(Pyetja Nr. 13) Gentian / Shqiperi

Selam alejkum. Desha te di sa eshte zekati per bletet dhe per mjaltin?

Përgjigje / 02-07-2017

Esselamu alejkum,

Nuk ka zekat per mjaltin dhe as per bletet, por ka zekat per shumen e fituar nga mjalti, ne rast se ploteson Nisabin (vleren e 85 gram ar apo me shume) dhe kalon 1 vit nga plotesimi i Nisabit; atehere jep 2.5 % te shumes se grumbulluar pas nje viti nga plotesimi i nisabit. [Fetvate e Komisionit te Perhershem te Fetvave, 9/226].


(Pyetja Nr. 12) Bleron / Gjilan

Message: selam alejkum zekatin per arin e gruas kush duhet a jep burri a gruaja dhe a jepet per qdo vjet a veq njeher?

Përgjigje / 26-03-2012

Ne lidhje me zekatin e stolive te gruas qe jane prej ari, ka mospajtim ne mesin e dijetareve, megjithese shumica e tyre jane te mendimit se per to nuk ka zekat, dhe ky eshte mendimi i tre imameve: Malikut, Shafiut dhe Ahmedit, dhe po i ketij mendimi eshte edhe shejhu i Islamit Iben Tejmije dhe Ibnul Kajjim. Keta thone se stolite e gruas jane subjekt perdorimi i perditshem njesoj si veshmbathjet, keshtu qe per to nuk ka zekat. Kurse dijetaret e medhhebit hanefi jane te mendimit se per to ka zekat, duke u argumentuar me argumentet e pergjithshme qe e bejne te detyrueshem zekatin per arin dhe argjendin, dhe kushtet e nxjerrjes se zekatit ne kete rast jane njesoj si ato te zekatit te pasurise: qe personi qe zoteron stoli qe arrijne vleren 85 gram ar dhe ka kaluar nje vit nga plotesimi i kesaj vlere, duhet te jape prej saj 2.5% te vleres per cdo vit, ose nje here te vetme sipas mendimit te disave prej tyre.

Por me e sakta ne kete ceshtje eshte qe per stolite prej ari apo argjendi qe gruaja i perdor per stoli dhe jo per qellim tjeter (sic mund te jete ruajtja e pasurise per shembull), nuk ka zekat te detyrueshem, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 11) Avni / Italy / 24-02-2011

Message: Selam alejkum desha te di per sadaka fitrin qe jepet ne fund te argjerimit te muajit ramazan, une nuk kam mundur me dhen per shkak se jam ne kurbet dhe ketu ku jam nuk kam mundur te njoh ndonje familje myslimane te varfer. A me pranohet mua vitin e ardheshem argjerimi? Ose a mundem tju them te afermeve te burrit psh. nenes se tij qe eshte ne shqiperi.

Përgjigje / 24-02-2011

Sadakaja e fitrit qe jepet ne fund te Ramazanit eshte obligim per te gjithe muslimanet qe kane mundesite minimale te jeteses dhe nuk eshte kusht qe te jene te pasur, por nese kjo sadaka (lemoshe) nuk jepet, kjo gje nuk ka lidhje me pranimin e agjerimit te atij viti dhe as te vitit te ardhshem, por thjesht te kane shpetuar shperblime te medha qe fiton me dhenien e kesaj sadakaje ne kohen e saj. Nese nuk gjeni kujt tja jepni kete sadaka ne vendin ku ndodheni, nuk ka problem qe t’ia dergoni njerezve tuaj ne Shqiperi qe ata tjua japin te varferve.

(Pyetja Nr. 10) Granit / Gjilan / 06-01-2011

Message: Es-Selamu Alejkum
Te Dashur Vllazni kesh i interesuar te di ne lidhe me Zekatin Per qfar pusri ipet dhe ka sa duhet me dhan dhe ne cilen koh duhet te ipet? InshAlla pytja esht e qart All=llahi ju shperbleft

Përgjigje / 07-01-2011

Zekati eshte nje prej shtyllave te Islamit dhe ai eshte obligim vjetor qe muslimani duhet te nxjerre prej pasurise se tij qe nuk e ka ne perdorim te perditshem dhe qe eshte jashte nevoja te tij te jeteses, sic eshte pasuria ne te holla, ne ar e argjend, gje te gjalle (dele, lope, etj), nese keto kane arritur nje sasi te caktuar per secilen qe quhet (Nisab), dhe qe per te hollat (parate dhe arin e argjendin) eshte 85 gram ar apo vlera e tyre ne te holla, dhe nese kjo shume vazhdon te qendroje apo te jete shtuar pas nje viti te plote, prej saj jepet 2.5% zekat per ata persona qe u takon, dhe qe Allahu i ka permendur ne suren et Teube. Kurse per gjene e gjalle, sasia fillestare per dhenien e zekatit eshte 40 dele (dhen ose dhi), 30 lope, e keshtu me rradhe edhe per te mbjellat, e llojet e tjera te pasurive, qe me hollesisht i gjen ketu.

(Pyetja Nr. 9) Anonim / Suedi / 30-11-2010

Message: Esselamu alejkum.
Motrat deshirojn te japin zekatin per arin qe e kan, por ari eshte blere ne kosov dhe dallon nga ari qe shitet ne suedi dmth ne suedi eshte me kvalitet, si duhet te jipet zekati i arit dmth sipas kvalitetit qe i kan per secilen ari, apo ta grumbullojn dhe ta llogaritin me ate e cila eshte me e lire ne shitje?

Përgjigje / 2-12-2010

Per stolite e grave qe jane prej ari dhe qe ato i perdorin si stoli dhe per zbukurim, ka mospajtim ne mesin e dijetareve nese jepet zekat apo jo. Shumica e dijetareve thone se nuk jepet zekat per to, dmth qe nuk eshte detyrim perderisa jane per perdorim dhe jo per rezervim te pasurise apo per tregti, kurse disa te tjere thone se duhet te jepet. Ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete ceshtje eshte ari i grave qe eshte per stoli dhe qe perdoret nga grate per kete qellim, nuk ka zekat te detyruar, njesoj si orendite e tjera qe njeriu i ka ne perdorim dhe per to nuk jep zekat.

Kurse llogaria e zekatit per arin behet me gram, duke nxjerre 2.5 % te vleres se arit me cmimin e tregut ne vendin ku ndodhesh ne kohen e nxjerrjes se zekatit, nese e ke plotesuar nisabin (shumen prej 85 gram ar apo me shume) dhe pasi ka kaluar nje vit nga zoterimi i tij apo nga zekati i meparshem. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 8) Iliri / Itali / 15-09-2010

Message: selamu alejkum. Une deshta me la zekatin. A lejohet me i thene atij vella qe ja jap thjeshte merri keto leke ose si sadaka per arsye qe shuma e pasurise time te mos dihet, pra eshte nje gje private pasuria apo si duhet te veproj?

Gruaja a duhet ta thoje, ta shqiptoje me ze ikametin para se te fale farzin? Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 18-09-2010

1. Nuk eshte e detyrueshme te njoftosh personin te cilit i jep zekatin e pasurise apo nje pjese te zekatit se kjo shume eshte zekati i pasurise tende, keshtu qe nuk ke pse te druhesh. E rendesishme eshte qe nijeti yt te jete per Hir te Allahut, duke zbatuar keshtu urdhrin e Allahut dhe nje nga obligimet e Islamit, e inshaAllah shperblimi yt eshte tek Allahu, ne kete bote dhe ne boten tjeter, dhe duhet ta dishe se zekati kurre nuk e pakeson pasurine, por vetem sa e shton ate.

2. Grate nuk e kane detyrim as ezanin dhe as ikametin, por nese e therret ikametin, nuk ka problem, madje disa dijetare e konsiderojne te preferuar kete gje, por pa e ngritur zerin. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 7) Arben / Prishtinë / 12-03-2010

Message: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Bereketu.
1. A eshte i lejuar qe nje i posa fejuar (me pelqimin e dy familjeve) te takohet me te fejuaren dhe te shkojne ne udhetim per disa dite te vetmuar (edhe kjo me leje te prinderve). Dhe a lejohen mardheniet s. ne fejese?
P.s.: Sipas pergjigjeve te dy hoxhallareve ketu lejohet! -mirpo nese lejohet, si qendron puna nese e fejuara mbetet me barre ne kete periudhe dhe ky Femi i pa linduar qendron ne familje te vajzes deri ne 3 -6 muaj per arsye te mosdituris qe eshte me barre? Une kam dyshime ne pergjigjet e dy hoxhallareve ,ju lutem na sqaroni kete per hire te vellezerve qe jane ne kete situate. Haramin dhe Hallain per kete ngjarje.

2. Vella, kam kerkuar pergjigje konkrete rreth Zeqatit nga nje Hoxhe, mirpo perveq rregullave te pergjithshme qe dihen nuk kam marr pergjigje konkrete!
Pytja ime qendron keshtu: Ne ne shumice ketu jetojme me nje sistem te te ardhurave mujore, ndersa mundesit per grumbullim vjetor te te hyrave ne perqindje te madhe nuk mund te ndodhe ,dmth sa marrim hargjojme! pytjen qe ja kam drejtuar hoxhes … ka qene: A bene qe ne te ndajme nga paga mujore shumen qe eshte e percaktuar per zeqat keshtu qe ne ta permbushim kete obligim, Ose me qart nese nje familje ka te hyra 1000.. mbrenda muajit a obligohet qe nga keto ta ndan pjesen per Zeqat ne fillim te muajit ose prej kesaj shume ti akumulon dhe ne fund te vitit ti dorzon?. Ose nese rriten te hyrat mujore dhe ne nuk kursejme dhe ne funde jemi 0 nuk kemi Obligim ? !!! Athere si do ta kryejme kete obligim, duke i ikur obligimit apo duke permbushur kete Farze.Keto pergjigje me jan jep nga Hoxha, mirpo besoj se keni nje pergjigje e cila na e sqaron me mire kete dilem.

Përgjigje / 15-03-2010

1. Eshte e vertete se akti i marteses ne Islam kryhet me kerkesen nga njera pale dhe pranimin nga pala tjeter, ne prani te dy deshmitareve dhe te dhenies apo percaktimit te mehrit (dhurates se marteses qe burri i detyrohet gruas). Dhe nese kryhet akti i marteses ne kete menyre, mbetet qe burri ta marre gruan ne shtepine e tij dhe te bejne dasmen e pastaj hyrjen e burrit me gruan e tij. Disa gjera kthehen edhe ne zakonin e njerezve, por suneti eshte qe te mos kete distance te gjate kohore mes ketij akti te marteses dhe marrjes se gruas ne shtepine e burrit, si dhe berja e dasmes pas kesaj. Ajo qe ndodh ne vendet tona prej qendrimit te fejuar per nje kohe te gjate, eshte vertete dicka me pasoja jo te pelqyeshme, vecanerisht per vajzen, sepse shpesh ka ndodhur qe i fejuari ta lere te fejuaren para se te martohen e te bejne dasmen, dhe ndoshta shkak per kete ka qene se ajoj i eshte leshuar atij totalisht, dhe ai ka menduar se kjo keshtu mund te beje me kedo, dhe keshtu ndodh divorci. Pervec kesaj, perderisa shkuarja e te fejuarit me te fejuaren para se te bejne dasmen konsiderohet dicka e turpshme per fisin e vajzes, atehere vajza nuk duhet t’i mveshe turp fisit te saj, por te ruaje nderin dhe zerin e mire te fisit. Sepse kjo i kerkohet asaj edhe nga Islami, dhe pervec kesaj, leshimi i tepert nuk i kthehet asaj me ndonje te mire, por vetem pasoja te keqija ka prej tij. Pra, vajza muslimane e fejuar duhet te jete e rezervuar me te fejuarin e saj dhe te mos i dorezohet atij vecse kur te shkoje te shtepija e tij perfundimisht, sepse ky eshte edhe kuptimi i marteses, ndryshe do te hapej rruga e shthurjes per disa njerez qe nuk e kane frike Allahun, por fejohen me nje femer, shkojne me te dhe pastaj e ndajne, me qellim qe te fejohen me nje tjeter, e keshtu me rradhe, duke u argumentuar se kjo gje lejohet ne Islam. Por, le te sjellin nje argument nga suneti i Profetit dhe i shokeve te tij, qe te kene kryer marredhenie intime me ate grua me te cilen kane lidhur aktin martesor pa e marre perfundimisht ne shtepine e tyre. Nuk ka argument per kete, por te gjitha argumentet jane se me ta kryer aktin e marteses, burri e merrte gruan ne shtepine e tij dhe pastaj bente dasmen. Keshtu ka vepruar profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe keshtu kane vepruar shoket e tij. Pra, kjo eshte tradita profetike. E meqenese ne vendet tona ka ndodhur qe te zgjatet koha e qendrimit te fejuar, e kjo ndoshta per shkak te kushteve ekonomike te papershtatshme, atehere le t’i mbahemi tradites se asaj qe quhet e turpshme dhe qe eshte rruge per te turpshem dhe sjell pasoja te keqija, dhe t’i ruhemi kryerjes se marredhenieve me te fejuaren deri sa te merret ne shtepi perfundimisht, pra ne shtepine bashkeshortore.

Nese vajza mbet me barre gjate fejeses, eshte pikerisht nje turp per fisin e saj qe ja ka hedhur ajo, madje ndoshta i fejuari mund ta mohoje femijen, dhe nese nuk vertetohet hyrja mes tyre, atehere femija mbet pa babe, por hidhet ne emrin e nenes, e ne te kundert, ne emrin e babes.

Pra, rinia muslimane duhet te jete e matur ne veprimet e saj, dhe te mos argumentohet me argumente te pergjithshme, te cilat kane te bejne me shume me gjykimet per rastet ekstreme dhe te rralla qe mund te ndodhin, dhe jo qe te behen rruge qe ndiqen. E pikerisht keshtu eshte edhe fakti se martesa ne Islam, sic e thame ne fillim, plotesohet me kerkesen e njeres pale dhe pranimin e pales tjeter, dmth te babait apo pergjegjesit ligjor te vajzes, ne prani te dy deshmitareve dhe me caktimin apo dhenien e mehrit, por ky akt eshte vetem fillimi, i cili me pas duhet te pasohet me marrjen e gruas ne shtepi dhe berjen e dasmes. Kjo nuk duhet harruar. Edhe hoxhet duhet te kene kujdes ne pergjigjet e tyre, sepse kjo ceshtje eshte vertete delikate dhe me pasoja. E Allahu e ka ne dore suksesin.

2. Qe nje muslimani t’i behet e detyruar nxjerrja e zekatit te pasurise, duhet t’i plotesoje dy kushte: Kushti i pare: qe pasuria rezerve te arrije nje vlere te caktuar qe quhet Nisab, dhe percaktohet me 595 gram argjend. Kushti i dyte: qe kjo pasuri te mbushe nje vit tek ky musliman, dmth qe nese sot me dt. 15/3/2010, dikush e ka plotesuar vleren e 595 gram argjend, jashte nevojave te tij mujore, dhe pas nje viti qe nga kjo date, dmth me 14/3/2011, ky musliman e ka perseri te njejten vlere ose me shume se ajo rezerve, duhet te jape zekat 2.5% te saj. Perndryshe vella, nuk e ke detyrim zekatin, sepse zekati eshte nje detyrim per te pasurit qe duhet t’ja japin te varferve dhe nuk eshte detyrim per te gjithe muslimanet. Pra, ai nuk eshte si namazi, por ka kushtet e veta qe te behet i detyrueshem, sic e sqaruam me siper. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 6) Anonim / Kosovë / 07-02-2010

Message: Selam alejkum. Kam disa pyetje:
1. Sa eshte nisabi per dritherat e frutat qe duhet te ipet zekat sepse ne disa libra shkruan se eshte pese eusik qe eshte e barabart me 612 kilogram e ne disa te tjera shkruan me 653 kilogram, dhe sa eshte nisabi i arit i argjendit i deveve lopeve dhe deleve e dhive?
2. A duhet te jepet zekati per ate stoli qe pergatitet te vishet?

Përgjigje / 10-02-2010

1. Nisabi, apo sasia minimale e dritherave dhe frutave qe duhet te plotesohet per te bere te detyrueshme nxjerjen e zekatit te tyre (5% nese ujiten me dore dhe behen shpenzime per kultivimin e tyre dhe 10% nese ujiten nga shiu), eshte pese Eusuk. Uesk (njejesi i fjales eusuk) eshte nje ngarkese me sasi te caktuar qe perdorej ne kohen e Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe ishte e barabarte me 60 saa. Ne percaktimin e vleres se nje sai ka disa mendime te dijetaret, prandaj edhe ne llogaritjen e nisabit te drithrave dhe te mbjellave ka disa mendime, qe variojne nga 600-700 kg. Ai qe ka frike Allahun dhe kerkon shperblimin nga Ai, e jep zekatin e dritherave edhe nese arrin sasine me te vogel ne llogaritjen e nisabit, dmth 600 kg, kurse te tjere qe duan t’i shpetojne zekatit, marrin vleren me te madhe te tij, e Allahu sheh e rregjistron gjithcka qe veprojne roberit e Tij. Me hollesisht per zekatin lexo kapitullin e posacem ne temen e fikhut.

2. Ne lidhje me zekatin e stolive te grave qe i veshin, ka mospajtime ne mesin e dijetareve, por ajo qe zgjedhim eshte se per to duhet dhene zekat nje here te vetme, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 5) Ebu Amar / Francë / 20-01-2010

Message: eselamun alejkum we rametullah we berekatuhu. Vella Bledar, kam nje pytje: Sadakatul fitri, a lejohete mi dhane pare per arsyje qe ktu ne france shumica e njerzve nuk kane nevoje, kane te ardhura, pra a lejohte mi dhane para per ne kosove edhe a pranohete kjo veper tek Allahu azzeuexhel? Allahu ju shperblefte per mundine qe e bani!

Përgjigje / 20-01-2010

Lejohet qe vleren e sadakase se fitrit t’ia japesh ne te holla dikujt qe blen ushqime dhe ia shperndan te varfeve, qofte ndonje shoqate, organizate apo institucion tjeter fetar dhe bamires qe merret me kete pune. E rendesishme qe ai te shkoje tek i varfri ne formen e ushqimit dhe jo para ne dore, sepse keshtu ka vepruar i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe keshtu kane vepruar sahabet, dhe padyshim se ne kete urdher te Allahut ka urtesi te medha qe ne disa mund t’i perceptojme e te tjera jo, e Allahu eshte me i Urti ne gjykim dhe vendim, e nese do te ishte me e mira qe sadakaja e fitrit te jepej me para ne dore, Allahu dhe i Derguari i Tij do te na kishte urdheruar keshtu. Por Allahu ka urdheruar qe zekati i pasurise te jepet para ne dore apo edhe mall tjeter (si delet, lopet, etj), dhe keshtu plotesohen nevojat e te varferve nga te gjitha aspektet. Lusim Allahun te na mundesoje kuptim te fese se Tij ashtu si ka per qellim Ai! Allahu eshte Zot i kesaj dhe i Plotefuqishem per gjithcka.

(Pyetja Nr. 4) Anonim / Shqipëri / 3-6-2009

Message: Es selamu alejkum ue rrahmetull-llah. Deshiroj te pyes dicka ne lidhje me zekatin. Nese dikush prej muslimaneve me ka nje borxh, a mundem une kur te me vije koha e dhenies se zekatit t’ja fal kete shume ne emer te zekatit, duke ditur se ai eshte prej atyre tete grupeve qe i ka permendur Zoti ne Kur’an te cilet meritojne te marrin zekat??? Me respekt.

Përgjigje / 8-6-2009

Nuk lejohet qe dikush te llogarise prej zekatit ate borxh qe i ka dhene dikujt dhe nuk shpreson ta marre prej tij, apo qe shpreson ta marre ne nje afat te pacaktuar kur te kete mundesi borxhliu, por lejohet qe ai te llogarise prej zekatit ate borxh qe e pret ta marre dhe qe borxhliu ka mundesi t’ja ktheje, atehere ai e merr borxhin dhe ja jep si zekat te njejtit borxhli, nese ai eshte i varfer dhe i takon zekati. Perndryshe, i pasuri duhet ta nxjerre zekatin nga pasuria e tij e mire dhe ekzistuese dhe jo nga pasuria e shperfillur dhe qe nuk ekziston ne kohen e dhenies se zekatit, dhe nese e sheh te arsyeshme t’ja jape zekatin borxhliut te tij qe e meriton ate, ja jep atij zekatin nga pasuria, pa i llogaritur borxhin si zekat. Ky eshte mendimi me i sakte ne kete çeshtje, siç e permend edhe shejh iben Uthejmin ne “Fetava Nurun Ala Derb”, kapitulli: fetvate e zekatit dhe agjerimit, tema: gjykimi per zekatin, lemosha vullnetare dhe zekati i borxhit.

(Pyetja Nr. 3) Skënderi / Francë / 19-4-2009

Message: eslamu ajkum rametullahi ve berekatuhu. Kam nje pyetje: A lejohet mi dhane pabesimtarit sadake? Eselamu alekum rametullahi ve berekatuhu, Allahu ju shperblefte me xhenetin firduse edhe ju bashkofte me te miret ne dunja e ne ahiret!

Përgjigje / 22-4-2009

Allahu ju shperblefte gjithashtu me xhenetin Ferdeus dhe ju bashkofte me te miret ne te dy botet! Lejohet qe ti jepet sadaka jomuslimanit dhe lejohet gjithashtu t’i jepet dhurate, por nuk lejohet t’i jepet nga zekati i pasurise. Duhet te kihet parasysh qe besimtari me sadakane apo dhuraten qe i jep nje jomuslimani, duhet te kete per qellim edhe afrimin e tij drejt Islamit dhe fitimin e zemres, dhe ndoshta ai behet sebep per udhezimin e tij e te familjes se tij, dhe keshtu e ka shperblimin shume te madh tek Allahu i Madheruar.

(Pyetja Nr. 2) Meriem / Itali / 2-3-2009

Message: BismiLlahi arRahmanni arRahim,
Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
N.q.s. nje student te cilin e mbajne me te ardhura prinderit, ka nje shume parash te ruajtura te cilat nuk i perdor, por i ka per rast nevoje, a i behet atij detyrim pagesa e zekatit te mallit?
Allahu ju shperblefte me te mira!

Përgjigje / 8-3-2009

Per obligueshmerine e nxjerrjes se zekatit ka dy kushte kryesore: te plotesohet sasia e caktuar e parave per te cilat zekati behet i detyrueshem (nisab), dhe kjo pasuri qe e ka plotesuar sasine, duhet te qendroje nje vit ne doren e poseduesit te saj, dhe n.q.s. ajo pasuri ka zbritur nga nisabi pas nje viti nga plotesimi i tij, atehere nuk eshte i detyrueshem zekati i saj. Nisabi i pasurise ne ar eshte 85 gram ar, kurse ne argjend eshte 595 gram argjend. Nese pasuria e dikush arrin vleren monetare te 85 gram ar apo 595 gram argjend, dhe kesaj pasurie i kalon nje vit i plote nga plotesimi i nisabit, atehere behet i detyrueshem zekati, dmth nxjerrja e 2.5 % te pasurise dhe i jepet atyre personave qe u takon zekati, te cilet i ka permendur Allahu ne suren Teube, ajeti 60.

(Pyetja Nr. 1) Anonim / Shqipëri / 27-5-2008

Message: Selam Alejum. Allahu ju shperblefte me te mira ne dynja dhe ahiret per kontributin tuaj ne sqarimin e pyetjeve te ndryshme rrethe islamit. Une kisha një pyetje rreth zekatit te mjaltit. Une posedoi blete dhe shpresoj tek Allahu që të kem furnizim nga Allahu me mjalte por çeshtja eshte kjo: Me sa kam lexuar jam i bindur ne mendimin e nxerrjes se zekatit te mjaltit. Por problemi im eshte tek ata qe e meritojne këtë zekat? Une kam disa femijë te vëllaut tim (jetim) te cilet nuk jetojne me mua dhe jane ne nje qytet tjeter. Ata jane ne mardhenje shkolle dhe une shpesh here brenda mundesive i ndihmoj me mënyra te ndryshme .Pyetja ime është:A quhen keta pjese e familjes sime te cilet nuk e meritojne zekatin nga une,apo jane prej atyreve qe mund ta marrin zekatin tim dhe une duke ua dhene atyreve jam ne rregull dhe me detyrimin tim ndaj Allahut të Madhëruar per këtë zekat.

Përgjigje / 31-5-2008

Ketu kemi dy çeshtje: E para: Zekati i mjaltit: Ne Fetvane nr. 4195, te Komisionit te perhershem te fetvave thuhet: “Per mjaltin e prodhuar nga bletet nuk ka zekat, perveç nese ben tregti me te, dhe ne kete rast nxirret zekati nga vlera e mjaltit nese ai mbush vitin qe nga plotesimi i nisabit (vlera e 595 gram argjend), atehere jepet zekat 2.5 % e vleres se pergjithshme.”

E dyta: Atyre qe u takon te perfitojne nga zekati jane tete persona, te cilet i ka permendur Allahu ne suren Teube, 60: “Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” Personat qe nuk lejohet t’u jepet zekati prej te afermve jane vetem prinderit sado qe te ngrihen (gjysherit …) dhe femijet sado qe te zbresin (nipat e mbesat …), ndersa te afermit e tjere, kushdo qofshin, nese jane te varfer dhe e meritojne zekatin, lejohet t’u jepet zekati, madje ketu eshte shperblimi me i madh sepse kjo futet ne forcimet e lidhjeve farefisnore, per te cilat jemi urdheruar t’i mbajme. Pra, zekati nuk lejohet t’u jepet atyre personave, shpenzimi per te cilet eshte detyrim mbi ty, ndersa te tjereve u jepet pa problem. Per kete flasin fetvane nr. 200, 6375, 2716, etj, nga fetvate e Komisionit te Perhershem ne Saudi. Po keshtu edhe sadakaja (lemosha) mund t’i jepet te afermve te varfer, madje per kete e ke shperblimin dy here, per sadakane dhe per lidhjen farefisnore, siç ka ardhur ne hadith te sakte [En Nesai 2582, Iben Maxheh 1844].

Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!