Pyetje-Përgjigje rreth Namazit (2)

 


(Pyetja Nr. 100) Abdurrahman / Itali / 9-5-2009

Message: selam alejkum vella
Nese ka mundesi te me sqaroni kete rast:
nje vella musliman gjate marrjes se abdesit (duke qene se ka kepuce) lan kemben e djathte dhe pastaj vesh çorapen e djathte pastaj lan te majten dhe vesh çorapen e majte.
A ESHTE I RREGULLT KY ABDES ? A I QUHET NAMAZI KETIJ PERSONI ME KETE ABDES ?
NESE ABDESI NUK ESHTE I RREGULLT SI TIA BEJE PER NAMAZET QE KA FALUR DUKE QENE SE KA MARRE ABDES NE KETE MENYRE ? (NUK ESHTE SE I MBAN MEND TE GJITHA RASTET KUR ESHTE FALUR DUKE PASUR ABDESIN E MARRE NE KETE MENYRE).

Përgjigje / 14-5-2009

Ne lidhje me kete çeshtje ka mospajtim ne mesin e dijetareve: disa thone se lejohet qe te veshesh çorapen e kembes djathte para larjes se kembes se majte, sepse abdesi plotesohet ne çdo rast, kurse te tjere thone se me paresore eshte te lahen te dyja kembet, pastaj te vishen çorapet, sepse keshtu vepronte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), dhe kjo e dyta eshte me e sakta, dhe kete ka zgjedhur shejh Iben Bazi, shejh Iben Uthejmini, etj. Kurse ne lidhje me personin qe ka veshur çorapen e djathte para larjes se kembes se majte, abdesi i tij ka qene i rregullt dhe namazi i tij po ashtu i rregullt, inshaAllah, por keshillojme qe ketej e tutje te mos e perserise me kete gje, sepse eshte ne kundershtim me sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 99) Adriatik / Shqipëri / 8-5-2009

Message: Eselejkum Kam nje pyetje. Shejh Uthejmi Allahu e meshirofte ne librin Kushtet e Fese sjell nje hadith ku thot ai se transmeton Imam Tirmidhiu ne mos u gabofsha une se e ka levizur gishtin Pejgamberi Salallahu alejhi selam ne te gjitha uljet ndermjet dy sexhdeve. A duhet me e leviz gishtin vetem ne teshehud apo edhe ne uljet e tjera?

Përgjigje / 12-5-2009

Nje transmetim te tille e ka nxjerre Abdurrazaku ne “Musannef”, dhe nga ai e ka percjelle Ahmedi ne “Musned” dhe Taberani ne “El Kebir”, por ky transmetim eshte i pasakte dhe i gabuar, ne kundershtim me te gjitha transmetimet e tjera ne lidhje me levizjen e gishtit ne namaz, i cili sipas transmetimeve te sakta behet vetem gjate teshehudit, dhe jo me dy sexhdeve. Kete çeshtje e ka sqaruar mire shejh Albani ne librin “Tamamul Mineh”, f. 214-221.

(Pyetja Nr. 98) Zani / Pogradec / 2-5-2009

Message: selamun alejkum. kam nje pyetje per nietin, duhet me ze apo me zemer?

Përgjigje / 6-5-2009

Vendi i nijetit eshte zemra dhe jo gjuha. Madje shume dijetare e konsiderojne bidat shprehjen e nijetit me ze, sepse diçka te tille nuk e ka bere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe as shoket e tij. Kurse permendja e kesaj gjeje ne disa libra te fikhut, eshte e paargumentuar perveçse me argumente logjike dhe jo nga tekstet e Kuranit dhe te Sunetit.

(Pyetja Nr. 97) Merjem / Londër / 2-5-2009

Message: selamu alejkum verahmetullahi ve berekatuhu. Deshta te di per namazin e jacise se fillon ne ore te vona dhe femija shkojne ne shkolle dhe eshte shume vone. A eshte i rregullt namazi ne qofte se falet 1 ore mas akshamit? Allahu ju shperbleft me xhenetin firdeus.

Përgjigje / 6-5-2009

Prej kushteve te namazit eshte qe ai te falet ne kohen e vet, perndryshe, nese namazi falet para se te hyje koha e tij, ai eshte i pavlefshem dhe duhet te perseritet ne kohen e vet. Koha e namazit te jacise hyn pas humbjes se te kuqerremtes se qiellit nga ana e perendimit, kur qielli eshte mbushur plot me yje, dhe nata ka rene plotesisht. Ketu ne Jordani, namazi i jacise falet pikerisht nje ore pas faljes se namazit te akshamit, dhe koha e tij ka hyre. Ndoshta edhe tek ju, koha e namazit te jacise duhet te kete hyre nje ore pas akshamit. Duhet te siguroheni per kete. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 96) Skënder / Francë / 30-4-2009

Message: eselamu alekum ve rametullahi ve berekatuhu. 1. A lejohet ngritja e duarve per dua pas namazeve farze?

  1. A lejohet mi fale namazet synet ne xhami une di qe synetin duhet me fale ne shpi po problemi eshte qe farzet falene kohte vete e kshtu qe une mi fale namazet synet ne shpi e kute shkoje per ta fale namezet farze ne ato i faline ne kohen e pare kshtu qe obligona mi fale synetin e farzini ne xhami? Barek Allahu fik.

Përgjigje / 6-5-2009

  1. Lejohet ngritja e duarve gjate duase, por nuk duhet qe kjo te behet rruge gjithnje pas namazeve farze, sepse diçka e tille nuk eshte percjelle nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe shoket e tij.
  2. Lejohet te falen sunetet ne xhami, askush nuk thote qe nuk lejohet kjo gje, por ajo qe thone dijetaret, dhe ajo qe ka thene e ka vepruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) eshte qe sunetet te falen ne shtepi, sidomos ato pas namazeve farze. Por kjo nuk do te thote se nuk lejohet qe sunetet te falen ne xhami, por duhet qe burri ta lere nje pjese te namazit te tij te dites per ta falur ne shtepi, me qellim qe te zbatoje sunetin e pejgamberit dhe te behet shembull per femijet e familjen e tij.

(Pyetja Nr. 95) Luljeta / Prizren / 28-4-2009

Message: Selamun alejkum vella musliman. InshaAllah jeni mir me shendet ti dhe familja juaj.
E pata veq nje pyetje: A e kane te obliguar femrat te e thojn Ikametin, apo a eshte e pelqyer? Une pata lexu qe duhet te thuhet, por tash ndegjova qe nuk e kan te obliguar, dmth se ka nga dijetart qe po e lejojne, por edhe qe po e ndalojn… dmth cila eshte me e drejt?
All-llahu ju dhasht dituri te hajrit dhe ju pas nen kujdes deri ne frymen e fundit! Qofshit nga shehidat!!!

Përgjigje / 6-5-2009

Ne nje fetva te shejh Iben Uthejmin thuhet: “Nese grate bejne ikamet, nuk ka problem, por edhe nese nuk bejne, nuk kane gjynah, sepse ezani dhe ikameti jane vaxhib per burrat.” [Nga libri “Fetava Islamije”, pyetja nr. 253].

(Pyetja Nr. 94) Skënderi / Francë / 25-4-2009

Message: selamu alejkum ve rametuhu ve berktuhu. 1. Une ne qytetin ku banoj nuk ka xhami eshte xhamija 8 kilmotra larg, a kame ne kete rast me obligim me fale namazin me xhemat?

  1. A lejhet me ble qaate ushimore se ktu ne france ne pergjithsi shitoret i kane jahutite ku jane ma lire po ka edhe turqe te ato jane tuplo qmimet se te franc jane ma shtrejte? barek Allahu fike.

Përgjigje / 26-4-2009

  1. Namazi me xhemat ne xhami eshte obligim per te gjithe ata qe e degjojne ezanin, perderisa nuk kane arsye te konsideruar ne sheriat per te mos shkuar ne xhami, siç eshte semundja dhe pamundesia per te shkuar ne xhami.
  2. Ushqimi i hebrenjve dhe i te krishtereve eshte i lejuar per muslimanet, perderisa jane ushqime qe i ka lejuar Islami, keshtu qe nuk ka problem nese ju i bleni ushqimet te hebrenjte apo te turqit, megjithese preferohet qe t’i jepet perparesi muslimaneve. Kurse per ato ushqime qe jane te dyshimta, nese kane perzierje qe Islami i ndalon apo jo, atehere duhet te blehen te muslimanet e besueshem. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 93) Anonim / Evropë / 10-4-2009

Message: selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
kam nje pyetje: sipas sunnetit eshte qe reqati arrihet ateher kur ke arritur imamin ne ruku, por munde te ndodhe e cila ka ndodhur mirepo shume ralle, vjen ne namaz kur imami eshte ne ruku lidhesh ne namaz dhe sa te kesh arritur rukun imami fillon per tu ngritur dmth te dy levizjet behen ne moment nga imami dhe nga aj qe lidhet aj arrin rukun ndersa imami fillon per tu ngritur, si qendron puna ketu? dhe a eshte kusht qe aj pasuesi ta arrije rukun e qete sipas sunetit dhe te thote dhikrin e rukus ? Barak Allahu fik.

Përgjigje / 13-4-2009

Ne lidhje me kapjen e rekatit ka kundershtim ne mesin e dijetarev, se kur arrihet rekati: nese e arrin imamin para se te biere ne ruku apo kur eshte ne ruku? Me e sakta eshte se rekati arrihet kur imami eshte ne ruku, por nese ai fillon te ngrihet dhe thote: “Semiallahu limen hamideh”, atehere nuk e ke arritur rekatin, sepse kushti eshte qe ta arrish imamin pa u ngritur nga rukuja dhe pa kaluar ne ruknin tjeter te namazit, qe eshte ngritja nga rukuja, perndryshe ate rekat duhet ta falesh pasi imami te jape selam. Pra, kushti eshte qe te biesh ne ruku dhe te kesh mundesi qe te thuash te pakten nje here dhikrin e rukuse (subhane rabiel adhim), para se imami te filloje te ngrihet nga rukuja, para se te thote “semiallahu limen hamideh”. E Allahu e di me mire!

(Pyetja Nr. 92) Musai / Londër / 4-4-2009

Message: Aselamu alejkum, kam nje pytje:
Dy vellezer musliman kane shkuar per te punuar ne nje qytet tjeter jasht londre diten e gjumas, dhe dikund para kohes se xhumas e kan pyte pronarin e shpies tju tregoj se ku me shku mu fale xhumane. Ky pronari i ka dergue ne nje gjami te shijave, dhe kta nuk kan dit asgja, dhe kan fillue namazin, ku ata jan fal jo ne menyr si falum ne, pasi te hutuar se ne qfar situate jan gjiend dhe pa dit se si te veprojn nuk kan mujte me perciell imamin se gjemati jan fal ma ndryshe. si per shembull kta jan ra ne sexhde e imami me xhematin kan qendrue tuj ber dua ne kemb, dhe shum gjera tjera, te kini parasysh se si veprojn shiajt. Dhe kta vllaznia me kan porosit me ju pytur se a eshte xhumaja e tyre ne rregull dhe si duhet te veprojn? All-llahu jua shperbleft me hajre per punen e dobishme qe jeni duke punuar!

Përgjigje / 7-4-2009

Nese keta vellezerit kane qene udhetare, nuk e kane pasur detyrim faljen e te xhumase, por duhet te falnin namazin e drekes. Ne çdo rast, ajo qe keshillojme eshte qe te falin namazin e drekes te asaj dite te xhuma, menjehere sa te mesojne per kete, dhe nuk kane asnje detyrim tjeter dhe asnje gjynah inshaAllah, sepse kane qene qe nuk e dinin. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 91) Anonim / 30-3-2009

Message: selam, nje pyetje kisha; nje dite pasi kishte hyre namazi i iqindise me erdhen disa miq e keshtu ata ndejten deri afer kohes se akshamit e une u nisa per namazin e akshamit duke harruar te falja namazin e iqindise. ne kohen qe po falja akshamin me kujtohet ne rekatin e pare qe nuk kisha fal iqindine,e keshtu une fala akshamin dhe mbasi mbarova fala iqindine. Doja te pyesja a kam vepruar mire se une fala akshamin dhe pastaj fala iqindine/ Allahu ua shperblefte.

Përgjigje / 30-3-2009

Ne kete rast, duhej qe te kishe bere nijet namazin e ikindise qe ne momentin kur e kujtove, dhe kur imami te jepte selam, ti te ngriheshe dhe te falje edhe nje rekat per te plotesuar kater rekate te ikindise. Pastaj, te thirrje ikametin dhe te falje namazin e akshamit, sepse namazet duhen falur sipas radhes. Kete ta kesh parasysh per here tjeter, sepse kjo qe ka kaluar, ka kaluar tashme dhe Allahu ta ka falur sepse nuk e dije. Allahu eshte i Gjithemeshirshmi, Meshireploti me robet e Tij besimtare.

(Pyetja Nr. 90) Skënderi / Francë / 30-3-2009

Message: eselamu alejkum ve rametullahi ve berekatuhu. pata nje pyetje qfare denimi ka nji person qe pi duhanin sipase sherijatit edhe a i prishet avdesi ati personite qe pe duhanin apo duhet me mar avdese? Edhe nji pytje: valle e kame deque me mexhlise sheje albanin rrahimehullah ku thote se ni persone qe jafilone meje namazet pore duhet mifale namezet qe sika fale ma heret pore duhete te fale namze nafile esame alejkum ve rametullahi ve berkethu. Allahu ju shperblfte me xhenetin firdeus.

Përgjigje / 30-3-2009

Pirja e duhanit eshte e ndaluar, haram, per vete demet e tij te shumta dhe sepse nuk ka asnje te mire dhe dobi. Ai ndalohet nga shume pikepamje. Pirja e duhanet futet ne vetevrasje, gje e cila eshte gjynah i madh. Po keshtu futet ne ngrenien e te ndytave dhe te demshmeve. Ne shperdorim te pasurise, etj. Kurse denimi per te eshte ne Dore te Allahut, nese personi nuk pendohet prej tij dhe ta lere, meriton denimin nga Allahu ne kete bote dhe ne boten tjeter. Ne kete bote, atij mund t’i shfaqet ndonje semundje e rende apo e kronike, si dhe behet shkak per semurjen e femijeve dhe te afermve te tij qe ndikohen nga thithja e tymit te duhanit qe pi ai, etj, etj. Te keqiat e duhanit jane aq te shumta sa nuk numerohen, dhe ate nuk e pine veçse ata qe nuk kane logjike te shendoshe. Allahu i rujate muslimanet nga pirja e duhanit dhe nga çdo ves i keq, si dhe i dhente sukses atyre qe e pine duhanin prej muslimaneve qe ta lene ate!

Shejh Albani, Allahu e meshirofte, eshte i mendimit se namazet e kaluara nuk mund te falen kaza, por vetem brenda kohes se tyre. Kete mendim e ka edhe dijetari Iben Hazm, e te tjere. Por ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete çeshtje, eshte fjala e shumices se dijetareve, si dhe e dijetareve te kater medhhebeve, qe namazet e kaluara lejohet te falen kaza, menjehere ne kohen kur te jepet mundesia apo kur i kujton, dhe ketu eshte fjala per ate person qe falet rregullisht, por ka ndodh qe per arsye te ndryshme te mos e kete falur nje namaz apo disa namaze ne kohen e tyre. Keto namaze qe i kane kaluar, ai duhet t’i fale sipas radhes, sipas mendimit te shumices se dijetareve, qe mendojme se eshte edhe mendimi me i sakte, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 89) Sara / Gjakovë / 28-3-2009

Message: Selam alejkum
A bon mi thon suret me zo ne namaz kur je vetem, ne namaze ku thuhen suret me ze kur je me xhemat? Selam alejkum Allahut ju rujt ju shperbleft dhe ju lehtesoft punen tuaj…

Përgjigje / 28-3-2009

Lejohet qe te lexosh me ze ne namazet e nates, ku imami lexon me ze, edhe nese je vetem. Por per femrat nuk preferohet ngritja e zerit veçse pak, ne menyre qe te mos e degjojne te huajte apo komshite, sepse kur lexon Kuran zeri duhet te zbukurohet sa te mundesh. Po keshtu preferohet edhe ne namazet e dites qe suret te lexohen me pak ze, sa t’i degjosh vete, kur je vetem, kurse kur je me xhemat, duhet te lexohen nen ze, qe te mos ngaterrojne njeri-tjetrin ne namaz.

(Pyetja Nr. 88) Khattab / Shqipëri / 27-3-2009

Message: Es selamun alejkum ue rrahmetul-llah. Si duhet te veproje nje person i cili eshte kthyer nga nje udhetim po supozojme ne kohen e namazit te jacise dhe ne kete kohe thirret ezani porse ky e ka falur akshamin edhe jacine mbasi qe ka qene udhetar dhe i ka bashkuar. A duhet te shkoje ne xhami edhe te falet nafile duke iu pergjigjur ezanit apo eshte i lire qe edhe te mos shkoje mbasi obligimin e tij e ka kryer??? All-llahu ju shperblefte me te mira.

Përgjigje / 28-3-2009

Udhetari qe kthehet nga udhetimi dhe i ka bashkuar namazet, nuk e ka obligim t’i perserise namazet qe ka falur apo njerin prej tyre, edhe nese e degjon ezanin, perveç nese kur thirret ezani ai eshte brenda ne xhami; ne kete rast nuk duhet te dale nga xhamia pa e falur namazin per te cilin u thirr ezani, edhe nese e ka falur ate namaz. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 87) Abdulaziz / Shkodër / 23-3-2009

Message: esselamu alejkum hoxhe! deshta te te pyes ne lidhje me sehwi sexhden kur je pas imamit dhe per nje moment te vjen nje dyshim, per numrin e rekatit qe je duke u falur, por me pas sqarohesh. A eshte e nevojshme te besh sehwi sexhde ne kete rast apo jo? All-llahu jua shperblefte me te mira!

Përgjigje / 24-3-2009

Kur je ne namaz me xhemat dhe me imam, nuk behet sehvi sexhde nese harron apo gabon ne namaz, sepse per te gjitha keto eshte garant imami, siç ka ardhur ne hadith, e Allahu eshte i Gjithedijshmi!

(Pyetja Nr. 86) Sara / Gjakovë / 22-3-2009

Message: Es selam alejkum
A mundem ta fal vitrin para se te flej ne gjum pastaj nese ma mundeson Allahu mu zgju per me fal namaz te nates, te fali namazin e nates e pastaj ta fali per fund namazin e vitrit prap? Per shkak se nganiher nuk po muj te zgjohem edhe po me met vitri pa u fal… kshtu qe kur me mbet pa u falur vitri un e fali ne kohen e sabahut.

Përgjigje / 23-3-2009

Ne fetvane nr. 10583 te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, me kryerat shejh Iben Baz, thuhet: “Kush shpreson se do te ngrihet per te falur namaz nate, le ta vonoje nanazin e vitrit dhe ta fale pas namazit te nates, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Namazi i fundit i nates suaj te jete tek (vitri).” Kurse ai qe ka frike se e mund gjumi deri ne hyrjen e kohes se sabahut, le ta fale vitrin para se te fleje gjum, pas namazit te jacise. Nese ky zgjohet naten, mund te fale namaz vullnetar sa te doje por pa e perseritur namazin e vitrit, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk lejohen dy namaze vitri ne nje nate.” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu thote: “Kush frikesohet se nuk do te zgjohet ne fund te nates, le ta fale vitrin ne fillim te saj, kurse kush ka vullnet dhe shpreson se do te ngrihet ne fund te nates, le ta fale vitrin ne fund te saj, sepse namazi i nates eshte i deshmuar (nga engjejt) dhe kjo eshte me e mire.” E transmeton Muslimi.”

Ne lidhje me numrin e rekateve ne namazin e nates, duhet t’i permbahemi hadithit te Aishes (radiallahu anha) e cila transmeton se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) nuk ka falur me shume se 11 rekate ne namazin e nates, si ne Ramazan edhe jashte Ramazanit. [Buhariu dhe Muslimi].

(Pyetja Nr. 85) Muhamedi / CH / 21-3-2009

Message: Esselamu Alejkum
A duhet te falen 2 rekate ne oborrin e Xhamis nese dua te ulem, sepse tek vendi yne eshte tradit qe deri sa te vij koha e namazit te ulen aty?

Përgjigje / 22-3-2009

Nese ne oborrin e xhamise falen njerez per xhuma nga qe nuk i merr xhamia, atehere aty duhet me i fal dy rekatet e xhamise, sepse ajo quhet xhami dhe eshte brenda territorit te xhamise, dhe sepse aty falen njerez. Por, nese aty qendrojne thjesht per t’u ul para se te filloje hytbja e xhumase dhe pastaj futen brenda ne xhami me thirrjen e ezanit, dy rekatet e xhamise duhet te falen kur hyn brenda ne xhami. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 84) Rajan / Itali / 17-3-2009

Message: SELAM ALEJKUM UE RRAHMETULLAH
1. KETU NE ROME KEMI NJE THERTORE, POR QE NUK THERIN SIPAS SHERIATIT. A LEJOHET PUNA ATY NE SEKTORE TE TJERA PERVEC THERJES SI P.SH. NE SEKTORIN E PAKETIMIT APO NGARKIMIT TE MISHIT NEPER MAKINAT QE DO E TRANSPORTOJNE NEPER DYQANE?
2. NAMAZIN E PRISHIN GRUAJA E RRITUR, QENI DHE GOMARI. POR TEK SAHIHUL BUHARI THOTE AJSHA RADIALLAHU ANHA: A ME QENIN DHE GOMARIN NA KENI BARAZUAR? ESHTE FALUR I DERGUARI ALEJHI SELAM DHE UNE QENDROJA MIDIS TIJ DHE KIBLES E SHTRIRE NE KREVAT… SI ESHTE CESHTJA E KESAJ DISPOZITE, A E PRISH NAMAZIN KALIMI I GRUAS PERPARA APO JO? ALLAHU TA SHPERBLEFTE.

Përgjigje / 22-3-2009

  1. Nese nje ndermarrje apo fabrike punon ne gjera qe jane haram dhe ne kundershtim me ligjet e Allahut, nuk lejohet puna ne te, e çfaredo lloji qofte, sepse kjo do te ishte aprovim i vepres se tyre dhe ndihmese ne haram. Por bejme me dije ketu se e therura e te krishtereve dhe te çifuteve eshte e lejuar per muslimanet, perderisa kafsha qe therin ata ngordh nga therja dhe i del gjaku para se te ngordhe, kurse per kafshet qe ngordhin nga goditja elektrike apo goditja ne koke me hekur, duke qene se nuk u del gjaku nga prerja e damareve te gjakut, ajo quhet e ngordhur dhe nuk lejohet ngrenia e mishit te saj. [Nga fetvaja nr. 2770 e komisionit te perhershem te fetvave]. Prej ketu, nese kafshet e tyre konsiderohen te ngordhura apo shumica e tyre jane te tilla, atehere nuk lejohet te punosh aty, dhe ne te kundert, nese kafshet theren para se te ngordhin dhe u priten damaret para se te ngordhin, mishi i tyre lejohet per muslimanet dhe si rrjedhoje edhe puna aty eshte e lejuar. Po keshtu lejohet te punosh aty, nese ngordhja u ndodh vetem disa kafsheve apo pakices se tyre, e Allahu e di me mire.
  2. Namazin e prishin te treja keto gjera qe jane permendur ne hadith, kur kalojne para atij qe falet, dhe nuk ka kunderthenie mes dy haditheve qe permend pyetesi, sepse i pari flet per kalimin e ketyre treve para atij qe falet, dhe me kalimin e tyre para atij qe falet prishet namazi, kurse hadithi i Aishes (radiallahu anha) flet per rastin kur ajo eshte shtrire ne shtratin e saj dhe jo duke kaluar para Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe keto dyja kane dallim. [Mexhmuu Fetava Iben Baz, pyetja nr. 189].

(Pyetja Nr. 83) Adriatik / Shqipëri / 14-3-2009

Message: Eselemu alejkum. Kam dy pyetje. E para: nese nje person eshte duke u falur por ne ate moment therret muezini ikamet dhe personi ne fjale tenton ta mbaroje ate namaz qe ka nisur duke mos e ditur qe s’ka namaz tjeter perveç farzit kur te behet ikamet, a ka te drejte imami me i fol me i then hajde ne saf? E dyta: nese kemi djegur x liber qe permban Emrin e Allahut a ka aergument qe hiri i keti libri nuk duhet me u pezie me e hedh ne mbeturina.

Përgjigje / 22-3-2009

  1. Imami ne kete rast preferohet qe te thote me ze te larte hadithin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ku thote se kur thirret ikameti, nuk lejohet te falet namaz tjeter perveç farzit, dhe ai qe eshte duke falur nafile, ka per te dhene selam dhe t’i bashkohet xhematit, ose te nxitoje ne mbarimin e namazit nese eshte ne fund te tij.
  2. Ne fetvane nr. 21775, pyetja nr. 2, te komisionit te perhershem te fetvave ne Saudi, thuhet: “Letrat e grisura nga Kurani i Larte duhet te digjen ose te griposen ne vend te paster me qellim te ruajtjes se tij nga perçmimi apo ngjashem me te, sepse keshtu kane vepruar sahabet me Kuranet qe dogjen ne kohen e Uthmanit (radiallahu anhu).”

Po keshtu duhet vepruar edhe me librat apo letrat e grisura ne te cilat eshte shkruar emri i Allahut, me qellim te madherimit te Emrit te Allahut dhe mosperçmimit te tij. Kjo ka ardhur ne fetvane nr. 9850 te komisionit te perhershem.

(Pyetja Nr. 82) Leonita / Kosovë / 13-3-2009

Message: selamu alejkum… Kam nje pyetje, rreth Namazit te Xhumas, eshte perfolur shum per kete teme, disa kshut dhe disa ashtu, deshiroj te di kur un shkoj ne Gjami, sa rekate duhet te Fali, kuptohet pos 2 Rekateve, bashk me Imamin, sa rekate duhet te fali, pas atij Farzi, ne Gjami (mendoj sunnete). Allhu ju shperbleft.

Përgjigje / 20-3-2009

Kur shkon ne xhami, per namazin e te xhumase apo per çdo namaz tjeter, se pari i fal dy rekate sunete per xhamine, nese ka kohe para thirrjes se ikametit. Kurse ne diten e xhuma, deri sa te ngjitet imami ne minber per hytben, mund te falesh rekate sa te duash, pa ndonje numer te kufizuar, sepse e xhumaja nuk ka sunete te caktuara para namazit, ose te lexosh Kuran. Pastaj degjon hytben pa folur asnje fjale, pastaj fal namazin e te xhumase dy rekate me imamin, pastaj ben tespite dhe del prej xhamise dhe i fal dy rekate sunete te xhumase ne shtepi. Keshte eshte syneti, qe sunetet te falen ne shtepi, por edhe nese dikush i fal ne xhami, ai nuk duhet t’i fale sunetet menjehere pas farzit, por duhet qe ta ndaje farzin nga suneti me tespi apo me fjale te tjera, dhe jo te veproje si shijat, te cilet pasi jep selam imami ne dy rekatet e namzit te xhumase, nuk japin selam por ngrihen dhe plotesojne edhe dy rekate te tjera duke e llogaritur si namazin e drekes, gje e cila eshte ne kundershtim me ehli sunetin. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 81) Ibën Islam / 12-3-2009

Message: Nese imami i nje xhamie diten e xhuma eshte duke dhene ders ne hytbe dhe ai gabon nje ajet ose nje numer si p.sh per vjetet e ndonje pejgamberi e ndonje lufte qe ka ndoshur ne islam a lejohet permiresimi i gabimit te hoxhes? Xhezak Allahu hajren!

Përgjigje / 20-3-2009

Ne rast nevoje, lejohet qe t’ia kujtosh imamit nje ajet qe e ngaterron, bazuar ne hadithet qe jane transmetuar se dikush ka ardhur dhe i ka folur Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) duke qene ne minber duke mbajtur hutbe, si hadithi i atij qe ankohej per mosrenien e shiut. Por, me e mira eshte qe te mos behet korigjimi gjate hytbes, sepse ndoshta korigjuesi e ka degjuar gabim, ose mund ta kete vete gabim dhe imami e ka mire, si dhe nuk duhet qe kjo gje te behet rruge qe hytbja te behet pazar. Pra, mund te thuhet se qe t’i flasesh hatibit gjate hytbes lejohet vetem ne raste te nevojshme te pergjithshme dhe jo personale, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 80) Anonim / 9-3-2009

Message: selam alejkum. A i lejohet motres myslimane te beje imam, sepse kur kam pyetur me kane thene se selefit e lejon kete gje ndersa hanefit e ndalojne dhe te dyja palet kane argumentet e tyre?

Përgjigje / 12-3-2009

Ne fetvane nr. 7328, te Komisionit te perhershem te fetvave, ne Saudi, thuhet: “I lejohet gruas qe te behet imame e grave ne namaz, por ajo duhet te qendroje ne mes te tyre dhe jo te dale para, e nese eshte vetem nje grua tjeter qe falet me te, duhet te qendroje nga e djathta e asaj qe behet imame.”

(Pyetja Nr. 79) Anonim / Suedi / 8-3-2009

Message: Deshta te lidhem me pytjen 415, ka qen nje vella ne nje vend musafir kur erdhi koha e namazit te akshmait ai e udheheqi namazin ne ate banes, pas namazit menjeher shkuan bashkarisht te nje vella kojshi (shtepin te gjitur, fqinje), por aty kishte qen nje grup qe u pregaditen me fal namazin, por kur e shikuan kete djal dhe e detyruan ai te behet udheheq ne namazin e akshamit pershkak se asnjeri prej tyre nuk dijn ta falin namazin pasi jane fillestar, dmth ky dy her e kishte fal namazin e akshamit, dhe ky kerkon nje keshill se a lejohet namazi tre rekateve te numrohet si nafile per kete rast nuk ka njohuri?

Përgjigje / 12-3-2009

Eshte pyetur shejh Iben Uthejmin ne lidhje me ate person qe e ka fal namazin e akshamit dhe e fal perseri ate namaz me nje tjeter qe vjen me vonese ne xhami, se a duhet te fale vetem dy rekate apo te plotesoje nje rekat te katert, sepse nuk ka namaz nafile me tre rekate, dhe shejh Iben Uthejmin u pergjigj se ai duhet te fale namazin e akshamit ashtu si eshte me tre rekate, pa hequr dhe pa shtuar asnje rekat, sepse ne hadith nuk behet ndonje perjashtim per namazin e akshamit apo per ndonje namaz tjeter. [Takimi i temes se lire, kaseta nr. 169].

(Pyetja Nr. 78) Anonim / 8-3-2009

Message: es-selamu alejkum cfar gjykimi ka mos bashkimi i kembeve ne namazin me xhemat?

Përgjigje / 12-3-2009

Bashkimi i kembeve me shokun perbri ne namaz eshte per plotesimit te namazit dhe suneteve te tij, kurse lenia e kesaj eshte ne kundershtim me sunetin dhe me urdhrin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Njerezit qe nuk e dine kete gje, duhen mesuar, kurse ata qe e dine dhe e kundershtojne me vetedije, marrin gjynahe.

(Pyetja Nr. 77) Muhamedi / CH / 7-3-2009

Message: Selamun Alejkum
Dua te dij rreth ketij hadithit cfar grade ka, dhe nese eshte sahih per cka behet fjale ne kete hadith, pasi qe Njerzit e medhhebit hanefij` i luftojn sunnetlit per formen e ngritjes se duarve gjate namazit me kete hadith (kinse beni levizje ne namaz etj)!?
Abdullah ibn Kutejbe transmeton nga Xhabir ibn Semrete r.a. se ka thënë: “Një ditë Pejgamberi a.s. erdhi në mesin tonë dhe ka thënë: “Çka keni, ju shoh duke i lëvizur krahët në namaz sikur t’ishin duart tuaja bishta të kuajve kryeneçë. Qetësohuni në namaz”.
(Muslimi, vol. 1, hadithi 181, I’lau sunen vol. 3, fq. 43).

Përgjigje / 12-3-2009

Me kete hadith jane argumentuar disa prej dijetareve fanatik te medhhebit hanefi, por ai nuk eshte argument per ate qe duan te argumentojne ata, dmth per ngritjen e duarve kur bie ne ruku dhe kur ngrihesh nga rukuja, sepse ky hadith ka disa transmetime, me bashkimin e te cilave mesohet shkaku i thenies se tij dhe se çfare eshte per qellim me te, perndryshe i bie qe kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) te kundershtoje veten e tij kur ngrinte duar kur binte ne ruku dhe kur ngrihej prej saj, siç kane ardhur hadithe te shumta e te sakta. Hadithi qe permendet ne pyetje ka per qellim disa njerez te caktuar, ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), te cilet ishin duke u falur me te, apo te cilit pejgamberi i gjeti duke u falur, (dy transmetime te ndryshme), dhe ata i mbanin duart e tyre ngritur dhe duke bere me shenje nga ana qe jepnin selamin ne namaz, kur jepnin selam nga ana e djathte, i ngrinin duart dhe i drejtonin nga e djathta dhe kur jepnin selam nga e majta, i ngrinin duart dhe i drejtonin nga e majta, kurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ndaloi nga kjo gje, dhe u tha: “Qetesohuni ne namaz! Mjafton qe ju te vendosni duart tuaja mbi kofshe (gjunje) dhe te jepni vellezerve tuaj nga e djathta dhe nga e majta” -Kurse ne nje transmetim tjeter thote: “Kur dikush te jape selam ne namaz, te kthehet nga shoku i tij (djathtas dhe majtas) dhe te mos beje shenje me doren e tij.” Imam Neveviu, ne sqarimin e ketij hadithi ne Sahihun e Muslimit, ka folur ashper kunder atyre hanefive qe argumentohen me kete hadith per ndalimin nga ngritja e duarve kur bie ne ruku dhe kur ngrihesh prej saj, si dhe i ka kthyer pergjigje te forte duke i permendur te gjitha rruget e hadithit dhe historine e plote te tij. Prandaj, kush deshiron hakun, le te kthehet dhe te lexoje fjalet e dijetareve ne lidhje me kete çeshtje dhe me çdo çeshtje tjeter. Edhe shejh Albani nuk ka qene i kursyer per t’ju kundervene atyre hanefive qe argumentohen me kete hadith per ngritjen e duarve ne ruku, ne librin: “Mishkatul Mesabih” 3/30-40].

(Pyetja Nr. 76) Anonim / 6-3-2009

Message: selamun alejkum, kisha nje pyetje: “nje vella mbasi u fal me xhemat shkon dhe behet xhemat me nje vella musliman i cili sapo filloi te fale namaz, mbasi mbaruam ne, ngaqe erdhi me vonese dhe ky vellai u argumentua me nje hadith ku profeti i tha sahabeve kush do te marre sevap nje deve e te falesh me ate person qe kishte ardhur me vonese “Me sa di une, ai person ne hadith u be imam kurse ky vellai yne u be xhemat. Doja nje pergjigje, Allahu ju shperblefte.

Përgjigje / 12-3-2009

Eshte percjelle hadith i sakte ku thuhet se nje burre hyri ne xhami, nderkohe qe Pejgamberi dhe shoket e tij e kishin perfunduar namazin me xhemat. Atehere Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Kush do i jape sadaka ketij duke u falur me te?” -Ne nje transmetim tjeter thote: “A ka ndonje qe deshiron t’i jape sadaka ketij duke u falur me te?” -Atehere u ngrit nje burre dhe u fal bashke me te.” [Hadithin e ka nxjerre Ahmedi, Tirmidhiu, etj. Shejh Albani e ka konsideruar Sahih]. Me kete hadith argumentohen ata dijetare qe thone se formimi i xhematit te dyte ne te njejten xhami eshte e lejuar, dhe ky eshte nje argument i forte per fjalen e tyre, megjithese shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) ka thene nje fjale te qelluar ne lidhje me kete çeshtje: Nese formimi i dy xhemateve perseritet gjithnje ne te njejten xhami, kjo gje eshte bidat, dhe nese ndodh ndonjehere ne menyre te paqellimte dhe qe nuk eshte bere rruge, atehere lejohet, dhe argument eshte ky hadith si dhe transmetimet e ardhura nga disa prej sahabeve qe kane hyre ne xhami pasi ka mbaruar namazi me imam dhe jane falur me xhemat.

Kurse ne lidhje me pyetjen, kur vjen dikush ne xhami dhe namazi me imamin e xhamise ka mbaruar, atehere lejohet qe dikush prej atyre qe e ka falur xhematit te ngrihet dhe te falet me te, dhe imam behet ai qe di me shume Kuran prej tyre, sipas rregullave ne caktimin e imamit. Ne hadith nuk permendet se kush te behet imam dhe kush xhemat, por kjo perfitohet nga hadithe te tjera ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Njerezit i prin ne namaz ai qe di me shume Kuran prej tyre.” Gjithashtu, dijetaret thone se lejohet qe ai i cili fal namaz farz te jete imam i atij qe fal nafile dhe ai qe fal nafile lejohet te jete imam i atij qe fal farz, dhe secili ka nijetin e vet. Kjo eshte edhe pergjigja qe ka dhene shejh Iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) ne lidhje me kete pyetje. [http://www.arabsdurra.com/vb/showthread.php?t=4680 – shkeputur nga nje kasete prej ligjeratave me titull “Takimi mujor”, me shejh Iben Uthejmin.]

(Pyetja Nr. 75) Xhevdet / Londër / 24-2-2009

Message: Eselamu alejkum:
Pyetja: Une e dij se kur hyn ne xhami duhet te falen 2 rekate, por nje vlla me tha se ne kohen e akshamit e te sabahut nuk bene, se une vazhdova te fale dy rekate sa u futa ne xhami, e kohe per tu thirrur ezani i akkshamit kish 5-6 minuta. Nese mundni na argumentoni nese nuk bene per te falur dy rekat kur futesh ne xhami ne kohe te akshamit e te sabahut. Allahu jua shperblefte.

Përgjigje / 28-2-2009

Mendimi me i sakte i dijetareve eshte se dy rekatet per xhamine lejohet te falen edhe ne kohet ne te cilat ndalohet namazi vullnetar: kur lind djelli, kur eshte ne kupen e qiellit dhe kur perendon. Ndalimi nga namazi ne keto tre kohe, eshte per namazet vullnetare dhe jo per namazet me shkak, siç eshte falja e namazit farz te vonuar, apo falja e dy rekateve per xhamine. Pra, ne rastin tend, duhet te falesh dy rekate per xhamine kur hyn ne te, qofte nese eshte thirrur ezani i akshamit apo jo. Argument per kete perfundim eshte bashkimi i haditheve te ardhura ne kete teme, te atyre qe e ndalojne namazin ne keto tre kohe, dhe te atyre qe urdherojne per faljen e dy rekateve te xhamise dhe te namazit farz kur e ke harruar apo ke fjetur dhe je zgjuar me vonese. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 74) Ismail / Itali / 10-2-2009

Message: Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu vella i nderuar.
Kisha disa pyetje:
1. Çfare gjykimi ka t’i lutesh Allahut, “O Allah, ma zgjidh kete problem per hir te Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, apo per hir te filan Ueliu (te vdekur)”? Dhe a ka ndonje baze kjo lutje qe e perdorin sufistat?
2. Cilat kategori njerezish do te provohen ne boten tjeter per shkak se nuk i ka mberritur Mesazhi? Dhe a kane ndonje shprese se mund te provohen ne boten tjeter p.sh. evropianet qe vdesin pa hyr ne Islam nga qe mund t’i kete mberritur i deformuar mesazhi Islam nepermjet medias apo nepermjet nje muslimani injorant?
3. Nje imam i nje xhamie ne vendin ku jetoj per shkak te numrit te madh te njerezve e ndane xhematin ne dy grupe ne diten e xhuma, ku grupi i pare e fal xhumane para se te hyj koha e saj. Doja te dija eshte i sakte apo jo namazi i tyre?
Allahu ua shperblefte me te mira!

Përgjigje / 21-2-2009

  1. Ne librin “Silsiletu el ehadith ed Daife”, nen hadithin nr. 22, shejh Albani thote: “Hadithi: “Lutjuni Allahut me hiresine time, sepse hiresia ime eshte shume e madhe tek Allahu!’ Ky hadith nuk ka baze ekzistence, dhe kete gje e ka pohuar dijetari i madh, Iben Tejmije. Nuk ka dyshim se hiresia dhe vendi i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) tek Allahu i Madheruar eshte e madhe… por kjo eshte diçka dhe lutja tek Allahu me hiresine e pejgamberit eshte diçka tjeter, dhe keto dyja nuk duhet te perziehen, siç kane bere disa njerez. Kjo, sepse ai i cili lutet me hiresine e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) shpreson qe t’i pranohet lutja me shume, por kjo eshte diçka qe nuk mund te njihet me logjike, sepse kjo eshte prej çeshtjeve te fshehta qe nuk kapen me mendje, por per njohjen e tyre nevojiten tekste hyjnore te sakta, te cilat vlejne per argumentim. Hadithet qe jane percjelle ne lidhje me ndermjetesimin tek Allahu me hiresine e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) jane dy llojesh: te sakta dhe te pasakta. Ato qe jane te sakta nuk argumentojne aspak per lejimin e ketij ndermjetesimi, siç eshte ndermjetesimi i sahabeve me Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) ne lutjen per shi, si dhe ndermjetesimi i atij te verberit me Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) qe t’i kthehej shikimi; keto jane ndermjetesime me lutjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe jo me hiresine dhe as me qenien e tij. Dhe perderisa ndermjetesimi me ane te lutjes se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), kur ai shkoi tek Zoti i tij dhe nderroi jete, eshte e pamundur, atehere edhe ndermjetesimi me te dhe me hiresine e tij pas vdekjes se tij (salallahu alejhi ue selem) eshte e pamundur dhe e palejuar…
  2. Ne librin “Fetvate e zgjedhura te shejh Feuzanit”, fetvaja nr. 256, thuhet: “Ehlul fetrah” jane ata njerez qe jetojne ne nje kohe kur nuk u ka arritur ndonje pejgamber i Allahut dhe as ndonje liber qiellor, siç eshte koha ndermjet Isait dhe Muhamedit (alejhima selam). Ketyre u bashkohen edhe ata njerez qe jetojne te ndare nga bota dhe larg Islamit dhe muslimaneve (qe nuk mund te degjojne per Islamin). Kurse gjykimi per ta eshte tek Allahu i Madheruar.”

Kurse ne fetvane nr. 6465, te fetvave te komisionit te perhershem ne Saudi, me kryetar shejh Abdulaziz iben Baz, thuhet: “Kujtdo qe i arrin thirrja Islame prej paraardhesve apo bashkekohesve te tij, dhe nuk i pergjigjet asaj, dhe vdes ne ate gjendje, ai eshte nga banoret e zjarrit. Kurse ata te cileve nuk u ka arritur thirrja Islame, do te provohen ne diten e Kiametit, siç kane ardhur hadithet e sakta nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).”

  1. Problemi ketu nuk qendron ne kohen e namazit, sepse koha e namazit te xhumase eshte qe prej ngritjes se diellit ne mengjes dhe deri para perendimit te diellit, por problemi qendron ne ndarjen e xhematit ne dy grupe nga i njejti imam. Ne rast se nuk ka zgjidhje tjeter, atehere mendoj se per xhematin e dyte duhet te mbaje hytbe dhe te fale namaz imam tjeter dhe jo ai i pari, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 73) Anonim / 9-2-2009

Message: Bismilah arrahman arrahim, selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Allahu ju shperblefte per punen qe beni per hire Tina me firdaus el ala amin dhe jua shtofte dijen!
Kam nje pyetje: une jam shofer autobuzi dhe ndonjeher ndodhe qe te punoj ne kohe te namazit te sabahut keshtu qe elhamdulilah kam ndonje pushim te shkurt per ta falur namazin mirpo nuk me mjafton qe te fali edhe sunetin,keshtu qe pas ca kohe kam edhe ni pushim te shkurt ku munde te fali sunetin, a me lejohet qe ta fale sunetin pas farzit ne kete rast pasi qe nuk muje tefali niher sunetin pastaj farzin sepse koha e dyte eshte shume afer qe ti dali koha e namazit?
Pyetja e dyte ka lidhje me namazet tjera, cila eshte ma mire a ta fali namazin ne kohen e tij mirpo vetem me ruknet e tij pasi qe koha nuk me premton dmth kur jam ne autobuz dhe kam pushim apo ta shtyje pak para se ti del koha e ta fali me sunete dhe ma gjate?
Barak Allahu fikum!

Përgjigje / 11-2-2009

  1. Lejohet qe t’i falesh sunetet e sabahut pas faljes se farzit, sepse dikush prej sahabeve e beri kete gje dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) heshti kur e pa ate, gje e cila do te thote se ai e aprovoi vepren e tij.
  2. Namazet farz mundohu t’i falesh menjehere sa te hyje koha e tyre, dhe kur te kesh kohe te lire me pas per te falur sunetet, fali ato pa problem, edhe nese ka hyre koha e namazit tjeter, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ndodhur qe i ka fal sunetet e namazit te drekes pas ikindise, per shkak se ka qene i preokupu me disa njerez qe e kane vizitu prej vendeve te largeta.

(Pyetja Nr. 72) Ebu Shuajb / Zvicër / 7-2-2009

Message: selamun alejkum vella i dashur!
Kam degju një Hadith për Namaz që Pejgamberi Alejhi Selam ka qen duke bë Namaz ( u fal ) dhe ka trokit në dere dikush dhe Pejgaberi Alejhi Selam ja ka hap deren, edhe u kthy dhe e ka vazhdu Namazin. A është kjo e sakte, edhe amundesh me mtregu se ku gjindet ky Hadith? Allahu te shperblefte!

Përgjigje / 11-2-2009

Transmetohet nga Aisha (radiallahu anha) se ajo ka thene: “Trokita ne dere nderkohe qe i Derguari i Allahut ishte duke falur namaz vullnetar (nafile), dhe dera ishte ne drejtim te Kibles. Ai eci nga e djathta apo e majta, hapi deren dhe u kthye perseri ne namazin e tij.” [Ky hadith eshte Hasen – i mire. E ka nxjerre Ebu Daudi 922, Nesai 1206, Tirmidhiu 606, dhe Bejhakiu 2/265].

(Pyetja Nr. 71) Abdurrahman / Belgjikë / 6-2-2009

Message: selamuon aleykuom hoxhe i nderuar, desha te pyes a ka (sunete) pas namazit te ikindis se psh shej Albani rahimullah thote qe ka sunet pas namazit te ikindis. Na tregoni kete me gjersishet, inshaAllahu barakallahu fik!

Përgjigje / 11-2-2009

Ne lidhje me sunetet pas ikindise ka mospajtim ne mesin e dijetareve. Ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete çeshtje, eshte se pas ikindise nuk ka namaz sunete, dhe se ato qe pejgamberi ka falur ne hadithin e treguar nga Aisha (radiallahu anha) kane qene sunetet e namazit te drekes, te cilat pejgamberi nuk mundi t’i falte ne kohe per shkak te delegacionit qe i erdhi dhe u morr me ta. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 70) Abdullah / Suedi / 29-1-2009

Message: bismilah arrahman arrahim
selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
Një vella pyet, thote: unë kam menduar se kur je udhëtar dhe fal namaz pas një hoxhe i cili është vendas se edhe në atë rast duhet të shkurtoj namazin dhe kam kryer namazin pas 2 reqatev, dhe kjo ka ndodhe disa herë, si të veproj a ti falë të gjitha ato namaze apo të bëjë tauba pasi kjo ka ndodhe nga padituria? barak Allahu fijk.

Përgjigje / 11-2-2009

Namazi i udhetarit pas vendaliut duhet te falet i plote njesoj sikur e fal imami vendali. Nese kjo gje eshte bere nga padituria, atehere keshillojme qe personi ne fjale te fale sa me shume namaz nafile dhe jo te perserise ato namaze qe i ka falur ne kete menyre, qe ndoshta as nuk e mban mend sa namaze i ka fal ashtu, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 69) Tefik / 28-1-2009

Selam alejkum vllazni! nese nuk ju merzise kam shum pytje per t’ju bere sot i kam tri, shpresoj se do te me pergjigjeni!
1. nese gjumi te mashtron dhe nuk mundesh me e nxan namazin e sabahut por qohesh taman kur edhe skadon afati i kohes se namazit (gjithmon sipas takvimit vjetor) sa duhet te presim qe ta falmi ate namaz me vonese?
2. nese arrin me vones ne namazin i akshamit dhe eshte duke u falur me xhemat, dhe e zen vetem rekatin e fundit, qka te veprohet masandej une p.sh. e kam te nxen vetem nje rekat dhe per mua eshte rekati i pare e per ata i fundit , ne rekatin e dyte qe do te vazhdoj a duhet te rri ne tehjat apo te vazhdoj me dy reqatet e mbetura dhe te perfundoj? Allahu ju shperbleft me Xhenetin Ferdeus!!!

Përgjigje / 11-2-2009

  1. Menjehere sa te zgjohesh prej gjumit, duhet me e fal namazin e sabahut, pa marre parasysh nese dielli ka lind apo jo, sepse ndalesa e faljes ne kete kohe eshte per namaz nafile, dhe jo per namazin e sabahut dhe as per sunetet e tij.
  2. Kur vjen me vonese ne namaz, duhet te besh llogarite e rekateve per vete. D.m.th. nese ke kap rekatin e trete ne namazin e akshamit, atehere pasi imami te jape selam, ti duhet te ngrihesh dhe te plotesosh namazin tende duke ndertuar mbi ate qe ke kapur prej namazit, pra te falesh rekatin e dyte tendin, te qendrosh ne uljen e pare sipas llogarise tende, pastaj te ngrihesh dhe te falesh rekatin e trete, dhe pastaj te japesh selam. Pra, ai qe vjen me vonese llogarit namazin e vete, duke i bere llogari qe pas çdo dy rekate te qendroje ulur per “ettehijatin”.

(Pyetja Nr. 68) Anonim / Shqipëri / 27-1-2009

Message: eselemualejkum ne kehon e Pejgamberit Salallahu Alejhiselem a jan thirrur dy ezane para se te dalin sabahu qe njofton hyrjene tij eshte teksti eslatu hajrunminenanum desha te di nese nuk thirret ezani i pare a prish pune qe ate tekstin te mos e thuash (namazi eshte me i mire se gjumi) apo te thuhet sikur tthirret ne vaketet e tjera se po e therrasim her 45 mita apo me pak ezanin ne sabah cili tekst eshte me i vlefshem ne kete koh Allahu ju ruajte.

Përgjigje / 11-2-2009

Dijetaret kane mospajtim ne lidhje me ligjerimin apo jo te fjales “es salatu hajrun minen neum”, ne ezanin per namazin e sabahut, por me e sakta eshte ligjshmeria e shtimit te saj. Kurse dy ezanet qe thirren ne sabah; i pari prej tyre nuk eshte per kohen e namazit te sababut, por per te zgjuar ate qe eshte ne gjum dhe per te kujtuar te pavemendshmin. Ai zakonisht thirret para hyrjes se kohes se sabahut. Kurse ezani i sabahut eshte ai qe thirret kur hyn koha per namazin e sabahut dhe ne kete ezan shtohet fjala “es salatu hajrun minen neum”, pas fjales “hajje alel felah”. Keshtu duhet te veproje muezini, qe ta shtoje kete fjale ne ezanin e sabahut, dmth ne ezanin e dyte, edhe nese nuk eshte thirrur ezani i pare per zgjimin e atij qe eshte ne gjum. Por, nese kjo fjale lihet nga harresa apo mosdija, nuk ka problem dhe namazi pas tij eshte i rregullt. [Mbeshtetur kryesisht ne nje fetva te shejh Iben Uthejmin, ne librin “Mexhmu fetava ue rasail”, vell. 12, tema per ezanin dhe ikametin].

(Pyetja Nr. 67) Sara / Gjakovë / 26-1-2009

Message: Es selam alejkum
1-A lejohet te bashkoj namazet ne shtepi {p.sh dreken dhe ikindin} me arsyje se kam me qen udhetar dhe nuk e di ku jam ne kohen e ikindis dhe nuk e di a do te kem munsi te fal me koh,nese po ku bazoheni gjithashtu edhe nese jo?
2-Dihet se nuk esht e lejune te ngritmi ne kemb per njerz,po nje dit me tha ni moter se lejohet te ngritem ne kemb per musafirin kur te vjen ne shtepi sepse keshtu ka vepru Pejgamberi salallahu alejhi we selam keshtu me tha ajo po un skom ni e as skam lecu per kit hadith nese bon te me tregoni hakun e kesaj qeshtje?
3-Ne vajzat ne xhuma falemi ne mejtep a eshte njejt si ne xhami rendesija e faljes se dy rekateve pershendetse te xhamis?
4-A lejohet te him ne mejtep kur jemi me mestruacjone{duke asur parasysh se aj ven eshte shum i nxhajshem me xhamin veq se nuk ka member minare dhe nuk eshte me nje temel me xhamin-gjtithashtu aty xhemati falin namazet ditore gjat dimris)
Allahu ju shperbleft me qdo te mir ne Dunja dhe ne Ahiret.
Allahu ju ruajte.

Përgjigje / 11-2-2009

  1. Nuk lejohet bashkimi i namazeve per vendaliun kur eshte ne vendin e tij, sepse ai ende nuk e ka filluar udhetimin dhe nuk quhet udhetar.
  2. Lejohet ngritja ne kembe per mikun ne shenje respekti dhe kete e kane lejuar te gjithe dijetaret, duke u bazuar ne hadithin e sakte, i cili transmetohet nga Aisha (radiallahu anha), ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ngrihej ne kembe sa here qe bija e tij, Fatmja, vinte tek ai, pastaj e merrte per dore, e puthte dhe e ulte aty ku ishte ulur vete. Po keshtu vepronte edhe Fatimja kur pejgamberi shkonte tek ajo: e merrte per dore, e puthte dhe e ulte ne vendin ku ulej vete.” [Ebu Daudi 5217, Tirmidhiu 4146].
  3. Vendi ku falen namazet ditore dhe e xhumaja, si dhe ku ka imam te rregullt, eshte xhami, kurse vendet e tjera ku falen namazet e dites, por jo namazi i xhumase, eshte faltore (musala). Faltorja me xhamine ndryshojne nga disa ane, siç eshte lejimi i formimit te disa xhemateve ne faltore dhe jo ne xhami, mosfalja e dy rekateve te xhamise ne faltore, etj.
  4. Shumica e dijetareve jane te mendimit se gruas me menstruacione apo gruas lehone, nuk i lejohet te qendroje ne xhami dhe as ne faltore, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka ndaluar qe grate me menstruacione te afrohen ne faltoren e muslimaneve ne diten e festes, por te qendrojne menjane. [Buhariu dhe Muslimi]. Po keshtu, eshte pergjigjur komisioni i perhershem i fetvave (6/272), i cili thote: “Nuk i lejohet gruas qe te hyje ne xhami duke qene me menstruacione apo lehone. Kurse per te kaluar neper xhami, ne rast nevoje, nuk ka problem…”

(Pyetja Nr. 66) Anonim / Gjakovë / 24-1-2009

Message: Selamu alejkum Allahu Ju shperbleft per punen qe ebeni.desha te pyesja se a eshte e sakt kjo fetwa e dhen nga AbdulKader Arnauti, Ai njeri i cili e fal namazin e Sabahut kur ngritet per te shkuar ne shkoll ka dalur nga Dini.ku pyeta pse tha sepse Obligimin e Allahut,po e shtyen ndersa per shkoll shum te sakt. desha te di sepse me ndodh qe ta fali ndonjehere ku zgjona per shkoll ne oren 7. Allahu ju shperbleft.

Përgjigje / 2-2-2009

Nje fetva te ngjashme me kete e ka dhene shejh Abdulaziz iben Baz (Allahu e meshirofte!), i cili ka thene: “Kush e kurdis oren per t’u zgjuar qe te shkoje ne pune, pas lindjes se djellit, dhe nuk e kurdis ate per t’u zgjuar ne kohen e namazit te sabahut, ai ka bere veper kufri (mosbesimi), sepse e ka bere kete gje me qellim. Kurse ai i cili nuk e ben me qellim kete gje, por e vonon namazin e sabahut per shkak te gjumit te paqellimshem, ai nuk ka ndonje gjynah, por duhet te falet menjehere sa zgjohet, bazuar ne hadithet qe kane ardhur ne kete teme, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kush fle ne kohen e ndonje namazi apo e harron ate, atehere ta fale kur ta kujtoje ate.” [Buhariu dhe Muslimi] Ne nje transmetim tjeter te Buhariut shtohet: “Nuk ka kompensim tjeter perveç kesaj.”

Ne hadithin e transmetuar nga Muslimi, ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ishte ne udhetim bashke me shoket e tij, apo kthehej nga lufta dhe ishin te lodhur, i kaploi gjumi deri sa i zgjoi e nxehta e diellit, dhe nuk e kishin falur sababun, disa prej shokeve te tij thane: “Neglizhuam ne namazin tone!” Pejgamberi tha: “Nuk ka neglizhim kur je ne gjum, por neglizhimi eshte kur je zgjuar. Kush fle ne kohen e namazit te tij, atehere ta fale ate kur te kujtohet (te zgjohet), kurse te nesermen ta fale ne kohen e vet.”

Pra, kujdes me namazin e sabahut, merr masat per t’u zgjuar ne kohe, dhe nese ndodh qe te kaploje gjumi pa qellim, falu kur te zgjohesh menjehere, sepse keshtu e ke kryer obligimin. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe ne Doren e Tij eshte suksesi.

(Pyetja Nr. 65) Anonim / 23-1-2009

Message: SELAMU ALEJKUM
Kam shume pyetje me ba, por pergjigjia qe kam nevoj tani eshte rreth kesaj pyetje; une shpirterisht besoj shume ne ALLAH, por keto kohet e fundit nuk jam tu fal namazin, nuk bej duat, as dhikrin, nuk kam vullnet, i lutem shume ALLAHUT me me udhezuar ne rruge te drejte, cdo dite. nuk di si me dal prej kesaj gjendje… ALLAHU TA SHPERBLEFTE per ndihmen.

Përgjigje / 30-1-2009

Kujto vdekjen e cila mund te te vije papritur, dhe atehere pendimi do te jete teper vone. Kujto kur te dalesh para Allahut te Madheruar ate dite, kur Ai do te jete zemeruar me nje zemerim si i cili nuk eshte zemeruar kurre, dhe gjeja e pare qe do te pyese eshte: “Si ke qene me namazin?” Lenia e namazit nga nje musliman qe eshte falur me pare, eshte nje krim shume i rende i cili shkon deri ne kufer dhe mosbesim. Ai musliman qe le namazin, i lihet afat tre dite qe te pendohet dhe te kthehet te fale namazin rregullisht, dhe nese ai nuk pendohet dhe nuk kthehet, atehere sipas ligjit Islam, prijesi i muslimaneve jep urdher qe ai te vritet si kafir, sepse ne kete rast ka kembengulur ne lenien e namazit dhe ne kete rruge flijon edhe veten e tij, Allahu na ruajte! Kthehu menjehere vella, tek Allahu me pendim dhe kerkoi falje Atij per gjynahet dhe mangesite e tua ndaj adhurimit te Tij. Gjeja me e shtrenjte qe ka besimtari musliman eshte namazi, madje siç ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Dallimi mes nesh dhe atyre (mohuesve dhe idhujtareve) eshte namazi, dhe kush e len ate, ka bere kufer.” Mos ndiq epshet e vetes tende, mos ndiq rruget e shejtanit, por kthehu tek Allahu para se te jete teper vone dhe te kesh humbur gjithçka, ne kete bote dhe ne boten tjeter. O Zot, ktheji muslimanet ne fene e tyre me nje kthim te vertete!

(Pyetja Nr. 64) Anonim / 10-1-2009

Message: Selamu alejkum.
Allahu jua sherblefte per punen qe po beni.
Kur fal namazin e drekes me ndodh qe ndonjehere jap selam pas dy rakatesh se kujtoj se po fal suna. Si duhet te veproj, ta filloj faljen nga fillimi apo te fal dhe dy rakate te tjera?

Përgjigje / 20-1-2009

Duhet te tregosh me shume vemendje ne namaz! Nese dikush harron dhe jep selam pas dy rekatesh ne namazet me tre apo me kater rekate, atehere te fale edhe dy rekate te tjera dhe para dhenies selam ne anen e djathte, te beje dy sexhde per harresen, pastaj te jape selam nga te dyja anet.

(Pyetja Nr. 63) Enes / Berat-Shqipëri / 6-1-2009

Message: Es-selamu alejkum. Hoxhe i nderuar desha te te pyes, 1. kur je duke u falur me imamin dhe imami thote semiallahu limen hamide, c’fare duhet te thote xhemati, rabbena lekel hamd apo semiallahu limen hamideh, si imami. dhe ca argumenti ka? 2. si duhet te jete roba ne namaz. me pantallona sic rrime ne jeten e perditshme apo me xhelabije cfare gjykimi ka? 3. kur je duke u falur pas nje personi qe e konsideron si sutre dhe ai iken, duhet te kerkosh sutre tjeter apo te rish dhe te falesh ku je, pa sutre? Allahu jua shperblefte me te mira.

Përgjigje / 20-1-2009

  1. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Kur imami te thote “semiallahu limen hamideh”, ju thoni: “Rabbena ue lekel hamd”. [Buhariu dhe Muslimi]. Shejh iben Uthejmin (Allahu e meshirofte!) thote: “Kur imami thote: “Semiallahu limen hamideh”, ata qe falen pas tij nuk duhet te thone perseri “semiallahu limen hamideh”, por duhet te thone “rabbena ue lekel hamd”, ashtu si ka ardhur ne hadith, sepse ky eshte kuptimi i hadithit dhe nuk lejohet dalja prej tij veçse me argument. Ne kete rast nuk ka argument tjeter, keshtu qe fjala e atyre qe thone se edhe xhemati duhet te thote “semiallahu limen hamideh” pas imamit, eshte e dobet, kurse e sakta eshte kjo qe thame, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.” [Takimi i temes se hapur, 1/320].
  2. Mbulimi i auretit eshte kusht per vlefshmerine e namazit, dhe kush ka veshur pantallona ne namaz, e ka mbuluar auretin, por mundet qe pantallonat e tij te jene te ngushta dhe te trupezojne auretin, sidomos ne ruku e ne sexhde, por shumica e dijetareve jane te mendimit se namazi i ketij personi eshte i vlefshem.
  3. Nuk duhen bere levizje te teperta ne namaz, te cilat te largojne vemendjen nga namazi. Nese personi qe ke para si sutra, ngrihet dhe iken, atehere nese afer tij ka nje person apo pengese tjeter qe mund te sherbeje per sutra, mund te levizesh tek ajo, por nese eshte larg, nuk duhet te levizesh, por te vazhdosh namazin ne vendin ku je. E Allahu eshte i Gjithedijshmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tyre deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 62) Muhamedi / Zvicër / 4-1-2009

Message: Selamun alejkum
A eshte sahih kjo thenie:
Ebu Vail transmeton: “Ali ibn Ebiu Talibi dhe Abdullah ibn Mes’udi në namaze Eudhubil-lahin, Bismil-lahin dhe Aminin i kanë lexuar në vetvete, jo me zë”. (Transmeton Taberaniu në El-Kebir).

Përgjigje / 11-1-2009

Kete transmetim e ka permendur vetem Taberani ne “El Muxhem el Kebir”, dhe askush tjeter nga autoret e librave te hadithit; nga Muhamed iben Abdullah el Hadrami, i cili thote: na ka treguar Ahmed iben Junus; na ka treguar Ebu Bekr iben Ajash; nga Ebi Sedd el Bekkal, nga Ebi Vail, se ky ka thene: “Aliu dhe Iben Mesudi nuk e thonin me ze as bismilahin, as eudhubilahin dhe as amin.” Kuptohet behet fjale per ne namazet ku imami lexon me ze.

Ky transmetim nuk eshte i sakte, por eshte i dobet, dhe dobesia e tij qendron ne mosnjohjen e Ebu Sedd el Bekkal, i cili gjithashtu e ka permendur transmetimin me fjalen “nga Ebi Vail”, dhe jo “me ka treguar”, ose “na ka thene”, dallime te cilat i marrin parasysh dijetaret e hadithet ne gjykimet per zinxhirin e transmetimit. Pra, ky transmetim nuk eshte i sakte, por e sakta eshte ajo qe ka ardhur ne hadithe te sakta, ne librat e hadithit. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 61) Beni / Shqipëri / 30-12-2008

Message: Selam Alejkum vella Bledar. Ne xhamin ku une falem i bashkojme namazet per shkak te shiut,por une pyes: 1. A ka kushte ky shi per te cuar tek bashkimi i namazeve (a duhet te jete shi qe te qull rrobat apo vetem na mjafton qe te ndihet qe po bie shi) 2. A ka analogji shiu me te ftohtit dhe n.q.se ka a duhet te jete ky i ftohte ekstrem nga i cili besimtari duhet te qendroje ne ambjete te mbyllura (pra qe ta eleminoje daljen jashte) apo nje i ftohte normal pak nen zero per nje stine dimri dhe vend malore siç jemi neve, (duke pasur parasysh qe po te kerkoj ndonje shok te dalesh dhe te pish nje kafe, apo te shkohet ne pune dhe te dilet neper tregje eshte e mundshme). Cili eshte mendimi me i sakte per kete çeshtje?

Përgjigje / 5-1-2009

Ne librin me fetva per bashkimin e namazeve te shejh Iben Baz, thuhet: “Lejohet bashkimi mes akshamit e jacisë dhe mes drekës e ikindisë për shkak të shiut nëse ai i sjell vështirësi njerëzve kur dalin për në xhami. I njëjti gjykim është nëse ka llucë dhe baltë në të cilën mund të rrëshqasin njerëzit ose nëse rrjedh uji nëpër rrugë dhe tregje, sepse kjo u sjell veshtirësi njerëzve. Ky është mendimi më i saktë nga dy mendimet që kanë dijetarët në këtë çështje. Argumenti i kësaj është hadithi i transmetuar në dy “Sahihet” nga ibn Abbasi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka bashkuar në Medine mes namazit të drekës e ikindisë dhe mes namazit të akshamit e jacisë. [Transmeton Buhariu 1/137 dhe Muslimi me nr. 705.]”

Mund te themi se mospajtimi ne lidhje me bashkimin e namazeve per shkak te shiut apo te ftohtit ne mesin e dijetareve eshte i madh dhe me shume degezime e mendime te ndryshme, por me i sakti qe mbeshtetet edhe nga argumentet e sakta, eshte se lejohet bashkimi i namazit te drekes me ikindine dhe i akshamit me jacine, ne rast se bie shi, bore, apo ben ftohte acar, dhe njerezit kane veshtiresi apo mundim ne shkuarjen ne xhami. Eshte imami ai qe e percakton kete gje, duke pare edhe kushtet apo mundimin e xhematit qe vijne te falen ne xhami. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 60) Anonim / Suedi / 26-12-2008

Message: Nese nje person e ka bileten kthyse te udhetimit dhe do te qendron si musafir nje muaj, kerkojm pergjegje per musafirin e jo per udhetarin, na trego me pika te shkurta se si musafiri te sillet ne ate vend si psh:
1. A duhet qe ti fale namazet e shkurta apo te plota nese falet vetem,
2. A ti bashkon namazet apo ti fal ne kohen e vete,
3. A falen sunnetet nese jo ateher a kundershton sunnetin nese ai fal,
4. A prej dites se par ti shkurton namazet apo prej ciles dite?

Përgjigje / 3-1-2009

Namazi i udhetarit eshte dy e nga dy rekate (i shkurtuar), qe sa del nga vendi i tij i banimit dhe deri kur te kthehet ne te, bazuar ne hadithin e Aishes (radiallahu anha) se ka thene: “Ne fillim, namazi u be i detyruar me nga dy rekate, por me pas u la namazi i udhetarit i tille (me dy rekate), kurse namazi i vendaliut u plotesua (me kater rekate).” Kurse ne nje transmetim tjeter thuhet: “kurse namazi i vendaliut u shtua.” [Buhariu dhe Muslimi] Transmetohet gjithashtu se Enes iben Malik ka thene: “Dolem me te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) nga Medina ne Meke, dhe ai i fali namazet dy e nga dy rekate, deri sa u kthyem ne Medine.” [Buhariu dhe Muslimi]. Por nese falesh pas nje imami qe e fal namazin te plote, duhet ta falesh namazin te plote me kater rekate, madje namazi me xhemat eshte detyrim edhe per udhetarin qe gjendet ne nje vendbanim tjeter ku ka xhami dhe thirret ezani. Ne udhetim e siper, suneti eshte qe namazet te shkurtohen dhe te bashkohen, kurse nese qendron ne nje vend tjeter per disa kohe, me e mira eshte te mos bashkohen namazet, por edhe nese i bashkon, nuk ka problem, sepse te dyja keto jane percjelle nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). [Fetvaja nr. 1085, nga fetvate e shejh Iben Uthejmin, ne librin “Mexhmuu fetava ue rasail Iben Uthejmin”].

(Pyetja Nr. 59) Albdullah / Suedi / 25-12-2008

Message: Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
Xhamia jone ka qene kishe ma heret, dhe aty ne anen e djathte te xhamis ka qene skene e cila eshte rreth 25-30 cm e larte, kshtu qe ata qe jane ne safin e par ne anen e djathte ne fund te safit detyrohen te bejne sexhden ne ket sken e cila eshte me larte se te tjeret dhe me larte se pozita e imamit, a ka ndonje argument apo ndonje thenie nga dijetaret per kete gje, sepse shume nga xhemati i ikin safit te pare dhe falen ne safin e dyte per te mos bere sexhden aty? BarakAllahu fik.

Përgjigje / 26-12-2008

Nuk ka problem nese ata qe falin pas imamit e vendosin koken ne sexhde apo falen ne vend me te ngritur se imami, perderisa vendi eshte i tille. Lejohet qe imami te falet ne nje vend me te ulet se xhemati, dhe lejohet qe xhemati te falit ne nje vend me te ulet se imami. Lejohet qe xhemati te falet ne katin e dyte te xhamise dhe imami ne te parin, ose xhemati ne katin e pare kurse imami ne te dytin. Por ajo qe nuk lejohet eshte: qe xhemati te falet para imami, kjo nuk lejohet, perveç perjashtimit qe kane bere dijetaret ne xhamine e Shenjte ne Meke. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem ne Doren e Tij eshte suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 58) Zejd Ebu Fatima / Itali / 21-12-2008

Message: selamu alejkum ue rahmetullahi ue barkatuhu
Allahu te shperblefte vella, kisha deshire qe te sqarohet çeshtja e kohes se salati ishas, disa thojne qe koha mbaron kur hyn koha e fexhrit, disa thojne qe koha mbaron rreth mesnates, (12, a 12 e 30), dhe gjithashtu koha e magribit, disa thojne qe ka kohe vetem rreth gjysem ore e disa thojne qe koha eshte deri kur te therritet edhani i ishas.
Allahu te shperblefte me xhenet.

Përgjigje / 22-12-2008

Koha e rregullt e namazit te jacise (isha) eshte qe prej zhdukjes se te kuqerremtes se horizontit nga ana e perendimit e deri ne mesnate, kurse koha e detyrueshme eshte deri ne agimin e dyte kur thirret ezani i sabahut. [Fetava el Lexhne ed Daime, nr. 10346].

Koha e namazit te akshamit eshte qe prej perendimit te djellit dhe deri ne zhdukjen e te kuqerremtes se horizontit nga ana e perndimit te diellit, dhe menjehere hyn koha e namazit te jacise (ishase). [Fetava el Lexhne ed Daime, nr. 20767].

(Pyetja Nr. 57) Abdurrahman / 3-12-2008

Selam alejkum vella.
Desha te dija se a eshte hadith i sakte apo jo kjo thenie qe po te shkruaj ketu poshte:
Resulullahi a.s. ka thënë: “Kur të thërret ezani mos bëni asgjë, as mos lexoni Kur’an, sepse njeriu i cili flet gjatë thirrjes së ezanit nuk do të është në gjendje të thotë shehadetin në shtratin e vdekjes”.

Përgjigje / 7-12-2008

Pas kerkimit te gjate, nuk gjeta asnje hadith te tille, por edhe nese ekziston, domethenia e tij nuk eshte e vertete, sepse shumica e dijetareve jane te mendimit se degjimi i Ezanit eshte i preferuar dhe jo i detyruar, dhe se me e mira per njeriun eshte qe ta lere leximin e Kuranit gjate thirrjes se ezanit, me qellim qe te marre dy te mira: ate te perseritjes se ezanit dhe ate te leximit te Kuranit pas thirrjes se ezanit. Kurse domethenia e hadithit qe permendet ne pyetje nuk perputhet me kete gjykim per degjimin e ezanit. E Allahu eshte i Gjithedituri.

(Pyetja Nr. 56) Ismail / Shqipëri / 11-10-2008

Selamun alejkum, Allahu të ruaj vëlla dhe të shtoftë dijen.
1- A duhet ta thëras ezanin kur vij në xhami dhe namazi me xhemat ka mbaruar?
2- Në një xhami ka vëllezër që janë në moshë të re dhe dinë prej kuranit mirë dhe e dinë me tuxhvid, porse kur mungon imami i caktuar aty dalin imam vëllezër që nuk dinë të këndojnë kuran me texhvid por ata dalin sepse janë më të mëdhenj në moshë. A mund të na tregosh se cili e ka detyrë të dalë imam dhe rëndësin e ati i cili del imam? Dhe si të sillemi në këtë rast?
3- A mund të na thuash diçka rreth hadithit: “Percillni prej meje qofte dhe nje ajet”?

Përgjigje / 13-10-2008

  1. Mjafton ezani qe eshte thirrur ne xhami nga muezini, por ti duhet te therrasesh ikamet.
  2. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Njerezit i prin ne namaz ai qe di me shume nga Libri i Allahut, dhe nese jane njesoj ne leximin e Kuranit, atehere i prin ai qe di me shume nga suneti.” [Muslimi (1530)]. Pra, ai qe ka perparesi te behet imam ne namaz eshte ai qe di me shume permendesh nga Kurani dhe qe ka me shume dije, dhe jo ai qe ka zerin me te bukur. Njerezit i prin ne namaz ai qe dime shume Kuran, edhe nese eshte me i vogel ne moshe, gje e cila ka ardhur ne hadithin e transmetuar nga Amer iben Seleme, te cilin e ka nxjerre Buhariu (4051). Por, nese imami eshte caktuar nga autoritetet perkatese, atehere nuk ka te drejte kush tjeter me qene imam perveç tij. Po keshtu, nese imami i rregullt i xhamise cakton nje zevendes, atij i takon me dal imam ne mungese te imamit, edhe nese ne xhemat ka me te ditur se ai; por imami keshillohet qe te marre parasysh porosite e Pejgamberit ne lidhje me cilesite e atij qe ka me shume te drejte ne namaz. Pra, ju vetem mund te keshilloni me te mire dhe me argumente, dhe nese nuk iu degjohet fjala, atehere faluni pas imamit qe falet ne xhami dhe mos shkaktoni percarje dhe trazira ne xhami.
  3. Hadithin ne fjale e ka nxjerre Buhariu, dhe kuptimi i tij eshte se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka urdheruar shoket e tij qe e degjojne ate, qe te percjellin nga ai qofte edhe sikur te kene degjuar pak, qofte edhe nje ajet, me qellim qe çdokush qe e degjon fjalen e Pejgamberit, te nxitoje ne percjelljen e saj, me qellim qe te percillen te gjitha ajetet dhe fjalet e degjuara nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem). [Nga komentimi i Iben Haxherit, ne “Sahihun” e Buhariut].

Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe suksesi eshte vetem nga Ai. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 55) Abdurrahman / Itali / 9-10-2008

Pyetje: A eshte e lejueshme qe te vendoset tapet i vecante per imamin (vendoset nje tapet i vogel siper tapetit ku falet xhemati), dhe a hyn tapeti tek ndalesa e faljes se imamit ne nje vend te ngritur?

Përgjigje / 12-10-2008

Falja mbi sixhade apo tapet eshte e lejuar, sepse eshte diçka e nevojshme dhe nuk ka ndalese per te. Po keshtu, shtrimi i xhamive me tapeta eshte i lejuar. Por te gjitha keto jane lejuar per shkak te nevojes per to dhe eliminimit te demtimit apo te ngushtuarit. Kurse vendosja e nje sixhadeje te veçante per imamin, mbi tapetin e xhamise, eshte diçka qe nuk ka qene me pare dhe gjykimi i saj kthehet te shkaku i vendosjes se saj: nese vendosja e saj eshte e nevojshme, per shkak se vendi eshte i ndotur per shembull, apo per te treguar drejtimin e Kibles ne ato xhamia apo faltore qe nuk jane ne drejtim te Kibles, apo per ndonje nevoje tjeter, ne kete rast nuk ka ndonje gje te ndaluar per vendosjen e kesaj sixhadeje, dhe sipas kesaj mund ta marrim fjalen e shejh Iben Bazit, ne kaseten me titull “Shkaqet e qendrueshmerise perballe sprovave”, ku thote se vendosja e ketyre sixhadeve per te dalluar vendin e imamit, nuk ka problem. Por, nese vendosja e tyre nuk eshte e nevojshme, largimi prej saj eshte me i paqshem dhe me larg ndonje ndalese, siç mund te jete fakti se imami mund ta shohe veten me larte se te tjeret, etj.

Kurse fjala se a hyn kjo ne ndalesen e faljes se imamit ne vend me te ngritur se xhemati? Pergjigja eshte se kjo kthehet ne trashesine e sixhades qe vendoset dhe nese njerezit e konsiderojne ate me te ngritur se vendi i xhematit. Argument per kete eshte hadithi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ndalon qe imami te falet ne vend me te ngritur se xhemati, i cili eshte nje hadith i sakte, duke bashkuar te gjitha rruget e transmetimit te tij, siç e thote shejh Albani ne librin “Eth themeru el mustetab”, f. 403.

Pra, largimi prej kesaj vepre eshte me afer te saktes dhe me larg renies ne ndonje bidat. E Allahu eshte i Gjithedijshem. Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 54) Rajan / Itali / 8-10-2008

A DUHET THENE EUDHU BILAHI NE CDO REKAT. PO NESE NJE SURE NUK E FILLON NGA FILLIMI A DUHET TE THUHET BISMILAHI. PER KETE PYETJE TE LUTEM ME JEP NDONJE ARGUMENT SEPSE KEMI KETU DISA “DIJETARE ” QE DUAN ARGUMENTE PER CDO GJE.
ALLAHU TA SHPERBLEFTE!

Përgjigje / 10-10-2008

Shumica e dijetareve jane te mendimit se “el istiadheh” (thenia: eudhu bilahi mine shejtani rraxhim) ne fillim te namazit eshte e pelqyeshme, dhe ky eshte edhe mendimi i Komisionit te perhershem te Fetvave ne Saudi, kurse te tjere thone se ajo eshte vaxhib (detyrim), dhe kete e mbeshtet edhe shejh Albani, duke u bazuar ne Fjalen e Allahut: “Kur te lexosh Kuranin, kerkoi mbrojtje Allahut prej shejtanit te mallkuar!” [En Nahl, 98]. Po keshtu, edhe per perseritjen e saj ne çdo rekat, ka mospajtim: ata qe thone se ajo eshte mustehab, thone qe nuk perseritet ne te gjitha rekatet, por vetem ne te parin, kurse te tjeret thone se duhet te perserit ne çdo rekat para se te lexosh Kuran, duke u mbeshtetur ne urdhrin e Allahut, ne ajetin e mesiperm. Po keshtu edhe ne leximin e Kuranit jashte namazit, me e pakta gje eshte te thuhet se elistiadheh eshte e pelqyeshme, megjithese obligueshmeria e saj eshte me afer, sepse Allahu ka urdheruar qe para se te lexosh Kuran, te thuash: “Eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim”, ne ajetin e mesiperm. Kurse thenia “Bismilahi rrahmani rrahim” eshte e detyrueshme te thuhet kur lexon suren Fatiha, sepse ajo eshte ajet i kesaj sureje, kurse ne suret e tjera nuk eshte ajet, por per te ndare mes sureve. Nese dikush e lexon nje sure nga fillimi, ai duhet ta lexoje edhe bismilahin, por nese fillon nga mesi i sures, mjafton te thote “eudhu bilahi minesh shejtani rraxhim”, pa thene “bismilahi rrahmani rrahim”, sepse kjo nuk eshte ajet veçse ne suren Fatiha, dhe ne ajetin 30 te sures Neml.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 53) Shahin / 7-10-2008

Eselamu alejkum. Allahu ju ndihmofte e ju dhente sukses ne jete e ne ahiret!

  1. Pyetja eshte se kujt i lejohet me i dhen doren edhe argumente per mos dhenjen e dores nese mundeni me na argumentu kercenimin qe vjen per dhenjen e dores se shume prej vllezerve e neglizhojn e bejne asgje dhenjen e dores. Allahu jua shperblefte vlla me Xhenet.
    2. Desha te pyes dicka rreth namazit te rrugetarit, une jam rrugetar edhe namazi i akshamit me nxen ne rruge me duhet te fale namazin me njehere ne sa te arrije te vendi i duher apo nuk ka problem nese e shtyn deri ne kohen para se te del jacia.
    3. Pyetja tjeter: une jam rrugetar edhe ne rruge kam xhamin edhe une futem e kry namazin e asaj kohe por mbasi mbaron namazin thirret ezani i atij vaktit qe e kam kry, a eshte obligim qe te kry namazin me xhemat apo nuk ka problem nese vazhdoj udhtimin.

Përgjigje / 10-10-2008

  1. Ne lidhje me kete pyetje kemi folur me pare ne pyetjen me nr. 40 (faqa 3 e forumit), ne pyetjen nr. 58 dhe 62 (faqa 4 e forumit).
  2. Udhetarit i lejohet qe ta shkurtoje dhe ta bashkoje namazin kur eshte ne udhetim e siper. Namazet me kater rekate, i lejohet t’i fale me dy rekate, dhe i bashkon namazet e dites (dreken dhe ikindine) ne kohen e njeres prej tyre, kur ta kete me te lehte, dmth eshte i lire qe ta fale namazin e drekes dhe te ikindise te bashkuara me nga dy rekate dhe duke bere ikamet per secilin namaz, duke filluar qe nga hyrja e kohes se drekes dhe deri para perendimit te diellit. Po keshtu edhe me namazet e nates (akshamin dhe jacine), udhetari eshte i lire t’i fale ato te bashkuara, akshamin me tre rekate dhe jacine me dy rekate, kur ta kete me te lehte, qe nga hyrja e kohes se akshamit dhe deri ne mesnate, kur mbaron koha e jacise, madje mund te shtyhet deri para sabahut, perderisa nuk ka pasur mundesi me u fal me pare.
  3. Nese gjendesh ne xhami kur thirret ezani, nuk lejohet te dalesh nga xhamia pa e kryer namazin e atij vakti, perveç na rast nevoje, per te nderruar abdesin apo per ndonje nevoje tjeter qe te detyron te dalesh. Kane ardhur disa hadithe qe e ndalojne daljen nga xhamia kur te ze ezani ne xhami. Prej ketu, nese udhetarit i iken makina dhe shoket e udhetimit nuk e presin, atehere nuk ka problem qe ai te dale nga xhamia dhe te shkoje pa e kryer namazin me xhemat, te cilin e ka kryer vetem, sepse udhetimi eshte arsye per lejimin e shume gjerave si lehtesim nga Allahu per udhetarin.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 52) Abdurrahman / Itali / 6-10-2008

Pyetje: Nje vella musliman hyn ne xhami per te falur namazin me xhemat por veren se imami nuk e ka respektuar sutren, (ky vella eshte me mendimin e shejh albanit rrahimeullah se sutreja eshte obligim), pra ai po falet pa sutre. Si duhet te veproje vellai ne fjale duke ditur se pa sutre namazi i tij nuk eshte ne rregull (nuk e ka te qarte nese namazi i tij eshte i pavlefshem apo eshte i manget)?

Përgjigje / 9-10-2008

Kjo pyetje permban dy çeshtje: 1. Gjykimi per sutren dhe 2. Gjykimi per namazin e atij qe falet pa vendosur sutre.

Se pari: Mendimi me i sakte i dijetareve ne lidhje me sutren eshte se vendosja e sutres – pengeses qe vendos para vendit ku ben sexhden gjate namazit – eshte obligim, bazuar ne hadithet qe urdherojne per vendosjen e sutres ne namaz, te cilat jane hadithe te sakta dhe te padiskutueshme. Kurse hadithi ku thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) eshte falur ne fushe te hapur pa vendosur sutre perpara vetes, eshte i dobet.

Se dyti: Megjithese vendosja e sutres eshte obligim, namazi i atij qe falet pa vendosur sutre apo jo para ndonje muri apo shtylle, eshte i sakte, perderisa i ka plotesuar shtyllat dhe vaxhibet e namazit, dhe perderisa nuk ka kaluar para tij ndonje prej atyre qe ta prishin namazin: gruaja, qeni dhe gomari, siç ka ardhur ne hadith te sakte nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) [Iben Maxheh 950]. Pra, namazi i personit qe permendet ne pyetje eshte i rregullt dhe gjithashtu namazi i imamit eshte i rregullt, dhe mosvendosja e sutres ne namaz nuk e ben namazin te pavlefshem. Namazin nuk e ben te pavlefshem asgje perveç mangesise ne ruknet apo vaxhibet e vete namazit.

Ka mbetur te thuhet se urtesia ne vendosjen e sutres eshte qe te mos e prese namazin ndonje prej atyre qe e presin namazin, si ne hadithin e mesiperm. Po keshtu, njerezit qe kalojne para teje kur falesh dhe ke vendosur sutre, kalojne pa problem dhe pa marre ndonje gjynah, sepse siç ka ardhur ne disa hadithe te tjera, sikur ta dinte ai qe kalon para atij qe falet se çfare gjynahu ka, do te qenmdronte kaq e kaq larg tij… Kurse kur vendos sutre, ai kalon pa problem mbrapa sutres. Si dhe urtesi te tjera per permendjen e te cilave nuk eshte vendi ketu.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 51) Endrit / Tiranë / 4-10-2008

Xhamia e qendres dhe e dine hoxhes e kane kiblen me shume se 30 grade gabim!
I eshte thene Ahmedit qe eshte imam dhe eshte justifikuar me hadithin cfare eshte mes lindjes dhe perndimit! dhe nuk eshte ndryshuar.
Une edhe pse e kam afer nuk po falem tek dine hoxha sepse nuk dua te falem me dije ne nje drejtim qe nuk eshte i kibles.
Fillimisht u gjend nga faqja http://www.qiblalocator.com pastaj u pa dhe me busull. Si eshte gjykimi ne lidhje me namazin ne keto xhamia, Allahu ua shperblefte me te mira!

Përgjigje / 4-10-2008

Shejh Albani e ka mbyllur librin “Eth themerul Mustetab” me fjalen e dijetarit te madh Ebu Tajjib Sidik Hasen, i cili thote: “Te kthyerit ne drejtim te kibles ne namaz eshte nga detyrimet fetare. Kushdo qe ka mundesi te kthehet me perpikmeri ne drejtim te nderteses se Kabes, e ka detyrim kthimin drejt saj ne namaz, dhe ketu behet fjale per ate qe gjendet prane saj dhe e sheh ate pa pershkruar ndonje rruge apo pa u lodhur, kurse ata qe nuk gjenden prane saj, detyrimi i tyre eshte qe te kthehen ne drejtimin nga gjendet Kabja dhe nuk eshte per qellim ketu drejtimi posaçerisht te Kabja, por eshte per qellim ajo qe na ka mesuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kur ka thene se “E gjithe zona mes lindjes dhe perendimit eshte Kible.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Tirmidhiu 342 dhe Iben Maxheh 1011] Kush gjendet nga ana e Jemenit dhe e njeh anen e lindjes dhe te perendimit, atij i mjafton te kthehet mes ketyre dy drejtimeve dhe mesi i tyre eshte drejtimi i Kibles per te. Po keshtu per ate qe ndodhet nga ana e Shamit (Sirise), i mjafton te kthehet mes dy drejtimeve dhe te mos e lodhe veten per percaktimin e drejtimit me ekzaktesi…”

Po keshtu, Iben Uthejmin ka thene: “Drejtimi nga Kibla behet: ose duke u drejtuar ne ndertesen e Kibles, e cila eshte Kabja, ose duke u drejtuar ne drejtim te saj (nga ana e saj). Nese dikush gjendet prane Kabes dhe ka mundesi ta shohe ate, detyrimi i tij eshte qe te kthehet nga ndertesa e Kabes sepse ajo eshte origjina e te drejtuarit nga ajo. Kurse ata qe jane larg Kabes dhe nuk mund ta shohin ndertesen e saj, detyra e tyre eshte te kthehet nga ana e saj. Dhe keshtu, sa me larg Mekes qe te jete njeriu, drejtimi i Kibles se tij eshte me i gjere per te, sepse sa rrethi zgjerohet sa me shume te largohesh nga qendra e tij, prandaj Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “E gjithe zona mes lindjes dhe perendimit eshte Kible.” Dijetaret kane permendur se devijimi i vogel nga drejtimi i Kibles nuk demton. Siç dihet, drejtimet jane kater: veri, jug, lindje, perendim. Nese dikush gjendet ne lindje apo ne perendim te Kabes, atehere drejtimi i Kibles per te eshte midis veriut dhe jugut, dhe nese gjendet ne veri apo ne jug te Kabes, atehere drejtimi i Kibles per te eshte midis lindjes dhe perendimit, sepse obligimi eshte te drejtuarit nga ana e kibles …” [Fikhul Ibadat, f. 154].

Ne lidhje me xhamine e ndertuar me drejtim te devijuar nga ai i Kibles eshte pyetur edhe shejh Meshhur Hasen al Selman dhe ka dhene afersisht te njejten pergjigje duke u argumentuar me hadithin e permendur me siper.

Kurse nga dijetaret e medhhebeve, shumica thone fjalen e mesiperme, prej hanefive, malikive dhe hanbelive, perveç imam Shafiut, i cili eshte i mendimit se drejtimi nga ndertesa e kabes me ekzaktesi eshte detyrim edhe per ate qe gjendet larg saj dhe se namazi i atij qe falet ne drejtim te devijuar nga ai i Kabes eshte i pavlere.

E sakta dhe e verteta ne kete çeshtje eshte ajo qe na ka mesuar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), te cilen e kane zgjedhur dhe shtrenguar shumica e dijetareve te Islamit, qe detyrimi per ate qe gjendet larg Kabes eshte qe te kthehet ne anen e saj te horizontit kur falet, dhe se devijimi i vogel dhe i paqellimshem nga drejtimi i Kabes nuk demton dhe nuk prish pune, e Allahu eshte i Gjithedijshmi.

Pra, i keshillojme vellezerit qe ndodhen prane ketyre xhamive per te cilat thuhet se jane te devijuara nga drejtimi ekzakt i Kabes, qe te mos i braktisin keto xhamia dhe as te mos shkojne te falen ne xhami te largeta nga shtepia e tyre, por te falen ne to dhe namazi i tyre eshte i rregullt inshaAllahu. Bashkohuni me imamin dhe me xhematin dhe mos u perçani!

Po keshtu, keshillojme imamet e xhamive, qe brenda xhamise t’i drejtojne rreshtat ne drejtimin e sakte te Kibles qe eshte vertetuar, duke devijuar nga e djathta apo nga e majta e Kibles aktuale te xhamise, me qellim qe te jene me prane sigurise per vlefshmerine e namazit, pasi qe disa prej dijetareve e kane quajtur te pavlefshem namazin qe falet jo ne drejtimin ekzakt te Kibles. Pra, perderisa eshte mesuar gabimi, ai duhet te riparohet.

Por, duhet pasur parasysh gjithashtu, se çeshtja e ndertimit te xhamive dhe perkujdesja per to i perket organeve kompetente: Komunitetit Musliman, keshtu qe ky problem duhet ngritur tek organet kompetente, me qellim qe te studiohet çeshtja dhe te jepet nje vendim zyrtar per te gjitha xhamite qe kane te njejtin problem, sepse nuk eshte vetem nje xhami qe e ka kete problem ne vendin tone. Pra, kjo nuk eshte nje çeshtje individuale, por eshte çeshtje qe i takon organeve kompetente, perndryshe do te shkaktohen trazira dhe do te behet rremuje. Keto çeshtje kerkojne maturi, ndaj i drejtohemi te gjithe vellezerve tane, te cilet jane te impenjuar ne kete çeshtje, qe te tregohen te matur ne zgjidhjen e saj, te kene frike Allahun dhe t’i ruhen perçarjes se muslimaneve dhe futjes se fitneve ne mesin e tyre.

Allahu eshte Ai i Cili jep sukses, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


Dërgo pyetjen!

Përgjigja do tju vijë në emailin tuaj, dhe mund të publikohet këtu nëse do të shihet e arsyeshme