriut me dicka gjate dites, apo per shkak te shqetesimeve dhe gjendjes se tij aktuale. Ne kete rast, njeriu sheh ne enderr ato qe i kane zene mendimin dhe qe e shqetesojne. Keto nuk kane ndonje domethenie per te ardhmen, por mjeket e vjeter ndihmoheshin me keto endrra per te diagnozuar semundjen e pacienteve te tyre. 2. Endrra qe shihen si rezultat i ngacmimit nga djalli apo xhinet. Keto jane endrrat e frikshme qe e trembin njeriun, dhe ato gjithashtu nuk mbartin ndonje lajm per te ardhmen. Kur shohim keto lloj endrrash, profeti yne, Muhamedi na ka mesuar qe t’i kerkojme mbrojtje Zotit nga djalli dhe pastaj te nderrojme krahun nga ishim shtrire.
3. Endrra te cilat mbartin lajme per te ardhmen, se cfare do t’i ndodhe personit qe i sheh apo dikujt tjeter me te cilin mund te kete lidhje endrra. Keto jane endrrat e tjera qe nuk kane te bejne me dy llojet e meparshme, dhe keto jane paralajmerime nga Zoti per njeriun. Problemi me keto endrra qendron ne komentimin dhe interpretimin e tyre, i cili duhet bere nga njerez qe kane njohuri ne kete fushe, dmth qe e kane mesuar nga shpalljet e Zotit, duke i kuptuar ato ne menyre te sakte, sipas shenjave te caktuara. Ketu ka te beje gjithashtu dhuntija qe Zoti i jep dikujt per te kuptuar domethenien e endrrave, sic ka qene per shembull profeti Jusuf (Jozef), biri i Jakovit, qe komentoi endrren e Faraonit. Por ne cdo rast, ne lidhje me komentimin e endrrave, duhet pasur kujdes qe interpretimi i tyre te behet vetem ne menyre pozitive dhe sipas kuptimit me te mire qe mund te kene ato, sepse keshtu na ka mesuar i Derguari i Zotit dhe kjo eshte me e mira per njeriun dhe shendetin e tij shpirteror, psikologjik dhe fizik gjithashtu. Madje profeti yne ka thene se endrrat dalin ashtu si i interpreton, keshtu qe kurre mos i interpretoni keq endrrat, por vetem mire, sepse ne cdo rast ne nuk e dime te fshehten dhe se cfare do te ndodhe me ne, si dhe kemi ne dore qe t’i lutemi Zotit te na ruaje nga e keqja dhe te na jape te miren, dhe patjeter qe Zoti i pergjigjet lutjes sone.
Nuk ka me mire se sa njeriu te jetoje me besimin te Zoti dhe duke ndjekur udhezimet e Tij. Keshtu ai eshte i qete nga te gjitha anet,
i pret me qetesi te gjitha peripecite qe mund t’i vijne ne jete dhe jeton i lumtur.
Zoti na dhurofte lumturi ne kete bote kalimtare dhe ne boten e perjetshme!
Zoti ju ruajte e ju dhente sukses e shendet te plote!

(Pyetja Nr. 156) Mikel / Tiranë / 24-01-2010

Message: esselamu alejkum. Kishja nje pyetje per te bere: A lejohet te luash futboll pa vene streçe ne menyre qe te mbulohet gjuri? Shpresoj ta keni kuptuar pyetjen time. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 26-01-2010

Pyetja juaj ka lidhje me ate qe quhet auret, apo ato pjese te trupit qe nuk lejohet te shfaqen ne sy te njerezve te tjere, pervec bashkeshorteve me njeri-tjetrin. Per meshkujt, kufitje e auretit jane nga kerthiza dhe deri nen gjurin e kembes apo drejt gjurit, kurse kofsha eshte auret dhe nuk lejohet te shfaqet ne sy te njerezve, pra quhet vend i turpshem. Prej ketu, nese pjesa e poshtme e veshjes se futbollit eshte deri tek gjuri, atehere nuk eshte kusht te veshesh strece poshte tyre, pervec nese zbulohet aureti kur rrezohesh, ne kete rast duhet te veshesh dicka qe ruan zbulimin e auretit. Argument per auretin e burrit jane disa hadithe te percjella nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), sic eshte hadithi i percjelle nga Aliu (radiallahu anhu), ku i Derguari thote: “Mos e shfaq kofshen tende, dhe mos e hidh shikimin te kofsha e askujt, qofte i gjalle apo i vdekur.” [E transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. Hadithi ka dobesi ne rrugen e transmetimit, por ai forcohet me rruget e tij te shumta qe kane ardhur ne kete teme, sic thone dijetaret e hadithit, nga te cilet edhe shejh Albani, ne librin: “Irvaul Galil”, 1/297].

(Pyetja Nr. 155) Luljeta / Gjermani / 18-01-2010

Message: Me emrin e All-llahut, Meshiruesit dhe Meshireberesit!
Es Selamun alejkum we rahmetullah! Falenderimi i takon vetëm All-llahut (Xhele Shanuhu), paqja mëshira dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin (SalAllahu alejhi ue selem), familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij.
Pata nje pyetje lidhje me perallat per femij, se a lejohen qe t’i tregojm femijve, si psh peralla keselkuqja, e perhitura etj? Mbasi nuk po e di sakt, une veqse jam largu nga tregimet e perallave dhe me nuk po i tregoi femijve peralla ngase po jan te trilluara me shum genjeshtra, dmth kjo po i bjen qe po genjej ne at tregim dhe genjeshtrat jan te ndaluara ne Islam.
Ka ndonje tregim islam per femij.., apo si duhet nje nene musliman ta zgjdhe kete qeshtje kur femiu i saj kerkon para fjetjes ndonje peralle? Keni has ne ndonje fetua per kete pune?
Allahu ju shperbleft !!!

Përgjigje / 24-01-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu! Gjykimi per perrallat e femijeve apo tregimet imagjinare te paverteta, varet nga permbajtja e atyre perrallave dhe mesimet qe nxirren prej tyre nga femija. Perrallat me magji e magjistare, per shembull, nuk lejohen ne asnje menyre t’u tregohen femijeve, madje as te lexohen nga te rriturit, per demet qe mund te sjellin, dhe dihet gjykimi i magjise dhe i magjistarit ne Islam, dhe kjo sepse ajo eshte e demshme per individin dhe shoqerine njerezore. Por nese perrallat apo edhe tregimet e imagjinuara dhe te folmuluara ne cast, jane edukuese dhe te dobishme per femijet dhe karakterin e tyre, atehere lejohen keto lloj tregimesh, ku genjeshtra perdoret vetem si ilustrim per ta bere te kuptueshme dhe terheqese per femijen, dhe jo qe tregimi te mbeshtetet i gjithi mbi te, duke e genjyer femijen dhe duke i mesuar genjeshtren. Duhet te kete dijetare qe kane shkruar libra me tregime per femije, por ne pergjithesi, nese vete perpiloni tregime imagjinare per femijen, duhen pasur parasysh rregullat qe dihen ne Islam, prej te cilave edhe ato qe i permendem me siper. Me e mira per femijen dhe per nenen eshte qe para gjumit, ajo t’i lexoje atij dicka nga Kurani, dobia e te ciles eshte e shumefishte per te dy, si ne cast por edhe ne te ardhmen e femijes, te cilit i ngulitet ne mendje ai lexim i Kuranit qe e degjon kur eshte i vogel dhe do ta doje gjithnje kur te jete i rritur. Ndryshe nga ajo qe veprojne njerezit jomuslimane apo ndoshta edhe muslimane injorante, te cilet i vendosin femijes se tyre te degjoje muzike, dhe dalin me teori se femijet e duan muziken dhe qetesohen me te, nderkohe qe ajo eshte vegel dhe mjet i shejtanit per mashtrimin e njerezve dhe humbjen e tyre, ne te tashmen dhe ne te ardhmen. Kurse muslimani ka Kuranin, i cili eshte sherim dhe udhezim per njerezit dhe femijet e tyre, ne kete bote dhe ne boten tjeter. Lusim Allahun t’i udhezoje muslimanet dhe femijet e tyre, dhe t’i beje ata qe te jene nje e ardhme e ndritur e Islamit! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotfuqishem per gjithcka. Allahu e ka ne dore suksesin dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 154) Nje e kreshtere / Shqipëri / 17-01-2010

Message: Pershendetje! Duke ju uruar edhe njehere per aftesit dhe njohurit qe keni ne shume fusha. Keni aftesi ne menyren e sqarimit, komunikimit nepermjet shkrimit dhe besoj se do ta keni edhe direkt. Keni kapur dy drejtime kryesore qe jane me te mira per njerezit: besimin dhe sherimin, por qe jane dhe me te veshtirat per te bere ndryshime te reja.
Kuren bimore ja dhashe djalit dhe me premtoi se do ta filloj kur te lirohet pak.
Do kisha shume deshire te bente efektin e duhur dhe te beja propaganden per bimet per te ndihmuar ata qe vuajne me vite nga semundjet kronike se kush e ka ne kuriz e di me mire se sa ata qe e propagandojne. Uroj te na ndihmoje Zoti qe eshte per te gjithe.
Mund te me sqarosh se cfare jane sektet dhe shoqatat fetare se nuk kam shume njohuri, se debatoj me nje shoqe ne pune qe eshte bere me Jehovaret, se sic e dini, ne Shqiperi njerezit bashkejetojne me shume fe, ka rendesi qe njerezit te kene nje besim pavarsisht qe disa e perqafojne fene edhe per interes.

Përgjigje / 18-01-2010

Uroj te jeni mire dhe ju falenderoj per mesazhin tuaj!
Ne fakt kur njeriu meson dicka te mire, gjeja e pare qe deshiron t’ja tregoje apo t’ja mesoje ate jane te afermit e tij, duke filluar qe nga njerezit e shtepise e deri me gjere, pastaj ne mesin e shoqerise ku jeton, ne menyre qe te mos kete me pas vete probleme ne komunikimin me ta, pasi qe nuk do ta kuptonin, por edhe me qellimin e deshirimit te se mires per ta.
Eshte per t’u cuditur fakti se feja e hebrenjve, ose me mire te them ithtaret e saj, nuk pranojne te tjere ne fene e tyre dhe nuk e perhapin ate ne mesin e njerezve, por e mbajne vetem per vete duke pretenduar se ata jane populli i zgjedhur dhe se vetem ata duhet te jetojne mire, po keshtu edhe parajsa eshte vetem per ta, kurse popujt e tjere te cfaredo feje qofshin jane krijuar qe t’u sherbejne atyre, dhe ne boten tjeter qe te gjithe do te jene ne ferr, pervec atyre.
Ndryshe nga feja Islame dhe feja e ndjekesve te Mesihut, apo e krishtere, te cilet i ftojne te tjeret ne fene te cilen ata besojne se eshte e verteta nga Zoti, dhe duan qe kete te mire ta perhapin tek njerezit e tjere, duke filluar qe nga me te afermit e deri te me te largetit, duke shpresuar qe me kete veper te kene gjithashtu shperblim te Zoti, i Cili do te miren dhe perhapjen e saj, dhe e urren te keqen dhe perhapjen e saj nder njerez.
Tani, ne lidhje me sektet dhe shoqatat fetare, se pari duhet ditur se ka dallim mes sektit dhe shoqates, sepse shoqata eshte nje organizate zakonisht bamirese qe mbledh fonde nga lemoshat dhe bamiresite e njerezve, me qellim qe t’ua shperndaje te varferve apo jetimeve, apo sipas qellimeve te cdo shoqate te caktuar.
Kurse sektet fetare jane gje tjeter, dhe mund te thonim se ato jane disa drejtime qe kane dale nga parimet baze te fese tek e cila adresohen, qofte duke shkuar ne ektstremizem apo ne neglizhim te plote. Pra, nese do ta krahasonim me nje segment nga -100 deri ne +100 cm per shembull, dhe kuptohet se zero, pra mezi i segmentit eshte baza e fese e pandryshuar dhe e padevijuar, kurse keto sekte zene vend ne te majte ose ne te djathte te zeros, qofte ne tejkalim apo ne neglizhim, dhe kuptohet se sa me larg zeros qe te jete nje sekt, qofte nga e majta apo nga e djathta, aq me larg fese se paster dhe bazave te saj eshte ai.
Keto sekte ekzistojne tek te treja fete monoteiste, dhe per formimin e tyre numerohen disa shkaqe, nga me kryesoret e te cilave mund te thonim se jane disa qellime ogurzeza te disa njerezve te vecante te cilet deshirojne qe njerezit te devijojne nga rruga e vertete e Zotit dhe te behen si kafshet duke besuar gjera qe logjika njerezore nuk i pranon apo duke vepruar vepra me te uleta se ato te kafsheve qe nuk kane logjike. E gjitha eshte qe njerezit te devijojne dhe te largohen nga rruga e Zotit madje edhe nga besimi ne Zot, sic ndodhi me komunizmin ne Shqiperi. Ne fakt, nuk ka popull ne bote sot dhe gjate gjithe historise njerezore qe te mos kete besuar ne Zot, me nje menyre apo me nje tjeter, por qe te thone se nuk ka Zot, apo se krijuese e gjithckaje eshte natyra e palogjikshme, ky eshte absurditeti me i madh i logjikes njerezore.
Per te mos e zgjatur, keto sekte fetare, madje edhe idete politike (si komunizmi, socializmi, kapitalizmi), jane ne pergjithesi pjelle e disa njerezve qe pretendojne se jane te zgjedhurit e Zotit dhe se vetem ata duhet te jene mire me Zotin, dhe se vetem ata duhet ta njohin dhe ta adhurojne Zotin, dhe se vetem atyre u takon parajsa ne boten tjeter, e ata jane hebrenjte, te cilet njihen sot ne bote me disa emra si lobi cifut, masonet, etj. I gjithe qellimi eshte largimi i njerezve nga rruga e drejte, duke shfrytezuar dobesite e njeriut dhe deshirat e tij per gjerat e kesaj bote. Pervec kesaj, njerezit anojne shume shpejt per te besuar gjera te jashtezakonshme, edhe pse logjika nuk i pranon. Ata shpejt mashtrohen me besime te trilluara, u pelqejne legjendat dhe i besojne ato. Kjo nga qe njeriu e ka te mbjelle natyren e te besuarit, por per te gjetur besimin e vertete, ai duhet te beje perpjekje dhe duhet ta kerkoje ate.
Pra edhe sekti i Deshmitareve te Jehovait, nuk largon shume nga ky kuptim; por ai eshte thjesht nje hi qe u hidhet njerezve per t’u mbyllur syte me gjera qe logjika nuk i pranon dhe as nuk kane argumente nga feja qe i aprovon idete e tyre; sic eshte per shembull fjala e tyre se parajsa do te jete ne kete toke, duke u argumentuar me argumente gjoja logjike nga vetja e tyre, por gje e cila nuk thuhet ne asnje fe qiellore. Kurse njerezit qe punesohen ne keto sekte, ashtu sic e thate edhe ju, e bejne me shume per t’u ushqyer apo per interesa te tjera te kesaj bote, dhe jo se e besojne vertete se ajo eshte feja e vertete e Zotit, pasi qe e dine se ajo eshte montim i disa njerezve dhe veper e tyre.
Me falni qe u zgjata, por ishte e nevojshme qe sqarimi te ishte me i plote…

(Pyetja Nr. 153) Ummu Beka / Kerçovë / 09-01-2010

Message: Selamun alejkum. Desha me i bo nje pyetje hoxhes se nderuar: A mundet nje Moter e Mbuluar me mbajt nje unaz ne Gisht? kaq kisha deshir me dit. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 20-01-2010

Nuk ka ndalese qe gruaja muslimane te vendose unaze, ne nje apo me shume gishta te te dyja duarve, por ajo eshte e ndaluar qe t’i shfaqe stolite e saj para burrave te huaj, sepse Allahu thote: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” [En Nur, 31].

(Pyetja Nr. 152) Luljeta / Gjermani / 07-01-2010

Message: Selamun alejkum we rahmetullah .
E pata nje pyetje lidhje me qeshtjen se si qendron puna tek nje person qe ben zina, pra a eshte ai kafir qe ne zina? DMTh a formulohet kjo keshtu :
qe gjat aktit qe ben zina( jo pas aktit),por gjat aktit qe ben zina,apo gjat pirjes se alkoolit,apo gjat aktit te vrasjes…ai ne at moment eshte qafir dhe nese ne at moment e zen vdejka ai do vdesi si kafir..,por pas aktit nese ai ndjen pendim dhe fillon te pendohet ai nuk numerohet si kafir,pra fjala eshte vetem gjat aktit dhe nese vdes ne at gjendje pa u penduar dmth eshte kafir…,por nese nuk vdes ateher ai inshaallah ka kohe te pendohet se cdo pendim pranohet para se te troket vdekja.
Dmth a eshte kafir ai qe bene zina deri ateher qe nuk eshte pendu, dmth qe nuk ndjen pendim ne zemer, dhe a e ka denimin e perjetshem ne Xhehnnem…
Inshaallah kesh e qart ne pyetjen.
All-llahu ju shperbleft !!!

Përgjigje / 07-01-2010

Zinaja apo imoraliteti, lidhja jashtemartesore eshte nga gjynahet e medha, qe denohet me ligj te caktuar nga Allahu ne Kuran, dhe gjynahet e medha nuk e nxjerrin vepruesin e tyre nga rrethi i Islamit, perderisa nuk i konsiderojne te lejuara ato. Kur Profeti thote se ai qe ben imoralitet apo qe vjedh e vret, nuk eshte besimtar kur e ben kete veper, eshte per qellim qe nuk e ka besimin e plote, por te manget madje shume, dhe jo se eshte kafir. Pra, kujdes ne kete pike. Ky komentim nuk eshte hapje e rruges dhe lehtesim per berjen e ketyre veprave te shemtuara ne asnje menyre, sepse ato jane nga mekatet e medha te cilat nuk falen vecse me pendim te sinqerte dhe per vepruesin e tyre zbatohet ligji i Allahut qe ne dynja duke marre denimin e caktuar, kurse ne boten tjeter jane ne doren e Allahut, qe nese deshiron i fal dhe nese jo, i denon. Allahu na ruajte nga mekatet e medha e te vogla, dhe na i falte te gjitha mekatet tona qe i dime e qe nuk i dime! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotefuqishem per gjithçka.

(Pyetja Nr. 151) Anonim / Londër / 06-01-2010

Message: eselamu alejkum dua nji keshille per do vellezer besimtare qe e pine duhanin sepse ata mendojne se eshte e papelqyeshme na e dime se eshte haram pirja e duhanit. dhe deshta te pyes se nji moter me tha se nuk ban te lexojme kuranin pa shami, a ka argument kjo gje apo asht bidat? Allahu te dhasht xhenetin firdeus!

Përgjigje / 07-01-2010

1. Nuk ka dyshim se pirja e duhanit eshte haram, sepse ai eshte nga te keqiat qe Allahu i ka ndaluar. Ai demton shendetin e te tjereve qe gjenden prane piresit te duhanit para se te demtoje vete ate, dhe keshtu qe vepra e keqe e tij eshte e dyfishte dhe ndalimi gjithashtu i dyfishte, dhe si rezultat edhe denimi i dyfishte. Pervec kesaj, pirja e duhanit eshte shperdorim i pasurise ne dicka te pavlere, madje qe te demton, keshtu qe ai eshte haram. Kurse fjala e tyre se duhani eshte mekruh (i papelqyer) dhe jo haram, eshte fjale e pabaze ne fene e Allahut, sepse se pari, fjala mekruh eshte perdorur nga dijetaret per te treguar nje veper te papelqyer qe ka te beje me shume me estetiken dhe veprat e jashtme, dhe jo ne lidhje me ushqimet dhe gjerat qe hahen apo pihen, sepse keto jane ose hallall ose haram, dhe nuk ka te mesme per keto. Madje dijetaret e medhenj te kater medhhebeve, fjalen “mekruh” e kane perdorur duke pasur per qellim “ndalimin – haramin”, por i druheshin fjales “kjo eshte haram”, per ato gjera qe nuk ishin permendur tekstualisht ne Kuran, por qe Kurani i ndalon per shkak te ndalimit te cilesive te tyre, edhe nese nuk i permend te gjitha me emer. Por eshte e njohur qe dijetaret e fikhut perdornin fjalen “mekruh” duke pasur per qellim “haramin”. E themi kete, nese ata qe thone se duhani eshte mekruh, bazohen ne keto perdorime te dijetareve te vjeter, perndryshe, nuk kane asnje argument tjeter. Lusim Allahun qe t’i jape muslimaneve kuptim te fese se tyre!

2. Nuk ka asnje argument qe thote se leximi i Kuranit nga gruaja duhet te behet duke qene e mbuluar me shami. Ajo qe diskutohet jane te permuajshmet, pastaj abdesi, por jo shamia.

Allahu e ka ne dore suksesin dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!