(Pyetja Nr. 66) Enis / Kosove

Pyetja: Es selam alejkum kam dy pyetje; 1) Hoxhe kam probleme me hemoroidet(zorren e trashe) dhe shpeshhere smund ta kryej nevojen si duhet ,prandaj shpeshhere kam probleme me abdest madje edhe duke marrë abdest ose duke falut namaz,e sidomos shpenzoj kohe te madhe duke qendruar ne banjo nga frika mos prishi abdestin. 2) Qe nje kohe me duket qe vrej ne të brendshmet se kam shenja te urines apo me sakt rrjedhje te saj,si ti heq dyshimet ose nese kam me te vertete rrjedhje si te veproje ngase eshte paksa e lodhshme. Ju lutem hoxhe te me ndihmoni ngase jam ne hall te madh Allahu ju shperblefte!

Pergjigja / 15-11-2015

Bismilah, elhamdulilah, ues salatu ues selamu ala rasulilah.

Merr abdes pasi te thirret ezani per cdo namaz, pastaj fal namazin rregullisht; edhe nese gjate namazit del dicka nga rruget e jashteqitjes, namazi yt eshte i rregullt dhe i plote, sepse ti ne kete rast futesh te grupi i njerezve qe kane justifikim te pranueshem, sic e kane theksuar dijetaret e Islamit duke e perfituar kete gje nga Libri i Allahut dhe Suneti i te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem);

Ne lidhje me kurimin e ketyre shqetesimeve, perpiqu te permiresosh ushqimin qe ha; perqendrohu te perimet dhe frutat e fresketa, largohu nga ushqimet e yndyrshme dhe te skuqura, mos konsumo pije me gaz, kafe apo lende qe permbajne kafeine; konsumo banane se te rregullon tretjen dhe te zbut jashteqitjen (per te rregulluar hemorroidet);

Lexo ne kete link per te mesuar me shume per hemorroidet dhe shendetin ne pergjithesi: 

http://mjekesiabimorearabe.com/?p=414

(Pyetja Nr. 65) Anonim / Maqedoni

Selam alejkum desha ta di qka jan kto Meni, Uedij, dhe Medhij dhe kur shfaqen nese ka mundsi mem tregu ma detajisht. Edhe cila prej këtyre e prish agjerimin? Faleminderit shum, Allahu iu shperblefte.

Pergjigja / 12-07-2015

1. El-Meni eshte sperma: Sperma eshte e njohur tek burrat; ajo del nga marredheniet seksuale apo enderrimi. Nese del sperma ne cfare do lloj menyre, larja e te gjithe trupit behet e detyrueshme dhe nuk mund te falet namaz pa e lare trupin te gjithe. Nese sperma del gjate dites se Ramazanit duke qene i vetedijshem dhe jo ne gjume, agjerimi prishet dhe duhet te kompensohet ajo dite; pervec nese ka ndodhur me marredhenie mes burrit dhe gruas gjate dites se Ramazanit, atehere duhet te agjerohen dy muaj rresht pas Ramazanit, e nese nuk ka mundesi, atehere te lirohet nje skllav, e nese nuk mundet, atehere te ushqehen 60 te varfer.

Por nese sperma del duke qene ne gjume, apo nga ndonje semundje, atehere agjerimi nuk prishet, por duhet te lash trupin te gjithe para se te falesh.

Kurse ne lidhje me pastertine apo jo te spermes, disa dijetarë thonë se sperma është e papastër, por më afër realitetit është mendimi se ajo është e pastër, prandaj rekomandohet që ajo të lahet kur është ende e lagësht apo të hiqet nëse është e thatë. Aishja (r.a.) tregon: “Unë e hiqja spermën nga rrobat e Profetit (a.s.), nëse ajo ishte e thatë dhe e laja nëse ajo ishte ende e lagësht”.[19] Transmeton Darakutni, Ebu Auane dhe Bezari. [Hadith Sahih. “El Irva” 180].

2. El-Uedi është një sekrecion i bardhë dhe i trashë që derdhet pas urinimit tek disa njerëz. Ai konsiderohet i papastër, por nuk e prish agjerimin, as guslin, por vetem abdesin. Aishja (r.a.) ka thënë: “Uedi rrjedh pas urinimit. Njeriu që ka rrjedhje të këtij sekrecioni duhet t’i lajë pjesët intime si dhe të marrë abdes. Por nuk është e nevojshme të merret gusël”. Transmeton Ibën El Mundhir.

3. El-Medhi ose lëngu prostatik: është lëngu i bardhë ngjitës që rrjedh nga organet intime, si rezultat i të menduarit në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Njeriu që ka një rrjedhje të tillë është zakonisht i pavetëdijshëm për kohën e sekretimit. Ky sekrecion rrjedh si nga organi seksual i mashkullit ashtu edhe nga ai i femrës, por sasia e këtij sekrecioni tek organi i femrës është më e madhe. Dijetarët kanë rënë dakord se ky sekrecion është i papastër. Nëse ai bie në trup, atëherë bëhet e detyrueshme larja e tij, ndërsa nëse bie në rroba, mjafton të spërkatet vendi ku ai ka rënë me ujë, pasi është shumë e vështirë të mbrohesh plotësisht nga kjo papastërti, veçanërisht për të rinjtë beqarë.

Aliu (r.a.) tregon: “Unë kisha sekretim të medh-it, kështu që i kërkova një burri që ta pyeste të Dërguarin e Allahut në lidhje me të. Mua më vinte turp ta pyesja për arsye të pozitës sime ndaj vajzës së tij (Aliu ishte dhëndrri i Profetit (a.s.). Ai u përgjigj: “Merr abdes dhe laje organin tënd seksual”.[17] Transmeton Buhariu e të tjerë.

Sehl ibën Hanif ka thënë: “Unë vuaja nga sasi të mëdha të medhi-t dhe gjithmonë merrja gusël pas tij. Kështu unë i tregova të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe ai tha: “Të mjafton për këtë të marrësh abdes”. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me atë masë që bie mbi rrobat e mia?” Profeti (a.s.) tha: “Eshtë e mjaftueshme të marrësh një grusht ujë dhe ta spërkatësh atë mbi rrobat e tua aty ku e sheh se është përhapur lëngu”.[18] Transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu thotë: “Hadithi është hasen sahih (i vërtetë)”.

El-Athrem e transmeton të njëjtin hadith me fjalët: “Më shqetësonte shumë sasia e madhe e medhit, kështu që shkova tek Profeti (a.s.) dhe ia tregova problemin tim. Ai tha: “Mjafton që ti të marrësh një grusht me ujë dhe ta spërkatësh mbi të (medhin)”. [Fikhu Suneh].

Lengu prostatik (Medhiu) nuk e prish agjerimin dhe as guslin, por prish abdesin.

(Pyetja Nr. 64) Flamur / Kosove

Jam zgjuar ne mengjes, jam qu gjunup, kam qen smut tere diten nuk kom mujt me mar gusel, a duhet te mirret ne qdo koh te namazit tejemumi a vetem njeher, dhe a duhet te mirret abdes nese marim tejemun? Allahu ju shperblet.

Pergjigja / 17-06-2015

Kur muslimani behet xhunub per shkak te marredhenieve intime me gruan apo ne enderrim, ai e ka te detyruar qe te laje te gjithe trupin, pra te marre gusul; e nese nuk mundet per arsye te pranueshme ne Islam, sic eshte mungesa totale e ujit, ose semundja qe perkeqesohet nese perdoret uji per te lare te gjithe trupin, atehere Allahu ka bere lehtesime dhe ka ligjeruar Tejemumin zevendes te guslit dhe te abdesit se bashku, dhe nga rregullat e tejemumit eshte qe ai te merret per cdo namaz pas hyrjes se kohes se namazit dhe jo para saj; dhe forma e tejemumit eshte e tille: perplas duar lehte mbi dhe ose mbi cdo siperfaqe me baze dheu ose guri, pastaj me to ferkon fytyren njesoj sikur e lan kur merr abdes, si dhe duart me njera-tjetren. Me shume per tejemumin lexoni ne kete link: http://rrugetepaqes.net/?p=1575

(Pyetja Nr. 63) Abdullah1 / 29-12-2013

Es-selamun alejkum hoxhe i nderuar.
1) Doja tju pyesja nese qimet e rena nga pjeset me qime si p.sh nga pjeset e turpshme, dhe mbesin ne rroba, a krijojne pengese ne adhurim?

2) A duhet me doemos te merret abdest kur merr gusul?

3) A prishet gusli (a duhet perseritur) nese prek qofte edhe pa dashje organet e turpshme?

Pergjigja / 10-01-2014

Ue alejkumus-selam ue rahmetullah ue berekatuh.
1. Qimet e rena nga pjeset intime nuk krijojne pengese ne adhurim.
2. Gjate marrjes se guslit duhet patjeter te shpelash gojen dhe hundet, dhe te lash te gjithe trupin. Kjo eshte e domosdoshme qe te gusli te jete i vlefshem per te kryer adhurimet, por me e mira eshte qe gusli te merret ashtu si e ka marre i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem): ne fillim te lash vendet intime, pastaj te marresh abdes si zakonisht, me perjashtimt e kembeve qe i lan ne fund, pastaj te lash koken dhe te gjithe trupin, duke pasur kujdes qe te mos mbese asnje vend i trupit pa u prekur nga uji.
3. Nese prek organet gjenitale drejtperdrejt (pa rrobe), atehere prishet abdesi dhe jo gusli, dhe duhet perseritur abdesi, qofte edhe nese i prek pa dashur. Kurse gusli prishet vetem nga marredheniet intime dhe nga dalja e spermes.
Allahu eshte i Gjithedijshmi!

(Pyetja Nr. 62) Sherim / Gjermani / 06-05-2013

Pyetja: Esselamu alejkum,vella desha ta dije se a eshte e vertet n,qofse te prek nje qene ne rroba qe ke veshur me  ato rroba s,mundesh e beshe namaz apo prishet abdesi apo duhet edhe te n,drrohen rrobat edhe te bejme gusl apo mjafton ti ndrroj rrobat?sepse kam pune me klient qe kane qen ne shtepi e me ndodh nganjehere te me prekin me rroba apo kepuc.ju falenderoj perzemersisht Allahu ju shperlefte.

Pergjigja / 06-05-2013

Qimet e qenit nuk e prishin abdesin dhe as rroben nuk e bejne te papaster, por thjesht e shkund rroben per te larguar qimet e mbetura ne te, kurse ajo qe e ndot rroben eshte goja dhe peshtyma apo jarget e qenit, dhe ne kete rast duhet te lahet rrobja mire me dhe edhe uje, kurse abdesi nuk prishet, sepse nuk ka asnje argument per kete, dhe ato gjera qe e prishin abdesin jane te percaktuara mire ne rregullat e Fikhut, sic mund t’i gjesh ne kete link.

(Pyetja Nr. 61) Ubejd / Kumanove

Message: Selamun alejkum. KAME NJE PYTJE:
KAME PROBLEME ME MENSTRUACIONET ATO ME PARAQITEN VETEM PAK NJE PIK EDHE PASTAJ NUK ME VIN NDONJEHR 24 ORE E NODNJEHER ME PAK GJATE KESAJ KOHE QE NUK KAM A DUHET MU FAL APO KONSIDEROHEM QE JAM NE KOHNE E TYNE DHE E DYTA KUR TI PERFUNDOJ A ME DUHET ME PRIT DERI SA TI SHOH KREJT TE BARDHAT SE NDONJHER E THUJSE SHPESH HER ME NDODH QE NE PERFUNDIM ME DUKEN TE BARDHAT PO ME TO NGA NJE PIKE E VOGEL GJAKU QE DALLOHET JO SHUME E MADHE TASH A DUHET ME PRIT DERI SA TE VIN TE BARDHAT QE JANE TAMA TE PASTRA PA ASNJE SHENJ TE KUQE APO DUHET TE PASTROHEM E TE FALEMI.

Përgjigje / 16-04-2012

Nese del nje pike nga gjaku i menstruacioneve, duhet te nderpresesh namazin sepse konsiderohesh ne kohen e menstruacioneve qofte edhe nese pas asaj pike ka shkeputje disa oreshe apo nje diteshe a me shume. Ne fund te menstruacioneve duhet te presesh sa te dale lengu i bardhe pa asnje te kuqerremte ne te, pastaj te pastrohesh e te falesh. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 60) Ubejd / Kumanove

Message: Selamun alejkum. A pranohen veprat e mira ose të keqe nëse jam xhunub dhe a llogaritet haram ushqimi nëse jam xhunub, edhe pse nuk mund të themi Bismilah në fillim të punës dhe ushqimit. Allahu ju mëshiroftë.

Përgjigje / 26-03-2012

Muslimani duhet te lahet kur behet xhunub me qellim qe te mund te kryeje detyrimet qe nuk pranohen duke qene xhunub, sic eshte namazi, kurse veprat e tjera te mira i pranohen edhe duke qene xhunub dhe po keshtu te keqiat i shkruhen. Xhunublleku nuk e ben haram ushqimin qe ha dhe as nuk e ndalon thenien Bismilah dhe permendjen e Allahut, madje ai qe eshte xhunub mund te perserise Kuran me gojen e tij por pa e prekur Kuranin, sepse muslimani nuk e ben te papaster asgje, por larja e trupit pas prishjes se guslit eshte detyrim per faljen e namazit dhe leximin nga Kurani. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 59) Anonim / Kosove

Message: Shum sende i keni cek reth pastrimit po a lejohet ngjitja e spirales pas fmis se par deri kur dush me be femin e dyt, flm?

Përgjigje / 24-01-2012

Origjina eshte se pengimi i shtatzanise nuk lejohet pervec ne rastet kur kjo gje demton gruan ose kur bie dakord burri me gruan per vonimin e shtatzanise me ane te rrugeve te pademshme dhe te lejuara ne Islam, e keto rruge jane nxjerrja e spermes jashte nga ana e burrit, si dhe moskryerja e marredhenieve ne diten e 14 dhe te 15-te nga dita e pare e menstruacioneve, sepse ne keto dite vezorja e gruas eshte gati per pllenim dhe keshtu qe moskryerja e marredhenieve ne keto dite pengon shtatzanine. Kurse menyrat e tjera moderne jane qe te gjitha te demshme per gruan dhe shendetin e saj dhe Islami e ndalon gjithcka te demshme. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vendimet e Tij jane me te Urtat.

(Pyetja Nr. 58) Anonim / Itali

Message: Desha ta di se si duhet te pastrohem nga lehonia pasi qe gati u be nje muaj qe e linda djalin e nuk e di saktesisht si te pastrohem nga lehonia kur ti kryej ditet e lehonis…

Përgjigje / 19-01-2012

Lehonia mbaron me mbarimin e daljes se gjakut dhe kur lengu qe del ka ngjyre te bardhe. Kjo zakonisht ndodh brenda 40 diteve nga lindja e femijes. Kur te dale lengu i bardhe, duhet te pastrohesh duke lare gjithe trupin. Gruaja lehone nuk ka detyrim as te falet dhe as te agjeroje gjate lehonise, por pasi te pastrohet ajo duhet te agjeroje ditet e kaluara pa agjeruar nga ramazani ne rastet kur lehonia ka qene gjate muajit ramazan, kurse namazet e lena gjate kohes se lehonise nuk kompensohen, dmth nuk e ke detyre te falesh namazet qe i ke lene pa falur per shkak te lehonise sepse kjo nuk ka qene ne doren tende dhe Allahu ia ka bere kete lehtesim grave per t’e meshiruar ato. Allahu ju ruajte e ju dhente sukses e begati, juve dhe femijeve tuaj!

(Pyetja Nr. 57) Mela / Itali

Message: selamun alejkum. A lejohet me fal namaz kur je xhunub por vetem me abdes, pra je xhunub por me marr vetem abdes?

Përgjigje / 03-09-2011

Kur je xhunub, dmth pas kryerjes se marredhenieve intime me gruan apo pas ejakulimit te spermes, eshte e detyrueshme qe te lashe te gjithe trupin, perndryshe nuk lejohet te falesh ne kete gjendje. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 56) Dija / Usa

Message: selam alejkum un jam ni moter mislimane i fali 5 koh te namzeve edhe jam e mbuluar qe 2 vite pytja ime esht se a lejohet me lexu kuran kur jam me mujore sepse ghat qasaj kohe sa jam me mujora ndihna shum nervoz baj dhiker po prap se pram ndihem e shqetesuar shum allahu ju shpebleft me ghenit ferdeus.

Përgjigje / 26-08-2011

Gjendja e nervozizmit gjate te permuajshmeve eshte normale dhe i shoqeron thuajse te gjitha grate, prandaj duhet pasur kujdes te ushqimi qe ha, qe te jete i zgjedhur dhe te anoje nga perimet e fresketa dhe frutat e stines. Kurse leximi i Kuranit nuk lejohet per grate ne kete periudhe, por permendja e Allahut duhet te jete e vazhdueshme dhe po keshtu degjimi i Kuranit eshte i lejuar dhe veper e mire. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 55) Jara / Shqiperi

Message: Eselamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu,
un kisha nje pyetje persa i perket menstruazioneve. Nqs pastrohesh nga to ne kohen kur ka hyre ikindia, duhet te falesh dhe dreken dhe ikindine apo vetem ikindine? Dhe nqs ka hyre jacia duhet te falesh dhe akshamin dhe jacine, apo vetem jacine? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 14-07-2011

Mendimi me i sakte nga dy mendimet e dijetareve ne kete ceshtje eshte se: kur gruaja pastrohet nga menstruacionet, ajo ka detyrim te fale vetem namazin ne kohen e te cilit pastrohet dhe jo edhe namazin qe bashkohet me te ne raste te caktuara; pra nese pastrohesh ne kohen e ikindise, e fal vetem namazin e ikindise dhe nuk e ke detyrim te falesh edhe namazin e drekes, e po keshtu me jacine dhe akshamin. Argumenti per kete eshte hadithi: “Nese dikush e arrin ta fale nje rekat nga koha e namazit, ai e ka arritur namazin”, e nese nuk e arrin namazin e drekes ne kohe, atehere ai namaz ka kaluar per gruan me menstruacione dhe ajo nuk e ka detyrim ate, me perjashtim te rastit kur dyshon nese mund te jete pastruar qe ne kohen e drekes, atehere duhet ta fale edhe dreken dhe pas saj te fale ikindine. Ky eshte edhe mendimi i shejh Iben Uthejminit, i cili e ka interpretuar argumentin e atyre qe mendojne se duhet falur edhe dreka bashke me ikindine, e po keshtu akshami bashke me jacine, se dicka e tille nuk ka argument, dhe krahasimi me personat me justifikim qe i bashkojne zakonisht keto namaze nuk eshte me vend ketu dhe kerkon argument, e sa per faktin se dicka e tille eshte percjelle prej disa nga sahabet, shejh Iben Uthejmin thote se ata e kane thene kete per me shume siguri, se ndoshta gruaja mund te jete pastruar me pare, dmth ne kohen e drekes apo te akshamit, dhe keshtu qe me mire ta fale edhe namazin e drekes bashke me ikindine, dhe kjo eshte e lejuar gjithesesi, por detyrim eshte vetem namazi i kohes ne te cilen pastrohesh, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 54) Oaza / Pejë / 13-06-2011

Message: selame alekum, desht te ju pyse sa dit nuk ki te lejume te fala namazi kur te martohesh nese ki gjake derdhe po ju edi ma mir.

Përgjigje / 13-06-2011

Lexoni ne kete link.

(Pyetja Nr. 53) Linda / Zvicer / 23-04-2011

Message: esselamun alejkum kisha nje pytje reth menstrutacioneve neqofte se nje grua i ka ma teper se 10 dit menstutracionet si pershembull 15 dit a duhet mbas 10 ditve ta fale namazin apo duhet te pres njer sa ti largohen mestrutacionet neqofte se ika edhe 2 jav …faliminderit. Allahu ju shperbleft!

Përgjigje / 23-04-2011

Kohezgjatja e menstruacioneve ndyshon nga njera grua tek tjetra, por mesatarja eshte nga 2 – 8 dite, pra dy dite me e pakta dhe 8 dite me e shumta, sipas mjekesise moderne. Po sipas kesaj mjekesie, nese vazhdon rrjedhja e gjakut me shume se 8 dite, kjo ndodh per shkaqe te ndryshme qe mund te jene semundje dhe qe duhen kuruar. Nese gruaja ka pasur menstruacione te rregullta dhe me pas i jane crregulluar, atehere eshte e lehte percaktimi se sa dite jane prej menstruacioneve dhe ditet shtese jane gjakderdhje qe quhet Istihada, pra qe vjen si rezultat i ndonje crregullimi hormonal apo semundje, dhe ne keto dite gruaja duhet te falet e te agjeroje, por duke marre abdes per cdo namaz. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 52) Indri / Tirane / 26-03-2011

Message: Selam alejkum.
Kisha dy pyetje:
E para eshte ne lidhje me nje paragraf qe kam lexuar ne librin “Mashtrimet e shejtanit”, te cilin po e shkruaj me poshte:
– I tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem nje gruaje qe ishte me menstruacione, kjo ishte Himnetu Bintu Xhahsh: “Ai eshte shqelmim nga shqelmimet e shejtanit.” (Ebu Davudi dhe Nesaiu). Do doja nje komentim lidhur me kete paragraf.
Pyetja tjeter ka serisht lidhje me menstruacionet. Nese nje grua kryen marredhenie seksuale me burrin e saj ne periudhen e menstruacioneve qofte ne fillim, mes apo ne fund kush jane obligimet e saj apo te burrit te saj per te shlyer gjynahin e bere. Dhe a jane njesoj kete obligime nese marredhenia eshte kryer ne fund te menstruacioneve apo ne fillim te tyre?

Përgjigje / 26-03-2011

1. Hadithi ne fjale ka per qellim gjakun qe del nga gruaja por qe nuk eshte gjak menstruacionesh por gjakerrjedhje prej venave te mitres, qe ne fikhun Islam quhet “Istihada”, dhe qe zakonisht ky gjak del pas menstruacioneve normale qe ka gruaja. I Derguari (salallahu alejhi ue selem) ka thene se shkak per kete gjakederdhje eshte goditja e shejtanit ne venat e gjakut, ashtu si ka thene ne nje hadith tjeter se shejtani ecen te njeriu ne rrugen e gjakut, dmth ne vena, dhe nga presioni qe ushtron mbi vena, ndodh qe te caje ndonje prej tyre dhe te kete hemorrogji te brendshme qe mund te dalin edhe jashte, si ne rastin e Istihadas. Keshtu thuhet ne hadith dhe ne duhet ta besojme ashtu si thuhet, edhe nese nuk e kuptojme plotesisht ndoshta, por qe shekenca nuk mund ta kundershtoje kete, edhe pse cdo here perpiqet te gjeje shpjegim te gjerave qe ndodhin pa qene kurre te sigurte dhe te vetedijshem per shkakun e vertete qe ndodhjes se atyre gjerave. Allahu eshte i Gjithedijshmi, kurse njeriut nuk i eshte dhene prej dijes vecse pak.

2. Nuk lejohet qe burri te kryeje marredhenie me gruan e tij kur ajo eshte me menstruacione, deri sa te pastrohet plotesisht dhe te lahet. Kjo eshte e ndaluar ne Kuran [el Bekare, 222], madje i Derguari i Allahut e ka permendur bashke me kryerjen e marredhenieve ne anus, dhe e ka quajtur prej mekateve te medha, vepruesi i te cilave meriton mallkimin dhe denimin. Kurse ne lidhje me shlyerjen e ketij mekati, dijetaret kane mospajtime, ku disa thone se shlyerja behet vetem me pendim te sinqerte dhe kerkim te faljes nga Allahu, kurse te tjere thone se duhet te jepet sadaka 1 dinar ar (2.25 gram ar) nese marredheniet jane kryer ne fillim te zakoneve apo kur gjaku ka qene i forte dhe i zi, ose gjysem dinari nese ka qene ne fund te tyre. Shkak per mospajtimin eshte se disa e konsiderojne hadithin e ardhur ne lidhje me kete ceshtje te sakte, kurse te tjere mendojne se ka dobesi. Dijetaret e medhhebit hanbeli anojne nga mendimi i bashkimit te sadakase perkrah pendimit dhe kerkimit te faljes, dhe kete mendim ka mbeshtetur edhe shejh Iben Uthejmin, ne librin “Esh sherh el mumti” 1/413, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 51) Anonim / 25-03-2011

Message: eselamu alejkum
jam nje nene qe jap femiut tim 2 muajsh gji. a prishet abdesti pasi ti jap gji femiut pasi qe del qumeshti nga trupi me sqaroni ju lutem faliminderit.

Përgjigje / 25-03-2011

Nuk prishet abdesi nga gjidhenia dhe as nga gjaku qe del nga trupi. Abdesi prishet vetem nga ato qe dalin nga rruget e jashteqitjes. Lexoni me shume per ato gjera qe e prishin abdesin ne kete link.

Pyetjet e Meparshme te Kesaj Kategorie »