(Pyetja Nr. 45) Revije / Gostivar

Message: eselamu alejkum. kisha disa pyetje: A esht gjyna me i zbukuru dhembet,shembull nese nuk ke estetik te mir,ta regullojsh ate?
Disa namaze ndonjeher me kalojn pershkak shkolles ose gjumit,dreken asnjeher nuk mund ta fali n koh.a esht gjyna?
Nuk jam e mbuluar por fali namaz,ka te beje dicka kjo ? falimnderit shume.

Përgjigje / 21-02-2012

-Zbukurimi i dhembeve pa ndonje arsye kurimi por thjesht per zbukurim nuk lejohet sepse eshte ndryshim i krijimit te Allahut, dhe ne hadith ka ardhur se “i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i ka mallkuar ato qe zbukurojne dhembet duke i ndare nga njeri-tjetri nese jane te ngjitur dhe duke ndryshuar keshtu krijimin e Allahut” (Buhariu).

- Kur te kalon koha e ndonje namazi per shkak te gjumit apo pamundesise per t’u falur, atehere fale ate menjehere sa te jepet mundesia apo te zgjohesh, e nese ka hyre koha e namazit pasardhes, fali sipas rradhes: ne fillim dreken pastaj ikindine, e keshtu.

- Njeriu do te jape llogari per namazin, per veshjen, per pasurine, e keshtu me rradhe, keshtu qe ti pergatit pergjigjen qe do i japesh Allahut kur te te pyese per mbulesen… E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 44) Besa / Prishtine / 28-03-2011

Message: selamu alejkum. kam nje pytje per ju: nese fmia eshte mete meta fizike dh ekete e vren ne mujte par te shtztzanis.a eshte gjyna me aburtu nese mjeku ta propozon a duhet me lind po nese elind dhe gjith jeten hek me to per shkak te gjendjes se keqe te tij a hin nena ne gjyna? Zoti ju hperbleft me te mira!

Përgjigje / 24-04-2011

Pas kerkimesh te hollesishme ne lidhje me ceshtjen ne fjale, perfundimi ishte se: njohja e te metave te femijes ne muajt e pare te shtatzanise eshte nje ceshtje me hamendje dhe jo e sigurte, keshtu qe nuk lejohet vrasja e femijes per dicka te pasigurte, dhe pervec kesaj, siguria e vertetimit te ketyre te metave shtohet zakonisht pas futjes se shpirtit tek femija, pra pas muajit te katert te shtatzanise, dhe ne kete kohe nuk lejohet ne asnje menyre vrasja e femijes, unanimisht tek te gjithe dijetaret e Islamit. Rasti kur lejohet heqja e femijes (abortimi) eshte vetem kur qendrimi i tij ve ne rrezik jeten e nenes, kurse te gjitha te tjerat jane hamendje mbi te cilat nuk bazohet asnje veprim apo gjykim, e Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 43) Ebu Hurejre/ Gjermani / 25-12-2010

Message: es selamun alejkum. Kam nje pyetje:
A i lejohet nje gjidhenese gjithashtu shtazene ne javen e gjashte ta nderprej gjidhenien femijes i cili ka mbush 9 muaj pasi eshte keshilluar nga mjeku qe ta nderpres gjidhenien sepse demton femijen ne miter dhe vetveten, dhe sa eshte vertete kjo sipas mjekesise profetike, dhe a merr mekat ne qofse nderpret gjidhenien per arsyjen qe ceka? Allahu ju shperblefte!

Përgjigje / 25-12-2010

Ne lidhje me gjykimin e gjidhenies gjate shtatezanise se re, kane ardhur dy hadithe me transmetime te ndryshme, por qe sillen rreth dy teksteve kryesore. I pari eshte nxjerre nga Ebu Daudi dhe Iben Maxheh, me tekst: “Mos i vrisni femijet tuaj fshehtesisht (pa e ditur e kuptuar)! Vertete, qumeshti i shtatzenes e ze njeriun edhe kur te jete kalores dhe e rrezon pertoke nga kali i tij.” Per kete hadith ka fjale per dobesine e tij, madje shejh Albani ne fillim e ka konsideruar te dobet, ne “Gajetul Meram” Nr. 242, si dhe ne verifikimet e Suneneve te Ebu Daudit dhe Iben Maxhes, por me pas e ka konsideruar te mire (dmth te sakte), ne “El Mishkat” 3196, dhe ne “Sahih Iben Maxheh” 1649_2042.

Pra, perfundimi eshte se hadithi eshte i sakte, por ai duket sikur bie ndesh me nje hadith tjeter te sakte, ku i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thote: “Doja te ndaloja nga gjidhenia e shtatzenes, por kujtova qe romaket dhe perset e bejne kete gje dhe femijet e tyre nuk i gjen gje, keshtu qe nuk e ndalova.” Kete hadith e ka nxjerre Muslimi e te tjere.

Ibnul Kajjim ka bashkuar mes dy haditheve duke thene se i pari eshte udhezues dhe parandalues i nje te keqje te mundshme me prishjen e qumeshtit, qe mund ta zere femijen ne te ardhmen, keshtu qe duhet pasur kujdes per shtatzani gjate gjidhenies. Kurse ne hadithin e dyte, i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) krahason mes demit te mundshem qe vjen si rezultat i gjidhenies gjate shtatezanise per shkak te prishjes se qumeshtit, dhe demit qe vjen nga pamundesia e durimit te burrave kundrejt grave te tyre gjate gjithe shtatzanise, pastaj coi ndermend qe romaket dhe perset e bejne kete gje dhe femijet e tyre vazhdojne te luftojne dhe te jene fuqia ushtarake me e madhe ne ate kohe, keshtu qe anoi nga lejimi i marredhenieve me gruan gjate gjidhenies, por duke pasur kujdes per mosndodhjen e shtatzanise, prandaj edhe sahabet e pyeten me pas per nxjerrjen jashte te spermes gjate marredhenieve intime dhe ai e lejoi kete gje.

Perfundimi: Lejohet qe gruaja shtatzene t’i jape qumesht gjiri femijes se saj, por me e mira eshte qe te gjeje nje gjidhenese tjeter, gje te cilen e benin arabet kur gruaja e tyre mbeste perseri shtatzene nderkohe kishte edhe femije ne gji, me qellim qe te ruajne femijen e tyre nga ndonje e keqe e mundeshme ne te ardhmen, qofte ajo fizike apo shpirterore e psikologjike.

Kurse nga mjekesia moderne dhe kerkimet shkencore te bazuara ne studime te gjendjeve te tilla si dhe duke analizuar qumeshtin e nenes gjidhenese dhe asaj qe nuk ka femije ne gji, perfundimi eshte se nuk ka ndonje dem te dukshem dhe se nena me femije ne gji dhe njekohesisht shtatzene mund t’i jape qumesht gjiri femijes se saj deri ne muajin e katert te shtatzanise apo edhe me shume, por kete duhet ta percaktoje mjeku specialist duke pare gjendjen e saj fizike si dhe qumeshtin njekohesisht. Nderkohe, nena duhet te filloje te ushqeje femijen e saj me ushqim tjeter pervec gjirit, ne menyre graduale dhe jo t’ja nderprese qumeshtin pernjehere, gje e cila do te ndikonte negativisht te shendeti fizik dhe psikologjik i femijes. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 42) Aksa / Zvicer / 20-12-2010

Message: Selam alejkum ma beni hallall, por librin sun e gjeta ne internet, por vetem pak ashum ne vebfaqen http://islamischen.ch/shop/albanisch/product_info.php?info=p485_Kur-ani-ilaq-ila–hyjnor-p-r-sh-rimin-e-sihrit-dhe-magjis-.html&XTCsid=e… . dhe me te vertet librin e kam, e po frigohem te mar mesim nga ky liber apo udhezimet qe vijn nga ky liber, ngase nuk e di a jan te lejuara ne islam, ketu p.sh ka emrat e Allahut, p.sh vetem per nje emer te Allahut ku shkruan: EL-VASI, xhel-le xhelaluhu- domethënia: Vasi Absolut dhe i Vertet;Ai dituria meshira, falja udhëzimi i te cilit eshte i paskajshem dhe i gjer. keshilla:Besimtari kurr nuk eshte i humbur nga pikellimi. Fadiletet dhe fshehtesit: Atij qe rregullisht, pas qdo namazi e reciton 11 Fatihan, pastaj 137 her deklaron: Ja Vasi, xhel-le xhelaluhu, i shtohet furnizimi, i zbukurohet morali, dhe kurr nuk do te ket veshtersi (vuajtje). Ai qe qdo dit 100 her ben dhiker: Ja Vasi, xhel-le xhelaluhu, do te ket te mira
te cilat nuk i ka pritur. Qdo dua do ti plotesohet. poashtu vlla i nderuar ka edhe emrat e tjer te Allahut xh.sh. qe jep shpjegimin e tyre dhe jep se per qfar hajri permenden emrat e Allahut xh.sh. si dhe ka siq shkruan ketu ne gjuhen arabe latine ku un se kuptoj a a gjinden ne kuran se duhet me i kendu ne uj pastaj at uj me e pi per ndonje gje qe na mundon e pastaj te permirsohemi pra, ka shum edhe per siher etj. ku nuk mund ti shkruaj te gjitha ka edhe me shkronja te kuranit. ka edhe salavatin siq shkruan ketu salavati tefrixhije. un fare si kuptoj ngase nuk e di gjuhen arabe, por vetem nese ben se a asht mir keshtu te veprojm simbas ^kesaj libre p.sh a asht mir te bejm dhiker me emrat e Allahut xh.sh. ka 100 her pas namazit, apo kur te dojm ne. Allahu ju shperbleft vlla i nderuar per pergjegjen e juaj selam alejkum.

Përgjigje / 24-12-2010

Libri ne fjale patjeter qe eshte shkruar nga grupe te humbura qe i adresohen Islamit, sic mund te jete kadijanite, apo ndonje grup tjeter i humbur, dhe kjo kuptohet nga bidatet e medha dhe hadithet e trilluara qe i permendin ne kete liber (sic eshte dhikri me numer te caktuar pas cdo namazi apo gjate dites dhe me emra te caktuar qe vete ata i kane shpikur, bazuar ne akiden e tyre te devijuar).
Keshtu qe nuk lejohet te lexosh prej atij libri per shkak se mund te mbese ne zemer dicka e shtrember prej tij, dhe mund te ndikoje ne besimin tende nese nuk mund t’u gjeshe pergjigje dyshimeve qe mund te lindin prej tij.
Ndiq rrugen e sakte dhe te thjeshte per kurimin e magjise, syrit te keq dhe te gjitha shqetesimeve dhe semundjeve shpirterore e fizike, dhe per kete do te ndihmojne ky link inshaAllah: http://www.mjekesiabimorearabe.com/rukje/rukje.ph
Allahu ju ruajte juve dhe te gjithe muslimanet nga cdo devijim dhe i ruajte e i sherofte nga cdo semundje e shqetesim!

(Pyetja Nr. 41) Besart / Kosove / 18-12-2010

Message: Vella,kete hadidh e kam gjetur ne internet a mundesh ta konfirmosh dhe pasiqe ky hadith eshte i nevojshum per mua pasiqe edhe une harroj kogja shume dhe a ban qe ne vend te ketyre sureve me kendu sure tjera,pastaj me sa kuptova une mjafton qe vetem me u zgju ne pjesen e trete te nates te xhumas per di sa jave dhe vetem me u lute pa i kendu kete sure dhe do ta kete efektin me lejen e Allahut?.

Porosia 41. nga libri ”70 Porosit e Muhamedit s.a.v.s” që tregon qart se si duhet të i marrim shkaqet dhe Sebepet për të mos harruar atë që e lexojm dhe mësojm.

Porosia 41.
Kjo porosi na bën me dije se muslimani për çdo çështje të jetës së tij duhet të orientohet te mësimet e Pejgamberit a.s. dhe se aty e gjen çelsin e problemit të vet. Prej Aliut r.a. transmetohet se i ka thënë Pejgamberit a.s.: O i Dërguar i All-llahut: Kur’ani ik prej gjoksit tim (zemrës) , assesi s’e mbaj mend. Pejgamberi a.s. tha: O baba i Hasanit , a dëshiron që ty t’i mësoj disa fjalë (lutje) që prej tyre do të kesh dobi ti dhe ai që ti do t’ia mësosh dhe me atë do të mbash mend gjithçka dhe kurrë nuk do t’i harrosh?
Aliu tha: Po, o i Dërguar i All-llahut.
Pejgamberi a.s. tha: Kur të vijë nata e xhuma nëse mundesh të zgjohesh në pjesën e tretë të natës, zgjohu se ai moment është i dëshmuar, melekët janë present dhe lutja pranohet.
Po qe se nuk mund të zgjohesh në pjesën e tretë, atëherë në mesnatë, po që se nuk mundesh atëherë para se të fleshë fal katër rekate namaz. Lexo në të parin Fatihanë dhe suren Jasin, në të dytin Fatihanë dhe suren El-Duhan, në të tretin Fatihanë dhe suren Sexhde, ndërsa në të katërtin Fatihanë dhe suren El-Mulk.
Pasi të lexosh et-tehijatin, shehadetin dhe salavatet thuaj: ALL-LLAHUMMEGFIR LIL MU’MINIINE VEL MU’MINAAT, VEL MUSLIMINE VEL MUSLIMAAT EL AHJAI MINHUM VEL EMVAAT BI RAHME-TIKE JA ERHAMER-RAHIMIIN.
RABBENAGFIR LENA VE LI IHVANINA EL-LEDHINE SEBEKU-NA BIL IMAN.
ALL-LLAHUME ERHAMNI BI-TER-KIL MEASI EBEDEN MA EB-KAJTENI VERHAMNI EN ETEKEL-LEFU MA LA J’ANINI VERZUKNI HUSNEN-NERDHA-RI FIIMA JURDI-IKE ANNI.
ALL-LLAHUMME BEDIIUS-SE-MAVAATI VEL-ERD DHEL XHELALI VEL IKRAM VEL IZZETIL-LETI LA TURAM, ES’ELUKE JA ALL-LLAH JA RAHMAN BI XHELALIKE VE NURI VERXHHIKE EN TUNEVVIRE BIKITABIKE BESARI, VE EN TUTLIKA BIHI LISANIJ, VE EN TUFRIXHE BIHI AN KALBIJ, VE EN TESHREHA BIHI SADRIJ, VE EN TES-TA’MELE BIHI BEDENI, FE INNEHU LA JUINUNII ALEL HAKKI GAJREKE VE LA JU’TINIIHI IL-LA ENTE, VELA HAULE VELAKUVVETE IL-LA BIL-LAHIL ALIJIL ADHIM.
O Zot fail besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit, me mëshirën tënde o mëshirues i mëshiruesve.
O Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tonë besimtarë të cilët kanë kaluar para nesh.
O Zoti im, më mëshiro mua që t’iu shmangem mëkateve sa të jem gjallë, poashtu më mëshiro dhe mos lejo që të ngarkoj veten më punë që nuk më takojnë. Më mundëso që të veproj punë me të cilat Ti do të jesh i kënaqur ndaj meje. Zoti im, Ti je shpikës i qiejve dhe tokës, Ty të takon lartmadhëria, fisnikëria dhe fuqia. Ti s’ke rival.
O Zoti im i gjkithmëshirshëm, Ty të lus që për hirë të lartmadhërisë dhe nurit të fytyrës sate të më ndriçosh syt e mi me dritën e Kur’anit, të më lirosh me të gjuhën time, qetëso me të zemrën time, poashtu të lus tërë trupi im të veprojë sipas urdhërave të Kur’anit, sepse askush tjetër nuk mund të më ndihmojë në rrugë të drejtë pos teje, askush nuk mund të më japë këtë që kërkoj pos Teje.
O Zot i madhërishëm s’ka kush më ndihmon kah e mira as që më pengon nga e keçja pos Teje.
Pastaj Pejgamberi a.s. tha:
O Ebel Hasan, vepro kështu tre, pesë ose shtatë xhumaja, lutja inshAll-llah do të pranohet. Betohem në Atë që më dërgoi me të vërtetën. Besimtarit kjo lutje nuk i refuzohet.
Aliu thotë: Vall-llahi nuk kaluan pesë ose shtatë xhumaja Pejgamberi a.s. erdhi në të njejtin mexhlis (vend-ndeje), e unë thashë: O i Dërguar i All-llahut, unë më parë mësoja katër ajete, pastaj i harroja ndërsa tash mësoj dyzet ajete e më shumë, kur i lexoj sikur e kam Kur’anin para vetes. Më parë dëgjoja hadithe, kur doja t’i përsëris, veç i kisha harruar, kurse tash e dëgjoj hadithin dhe e përsëris, s’e harroj asnjë shkronjë. Pejgamberi a.s. tha : Betohem në Zotin e Qabes, se Ebul Hasani është besimtar.
(Transmetojnë Tirmidhiu dhe Hakimi).

Përgjigje / 20-12-2010

Hadithi ne fjale eshte i trilluar, dhe nuk eshte fjale e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).
Hadithin e ka nxjerre Tirmidhiu me nr. 3570, El Hakim, Iben Asakir dhe ed Dajjaa.
Shejh Albani e ka vendosur ne vargun e haditheve te dobeta dhe te trilluara me nr. 3374.

Mbeshtetju Allahut dhe permende shpesh Ate, fal namaz nafile naten dhe bej lutje, sepse Allahu eshte afer dhe degjon lutjen e lutesit dhe i pergjigjet asaj.
Merr shkaqet e lejuara dhe Allahu do te jape sukses me miresine e Tij.
Perdor bajamet 3-4 kokrra cdo dite, dhe perserite shpesh ate qe kerkon te mesosh permendesh, sepse sa me shume qe ta perserisesh, aq me shume ngulitet ne tru dhe ne memorje dhe nuk harrohet me. E Allahu e ka ne Dore suksesin.

(Pyetja Nr. 40) Anonim / Suedi / 15-12-2010

Message: Esselamu alejkum. Ne pyetjen e 6 dhe pika e 6 dmth lejohet marrja e organit nga i vdekuri per te vendosur tek i gjalli, po nje hadith ceket me ia thye nje asht nje te vdekuri sikur qe ja ke thye njeriut te gjalli, a e ndalon ky hadith kete gje?

Përgjigje / 29-01-2011

Diskutimi rreth lejimit apo jo te marrjes se organit nga personi i vdekur klinikisht per t’a vendosur ate tek i gjalli, sillet pikerisht rreth ketij hadithi, por dijetaret dalin ne perfundimin se hadithi ka per qellim demtimin e te vdekurit pa ndonje arsye te konsiderueshme ne sheriat, kurse ne rastin e transplantit, ka arsye te konsiderueshme nese perfitimi nga ky transplant eshte i vertete dhe duke ju permbajtur kushteve qe i kane nxjerre dijetaret nga tekstet dhe parimet e Islamit. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 39) Anonim / Peje / 01-10-2010

Message: mesage: Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatehu. Allahu ju shperbleft per mundin qe po beni! Kisha dy pytje mundesisht te me jepni pergjigjje te argumentuara:
1. Per njeriun qe u fal me flok te lidhura, Muhammedit s.a.v.s.tha: “Shembulli i tij eshte si shembulli i atij qe falet me duar te lidhura (pas shpine)”. Me intereson te di, a vlen kjo edhe per femra, a vetem per meshkuj?
2. Nese nje grua ka pasur lindje me operim (lindje cezarjane) disa deri sa mjeku ia ka ndaluar rreptesisht lindjen te femijve te tjere per shkak te shendetit te saj, a i lejohet asaj gruaje te bej lidhjen e anit per parandalimin e shtatzanis?

Përgjigje / 10-10-2010

1. Hadithi ne fjale transmetohet nga Muslimi dhe ben fjale per ate burre qe i ka floket e gjata dhe falet duke i lidhur kulac siper kokes apo ne mes te qafes, ashtu si bejne grate, me qellim qe te mos i prekin floket ne toke, nderkohe qe i Derguari (salallahu elejhi ue selem) ka thene se jemi urdheruar te mos i perthyjme dhe te mos i ngreme rrobet dhe as floket nga toka kur bejme sexhde, por te bejme sexhde bashke me to, pra edhe ato duhet te prekin token. Kurse per grate ndryshon ky gjykim dhe per to lejohet qe t’i lidhin floket si te duan, pasi qe ne namaz ato duhet t’i mbulojne floket komplet me shami. E sa per rritjen e flokeve nga burrat, duhet te dihet se kjo nuk eshte sunet qe duhet ndjekur, por vete Pejgamberi i ka zgjatur floket sepse ashtu vepronin njerezit ne kohen e tij dhe shkurtimi i flokeve ishte si dicka e turpshme per burrat, prandaj edhe kur pa nje femije qe kishte qethur nje pjese te kokes dhe pjesen tjeter e kishte lene pa qethur, e urdheroi qe ta qethte te gjithe koken, ose te mos e qethte fare, e nese do te ishte e ndaluar qethja apo zgjatja, nuk do i kishte thene keshtu. Iben Abdul Berr, ne komentim te ketyre haditheve thote se ne kohen e tij, zgjatja e flokeve nga meshkujt ishte prej shenjave te rrugecerve dhe mendjelehteve, keshtu qe dijetaret dhe njerezit e devotshem ju larguan zgjatjes se flokeve dhe i shkurtonin ato. Edhe sot ne ditet tona, gjendja eshte e njejte si ne kohen e Iben Abdul Berr, keshtu qe muslimanet e devotshem duhet t’i largohen zgjatjes se flokeve, dhe duhet t’i shkurtojne ato. E sa per namazin me floke te gjata apo edhe te lidhura, ai nuk prishet me kete veper, por sigurisht qe kjo ndikon ne plotesimin e tij, e Allahu e di me mire. [Takimet e temes se hapur, nga Iben Uthejmin, Fajdul Kadir, i El Menawi, etj.]

2. Sipas mjekeve tane eksperte muslimane, lindja me operacion nuk e demton gruan ne lindjet e tjera te ardhshme, dhe fjala se me operim nuk mund te behen vecse 2 apo me se shumti 3 femije eshte dicka e pabazuar ne dije dhe shkence. Prej ketu, nuk lejohet qe gruaja te mbylle rruget e lindjes per kete arsye, pervec nese jeta e saj eshte ne rrezik per arsye te tjera. E Allahu e di me mire.

(Pyetja Nr. 38) Donna / Prishtine / 22-09-2010

Message: Selam Alejkum, une i kam disa pyetje ne lidhje me rukjen: A lejohet Rukja pa pas asgje njeriu vetem per qef dhe me pa se mos ka diqka se kur e dergova nje moter ndjeva pak reaksion ne kemben time, per kete e njoftova hoxhen me pastaj me tha se duhet edhe une te beje rukje pasi qe mund te ndodh qe te kete siher te fshehte e kjo te dale ne pah ne martes apo fejes, a mundet kjo pernime te ndodh?! Dhe a munden te prekin sihri apo magjia nese njeriu eshte me dhiker te mengjesit e te mbremjes me namaz, por pa mbules? Si dhe nje pyetje ne lidhje me pranimin e lutjeve duke u bazuar qe ne kohen e Pejgamberit a.s kane shkuar njerez per ti thene qe ai te lutet per ta, si ndodh kjo ne kohet e tashme nese ndonje moter deshiron te martohet dhe nuk i ec fati, a mundet qe hoxha ti ja kendon ndonje dua per martes se ndoshta don Allahu e ia pranon? Si dhe a ka ndonje menyre qe robi te behet i dashur te ALlahu xh.sh ne menyre qe Ai te na i pranon duate lujtet e te na beje nder banore te Xhenetit ? ALlahu ju shperblefte e me falni nese e kam tepru me pyetje.

Përgjigje / 27-09-2010

1. Rukje do te thote yshtje apo fryrje me ajete nga Kurani dhe me lutje nga suneti, gje e cila ne fakt duhet te behet nga cdo musliman, qofte per veten apo per femijet e familjen e tij. Ne cdo shtepi muslimane duhet te degjohet Kuran dhe te permendet Allahu gjate dites e nates. Madje nga dobite e leximit dhe degjimit te Kuranit ne shtepi, e vecanerisht te sures Bekare, eshte se ne shtepi nuk afrohen shejtanet dhe nuk mund te demtojne askend. Pra, rukja nuk eshte vetem per ata qe jane prekur nga syri apo magjia, apo qe jane te semure me cfare do lloj semundje, por rukja dhe leximi i Kuranit eshte i domosdoshem per cdo musliman, dhe nuk eshte kusht qe te shkoje te hoxha qe ta beje rukjen, por rukja me e mire dhe me e dobishme eshte ajo qe muslimani e ben vete per veten e tij dhe per femijet e tij. Per rukjen do ju ndihmojme ky link, dhe per ta bere vete rukjen, do ju ndihmoje ky link. E sa per juve qe e keni shoqeruar nje moter tjeter te hoxha per t’i bere rukje, mos u trembni se asgje nuk keni, por eshte thjesht emocioni dhe ndienja e frikes qe ju ka shkaktuar ate reaksionin ne kembe, por ne fakt nuk ka asgje, thjesht ngacmim nervor normal qe i ndodh cdo njeriu ne keto raste, keshtu qe mos u shqetesoni per asgje. Sidoqofte, veproni si ju thame me siper sepse keto lutje dhe lexime nga kurani jane mbeshtetje tek Allahu dhe lidhje e muslimanit me Zotin e vet ne cdo kohe e vend.

2. Muslimani duhet ta dije mire se asgje nuk ndodh pa lejen e Allahut dhe asgje nuk del nga kontrolli i Tij, keshtu qe nuk duhet pasur frike as magjia dhe as magjistaret, perderisa ti je me Allahun dhe i mbeshtetesh Atij duke i kerkuar mbrojtje nga sherri i cdo krijese qe Ai ka krijuar dhe duke lexuar ajete nga kurani e duke e permendur sa me shpesh Allahun, atehere nuk duhet te kesh frike nga asgje, dhe as te mos e cosh ne mendje se dikush mund te cenoje pa lejen e Allahut, qofte ai njeri apo xhin. Permendja e Allahut sa me shpesh dhe berja e lutjeve te mengjesit dhe mbremjes, falja e namazit dhe leximi i dickaje nga Kurani, te gjitha keto jane shkaqe parandaluese te magjise dhe syrit te keq, kurse shkelja e ndonje prej urdhrave te Allahut e ngarkon njeriun me gjynah per te cilin duhet te pendohet dhe te kerkoje falje, si dhe ta lere ate gjynah dhe te mos i kthehet me atij, perndryshe do te denohet per te ne diten e Kiametit, madje qe ne kote bote do te marre nje pjese te denimit per ate gjynah, por qe ne kete rast nuk mund te themi se nese nuk je e mbuluar me shami, nuk te vlejne lutjet dhe permendja e Allahut! -Patjeter qe ato te vlejne dhe per to ke shperblimin tek Allahu dhe kur i kerkon mbrojtje Allahut, Ai te ruan, por ashtu si ke shperblim per keto vepra te mira dhe qe jane njekohesisht per te miren tende, po ashtu ke denim per vepren e keqe dhe lenien e urdhrit te Allahut. Pra, secila ne vendin e vet, e Allahu eshte Mbrojtesi me i mire.

3. Nuk i ka kerkuar ndokush Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) qe te lutet per te per dicka nga placka e dynjase, por vetem per boten tjeter, per futjen ne xhenet dhe per shpetimin nga zjarri. Pervec ndonje dobie te pergjithshme qe i kthehej te gjithe popullit, si per shembull lutja per shi, lutja per fitore kunder armikut, etj. Kurse lutjet personale qe kerkonte dikush nga Pejgamberi kishin te benin me shume me boten tjeter, me faljen e gjynaheve dhe me futjen ne xhenet pa llogari. Kurse vete Pejgamberi bente lutje per dike qe Allahu t’i jepte begati ne nje fushe te caktuar, si ne dije per shembull, ose edhe ne tregti, por jo duke ja kerkuar kete gje ai tjetri. E ne cdo rast, tashme pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) eshte tek Allahu dhe nuk mund t’i drejtohesh atij me lutje e as duke i kerkuar ndermjetesim tek Allahu. E nese prej dijetareve te shquar per dijen dhe devotshmerine e tyre, dhe qe mendohet se atyre iu pranohet lutja tek Allahu, duke e pare kete gje ne raste te ndryshme me fakte, atehere lejohet qe njerezit te shkojne tek ky dijetar per t’i kerkuar qe t’i lutet Allahut per nje dobi te pergjithshme qe i kthehet popullit, ose edhe per dicka personale nese ai pranon, por sigurisht qe ai do e urdheroje personin qe ia kerkon kete gje, qe te lutet edhe vete gjithashtu, sepse lutja e njeriut per veten e vet eshte gjithnje me e mire, sepse hallin e vet nuk e di askush tjeter me mire se vete njeriu qe e ka, dhe qarja e hallit direkt tek Ai qe ka ne dore gjithcka, eshte me afer zgjidhjes se atij halli, madje kjo eshte me e dashur per Allahun qe robi t’i drejtohet Atij direkt me lutje, pa ndermjetes, sepse Allahu nuk ka nevoje per ndermjetes dhe merzitet kur njeriu nuk i kerkon Atij por i drejtohet te tjereve. Keshtu qe mbeshtetjuni Allahut dhe kerkoni vetem nga Ai. Mos ecni me paragjykime e besime te kota ne lidhje me fatin e vajzes per martese, sepse cdo gje eshte e caktuar nga Allahu dhe cdo gje ka kohen e saj, prandaj beni durim dhe lutje, dhe cdo gje do te zgjidhet dhe do te shkoje si jo me mire, me miresine e Allahut dhe Bujarine e Tij.

4. Zbatoni urdhrat e Allahut sa te mundeni, largojuni ndalesave te Tij ne menyre totale, permendni Allahun gjate dites e nates, falni namaz vullnetar perkrah atij te detyrueshem, beni vepra te mira dhe kerkoni sa me shume falje gjate dites, lexoni Kuran dhe lutjuni Allahut, sepse dera e Allahut eshte gjithnje e hapur per ata qe i drejtohen Atij me lutje duke qene te sinqerte ne besimin dhe lutjen e tyre. Allahu i Madheruar thote: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua[157] dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186]. Lutjet qe i gjeni ne linket e permendura me siper do ju ndihmojne gjithashtu ne kete ceshtje. E Allahu e ka ne dore suksesin!

———————————-

[157] Me bindje ndaj urdhrave dhe largim nga ndalesat. Pikërisht këto janë edhe shkaqet që çojnë në përanimin e lutjes së lutësit nga Allahu: besimi dhe bindja ndaj urdhrave, si dhe duke eliminuar ato gjëra që e pengojnë pranimin lutjes, si ngrënia e haramit etj.

(Pyetja Nr. 37) Anonim / France / 13-09-2010

Message: selam alejkum vella i nderuar kam disa pytje:
1. A lejohet injeksioni (anestezioni) per largimin e dhimbjeve tek dentisti gjate hekjes se dhembit?
2. Cila do te jete gjuha e banoreve te xhennetit, a ka ndonje argument qe ajo gjuhe do te jete gjuha arabe?
3. Ne cilen dite duhet me i pre dy kurbana per lindjen e djalit (Akika) apo ndoshta nuk eshte e kufizuar koha?
4. A kemi qene te detyruar me nxjerr sadakan e fitrit edhe per femijet qe ende nuk kan lindur te cilet jan ne shtatezeni?

Përgjigje / 18-09-2010

1. Nese lendet perberese te ketij injeksioni jane te lejuara, pra nuk permban alkool apo lende tjeter te ndaluar ne Islam, atehere perdorimi i tij lejohet, por me kusht qe efektet anesore te mos jene me te medha se problemi qe kerkohet te kurohet me ndihmen e tij, e Allahu e di me mire.

2. Nuk ka argument nga Kurani dhe as nga hadithet e sakta ku te permendet qe gjuha e banoreve te xhenetit do te jete arabishtja, keshtu qe dija e kesaj kthehet tek Allahut dhe ne nuk duhet te hulumtojme me thelle rreth kesaj ceshtje, por te perpiqemi qe te fitojme xhenetin me ato vepra qe te afrojne tek ai dhe qe te largojne nga zjarri. E Allahu e di me mire.

3. Preferohet qe akika te therret ne diten e shtate te lindjes se femijes, e nese nuk behet e mundur, atehere ne cdo dite te vitit apo te jetes, kur te behet e mundur therrja e akikas, e Allahu e di me mire.

4. Per fetusin apo femijen qe eshte ne barkun e nenes dhe ende nuk ka lindur, nuk eshte i detyrueshem zekati i fitrit, por eshte e preferuar qe te nxiret edhe per te, sic ka vepruar Uthmani (radiallahu anhu), e Allahu e di me mire. [Pergjigjet jane nxjerre nga fetva te dijetareve te medhenje, si shejh Iben Uthejmin, shejh Albani, etj.]

(Pyetja Nr. 36) Anonim / 04-09-2010

Message: esselamu alejkum.
Desha te bej nje pyetje dhe kam nevoje per nje pergjigje sa me te shpejte mundesisht te agumentuar nga kurani dhe suneti.
Kam arritur ne nje gjendje qe spo mundem te dal prej saj sa kemi vendosur te me behet rukje. para disa kohesh kemi degjuar te flitet per nje vella qe ben rukje mirepo une kam frike se mos bie ne ndonje gabim apo gjendje edhe me te keqe.doja te te pyesja se cfare gjerash duhet te kemi parasysh apo per cfare duhet te interesohemi per nje peron qe ben rukje para se te shkojme te ai duke pase parasysh qe une jam femer, a lejohet te behet rukja duke te vene doren ne balle? A duhet te bejme namaz istihare ne kete rast? a duhet te fale edhe burri im per ceshtjen time.po nese une pas namazit jam prap e pavendosur por burri im ndihet i qete ne berjen e kesaj rukje a duhet te mbeshtetem ne vendosmerine e tij. Ma bej hallall se u zgjata shum.Allahu jua letsofte e pranofte agjerimin te gjithe vellezerve e motrave muslimane kudo qe jane.Allahu na dhente devotshmeri ne zemrat,ne fjalet e veprat tona ne dhe trashegimtareve tane deri ne diten e gjykimit e na befte pej banoreve te xhenetit firdeus!

Përgjigje / 04-09-2010

Ju duhet te dini se pari se menyra me e mire per rukjen eshte qe vete personi ta beje per veten e tij,
duke vendosur doren e vet mbi ball apo mbi ate vend ku e ka shqetesimin ne trup, dhe duke lexuar lutjet e posacme. Per kete lexo lutjet qe gjenden ne kete link.
Si dhe te degjosh rukjen qe e gjen ne kete link.
Me keto do te kaloje problemi yt, me lejen e Allahut.
Edhe nese behet fjale per gjendje te komplikuar magjie dhe xhin te futur ne trup, atehere se pari fillo me kurimin e vetes me lutjet e mesiperme, e nese nuk i ben vete, le ti beje burri duke e vendosur doren mbi pjesen e perparme te kokes tende, cdo dite e nate, se paku nje here ne dite, ndoshta ne mbremje apo kur ta keni kohen me te pershtatshme.
Pervec nese gjendja eshte shume rende dhe ndodh te flase xhini, e burri nuk di te veproje me tutje, atehere mund te kerkoni ndihmen e nje muslimani te devotshem dhe me pervoje ne kete fushe, por perseri duke ju ruajtur te ndaluares, madje vete hoxha qe kendon supozohet t’i dije rregullat, perndryshe ai nuk eshte i mire dhe rukja qe beni ju vete eshte shume here me e mire se ajo e atij. Nuk lejohet qe hoxha qe kendon ta preki femren qe i kendon ne asnje pjese te trupit, dhe as te balli,
por eshte burri ai qe i vendos doren te koka gruas se tij, kurse hoxha i kendon. Perndryshe nuk lejohet ne asnje menyre.
Nese do jete nevoja qe xhini te kapet apo te goditet, qofte ne bark apo ne hunde, a vend tjeter, kete e ben burri me urdher te hoxhesh, pra hoxha i thote vendose doren filan vend, apo shtrengo ne filan vend, dhe burri e ben kete.
Por sic ju thashe, rukja qe njeriu i ben vetes, eshte shume here me e mire se ajo qe dikush tjeter ja ben atij, sepse ju e dini se ne cdo rast, Allahu e ka gjithcka ne Dore dhe vetem me vullnetin e Tij ndodh gjithcka.
Kete e themi nisur nga fakti se kemi te bejme me besimtare qe falen e agjerojne dhe qe e zbatojne Islamin dhe dine shume prej tij, dhe jo per ata qe nuk dine asgje nga Islami dhe shkojne te hoxha.
Allahu ju sherofte nga cdo semundje e shqetesim dhe ju shpetofte nga cdo mundim e shpirt i keq!

(Pyetja Nr. 35) Hasan / Tiranë / 11-08-2010

Message: selamu alejkum i nderuar vella. Kam 7 vjet ne greqi dhe mora nje semundje lekure atje te quajtur greqisht psoriazis qe te jep njolla ose pulla ne te gjithe trupin. Tani kam qene dhe tek specialiste mjek qe me jepnin ilace zhdukeshin keto pulla dhe riktheheshin pas nje muaji dhe me thane qe eshte semundje e pasherueshme por nuk eshte ngjitese dhe nuk ke ndonje dhimbje prej saj vetem shenja ne te gjithe trupin. Kur erdha ne Shqiperi me thane qe te sherojne me barna mjekesore dhe me rekomanduan nje grua qe merrej me kete pune, shkova tek ajo mirepo ajo thoshe merre kete ilac merr pende pule dhe te lyeje nje grua e vjeter se nuk hiqen. Dua vetem nje keshille prej teje a te shkoj tek kjo se thone qe ua ka heq shume vetave kete semundje. Allahu te ndihmofte!

Përgjigje / 11-08-2010

Se pari, duhet te jesh i bindur se Ai qe sheron eshte Allahu i Madheruar dhe askush e asgje tjeter. Por Allahu per sherim ka caktuar shkaqe, ilace, ashtu si ka caktuar shkaqe per heqjen e urise e te etjes, e per cdo gje tjeter. Keto shkaqe veprojne me caktimin e Allahut dhe vullnetin e Tij, dhe nuk kane fuqi ne vetvete, por sidoqofte ne jemi urdheruar qe te marrim shkaqet e lejuara, e sidomos ato ku na ka drejtuar Allahu dhe i Derguari i Tij, sidomos ne lidhje me kurimin e semundjeve te ndryshme qe na prekin, dhe njekohesisht t’i mbeshtetemi Allahut dhe ta presim sherimin vetem nga Ai. Tani me hollesisht ne lidhje me problemin tend; nese nje bar i caktuar, eshte vertet shkak material fizik qe perdoret ne mjekesine moderne apo popullore natyrale, nuk ka ndonje ndalese nga perdorja e tij dhe mbeshtetja tek Allahu per kerkimin e sherimit. Por ashtu si tregon ti, nuk kemi te bejme me ilac apo bar te caktuar me veprim fizik qe mund te studiohet, por kemi te bejme me dicka qe lidhet me besimin dhe bestytnite pagane qe Islami i ka ndaluar, sepse keto nuk jane shkaqe fizike materiale per sherim, por jane shkaqe abstrakte, qe lidhen me dicka jomateriale, me besimin, dhe ne kete rast nuk lejohen vecse ato shkaqe qe i ka ligjeruar Islami, ne Kuran dhe ne Sunet, apo qe jane aprovuar nga ai. Menyra e treguar per sherim, nuk eshte e lejuar dhe ajo perben besim te kote qe shkon deri ne shokvenie Allahut.

Ne ju sugjerojme dicka tjeter te lejuar dhe me te mire se kjo; nje kure te posacme natyrale bimore qe e kane prodhuar mjeke te specializuar ne mjekesine bimore dhe me ane te ciles Allahu i ka sheruar shume njerez nga semundja Psoriasis, me miresine e Tij. Lexo ne faqen tone te mjekesise ne lidhje me Psoriasis, dhe kontakto me ne duke shenuar me kujdes edhe adresen tende te e-mailit. http://www.mjekesiabimorearabe.com/semundje/psoriasis.php

(Pyetja Nr. 34) Ummu Belkisa – Eljesa / 10-07-2010

Message: Esselamu alejkum ue rahmetullah.
Jemi dy motra muslimane qe studiojm infermierin, kur bejm praktiken na duhet qe te ju bejm gjilpera dhe serume meshkujve edhe femrave. A e kemi haram qe ti bejm edhe meshkujve?

Përgjigje / 16-07-2010

Ndoshta dikush tjeter do ju inkurajonte dhe do ju pergezonte per kete zgjedhje qe keni bere, duke arsyetur se muslimanet kane nevoje per keto specialitete, por ajo qe mendojme eshte e kunderta e kesaj, dhe se kjo zgjedhje nuk eshte e qelluar, por e mundimshme dhe me shume te ndaluara ne vetvete per nje musliamane, nderkohe qe kjo detyre mbulohet nga femra te tjera qe nuk jane muslimane, dhe nuk ka ndonje ndalese qe grate muslimane te mjekohen tek ato. Pra, nuk ka ndonje domosdoshmeri dhe madje as nevoje ne kete fushe, ne ato vende ku jeni ju, perderisa ndalesat qe veprohen ne te jane te shumta dhe femra mund ta ballafaqoje veten e vet ndaj sproves dhe shkaterrimit ne te dyja botet.

Gjykimi i sheriatit Islam ne lidhje me mjekimin e femres mashkullin dhe anasjelltas, eshte se kjo gje lejohet vetem ne rast domosdoshmerie kur nuk ka njeri tjeter femer qe te mjekoje femren apo mashkull qe te mjekoje mashkullin, madje edhe ne kete rast, mjekimi duhet te kryhet duke ruajtur ne maksimumin e mundshem si shikimin edhe prekjen e te semurit. Allahu eshte i Gjithedijshmi dhe vetem Ai e ka ne dore suksesin!

(Pyetja Nr. 33) Ebu Medina / 16-06-2010

Message: Esselamu alejkum ue rrahmetullah. 1. Disa nga muslimanët bën gosti me ushqimë duke e thirrë hoxhën për ti mbajtë ligjerat dhe për të kënduar Kur’an në shtëpi për të pasur bereqet, mirësi e shpërblime, a na lejohet të bëjme edhe ne kështu? 2. Disa persona me ane të internetit ose telefonit bëjnë shërrim duke i fryer fëmi ose njerëz nëse ata kërkojnë ndihmë, a është e lejuar kështu të veprohet ? Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptim!

Përgjigje / 16-06-2010

1. Nuk ka ndalese qe te thirret hoxha ne ndonje rast gostie apo ngjashem me te, por kjo nuk duhet te behet rruge, sepse do te kalonte si diçka prej fese, nderkohe qe nuk eshte prej saj, dhe se keto ligjerata nuk i ka mbajtur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) neper gosti apo raste te ngjashme, dhe udhezimi me i mire eshte ai i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Pra, mos shpikni gjera te reja ne fe, sepse do te merrni gjynahun tuaj dhe te atyre qe do i veprojne ato me pas.

2. Lejohet t’i lexohet te semurit diçka nga Kurani nepermjet telefonit apo internetit, por kete e shohin ata qe kane dije dhe pervoje ne kete fushe, pasi qe gjendja e te semurit dhe shkaku i semundjes, jane ato qe e percaktojne mundesine e nje gjeje te tille nepermjet telefonit. Per shembull, nese i semuri eshte me xhin ose me magji, dhe qe gjate leximit te Kuranit te flase xhini dhe te kerkoje te dale nga trupi i te prekurit prej tij, apo ne qofte se i semuri i humb ndienjat apo fillon te kryeje levizje qe mund ta demtojne ate ose te tjeret, atehere si do te mbahet gjendja ne kontroll? Ne raste te tilla, personi kurues duhet te jete ne prani te semurit, detyrimisht. Kurse kendimi prej Kuranit, ne raste normale apo qe nuk jane si ajo qe permendem me siper, lejohet qe te behet nepermjet internetit, telefonit, radios, etj. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 32) Luljeta / 16-06-2010

E pata nje pyetje, ndoshta ju duket pyetje e pa kuptimt apo edhe e tepert por mua disi ka fillu te me pengon kjo dukuri ne vete, ndoshta kjo nuk ka te ben edhe me islam,por nga mungesa e dijes ne islam dashta te ju pyes se a kam ndonje zgjedhje per kete qeshtje. Problemi qenderon ketu qe une ka vite qe qendroj shum ne mendime, nuk e di pse … a kam probleme te medha ne jete, apo qka kam nuk e di, por shum here rri gjat ne mendime dhe humbi krejt nga kjo bote. Kjo gje ka fillu edhe t’i merakosi familajert por edhe te i nervozoj, ngase nje bised nuk jan ne gjendje me be me mua, sepse sa filloi t’i ndegjoj, pas pak iki krejt nga kjo bote, dmth hyj ne mendime te thella…
Nuk e di qka kam, pse me eshte shfaqur kjo gje, qe tani kam problem edhe ne koncetrimin gjat leximit, se edhe kur te mar me lexu diqka, lexoj nje kohe koha tjeter kalon perseri ne mendime derisa me bie ne mend vet qe nuk jam askund.
Allahu ju shperbleft per mundin, dhe shpresoj qe te paketn do e mar ndonje keshille nga ju. Allahu ju ruajt!

Përgjigje / 16-06-2010

Shume njerezve u ndodh kjo qe te ndodh ty, dhe shpeshhere kalon edhe ne semundje, nese do te shkohet pas saj dhe nese nuk kapet gjendja ne dore. Per besimtarin çeshtja eshte me e lehte, sepse ai beson dhe i mbeshtetet Alalhut, si dhe lexon Kuran dhe hadithe, te cilat nuk e lene ate te humb mendjen. Sa me shume te lexosh nga Kurani dhe nga dija Islamit, aq me i mprehte behesh nga mendja dhe logjika. Prandaj dijetaret nuk e humbin kurre mendjen, as ne shtratin e vdekjes kur jane pushtuar nga dhimbjet dhe ankthi. E kjo eshte nga bereqeti i dijes Islame. Sidoqofte, ne te keshillojme qe t’i vesh pak me shume rendesi kesaj çeshtje perderisa eshte bere monotone dhe serioze. Nje person i aferm te qendroje gjithnje ne gadishmeri qe sa here ti e humb perqendrimin, te terheqe vemendjen, qofte edhe duke te goditur lehte, per disa dite rresht. Pervec kesaj, ti vete duhet te vendosesh ne koke qe po jeton jete reale dhe jo imagjinare, dhe se shume nga ato imagjinata nuk ekzisotjne vecse ne koken tende. Per kete do te ndihmoje rukja nga Kurani dhe suneti, berja e lutjeve te posacme gjate dites, ne mengjes e mbremje, dhe para gjumit. Per kete, te keshillojme gjithashtu te perdoresh polenin e bletes, dy here ne dite nga nje luge te vogel para buke, te tretur ne nje gote uje ose qumesht. Degjimi i Kuranit, dalja ne natyre dhe thithja e ajrit te paster, meditimi ne krijimin e qiejve e te tokes, te gjitha keto ndihmojne shendetin fizik dhe shpirteror te njeriut, dhe nuk duhen neglizhuar nga besimtaret, me qellim qe te kene nje shendet sa me te plote e me te gjate, qe te mund te kryejne obligimet e tyre te dynjase dhe ato fetare ne menyren me te plote. Lutju Allahut dhe ktheju Atij me kerkim te faljes dhe me lutje, sepse Ai ka ne dore gjithçka, dhe vetem ne doren e Tij eshte suksesi.

(Pyetja Nr. 31) Abdullah / Kosovë / 27-03-2010

Message: selamun alejkum
Na tregoni dicka per ankthin nga aspekti shkencor dhe fetar, simptomat dhe sherimin. Allahu jua shperblefte me te mira!

Përgjigje / 29-03-2010

Lexo kete artikull per te gjitha shqetesimet shpirterore dhe psikike dhe menyren e trajtimit te tyre ne Islam: Ketu.

(Pyetja Nr. 30) Afrim / 21-03-2010

Message: Esselamu alejkum ju pershendes.Un jam nje student i psikologjise dhe kam lexuar edhe per hipnozen ne literaturen e psikologjise. Andaj dua te sigurohem qe kjo lloj psikoterapie a eshte e ndaluar ne islam apo jo?, dhe a eshte kjo qeshtje e magjise?? Nese keni pergjigje mund te me pergjigjeni Allahu ju shperbleft me Firdeus. Rreth asaj se ç’eshte hipnoza:
Hipnoterapia:
Fjala hipnoze vjen nga greqishtja “hypnos”, qe do te thote “gjume” – nje emertim orientues, pasi hipnoza eshte nje gjendje e te qenet i mprehte, teper i perqendruar e zgjuar. 90% e njerezve jane te hipnotizueshem, 20% e tyre vlejne si “teper te hipnotizueshem”.
Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do të thotë „gjumë“. Ky nocion është marr nga mitologjia e lashtë greke, me të cilin personifikohej zoti i gjumit “Hypnos”. Hypnos-i është edhe babai i Phantasos si dhe zotit të ëndrrave, Morpheus, i cili me ndihmën e një harpe vallëzonte në një lloj gjendje transi. Vendimtare eshte se sa shume njeriu i lejon perbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: cdo hipnotizim eshte ne fund te fundit nje “vete hipnotizim”. Gjendja e hipnotizuar quhet edhe “trance” (shqip. trens).
Hipnoza mund te vihet ne perdorim te shumanshem; Pervec se ne “shfaqjet hipnotizuese” qe kane marre pak si nam te keq hipnoza mund te perdoret per luftimin e dhimbjeve, si per shembull per te shkulur nje dhemballe te pjekurise, ose ne rastin e dhimbjeve kronike te kurrizit. Edhe psikoterapistet punojne me “hipnoterapi”, ne menyre qe per shembull te bejne dike te vetedijshem mbi ndonje traumate qe vjen qe nga koha kur ka qene shume i vogel dhe per ta sheruar prej saj. Sepse gjate hipnozes aftesia per te kujtuar eshte kaq e madhe saqe njeriu mund te kujtoje edhe perjetime nga vitet me te para te jetes.
Nderkohe mjeket perdorin gjendjen “trance” ne shume fusha: Para se gjithash dentistet e perdorin hipnozen per nderhyrje operuese. Hulumtuesit e trurit kane zbuluar se si hipnoza menjanon dhimbjen.
Me ndihme shembellimesh rezonance magnetike ata kane gjetur dy rajone te trurit te cilat vendosin se sa te pakendshme e ndjejme dhimbjen: Se pari nje rajon me emrin “korja e perparme rripore” (ACC). Ajo perpunon ndjenjat dhe sjell si pasoje ate qe ne e ndjejme dhimbjen si “vuajtje” ose “sfilitje”. Rajoni i dyte, i ashtuquajturi “berthame bajameje” (shkc. amygdala), prodhon friken
Nen hipnoze ndjenjat e keqija dhe frika menjanohen se tepermi, ne ndjejme perseri dicka, por nuk e cajme shume koken per te.
Nje seance hipnoze kalon permes tre hapash:
1. Hapja Hipnotizuesit e shfaqjeve parapelqejne te flasin pikesepari ne menyre urdheruese (“Une do te numeroj tani deri me tre: Syte e tu po rendohen, ti ndjehesh i lodhur”). Terapistet parapelqejne te punojne pikesepari embelsisht ne menyre shtendosese (“Ti ndjen frymen tende, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecen permes nje peizazhi te bukur sa s’ka”). Te dyja metodat sherbejne per te menjanuar kritiken, per t’i folur nenvetedijes dhe per ta bere dike te ndikohet lehte nga sugjerimet e metejshme.
2. Gjendja trance Perkunder pikepamjes se perhapur ne nuk fleme gjate hipnozes, por jemi te zgjuar dhe te perqendruar. Nese maten rrymat e trurit (EEG) gjate gjendjes trance atehere do te verehen vale alfa te perforcuara – nje shenje per perqendrim te madh. I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur keto te ishin realiteti. Per te verifikuar qe kemi te bejme me nje gjendje trance futet ne pune testi i ngritjes ne ajer: dora ngrihet ne menyre te pavullnetshme. Pervec kesaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymemarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Ne trance vihet tek dukuria e “shkeputjes”: Ndarja e vetedijes nga trupi. Njeriu si te thuash leshon trupin dhe kundron vetveten nga siper. Meqenese njeriu nuk e njejteson me veten me trupin dhe ndjenjat atehere ai nuk ndjen me as dhimbje.
3. Kthimi ne gjendjen fillestare Tani i hipnotizuari do te merret serish mbrapa ne realitet – tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me cokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadale dhe me fjale te matura. Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shume gjate gjendjes trance saqe shpesh ka nevoje per minuta te tera per t’u normalizuar serish.
Ka shume lloje teknikash te mesuara qe kane vetem nje qellim.Te hipnotizojne njerezit.Nje njeri mund te hipnotizoje pa dashje por disa e bejne me qellim.kur njerezit hipnotizojne, disa prej tyre nuk i dine pasojat.Pas nje hipnotizimi mund te kete cregullime tek personi i hipnotizuar si mos vetedije per nje kohe,humjen e disa te dhenave dhe mos ditjen e disa gjerave personale etj.
Shenim: Nga kjo po mund te gjejme pika ku tregojne qarte se kjo lloj teknike ka gjenezen ne idhujtari, keshtu edhe un personalisht nuk e perkrah kete dhe as nuk dua ta praktikoj, mirepo shpesh po hasi edhe ne pyetje te kolegeve rreth kesaj qeshtje andaj kerkova edhe Fetvane tende pasi qe un nuk jam kompetent te jap fetva pa u konsultuar me hoxhallaret.

Përgjigje / 29-03-2010

Ue alejkumu selam ue rahmetullah! Allahu ta shperblefte per keto sqarime vella! Duket qarte origjina pagane e kesaj hipnoterapie, por ne cdo rast gjykimi jepet sipas permbajtjes dhe realitetit te saj, nese e kundershton apo jo Islamin dhe parimet e tij. Nuk ka dyshim se nese ky hipnotizim behet me ndihmen dhe bashkepunimin e xhineve apo nese eshte ndonje lloj falli apo magjie, ai nuk lejohet ne Islam dhe eshte rreptesisht i ndaluar per cdo lloj qellimi qe te perdoret. Ky eshte edhe gjykimi qe japin dijetaret per hipnotizimin, sic thuhet edhe ne fetvate e Komisionit te perhershem te fetvave (El Lexhnetu ed Daime), 1/74.

Por nese ekziston ndonje lloj hipnoterapie qe nuk ka te beje me xhinet apo me magjine, dhe as me shirqet e paganizmin, por qe eshte dicka shkencore e studiuar qe perdoret per kurimin e disa semundjeve fizike ne menyre psikologjike, pra duke u perpjekur te ndikojne ne psikologjine e te semurit dhe ne sistemin e tij nervor qendror, nuk mund te themi se kjo eshte e ndaluar, por mund te themi se eshte diçka qe nuk e kane bere muslimanet dhe me shume i ngjan vepres pagane dhe magjise, keshtu qe muslimanet duhet te qendrojne larg ketyre gjerave dhe ketyre hipnoterapisteve, sepse atyre u mjafton te degjojne Kuran per t’u sheruar nga semundjet e ndryshme psikike e fizike gjithashtu. Allahu nuk ka lene gje mangut ne fene e Tij, prandaj muslimanet nuk duhet ta nenvleresojne asgje te vogel apo te madhe te fese se Allahut. Ne ate shtepi ku kendohet surja Bekare, nuk hyjne shejtanet, siç ka ardhur ne hadith te sakte. Po keshtu namazet e dites dhe nates, lutjet para e pas namazeve, dhe para lindjes e perendimit te diellit, te gjitha keto jane mburoje per muslimanin nga cdo e keqe dhe sherim per te gjithashtu. Prandaj, o muslimane, juve ju eshte dhene dicka qe nuk i eshte asnje populli tjeter, keshtu qe shfrytezojeni ate dhe falenderoni Allahun per miresite e medha qe ju ka dhene, me e madhja e te cilave eshte ajo se ju ka bere muslimane.

(Pyetja Nr. 29) Rexhep / Zvicër / 15-03-2010

Message: Duke lutur Allahun Fuqiplote qe te jesh mire me shendet kam ca pyetje te shkurta por qe lypin argumentim aq sa keni mundesi Allahu iu shperblefte me xhennetul Firdeus;
1. Nje moter muslimane te cilen e ka sprovuar Allahu dhe nuk ka fmi, a i lejohet kesaj muslimaneje me mar nje femij te cilin prinderit e kan lene ne spital dhe kan ikur. Frika ehte se kur rritet ai femij nuk i dihet se nga rrjedh dhe kush eshte familja e tij.
2. Nje doktor eshte musliman i mire e nejh deri diku islamin thote se hixhami nuk ka dyshim se eshte i dobishem por menyra se si eshte bere ne kohen e Muhamedit Alejhi Selam pra duke e thithur gjakun me pompa ose me gota te zbrazta nuk eshte i preferuar. Sipas ketij doktori dhenja gjak nga venat e luan te njejtin rol sikurse hixhami qe behet me pompa thithese ose me gota. Vetem se mjetet e marrjes se gjakut tani jane me praktike dhe pse te mos perdoren.
3. Nje vlla musliman ne Kosove thot; prej se filloj orarin e punes ne ora 12.30 e deri ne ora 20.30 nuk ndalem kurr. jam shofer i autobusit ne nje lini te rregullt dhe brenda dites bej me shume se 160 klm. Thot a me lejohet qe sipas sunnetit ta shkurtoj namazin derisa jam ne orar te punes si dhe a me lejohet bashkimi i namazit te drekes me te ikindis e ne disa dit edhe bashkimin e akshamit me namazin e jacis.
Besoj se nuk te bezdisa vlla. Allahu te shperblefte per pergjigje. Allahu te dhente suksese ne daevet dhe na bashkoft ne xhennetin Firdeus me deshmor e pejgamber. Ben dua per neve qe jemi ne perendim. Dasht Allahu duaja juaj pranohet. Selamu alejkum.

Përgjigje / 16-03-2010

Allahu ta shperblefte per mesazhin vella, dhe lus Allahun gjithashtu te jeni mire ne cdo aspekt!

1. Asaj motres muslimane i lejohet qe ta marre ate femije dhe ta rrise e ta edukoje, duke shpresuar shperblimin e Allahut per kujdesjen e nje jetimi,
por nuk i lejohet qe ta hedhe ne emrin e vet apo te burrit te saj ne asnje menyre, sepse kjo do te ishte genjeshter ndaj Allahut dhe ndaj njerezve, gje te cilen Allahu e ka ndaluar ne Suren el Ahzab, ajeti 5.

Pyetje: Nese motra e rrit femiun ai femij kur hyn ne mosh madhore vetmohet me motren dhe perderisa i takon martesa me ate djal a ka ndonje penges. Dhe si te veproj me at djal kur ai te rritet. A ka te drejt ky fmi qe ta trashegoj pasurin e ktij qifti bashkshortor qe e kane rritur. Sepse qifti bashkshortor jane te vetem nuk ka kush ti trashegoj?

Pergjigja: Zgjidhja per kete femije eshte qe te behet femije nga qumeshti i gjirit, ose nip nga qumeshti i gjirit, dmth qe lidhja e tyre te behet nga gjiri dhe jo nga gjaku, dhe ne kete menyre lejohet qe gruaja te dale para tij njesoj si para femijes se vet. Pra, nese gruaja mund te kete qumesht, le t’i jape atij te pije prej saj para moshes 2 vjec. E nese nuk ka ajo, atehere t’i jape motra e saj, dhe keshtu behet tezja e femijes nga qumeshti. Ose te pije nga nje i aferm tjeter i gruas ne menyre qe te dale i aferm me kete grua prej qumeshti, sepse ato qe ndalohen nga gjaku ndalohen edhe nga qumeshti, pervec trashegimise qe nuk behet nga qumeshti por vetem nga gjaku. Nese femija eshte me i madh se dy vjec, dhe nuk ka familje qe te kujdeset per te pervec ketyre qe e kane marre, atehere te behet e njejta gje me dhenien e qumeshtit, ndoshta me nje ene dhe ja japin djalit ta pije. Deri para se te arrije moshen e pjekurise seksuale, perdnryshe ka kaluar cdo gje pastaj.

2. Ai doktori ndoshta nuk e di se ne vendet e ftohta, fasdi (nxjerrja e gjakut duke shpuar venat e krahut) eshte me i mire se sa Hixhamja, per shkak se venat e atyre njerezve jane me thelle dhe fasdi eshte me i mire per ta. Kurse per njerezit e vendeve te nxehta e te ngrohta eshte me e mire Hixhamja, njesoj si ne kohen e Profetit (salallahu alejhi ue selem), sepse venat e tyre jane me ceket lekures dhe hixhamja i ka dobite e saj te medha posacerisht per keta njerez. Nese doktori do e dinte kete fakt, do te mallengjehej nga kjo njohuri e dobishme dhe me rendesi mjekesore.

3. Ky vella vertet qe eshte ne mjet te udhetimit 8 ore ne dite, por perderisa nuk del nga qyteti, ai nuk quhet udhetar dhe si i tille nuk mund te perfitoje nga lehtesimet e udhetarit. Ne kete rast i themi qe t’i ruhet Allahut sa te mundet dhe te veproje sa te kete mundesi, e Allahu nuk e ngarkon askend teper mundesive qe ka. Nese i jepet mundesia qe ta fale namazin ne kohen e vet, gje e cila i kerkon vetem 7-10 minuta per nje namaz farz, kjo eshte ajo qe i kerkohet dhe kjo eshte me e mira, e ne te kundert, te veproje si te mundet, e Allahu e di gjendjen e roberve te Vet. Nje zgjidhje tjeter do te ishte kerkimi i nje pune tjeter te lejuar qe ia mundeson faljen e namazeve ne kohen e tyre, dhe nuk eshte per qellim ketu fillimi i kohes se namazeve ashtu si falet neper xhami, por koha e gjere e namazit nga fillimi i saj e deri para hyrjes se kohes se namazit tjeter.
Allahu ju ruajte e ju forcofte ne fene e Tij kudo qe te ndodheni vella! Allahu ju dhente sukses e miresi!

(Pyetja Nr. 28) Olti / Itali / 02-03-2010

Message: selamu alejkum, kam dy pytje:
1- A eshte e lejuar vdekja e lehte (eutanasia)?
2- A eshte e lejuar fekondimi artificial?

Përgjigje / 13-03-2010

1. Vrasja e meshires, apo eutanasia, eshte e ndaluar dhe ajo eshte njesoj si vrasja e nje njeriu qe nuk lejohet te vritet, pra nga mekatet e medha. Prej ketu, nuk lejohet qe te semurit t’i hiqen aparatet e posacme per frymemarrje artificiale, deri sa te vertetohet qe truri i tij ka pushuar se punuari dhe nuk pritet qe te rikthehet ne jete, ose nese zemra e tij ka pushuar totalisht dhe nuk pritet te rikthehet te punoje perseri. Vetem nese vertetohet vdekja nga mjeket specialist, atehere lejohet qe t’i hiqen aparaturat e posacme dhe te mos i jepet asnje lloj ilaci qe i jepej, sepse ne kete rast ai konsiderohet i vdekur. Nuk lejohet ndalimi i ilacit apo dhenia e ndonje helmi apo ilaci qe i shkakton vdekjen te semurit, me justifikimin per t’i lehtesuar dhimbjet dhe per ta meshiruar duke e vrare, sepse ai eshte i gjalle dhe vrasesi i te gjallit eshte vrases tek Allahu. Askush nuk e di se kur i vjen vdekja dikujt, dhe mundet qe dikush per te cilin jane hequr shpresat se do te jetoje, te behet mire dhe te jetoje vite te tera. Askush nuk e di nese i semuri vuan dhe se sa vuan, por edhe nese vuan, ndoshta ato vuajtje jane fshirje gjynahesh per te, keshtu qe ne kete gje nuk lejohet te nderhyhet per shkak se kjo eshte nga punet e Zotit.

2. Asambleja e Fikhut Islam, ne mbledhjen e saj te mbajtur nga dt. 11-16 tetor, 1986, pas shqyrtimit te çeshtjes se fekondimit artificial te paraqitur nga pjesemarresit ne kerkimet e tyre, si dhe pas degjimit te specialisteve dhe mjekeve me pervoje, doli ne perfundimin se:

Menyrat e njohura deri me sot per fekondimin artificial jane shtate:

E para: Duke bere fekondimin mes spermes se bashkeshortit dhe vezes se nje gruaje te huaj, pastaj ky fekondim te mbillet ne mitren e bashkeshortes se ketij burri.

E dyta: Duke e kryer fekondimin mes spermes se nje burri te huaj dhe vezes se bashkeshortes se dikujt tjeter, pastaj te mbillet ne mitren e bashkeshortes.

E treta: Duke bere fekondim te jashtem mes spermes se bashkeshortes dhe vezes se gruas se tij, pastaj ky fekondim te mbillet ne mitren e nje gruaje tjeter vullnetare.

E katerta: Duke bere fekondim te jashtem mes spermes se nje burri te huaj dhe vezes se nje gruaje te huaj, pastaj te mbillet ne mitren e bashkeshortes se dikujt.

E pesta: Duke bere fekondim te jashtem mes spermes se bashkeshortit dhe vezes se bashkeshortes se tij, pastaj te mbillet ne mitren e bashkeshortes se tij te dyte.

E gjashta: Duke marre spermen e bashkeshortit dhe vezen e bashkeshortes se tij, pastaj te fekondohen jashte mitres dhe pastaj te mbillen ne mitren e bashkeshortes.

E shtata: Duke marre spermen e bashkeshortit dhe duke e mbjelle ate ne vendin e pershtatshem ne mitren e bashkeshortes se tij me fekondim te brendshem.

Te pesta menyrat e para te permendura me siper jane haram dhe nuk lejohen ne Islam, ne asnje menyre, per arsye se ato sjellin perzierje te prejardhjes, humbje te amesise, dhe ndalesa te tjera te legjislacionit Islam dhe te natyres njerezore.

Kurse per dy menyrat e fundit, e gjashta dhe e shtata, Asambleja del ne perfundimin se nuk ka ndalese te perdoren ne rast nevoje, por duke theksuar domosdoshmerine e marrjes se masave te nevojshme paraprake per kryerjen e ketyre fekondimeve.” [Revista e Asamblese se Fikhut Islam, 3/1/423].

(Pyetja Nr. 27) Anonim / Kosovë / 01-02-2010

Message: Selam alejkum Kam disa pyetje:
1. Laviri nuk do te duhej te martohej me tjeterkend, veq me ndonje lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do te duhet te martohet kush tjeter, veq ndonje lavir apo idhujtar. Ajo kurveria ose martesa me te eshte e ndaluar; [NUR, 3].
Kur konsiderohet njeriu qofte mashkull apo femere lavir, me veprimin e amoralitetit ne jeten etij apo te saj nje her dy her apo me shum her dhe a eshte argument ky ajet kuranor se mekatari i zinas duhe te martohet me idhujtar me pabesimtar sepse eshte jo musliman duke e ditur se martesa me idhujtar u ndalohet muslimaneve.

2. A lejohet marrja e nje organi nga trupi i njeriut pak para vdekjes se tij ne menyre per ta ruajtur ate organin e tij qe behet nga mjeket, dhe per tja dharuar nje pacienti tjeter qe i sherben ne largimin e semundjes qe e ka siq jan kornea e syrit transplatimi i veshkeve e te tjera?

3. A lejohet me dhuru gjak per te semurin, nese lejohet a ka percaktim se nga kush lejohet nga te afermit apo kush do qofte njeri?

4. Si eshte gjykimi per femren qe vendos ne gishterinje shume unaza dhe vendosjen e vatheve te shumt ne vesh?

Përgjigje / 03-02-2010

1. Allahu i Madheruar thote: “Laviri mund të martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari. Kurse per besimtaret, kjo gje eshte e ndaluar.” [En Nur, 3]. Allahu ka per qellim te tregoje shemterine e kurverise dhe se ajo i shkakton autorit te saj gjera qe nuk ja shkakton ndonje mekat tjeter. Kur flitet per lavirin dhe laviren ne kete ajet, jane per qellim ata qe cilesohen me kete atribut nga perseritja e kesaj vepre te shemtuar dhe mospendimi prej saj tek Allahu. Prej ketu, keta njerez mund te jene jobesimtare, sepse besimtareve Allahu ua ka ndaluar nje gje te tille, dhe e ka permendur kete gje pikerisht ne fund te ketij ajeti. Nuk i lejohet nje besimtari qe bie ne mekatin e zinase, por qe pendohet per kete gje, qe te martohet me laviren apo me idhujtaren, sepse ai nuk e ka marre cilesine e lavirit dhe nuk ka dale nga Islami, por eshte penduar tek Allahu per mekatin e tij, e Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti ne gjykimet e Tij!

2. Shume dijetare bashkekohore e kane lejuar marrjen nje organi te caktuar nga njeriu per ta mbjellur te nje njeri tjeter, me disa kushte te posacme, sic eshte leja e te semurit per kete gje para se te vdese, dhurimi i ketij organi dhe jo shitja e tij, siguria e domosdoshmerise per kete organ dhe siguria e suksesit te marrjes dhe vendosjes se tij tek i semuri tjeter, se paku ne pjesen dermuese te rasteve, etj. [Raporti i Akademise se Fikhut Islam, nga asambleja e mbajtur ne Meke, ne muajin Rabij el Ahir, te vitit 1405 Hixhri – dhjetor, 1984].

3. Dhurimi i gjakut eshte me i lehte se dhurimi i organeve te trupit, per arsyen se gjaku zevendesohet ne trup, kurse gjykimi per te eshte se ai lejohet perderisa dhuruesi nuk demton veten e tij dhe kur nuk ka menyre tjeter pervec dhenies se gjakut ne menyre mjekesore per shpetimin e jetes se te semurit, sepse ne origjine, gjaku eshte i ndaluar qe te merret, sic e ka thene Allahu ne Kuran, por ketu ben perjashtim detyrimi ne rast rreziku per jeten. Nuk merret parasysh afersia e gjakut te dhuruesit me perfituesin, por e rendesishme eshte qe te behen kontrollet e caktuara mjekesore si siguria se dhuruesi nuk ka ndonje semundje qe mund t’ja kaloje perfituesit te semure, e keshtu.

4. Nuk ka ndalim qe femra te vendose unaza te shumta apo vethe te shumte ne vesh, por ndalimi qendron ne shfaqjen e ketyre stolive burrave te huaj, ne rruge apo ne cdo vend tjeter. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.

(Pyetja Nr. 26) Anonim / Kosovë / 04-01-2010

Message: Selam alejkum Allahu ju shperbleft me te mira per punen qe po e beni! Kam disa pyetje:
1. A eshhte i lejuar perdorimi i Alkoolit per sherim ilac kam fjalen alkooli qe pihet e jo ate te medicines duke e ditur qe perdorimi i opiumit para operacionit qe behet ehste me i rend sepse ajo permban doze te droges ne sasi te madhe, duke e ditur se kan ardhur shum hadithe qe ndalojn sherimin me ato gjera qe i ka ndaluar Allahu i lartesuar.

2. Si eshte puna e gjihadit ne shtetet e okupuara nga pabesimtaret sepse dihet qe gjihadi ndahet gjihad mbrojtes dhe ate sulmues e ai eshte gjihad mbrojtes dhe ata skan mundesi te rrin duart lidhur por ju duhet te luftojn ndersa ulemaja Allahu i ruajte kan gjykuar qe aty eshte duke u ber Anarki?

3. A eshte e lejuar grabitja e vajzes pa leje e prindit te tij pra martesa pa lejen e tij duke e ditur se i derguari i Allahut ka thene martesa pa lejen e prindit eshte kote dhe nese ndodhe qe prindi mos ta lejoj vajzen e tij te martohet me nje djal musliman per arsye se ai eshte musliman dhe e mban fen e tij qka duhet ne ket rast te kaloj qeshtja ne doren e gjykates apo te ndonje imami aty ku ska gjykat apo te ndonje shoqate islame sepse mos martesa me ate vajz mund te ndodh qe asaj ti prishet feja dhe devotshmeria dhe demi ehste me i madh. Allahu jua shperblefte!

Përgjigje / 05-01-2010

1. Nuk lejohet kurimi me gjera te ndaluara ne Islam. Ky eshte gjykimi i pergjithshem per kete çeshtje, dhe megjithese dijetaret kane bere perjashtime per rastet kur perdorimi i ketyre gjerave te ndaluara eshte i detyrueshem per shpetimin e jetes se njeriut, apo per lehtesimin e operacioneve te ndryshme ku perdoret narkoza me lende te ndryshme te ndaluara ne Islam, edhe per keto gjera eshte vertetuar se demet e tyre jane me te medha se dobite e tyre per pacientin, sepse e bejne ate perdorues te rregullt te tyre pa te cilat nuk mund te qendroje dot pas operacionit. Prej ketu, largimi totalisht prej ketyre lendeve te ndaluara nga Islami, eshte zgjidhja me e mire dhe me e paqshme per muslimanin. Por kuptohet, qe eshte detyre e mjekeve muslimane qe te zhvillojne mjekesine dhe menyrat kuruese te pacienteve, duke eliminuar operacionet dhe lendet kimike sa te jete e mundur, per shkak te demit te tyre, dhe duke u kthyer me shume te natyra qe ka krijuar Allahu dhe qe e ka vene ne sherbim te njeriut dhe per plotesimin e te gjitha nevojave te tij per te jetuar ne toke. Patjeter se ne ato qe ka krijuar Allahu, ka sherim per çdo semundje, por duhen gjetur ato. E suksesi eshte ne dore te Allahut, prandaj kjo kerkon sinqeritet dhe vullnet te forte nga muslimanet.

2. Çeshtja e vendeve muslimane te okupuara nga jomuslimanet eshte plaga me e rende e popullit musliman sot, e cila padyshim qe tregon dobesine dhe largimin e tyre nga feja e Allahut, por edhe urrejtjen dhe armiqesine qe kane armiqte e Islamit per Islamin dhe muslimanet, dhe si rezultat i kesaj urrejtje ata punojne dite e nate dhe shpenzojne pasuri te medha per largimin dhe pengimin e njerezve nga rruga e Allahut, por a kane per t’ja arritur valle?! “Ata duan te fikin driten e Allahut me gojet e tyre, por Allahu do ta plotesoje driten e Tij, edhe nese mohuesit e urrejne kete gje.” [Es Saff, 8].

3. Nuk lejohet grabitja apo rrembimi i vajzes per t’u martuar me te pa lejen e prindit te saj, dhe lejimi i vetem eshte rasti kur prindi i saj eshte jomusliman. Ne kete rast, vendin e pergjegjesit te saj e merr gjykatesi musliman, apo institucioni fetar musliman i atij vendi. Vertet qe nese prindi e pengon martesen e vajzes se tij me nje musliman fetar e te moralshem, shkaktohet sprove ne toke, dmth qe shtimi i ketyre rasteve çojne drejt rruges se imoralitetit, por kjo nuk do te thote se kjo ndodh me te gjitha rastet dhe se duhet te ndodhe patjeter, por do te thote se kjo eshte rruge drejt shthurjes. Kurse muslimania dhe muslimani, edhe nese prindi i pengon nga martesa, ata duhet te bejne durim dhe t’i drejtohen Allahut me lutje qe t’u jape zgjidhje, dhe njekohesisht te vazhdojne te bisedojne me prindin e tyre me urtesi e durim, dhe ne asnje menyre te mos nxitojne dhe te prishin gojen me fjale te keqija ndaj prinderve, sepse nxitimi nuk sjell vecse pendim, kurse durimi sjell fitoren dhe arritjen e te mirave. Mos harroni se Allahu eshte me te duruarit. Dera e Allahut eshte e hapur per t’ju lutur dhe per t’i kerkuar Atij gjithçka, madje Ai merzitet nese muslimani nuk e ben kete gje, prandaj drejtojuni Allahut dhe mbeshtetjuni Atij, sepse vetem ne doren e Tij eshte suksesi per gjithçka. Dhe Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin e Tij Muhamed, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!

(Pyetja Nr. 25) Anonim / Tiranë / 17-10-2009

Message : eselamu alejkum ue rahmetullahi ue bverekatuhu.
Para ca viteve mua me ndodhte qe cdo nate mbasi me kishte zene gjumi me ndodhte qe te me dilte gjumi dhe dicka ma pershkonte gjith trupin tim nje e dridhur shum e frikshme dhe ne ato momente un as nuk levizja as nuk flisja dot dhe keshtu me ndodhte gjith ato here dhe cdo nate kishte raste kur un edhe shikoja edhe hije njerezish ne dhome mirepo nuk levizja dot,keshtu me ndodhte cdo nate muaj rresht kjo pune,porse ne ate kohe un edhe pse u falja 5 vaktet muzika per mua ishte 24ore ne veshet e mi edhe gjat nates kur flija muziken e mbaja tek veshet te ndezur.dua tju pyes kjo a ka qene thjesht ngacmime nga xhinet apo do te thot qe un kom ndonje xhind ne trupin tim. Mua edhe tani me ndodh kjo gje porse shum rradh ajo qe mua tani me ndodh me shpesh eshte se kur zgjohem naten shoh ne mure akrep te zij apo merimanga te zeza apo pika ose hije te zeza kjo me ndodh shpesh ne te vertete ato nuk jane aty porse mua me duket ashtu a mund te me sqaroni se perse me ndodhin keto gjera, cfare jane keto hije te zeza qe shoh neper mur,nje nate kur u zgjova keto hije i pash tek fytyra e cunit pastaj kur u zgjova perseri nuk ishin me. Ju lutem me sqaroni me hollesi per keto qe me ndodhin dhe ma beni hallall se u zgjata shum.

Përgjigje / 18-10-2009

Ajo qe te ka pas ndodh ka qene ngacmim nga xhinet, por nuk do te thote se ke xhin ne trup, sepse shkaqet te gjitha kane qene qe te biesh pre e sulmeve te xhineve dhe lojerave te tyre, siç eshte degjimi i muzikes, mospermendja e Zotit para fjetjes dhe fjetja pa abdes, e tjera shkaqe qe te bejne pre te xhineve. Zgjidhja per kete problem te vjeter por qe te perseritet ndonjehere eshte e thjeshte por ndoshta e veshtire per t’u praktikuar deri sa ta lehtesoje Allahu: Mos fli kurre pa abdes! Para gjumit thuaji lutjet e posaçme. Mos e fut muziken ne shtepi dhe qendro sa me larg asaj. Ne shtepi te degjohet sa me shume Kuran e veçanerisht surja el Bekare, e cila i mban larg xhinet prej shtepise dhe femijeve. Po keshtu, lexoi femijeve nga Kurani, duke i vendosur doren mbi koke dhe duke i lexu suret qe din permendesh, e sidomos: Fatihane, ajetin Kursij, suren Ihlas, Felek dhe Nas. Nese i ben keto, atehere nuk ke pse te frikesohesh nga asnje lloj krijese e Allahut. Dhe dije se xhinet jane shume here me te dobet se njeriu dhe kane frike prej tij, por ata shfrytezojne pakujdesine e njeriut nga permendja e Allahut dhe zhytjen e tij ne gjynahe, dhe duke qene ne kete gjendje, ata hyjne ne trupin e tij lehtesisht, e sidomos nese jane urdheruar nga ndonje magjistar apo kur shihesh me sy te ziliqarit. Nese i mbeshtetesh Allahut dhe i kerkon mbrojtje Atij, Ai te mjafton dhe Ai i mjafton besimtareve si Mbrojtes dhe Ruajtes.

(Pyetja Nr. 24) Anonim / Kosovë / 7-10-2009

Message: Selamu alejkum. Deshta te bej nje pyetje: Transmetohet ne hadith se ka thene i Derguari alejhi selam: “Ju eshte ndaluar qe te sheroheni me gjerat qe i ka ber Allahu haram.” Pyetja eshte se a eshte e lejuar qe ta mjekojm kancerin me morfium qe eshte lend e droges per ta ndalur dhimbjen e pacientit?

Përgjigje / 14-10-2009

Ne Fetvane nr. 8926, te Komisionit te perhershem te fetvave “El-lexhnetu ed Daime”, ne Saudi, me kryetar shejh Iben Baz, nder te tjera thuhet: “…Nese nuk njihen lende te tjera te lejuara, pervec Morfines dhe Pethidines, atehere ne rast domosdoshmerie lejohet qe te perdoret njera prej ketyre dy lendeve per pakesimin e dhimbjeve te pacientit, por me kusht qe perdorimi i tyre te mos sjelle deme me te medha apo te barabarta me gjendjen aktuale te pacientit, siç eshte vazhdueshmeria e perdorimit te tyre gjithnje (gje te cilen e kerkon trupi gjithnje nese perdor nje here lende te tilla).”

(Pyetja Nr. 23) Iris / Itali / 25-5-2009

Message: Assalamu alaykum wa rahmatullah!
Jazaka Allahu khayran per ndihmen qe po na jepni ne mesimin e Islamit!
Kisha 2 pyetje:
1. Ka shume motra qe po studiojne per mjekesi dhe infermieri, dhe gjate praktikave me pacientet, duhet qe t’i vizitojne dhe detyrimisht t’i prekin. A kane haram ato qe per nevoja mesimi dhe praktike te prekin pacientat meshkuj?
2. Gjate periudhes se fejeses nje moter zbulon se i fejuari i saj ka shume bidate ne fé, si p.sh festimi i mevludit, degjimi i muzikes e shume te tjera. çfare i keshilloni asaj ne veçanti, dhe çfare i keshilloni motrave ne pergjithsi se me çfare kriteresh duhet te bejne zgjedhjet e tyre, perderisa martesa dhe jeta bashkshortore eshte gjysma e Imanit. Shume motra frikesohen dhe refuzojne te fejohen pasi qe keta vellezer demostrojne shume devijime. A eshte ky vetem nje musibet i emigracionit apo jo, keto motra jane ne dileme per jeten e tyre dhe zgjedhjet qe duhet te bejne.
Ma beni hallall per zgjatjen.

Përgjigje / 28-5-2009

1. Ato motra muslimane qe i jane futur kesaj rruge te mjekesise apo infermjerise, duhet te mbajne edhe barren dhe peripecite e saj, gjera te cilat vete ato ja kane ngarkuar vetes dhe jo Islami, sepse Islami ia ka dhene te drejtat gruas qofte si vajze, bashkeshorte, nene apo moter, dhe ato nuk kane detyrime te tjera. Ketu nuk behet fjale vetem per prekjen e pacienteve meshkuj gjate mesimit, por edhe per perzierjen me studente te tjere meshkuj gjate mesimit, apo me marrjen e mesimit nga mesues meshkuj, etj, etj. Islami e ka lejuar shkeljen e disa rregullave te tij nga disa persona te veçante ne raste te veçanta kur nevoja eshte e domosdoshme dhe nuk ka rruge tjeter, pa e tepruar mbi nevojen. Tashme nuk mund te themi gje tjeter per keto motra, veçse: “Frikësojuni Allahut sa të mundeni!” [Et Tegabun, 16].

2. Allahu i Madheruar thote: “Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi), dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” [Talak, 2-3]. Pra, nese nje moter besimtare i mbeshtetet Allahut dhe kerkon te martohet me nje burre besimtar dhe me morale te larta te Islamit, qe eshte larg bidateve dhe harameve te shfaqura, patjeter qe do ta gjeje ate qe kerkon dhe Allahu do t’ja mundesoje asaj nej burre te tille, dhe ajo nuk ka asnje gjynah nese e refuzon nje burre per shkak te bidateve apo berjes se harameve te dukshme siç eshte degjimi i muzikes etj, gjera qe nuk i kane hije muslimanit dhe e prishin moralin e tij, madje ajo ka shperblim per refuzimin e tij, sepse e refuzon per Hir te Allahut dhe patjeter qe Allahu do ja zevendesoje ate me nje me te mire se ai. Pra, sinqeritet ndaj Allahut, mbeshtetjet tek Ai dhe durim, e te tjerat i ka ne dore Allahu.

Kurse per motren qe eshte fejuar dhe ka pare te i fejuari keto bidate e harame, te shohe nese mund ta keshilloje qe te largohet prej tyre, duke ja sqaruar me argumente qe ato nuk lejohen ne Islam, dhe nese ai kthehet prej tyre, atehere te vazhdoje me te dhe te kerkojne begatine e Allahut, e ne te kundert, kemi frike se burri do ta beje gruan si vetja dhe shume harame e bidate do i hapin rrugen njeri-tjetrit, e Allahu e di perfundimin. Sigurisht qe te gjithe njerezit bejne gjynahe, por ata qe i quajne gjynahet te lejuara jane me te keqinj dhe mund te shkojne deri ne kufer, perveç nese i komentojne me logjiken e tyre argumentet, dhe ketu duhet te jete pika e diskutimit dhe forces se argumentimit, gje te cilen nuk mund ta bejne te gjithe, por vetem ata qe kane dije te mjaftueshme. E keshillojme kete moter qe te fale namaz istihara para çdo vendimi qe te marre, dhe lusim Allahun qe ta udhezoje ne vendimin e sakte dhe me te mire per te!

(Pyetja Nr. 22) Xhevdet / Londër / 22-5-2009

Message: Eselamu alejkum: pyetja eshte se ketu ne angli ne ku po banojm shume prej muslimanve i veprojn disa gjera edhe nuk e dij alejohet kjo gje a jo nese mundesh me na kthy nje pergjygje. Muslimanet ketu kur ikin ne vendet tjera per pushime ju bejne femijeve vaksine pa qene te semure fare por per shkak se kane per te ndrishuar venedin edhe klimen e kto vaksina si pas doktorave thojne qe nuk i demton me klima me ndrishimin e vendit.

Përgjigje / 23-5-2009

Vaksinat parandaluese jane te lejuara ne Islam, dhe ato perfshihen ne rregullin e pergjithshem: “parandalimi i se keqes eshte me i mire se kurimi i saj”. Vaksinat zakonisht perbehen nga disa virusa dhe mikrobe te asaj lloj semundje per ruajtjen nga e cila ato behen, dhe me futjen e ketyre mikrobeve ne organizem, ky menjehere i sulmon ato me imunitetin e tij si dhe formon disa antitrupa te posaçem kunder ketyre mikrobeve dhe viruseve, sasia e te cileve eshte e vogel kur merren me vaksine, por kjo ben qe organizmi te fitoje imunitet me te forte ndaj tyre, dhe ne rast se ndonje mikrob apo virus i ketij lloji per te cilin eshte marre vaksina, e sulmon njeriun, ai e perballon me lehtesi dhe e sulmon ate pa ndonje veshtiresi, sepse eshte parapergatitur. Sigurisht qe jo per te gjitha semundjet behen vaksina, por per ato nga te cilat preken zakonisht njerezit ne shumicen e rasteve. Madje per shume semundje nuk ka vaksina parandaluese dhe as kuruese, dhe kemi per qellim ketu nga shkenca dhe mjekesia moderne, sepse ne te vertete ato kane sherim, me lejen e Allahut dhe suksesi per gjetjen e atij sherimi eshte ne Dore te Allahut, dhe Ai ja jep kur te doje. Mund te themi ketu se sikur vertet mjekesia moderne te kerkonte ilaç per te gjitha semundjet me qellim per te miren e njerezimit, padyshim se do te arrinin te ilaçi i tyre, por Allahu i di qellimet e tyre dhe te udheheqesve te tyre. Lusim Allahun t’i jape shendet te plote te gjithe muslimaneve!

(Pyetja Nr. 21) Ganimete / Zvicër / 26-4-2009

Message: eselam alejum ve rahmetullahi ve berekatuhu, kam nje pyetje inshAllah mar pergjegjjen se shpejti jemi nga kosova jetojm ka nje koh te gjat ne zvicerr me bashkeshortin dhe tre femijet falim te gjith namazim kemi mbulesen,kam nje kunat motra e burrit e cila sa her vjen per te na vizituar sa her jam me te me mirret pak goja nuk mundem te them plotesisht fjalen habitem pak ka te flas si te them bi ne thua ku flas me te apo me dikend tjeter vetem ather kur asht prezent ajo me mu kur te shkon ajo un flas pa pengesa, meqense un e njoh se ajo shkon te falltoret ndoshta per ndonje problem te vetin qe ka qen e semur, por po dyshoj pak ne te nuk di qka do te thot kjo, (meqense asht e ndalushme un e di shum mir me shku te falltoret apo te tyrbet kjo asht shirk dhe i them mos shko se asht e ndalushme por ajo thot keto i ka lan Zoti un i them keto i ka ndalu Allahu)si te them ne vend qe te them SE them SA, MUA them TY dhe te tjera qe sme bien ndermend. Un i mbeshtetem vetem Allahut por spe di qka do te thot kjo nese keni dijeni nga kurani dhe syneti? ma beni hallall ve selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Përgjigje / 26-4-2009

Mund te themi se kjo qe ndodh eshte per shkak te ndrojtjes shoqerore, qe quhet. Pra, jane emocione te brendshme dhe nje lloj frike apo ndrojtje e jotja nga personi ne fjale, dhe sa here qe gjendesh ne prani te saj, ndodhin disa çrregullime nervore qe shfaqen ne fjale apo me skuqje te fytyres. Ajo qe ju keshillojme eshte te jeni me e qete, te mos e shikoni shume veten tuaj dhe çfare ndodh me te kur bashkohesh me kete person dhe te mos mendosh se gabon ne fjale apo ne ndonje veprim sepse nuk ka njeri qe nuk gabon, por te sillesh lirshem dhe pa e vrare shume mendjen. Nese mendon se kjo grua mund te beje ndonje ngaterrese me falltoret ku shkon, atehere ti di ta ruash veten prej saj dhe prej çdo njeriu apo krijese qe mund te doje te keqen duke falur namazet ne kohen e tyre, dhe duke lexuar suret e fundit te kuranit dhe ajetin kursij pas çdo namazi. Po keshtu, lutjet e mengjesit dhe te mbremjes jane mburoje per muslimanin. Te qendrosh me abdes, veçanerisht kur bashkohesh me njerez te tille, dhe te degjosh shpesh kuran ne shtepi, te gjitha keto jane mburoje per ty nga e keqja e çdo krijese te Allahut, e Allahu eshte Mbrojtesi me i mire.