Pyetje-Përgjigje rreth Namazit (5)

 


Pyetja Nr. 254 / Anonim

S.A kam fillu me fal namaz ni vakt tani dy vakte tani tre vakte e deri tash pes vakte i fali ama nuk kam bo nijet me fal ad se kam mendu thjesht hajt po fali tani me kalimin e kohes tash 5 vakte jam tu i fal nejse pytja jem eshte qka nese un nuk fali mo namaz ? ( do mkan thon ma mir mos tja kishe nis hiq , do mkan thon ma keq o me nal se mos me fal hiq etj ) nese ka mundsi ni pergjigjje logjike dhe argumentume.

Pergjigje / 18-04-2021

Lexo çfarë thote Allahu ne Kuran, dhe do e gjesh pergjigjen që kerkon:

“Hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun,[1] por është Ai që i mashtron ata.[2] Kur ata ngrihen në namaz, ngrihen për përtesë, sa për sy të njerëzve[3] dhe nuk e përmendin Allahun, veçse pak.[4]

Të luhatur mes dy palëve; as me këta, as me ata.[5] Por, për atë që humb Allahu, ti nuk mund të gjesh rrugë.[6]

O ju që besoni![7] Mos i merrni mohuesit për miq në vend të besimtarëve! Mos vallë doni që t’i jepni Allahut provë të qartë kundër vetvetes?[8]

S’ka dyshim që hipokritët do të jenë në shtresën më të poshtme të Xhehenemit[9] dhe kurrsesi nuk do t’u gjesh ndihmës atyre.[10]

Përveç atyre që pendohen, përmirësohen[11], strehohen tek Allahu[12] dhe besimin e tyre e kanë sinqerisht vetëm për Allahun.[13] Patjetër që këta do të jenë me besimtarët, e Allahu do t’u japë besimtarëve shpërblim të madh.[14]

___________________________

[1] Me fshehjen e mohimit të tyre dhe shfaqjen e besimit në sy të muslimanëve për të ruajtur jetën dhe pasurinë e tyre.

[2] Me ligjin që ka vendosur në lidhje me ta në dynja, që të gjykohen sipas asaj që shfaqin dhe shprehin me gjuhët e tyre, duke qenë në dijeni të plotë për të vërtetën e asaj që fshehin prej mohimit dhe hipokrizisë, dhe duke i tërhequr gradualisht drejt zjarrit të xhehenemit. A nuk janë ata të mashtruarit, madje nga vetvetja e tyre, kur veprojnë me të gjitha përpjekjet për diçka që u shkakton përçmim, ndëshkim dhe humbje të sigurtë?! Allahu do i mashtrojë hipokritët edhe në ditën e Kiametit, si rezultat i hipokrizisë dhe talljes së tyre në dynja, siç thuhet në suren El Hadid, 13-14.

[3] Këto janë cilësitë e hipokritit, sepse ai nuk beson ringjallje dhe shpërblim apo dënim, por shprehin besimin me gjuhët e tyre për të ruajtur kokën dhe pasurinë në dynja.

[4] Nuk e përmendin Allahun veçse në sy të njerëzve dhe jo me bindje e kur nuk i sheh njeri. Veçse pak, sepse ata nuk kanë për qëllimin përmendjen e Allahut dhe shpërblimin e Tij edhe kur e përmendin Atë për sy e faqe.

[5] Të pavendosur në qëndrimin e tyre, as me besimtarët dhe as me mohuesit, por mes dy grupeve: nga jashtë me muslimanët dhe nga brenda me mohuesit, pa i bashkuar edhe të jashtmen edhe të brendshmen me njërin prej dy grupeve.

[6] Dretj udhëzimit të vërtetë, drejt Islamit, i cili është e vetmja rrugë e drejtë dhe e vërtetë, që të çon në lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.

[7] Të gjitha këto cilësi të hipokritëve, tregohen edhe me qëllim që besimtarët të ruhen prej atyre cilësive dhe të mos vishen me to aspak, përndryshe do të kenë pjesë në pasojat e tyre.

[8] Argument që provon fajshmërinë dhe si rezultat, ndëshkimin tuaj. Ky ajet tregon edhe një herë drejtësinë e Allahut, i Cili nuk ndëshkon askënd pa i sjellë argumente dhe prova bindëse së pari, dhe vetëm nëse ata e mohojnë të vërtetën pasi ajo u bëhet e qartë me prova e dëshmi nga Allahu, Ai i jep dënimin e merituar, ose fal nga mëshira e Tij, përderisa nuk ka të bëjë me shirkun (idhujtarinë) dhe mohimin, sepse këtë nuk e fal kurrë, vetëm se me pendim të sinqertë në dynja dhe kthim të plotë prej tij.

[9] Në fund të Xhehenemit, në shtresën më të ulët dhe më të thellë të tij, sepse Xhehenemi është me shtresa (derakat) njëra nën tjetrën, kurse Xheneti është me gradë dhe shkallë (deraxhat) njëra mbi tjetrën. Hipokritët do të jenë në shtresën më të fundit të Xhehenemit, poshtë banorëve të tjerë të zjarrit prej mohuesve e idhujtarëve, sepse ata jo vetëm që janë mohues, por edhe mashtrojnë besimtarët dhe veprojnë me armiqësi ndaj tyre me të gjitha mënyrat, pa u ndjerë.

[10] Që t’i shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit apo që t’u lehtësojë dënimin.

[11] Përmirësojnë gjendjen e tyre me kryerjen e urdhrave të Allahut me bindje dhe sinqeritet për Hir të Allahut, dhe jo me hipokrizi, ashtu si bënin më parë.

[12] I përmbahen besës së dhënë Allahut në Librin e Tij, se do t’i binden Atij dhe nuk do e kundërshtojnë kurrë Urdhrin e Tij. Dhe duke u strehuar tek Allahu, ata do të shpëtojnë nga dënimi i Tij dhe do të fitojnë shpërblimin e Tij në këtë botë, dhe shpërblimin e madh e të përhershëm në botën tjetër.

[13] Dhe jo për sy të njerëzve, siç vepronin më parë.

[14] Ata hipokritë që pendohen nga të gjitha cilësitë e tyre të hipokrizisë dhe strehohen tek Allahu me sinqeritet, duke i kryer urdhrat e Tij vetëm për Hir të Tij, këta do të jenë bashkë me besimtarët në dynja, në jetën e varrezave dhe në Xhennet, sepse tashmë janë besimtarë të vërtetë dhe në grupin e tyre, dhe do të marrin shpërblimin e tyre në gradat e larta të Xhenetit, ndryshe nga ata që vdesin duke qenë hipokritë, të cilët do të marrin dënimin e tyre në shtresën më të poshtme të Xhehenemit.


Pyetja Nr. 253 / Anonim – Shqiperi

Es-selamu alejkum.

Lexova pikën n. 5 të përgjigjes së pyetjes n. 44 të Pyetje-Përgjigje për namazin.

Si shpjegohet që ju këtu në Shqipëri doni ti bëni se s’bën njerëzit muslimanë? Si mund të jetë musliman një person që mohon botën tjetër?

Nuk i ka ardhur argumenti?

Argumenti i ka ardhur edhe një fëmije 11 vjeçar. Si nuk i paska ardhur argumenti një personi që është gati të bëjë debat me ty për këtë gjë?

Apo nuk e ka kuptuar argumentin?

Jetojmë në kohën ku njerëzit janë të shkolluar që të gjithë, dinë të lexojnë, kuptojnë… Cilin mund ta quajmë jobesimtar nëse një person me shkollë justifikohet se “nuk paska mundësi të kuptojë argumentin”? Njerëzit që kanë jetuar në periudha që njerëzit ishin injorantë dhe të palexuar (njerëzit e kohës së ebu xhehlit me shokë e kam fjalën)?

Ju doni ta bëni Shqipërinë vend musliman se keni qejf të mendoni se Shqipëria është vend ku bëhet hixhret, por harroni që Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku ateizmi ishte ligj. Edhe këta që jetojnë tani, ata që lejuan të ndodhte kjo janë.

PSE NUK U NDALUA NË VENDE TË TJERA ISH-KOMUNISTE FEJA?

SEPSE NJERËZIT NUK ISHIN DAKORD TË PRANONIN NJË GJË TË TILLË.

Kush i shembi xhamiat në Shqipëri? Erdhi Enveri nga Tirana? Kush pinte raki pa e çarë kokën në xhaminë e shndërruar në klub?

Kush i fuste njerëzit e pafajshëm në burg? Komshiu, farefisi… (pra populli).

Kush ishte që i torturonte njerëzit e pafajshëm që u futnin në burgje?

Policët, që ishin popull.

Kush i provokonte njerëzit që agjëronin Ramazanin fshehur për të zbuluar se po agjërojnë apo jo dhe pastaj për ta spiunuar dhe futur në burg? Ose duke u dhënë me provokim ndonjë gjë për të ngrënë, kështu që të ishin të detyruar të prishnin agjërimin.

Kolegët e punës etj. që ishin popull.

Një proverb gjerman thotë: Çdo popull ka qeverinë e vet që i shkon si festja pas kokës.

Ky popull ka pasur një qeveri komuniste për 50 vjet. Dhe tani pinjollët e komunistëve e kanë pushtetin që 30 vjet.

Vendet e tjera ish-komuniste nuk kanë ish-komunistët në pushtet (përveç Rusisë mund të themi që ka presidentin që është ish-komunist).

Dëgjoj lloj-lloj “argumentesh” për ta quajtur Shqipërinë vend musliman. Një vëlla selefi i ditur thonte që një vend ku dikur u ka pas thirrur ezani quhet vend musliman. Me këtë thotë që Shqipëria vend musliman quhej edhe në kohën e komunizmit.

Atëherë edhe Filipinet vend musliman qenkan sepse para se amerikanët të vrisnin popullsinë muslimane dhe ta kthenin atë vend në vend kristian u thirrte ezani atje. Edhe India vend musliman qenka.

Justifikim tjetër: sepse dijetarët që kemi pyetur kanë thënë që Shqipëria është vend musliman.

Dijetari e jep fetvanë në bazë të informacionit që i jep.

Siç ka thënë pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem që (pak a shumë): dikush është më i zoti me fjalë dhe unë e jap gjykimin në favor të tij…

Pra mënyra si e bën pyetjen (pra si e jep informacionin) influencon përgjigjen.

All-llahu në Kur’an na lajmëron që ai që mohon ditën e gjykimit është në xhehennem përgjithmonë. Pra nuk na qenka musliman.

Me sa kam kuptuar unë duke bërë “sondazhe” vetë, në Shqipëri rreth 90% e njerëzve e mohojnë botën tjetër.

MUSLIMANËT që falin 5 vakte janë rreth 0,2 – 0,3%. Duke i bashkuar edhe xhumaxhinjtë bëhen 1%.

Por e kam nga eksperienca që ka njerëz që janë pak a shumë të rregullt në xhuma dhe nuk e besojnë botën tjetër.

Arrijnë të thonë që Kur’anin e ka shkruar Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem kur mundohesh tu biesh Kur’anin si argument për botën tjetër. Pra “shkojnë 1 gradë më lart”, mohojnë edhe Kur’anin vetëm që të mohojnë botën tjetër.

Si përfundim:

Shqipëria është një vend që: kryetarin e qeverisë e ka ortodoks, ministrat dhe parlamentarët i ka të hurit dhe të litarit, hero kombëtar ka një qafir (bile është renegat që është më keq), flamur ka flamurin e bizantit, festë kombëtare ka ditën që jemi shkëputur nga kalifati osman, është vendi ku ateizmi ishte ligj, ligje shtetërore ke ligjet e Evropës, gjykatësit nuk janë kadij, populli ynë njihet në botë si njerëz që merren me trafik droge, prostitucion, krime, vjedhje…, rakia pihet si ujë, ka 5 klube në 15 metra, femrat vishen me pantallona tub në dimër dhe si prostituta në verë, ke ligj që ndalohen shamiat nëpër shkolla (pashë një lajm para disa kohësh që në Kosovë prindërit ME EMRA MUSLIMANË nuk pranonin të çonin fëmijët në shkollë sepse mësuesja ishte me shami dhe nuk pranonin të çonin fëmijët derisa të hiqej ajo mësuese nga ajo shkollë), të marrin në lojë ty sepse je musliman dhe të urrejnë për këtë gjë, VIP-at e këtij vendi janë këngëtarët dhe këngëtaret që vishen gati lakuriq, etj, etj…

Ky na qenka vend ku bëhet hixhret?

Një karakteristikë tjetër e këtij populli:

Sipas shifrave pak a shumë zyrtare, çdo vit shkojnë në kishën e Laçit rreth 700.000 njerëz. Kurse në ato 5 ditët në qershor të vitit të kaluar, kanë shkuar 550.000 njerëz tek mali i Tomorit.

Unë nuk e di se a janë shifra të sakta apo janë të fryra, por këto kam dëgjuar dhe këto po ju them.

Shqipëria ka diçka më tepër se 2.800.000 banorë.

Pyetje: nëse unë them ditë e natë që jam inxhinier, fakti që unë them kështu mjafton për të më bërë mua inxhinier (unë nuk jam inxhinier)?

Nëse një person thotë që është musliman por ai dhe islami jetojnë në dy planetë të ndryshëm, me të vërtetë ky person na qenka musliman?

È zgjata ca por ma bëni hallall.

Es-selamu alejkum!

Përgjigje / 12/6/2019

Esselamu alejkum ue rahmetullah,

Vella, nese Allahu te ka udhezuar ne Islam, atehere dije se ke nje mision te madh mbi vete, ashtu si profetet e Allahut ne popujt e tyre; duhet qe se pari te ruash veten dhe familjen tende nga zjarri, dhe te luash rolin e profeteve me njerezit qe te rrethojne dhe popullin ku jeton, sepse Allahu thote: “Ju jeni populli me i mire i nxjerre per njerezit, qe urdheroni per mire, ndaloni nga e keqa dhe besoni Allahun.” Pra, misioni eshte qe te perpiqesh me te gjitha mundesite e tua dhe me menyren qe mendon se eshte me e mire per te arritur qe te udhezohet ne Islam qofte edhe nje njeri i vetem, gje e cila eshte me e mire per ty se dynjaja e cfare ka ne te.

As profeti yne, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) nuk eshte ruajtes e gjykues i njerezve, por eshte paralajmerues i tyre dhe pergezues per ata qe udhezohen, dhe ky duhet te jete misioni yne.

Nuk ka kuptim diskutimi nese shqiptaret jane muslimane me kuptimin e plote te fjales apo jo, por kur bota i ndan popujt ne muslimane, te krishtere, cifut apo fe pagane, per shqiptaret dihet qe jane muslimane ne origjine, madje per kete arsye edhe iu privohen shume te drejta dhe lihen ne varferi ekstreme, si dhe luftohet dite e nate per kthimin e tyre ne te krishter apo ne te pafe, njesoj si me te gjithe evropen dhe me te gjithe te krishteret; pra nuk eshte qellimi dhe as detyra jone te ndajme dhe te gjykojme njerezit nese jane apo jo musliman, por detyra jone eshte qe te adhurojme Allahun dhe te ruajme nga zjarri veten dhe familjen tone, pastaj sipas mundesise dhe me menyren me te mire, te ftojme te tjeret ne Islam, apo t’i nxisim ata qe te praktikojne Islamin, dhe keshtu arrihet synimi i ekzistences tone ne toke.

E Allahu e ka ne dore udhezimin dhe suksesin.


Pyetja Nr. 252 / Ibrahim

Es-selamu alejkum. Doja t’ju pyesja per diçka. Kam pasur një bisedë me një imam që më tha që hadithi “Mos e falni vitrin si akshami” është i dobët. Në internet gjeta këtë artikull: https://fibrahimi.wordpress.com/2012/10/01/diskutim-i-detajuar-rreth-vitrit-sipas-fikhut-hanefij/ Ky artikull “argumenton” që vitri falet me tre rekate bashkë pa selam dhe nuk falet 2 rekate + 1 rekat. Ka mundësi të më shpjegoni nëse argumentet që sjell ky artikull janë të vërteta apo janë të pavërteta? Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 20/5/2019

Ue alejkumu selam ue rahmetullah.

Ne lidhje me formen dhe rekatet e namazit te vitrit kane ardhur shume hadithe dhe gjurme te sahabeve, ku disa jane me te sakta e disa me te dobta, dhe dijetaret mendojne se te gjitha ato forma jane te lejuara per shkak se jane percjelle nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), por me e mira prej tyre eshte dhenia selam pas cdo 2 rekatesh dhe pastaj ne rekatin tek te vitrit.

Ajo qe do e quanim problem ketu eshte fanatizmi ne nje medhheb te caktuar nga njerez qe kane studiuar fene, nderkohe qe ne jemi urdheruar te ndjekim te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe jo nje medhheb te caktuar, kurse njerezit e thjeshte mjafton te pyesin imamin e xhamise dhe ai mban pergjegjesine e vet.

Lexo me shume per namazin e vitrit dhe te nates ne kete link: http://rrugetepaqes.net/namazi-i-teravive-7/

Po ashtu ne kete link: http://rrugetepaqes.net/namazi-i-vitrit/


Pyetja Nr. 251 / Bekim / Maqedoni

Essalam Alejkum. Zoti n’xhenet ju qoft! Jam 15 vjeqar, jam nje futbollist dhe kam pasur nje problem me gjurin tim, gati 3 muaj dhe dua te falem por nuk mundem, dhe desha tju pyes a bën të falem me ndihmen e karrikes. Zoti ju meshiroft.

Përgjigje / 31/1/2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu

Mund te falesh me ndihmen e karriges, ose i ulur ne karrige apo edhe i ulur ne toke, ne ate menyre qe nuk e lendon gjurin, deri sa ai te sherohet. Nese falesh ulur ne karrige dhe nuk mund te biesh ne sexhde, atehere sexhden do e besh i ulur ne karrige duke e perkulur trupin dhe duke ulur koken aq sa te mundesh. Allahu te dhente sherim te shpejte!


Pyetja Nr. 250 / Anonim / Kanada

Jam nje moter muslimane e martuar, e fal namazin, por e fal fshehurazi sepse keta te shtepis nuk falen. Une dua te falem edhe mundohem ti kry obligimet e Allahit, jap sadaka… A e kam gjynah kete veprim qe falem fshehurazi, edhe nese e nderprej namazin, çfar duhet te bej, a jam e denuar?

Përgjigje / 31/1/2018

Esselamu alejkum,

Allahu te shperblefte me te mira per kryerjen e obligimeve te Tij, megjithese ne kushte te veshtira, por keshtu eshte shperblimi edhe me i madh, e inshaAllah shume shpejt gjendja jote lehtesohet qe te mund t’i kryesh adhurimet ndaj Allahut ne menyre te hapur dhe e qete! Nuk ka gjynah pse falesh fshehurazi, dhe nese detyrohesh te nderpresesh namazin kur vjen dikush, atehere duhet te fillosh edhe nje here nga e para kur ai te largohet. Fillimi ka gjithnje veshtiresi per te sprovuar fuqine e besimit, dhe nese e kalon kete me sukses, gjerat do te vijne duke u lehtesuar, me ndihmen e Allahut, dhe ti mund te lutesh per lehtesim te gjendjes dhe udhezim te bashkeshortit apo njerezve te tjere te familjes gjate namazeve qe fal, sidomos kur je ne sexhde, sepse lutjn qe behet ne sexhde, Allahu nuk e kthen mbrapsht. Allahu te ndihmofte e te forcofte ne Fene e Tij, e te dhente sukses ne cdo te mire!


Pyetja Nr. 249 / Lila / France

Selamu Alejkum. Deshta te pyes, une dua qe te falem por nuk mundem te gjithat namazet. Jetoj ne vend te huaj dhe punoj, une mundem ta fal vetëm – namazin e sabahut, akshamit dhe te jacise. Namazin e drekes dhe ikindise une gjendem ne pune, por eshte ndonje problem ose si mund te veproj? Faleminderit per nje pergjigje.

Përgjigje / 22/1/2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu

Meqenese i fal 3 namaze, patjeter qe do te gjesh mundesine dhe kohen qe t’i plotesosh pese namazet qe i kemi detyre per cdo dite, dhe mjafton qe te duash diçka, se patjeter qe do e gjesh mundesine per ta bere ate. Namazi i drekes shtrihet nga mesi i dites deri mbasdite ne kohen e namazit te ikindise, qe do te thote se ti ke 2-3 ore kohe qe ta falesh namazin e drekes brenda kohes se tij, dhe po keshtu namazi i ikindise shtrihet deri para perendimit te diellit, dhe duhet te gjesh nje vend dhe 5-10 minuta kohe per secilin prej ketyre namazeve ne kohen e vete. Gjithesesi, ne rast se nuk do te kesh mundesi te falesh deri sa te kthehesh ne shtepi, atehere fal se pari namazin e drekes, pastaj te ikindise, pastaj te akshamit. Allahu te dhente sukses ne kryerjen e te gjitha namazeve dhe ne cdo te mire!


Pyetja Nr. 248 / Amir / Gjilan

Selam Alejkum. Desha tju pyes se kur falem, pas sexhdes kur ulemi, kur e këndomi ET TEHJATU, a duhet ta ngrisim gishtin dhe pse?

Përgjigje / 18/1/2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu

Ngritja e gishtit tregues dhe veshtrimi tek ai gisht gjate ettehijatit eshte sunet i te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem), dhe kjo eshte percjelle ne hadithe te shumta dhe te sakta, mes te cilave edhe hadithe qe gjenden te Muslimi, dhe ne disa transmetime thuhet se ngritja e gishtit dhe levizja e tij eshte goditje per shejtanin.
Megjithate, dijetaret e kater medhhebeve te fikhut, kane mendime te ndryshme ne lidhje me ngritjen dhe levizjen e gishtit gjate ettehijatit, dhe secili eshte bazuar ne ate argument qe ka gjetur apo qe ka menduar se eshte me i sakte tek ai, prandaj nuk duhet qe dikush qe e ngre apo e leviz gishtin gjate ettehijatit te qortoje dike tjeter qe nuk e ben kete gje, apo e kunderta, pervec nese e bejne kete gje ne menyre diskutimi, duke sjelle secili argumentet per te arritur te me e sakta, me vetedije te plote dhe pa imituar apo ndjekur dike tjeter me medyshje per argumentimin. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


Pyetja Nr. 247 / Ilirjan / Shqiperi

Çfare duhet te bejme nqs se gjate namazit e fillojme suren pas fatihas, por e harrojm vazhdimin, a lejohet qe te thuhet nje sure tjeter?

Përgjigje / 12/1/2018

Esselamu alejkum,

Lejohet qe te fillosh sure tjeter pas Fatihase, nese e harron vazhdimin e sures qe ke filluar, dhe nuk ka problem per kete, dhe namazi eshte i rregullt.


Pyetja Nr. 246 / Saimir / Itali

Selamu alejkum, kam dy pyetje vllazen: 1) Nji koleg i imi falet gjate punes, pra duke punu, sepse ne lyejme me pistolete dhe duhet te rrijme ne kembe, sa eshte i vlefshem ky namaz? dhe 2) Une kam dalje pikash urine pak pasi qe kam qene ne banjo, nese ve leter tek organi, pra e mbeshtjelle ate, a mund te falem edhe nese ne leter kane rene nje ose dy pika urine? Allahu ju shperblefte per pergjigjen.

Përgjigje / 6/1/2018

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu

  1. Koha e namazit te drekes shtrihet nga thirrja e ezanit te drekes deri para se te thirret ezani i ikindise, dhe namazi mund te falet i plote brenda kesaj kohe qe eshte jo me pak se 2 ore gjate dimrit dhe me shume se 3 ore gjate veres, keshtu qe eshte me mire per te qe gjeje pak kohe per ta falur namazin ne menyre te rregullt dhe jo duke qendruar vetem ne kembe dhe me pistolete ne dore, se ato 5 minuta qe te marrin per faljen e namazit, nuk kushtojne asgje per kohen e punes, dhe nese vepron keshtu, Allahu do te jape bereqet te koha e punes gjithashtu, e Allahu e di me mire.
  1. Kur del ne banje, ti do te pastrohesh me uje, dhe ato qe mendon se jane pika urine, jane pika uji, prandaj vepro normalisht duke u pastruar me uje pas urinimit, pastaj merr abdes dhe fal namazin, pa e mbajtur mendjen te pikat e urines qe mendon se mund te kene dale, pasi kjo eshte dicka normale per te cilen nuk jep llogari, dhe ne kete pike futet shpesh shejtani per te bere cytje dhe vesvese, ne menyre qe te mos e kesh mendjen te namazi por te abdesi apo te pikat e urines. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

Pyetja Nr. 245 / Çlirimtare / Kosove

Selamun Alejkum. Sot e kom ndegju ezanin e sabahut edhe jom ngrit ulur, thash tani ngrihem e fali namazin e sabahut, por mka kap gjumi. Kur jom qu, ora ishte 6:31, hala u kon terr pa lind djelli. A pranohet namazi i sabahut keshtu? Ju faleminderit. Allahu ju shperbleft per pergjigjjen qe ma ktheni.

Përgjigje / 25/12/2017

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu,

Po, namazi te pranohet keshtu, dhe kurdo qe te zgjohesh duhet ta falesh namazin e sabahut, edhe nese ka ka lindur dielli, por gjithnje duhet te merrni masat qe te mos ju kaloje pa falur para lindjes se diellit, qe te keni namaz te plote.


Pyetja Nr. 244 / Betim / Shqiperi

Pershendetje i nderuar, kam dy pytje: 1. A lejohet falja e namazeve farz me gjemat pa ze, sabahu akshami jacia, per drek dhe ikindi e kam te qart? 2. E kam te pa qart si te bashkangjitem ne namaz kur shkoj me vones, kur imami veq ka filu faljen, ket te dyten, ne qoft se ban te ma sqarosh mire.

Përgjigje / 30/11/2017

Esselamu alejkum,
1. Kur namazet farz te sabahut, akshamit dhe jacise, falen me xhemat, atehere imami duhet te lexoje suren Fatiha dhe nje sure tjeter apo disa ajete nga Kurani, me ze. Ne rast se nga padija ndodh qe nuk lexon me ze, nuk eshte nevoja te perseritet namazi, por menjehere sa ta mesoni kete gje, duhet qe te lexoni me ze. Kurse ne namazet e drekes dhe te ikindise, lexohet pa ze, si imami edhe xhemati, dhe imami ne keto namaze duhet te ngreje zerin kur thote tekbiret e kalimit nga nje veper ne tjetren prej veprave te namazit, pra kur kalon nga qendrimi ne kembe ne ruku, kur ngrihesh nga rukuja, kur bie ne sexhde, e keshtu. Me shume per formen e Namazit lexoni ne kete artikull: http://rrugetepaqes.net/forma-namazit/

  1. Kur hyn ne xhami dhe imami e ka filluar faljen, gjeja e pare qe do te besh kur te futesh ne rresht (saf) eshte qe te thuash tekbirin fillestar me te cilin futesh ne namaz “Allahu Ekber” duke ngritur duart, dhe pastaj t’i bashkohesh imamit ne gjendjen qe ai eshte; nese eshte ne kembe, do qendrosh edhe ti ne kembe si imami dhe te tjeret, e nese eshte ne ruku, atehere do te thuash perseri “Allahu Ekber” pervec tekbirit fillestar (pra do te thuash 2 here “Allahu Ekber” dhe do te biesh ne ruku, dhe po keshtu nese eshte ne sexhde, do te thuash “Allahu Ekber” 2 here, e para eshte per futjen ne namaz, kurse e dyta per te kaluar nga nje veper e namazit ne tjetren, pra nga qendrimi ne kembe, ne sexhde apo ne qendrimin ulur ne Ettehijat. Pasi i bashkohesh imamit ne kete menyre, do te vazhdosh te gjitha levizjet dhe rekatet qe fal imami, deri sa ai te jape selam dhe te perfundoje namazin, kurse ti nuk do te japesh selam, por do te ngrihesh ne kembe dhe do te plotesosh ato rekate qe te kane kaluar pa i falur me imamin, ne kete menyre: Nese e ke kapur imamin ne ruku, pa u ngritur ende nga rukuja, atehere ky rekat te llogaritet qe e ke te plotesuar, dhe nese ka qene rekati i pare i imamit, atehere namazi yt eshte i plote dhe kur imami te jape selam, edhe ti do te japesh selam bashke me te dhe nuk ke asgje per te plotesuar.

Nese imami eshte ngritur nga rukuja dhe e ke kapur ne sexhde apo ne rekatin e dyte, atehere kur imami te jape selam, ti do te ngrihet dhe te plotesosh nje rekat qe te ka kaluar, pastaj do te qendrosh ulur ne ettehijat dhe do te japesh selam si zakonisht.

Nese imami eshte ne rekatin e trete te namazit te drekes, ikindise apo jacise, atehere kur ai te jape selam, ti do te ngrihesh dhe do te plotesosh 2 rekatet e kaluara, pastaj do te japesh selam, kurse ne namazin e akshamit, pasi imami te jape selam, dhe ne kete rast ti ke kapur vetem 1 rekat me imamin, do te vazhdosh sikur te jesh vetem dhe te kesh falur 1 rekat, pra do te vazhdosh te falesh rekatin e dyte, pastaj do te qendrosh ulur ne ettehijat, pastaj do te ngrihesh te falesh rekatin e trete, pastaj do te qendrosh perseri ulur ne ettehijatin e fundit dhe do te japesh selam.

Nese imami eshte ne rekatin e katert, atehere pasi ai te jape selam, ti do te ngrihesh sikur te ishe vetem dhe te kesh falur vetem 1 rekat, dhe te plotesosh 3 rekate te tjera; pra do te vazhdosh rekatin e dyte, do te qendrosh ulur ne ettehijat, pastaj do te falesh rekatin e trete dhe te katert, pastaj do te japesh selam.


Pyetja Nr. 243 / Isa / Gjermani

Selam alejkum. Pasi qe dita po shkurtohet deshta me pyet, a ban me fal namazin e sabahut para vaktit?

Përgjigje / 21/10/2017

Ue alejkumu selam! Lavderimet i takojne Allahut dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin!
Allahu thote ne Kuran: “…Namazi për besimtarët është detyrim në kohë të caktuar.” [En Nisa, 103]; qe do te thote se Namazi ka kohë të caktuar fillimi dhe mbarimi, brenda së cilës ai është detyrim që të kryhet. Secili prej pesë namazeve të ditë-natës ka kohën e vete te fillimit dhe te mbarimit, dhe nese njeri namaz kryhet para se te hyje koha e tij, ai duhet te perseritet perseri ne kohen e vet, per shkak se nuk llogaritet si namaz i asaj kohe deri sa te kryhet brenda asaj kohe dhe pasi te sigurohesh qe koha e namazit ka hyre. Pra, nuk ben qe namazi i sabahit te falet para se te hyje koha e sabahut, pra kur fillon agimi i vertete (zbardhja) nga ana e lindjes. Kujdesuni qe ta falni namazin ne kohen e vete, dhe per te njohur kohet e namazeve mund te ndihmoheni me oraret qe i gjeni ne kete link: https://www.islamicfinder.org/world/germany/


Pyetja Nr. 242 / Ermir / Shqiperi

Selamu Alejkum. E kisha nje pytje nese ka mundesi: Jam ne situaten qe po e thirri ezanin e sabahut por pa pjesen “Essalatu hairun minenn neum” sepse dikush po e thirr kohen e imsakut me pjesen “Essalatu hairunminenneum”, nuk di a jam duke vepru drejt apo cila esht diferenca? Kam pyt hoxhallare qe kan kry studimet ne Arabi dhe jane te ndare, dikush me thot duhet me e thire me salatu hairun minenneum dhe dikush jo. Ju lutem pres nje pergjigje se kom frik se mos po gaboj. Allahu ju shperbleft me xhenet firdeus.

Përgjigje / 24/5/2017

Fjala “Essalatu hajrun minen neum” (namazi eshte me i mire se gjumi), ka ardhur ne hadithe te sakta qe duhet te thuhet ne ezanin e dyte te namazit te sabahut, pra ne ezanin qe thirret kur hyn koha e sabahut dhe jo ne ezanin qe thirret ne agimin e pare. Eshte e vertete se ne hadithe eshte permendur “ezani i pare”, por te gjitha ato kane per qellim ezanin e kohes se sabahut, dhe eshte quajtur “ezani i pare” per faktin se ikameti quhej “ezani i dyte”, dhe nga ketu ka ardhur ngaterresa tek disa nxenes dije qe thone se kjo pjese shtohet ne ezanin e pare. [Fetvate e Komisionit te perhershem te kerkimeve shkencore dhe fetvave, ne Arabine Saudite, 6/63].
Ajo qe duhet te beni tani, eshte qe muezini tjeter qe e therret ezanin ne kohen e imsakut, te mos e shtoje kete pjese, kurse ti duhet ta shtosh. Per ate qe ka kaluar nuk ka ndonje gjynah.


Pyetja Nr. 241 / Gentrit / Kosove

Esselamu alsejkum i nderuar. Pata deshire te beja dis pyetje rreth namazit.

  1. A lejohet qe gjate namazit, sa here qe filloj te kendoj suret si el-fatiha dhe suret tjera, te them Bismilahi rrahmani rrahim?
  2. Thenja 33 here: subhanallah, elhamdulilah dhe allahu ekber, a duhet bere pas farzit apo pas komplet namazit?
  3. Ajetul kursia (tespidova) kur eshte koha me e mir te thuhet?

Shpresoj qe do te me gjeni pergjigje.

Përgjigje / 24/5/2017

Falenderuar qofte Allahu, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij, Muhamedin!
1. Thenia “Bismilahi rrahmani rrahim” eshte ajet nga surja Fatiha, qe do te thote se eshte e detyrueshme te lexohet kur lexohet surja Fatiha ne namaz apo jashte tij, por nuk eshte kusht qe te lexohet me ze. Kurse kur lexon sure te tjera nga Kurani, nese i fillon nga fillimit, duhet te thuash Bismilahi rrahmani rrahim, gjithnje pa ze, e nese lexon disa ajete nga mesi i nje sureje, mjafton te thuash “eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim”.
2. Tesbihet behen pas namazit farz, keshtu eshte percjellur nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe shoket e tij, dhe kjo ka ardhur ne hadithe te shumta te sakta, prej te cilave edhe ky: Keab ibën Uxhre ka transmetuar se Profeti (a.s.) ka thënë: “Janë disa gjëra që nëse muslimani do t’i thoshte në fund të çdo namazi farz, nuk do të zhgënjehej. Ato janë lartësimi i Allahut (33 herë), falënderimi i Allahut (33 herë) dhe përmendja e madhështisë së Allahut (34 herë)”. Transmeton Muslimi.
3. Ajeti Kursij mund te lexohet para tesbiheve ose pas tyre, se bashku me 3 suret e fundit te Kuranit.
Lexo me shume per lutjet dhe dhikrin qe behen pas namazit farz, ne kete artikull.


Pyetja Nr. 240 / Avdije

Përshëndetje, deshiroj te falem por dua ta di se a me lejohet, pasi une vuaj nga nje sëmundje e lëkurës qe quhet psoriaz, por nuk sherohet? Kam shumë kohë qe pres te falem, por nuk di se a hy ne gjynah pasi vuaj nga kjo sëmundj?

Përgjigje / 12/5/2017

Sigurisht qe mund te faleni, pavaresisht semundjes qe keni, madje te gjithe te semuret mund te falen, pavaresisht semundjes se tyre, qofte e lehte apo e rende; ata qe nuk munden te falen ne kembe dhe te bejne levizjet e duhura te faljes, mund te falen ulur, madje edhe shtrire ne krevat, nese nuk kane mundesi te falen ulur. Namazi eshte shume i rendesishem per muslimanin. Eshte vepra e pare per te cilen njeriu do te pyetet ne Diten e Gjykimit. Nese do e kete ne rregull namazin, do i lehtesohet llogaria edhe per veprat e tjera, dhe e kunderta me te kunderten. Allahu i ka dhene rendesi te madhe namazit, dhe i ka bere lehtesime muslimaneve qe te falen sipas mundesise fizike qe kane, dhe kurre te mos e lene namazin. Mjafton te merrni abdes, te mbuloni te gjithe trupin me perjashtim te fytyres dhe duarve, dhe te faleni ne kohet e caktuara te namazit.
Kurse per kurimin e semundjes se Psoriasis, qe eshte nje semundje autoimune e lekures dhe qe shfaqet zakonisht ne gjunje, berryla, e vende te tjera te trupit, mund te mesoni me shume ketu: https://mjekesiabimorearabe.com/psoriasis


Pyetja Nr. 239 / Mexhide/ Itali

Selam Alejkum. Desha ta Baj ni pytje: ì ja kum nis me u fal gjat muajit Ramazan por cilla asht koha ma è mir per faljen e sabahit? Gjindem ne Itali, e lindja e djellit asht ne ora 5.33. Edhe a ban me u fal nese nuk lexon kuran, se ktu nuk di ku me ble. Allahu ju shprebleft.

Përgjigje / 19/7/2015

Ue alejkumu selam. Me e mira qe keni bere ne jeten tuaj eshte pikerisht qe keni filluar te faleni, sepse me kete ti kenaq Zotin tend dhe ben mire per veten tende. Koha e namazit te sabahut hyn rreth nje ore e 20 minuta para lindjes se diellit dhe zgjat deri para se te lind dielli, por sa me afer fillimit te kohes qe te falet namazi aq me mire eshte.

Kurse per leximin nga Kurani ne namaz, meso sa me pare te mundesh suren Fatiha, qe po e sjellim ne vijim me germa latine dhe me perkthim ne shqip:

(1) Bismilahi-rrahmani-rrahim. (2) El hamdu lilahi rabbil alemin. (3) Arrahmani-rrahim. (4) Maliki jeumid-din. (5) Ijjake neabudu ue ijjake nestain. (6) Ihdinis-siratal-mustekim. (7) Siratal-ledhine en-amte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ue-lad-dalin.

(1) Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! (2) I gjithë lavdërimi i përket Allahut, Zotit të të gjitha botëve, (3) të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, (4) Sunduesit të ditës së llogarisë. (5) Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë e mbështetje. (6) Na udhëzo në rrugën e drejtë! (7) Në rrugën e atyre të cilëve u ke dhuruar mirësi, jo të atyre që kanë merituar zemërimin (Tënd) dhe as të atyre të cilët kanë humbur! [Surja El-Fatiha].

Per menyren e namazit mund te lexoni me shume ne kete link.


Pyetja Nr. 238 / Tahir / Lingen, Gjermani 

Selam Alejkum. Pytja: une jam fillestar ne Namaz dhe Falna te shpija 5 kohe Namaz me gruan time bashk edhe deshta te pys qe te falet namazi a duhet te thirret Ezani?

Përgjigje / 18/7/2015

MashaAllah, shume mire per ju te dy qe faleni bashke dhe qe e doni njeri-tjetrin per te qene se bashku ne kete bote dhe ne boten tjeter. Ju mund te faleni se bashku pa problem, por duhet qe ti te jesh para kurse gruaja jote pas teje, dhe nese nuk e degjoni ezanin te thirret dikun afer, atehere rregulli eshte qe ta thirrni ezanin vete per cdo namaz, dhe nuk eshte kusht qe ta ngrini shume zerin. Pervec ezanit qe thirret kur hyn koha e namazit, duhet te thirrni edhe ikametin kur filloni faljen e namazit te detyrueshem te sabahut, drekes, mbasdites, akshamit dhe jacise. Me e mira per ty do te ishte qe te shkoje ne ndonje xhami apo faltore prane vendit ku jetoni qe te mos edhe me shume, po edhe qe te falesh disa prej namazeve ne xhami, per vleren e madhe qe ka kjo gje.


Pyetja Nr. 237 / Donjeta / Kosove 

Selam alejkum.. Pytja ime eshte se a mund te falem ne wc te punes? Fjala eshte se kam filluar punen dhe nuk kam hapesire tjeter se ku mund te falem perndryshe me kalojne kohet e namazit.

Përgjigje / 13/7/2015

Nga kushtet e kryerjes se namazit eshte qe vendi ku falesh te jete i paster, dhe ne nje hadith te sakte, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar nga falja ne wc ku kryhen nevojat personale; por gjithesesi, dijetaret thone: nese nuk gjen asesi vend tjeter ku te kryesh faljen, atehere lejohet te falesh ne koridorin jashte wc, dmth jo ne vendin ku kryhet nevoja, por ne koridorin jashte saj, duke vendosurnje cope te paster ku do te falesh, sepse vendi mund te jete i ndotur. Kjo gjithesesi eshte zgjidhje e perkohshme dhe ne rast detyrimi, perndryshe vendi i faljes duhet te jete i paster dhe ambjenti gjithashtu i paster, sepse aty do te lexohet Kuran dhe do te prezantohet nga engjejt. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


Pyetja Nr. 236 / Edi/ Shqiperi 

Eselam aleykum, deshta te beja nje pyetje rreth namazit: A ben te falet namazi ne gjuhen shqipe?

Përgjigje / 13/7/2015

Namazi permban lexim Kurani, lutje dhe vepra te posacme, nga te cilat disa jane te domosdoshme, disa te pelqyeshme e disa plotesuese. Leximi i Kuranit ne namaz behet vetem arabisht, dhe po keshtu edhe tekbiret e kalimit mes veprave te namazit (ruku dhe sexhde); dhe nga ky rregull perjashtohet vetem ai person qe nuk di arabisht dhe qe nuk ka mundesi te mesoje ne arabisht se paku suren Fatiha dhe fjalet e tjera qe thuhen ne namaz, deri sa t’i mesoje ato, pervec nese eshte ne moshe te thyer dhe nuk i meson sa do qe te perpiqet, ne kete rast te madheroje Allahun duke thene “Allahu Ekber”, “Elhamdulilah”, “Subhanallah”, apo perkthimet e ketyre duke shtuar edhe fjalen “O Zot me fal!”, e ngjashem me keto qe tregojne perulje para Allahut dhe madherim te Tij.

Kurse per ata te rinj ne Islam qe nuk dine asgje nga Kurani, ata mund te falen pas nje imami, ose te lexojne ne shqip kuptimin e sures Fatiha dhe fjalet e tjera, deri sa t’i mesojne ato ne arabisht; dhe kjo ne fakt nuk kerkon shume kohe, madje surja Fatiha mund te mesohet lehtesisht brenda nje ore per kedo qe nuk di asgje nga Islami, sepse vetem shtate vargje jane, dhe nese njekohesisht e lexon edhe kuptimin e tyre ne shqip apo ne gjuhen e vet, e meson shume shpejt. Kurse fjalet e tjera qe thuhen ne namaz, jane edhe me te lehta, sepse jane thjesht fjale dy apo tre togeshe qe te gjithe i kane degjuar ne arabisht.

Qellimi i kryerjes se namazit eshte perulja para Allahut dhe dorezimi para Tij, pranimi i Tij per Zotin tend te vetem, i Cili ka ne dore gjithcka per ty, madherimi dhe falenderimi i Allahut per ate se eshte Zoti yt, i Cili meriton te adhurohet dhe te madherohet, dhe nga i Cili ti shpreson te meshiroje, te furnizoje, te ndihmoje, te fal gabimet dhe te jape sukses ne cdo te mire te jetes ne kete bote dhe ne boten tjeter; dhe ky namaz arrihet edhe thjesht me vepra dhe me mendje, nga ata persona qe nuk mund te flasin apo qe nuk dine c’te thone, dhe qe duan te falin namaz dhe te tregojne se i nenshtrohen Allahut, Zotit te tyre, Meshireplotit, te Gjithemeshirshmit, Pranuesit te lutjes dhe te pendimit.


Pyetja Nr. 235 / Anonim/ Maqedoni

Pershendetje, deshta te pyes ne lidhje me namazin si nje obligim fetar per te gjith njerzit, ka persona qe pas nje kohe jane semur rende dhe e kane te pamundur te falen sepse dhimjet nuk ua lejojn, a eshte e mundur qe dikush tjeter te fal namazin per te?

Përgjigje / 5/7/2015

Namazi eshte lidhja direkte qe ka muslimani me Zotin e vet; muslimani ne namaz madheron dhe adhuron Krijuesin e tij, dhe njekohesisht kerkon ndihmen e Zotit dhe perkujdesjen e Tij per te. Nga meshira e Allahut qe ka per njeriun, i ka bere atij te detyruar pese namaze ne dite, te cilat jane per te miren e njeriut krye keput, se Zoti nuk ka nevoje per asgje dhe nga askush, por njeriu me papjekurine apo neglizhimin e tij e konsideron namazin si denim me pune te rende, nderkohe qe punet e renda qe ben ne jeten e tij per te siguruar mireqenie apo per buken e gojes, i ben gjithesesi, dhe harron se nje lidhje direkte me Zotin ne namaz, do i lehtesonte shume gjera.

Duke qene se namazi ka nje rendesi te vecante dhe se ai mund te kryhet nga cdo njeri qe merr fryme, mjafton te levize buzet e tij, madje edhe nese nuk mund t’i levize as buzet, atehere me mendjen e tij ai mund ta kryeje namazin, te thote fjalet qe thuhen ne namaz dhe te permende Allahun me mendjen e tij, edhe pse trupi nuk mund t’i pergjigjet me levizjet e tij.

Pra, namazi eshte nje veper personale dhe individuale qe nuk mund ta kryeje askush ne vendin tend dhe as ti ne vend te dikujt tjeter; ndryshe nga ritet e Haxhit qe mund te kryhen nga nje zevendes, sepse jane vepra qe duhet te behen ne terren dhe jo te gjithe munden, kurse namazi eshte lidhja direkte e njeriut me Zotin e vet, qe mund ta kryeje ne cdo gjendje, ne cdo kohe, ne cdo vend, perderisa merr fryme dhe eshte gjalle; e sa per levizjen qe duhet te behen ne namaz, eshte e lejuar qe i semuri te falet sipas mundesise qe ka, qofte ulur dhe me levizjen e kokes, ose i shtrire dhe me levizjen pak te kokes, e nese nuk mundet, atehere vetem me shprehjen e fjaleve me goje dhe me zemer; dhe e gjithe kjo eshte lehtesim dhe meshire nga Allahu per njerezit, e Allahu nuk ka bere asgje te veshtire e te paperballueshme ne fene e Tij qe ua ka zbritur njerezve; por gjithcka e ka bere per te miren e njeriut, per t’i treguar rrugen e lumturise ne te dyja botet dhe per ta shpetuar nga ndeshkimi i Tij per te padrejtet, te cilet megjithese e shohin qe cdo gje qe e urdheron Allahu eshte per te miren e tyre, ata vazhdojne me kryenecesi t’i bejne shok Allahut duke shenjteruar e adhuruar te tjere ne vend te Tij, madje edhe tallen me fene e Allahut… keta kane zgjedhur rrugen e tyre te mjerimit te perjetshem dhe per kete jane shkaktare vetem ata, se Allahu nuk i ben padrejtesi askujt.


Pyetja Nr. 234 / Shqiprim / Zvicer 

Es selamu alejkum i nderuar. Se pari te falenderoj per ket mundsi te kesaj faqeje qe po na ipet mundesia per ti mesuar gjerat sa me shum te fejes ton te dashtun Islamit. Pytjen qe desha ta bej eshte rreth namazit te sabahut, a ben te fali namazin e sabahut 1orë perpara se qe eshte koha e tij, sepse keshtu me ndodhi; mora abdes dhe pasi perfundova kur pash oren isha 1 ore para se te ishte koha e rregull e namazit te sabahut.?

Përgjigje / 17/6/2015

Namazi eshte detyrim ne kohe te caktuara nga Allahu, dhe nga kushtet e namazit eshte qe ai te falet ne kohen e vet, dhe jo para hyrjes se kohes, dhe nese ndodh qe ta falesh nje namaz para se te hyje koha e tij, ai namaz llogaritet si namaz vullnetar, dhe kur te hyja koha e tij, duhet ta falesh perseri. Allahu i Madheruar thote: “Vertet, namazi eshte per besimtaret detyrim ne kohe te caktuar.” [En Nisa, 103].

Pyetja Nr. 233 / Ajet / Kosove

Essalam Alejkum. Zoti n’xhenet ju qoft! Jom 16 vjeqar edhe ja kom nis qe 1 vit namazit Elhamdulilah, edhe e pata nje pytje: A duhet me njeh tesbih nese e fal vitrin pas jacis pasi ta fali jacin kalon 1 or ose disa, a bon me ra ne tesbih nese vitrin e fali ne pjesen e 3 te nates? Allahu ju ndihmoft n’ket rrug. Essalam Aleykum.

Përgjigje / 21/4/2015

Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Shume mire qe falesh dhe kurre mos e len namazin, sepse ai eshte gjeja e pare per te cilin njeriu do te pyetet ne Diten e Llogarise, e nese e ka pas ne rregull, te gjitha punet e tjera do i rregullohen, e ne te kundert, edhe punet e tjera do i kete te mangeta… madje edhe ne jeten e kesaj bote, lumturia dhe hidherimi apo merzitja kane lidhje direkte me namazin ditor te njeriut dhe rregullsine ne faljen e namazeve te dites e te nates.
Ne lidhje me pyetjen tende, tesbihet e rregullta e te njohura qe behen pas namazit, jane vetem pas namazeve farze (te detyrueshme), kurse pas namazit te vitrit, pas suneteve apo namazeve vullnetare ne pergjithesi, nuk ka tesbihe te caktuara dhe me numer te caktuar, ashtu si pas namazeve farze, por ti mund te thuash “estagfirullah” – O Zot me fal!, dhe te besh lutje te ndryshme pas namazit te vitrit madje edhe gjate tij, para se te biesh ne ruku ne rekatin e fundit, si dhe kur je sexhde, pasi qe thua “subhane rabbijel eala” disa here. Por tesbihe te rregullta nuk ka pas vitrit, por vetem pas namazeve farze – te detyrueshme.

Allahu eshte i Gjithedijshmi.

Pyetja Nr. 232 / Hazir / Kosove

Eselam Alejkum. A lejohet ne sexhde brrylat e dores te jene shtrire apo vetem me shpatllen e dores? Allahu ju shpërbleft.

Përgjigje / 21/4/2015

Ne pergjigje te pyetjes po sjellim pjesen e meposhtme te shkeputur nga libri i shejh Albanit ne lidhje me formen e namazit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem):

Rënia në sexhde:

  1. Pastaj bie në sexhde mbi duar duke i vendosur ato para gjunjëve, gjë me të cilën ka urdhëruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), është vërtetuar nga vepra e tij dhe ai ka ndaluar nga të ngjasuarit me uljen e devesë, e cila ulet mbi gjunjët e përparme.
  2. Kur bën sexhden, gjë e cila është rukën në namaz, mbështetesh mbi pëllëmbët e duarve dhe i hap ato.
  3. Ndërsa gishtat e duarve i bashkon me njëri-tjetrin.
  4. Duke i drejtuar nga Kibla.
  5. Duart i vendos paralel me supet.
  6. Dhe ndonjëherë paralel me veshët.
  7. Bërrylat duhet t’i ngresh nga toka detyrimisht (vaxhib) dhe nuk duhet t’i mbështesësh në tokë ashtu siç bën qeni.
  8. Hundën dhe ballin i mbështet mirë në tokë, dhe kjo është rukn në namaz.
  9. Po kështu edhe gjunjtë i mbështet mirë në tokë.
  10. Po kështu edhe majat e gishtave të këmbëve.
  11. Këmbët i mban drejt (mbi majat e gishtave), dhe të gjitha këto janë vaxhib në namaz.
  12. Majat e gishtave të këmbëve i përthyen me drejtim nga Kibla.
  13. Thembrat e këmbëve i bashkon me njëra-tjetrën.

(Pyetja Nr. 231) Bedri / Suedi 

Esselamu alejkum i nderuar Bledar, e lus Allahun te jesh shendosh e mire.

  1. Une lexova nje artikull rrethe atyre qe falen pas atij qe ka dobesi ne lexim te Kur’anit me texhvid, http://www.mburoja.net/PDF_files/ae13abd4-9691-4d3c-9f75-b355b855e222.pdf ketu e dha mendimin e katert si me i sigurt, dmth ata qe kan njohuri me shume rrethe leximit me texhvid nuk duhen te lidhen ne namaz pas atyre qe kan dobesi ne lexim, gje qe duhet perseritet namazi, kurse gjate nje ligjerate kam degjue se ai qe udheheq namazin dhe nuk ka lexim te mire e mer pergjegjesin para Allahut udheheqsi i namazit, si me tregon per kete qe kam degjue a eshte ne rregull apo tani te jem me mendimin e katert te ketij autori?
  2. Sa e kuptova qe ne fillim eshte permend qeshtja per suren El Fatiha qe eshte shtyll e namazit a thua eshte edhe per sure tjera ?
  3. Une i njoh disa nga udheheqat te namazit qe nuk shqipetojn shkronjat arabe mire por as texhvidin asesi, dhe namazin e rregullt e fali ne nje lokal ku aty nuk ka imam te rregullt por del imam kush mundet, por nese e shoh qe po del njeri prej atij qe nuk lexon mire a te largohem te falem shpi apo si ?

4.Dhe a e kam detyr te lajmeroj atyre qe din leximin mire te mos shkojn tek nje xhami ky imami nuk e ka leximin e mire ?

Përgjigje / 24-06-2013

Esselamu alejkum vella Bedri,

  1. Gjithnje ka mendime te ndryshme ne lidhje me ceshtje te ndryshme te namazit apo te tjera, dhe ti nuk do te shkosh sa me nje mendim me nje tjeter perderisa nuk je vete ne gjendje te dallosh kush eshte me i sakte, keshtu qe tani do te ndjekesh ate mendim ku te qetesohet me shume zemra se eshte me i vertete dhe me i pranuar se tjetri. Per mua per shembull, mendimi qe ti ke pasur me pare eshte me i sakte, dmth qe duhet te falesh pas atij imami te caktuar edhe pse mund te kete problem me texhvidin, dhe namazi eshte i rregullt inshaAllah, e nese ti veren gabime te dukshme ne shqiptimin e ndonje ajeti apo fjale, mund ta ngresh zerin gjate namazit duke e thene fjalen ashtu si duhet, ose me se paku ta thuash sakte ne veten tende pa ze; perndryshe qe te falesh me xhemat ne xhami eshte me mire se te falesh i vetem ne shtepi, per kete nuk ka dyshim, keshtu qe falu me imamin edhe pse ai gabon ne lexim te Kuranit, dhe mos u largo. Nese ke mundesi t’u japesh orientim ne lidhje me gabimet qe imami i ben, kjo do te ishte detyre ne fakt per ty, nese nuk ka tjeter kush t’ia beje verejtjen.
  2. Shtylle e namazit eshte vetem surja el Fatiha, kurse te tjerat jane sunet.
  3. Te qendrosh dhe te falesh me xhemat.
  4. Duhet te keshillohet imami qe ben gabime ne lexim per ato gabime, ne menyre qe t’i rregulloje, sepse cdo gje mesohet dhe kjo nuk eshte e pamundur, por jo te behet bojkot per kete arsye.

E Allahu eshte i Gjithedijshmi!

(Pyetja Nr. 230) Blerta / Prishtine

Selamu Alejkum,
Deshta me ju pyte jam ne muajin e 6 te shtatzanis dhe po kam problem gjate uljes dhe ngritjes se faljes se Namazit, une i fali 5 vaktet , a ka ndonje menyre tjeter qe gjate shtatzanis te falet namazi. Faleminderit.

Përgjigje / 21-05-2013

Falja e namazit eshte shume e dobishme per gruan shtatzane ne vecanti, keshtu qe edhe pse ndjen lodhje apo mundim gjate uljes dhe ngritjes, kjo eshte e mire per ty dhe per femijen, e nese e ke te pamundur, atehere mund te falesh ulur mbi karrige apo ne toke, dhe te besh rukune duke u perkulur pak me shume dhe sexhden duke rene ne toke apo duke u perkulur pak me shume se kur perkulesh per rukune. E Allahu e di me mire!

(Pyetja Nr. 229) Sebahate / München 

A ben te fali namaz me pak thonje te rritur edhe a ban me fal namaz saher qe te kesh koh p.sh 3 her 2 her faliminderit?

Përgjigje / 20-05-2013

Rritja e thonjve nuk ndalon faljen dhe nuk ka lidhje me te, por thonjte nuk duhen lene te gjata per shkak te ndalimit qe ka ardhur nga kjo gje ne fene Islame, gje qe ka te beje me pastrimin fizik dhe moral te muslimanit.

Kur nje musliman apo muslimane e kryen faljen, duhet qe ta plotesoje ate dhe jo ta lere te mangut, sepse eshte njesoj sikur te presesh nje gjymtyre e te lesh nje tjeter, dhe kur fal nje namaz e le nje tjeter, ti ne fakt nuk je as ketej e as andej, kurse Allahu thote ne Kuran: “O ju që keni besuar! Hyni në Islam tërësisht[10] dhe mos ndiqni rrugët e shejtanit[11], sepse vërtet që ai është armik i hapur për ju.”[12] – See more at: http://rrugetepaqes.net/?p=362#sthash.RQYJaTkl.dpuf

Pra, merre Islamin seriozisht, sepse ai nuk eshte shaka ashtu si edhe jeta qe nuk eshte shaka, por vetem nje here mund ta jetosh ne kete bote, dhe duhet ta jetosh ashtu si duhet. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe Ai udhezon ne rrugen e drejte.

(Pyetja Nr. 228) Anonim 

Selamu alejkum 1) Si duhet te veproj ai i cili ika ikur ikindia, futet ne xhami dhe imami po fal akshamin .po ashtu dhe dreka ne kohen e ikindis .  2) kur mbaron koha e jacis .  3) a lejohet xhemati i dyte ne gjamin ku ka imam fiks? Allahu ju ruajt dhe ju begatofte me dije te hajrit!

Përgjigje / 20-05-2013

  1. Ai qe hyn ne xhami dhe imami eshte duke falur namazin e kohes, kurse ky nuk ka falur ende namazin e kaluar, duhet te lidhet me imamin me nijetin e namazit te kaluar, dhe pasi te plotesoje namazin e kaluar, te therrase ikamet dhe te fale namazin e kohes i vetem.
  2. Koha e jacise mbaron ne mesnate, sipas mendimit me te sakte te dijetareve, por edhe nese kalon mesnata, gjithesesi ajo duhet falur patjeter.
  3. Ne lidhje me xhematin e dyte ne xhamine ku falen namazet e rregullta me imam te caktuar, jemi me mendimin e dijetareve qe thone se kjo nuk lejohet, sic eshte shejh Albani, e te tjere. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 227) Florian / Milano – Itali

selam alejkum Bledar vella
Kisha disa pyetje reth namazeve qe un nuk kam falur gjithe keto vite ..tani jam 34 vjec.si duhet te veproj per te plotesuar namazet qe nuk kam bere qe kur ka qene e detyrueshe falja per mua?po lexoja dicka dhe kalova te kjo faqe po nuk e kam te qarte si te veproj…sepse une po i fal sunetet po ketu thote se nuk pranohen nese ke shum borxhe farze..dhe une kam shume vite farze  borxhe …dhe nafilet thonte ketu as nuk logariten te pranohen per shkak te borxheve…per kete arsye une kur fal sabahun dhe hyn koha un psh sot bera nijet 2 rekate i bera kaza per te plotesuar farzet borxh te sabahut pastaj bera 2 sunet e pastaj bera farzin e sabahut te soteshmin a jam ne regull apo esht gabim?dreken ketu thoshte 4 rekatet e sunetit ti bej nijet per farz per plotesim borxhi e pastaj fal edhe farzin e drekes te soteshmin…kurse per dy sunetet e pas drekes si veprohet?inkindine thote 4 rekatet e sunetit me i bere nijet per per borxh kazaje…e pastaj fal farzin e sotshem…kurse per akshamin si duhet veproj meqe ka vetem 2 rekate sunete dhe jane mbrapa farzit te akshamit dhe me e bere nijet per kaza borxh  sa rekate duhet ti bej 2 apo 3? dhe ne farzet e drekes dhe te jacis ku jane 2 rekate sunete pas farzit pervec 4 suneteve te para qe i i kuptova qe duhet me i be nijet kaza per farz borxh, si duhet vepruar per ti plotesuar apo si veprohet me keto suneteqe jane vetem 2 rekate?pastaj desha te kuptoj qe keto kur jane 4 rekate sunet falen per plotesim fazi borxh falen 2 nga 2 me dy selame apo ti bej 4 rekatesh si behen farzet ne pergjithesi?ne rastin e nafileve apo namazit te nates ose pasi lind dielli  a bejne per plotesim fazesh borxh pervec suneteve apo duhet ti le fare meqe nuk pranohen meqe kam shum vite borxh farze…dhe si mund te plotesohen keto borxhe kaza pervec koheve qe jane ne program per falje…psh kur ka dale dielli dhe jam pushim ne shtepi apo kur kam falur dreken me gjith 4 rekatet borxh kaza e kam koh akoma deri ne inkidi apo mbas akshamit njelloj..desha te di perkohen qe me ngelet pasi te kem bere borxhin kaza dhe farzin e detyrueshem?
ma bej hallall vella po duke qene i ri keto gjera desha ti di me hollesi pa bere gabime …sepse une psh dje dhe sot e bera me nijet per borxh kaza por nuk e di se i kam ne regull dhe s kam bere teube akoma dhe nuk e di se dueht bere teube perpara dhe pastaj me i plotesu apo ska rendesi….dhe si mund te mbahet llogaria e ketyre fazeve borxh kaza? ELHAMDULILAH ESELAM ALEJKUM ..ALLAHU NA MESHIROFTE E NA FALTE

Përgjigje / 20-05-2013

Meqenese ti ke filluar te praktikosh Islamin do te thote se ti je penduar per neglizhencen tende te deritanishme, dhe ky pendim i fshin ato qe kane qene me pare, nese ai eshte i sinqerte dhe nese ti vazhdon me qendrueshmeri ne te, duke bere sa me shume vepra te mira te mundesh, qofte kundrejt njereze ashtu edhe kundrejt Allahut, duke falur namaze nafile sa me mire e me shume te jete e mundur, dhe duhet te kesh parasysh se cilesia ka me shume rendesi se sasia, dhe per kete deshmojne ajete te shumta te Kuranit (lexo per shembull ajetin e pare te sures El Mulk), Hadithe te pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe fjale te dijetareve.

Nese ti vazhdon rregullisht me namazin qe tani e deri sa te vdesesh, dije se Allahu ta fal borxhin qe i ke Atij ne lidhje me namazet qe nuk i ke falur, dhe nuk ka asnje argument fetar per shlyerjen e borxhit te namazeve te pafalura duke falur namaze vullnetare para apo pas cdo namazi farz, e aq me pak qe te falesh dy here nje namaz farz ne dite, duke e llogaritur njerin shlyerje te borxhit! Kjo nuk ekziston ne burimet Islame, madje bie ndesh me domethenien e pendimit dhe te faljes se Allahut. Pra, pendimi dhe kapja per Islamin e fshin gjithcka ka qene me pare, nese permiresohesh dhe vazhdon me permiresim. Allahu eshte Fales i Madh, Meshireplote!
E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 226) Florian / Milano – Itali

esselamu alejkum vella Bledar
te falenderoj dhe Allahu te shperblefte per sqarimet…..1)cfare jane tesbihet dhe c fare thuhet ne to…po ato lutjet e posacme mund te mi shkruash ketu nese ke mundesi… apo e ke fjalen per dhikrin pas namazit si lutje te posacme se sja kam iden ? po ato 20 minutat qe the ti per sabahun vlejne dhe per hyrjet e koheve te tjera apo e kishe llafin vetem per sabahun?pastaj mua p.sh dje me kapi lindja e diellit duke falur farzin e sabahut pasi kisha  falur 2 rekate sunet para fazit?2)po dhikrin a ben ta besh kur ka lindur dielli, se nqs ti me thua beje sabahun 1 ore para se te linde dielli athere i bie ta bej ne kohen e lindjes se diellit apo jo se dhe dhikri ka kohen e vet bile me duket se duhet me shum kohe per te bere dhikrin se per tu falur!!!3)per namazin pas lindjes se diellit sa min pas lindjes se diellit e ke fjalen apo mund te behet pa orar deri para drekes dmth deri para faljes se drekes,apo deri kur para drekes mund te lfalet desha te kur esht gabim te falet deri para drekes…dhe ky quhet namaz vullnetar apo jo?pastaj namazi tjeter vullnetar ai i nates si mund te behet pa bere vitrin vetem vulllnetarin….. ,dhe ne c fare ore te nates mund te behet ose ka konen pas  sunetit te jacis….dhe sa rekate me e pakta mund te behen bashke me vitrin?11 rekate jane shume se i bie me nejt pa gjum e ne pune s ja dal dot me ik mrapa …. une sa kam mundesi bej!!!bie llafi mund te behet namaz vullnetar mbas suneteve  te rradhes po qe se ka kohe mbas dy rekateve te sunetit te drekes?un te pakten kur falem 4 rekate bej gati gjysem ore ti bej apo jane shume?pastaj mund te besh lutje te tjera ne ruku dhe sexhde pervec subhan rabbi el adhim -ala dhe nese po sqiptohen si kur ato qe thua ne sexhde e ruku apo i thua ne heshtje, flas kur duhen thene me ze kur duhet e pa ze kur duhet sic jane sunet dreka dhe inkidia behen ne heshtje farzet sabahu akshami dhe jacia….dhe sunetet shkojne ne baze te farzeve per tu bere me ze apo pa ze…apo jane te githa ne heshtje?dhikri behet me duar perpara ….un e bej pasi mbaroj namazin nderoj pozicion nga falja ulem me kembe kruq perpara dhe me duar perpara ..a jam ne regull keshtu apo duhet te rri ne gjunje si ne namaz edhe pse une e lexoj i kam te shkruajtura ne leter!!degjo  ketu merrem  me funerale dhe shkoj c do dite ne kishe ..kam 14 vjet qe bej nga 2-3 varrime ne dite po e bej si pune a marr sevape une ketu edhe pse jane katolik..dhe a duhet me thene ndonje llaf kur fus xhenazen ne kishe apo kur qellon qe e fus ne varr..dhe a lejohet te perdoresh emrin e allahut ne kishe apo te bej lutje personale kur jam ne makine te varrimit qe ka kryq siper?per te marr sevape nga xhenazet qe bej c fare duhet te them ose c fare thuhet zakonisht…?ma bej hallall vlla bledar…

Përgjigje / 20-05-2013

Esselamu alejkum vella Florian,

  1. Tesbihet jane fjalet “Subhanallah” “Elhamdulilah” “Allahu Ekber”, qe thuhen secila nga 33 here pas namazeve farz.
    Lutjet e posacme dmth Tesbite dhe suret qe thuhen pas namazit, dhe per keto mund te mesosh me shume ne kete link:
  2. Ato 20 minutat jane vetem per kohen e namazit te sabahut, por edhe per dreken duhet te kalojne se paku 10 minuta nga orari i caktuar, sepse ne percaktimin e koheve te namazeve ne menyre elektronike ka gjithnje pak levizje nga koha e vertete e namazit dhe me e mira eshte te sigurohesh se koha e atij namazi ka hyre, sepse nese e fal para se te hyje koha, nuk te quhet namazi dhe duhet ta falesh perseri ne kohe.
    3. Nese te kap lindja e diellit duke fal namazin e sabahut, vazhdo namazin dhe mos shiko diellin.
    4. Dhikrin beje te plote nese ke kohe, e ne te kundert bej tesbihet dhe lexo ajetin Kursij dhe 3 suret e fundit te Kuranit, edhe pse dielli mund te kete lindur.
    5. Shume gjera nga keto do i mesosh duke lexuar dhe duke shkuar ne ndonje xhami ku ka vellezer qe falen e qe mund t’i pyesesh per gjithcka, sepse ketu nuk mund te sqarohen te gjitha ne detaje, sepse per cdo pergjigje qe do te marresh, ti do te besh nje pyetje tjeter, keshtu qe pergjigjet do te jene sa me te permbledhura.
    6. Namazi i Vitrit e ka kohen duke filluar qe pas faljes se dy suneteve te jacise e deri para se te hyje koha e sabahut. Quhet viter sepse falet me numer tek rekatesh. Zakonisht falet ne fund te namazit te nates, duke ditur se koha me e mire per faljen e namazit te nates eshte nje e treta e fundit e nates, dmth rreth ores 3 te nates; ky namaz falet me 8 rekate 2 e nga 2, duke dhene selam pas cdo dy rekatesh, dhe ne fund fal 3 rekate te vitrit, ose nje rekat viter, dhe keshtu behen 9 rekate, ose 11 rekate te gjitha. Por mund te falen edhe me pak rekate, madje mund te falesh vetem 3 rekate kur zgjohesh naten, dhe keshtu e ke falur edhe vitrin. Me shume do te lexosh ne temat e kategorise se Fikhut qe i postojme ne faqen e internetit.
    7. Fjalet qe thuhen ne ruku “subhane rabiel Adhim” dhe ato qe thuhen ne sexhde “subhane rabiel eala” thuhen pa ze, duke i perseritur nga 3 here ose me shume. Keto jane te mjaftueshme te thuhen ne ruku dhe ne sexhde, por nese deshiron mund te shtosh ndonje lutje tenden ne sexhde pasi i thua keto. Gjysem ore per te falur kater rekate jane pak si shume sot sidomos per sunetet e dites, kurse per namazin e nates jane normale per ate person qe lexon me shume nga Kurani. Sunetet qe falen para apo pas namazeve farz falen pa ze, kurse namazi i nates mund te falet me ze.
    8. Kur ben dhikrin pas namazeve nuk ngrihen duart, pervec nese ke deshire te besh ndonje lutje shtese nga ato te dhikrit, e ne kete rast i ngre duart vetem gjate lutjes. Nuk ka problem te ulesh kembekryq e te levizesh nga vendi i faljes kur te besh dhikrin.
    9. Kjo puna e xhenazeve eshte pak kontradiktore per shkakun se ata jane te krishtere dhe vdesin si te tille, dhe ty nuk te lejohet te lutesh per ta pasi te kene vdekur si te krishtere; po keshtu nuk e di nese ke sevape ne kete pune, sepse njerezit mendojne se je i krishtere njesoj si ata dhe ti keshtu e shton numrin e tyre dhe e aprovon rrugen e tyre te gabuar duke qendruar me ta dhe duke shkuar me ta ne kishat e tyre, e duke ndenjur atje. Nese kjo eshte puna jote nga e cila ushqehesh, atehere te keshilloj te nderrosh pune dhe te largohesh nga ai vend sa me pare te jete e mundur. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.
    Allahu te dhente sukses e miresi!

(Pyetja Nr. 225) Florian / Milano – Itali

selam alejkum Bledar, faleminderit per pergjigjen..por desha disa sqarime te tjera…aty ku une mar oraret  e faljes siti  quhet(prayer times wordwide)te kjo faqe thirret me ezan kur hyn ora e sabahut dhe p.sh sot e diel 4,52 sabahu dhe jacia 21,51…e kam fjalen per ketu ne milano ku une jetoj..po ke mundesi ta kontrollosh se un i kam bere te gjitha faljet me orarin e ketij sitit dhe ngaqe me the qe jane gabim kam frik se i kam bere gabim oraret e faljeve deri tani.pastaj po te them si bej radhitjen e suneteve dhe te farzeve ..masi nigjoj ezanin ktu pastaj e knoj vet e mrapa fal sunetet nga 2 rekate nese jane 4 dmth me dy selame, lexoj ca lutje pastaj bej ikametin e fal farzin..me thuaj se nese esht ne regull keshtu?psh kur jane 4 rekate sunet jam ne koh ti bej e te theras ikamet e mbrapa te bej farzin?e nese ka synet te tjera mrapa farzit  akoma si duhet te veproj qe ti ndaj nga farzi?p.sh.ne sabah une bej ezan fal e rekate sunet ,bej ca dua ..pastaj bej ikamet fal farzin e mrapa bej dhikrin e nese kam koh akoma para se te iki ne pune bej 1 ore gjume ..a lejohet gjumi mas ketyre?desha te pyes mbasi degjoj ezanin ketu ne kompiuer qe esht automatik tek siti duhet te zgjohesh ne ate moment apo perpara ezanit  apo nuk esht problem se e kendoj une?sunetet doja te dija falen pasi degjon ezanin apo ka orare dhe per sunetet?dhikri behet me duar perpara di duate?nijeti per namaz behet para se te marr abdest dhe a mund te merret nijeti p.sh ne te njejten kohe per mamaz sunet dhe per farz apo merret per sunetin e pastaj nje here qe kam mbaruar e marr per farzin?dhe nqs se di ndonje lloj siti ku te gjej oraret e sakta flas per ketu ne milano apo esht i rregullt ai qe permenda une me perpara?
selam alejkum allhu na meshirofte

Përgjigje / 13-05-2013

Sic te thashe, shiko oren e lindjes se diellit dhe llogarite qe namazin e sabahut ta falesh rreth nje ore para lindjes se diellit.
Namazet qe ke falur deri tani, ne rregull i ke, por qe tani e tutjndja e e ki parasysh kete qe te thashe per te vepruar ate qe eshte me e mira.
Per oret e faljes shiko edhe ne kete link, megjithese njesoj duhet te jene si ai qe ke gjetur ti: http://www.islamicfinder.org/prayerDetail.php?city=Milan&state=09&country=italy&lang=
Vepro keshtu:
Kur e degjon ezanin e sabahut ne mengjes nga kompjuteri, duhet te dish se qe te hyje koha e sakte e sabahut duhen te pakten edhe 15-20 minuta, dhe gjate ketyre 20 minutave ti ke kohe qe te shkosh ne banje dhe te marresh abdes. Pastaj i fal dy rekate sunete, pastaj therret ikametin dhe fal dy rekatet farz te sabahut, pastaj ben tesbihet dhe pastaj lutjet e mengjesit. Nijeti nuk behet me fjale por me zemer, dmth kur ti hyn ne banje, duhet te kesh per qellim qe te marresh edhe abdes, dhe kur te falesh sunetet duhet te kesh per qellim dhe ne mendje qe do te falesh 2 rekat sunete, dhe po keshtu pasi te besh ikametin, detyrimisht e ke qellimin te bere tashme per faljen e farzit te sabahut.
Lejohet te flesh pas faljes se sabahut pa problem, por me e mira eshte qe te besh edhe lutjet e posacme, pastaj te flesh,
madje me e mira eshte qe te mos flesh deri sa te lind djelli, pastaj te falesh dy rekate sunete, pastaj mund te flesh nese deshiron, dhe me kete te fundit te shkruhen sevapet sikur ke bere umra te plote. Kete ndoshta mund ta besh ne ditet kur je pushim.
Ne dreke: pasi hyn koha e drekes, e therret ezanin, pastaj fal 4 rekat sunete 2+2, pastaj e therret ikametin dhe i fal 4 rekate farz, pastaj i ben tesbihet dhe lutjet qe behen pas namazeve, pastaj i fal 2 rekate sunete, pastaj je i lire.
Kur te hyje koha e ikindise, i fal 2 ose 4 rekate sunete, pastaj 4 farze, pastaj ben tesbihet dhe lutjet e posacme dhe pastaj je i lire.
Para se te perendoje djelli me rreth nje ore, i ben lutjet e mbremjes.
Kur perendon dielli dhe hyn koha e akshamit, thirret ezani pastaj thirret ikameti dhe falet farzi i akshamit 3 rekate, pastaj behet tesbihet dhe lutjet pas farzit, pastaj falen 2 rekate sunete te akshamit.
Kur thirret ezani i jacise (darkes) i fal 2 rekate sunete, pastaj therret ikametin dhe fal 4 rekate farz te jacise, pastaj ben tesbihet dhe lutjet, pastaj fal dy rekate sunete te jacise, pastaj je i lire. Preferohet te flihet gjum sa me shpejt pas faljes se jacise.
Keshtu i ke plotesuar pese namazet e detyrueshme bashke me sunetet e tyre ne menyre te plote, dhe shperblimet per keto jane shume te medha tek Allahu.
Tani ka mbetur edhe nje namaz tjeter qe nuk eshte farz por qe eshte shume i rendesishem, e ai eshte namazi i Vitrit.
Koha e ketij namazi fillon nga pas faljes se suneteve te jacise e deri para se te hyje koha e namazit te sabahut.
Namazi i vitrit falet zakonisht me namazin e nates, dhe koha me e mire per faljen e tij eshte nje e treta e fundit e nates,
pra rreth 2 ore para se te hyje koha e sabahut e deri ne kohen e sabahut. Ky namaz falet me 11 rekate bashke me vitrin,
duke u falur 2 e nga 2 rekate, dhe ne fund 1 rekat tek vitrin, ose 3 rekate tek, pa qendruar ulur mes tyre, por te tre rekatet njeheresh, sikur te ishin dy rekate, dhe jo si namazi i akshamit.
Keto jane te gjitha namazet e detyrueshme, sunete dhe vullnetare; sa me shume te besh prej atyre qe jane sunete dhe vullnetare, aq me shume shperblim ke per veten tende tek Allahut dhe ne kete bote.
Allahu na dhente sukses ne arritjen e kenaqesise dhe pelqimit te Tij!

(Pyetja Nr. 224) Florian / Milano – Itali

selam ue alejkum hoxhe i nderuar …kisha disa pyetje se kam paksa 1 jave qe po falem!!nuk i di mire regullat fillestare.  1.ne kalendarin e e orareve ka dy orare per ne sabah ,nje eshte sabahu dhe tjetri eshte lindja e diellit..desha te di un duhet ta fal sabahun ne sabah apo aty ku thote lindja e diellit,apo duhen falur qe te dyja,sabahu dhe lindja e diellit?  2. per shkaqe te punes pa ndalese nga ora 7 e mengjesit deri ne oren 5 te mbasdites dreken dhe inkidine nuk kam mundesi ta fal …si duhet te veproj per keto dy namaze per ti falur ne kete rast?akshamin dhe jacine mundohem ti fal ne kohen e caktuar sic jane ne kalendar,gjithashtu dhe sabahun …por si  kuptoj  mir ato oraret e sabahun dhe lindjen e djellit c do te thote? 3.ne dhome ku falem drejt libles kam dy pictura qe ja ne mur dhe jane dy femra .por nuk jane fotografi…duhet ti heq apo nuk ka problem?  4.bej dhikrin e mengjesit kur zgjohem ..desha te di se duhet ta bej ne sabah apo kur zgjohem pasi kam
rene ne gjume mbas sabahut…dhe dhikri i darkes kur eshte koha qe behet perpara faljes se jacise apo mbrapa se kam baruar faljen?dhe duhet ta bej ne krevat apo ne vendin ku falem?duhet te te cohem mbas te falurit ose te rri ulur pas selamit te jacise e te vazhdoj me dhikrin?duhet ta di per mendesh apo ta lezoj?un e lezoj edhe pse eshte paksa e gjate per tu mbajtur mend pervec sureveve qe thuhen nga tre here  5.dhe duate  gjithashtu duhen mesuar permendesh apo te lezohen dhe pse shqiptimi eshte ai qe eshte..dhe kur duhet te thuhen …pak a shume doja te dija renditjen e gjerave se un po mar informacion vetem nga interneti dhe shum gjera nuk arrije ti kuptoj !!selam alejkum paqja qofte me ne dhe allahu na meshirofte

Përgjigje / 10-05-2013

Esselamu alejkum.

Allahu te forcofte ne besim vella Florian, e te dhente sukses e begati ne te dyja botet!

Namazin e sabahut fale me rreth nje ore para lindjes se diellit qe thuhet ne kalendar, sepse ne fakt asnje prej dy orareve qe ata japin per sabahun nuk tregon ekzaktesisht faljen e sabahut, por orari i pare eshte shume shpejt kurse i dyti tregon lindjen e djellit, e namazi duhet te falet mes ketyre dy koheve, para se te linde djelli, dhe koha me e mire eshte rreth 60-50 minuta para lindjes se diellit.
Kurse kur je ne pune gjate dites, nese e gjen mundesine qe t’i falesh namazin e drekes atje, do te jete shume mire, e nese jo, atehere do te duhet ta falesh kur te kthehesh ne shtepi, dhe se pari te falesh namazin e drekes pastaj te ikindise.
Ato fotot ne mur nuk e prishin namazin nese ti nuk sheh tek ato gjate faljes, por me e mira per ty eshte qe t’i heqesh ose se paku t’i mbulosh, e nese jane ne shtepine tende dhe ti e ke vete ne dore heqjen apo lenien e tyre, atehere hiqi se ato pengojne engjejt te futen ne shtepi.
Dhikri i mengjesit behet pas faljes se sabahut dhe para lindjes se djellit ne vendin e faljes, kurse ai i mbremjes behet para perendimit te diellit ne cdo vend qe te jesh. Kurse kur shtrihesh per te fjetur ne darke jane disa lutje te tjera te posacme qe behen para gjumit. Nuk ka problem nese lutjet i lexon ne liber apo ne leter, deri sa t’i mesosh nje e nga nje.

(Pyetja Nr. 223) LeoNard / 09-05-2013

Es selamu alejkum hoxhe i nderuar, inshallah jeni mire. dy pyetje kisha:
1. N.q.s. nuk kam mundesi per tu falur d.m.th me ra ne sexhde ne toke, A eshte me mire qe ti bashkoj namazet apo ta fal namazin ne kembe brenda kohes?
2. A ben me u fal me kanatjere, “bluze” me rripa?
Allahu te ruajt hoxhe, ma ban hallall nqs te mundoj.

Përgjigje / 09-05-2013

  1. Namazi duhet te falet ne kohen e vet, perderisa nuk ka ndalese fizike apo diçka qe ka te beje me friken. Ne rastin e udhetarit me aeroplan apo me anije, namazi mund te falet edhe ulur, duke u perkulur per sexhden me shume se per rukune. Per dike qe punon ne nje vend te atille qe nuk mund te shkeputet nga puna deri sa te dale koha e namazit, atehere le ta fale namazin ne cdo lloj gjendje qe t’i lehtesohet, por duke u perkulur sa te jete e mundur per rukune dhe per sexhden. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe nuk ka bere asgje te veshtire ne fene e Tij.
  2. Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se shpatullat duhet te mbulohen ne namaz, perndryshe namazi eshte i pavlefshem, perveç nese nuk ke rroba per t’i mbuluar shpatullat apo nese gjendesh ne nje vend te shkrete apo gjendje te atille qe nuk te mundeson veshjen e rrobave. Per kete ka ardhur nje hadith i nxjerre nga Buhariu (359) dhe Muslimi (516), nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) i cili thote: I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Askush prej jush te mos falet me nje rrobe te vetme, pa pasur asgje mbi supe!”

(Pyetja Nr. 222) Anonim

Message: a duhet me i fal 4 rekate sunet te jacis para farzit dhe a ka ikindia 4 rekate sunet a po veq 4 farz

Përgjigje / 16-04-2012

Kushdo mund te fale namaz qofte edhe nese nuk di asgje permendesh prej Kuranit, dhe e vetmja sure qe duhet patjeter te mesohet sa me shpejt te jete e mundur eshte surja Fatiha, qe thuhet kur qendron ne kembe, kurse lutjet e tjera ne kalimin mes levizjeve te namazit jane te thjeshta dhe mesohen me lehte, por e rendesishme qe te thuhet Allahu ekber dhe te behen levizjet ne rregull, per ata qe kane mundesi fizike ta bejne kete, se perndryshe ata qe nuk kane mundesi, mund t’i bejne levizjet me aq sa munden. Pra, nena juaj e ka namazin ne rregull dhe mund te falet vetem me suren Fatiha. Per kete jane dakord te gjithe dijetaret e Islamit, te te kater medhhebeve. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 221) Nita / Prishtinë

Message: Deshta me dit a pranohen namzet vullnetare edhe nese nuk i fal namazet e detyrueshme.Une qdo shtune dille i fali namazet e detyrueshme por ditet tjera jo sepese jam ne shkolle por e fali vetem mengjesin dhe jacine si dhe namzet vullnetare pas jacise 6 rekate dhe namazin e istihares..? Qfare me thoni per kete A pranohen?

Përgjigje / 16-04-2012

Kushdo mund te fale namaz qofte edhe nese nuk di asgje permendesh prej Kuranit, dhe e vetmja sure qe duhet patjeter te mesohet sa me shpejt te jete e mundur eshte surja Fatiha, qe thuhet kur qendron ne kembe, kurse lutjet e tjera ne kalimin mes levizjeve te namazit jane te thjeshta dhe mesohen me lehte, por e rendesishme qe te thuhet Allahu ekber dhe te behen levizjet ne rregull, per ata qe kane mundesi fizike ta bejne kete, se perndryshe ata qe nuk kane mundesi, mund t’i bejne levizjet me aq sa munden. Pra, nena juaj e ka namazin ne rregull dhe mund te falet vetem me suren Fatiha. Per kete jane dakord te gjithe dijetaret e Islamit, te te kater medhhebeve. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 220) Adnan / Prizren

Message: E kam nanen ne moshe, a mundet te falet vetem me fatihan pa dua tjera?

Përgjigje / 16-04-2012

Kushdo mund te fale namaz qofte edhe nese nuk di asgje permendesh prej Kuranit, dhe e vetmja sure qe duhet patjeter te mesohet sa me shpejt te jete e mundur eshte surja Fatiha, qe thuhet kur qendron ne kembe, kurse lutjet e tjera ne kalimin mes levizjeve te namazit jane te thjeshta dhe mesohen me lehte, por e rendesishme qe te thuhet Allahu ekber dhe te behen levizjet ne rregull, per ata qe kane mundesi fizike ta bejne kete, se perndryshe ata qe nuk kane mundesi, mund t’i bejne levizjet me aq sa munden. Pra, nena juaj e ka namazin ne rregull dhe mund te falet vetem me suren Fatiha. Per kete jane dakord te gjithe dijetaret e Islamit, te te kater medhhebeve. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 219) Anisa / Shkoder

Message: Esselamu alejkum ……kur eshte duke u falur me xhemat farzi i namazit te akshamit dhe ti e arrin faljen e atij namazi me qendrimin e pare ulur….si veprohet per te falur kete namaz?

Përgjigje / 16-04-2012

Vazhdon namazin me imamin, pra merr tekbir (thua Allahu Ekber) ne kembe, ulesh ne teshehud dhe vazhdon rekatin e trete me ta qe per ty eshte i pari, dhe kur imami te jape selam, ti ngrihesh dhe ploteson rekatin e dyte per ty, pastaj qendron perseri ne teshehud, pastaj ngrihesh dhe fal rekatin e trete, pastaj qendron ne teshehud dhe jep selam. Me kete menyre ti e ke faluar namazin e akshamit me kater teshehude.

(Pyetja Nr. 218) Anonim / Tirane

Message: Es-selam Alejkum Hoxhe i nderuar!
Doja te pyesja se nese nuk di si te falesh a mund te shkosh te falesh xhumane me xhemat edhe pse nuk di? Allahu(xh.sh) me falte nese bej gabim. Ju faleminderit.
* Theksoj se jam fillestar ne fene Islame…

Përgjigje / 17-03-2012

Patjeter qe mund te shkosh ne xhami diten e xhuma e ne cdo dite tjeter ne kohet e namazeve edhe pse nuk di te falesh, sepse nuk eshte ndonje gje e madhe qe duhet te dish, por thjesht duke vepruar ashtu si te tjeret. Kur thirret ezani, futesh ne xhami dhe qendron ulur deri sa te filloje falja me imam, pastaj te gjithe ngrihen dhe rreshtohen ne rreshta dhe gjithcka e thote imami, kurse te tjeret thjesht bejne levizjet ne grup. Me pas do te mesosh gradualisht se cfare fjalesh thuhen ne cdo levizje qe ben, e qe gjithesesi keto fjale thuhen pa ze: dmth qe secili i thote me vete pa e degjuar tjetri qe ka ne krah. Pra, eshte shume e thjeshte dhe xhamia eshte plot me te rinj qe nuk dine te falen dhe qe e kane thyer ate ndjenjen e turpit per dicka qe nuk eshte turp por eshte mire, e per te mesuar, mesohet shume lehte dhe shpejt. Thjesht hyr ne xhami dhe vepro si te tjeret, dhe do te shohesh se eshte shume e lehte.

(Pyetja Nr. 217) Denisa / Pejë

Message: qka duhet te besh kur deshiron ta lesh faljen?

Përgjigje / 06-03-2012

Te pergatitesh per llogarine para Allahut ne diten e Gjykimit, dhe te pergatitesh per ta mbajtur barren e dynjase mbi supet e tua, te pergatitesh te perballosh cdo situate e cdo vceshtiresi e vetme dhe pa ndihmen e Zotit!

(Pyetja Nr. 216) Nita / Angli

Message: Selam Aljekym te gjithve kam nje pytje per ju, Une jam fillestare ne Namaz, kam fillu te fali sabahin dhe akshamin, po nganjeher me perzihen synetet dhe farzet e di qe ne sabah falet syneti tani farzet po ne aksham po habitem e fali syneti vend farzit niher tani farzin, eshte harram ajo? ju flm, dhe eshte gjynah kur nuk muj me fal tjerat vaktet spespe punoj dhe jam ne orar te punes prej 8 mengjes deri 4 mbremje?

Përgjigje / 04-11-2012

Namazi i sabahut i ka dy rekat sunete dhe dy rekate farz, dhe sunetet falen para pastaj falet farzi, kurse ne aksham eshte e kunderta, dmth qe ne fillim falen 3 rekate farz pastaj 2 rekate sunet. Nese ndodh ndonje ngaterrese nga padija apo harresa, kjo nuk prish pune, por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe te kryesh te gjitha faljet, qofte edhe vetem farzet, pra te falesh sabahun me 2 rekate sunet dhe dy farz, pastaj dreken me kater rekate farz, mbasditen me 4 rekate farz, akshamin me 3 rekate dhe darken (jacine) me 4 rekate farz. Dreken dhe mbasditen mund t’i falesh edhe kur te kthehesh nga puna, ne qofte se ne pune nuk ke asnje lloj mundesie qe t’i falesh. Dije se ti ke mare rrugen e drejte te Zotit dhe Ai do ta lehtesoje rrugen drejt Tij dhe drejt cdo te mire te kesaj bote dhe te botes tjeter.

(Pyetja Nr. 215) Afrim / Belgjike

Message: Selamu alejkum, jam nje femij 12vjec ju shkruaj nga emajli i babit,a ka munsi te me ndihmoni se kam shum frike nga vetetima cka duhet te them qe kjo te me largohet dhe kur duhet fmija me fillue me u fal,dua te ju them se une falem se bashku me babin dhe vellaun tim, shendet juve.

Përgjigje / 13-10-2011

Femija duhet te filloje te falet qe ne moshen 7 vjecare, por megjithate, ne moshen 10 vjecare eshte me e domosdoshme sepse keshtu ka urdheruar Pejgamberi. Kurse per friken qe ke nga vetetima, duhet te thuash kete lutje kur e sheh apo e degjon vetetimen: “Subhane ledhi jusebbihu rraadu bihamdihi uel melaiketu min hijfetihi”, qe eshte ajet Kurani dhe do te thote: “I Lartesouar qofte Allahu, per falenderimin e te Cilit rrufete dhe engjejt bejne tesbih (madherim, kur gjemojne madherojne Allahun), nga frika prej Tij (prej Allahut).” Nese e thua gjithnje kete dua kur sheh apo degjon rrufete, do te kaloje edhe frika e madhe qe ke prej tyre, kurse frika e zakonshme eshte normale sepse te gjithe njerezit dhe te gjitha krijesat frikesohen nga gjemima e rrufeve e ato tregojne madheshtine e Allahut. Allahu na ruajte nga denimi dhe zemerimi i Tij!

(Pyetja Nr. 214) Anonim

Message: eselamu alejkum.1)pasi shkojm ne xhami per te falur namaz p.sh,namazin e jacis.pasi fillon namazi kujtehm se nuk kam fale akshamin.si veproj,(a)i jap perparesi namazit te humbur dhe i bashkohem xhematit me nijetin per te falur akshamin apo per te falur jacine,(b)n.q.s fale akshamin pasi imami ngrihet per rekatin e katert une bej teshehudin jap selam dhe i bashkangjitem xhematit per te fale jacine.(2)kur shkojm ne xhami dhe e kapim imamin ne teshehudin e fundit kur jep selam ngrihemi per te vazhduar.a vazhdojm me ze apo jo pasi qe pas rukus namazi nuk quhet me xhemat.(3)gjate kendimit te ezanit pasi muezini theret shehadetin dhe ne e perserisim a ka dhe ndonje shprehje tjeter qe ia bashkangjitim.

Përgjigje / 11-10-2011

Kur imami fal jacine dhe ti nuk e ke falur akshamin, duhet te hysh ne namaz me nijetin e akshamit, dhe kur imami te ngrihet ne rekatitn e katert, ti qendron ulur ne teshehud dhe jep selam, pastaj i bashkohesh imamit per namazin e jacise. Kur ploteson rekatet e humbura, lexon nen ze, sepse me ze i lejohet vetem imamit ne xhami.Gjate ezanit, kur muezini thote “hajje alas salah” dhe “hajje alal felah”, ai qe e degjon thote: “la haule ue la kuvete il-la bilah”, kurse fjalet e tjera i perserit njesoj si muezini dhe ne fund ben lutjet e posacme. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 213) Ria / Prishtine

Message: esselamun alejkum fali pes koh namaz por nuk jam e mbuluar a me pranohet namazi pasi vishem si femrat tjera e kam deshir mu mbulu po spo muj me vendos inshaalla ma mundeson Zoti mu e te gjitha atyre qe kan deshir sa ma shpejt me kry ket urdher te Zotit.

Përgjigje / 18-09-2011

Namazi te pranohet perderisa i ploteson kushtet e tij, e prej ketyre kushteve eshte qe gjate namazit te jesh e mbuluar krejtesisht pervec duarve dhe fytyres. Kurse per mbulesen e rregullt te femres muslimane lexoni me shume dhe merrni vendime shpejt sepse asgje nuk ka siguri ne jete dhe nuk i dihet kur mund ta kapesh veten, sepse koha iken dhe vdekja nuk pyet.

(Pyetja Nr. 212) Besarta

Message: Esselamu Alejkum hoxhe i nderuar.1.Pasi jam fillestare desha te di se cilat sure eshte me mire te mesohen permendesh? 2.A lejohet te lexohet dhikri pas namazit prej libri deri sa ti mesojme permendesh?

Përgjigje / 03-09-2011

Surja qe duhet mesuar patjeter sa me pare eshte surja Fatiha, e cila thuhet ne cdo rekat te namazit te detyrueshem dhe atij vullnetar, kurse pervec kesaj mund te mesoni disa sure te lehta e te shkurtra, sic eshte surja “Ihlas” – Kul Huvallahu Ehad, “Felek” dhe “En Nas”. Keto 3 sure thuhen edhe ne dhikrin pas namazit farz. Nuk ka problem qe lexon nga libri lutjet pas namazit, qofte edhe nese i di permendesh por qe mund t’i ngaterrosh, deri sa t’i mesosh mire. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 211) Endrit / Banulle

Message: se pari selam alejkum
deshta te bej pytjen se a lejohet numrimi i tespive me muejzin siq behet neper vendet e tona faleminderit shum kisha pasur deshir per nje spjegim pak me te gjer dhe arsyjen pse po ose jo faleminderit

Përgjigje / 29-08-2011

Nuk eshte prej tradites profetike berja e tespive me muezin, dhe tespite jane ceshtje adhurimi ku nuk i lejohet askujt te flase nga mendja e vet dhe as te shpike dicka te re ne formen e adhurimit, dhe kjo menyre e berjes se tespive me muezin praktikohet nga disa grupe te humbura qe i adresohen Islamit, kurse Islami i paster nuk e pranon dicka te tille. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 210) Afrim / Belgjike / 05-07-2011

Message: vuaj nga nje smundje ne shpine, ne shtepi fali namaz pa karrik por me kujdes kurse ne xhami me karrik se kam frik me shtyn rastesisisht dikush, pra pa qellim. Cili a mendimi juaj a bej gjyna a jo? Sevap ishalla juve!

Përgjigje / 07-07-2011

Allahu nuk do veshtiresim per njerezit por Ai do lehtesim per ta dhe ne fene e Tij ka bere lehtesira te medha, me qellim qe secili te veproje sipas mundesise se tij, pa u demtuar. Nese e sheh se e ke te veshtire faljen ne kembe ne xhami, atehere mund te falesh ulur be karrige pa problem, por duke pasur parasysh qe tekbirin fillestar ta marresh duke qene ne kembe, e pastaj te ulesh. Po keshtu, nese ke mundesi te qendrosh ne kembe, qendro sa te mundesh, e me pas plotesoje ulur. Nese ke mundesi ta besh rukune, ngrihu prej karriges e beje rukune normalisht, e nese nuk mundesh, atehere perkule kurrizin duke qene ulur ne karrige. Po keshtu edhe per sexhden, nese mundesh te biesh ne sexhde, beje sexhden normalisht, e nese jo, atehere perkule koken sa me shume te mundesh duke qene ulur ne karrige. Pra qellimi eshte qe ato qe mund t’i kryesh normalisht, perpiqu t’i kryesh normalisht, e ato qe nuk mundesh, kryeji duke qene ulur ne karrige. Allahu te fuqizofte e te dhente shperblim per cdo perpjekje e mundim qe ben per te zbatuar fene e Tij, edhe pse gjithcka e mire kthehet vetem tek ti, se Allahu nuk ka nevoje per askend dhe per asgje, por ne kemi nevoje per Te!

(Pyetja Nr. 209) Demokrat / Prishtine / 02-07-2011

Message: Selam Alejkum Hoxh Jom Demokrati jom Namazli Elhamdulilah i fali 5 Vaktet Namaz po nganjeher po harroj e pom ik 1 namaz qka thojn o Hoxh mem ik shembull ishami me hi Jacia, Allahu te Shperbleft.

Përgjigje / 07-07-2011

Allahu te forcofte e te dhente sukses ne faljen e cdo namazi ne kohen e vet! Kur e harron nje namaz apo je ne gjum ne kohen e tij, atehere duhet ta falesh menjehere sa ta kujtosh ate apo sa te zgjohesh, e nese ka hyre koha e namazit tjeter, atehere e fal ne fillim namazin e kaluar, e pas tij e fal namazin e kohes qe ka hyre, pra sipas rradhes se tyre. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 208) Albert / 01-07-2011

Message: s.a Nese ka mundesi me ditt nese gjat faljes pasi qe e kryn elhamin e kendon kuluvallahin e ne rekatin e dyt Innaeata ina a duhet te bejm sevisexhde per arsy qe jav kemi ber ndrrimin e vendeve?

Përgjigje / 07-07-2011

Renditja e sureve te Kuranit eshte bere me shpallje nga Allahu, dhe leximi i sureve ne namaz duhet bere gjithashtu sipas rradhitjes se tyre ne Kuran, pra ne rekatin e pare lexon nje sure qe eshte me pare ne rradhitjen e Kuranit nga surja qe lexon ne rekatin e dyte. Disa dijetare thone se leximi i sureve sipas renditjes se Kuranit ne namaz, eshte e detyrueshme (vaxhib), kurse shumica thone se eshte paresore dhe me e mire, por nese ben te kunderten, namazi eshte i rregullt dhe nuk duhet te besh sehvi-sexhde. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. [Marre nga nje fetva e shejh Salih el Feuzan].

(Pyetja Nr. 207) Bardhi / Belgjike / 19-06-2011

Message: Selam Alejkum hoxhe. Dua te pyes: Jetoj ne belgjike dhe imami i xhamise, Akshamin e jacine e falin bashke prej nje periudhe 4-5 mujore. Arsyja eshte se namazi i jacise falet rreth 2 te nates dhe sabahi falet ne 3 te nates . pytja eshte; a duhet te falem ne xhami me xhemat duke i bashku namazet apo me u fale ne shpi duke i larguar namazet pak nja njeri-tjetri?

Përgjigje / 24-06-2011

Pozicioni gjeografik i Belgjikes e ben ate prej vendeve ne te cilat muzgu zgjat deri para sabahut dhe pas nje kohe te shkurter nga humbja e muzgut, hyn koha e sabahut. Problemi qendron ne percaktimin e mbarimit te kohes se akshamit dhe hyrjen e kohes se jacise (isha), sepse sic dihet, koha e akshamit mbaron me zhdukjen e muzgut dhe me zhdukjen e tij hyn edhe koha e namazit te darkes (isha). Dijetaret e kane studiuar mire kete ceshtje dhe kane dhene sqarimet e tyre per muslimanet qe jetojne ne ato vende, e prej ketyre sqarimeve eshte se: Per vendet ku dita ndahet nga nata ne menyre te qarte, kohet e namazeve percaktohen sipas rregullit te sheriatit, qofte edhe nese koha e ishase do te largohet nga ajo e akshamit deri prane agimit per efekt te muzgut qe vazhdon te qendroje ne qiell, dhe namazi duhet te falet ne kohen e vete. Nga ky rregull bejne perjashtim vetem njerezit qe kane justifikim dhe e kane te veshtire faljen e ishase ne kete kohe, keshtu qe ketyre u lejohet ta falin namazin e ishase bashke me namazin e akshamit, njesoj si bashkimi i namazeve per shkak te shiut. E keta njerez jane per shembull studentet dhe punetoret qe i pret dita e punes e lodhshme. Keto perfitohen nga fetva te ndryshme te dijetareve bashkekohore, nga komisioni i fetvave “el lexhneh ed daime” dhe nga “Asambleja Islame e Fikhut”. Pra, nuk mund te pergjithesohet bashkimi i namazit te akshamit me ishane per te gjithe njerezit qe jetojne ne keto vende, edhe pse ky eshte nje prej mendimeve te dijetareve, por mendimi me i sakte eshte ai i faljes ne kohen e vete, me perjashtim te atyre qe kane justifikim, vetem ketyre u lejohet ta bashkojne namazin ne kete rast, kurse te tjeret duhet ta falin ne kohen e vete. E pyetesi e di vete se ku perfshihet, por ne cdo rast, nuk duhet shkaktuar percarje ne xhami, por kush deshiron te falet me imamin duke e pare se perfshihet ne personat me justifikim, le te falet me te, e kush e sheh ndryshe, atehere te largohet dhe te falet ne kohen kur hyn ishaja, pra pasi te zhduket muzgu nga horizonti. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 206) Alban / Kosove / 17-06-2011

Message: Selam alejkum amundeni te me spjegoni kuptimin e ketyre haditheve:
Transmetohet prej Vail B.Huxhra r.a se kishte thene:Jam falur me te derguarin e Allahut te lartesuar dhe ai e vendosi doren e tij te djathte ne doren e majte ne gjoksin e tij”
E permend iben Huzejme Hadithi ehste Daif.
“Iben Huzejme{1/243} Ahmedi[18375] derisa eshte sahih te Muslimi(401)por pa shtojcen ne”gjoksin tim”.
Nuk ka thenie autentike qe e permend poziten e duarve ne kijam, pasi qe te lidhen.Hadithi tek iben Huzejme eshte i dobet.Ne transmetimin e tij veqohet Mu’emel B.Ismaili qe eshte (isinqert) dhe me memorie te dobet.
Transmetimin e ketij hadithi e kundershtojne pesembedhjet transmetues te besueshem. Perveq kesaj, jane kontestuar theniet e Mu’emel B. Ismailit prej Sufjanit, kurse kjo eshte njera prej atyre thenieve Pastaj eshte per tu quditur se si hadithi lidhur me lidhjen e duarve ne gjoks eshte autentik dhe ne zingjirin e tij gjendet Sufjan Eth Theuriu kurse ai ka qene prej banoreve te Kufes, qe i kane lidhur duart nen kerthize?Si mundet qe ky dijetar i madh te transmetoje hadithin autentik, pasjtaj mos te veproj sipas tij.
Lidhur me lidhjen e duarve ne gjokse flet edhe thenia mursel e Tavus b. kejsan tek Ebu Daudi{9759},mirpo me mursel nuk mund te argumentohet. PO ashtu, ekziston thenie tek imam Ahmedi, te cilen e transmeton Simak B> Harbi prej Kabis B.Hulba Simaku veqohet ne ate thenie kurse Kabisi eshte ne gjendje te panjohur. Keshtu, mendimi i shumices se dijetareve muslimane, ehste se dora e djathte vendoset mbi doren emajte, pa shtojcen “ne gjokse”. Ebu Davudi ne ” Qeshtjen etij{31} thote se imam Ahmedi eka urryer lidhjen e duarve ne gjokse.

Përgjigje / 22-06-2011

Per vendin se ku vendosen duart gjate qendrimit ne kembe ne namaz, nuk ka ardhur ndonje hadith i sakte, por te gjitha hadithet flasin vetem per lidhjen e duarve, te djathten mbi te majten, ne disa forma te ndryshme, nga te cilat dijetaret kane kuptuar vendin se ku duhen vendosur, duke u mbeshtetur gjithashtu edhe ne gjurme te sahabeve, megjithese ne kete teme edhe keto gjurme jane gjithashtu te dobeta, sic percillet nga Aliu (radiallahu anhu) edhe vendosja e duarve mbi gjoks edhe nen kerthize, por qe te dyja transmetimet jane te dobta. Hadithet e sakta qe flasin per lidhjen e duarve dhe menyren e tyre, nuk e permendin vendin ku vendosen, por nga menyra e lidhjes kuptohet se vendosen mbi gjoks, pak me posht apo me siper, por jo nen kerthize, sepse lidhja e duarve duke vendosur pellemben e dores se djathte mbi parakrahun e se majtes, nuk mund te behet vecse mbi gjoks apo prane tij, dhe nuk mund te behet nen kerthize. E megjithate, dijetaret nuk i kane dhene peshe ketij mospajtimi, por e kane lene te lire qe secili t’i vendose duart ku ta kete me te lehte, pasi qe edhe nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) jane percjelle disa menyra per lidhjen e duarve, prej te cilave eshte edhe vendosja e pellembes se dores se djathte mbi kurrizin e se majtes, dhe kjo menyre mund te behet edhe duke i vendosur ato nen kerthize. Kurse dijetaret bashkekohore si shejh Iben Bazi, Iben Uthejmin, shejh Albani e te tjere, kane zgjedhur vendosjen e duarve mbi gjoks si veper me afer sunetit te Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 205) Omer / Berat / 17-06-2011

Message: selamu alejkum, vlla bledar do te kerkoja disa argumenta per levizjen e gishtit ne namaz, Zoti ju shperblefte!

Përgjigje / 22-06-2011

Levizja e gishtit tregues gjate duave ne teshehud eshte sunet i percjelle nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), sic ka ardhur ne hadithin e sakte te nxjerre nga Ahmedi (18890) dhe Nesai (889), nga Vail iben Huxhr, i cili tregon per menyren e namazit te pejgamberit, e nder tjera thote: “…pastaj kapi dy gishtat ne forme rrethi (gishtin e madh dhe te mesem), pastaj ngriti gishtin tregues dhe e pashe ta levizte ate duke bere dua.” E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 204) Ganimete / Kosove / 22-05-2011

Message: eselam alejkum. pata deshir te dij nese nuk mundem te zgjohem me fal namazin e sabahit se me ka ndodh, a ban me fal pasi te zgjohem? ALL-LLAHU JU SHPERBLEFT.

Përgjigje / 22-05-2011

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Kush esahte ne gjum ne kohen e namazit ose e harron ate, atehere ta fale ate menjehere sa ta kujtoje ate. Nuk ka shlyerje per kete, vecse keshtu (duke e falur ate kur ta kujtosh apo kur te zgjohesh).” Pra, ti duhet te kujdesesh qe ta falesh namazin ne kohe duke i marre masat per kete, dhe nese te kalon koha e namazit, atehere duhet ta falesh ate menjehere sa te zgjohesh apo sa te jepet mundesia, dhe assesi te mos e lesh namazin pa falur, sepse namazi eshte gjeja me e shtrenjte qe ka muslimani dhe lidhja me e forte qe e mban ate te lidhur me Allahun, nderkohe qe dynjaja e angazhon ate thuajse ne cdo pjese te kohes qe jeton. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti.

(Pyetja Nr. 203) Mirjeta dhe Mahija / Belgjike / 20-05-2011

Message: eselam alekum hoxh inderuar kemi 2 pytje: tjy pys kemi fillu te bajm namaz por jemi fillestare nuk kemi aq dijeni, kemi nevoj orarin e faljes se mamazeve edhe cafr duhet thane farzeve dhe synete, faleminderit per mir kuptim allahu te shperbleft!

Përgjigje / 20-05-2011

Se pari ju pergezojme per rrugen e drejte qe keni nisur dhe suksesin qe Allahu ju ka dhene per ta ndjekur kete rruge qe te con drejt Tij dhe lumturise se vertete ne kete bote dhe ne boten tjeter! Dija eshte drite dhe muslimani e kalon gjithe jeten duke kerkuar dijen dhe duke mesuar gjera te reja, dhe kjo eshte ajo qe duhet te beni edhe ju me sa mundesi te keni. Ne lidhje me kohet e faljeve ditore, i gjeni ne kete link: http://www.islamicfinder.org/cityPrayerNew.php?country=Belgium , por duhet te keni parasysh se koha e namazit te sabahut (fajr) hyn rreth 30 minuta pas ores se shenuar ne kalendar, sepse kalendari tregon agimin e pare qe eshte edhe koha deri kur agjeruesi mund te haje syfyr kur agjeron. Ne lidhje me rregullat e namazit dhe menyren e kryerjes se tij, shikoni ne keto linke:

http://www.rrugetepaqes.net/akide/shtyllateislamit/namazi.html

http://www.rrugetepaqes.net/fikh/namazi/namazi.html#permbledhje

http://www.rrugetepaqes.net/namazidheabdesi.pdf

(Pyetja Nr. 202) Besart / 17-05-2011

Message: selamu alejkum. Vella a mund t’me tregoni se a eshte synet dhe a duhet praktikuar edhe ne vendin tone prerja e pantollava sipas hadithit te Muhamedit s.a., pasiqe e kam ndegju nje hoxhe duke thene se ne vendin tone nuk e shoh te arsyeshme me u praktiku se populli jone nuk i leshon pantollat per mendjemadhesi, pastaj nese e kemi obligim prerjen e tyre a duhet me i prere pantollat baraz me vijen e fundit te zogut te kembes(vija e zogut te kembes qe eshte ma afer tokes) apo permbi vijen e zogut te kembes ? Vella a eshte e lejuar te behet dhikeri ne cdo kohe (kuptohet se jo ne cdo vend si p.sh ne WC), pasiqe po me ndodh nganjehere qe pasi ta fali namazin e sabahut te kaloj koha dhe nuk kam kohe me e perfundu dhikrin deri ne fund. Pastaj vella, cilat jane sebepet qe duhet marrur per ta falur namazin e sabahut me xhemat, pasiqe po e kam problem me e praktiku kete synet. Pastaj gjate faljes se namazit gjate renies nga rukuja per ne sexhde a duhet me rene se pari me duar ne toke apo me kemb a po me u mundu me te dyjat per njehere.

Përgjigje / 20-05-2011

I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Cfare kalon nen kycet e kembeve prej rrobes, ajo pjese eshte ne zjarr”. Po keshtu ka ardhur hadith tjeter ku permendet zgjatja e rrobes nen kyce te kembes me mendjemadhesi, ajo do te jete ne zjarr, por ne cdo rast, zgjatja e rrobes apo pantallonave nen kycet e kembes eshte mendjemadhesi sepse mendjemadhesi do te thote te mbulosh te verteten dhe te mos i dorezohesh asaj, e ne kete rast e verteta eshte fjale e Pejgamberit qe ka thene se ajo pjese qe mbulohet nga pantallonat nen kycet e kembeve do te jete ne zjarr, kurse interpretimet e tjera behen nga njerez qe me sa duket nuk i ruhen shume te ndaluares por e zvogelojne ceshtjen e vepres dhe fjales se pejgamberit duke thene se eshte sunet dhe jo farz; por harrojne se ato sunete qe pejgamberi pervecse i ka vepruar, i ka forcuar edhe me fjalen e tij, keto jane vaxhibe dhe jo thjesht sunete, dhe lenia e tyre eshte haram dhe jo thjesht mekruh. Nese nuk ndjek udhezimin dhe urdhrin e pejgamberit, atehere udhezimin dhe urdhrin e kujt do te ndjekesh?! Epo kjo eshte mendjemadhesia, qe te mos e ndjekesh urdhrin e Pejgamberit. Kufiri i fundit ku munden me u leshu apo me u shkurtu pantallonat eshte drejt me kycin pa e kaluar ate. Dhikri pas namazit eshte sunet dhe mund te behet edhe duke ecur dhe ne cdo kohe qe e fal namazin, pra menjehere pas namazit.

Kurse falja e namazit me xhemat eshte vaxhib dhe jo thjesht sunet. Falja e namazit me xhemat eshte e detyrueshme per te gjithe ata burra muslimane te rritur qe kane mundesi fizike te shkojne ne xhami dhe nese nuk kane justifikim, e justifikimi kufizohet gjithnje me mundesine fizike (si p.sh. semundja) dhe rreziqet qe mund te jene ne rrugen per ne xhami. Po keshtu edhe nenpunesit qe punojne ne sherbime te shoqerise, kane justifikim per te mos shkuar ne xhami kur jane ne detyre, por te falen ne vendin e punes menjehere sa t’u jepet mundesia. Kurse falja e namazit te sabahut eshte edhe me e obligueshme qe te falet me xhemat ne xhami, sepse me faljen e ketij namazi ne xhami, pejgamberi ka bere dallimin mes besimtareve te vertete dhe munafikeve, dhe po keshtu edhe me namazin e jacise (darkes), keshtu qe nuk eshte thjesht “sunet”, por “detyrim – farz”.

Ne lidhje me vendosjen e duarve apo te gjunjeve ne toke kur biem ne sexhde ne jemi me mendimin e vendosjes se duarve para gjunjeve, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 201) Anonim / 11-05-2011

Message: selamu alejkum. Doja te dija se a prishet abdesi dhe namazi kur e ndiejme(jemi te sigurt) qe na kane dale gazra, por, qe jane pa zhurme dhe pa ere? (Sepse ne hadith thuhet qe: mos u largoni nga xhamia derisa te ndieni zhurmen dhe eren.) Apo ne hadith eshte fjala vvetem per rastet kur jemi ne dyshim?! Allahu ju ruajte.

Përgjigje / 17-05-2011

Kur je ne namaz dhe ndjen sikur te kane dale gazra, por qe nuk ke degjuar ze dhe as nuk ke ndjere ere, atehere ti nuk je i sigurte qe te kane dale gazra, por e ke te dyshimte kete gje, sepse shenja e daljes se gazrave jane dy: ose te degjosh zhurme, ose te ndjesh ere, perndryshe kjo ndjesi eshte ngacmim nga shejtani qe kerkon te prishe namazin dhe te beje me vesvese, prandaj edhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka mbyllur kete dere me hadithin qe e permend ne pyetje, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme