Pyetja Nr. 1 / Ummu Sead / Shqiperi / 21/5/2015

Selamu alejkum. Nje baba ka per te ndare nje pjese toke femijeve te tij. Per ta bere sa me te ‘drejte’ kete ndarje, ai perzgjodhi 3 shkopinj me gjatesi te ndryshme, duke i percaktuar secilin shkop me nje pjese toke. Femijet duhet te zgjidhnin njerin prej shkopinjeve pa e ditur se cili ishte me i gjate/shkurter. Pjeset e tokes jane te barabarta mes tyre, por vendodhja ishte ajo qe duhet vendosur. A eshte korrekte kjo menyre ndarjeje sipas Islamit? Nese jo, cila eshte metoda sipas islamit? Allahu iu shperblefte!

Pergjigje / 21/4/2015

Bismilah, Elhamdulilah, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Allahut, familjen e tij dhe shoket e tij!

Nese kemi te bejme me trashegimi, trashegimia eshte nje e drejte e trashegimtareve qe duhet te ndahet mes tyre pas vdekjes se trasheguesit, sipas ligjit Islam te ndarjes se trashegimise. Nese keta femije jane te gjithe meshkuj dhe nuk kane moter, atehere duhet hequr se pari pjesa e nenes se tyre qe i takon nga trashegimia e te shoqit te vet (1/8 e pasurise i takon gruas pas vdekjes se burrit nese kane femije), dhe pjesa e mbetur ndahet ne menyre te barabarte mes tyre. Por nese ka vellezer e motra, atehere vellezerit marrin sa dyfishi i motrave.

Lexoni me gjeresisht per trashegimine ne Islam, ne kete link.

Kurse ne rastin e permendur, me sa duket babai eshte ende gjalle, dhe ne kete rast pasuria qe ai ndan nuk merr gjykimin e trashegimise, sepse trashegimia ndahet vetem pas vdekjes, dhe ajo ndahet sipas ligjit Islam qe e ka caktuar Allahu ne Kuran secilen pjese qe i takon secilit prej trashegimtareve, por mund te quhet dhurate nga babai per femijet e tij, gje ne te cilen duhet te mbaje drejtesi.

Nga pyetja kuptohet se toka e ndare mes femijeve eshte e barabarte, por babai ka zgjedhur shortin per te caktuar se cila pjese do i takoje secilit prej femijeve, dhe kjo eshte nje zgjedhje e mencur dhe e lejuar ne Islam, sepse dicka e tille per shortin ka ardhur edhe nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) se ai hidhte short mes grave te tij se cila prej tyre do te shkonte bashke me te ne nje udhetim te caktuar.

E Allahu eshte i Gjithedijshmi.