Pyetje-Përgjigje të Ndryshme (3)

 


(Pyetja Nr. 150) Kushtrim / Prishtinë / 05-01-2010

Message: Es Selam Alejkum!
A ka ndonje argument se lejohen instumentet -(Tupani) dhe (Tarabuka)?
-Po pyes sepse nje vella me tha se jan te lejuara duke u argumentar se ka hadithe qe i lejon (te dy instrumentet), dhe nuk ka qe i ndalon!!!

Përgjigje / 05-01-2010

Siç e kemi permendur edhe ne pergjigjen e pyetjes nr. 143, te gjitha veglat muzikore jane te ndaluara, perveç atyre qe jane aprovuar nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe ne ato raste ku ai i ka aprovuar. E ato vegla jane defi apo daullja (tupani) pa vegje apo teneqe qe shkaktojne ate zhurmen e tyre karakteristike. Dhe keto lejohen ne rast dasme apo feste, dhe vetem per grate, e jo per burrat, sic e kane kufizuar dijetaret e ehli sunetit. Ne lidhje me kete çeshtje ju keshillojme te ktheheni te libri i shejh Albanit: “Ndalimi i veglave muzikore”.

(Pyetja Nr. 149) Ebu Amar / Francë / 04-01-2010

Message: es selamun alejkum we rametullah we berekatuhu. Pata ni pytje vlla Bledar, Allahu te ruajte e inshallah na bashkofte me pejgamerte ne xhenetin firdeus me sahabet radi allahu anhum! A lejohet me mbajte shpende ne shtepi ne kafaz! Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 05-01-2010

Lejohet mbajtja e zogjve ne kafaz, por me kusht qe te ushqehen dhe te mos jene nga ato lloj zogjsh qe mbyllja ne kafas i shkakton ngordhjen, e keto jane disa zogj qe i njohin specialistet ne kete fushe. Argument per lejimin e mbajtjes se tyre ne kafas eshte hadithi ku profeti (salallahu alejhi ue selem) e aprovoi mbajtjen e zogut nga femija qe po e mbante dhe po luante me te duke e pasur ne kafas, dhe kur u kthye perseri tek ai femije, e gjeti duke qare per shkak se zogu kishte dale nga kafasi dhe kishte fluturuar. Hadithi gjendet ne dy sahihat e Buhariut dhe Muslimit. Po keshtu, argument per kete eshte edhe hadithi i asaj gruas qe hyri ne zjarr per shkak te nje maceje te cilen e la pa ngrene dhe ajo ngordhi, dhe Profeti tha: “As nuk e mbajti e ta ushqente, as nuk e leshoi qe te hante nga bimet e tokes.” Kete hadith e ka nxjerre gjithashtu Buhariu dhe Muslimi, dhe dijetaret kane thene se ai argumenton per lejimin e mbajtjes se kafsheve apo shpendeve te mbyllur ne kafaz, me kusht qe te ushqehen. E Allahu eshte i Gjithedijshmi!

(Pyetja Nr. 148) Mohammed / Sarandë / 04-01-2010

Message: esseamualejkum: Kisha per te bere nje pyetje: A do te hyje ne xhennet gruaja e cila nuk ka vendosur shamin? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 05-01-2010

Vendosja e shamise per gruan muslimane eshte nje detyrim i vendosur nga Allahu, dhe denimi i saj per mosvendosjen e shamise dhe mbuleses Islame ben te meritoje denimin e Allahut, si per thyerjen e urdhrit te Allahut, ashtu edhe per ngacmimet qe mund te kete shkaktuar te meshkujt e huaj. Por, sipas besimit Islam, ai musliman qe ben gjynahe, qofshin edhe te medha, por qe vazhdon te jete ne rrethin e Islamit dhe te mos kete dale ne kufer e ne shirk, ai eshte ne meshiren e Allahut, qe nese do Allahu, e fal ate dhe nese do, e denon per keto mekate, pastaj e nxjerr nga zjarri i xhehenemit dhe e fut ne xhenet, sepse asnje musliman nuk do te qendroje pergjithmone ne zjarr. Ky gjykim eshte per ata qe vdesin dhe nuk pendohen nga mekati i tyre, sepse ata qe pendohen nga mekati, ai mekat u fshihet nga Allahu dhe ata nuk denohen per te ne boten tjeter. Allahu na ruajte nga denimi i Tij dhe na fuste ne xhenet pa llogari, sepse kushdo qe merret ne llogari ne diten e Kiametit, do te denohet, siç ka thene Profeti (salallahu alejhi ue selem), sepse askush nuk mund te polemizoje me Allahun ate dite, Njohesin e çdo vepre te roberve te Vet ne hollesi, madje vete marrja ne llogari eshte denim per njeriun, Allahu na paste ne meshiren e Tij!

(Pyetja Nr. 147) Bilal / Elbasan / 03-01-2010

Message: Esselamu alejkum: Une kisha per te bere nje pyetje: A lejohet te vesh foton tende ne facebook? Allahu jua shperblefte me xhennetin firdeus.

Përgjigje / 05-01-2010

Dijetaret e Ehli Sunetit i kane lejuar fotografite personale vetem per raste nevoje siç eshte fotografia per pashaporte apo per cdo mjet tjeter identifikimi. Ska dyshim se perdorimi i tyre ne facebook nuk eshte i nevojshem dhe keshtu qe nuk lejohet. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 146) Enes / Fier / 02-01-2010

Message: selam alejkum. A lejohet degjimi i nashideve? Allahu ua shperblefte!

Përgjigje / 02-01-2010

Ne lidhje me Ilahite, lexoni ketu.

(Pyetja Nr. 145) Anonim / 02-01-2010

Message: esselamu alejkum. Nje i aferm i cili ka pire alkool dhe eshte ne gjendje te rende shendeti i tij, a lejohet ti ofrosh ndihme ketij njeriu duke e shoqeruar per ne spital etj?

Përgjigje / 02-01-2010

Patjeter qe lejohet, sepse per vepren e tij, ai do te marre denimin e vet nga Allahu, kurse ti duhet te besh detyren tende kundrejt njeriut qe ka nevoje per ndihmen tende, aq me teper nese ai eshte i afermi yt.

(Pyetja Nr. 144) Seid / Elbasan / 30-12-2009

Message: esselamu alejkum: Une kishja nje pyetje: A lejohet te kesh shoqe ne facebook? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 02-01-2010

Facebook dhe internet edhe pse jane bote virtuale, por ato jane rruge per lidhje ne boten reale, dhe ato qe nuk lejohen ne boten reale, nuk lejohen as ne boten virtuale te internetit. Allahu i ruajte muslimanet nga kurthet e armiqve te tyre qe punojne dite e nate per t’i larguar ata nga rruga e drejte e Islamit!

(Pyetja Nr. 143) Durim / Austri / 30-12-2009

Message: Selamun Alejkum Vella dhe Hoxhe i nderuar, Allahu u shperbleft per kete pune te mrekullushme. Vella une ne YouTube kam komentuar nje video islame po aty kishte futur nje melodi ,,une i tregova se eshte haram, ndersa ajo me tha se edhe ne medresen ku ajo meson guxoin te kendoin ilahi me instrumente muzikore.
Vella kisha dash qe nese ke mundesi te me japesh argumente ce ti pergjigjem kesaj qe vijon me poshte: aha po nuk e kam diten se edhe ajo melodi eshte e ndaluar pasiqe edhe un jam ne kor te medreses dhe kur mbajm manifestim per hir te bajramit dhe per hir te festave tona mbajm manifestim dhe kur kendojm ilahi krejt ka edhe instromente d.m.th edhe ato nuk bejn??? Po ne medresen ku mesoj un ka edhe hoxhallar qka japin mesim ato pse nuk e ndalojn ate por na len qe te kendojm bashk me instrumente.

Përgjigje / 02-01-2010

Fakti se disa hoxhallare apo mesues ne medrese i lejojne dhe i japin mesim keto ilahi me instrumente muzikore, nuk eshte argument per lejimin apo ndalimin e tyre, por argument eshte Fjala e Allahut dhe e te Derguarit te Tij, ashtu si e kane kuptuar shoket e profetit dhe dijetaret e Islamit ne shekuj.

Ne lidhje me ndalimin e muzikes dhe te veglave muzikore nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te ehli sunetit dhe as te dijetaret e hershem te kater medhhebeve te fikhut Islam. Andej nga shekulli i katert i Hixhretit u shfaqen disa njerez me dije qe i quajten te lejuara veglat muzikore, te kushtezuara me disa kushte te vendosura nga vete ata, duke u argumentuar me fjalen se nuk ka argumente te prera nga Kurani dhe Suneti qe t’a ndalojne muziken dhe veglat muzikore.

Por e verteta per te cilen nuk ka dyshim, eshte se muzika dhe veglat muzikore jane te ndalura ne Islam, dhe nuk ben perjashtim ketu veçse defi pa flete llamarine apo daullja, perdorimin e te cilave Profeti e ka lejuar ne rast dasme. Kurse per ndalimin e muzikes dhe te veglave muzikore, argumentet jane te shumta nga Kurani dhe Suneti, qofshin te drejtperdrejta apo te perfituara nga domethenia dhe shpirti i tyre. Prej ketyre argumenteve permendim: Fjalen e Allahut te Madheruar: “Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.” [Lukman, 6]. Shumica e dijetareve thone se me “tregime e kota” eshte per qellim muzika dhe veglat muzikore, dhe domethenia e ajetit eshte se keta njerez i marrin keto vegla muzikore dhe i perdorin si mjete per te larguar njerezit nga rruga e Allahut si dhe per t’u tallur me rrugen e Allahut. Dhe kjo eshte ajo qe ndodh vertete me muziken dhe veglat muzikore, pasi qe nuk mund te bashkosh mes muzikes dhe Kuranit, apo mes muzikes dhe bindjes ndaj Allahut apo afrimit tek Ai. Askush nuk mund te thote se afrohet tek Allahu duke degjuar muzike, por perkundrazi, nese ze vend muzika ne zemer, nuk le vend per Kuranin dhe per afrimin tek Allahu. Por nje person i tille behet njesoj si dikush qe e ka pushtuar djalli, dhe Ai eshte larg rruges se Allahut.

Allahu i Madheruar thote: “Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata të gjithë iu përulën në sexhde, përveç Iblisit! Ai tha: “Si?! Unë t’i bëj sexhde atij që Ti e ke krijuar nga balta?!” 62. Gjithashtu, tha: “A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua? Nëse Ti më jep kohë deri në Ditën e Kiametit, unë do t’i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përveç një pakice prej tyre!” 63. (Allahu) tha: “Ik! Kushdo prej tyre që të pason ty, do të ketë Xhehenemin si shpërblim – një shpërblim i plotë. 64. Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! -Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime.- 65. Por në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Zoti yt mjafton si mbrojtës (i tyre)!” [El Isra, 61-65]. Dijetaret e tefsirit te Kuranit thone se fjala “Bej per vete me zerin tend, ke te mundesh” eshte per qellim muzika dhe fyejt e djallit.

Kurse nga hadithet e Profetit (salallahu alejhi ue selem), permendim hadithin e mirenjohur, te cilin e ka permendur Buhariu ne formen Mualak, ne Sahihun e tij, si dhe dijetare te tjere te hadithit, kurse shejh Albani e ka permendur ne vargun e haditheve te sakta, me nr. 91: “Do të ketë prej umetit tim disa njerëz, të cilët do ta bëjnë të lejuar “el hira” (kurvërinë), mëndafshin, alkoolin dhe “el meazif” (veglat muzikore). Disa njerëz do të vendosen në qafën e një mali të lartë dhe tufat e tyre të bagëtive ua sjell bariu në mesditë. Një i varfër shkon dhe u kërkon atyre ndonjë nevojë, ndërsa ata i thonë: Eja nesër. Por Allahu i befason ata me dënim dhe e sheshon malin, ndërsa disa të tjerë i shndërron në majmuna e derra, deri në Ditën e Kiametit.” [16]

Pra, hadithi eshte i qarte per ndalimin e muzikes dhe te veprave muzikore, madje i krahason ato me kurverine dhe pirjen e alkoolit, te cilat jane nga gjynahet e medha. Per me shume argumente dhe fjale dijetaresh ne lidhje me ndalimin e muzikes dhe veglave muzikore, mund te japim disa referenca si: “Mexhmuul Fetava” 11/569, i Iben Tejmijes, “Igathetu el lehafan” 1/252, i Iben el Kajjim, “Fet’hu Bari” 10/55, i Iben Haxherit, “Telbis Iblis” 237, i Iben el Haxh, “Mexhmuul Fetava” 3/423-424, i Iben Bazit, “Pastrimi i sheriatit nga muzika” dhe “Ndalimi i veglave muzikore”, te dyja te shejh Albanit. Ne Dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij, deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 142) Anonim / Lushnje / 27-12-2009

Message: Selamun alejkum. Kjo puna e ngrenes se mishit me eshte ngaterru, disa thone lejohet e disa nuk lejohet te hahet mishi vetem se nga ai person qe fal 5 vaktet, ndersa ju keni shkruar ne nje pyetje kete: “1. Problemi nuk qendron te mishi i therur nga ata njerez, qe jane te krishtere, sepse perderisa jane te tille e kemi te lejuar mishin e therrur prej tyre, por problemi qendron nese ai mish mund te jete mish derri, ose i gatuar me dhjam derri, gje e cila nuk na lejohet ne asnje menyre. Ne te kundert, nese eshte mish i ndonje kafshe qe i hahet mishi dhe lejohet ngrenia e tij ne fene tone, atehere lejohet qe te hahet ai mish edhe pse theret nga i krishteri apo nga çifuti, perderisa nuk eshte i ngordhur por i therur ne ate menyre qe i ka dale gjaku.”
Ju lutem na e sqaroni mire kete ceshtje pasi une jamne dyshim per kete dhe po i largohem .

Përgjigje / 28-12-2009

Ne lidhje me pergjigjen e dhene ne ate pyetje, ajo ka te beje me ehlil kitab: te krishteret apo cifutet,
therja e te cileve lejohet te hahet nga muslimanet duke u bazuar ne ajetin kuranor.
Kurse problemi qe te del ty ka te beje me ate se lenesi i namazit a eshte kafir apo musliman, kur ai thote se eshte musliman por nuk falet? Ne lidhje me kete çeshtje ka mospajtim te hershem ne mesin e diejtareve. Nese ai eshte kafir, atehere e therura e tij nuk lejohet te hahet, sepse patjeter qe ai e ka therur ne emer te dikujt tjeter pervec Allahut, qofte edhe ne emer te asgjeje, apo te natyres, etj. Por nese eshte musliman, atehere ai therr ne emer te Allahut (me bismilah) dhe e therura e tij eshte e lejuar. Ne anojne ne ate se e therura e nje muslimani qe thote se eshte musliman por qe nuk falet, dhe qe e ther kafshem me bismilah, perveç nese harron, por zakonisht thote bismilah, e therura e tij eshte e lejuar te hahet. E nese keni dyshim per nje çeshtje, atehere largojuni te dyshimtes dhe shkoni tek e sigurta, dhe blijeni mishin tek ai musliman qe jeni te qete per blerjen e mishit tek ai. Elhamdu lilah qe mishi nuk eshte shume i domosdoshem per njeriun, dhe mund te behet edhe pa te, madje me e mire per shendetin e njeriut eshte qe te haje sa me pak mish, e sidomos nga mishi i kuq, por te anoje me shume ne ushqimet e fresketa bimore prej perimeve dhe zarzavateve. E Allahu e di me mire! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij, dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 141) Bilal / 26-12-2009

Message: Selamu alejkum. A lejohet urimi i festes se krishtlindjes te afermve apo shokeve te krishtere duke pasur per qellim jo pelqimin e festave te tyre por duke qene se edhe ato na urojne ne per festat tona? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 28-12-2009

Urimi i te krishetereve apo i jomuslimaneve ne pergjithesi, per festat e tyre, eshte e ndaluar dhe nga mekatet e medha, qe ne vete permban edhe kufer (mohim), sepse eshte njesoj sikur ta urosh per kufrin e tij. Edhe nese ata na urojne per festen e tyre, ne nuk duhet t’ua kthejme pergjigjen me urim per kete feste, sepse kjo gje e merzit Allahun e Madheruar. As nuk i lejohet muslimanit qe t’i pergjigjet fteses se tyre me kete rast te festes se tyre, e cila ose eshte e shpikur nga ata dhe nuk e kane ne fene e tyre, ose ka qene ne fene e tyre, por Islami e ka abroguar ate dhe ne jemi urdheruar qe te ndjekim Islamin dhe asnje fe tjeter. Po keshtu, nuk i lejohet muslimanit qe te beje festime me rastin e ketyre festave te jomuslimaneve, sepse kjo eshte perngjasim me ta dhe kush i perngjasohet me nje popull, ai eshte prej tyre. Muslimanet duhet te jene te vemendshem ne keto raste dhe te kapen fort per fene e tyre qe u ka urdheruar Allahu, te jene krenar per fene dhe festat e tyre qe ua ka ligjeruar Allahu dhe te mos veprojne gjera qe e merzisin Allahun e Madheruar. Allahu i forcofte muslimanet ne fene e tyre dhe u dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij! Ne dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij, dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 140) Anonim / Europë / 22-12-2009

Message: eselam alejkum Allahu xh.sh na shperbleft te gjithve ne gjenet inshalla,kam nevoj per nje pergjigje tuajen rreth ketij hadithi se nuk na lejohet te pershendesimi femrat e huaja per dore, une e kam lexu nje liber te nje indiani NEKTARI I VULOSUR I XHENETIT, aty shum mir autori e ceke se kur Muhamedi a.s e ka marr betimin ne Akaba nese sgaboj, me te gjith meshkujt i kishte perqafur kurese aty ishin kan edhe dy femra, aty autori thojke qe vetem me fjal e ka bo betim kurse ne internet kam lexuar shum fetva qi i ndalohet te pershendes perdore, prej hoxhollarve kurse ne librin e Jusuf Kardavit: “Si te bashkveprojm me SUNETIN”, ai thojke e lidhke me fjalen “el mes” e ka kuptimin hadithi ne kontaktin seksual, e jo per dore ai thojke qe na lejohet, do me than se edhe na lejohet edhe sna lejohet. Ne vendin ku jetoj une keta e praktikojn prej myftiut e deri te ai qe ko me lind, me perjashtim te disave dmth i flasin te huajve. Kisha pas deshir te marr pergjigje rreth ketij hadithi me argumente qe te me bindesh mu edhe te tjeret se une mundohna ta praktikoj islamin siq duhet se inshalla zoti te gjithve na udhzon veq shum larg jem me sunet.

Përgjigje / 22-12-2009

Pyetjes ne lidhje me takimin e gruas se huaj duke i dhene doren i jemi pergjigjur edhe me pare, por po e perseritim ketu qe: Nuk lejohet per femren qe te takoje me dore meshkujt e huaj me te cilet asaj i lejohet martesa (qe nuk jane mahram), dhe as burrit nuk i lejohet qe te takoje me dore femrat e huaja qe nuk jane mahram per te. Mosha e tyre nuk merret ne kosiderate, sipas shumices se dijetareve. Shejh Iben Baz u pyet: “A lejohet te takosh duke i dhene doren grave te huaja, nese jane te medha ne moshe, ose nese ka ne dore pengese, si rrobe apo diçka te ngjashme? Shejhu u pergjigj: “Nuk lejohet takimi me dore i grave te huaja absolutisht, qofshin te reja apo plaka, qofte ai qe i takon i ri apo plak, per shkak se ne kete gje ka rrezik te provokimit (fitne) per secilin prej tyre, dhe eshte vertetuar se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Une nuk i takoj grate.”… Dhe nuk ka dallim nese ajo e takon ate duke pasur rrobe ne dore apo pa rrobe, bazuar ne kuptimin e pergjithshem te argumenteve, dhe per te mbyllur deren qe te çon ne provokim. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses!” [Mexhuu Fetava Iben Baz, Vell. 6, Tema: Pyetje te rendesishme dhe pergjigjet e tyre].

Kuptimi i fjales “el mes” nuk ka lidhje me kete çeshtje, sepse takimi per dore ka ardhur ne disa hadithe me shprehjen “jusafih”, dmth: takon per dore. Sidoqofte, Kardavi njihet per opinionet e tij ne kundershtim te ixhmait te dijetareve ne shume raste.

Ajo qe i keshillojme muslimanet kudo qe jane, eshte fjala e Allahut: “Ruajuni Allahut (veproni urdhrat e Tij) sa te mundeni (ne maksimumin tuaj).” Dhe: “Qe te gjithe ju, o besimtare, pendohuni tek Allahu, ne menyre qe te shpetoni.” Pra, kerkoni falje Allahut dhe pendohuni tek Ai per te gjitha mekatet e vogla e te medha, dhe mos i beni te lejuara ato qe Allahu i ka ndaluar. Ne Doren e Allahut eshte i gjithe suksesi, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 139) Ummu Belkisa / 21-12-2009

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu. Kisha nje pyetje: A duhet me ua pre kurbanet [akika] femijeve pasi tani jane te martuar e kur kan qene te vegjel prinderit nuk kane qene ne islam? Nese po, a lejohet me i pre e me ba nje dasem islame te njerit prej femijeve me mishin e ketyre kurbaneve, e me i ftu gjith farefisin, e motra e vellezer musliman? ALLAHU JU HPERBLEFTE PER KETE MUNDESI QE NA JEPNI PER TE BERE PYTJE.

Përgjigje / 22-12-2009

Akika preferohet te therret ne diten e shtate te lindjes se femijes, per vajzen nje dele apo dash dhe per djalin dy. Nese nuk mundesh ne diten e shtate, atehere lejohet ne cdo dite te vitit apo te jetes kur te vjen mundesia. Po keshtu, lejohet qe me mishin e Akikas te besh dasmen e djalit apo te vajzes, por Akika duhet te therret me nijetin e Akikas dhe mishi i saj lejohet te perdoret ne çdo forme dhe te ftohen njerezit per ngrenien e tij. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 138) Luljeta / Gjermani / 20-12-2009

Message: Selamun alejkum we rahmetullah.
Lexova ne nje web nje fetua te Shejh Uthejmit (Allahu e meshiroft) qe ai ka thene lidhje me urimin e vitit te ri tek muslimanet: Se lejohet me uruar vitin e ri hixhri, dhe kane thene se ky (urimi) eshte prej adeteve, dhe nga keta qe kane thene se urimi eshte i lejuar eshte shejh Uthejmini, por ne fund te jetes se tij ai ka thene: Nese ndonjeri te uron ty atehere uroje edhe ti, por mos vazhdo ti me urim sepse une nuk di te kete ardhur ( nuk ka ardhur) nga selefet( te paret) qe ata kane pas uruar njeri-tjetrin per vitin e ri hixhri( henor). dhe ne nje fetva tjeter ka thene: Nuk eshte prej sunetit qe te urojme vitin e ri hixhri. Sa eshte e vertet kjo fetua apo eshte ndonje keq kuptim, apo si qendron puna ketu? Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 22-12-2009

Disa fetva te shejh Iben Uthejminit ku thote se urimi per vitin e ri eshte zakon i njerezve qe ne fakt nuk ka baze ne fe dhe as kuptim sipas urimit qe thone njerezit, por sidoqofte, nese dikush te uron i pari per vitin e ri, atehere ktheja edhe ti urimin qe viti i ardhshem te vije edhe me më shume hajer e begati per te dhe per popullin musliman, por kurre mos fillo ti i pari me urim, sepse viti i ri henor apo diellor nuk eshte feste per ne, por feste jane vetem dy Bajramet. Pra, keshtu eshte kjo çeshtje dhe fetva te tilla jane dhene nga Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), por ato nuk duhen marre si argument per lejimin e urimit per vitin e ri, sepse ai vetem sa eshte bazuar ne argumentet e sheriatit ne lidhje me obligueshmerine e kthimit te urimit dhe te selamit me urim dhe selam me te mire, dhe jo per ndonje gje tjeter. Prandaj, kujdes! Lusim Allahun te na jape kuptim ne fene e Tij!

(Pyetja Nr. 137) Anonim / 16-12-2009

Message: Doja te dija ne lidhje me udhetimin e gruas, a eshte e lejueshme qe gruaja te udhetoje vetem me avion ne nje distanc kohore rreth nje ore me qellim qe te bashkohet me bashkeshortin e saj i cili ndodhet ne nje shtet tjeter, pasi nuk ka mundesi qe ta shoqeroj nje mahrem dhe bashkeshorti i saj nuk ka mundesi te vij ta marri per arsye te medha? Allahu ua shperblefte.

Përgjigje / 22-12-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk i lejohet gruas qe te udhetoje veçse e shoqeruar nga nje mahram (burri i vet apo nje i aferm, i rritur, me te cilin nuk i lejohet martesa).” [Buhariu dhe Muslimi]. Gjykimi i pergjithshem eshte ky qe thuhet ne hadith dhe ne duhet t’i permbahemi atij. Distanca kohore me aeroplan nuk merret parasysh, sepse siç dihet, mund te ndodhin edhe te papritura ne udhetim e siper, dhe aeroplani mund te detyrohet te ulet ne aeroport tjeter, ku pasagjeret mund te detyrohen te shkojne ne hotel, per nje apo edhe me shume dite, e tjera si keto, gjera te cilat e ballafaqojne gruan me ndalesa te shumta qe vijne njera pas tjetres. [Keshtu ka dhene fetva shejh Iben Baz, shejh Iben Uthejmin, e te tjere]. Keshtu qe nuk mund te japim gjykim per lejimin e kesaj, por keshillojme qe burri i saj te beje te perpiqet me te gjitha mundesite qe te shkoje e ta marre vete gruan e tij, nese nuk ka mahrem tjeter te saj qe ta shoqeroje. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 136) Ebu Ensar / Kosovë / 21-11-2009

Message: Es Selamu Alejkum, Hoxhë i nderuar unë nuk kam pasur mundesi ta kryej prerjen e kurbanëve per djalin qe tani ai i ka bërë 3 vjet, a prish punë që edhe pasi ka kaluar një kohë, të pres kurban dhe a ka mospajtime rreth akikes se a është uaxhib apo sunnet? ALLAHU ju shpërpbleftë me të mira.

Përgjigje/ 24-11-2009

Ne lidhje me gjykimin e “akikas”, ka tre mendime ne mesin e dijetareve: disa thote qe eshte vaxhib i detyruar, te tjere thone se eshte sunnet dhe te tjere thone se eshte sunnet i forte (muekkede), dhe kjo e fundit eshte me e sakta, e Allahu e di me mire. Akika do te thote te therresh 2 desh apo dele si falenderim ndaj Allahut per dhurimin e djalit dhe 1 dash apo dele kur te dhuron vajze, dhe kjo duhet bere diten e shtate te lindjes se femijes, nese eshte mundesia, e nese jo, atehere ne çdo kohe tjeter me vone, qofte edhe pas disa vitesh, kur te jepet mundesia financiare. [Fetava el Lexhne ed Daime, 11/436-439].

(Pyetja Nr. 135) Anonim / Kosovë / 19-11-2009

Message: selam alejkum. A ka mundesi te me tregoni rreth thellesise se varrit qe behet per meshkuj dhe per femra a eshte e njejet kjo thellesi si per meshkuj apo per femra apo eshte per meshkuj deri ne brez dhe per femra deri ne gjoks?

Përgjigje / 24-11-2009

Nuk ka argument qe ben dallim mes varrit te femres dhe te mashkullit, por te gjitha varret e muslimaneve behen njesoj, sipas mundesise. Ne argumente te sakta thuhet se varri mund te behet ne dy menyra: ose me hapje te drejte ne formen e nje blloku drejtkendesh, ose me nje te çare nga ana e kibles ne fund te varrit ku futet i vdekuri. Ne lidhje me thellesine e varrit ka disa mendime dijetaresh se si eshte me e mira, a te thellohet sa me shume apo te thellohet ceket? Disa preferojne thellimin nje pash qe kufoma te jete me e ruajtur nga kafshet e egra dhe te mos i ndiehet era nga te gjallet, kurse te tjere thone me mire gjysem pashi, sepse thone se thellesia e tokes eshte me e keqe se ajo qe eshte me ne siperfaqe te saj. Allahuna ruajte nga denimi i varrit!

(Pyetja Nr. 134) Sulejman / Maqedoni / 18-11-2009

Message: Es-selamu alejkum, desha ta di se a mund te hy borxh per me pre kurban duke qen se ekonomikisht jam mire elhamdulil-lah por per momentin nuk kam mundesi? Edhe nje pytje tjeter: ne rekatin e trete te namazit te drekes imami jon e kryn kendimin e fatihas dhe bije ne ruku ndersa une qka me bo a me kry apo me ra ne ruku n.q.s. nuk mund ta kry njekohesisht me te? Allahu ju shperblefte vella se pune te madhe po kryni me lejen e All-llahut.

Përgjigje / 22-11-2009

  1. Nuk ka problem qe te marresh borxh per te prere kurban perderisa ti i ke mundesite per larjen e borxhit, dhe nese ndodh qe vdes pa e shlyr borxhin, duhet te lesh amanet qe ai te shlyhet nga pasuria jote. Ne lidhje me rregullat e Kurbanit dhe vleren e tij, lexoni ketu.
  2. Nxito ne leximin e Fatihase me qellim qe te arrish imamin ne ruku, sepse nese ai ngrihet nga rukuja dhe ti ende nuk ke rene ne ruku, ai rekat te prishet dhe duhet ta perseritesh.

(Pyetja Nr. 133) Urim / 18-11-2009

Eselamu alejkum we rahmetullahi we barekatuhu, lus Allahun qe te te jape shendet dhe miresi ne dynja dhe ne akhiret. Allahu ta shperblefte per punen qe ben dhe ta shtofte dijen dhe durimin Amin, pyetja ime eshte; A ka ndonje hadith apo ndonje sqarim nga dijetaret se ku ka lind Jakubi (a.s) vendlindja, e bej kete pyetje per arsyje se une shpesh pij kafe ne nje kafene ku bej shpesh biseda me jo besimtare ose me qarte me cifute dhe te krishtere.. jam ne perendim, kam bere nje bisede rreth origjines se beni israileve kam lexuar librin e shejkh iben ketheirit Historia e profeteve, me sa mbaj mend une nuk e jep vendelindjen, nqs keni ndonje pergjigjie, Allahu ju ruajt!

Përgjigje / 22-11-2009

Historia e Jakubit (alejhis selam) permendet ne Kuran, por ne detaje te parendesishme ajo nuk sqarohet as ne Kuran dhe as ne hadithe te sakta, perveç disa transmetimeve qe jane percjelle nga Beni Israilet nga disa prej komentatoreve te Kuranit, sidomos nga Iben Kethiri. Megjithate, ne lidhje me pyetjen, thuhet se Jakubi (alejhis selam) ka jetuar rreth tokave te Palestines dhe vdiq ne Egjipt, ne moshen 147 vjeç. Siqofte, keto jane detaje nga te cilat nuk ka ndonje dobi apo perfitim, perveç nese çifutet kane qellime te tyre pas ketyre gjerave. Ne lidhje me njoftimet e Beni Israileve ne na ka mesuar Profeti yne (salallahu alejhi ue selem) qe as te mos i pergenjeshtrojme dhe as te mos i besojme si te verteta, sepse prej tyre ka gjera te verteta por ka edhe te ndryshuara e te shkruara nga paria çifute per interesa te tyre te ndryshme ne kohera. Allahu i ruajte muslimanet dhe njerezimin nga kurthet e çfuteve dhe planet e tyre, dhe mos u realizofte atyre asnje plan, por t’i poshteroje ne toke dhe ne boten tjeter ashtu si e meritojne!

(Pyetja Nr. 132) Eri / Tiranë / 18-11-2009

Message: ESELAMU ALEJKUM. PYETJA IME ESHTE SE ÇFARE DALLIMI KA AI PERSON QE E BEN LIGJIN E KAFIRAVE SISTEM JETESE MIREPO THOTE QE LIGJI I ALLAHUT ESHTE ME I MIRE. DHE NJE PERSON TJETER QE KA GJYKUAR ME LIGJIN E KFR NJE HERE OSE DY HERE, POR DHE KY ESHTE MUMIN?

  1. A KA NDONJE PROBLEM QE TE AGJEROHEN 10 DITET E PARA TE DHUL HIXHES PA NDERPRERJE?

Përgjigje / 22-11-2009

  1. Ne fetvane nr. 5741, te “El lexhne ed Daime”, pasi permenden tre ajetet ku flitet per ata qe gjykojne me ligj tjeter nga ai qe ka zbritur Allahu, thuhet: “Kush e quan te lejuar kete gje dhe beson se eshte e lejuar te gjykohet me ligj tjeter nga ai i Allahut, atehere kjo gje eshte kufr i madh, dhulm i madh dhe fisk i madh qe te nxjerr nga Islami. Por nese dikush gjykon me ligj tjeter nga ai i Allahut per ndonje ryshfet, apo per ndonje interes tjeter, duke besuar se kjo gje eshte e ndaluar, ai eshte mekatar dhe konsiderohet qe ka bere kufer te vogel, dhulm te vogel dhe fisk te vogel, qe nuk e nxjerr nga mileti musliman, siç eshte sqaruar kjo gje nga dijetaret e tefsirit ne ajete perkatese, te sures el Maide, 44,45,47.”

Çeshtja e te gjykuarit me ligj tjeter nga ai i Allahut eshte nje çeshtje delikate per arsye se ate e kane marre per rruge drejt qellimeve te tyre grupet e humbura qe i adresohen Islamit, siç jane havarixhet. Keta kane per qellim qe te nxjerrin kafira udheheqesit e vendeve muslimane me qellim qe te bejne te lejuar kryengritjen e armatosur kunder tyre, per te prishur rendin dhe qetesine ne vendet muslimane, e ndoshta edhe per pushtet. Per ata ka njoftuar Profeti yne (salallahu alejhi ue selem) dhe ka paralajmeruar qe te ruhemi prej tyre, qe kur i pari prej tyre u shfaq ne kohen e Profetit me kundershtimin qe i beri ndarjes se plaçkes se luftes nga ana e Profetit. Pra, ata asnjehere nuk kenaqen me asnje udheheqes te muslimaneve, qofte ai edhe prej sahabeve te medhenj, si Aliu (radiallahu anhu), madje as me udheheqjen e vete Profetit (salallahu alejhi ue selem), ndaj edhe Profeti i ka cilesuar si krejesat me te keqia te Allahut. Themi ketu qe çeshtja e udheheqesve te shteteve dhe e gjykimit te tyre eshte nje çeshtje qe u takon dijetareve te muslimaneve dhe jo popullit te thjeshte dhe as individeve, prandaj secili te mbaje vendin e vet qe i takon dhe te kryeje detyrimet e veta qe i ka caktuar Allahu.

  1. Te gjitha transmetimet qe thone se Profeti (sallahu alejhi ue selem) ka agjeruar keto nente dite, jane te dobeta ose te trilluara dhe nuk merren per argument. Madje ne hadith te sakte, Aisha (radiallahu anha) thote se nuk e ka pare kurre Profetin (salallahu alejhi ue selem) te agjeroje dhjete ditet e Dhul Hixhes. Kurse hadithi i njohur dhe i sakte ne lidhje me vleren e ketyre dhjete diteve, nuk e permend agjerimin, por vetem veprat e mira ne pergjithesi. Prej ketu, shume dijetare thone se lejohet agjerimi i ketyre nente diteve pa nderprerje, sepse e dhjeta eshte dita e Bajramit te Kurbanit, por sidoqofte kjo eshte diçka qe nuk eshte vertetuar ta kete bere Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe padyshim se udhezimi me i mire, eshte udhezimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Prej ketu, mund te themi se agjerimi i pjeses me te madhe te ketyre diteve do te ishte diçka e mire, dhe sidomos per ata qe kane dite per te plotesuar nga Ramazani, qe t’i plotesojne ne keto dite, por me nijetin e diteve te mbetura nga Ramazani dhe jo nafile. E Allahu e di me mire, dhe Paqja e bekimet e Tij qofshin mbi te Derguarin e Tij, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 131) Ruvejda / Maqedoni / 16-11-2009

Message: es-selamu alejkum! une jam nje vajz e mbuluar edhe jam ne shkolle te mesme, a me lejohet mua qe se bashku me disa vajza dhe djem te kesaj shkolle te organizojm ligjerata fetare per nxenesit e shkolles tone? une kete dua ta bej vetem per hir te All-llahut dhe qe nxenesit te permisohen, mirepo deshiroj ta di se a lejohet kjo gje? selamu alejkum All-llahu ju shperblefte!

Përgjigje / 20-11-2009

Nuk lejohet perzierja e meshkujve dhe femrave ne te njejtin vend, aq me teper nese ne ate vend behen gjynahe dhe thyhen urdhrat e Allahut, sepse kjo gje çon ne prishjen e moraleve, ne prishjen e shoqerise, ne shthurjen e brezit te ri dhe ne merzitjen e Krijuesit. Nuk i takon as muslimanit dhe as muslimanes qe te bashkohen ne nje vend me meshkuj e femra se bashku. Lexoni ketu me shume rreth kesaj teme.

(Pyetja Nr. 130) Bilal / Itali / 4-11-2009

Message : Selamu alejkum. Kisha disa pyetje, o vella.
1. Ne mensat ku hajme nuk dihet se ku e kan marre mishin dhe si eshte therur edhe pse dihet se ketu eshte vend \”katolik\”, shumica nuk jane praktikues, pra a konsiderohet ky mish i therur nga ehli kitabi?
2. A lejohet te lutemi per te afermit tane (te gjallet) kur i kap ndonje fatkeqesi, nese ato nuk besojne ne diten e gjykimit.
3. A kane perparesi ceshtjet e shkolles per nje student para suneteve dhe vaxhibeve sic eshte psh te falurit te namazit me xhemat ne kohen e studimeve apo studimi i librave te fese.
Allahu jua shperblehte me Xhennet.

Përgjigje/ 12-11-2009

  1. Problemi nuk qendron te mishi i therur nga ata njerez, qe jane te krishtere, sepse perderisa jane te tille e kemi te lejuar mishin e therrur prej tyre, por problemi qendron nese ai mish mund te jete mish derri, ose i gatuar me dhjam derri, gje e cila nuk na lejohet ne asnje menyre. Ne te kundert, nese eshte mish i ndonje kafshe qe i hahet mishi dhe lejohet ngrenia e tij ne fene tone, atehere lejohet qe te hahet ai mish edhe pse theret nga i krishteri apo nga çifuti, perderisa nuk eshte i ngordhur por i therur ne ate menyre qe i ka dale gjaku.
  2. Lutu per te afermit e tu qe jane gjalle, qe Allahu t’i udhezoje dhe ta beje ate fatkeqesi qe u ka rene atyre shkak per udhezimin e tyre. Ti mund te shfrytezosh kete rast per t’u bere thirrje atyre qe te drejtohen vetem tek Allahu per t’ua ngritur fatkeqsine qe u ka rene dhe t’ua zevendesoje ate me begati e te mira, dhe ta dine se çdo e keqe qe i vjen njeriut, ajo eshte rezultat i veprave te tyre te keqia kundrejt njerezve te tjere dhe kundrejt Allahut, e Allahu fal shume prej veprave, se sikur te denonte per çdo veper te keqe, nuk do te shihje njeri te gjalle mbi toke. Pra, fatkeqesite vijne per shkak te gjynaheve dhe veprave te keqia dhe ngrihen me pendim tek Allahu dhe kthim tek Ai me lutje dhe adhurim. Shfrytezo rastin per t’u ardhur ne ndihme te afermve te tu duke u dhene kuraje dhe duke u thene qe te kthehen tek Allahu qe ka ne dore gjithçka dhe eshte Zot i gjithçkaje, dhe keshtu do te kesh edhe ti shperblimin tend te dyfishte tek Allahu: nje shperblim si shkak per udhezimin e tyre dhe tjetri eshte vete gezimi yt me udhezimin e te afermve te tu, gje e cila eshte shume e madhe dhe lumturi per ty qe t’i shohesh te afermit e tu te udhzuar dhe ne te njejten rruge me ty. Ne Dore te Allahut eshte suksesi.
  3. Namazi me xhemat ka vendin e vet dhe studimet kane vendin e tyre. Nese je afer xhamise dhe e degjon ezanin, atehere e ke detyrim qe t’i pergjigjesh atij dhe te falesh ne xhami me xhemat. Ne Dore te Allahut eshte suksesi dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij, familjen, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 129) Uthman / Zvicër / 18-10-2009

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullah. Si eshte gjykimi per filmat vizatimore per femije? Allahu ua shperblefte me te mira.

Përgjigje / 19-10-2009

Kjo çeshtje kerkon vertet te qendrosh tek ajo, sepse thuajse nuk ka shtepi sot qe te mos kete televizor dhe femijet jane te paret qe me shume terhiqen prej tij me emisionet e ndryshme dhe veçanerisht me filmat vizatimore qe shfaqen ne kanelet e ndryshme satelitore e kabllore qe kane pushtuar boten. Nuk ka dyshim se femijet mesojne prej filmave qe shohin dhe marrin edukate prej tyre, qofte ajo e mire apo e keqe, pozitive apo negative. Dhe pa dyshim se keto do te lene gjurme tek ai ne te ardhmen e tij te afert, qofte nga ana shoqerore, shendetesore apo nga besimi. Televizori mund te jete armiku kryesor i femijeve, por mund te jete edhe miku dhe edukuesi i mire i tyre.

Pyetja e pare qendron se a jane te lejuara keto filma vizatimore? Dhe nese lejohen, atehere a ka kufizime apo kushte per kete lejim?

Per t’i dhene pergjigje kesaj pyetje te rendesishme per jeten e muslimanit sot, dijetaret kane dhene dy opinione kryesore te kunderta: disa prej tyre i ndalojne keto filma vizatimore per femije, duke u mbeshtetur ne kuptimin e pergjithshem te haditheve qe i ndalojne pikturat e gjerave me shpirt dhe te fotografive ne pergjithesi, kurse te tjere jane te mendimit se keto filma vizatimore per femije lejohen, sepse femijeve u lejohen gjera qe nuk u lejohen te medhenjeve dhe vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka lejuar Aishen (radiallahu anha) qe te luaje me kukulla te bera prej rrobe dhe me nje kal me krahe, dhe ka buzeqeshur kur i pa keto tek dhoma e Aishes, e cila ishte gati 15 vjeçe ne ate kohe, dhe kur e pyeti per kalin, qe perse ka krahe, ajo i tha: “A nuk e ke degjuar se Sulejmani (alejhi selam) kishte kuaj me krahe?” Hadithi eshte i sakte dhe ky eshte argument i veçante dhe i forte per lejimin e lodrave te ndryshme per femijet dhe se ata perjashtohen nga gjykimi i pergjithshem i ndalesave qe kane ardhur ne lidhje me pikturat.

Por dijetaret kane vendosur disa kushte per lejimin e ketyre filmave vizatimore per femije, nga me kryesoret e te cilave eshte qe filmi te mos kete gjera te ndaluara ne vetvete, siç jane bindjet dhe besimet e paverteta, muzika, veshjet e personazheve, etj. Pra, filmat per femije duhet te jene larg te ndaluarave, larg prishjes morale, larg veseve te keqia. Ato duhet te jene edukative, mesimdhenese, pozitive. Filmat vizatimore per femije me permbajtje Islame dhe brenda rregullave Islame do te ishin edukim, mesim dhe thirrje e suksesshme per femijet e muslimaneve.

Me poshte po sjellim nje fetva te shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) ne lidhje me kete teme: Ne Pyetjen nr. 246, nga libri: “Fetvate e shejh Iben Uthejmin”, thuhet: “Si eshte gjykimi per pikturat e filmave me kartone qe shfaqen ne televizor? Cili eshte mendimi juaj per ata shejha qe dalin ne televizor? Cili eshte gjykimi i mbartjes se parave qe kane piktura?

Shejhu u pergjigj: Sa i perket pikturave te kartonave qe shfaqen ne televizor, nese ato jane ne forme njeriu, atehere per gjykimin per shikimin e tyre ka lekundje: a te bashkohen me pikturat e verteta (qe behen ne leter) apo jo? Me e afert eshte qe ato nuk bashkohen me pikturat e verteta. Kurse per ato vizatime qe nuk jane ne formen e njeriut, nuk ka ndalese perderisa nuk shoqerohen me gjera te ndaluara si muzika, etj, si dhe nuk te humbin kohen duke shkaktuar lenien e ndonje detyrimi.

Kurse dalja e disa shejhave ne televizor, eshte nje çeshtje qe lidhet me ixhtihadin (perpjekjen e secilit per me te sakten), ku nese dikush ja qellon, merr dy shperblime dhe ne te kundert merr nje shperblim. Padyshim se ata qe kerkojne te miren prej tyre, kane qellim perhapjen e dijes dhe te ligjeve te sheriatit, sepse televizori eshte mjeti mediatik me i qarte dhe me i pergjithshem, me te cilin njerezit jane lidhur me shume se me çdo mjet tjeter. Ata thone se nese nuk do te flasim ne ne televizor, atehere do te flasin te tjeret dhe ndoshta fjala e te tjereve eshte larg te vertetes. Me kete menyre ne i mesojme dhe i keshillojme njerezit, si dhe i mbyllim rrugen atyre qe flasin pa dije dhe qe humbin veten dhe te tjeret.

Kurse mbajtja e pareve me fotografi te mbreterve apo presidenteve, me te cilat jane sprovuar muslimanet sot, eshte ne fakt diçka e vjeter per te cilet kane folur dijetaret qysh heret… Ato lejohen per te ngritur rendimin nga njerezit dhe per t’i lehtesuar ata… dhe per mbajtjen e pareve, apo patentes dhe mjeteve te identifikimit qe jane te nevojshme per individin qe t’i mbaje me vete nuk ka ndalim dhe nuk ka gjynah inshaAllah, perderisa i urren ato fotografi dhe nukpajtohesh me to, dhe nese nuk do te ishte nevoja, nuk do t’i mbaje ato. Lusim Allahun qe te na ruaje te gjitheve nga gjynahet tona dhe te na mundesoje qendrueshmeri dhe palekundshmeri ne fene e Tij. Ai eshte Bujari me i madh!”

(Pyetja Nr. 128) Anonim / 27-9-2009

Message : Es selam alejkum. Desha te bej nje pytje:
Nese dy te rinj ka ren ne gracken e shejtanit edhe kan ber mekate aq te mdhaja sa qe kan ber at qe ben burri me gruan e vete per veq mardhenjeve imtime.
Keta dy te rinj si i kishilloni edhe a asht me hajr qe te kerkojn njeri tjeterin ne hallall edhe a duhet te ju tregoj familjeve te veta per ngjarjen qe ka ndodh mes tyre qe te jet shansi me i madh per tu bashkuar? Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 28-9-2009

Padyshim se çeshtja juaj eshte ne rrezik, sepse keni ndjekur hapat e shejtanit dhe gjurmet e tij, dhe duhet t’i jepni fund sa me pare kesaj gjeje. Se pari duhet te pendoheni tek Allahu per shkeljet qe keni bere dhe Allahu e pranon pendimin e roberve te Tij te sinqerte. Pastaj nuk duhet te perseritni me kurre ato shkelje, por nese jeni te sinqerte me njeri-tjetrin, atehere kerkoni nga Allahu qe t’ju bashkoje me martese te ligjshme duke ndjekur rruget e lejuara ne Islam. Djali duhet te beje sa me shpejt kerkesen per martese te prinderit e vajzes dhe nese ata nuk pranojne, mund te perdoret kjo qe ka ndodhur mes jush, nese shpresohet se sjell dobi. Edhe nje here, mos shkoni me tutje ne gabim dhe mos shkelni ne derrase te kalbur, sepse mund te merrni ne qafe veten tuaj per te gjithe jeten ne kete bote dhe ne boten tjeter, por veproni me maturi dhe ashtu si ju ka mesuar Allahu. Falni namaz sa me shume me frikerespekt si dhe falni namaz istihara. I ktheni zemrat dhe duart nga Allahu qe t’ju bashkoje ne te mira e devotshmeri, dhe dijeni se Allahu do te miren per robet e Tij dhe e ka lejuar qe ata te jetojne te lumtur e ne dashuri me njeri-tjetrin, por qe kjo lumturi dhe dashuri te jete sa me e plote dhe me e gjate, Ai ka vendosur rregulla dhe ligje qe besimtari duhet t’i ndjeke per te arritur lumturine e vertete ne te dyja botet dhe per te kenaqur Zotin e Tij te Madheruar, ne Doren e te Cilit eshte gjithçka. Lusim Allahun t’ju udhezoje ne me te miren per ju dhe me te kenaqshmen per Allahun, sepse vetem Allahun e ka ne Dore kete dhe Ai eshte i Plotefuqishem per gjithçka!

(Pyetja Nr. 127) Umu Hamza / 15-6-2009

Selam alejkum hoxhe i nderuar nje pyetje: Sa eshte e vertet qe trupi i firaonit egziston edhe sot e kesaj dite si ka mundesi kjo dhe a ka ndonje argument? Se une sa dij trupi i shehidit mundet te mos prishet amo per fiaonin nuk di. Allahu ju shperblefte per kohen qe gjeni per ne!

Përgjigje / 19-6-2009

Allahu i Madheruar thote: “Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje.” Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.” [Junus, 92]. Dijetaret e tefsirit thone: “Per shkak se Faraoni ishte arrogant i madh ne toke dhe njerezit i kishin friken, madje edhe shume prej atyre qe ndoqen Musain (alejhi selam), madje besonin se ai nuk vdes apo te pakten nuk e besonin se kishte vdekur dhe ende frika i mbante te pushtuar, atehere Allahu e nxorri trupin e tij te vdekur nga deti ne nje vend te thate qe ta shihnin te gjithe se Faraoni tashme kishte vdekur sepse ai ishte vetem nje njeri si gjithe njerezit, dhe nuk kishte me arsye per te pasur frike prej tij.”

Ndersa kohet e fundit thuhet se eshte zbuluar nje mumje ne Egjipt per te cilen supozohet se eshte mumja e Faraonit ne kohen e Musait (alejhi selam), duke u argumentuar me ajetin e mesiperm, por Allahu e di vertetesine e kesaj, dhe ajo qe eshte e sigurte dhe e percjelle nga dijetaret e hadithit eshte ajo qe thame.

Izet Mustafa / Smrekonicë – Vushtri / 10-6-2009

Message: Eselam alekjum ue rahmetulla ue berekatuhu.
I nderuari vlla Bledar, All-llahu ju shperbleft me Xhenetin e Firdefsit juve dhe gjith stafin e kesaj faqje. deri me sot jeni faqja qe me se shumti me flen zemra ne marrjen dijes islame po knaqem me keta dijetar ne video, por kam edhe nje kerkes qe te shthoet edhe me shum numri i ktyre ligjiratave te ktyre dijetarve te mdhenje. I nderuar vella Bledar kam deshir t’ju takoj edhe personalisht. Allahu ju ruajt dhe ju ndihmoft juve dhe gjith muslimanet! All-llahu ju shtoft dije dhe jav lehtsoft rrugen per ne Xhenet!

Rrugetepaqes.net / 10-6-2009

Allahu ta shperbefte me te mira per mendimin tend per ne, dhe lusim Allahun te na e beje te fshehten tone me te mire se te dukshem! Allahu ju ruajte dhe ju dhente sukses ne te dyja botet vella, dhe na bashkofte ne xhenet me pejgamberin tone dhe robet e mire te Tij!

(Pyetja Nr. 126) Hamza / Tiranë / 9-6-2009

Message: Desha me bo nje pyetje: A lejohet me perdor dhunen ne qofte se nje grup njerezish ta zeme tu kaluar rrugen te bien ne qafe pa fare arsye ose dergojne disa te tjere si kalamaj me te bo keq vetem nga inati, a perdoret dhuna gjer ne vrasje kunder tyre se c’eshte edrejta edhe i kam pyet ato lloj njerezish dhe me kane thene kot per qejf. Me thuaj cfar te bej se kam edhe frike me vete, habitesh se cfare lloj njerezish jane. Me kthe pergjigje shpejt se jam ne hall Allahu ta shperblefte.

Përgjigje / 10-6-2009

Rregulli i pergjithshem eshte qe muslimani nuk sulmon i pari pa arsye, por kur e sulmojne, ai ka te drejten te mbrohet me me te lehten menyre qe mjafton per largimin e te keqes apo te sulmit nga vetja e tij, pa e tepruar. Pra, nese sulmi eshte i forte, edhe kundersulmi do te jete ne te njejten shkalle apo me i forte, por nese eshte ngacmim me fjale, atehere duhet te duroje dhe keshtu ka shperblime tek Allahu me durimin e tij per hir te Allahut, sepse te gjithe njerezit qe kapen per fene e tyre, fyhen dhe tallen nga te tjeret qe jane larg fese, gje te cilen e permend edhe Allahu ne Kuran, ne suren Mutaffifin. Pra, besimtari duhet te jete i duruar dhe i permbajtur, dhe te mos sulmoje veçse per t’u mbrojtur nese sulmohet fizikisht. Allahu i ruajte muslimanet nga sprovat e mosbesimtareve dhe i befte te durueshem ndaj tyre! Allahu mos i dhente kurre pushtet mosbesimtareve mbi besimtaret!

(Pyetja Nr. 125) Anonim / Gjermani / 4-6-2009

Message: Selamun alejkum.
E pata veq kete petje, me qense e kerkova rend ne forum qe mos te e perseris pyetjen dhe mos te behet pyetja e njejt dhe mos tju mbi ngarkojm, por nuk mujta me gjet kete pyetje. ma beni hallall nese po pyes per se dyti. Pyetja eshte kjo: Kemi ndonje argument apo hadith te sakt qe obligohet muslimani te i shkrutone pantollonat deri ne nyje (zog) te kembes? All-llahu ju past nen kujdes deri ne frymen e fundit.

Përgjigje / 10-6-2009

Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Pjesa e mbuluar nga izari (rrobe qe vishet nga mesi e poshte) nen nyjet e kembeve do te digjet ne zjarr.” Ka edhe transmetime te tjera ku thuhet se kush e ben kete gje me mendjemadhesi do te jete ne zjarr, por dijetaret thone se ne rastin kur dikush e ben me mendjemadhesi, i ka dy gjynahe, kurse thjesht zgjatja e rrobes nen nyjen e kembes eshte gjynah me vete. Allahu na ruajt nga denimi i Tij!

(Pyetja Nr. 124) Skenderi / Francë / 3-6-2009

Message: eselamu alejkum ve verametullahi ve berekatuhu. Pata ni pytje: Personi para islamit ka bere vjedhje edhe done me ja kthye, por nuk mundet me e gjete personin qe e ka damtue. A e lejohet me dhane ate kompezim dikujt tjeter? Edhe ni pytje tjeter: Pejgameri sale Allahu alejhi ve selem, te folurit per dore e ka qujatur zina, edhe a kam gjynahe se per kete sebep nuk e i vizitoj te afermit e mi? Une jua tregoj thadithet edhe ato nuk e me kuptojne, a kam gjynahe qe nuk i vizitoj? Ma bani hallall, Allahu ju shperblefte me xhenetin firdeus!

Përgjigje / 5-6-2009

  1. Veprat e keqia qe ka bere personi para Islamit i fshihen me pranimin e Islamit dhe ai nuk merr gjynahe per ato, por nese i ka bo padrejt apo i ka ngrene hakun dikujt prej njerezve dhe e njeh apo e gjen ate, atehere duhet t’ja ktheje hakun, e nese nuk e gjen, nuk ka ndonje gjynah, por mund te jape lemoshe te varferve dhe keshtu ka sevape tek Allahu.
  2. Keputja e lidhjeve te gjakut eshte me e madhe se dhenia e dores femres me te cilen te lejohet martesa, por ne mes ketyre mund te harmonizohet duke shkuar per vizite tek te afermit dhe duke mos i takuar femrat por duke ju thane se nuk lejohet, por une ju respektoj dhe ato do e kuptojne kete, apo te pakten nuk do te vazhdojne me tutje. Por ti duhet t’u flasesh per Islamin dhe parimet e tij madheshtore, dhe te besh durim vella, edhe pse nuk te pergjigjen qysh ne fillim. Kurse ne lidhje me ate se ke apo jo gjynahe nese nuk i viziton, kjo varet nga afrimi apo largesia e ketyre te afermve dhe nga keputja e lidhjeve apo kufizimi i tyre; sepse obligimi per mbajtjen e lidhjeve me te afermin me te afert eshte me i madh se me te afermin me te larget, dhe keputja e lidhjeve totalisht eshte shume me e madhe se kufizimi i lidhjeve dhe reduktimi i vizitave, e keshtu.

(Pyetja Nr. 123) Ummu Ammar / 2-6-2009

Message: eselamu alejkum. A lejohet qe para se te flej gjume te ndezi pc dhe ta le gjith naten duke kenduar kuran sepse flej me qete, a lejohet nje gje e till pasi qe ne jemi ne gjum dhe nuk e kemi mendjen tek Kurani?

Përgjigje / 2-6-2009

Lejohet qe para gjumit te vendosesh Kuran dhe ta degjosh e te meditosh ne te deri sa te zere gjumi, dhe nese vazhdon te lexohet Kuran ne dhome, kjo nuk prish ndonje pune, sepse edhe nese nuk ka njerez qe e degjojne, ka engjej dhe xhine qe e degjojne. Mund te themi qe nuk ka argument qe e ndalon kete gje dhe nuk ka gje te ndaluar ne kete rast, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 122) Anonim / 30-5-2009

Message: Selamun alejkum.
InshaAllah jeni mir me shendet ti dhe familja e juaj.
Une nuk kam pyetje por nje lloj kerkese dmth nese keni mundesi me e be nje artikuj ne lidhje me disa ndalesa qe jane, por rinia e sotme islame kan fillu si t’i ngatroje dhe ti harojn. Problemi qenderon ketu:
Mua me ra ne keto dite te flas me do motra muslimane me msn, me qense me heret kisha kontakt por tani u hapen ne bised dhe me tregun qe kishin fillu si keto si shum motra ne islam te bisedojn me msn me vellezer musliman. Gjate bisedes po fillon si nje lloj pelqimi i tyre dhe po e premtojn njeri tjetrin qe do te jen burr e gru, e pastaj jo me larg kjo pune spo ka hajr dmth po e ndalin biseden. dhe pa u brengos asnjera pal dhe pa e hetu ngarkimin e tyre me gjynah po filloi biseden me tjer duke u futur te njejtit problem. Kjo dukuri ish perhap shum ne rinin tone islame, dhe doja nga ju qe te punoni nje artikull lidhje se sa jan te demshme keto pune, dhe qfar pergjegjesie kane keta qe po jen sebeb per me humb nderin njeri-tjetrit dmth si vellau motres po ashtu edhe motra vellaut. Se pastaj pa dyshim qe kjo ka pasoja se behen te njofshem ne shoqeri me msn, dhe po se po veten qe e ka ul posht por pa dyshim edhe islamin si motra ashtu edhe vellau. Shpesh po ndegjoi qe motrat po i fajsojn vetem vellezrit, por duhet te dijn se gjynahi dhe fajet jan te njejta, se as motra e as vellau nuk duhet te hyn ne kete menyr per me gjet fatin…
All-llahu na mbroft nga ky zullum dhe nga ky devijim, se pa dyshim shejtani eshte ai qe po ja neotralizon kete pune te shumtuar!
All-llahu i ndihmoft muslimanet !!!

Përgjigje / 5-6-2009

Keshillojme te gjithe te rinjte muslimane qe te kene frike Allahun, t’i ruhen dispozitave te Islamit dhe te mos mashtrohen nga dynjaja dhe zbukurimet e saj te rrejshme, te perkohshme e shkaterruese ne te dyja botet. Te mos behen shkak per humbjen e vetes se tyre dhe te tjereve, sepse keshtu do te shkaterrohen dhe nuk do te kene sukses as ne kete bote dhe as ne boten tjeter. Nuk mund te themelohet nje familje e shendoshe mbi baza te kalbura e te ndertuara mbi haram, kurre nuk ka sukses nje familje e tille, prandaj veshtroni larg dhe mos u mashtroni nga lodrat dhe veglat mashtruese te se ashtuquajtures teknologji moderne, sepse eshte ky eshte mashtrim dhe kurth per prishjen e moraleve, te familjeve dhe te mbare shoqerise. Kjo eshte lufte kunder parimeve Islame dhe kunder rinise Islame pike se pari, sepse ata qe jane te prishur nuk kane ç’tu prishet me shume! Prandaj kujdes, ruajuni Allahut dhe kini frike denimin e Tij. Mbeshtetjuni Allahut sepse kushdo qe i mbeshtetet Allahut dhe i permbahet ligjeve te Tij, Allahu i hap rruge atij, i jep zgjidhje dhe i jep sukses ne gjetjen e shokut te jetes se tij, per te arritur lumturine ne te dyja botet dhe per te arritur kenaqesine e Allahut te Madheruar. Kjo eshte nje keshille e sinqerte dhe besnike, prandaj merreni ate dhe zbatojeni ne jeten tuaj, dhe dijeni se suksesi vjen vetem nga Allahu dhe ne zbatim te sheriatit te Tij!

(Pyetja Nr. 121) Imran / Topanicë / 25-5-2009

Message: selamu alejkum kam ni pytje: Gjyshja ime sa her qe falet asaj i fillon ti rritet temperatura edhe kuqet krejt edhe thot i hyp mundi saqe menon se po jep shpyrt nuk mun me u fal bash krejt psh e fal sunetin pushon se smun e pastaj e fal farzin e keshtu me rradh por kjo ndodhe vetem gjat kohes se namazit pra kur nuk eshte koha e namazit ajo eshte e fort punon mire nuk lodhet eshte shum mir e pra qa mun me thon ti hoxh i nderuar per ket? All-llahu te shperbleft.

Përgjigje / 28-5-2009

Allahu e forcofte gjyshen tuaj dhe ia shperblefte me te mira per mundimin qe ben e qe e fal namazin, dhe ne rastin e saj Islami ka bere lehtesime dhe i ka leju qe te mos e vendose koken ne sexhde nese kjo gje e demton, por vetem te perkule koken aq sa ka mundesi pa i shkaktuar temperature dhe as ligeshtim, dhe te beje dhikrin e sexhdes pa e vendosur koken ne sexhde. Po keshtu i lejohet atyre qe nuk kane mundesi me u fal duke qendruar ne kembe, qe te falen ulur, dhe nese nuk munden ulur, te falen shtrire duke levizur kryet sa te munden, e nese nuk munden, atehere me leviz vetem gjuhen me thene fjalet e namazit, por kurre mos me e lene namazin, e shperblimi i tyre tek Allahu eshte i madh.

(Pyetja Nr. 120) Ismail / Itali / 24-5-2009

Message: Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Kisha disa pyetje:
1. Kur thuhet ne hadith apo ne libra se ai cili ben nje veper jo per hir te Fytyres se Allahut, atehere ajo veper eshte e pavlere. Çfare do te thote kjo se nqs nje njeri kryen nje veper te urdheruar dhe per qellim me te ka deshiren per te hyre ne Xhennet ose ndalon vetveten nga nje veper e ndaluar prej frikes se Zjarrit, pra ne keto raste eshte e sakte vepra?
2. Çfare jane mrekullirat e eulijave dhe a kane ndonje limit? Po lexoja ne librin “The Naqshbandi Sufi Way…” rreth jetes se ‘Shejkhut te madh’ sufi Abdullah ad-Daghistani dhe mes shume gjerash te çuditshme thuhej sikur xhaxhai i tij, Shaykh Sharafuddin ad-Daghistani, i kishte thene motres se ‘femija (dmth Abdullah ad-Daghistani) qe mbart ne bark nuk ka perde ne zemren e tij, mund te shikoje ndodhi te kaluara dhe te ardhshme. Ai do te jete nje nga ata qe mund te lexojne dijen sekrete direkt nga Leuhi Mahfudh’. Ne moshen 7 vjeçare ishte aq i famshem saqe nese dikush donte te martohej, perpara shkonte tek ai per ta pyetur nese martesa do te ishte fatlume dhe nese ishte ne perputhje me Vullnetin Hyjnor siç permendet ne Leuhi Mahfudh.
Dhe pyetja tjeter eshte: keta njerez qe pretendojne gjera te tilla jane eulija apo shejtaner?
3. Kur nje njeri shikon endrra shpesh, duhet te interesohet per kuptimin e tyre?
4. Si funksionon martesa e besimtarit me nje femer nga ehli kitabet, p.sh. ne edukimin e femijeve dhe dashuri mund te kete ai per ate, sepse e dime qe duhet t’i urrejme per shkak te besimit?
Allahu ju shperblefte me te mira!

Përgjigje / 28-5-2009

  1. Ne rastet qe permend vepra eshte per Hir te Allahut dhe per Hir te Fytyres se Allahut, sepse me kete fjale eshte per qellim sinqeriteti qe lidhet me kryerjen e vepres vetem per Hir te Allahut, qofte duke kerkuar shikimin ne Fytyren e Tij ne diten e Kiametit, dmth ne xhenet, gje e cila eshte posaçerisht per besimtaret, apo duke pasur frike denimin e Tij, perseri eshte per Hir te Allahut dhe jo per ndonje interes apo perfitim nga njerezit dhe gjerat e dynjase, siç eshte hipokrizia, mendjemadhesia, etj.
  2. Kerametet apo nderimet qe i ben Allahu disa te dashurve te Tij besimtare ne rast nevoje dhe per te deshmuar per gjera te medha qe kane te bejne me besimin ne Allah, jane te ndryshme dhe nga me te medhate, por ato nuk i jepen kurre dikujt qe kerkon te mburret, te ngrihet e te ftoje njerezit ne madherimin e tij, apo te pretendoje se i eshte dhene nga dija e fshehte, e te tjera si keto te cilat ne shumicen e rasteve jane shirk dhe mashtrim i njerezve. Kerametet jane shenja te Allahut qe ja jep atij besimtari qe Allahu do, ne rast nevoje, qofte ajo personale e ketij besimtari, siç eshte shpetimi nga ndonje vdekje e sigurte, apo nxjerrje nga ndonje ngushti, ose ndonje shenje qe i jepet besimtarit kunder jobesimtarit per ta mposhtur ate, siç mund te jete ecja mbi uje dhe futja ne zjarr pa u diegur, per te deshmuar fuqine e Allahut, gjera qe kane ndodhur dhe jane treguar neper libra te dijetareve te medhenj te ehli sunetit. Kurse ato qe ke lexuar jane genjeshtra dhe mashtrime te njerezve te humbur, prandaj keshillojme dhe te paralajmerojme qe te mos i lexosh ato lloj librash, sepse te demtojne arsyetimin dhe ndoshta te fusin dyshime ne besim, apo ta peshtjellojne ate.
  3. Enderrat jane tre llojesh dhe shume njerez shohin enderra shpesh dhe zakonisht kerkojne per komentimin e tyre. Per komentimin e enderrave ka libra te posaçem qe kane mbledhur disa rregulla te pergjithshme e te hollesishme ne lidhje me komentimet e enderrave, por qe mbi to nuk mund te jepet gjykim i prere. Sigurisht qe ka prej besimtareve qe shohin enderra dhe u dalin ashtu si i kane pare apo perafersisht, e ne çdo rast enderrat nuk ndryshojne gje nga caktimi dhe as nuk caktojne gje, por mund te jene paralajmerime per diçka qe do te ndodhe, por qe zakonisht kuptohen pasi te ndodhin. Shume enderra mund te kene interpretim jo te mire ne pamje te pare, dhe kjo e shqeteson personin qe i sheh ato enderra dhe e mbajne nen tension te vazhdueshem, gje e cila ndikon negativisht ne shpirtin dhe ne fizikun e tij, prandaj enderrave duhet t’u behet gjithnje komentimi i mire, nese ka me shume se nje komentim per te njejten enderr.
  4. Martesa me grua nga ehlil kitab eshte e lejuar ne Islam dhe si rezultat eshte e lejuar edhe dashuria per te si grua vetem nga ana e dynjase. Por ketu duhet sqaruar diçka e domosdoshme: kur Islami e ka lejuar martesen me grate e te krishtera apo jehude, dhe e ka ndaluar me idhujtaret, kjo sepse grate e ehli kitabit, kur te mesojne per te verteten e Islamit nga burri i tyre musliman, menjehere do ta pranojne Islamin, sepse do ta shohin shume prane fese se tyre, madje do ta ndiejne detyrim pranimin e Islamit, gje te cilen duhet ta kishin bere te gjithe jehudet dhe te krishteret, sepse si pejgamberi qe ndjekin jehudet (Musai alejhis selam) edhe ai qe ndjekin te krishteret (Isai alejhis selam) jane derguar nga Allahu me te njejten fe ashtu si edhe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) qe eshte plotesim i vargut te Pejgambereve dhe vula e tyre. Pra, ai burr musliman qe martohet me nje grua te krishtere apo jehude, duhet t’i beje thirrje asaj qe te pranoje Islamin, sepse vetem keshtu do te bejne nje jete te lumtur ne te dyja botet dhe keshtu do t’i edukojne femijet e tyre me moralet me te larta. Perndryshe, edhe nese ajo nuk e pranon Islamin per nje arsye apo per nje tjeter, burri duhet t’i jape asaj te drejtat qe i takojne bashkeshortes sipas Islamit, dhe te vazhdoje gjithnje me durim, me fjale e me veper thirrjen e saj ne Islam. Pra, nese burri e praktikon Islamin mire dhe i permbahet ligjeve te tij, padyshim qe do te kete sukses ne thirrjen e tij ndaj gruas se vete dhe ajo patjeter qe do ta pranoje Islamin me lejen e Allahut te Madheruar.

(Pyetja Nr. 119) Ummu Fatima / Rimini / 23-5-2009

Message: Selamu alejkum desha nje pergjigje te shpejt, Allahu ta shperblete me xhenet, per kete hadith. Hadithe të përzgjedhura nga “Silsiletu el ehadithi es Sahihah” Të dijetarit të madh, muhadithit të kohës imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) e nga ky liber eshte dhe hadithi 9. Transmetohet nga Neufel bin ُEbi Akrab se ka thënë: Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i thanë: A recitoheshin poezi në prani të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? Tha: “Ishte gjëja që ai më së shumti urrente.” {Es Sahihah 3095}. Pyetja tani: a jane haram poezit? Barakallahu fik!

Përgjigje / 23-5-2009

Poezia me permbajtje te lejuar e te mire eshte e lejuar, dhe ne te kundert jo. Per kete nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve. Shume shkenca te fese jane bere poezi nga dijetaret, ne menyre qe te mesohen me shpejt dhe te mbahen permendesh, apo qe te jene te permbledhura. Me ane te poezive ruhen dhe mesohen rregullat e gjuhes arabe, dhe me poezi argumentohen shume dijetare te gjuhes e te sheriatit, kur analizojne nje ajet apo hadith nga ana gjuhesore, per te nxierre gjykimin e tij. Shume sahabe benin poezi dhe flisnin me poezi, dhe keto transmetohen te gjitha ne dy sahihat e Buhariut e te Muslimit. Vete Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka urdheruar Hasenin e te tjere, qe te bejne e te thone poezi, dhe te gjitha kane ardhur ne transmetime te sakta.

Kurse fakti se kane ardhur disa transmetime ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e shan poezine dhe e urren ate, ka per qellim ata qe e teprojne me poezi dhe genjejne ne formulimin e saj, sepse ne shumicen e rasteve, poetet genjejne ne poezite e tyre, akuzojne te pafajshmet dhe te pafajshmit, siç thuhet edhe ne Kuran, ne ajetet 224-227, te sures Esh Shuara, kurse ata qe nuk veprojne keshtu, dalin nga ky gjykim dhe nga kjo urrejtje, dhe poezia e tyre lejohet, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 118) Ummu Amar / Tiranë / 19-5-2009

Message: eselamu alejkum
Doja te beja 2 pyetje dhe po patet mundesi te me ktheni pergjigje.
1. A konsiderohet veshja e fustanit te nuserise pra fustanet e bardha perngjasim me qafiret dhe a lejohet te vishen?
2. Lyerja e flokeve me fije a eshte perngjasim me qafiret?
Pergjitgjjet ju lutem ti shkruani me argumente.
Allahu jua shperblefte.

Përgjigje / 23-5-2009

  1. Shejh iben Uthejmin e ka lejuar veshjen e fustanit te bardhe naten e marteses, me kusht qe te mos i ngjaje prerjes se burrave, dhe se kjo veshje nuk eshte me e veçante per kufaret, sepse te gjitha grate muslimane e veshin ate ne naten e marteses, dhe keshtu qe perderisa nuk eshte veshje vetem e kufareve, edhe gjykimi per te ndryshon. Por duhen pasar parasysh rregullat e tjera qe lidhen me zbukurimet e ketij fustani dhe daljen me te para burrave te huaj, gje qe nuk lejohet. [Nga libri: “Pyetje qe i interesojne grave”, f. 52]. Po keshtu edhe komisioni i perhershem i Fetvave ne Saudi e ka lejuar kete gje, duke ju permbajtur kushteve te hixhabit te gruas ne pergjithesi. [Pyetja e peste nga fetvaja nr. 16427].
  2. Lyerja e flokeve me ngjyra te ndryshme, ne pjese te ndryshme te kokes, eshte perngjasim me kafirat, sepse ajo eshte veper e tyre dhe ata shquhen me te. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 117) Anonim / Tiranë / 12-5-2009

Message: es selamu alejkum, o vella, kam nje problem shume te madh: kur du me fal namazin friksohem sikur sa ta mbaroje do me ndodhe ndonje gje e keqe, dhe ne shumicen e rasteve pjeserisht naten me duket sikur me kapin xhindet dhe me lendojne sa te permend Allahun me rrenqethet mishi ne ato momente, sa te mendoj per ndonje gje te keqe me hiqen te gjitha keto nganjeher. Merzitem shume nga keto gjera qe me shtyjne te bej gjera te keqia. Naten jam i terrorizuar nga keto imagjinata. Pasha Allahun o vella, me trego a eshte magji apo cfare eshte dhe cfare me keshillon te bej? Kthe pergjigje shpejt se e kam qe prej dy vitesh. Allhahu ta shperblefte!

Përgjigje / 14-5-2009

Padyshim qe keto qe te ndodhin ty jane prej shejtanit qe te ka ngacmuar vazhdimisht dhe tashme te eshte bere ves, nga i cili lusim Allahun te te sheroje! Te keshillojme qe te merresh sa me shume me lexim apo degjim Kurani dhe me lexim librash dhe kerkim te dijes fetare, sidomos ne akide. Largo mendimet e keqija nga koka dhe sa here qe te vjen ndonje gje e keqe, zere mendjen me istigfar duke thene: estagfirullah, estgfirullah, disa here, deri sa te ikin mendimet e keqia dhe te harrohen. Mos fli kurre pa abdes dhe pa i bere duate e gjumit. Mbeshtetju Allahut dhe te jesh i bindur se çdo eshte ne Dore te Allahut dhe askush e asgje nuk mund te beje dem pa lejen e Tij. Ato xhindet qe mendon se ndoshta te bejne keq, dije se nuk kane fuqi te bejne asgje te keqe, madje ata jane te pafuqishem dhe kane shume frike prej teje, se mos ti po e permend emrin e Allahut dhe po i dieg. Te keshillojme te lexosh edhe kete, sepse do te perfitosh inshaAllah. Nese edhe pas kesaj nuk do te kesh permiresime dhe qetesim te plote, atehere vella, mund te pergatisim nje kure te posaçme me bime mjekesore per qetesim nervor dhe per sherim nga frika, stresi dhe meraku, me lejen e Allahut te Madheruar.

(Pyetja Nr. 116) Ibn Islam / 12-5-2009

Message: Nga qka i krijoi Allahu kafshet dhe shpendet???
Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 14-5-2009

Allahu i ka krijuar te gjitha gjallesat e tokes, perveç njeriut, nga uji. Allahu i Madheruar thote: “A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!” [El Enbija, 30]. Verejme qe Allahu i drejtohet ketu mosbesimtareve dhe jo besimtareve, sepse besimtaret i jane dorezuar Allahut, e besojne Ate dhe çdo gje qe thote Ai, kurse keto argumente veçse u shtojne edhe me shume besimin, kurse mosbesimtaret jane ata qe duhet t’i shohin keto argumente, qe t’i kene prove kunder vetes se tyre, dhe te mos kene justifikim perpara Allahut ne diten e Kiametit. U themi atyre shkencetareve mosbesimtare qe shpenzojne miliarda dollare per eksperimente te pavlera, per te vertetuar se nga e ka origjinen krijimi, qe te lexojne kete ajet dhe te ngjashme me te, dhe pastaj ato shpenzime t’i bejne per te miren e njerezimit, qe te beje jete te mire, dhe jo te bejne shperdorime kolosale ne kurriz te njerezimit dhe pa i sjelle atij asnje dobi apo te mire! Sa te humbur qe jane, dhe sa mendjelehte qe shperdorin ate pasuri te Allahut me te cilen njerezimi do te bente nje jete te mire dhe luksoze, dhe nuk do te ekzistonte uria ne toke! Vetem tek Allahu ankohemi dhe Atij i lutemi qe t’i ruaje muslimanet dhe ta permiresoje gjendjen e tyre, ne menyre qe te marrin ne dore udheheqjen e njerezimit drejt te mires dhe te dobishmes per te, ne kete jete dhe ne jeten tjeter!

(Pyetja Nr. 115) Rajan / Romë / 12-5-2009

Message: SELAM ALEJKUM
KISHA DISA PYETJE:
1. NESE NJE MUSLIMAN TE SULMON NE SHTEPI A LEJOHET VETMBROJTJA DHE NESE E VRET A KE GJYNAH?
2. KUSH JANE 5 SHTYLLAT E MUTEZILIVE?
3. NE NJE HADITH TREGOHET SE PROFETI ALEJHI SELAM I KA THENE MUADHIT KUR TE SHKONTE NE JEMEN QE TE NDERTOJE NJE XHAMI DHE NE KETE HADITH JA KA PERSHKRUAR SAKTESISHT SI DUHET TA NDERTOJE. A ESHTE SAHIH KY HADITH?
ALLAHU TA SHPERBLEFTE DHE TE RUAJT!

Përgjigje / 13-5-2009

  1. Nese te sulmon dikush ne shtepi, qofte musliman apo jomusliman, ti ke te drejte te mbrosh pasurine, jeten dhe njerezit e shtepise, me sa me pak deme te mundshme, pa shkuar gjendja deri ne vrasje, por nese nuk ka rruge tjeter, atehere lejohet per vetembrojtje. Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se nje burre erdhi tek Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe i tha: “O i Derguari i Allahu! Si te veproj nese dikush me vjen ne shtepi per te me marre pasurine?” -“Mos ia jep ate, -i tha Pejgamberi. -Po nese ai me sulmon? -Edhe ti sulmoje. -Po nese me vret? -Atehere ti je deshmor. -Po nese une e vras ate? -Atehere ai do te jete ne zjarr.” [E transmeton Muslimi]. Dijetaret thone se nese sulmuesi kerkon te marre pasurine, lejohet ta pengosh ate me sulm por lejohet edhe qe te mos e pengosh por t’ja japesh pasurine nese kercenimi eshte i rrezikshem, por nese sulmuesi kerkon te sulmoje ne nder, atehere eshte e detyrueshme pengimi i tij dhe sulmi ndaj tij, dhe nese nuk pengohet ndryshe veçse me vrasje, atehere lejohet ta vrasesh.
  2. Pese shtyllat e besimit tek mutezilite jane: 1. Njesimi i Allahut, duke mohuar atributet e tij. 2. Drejtesia (e Allahut). 3. Premtimi dhe kercenimi (me xhenet dhe me zjarr). 4. Vendi mes dy vendeve (as ne xhenet dhe as ne zjarr, as besimtar dhe as kafir). 5. Urdherimi per te mire dhe ndalimi nga e keqja. keto jane bazat e mutezilive, te cilat kundershtojne dukshem bazat e ehli sunetit dhe te xhematit. Allahu i ruajte muslimanet prej tyre dhe prej çdo devijimi nga feja e Tij e paster!
  3. Nuk ka ka hadith te sakte qe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ta kete urdheruar Muadhin te ndertoje xhami ne Jemen dhe as qe Muadhi ka ndertuar xhami ne Jemen. Hadithet qe fliten nga disa njerez per kete jane te paverteta.

(Pyetja Nr. 114) Sara / Gjakovë / 8-5-2009

Message: EsSelam alejkum
A lejohet me lan ni pun kur ja fillon per hir te Allahu duke shpresu qe ajo osht ne dobi timen edhe te fes time por me koh ajo te veshtirsohet te humb vullneti qe ta vashdosh at pun edhe ndikon shum ne gjendjen psiqike timen(ne rastin tim eshte qe kam fillu shkollen veq per hir te Allahut duke e dit se aj profesjon osht ne dobi te motrave muslimane*Gjinekologji*por un kam pas shum sprova te ndryshme si ne familje qe jetoj me gjahila dhe jan shum te zhytur ne harame ne tndryshme qe ndikojn ne harmonin e familjes,deshtime te planve te jetes e shum sene tjera ku elhamdulilah me ka jap Allahu saber por kan ndiku qe un te prokopohem ma shum rreth tyne e ta la ni koh mesimin e tsh me ka ra edhe vullneti per shkoll) Kshtu qe un shpresoj qe Allahu do tma mundesoj te shkoj dhe te studjoj per fen e Tij dhe mendoj qe nese e lo shkollen do te je me e dobishme per mu per shum arsyje e nder toh eshte edhe qe un do te kem koh te mirrem me pergtijen per studime te fes(marrjen e dijes)edhe mbi te gjitha mendoj qe eshte me mir ta le shkollen sepse te gjith profesorat kan bindjen se per shkak te marrjes me Fe e kam lan anash shkollimin. Pra me kshilloni a eshte me mire te nderprej shkollen, apo jo?
Allahu ju shperbleft me Firdeus!

Përgjigje / 14-5-2009

Ne nje hadith te sakte thuhet: “Allahu do qe kur dikush prej jush te veproje nje veper, ta persose ate.” [El Xhamiu Sagir, 2761]. Dhe keshtu duhet qe besimtari, kur fillon nje veper te mire dhe brenda kufijve te sheriatit te Allahut, ta plotesoje dhe ta beje ate ne formen me te mire. Por, a eshte kjo veper qe permendet ne pyetje e mire dhe konform ligjeve te Islamit? Nese eshte e mire, ajo nuk ploteson kushtin e dyte, qe te jete konform ligjeve te Allahut, sepse gjate kryerjes se kesaj vepre behen shume shkelje te sheriatit dhe personi qe e ben ate demtohet vete jashte mase. Sqarimi i kesaj: Islami urdheron burrin dhe gruan per marrjen e dijes, por se pari fillon me marrjen e dijes se domosdoshme, pastaj me rradhe per dijet me pak te nevojshme. Por ekziston nje rregull shume i rendesishem ne Islam: “Qellimi i mire nuk e justifikon rrugen e palejuar per realizimin e tij.” Ne shkollat e larta te vendeve tona, madje edhe ne disa vende muslimane arabe, si Jordania, etj, behen shkelje te medha te sheriatit, siç eshte perzierja e meshkujve me femrat, zbukurimi dhe veshja keq e femrave, dhe prishja e moralit ne pergjithesi, si ne mesin e meshkujve edhe te femrave. Si mund te thuhet per universitetet e vendeve tona? Çfare ambjentesh jane ato? A ka morale ne to? A nuk jane ato vendet me te pamoralshme dhe baza te prishjes morale? Atehere, çfare kerkon nje femer muslimane e mbuluar ne keto universitete? A nuk e kupton se keto ambjente nuk jane per te? A nuk e kupton se keto ambjente ia heqin femres virtytin me te larte, turpin? Dhe siç ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Turpi dhe imani qendrojne bashke paralel, dhe nese iken njeri prej tyre, iken edhe tjetri!” Pra, nese femres muslimane i iken turpi, atehere besimi i saj patjeter qe eshte dobesuar ne maksimum, dhe ajo ka humbur virtytin me te larte te saj, ate virtyt i cili eshte dalluesi kryesor i nje femre muslimane. Pra, Islami kerkon ta ruaje femren nga çdo gje qe i prek virtytin, nderin, natyren e saj delikate, prandaj edhe e ka urdheruar te qendroje ne shtepi dhe te mos dale veçse ne rast nevoje, dhe kur te dale te mbulohet ashtu si ka urdheruar Islami dhe si i ka hije besimtares, ne menyre qe te mos e ofendojne dhe te mos i hedhin fjale te papelqyeshme ne rruge, te cilat cenojne virtytin e saj. Pra, nuk keshillojme per asnje moter muslimane qe te shkoje ne keto shkolla te larta, ku ka shfaqje te prishjes morale, sepse kete e ndalon Islami, pikerisht sepse demi i kesaj eshte shume here me i madh se dobia e pritur. Mos harro se se pari duhet te ruash veten tende nga gjynahet dhe ta shpetosh ate nga Zjarri, pastaj te mendosh t’u besh dobi te tjereve nese ke mundesi, dhe jo te digjesh vet per t’u ardhur te tjereve ne ndihme te cilen mund ta gjejne edhe tek te tjere, dhe qe nuk ka asnje ndalese nga feja qe ata te shkojne tek ata te tjeret per ate nevoje qe kane. Pra, mendo me gjate, me realisht dhe konform rregullave qe i ka vendosur Allahu, sepse ato jane me te mirat per ty, ne te dyja botet! Dhe kujto se vetem ne Doren e Allahut eshte i gjithe suksesi, dhe Ai udhezon ke te doje ne rrugen e drejte.

(Pyetja Nr. 113) Anonim / 6-5-2009

Message: eselamu alejkum. 1- Cilat jane dispozitat e islamit sipas mendimit me te sakte te dijetareve ne lidhje me shkuarjen e femres me mahremin e saj ne lokale, restorante, kafene (mjedise ku perdoret alkoli) duke pas parasysh si jane ato amjente (tavolinat afer, lloj lloj njerezish, veshjesh, muzike, nje ambjent i ekspozuar ndaj fitneve). 2- A ka ndonje ndryshim shkuarja e mashkullit ne keto ambjente kur je ne vend kufri nga shkuarja ne to kur jemi ne vendet tona si kosova,shqiperia? 3- A ka ndonje ndryshim shkuarja ne keto ambjente e babait apo vellait besimtar me vajzen apo motren qe nuk e praktikon fene duke u arsyetuar me faktin se ato gjithsesi i frekuentojne keto ambjente. 4- A merr gjynah vellai musliman nese nuk e ruan shikimin me motrat e tij duke qene se ato pjesen me te madhe te auretit e kane te zbuluar? Si duhet te sillet ai? Po patet mundesi te na i argumentoni me ndonje fetva. Allahu jua shperblefte me xhenetin Firdeus.

Përgjigje / 6-5-2009

  1. Mendimi i te gjithe dijetareve eshte se shkuarja ne restorante e vende ku shkelen hapur ligjet e Allahut dhe behen haramet, nuk eshte e lejuar per muslimanin ne asnje menyre, sepse kete e ndalon Allahu ne Kuran, ne suren En Nisa, ajeti 140, dhe ne suren El En’am, ajeti 68.
  2. Nuk ka dallim nese keto vende ku behen harame jane ne vende Islame apo ne vende te kufrit.
  3. Muslimani nuk duhet te shkoje ne keto vende dhe as te qendroje ne to, kushdo qofte arsyeja apo kushdo qofshin njerezit me te cilet shkon atje. Per keto ka fetva te shumta nga te gjithe dijetaret bashkekohore, qe ndjekin rrugen e selefeve.
  4. Muslimani duhet ta ruaje shikimin e tij nga te veshtruarit ne auretin e te tjereve, qofshin ata te afermit e tij, meshkuj apo femra, sepse eshte haram.

(Pyetja Nr. 112) Ibn Dhehebi / 28-4-2009

Message: selamun alejkum, Allahu ua shperblefte me te mira per ndihmen qe po jepni! Desha t’ju pyes se “a lejohet ti thuash dikujt bej dua per mua?” se kam degjuar nje vella qe nuk lejohet kjo, sepse kjo i takon vetem profetit alejhi selam -thote ai, d.m.th qe vetem atij mund ti drejtoheshe ne kete menyre qe bej dua tek Allahu per mua per ndonje hall qe mund te kishte? Allahu ua shperblefte me te mira!

Përgjigje / 6-5-2009

Ne fetvane nr. 11613, te Komisionit te perhershem te fetvave (El lexhne ed Daime), thuhet: “I lejohet muslimanit qe te porosite vellane e tij musliman qe te beje lutje per te kur udheton per te bere Umra, apo ne rast tjeter, dhe kjo perfshihet ne temen e te keshilluarit per mire.” Pra, qe t’i kerkosh vellait tend musliman te beje lutje per ty, qe Allahu te te fale apo te jape sukses, eshte e lejuar dhe nuk ka ndalese e as shirk ne kete gje, ndryshe kur kerkohet nje gje e tille nga i vdekuri, ne kete rast nuk lejohet. Por ajo qe thone disa dijetare eshte se kerkimi i lutjes nga tjetri mund te jete shkak per mosperfshirjen ne ata 70 mije njerezit prej popullit te Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) qe do te hyjne ne xhenet pa llogari dhe pa u denuar, sepse prej cilesive te tyre eshte se nuk kerkojne nga te tjeret qe t’i bejne rukje (per sherim), dhe ketu mund te perfshihet edhe kerkimi i lutjes. Por disa dijetare te tjere jane pergjigjur se kjo do te perfshihej ne hadith nese kerkimi i lutjes behet per ndonje perfitim te dynjase, pa pasur asnje perfitim ne boten tjeter siç eshte falja e gjynaheve dhe dhenia e suksesit ne adhurimin ndaj Allahut ne kete bote. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 111) Muslima / Europë / 28-4-2009

Message: Selamun alejkum!
Deshta t’ju kerkoja ndihme, nese kishit mundesi te na furnizonit me material apo ligjerata te dijetareve, mbi temen e paaftesise mendore dhe fizike tek njerezit: çfare gjykimi do te kene ata nga Allahu, dhe çfare qendrimi duhet te mbajme me ta ne edukimin e tyre sipas Islamit?
Allahu jua shperblefte me te mira!

Përgjigje / 6-5-2009

Ne Islam nuk ka detyrime fetare mbi ata njerez qe jane te mitur apo qe kane te meta mendore, qofshin te lindura apo aksidentale, qofshin te perhershme apo te perkohshme, por ne rastin e dyte kane detyrime kur u vjen logjika. Pra, njerezit qe Allahu i ka sprovuar me te meta mendore, nuk kane detyrime fetare kur jane ne kete gjendje, sepse detyrimet jane vetem per ata qe i logjikojne dhe i kuptojne ato, dhe Allahu u drejtohet njerezve me mend dhe jo atyre pa mend. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Lapsi eshte ngritur (nuk i shkruan veprat) nga tre persona: nga i vogli deri sa te arrije pubertitetin, nga ai qe eshte ne gjume deri sa te zgjohet dhe nga i semuri mendor deri sa te logjikoje.” [Buhariu dhe Muslimi] Por demet qe u bejne keta njerez me te meta mendore te tjereve duhet te kompensohen nga pasuria e tyre, gje te cilen e ben kujdestari i tyre. Po keshtu, nese ka raste qe i semuri mendor vjen ne vete dhe logjikon, ai eshte pergjegjes per veprat e tij dhe ka detyrime fetare per aq kohe sa eshte i logjikshem. Keto jane gjykimet per te ne dynja, kurse ne boten tjeter, çeshtja e tij eshte tek Allahu, dhe dijetaret thone se nese defekti mendor eshte i lindur dhe ai person nuk ka logjikuar asnje here ne jeten e tij, nuk ka asnje detyrim fetar ne dynja, dhe nuk do te pyetet per veprat e tij, por çeshtja e tij eshte tek Allahu dhe ndoshta Allahudo i jape mend atij ne boten tjeter dhe do e sprovoje atje per besimin apo jo te tij. Kurse per ata qe kane semundje mendore te perkohshme apo te pjesshme, llogaria e tyre do te jete per aq sa kane qene te vetedijshem dhe per veprat qe kane bere ne kohen e logjikimit te tyre, jo ne kohen e semundjes. Kurse ne lidhje me familjaret apo kujdestaret e tyre, se pari te sillen me ta si femije, sepse nuk kane logjike, dhe perveç kesaj te interesohen nese semundja e tyre mund te jete e sherueshme apo jo, sepse muslimani eshte urdheruar qe te kerkoje per sebepet e gjerave dhe jo per perfundimet e tyre, sepse kete e ka ne dore Allahu. Kjo eshte ajo qe mund te themi ne menyre te permbledhur ne lidhje me te semuret mendor, megjithese fjala rreth tyre dhe gjykimeve te tyre ka shume degezime, dhe ndoshta na behet e mundur ne te ardhmen qe te shkruajme me hollesisht ne lidhje me kete teme. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqa e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Familjen dhe shoket e tij!

(Pyetja Nr. 110) Besimi / Londër / 18-4-2009

Message: eselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Deshta te di nji sqarim me te gjere per punen e peshkut ne suren kehf se peshku a ishte i kryposur per ushqimin e musait apo ishte vetem per tju tregua rrugen? Allahu ju shperbleft me xhenetin firdeus.

Përgjigje / 22-4-2009

Ne nje hadith te sakte, te nxjerre nga Tirmidhiu (nr. 2517), thuhet se ky peshk ka qene ushqimi i Musait (alejhi selam) dhe i sherbetorit te tij qe kishte me vete, dhe nje pjese e atij peshku ishte e ngrene, por kur ndenjen tek guri qe permendet ne Kuran, peshku u ngjall dhe eci shkoi ne det, ndaj edhe ata u habiten me kete gje.

(Pyetja Nr. 109) Anonim / Kosovë / 12-4-2009

Message: selam alejkum. nese nje burr nuk ka fal namaz asnjeher ne jet po jo qe nuk ka dasht por nuk ka dite. Allahut i ka besu te dergurit te tij melaikev Kuranin e ka dit dhe ka besu qe eshte libri izotit. asnjer nuk ka be pune te keqija ka pas moral te lart. pak koh para se te kuptoj per semundjen e tij te rend kishte filluar te ndegjoj kuran dhe deshironte te falte namazin po nuk mundet ti kuptoj shume suret. per pak semundja e rendoj me shume dhe ja dhurova nje liber e lexonet dhikrin dhe bente dua. kur kishte dhimje te fort as infozjoni tek ai nuk ndikojke por si e thosht duan menjer u qetsonte. gjat semundjes e permendet Allahun shume. qpesh e shinte enderr vet duke e then shahadetin shume, por edhe i zgjuar e thosht edhe kur ishte ne gjendje shume te lig. por edhe shpresonte shume thonte se po shpresoj se Allahu kame fal per namazin qe nuk e kam be se Allahu e ka dite qe nuk kam dit mu fal. kishte semundje te pasherushme dhe bente shume saber gjate dhimbve qe i kishte. pasi vdiq u vorros menjeher ishte xhenaze e bukur. edhe pse nuk ishte fal vet kurr e dergum ne xhami dhe ja falen namazin e xhenazes,por elhamdulilah kishte pas xhemat nja 60 vet. e dim se vetem Allahu e din perfundimin e robrve te vet. por ne baz te ketyre shenjav amund te ta tregoni diqka? shpirti i dul ashtu si u dok leht dhe kishte djers ne ball.dmth pak para e tha shahaditin e pastaj i dilke vetem fryma pa u degjuar asnje ze nga ai. ma beni hallall se e zgjata pak.pres nje pergjigje nga ju.Allahu ju shperbleft juve dhe familjen e juve me xhenetin firdufs. amin!

Përgjigje / 17-4-2009

Çeshtja e tij eshte tek Allahu dhe ne lusim Allahun ta kete falur dhe ta meshiroje e ta fuse ne xhenet, sepse besojme se ai ka qene musliman, edhe pse nuk ka qene falur per arsyet qe permenden nga te cilat edhe mosdija, e Allahu e di me mire!

(Pyetja Nr. 108) Anonim / Evropë / 11-4-2009

Message: Selamu alejkum ue rahmetullahi.
Kam nje pyetje ndoshta pak e quditshme por hajr inshaAllah, ne vendin e punes kemi pasur nje dhome pushimi ku kemi pasur mundesi me hy dhe me pushu ose me fjete ne te, dhe jane bere disa zyra te reja dhe ajo dhoma eshte zere, dhe ni wc e kane bere tash si pushimore dmth ajo eshte e maruar per wc mirpo une i kam pyetur rreth saj dhe kane thene qe ajo nuk eshte perdorur per wc kurre vetem eshte maruar wc por nuk eshte perdorur se ka wc tjera aty, pyetja ime eshte a lejohet njeri te flej aty dhe psh te bej dhikr mbrena ne ate dhome apo e ka gjykimin e wc-es edhe pse nuk eshte perdorur si wc? barak Allah fik.

Përgjigje / 17-4-2009

Mendojme se nuk ka gjykimin e wc-se perderisa nuk perdoret per kete qellim, dhe ndalesa nga permendja e Allahut eshte vetem brenda ne wc-ne ku kryhet nevoja, e jo ne vendin ku merret abdes per shembull, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 107) Anonim / 8-4-2009

Message: Selam alejkum
Mos keni njohuri qfar do te thot emri Bahtir edhe a ka pas ndonje sahab apo dijetar ket emer?

Përgjigje / 9-4-2009

Bahter [بختر] = ecje e bukur. Bahteri [بختري] = qe ecen me mendjemadhesi, qe i pelqen vetja, qe ecen bukur. Ka pasur njerez qe quheshin me kete emer, por shume te rralle. Me shume e kane perdorur kete emer si kunje, dmth: Ebu Bahteri = babai i ecjes se bukur, dmth e perdornin si cilesi te dikujt dhe e therrisnin me te ne formen e kunjes me te cilen njihej. Por siç mund te kuptohet, kete emer nuk e perdorin besimtaret per femijet e tyre, sepse kuptimi i tij nuk tregon burreri, por gjera qe Islami nuk i pelqen per besimtaret.

Buhtur [بحتر] = kunja e nje poeti arab, 205 H. Kuptimi i kesaj fjale eshte: i shkurter dhe trupmbledhur. Pra, asnjera fjale nuk vlen per te qene emer per femijet apo per besimtaret ne pergjithesi, kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka porositur qe te quhemi me emra te bukur dhe me kuptim te mire.

(Pyetja Nr. 106) Bekim / Suedi / 5-4-2009

Message: Ngritja e injorancës nga vetja dhe nga të tjerët: D.m.th. që me kërkimin e dijes duhet të kesh për qëllim ngritjen e injorancës nga vetja dhe nga të tjerët, pasi që origjina tek njeriu është injoranca dhe padituria, argument për të cilën është Fjala e Allahut: “Dhe Allahu ju ka nxjerrë nga mitrat e nënave tuaja duke mos ditur (ju) asgjë. Ai ju dha edhe dëgjimin, shikimin dhe zemrën që të mund të falënderoni (Atë).” [En Nahl, 78]… Ngritja e injorances, se e kom kuptu duhet me thon humbra e injorances?? A po mos kom gabu une?

Përgjigje / 9-4-2009

Ngritja e injorances, dmth: heqja e injorances dhe largimi i saj nga vetja, duke mesuar dhe duke kerkuar dijen. Kurse ngritja e innorances nga te tjeret, dmth: dijen qe meson t’ua mesosh edhe te tjereve per te larguar injorancen prej tyre.

(Pyetja Nr. 105) Valbona / Kosovë / 4-4-2009

Message: Selamun alejkum. Kisha nje pyetje vella: Po shoh anderr nga njehere se jam ndare nga familja e burrit, gje te cilen nuk e deshiroj aspak, dhe po e shoh veten nga njehere pa shami ne enderr. A jane keto endrra nga shejtani apo si mund te mi komentoni? Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 7-4-2009

Enderrat jane tre llojesh: nga Allahu, nga vetja dhe nga shejtani. Enderrat qe jane nga Allahu zokonisht jane paralajmerime ose tregime per diçka qe do te ndodhe ne te ardhmen. Enderrat qe jane prej vetes, jane ato gjera qe e shqetesojne njeriun ne jeten e perditshme dhe qe e mban mendjen tek ato. Kurse enderrat prej shejtanit jane enderrat e frikshme dhe ngjashem me to.

Ne lidhje me enderren ku sheh veten pa shami, librat e komentimit te enderrave thone se shamia tregon burrin e gruas, fene dhe moralin e saj. Nese gruaja sheh ne enderr sikur e heq shamine ne publik ku ka shume njerez, tregon se ajo do te sprovohet me diçka qe do i heqe turpin, dhe nese sheh se shamia i iken nga koka, mund te ndodhe qe burri ta ndaje, dhe nese i kthehet shamia, i kthehet burri. Por keto jane komentime te pergjithshme, dhe enderra jote mund te jete prej vetes tende dhe te mos kete ndonje kuptim apo paralajmerim. Sidoqofte, ne te keshillojme per kryerjen e puneve te mira, dhe berjes sa me shume lutje Allahut qe te jape te mirat e tij dhe te ruaje nga çdo e keqe, ty dhe familjen tende. Kurse ne lidhje me familjen e burrit, eshte e drejta jote qe te kesh shtepine tende te ndare nga ajo e familjes se burrit, dhe vetem nese ti deshiron, mund te qendrosh me ta, kuptohet qe ketu duhen pasur parasysh edhe mundesite ekonomike per t’u ndare me shtepi, perndryshe, kjo eshte e drejta jote qe ta ka dhene Islami. Pra, mos te te mundoje kjo gje sa ta shohesh ne enderr, sepse nuk eshte gjynah qe te ndahesh nga familja e burrit, perderisa jeta juaj bashkeshortore eshte me e mire dhe me e lumtur duke qene te ndare nga familja e burrit. Allahu ju ruajte nga çdo e keqe dhe ju dhente sukses ne arritjen e kenaqesise se Tij!

(Pyetja Nr. 104) Anonim / 4-4-2009

Message: Selamun alejkum, kisha nje pyetje: Ne nje hadith thuhet qe profeti ka mbajtur unaze argjendi por, doja te dija se ne c’dore e mbante se kam degjuar ne te majten? Allahu ua shperblefte me xhennete ku rrjedhin lumenj!

Përgjigje / 7-4-2009

Muslimi ka transmetuar nga Enes iben Malik (radiallahu anhu) se ai ka thene: “Unaza e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ka qene ne kete gisht -dhe beri me shenje ne gishtin e unazes (mes te voglit dhe te mesmit) te dores se majte.” Po keshtu jane percjelle shume transmetime te tjera te sakta ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka vendosur unazen e tij ne gishtin e unazes (mes gishtit te vogel dhe te mesem) te dores se djathte, siç transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesai, Ahmedi, etj; nga Iben Abasi, Abdullah iben Xheaferr, etj. Shejh Albani, ne Ivraul Galil, (3/304) thote: “Prej ketyre haditheve kuptohet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e vendoste unazen here ne gishtin e unazes se dores se majte dhe here ne gishtin e unazes se dores se djathte, gje e cila eshte e lire per njeriun te zgjedhe ke te doje.”

(Pyetja Nr. 103) Anonim / Kosovë / 3-4-2009

Message: Selamun alejkum hoxhe i nderuar. Kisha nje pyetje sa i perket venies se unazave tek femrat, a lejohet me vu unaze ne te gjithe gishtat? Ma bej te qarte kete nese ke mundesi. Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 7-4-2009

Shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!), ne fetvate me titull “Nurun ala ed Derb”, kapitulli “Vendosja e unazes”, thote se gruas i lejohet te vendose unaze ne te gjitha gishtat e te dyja duarve, dhe se ndalesa qe ka ardhur per vendosjen e unazes ne gishtin e mesem dhe tregues, eshte posaçerisht per burrat. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 102) Anonim / Romë / 2-4-2009

Message: selam alejkum
Cili eshte mendimi sipas kuranit e synetit, a lejohen qe grate te perdorin gjera te arta (vath, bylyzyk varese) pasi une kam lexuar nje hadith “e ka ndaluar Resulull_llahu (sal lall llahu alejhi ue sel lem) unazen prej ari” Allahu xh sh jua shpeblefte punen qe beni. Kisha nje deshire ose nje kerkese: do te isha shume e kenaqur sikur Allahu xh sh ta bente te mundur qe ju te hapni nje rubrike ku femijet te marrin dijen ne menyren qe ata te kuptojne, gjithmone nese kjo gje nuk eshte nje bidat.

Përgjigje / 7-4-2009

  1. Permendem ne pergjigjen e pyetjes nr. 465, se ne nje hadith te sakte thuhet: “Mjere per grate nga dy te kuqet (te verdhat): ari dhe e ngjyrosura me te verdhe.” [Es Sahiha, 339]. Ne lidhje me kuptimin e ketij hadithi ka disa fjale ne mesin e dijetareve, dhe ndoshta me e sakta eshte te thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka per qellim grate e veta, qe t’i japin perparesi botes tjeter mbi kete bote, kurse per grate e tjera eshte e lejuar, por lenia e tyre eshte me e mire per ato qe kerkojne ate qe gjendet tek Allahu, ne xhenet.

Eshte perhapur se shejh Albani e ndalon arin per grate ne menyre totale, por kjo nuk eshte e vertete, sepse ajo qe ndalon shejh Albani eshte forma rrethore e stolise prej ari per femrat, e cila nuk ka shkeputje apo perzierje me argjend apo diçka tjeter dhe as gur, duke bashkuar keshtu mes haditheve qe e ndalojne arin per grate dhe ato qe e lejojne ate, dhe pas bashkimit tyre del te kuptohet se ajo qe kane per qellim hadithet e ndalimit eshte ari ne forme rrethi pa shkeputje. Kjo eshte ajo qe ndalon shejh Albani, kurse per arin ne pergjithesi ai thote njesoj si e permendur me siper, siç e ka permendur ne “Es Sahiha”, nen hadithin nr. 339.

  1. Nuk eshte bidat qe te paraqiten metoda te thjeshtuara per femijet qe t’ua mesoje fene sipas botekuptimit te tyre, madje kjo eshte diçka shume e mire dhe ajo qe kerkohet nga feja, por ajo qe kerkohet eshte angazhimi i vellezerve me dije me kete pune dhe ndarja e nje pjese te kohes se tyre per kete brez te ri. Lusim Allahun te na jape sukses ne mundesimin e kesaj gjeje dhe te na jape bereqet ne kohe!

(Pyetja Nr. 101) Khattab / Shqipëri / 2-4-2009

Message: Es selamun alejkum. Shume vellezer kane emra Profetesh dhe ajo c’fare degjojme tek disa prej tyre kur i flasin njeri tjetrit ndonjehere i shtremberojne keto emra me shaka ose jo. Psh Jusuf shkurt Cufe Muhammed shkurt Mete edhe te tjera. E verteta eshte se ju kam terhequr vemendjen nga kjo veper duke menduar me llogjiken time dhe jo se kam pasur ndonje argument se ky lloj shtremberimi i emrave te Profeteve te cilet jane emra te nderuar nuk mendoj se eshte mire me u vepruar. Nuk e di nese kjo c’fare ju kam thene eshte e ekzagjeruar edhe per faktin se ju thashe qe nuk di ndonje argument te vecante per kete gje, porse thjesht nga ana morale dhe estetike. Na jepni ndonje keshille All-llahu ju shperblefte dhe nese eshte e mundur qe te keni ndonje argument qofte edhe i pergjithshem ne lidhje me kete ose ndonje fetwa te dikujt prej dijetareve tane. All-llahu ju dhente sukses ne punen tuaj.

Përgjigje / 7-4-2009

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka nxitur qe muslimanet te vendosin emra te bukur dhe me kuptim te mire. Po keshtu, prej rruges se te pareve eshte edhe vendosja e kunjave, te cilat zakonisht jane emertime me emrin e djalit te madh, si p.sh: Ebu Ahmed, etj, ose cilesi e nje personi me te cilen eshte njohur dhe thirret me te. Pra, te gjitha emrat jane me kuptim, te bukur, ose cilesi, ose thirrje ne emer te djalit, e keshtu, por jo shkurtime te emrit te vertete, aq me teper nese shkurtimi i emrit ka domethenie jo te hijshme. Pra, sa me larg kesaj, sepse kjo mund te futet ne domthenien e Fjales se Allahut: “Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit!” [El Huxhurat, 11]. Allahu eshte Ai qe jep sukses dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, familjen dhe shoket e tij!


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme